Blog

28 Shk
0

Nuk kërkojmë asgjë më shumë, nuk pranojmë asgjë më pak se qytetarët e Europës; zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje pa krim, zgjedhje pa drogë

Mesazhi i Lulzim Bashës sot në ditën e 11 të protestës popullore në Sheshin e Lirisë 

Zonja dhe zotërinj,

Vëllezër e motra,

Qytetarë dhe qytetare të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë,

Dita e 11-të e bashkimit popullor është dita e 11-të e qëndresës dhe provë e vendosmërisë tonë për të mos u tërhequr deri në garantimin e themeleve të republikës së re të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ku pushteti të dalë nga vota e qytetarëve dhe jo nga pazaret e krimit me politikën.

 

Sot kam patur biseda me njerëz shumë të rëndësishëm në Bruksel. Kauza jonë po njihet dhe po merr mbështetje të madhe jo vetëm popullore dhe kombëtare, por dhe ndërkombëtarë. Sepse është kauza e drejtë e një populli i cili refuzon të vazhdojë të qëndrojë siç ka qëndruar këto tre vite e gjysëm, nën zgjedhën e krimit, nën zgjedhën e drogës, nën zgjedhën e politikës së korruptuar, të bërë njësh me krimin dhe drogën.

 

Nuk kërkojmë asgjë më shumë por edhe nuk pranojmë asgjë më pak, se gjithçka që do të pranonte një qytetar i Europës, zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje pa krim, zgjedhje pa drogë. Dhe për këtë është e domosdoshme krijimi i një qeverie pa konflikt interesi me zgjedhjet.

 

Ky kryeministër dhe kjo qeveri janë në konflikt interesi me zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Dhe kjo është arsyeja se pse duhet dhe do të largohet për t’i hapur rrugë një qeverie e cila nuk ka konflikt interesi; me zgjedhjet  e lira dhe të ndershme, e cila nuk është e lidhur me krimin, e cila nuk është e lidhur me drogën, e cila nuk është fajtore për sjelljen e kriminelëve në Parlament dhe në bashkitë e vendit, e cila nuk tregohet me gisht nga qytetarët, nga mbarë vendi dhe madje edhe nga vetë ministrat dhe ish-ministrat siç tregohet ky kryeministër.

 

Se ka urdhëruar me telefon lirimin e bandave dhe banditëve me të rrezikshëm të vendit. Pse?! Që ta ndihmojnë për të prishur zgjedhjet e shqiptarëve, që ta ndihmojnë për të dhunuar votën e shqiptarëve, që ta ndihmojnë për të shkelur vullnetin e shqiptarëve.

 

Këtë shqiptarët nuk e pranojnë më. Ky vendim është marrë dhe nga ky vendim nuk ka kthim.

 

Kjo betejë është një betejë jo vetëm për zgjedhjet e ardhshme. Kjo është një betejë për Shqipërinë e re që po lind, për çdo palë zgjedhje pas zgjedhjeve të ardhshme.

 

Prandaj është një betejë që ja vlen të luftohet siç po luftohet, ditë për ditë, orë për orë, ditë e natë, në këtë shesh të lirisë dhe në çdo shesh e çdo rrugë, e në çdo shtëpi të shqiptarëve që i thonë “Jo krimit!”, i thonë “Jo drogës”, i thonë “Jo qevrisë së bërë njësh me krimin dhe me drogën!” Dhe “Po, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme!”, që janë themeli i republikës së re, të demokracisë së vërtetë, të shtetit ligjor të vërtetë që mbron qytetarin e thjehtë dhe godet gjyqtarin e korruptuar, godet kriminelin e lidhur me pushtetin, dhe të drejtësisë që lufton krimin dhe korrupsionin.

 

Në këtë betejë, në këto ditë me ne janë bashkuar shqiptarët, në ballë të kësaj beteje ka qenë dhe është rinia shqiptare, janë studentet shqiptarë, gjimnazistët shqiptarë.

 

Dhe në këto ditë e këto netë kanë patur fjalën, janë shprehur përfaqësuesit e rinisë, përfaqësuesit e studentëve. Por sot fjalën e kanë brezi i tretë, ata që me mund dhe sakrifica kanë rritur këtë rini shqiptare. Ata që çuan jetën në një sistem të padrejtë, abuziv, gjakatar, që derdhën djersën e tyre anembanë Shqipërisë. Dhe sot gëzojnë respektin tonë, respektin tim për gjithçka kanë bërë për familjet e tyre, për këtë vend. Por për fat të keq nuk gëzojnë as respektin, as konsideratën e një qeverie mashtruese dhe të dështuar në politikat sociale e në veçanti në politikat sa i përket brezit të tretë dhe pensionistëve.

 

Prandaj jemi mbledhur sot këtu, sepse republika e re që po lind, që do të ketë në themel zgjedhje të lira dhe të ndershme, që do të ketë në qendër të vëmendjes qytetarin shqiptar e në veçanti rininë shqiptare, nuk mund të jetë republikë e re e ndryshme nga ajo e vjetra që po varrosim nëse nuk merr përsipër përgjegjësinë e kujdesit të plotë njerëzor, të kujdesit të plotë human, e kujdesit të plotë financiar për gjendjen materiale, shpirtërore dhe dinjitetin e brezit të tretë dhe pensionistëve shqiptarë.

 

Ndaj jemi mbledhur sot këtu, të dëgjojmë nga ky parlamenti i vërtetë i republikës së re që po lind, problemet e vërteta që qeveria fasadë, parlamenti fasadë i republikës së krimit nuk do t’i dëgjojë. Sepse nuk do të ballafaqohet me dështimet e tyre.

 

Premtuan rritje pensionesh. Premtuan se pensionistët shqiptarë do të kishin fuqi blerëse më të madhe. Sot realiteti flet vetë. Pensionet nuk janë rritur as sa vlera e indeksimit të inflacionit. E kuptoni se çfarë do të thotë kjo? E dini fare mirë se çfarë do të thotë kjo.

 

Kjo do të thotë se me pensionin e sotëm, pensionistët blejnë më pak se sa ç’blinin para tre vitesh apo para katër vitesh.

 

Arsyeja është e thjeshtë, sepse pensionet janë rritur më pak se ç’është rritur inflacioni.

 

Po energjia elektrike?

 

Po faturat e ujit?

 

Po faturat e kudjesit shëndetësor?

 

A janë ulur apo janë rritur, janë bërë më mirë apo janë bërë me keq?

 

Po kujdesi i shërbimeve sociale të shtetit ndaj pensionistëve, ndaj njerëzve të cilët kanë punuar gjithë jetën e tyre dhe sot nuk kanë mjaftueshëm para për të mbyllur muajin, që me një dorë marrin pensionin dhe me dorën tjetër këto para i çojnë për ilaçe, dhe ilaçet janë skarco, janë ilaçe pa garanci.

 

Nuk dinë çfarë të bëjnë më parë.

 

Të paguajnë faturën e ilaçeve apo të paguajnë faturën e kripur të energjisë elektrike apo të paguajnë faturat e rritura të ujit? Çfarë të bëjnë me pensionin që blen më pak se katër vite më parë?

 

Kush mendon për këtë problem? Kush shqetësohet për këtë problem?

 

Kush ka zgjidhje për këtë problem?

 

Jo kjo qeveri, jo ky kryeministër. Ky ishte ai që rriti çmimin e energjisë, e rriti çmimin e energjisë pikërisht për shtresat me më pak të ardhura. E rriti çmimin e energjisë për ata që e kanë lakun në fyt. Ky është ai që rriti çmimin e shportës, duke rritur çmimin e naftës. Çmimi i naftës ndikon në gjithçka tjetër, në çmimin e miellit, e sheqerit, të vajit, të transportit.

 

Ky është ai që pensionistëve pra në vend që t’iu japë mundësi më të mëdha, t’iu shtojë të ardhurat, ju uli fuqinë blerëse.

 

Nuk i dha asnjë rrugëdalje, nuk i dha asnjë rrugëzgjidhje. Të dëshpëruar shumica dërrmuese e pensionistëve shqiptarë sot i ka sytë vetëm tek fëmijët e tyre. I kanë sytë vetëm tek lëmosha. Po a ka mundësi të ndërtojmë një republikë të drejtë, një shoqëri të drejtë, ku ata që kanë derdhur djersën e tyre, kanë derdhur mundin e  tyre, nuk marrin nga republika atë çka kanë kontribuar  po marrin përbuzjen, marrin lëmoshë.

 

Pensionistët nuk kërkojnë lëmoshë. Pensionistët kërkojnë tu njihet kontributi në 40 vite,  50 vite punë robëruese. T’iu njihet kontributi i tyre dhe tu jepet mundësia të jetojnë me dinjitet.

 

A ekzistojnë mjetet në këtë republikë që ata të jetojnë me dinjitet? Sigurisht që Po. Por në qoftë se jep 75 milion euro koncesione, pesë miqve të kryeministrit për zero shërbime, nëse jep 200 milion euro tendera korruptivë 11 miqve të kryeministrit, sigurisht që nuk të mbeten para për pensionistët, nuk të mbeten para për ndihmën sociale, njësoj si nuk mbeten para për studentët, njësoj si nuk mbeten para për arsimin. Sepse, paratë e taksave të shqiptarëve i gllabërojnë një grusht oligarkësh të lidhur me kryeministrin.

 

Por në republikën e re që po vjen e nuk po ndalet, kjo do të ndryshojë. Tenderat korruptive, koncesionet korruptive, do të anulohen. Paratë e shqiptarëve që kanë futur në xhepat e tyre në kurriz të mosrritjes pensioneve, në kurriz të shëndetësisë së falimentuar, në kurriz të tarifave të rritura të universiteteve jo vetëm do të anulohen, por unë zotohem sot se paratë do t’ua nxjerrim nga xhepat e fryrë dhe do t’i kthejmë në pensione më të mëdha, në shëndetësi të vërtetë, në arsim të vërtetë për shqiptarët.

 

Kjo është plotësisht e mundur.

Zgjidhja që ne ju ofrojmë shqiptarëve, me taksa të ulëta me liri dhe mundësi për sipërmarrjen, do ta rrisë ekonominë, do të ulë informalitetin dhe do të bëjë të mundur që vetëm brenda katër viteve të ardhshme, pensionet e shqiptarëve të rriten 40% dhe ne mos kemi pension nën 250 mijë lekë në muaj. Kjo  është plotësisht e mundur nga një qeveri që mendon për njerëzit, nga një qeveri që mendon për qytetarët, nga një qeveri që është e përkushtuar ndaj fatit të çdo kategorie shoqërore, veçanërisht ndaj brezit të tretë, brezi i sakrificës, pensionistëve shqiptarë.

 

Nuk do të ketë në fund të mandatit të parë të qeverisë së parë të republikës së re, një shqiptar me pension minimal, nën  250 mijë lekë.

 

Por ju e kuptoni se çfarë do të thotë kjo. Eshtë detyra ime t’ua shpjegoj se çfarë do të thotë kjo. Këto para nga diku do dalin, këto para dikush do të duhet t’i lëshojë, këto para sot i kanë një grusht njerëzish. Ata jetojnë si pashallarë, ata jetojnë si sheikë, ata ndezin purot e shtrenjta me 50 mijë lekësha. Këtyre njerëzve do t’ua marrim këto para, paratë e qytetarëve shqiptarë, paratë e taksapaguesve shqiptarë që i kanë marrë me tendera dhe koncensione korruptive.

 

Prandaj them se kjo është një luftë, ata do të përpiqen të mos i dërozojnë, do të përpiqen të vazhdojnë t’i mbajnë këto privilegje, ti mbajnë këto para, që shumica dërrmuese e shqipatrëve të vazhdojnë të lëngojnë në varfëri, të jenë gjithmonë e më shumë të varur nga qeveria, të jenë më shumë nën mëshirën e qeverisë, e ta kenë frikë qeverinë, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve. Kjo është skema e tyre, kjo është mënyra se si ata janë pasuruar dhe se si duan ta ruajnë parusinë. Përmes një qeverie të kapur,

përmes një qeverie që u shërben atyre.

 

Ndërkohë që shkel me këmbë fatin e mijëra, qindra mijëra pensionstëve dhe familjeve shqiptare.

 

Ndaj është luftë, është luftë që këto para t’ia marrim një pakice dhe t’ia japim shumicës së qytetarëve që i meritojnë. Pensionistëve, studentëve, pacientëve, pedagogëve, policisë dhe të gjitha shërbimeve të shtetit.

Pra, kjo është lufta. Politika është rishpërndarje resursesh. Politika e republikës së vjetër resurset e shqiptarëve ia ka dhënë një grushti kriminelësh dhe një grushti oligarkësh. Pasuritë e shqiptarëve ua ka dhënë një grushti kriminelësh dhe një grushti oligarkësh. Pronat e shqiptarëve ua ka dhënë një grushti kriminelësh dhe një grushti oligarkësh.

Republika e re do ta zhbëjë këtë me fuqinë e votës së lirë, me fuqinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ky është ndryshimi. Kjo është përmbysja. Ky është revolucioni demokratik.

 

Shumica do të rimarrë në dorë fatet e saj, do të rimarrë në dorë të drejtat e saj, do të rimarrë në dorë, asetet, pasuritë, paratë e republikës së re, do të jenë për qytetarët, për shumicën, e jo për pakicën, jo për qeverinë e korruptuar dhe bandën kriminale.

 

Kjo është zgjidhja, vëllezër dhe motra, zgjidhje tjetër nuk ka. Ju na dëgjoni. Ju keni shpresë, ju keni besim, ju keni vendosmëri dhe prandaj jeni këtu sot, sepse së bashku besojmë  dhe zgjidhjet që republika e re ofron.

Na dëgjon edhe pala tjetër. Ka frikë, ka tmerr, ka panik dhe bën gjithçka për të ndalur republikën e re, për të mbajtur në fuqi republikën e vjetër, ku zotër janë ata, mjeshtrat e propagandës, mjeshtrat e mashtrimit, mjeshtrat e hajdutërisë, me ndihmën e llumit të shoqërisë, kriminelëve, prandaj i mbajnë në krahë kriminelët, sepse po mos të kenë në krahë kriminelët, nuk kanë asnjë shans t’i imponohen shqiptarëve.

 

Por sot, nga ky shesh u themi se, sado kriminelë të mbledhin rreth vetes, sado të vonojnë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, koha ka ardhur, shqiptarët janë në këmbë, republika e re po vjen, e vjetra është e destinuar të vdesë, të zhduket.

 

Republika e re, republika e rinisë, republika e fëmijëve, republika e qytetarëve të thjeshtë, republika e sipërmarrësve, republika e punëmarrësve, republika e të papunëve që do të kenë mundësi të ndërtojnë jetën e tyre duke kërkuar dhe gjetur punë me një ekonomi të re, plotë shpresë dhe energji, ku mundësitë janë të barabarta para ligjit dhe pa dyshim republika e re me nderim të rigjetur, për brezin e tretë, për brezin e sakrificës, për pensionistët shqiptarë.

 

Ndërhyrja pas shqetësimit të pensionistit:

 

Fjalën tënde e ndoqën me shumë interes, jo vetëm të pranishmit por edhe ata që mundën ta ndiqnin përmes medias. Këto janë fjalët e vërteta të popullit, jo dënglat e propagandës të kryeministrit që është ngulur në ekran, është ngulur në ekran dhe nuk shkulet nga ekrani se nuk do të dëgjojë hallet e njerëzve. Ai nuk do të dëgjojë, e jo më të zgjidhë punë.

Për hallet që shkruan dhe nuk merr përgjigje, shqiptarët duhet ta dinë ky kryeministër dhe qeveria e tij paguan plot 140 punonjës të cilët në vend që t’i kthejnë përgjigje qytetarëve rrinë nga mëngjesi deri në darkë duke sulmuar qytetarët, duke sulmuar opozitën, duke sulmuar mediat në internet.

 

I shikoni në faqet on-line ata që vjellin vrer sa herë që dikush ngre zërin kundër qeverisë, sa herë që dikush ngre zërin kundër politikave, sa herë që dikush denoncon një hall, i vërsulen me gjuhë rrugaçësh. Ata janë njerëzit që Edi Rama i paguan për t’iu vërsulur qytetarëve, për t’iu vërsulur zërit të lirë, për t’iu vërsulur atyre intelektualëve që ngrenë zërin, sigurisht opozitës, po se po.

 

Prandaj nuk kanë kohë t’i përgjigjet letrave të popullit. Prandaj nuk ka kohë t’i përgjigjet qytetarit, halleve dhe problemeve. Sepse nuk ka më asnjë minutë kohë për popullin. E ka kohën për vete, i ka paratë për veten, e ka pushtetin për vete.

 

Prandaj jemi këtu për ta shembur këtë lloj pushteti. Pushetti i ardhshëm do të burojë nga qytetarët dhe do të varet nga qytetarët. Do të varet nga qytetarët dhe qytetarët do ta kenë në dorë pushtetin e ardhshëm, do ta kenë në dorë përmes mekanizmave institucionalë, do ta kenë në dorë përmes mekanizmave kushtetues, do ta kenë në dorë përmes mekanizmave të protestës qytetare.

 

T’i japim fund një qeverie që nuk dëgjon, që ka mbyllur veshët, dhe vetëm sulmon dhe shan sa herë që nuk i pëlqejnë kritikat, sa herë që  nuk i pëlqejnë vërejtjet, sa herë që  përballet me hallet dhe mjerimin e thellë që ka krijuar.

 

Unë ju falënderoj nga zemra për këtë mundësi që na dhatë.

 

Dhe ty z.Xhaferr, të inkurajoj të jesh pjesë e kësaj proteste për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të çliruar të gjithë, edhe Partinë Socialiste. Edhe Partia Socialiste është pasuri kombëtare, por duhet ta çlirojmë nga krimi, ta çlirojmë nga kriminelët, ta çlirojmë nga droga.

 

Të konkurrojmë denjësisht para shqiptarëve me platforma realiste që zgjidhin problemin e shqiptarëve dhe jo të kriminelëve, oligarkëve dhe shqiptarët të vendosin se kush do të qeverisë, e kush do të bëjë opozitë, se të dyja në këtë rast i shërbejnë Shqipërisë, i shërbejnë shqiptarëve.

 

Read More
27 Shk
0

Edmond Tupe: Protesta e qytetarëve, madhështore, ajo që nisi me 18 shkurt do të sjellë pranverën

Shkrimtari dhe intelektuali i njohur, Edmon Tupja ishte sot në Sheshin e Lirisë, në një bashkëbisedim me qytetarët për protestën dhe kërkesat që kanë sot shqiptarët.

 “Unë e di që që nga data 18 shkurt, në atë protestë të madhërishme, dhe sot këtu në shesh nuk janë vetëm njerëz të opozitës apo simpatizantë të saj, por janë edhe qytetarë të shqetësuar dhe të indinjuar.Ka ardhur koha të indinjohemi të gjithë. Na duhet zemërimi qytetar”, tha Tupja.

Pasi hoqi paralele mes protestës së Rumanisë dhe qëndresës së qytetarëve shqiptar, Edmond Tupja bëri thirrje për vazhdimësi.

“Ju si rini keni një burim të pashtershëm force, por duhet të flisni me të gjithë nejrëzit që takoni për t’u përcjellë atyre mesazhin e kësaj beteje. Sepse betejat zgjasin. Duhet të mësohemi me këtë edukatë të vepruari e cila është edukatë demokratike. Duhet këmbengulur dhe shpirtngulur. Nuk vjen pranvera e republikës së re vetëm me një protestë madhështore”.

I pyetur nga një student lidhur me varfërinë në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare dhe pasojat që ajo sjell në psikologjinë dhe jetën e njeriut, Edmond Tupja iu përgjigj kështu.

“Varfëria sjell grindje. Problemet sociale me ato ekonomike sjellin dhunë emocionale, psikologjike. Pastaj lind dhuna fizike. Rinia sot është e lodhur. Këtë më thonë studentët e mi. Të mbarosh shkollën e lartë për një degë të caktuar dhe të punosh në call centre apo kamarier, kjo është e tmerrshme”.

Për Edmond Tupen janë intelektualët ata të cilët duhet të tregojnë se edhe ata janë të ndërgjegjshëm për atë që ndodh.

“Mendohet se intelektualët duhet të jenë apartiak e të mos i përkasin asnjë partie. Por ky është shtrembërim sepse intelektuali ka mendimin e tij, opinionin e tij dhe e thotë atë me zë të lartë. Nëse intelektuali nuk reagon ndaj realitetit atëherë do biem në skizofreni”.

Për kryedemokratin Lulzim Basha, arroganca e qeverisë sot merr kuptim nga politikat e ndjekura që prej ditës së parë në pushtet të kryeministrit. Që prej ditës së parë, sipas Lulzim Bashës,  Edi Rama ka krijuar në fasadë në vend të qeverisë dhe asnjëherë nuk i mbajti premtimet e tij elektorale. Një qeveri mund të dështojë në programin e saj elektoral, mund të dështojë në qeverisje, por ky – tha Basha – as nuk u përpoq.

“Si ndryshe mund ta ruajë legjitimitetin një qeveri që nuk i shërben shumicës por pakicës? Kjo është qeveria fasadë dhe arroganca është tipari dallues i qeverisjes fasadë”, tha Basha.

Psiklologia Orjola Pampuri u shpreh se dëshirat dhe ambiciet e rinisë dhe të studentëve bien ndesh me mundësitë që u ofrohen sot. Pampuri theksoi se koha sot kërkon angazhimin e të gjithë intelektualëve, të cilët duhet të kontribuojnë për ndryshimin.


Njoftim per shtyp- 27 Shkurt 2017

Read More
27 Shk
0

Të përndjekurit politik në Sheshin e Lirisë, dëshmia e gjallë e sakrificës për lirinë e zgjedhjes, lirinë e votës

Lulzim Basha bashkëbisedon me familjarë, përfaqësues dhe të përndjekur politik në ditën e 10 të rezistencës popullore

Mëngjesin e dhjetë të protestës kryetari Lulzim Basha bashkëbisedoi me familjarë dhe pjestarë të shtresës së të përndjekurve politikë. Pjesmarrës të këtij grupimi marshuan drejt sheshit të qëndresës qytetare ku edhe ndanë përjetimet e tyre.

Lavdie Nela, gruaja e poetit të vrarë, Havzi Nela, tha se lumturia e saj perëndoi kur ia mori diktatura. Sot ajo jeton e vetme dhe kërkon vetëm një gjë.

“Unë kërkoj hapjen e dosjeve. Të gjithë kriminelet që kanë firmosur për vrasjen e poetit Havzi Nela të marrin dënimin e merituar. Familja ime u burgos e u internua për një Shqipëri demokratike. Sot ju falenderoj ju Zoti Basha që jeni bërë zëri i shqiptarëve në këto ditë të vështira”.

Për Uran Kostrecin, tenda e protestës qytetare është sot çerdhja nga ku do të sjellin dhe njëherë demokracinë si e sollën në vitet ’90.

“Ky popull që vuajti 50 vjet nga komunizmi nuk besoj se e kishte hak edhe këtë sistem që për mua është neo-komunizëm”.

Në një linjë është edhe Besim Ndregjoni, i cili tha se sot kjo çadër e opozitës dhe qytetarëve shqiptarë, rrethohet nga një pushtet kriminal, i cili sot duhet t’i kërkojë falje kësaj kategorie.

“Nuk e kishim menduar që bijtë e etërve që vranë këtë poull do të bënin politikë në Shqipëri. Le të dalë Edi Rama në dritare dhe ti kërkojë falje gruas së Havzi Nelës, ti kërkojë falje për firmën e babait të tij që vari bashkëshortin e zonjës Nela”.

Osman Kaceli tregoi për të pranishmit se si 66 vjet më parë, 22 perona mes të cilëve edhe babai i tij, u pushkatuan pa asnjë shkak dhe u groposën pranë urës së Beshirit me vendim të Byrosë Politike.

Një prej tyre, pjestar i shtresës së të përndjekurve politik, prej 40 vitesh tashmë, invalid, baba i tre fëmijëve, tha se sot shteti i jep një ndihmë financiare mujore prej 86 mijë lekësh të vjetra dhe ka mbetur në shpatullat e djalit të tij mbijetesa dhe shkollimi i dy fëmijëvetë tjerë.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përpara se të zotohej përballë përfaqësuesve të të përndjekurve politik, tha se ky mëngjes i bukur është edhe paralajmërim i pranverës në politikën shqiptare.

“Ne kemi bërë shumë në këtë drejtim, politikisht dhe në qeverisje, por e di që shumë ka mbetur pa u bërë. Dua të zotohem këtu para jush, përfaqësuesve të të përndjekurve politik, dhe gjithë të përndjekurve politik, se Republika e  re që po ndërtojmë së bashku do të jetë Republika e lirisë vetëm kur të ketë shlyer plotësisht borxhin moral dhe material ndaj jush. Ky është zotimi im, ky është premtimi im”.

Duke i quajtur si shtresa më fisnike e dinjitetit njerëzor, Lulzim Basha tha se në themel të çdo lirie është e drejta për të zgjedhur.

“Si askush tjetër, ju që jeni këtu dhe paraardhësit tuaj që u vranë, u burgosën dhe u internuan, jeni dëshmi e gjallë e përpjekjes së shqiptarëve për liri. Themeli i lirisë është mundësia për të zgjedhur vetë.  Dhe në një shoqëri të qytetëruar dhe perëndimore kjo merr formë përmes lirisë së votës. Ky është një instrument i vjetër sa qytetërimi. Ndaj dua ta nis këtë fjalë me respektin dhe nderimin më të madh për sakrificën sublime të të përndjekurve politikë shqiptarë”.

Kjo sakrificë për Lulzim Bashën po minimizohet për shkak të kërcënimit që i bëhet sot lirisë.

“Por sot, pas 26 vitesh liria për të cilën ju luftuat, për të cilën u ngritëm dhe luftuam 26 vite më parë është përsëri e kërcënuar, tashmë jo nga një diktaturë ideologjike, por nga diktatura e krimit. Sot liria kërcënohet nga një qeveri dhe një kryeministër që shkel Kushtetutën dhe shkel ligjin për të mbrojtur kriminelët që ka sjellë në pushtet Sot jemi këtu si pjesë e një vendimi të madh popullor për t’i thënë Edi Ramës që e vetmja mënyrë për të rikthyer normalitetin në këtë vend është largimi yt dhe një qeveri teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Read More
27 Shk
0

Të përndjekurit politik në Sheshin e Lirisë, dëshmia e gjallë e sakrificës për lirinë e zgjedhjes, lirinë e votës

Lulzim Basha bashkëbisedon me familjarë, përfaqësues dhe të përndjekur politik në ditën e 10 të rezistencës popullore

 

Mëngjesin e dhjetë të protestës kryetari Lulzim Basha bashkëbisedoi me familjarë dhe pjestarë të shtresës së të përndjekurve politikë. Pjesmarrës të këtij grupimi marshuan drejt sheshit të qëndresës qytetare ku edhe ndanë përjetimet e tyre.

Lavdie Nela, gruaja e poetit të vrarë, Havzi Nela, tha se lumturia e saj perëndoi kur ia mori diktatura. Sot ajo jeton e vetme dhe kërkon vetëm një gjë.

“Unë kërkoj hapjen e dosjeve. Të gjithë kriminelet që kanë firmosur për vrasjen e poetit Havzi Nela të marrin dënimin e merituar. Familja ime u burgos e u internua për një Shqipëri demokratike. Sot ju falenderoj ju Zoti Basha që jeni bërë zëri i shqiptarëve në këto ditë të vështira”.

Për Uran Kostrecin, tenda e protestës qytetare është sot çerdhja nga ku do të sjellin dhe njëherë demokracinë si e sollën në vitet ’90.

“Ky popull që vuajti 50 vjet nga komunizmi nuk besoj se e kishte hak edhe këtë sistem që për mua është neo-komunizëm”.

Në një linjë është edhe Besim Ndregjoni, i cili tha se sot kjo çadër e opozitës dhe qytetarëve shqiptarë, rrethohet nga një pushtet kriminal, i cili sot duhet t’i kërkojë falje kësaj kategorie.

“Nuk e kishim menduar që bijtë e etërve që vranë këtë poull do të bënin politikë në Shqipëri. Le të dalë Edi Rama në dritare dhe ti kërkojë falje gruas së Havzi Nelës, ti kërkojë falje për firmën e babait të tij që vari bashkëshortin e zonjës Nela”.

Osman Kaceli tregoi për të pranishmit se si 66 vjet më parë, 22 perona mes të cilëve edhe babai i tij, u pushkatuan pa asnjë shkak dhe u groposën pranë urës së Beshirit me vendim të Byrosë Politike.

Një prej tyre, pjestar i shtresës së të përndjekurve politik, prej 40 vitesh tashmë, invalid, baba i tre fëmijëve, tha se sot shteti i jep një ndihmë financiare mujore prej 86 mijë lekësh të vjetra dhe ka mbetur në shpatullat e djalit të tij mbijetesa dhe shkollimi i dy fëmijëvetë tjerë.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përpara se të zotohej përballë përfaqësuesve të të përndjekurve politik, tha se ky mëngjes i bukur është edhe paralajmërim i pranverës në politikën shqiptare.

“Ne kemi bërë shumë në këtë drejtim, politikisht dhe në qeverisje, por e di që shumë ka mbetur pa u bërë. Dua të zotohem këtu para jush, përfaqësuesve të të përndjekurve politik, dhe gjithë të përndjekurve politik, se Republika e  re që po ndërtojmë së bashku do të jetë Republika e lirisë vetëm kur të ketë shlyer plotësisht borxhin moral dhe material ndaj jush. Ky është zotimi im, ky është premtimi im”.

Duke i quajtur si shtresa më fisnike e dinjitetit njerëzor, Lulzim Basha tha se në themel të çdo lirie është e drejta për të zgjedhur.

“Si askush tjetër, ju që jeni këtu dhe paraardhësit tuaj që u vranë, u burgosën dhe u internuan, jeni dëshmi e gjallë e përpjekjes së shqiptarëve për liri. Themeli i lirisë është mundësia për të zgjedhur vetë.  Dhe në një shoqëri të qytetëruar dhe perëndimore kjo merr formë përmes lirisë së votës. Ky është një instrument i vjetër sa qytetërimi. Ndaj dua ta nis këtë fjalë me respektin dhe nderimin më të madh për sakrificën sublime të të përndjekurve politikë shqiptarë”.

Kjo sakrificë për Lulzim Bashën po minimizohet për shkak të kërcënimit që i bëhet sot lirisë.

“Por sot, pas 26 vitesh liria për të cilën ju luftuat, për të cilën u ngritëm dhe luftuam 26 vite më parë është përsëri e kërcënuar, tashmë jo nga një diktaturë ideologjike, por nga diktatura e krimit. Sot liria kërcënohet nga një qeveri dhe një kryeministër që shkel Kushtetutën dhe shkel ligjin për të mbrojtur kriminelët që ka sjellë në pushtet Sot jemi këtu si pjesë e një vendimi të madh popullor për t’i thënë Edi Ramës që e vetmja mënyrë për të rikthyer normalitetin në këtë vend është largimi yt dhe një qeveri teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Read More
26 Shk
0

Të rinjtë e Merkel dhe të Europës: Duam zgjedhje të lira në Shqipëri, jo krim dhe drogë, Rama të largohet

Kryetari i të Rinjve Kristiandemokratë gjermanë, Paul Zimiak, dhe kryetari i Unionit të të Rinjve të djahtë në Europë, Javier Hurtado Mira ishit sot në Sheshin e Lirisë për të mbështetur protestën popullore për zgjedhje të lira e të ndershme.

Paul Zimiak, kryetar i të rinjve kristiandemokrat të Gjermanisë u shpreh:

“Erdha këtu për të mbështetur të gjithë ata që luftojnë për lirinë e votës dhe shtetin e së drejtës. Shoh shumë të rinj, dhe jeni këtu sepse shqetësoheni për të ardhmen e vendit tuaj. Gjermania, Europa dhe tërë bota kërkon të dëgjojë zërin tuaj. Ne i luftojmë ata që duan të mbrojnë korrupsionin, dhe mbrojmë e mbështesim ata që luftojnë për liri dhe zgjedhje të lira. Ka ardhur koha të ngrini zërin e të merrni në duar fatin e vendit tuaj. Duhet të pyesni veten, cfarë të ardhme kërkoni për Shqipërinë? Doni një vend ku kriminelët kanë më shumë të drejta se njerëzit e thjeshtë, apo doni një vend me shtet të së drejtës që mbështet njerëzit e thjeshtë punëtorë dhe u jep mundësi të gjithëve. Nëse doni një vend ku secili mund të votojë atë që dëshiron, atëherë duhet të mbështesni Lulzim Bashën. Ju që jeni sonte në këtë shesh, ju jeni sovrani i Shqipërisë”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e falenderoi z.Zimiak për mbështetjen dhe ndau me qytetarët e pranishëm një detaj, që edhe pse kreu i të rinjve kristiandemokratë gjermanë pret të bëhet baba, ai erdhi sot këtu mes të rinjve shqiptarë.

Kryetari i Uninionit të të Rinjve të Djathtë Europianë, Javier Hurtado Mira u shpreh:

“Mos e lëshoni betejën kundër kriminelëve në parlament. Keni detyrën t’i tregoni Europës se Shqipëria është një vend i pastër, sic jeni ju këtu sot, sic jemi ne. Ne jemi miq jo vetëm të të djathtës, por të Shqipërisë, të njerëzve që duan demokracinë. I kërkoj Edi Ramës të lërë qeverinë dhe i kërkoj Ilir Metës të ushtrojë përgjegjësitë e tij, nëse është socialist i vërtetë. Nuk mund të lejoni që kërcënimet ndaj votës, ndaj lirisë të përsëriten sot në vitin 2017 në mes të Europës, këtu në Shqipëri. Sduhet të keni frikë, frika na mban në shtëpi, vetëm sic jeni këtu sot do të arrini fitoren. Duhen zgjedhje të lira e të ndershme, dhe duhen garanci të plota për këtë. Ne do ti kërkojmë Europës dhe ambasadave tona këtu, që të hapin sytë e të shohin cfarë po ndodh, sepse kjo që po ndodh është dramatike, ky vend s’mund të jetë i mbytur në drogë e krim”.

Lulzim Basha tha se kjo është mbështetja kumptimplotë që Europa e lirë, e njerëzve të lirë, i jep kauzës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme kauzës së qyetarëve shqiptarë për një Republikë të Re të lirisë, të demokracisë së vërtetë për cdo shqiptar.

“Mesazhi i sotëm, mesazhi që vjen nga miqtë tanë gjermanë, europianë, dhe mesazhet që erdhën mbrëmë nga përtej Atlantikut tregojnë se konsensusi qyter është një konsensus ndërkombëtar. Zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje të tjera nuk do ketë. Faktet janë me ne, e drejta është me ne, shumica është me ne, Zoti është me ne, fitorja do jetë e Shqipërisë”, tha Basha.


Njoftim per shtyp, 26 Shkurt 2017

Read More
26 Shk
0

Pakica e krimit dhe e korrupsionit kërkon të mbajë republikën e vjetër, por ajo ka rënë, ka lindur Republika e Re e vlerave

Të dashur miq

Ju përshëndes ju dhe ata dhjetra mijëra qytetarë që vazhdojnë të jenë ditë për ditë, e natë për natë pjesë e kësaj proteste të jashtëzakonshme të pashoqe në historinë e Shqipërisë, të pashoqe në historinë e Ballkanit. 9 ditë e 9 netë pa ndalim për kauzën e demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sot përsëri në mesin tonë kemi njerëz që përfaqësojnë ajkën e shoqërisë, ajkën e kombit, përfaqësues të artsitëve, përfaqësues të kulturës shqiptare. Jo më kot këto nëntë ditë e nëntë netë të rezistencës, të përballjes e të protestës, këtu në sheshin e lirisë krah për krah me qytetarët , krah për krah me protestuesit, krah për krah me PD dhe me partitë e tjera të opozitës, janë njerëzit e elitës së vërtetë të kombit. Artistë të nderuar, intelektualë të mendimit më të fuqishëm shqiptar, sportistë, njerëz të medias, njerëz të lire. Këta janë këtu sepse me shqiptarët e ndershëm me shqiptarët e lirë, i bashkon kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Janë po kështu si një kundërthënie, si një kundërvënie ndaj pakicës që kemi përballë. Pakica që kemi përballë në këto momente paniku, frike dhe tmerri nga shumica e bashkuar e shqiptarëve, e gjen ngushëllimin e saj, e gjen sigurinë e saj tek banda dhe tek banditët. Sa herë që Rama futet në panik, cfarë bën? Ulet, drekon dhe darkon me banditët që ka sjellë në parlament, me banditët që ka sjellë në krye të bashkive të vendit.

Forca e tij janë banditët, pra llumi i shoqërisë. Forca jonë, janë elita e vërtetë, janë intelektualët, janë pedagogët, janë artistët janë sportistët, janë më e mira që ka prodhuar e prodhon ky komb. Eshtë sigurisht, rinia shqiptare, rinia studentore, rinia gjimnaziste që ka qenë e vazhdon të jetë ditë e natë pjesë e forcës dhe e vendosmërisë së këtij bashkimi popullor. Kjo në fakt, është dhe beteja, e thënë thjesht dhe me dy fjalë. E shpjeguar për ata të cilët e shohin nga larg Shqipërinë, që duan të dinë cila është beteja, cila është ndarja sot në Shqipëri? Nga njëra anë, shumica dërrmuese e shqiptarëve të djathtë e të majtë, të varfëruar e të zhgënjyer, të goditur të shpunësuar, subjekte të padrejtësisë së përditshme të një pushteti arrogant e të pashpirt, një shumicë, të cilës i mohohet ditë për ditë mundësia për të ndërtuar jetën me punë të ndershme . Një shumicë e cila nuk kërkon lëmoshë , por mundësi për të ndërtuar jetën me punë të ndershme dhe kjo i mohohet,  i shkelet i dhunohet, nga kush;nga një pakicë e cila shkel ditë për ditë kushtetutën, shkel ditë për ditë ligjin. Pse? Pse shkelet ligji? Pse e shkel ligjin Edi Rama, për të mbajtur Elvis Rroshin kryetar bashkie kundër ligjit.

Pse, nga njëra anë, investohet te ai për të mbajtur një bandit të dënuar për përdhunim , të dënuar për trafik droge në kundërshtim me ligjin, në zyrën e kryetarit të bashkisë së Kavajës, dhe nga ana tjetër i merr shpirtin dhe i vë këmbën të pamundurit, të varfërit, të papunit, atij që nuk ka mundësinë ti kthejë favoret me shërbimet kriminale që merr nga kriminelët që ka futur në politikë. Sepse Edi Rama, fatin e tij e ka lidhur tashmë jo me shumicën dërrmuese të shqiptarëve të ndershëm por me një grusht kriminelësh, hajdutësh dhe zuzarësh. Ky është problemi. Me që e ka lidhur fatin me ta, ka frikë nga gjykimi i shumicës, ka frikë nga vota popullore, ndaj ka bërë gati taboret e kriminelëve. I ka ndarë, bashki më bashki. U ka dhënë për detyrë të frikësojnë e të terrorizojnë qytetarët me qëllim që të prishë zgjedhjet e ardhshme. Të prishë zgjedhjet e ardhshme me qëllim që, përsëri ai me një grusht kriminelësh të mbeten në pushtet e të vazhdojnë ti marrin frymën popullit. Të vazhdojnë ta përballin shumicën e shqiptarëve me dy alternativa, ose dëshpërim dhe ulje koke, ose largimin masiv nga vendi i tyre, nga shtëpitë dhe qytetet e tyre, nga tokat e tyre. Ky ishte ekuacioni deri më 18 Shkurt. Deri më 18 Shkurt, frika si një instrument zotërimi, mbizotëronte në popull dhe kokoshi 200 milionësh krekosej me arrogancën dhe harbutërinë e tij. E keni pare, prej datës 18 Shkurt, nuk po gjen vrimë ku të fusë kokën. Nuk po gjen vrimë ku të fusë kokën. Ekuacioni ka ndryshuar, populli nuk ka më frikë. Populli e ka vrarë frikën, populli e ka kuptuar se nuk ka pse të ketë frikë nga një pakicë që përfaqëson llumin e shoqërisë, frika është përtej atyre mureve. Frika duhet të jetë e Edi Ramës dhe bandës së tij.

Edi Rama dhe banda e tij është më e izoluar se kurrë , nuk e duan demokratët, nuk e duan socialistët, nuk e do Jugu, nuk e do Veriu. Nuk e duan as ndërkombëtarët, ata që zgjedhjet e lira dhe të ndershme i kanë vlerën më të patjetërsueshme për kombet e tyre. E kanë kuptuar, se beteja jonë nuk ka e nuk mund të ketë përfundim tjetër përvec fitores së qytetarëve të bashkuar, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dekriminalizimin e parlamentit dhe nstitucioneve, luftës kundër drogës dhe një drejtësi të vërtetë. Veting me Armando Prengën, veting me Elvis Rroshin nuk ka e nuk ka për të pasur. Por do të ketë me qeverisjen e re, me qeverisjen që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe që të nesërmen ne do të ulemi për ti dhënë shqiptarëve Vetingun të cilin e votuam në 22 Korrik, vetingun që garanton gjyqtarë dhe prokurorë të pastër e të pakapur, të cilët janë mankthi i Edi Ramës. I dridhen leqet e këmbëve kur mendon drejtësinë e pakapur, drejtësinë që nuk e merr dot në telefon ta shantazhojë e ta urdhërojë, atij dhe bandës në pushtet. I prishet gjumi nga vetingu i vërtetë. Prandaj do veting fasadë, me shoqatat e vullnetarëve të Enverit që ka nxjerrë sot rrugëve të Tiranës. Veting do të ketë një ditë pas qeverisë teknike, do të ketë veting të vërtetë dhe drejtësi të vërtetë. Por, e para punë që duhet të kryhet është largimi i pakicës së bandave në pushtet me të cilat do të prishë dhe kapë zgjedhjet e shqiptarëve. Kjo është detyra, ky është vendimi i madh që na ka mbledhur këtu. Kjo është detyra e madhe që kemi marrë para shqiptarëve sot, para historisë sonë kombëtare, jo vetëm për zgjedhjet e ardhshme, po që këtej e tutje, shqiptarët nuk do të pranojnë më zgjedhje të diktuara nga krimi, zgjedhje të diktuara nga paratë e pisëta të drogës, zgjedhje të diktuara nga korrupsioni.  Ose do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, ose zgjedhje fasadë nuk ka për të pasur. Ne nuk do ti lejojmë, nuk do ti lejojmë zgjedhjet fasadë. Dikush sot kishte shprehur shqetësimin për radhët e ushtrisë së republikës së re. Ku është ushtria e republikës së re? Ushtria  e republikës së re ishte në sheshin e 18 Shkurtit, ushtria e republikës së re është në këtë shesh, ushtria e republikës së re është në cdo shtëpi shqiptari dhe shqiptareje, që është i zhgënjyer i goditur, i nëpërkëmbur nga një qeveri e padrejtësisë e arrogancës dhe e antiligjit, dhe pret thirrjen finale, thirrjen finale për tu cuar në këmbë e për ta përmbysur dhe varrosur republikën e krimit, republikën e korrupsionit, republikën e drogës, republikën e padrejtësisë. Ndaj, ditët e kësaj beteje, janë ditët e lavdisë së vërtetë qytetare.

Kjo nuk është një betejë politike, kjo nuk është një betejë për të marrë pushtetin në tavolinë. Kjo nuk është një betejë për t’i dhënë pushtetin Lulzim Bashës. Kjo është një betejë për t’i dhënë pushtetin cdo qytetari dhe cdo qytetareje shqiptare, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kjo është një lëvizje ku PD ka krenarinë të jetë pjesë, të jetë pjesë dhe drejtuese. Po lëvizja i ka tejkaluar kufijtë e partive politike. Kjo është një lëvizje kombëtare, demokratike, popullore, paqësore, por e vendosur deri në fund për të hedhur republikën e krimit dhe për të ngritur republikën e re, republikën e vlerave. Republikën e vlerave, jo të Armando Prengës, Elvis Rroshit  me shokë, por republikën e qyetarit të ndershëm, të mjekut të ndershëm, të artistit e të intelektualit të ndershëm, të pensionistit që respektohet, që nuk dhunohet e poshtërohet me pensione që sot blejnë më pak se para tri vite e gjysëm, të punonëjsve të ndershëm që jetojnë me djersën e ballit e që duhet të kenë garanci për vendet e tyre të punës. Dhe një qeveri që punon, që të ardhurat e tyre të shtohen dhe mosha e tyre e pensionit të ulet e jo të rritet, të një Shqipërie ku studentët e gjimnazistët kanë siguri për të nesërmen e nuk jetojnë me ankthin e përditshëm. Të një shëndetësie që ofron shërbime dinjitoze, të një sistemi të rendit dhe të ligjit që nuk nderon krimin dhe godet qytetarin, por godet krimin dhe nderon e respekton qytetarin e thjeshtë. Këto janë parimet mbi të cilët do të ngremë republikën e re. Një gjë është e sigurtë, është cështje kohe. Republika e vjetër vdiq me 18 Shkurt, ta varrosim dhe ti hapim rrugë republikës së re.

Asgjë nuk na ndal në rrugën tonë, as provokimet. Dje provokatorët e Edi Ramës goditën në këtë tendë kreun e Alenacës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, e bënë me pabesi sic e kan denbabaden për zakon. Provokatori mori atë që meritonte këtu në këtë cadër. Dhe unë dua të përshëndes ata të cilët nuk lejuan që provokatori të largohej, pa iu prekur qimja e flokut. Por dua të përsëris edhe një herë thirrjen: të shmangin provokimet, mos provokoni popullin, përndryshe, pasojat e plota të kundërpërgjigjes së fuqishme do të jenë mbi ju, urdhëruesin e provokimeve. Mos provokoni popullin.

Provokatorët po kështu dje, një grusht provokatorësh të PS, e munduan të sabotojnë aktin fisnik dhe sublim të grevistëve të Zharzës. Duke ju shprehur dhe një herë solidaritetin dhe mbështetjen tonë të plotë, duke i kërkuar mediave të pasqyrojnë dhe mos censurojnë vuajtet dhe sakrificat e tyre epike për drejtësi, i bëj thirrje Edi Ramës të ndalë provokimet, t’u përgjigjet nevojave qytetare, brengës së madhe qytetare të grevistëve të Zharshës. Ta dinë nga kjo cadër e lirisë se kanë mbështetjen tonë të plotë e të gjithanshme, jo për ti përdorur politikisht, por për hallin e tyre njerëzor, për faktin se ju kanë shkatërruar kulmin e shtëpive për shkak të babëzisë dhe korrupsionit, për shkak të milionave që ky dhe njerëzit e lidhur me të, fusin në xhepat e tyre. Dua ta mbyll këtë fjalë, duke garantuar gjithë komunitetin e kulturës dhe të artit, se Republika  e Re do ta ketë nder të krenohet me punën tuaj, me dinjitetin tuaj dhe produktin tuaj kulturor dhe artsitik, dhe do ta ketë për detyrë të kontribuojë, jo për fasada, jo për miliona të cilat shpërdorohen dhe vidhen por të kontribuojë që asnjë artist shqiptar, asnjë njeri i kulturës apo i sportit shqiptar, të mos mbetet pa u vlerësuar për kontributin e jashtëzakonshëm që jep për shpirtin kombëtar, për kulturën kombëtare, për artin kombëtar. Kjo është garancia jonë sot për artsitët, për kulturën shqiptare. Mbështetje e drejtëpërdrejtë dhe anullim të të gjitha tenderave korruptivë për  të investuar në fasada ku vjedhin e shpërdorojnë paratë e shqiptarëve.

Faleminderit për këtë vendosmëri, për këtë qëndresë, ora e fitores po afron.


Mesazhi i Lulzim Bashes, 26 Shkurt 2017

Read More
26 Shk
0

Artistët në Sheshin e Lirisë: Protesta, leksion demokracie

Në Sheshin e Lirisë sot ishin të pranishëm artistë dhe student të artit, mes të cilëvë Suela Konjari, aktore, Artan Peqini, pedagog në Universitetin e Arteve, Solen Alla, tenor, Julian Deda, aktor dhe Rudin Sata, tenor në TOB.

Ata ndanë mendimet dhe përjetimet e tyre për gjendjen e kulturës dhe të artistëve në vend sidomos për lirinë dhe vlerësimin e artistëve. Si intelektualë të vetëdijshëm ata folën edhe për gjendjen politike dhe shoqërore dhe sidomos për nevojën e njerëzve për të reaguar dhe për të ngritur zërin.

Atan Peqini, pedagog në Universitetin e Arteve, u shpreh se protesta po fillon një ere e re për Shqipërinë e cila ka nevojë për një republike të re.

Ai tha se “ka ardhur koha që në piedestalin politik shqiptar të ngrihet ndershmëria”

Julian Deda u shpreh se protesta është një leksion qytetarie për të gjithë. “Ju falenderoj për këtë qendresë në këtë çadër sepse është një leksion qytetarie dhe po e ktheni protestën në një institucion. Ne s’duhet të kemi frikë të themi atë që mendojmë pavarësisht nga qeveritë. Duhet ti themi gjërat sepse kështu bëhemi vend më i mirë”, tha Deda.

Rudin Sata, tenor në TOB denoncoi qeverinë që po zhduk memorien e kombit. Ai deklaroi se Durrësi është kthyer në Alepo. “ Bëni si të doni, por edhe sikur një të ngelet në këtë çadër Rudi Sata do jetë këtu në grevë urie”, tha Sata.

Aktorja Suela Konjari, pasi denoncoi krizën e thellë ku e ka futur qeveria artin kërkoi largimin e qeverisë Rama.

Në fjalën e tij Zoti Basha falenderoi dhjetëra mijëra shqiptarë që janë bërë pjesë aktive e protestës, të cilin ai e quajti “të pashoqe në historinë e Shqipërisë”.

“Krah për krah me qytetarët në këtë protestë janë njerëzit e elitës së vërtetë të kombit, artistë të nderuar, intelektualë të mendimit shqiptar, njerëz të lirë të medias, sportistë,” – u shpreh zoti Basha duke shtuar se pakica në pushtet është në tmerr nga shumica e bashkuar e shqiptarëve ndaj po e kërkon sigurinë tek bandat.

“Banditët janë forca e Edi Ramës”, tha Basha, “forca jonë janë pedagogët, artistët, intelektualët janë më e mira që ka prodhur dhe prodhon ky komb.”

Ne kemi sot një pakicë që shkel përditë kushtetutën dhe ligjin. Rama e shkel ligjin për të mbajtur Elvis Rroshin kryetar bashkie dhe nga ana tjetër i vë këmbën në fyt të pamundurit, të varfrit, të papunit.

Zoti Basha deklaroi se Edi Rama nuk e ka lidhur fatin e tij me shumicën e shqiptarëve të ndershëm, por me një grusht banditësh kriminelësh dhe zuzarësh, të cilët i ka bërë gati për të prishur zgjedhjet e ardhshme që ai me kriminelët të mbeten në pushtet.

“Shqiptarëve Edi Rama ju ka dhënë dy alternativa: ose dëshpërim dhe ulje koke ose largim nga vendi i tyre,”- deklaroi Zoti Basha.

Më 18 Shkurt populli e ka vrarë frikën. Sot Edi Ramën dhe bandën e tij nuk e duan jo vetëm demokratët, nuk e duan socialistët, nuk e do as jugu, as veriu, nuk e duan as ndërkombëtarët.

Zoti Basha deklaroi se “beteja jonë nuk mund të ketë përfundim tjetër veçse fitores së qytetarëve të bashkuar, dekriminalizimit të politikës, ndalimit të drogës.”

Në lidhje me vetingun, Zoti Basha u shpreh se veting me Armando Prengën dhe Elvis Roshin nuk mund të ketë. Edi Ramës i prishet gjumi nga vetingu i vërtetë dhe do veting fasadë. Sipas Zotit Basha, veting do të ketë me qeverinë e re, veting sikurse u votua në parlament.

Në lidhje me zgjedhjet Zoti Basha dekalroi se “ose do ketë zgjedhje të lira ose të ndershme ose zgjedhje fasadë nuk ka për të pasur. Ne nuk do i lejojmë zgjedhjet fasadë.”

Zoti Basha pohoi se përpjekja e tij nuk është betejë për pushtetin e tij por për t’i dhënë pushtetin cdo shqiptari dhe shqiptareje. “Ne do ta përmbysim republikën e krimit, republikën e korrupsionit, republikën e padrejtësisë”, tha Zoti Basha.

Lëvizja jonë i ka kaluar kufijtë e partive politike dhe është kthyer ne lëvizje demokratike dhe kombëtare për të varrosur republikën e krimit dhe për të ngritur republikën e vlerave, të qytetarit të ndershëm, të mjekut të ndershëm, të artistit të përfillur, të pensionistëve të përkujdesur.

Zoti Basha përfundoi duke theksuar se “republika e vjetër vdiq më 18 shkurt, tani i është hapur rruga Republikës së re.”


Njoftim per shtyp 26 Shkurt 2017

Read More
25 Shk
0

Pushteti fasadë mbahet në këmbë me ndihmën e medias fasadë

Pasditen e ditës së tetë të qëndresës së qytetarëve në sheshin e protestës të thirrur nga opozita shqiptare, kryetari Lulzim Basha bashkëbisedoi me gazetarë për lirinë e fjalës në media. Frrok Çupi, kryeredaktori i parë i gazetës së parë opozitare, ndau me të pranishmit opinionin e tij lidhur me gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria sot, por edhe mënyra e përçimit të këtij realiteti në ekran. Pjesmarrës në bashkëbisedim ishte edhe analisti Fitim Zekthi.

Për Frrok Çupin, gjendja e luftës së shpallur ndaj shtetit sot, nuk duket e ndryshme nga ajo e 26 viteve më parë.

“Ishim në luftë dhe në luftë jemi. Ky është një moment tepër i rëndësishëm, kauza juaj është kauza e protestës popullore. Eshtë një moment kyç për kombin, pasi me protestën tuaj ju po e ngrini atë në rangun e kombeve të përparuara.”

Një paralelizëm e solli në kuadër të politikës së ditës.

“Kur lindi Rilindja Demokratike njësoj si sot, policia thoshte do arrestoj kryetarin e opozitës. Qeveria Rama është qeveria e një gangsterllëkut pafund.”

Për Fitim Zekthin, gjendja e vendit është mjaft dramatike.

“Aktiviteti kryesor i qeverisë është shfaqja televizive. Eshtë një qeveri që rri nga mëngjesi në darkë në televizion, për të mos lënë të thuhet gjë tjetër. Gjëja e parë që bën një qeveri që kërkon ta përdorë pushtetin për interesa private, është shtënia në dorë e pushtetit të medias”

Për Fitim Zekthin, qeveria sot është kryeredaktori kryesor i mediave në vend dhe shumica e titujve krijohen brenda mureve të Kryeminsitrisë.

Kryedemokrati Lulzim Basha, presionin e ushtruar ndaj mediave sot, e sheh si vazhdimësi të procesit të fasadave të kësaj qeverie.

“Katër pushtete thotë teoria. Pushteti legjislativ, pushteti ekzekutiv, pushteti gjyqsor dhe media, si pushtet i katërt. Pushteti legjislativ, parlamenti, çfarë është? Eshtë fasadë. Kjo është qeveria fasadë dhe parlamenti fasadë që rri në këmbë për shkak të një drejtësie fasadë, prej gjyqtarësh dhe prokurorësh të korruptuar, të cilët nuk kanë guximin të veprojnë kur kryeministri dhe ministrat shkelin ligjin. Kjo është e vërteta që dini ju.Të vetmit që nuk e dinë këtë, të vetmit që nuk e thonë këtë, janë pushteti i katërt fasadë”.

Për Lulzim Bashën demokracia mund të vijë përmes medias së lirë dhe vetëm media e lirë mund të ketë guxim në demokraci.

“Ne jemi këtu për ta shkulur këtë fasadë dhe për të ndërtuar së bashku diçka të re, të vërtetë me media të vërteta, të dekriminalizuara. Me media jashtë konfliktit të interesit dhe transparente për financimin e tyre. Me gazetare dhe gazetarë dhe operatorë, dhe punonjës të medias, të cilët garantohen me ligj për statusin e tyre në mënyrë që të mos jenë skllevër të pronarit, por ushtarë të interesit publik të shqiptarëve”.

Kjo për Lulzim Bashën ka vetëm një mënyrë, të cilës i ka ardhur koha.

“Po, ka ardhur koha t’i japim fund edhe fasadës së medias. Po, ka ardhur koha për transparencë të financimit të medias, ka ardhur koha për dekriminalizimin e medias shqiptare, jo si shërbim ndaj opozitës, por si shërbim ndaj Shqipërisë dhe brezave që do të vijnë”.


Njoftim per shtyp 25 Shkurt 2017

Read More
25 Shk
0

Mesazhi i Lulzim Bashës në Sheshin e Lirisë sot pasdite

Mirëmbrëma qytetare dhe qytetarë të lirë,

Shqiptarë të ndershëm që ndodheni në këtë shesh të lirisë, në këtë mbrëmje të tetë, të betejës tonë pa kthim deri në fitore, deri në largimin e qeverisë së krimit, deri në arritjen e një pakti kombëtar për një qeveri të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si hapi ynë i parë, si premtimi ynë më i madh ndaj njëri-tjetrit ndaj shqiptarëve dhe ndaj brezave që do të vijnë, për një republikë të re të demokracisë, lirisë dhe drejtësisë së vërtetë dhe jo fasadë.

Katër pushtete thotë teoria;

Pushteti legjislativ, pushteti ekzekutiv, pushteti gjyqësor dhe media, si pushtet i katërt.

Pushteti legjislativ, parlamenti, çfarë është? Eshtë fasadë. Nuk ka parlament. Parlamenti nuk diskuton hallet e vërteta të njerëzve. Parlamenti nuk jep zgjidhje për hallet e njerëzve. Parlamenti harton ligje që ndihmojnë një grusht oligarkësh dhe pushtetarësh. Ndan pasuritë kombëtare të shqiptarëve, shton taksat mbi kurrizin e popullit më të varfër të Europës, rrit çmimet e energjisë dhe të hidrokarbureve, buxhet pas buxheti, për t’i shërbyer një grushti njerëzish, oligarkësh dhe pushtetarësh që pasurohen nga dita në ditë.

Parlament fasadë, sepse nuk ka asgjë të përbashkët as me hallet as me aspiratat e atyre të cilët pretendon se përfaqëson, popullit dhe qytetarëve.

Parlament fasadë, sepse në atë parlament janë ulur sot, jo përfaqësuesit më të denjë të popullit shqiptar, demokratë apo socialistë, por llumi i shoqërisë shqiptare, kriminelët me damkë. Përfaqësuesi i popullit me armë pa leje, plagos në derën e komisariatit të policisë katër qytetarë që kanë shkuar të kërkojnë mbrojtje tek policia. Armando Prenga me 10 emra, me dhjetra precedentë penalë, akoma dhe kësaj dite është deputet i Kuvendit fasadë, i Kuvendit të krimit. Përse? Sepse, e mbron kryeministri. E mbron kreu i qeverisë fasadë. Kjo është qeveria fasadë. Krahu i gjatë i Parlamentit fasadë.

Ky është kryeministri i fasadave dhe ky është kryefasada. Pas fasadës qeveritare, ndodhet po kështu, një tryezë e ngushtë, ku ulen 10 a 12 veta, njëri më hajdut se tjetri, njëri më kriminel se tjetri, njëri më i pangopur se tjetri.

Kjo pakicë ka marrë peng Shqipërinë tash 4 vjet. Çdo vendim merret për të favorizuar këtë pakicë kriminelësh, të korruptuarish, të cilët ia dolën ta kthejnë Shqipërinë në vendin me problemin më të madh të kultivimit dhe të trafikimit të drogës në Europë dhe në botë.

Për pushtetin e tyre e bënë paktin me krimin. Për pushtetin e tyre dhe për paratë e tyre bashkë me krimin, e mbollën Shqipërinë me drogë. Dhe tani me paratë e pista të drogës duan të kapin zgjedhjet e shqiptarëve. Duan të zhbëjnë votën e shqiptarëve që të vazhdojnë të livadhisin siç kanë bërë deri tani.

Kjo është qeveria fasadë dhe parlamenti fasadë që rri në këmbë për shkak të një drejtësie fasadë, prej gjyqtarësh dhe prokurorësh të korruptuar, të cilët nuk kanë guximin, kur kryeministri dhe ministrat shkelin ligjin, kur banditët e veshur me pushtet shkelin ligjin; nuk kanë pra guximin t’i vënë para përgjegjësisë. Kjo është drejtësia fasadë që u merr shpirtin shqiptarëve, duke u shkelur të drejtat, duke u marrë pronat, duke mos u dhënë drejtësi sipas ligjit, por nga ana tjetër, liron Lul Berishën, i jep Hakmarrjes për Drejtësi pafajësi, dhe në asnjë rast të vetëm, nuk guxon të çojë hajdutët e veshur me pushtet para drejtësisë dhe prapa hekurave.

Parlamenti fasadë, qeveria fasadë e kanë jetike ta ruajnë drejtësinë fasadë. Prandaj vetingun duan ta bëjnë siç duan ata vetë, jo siç e caktuam bashkërisht në ndryshimet Kushtetuese.

Duan veting fasadë, që të mos preket qimja e flokut e pushtetarëve të korruptuar dhe të banditëve të lidhur me ta. Duan që këta të kontrollojnë se kush rri e kush ikën nga gjyqtarët dhe prokurorët.

Ky pra, kryeministri i Armando Prengës, kryeministri i Elvis Rroshit, kryeministri i 1001 bandave që i ka bërë gati të sulen si çakej mbi votën e shqiptarëve, ky do që të përcaktojë se cili gjyqtar rri dhe cili ikën.

E dini pse?

I duhet drejtësia fasadë, për të ruajtur parlamentin fasadë, për të ruajtur qeverisjen fasadë, me kriminelët dhe hajdutët që gëlojnë pas kësaj fade. Kjo është e vërteta që dini ju. Ju të gjithë e dini këtë. Të vetmit që nuk e dinë këtë, të vetmit që nuk e thonë këtë, janë pushteti i katërt fasadë. Janë mediat fasadë që kontrollohen nga oligarkët e lidhur me pushtetin. Janë televizionet fasadë të cilët u shesin dëngla nga mëngjesi deri në darkë shqiptarëve. Fabrikojnë gënjeshtra, përdredhin të vërtetën dhe asnjëherë nuk janë në krahun e qytetarit të thjeshtë, por gjithmonë në krahun e pushtetit të inkriminuar e të korruptuar.

Ne jemi këtu për ta shkulur këtë fasadë dhe për të ndërtuar së bashku diçka të re, të vërtetë, të mirë, për çdo shqiptar. Një Republikës të së vërtetës, të demokracisë së vërtetë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, pra të zgjedhjeve të vërteta. Të një parlamenti të vërtetë që përfaqëson qytetarët, hallet dhe problemet e tyre. Të një parlamenti të vërtetë që bën ligje për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, të një qeverie të vërtetë e cila ka për detyrë kryesore t’i shërbejë Kushtetutës, ligjit dhe përmes Kushtetutës dhe ligjit çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, pa përjashtim.

Të një drejtësie të vërtetë, me gjyqtarë dhe prokurorë, që nuk mbrojnë, por godasin krimin dhe korrupsioni, duke nisur me kokën e krimit dhe korrupsionit kudo ku ai gjendet. Dhe me media të vërteta, me media të dekriminalizuara. Me media jashtë konfliktit të interesit. Me media transparente për financimin e tyre. Me gazetare dhe gazetarë dhe operatorë, dhe punonjës të medias të cilët garantohen me ligj për statusin e tyre në mënyrë të mos jenë skllevër të pronarit, por ushtar të interesit publik të shqiptarëve.

Kjo Republikë e Re, po lind në horizont dhe po lind për shkak të përpjekjeve tash tetë ditore të qindra, mijëra qytetarëve që morën sot një javë vendimin e madh nga i cili nuk kthehemi pas.

Vendimin për të diktuar me bashkimin popullor, largimin e të vetmit institucion që qëndron në këmbë, por që ka shkatërruar çdo institucion tjetër, qeverisë së krimit, qevrisë bandave, qeverisë së drogës, qeverisë së korrupsionit dhe një qeverie me bazë të gjerë që ka besimin qytetar për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me zgjedhje të lira dhe të ndershme do të hedhim themelet e republikës së re. Me zgjedhje të lira dhe të ndershme do të kemi parlamentin e popullit shqiptar dhe jo të banditëve, zuzarëve dhe horrave. Kjo është beteja, kjo është kauza dhe ky këtu, sheshi i lirisë, është sheshi i lëvizjes popullore kombëtare dhe demokratike deri në realizimin e fitorës sonë, fitores suaj, fitores së çdo qytetari shqiptar.

Po! Ka ardhur koha t’i japim fund edhe fasadës së medias. Po, ka ardhur koha për transparencë të financimit të medias, ka ardhur koha për dekriminalizimin e medias shqiptare, jo si shërbim ndaj opozitës, por si shërbim ndaj Shqipërisë dhe brezave që do të vijnë. Por beteja jonë sot, ka një qëllim kryesor, qëndresën e bashkuar dhe me vendosmëri totale, deri në largimin e qeverisë së krimit.

Nuk ka tërheqje. Vendosmëria jonë është totale.

Policia do të vijë e do të ndjekë penalisht kryetarin e opozitës sepse paska bërë thirrje për luftë.

Dy gjëra t’i ndajmë bashkërisht këtu. Kjo është patjetër luftë. Eshtë luftë për Shqipërinë demokratike. Eshtë luftë për Shqipërinë europiane. Eshtë luftë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Eshtë luftë për të drejtat e çdo qytetari që nëpërkëmbet e goditet pabesisht nga arroganca e pushtetit të inkriminuar deri në palcë.

Po është luftë, por kësaj lufte populli i bashkuar, Partia Demokratike dhe unë personalisht kemi vendosur t’i vëmë gjoksin përmes një qëndrese dhe lëvizje madhështore, popullore, demokratike, kombëtare dhe paqësore.

Askënd nuk kemi provokuar, por nëse na provokoni ta dini se nuk do të qëndrojmë si dele, por do t’ju godasim fort.

Reagimet tona dhe reagimi im është thirrje për mospranim të së keqes. Po. Eshtë thirrje për mospranim të së keqes, dhe, kur e keqja shkel Kushtetutën dhe ligjin, për t’u futur në shtëpinë e çdo shqiptari, për t’u futur në jetën e çdo shqiptari, për të kapur prej fyti kryefamiljarët, për të shantazhuar gratë dhe motrat tona, për të trembur dhe frikësuar qytetarët, mbajeni mend, do ta merrni grushtin në fytyrë.

Nuk është thirrje për luftë, a e dini pse?

Nuk është ai formati i thirrjes për luftë.

Ka tjetër format dhe tjetër formulë, thirrja për luftë.

Po bëra thirrje për luftë z.Edi Rama, treçereku i policisë së shtetit do të vijë të të arrestojë ty.

Do të vijë të të marrë ty, sepse tre të katërtat e policisë së shtetit si gjithë qytetarët e tjetrë të Republikës së Shqipërisë, kanë hequr në shpinën e tyre padrejtësinë, paligjshmërinë, abuzivizmin dhe arrogancën, hiq këtu ata pak veta që i ke kthyer në rreshterë të drogës. Po të ishte puna për thirrje për luftë e për polici, të jesh i sigurtë që tre nga katër oficerë policie, do të ishin tek dera jote duke të të marrë ty të pandehur.

Por kemi zgjedhur një rrugë tjetër që na shkon për shtat. Na shkon për shtat qytetarie, na shkon për shtat demokracie, na shkon përshtat si shqiptarë europianë, të vlerave perëndimore, të dinjitetit dhe të drejtave të njeriut dhe kjo është rruga e pjesmarrjes, kjo është rruga e bashkimit, kjo është rruga e vendosmërisë totale deri në fitoren pa kushte të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme përmes një qeverie të vullnetit të mirë.

Kjo është beteja, kjo është kauza, ky është sheshi, këtu do të vijë së shpejti fitorja.


Njoftim per shtyp 25 Shkurt 2017

Read More
25 Shk
0

Papunësia, monopolet, rritja e çmimeve, e tarifave, padrejtësitë e përditshme po detyrojnë shqiptarët të braktisin vendin

Lulzim Basha bashkëbisedim me pedagogë, analistë dhe qytetarë mbi zbrazjen e Shqipërisë nga emigracioni, dhe rrugën e zgjidhjes. Si do kthehet shpresa dhe besimi

 

Në ditën e tetë të protestës Lulzim Basha pati një bashkëbisedim në Sheshin e Lirisë me qytetarët lidhur me emigracionin dhe pasojat e tij në vend. Në këtë takim, u diskutuat dhe u analizua në thellësi gjendja aktuale, kriza e shumëllojshme që ka detyruar qytetarët të braktisin vendin.

 

Për Zamira Sinën, pedagoge në qytetin e Vlorës, studentët e sotëm ndihen të nëpërkëmbur pasi tre vite e gjysmë më parë votuan një kryeminsitër i cili premtoi 300 mijë vende pune por faktiksiht ato u përkthyen në 500 mijë të papunë. Pedagogja Sina tha gjithashtu se fjala e Kryeminsitrit Rama e një dite më parë në auditoret e Vlorës, ishte ofenduese dhe tallëse për vlonjatët.

 

“Vlora nuk ta pati borxh dhe dje në auditor u tallët me pedagogët dhe studentët pasi thatë se të gjitha dështimet e projekteve në Vlorë vijnë si pasojë e bllokimit të procesit të vettingut. Por kush ju beson më zoti Kryeminsitër?”

 

Sipas analistit politik Ergys Mërtiri, kjo qeveri nuk e ka realizuar misionin e saj më të qënësishëm.

 

“Varfëria në Shqipëri i afrohet skamjes. Varfëri ka kudo, shtresa në nevojë ka kudo, por në Shqipëri ata janë në zgrip të mbijetesës dhe kjo e bën fenomenin tepër problematik. Një shtet i cili nuk kujeset për gjënë më elementare të njeriut: jeta”.

 

Për Mërtirin ajo që dhemb më shumë sot është se Shqipëria nuk ka njerëz të varfër, por të gjithë ne jemi të varfër dhe pikë së pari ajo vjen në aspektin ekonomik përmes monopoleve.

 

“Kemi monopole që rrënojnë jeten tonë, mbitokën dhe nëntoken tonë. Po shterin resurset tona dhe ne po i  lëmë fëmijëvë tanë një vend me pasuri te ezauruara dhe nga kjo ne po shkatërrojmë jo vetëm të tashmen por edhe të ardhmen tonë. Monopolet shkatërrojnë konkurencën dhe shtrenjtojnë jetën tone”.

 

Këto monopole sipas Ergys Mërtirit janë të shtrira jo vetëm në ekonomi por edhe në shoqërinë civile në media dhe në shoqëri. Sipas tij, shteti po uzurpon çdo hapësirë të jetës së qytetarëve, e sakaq vazhdon dhe rrisë shpenzimet e luksit.

 

 “Nuk  ka rëndësi kush fiton në zgjedhje, rëndësi ka që ka garë. Demokracia është një mjet që garanton rregullat e lojës dhe nëse ato prishen, atëherë pushteti bëhet i rrezikshëm dhe nuk kemi çfarë kërkojmë gjë tjetër. Une nuk mendoj se ai që nuk ka bukë apo shkollim për fëmijët, ka  nevojë për buzëkuq. Edhe Shqipëria nuk mendoj se është një vajzë provinciale që jeton për tu dukur dhe që ka nevojë vetëm për buzëkuq dhe makiazh. Njerëzit të cilët janë në kufi të mbijetesës e kanë të vështirë të mendojnë veç hallit të përditshëm dhe kjo i bë të nënshtrueshëm. Një pushtet që rrit zullumin e vet, sic ka thënë edhe studiuesja Hannah Arendt, rrit mundësinë ta kontrollojë shoqërinë. Një shoqëri që nuk mendon dot veç mbijetesës ka paaftësinë të ngrihet dhe të vërë në vend dinjitetin e vet”.

 

Kastriot Sulka tha se me kufizimin e ndihmës ekonomike që qeveria parashikoi, 75% e kësaj kategorie do të marrë më pak mbështetje. Mungesa e rritjes së pensioneve në anën tjetër, për Kastriot Sulkën, tregon se ato realisht janë ulur, duke marrë parasysh edhe shifrën prej 40% të rritjes së cmimeve për familjet shqiptare. Rinia e vuan më shumë këtë me një shifër papunësie e cila arrin 80%. Por edhe sipas shifrave të INSTAT – tha Sulka-  papunësia është rritur me 20% tek të rinjtë dhe është varfëria , mungesa e vizionit dhe shpresës.

 

Kjo, për Lorenc Sinanin, ilustrohet qartë me paralelizmin që sot, pedagogët nuk lejojnë studentët të hyjnë në provime pasi nuk kanë paguar tarifën e arsimit, apo trajtimi që i bëhet qytetarëve në adminsitratën punblike, institucion i cili paguhet nga taksat e shqiptarëve.

 

Zoti Basha, iu drejtua të pranishmëve duke i kutjuar se janë njerëzit e ndershëm dhe të vërtetë ata të cilët poi japin formë kësaj qëndrese.

 

“Kemi këtu shumë intelektualë të shquar të cilët janë pjesë e kësaj proteste, po që po e kthejnë këtë protestë në një laborator politik, në një kantjer politik. Në këtë kantjer politik ju qytetarët, ju populli po identifikoni dhe po nxisni përfaqësuesit tuaj të ardhshëm politik në republikën e re të demokracisë, lirisë dhe të drejtësisë së vërtetë”.

 

Gjatë aktivitetit, protestës iu bashkua edhe një përfaqësi e zgjeruar e minatorëve.

 

Mesazhi i Lulzim Bashës sot nga Sheshi i Lirisë:

Shqiptare dhe shqiptarë, sot, një javë më parë në këtë shesh nisi lëvizja e madhe popullore, kombëtare dhe demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për një Republikë të Re, të çliruar nga krimi dhe korrupsioni dhe padrejtësia.

Ushtria e Republikës së Re është këtu në këtë shesh, non-stop, deri në fitore.

Republika e vjetër po jep shpirt ditë për ditë, ditë për ditë mbi karkasën e qelbur morale. Tek kjo që po jep shpirt, shohim arsyet e vërteta se si vdiq kjo republikë.

E patë dje se si kjo qeveri e republikës së krimit, ky kryeministër i republikës së krimit, mbajti dhe mbrojti Armando Prengën, të dënuar me 10 identitete në Itali, kundër Kushtetutës, në parlamentin e krimit, në parlamentin e republikës së vjetër të krimit.

Megjithëse i shkarkuar, Elvis Rroshi i dënuar për përdhunim dhe trafik droge, i shkarkuar nga posti i kryetarit të Bashkisë, vazhdon t’i shkruajë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të republikës së vjetër, republikës së krimit dhe korrupsionit.

Dhe po kjo qeveri, po dje vazhdoi revanshin mbi qytetarin e thjeshtë e të ndershëm të këtij vendi.

Kam marrë qindra mesazhe nga qytetarët e thjeshtë, nga sipërmarrës të vegjël, nga punëmarrës, nga të punësuar që edhe dje janë goditur nga arroganca, nga paligjshmëria, nga harbutëria, nga padrejtësia e republikës së vjetër të krimit, të korrupsionit dhe të padrejtësisë.

Por këto mesazhe ndryshe nga mesazhet që kemi marrë këto tre vite e gjysëm, nuk është vetëm denoncimi, nuk është vetëm ankesa, por është edhe thirrja, kushtrimi, vendosmëria për t’u bashkuar e për ta përmbysur deri në fund republikën e krimit, korrupsionit dhe padrejtësisë.

Konsensusi qytetar për të varrosur republikën e vjetër e për të rithemeluar një republikë të qytetarëve, të demokracisë, të lirisë e të drejtësisë së vërtetë vjen e rritet nga ora në orë.

Qytetarë të thjeshtë e të braktisur, të harruar e të goditur, zëra të fuqishëm intelektualë, kolosë të intelektit shqiptar po i bashkohen me thirrjet e tyre publike ditë për ditë misionit të popullit të lire, që ka tetë ditë që nuk e lëshon Sheshin e Lirisë.

Misioni ynë nis me zgjedhje të lira dhe të ndershme, por nuk përfundon aty. Misioni ynë përfundon vetëm kur të kemi varrosur republikën e vjetër dhe të kemi ngritur republikën e re të qytetarëve shqiptarë.

Kurrë më nuk do të ketë kompromis me të drejtat themelore të qytetarëve.

Kurrë më, nuk do të lejojmë pazare të ndyra politike midis partive politike në kurriz të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë. Ju e dini që kjo ka ndodhur shpesh këto 26 vite. 

Ju  e dini fare mirë që partitë politike shpesh i kanë mbyllur kauzat e mëdha me pazare të vogla. 

Unë jam këtu për t‘ju premtuar se kjo nuk do të ndodhë më! 

Se interesat e kësaj lëvizjeje popullore, kombëtare, demokratike janë mbi interesat e çdo partie politike, përfshi Partinë Demokratike, përfshi Lulzim Bashën, sepse janë interesat tuaja, janë interesat e shqiptarëve, janë interesat e Shqipërisë.

Ndaj le t’ju kujtojmë këtë mëngjes të tetë të përballjes tonë popullore se ne nuk tërhiqemi. Rama largohu, dhe hapi rrugë një qeverie të vullnetit të mirë për zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Ne nuk kthehemi në parlamentin e krimit. Atje ku janë ulur kriminelët e kanë vendin vetëm ata që i sollën aty.

Ne jemi këtu dhe ky është parlamenti i vërtetë nga i cili po lind republika e re që do të ketë parlamentin e qytetarëve dhe deputetët e qytetarëve.

Nuk ka dhe nuk ka për të pasur zgjedhje fasadë në këtë vend. Partia Demokratike dhe opozita është e vendosur t’i shkojë deri në fund vendimit qytetar. Zgjedhje për të kaluar radhën, zgjedhje fasadë, zgjedhje me këtë kryeministër, zgjedhje me këtë qeveri, nuk ka për të pasur. Pikë!

Këtu flasim dhe shkëmbejmë mendime me njëri-tjetrin, i japim zemër njeri-tjetrit në këtë kauzë të madhe, por kjo nuk është lojë.

 

Nuk është lojë, fati i miliona shqiptarëve.

 

Nuk është lojë, brenga dhe hallet e mijëra kryefamiljarëve.

 

Nuk janë lojë, fatet e fëmijëve tanë.

 

Nuk është lojë të luftosh për të drejtat, të luftosh për demokracinë.

 

Nuk është lojë dhe unë nuk ju thirra për lojë.

 

Kjo është një luftë nga e cila do të kthehemi vetëm me fitore.

 

Ju kam pyetur, ju kam thënë se jam gati të luftoj deri në fund. Ju kam pyetur: A

jeni gati të luftojmë sëbashku?

 

Kjo është një luftë pa kthim. Në njërën anë, është një grusht njerëzish, një pakicë pushtetarësh të korruptuar koka te kembët. Një grusht kriminelësh me rekorde të zeza kriminale. Një grusht derrash oligarkë, që vjedhin dhe zhvasin ditë për ditë pasuritë e këtij vendi, paratë tuaja, taksat tuaja.

 

Ata kanë vënë një bast të madh. Basti i tyre vlen miliarda. Miliarda nga droga, po ua thotë bota. Miliardat e taksave të shqiptarëve me koncesione, me tendera, miliardat e pasurive të shqiptarëve. Ky është interesi i tyre, kjo është loja e tyre, kjo është lufta e tyre.

 

Përballë krimit, përballë miliardave të korrupsionit dhe përballë atyre që janë gati të bëjnë gjithçka për të mbrojtur miliardat e tyre, për të mbrojtur krimin e tyre; ka dhe do të ketë vetëm një forcë, bashkimi i madh i qytetarëve shqiptarë.

 

Garancia e vetme jeni ju, garancia e vetme është kjo lëvizje. Kjo është lufta, kjo është përballja. Në këtë ditë të tetë, përballja jonë me klikën e krimit dhe korrupsionit ka arritur rezultatet e para. Anembanë Shqipërisë dhe në të gjithë botën, thirrjet po vërshojnë. Radhët e ushtrisë së republikës së re po shtohen dita–ditës. Kjo është një ushtri e paqes, është një ushtri e metodave dhe durimit demokratik. Eshtë një ushtri e përballjes dhe vendosmërisë, e qëndresës dhe vendosmërisë ditë për ditë, orë për orë, minutë për minutë, deri në fitoren e kauzës tonë qytetare.

 

Por kjo nuk është lojë. Durimi ynë nuk duhet të merret për dobësi. Provokimet nuk do t’i tolerojmë, faqen tjetër nuk do ta kthejmë.

 

Na godisni me shuplakë, do t’ua kthejmë me grusht.

 

Në këtë shesh, e anembanë Shqipërisë, sa herë goditeni nga padrejtësia, arroganca, antiligjshmëria, korrupsioni, krimi i lidhur, mos u shtrini përtokë, mos ktheni faqen tjetër, bashkohuni dhe goditini me grusht!

Read More