Blog

06 Shk
0

Të braksitur e të mashtruar nga qeveria, drama për banorët e Zharrësit nuk ka fund

Të zhgënjyer dhe të braktisur nga qeveria, kryefamiljarët e fshatit Zharrës së Patosit, kanë rinisur grevën e urisë prej 4 ditësh. Banesat e tyre janë pothuaj të pabanueshme dhe në rrezik për tu shembur për shkak të shpërthimeve në zonën afër me fushat naftëmbajtëse. Atyre iu premtua një proces vlerësues për dëmet materiale dhe dëmshpërblim deri në datën 31 Janar, por asgjë nuk ndodhi.

“Tek disa grevistë kanë filluar shenjat e dehidratimit dhe njëri prej tyre është paraqitur në emergjencë ku ka marrë mjekimin e duhur. Një tjetër nga grevistët është edhe me hipertension por nuk pranon të shkojë në urgjencë për trajtim. Ata nuk pranojnë të dalin nga greva dhe si mjek kërkoj që të ndërhyet sa më shpejt për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore”, u shpreh Albert Pesha, mjeku që po ndjek situatën e grevistëve.

Ervin Salianji vizitoi grevistën dhe shumë prej familjeve që po jetojnë me frikë në shtëpitë e tyre në prag të shembjes.

“Mezi e kam ndërtuar këtë shtëpi dhe kam rritur fëmijët këtu me vështirësi të shumta. Presim nga Edi Rama. Atë e kemi zgjedhur por nëse ai ka shitur Shqipërinë, e di ai. Ai duhet të interesohet edhe për familjet tona”, tha një prej banoreve.

Salianji shprehu mbështetjen për grevistët dhe kërkesën e tyre të drejtë për tu dëmshpërblyer ose për të levizur diku tjetër me ndihmën e qeverisë. Ai e cilësoi të papranueshëm që pasuritë natyrorë po shfrytëzohen ndërsa banorët që po dëmtohen nga ky shfrytëzim po neglizohen. Salianji ftoi të gjithë banorët dhe qytetarët për të protestuar së bashku në datën 18 Shkurt përpara kryeministrisë.

“Ishim sot për të mbështetur dhe dëgjuar pas 4 ditësh në grevë të disa prej banorëve të Zharrës. Kjo është greva e dytë që po bëjnë për një kërkesë që e kanë të drejtë. Investimet që po bëhen në zonë, dhënia e pasurive publike u takon të gjithë shqiptarëve dhe duhet tu shërbejë për të sjellë zhvillim dhe prosperitet për banorët e zonës dhe për ta bërë më të shëndetshme jetesën e tyre dhe jo për ta shkatërruar atë. Pavarësisht se kanë 4 ditë në grevë urie këta qytetarë por edhe qindra banorë të tjera këtu në Zharrës së Patosit, asnjë nga qeveria nuk ka ardhur pavarësisht se u kanë nxjerrë një shkresë e cila u premtonte se në datën 31 janar do të kishte një vlerësim të dëmëve dhe një shpërblim për gjithë dëmtimet në banesa. Mesa duket kjo qeveri e ka zero ndjeshmërinë për hallet dhe problemet e njerëzve edhe kur ata sakrifikojnë. Kjo qeveri mendon se është Zot e jetës së qytetarëve dhe nuk mendon se është aty për tu shërbyer atyre. Për këtë arsye, duke para këtë arrogancë të qeverisë, ftojmë qytetarët që në datën 18 Shkurt në protestë përpara kryeministrisë edhe për ti thënë ndal prepotencës dhe arrogancës dhe për të sjellë një qeveri e cila do jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo disa oligarkëve të lidhur me qeverinë”, tha Salianji.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 6 Shkurt 2017

Read More
06 Shk
0

18 shkurti nuk është thjeshtë protestë, është lëvizje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bashkëbisedim me të rinjtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në orën 12:00 zhvilloi një takim me të rinjtë e Degës 2, lidhur me protestën e 18 shkurtit. Gjatë takimit zoti Basha identifikoi rininë si forcën shtytëse të çdo ndryshimi të madh.

“Njerëzit kanë nevojë të zgjohen dhe të marrin fatin e vetë në dorë” – tha kryetari Basha gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë.

Në përfundim të takimit kryedemokrati dha një prononcim për mediat.

Fjala e plotë:

Ku ngrihen qytetarët, ku ngrihet rinia nuk ka qeveri të korruptuar e të inkriminuar t’ju bëjë ballë. E pamë në Rumani, tani është radha e shqiptarëve të ngrihen kundër papunësisë, kundër shëndetësisë së kolapsuar, kundër arsimit në ditën më të zezë, kundër diskriminimit të rinisë që i është lënë emigracioni si rruga e vetme.

Rinia është e persekutuara kryesore e këtyre katër viteve. Sepse këtu është ngritur një sistem antivlerash, ku krimi dhe krimineli bëjnë përpara, bëhen deputetë, bëhen kryetarë bashkish, bëjnë para e katandi, ndërsa rinia, intelektualët, të mençurit detyrohen të shkojnë në emigracion. Kjo duhet të marrë fund, këtë e kanë në dorë qytetarët e ka në dorë rinia.

Ndaj më 18 shkurt ngrihemi të gjithë bashkë për të marrë fatet në dorë, për të diktuar me pushtetin e qytetarëve zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe përmes tyre për të diktuar që pushteti t’iu kthehet një herë e mirë qytetarëve.

Rinia e Tiranës është gati. I bëj thirrje të rinjve dhe të rejave kudo t’i bashkohen përpjekjes tonë të madhe qytetare, e cila ka dhe do të ketë vetëm një përfundim. Fatin e qytetarëve në duart e qytetarëve. Të kthejmë pushtetin te qytetarët dhe të nisim ndryshimin. Të jetë edhe Shqipëria pjesë e erës së ndryshimit që ka përfshirë të gjithë shoqërinë e civilizuar në Europë, në Amerikë dhe në mbarë botën.

Pyetje: Z. Basha a jeni i gatshëm të uleni në tryezë me Kryeministrin Rama, nisur nga deklarata e dy ditëve me parë të eurdeputetit Kukan i cili kërkoi që palët  të ulen dhe të arrijnë një marrëveshje reformën zgjedhore?

Basha: Kasta e korruptuar dhe e inkriminuar nuk do marrëveshje për të mirë të shqiptarëve, por do Shqipërinë këtu ku është, kështu siç është; ta vjedhin, ta gjobisin, ta dënojnë, ta tallin, ta ndëshkojnë, ta nëpërkëmbim. Kasta e korruptuar politike në pushtet dhe çdo pseudo opozitar i lodhur do ta marrin përgjigjen nga qytetarët e bashkuar, duke nisur më 18 shkurt në Tiranë e duke u shtrirë në mbarë Shqipërinë. Ky është fillimi i një lëvizje për të ndryshuar një herë e përgjithmonë fatet e këtij vendi, duke i dhënë fund një republike të korruptuar e të falimentuar, duke ndërtuar sëbashku pushtet me qytetarët dhe për qytetarët.

Pyetje: Z.Basha keni një koment për projektin 1 miliard euro investime të lançuar nga Kryeministri Rama?

Basha: Gënjeshtrat për të justifikuar mos mbajtjen e premtimeve nuk ka njeri t’iu besoj më. Askush nuk i zë besë një kryeministri që premtoi 300 mijë vende pune dhe sot jo vetëm që nuk ka hapur një vend të vetëm pune por ka larguar me mijëra shqiptarë drejt emigracionit. Për shkak sepse e ka futur ekonominë në kolaps, në vjedhje, në korrupsion dhe me lidhje me krimin.

Prandaj më 18 shkurt nuk ka rrugë tjetër përveçse të ngrihemi bashkë, nën shembullin e kombeve të civilizuara të tregojmë të gjithë si shqiptarë se jemi gati të marrim fatin në duart tona.

Më 18 shkurt nis një proces i pakthyeshëm, një lëvizje mbarë popullorë për t’i dhënë fund kastës së korruptuar, për të çliruar Shqipërinë që sot është peng i kësaj kaste. Për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe përmes tyre një qeveri të qytetarëve.

Read More
05 Shk
0

Lulzim Basha homazhe poetit Dritëro Agolli në Pallatin e Kongreseve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot paradite i dha lamtumirën e fundit shkrimtarit dhe poetit Dritëro Agolli. Kreu demokrat vendosi një kurorë në nder të autorit të letrave shqiptare. Zoti Basha ngushëlloi bashkëshorten dhe familjarët për humbjen e madhe dhe la mesazhin e tij në librin e ngushëllimeve.

Read More
05 Shk
0

Edi Rama me përulësi para Elvis Rroshit, e mban ende kryetar Bashkie

Edi Paloka për moszbatimin e dekriminalizimit. Me 18 shkurt, ndalim krimin në politikë

Edi Rama ka vendosur të mos zbatojë dekriminalizimin, të mos zbatojë vendimin e prokurorisë, të Komisionit Qëndror të zgjedhjeve, madje as vendimin e qeverisë së tij, për largimin e Elvis Rroshit nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Kavajës.

Më 29 dhjetor të vitit të kaluar, KQZ zbatoi urdhërin e prokurorisë për ti hequr mandatin Elvis Rroshit, bazuar në ligjin e dekriminalizimit, dhe pas kësaj doli një vendim qeverie që e shkarkonte atë nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Kavajës.

Por dje, ministri i financave i Edi Ramës, jo vetëm shfaqet me përulësi e respekt para Elvis Rroshit, në një aktivitet politik në Kavajë, por e cilëson atë publikisht kryetar Bashkie.

Edi Rama del kështu kundër qytetarëve, kundër institucioneve, kundër kërkesës së Europës, dhe mbron krimin deri në fund.

Me veprimin e tij, Edi Rama e ka bërë zero përpjekjen e mundimshme të opozitës e partnerëve ndërkombëtarë dhe vullnetin e popullit për hartimin dhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Kjo është një tjetër dëshmi se Edi Rama nuk ndahet dot nga krimi. Nuk ndahet dot nga trafikantët dhe droga. Prandaj nuk e do votimin dhe numërimin elektronik. Sepse kështu nuk e ndihmon dot, as ai krimin, as krimi atë. Zgjedhjet e lira janë fundi i krimit në politikë.

Ndaj me 18 Shkurt ne ngrihemi bashkë për t’i prerë rrugën krimit në politikë, për ti dhënë mundësinë shqiptarëve të zgjedhin të lirë qeverisjen e tyre.

Read More
04 Shk
0

Drejtuesit e lartë të Tahirit në trafik droge, dëshmia e kriminalizimit të shtetit

Alibeaj për shefat e policisë në Vlorë e Tepelenë, të zbuluar nga prokuroria si anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale, dhe thirrja për ta ndalur drogën në protestën e madhe të 18 shkurtit. 

Ndalimi i dy drejtuesve të lartë të policisë në Vlorë dhe në Tepelenë, me urdhër të Prokurorisë, si të lidhur me kultivimin e trafikimin e drogës, është dëshmia më e fortë e kriminalizimit të shtetit, e vënies së shefave të policisë së Saimir Tahirit dhe Edi Ramës në krye të biznesit të hashashit.

Ndalimi së fundmi i këtyre dy drejtuesve, konfirmon të vërtetat e denoncuara nga Partia Demokratike prej 3 vitesh, për përfshirjen e njerëzve të Tahirit në trafikun e drogës, për haracin që ata marrin nga ky biznes kriminal, deri në 40 përqind për një rrënjë.

Nuk është rastësi që këta drejtues janë pikërisht në Vlorë dhe në Tepelenë, pikërisht në zemrën e territorit të kultivimit dhe trafikimit të drogës, pikërisht në zonën ku gjenden më besnikët e Saimir Tahirit.

Dhe të dhënat që dolën sot në media, flasin për lidhje të këtyre zyrtareve me grupe të strukturuara kriminale, të cilët i ndihmonin duke dekonspiruar aksionet e policisë.

Çdo qytetar, dhe ne, e dimë mirë se kjo është vetëm maja e ajsbergut. Ne inkurajojmë prokurorinë të thellojë hetimet, pasi drejtues të lartë janë të përfshirë në këtë biznes kriminal, dhe zinxhiri të con tek Tahiri dhe Edi Rama.

Ky inkriminim i shtetit, ky kanabizim i vendit, janë një motiv  për cdo qytetar, për cdo shqiptar për të kërkuar drejtësi, për tu bashkuar në protestën e madhe të 18 shkurtit. Droga është krim që helmon shoqërinë, dhunon votën, ndalon të ardhmen e vendit. Ndaj duhet të bashkohemi, ta ndalim këtë të keqe.

Me 18 shkurt, kundër drogës, kundër krimit, kundër shefave të Thairit dhe Ramës që punojnë me trafikantët, për ti dhënë vendit, rend, siguri dhe punë të ndershme.

Read More
04 Shk
0

Mbifaturimi masiv i energjisë, vjedhje që qeveria u bën qytetarëve

Grida Duma për padrejtësinë ndaj qytetarëve, një arsye më shumë për t’u mbledhur më 18 shkurt në protestën e madhe

Edi Rama nuk u mjaftua vetëm me rritjen e çmimit të energjisë për qytetarët, por edhe i mbifaturon ata. Me mijëra ankesa kanë ardhur nga e gjithë shqipëria për abuzimet me faturat e energjisë elektrike. Qytetarëve u është dashur të paguajnë 50% më shumë se kostoja reale e energjisë së konsumuar.

Qytetarët thonë se, pasi ankohen, u thuhet paguajeni një herë, dhe flasim muajin tjetër.

Kjo është vjedhje, nuk ka emër tjetër.

Edi Rama jo vetëm e rriti çmimin e energjisë elektrike, por vazhdon t’i vjedhë qytetarët dhe bizneset.  Ata që nuk janë të lidhur me qeverinë, se miqtë e qeverisë nuk paguajnë. Dhe atë që nuk paguajnë miqtë e qeverisë, e nxjerrin tek qytetarët, duke i mbifaturuar.

Jo vetëm rriti çmimin e energjisë, por Edi Rama la për muaj të tërë në errësirë familjet pa asnjë të ardhur, sepse nuk paguanin dot energjinë dhe shtyu drejt vetëvrasjes shumë kryefamiljarë.

Më 18 shkurt ne duhet të protestojmë për mashtrimin, abuzimin dhe vjedhjen që Edi Rama po u bën shqiptarëve.

Më 18 shkurt duhet të protestojmë në emër të Klajdi Muçës, Arif Dodës, Barbulla Pepës, Resmie Allës, Qamil Zelës, Llazar Nasit, Altin Myftarit, Gjovalin Gjinit, që u vetëflijuan dhe vdiqën nga të ftohtët, sepse nuk paguanin dot dritat.

Më 18 shkurt të protestojmë për qindra kryefamiljarë të papunë që nuk kanë para për të siguruar energjinë elektrike për fëmijët e tyre.

Më 18 shkurt të ndalim padrejtësinë dhe me votë të lirë t’i hapim rrugën një qeverie për qytetarët.

Read More
03 Shk
0

Programi ynë e nxjerr ekonominë nga kriza dhe e fut në rrugën e një zhvillimi të përshpejtuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha organizoi sot një tryezë me investitorë italinë që gjenden në Shqipëri dhe të tjerë që erdhën enkas për këtë takim, ku të pranishëm ishin dhe dy senatorët Paolo Romani dhe Mario Mauro.

Basha u bëri të ditur rreth 100 investitorëve italianë, nga cdo sektor i ekonomisë, se qeverisja e Partisë Demokratike do të krijojë të gjitha kushtet për rritjen e prezencës së tyre në vendin tonë, do të krijojë kushtet për përfitime të dyanshme, të investitorëve dhe shqiptarëve, me krijimin e vendeve të reja të punës.

Basha theksoi se pengesa kryesore sot në vend për biznesin është qeveria, e cila ka rritur taksat dhe burokracitë.

Kryetari i Partisë Demokratike prezantoi pikat kryesore të programit qeverisës, që janë; vendosja e taksës së sheshtë 9 përqind, reduktimi i tvsh në 15 përqind, apo heqja e barrës burokratike dhe krjimi i lehtësive.

“Në themel të sistemit janë taksat e ulëta dhe të sheshta: 9 për qind për të ardhurat personale, 9 për qind për fitimin e kompanive. TVSH do të ulet në 15 përqind. Tatimi mbi dividentin do të bëhet zero. Do të kemi taksat më të ulëta në historinë 26 vjeçare të demokracisë dhe gjithçka në mbështetje të sipërmarrjes së ndershme. Të gjitha kontratat publike do të jenë transparente, të gjitha ofertat e ardhura për shërbime publike do të jenë të aksesueshme nga sipërmarrja dhe qytetarët, përmes një sistemi dixhital, online. Të gjitha vendimet në lidhje me prokurimet dhe kontraktimet do të bëhen publike, nuk do të lejojmë prokurime me fonde publike me një kandidat, e aq më pak që çdo tender e koncesion ta marrin vetëm 11 klientë të qeverisë, siç ndodh sot. Biznesi do të çlirohet menjëherë nga një mal pengesa të shpikura apo të ringjallura të burokracisë për leje, licenca, autorizime, miratime, aprovime. 80% prej tyre sipas studimit të ekspertëve tanë do të anulohen brenda 3 muajve të parë të qeverisjes tonë, jo lejet, por detyrimi për to, duke i shndërruar ato në vetë deklarime”, tha Basha.

Duke përmendur politikat e vendit fqinj, Kryetari i Partisë Demokratike tha: “Nëse në Maqedoni sot u ofrohet dy muaj në vit pagesa të sigurimeve shoqërore nga shteti, për këdo që hap një investim me 100 vende pune me garanci 10 vjeçare, kjo mund të aplikohet lehtësisht nga qeveria e Shqipërisë nëse është e përgjegjshme, nëse lekët nuk i çon për palma, për automjete luksi për qeveritarët, por i çon për të ndihmuar biznesin që ndihmon në hapjen e vendeve të punës. Ky është roli i qeverisë moderne, të bëjë gjithçka për të ndihmuar sipërmarrjen që ndihmon në krijimin e vendeve të reja të punës”.

I pranishëm në këtë takim, senatori Paolo Romani, i Forca Italia, u shpreh:

“Me thënë të drejtën ndjeva një zili kur po dëgjoja kryetarin Basha sepse ai u shpreh qënësisht për tri revolucione të mëdha, një; revolucion fiskal që do duhej ta bënim me fleksibilitet dhe në Itali, revolucion kundër burokracisë, dhe revolucion tek shpenzimet publike. Falenderoj krytetarin Basha për këtë takim të jashtëzakonshëm, tani po ju përcjell këtë mesazh; Në 18 qershor, Shqipëria ka zgjedhjet dhe mesazhet që përcolli kryetari me duken si një shenjë e rezultatit të mire”.

Senatori Mario Mauro, është i grupit të Partive Popullore në Itali. “Këtu jemi një parti që është në opozitë, e shoqëruar nga parti që janë në opozitë në vendin e tyre, dhe të shohësh kaq shumë interes të bën të kuptosh atë besueshmëri të madhe që ka jo vetëm Partia Demokratike Shqiptare, por sidomos figura e kandidatit të kësaj partie për kryeministër të ardhshëm, Lulzim Basha. Eshtë një figurë që ka një rëndësi të veçantë në kontekstin europian, që ka një rëndësi të veçantë në kontekstin ndërkombëtar, pikërisht sepse është një figurë me besueshmëri të jashtëzakonshme, shumë të madhe dhe mbështetet në ide”, tha Mauro.

“Shumë njerëz po ikin, dhe nuk po ikin vetëm ata në nevojë, por po ikin më të mirët”, ishte shqetësimi që ngriti, Carlo Alberto Rossi, sipërmarrës në fushën e turizmit.

Lulzim Basha e njeh gjendjen dhe ka një përgjigje.

“Pse ikin këta mijëra shqiptarë? Ju e thatë vetë, po ikin më të mirët, nuk po ikin vetëm të varfërit. Pse ikin? Sepse këtu, i miri, i afti i talentuari nuk can përpara. Këtu can përpara trafikanti, nepotisti, klientelisti, krimineli, i korruptuari. Cila shoqëri ka bërë përpara nëqoftëse vlerëson, shpërblen krimin, vjedhjen gënjeshtrën dhe ndëshkon punën e ndershme. E kundërta, qëndron në themel të shoqërive të përparuara. Ndaj ne, do ti japim mundësinë cdokujt që të punojë e të ecë përpara me punën e ndershme.  Puna do të shpreblehet e jo të ndërshkohet. Aftësia, talenti, kreativiteti, inovacioni, kapitali në funskion të kësaj do të shpërblehen në qeverisjen time”, deklaroi Lulzim Basha.

Dhoma italiane e industrisë ka shprehur vazhdimisht shqetesime këto 3 vite për rritjen e taksave dhe arbitraritetin e qeverisë, dhunën e korrupsionin e tatimorëve. Investitorët italianë kërkuan të njohin detaje mbi programin dhe kërkuan garanci për investimet e tyre.

“Çfarë detyre mund të ketë qeveria e Shqipërisë, shteti shqiptar më të rëndësishme sesa të bëjë gjithçka që dikush që punëson shqiptarët, të ketë të gatshme infrastrukturën rrugore, energjitike dhe të mos ketë asnjë pengesë burokratike. Çfarë detyre tjetër më të rëndësishme mund të ketë qeveria e Shqipërisë? Për mua kjo është detyra më e rëndësishme. Të mbështesin me të gjitha format dhe mënyrat, përfshirë ato financiare sipërmarrjen që krijon dhe siguron vende pune, pra krijon dhe siguron mirëqenie. Kjo do të thotë jo vetëm me sistemin fiskal më konkurues në Ballkan, nuk do të gjeni nën qeverisjen time, një vend me taksa më të ulëta sesa Shqipëria, por dhe me një sjellje tërësisht të reformuar në raport me sipërmarrjen, qeverisje më miqësore ndaj sipërmarrjes, jo me fjalë por me veprime”, siguroi Basha investitorët italianë. Basha e garantoi sipërmarrjen për rend e siguri, për shtypje të krimit pa mëshirë.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 3 Shkurt 2017

 

Read More
03 Shk
0

Programi ynë ekonomik nxjerr përfundimisht ekonominë shqiptare nga kriza dhe apatia, dhe e fut në rrugën e një zhvillimit të përshpejtuar

Basha me investitorët italianë: Do të kemi taksat më të ulëta në historinë 26 vjeçare të demokracisë dhe gjithçka në mbështetje të sipërmarrjes së ndershme.

“Eshtë një takim i jashtëzakonshëm sepse ndodh në kushtet kur nga Shqipëria janë larguar jo vetëm investime, por edhe qytetarë. Mbi 100 mijë shqiptarë kanë lënë vendin vitin e kaluar. 200 mijë të tjerë kanë kërkuar të largohen për shkak të situatës mbytëse ekonomike, për shkak të gjendjes së krijuar nga keqqeverisja. E pikërisht në këto kushte në vend të denoncimit dhe vetëm denoncimit të së keqes, ne sot japim një mesazh pozitiviteti së bashku, jo më për të djeshëm, por për të nesërmen e Shqipërisë e këtij vendi të bekuar me mundësi të jashtëzakonshme.

Ju shpreh falënderimet e mia më të sinqerta në emër të çdo shqiptari për sakrificën, punën e jashtëzakonshme me të cilën 26 vite keni krijuar këtu në Shqipëri qindra-mijëra ndërmarrje punëdhënëse por edhe keni transferuar tek bashkëatdhetarët e mi një përvojë të jashtëzakonshme të ndërtimit të kapitalizimit në liri, të sipëmarrjes së lirë në liri, të transferimit të teknologjive, kulturës së punës në çdo fushë, që nga kuzhina e deri tek teknologjia e informacionit.

Mirënjohje të madhe kam për ju investitorë italianë që megjithë problemet, padrejtësitë që u janë bërë, besoni te Shqipëria, mundësitë e saj të mëdha dhe të pashfrytëzuara për investime. Jam këtu sot për t’ju garantuar se unë dhe qeveria ime do jemi në krahun tuaj, në mbështetjen tuaj dhe sëbashku do ndërtojmë një histori win-win.

Sot, siç dëshmojnë të gjitha anketat e biznesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri dhe anketat e biznesit gjerman, sipermarrja vuan nga liria nga institucionet burokratike, nga një treg i deformuar dhe nga një qeveri klienteliste dhe e korruptuar. 4 vjet më parë qeveria rriti taksat të cilat rritën kostot fiskale veçanërisht në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Fatkeqësisht, shumica e taksave shkuan në koncesione monopoliste të cilat asfiksuan më shumë mundësitë e ekonomisë për t’u rritur dhe për të krijuar vende pune.

Me pretekstin për të bërë shtet, inspektorët tatimorë në shërbim të vetes ju kanë krijuar vështirësi të paimagjinueshme investitorëve vendas dhe të huaj. Përgjigjia unanime e pyetjes, se cila është pengesa kryesore e të bërit biznes në Shqipëri, nga të gjitha këto ambiente, dhe mund ta verifikoni, përgjigja është, qeveria.

Ne kemi një alternativë zhvillimi që sjell qëndrueshmëri, besim dhe zhvillim ekonomik, me disa drejtime kryesore:

Reformë fiskale për të krijuar një sistem fiskal të thjeshtë, të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm. Ky është objektivi ynë i parë. Biznesit do i ofrohet ç’do mundësi për të qenë në gjendje të konkurojë.

Në themel të sistemit janë taksat e uleta dhe të sheshta9 për qind për të ardhurat personale, 9 për qind për fitimin e kompanive. TVSH do të ulet në 15 përqind. Tatimi mbi dividentin do të bëhet zero.

Kjo është e vetmja mënyrë për tu bërë konkurues me fqinjët tanë në rajon dhe për ta bërë ekonominë tonë të aftë të thithë investime të brendshme dhe të huaja, për të ndryshuar situatën aktuale ku sipas vetë Bankës Botërore investitorët e huaj e shohin Shqipërinë zgjedhjen e fundit në Ballkan.

Transparencë të shpenzimeve publike. Mjeti i vetëm që ekziston për të ulur korrupsionin, klientelizimin dhe abuzivizmin është transparenca dhe kufizimi i pushtetit. Këtu ne do të zbatojmë një program të thellë transparence të shpenzimeve, prokurimit dhe kontraktimit publik.

S’mund të pranoj kurrë dhe nuk mund të pranoj kurrë si kryeministër që në një kohë që papunësia shtohet, që më të mirët, më të zotët, më të aftët në tregun e punës lëshojnë Shqipërinë, emigrojnë drejt vendeve erupiane, këtu qeveria mbitakson sipërmarrësit dhe me taksat e mbledhura shpenzon 600 euro për një palmë nga ato që i keni parë nga aeroporti drejt Tiranës.

600 euro shumë e barabartë me ndihmën ekonomike per 1 vit për një familje, apo shpenzon në vitin 2016, 130 miliardë lekë për zyra, makina, perde për veten e saj, për luksin e saj.

Në total sipas të dhënave të KLSH-së, vetëm në dy vitet e fundit qeveria ka abuzuar mbi 1 miliard euro, me shpenzime fasadë, me buzëkuq, shpenzime luksi. Imagjinoni sa do të fuqizoheshin politikat tona në nxitje të investimeve të punësimit, nëse këto para në vend që të shkonin për palma, do të shkonin për të nxitur, që një ndërmarrje italiane të zgjidhte Shqipërinë përpara Rumanisë, Maqedonisë, jo duke u lutur, as duke uruar, por duke vepruar.

Nëse në Maqedoni sot u ofrohet dy muaj në vit pagesa të sigurimeve shoqërore nga shteti për këdo që hap një investim me 100 vende pune  me garanci 10 vjeçare, kjo mund të aplikohe lehtësisht nga qeveria e Shqipërisë nëse është e përgjegjshme, nëse lekët nuk i çon për palma, për automjete luksi për qeveritarët, por nëse i çon për të ndihmuar biznesin që ndihmon në hapjen e vendeve të punës. Ky është roli i qeverisë moderne, të bëjë gjithçka për të ndihmuar sipërmarrjen që ndihmon në krijimin e vendeve të reja të punës.

2120 procedura ka negociuar pa shpallje vetëm në vitin 2016, 1/3 e prokurimeve publike pa shpallje. Më e keqja është se 2/3 e tjera, që gjoja ka pasur garë, siç mund ta dinë disa prej jush, aty gara është fituar pothuajse gjithmonë nga ofertuesi më i lartë, më afër çmimit limit, që është treguesi më i qartë i korrupsionit.  Më dëm të jashtëzakonshëm për buxhetin e shtetit, me dëm edhe më të madh në cenimin e konkurueshmërisë dhe besimit te prokurimet publike.

Të gjitha kontratat publike do të jenë transparente, të gjitha ofertat e ardhura për shërbime publike do të jenë të aksesueshme nga sipërmarrja dhe qytetarët, përmes një sistemi dixhital, online.

Të gjitha vendimet në lidhje me prokurimet dhe kontraktimet do të bëhen publike, nuk do të lejojmë prokurime me fonde publike me një kandidat, e aq më pak që çdo tender e koncesion ta marrin vetëm 11 klientë të qeverisë, siç ndodh sot.

Konsolidim dhe finalizim të infrastrukturës përmes investimeve publike. Nuk do të ketë investime fasadë në qeverinë e ardhshme të Shqipërisë. Nuk do të ketë që gjysma e rrugës të mbillet me palma dhe gjysma tjetër të jetë me gropa. Nuk do të ketë investime fasadë, që i mbushin xhepat e qeveritarëve duke zbrazur xhepat e taksapaguesve dhe duke rrënuar konkurueshmërinë dhe besimin e sipërmarrësve, por vetëm investime që i shërbejnë zhvillimit dhe punësimit.

Prioritet do të jetë përfundimi i veprave të mëdha, që edhe sot e kësaj dite mbeten të papërfunduara siç është Korrridori 8, rruga Tiranë-Elbasan, siç është Rruga e Arbrit, përfshi tunelin, siç është përfundimi i akseve të jugut, Unaza e Madhe e Tiranës dhe miliona e miliona euro investime të domosdoshme për sistemin e ujitjes dhe rrugëve që ndihmojnë aksesin në bujqësi, po kështu ujësjellës-kanalizime.

Rritja e investimeve, si private të brendshme ashtu edhe të huaja dhe investimeve publike, janë çelësi për të krijuar punësimin.

Rritja e mundësive për punësim është mundësia e vetme për eliminimin e varfërisë, është mënyra e vetme për krijimin e mirëqenies.

Programi ynë ekonomik jo vetëm nxjerr përfundimisht ekonominë shqiptare nga kriza dhe apatia, por e fut atë në rrugën e një zhvillimi të përshpejtuar ekonomik, në përputhje me potencialet e jashtëzakonshëm të këtij vendi dhe të këtij tregu pune.

Ky është programi ekonomik me taksat më të ulëta në historinë 26 vjeçare të demokracisë dhe vendos gjithçka në mbështetje të sipërmarrjes së ndershme, gjithçka në mbështetje të sipërmarrjes së ndershme”.

Read More
02 Shk
0

Shqiptarët do të bashkohen me 18 Shkurt në protestë

Sot eshte ironike, tallëse përtej cdo kufiri për cdo shqiptar, kur sheh këta minisitra (pas meje) qe mbajnë ende këto karrige. Si mund të te funskionoje një qeveri kur vetë eksponente te saj akuzojne, bejne thirrje dhe insitojnë me fakte se segmente te saj jane te kriminalizuar!

Pasuritë publike tashme jane pasuri te enturazhit të kryemisitrit Edi Rama, bandat kriminale tashme e quajne veten biznesmene që të ardhurat e tyre i investojnë në të ashtuquajturat “partneritet publik privat” ose me mire partneritet “ organizate kriminale – Kryeministër”.

Sot po diskutojmë ligjin për nxitjen e perdorimit te energjise nga burimet e rinovueshme! Per cfare ligjesh flasim? Sektori i energjise eshte i falimentuar, i dështuar edhe pse sot shqiptaret paguajne me shtrenjte ne rajon per te mos thene ne Europe.

Paguajne energjine e cila ne shume raste per hire te se vertetes eshte bere e deshirushme, pasi mungon per shume ore.

Kryeministri 1 vit me pare pat premtuar qe brenda qershorit te vitit 2016 nuk dokishte me fatura aforfe.Kete mashtrim elektoral ai duhet te kete kurajon t’ua thote atyre 3000 familjeve shkodrane qe kane pare fatura me shume zero si rezultat i mbifaturimeve te OSHEE.Dhe ky fenomen eshte ne te gjitha qytetet e Shqiperise.Pasi OSHEE duhet te realizoje planet e saj per te mbushur arken e saj dhe per ti perdorur keto te ardhura per tenderat e saj klienteliste dhe padyshim per blerjen e votes.

Sot kjo qeveri nuk ka legjitimitet. Koalicioni natyral ka rënë, sot këta jane bashkë për të vazhduar vjedhjen e Shqipërisë. Ekonomia është në krizë, rendi dhe siguria në pikën më të zezë, qytetarët shqiptarë jane braktisur. Partia demokratike ka marrë përgjegjësit e saj, shqiptarët e kane vendosur! Do të bashkohen për të garantuar zgjedhje të lira, do të bashkohen për të kthyer demokracinë për të garantuar mirëqeverisjen.

Shqiptaret do te bashkohen me 18 Shkurt per ti thene nje here e mire stop Karvanit te Rrenacakut shëtitës


Fjala ne Kuvend e deputetit Helidon Bushati, 2 Shkurt 2017

Read More
02 Shk
0

Mazhoranca një organizatë kriminale e strukturuar

Te nderuar Kolege!
Te nderuar qytetare!
Ne komisionin tone, pra komisionin e ceshtjeve sociale dhe shendetsise u shqyrtua :
” Projektligji per statusin e punonjesve te industrise se naftes dhe gazit”
Duhet te citoj qe ne fillim qe ne opozita mbeshtesim cdo iniciative qe eshte ne te mire te qytetareve.
Por duhet thene se u luajt  me kete nisme per arsye te fillimit te etheve elektorale.
Nisma erdhi nga deputeti Mamo, por shume shpejt qeveria shprehu ” gjoja rezerva” dhe njekohesisht garantoj se do te integrohen maksimalisht propozimet e paraqitura ne kete nisme.
Sa per dijeni te gjitha vendet e rajonit i rregullojne ceshtjet e veshtiresise se profesionit me legjislacionin e punes dhe te sigurimeve shoqerore si dhe me kontratat e punes.
Po ashtu dhe ne kemi te njejtin legjislacion por qe nuk ka gjetur zbatim.
Qeveria nuk e ka zbatuar ligjin per mbrojtjen , shendetin e sigurine ne pune.
Kjo eshte nje nisme ligjore jo e plote dhe vjen vetem per qellime te fushates elektorale.
Keto lloj nismash ligjore duhet te vijne te kompletuara dhe te unifikuara per te gjithe profesionet qe punojne ne kushte te veshtira dhe qe meritojne status si 
Punjonesit e industris metarulgjike miniera tipografi 
Punonjes qe punojne nen rrezatim
Kjo nisme nuk zgjedh problemet qe kane ende sot punonjesit e industrise  se naftes dhe gazit ne Ballsh te cilet nuk jane paguar prej kater muajsh. 
Ky projektligj duhet te ishte i unifikuar me percaktimet e legjislacionit per trajtimin e vecante te punonjesve qe kane punuar ne miniera,
ne nentoke te miratuara me pare pa opoziten por nje coke elektorale.
I keni neperkembur ato dhe duke i lene edhe pa paga ne kushte te veshtira per mbijetese.
Flitet ne status dhe per perfitimet shendetsore, here falas e here nepermjet skemes.
As andej e as ketej.
Por te gjithe e dime si eshte katandis sot sektori shendetsor.
Amulli, kaos, mungesa ne medikamente, aparatura, mjeke, cdo gje blihet nga qytetaret, madje blejne medikamentet te skaduara, me etiketa te ndryshuara, duke e shnderruar shendetsine nga humane ne kriminale.
Ne vend te qytetarit sot ne qender te punes  e agjendes qeveritare eshte koncensionari.
Qytetaret paguajne e vetem paguajne e asgje nuk perfitojne nga sherbimet publike.
Drejt privatit te gjithe edhe pse varferia ka pllakosur kudo.
Drejt privatit per ti shtuar xhepit te monstrave qe kane mberthyer e shnderruar ne biznes edhe shendetin.
Orjentohesh edhe per nje fasho e deri te protezat super te shtrenjta te klientelistet.
Me vjen turp kur gjendem prane nje te semuri e te afermit thone i bleva te gjitha.
Ku po shkon ky vend?
Nuk ka fjale per te pershkruar trishtimin tek pashe ne rrjete sociale   foton e ikones se kinematografise shqiptare Robert Ndrenika ne dremitjen e antishpreses korridoreve te QSUT.
Kjo eshte “dhurata” falas e mjeksise se Rilindjes! Turp eshte pak per ju  kusare te pacipe, mashtrues te pashoq qe guxoni e mbushni ekranet me dokrra reformash e progresi.
Ndjehem po aq e trishtuar sa nje femije per prindin nga kjo pamje makabre qe nuk don as perkthim as koment!
Kjo foto  e te madhit Ndrenika eshte pasqyra ku çakejte mavi shfaqin fytyren e vertete.
Njeherazi e quaj Foto-Alarm per c’do shqiptar!
Ju te mjere mendoni mire,,
se sapo te ikni nga pushteti askush nuk do tu respektoje, ndersa artiste si Ndrenika respektohen e nderohen nga te gjithe e gjithmone, madje mund te them se ata jane ne lavdine e tyre te perjetshem.
Varferia e pamundesia eshte ulur kembekryq kudo.
Ky fillim viti I gjen shqiptaret ne trishtimin me te madh ekonomik e social te krahasuar vetem me vitet e erreta te diktatures.
Kaluan afer 4  vite ne pershkallezim te llahtarshem te varferise e cila shtresen e mesme e degradoi ne limitet e mbijeteses e shtresen vunerabel e ka degdisur rrugeve te Europes ndersa te pamundurit mbushin kronikat e zeza me vetvrasje.
 Denoncime te shumta nga qytetaret nga zona ime Mirdita, dhe gjithashtu nga Puka, per mbifaturim te abonenteve per muajn dhjetor  400-500kv abonente familjare dhe nga 1000 e ne 2000 kv privateve per te ulur humbjet, dhe pergjigjeja eshte e ka fajin sistemi.
Kater vitet mavi u transformuan ne vite te erreta skamjeje , korrupsioni, pseudoreformash.
Droga po helmon vendin dhe Europen nderkohe qe pushteti e policia jane gardjanet e saj dhe te trafikanteve.
Ka kohe qe nuk behet fjale per realizim premtimesh apo pritshmeri.
Vetem  nje gje progreson e ajo eshte propaganda.
Pushtetet e tjere demokratike te ketij vendi , krijuar me shume mund injorohen ne rastin me te mire por shantazhi e blerja, presioni e intimidimi jane program ditor I kordinuar I Edi Rames dhe bandes se tij.
Vendi eshte nen varferi, terror e arrogance.
Vete deputete, ministra e faktore relevante ne mazhorance denoncojne e vetdenoncohen por asgje dhe asgje vecse gangrenizim I metejme I ekonomise dhe shoqerise!
Diplomaci e cakorduar pa busull kombetare, lojra te rrezikshme te “liderit”kleptomitoman me ekuilibrat kombetare e rajonal.
Me pak fjale e shqip çmenduri qeverisese qe na ktheu ne paskohe.
Ne paskohen e baballareve te Nje paskohe kriminale e oligarkike.
Koha e zeze e Edvin Rames po tejkalon dhe paskohen e eterve te tyre.
Ata shtetezonin keta pervetesojne,
ata denonin kundershtaret keta I lincojne ,
I heqin nga puna e I denigrojne.
Nje paskohe qe rikthen izolimin duke u thirrur per integrim.
Thike ne palce te cdo Shqiptar eshte perkufizimi I qeverisjes se klikes uzurpatore.
Nuk behet me fjale per programe por per  mbijetese.
Dhe paradoksalisht propaganda vazhdon ne permasat e marrezise!
Edhe ceshtja me emergjente
ajo  e zgjedhjeve të lira
 në Shqipëri është e lidhur me problemin e madh të kriminalizimit të politikës, të krimit të organizuar, të drogës. Këto janë probleme që opozita i ka denoncuar prej tre vitesh.
Këto janë probleme për të cilat opozita ka luftuar dhe ka arritur të ndryshojë ligjet, siç është ligji për dekriminalizimin.
Por, që për fat të keq, nuk po gjen  zbatim për shkak të mungesës së vullnetit politik.
 Vullneti politik mungon sepse Edi Rama dhe koalicioni i tij qeverisës e ka lidhur fatin me krimin, me drogën.
Ajo qe po ndodh ne politiken mazhoritare qeveritare eshte e paprecedent per nje shtet qe pretendon alfen e demokracise.
Ujqer te uritur te cartur prej babezise e te dezorientuar nga afrimi I gjykimit te drejtesise po perleshen pa skrupuj.
Te nderuar qytetare!
Natyrisht ky stan kete bulmet do prodhonte.
Asgje e re dhe e paparashikuar ne stanin e çakejve mavi!
Nuk ka debat as lufte idesh mbi principe demokratike por  perleshje zullumqaresh kleptokrate te mazhorances.
Shqiptaret duhet ti besojne alternatives se opozites dhe jo te presin paqen mafioze te klaneve te droges e korrupsionit.
Shqiptaret duan e shpresojne ne nje alternative zhvillimi dhe jo te konfliktet ne stanin e çakejve qe I pret ndeshkimi!
Dhe prisni se ky eshte fillimimi i  fundit te serialit kriminal kanabist.
Kerma c’do dite shton kundermimin deri sa te arrije kuturbimin.
Paradokset kane marre qytetari!
Ata qe njihen si shitbleres votash flasin me zhargon perendimor per ndershmeri politike!
Ata qe jane produkt bandash vrastare e kriminelet me damke ne Europe I sollen ne zyrat kryesore te pushtetit e deri sa uzurpuan karriket e shumta te parlamentit
sot paciptesisht flasin per dekriminalizim!!
Ne pamje te pare duket se kjo tablo kriminale mbyll perfundimisht dyert e shpreses.
 Forca  jone  nuk matet me kartona parlamentare por me shenjterine e kauzave qe po mbrojme per te cilat kemi me vehte ç’do shqiptar!


Fjala ne Kuvend e deputetes Albina Dede, 2 Shkurt 2017

Read More