Blog

01 Mar
0

Droga kërcënon rendin demokratik në vend

Pasdite në sheshin e lirisë ishin psikologë, mësues, studentë, nxënës dhe qytetarë të thjeshtë të cilët biseduan lidhur me problemet sociale që sjell kanabizimi i Shqipërisë. Kryedemokrati Lulzim Basha dëgjoi përjetimet e studentëve apo nxënësve të shkollave të cilët deklaruan se përballen me konsumatorë të marijuanës brenda klasave, korridoreve apo tualeteve të ambjenteve ku studiojnë.

Dorela Guri, psikologe dhe pedagoge, tregoi për mungesën e shpresës të cilën e has çdo ditë tek studentët e saj.

“Është një piramidë e përmbysur e vlerave. Të rrethuar nga një ambient i tillë studentët o duan të ikin nga ky vend, ose të bëhen pjesë e konsumit të substancave për ta kthyer në mënyrë jetese. Kjo ndikon në mënyrë direkte në planin ekonomik, psikologjik dhe social të një familjeje shqiptare”.

Desara Kovaçi, studente, denoncoi shitjen e lëndëve narkotike të llojit kanabis brenda ambienteve të shkollave.

Urim Halili i cili përballet çdo ditë me nxënësit e tij në Kamëz tregoi se ky fenomen ka mbërritur edhe në arsimin 9 vjeçar në Shqipëri.

“Sidomos në shkollat ku mësimi bëhet me dy turne, shitësit e drogës gjejnë momentin mes ndërrimit të turneve të hyjnë në ambientet e shkollave. Madje një pjesë e nxënësve kanë qënë jo vetëm përdorues por edhe punëtorë të fushave dhe maleve me hashash. Dhe më e frikshmja është tendenca për ta fshehur këtë fenomen kur faktikisht është më e thjeshtë të merren masa parandaluese se ta godasësh problemin pasi është përhapur”.

Bazën e kësaj kulture të përdorimit të narkotikëve, Brunilda, psikologe për të miturit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, thotë se fëmijët e marrin në shkollë.

Kryedemokrati Lulzim Basha, dha përgjigjen përse qeveria sot hesht lidhur me këte problem kaq madhor.

“Nëqoftëse ka sot një faktor mbi ç’do faktor tjetër që kërcënon rendin demokratik në vend, ky faktor është droga. Droga është sot aksionerja kryesore e Republikës së vjetër. Droga është bashkëpronarja kryesore e Republikës së vjetër. Në kuptimin ekonomik sipas të gjitha të dhënave më shumë vlerë krijohet nga droga në Shqipëri se nga ç’do prodhim apo aktivitet tjetër ekonomik i shqiptarëve. Po të marrim shifrat e raportuara në mediat botërore, 5 miliardë euro i bie 50% e prodhimit të brendshëm bruto shqiptar, të prodhimit të brendshëm bruto në një vit. Të ardhura vetëm nga droga. Sigurisht, jo për shqiptarët, jo për fermerët por për një grusht kriminelësh”.

Për Lulzim Bashën, çdo problem, duhet identifikuar fillimisht në mënyrë që të zgjidhet, dhe këtu qëndron pikërisht edhe papërgjegjësia e qeverise, e cila e mohon problemin e drogës në Shqipëri. Hapi i parë për të zbrapsur hallin e madh, për kryetarin demokrat, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe këto të fundit mund të sigurohen vetëm përmes një qeverie teknike.


Njoftim per shtyp, 1 Mars 2017

Read More
01 Mar
0

Ahmet Premçi: 95% e punonjësve të policisë do të donin të ishin këtu në këtë shesh, të thonin fjalën e tyre

Lulzim Basha bashkëbisedim në sheshin e lirisë me ekspertë dhe qytetarë mbi drogen dhe krimin. Në 2016, 8 milion rrënjë bime kanabis sativa të mbjella në Shqipëri, me vlerë tregu afërsisht 6 miliardë euro. Shkëputje të politikës nga krimi, dhe xhandarmëri për të shtypur drogën

 

Mëngjesin e dymbëdhjetë në sheshin e lirisë, kryetari demokrat Lulzim Basha bashkëbisedoi rreth drogës që është një prej shkaqeve kryesore të shkatërrimit të shoqërisë dhe burimi kryesor i blerjes së votës nga qeveria.

 

Aleks Hajdari, kryetar i shoqatës së punonjësve të larguar të policisë, foli për një kanabizim të territorit si kurrë më parë në 26 vite demokraci.

 

“Vetëm në vititn 2016 janë bllokuar 21.5 ton kanabis sativa në Itali dhe 214 hektarë janë kultivuar në territorin shqiptar. Agjensitë ligjzbatuese në 2016 folën për 8 milion rrënjë bime kanabis sativa, të barazvlefshme me afërsisht 6 miliardë euro në treg. I kërkoj liderit Basha të ndërtojë dhe hartojë programe për polici të depolitizuar ku ligji të jetë i barabartë për të gjithë. Të krijojë një organizatë policie që zbaton ligjin dhe Kushtetutën për të rikthyer besimin dhe respektin tek policia e shtetit”.

 

Për Ahmet Premçin kjo është protesta e dytë në të cilën merr pjesë, pas asaj të vitit ’90 pasi sot arritjet e Shqipërisë janë në rrezik.

 

“Unë jam këtu si qytetar i lirë i republikës së Shqipërisë dhe si një ish drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, kam mendimin se sot atdheu është në rrezik për situatën e krijuar me rendin dhe sigurinë publike. Në kohën që kam drejtuar Policinë e Shtetit me kryeministër z.Berisha dhe minister Lulzim Bashën, arritëm dy gjëra të rëndësishme. Për të plotësuar standardet për të anëtarësuar Shqipërinë në NATO dhe për të liberalizuar vizat. Sot këto dy procese të rëndësishme që me shumë mund u arritën të realizohen, janë në rrezik”.

 

Premçi krahasimin e bëri me kohën kur drejtonte policinë e shtetit.

 

“Në vitet kur unë kam pasur privilegjin që të jem drejtori i Policisë së Shtetit, statistikat vjetore që kapeshin në Itali në një vit ishin 4 kilogram. Vetëm dy muajt e fundit janë dhjetëra ton që kapen në Itali e Greqi. Unë flas për shifrat zyrtare që jep Policia Italiane dhe Greke këtu, nuk u besoj shifrave që jep qeveria. Në fillimet e veta si kryeministër Edi Rama i premtoi policisë që nuk u pres në besë. Policia sot është më e prerë në besë se kurrë sepse 95% e punonjësve të policisë sot do të dëshironin të ishin këtu në vendin tim për ta thënë fjalën e tyre sepse janë me kokën ulur për situatën e krijuar në policinë e shtetit. Ata punonjës policie të ndershëm sot nuk kanë mundësi të shprehin asgjë lidhur kushtet dhe situatën që është krijuar me punën e tyre dhe misionin e tyre. Janë jashtë misionit të tyre totalisht.”

 

Një banor i Fierit denoncoi fenomenin e drogës në Shqipëri. Punëtor në ndërtim, ai tha se një vit më parë i ofruan të punonte maleve për të mbjellë drogë dhe në këmbim do e paguanin ose me para, ose me sasi droge. Fieraku pasi tregoi se nuk kishte pranuar të punonte në ilegalitet deklaroi se nuk ka më besim tek policia.

 

Basir Çollaku tha se të tregosh histori të rëndë të trafikut të drogës sot është domosdoshmërisht emergjencë kombëtare. Ai tregoi për historinë e punonjësve të policisë, dëshmia e të cilëve është fshirë nga dosja hetimore mbi makinën Audi me targë AA003GB, e cila figuron ende në emër të Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, makinë që përdorej nga trafikantët e drogës.

 

“Të dy policët që kanë dëshmuar këtë gjë, janë larguar nga Shqipëria pas kërcënimeve. Gjithashtu Dritan Zagani, ish shefi i anti drogës kërkon të dëshmojë në sallën e gjyqit por nuk e lejojnë.”

 

Kryedemokrati Lulzim Basha tha se është vendi dhe koha të kujtojmë mënyrën se si republika e vjetër ra pre e krimit dhe u shndërrua në strofullën e saj.

 

“Na e kujtuan sot në këtë shesh drejtuesit dhe punonjësit e Policisë së Shtetit të larguar në mënyrë të paligjshme nga ky kryeministër dhe ministrina e drogës që i thotë vetes Ministri e Brendshme. E nisën duke ekzekutuar kupolën e drejtuesve të lartë të policisë dhe drejtuesve të niveleve zbatuese, të cilët ju dhanë shqiptarëve arritje të mëdha e të merituara, siç ishte futja e vendit në NATO, siç ishte heqja e vizave për qytetarët shqiptarë”.

 

Zoti Basha kujoi të akuzuarit që i kanë shpëtuar drejtësisë me ndihmën e instrumentave të shtetit.

 

“Bën që vrasësi i Dritan Lamajt, Arben Frroku të arratisej ndërkohë që merrte vendimin për tu kthyer në burg. Si mund të ndodhte ndryshe që kërkesa për ekstradimin e tij nga Interpol Belgjika, të fshihej për tre muaj me radhë? Prandaj nuk e arrestuan edhe Klemend Balilin. 32 herë Partia Demokratike e denoncoi Klement Balilin, “Eksobarin e Ballkanit” si një emërim kriminal në strukturat shtetërore. Nuk lëvizën gishtin. Përkundrazi, doli nga zyra e tij në Sarandë dhe kërcënoi se do të hidhte në gjyq për shpifje Partinë Demokratike. Dhe kur CNN e shpalli “Eskobarin e Ballkanit”, policia e Saimir Tahirit me urdhër të Edi Ramës për dy javë nuk lëvizi gishtin, duke i dhënë mbrojtje, për ti lejuar të arratisej dhe nuk lëviz gishtin sot megjithëse Klement Balilaj kap peshk nga jahti i tij luksoz dhe shëtit nga dasma në dasëm”.

 

Zgjidhja për Lulzim Bashën është fitorja e kauzës së shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme përmes një qeverie teknike.

“Me një qeveri teknike do t’i japim vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme ku qytetarët vendosin për fatin e tyre, të vendosin për një qeveri që kthen rendin dhe sigurinë, që lufton drogën për t’i dhënë Shqipërisë perspektivën europiane që meriton, sigurinë edhe një ekonomi të vërtetë që krijon vende të vërteta pune dhe jo t’i shndërrojë shqiptarët në skllevër dhe konsumues të hashashit. Pjesë e këtij plani kombëtar është dhe krijimi i xhandarmërisë kombëtare shqiptare si një bashkëpunim midis forcave të armatosura të republikës së re dhe policies. Për të mundësuar që mijra bijë dhe bija shqiptare me përgatitjen e duhur me investimet nga taksapaguesit shqiptarë të kenë përgjegjësinë e tyre krah për krah policisë së shtetit për të siguruar rendin dhe luftën kundër drogës në cdo pëllëmbë të republikës së Shqipërisë”.

 

 

Read More
01 Mar
0

Republika e drogës kërkon të mbajë pushtetin, Republika e re do shkulë narkotrafikun

Mesazhi i Lulzim Bashës sot në ditën e 12 të qëndresës në Sheshin e Lirisë
 
Të dashur qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë që ndodheni këtu në këtë Shesh të Lirisë, në këtë qëndresë të vendosur dhe historike, dhe stoike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për demokraci të vërtetë, për drejtësi të vërtetë dhe për një Shqipëri europiane në ditën e 12-të protestës së pandërprerë të kësaj lëvizje popullore, kombëtare dhe demokratike.
Lëvizja që ju nisët më 18 Shkurt është një lëvizje e paprecedentë në historinë e re të Shqipërisë. Sepse kushtet dhe situata në të cilën gjendet sot Shqipëria është e paprecedentë. Ndaj edhe kërkesa jonë është e paprecedentë, por po kështu fitorja e kësaj beteje, fitorja e kësaj kauze, fitorja e kauzës së çdo qytetari që i është bashkuar kësaj proteste fizikisht, dhe miliona shqiptarëve që na ndjekin, është e pashmangshme.
Fitorja po vjen, kauza triumfon. Ditë për ditë më shumë shqiptarë po çlirohen nga frika, po marrin kurajon dhe po bashkohen këtu me ne në Sheshin e Lirisë, po bashkohen nga shtëpitë e tyre me thirrjet, me urimet, me lutjet, me bekimet për t’i dhënë fund një herë e mirë republikës së krimit, korrupsionit dhe drogës. Për t’i dhënë fund republikës së vjetër, ku kujdesen vetëm për veten e tyre ata që kanë pushtetin politik, ekonomik dhe kriminal. Dhe për të themeluar republikën e vërtetë të çdo qytetari dhe çdo qytetareje shqiptare, republikën e re të ligjit, të demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe të drejtësisë të vërtetë.
Kjo është kauza, prandaj jemi këtu ditë për ditë, e natë për natë sepse kemi marrë një vendim të madh. Vendimi është shembja e republikës së vjetër dhe ngritja e republikës së re që fillon me zgjedhje të lira dhe të ndershme, me largimin e një qeverie që është bërë njësh me krimin, dhe vazhdon  me institucionet e reja të kësaj republike në shërbim të qytetarëve dhe pushtetit të qytetarëve.
Rruga ka nisur dhe ne do ta arrijmë destinacionin. Kjo është e sigurt, kjo është e vendosur, kjo ka mbështetjen e të gjithë qytetarëve të ndershëm shqiptarë.
Prandaj, është një rrugë që do të na çojë me sukses drejt përfundimit të vetëm, fitores së kauzës tonë të drejtë.
Eshtë vendi dhe koha të kujtojmë së bashku shkaqet, mënyrat, dhe format  se si republika e vjetër, ra pre e krimit, se si republika e vjetër u shndërrua në një strofkull të krimit, se si republika e vjetër është shndërruar në republikën e drogës në kanabistanin e Europës.
Eshtë koha të kujtojmë se si ia dolën në 4 vjet këta qeveritarë të lidhur me krimin të shkatërrojnë një shtet të tërë dhe ta kthejnë në funksion dhe në mbrojtje të kriminelëve dhe drogës.
Na e kujtuan sot në këtë shesh drejtuesit dhe punonjësit e Policisë së Shtetit të larguar në mënyrë të paligjshme nga ky kryeministër dhe qehajai i tij i krimit në ministrinë e drogës, që i thotë vetes Ministri e Brendshme.
E nisën duke ekzekutuar kupolën e drejtuesve të lartë të policisë dhe drejtuesve të niveleve zbatuese të cilët ju dhanë shqiptarëve arritje të mëdha e të merituara, siç ishte futja e vendit në NATO, siç ishte heqja e vizave për qytetarët shqiptarë.
E arritëm këtë, sepse vullneti politik i bashkuar me përkushtimin profesional mundësoi një luftë pa kompromis kundër krimit, kundër strukturave kriminale, kundër bandave dhe kundër aseteve dhe pasurive të tyre të vëna përmes aktivitetit kriminal.
Si është e mundur që sot, kriminelët, në Parlament, në institucionet shtetërore në ekonominë e vendit, bëjnë ligjin? Eshtë e mundur pikërisht sepse iu hap rruga nga ky kryeministër.
Së pari, iu hap rruga duke larguar nga polica oficerët e ndershëm dhe duke vendosur në kupolën drejtuese njerëz të lidhur kokë e këmbë me krimin, me bandat dhe me drogën.
E bënë këtë pikërisht që vrasësi i Dritan Lamajt, Arben Frroku të arratisej ndërkohë që merrte vendimin për t’u kthyer në burg.
Si mund të arratisej vrasësi i një oficeri policie, përveçse kur policia të kishte dekapituar nga oficerët e ndershëm, dhe të ishte vënë në funksion të vrasësit dhe në funksion të vëllait të vrasësit, Mark Frrokut, në vetvete një vrasës që ndiqet nga Belgjika për ekzekutim dhe prostitucion, i cili përdori mandatin e deputetit, përdori makinën e deputetit për të shkatërruar operacionet policore anti-narkotikësh në bashkëpunim me policitë e rajonit duke fshehur të dyshuarin kryesor në makinën e tij. Dhe çfarë ndodhte?! Policia e dekapituar, e pa kokë, ku koka e policisë janë njerëz që i shërbejnë krimit dhe drogës, në vend që të arrestonte kryenarkotrafikantin në makinën e deputetit, u detyrua të salutonte makinën e deputetit dhe të ndalonte operacionin.
Si mund të ndodhte ndryshe që kërkesa për ekstradimin e tij nga Interpol Belgjika, të fshihej për tre muaj me radhë? Si mund të ndodhte ndryshe, përveçse kur policia u dekapitua dhe oficerët e ndershëm të Policisë së Shtetit u zëvëndësuan me njerëz pa personalitet, pa autoritet, të cilët iu bindeshin verbërisht urdhrave politikë të një ministri të lidhur kokë e këmbë me kriminelët më të rrezikshëm në vend.
Ky pra ishte plani, kjo ishte strategjia dhe kjo funksionoi. Vendosja e Saimir Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme nga Edi Rama ishte pika e parë e këtij plani.
Pika e dytë e këtij plani ishte largimi i oficerëve të ndershëm dhe zëvendësimi i tyre me kukulla në duart e Saimir Tahirit, ose me njerëz të drejtpërdrejtë të lidhur me segmentet e botës së krimit. Përmes tyre, iu hap rruga kriminelëve në rrugë, iu hap rruga kriminelëve në Parlament, iu hap rruga kriminelëve në krye të bashkive e në institucione të rëndësishme shtetërore për të bërë atë që bënë. Mbulimin e vendit me drogë, mbjelljen e drogës cep më cep të Shqipërisë, kthimin e Shqipërisë në hambar droge ku paratë, përfitimet e kësaj droge shkojnë të gjitha në duart e kupolës kriminale të lidhur drejtpërdrejtë me Edi Ramën dhe me Saimir Tahirin.
Miliardat e drogës nuk janë në xhepat e fermerëve të varfëruar, të skllevërve të hashashit që shkojnë sylidhur në mëngjes dhe kthehen sylidhur në mbrëmje në vatrat e tyre të varfëruara. Nuk shkojnë këto përfitime as për qytetarët, as për popullin, as për ekonominë kombëtare.
Përfitimet e drogës janë vetëm në duart e një kupole mafioze e një kupole kriminale të lidhur drejtpërdrejtë me Edi Ramën, me Saimir Tahirin dhe një grusht pushtetarësh. Dhe këto përfitime kanë një dhe një vetëm qëllim, pushtetin dhe pasurimin e Edi Ramës, Saimir Tahirit dhe kriminelëve me të cilët erdhi në pushtet dhe me të cilët do të mbajë pushtetin.
Prandaj refuzojnë çdo veprim që bie ndesh me këtë plan ogurzi teksa shkelin nga mëngjesi deri në darkë Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Prandaj nuk e arrestuan tre vite me radhë “Eksobarin e Ballkanit”, kur ne e denoncuam si një emërim kriminal në krye të kupolës shtetërore. 32 herë Partia Demokratike e denoncoi Klement Balilajn, “Eksobarin e Ballkanit” si një emërim kriminal në strukturat shtetërore. Nuk lëvizën gishtin. Përkundrazi, doli nga zyra e tij në Sarandë dhe kërcënoi se do të hidhte në gjyq për shpifje Partinë Demokratike. Dhe kur CNN e shpalli “Eskobarin e Ballkanit”, policia e Saimir Tahirit me urdhër të Edi Ramës për dy javë nuk lëvizi gishtin, duke i dhënë mbrojtje, për t’i lejuar arratisjen dhe nuk lëviz gishtin sot megjithëse Klement Balilaj kap peshk nga jahti i tij luksoz dhe shëtit nga dasma në dasëm. Askush në këtë qeveri të bërë njësh me krimin nuk lëviz gishtin për ta arrestuar dhe për ta vënë para ligjit apo për t’ia dorëzuar autoriteteve greke që e kërkojnë si kokën e një rrjeti të madh e të rrezikshëm të trafikut të heroinës.
Këto janë faktet, ja si ndodhi dhe ja pse ndodhi, ja si Republika e Shqipërisë në vetëm katër vjet, megjithë problematikat e saj, megjithë ulje-ngritjet e saj u asgjesua nga Edi Rama, Saimir Tahiri dhe një grusht kriminelësh, u kthye sot në republikën e krimit, në republikën e drogës, që nuk i bën dritë syri për asnjë qytetar, që nuk i bën dritë syri për hallet e popullit por që ekziston vetëm për mbrojtur dhe shtuar pushtetin dhe pasuritë e krimit dhe të drogës.
Ndërkohë, kriza ekonomike përkeqësohet, papunësia ka arritur nivele dramatike, rinia është në dëshpërim të thellë, shërbimet publike janë të asgjesuara totalisht dhe vendi është në zgrip të një humnere katastrofike ekonomike, psikologjike, sociale dhe politike.
Ky është produkti i republikës së krimit, ky është produkti i republikës së drogës për shumicën dërrmuese të shqiptarëve.
Asnjë shqiptar i thjeshtë nuk ia pa hajrin drogës dhe kanabizimit të Shqipërisë, shumë prej jush, shumë prej qytetarëve shqiptarë, i kanë parë vetëm të keqen, përmes krimit krimit në rrugë, përmes drogës nëpër shkolla, përmes drogës në duart e fëmijëve, përmes kriminalizimit të ekonomisë shqiptare.
Askush nuk ia ka parë hajrin, me përjashtim të një grushti qeveritarësh të bërë njësh me krimin, që janë përfituesit kryesorë të drogës dhe pa dyshim me në krye kryeministrin, që janë akuzuar prej ditës së parë, si konsumuesit më në zë të drogës në Ballkan.
Kjo është gjendja dhe tani që zgjedhjet po afrojnë, plani është që së bashku me drogmenët dhe trafikantët e tjerë, me paratë e drogës, me paratë e narkotrafikut, të blejnë zgjedhjet e shqiptarëve. Pra Republika e krimit e ka jetike që të investojë një pjesë të parave të drogës për ta mbajtur gjendjen kështu siç është, që të vazhdojnë të mbjellin Shqipërinë me drogë, që të vazhdojnë ta mbushin Europën me drogë, që të pasurohen dhe t’i shpëtojnë drejtësisë, t’i shpëtojnë ligjit, që t’i shpëtojnë burgut, e kanë jetike ta mbajnë Republikën e vjetër në këmbë.
Me policë të korruptuar dhe të lidhur me drogën. Me gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar sepse të ndershmit ju prishin punë dhe mbi të gjitha jo me zgjedhje por me votime fasadë, pra me zgjedhje të kapura dhe të diktuara nga krimi.
Kjo është beteja. Ky është themeli i të keqes. Kjo është faza e përplasjes së madhe që ka nisur me 18 shkurt. Me njërën anë, shumica dërrmuese e shqiptarëve e cila ndjen në kurriz pasojat e kësaj politike, të këtij plani kriminal dhe nga ana tjetër, një pakicë absolute qeveritarësh të bërë njësh me krimin, që nën pushtetin e krimit dhe me pushtetin e krimit mendojnë vetëm se si t’ia dalin me sukses edhe fushatën aktuale të mbjelljes dhe korrjes së drogës.
Kjo është një betejë ekzistenciale. Kjo është një betejë historike, kjo është një betejë me jetë a vdekje, ose Shqipëria do të përfundojë në errësirën e tejzgjatur të vendeve të shtuara ku çdo qytetar kthehet në një skllav të narkoindustrisë, ose me forcën, vendosmërinë dhe qëndresën e bashkimit popullor, do ta shporrim këtë pakicë, do ta nxjerrim nga zyrat e shtetit ku nuk e kanë vendin dhe me një qeveri teknike do t’i japim vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme ku qytetarët vendosin për fatin e tyre dhe fatet e fëmijëve të tyre, të vendosin për një qeveri që kthen rendin dhe sigurinë, që lufton drogën për t’i dhënë Shqipërisë perspektivën europiane që meriton, për t’i dhënë shqiptarëve bashkë me sigurinë edhe një ekonomi të vërtetë, një ekonomi të fortë që krijon vende të vërteta pune dhe jo t’i shndërrojë shqiptarët në skllevër dhe konsumues të hashashit.
Kjo është beteja zonja dhe zotërinj, kjo betejë zgjidhet vetëm me vullnet politik.
Vullneti politik bën ndryshimin, bën diferencën dhe unë ju garantoj se me vullnetin tim politik dhe me vullnetin politik, të burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave, me përvojën e atyre që luftuan dhe fituan betejat për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë, me përvojën pozitive të oficerëve të ndershëm të policisë së shtetit të liruar sot për t’i hapur rrugë krimit dhe drogës, por që do të rikthehen sipas një plani masash, në detyrë, në javën e parë të Republikës së re, për të marrë në dorë luftën e vërtetë kundër krimit dhe drogës; dhe me të gjithë oficerët e ndershëm në policinë e shtetit, atyre që sot kokulur u kërkohet të mbyllin një sy sa herë që vjen puna për të zbatuar ligjin dhe për të goditur drogën, pra ne të gjithë bashkë, me mbështetjen e qytetarëve të republikës së re, do të rikthejmë rendin, sigurinë, për çdo qytetar dhe qytetare të Shqipërisë. Do të luftojmë drogën dhe do të hapim rrugën për anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë në BE me të gjitha leverditë ekonomike që ka për ekonominë tonë dhe për punësimin e qytetarëve shqiptarë.
Kjo është beteja dhe për t’i ikur kësaj beteje shpikin lloj-lloj gënjeshtrash dhe propagandë bajate.
Si mundet të kërkosh nga qytetarët shqiptarë që janë në këtë shesh për të mundur krimin dhe për të çliruar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të të besojnë se ti je serioz dhe i vendosur për drejtësinë, kur drejtësinë e ke kthyer në një vegël për t’i shpëtuar kriminelët nga dënimet, për të nxjerrë bandat nga burgu dhe për të vazhduar allishverishet e përditshme e të përnatshme me krimin e organizuar që e ke ditë për ditë në zyrën tënde, mëngjes, drekë e darkë, darkon me krimin, ulesh me krimin dhe gdhihesh me krimin.
Kjo është një farsë. Kjo duhet të marrë fund. Nuk ka drejtësi me një qeveri të inkriminuar, nuk mund të ketë drejtësi pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Do të ketë drejtësi vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe një qeveri pa konflikt interesi me krimin.
Zgjedhjet e lira dhe drejtësia e vërtetë shkojnë bashkë. Kush thotë se këto funskionojnë vec e vec është gënjeshtar është mashtrues, është i inkriminuar. Së bashku me oficerët e ndershëm të policisë së shtetit me përvojën më të mirë të ndërtuar në vitet e lavdishme të luftës kundër drogës dhe krimit të organizuar, së bashku me mijëra tërinj e të reja së bashku me një ekip profesional dhe me integritet të lartë qytetar politik dhe moral, unë jam gati ti jap Shqipërisë dhe shqiptarëve rendin dhe sigurinë e vërtetë, luftën e vërtetë kundër krimit me zero tolerancë me zero kompromis, sic ia dolëm ta fusim Shqipërinë në NATO, sic ia dolëm të hiqnim vizat për Shqiptarët, bashkë do t’ia dalim ta fusim Shqipërinë në BE, duke luftuar drogën, duke luftuar krimin, me një polici të vërtetë që bën luftë të vërtetë dhe mbron qytetarët e thjeshtë, duke goditur pa mëshirë krimin drogën dhe narkotrafikun.
Pjesë e këtij plani kombëtar është dhe krijimi i xhandarmërisë kombëtare shqiptare si një bashkëpunim midis forcave të armatosura të republikës së re dhe policisë, organizatës së policisë për të mundësuar që mijëra bijë dhe bija shqiptare me përgatitjen e duhur me investimet nga taksapaguesit shqiptarë evropianë dhe amerikanë, të marrin pjesë dhe të kenë përgjegjësinë e tyre krah për krah policisë së shtetit për të siguruar rendin dhe luftën kundër drogës në cdo pëllëmbë të territorit të Republikës së Re. Ne do të rikthejmë kontrollin e vërtetë të territorit. Ne do të rikthejmë kontrollin e vërtetë të kufijve. Shqipëria do të jetë përsëri një vend I sigurtë me qytetarë të sigurtë, me sipërmarrje të sigurta, ku fëmijët e shqiptarëve të jenë të sigurtë. Unë ju jap fjalën, ju garantoj se ndryshimi në rend dhe siguri dhe ndryshimi në luftën kundër drogës do të jetë i shpejtë, I sigurtë dhe i pakthyeshëm.
Këtë e duan qytetarët shqiptarë . Këtë kërkoni ju, kësaj i trembet një grusht narkotrafikantësh të cilët i kanë shpallur luftë mirëqënies tuaj, sigurisë tuaj, vendeve tuaja të punës, i kanë shpallur luftë drejtësisë së vërtetë. I kanë shpallur luftë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në këtë betejë, nga njëra anë janë legjionet e panumërta të qytetarëve të vendosur për Republikën e Re dhe nga ana tjetër, përvec politikanëve të korruptuar dhe një grusht interesaxhinjsh, janë edhe klanet e krimit. Klanet e krimit e dinë sa jetike është kjo betejë për ta. Ata e dinë fare mirë se cfarë i pret me republikën e  re. Ata do të bëjnë gjithcka që së bashku me pushtetin e korruptuar të Edi Ramës të na ndalin në rrugën tonë. Por ata janë pakica absolute, ata janë pakica absolute numerike. Ata janë llumi i shoqërisë, ne jemi shumica e re, ne jemi shumica e njerëzve të bashkuar. Ne jemi shumica e vlerave të vërteta evropiane . Ndaj do ti mundim dhe bashkë do të fitojmë. Republika e  re do të fitojë.
Republika e krimit do të mundet.
Fitore. 
 

Read More
28 Shk
0

Mesazhi i Lulzim Bashës në Sheshin e Lirisë sot pasdite me intelektualët Marku e Gjekmarkaj

Mirëse ju gjej të bashkuar në këtë mbremje të 11 të protestës tonë, të levizjes tonë popullore, kombëtare e demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme të levizjes tonë pa kthim për themelimin e republikës së re, të demokracisë së vërtetë, të ligjit dhe drejtësisë së vërtetë. Dua tu shpreh mirënjohen e vërtetë ju qindra e mijëra qytetarëve të Tiranës e mbarë Shqipërisë që jeni sonte të pranishëm dhe qindra e mijëra të tjerëve që vijnë e janë këtu pranë nesh çdo ditë e çdo natë, çdo mëngjes e çdo mbrëmje fizikisht këtu në këtë shesh të lirisë e me shpirt e me mendje na përcjellin nga shtëpitë e tyre, nga vendet e tyre të punës, po kështu nga emigracioni mijëra mesazhe. Jam i sigurtë që siç më vijnë mua ju vijnë edhe juve mesazhe mbështetje, mirënjohjeje.

Beteja e parë është fituar, frika është vrarë, kurajoja qytetare po ngrihet nga jugu në very, nga Korça në Durrës, anembanë Shqipërisë. Falenderoj nga zemra të gjithë qytetarët po në veçanti dua të falenderoj të reja dhe të rinjtë shqiptarë, studentët dhe gjimnazistët; jeni ball ii nderit i kësaj proteste, jeni gëzimi dhe shpresa e të nesërmes që po lindnga ky shesh.

Sot na janë bashkuar dy zëra të spikatur të shoqërisë shqiptare. Dy individë, dy shpirtra të lirë të cilët e kanë mbrojtur dhe e kanë paguar me çdo çmim dinjitetin dhe lirinë e tyre si qytetarë, si intelektualë si njerëz të fjalës së lirë. Ndaj dua ti përshendes dhe ti falenderoj përzemërsisht për praninë e tyre në këtë shesh të lirisë dhe për mesazhet që ndanë në fjalët e tyre hapëse. Dua ti bëj një thirrje medias, jo punonjësve të medias këtu që na mbulojnë 24 orë dhe për të cilët dua të shpreh mirënjohjen time të thellë, por regjive që nese munden ta çajnë censurën e përditshme dhe të përnatshme dhe të transmetojnë drejtpërdrejtë në shtëpitë e shqiptarëve këtë që po ndodh sot këtu, fjalën e qytetarëve, fjalën e intelektualëve. Për të gjithë ata që nuk arrijnë dot të na ndjekin përmes ekranit kam një mesazh; hapni mediat sociale. Na ndiqni në Facebook, është i pacensurueshëm, është media e lirisë, është media e qytetarëve, është media e protestës, është media e republikës së re.

Në çdo fshat dhe qytet të Shqipërisë rilindësit së bashku me bandat kriminale kanë ngritur shtabet e tyre elektorale me kompandatë të hurit dhe litarit, me trafikantë droge si Artur Bushi, me vrarës si Mark Frroku, me gjobvënes si Emiljano Shullazi, me trafikantë të grave dhe motrave shqiptare si Arben Ndoka etj. Këta njerëz janë vënë në krye të shtabeve elektorale për të pushtuar dhe kapur zgjedhjet e ardhshme të shqiptarëve. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në këtë vend. Ky vend ka njohur diktatorë, por nuk ka njohur kurrë shtetin të bërë njish me krimin dhe krimin e bërë njish me shtetin. As Shqipëria nuk e ka njohur kurrë, as bota nuk e ka njohur kurrë këtë që po ndodh. Ky është rreziku më i madh që i kanoset lirisë së çdo shqiptari dhe të ardhmes tonë si shoqëri. Shteti i kriminalizuar deri në palcë, lidershipi i kriminalizuar sot kërcënoi sigurinë kombëtare dhe vetë egzistencën tonë si shtet. Kjo është e vërteta. Për krimin është jetike që me çdo çmim të kapë zgjedhjet e ardhshme sepse vetëm kështu do të vazhdojmë ta mbushin Europën me drogë, do të vazhdojnë të mbusin xhepat e tyre me paratë që vjen nga taksat e buxhetit të shqiptarëve. Vetëm kështu do të mund të ushtrojnë pushtetin që kanë anembanë Shqipërisë. Vetëm kështu do të mudn ti shpëtojnë burgut.

Prandaj janë vërsulur cep më cep me shtabet e tyre kriminale. Njeriu që ka bërë këtë të mundur është hiç më pak e hiç më shumë se ai që i themi kryeministri i vendit, Edi Rama. Krimi i bërë njish me pushtetin vë në rrezik zgjedhjet e ardhshme, vë në rrezik rendin demokratik dhe drejtësinë e vërtetë dhe të pakapur. Sepse interesi i krimitnuk është që të ballafaqohet me drejtësinë por ta mundë, ta zbehë, ta zhdukë forcën e drejtësisë e pakapur. Sot reforma kushtetuese e 22 korrikut në drejtësi është në rrezik nga krimi që kërcënon njësoj, zgjedhjet, rendin demokratik dhe drejtësinë e pakapur. Kush e beson se mund të ketë drejtësi të vërtetë kur kemi bandat në pushtet dhe një qeveri të kapur nga krimi, gabohet. Si mund të bëhet vetingu i vërtetë kur kriminelët janë në parlament, janë në krye të bashkive dhe drejtojnë politikat qeveritare. Kjo është e pamundur. Drejtësia dhe demokracia shkojnë bashkë dhe janë të pazgjidhura nga njëra tjetra. Nëse do zgjidhnim prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm ata dhe familjarët e tyre do ishin në shënjestrën e mafies politike dhe të narkotrafikantëve që sot kanë gjithë pushtetin politik dhe ekonomik. Kjo nuk është drejtësi, por padrejtësi.

Por sot nga ky shesh i lirisë, nga ky shesh i protestës, anembanë Shqipërisë nga sheshet e protestës tonë, levizja jonë popullore, kombëtare dhe demokratike është shpresa e vetme, forca reale që mund të përballet dhe fitojë mbi këtë kërcënim egzistencial për Shqipërinë, për demokracinë, për zgjedhjet dhe për drejtësinë. Ne së bashku mund dhe do ta ndalim këtë të keqe. Do tia dalim sepse të bashkuar ia dolëm të diktojmë ligjin për dekriminalizimin. Së bashku ia dolëm me ndihmën e Uashingtonit dhe Brukselit tia heqim nga dora ministrisë së drogës Byronë Kombëtare të Hetimit dhe të përcaktojmë parimet europiane të drejtësisë së pakapur. Dhe së bashku do tia dalim ti japim shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe drejtësi të vërtetë e të pakapur. Veting me kriminelët në pushtet nuk kaveting me narkotrafikantët në pushtet nuk ka. Vetingu i vërtetë do të vijë vetëm kur të jetë hapur rruga për zgjedhje vërtetë të lira dhe të ndershme, për demokraci të vërtetë.

Kush ka guximin tu thotë shqiptarëve se mund të ketë veting nga një qeveri e bërë njish me bandat, se mund të ketë veting kur nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme, është ose naiv, ose nuk ia do të mirën Shqipërisë. Por miqtë tanë që duan ashtu si ne një Shqipëri perëndimore, të vlerave euroatlantike, pra të vlerave europiane dhe të vlerave amerikane, janë me ne, mbështesin kauzën tonë. Vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, vetëm përmes demokracisë së vërtetë, mund të arrihet stacioni përfundimtar i asaj që ne nisëm me 22 korrik; drejtësi e vërtetë, e pakapur dhe e pandikuar nga krimi dhe korrupsioni.

Liria e media vazhdon të mbetet problem kryesor në betejën tonë. Dhe unë jam i bindur se ne ditë për ditë zgjerojmë hapësirën e lirisë për të gjithë duke përfshirë edhe median shqiptare. Por kjo betejë, njësoj si beteja për zgjedhje  të lira dhe të ndershme, njësoj si beteja për drejtësi të pakapur nga krimi dhe korrupsioni qeveritar, është në fillimet e saj. Një grusht oligarkësh, një pakicë pushtetarësh të korruptuar, oligarkësh të pasuruar mbi kurrizin e shqiptarëve të varfëruar dhe kriminelësh me damkë po bëjnë dhe do bëjnë gjithçka për të na ndalur. Kjo pakicë është përballë shumicës. Ata do bëjnë gjithçka për të na lodhur, shkurajuar,  trembur dhe goditur. Fati i kësaj beteje vendoset nga kurajo, nga përgjegjësia dhe vendosmëria e gjithsecilit prej jush dhe gjithsecilit prej qytetarëve shqiptarë që kanë vendosur për të mos e lënë fatin e tyre dhe të familjet e tyre në duart e krimit të lidhur me pushtetin. Ndaj është kaq e rëndësishme të mblidhemi këtu në këtë shesh të lirisë ditë për ditë e natë për natë deri së bashku me forcën e bashkimit tia kemi bërë të qartë çdo shqiptari dhe botës mbarë se fitorja e sheshit të lirisë është fitorja e Shqiëprisë demokratike, e Shqipërisë së drejtësië së vërtetë dhe republikës së re të vlerave që po lindin.

Republika e re nuk do ketë vend për kultin e individit. Republika e re është në zemrat e gjithsecilit prej jush dhe nuk është as shpikje dhe as pronë e Lulzim bashës. E kam thënë dhe e përsëris; republika e re nuk është gjë tjetër  por veçse republika e standardeve europiane dhe amerikan që shqiptarët kaq shumë e duan dhe kaq shumë e ëndërrojnë.

Kur vjen puna tek pushteti politik, republika e re nuk është garanci për kryeministrin por është garanci për qytetarët. Nuk është garanci për pushtetin por garanci për balancën, për kundërbalancën e pushtetit. Ja pse republika e duhet dhe do të ketë mekanizma që asnjë kryeministër dhe asnjë pushtetar të mos ti shkojë në mendje të abuzojë me pushtetin. Disa prej këtyre mekanizmave do të përcaktojnë që në fillim rolin e opozitës së re në këtë republikë të re. Opozita e re në këtë republikë të re do të ketë në dorë mekanizma të vërtetë të kontrollit ndaj pushtetit. Në këtë republikë të re, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Prokuroria, Avokati i Popullit, komisionet hetimore parlamentare do të jenë të gjitha eksluzivisht nën kontrollin e opozitës. Vetëm duke dorëzuar kontrollin tek kundërshtari politik mund të arrijmë balancën e pushteteve që është themeli, është formula e artë sepse demokracia e vërtetë funksionon në Itali, në Greqi, Gjermani, Britani apo Amerikë. Sekreti është balanca dhe kontrolli i pushteteve dhe jo i gjithë pushteti për vete. Republika e vjetër e do të gjithë pushtetin për vete. E ka marrë të gjithë pushtetin për vete e i do edhe të gjitha pasuritë e shqiptarëve për vete, e do edhe të gjithë drogën për vete dhe e ka bërë zullumin kala dhe i ka ardhur koha të rrëzohet në analet e historisë tonë kombëtare.

Prandaj duhet një qeveri e cila garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një qeveri që i pret lidhjet që sot gjenden kudo me skrimit dhe qeverisë, mes krimit dhe isntitucioneve, mes krimit dhe kryeministrit e vartësve të tij. Pa prerë këto lidhje nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa prerë këto lidhje nuk mund të garantohet vota e shqiptarëve. Nuk ka rrugë tjetër për ti prerë këto lidhje kriminale përveçse largimit të qeverisë së korrupsionit, krimit e drogës para zgjedhjeve dhe krijimin e një qeverie që garanton zgjedhjet. Dhe kjo do të jetë investimi më i madh në themelet e republikës së re. Kush është garancia në republikën e re?! Ne, populli. Ne qytetarët. Ju jeni garancia. Gjithsecili prej jush dhe gjithë shqiptarët bashkë. Askush të mos u thotë ndryshe. Shpëtimtari i vetëm i kombit shqiptar dhe i demokracisë shqiptare, krijuesi i vërtetë i republikës së re të demokracisë, lirisë dhe drejtësisë së vërtetë është vetëm qytetari shqiptar, populli shqiptar.

I ftoj mediat të mos censurojë pjesën tjetër të këtij bashkëbisedimi siç censuruan kontributin e dy miqve tanë të nderuar dhe ftoj studentët, pedagogët e pranishëm, intelektualët, qytetarët ta vazhdojnë këtë session me pyetje ndaj dy personaliteteve të shquara që kanë ardhur në këtë shesh të lirisë, profesorëve Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj.


28 Shkurt 2017

Read More
28 Shk
0

Drejtësia dhe demokracia shkojnë bashkë dhe janë të pazgjidhura. Vetëm zgjedhjet e lira do të sjellin drejtësi të vërtetë

Intelektualët Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj i bashkohen kryetarit Lulzim Basha në Sheshin e Lirisë

Pasditen e së martës në sheshin e lirisë të ftuar për një bashkëbisedim të hapur me qytetarët ishin analistët Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj të cilët artikuluan mbështetjen e tyre për kauzën e protestës.

Mark Marku u shpreh se protestuesit po i japin një leksion demokracie gjithë Shqipërisë mbarë.

“Kjo protestë e ka nxjerrë Shqipërinë nga një pikë staniacioni dhe protesta juaj ka thyer kodin e heshtjes. Kur flas për kodin e heshtjes kam parasysh atë 50 vjeçar në Itali ky qytetarët ishin të friksuar për të treguar apo vendosur për fatet e tyre.Edhe ne për shkak të presionit qeveritar, përmes dhunës, kërcënimeve, blerjes kishim arritur në një pikë ku shoqërisë shqiptare po i shteronin fuqitë kritike. U mbyllën zërat kritik në vend.”

Për të ilustruar situatën Mark Marku iu referua çadrës së qeverisë për mbledhjen e firmave për Vettingun.

“Se sa rëndë është gjendja e tregon nisma e 50 shoqatave kundër protestës së opozitës. Imagjinoni në çfarë niveli ka arritur shoqria shqiptare ku shoqëria civile bën protest kundër protestës së opozitës. Ka disa sfera autonome që nuk cënohen në një shoqëri demokratike dhe kjo qeveri i ka goditur këto sfera. Nuk është shoqëria që shkon tek një parti por është partia që shkon tek njerëzit dhe ideja e zotit Basha për krijimin e kësaj agore ku diskutohen problemet e Shqipërisë është një ide jashtëzakonisht emancipuese për shoqërinë shqiptare.”

Ndihmën Mark Marku e sheh edhe në planin personal.

“Kemi ardhur për të shprehur solidaritetin tonë dhe për ti dhënë zë edhe zërit tonë sepse ndiheshim të vetmuar në një botë shqiptare të përunjur. E shohim këtë çadër edhe si ndihmë për zërin tonë kritik. Që në nisje kjo protestë ka dhënë gjysmën e rezultatit: ka vrarë frikën.”

Për Agron Gjekmarkajn pallati kryeminsitror ka shumë kohë që duket si burgu që ka marrë së brendshmi shpresat e shqiptarëve.

“Pallati madhështor që kemi përballë (Kryeministria) ka shumë kohë që duket si burgu që ka marrë së brendshmi shpresat e shqiptarëve.Jetojm në një terren të gënjeshtër ku nga zgjedhjet e vjedhura kemi pseudo qeveri me pseudo liri. Nuk e meritojmë të jemi në një vend ku dallkauku bëhet kryebashkiak, dudumi ministër dhe i pashkolli kryeministër.Është e domosdoshme të vij dicka e re.”

Për Gjekmarkajn njerëzit e pranishëm në sheshin e lirisë po dëshmojnë fuqi të madhe emancipuese.

“Trysni positive edhe ndaj shoqërisë së gazetarëve apo mediave. Ju i keni çliruar të gjithë ata duke manifestuar faktin e panegociueshëm që rrëfehet këtu. Qytetari në këtë shesh investon dhe hipotekon shpresën e vet.”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se në republikën e re, presioni dhe trysnia do të jenë jo më ndaj qytetarit, por ndaj qeverisë, përmes sistemit checks and balances.

Drejtësia dhe demokracia shkojnë bashke dhe janë të pazgjidhura. Vetëm zgjedhjet e lira do të sjellin drejtësi të vërtetë, të pakapur nga krimi dhe korrupsioni. Shteti i kriminalizuar deri në palcë është sot rrezik për vet ekzistencën tonë. Për rkimin është jetike të kapë zgjedhjet e ardhshme sepse vetëm kështu mund të suthrojnë pushtetin që kanë anë e mbanë Shqipërisë dhe vetëm kështu mund t’i shpëtojnë burgut. Por ne do ta ndalim të keqen. Të bashkaur ja dolëm të impononim ligjin e dekriminalizimit, të shkëpusnim Byronë e hetimit nga Ministria e Drogës dhe të bashkuar do të sigurojmë zgjedhje të lira e të ndershme.

Kreu i opozitës Lulzim Basha i bëri thirrje kujtdo që do të ndjekë 24orë çfarë ndodh në tendën e qytetarëve, të përdorë portat e reja që mundësojnë media jo-tradicionale si Facebook.

“Liria e medias vazhdon të mbetet betejë kryesore në vendin tonë dhe jam i bindur se ne këtu zgjerojmë hapsirën e lirisë çdo ditë. Një grup pushtetarësh të korruptuar po bëjnë gjithcka për të na lodhur dhe shkurajuar. Por fati i kësaj beteje vuloset nga vendosmëria juaj për të mos e lënë fatin në duart e krimit të lidhur me pushtetin.”

Pyetjes së Klevisës se dhe sa kohë do të ekzistojë presioni dhe joshja ndaj medias, analisti Gjekmarkaj e argumenton kështu.

“Fakti zhduket dhe mbi hapsirën boshe vihet propaganda. Ishte shumë më e fortë kjo ndjesi para 10 ditësh dhe tashmë e keni ju në dorë me prezencën tuaj në këtë shesh që të keni pakt me të vertetën e jo me qeverinë e rradhës.”

Mark Marku, kureshtjes së një studenti të juridikut mbi sat ë kërcënuar ndihen gazetarët dhe analistët sot, iu përgjigj kështu.

“Ka disa nivele presioni. Presion mbi pronarët, presion mbi gazetarët mbi programet televizive, presion për të bllokuar informacion. Presion i anonimatit që synon të mbysë çdo zë kritik. Por koncepti i frikës ka të bëjë me frikën e përbrendshme. Hannah Arendt shkruan: Terrori dhe propaganda janë anë e së njëjtës medalje. Ky i juaji është një akt i thjeshtë që sfidon qeverinë.”


Njoftim per mediat, 28 Shkurt 2017

Read More
28 Shk
0

Nuk do të ketë shqiptar me pension minimal, nën  250 mijë lekë

Lulzim Basha bashkëbisedim me moshën e tretë në Sheshin e Lirisë

Paraditen e njëmbëdhjetë në Sheshin e Lirisë kryedemokrati Lulzim Basha bashkëbisedoi me pensionistë shqiptarë, një nga shtresat më të goditura nga faturat e rritura të kësaj qeverie dhe mungesa e rritjes së pensioneve. 

“Premtuan rritje pensionesh. Premtuan se pensionistët do kishin fuqi blerëse më të madhe por realiteti flet vetë. Pnesionet nuk janë rritur as sa vlera e indeksit të inflacionit. Me një dorë marrin pensionin dhe me tjetrën blejnë ilaçe skarco. Pensionistët nuk duan lëmoshë. Ata duan t’u njihet kontributi dhjetëra vjeçar në punë robëruese.” 

Kryetari Lulzim Basha premtimin per republikën e re, ja dha edhe kësaj kategorie.

“Zgjidhja që ne ju ofrojmë shqiptarëve, me taksa të ulëta me liri dhe mundësi për sipërmarrjen, do ta rrisë ekonominë, do të ulë informalitetin dhe do të bëjë të mundur që vetëm brenda katër viteve të ardhshme, pensionet e shqiptarëve të rriten 40% dhe ne mos kemi pension nën 250 mijë lekë në muaj”.

Problemit të kësaj kategorie i dha zë edhe Hysen Daja, kryetar i sindikatës së pavarur të pensionistëve. 

“Marr rreth 220 mijë leke të vjetra për pension. Jam me arsim të lartë dhe kërkoj që figura e pensionistit të zërë vendin që i takon. Kërkojmë rritje dinjitoze të pensionit. Nuk na vlen një rritje 3% e tij.Ne do bëjmë çështë e mundur që edhe pensionistët shqiptarë të kenë gjërat që i takojnë dhe kjo mund të vijë vetëm përmes protestës”.

Për Agim Lamen, pensionist prej gjashtë vitesh tashmë, krahasimi vjen i thjeshtë. 

“Kam dal në pension para gjashtë vitesh, pra tre me këtë qeveri dhe tre me qeverinë e mëparshme. Në tre vitet e para më është rritur pensioni me rreth 26 mijë leke. Në kto tre vitet e fundit, vetëm me 3 mijë lekë. Unë i bëj thirrje pensionistëve të grupohen. Ne si bashkim i sindikatave kemi një platformë dhe kemi trokitur në dyert e çdo partie, jo vetëm Partisë Demokratike. Por këtu na u hap porta”.

Disa shifra të INSTAT të artikuluara nga Mateo Spaho treguan se edhe pse qeveria premtoi indeksim të pensioneve me inflacionin kjo nuk ka ndodhur. Inflacioni është rritur me 2% deri në 3% por nëse shihni çmimet e shportës, janë rritur me 4-5-6% në vit ndërsa pensionet me 1% deri në 2%. Bileta e autobusëve urban u bë 40 lekë, pra u rrit me 25%. Pensionet jo. 

Xhaferri, një ish-simpatizant i Partisë Socialiste tregoi historinë e tij personale me vështirësinë e të përballuarit të faturave të energjisë elektrike. Duke e konsideruar energjinë si pjesë të shportës, zotëria llogariti se me këtë qeverisje ka 12 mijë leke të vjetra më pak në pensionin e tij.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ftoi edhe të tjerë qytetarë të thjeshtë të tregojnë hallet e vërteta të popullit, të cilat kjo qeveri kërkon t’i mbysë. 

“Ky kryeministër dhe qeveria e tij paguan plot 140 punonjës të cilët në vend që t’i kthejnë përgjigje halleve të qytetarëve rrinë nga mëngjesi deri në darkë duke sulmuar qytetarët, duke sulmuar opozitën, duke sulmuar mediat në internet. I shikoni në faqet on-line ata që vjellin vrer sa herë që dikush ngre zërin kundër qeverisë, kundër politikave apo kur dikush denoncon një hall, i vërsulen me gjuhë rrugaçësh”.

Për këtë arsye, zoti Basha përsëriti qëllimin e qëndresës qytetare në ditën e njëmbëdhjetë të protestës. 

“Prandaj jemi këtu për ta shembur këtë lloj pushteti. Pushteti i ardhshëm do të burojë nga qytetarët dhe do të varet nga qytetarët. Do të varet nga qytetarët dhe qytetarët do ta kenë në dorë përmes mekanizmave institucionalë, kushtetues, do ta kenë në dorë përmes mekanizmave të protestës qytetare”.

Read More
28 Shk
0

Republika e re do të jetë republika e të drejtave themelore të çdo qytetari  dhe pronat tuaja do të jenë nën mbrojtjen e sigurisë së Kushtetutës dhe ligjit

Kryetari demokrat Basha me banorët e Himarës

Banorët e Himarës marshuan pranë çadrës së lirisë ku për të njëmbëdhjetën ditë zhvillohet protesta opozitare dhe qëndresa popullore për të ngritur edhe ata zërin e shqetësimit të tyre.

Kryetari demokrat Lulzim Basha i cili po zhvillonte një bashkëbisedim me pensionistët, i ftoi protestuesit himariotë të dëgjohen nga agora e qytetarëve.

“Grabitja e pasurive publike dhe pronës është tipar i kësaj qeverie dhe për të ngritur zërin kundër grabitjes së pronave sot protestës i janë bashkuar qindra banorë nga jugu i Shqipërisë, nga Himara, nga zona të tjera të vendit. Unë dua ti mirëpres sot në këtë shesh të protestës dhe lirisë për të thënë fjalën e tyre, për të drejtat e tyre të patjetërsueshme, kushtetuese, siç është e drejta e pronës. Kundër kësaj qeverie të bandave që po i vjedh, po i tjetërson dhe po i falsifikon pronat.”

Të mbledhur me një pankartë ku shkruhej: Kryeminsitër mos na i prishni shtëpitë dhe bregun e detit; banorët e Himarës ngritën zërin për projektet e qeverisë të cilat për ta janë jo vetëm të paqarta por edhe në shkelje të kushtetutës së Republikës.

Për Nikollaq Neranxin, Himara ka kaluar shumë kryeministra, por të gjithë kanë mbetur miq të qytetit bregdetar përvec Edi Ramës.

“Edi Rama në emër të disa projekteve të paqarta po shkatërron pronat tona. Po shkatërron historinë e një vendi të lashtë. Kto projekte i ka fshahur pas një gjuhe nacionaliste shumë të rrezikshme. Himariotët po përjetojnë dramë. Rama po bën genocid në zonën tonë. Pak na përzë por edhe na grabit.”

Himariotët u zotuan në çadrën e protestës qytetare se do të mbrojnë tokat e tyre me jetë. Për këtë Himara i kujoi kryeministrit disa vargje të himnit shqiptar:

Në duar armët do t’i mbajmë/ të mbrojmë atdheun në ç’do kënd/ të drejtat tona ne si ndajmë/ këtu armiqtë skanë vend.

Kreu i selisë blu Basha i quajti banorët e Himarës një dëshmi të gjallë të grabitjes shtetërore të pronave dhe pasurive të tyre nga një grusht oligarkësh nën maskën e një pushteti abuziv dhe arrogant.

“Sot nga ky shesh dua ti them gjithëseicilit prej jush se Republika e re do të jetë Republika e të drejtave themelore të çdo qytetari të saj dhe se pronat tuaja do të jenë nën mbrojtjen e sigurisë së Kushtetutës dhe ligjit. Askujt sdo i shkojë ndermënd të luaj me pronat dhe fatin tuaj.”

Kjo është sfida sipas zotit Basha. Zgjedhje të lira e të ndershme që do të rikthejnë të drejtën e patjetërshueshme për të jetuar në liri pronat.

Read More
28 Shk
0

Nuk kërkojmë asgjë më shumë, nuk pranojmë asgjë më pak se qytetarët e Europës; zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje pa krim, zgjedhje pa drogë

Mesazhi i Lulzim Bashës sot në ditën e 11 të protestës popullore në Sheshin e Lirisë 

Zonja dhe zotërinj,

Vëllezër e motra,

Qytetarë dhe qytetare të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë,

Dita e 11-të e bashkimit popullor është dita e 11-të e qëndresës dhe provë e vendosmërisë tonë për të mos u tërhequr deri në garantimin e themeleve të republikës së re të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ku pushteti të dalë nga vota e qytetarëve dhe jo nga pazaret e krimit me politikën.

 

Sot kam patur biseda me njerëz shumë të rëndësishëm në Bruksel. Kauza jonë po njihet dhe po merr mbështetje të madhe jo vetëm popullore dhe kombëtare, por dhe ndërkombëtarë. Sepse është kauza e drejtë e një populli i cili refuzon të vazhdojë të qëndrojë siç ka qëndruar këto tre vite e gjysëm, nën zgjedhën e krimit, nën zgjedhën e drogës, nën zgjedhën e politikës së korruptuar, të bërë njësh me krimin dhe drogën.

 

Nuk kërkojmë asgjë më shumë por edhe nuk pranojmë asgjë më pak, se gjithçka që do të pranonte një qytetar i Europës, zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje pa krim, zgjedhje pa drogë. Dhe për këtë është e domosdoshme krijimi i një qeverie pa konflikt interesi me zgjedhjet.

 

Ky kryeministër dhe kjo qeveri janë në konflikt interesi me zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Dhe kjo është arsyeja se pse duhet dhe do të largohet për t’i hapur rrugë një qeverie e cila nuk ka konflikt interesi; me zgjedhjet  e lira dhe të ndershme, e cila nuk është e lidhur me krimin, e cila nuk është e lidhur me drogën, e cila nuk është fajtore për sjelljen e kriminelëve në Parlament dhe në bashkitë e vendit, e cila nuk tregohet me gisht nga qytetarët, nga mbarë vendi dhe madje edhe nga vetë ministrat dhe ish-ministrat siç tregohet ky kryeministër.

 

Se ka urdhëruar me telefon lirimin e bandave dhe banditëve me të rrezikshëm të vendit. Pse?! Që ta ndihmojnë për të prishur zgjedhjet e shqiptarëve, që ta ndihmojnë për të dhunuar votën e shqiptarëve, që ta ndihmojnë për të shkelur vullnetin e shqiptarëve.

 

Këtë shqiptarët nuk e pranojnë më. Ky vendim është marrë dhe nga ky vendim nuk ka kthim.

 

Kjo betejë është një betejë jo vetëm për zgjedhjet e ardhshme. Kjo është një betejë për Shqipërinë e re që po lind, për çdo palë zgjedhje pas zgjedhjeve të ardhshme.

 

Prandaj është një betejë që ja vlen të luftohet siç po luftohet, ditë për ditë, orë për orë, ditë e natë, në këtë shesh të lirisë dhe në çdo shesh e çdo rrugë, e në çdo shtëpi të shqiptarëve që i thonë “Jo krimit!”, i thonë “Jo drogës”, i thonë “Jo qevrisë së bërë njësh me krimin dhe me drogën!” Dhe “Po, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme!”, që janë themeli i republikës së re, të demokracisë së vërtetë, të shtetit ligjor të vërtetë që mbron qytetarin e thjehtë dhe godet gjyqtarin e korruptuar, godet kriminelin e lidhur me pushtetin, dhe të drejtësisë që lufton krimin dhe korrupsionin.

 

Në këtë betejë, në këto ditë me ne janë bashkuar shqiptarët, në ballë të kësaj beteje ka qenë dhe është rinia shqiptare, janë studentet shqiptarë, gjimnazistët shqiptarë.

 

Dhe në këto ditë e këto netë kanë patur fjalën, janë shprehur përfaqësuesit e rinisë, përfaqësuesit e studentëve. Por sot fjalën e kanë brezi i tretë, ata që me mund dhe sakrifica kanë rritur këtë rini shqiptare. Ata që çuan jetën në një sistem të padrejtë, abuziv, gjakatar, që derdhën djersën e tyre anembanë Shqipërisë. Dhe sot gëzojnë respektin tonë, respektin tim për gjithçka kanë bërë për familjet e tyre, për këtë vend. Por për fat të keq nuk gëzojnë as respektin, as konsideratën e një qeverie mashtruese dhe të dështuar në politikat sociale e në veçanti në politikat sa i përket brezit të tretë dhe pensionistëve.

 

Prandaj jemi mbledhur sot këtu, sepse republika e re që po lind, që do të ketë në themel zgjedhje të lira dhe të ndershme, që do të ketë në qendër të vëmendjes qytetarin shqiptar e në veçanti rininë shqiptare, nuk mund të jetë republikë e re e ndryshme nga ajo e vjetra që po varrosim nëse nuk merr përsipër përgjegjësinë e kujdesit të plotë njerëzor, të kujdesit të plotë human, e kujdesit të plotë financiar për gjendjen materiale, shpirtërore dhe dinjitetin e brezit të tretë dhe pensionistëve shqiptarë.

 

Ndaj jemi mbledhur sot këtu, të dëgjojmë nga ky parlamenti i vërtetë i republikës së re që po lind, problemet e vërteta që qeveria fasadë, parlamenti fasadë i republikës së krimit nuk do t’i dëgjojë. Sepse nuk do të ballafaqohet me dështimet e tyre.

 

Premtuan rritje pensionesh. Premtuan se pensionistët shqiptarë do të kishin fuqi blerëse më të madhe. Sot realiteti flet vetë. Pensionet nuk janë rritur as sa vlera e indeksimit të inflacionit. E kuptoni se çfarë do të thotë kjo? E dini fare mirë se çfarë do të thotë kjo.

 

Kjo do të thotë se me pensionin e sotëm, pensionistët blejnë më pak se sa ç’blinin para tre vitesh apo para katër vitesh.

 

Arsyeja është e thjeshtë, sepse pensionet janë rritur më pak se ç’është rritur inflacioni.

 

Po energjia elektrike?

 

Po faturat e ujit?

 

Po faturat e kudjesit shëndetësor?

 

A janë ulur apo janë rritur, janë bërë më mirë apo janë bërë me keq?

 

Po kujdesi i shërbimeve sociale të shtetit ndaj pensionistëve, ndaj njerëzve të cilët kanë punuar gjithë jetën e tyre dhe sot nuk kanë mjaftueshëm para për të mbyllur muajin, që me një dorë marrin pensionin dhe me dorën tjetër këto para i çojnë për ilaçe, dhe ilaçet janë skarco, janë ilaçe pa garanci.

 

Nuk dinë çfarë të bëjnë më parë.

 

Të paguajnë faturën e ilaçeve apo të paguajnë faturën e kripur të energjisë elektrike apo të paguajnë faturat e rritura të ujit? Çfarë të bëjnë me pensionin që blen më pak se katër vite më parë?

 

Kush mendon për këtë problem? Kush shqetësohet për këtë problem?

 

Kush ka zgjidhje për këtë problem?

 

Jo kjo qeveri, jo ky kryeministër. Ky ishte ai që rriti çmimin e energjisë, e rriti çmimin e energjisë pikërisht për shtresat me më pak të ardhura. E rriti çmimin e energjisë për ata që e kanë lakun në fyt. Ky është ai që rriti çmimin e shportës, duke rritur çmimin e naftës. Çmimi i naftës ndikon në gjithçka tjetër, në çmimin e miellit, e sheqerit, të vajit, të transportit.

 

Ky është ai që pensionistëve pra në vend që t’iu japë mundësi më të mëdha, t’iu shtojë të ardhurat, ju uli fuqinë blerëse.

 

Nuk i dha asnjë rrugëdalje, nuk i dha asnjë rrugëzgjidhje. Të dëshpëruar shumica dërrmuese e pensionistëve shqiptarë sot i ka sytë vetëm tek fëmijët e tyre. I kanë sytë vetëm tek lëmosha. Po a ka mundësi të ndërtojmë një republikë të drejtë, një shoqëri të drejtë, ku ata që kanë derdhur djersën e tyre, kanë derdhur mundin e  tyre, nuk marrin nga republika atë çka kanë kontribuar  po marrin përbuzjen, marrin lëmoshë.

 

Pensionistët nuk kërkojnë lëmoshë. Pensionistët kërkojnë tu njihet kontributi në 40 vite,  50 vite punë robëruese. T’iu njihet kontributi i tyre dhe tu jepet mundësia të jetojnë me dinjitet.

 

A ekzistojnë mjetet në këtë republikë që ata të jetojnë me dinjitet? Sigurisht që Po. Por në qoftë se jep 75 milion euro koncesione, pesë miqve të kryeministrit për zero shërbime, nëse jep 200 milion euro tendera korruptivë 11 miqve të kryeministrit, sigurisht që nuk të mbeten para për pensionistët, nuk të mbeten para për ndihmën sociale, njësoj si nuk mbeten para për studentët, njësoj si nuk mbeten para për arsimin. Sepse, paratë e taksave të shqiptarëve i gllabërojnë një grusht oligarkësh të lidhur me kryeministrin.

 

Por në republikën e re që po vjen e nuk po ndalet, kjo do të ndryshojë. Tenderat korruptive, koncesionet korruptive, do të anulohen. Paratë e shqiptarëve që kanë futur në xhepat e tyre në kurriz të mosrritjes pensioneve, në kurriz të shëndetësisë së falimentuar, në kurriz të tarifave të rritura të universiteteve jo vetëm do të anulohen, por unë zotohem sot se paratë do t’ua nxjerrim nga xhepat e fryrë dhe do t’i kthejmë në pensione më të mëdha, në shëndetësi të vërtetë, në arsim të vërtetë për shqiptarët.

 

Kjo është plotësisht e mundur.

Zgjidhja që ne ju ofrojmë shqiptarëve, me taksa të ulëta me liri dhe mundësi për sipërmarrjen, do ta rrisë ekonominë, do të ulë informalitetin dhe do të bëjë të mundur që vetëm brenda katër viteve të ardhshme, pensionet e shqiptarëve të rriten 40% dhe ne mos kemi pension nën 250 mijë lekë në muaj. Kjo  është plotësisht e mundur nga një qeveri që mendon për njerëzit, nga një qeveri që mendon për qytetarët, nga një qeveri që është e përkushtuar ndaj fatit të çdo kategorie shoqërore, veçanërisht ndaj brezit të tretë, brezi i sakrificës, pensionistëve shqiptarë.

 

Nuk do të ketë në fund të mandatit të parë të qeverisë së parë të republikës së re, një shqiptar me pension minimal, nën  250 mijë lekë.

 

Por ju e kuptoni se çfarë do të thotë kjo. Eshtë detyra ime t’ua shpjegoj se çfarë do të thotë kjo. Këto para nga diku do dalin, këto para dikush do të duhet t’i lëshojë, këto para sot i kanë një grusht njerëzish. Ata jetojnë si pashallarë, ata jetojnë si sheikë, ata ndezin purot e shtrenjta me 50 mijë lekësha. Këtyre njerëzve do t’ua marrim këto para, paratë e qytetarëve shqiptarë, paratë e taksapaguesve shqiptarë që i kanë marrë me tendera dhe koncensione korruptive.

 

Prandaj them se kjo është një luftë, ata do të përpiqen të mos i dërozojnë, do të përpiqen të vazhdojnë t’i mbajnë këto privilegje, ti mbajnë këto para, që shumica dërrmuese e shqipatrëve të vazhdojnë të lëngojnë në varfëri, të jenë gjithmonë e më shumë të varur nga qeveria, të jenë më shumë nën mëshirën e qeverisë, e ta kenë frikë qeverinë, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve. Kjo është skema e tyre, kjo është mënyra se si ata janë pasuruar dhe se si duan ta ruajnë parusinë. Përmes një qeverie të kapur,

përmes një qeverie që u shërben atyre.

 

Ndërkohë që shkel me këmbë fatin e mijëra, qindra mijëra pensionstëve dhe familjeve shqiptare.

 

Ndaj është luftë, është luftë që këto para t’ia marrim një pakice dhe t’ia japim shumicës së qytetarëve që i meritojnë. Pensionistëve, studentëve, pacientëve, pedagogëve, policisë dhe të gjitha shërbimeve të shtetit.

Pra, kjo është lufta. Politika është rishpërndarje resursesh. Politika e republikës së vjetër resurset e shqiptarëve ia ka dhënë një grushti kriminelësh dhe një grushti oligarkësh. Pasuritë e shqiptarëve ua ka dhënë një grushti kriminelësh dhe një grushti oligarkësh. Pronat e shqiptarëve ua ka dhënë një grushti kriminelësh dhe një grushti oligarkësh.

Republika e re do ta zhbëjë këtë me fuqinë e votës së lirë, me fuqinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ky është ndryshimi. Kjo është përmbysja. Ky është revolucioni demokratik.

 

Shumica do të rimarrë në dorë fatet e saj, do të rimarrë në dorë të drejtat e saj, do të rimarrë në dorë, asetet, pasuritë, paratë e republikës së re, do të jenë për qytetarët, për shumicën, e jo për pakicën, jo për qeverinë e korruptuar dhe bandën kriminale.

 

Kjo është zgjidhja, vëllezër dhe motra, zgjidhje tjetër nuk ka. Ju na dëgjoni. Ju keni shpresë, ju keni besim, ju keni vendosmëri dhe prandaj jeni këtu sot, sepse së bashku besojmë  dhe zgjidhjet që republika e re ofron.

Na dëgjon edhe pala tjetër. Ka frikë, ka tmerr, ka panik dhe bën gjithçka për të ndalur republikën e re, për të mbajtur në fuqi republikën e vjetër, ku zotër janë ata, mjeshtrat e propagandës, mjeshtrat e mashtrimit, mjeshtrat e hajdutërisë, me ndihmën e llumit të shoqërisë, kriminelëve, prandaj i mbajnë në krahë kriminelët, sepse po mos të kenë në krahë kriminelët, nuk kanë asnjë shans t’i imponohen shqiptarëve.

 

Por sot, nga ky shesh u themi se, sado kriminelë të mbledhin rreth vetes, sado të vonojnë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, koha ka ardhur, shqiptarët janë në këmbë, republika e re po vjen, e vjetra është e destinuar të vdesë, të zhduket.

 

Republika e re, republika e rinisë, republika e fëmijëve, republika e qytetarëve të thjeshtë, republika e sipërmarrësve, republika e punëmarrësve, republika e të papunëve që do të kenë mundësi të ndërtojnë jetën e tyre duke kërkuar dhe gjetur punë me një ekonomi të re, plotë shpresë dhe energji, ku mundësitë janë të barabarta para ligjit dhe pa dyshim republika e re me nderim të rigjetur, për brezin e tretë, për brezin e sakrificës, për pensionistët shqiptarë.

 

Ndërhyrja pas shqetësimit të pensionistit:

 

Fjalën tënde e ndoqën me shumë interes, jo vetëm të pranishmit por edhe ata që mundën ta ndiqnin përmes medias. Këto janë fjalët e vërteta të popullit, jo dënglat e propagandës të kryeministrit që është ngulur në ekran, është ngulur në ekran dhe nuk shkulet nga ekrani se nuk do të dëgjojë hallet e njerëzve. Ai nuk do të dëgjojë, e jo më të zgjidhë punë.

Për hallet që shkruan dhe nuk merr përgjigje, shqiptarët duhet ta dinë ky kryeministër dhe qeveria e tij paguan plot 140 punonjës të cilët në vend që t’i kthejnë përgjigje qytetarëve rrinë nga mëngjesi deri në darkë duke sulmuar qytetarët, duke sulmuar opozitën, duke sulmuar mediat në internet.

 

I shikoni në faqet on-line ata që vjellin vrer sa herë që dikush ngre zërin kundër qeverisë, sa herë që dikush ngre zërin kundër politikave, sa herë që dikush denoncon një hall, i vërsulen me gjuhë rrugaçësh. Ata janë njerëzit që Edi Rama i paguan për t’iu vërsulur qytetarëve, për t’iu vërsulur zërit të lirë, për t’iu vërsulur atyre intelektualëve që ngrenë zërin, sigurisht opozitës, po se po.

 

Prandaj nuk kanë kohë t’i përgjigjet letrave të popullit. Prandaj nuk ka kohë t’i përgjigjet qytetarit, halleve dhe problemeve. Sepse nuk ka më asnjë minutë kohë për popullin. E ka kohën për vete, i ka paratë për veten, e ka pushtetin për vete.

 

Prandaj jemi këtu për ta shembur këtë lloj pushteti. Pushetti i ardhshëm do të burojë nga qytetarët dhe do të varet nga qytetarët. Do të varet nga qytetarët dhe qytetarët do ta kenë në dorë pushtetin e ardhshëm, do ta kenë në dorë përmes mekanizmave institucionalë, do ta kenë në dorë përmes mekanizmave kushtetues, do ta kenë në dorë përmes mekanizmave të protestës qytetare.

 

T’i japim fund një qeverie që nuk dëgjon, që ka mbyllur veshët, dhe vetëm sulmon dhe shan sa herë që nuk i pëlqejnë kritikat, sa herë që  nuk i pëlqejnë vërejtjet, sa herë që  përballet me hallet dhe mjerimin e thellë që ka krijuar.

 

Unë ju falënderoj nga zemra për këtë mundësi që na dhatë.

 

Dhe ty z.Xhaferr, të inkurajoj të jesh pjesë e kësaj proteste për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të çliruar të gjithë, edhe Partinë Socialiste. Edhe Partia Socialiste është pasuri kombëtare, por duhet ta çlirojmë nga krimi, ta çlirojmë nga kriminelët, ta çlirojmë nga droga.

 

Të konkurrojmë denjësisht para shqiptarëve me platforma realiste që zgjidhin problemin e shqiptarëve dhe jo të kriminelëve, oligarkëve dhe shqiptarët të vendosin se kush do të qeverisë, e kush do të bëjë opozitë, se të dyja në këtë rast i shërbejnë Shqipërisë, i shërbejnë shqiptarëve.

 

Read More
27 Shk
0

Edmond Tupe: Protesta e qytetarëve, madhështore, ajo që nisi me 18 shkurt do të sjellë pranverën

Shkrimtari dhe intelektuali i njohur, Edmon Tupja ishte sot në Sheshin e Lirisë, në një bashkëbisedim me qytetarët për protestën dhe kërkesat që kanë sot shqiptarët.

 “Unë e di që që nga data 18 shkurt, në atë protestë të madhërishme, dhe sot këtu në shesh nuk janë vetëm njerëz të opozitës apo simpatizantë të saj, por janë edhe qytetarë të shqetësuar dhe të indinjuar.Ka ardhur koha të indinjohemi të gjithë. Na duhet zemërimi qytetar”, tha Tupja.

Pasi hoqi paralele mes protestës së Rumanisë dhe qëndresës së qytetarëve shqiptar, Edmond Tupja bëri thirrje për vazhdimësi.

“Ju si rini keni një burim të pashtershëm force, por duhet të flisni me të gjithë nejrëzit që takoni për t’u përcjellë atyre mesazhin e kësaj beteje. Sepse betejat zgjasin. Duhet të mësohemi me këtë edukatë të vepruari e cila është edukatë demokratike. Duhet këmbengulur dhe shpirtngulur. Nuk vjen pranvera e republikës së re vetëm me një protestë madhështore”.

I pyetur nga një student lidhur me varfërinë në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare dhe pasojat që ajo sjell në psikologjinë dhe jetën e njeriut, Edmond Tupja iu përgjigj kështu.

“Varfëria sjell grindje. Problemet sociale me ato ekonomike sjellin dhunë emocionale, psikologjike. Pastaj lind dhuna fizike. Rinia sot është e lodhur. Këtë më thonë studentët e mi. Të mbarosh shkollën e lartë për një degë të caktuar dhe të punosh në call centre apo kamarier, kjo është e tmerrshme”.

Për Edmond Tupen janë intelektualët ata të cilët duhet të tregojnë se edhe ata janë të ndërgjegjshëm për atë që ndodh.

“Mendohet se intelektualët duhet të jenë apartiak e të mos i përkasin asnjë partie. Por ky është shtrembërim sepse intelektuali ka mendimin e tij, opinionin e tij dhe e thotë atë me zë të lartë. Nëse intelektuali nuk reagon ndaj realitetit atëherë do biem në skizofreni”.

Për kryedemokratin Lulzim Basha, arroganca e qeverisë sot merr kuptim nga politikat e ndjekura që prej ditës së parë në pushtet të kryeministrit. Që prej ditës së parë, sipas Lulzim Bashës,  Edi Rama ka krijuar në fasadë në vend të qeverisë dhe asnjëherë nuk i mbajti premtimet e tij elektorale. Një qeveri mund të dështojë në programin e saj elektoral, mund të dështojë në qeverisje, por ky – tha Basha – as nuk u përpoq.

“Si ndryshe mund ta ruajë legjitimitetin një qeveri që nuk i shërben shumicës por pakicës? Kjo është qeveria fasadë dhe arroganca është tipari dallues i qeverisjes fasadë”, tha Basha.

Psiklologia Orjola Pampuri u shpreh se dëshirat dhe ambiciet e rinisë dhe të studentëve bien ndesh me mundësitë që u ofrohen sot. Pampuri theksoi se koha sot kërkon angazhimin e të gjithë intelektualëve, të cilët duhet të kontribuojnë për ndryshimin.


Njoftim per shtyp- 27 Shkurt 2017

Read More
27 Shk
0

Të përndjekurit politik në Sheshin e Lirisë, dëshmia e gjallë e sakrificës për lirinë e zgjedhjes, lirinë e votës

Lulzim Basha bashkëbisedon me familjarë, përfaqësues dhe të përndjekur politik në ditën e 10 të rezistencës popullore

Mëngjesin e dhjetë të protestës kryetari Lulzim Basha bashkëbisedoi me familjarë dhe pjestarë të shtresës së të përndjekurve politikë. Pjesmarrës të këtij grupimi marshuan drejt sheshit të qëndresës qytetare ku edhe ndanë përjetimet e tyre.

Lavdie Nela, gruaja e poetit të vrarë, Havzi Nela, tha se lumturia e saj perëndoi kur ia mori diktatura. Sot ajo jeton e vetme dhe kërkon vetëm një gjë.

“Unë kërkoj hapjen e dosjeve. Të gjithë kriminelet që kanë firmosur për vrasjen e poetit Havzi Nela të marrin dënimin e merituar. Familja ime u burgos e u internua për një Shqipëri demokratike. Sot ju falenderoj ju Zoti Basha që jeni bërë zëri i shqiptarëve në këto ditë të vështira”.

Për Uran Kostrecin, tenda e protestës qytetare është sot çerdhja nga ku do të sjellin dhe njëherë demokracinë si e sollën në vitet ’90.

“Ky popull që vuajti 50 vjet nga komunizmi nuk besoj se e kishte hak edhe këtë sistem që për mua është neo-komunizëm”.

Në një linjë është edhe Besim Ndregjoni, i cili tha se sot kjo çadër e opozitës dhe qytetarëve shqiptarë, rrethohet nga një pushtet kriminal, i cili sot duhet t’i kërkojë falje kësaj kategorie.

“Nuk e kishim menduar që bijtë e etërve që vranë këtë poull do të bënin politikë në Shqipëri. Le të dalë Edi Rama në dritare dhe ti kërkojë falje gruas së Havzi Nelës, ti kërkojë falje për firmën e babait të tij që vari bashkëshortin e zonjës Nela”.

Osman Kaceli tregoi për të pranishmit se si 66 vjet më parë, 22 perona mes të cilëve edhe babai i tij, u pushkatuan pa asnjë shkak dhe u groposën pranë urës së Beshirit me vendim të Byrosë Politike.

Një prej tyre, pjestar i shtresës së të përndjekurve politik, prej 40 vitesh tashmë, invalid, baba i tre fëmijëve, tha se sot shteti i jep një ndihmë financiare mujore prej 86 mijë lekësh të vjetra dhe ka mbetur në shpatullat e djalit të tij mbijetesa dhe shkollimi i dy fëmijëvetë tjerë.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përpara se të zotohej përballë përfaqësuesve të të përndjekurve politik, tha se ky mëngjes i bukur është edhe paralajmërim i pranverës në politikën shqiptare.

“Ne kemi bërë shumë në këtë drejtim, politikisht dhe në qeverisje, por e di që shumë ka mbetur pa u bërë. Dua të zotohem këtu para jush, përfaqësuesve të të përndjekurve politik, dhe gjithë të përndjekurve politik, se Republika e  re që po ndërtojmë së bashku do të jetë Republika e lirisë vetëm kur të ketë shlyer plotësisht borxhin moral dhe material ndaj jush. Ky është zotimi im, ky është premtimi im”.

Duke i quajtur si shtresa më fisnike e dinjitetit njerëzor, Lulzim Basha tha se në themel të çdo lirie është e drejta për të zgjedhur.

“Si askush tjetër, ju që jeni këtu dhe paraardhësit tuaj që u vranë, u burgosën dhe u internuan, jeni dëshmi e gjallë e përpjekjes së shqiptarëve për liri. Themeli i lirisë është mundësia për të zgjedhur vetë.  Dhe në një shoqëri të qytetëruar dhe perëndimore kjo merr formë përmes lirisë së votës. Ky është një instrument i vjetër sa qytetërimi. Ndaj dua ta nis këtë fjalë me respektin dhe nderimin më të madh për sakrificën sublime të të përndjekurve politikë shqiptarë”.

Kjo sakrificë për Lulzim Bashën po minimizohet për shkak të kërcënimit që i bëhet sot lirisë.

“Por sot, pas 26 vitesh liria për të cilën ju luftuat, për të cilën u ngritëm dhe luftuam 26 vite më parë është përsëri e kërcënuar, tashmë jo nga një diktaturë ideologjike, por nga diktatura e krimit. Sot liria kërcënohet nga një qeveri dhe një kryeministër që shkel Kushtetutën dhe shkel ligjin për të mbrojtur kriminelët që ka sjellë në pushtet Sot jemi këtu si pjesë e një vendimi të madh popullor për t’i thënë Edi Ramës që e vetmja mënyrë për të rikthyer normalitetin në këtë vend është largimi yt dhe një qeveri teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Read More