Blog

16 Maj
0

“Shqiptarët janë populli me kostot më të larta ushqimore në Europë”, Agalliu: PD është e vendosur për ta ndryshuar këtë realitet, me programin për daljen nga kriza sociale dhe ekonomike

Sekretari për Programin në PD, Arbi Agalliu, shprehet se Edi Rama gjatë qeverisjes së tij, nuk zhgënjeu asnjëherë duke pasuruar oligarkët me para publike dhe duke varfëruar njerëzit, për të cilët do duhej të mendonte një qeveri e përgjegjshme.

Deputeti i PD thotë se Rama është kryeministri i popullit që sipas përllogaritjes së Organizatës Botërore të Ushqimit, jeton me koston më të lartë të dietës ushqimore në të gjithë Europën.

Ai më tej thotë se PD është e vendosur për ta ndryshuar këtë realitet, me programin për daljen nga kriza sociale dhe ekonomike.

Postimi i Sekretatit për Programin në PD, deputeti, Arbi Agalliu:

 

Gjatë qeverisjes së tij, Edi Rama nuk zhgënjeu asnjëherë, duke u përpjekur për të pasuruar oligarkët me para publike dhe duke varfëruar njerëzit, për të cilët do duhej të mendonte një qeveri e përgjegjshme.

E ka bërë këtë në shumë raste. E treguan edhe në projekt-ligjin e fundit që sollën në parlament, duke mos e fshehur më përpara njerëzve ambicien e tyre të pakufishme për të vjedhur me lezet sa herë që u jepet mundësia.

Kjo është qeveria që nuk punon për njerëzit, por vetëm për një grusht të vogël klientësh të saj.

Edi Rama është kryeministri i popullit që, sipas përllogaritjes së Organizatës Botërore të Ushqimit, jeton me koston më të lartë të dietës ushqimore në të gjithë Europën.

Sipas Indeksit të Organizatës Botërore të Ushqimit, kostot e larta të dietës ushqimore i kanë vendet e varfëra dhe ato në zhvillim.

Ndërkohë që kryeministri mburret me retorikë boshe, familjet shqiptare shumicën e të ardhurave të tyre duhet ta shpenzojnë për ushqime.

Ky është realiteti të cilin duhet të gjithë të përpiqemi ta ndryshojmë.

Kemi përballë një qeverisje që punon për klientët e saj dhe jo për njerëzit e zakonshëm.

Kjo është e qartë si drita e diellit dhe nuk ka Edi Ramë që ta zërë me shoshën e propagandës as shoshë që të fusë Edi Ramën brenda për ta fshehur nga realiteti i keqqeverisjes së vetë.

Ndaj Partia Demokratike e Shqipërisë është e vendosur për ta ndryshuar këtë realitet.

Do ta ndyshojmë me programin tonë për daljen nga kriza sociale dhe ekonomike, me vullnetin e duhur politik dhe me ekipin e përzgjedhur për ta përçuar te njerëzit e zakonshëm.

Jemi të vendosur që në këtë përballje të madhe të jemi në krah të qytetarëve shqiptarë, pa dallime, sepse ky është misioni i PD-së, si një forcë e arsyeshme dhe me vullnetin e duhur për të bërë ndryshimin e shumëpritur.

Read More
16 Maj
0

“Lagjja me 50 biznese, pa infrastrukturë”, Joni Myshketa: Mungesave e investimeve në infrastrukturë rrugore, ndriçim dhe në mirëmbajtje, është një gjë e zakonshme në bashkinë e Durrësit

Kreu i degës së PD, Durrës, Joni Myshketa, në një postim në Facebook shkruan se mungesa e investimeve në infrastrukturë rrugore, në ndriçim dhe në mirëmbajtje, është një gjë e zakonshme në Bashkinë e Durrësit.

Ai ka sjell rasti e një prej lagjeve afër Universitetit “Aleksandër Moisiu”, e cila është me infrastrukturë të shkatërruar. Myshketa thotë se atzy janë vendosur rreth 50 biznese të cilat kanë numrin më të madh të të punësuarve, por që është me shërbime të munguara.

 

Postimi i plotë i kryetarit të degës së PD, Durrës, Joni Myshketa:

 

Jemi në aksin më të rëndësishëm në Durrës. Shumë pranë superstradës Durrës – Tiranë, ngjitur me Universitetin A. MOISIU dhe vetëm pak minuta nga qendra. Është aksi rrugor ku janë vendosur mbi 50 biznese te cilat kane nr me te madh te te punesuarve ne te gjithe Durresin eshte zona industriale më e rëndësishme e qytetit. Mungesave e investimeve në infrastrukturë rrugore, në ndriçim dhe në mirëmbajtje, është një gjë e zakonshme në Bashkinë e Durrësit, e cila, edhe pse është një ndër më kryesoret përsa i përket zhvillimit ekonomik në vend, nuk ka parashikuar asnjë zë në buxhetin e saj në këtë drejtim. Situata që paraqitet nga pamjet tregon fare qartë vështirësinë ku gjenden qindra bizenset të cilat jane zëri kryesor I zhvillimit te qytetit, burim kryesor të ardhurash per mijera familje durrsake te punësuara dhe burimi kryesor I të ardhurave të buxhetit të shtetit dhe të bashkisë përmes taksave të paguara, por me shërbime të munguara. Ky nuk është një rast I izoluar siç kemi bërë me dije përmes denoncimeve të njëpasnjëshme. Ky është një realitet i papranueshëm të cilin duhet të gjithë ta ndryshojmë! I bëjmë thirrje që të merren masa të menjëhershme në lidhje me sa më sipër. Partia Demokratike, dega Durrës, është e vendosur për të qenë zëri dhe në krah të çdo biznesi e qytetari! Ne jemi të vendosur për të denoncuar çdo problematik me të cilën përballen qytetarët dhe bizenset durrsake, duke synuar të ndërtojmë një front të përbashkët ku politika të shihet si shërbesë ndaj qytetit dhe qytetarëve. Ftojmë çdo qytetar, biznes të na adresojë të gjitha problematikat me të cilat hasen, që bashkarisht të ndërtojmë alternativën më të mirë në zgjidhjen e tyre duke implementuar sygjerimet tuaja në programin e Partisë Demokratike. Partia Demokratike e Shqipërisë është e vendosur për këtë!

 

 

Read More
16 Maj
0

“Të vjedhësh me lezet”, Agalliu në Kuvend: Projektligji për pronat është t’i dhurosh oligarkut atë që dje e mbulonit me ligjin e investitorëve strategjik

Sekretari i Grupit Parlamentar të PD, Arbi Agalliu, nga foltorja e Kuvendit ka komentuar projektligjin e qeverisë për të kaluar pronën publike te privati. Ai tha se ky projektligj nuk ka zbatuar procedurën normale, që në fillim duhej të hidhej për konsultik publik.

Deputeti i PD, gjithashtu u shpreh se ministria e Ekonomisë nuk ka sjell as databazën e të gjitha pronave publike në komisionin e Ekonomisë.

Për të treguar qëllimin e vërtetë të këtij ligji, Agalliu nuk kurseu as ironinë me deputetin e PS, Eduart Shalsi, i cili është propozuesi i projektligjit, duke përdorur shprehjen e tij se kjo është metoda “të vjedhësh me lezet”.

 

FJALA E SEKRETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, ARBI AGALLIU

 

Nuk jeni i sinqert fare dhe se kuptoj pse futeni se nuk është fare propozimi juaj ky. Ju keni propozuar vetëm kalimin nga Ministria e Financave tek Ministria e Ekonomisë. Ky është propozimi juaj. Këto dy amendamente të cilat janë totalisht të sakta që kolegia tha, janë amendamente që së pari nuk kanë kaluar konsultimin publik. Sepse në komisionin e ekonomisë kur keni sjell këtë ligj, kemi kërkuar të zbatohet procedura me konsultim publik. Keni thënë që nuk ka konsultim publik sepse kalohet drejtoria. Nga Ministria e Financave tek Ministria e Ekonomisë. Dhe keni futur javën e kaluar dy amendamente të cilat ndryshojnë totalisht thelbin e këtij projektligji. Në këtë kotekst do të duhet zonja kryetare ta tërhiqni këtë projektligj, ta kaloni në konsultim publik së paku të jepni transparencë, sepse abuzimet me pronat publike janë të tmerrshme.

Ju kemi kërkuar në Komisionin e Ekonomisë nga ministria përkatëse databazën e të gjitha pronave publike dhe shtetërore. Nuk kanë ardhur me pretekstin që nuk e ka vetëm ministria e Ekonomisë, por çdo ministri tjetër. Të decentralizosh këtë proces, t’u japësh të drejtën e shkëmbimit me pronë private, t’i heqësh të drejtën e parablerjes pronarit të tokës, që ka tokën e njohur në atë pronë publike. Kjo është t’i dhurosh oligarkut atë që dje e mbulonit me ligjin e investitorëve strategjik. Kështu që në këtë kontekst, tërhiqeni ligjin, të zbatohet procedura çër aq kohë sa i janë shtuar amendamente të reja, për aq kohë që janë vendosur amendamente të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me anën proceduriale, pra kalim nga Ministria e Financave tek Ministria e Ekonomisë.

Meqë këto të dyja u ndanë, këtu fshihet abuzimi me pronën. Është, siç ka thënë një koleg i vjetër “të vjedhësh me lezet”, kjo është në fund të ditës. Nuk është absolutisht meraku i madh i përdorimit të këtyre pronave publike. Sepse prona publike kalon tek privati vetëm me ankand. Pasi i ke dhënë pronarit të pronës të drejtën e parablerjes aty ku ia jep ligji dhe jo me variante të tjera, me shkëmbime apo ku di unë çfarëdolloj shpikjesh. Kështu që ne kërkojmë heqjen nga rendi i ditës të kësaj pike, çojeni në komision dhe në konsltim publik dhe pastaj flasim e bëjmë.

Read More
16 Maj
0

Projektligji për kalimin e pronës shtetërore tek privati, Alibeaj nga Kuvendi: E kanë paraqitur vjedhurazi, prova më e fortë e korrupsionit që ka përfshirë qeverinë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në një prononcim për mediat nga oborri i Kuvendit, komentoi projektligjin e propozuar nga qeveria që pasuria shtetërore të dhurohet e të shkëmbehet në favor të investitorëve strategjik. Ai tha se këtë projektligj e kanë paraqitur vjedhurazi dhe se është prova më e fortë e korrupsionit që ka përfshirë qeverinë.

Deputeti i PD, gjithashtu përsëriti edhe njëherë propozimet e PD të depozituara në Kuvend si vettingu i politikanëve, heqja e imunitetit, amendamentet në mbështetje të SPAK, si dhe propozimiet për reformën zgjedhor, që nuk merren parasysh nga mazhoranca.

Alibeaj gjithashtu komunikoi edhe përgjigjen që i ka kthyer SPAK për numrin e të korruptuarve që përfituan nga amnistia penale.

 

FJALA E SEKRETARI TË PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ, NË OBORRIN E KUVENDIT

Me propozimet tona për heqjen e imunitetit të deputetëve, për vettingun në politikë, me propozimet tona për mbështetjen e SPAK. Dhe në fakt ky parlament, tashmë totalisht privat, sot ashtu në mënyrë diabolike dhe në mënyrë okulte fut një projektligj me anë të të cili kërkohet që pasuria shtetërore të shkojë në favor, të dhurohet e të shkëmbehet në favor të investitorëve strategjik. E kanë paraqitur vjedhurazi të martën e kësaj jave dhe duan ta kalojnë sot. Dhe kjo është shembulli apo prova më e fortë e korrupsionit që ka përfshirë qeverinë po e po, por dhe veglat e tyre në parlament. Jo vetëm kaq, por se një nga çështjet më të rëndësishme që unë besoj që janë në interes të publikut, janë propozimet tona për reformën zgjedhore, për çështjen e diasporës. Ka kaq kohë, të paktën nga 15 nëntori, u bënë 7 muaj që një nga çështjet kryesore, ajo që ka të bëjë për votën e diasporës, përveç çështjeve të tjera siç janë ato me listat e hapura, me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës, për Shqipërinë një zonë, e me rradhë. Mbahen në syrtaret e këtij Parlamenti thjesht dhe vetëm me idenë se duke kaluar ditët të bëhet gjithmonë e më e pamundur zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe interesi i shqiptarëve. Për këtë arsye kemi depozituar një javë më parë atë që ju e dini tashmë një kallëzim penal në zbatim edhe të ligjit të Gjykatës Kushtetuese, për të detyruar këtë Parlament, i detyruar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të zbatuar dhe për të bërë efektive votën e diasporës. Ka një Parlament privat, një Parlament i cili gjithashtu vjedhurazi miraton ligje korruptive kundër interesit të shqiptarëve, siç bën në fakt edhe për ligjin për amnistinë.

Meqë jam këtu, j’ua premtova javën e kaluar atë se çfarë unë i kisha kërkuar SPAK. Shumë shkurt po u jap disa të dhëna dhe më lejoni thjsht dhe vetëm t’i citoj, nuk do të bëj asnjë lloj komenti. Cila ishte përgjigjja e SPAK lidhur me amnistinë: “7 persona korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kanë përfituar nga amnistia. 11 të tjerë kanë përfituar ata të cilët janë dënuar për korrupsion pasiv, gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksioneve të tjera të organeve të drejtësisë. 2 të tjerë kanë përfituar ata që kanë qenë të dënuar për ndihmë të paligjshëm të kufirit. 9 të tjerë të dënuar për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksion publik. 10 të tjerë për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike. 1 tjetër për shpërdorim detyre. 1 tjetër për korrupsion aktiv në zgjedhje. 1 tjetër për përcaktim të rezultateve në garat sportive. Të liruar nga burgjet: 2 janë për shpërdorim detyre, dy të tjerë për korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. 3 të tjerë kanë përfituar sepse kanë qenë të dënuar për kultivim të bimëve narkotike kryer në bashkëpunim. 1 tjetër për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. 1 tjetër për falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve. 1 tjetër për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim”. Dhe kjo ishte vetëm për 2023-in. 44 të dënuar kanë përfituar nga amnistia. Vendoseni pak veten tek dhimbja e madhe që ka pllakosur atë familje që humbi birin e vet, efektivin e policisë. Nëse këto përgjërimet e këtij parlamentit dhe atyre 110 deputetëve të cilët thoshin mëshirë e madhe, të ndihmojmë të dënuarit. Ja ky është sinjali që mori shoqëria shqiptare dhe ata njerëz të cilët e kanë gishtin në këmbëz të pistoletës.

16/05/2024

Read More
16 Maj
0

P/ligji për kalimin e pronës shtetërore në private, reagon ashpër kreu i PD, Basha: Ligj i porositur nga mafia e pronave publike. Të tërhiqen përpara se të përfundojnë pas hekurave ku nuk ka Edi Ramë që t’i mbrojë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të shumicës që të fusë në rendin e ditës së projekt-ligjit që ka të bëjë me kalimin e pronës shtetërore në private nëpërmjet shitjes me ankand, tjetërsimit dhe shkëmbimit me pasuri private nga institucione në varësi të Kryeministrit apo të organeve të qeverisjes vendore. Sipas Bashës, qeveria po ndjek të njëjtën skemë me inceneratorët me ligje të porositur nga mafia e pronave publike. Kreu demokrat i bën thirrje të tërhiqen përpara se të përfundojnë pas hekurave ku nuk ka Edi Ramë që t’i mbrojë!

Postimi i plotë i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

Sot në rendin e ditës është futur një projekt-ligj me porosi nga mafia e pronave publike. Tinëzisht dhe në bashkëpunim me qeveritarët e korruptuar ata duan ta përvetësojnë pronat publike nëpërmjet shitjes me ankand, tjetërsimit dhe shkëmbimit me pasuri private nga institucione në varësi të Kryeministrit apo të organeve të qeverisjes vendore. Ky ligj korruptiv është në vazhdën e ligjeve të porositur nga oligarkia, duke imituar skemën e inceneratorëve.

Ky është Edi Rama, nga njëra anë propozon rezolutë kundër korrupsionit, nga ana tjetër e përdor atë për të fshirë buzët e pushtetit të trashura nga gostitë korruptive me pronat e shqiptarëve.

Kjo është hipokrizia shtinjake e një pushteti të kalbur që premton publikisht në sytë e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se do të futet në dietë, ndërsa në skutat më të errëta të Kuvendit nxiton të përgatisë ligje për të gllabëruar pronën publike në dobi të një grushti oligarkësh dhe në dëm të shoqërisë shqiptare.

Nuk mendojnë asnjë çast të hapin vende të reja pune për qytetarët, por vetëm planifikojnë vjedhjen e radhës në bashkëpunim me oligarkët. Bëjnë mirë të tërhiqen përpara se të përfundojnë pas hekurave ku nuk ka Edi Ramë që t’i mbrojë!

Read More
16 Maj
0

Anëtari i Kryesisë së PD, Vlorë, denoncon mungesën e infrastrukturës në fshatin Bishan

Anëtar i Kryesisë së Partisë Demikratike Dega Vlorë dhe Kryetari i njësisë Shushicë, Adriatik Isufaj, ka denoncuar gjendjen e mjerueshme të fshatit Bishan.

Në një postim në Facebook, Isufaj shprehet se mungesa e investimeve, apo largimi i banorëve janë disa nga probkematikat në këtë fshat.

Postimi i plotë i Anëtarit të Kryesisë së PD dega Vlorë, Adriatik Isufaj:

Adriatik Isufaj, anëtar i Kryesisë së Partisë Demikratike Dega Vlorë dhe Kryetar i njësisë Shushicë, denoncon gjendjen e mjerueshme të fshatit Bishan.

Mungesa e infrastrukturës, mungesa e investimeve apo largimi i banorëve janë disa nga problematikat që shqetësojnë këtë fshat.

 

 

Read More
15 Maj
0

Dita Ndërkombëtare e Familjes, Andia Ulliri: Familjet shqiptare i gjen më të varfra, ndërsa familjet e Thumanës duke protestuar për shkatërrimin e shtëpive

Deputetja Andia Ulliri ka reaguar nëpërmjet një statusi në facebook në ditën ndërkombëtare të familjes, duke thënë se kjo ditë “i gjen familjet shqiptare më të varfra, pa asnjë standart jetese, në vështirësi për të mbyllur shpenzimet mujore, pa mundësi punësimi ose edhe me keq, si familjet sot në Thumanë që protestojnë ndaj një projekti që do shkatërrojë shtëpitë e tyre”.

 

Më poshtë reagimi i plotë i deputetes së PD, Andia Ulliri:

 

Dita ndërkombëtare e familjes i gjen familjet shqiptare më të varfra, pa asnjë standart jetese, në vështirësi për të mbyllur shpenzimet mujore, pa mundësi punësimi ose edhe me keq, si familjet sot në Thumanë që protestojnë ndaj një projekti që do shkatërrojë shtëpitë e tyre.

Familjet që u bënë kryefjalë e mediave, sot hipën mbi tarracat e shtëpive dhe kërcënuan vetë-flijim nëse nuk merret parasysh kërkesat e tyre.
⁉️Po çfarë po kërkojnë këto familjarë?
Ndërsa do ju shemben shtëpitë prej projektit të aksit Thumanë-Kashar, prej muajsh kanë protestuar për problematikat e projektit, dëmshpërblimet, rrugët lidhëse, nënkalimet/mbikalimet për të shkuar në tokën apo biznesin e tyre, por asnjë përgjigje nga institucionet.

Kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër, teksa qeveria vetëm shpejton për të mbyllur planet e për të publikuar e propaganduar “arritjen” e rradhës.

E pra, kjo tablo e dhimbshme e ditës së sotme është përshkrimi i realitetit të familjeve shqiptare sot. Ata janë pa mbështetje dhe pa shpresë për jetën e tyre apo të ardhmen e fëmijëve.
Të lënë në harresë nga një qeveri që nuk ju shërben dhe nuk ka prioritet interesat e qytetarëve!

 

Read More
15 Maj
0

“Shqiptarët mendojnë që Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar”, Basha në Breaking: Programi ynë bezohet te rikthimi i konkurrencës për të rikthyer shpresën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në një intervistë në emisionin “Breaking” në televizionin Top News, ku ndër të tjerash foli për keqqeverisjen në 11 vitet e fundit që ka zbrazur vendin. Zoti Basha tha se shumica dërrmuese e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar. Ai foli për programin e PD, ku në thelb do ketë rikthimin e konkurrencës për të rikthyer shpresën tek qytetarët.

 

“Ne kemi fokusuar energjitë tona tek ajo për të cilën qyetetarët kanë më shumë nevojë sot se kurrë. Të rikthehet besimi tek politika si një mjet zgjidhjeje i problemeve të shoqërisë dhe jo si një biznes fitimprurës për një kastë politike që vetëm problem jus jell njerëzve, vetëm ka thelluar hendekun e pabarazisë, ka shtuar pasuritë dhe pushtetin e një kaste të vogël njerëzish, e një grupi të vogël njerëzish në politikë dhe afër politikës. Por ka zbrazuar vendin, ka përgjysmuar vendin, ka zvogëluar pasuritë familjare, shanset, mundësitë e rinisë, mirëqenien e prindërve, e gjyshërve etë moshuarve, e pensionistëve. Ka rrënuar fermerin shqiptar, ka zvogëluar shtresën e mesme dhe ka goditur profesionet e lira dhe sipërmarrjen shqiptare.

11 vite pas ardhjes në pushtet, Edi Rama përballet sot me një shumicë shqiptarësh të cilët mendojnë që jo vetëm Shqipëria është në drejtimine gabuar, por mendojnë se shkaktari i varfërisë, i gjendjes së dobët ekonomike, i rritjes së kostos të jetesës, i mungesës së perspektivës për fëmijët e tyre, është Edi Rama. Kjo është shumë e rëndësishme, se pa këtë gjërat bëhen pak më të ndërlikuara, pa shpresa.

Atëherë këmbë e kësaj ure, nga shpresa tek besimi për ndryshim është ndërtimi i një alternative. Dhe këtu është edhe marrëdhënia e dyfishtë midis detyrimit më të madh që ka Partia Demokratike, si forca udhëheqëse e opozitës për ta ndërtuar këtë alternativë në të gjithë komponentët e saj, ofertën, ekipin, aleancën dhe natyrisht në fund fare do të jenë qytetarët ata që do të vendosin.

Ne mëtojmë që të sjellim një tjetër bilanc politik, që nuk matet me sa karrige, apo sa gjatë rri në karrige. Por çfarë programi ke për të ndryshuar realisht jetën e shqiptarëve dhe qeverisjen e vendit, cilësinë e qeverisjes së vendit. Ne kemi nëj vizion të qartë, baza e të cili është funksionimi normal i një shoqërie mbi baza demokratike, të shtetit të së drejtës dhe të konkurrencës. Konkurrenca është viktima më e madhe e kësaj qeverie. Në rafshin politik po se po përmes manipulimeve zgjedhore, në rafshin e ekonomik meritokracia është viktima më e madhe. Ndaj në programin tonë rikthimi i konkurrencës në çdo fushë, është dhe mekanizmi më i fuqishëm për të rikthyer edhe njëherë shpresën, besimin se Shqipëria mund dhe do të kujdeset për të gjithë bijtë dhe bijat e saj” – tha Basha.

 

Zoti Basha gjithashtu foli edhe për anëtarësimet në PD, ku tha se janë në frymën e dëshirës për ndryshim, ndryshe si ato në partinë socialiste që detyronin administratën të merrnin kartat.

 

“Partia Demokratike jo vetëm që ka hapur dyert, por mbi 30% të anëtarësisë që ka marrë pjesë në procesin e organizimit, merr pjesë aktivisht në PD si anëtarë me të drejta të plota, me të drejtën për të zgjedhur dhe për të propozuar për herë të parë dhe pjesa më e madhe janë të rinj, janë të moshës 20-30 vjeçarë. Dhe padiskutim që këtu ka një element që është bërë ndoshta dhe larg syrit të kamerës dhe mund të bëhet dhe në syrin e kamerës që është anëtarësimi i tyre, është dorëzimi i dokumenteve të anëtarësimit, çka Partia Socialiste po e bën pas 11 vitesh, por po e bën me anëtarë të administratës publike. Partia Socialiste është në një process tkurrjeje. Ne e shohim këtë në çdo aspekt, duke përfshirë edhe vet rradhët ekzistuese të Partisë Socialiste, e jo më të shtrihet më tej. Është një gjë tjetër të detyrosh anëtarët e administratës publike të marrin karta për të mbajtur vendin e punës, pra t’i kërcënosh me bukën e gojës. Dhe një gjë tjetër të kesh anëtarësime reale siç ka Partia Demokratike, të të rinjve në veçanti, të cilët duan ndryshim dhe shpresën për këtë ndryshim e shohin te PD. Janë dy gjëra krejtësisht të ndryshime” – u shpreh Basha.

 

Read More
15 Maj
0

“Autostrada Tiranë-Durrës totalisht e amortizuar”, Oriola Pampuri: Ky segment ka nevojë për një investim të mirfillt, jo vetëm arrnime për klientët e qeverisë

Nënkryetarja e PD, Oriola Pampuri, në një video të postuar në Facebook, thotë se autostrada Tiranë-Durrës është kthyer në një nga rrugët më të rrezikshme për shkak të amortizimit të saj. Ajo shprehet se kjo rrugë u ndërtua në një kohë kur Shqipëria nuk kishte trafikun që ka sot, ndërsa sot pas 11 vitesh nuk përmbush standardet e duhura dhe trafiku është bërë i përditshëm për kalimtarët.
Pampuri gjithashtu thotë se segmenti Tirane-Durres-Tirane, ka nevoje per nje autostrade te mirefillte, ku secila ane e saj te kete 4 korsi, mbikalime, dhe mirembajtje te vazhdueshme. Sipas saj, çdo tentativë për tendera arrnimesh është një shërbim më shumë për klientët e qeverisë.

 

Postimi i plotë i Nënkryetares së PD, Oriola Pampuri:

 

Kjo eshte “autostrada” ose me mire rruga Tirane-Durres-Tirane, sot ne oren 9.30 te mengjesit. Ku kolona me makina niste nga kthesa e Maminasit per te vijuar disa kilometra drejt Durresit.
Dhe te mendosh qe dikush ishte per pune, dikush per spital, dikush per shkolle, e te gjithe bashke kane dhe hallin tjeter te perbashket cmimin e karburantit, i cili ne nje trafik te cmendur si ky, firon si uji.
Kjo situate eshte e njejta thuajse cdo dite mengjeseve, drekave, pasditeve, dhe fundjavave.
Kryeministri dhe mbrojteset e zjarrta te tij do te thonin; trafik ka kudo, pooor jo aty ku rruges i thone rruge dhe autostrades, autostrade.
Rruga Tirane-Durres-Tirane, u ndertua atehere kur Tirana nuk kishte kete numer banoresh dhe Durresi gjithashtu, dhe ne ate kohe permbushte me se miri nevojat e qytetareve, madje edhe duke u mirembajtur.
Por sot 11 vjet, kjo rruge vetem eshte arnuar, duke u shnderruar ne nje nga rruget me te rrezikshme per aksidente si per kembesoret qe kalojne mbi ndarese per te kaluar ne anen tjeter, ashtu edhe per shoferet qe duhet te kene vemendje roboti per t’ shpetuar, kalimtareve, makinave qe ndalen papritur, apo shpejtesise se te tjereve, qe nuk eshte normale per nje rruge te tille.
Sot segmenti Tirane-Durres-Tirane, ka nevoje per nje autostrade te mirefillte, ku secila ane e saj te kete 4 korsi, mbikalime, dhe mirembajtje te vazhdueshme.
Cdo tentative per tendera arnimesh, eshte per te vijuar sherbimin ndaj xhepave te klienteve te qeveresise, por jo per shqiptaret.
Edi Rama ne vend qe te jape mend jashte kufijve, le te vije te jape llogari per kaosin qe ka krijuar ne cdo hallke te sistemeve ne Shqiperi, ku nje prej hallkave me te rendesishme jane rruget, arteriet e nje shteti, qe nxisin zhvillimin, ku kryeminstri ka deshtuar, nga rruga e Arbrit, qe nisi para ardhjes se tij e prej 11 vjetesh nuk ka perfunduar ende, dhe rruga Pogradec – Qafe-Plloce.
Sa per tunelin e Llogarase, dihet tashme, aty ku miqte ‘teshtijne’ Rama gjendet ne sekonde prane tyre per t’i krijuar komoditet.
Por Shqiptaret kane nevoje per nje kryeminister qe tu sherbeje atyre, jo miqve te tij.
Koha kur te korruptuarit zaptojne foltoret, dhe shqiptaret duartrokasin, duhet te marre fund.

 

 

Read More
15 Maj
0

“Skandali 5D dhe restoranti The Home”, këshilltarja e PD, Enriketa Papa, thirrje kryebashkiakut Veliaj: Hajde raporto në Këshillin Bashkiak

Kryetarja e grupit të këshilltarëve të PD, në bashkinë Tiranë, Enriketa Papa, ka reaguar në lidhje me skandalin e fundit në bashki, që ka të bëjë me shoqërinë “Tirana DC” dhe restorantin “The Home” dhe që ka si autorë ish-zëvendëskryebashkiakun, Arbjan Mazniku dhe këshilltarin e kryeministrit Endri Fuga.

Papa shprehet se fondet publike janë përdorur për organizimin e darkave dhe aktiviteteve të tjera në këtë restorant, që nënkupton një konflikt të qartë interesi dhe shpërdorim të detyrës publike për përfitime personale, si dhe shfryzëzim për efekte përfitimi të lidhjeve klienteliste bisnes-politikë.

Ajo gjithashtu i bën thirrje kryebashkiakut, Erion Veliaj, të pranojë kërkesën e PD për të dëshmuar në Këshillin Bashkiak, pasi spas saj është kriminale që paratë e taksapaguesve të përdoren për të krijuar favore personale për një grup të privilegjuar në kurriz të qytetarëve.

DEKLARATA E KRYETARES TË GRUPIT TË KËSHILLTARËVE TË PD NË BASHKINË TIRANË, ENRIKETA PAPA

Sot, në emër të Grupit të Këshilltarëve Bashkiake të Partisë Demokratike, dua të denoncoj praktikat të reja të paligjshme dhe klienteliste në Bashkinë e Tiranës. Sipas denoncimit të bërë nga PD, shoqëria Tirana DC, nën pronësi të plotë të Bashkisë së Tiranës, ka shpenzuar fonde publike në mënyrë të papërshtatshme, duke privilegjuar bisnese në pronësi të të afërmëve të individëve besnikë të kryeministrit. PD si dhe media investigative hodhi indicje dyshimi mbi lidhje klienteliste midis shoqërisë së Bashkisë Tiranë, “Tirana DC” me restorantin “The Home”, në pronësi familjare të Arbjan Maznikut dhe Endri Fugës.

Mazniku, sot Ministër i Shtetit për Qeverisjen Vendore, gjatë kohës së investigimit ka qenë në postin e ish-nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës. Kurse Fuga, sot njihet si drejtues i Agjencisë për Media dhe Informim, dhe ish këshilltar i ngushtë i KM Rama.
Fondet publike janë përdorur për organizimin e darkave dhe aktiviteteve të tjera në këtë restorant, që nënkupton një konflikt të qartë interesi dhe shpërdorim të detyrës publike për përfitime personale, si dhe shfryzëzim për efekte përfitimi të lidhjeve klienteliste bisnes-politikë. Media raportonse shoqëria Tirana DC ka dhënë tendera me vlerë të konsiderueshme shoqërive të afërta me Maznikun dhe Fugën, konkretisht bashkëshorteve të tyre.
Kjo aferë e re mbi “punëmbaruarit” dhe bisneset e tyre klienteliste publikuar në media, ngre pikëpyetjetë mëdha mbi integritetin e njerëzve në Bashkinë e Tiranës dhe të qeverisë dhe mbi vetë procesin eprokurimit publik, ku indicjet për përfitime nga fondet publike, shpërdorim të detyrës dhe favorizime klienteliste janë alarmante.
Është detyra jonë si përfaqësues të qytetarëve të monitorojmë dhe të denoncojmë çdo shkelje të ligjit dhe abuzim me pushtetin. Ne duhet të sigurojmë që fondet publike të përdoren për të mirën e përgjithshme të qytetarëve dhe qytetit të Tiranës, dhe jo për të favorizuar interesat personale të disa individëve, si kryebashkiaku me një grushtburokratësh dhe familjarësh.
Nxisim institucionet e drejtësisë të hetojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtyre skandaleve dhe për të proçesuar të gjithë përgjegjësit për shpërdorimin e pushtetit dhe fondeve publike të qytetarëve dhe taksapaguesve në Tiranë.
Si grup këshilltarësh i Partisë Demokratike, kemi kërkuar transparencë të plotë dhe raportim në Këshillin Bashkiak nga Kryebashkiaku socialist Erion Veliaj për të sqaruar një sërë problematikash që kanë të bëjnë me incineratorin, shoqëritë aksionere të Bashkisë Tiranë, dhe përgjegjësitë e tij mbi emërimin e drejtorëve, 5D, 3D, Tirana Beton, EcoTirana apo edhe mbi këtë aferë të re të indikuar nga media të shoqërisë Tirana DC.
Kërkesat tona janë depozituar që në dhjetor. Por Kryetari i Bashkisë si njeriu kryesor përgjegjës për qeverisjen e Tiranës, duket se i frikësohet fjalës dhe argumentave të këshilltarëve bashkiak të opozitës. Ai refuzon të bëjë transparencë dhe të japë llogari në Këshillin Bashkiak.
Është e papranueshme dhe kriminale, që paratë e taksapaguesve të përdoren për të krijuar favore personale për një grup të privilegjuar në kurriz të qytetarëve. Transparenca dhe llogaridhënia janë thelbi i qeverisjes së mirë. Qytetarët e Tiranës kanë të drejtë të dinë se si përdoren paratë e tyre.

Read More