Blog

10 Shk
0

Më 18 shkurt bashkohemi të fitojmë lirinë nga e keqja

Lulzim Basha me të rinjtë. Do anuloj ditën e parë ligjin e Arsimit të Lartë. Programi i PD kthen meritën dhe preferencën në zgjedhjen e universitetit, dhe stazh të paguar 1 vjeçar pas diplomimit.

-Mbështetja financiare për institucionet publike do të jetë e plotë e gjithanshme. Do të bëjmë që, në bazë të meritës dhe preferencës, të zgjidhet dega që cdo student kërkon. Të ndiqet me cilësinë më të lartë fakulteti përkatës dhe c’është më e rëndësishmja, kur të mbarojë studimet, studenti të mos dalë vetëm me një copë letër. Studentët duhet të kenë të gjithë motivimin për të dalë sa më mirë sepse pas kësaj e pret një mundësi tjetër. Me qeverisjen time e pret një mundësi tjetër. Sot kam bërë publike në praninë e sipërmarrjes shqiptare planin tim për 10 mijë stazhe të paguara në vit për të sapodiplomuarit.

 

-Çfarë kërcënimi kemi sot? Sot kemi kërcënimin nga një tjetër tirani. Sepse në një vend ku më i miri, më i afti, më i përgatituri nuk can dot përpara po ndëshkohet, dhe më i paafti, hajduti, gënjeshtari, krimineli, jo vetëm çan përpara por arrin majat, majën e pushtetit dhe të pasurisë, atëherë ky është një vend i robëruar nga e keqja.

 

-Ndaj me 18 shkurt ne do të ushtrojmë të drejtën tonë më fisnike, të drejtën si qytetarë. Me 18 shkurt, do të ngrihemi të gjithë për të treguar sa shumë jemi, sa shumë jemi ne. Jo vetem ne demokratët, por ne shqiptarët që kemi respekt për veten tonë, që kemi respekt për njëri-tjetrin, që nuk e kosniderojmë popullin shqiptar dele dhe që nuk pranojmë zgjedhje të kapura, të prishura, të vjedhura nga politikanët e korruptuar dhe kriminelet e lidhur me ta. Me 18 shkurt, në Tiranë, shqiptarët mblidhen në një protestë mbarëpopullore që kalon kufijtë politikë, për të marrë sëbashku një vendim shumë të madh.

 

 

 

Në përgjithësi thonë se është sallë e mirë, salla e deputetëve, salla e grupit parlamentar, salla e Këshillit Kombëtar, por asnjëherë nuk është aq e bukur kur e mbush rinia demokrate, kur e mbush rinia shqiptare.

Mirëse keni ardhur, në veçanti 250 anëtarët e rinj që i bashkohen Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Mirëse vini në Partinë Demokratike.

Një pjesë prej jush janë gjimnazistë dhe studentë, mirëse keni ardhur!

Ju vini në shtëpinë e lirisë. Partia Demokratike lindi si shtëpi e lirisë, dhe nqse ka një fjalë të vetme me të cilën duam ta përshkruajmë veten tonë, është liria.

Para shumë vitesh një nga Presidentët më popullorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ronald Regan, njeriu përgjegjës për rrëzimin e murit të Berlinit dhe fundin e tiranisë komuniste në Europë dhe në Shqipëri, u pyet nga studentët, se cili ishte ndryshimi mes të djathës dhe së majtës, kush ishin më të këqij, komunistët apo nazistët, dhe ai dha një përgjigje që unë dua ta ndaj me ju.

 

Për mua, tha, nuk ka të majtë e të djathtë, për mua ka lart dhe poshtë. Lart ato shoqëri që janë gjithmonë e më të lira, ku njerëzit janë gjithmonë e më të lirë. Sa më i lirë njeriu për të zgjedhur, sa më i lirë i riu për të zgjedhur shkollën ku shkon, fakultetin që do, profesionin që dëshiron të ndjekë, mundësitë për t’u zhvilluar nga ana kulturore, sportive, artistike, mundësitë për të dëgjuar dhe shijuar muzikën që i pëlqen më shumë, sa më e madhe liria e sipërmarrësit, për të zhvilluar idetë e tij apo të saj në një treg të lirë, pa kufizime, pa shantazhe, pa gjoba, pa kërkesa të kota, pa korrupsion, sa më i lirë të jetë njeriu aq më lart është ajo shoqëri, aq më lart është ai komb.

 

Dhe poshtë, sa më e madhe të jetë shtypja e shtetit, që zvogëlon lirinë e individit, sa më shumë rregulla, policë, gjoba, xhandarë, inspektorë, të cilët nuk shërbejnë për të rregulluar shoqërinë, por për të çrregulluar shoqërinë, në mënyrë që shumica dërrmuese e shqiptarëve, e qytetarëve të jenë skllevër të rregullave arbitrare, që zbatohen vetëm kur ka qejf, taksidari, doganieri, polici i korruptuar, xhandari, zyrtari, burokrati, por nuk zbatohen për ata që janë në krye, aq më poshtë është ajo shoqëri.

Ju vini në një vend që ne i themi, shtëpia e lirisë dhe këtu qëllimi kryesor sot dhe akoma më shumë nesër kur shqiptarët të na besojnë me votë të lirë qeverisjen e Shqipërisë, do të jetë zgjerimi i hapësirës së lirisë, që do të thotë mundësi.

 

Mungesa e lirisë është pamundësi.

Liri nga çfare?

Kur kjo parti u themelua, përgjigjia ishte e thjeshtë. Liri nga diktatura.

Nuk dëgjonim dot muzikën që kishim qejf, shkoje në burg po të dëgjojë radio të huaja ku luhej rock and roll, apo të vishje një palë xhinse apo të mbaje flokët e gjata, apo të bëje shfaqje të huaja siç i thonin atëherë. Se tani me duhet t’ua përkthej unë juve, se ju tani nuk e keni idenë se për cfarë bëhet fjalë. Shtypje totale, terror total nuk lexoje dot librat që ishin të ndaluar, as nuk ekzistonin fare. Kush kishte ndonjë kopje nën dorë, mund të përfundonte shumë keq po të merrej vesh.

 

Për lirinë nga diktatura u ngritën ata që ishin në moshën tuaj, para  26 vitesh. Të rinjtë, e nisën qindra metra prej këtej nga Qyteti Studenti përballjen, përplasjen që rrëzoi diktaturën dhe hapi horizontin e lirisë për shqiptarët. Liri që erdhi duke u zgjeruar, duke marrë dimensione që ndoshta në fillim ishin dhe të parrokshme nga mendja. Dimensioni i fundit që fituam ishte para 6-7 vitesh, ishte lëvizja e lirë në Evropë pa viza.

 

Me pasaportën që ke në xhep secili prej jush shkon në aeroport merr avionin dhe udhëton.

Po sa drama njerëzore ndodhën para se të fitonim këtë liri?

Po sot për çfarë lirie e kam fjalën? Apo ju thërras të mbrojmë monumentet e të shkuarës, lavdinë e dikurshme të PD-së, apo kemi një kërcënim real ndaj lirisë tuaj dhe prindërve tuaj, ndaj lirisë së çdo shqiptari.

Eshtë kjo e dyta, kjo është thirrja për betejën në të cilën jemi bashkuar. Besoj se e keni të qartë se nuk keni ardhur për të marrë privilegje as për zbavitje. Keni ardhur për një betejë, s’ka dyshim, s’ka pikën e dyshimit që e keni të qartë.

 

Për çfarë lirie e kam fjalën?

Çfarë kërcënimi kemi sot? Sot kemi kërcënimin nga një tjetër tirani e rrezikshme. Pikërisht se është e kamufluar, është prapa fasadave, është prapa propagandës. Duket sikur i kemi liritë tona, për të folur, për të shprehur, për të punuar për të jetuar në një vend normal demokratik. Por nuk është kështu. Sepse në një vend ku më i miri, më i afti, më i përgatituri nuk can dot përpara po ndëshkohet, dhe më i paafti, hajduti, gënjeshtari, krimineli, jo vetëm çan përpara por arrin majat, majën e pushtetit dhe të pasurisë, atëherë ky është një vend i robëruar nga e keqja. E kam fjalën për lirinë nga e keqja.

Lirinë që e mira të konkurojë dhe të fitojë thjesht duke qenë e mirë.

 

Tani do të përmend një fjalë e cila është fjalë shkencore, bazohet në greqishten e vjetër, por ndoshta ngjan dhe me një fjalë që përdorin dhe fëmijët. Ndoshta origjinën e ka të njëjtë kakistokraci. Kakos-kaka, më e keqja. Sundohesh nga e keqja. Sundohesh jo nga vlerat, por nga antivlerat, që vendosin për ty dhe shokët e tu. Jo ata që zgjidhen me votë të lirë sepse premtojnë më të mirën, sepse kanë vizion, sepse kanë program kanë ofertë, sepse kanë kredenciale, kanë respektin tuaj, por ata që e zhvasin pushtetin përmes zgjedhjeve të kapura, përmes votave të blera, përmes forcës së krimit, përmes pushtetit të krimit.

 

Kjo është beteja që na thërret.

Gjendja sot në Shqipëri është alarmante.Vendi është në kaos. Varfëria është në ekstrem. Papunësia rritet ditë për ditë.

Shumica e rinisë e ka mendjen të largohet, në vend që të qëndrojnë dhe të luftojnë, sepse, sistemi që sot sundon Shqipërinë, është sistemi që vret shpresat dhe mundësitë tuaja, në vend se t’i nxisë ato.

Sistemi politik, sistemi ekonomik, sistemi shoqëror, në vend që t’i nxisë, t’i mbështesë, t’i bëjë të mundura ëndrrat tuaja, i mbyt ato.

 

Duke filluar me arsimin e lartë. Investimin më serioz që bën një familje dhe një shoqëri, një komb, tek e ardhmja e vet. Shikoni cfarë ligji kaluan, një ligj që centralizon gjithcka në vend që ta shpërndajë vendimmarrjen. Në vend që ti japë mundësi, përmes lirisë duke ju dhënë edhe ju peshë në këtë proces, kaluan gjithcka në dorë të pushtetit dhe levave të pushtetit. Centalizim total. Poshtërim i pedagogëve. Anashkalim total i studentëve dhe e gjitha kjo me paratë e prindërve tuaj. Kjo është hilja më e madhe. Jo vetëm nuk rritën buxhetin për arsimin e lartë, por tani rritën shpenzimet duke rritur barrën fiskale duke rritur tarifat, duke rritur barrën financiare të prindërve tuaj.

 

Prandaj është e domosdoshme për ta zmbrapsur këtë të keqe në fushën e arsimit. Prandaj ditën time të parë si Kryeministër gjëja e parë që do të bëj është shfuqizimi i ligjit për arsimin e lartë. Paratë e taksapaguesve, të prindërve tuaj do të shkojnë për të financuar në radhë të parë arsimin publik, i cili do të jetë i shtrirë në të gjithë vendin. Edhe ato filiale që janë mbyllur, ne do t’i rihapim. Nuk do të ketë asnjë student apo studente që nuk mund të studiojë për shkak të pamundësive ekonomike. Cdo studenti, sipas mundësive të tij, do t’i ofrohet mundësia për të studiuar.

 

Do të investojmë fuqimisht në rritjen e cilësisë së arsimit në universitete publike, përmes garës, konkurencës dhe mbështetjes financiare në të gjitha format, të më të mirëve, pedagogëve më të mirë, studentëve më të mirë universiteteve më të mra. Kjo nuk do të thotë që i deklarojmë armiq unversitetet private, përkundrazi. Ne jemi ata që kemi krijuar hapsirën e lirisë që ato të ekzistojnë.

 

Do të krijojmë të gjitha mundësitë për një konkurim të denjë të të gjitha institucioneve private të arsimit të lartë dhe institucioneve publike. Por mbështetja financiare për institucionet publike do të jetë e plotë e gjithanshme. Do të bëjmë që në bazë të meritës dhe preferencës të zgjidhet dega që cdo student kërkon. Të ndiqet me cilësinë më të lartë fakulteti përkatës dhe c’është më e rëndësishmja, kur të mbarojë studimet, studenti të mos dalë vetëm me një copë letër. Studentët duhet të kenë të gjithë motivimin për të dalë sa më mirë sepse pas kësaj e pret një mundësi tjetër. Me qeverisjen time e pret një mundësi tjetër.

 

Sot kam bërë publike në praninë e sipërmarrjes shqiptare planin tim për 10 mijë stazhe të paguara në vit për të sapodiplomuarit. 10 mijë stazhe, ndërkohë që ne kemi 17-19 mijë të rinj që hyjnë në tregun e punës dhe kërkojnë punë. Kërkojnë punë dhe nuk gjejnë punë, sepse nuk ka punë. Jo nuk ka specialist, por ska punë.  Ska punë sepse ekonomia ka frenuar në vend.

 

Sot dita ka filluar me shpalosjen e platformës ekonomike- sociale të PD në prani të ekspertëve të Konrad Adenauer dhe CDU, partisë tonë simotër, dhe po mbaron me gjënë më të bukur; takimin me ju. Këtu kemi një interes të përbashkët, ne politikbërësit e qeverisë së ardhshme, sipërmarrësit, ju dhe prindërit tuaj. Me 24 milion euro në vit ne do të financojme 10 mijë stazhe, në mënyrë që të mos rrini rrugëve dhe kafeneve, por të futeni në botën e prodhimit, punës, indrustrisë, të shërbimeve, me kapacitetet tuaja, me një siguri financiare sigurisht minimale por me shansin që të krijoni përvojë në punë, të krijoni njohje. A e dini sa persona me statistikë punësohen nga stazhierët? 7, në 10, e atyre që kryejnë stazhin marrin oferta pune.

 

Ja pra që nuk do të rrijmë duarkryq dhe kemi mundësinë t’iu mbështesim. Kemi mundësine t’iu mbështesim dhe do tju mbështesim. Do t’iu mbështesim! Do të jem në krahun tuaj! Ky është vetëm një nga programet që do të riaftësojë ekonominë shqiptare do të clirojë energjitë pozitive, do të vërë në lëvizje motorët e zhvillimit, do të hapin vende të lira pune, do e rikthejnë Shqipërinë si ekonomi konkuruese si me Maqedonine, Kosovën, Serbinë. Vende të cilat, të gjitha sot na e kalojnë. Kjo do të ndryshojë, dhe jo vetëm ju këtu, por sigurisht cdo i ri dhe cdo e re Lulzim Bashën do ta ketë në krah.

 

U ndala tek kjo cështje si cështja e ditës, një mesazh të fundit e kam përpara se të nisim bashëkbisedimin. Qëllimi i gjithë kësaj, është që të ndalë këtë të keqe. Të ndalë largimin e rinisë nga vendi e të fillojë rikthimin edhe të atyre mijëra të rinjve që janë larguar apo që përfundojnë shkollën jashtë vendit. Sic kemi këtu, Rudia Hajdarin studente e shkëlqyer në SHBA, më pas stazhiere e më pas e punësuar në Kongresin Amerikan. Vajza e Azem Hajdarit, sot rikthehet në Shqipëri, sepse ka shpresë ka besim dhe vendosmërinë për të luftuar për një të nesërme më të mirë që vjen përmes lirisë.

 

Liri, baraz me mundësi dhe lirija themelore është liria për të zgjedhur. Lirija për të zgjedhur përcakton cdo liri tjetër. E ka kuptuar këtë edhe e keqja; ndaj do të shkatërrojë zgjedhjet e shqiptarëve. Do të kapë zgjedhjet e shqiptarëve e kërkon t’i blejë dhe kërcënojë këto zgjedhje. Pasi e bënë baltë për 4 vite dhe nuk realizuan asnjë nga premtimet që bënë kur erdhën në pushtet, si; 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, legalizime falas, më pak taksa për shqiparët, cmimin e energjisë, i mbani mend të gjitha apo jo, tani shpresën e vetme e ka të prishë zgjedhjet, ti kapë ato dhe të deformojë vullnetin e shqiptarëve. Ne nuk do ta lejojme kurrë këtë.

 

Institucionalisht si parti me përgjegjësi para qytetarëve ju kemi dhënë një platformë që në maj të vitit të kaluar, që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, me votim dhe numërim elektronik, me zbatim të ligjit të dekriminalizimit , me transparencë  për financat e partive politike me akses të barabartë në media. E cfarë thanë? Jo, jo, jo! Ose bëjnë sikur sdëgjojnë dhe tani thonë ska më kohë.

 

Ndaj me 18 shkurt ne do të ushtrojmë të drejtën tonë më fisnike, të drejtën si qytetarë. Tani që hapësira institucionale për zgjidhje është bërë zero, fatin do ta marrin në dorë qytetarët. Në 18 shkurt, do të ngrihemi të gjithë për ti treguar sa shumë jemi, sa shumë jemi ne. Jo vetem ne demokratët por ne shqiptarët që kemi respekt për veten tonë, që kemi respekt për njëri-tjetrin, që nuk e kosniderojmë popullin shqiptar dele dhe që nuk pranojmë zgjedhje të kapura, të prishura, të vjedhura nga politikanët e korruptuar dhe kriminelet e lidhur me ta.

 

Me 18 shkurt, në Tiranë, shqiptarët mblidhen në një protestë mbarëpopullore që kalon kufijtë politikë, për të marrë sëbashku një vendim shumë të madh. Ndaj jam e sigurt që rinia do të jetë e përfaqësuar në numër të lartë sepse i takon asaj të jetë në ballë të kësaj beteje, kësaj lufte për të siguruar lirinë, që në fjalët e presidentit Regan është gjithmonë një brez larg zhdukjes. Nëse një gjeneratë nuk lufton për lirinë, liria zhduket.

 

Ne do t’i japim fund këtij sistemi që promovon të keqen, të paaftin, gënjeshtarin, kriminelin, e do të promovojmë njerëzit që në bazë të aftësive dhe talentit të cajnë përpara. Të rinjtë në ballë të saj dhe kështu do t’i japim Shqipërisë lirinë për të qënë një vend modern dhe europian.

Faleminderit dhe mirësevini në shtëpinë e lirisë! Në betejën për të mirën, për demokraci dhe për liri.

 

Read More
10 Shk
0

Ekspertët gjermanë: Programi i Bashës, realist, i besueshëm dhe i zbatueshëm

Ekspertët gjermane që kanë asistuar në hartimin e programit të Partisë Demokratike, u shprehën sot se ky program synon rimëkëmbjen e ekonomisë, është realist, i zbatueshëm dhe i besueshëm. Walter Glos, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Konrad Adenauer, Mathias Schafer, Drejtor i Politikave në fondacionin Konrad Adenauer dhe Mathias Hubcher, drejtori i Departamentit për Programin në CDU, të pranishëm sot në takimin me sipërmarrjen, u shprehën se programi i z.Basha ka prioritetet e duhura, krijon besim dhe jep zgjidhjet e duhura për ekonominë.

Walter Glos, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Konrad Adenauer

-Dua tju përmend disa shtylla të konsultimeve tona që janë të rëndësishme për ekonominë shqiptare dhe PD. Mbi të gjitha, është një, rend ligjor i njohur nga të gjithë dhe që përbën një kriter kryesor për hapjen e negociatave me BE. Për të mos harruar dhe një sistem arsimor që është i aksesueshëm nga të gjithë, një ambjent miqësor për sipërmarrjen, një mjedis të besueshëm për investimet vendase dhe të huaja. Njëherësh do të përmendja edhe një rend konkurues të ekonomisë së tregut.

-Pra, pikërisht rreth këtyre shtyllave do të vijojmë sot edhe nesër bisedimet, edhe në këtë forum, për të hartuar një koncept të pranueshëm për qytetarët shqiptarë. Një koncept i cili e shpalos PD si një alternativë të re që njerëzit të kuptojnë se cfarë ndryshimesh duan, dhe që ne duam të arrijmë. Koncepte që të jenë të kuptueshme nga shqiptarët. Në këtë mënyrë, krijohet një besim edhe më i madh te PD dhe tek politika në tërësi.

-Kam besim se me kolegët e mi dhe me kolegët e PD kemi bërë një hap të mirë përpara, të cilin do ta përparojmë në vijim. Lulzim, mendoj se jemi në rrugën e mbarë  dhe shpresoj që biseda jonë të arrijë në qëllimin e duhur.

Një falenderim për ju keni ardhur kaq shumë në takimin e sotëm. Kjo tregon se interesi për cështjet ekonomike dhe argumentat e PD për rimëkëmbjen e ekonomisë, është gjithmonë e në rritje. Fondacioni gjerman Konrad Adenauer nuk bashkëpunon me PD vetëm në programin e  ekonomisë por edhe në fusha të tjera por vecanërisht prej dy muajsh, që prej fillimit të muajit nëndor, kur në Shqipëri ishin të pranishëm ekspertët ekonomikë, kolegët Schafer dhe Hubcher dhe së bashku me ekspertët e PD, punuan në hartimin e programit ekonomik të PD. Unë pyetem shpesh, pse ky angazhim nga Gjermani i CDU dhe i KAS për Partinë Demokratike. Zonja e zotërinj ka një përgjigje shumë të thjeshtë për këtë. Sepse të dyja partitë PD dhe CDU janë pjesë e familjes së Partive Popullore Evropiane dhe në këto vite është krijuar një bashkëpunim shumë i ngushtë dhe me besim të ndërsjelltë midis dy partive dhe është e vetëkuputueshme që dy parti që janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën dhe që janë pjesë e një familje ta ndihmojnë, ta mbështesin dhe të konsultohen me njëra tjetrën. Dhe këtë duam ta bëjme, ne si KAS, sepse ju e dini shumë mirë që shumë gjëra në këtë vend, duhet të ecin në drektimin e duhur. PD e di që fondacioni Konrad Adenauer angazhohet për një rend të ekonomisë së tregut, në fokus të së cilës është mirëqënia e njerëzve. Por që kjo ekonomi tregu të funksionojë sic duhet, ka nevojë për një politikë ekonomike që ofron kuadrin e duhur politik dhe shtetëror. Dialogu mes KAS, CDU  dhe PD zhvillohet rreth këtij kuadri dhe prioriteteve për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare

Dua tju përmend disa shtylla të konsultimeve tona që janë të rëndësishme për ekonominë shqiptare dhe PD. Mbi të gjitha, është një, rend ligjor i njohur nga të gjithë dhe që përbën një kriter kryesor për hapjen e negociatave me BE. Për të mos harruar dhe një sistem arsimor që është i aksesueshëm nga të gjithë, një ambjent miqësor për sipërmarrjen, një administratë miqësore ndaj sipërmarrjes si dhe një mjedis të besueshëm për investimet vendase dhe të huaja. Njëherësh do të përmendja edhe një rend konkurues të ekonomisë së tregut. Pra, pikërisht rreth këtyre shtyllave do të vijojmë sot edhe nesër bisedimet, edhe në këtë forum, për të hartuar një koncept të pranueshëm për qytetarët shqiptarë. Një koncept i cili e shpalos PD si një alternativë të re që njerëzit të kuptojnë se cfarë ndryshimesh duan, dhe që ne duam të arrijmë. Koncepte që të jenë të kuptueshme nga shqiptarët. Në këtë mënyrë, krijohet një besim edhe më i madh te PD dhe tek politika në tërësi.

Kam besim se me kolegët e mi dhe me kolegët e PD kemi bërë një hap të mirë përpara, të cilin do ta përparojmë në vijim. Lulzim, mendoj se jemi në rrugën e mbarë  dhe shpresoj që biseda jonë të arrijë në qëllimin e duhur.

 

Mathias Schafer, Drejtor i Politikave në fondacionin Konrad Adenauer

-Sipas këndvështrimit tim, Partia Demokratike ka realizuar një program ambicioz i cili sipas mendimit tim është me të vërtetë një program që shqiptarët e meritojnë. Eshtë një program i cili vendos dhe realizon qëllime ekzistenciale për rimëkëmbjen ekonomike, krijon klimën e përshtatshme për sipërmarrjen, dhe rrit besimin e konsumatorëve, qyetarëve, të të rinjve

-Vënia e theksit tek prioriteti i ekonomisë, rimëkëmbjes së saj në Shqipëri, është një kontribut, jo vetëm se njerëzit në Shqipëri do të përmirësojnë cilësinë e jetës, por të rinjtë do të fitojnë besimin për të ndejtur në Shqipëri, do të kenë shpresa për një zhvillim në vendin e tyre dhe shumë elementë të programit që prezantoi zoti Basha përfaqësojnë mundësitë, shanset pozitive që njerëzit dhe sipërmarrësit ti realizojnë ato

-Ky program lejon menaxhimin e buxhetit të shtetit për ta bëre më të aksesueshëm edhe për sipërmarrësit, të cilët duhet të marrin siguri nga kuadri ligjor. Ky program tepër i mirë, ambicioz dhe i zbatueshëm që ka PD, do të sjellë rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare

 

Formate të tilla, dialogje të tilla, për ne janë reciproke dhe diskutime të tilla për  njëri-tjetrin dhe me njëri-tjetrin janë impulse të rëndësishme dhe shumë të mira. Diskutime të tilla me kryetarin e parties, i kemi bërë në Itali, Gjermani, lidhur me taksat, ekonominë, infrastrukturën, politikat ekonomike, këto janë tema që na interesojnë dhe ato duhet të zhvillohen e të reformohen. Në këtë aspekt, ky dialog reciprok duhet të vijojë.

Sipas këndvështrimit tonë, sipas këndvështrimit tim, Partia Demokratike ka realizuar një program shumë ambicioz i cili sipas mendimit tim është me të vërtetë një program që shqiptarët e meritojnë. Eshtë një program i cili vendos dhe realizon qëllime ekzistenciale për rimëkëmbjen ekonomike, krijon klimën e përshtatshme për sipërmarrjen, dhe rrit besimin e konsumatorëve, qyetarëve, të të rinjve.

Në Gjermani ekziston një shprehje që thotë se: “Ekonomia nuk ështe gjithcka por pa ekonominë ska asgjë”. Në këtë kuptim, vënia e theksit tek prioriteti i ekonomisë, rimëkëmbjes së saj në Shqipëri, është një kontribut elementar dhe jo vetëm për arsye se njerëzit në Shqipëri do të përmirësojnë cilësinë e jetës, por të rinjtë do të fitojnë besimin për të ndejtur në Shqipëri, do të kenë shpresa për një zhvillim në vendin e tyre dhe shumë elementë të programit që prezantoi zoti Basha përfaqësojnë mundësitë, shanset pozitive që njerëzit dhe sipërmarrësit ti realizojnë ato. Do ta vë theksin tek fakti se ky program është i një zhvillimi të realizueshëm dhe kjo duket tek besimi i sipërmarrësve që janë sot të pranishëm këtu. Nga ana tjetër, fuqia e inovacionit forcon realizimin e  shërbimeve cilësore që do të cojnë në përmirësimin e standardeve të jetesës. Ka një rëndësi të vecantë vendosja e prioriteteve për njerëzit, për sipërmarrësit. Politika e taksave të jetë e atillë, që taksa të mos reduktohen vetëm në favor të sipërmarrësve. Por në mënyrë që, sipërmarrësit të zhvillojnë investimet e tyre, të punësojnë të rinjtë dhe të forcojnë ekonominë shqiptare.

Një shtet i fuqishëm nuk është ai që i adreson të gjitha cështjet, ai që përfshihet kudo dhe nxjerr shumë para, por një shtet që është në gjendje të krijojë një kuadër ligjor të besueshëm për qytetarët, dhe të mbajë premtimet e tij.

Ky program lejon menaxhimin e buxhetit të shtetit për ta bëre më të aksesueshëm edhe për sipërmarrësit, të cilët duhet të marrin siguri nga kuadri ligjor. Ky program tepër i mirë, ambicioz dhe i zbatueshëm që ka PD, do të sjellë rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare.

Mathias Hubcher, drejtori i Departamentit për Programin në CDU

-Në lidhje me programin 1 milardë euro të qeverisë. A është transparente mënyra se si përdoren fondet publike? Pyetja e fundit që shtrohet është se cila është cilësia e këtyre investimeve? Pra në pikëpamjen afatmesme, a janë këto investime të tilla të një cilësie dhe në një fushë të tillë, që shërbejnë për rritjen dhe përmirësimin e situatës së familjeve dhe të qytetarëve shqiptarë?

-Dëshiroj të them se është e drejta ajo çka thotë Partia Demokratike. Ne duam që t’ ofrojmë stimuj sektorit privat që të mund të punësojnë njerëz, që të fusin këta njerëz në ndërmarrjet e tyre, në bizneset e tyre për të mbledhur përvojë pune. Të gjitha këto mbështeten në një bashkëpunim konkret me sektorin privat. 

Në lidhje me programin 1 milardë euro të qeverisë. A është transparente mënyra se si përdoren fondet publike, apo kapemi me mënyrën e administrimit dhe të shpërndarjes së fondeve publike?

Pyetja e fundit që shtrohet është se cila është cilësia e këtyre investimeve? Pra në pikëpamjen afatmesme, a janë këto investime të tilla të një cilësie dhe në një fushë të tillë që shërbejnë për rritjen dhe përmirësimin e situatës së familjeve dhe të qytetarëve shqiptarë?

Besoj se të gjitha këto janë pyetje që mund të shtrohen për këtë program.

Shkurtimisht doja të përmendja diçka për punësimin.

Dëshiroj të them se është e drejta ajo çka thotë Partia Demokratike. Ne duam që t’ ofrojmë stimuj sektorit privat që të mund të punësojnë njerëz, që të fusin këta njerëz në ndërmarrjet e tyre, në bizneset e tyre për të mbledhur përvojë pune.

Të gjitha këto mbështeten në një bashkëpunim konkret me sektorin privat.

Këtu është një apel për të gjithë ju, për të mbledhur propozime në mënyrë që njerëzit të kenë shanse reale për punësimin e tyre në tregun e punës.

 

Read More
10 Shk
0

Ulje taksash, transparencë, investime që sjellin zhvillim, punësim dhe mundësi për të gjithë

-Lulzim Basha paraqet shtyllat kryesore të programit ekonomik dhe social, së bashku me ekspertët e CDU, në prani të sipërmarrjes

-Mathias Schafer, Drejtor i Politikave në fondacionin Konrad Adenauer: Programi i Bashës është realist, i besueshëm dhe i zbatueshëm

-PD ka realizuar një program ambicioz, realist i cili sipas mendimit tim është me të vërtetë një program që shqiptarët e meritojnë. Eshtë një program i cili realizon rimëkëmbjen ekonomike, krijon klimën e përshtatshme me sipërmarrjen dhe rrit besimin e konsumatorëve, qytetarëve dhe të rinjve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me eskpertë të CDU-së dhe Konrad Adenauer të cilët kanë asistuar Partinë Demokratike në hartimin e programit, prezantuan para përfaqësuesve të sipermarrjes, biznesit, sindikatave dhe shtresave në nevojë, alternativën e PD për zhvillim ekonomik, punësim, mirëqënie.

Propozimet kryesore për të nxjerrin vendin nga kriza, që do të rrisin ekonominë, do të krijojnë vende të reja pune, dhe do të zbusin varfërinë, si më poshtë;

 

Në këto kater vjet taksat jane rritur me 1,5 mld USD. Cdo shqiptar ka paguar 500 usd taksa shtese

 

-Ne do të vendosim taksën e sheshtë 9 për qind, duke ruajtur fashën e 30 mijë lekëshit të parë me tatim 0

-Tatimi mbi dividentet do te zerohet

-TVSH do të ketë një shkalle të vetme tatimore prej 15%

-Tatimi i biznesit të vogël do të jetë 1,5% e xhiros

 

  • Paratë e taksave do të shkojnë tërësisht në shërbim të taksapaguesit: abuzimet që i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 310 mln USD për luks do të marrin fund.  Këto para do t’u kthehen qytetarëve përmes investimeve që sjellin zhvillim, mirëqënie dhe punësim.

 

Ne nuk do të lejojmë konkurime për fonde publike me një kandidat në garë e aq më pak që cdo tender e koncesion ta marrin klientë të qeverisë sic ka ndodhur këto 4 vite, ku 230  milion dollarë i kanë marrë 11 persona të lidhur me kryeministrin.

 

  • Koncensionet, PPP-te do të rishikohen thellësisht. Ato do të jenë transparente dhe me kosto zero për buxhetin e shtetit. Pagesat nga arka e shtetit për 6 kontrata, koncesionare deri në vitin 2025, janë programuar të jenë 68 miliardë lekë (rreth 500 milionë euro) nga të cilat, vetëm për këtë vit do të paguhen 71 milion dollarë. Kjo vlerë është 8 here më e lartë se pagesa e papunësisë e gjithë vitit 2017. Kjo situatë do të marrë fund. Po kështu, nuk do të ketë më asnjë koncesion apo PPP në formën e monopolit. Do nxisim dhe mbrojmë konkurencen.

 

  • Në qeverinë time nuk do të kete investime për palma, pllaka e fasada, sic ka ndodhur këto katër vjet ku janë shpenzuar plot 510 mln USD, por investime që i shërbejnë punësimit dhe zhvillimit.

 

  • Borxhi është kthyer në një kërcënim real pë Shqipëinë. Sot çdo shqiptar, çdo shqiptar, jo çdo kryefamiljar, ka një borxh prej 3800 dollarësh. Rregulli im fiskal do të jetë sjellja në kontroll e borxhit tek 60%, kujt i duket utopi, kujt i duket e parealizueshme, e ftoj të ulemi sot, konteksti është më i gjerë dhe të shikojmë masat drastike, duke pëfshirë privatizimet strategjike të cilat do të mundësojnë futjen e borxhit nën kontroll.

 

  • Papunësia në radhët e rinisë ka arritur në 40%. Do të mbështesim drejtpërdrejtë kompanitë që hapin vende pune për rininë, do të ndërtojmë urën lidhëse midis të sapo diplomuarëve dhe tregut të punës. Jo me fjalë, por me veprime konkrete! Duke nisur me stazhet për 10 000 të rinj në vit.

Sipas llogarive tona, fatura totale duke përfshirë një rrogë prej 200 000 lekësh të vjetra në muaj dhe sigurimet e gjithçka tjetër shkon në 24 milionë euro. Vetëm për 6 koncesionare sot paguajmë 71 milionë euro. Ja ku do ti gjejmë!

 

  • Asnjë familje në ndihme ekonomike nuk do të privohet nga mundësia për të patur të siguruar të pakten bukën, energjinë elektrike, ujin, libra për femijet e tyre dhe kujdes shendetesor. Për këtë kategori, 200 kv energji elektrike do të paguhen nga shteti dhe po ashtu, fatura e ujit, e librave të fëmijeve.
  • Një nga vendimet e mia të para do të jetë rritja e ndihmës ekonomike në 3 mijë leke për person nga 1300 lek që është sot, dhe shpërndarja e saj tek të gjitha familjet që janë në nevojë.

 

Do ta rrisim pagen minimale në 32 mijë lekë, do të rrisim pensionin minimal me 33%, si dhe do të ulim moshën e daljes në pension

 

 

-Bashkëngjitur, fjala e plotë e Lulzim Bashës sot

 

 

Ju uroj mirseardhjen në këtë tryezë!

 

Një javë më pare, këtu, në këtë sallë ishim me italianët, me investitorë italianë, të ardhur nga vendi fqinj, investitorë të cilët veprojnë në Shqipëri prej 5, 10, 15 vitesh, me përfaqësues të nderuar të senatit italian, Paulo Romanin, kryetarin e Grupit të “Forza Italia”, parti simotër e PD, me Mario Mauron, senator, ish-ministër i Mbrojtjes, në prezantimin e platformës ekonomike të zgjidhjeve që Partia Demokratike ka për gjendjen ku ndodhet sot ekonomia shqiptare.

Sot jemi me gjermanët, dhe unë dua të përshëndes, të mirëpres dhe të falënderoj nga zemra për praninë e tyre drejtuesin e Fondacionit “Konrad Adenauer”, Walter Glos, i cili me fondacionin e tij ka bërë një punë të jashtëzakonshme në drejtim të mbështetjes, të hartimit të platformës ekonomike të Partisë Demokratike. Dhe po kështu, të falenderoj nga zemra për praninë e tyre dy ekspertë të shquar ekonomikë të Fondacionit “Konrad Adenauer” dhe të Partisë Kristian Demokrate, Unionit Kristian Demokrat, të Angela Merkel në Gjermani, zotërinjtë Matias Shefer dhe Matias Hypsher.

Të dy ekspertët ekonomikë të cilët luajnë një rol të jashtëzakonshëm për platformën ekonomike të vendit të tyre në Gjermani, janë sot këtu pas një pune të madhe, krah për krah ekipit tim ekonomik, të cilin dua ta falënderoj po kështu për punën voluminoze dhe cilësore prej dy vitesh pothuajse.

Puna ka nisur në prill të vitit 2015 dhe përfundon me një produkt i cili në fakt nuk është produkti i vetëm i ekipit tim ekonomik, sigurisht është certifikuar dhe parë nga ekspertët gjermanë, italianë, amerikanë, Institutit Republikan Ndërkombëtarë, njërin prej të cilëve e kemi këtu mes nesh, të Institutit CATO, qendrave më me peshë për formulimin e zgjidhjeve ekonomike në botë, por bashkëautorë, jemi shumica dërrmuese prej jush këtu; ata që kanë mbështetur prej fillimit zgjidhjet tona dhe ata që kanë debatuar me ne për të arritur në këto zgjidhje.

Pra, një falënderim të madh për të gjithë ju, për qindra-mijëra të tjerë anembanë Shqipërisë, sepse gjatë takimeve të shumta që kam pasur muajt e fundit me qytetarë, me fermerë, me sipërmarrës, me biznesmenë të vegjël, me biznes të mëdhenj, me sipërmarrës, kemi patur mundësinë jo vetëm të shohim realitetin në sy, përkeqësimin e jetës dhe aktivitetit të tyre nga viti në vit, sepse për këtë nuk ka nevojë të kthehemi dhe të rikthemi tek qytetarët, për të konstatuar dështimin, dështimi është evident, “Ç’të të mbjellësh do të korrësh!”,- thotë populli, (kjo qeveri e parashkroi që në fillim dështimin, me rritjen e taksave dhe me paratë që shkonin për luks dhe për miqtë e kryeministrit), por jam kthyer dhe rikthyer për të dëgjuar sa më shumë qytetarë, sipërmarrës, investitorë në mënyrë që alternativa jonë të ishte një produkt realist, që adreson dhe u jep zgjidhje reale problemeve dhe shqetësimeve të sipërmarrjes, dhe të qytetarëve.

Eshtë rasti të përsëris para jush se ne besojmë fuqimisht tek shpirti sipërmarrës i njeriut në liri. Ne besojmë se kjo është forca më e madhe lëvizëse e shoqërisë, e ekonomisë.

Prandaj shohim si zgjidhje më shumë liri, më pak shtet arbitrar dhe arrogant. Më shumë liri për individin, më shumë liri për sipërmarrësin.

Që sipërmarrjet e iniciativës së lirë të jenë të suksesshme, është i domosdoshëm zgjerimi i hapësirës së lirisë me një kuadër ligjor sa më të thjeshtë, zbatuar me ndershmëri, pa diskriminim, pa diferencim, (midis nënës dhe njerkës, midis demokratëve dhe socialistëve), me infrastrukturë moderne, me akses në rrjetet e informacionit, me energji elektrike të siguruar dhe të përballueshme dhe konkuruese në çmim, hidrokarbure të garantuara dhe të lira, me mundësi për arsim cilësor për të gjithë, të lidhura me punësimin, sipërmarrjen dhe tregun.

Për ne, kjo arrihet përmes një shteti të vogël, efikas, jo të madh, arrogant dhe arbitrar, por një shtet shërbëtor të qytetarëve dhe të sipërmarrjes, jo padron të çdo frymori në Shqipëri. Më lejoni të prek linjat kryesore të propozimit tonë, sepse pastaj do të kemi kohë dhe mundësi t’i debatojmë këto, dhe t’i shkojmë në detaje sipas fushave të interesit që ju përfaqësoni në këtë tryezë.

Në këto katër vjet, taksat janë rritur me një total 1,5 mld USD që janë mbledhur si rezultat i rritjes së taksave dhe jo përmirësim të sistemit.

Çdo shqiptar nga foshnja deri tek më i moshuari, ka paguar 500 USD taksa shtesë, si rezultat i rritjes së taksave. Shifrat flasin qartë. Ne mbështesim politikën e taksave të ulëta, dhe ky është thelbi i politikës sonë fiskale. Do të nxisim sipermarrjen që paratë që sot paguan për taksa dhe tarifa, nesër t’i investojë në shtim të vendeve të punës, në shtim të rritjes së pagave, në funksion të zgjerimit dhe përmirësimit të kapaciteteve prodhuese të kapaciteteve të biznesit.

Ne do të vendosim taksën e sheshtë 9 për qind.

9% për të ardhurat personale duke ruajtur fashën e 30 mijë lekëshit të parë me tatim 0, që është një abuzim nga ata që s’kanë çfarë të thonë kundër taksës së sheshtë, e dini mirë se kush. Pra, 9% për të ardhurat personale, 9% për fitimin korporativ, 9% për kontributin e sigurimeve shoqërore si nga punëdhënësi ashtu edhe nga punëmarrësi.

Tatimi mbi dividentin do të zerohet.

TVSH do të ketë një shkallë tatimore prej 15%.

Tatimi i biznesit të vogël kuotë fikse, e përafërt me 1,5% të xhiros, do të zëvendësoje tatimin mbi të ardhurat dhe TVSH.

Do të ofrojmë lehtësira fiskale për fushat prioritare të zhvillimit, për bizneset që sigurojnë vende pune dhe vende pune me paga dinjitoze në sektorë kyç të ekonomisë si turizmi, teknologjia dhe inovacioni.

Paratë e taksave që do të mblidhen, do të shkojnë tërësisht në shërbim të taksapaguesit: buzëkuqë, fasada, makina luksi, orendi, zyra, shpenzime marramendëse për udhëtime, dieta pa fund, abuzime që i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 310 mln USD, do të marrin fund.

Këto para do t’u kthehen qytetarëve përmes investimeve që sjellin zhvillim, mirqënie dhe punësim, dhe skemave që mbështesin futjen në tregun e punës, përmes kualifikimit të stazheve, të mijëra e mijëra qytetarëve, e në veçanti të rinisë, që sot bredh rrugëve e papunë.

Sepse s’ka punë. S’ka punë.

Do të rishikohet regjimi rregullator me një qëllim, shumica e lejeve, liçencat, autorizimet, do të shfuqizohen. Një praktikë kjo që nisi me sukses dhe e vendosi Shqipërinë, nga arbitër të pavarur, si një nga vendet që po ecte drejt klimës miqësore të biznesit, dhe e cila është kthyer mbrapsht, përmbys, duke krijuar një kaos total, nga i cili përfitojnë vetëm ata që japin lejet, liçensat, autorizimet dhe humb sipërmarrësi, humb ekonomia, humbin qytetarët.

Ato që do të mbeten do të jenë të sanksionuara në ligj për t’i prerë rrugën çdo abuzimi. Të gjitha kontratat publike do të bëhen transparente. Jo si sot. Ndërtohet në mes të Tiranës stadiumi, ka një vit, opozita, shoqëria civile, që kërkon dokumentat, dhe ai refuzon. Nivel të tillë të mungesës së transparencës mund ta gjesh vetëm në ndonjë diktaturë afrikane, por vend demokratik ku të refuzohet shpalosja e termave me të cilat shteti lidh kontratë me privatin, në Europë nuk ka. Përveçse, aty ku gëlon korrupsioni dhe paratë ndahen me miqtë e kryeministrit. Të gjitha vendimet në lidhje me prokurimet dhe kontraktimet do të bëhen publike. Ne nuk do të lejojmë konkurime për fonde publike me një kandidat në garë, se e dimë se i kujt është ai kandidat, e aq më pak që çdo tender e konçesion ta marrin klientë të qeverisë, siç ndodh sot rëndom.

Koncensionet, me të ashtuquajturit Partneriteti-Publik-Privat, PPP-të, duke përfshirë këtu edhe kontrata Out-Sources, do të rishikohen një për një. Do të jenë transparente dhe me kosto zero për buxhetin e shtetit madje duke rritur në maksimum përfitimin që duhet të marrë publiku nga përdorimi i aseteve publike, që duhet të marrin qytetarët nga përdorimi i aseteve të qytetarëve. Pagesat nga arka e shtetit, domethënë nga xhepat e taksa-paguesit shqiptar, për 6 kontrata konçesionare deri në vitin 2025, janë programuar afro 68 miliardë lekë, rreth 500 milionë euro me kursin aktual të shkëmbimit, nga të cilat, vetëm për këtë vit, do të paguhen 71 milionë dollarë. Kjo vlerë është 8 herë më e lartë sesa pagesa e papunësisë në Shqipëri.

Pra, 6 kontrata, 6 miq të kryeministrit aktual, përfitojnë 6 veta, tetë herë më shumë se gjithë të papunët në Shqipëri, ky është realiteti.

Eshtë e barabartë me ndihmën ekonomike në këto nivele, me 80 mijë familje, në 4 muaj, është 3.5 herë më e madhe se fondi që parashikohet me kompensimin e të përndjekurve dhe pronarëve, them parashikohet, se nuk paguhet asnjëherë siç parashikohet.

Kjo situatë do të marrë fund. Nuk do të ketë më asnjë koncesion apo PPP në formën e monopolit. Ç’është kjo skemë, kjo është skemë t’ia japësh mikut tënd. Do të fusësh privatin në një skemë që e menaxhon më mirë? Hape garën, duke nisur me kontrollin e automjeteve, dhe nise me një autokritikë se shkojnë njerëzit atje e torturohen me orë të tëra, me rryshfete dhe me keqtrajtim.

Nuk e bëjmë dot ne aq mirë të paktën siç e ka Kosova? Sigurisht që mund, duhet dhe do ta bëjmë. Sot, zihen partitë se kush do të vjedhë tek kontrolli i automjeteve, çamët, socialistët, apo vetë LSI-ja. Jo zotërinj, kjo do të kthehet në një skemë transparente nga e cila do të përfitojnë qytetarët, nuk humbasin asetet e shtetit, dhe luftohet korrupsioni. Beteja kundër korrupsionit është një betejë e vështirë, por jo e pamundur.

Do të nxisim transparencën, do t’i hapim rrugë konkurencës së ndershme. Do të heqim monopolet, do të luftojmë konfliktin e interesit dhe do t’u japim garanci qytetarëve se ne do të jemi partnerë të vërtetë te tyre dhe jo vetëm për propagandë.

Lufta ndaj korrupsionit bëhet me vepra, jo me fjalë. Bëhet duke dhënë i pari shembullin kryeministri që paratë e buxhetit nuk i çon, siç ka ndodhur këto katër vite, 230 milion dollarë tek 11 miqtë e tij, dhe shpesh pa tendera dhe pa garë, por i çon tek fituesit reale të një gare të hapur e transparente, në funskion të investimeve apo shërbimeve ndaj qytetarëve.

Në qeverinë time nuk do të ketë investime fasadë, për palma e pllaka, për buzëkuq, siç ka ndodhur këto katër vjet, ku janë shpenzuar plot 510 mln USD për investime që kanë sjellë zero punësim, zero. Përveç se është një investim i kotë, është edhe një skemë vjedhje, si Veleria e Durrësit. 6 milionë dollarë, nga të cilat 3 milionë dollarë beton. Kush do e sjellë betonin, e dini vetë ju. Prodhuesi më i madh i betonit, njëkohësisht kryetari i Bashkisë së Durrësit.

Duke shkatërruar trashëgiminë historike, kulturore, turistike, potencialin turistik të qytetit, përse? Që të marrë 3 milionë të betonit ai, pjesën tjetër ta ndajë me njeriun që i ka çuar paratë dhe i ka caktuar arkitektin, që është vetë kryeministri. Arkitekti është i njejti që ka bërë zyrat tek stadiumi, që do të bëjë ekspozitën tani për disa ditë në Firence.

Ja ku e ka interesin e tij. 400 çifte durrsakësh do të merrnin apartamente sociale me këto para. Nga 600 apo 700 familje me ndihmë ekonomike mund të shkonin në 12 mijë familje. Por jo. Investim fasadë, duke shkatërruar qytetin e Durrësit.

Nuk do të ketë investime të tilla, por do të ketë patjetër një portofol robust, të fuqishëm investimesh në infrastrukturën publike për të cilën, Shqipëria ka kaq shumë nevojë. Akset kryesore strategjike, ndërtimi më në fund i një porti të thellë me kapacitete të mëdha, pë t’i dhënë Shqipëisë mundësinë që të jetë një magazinë për Ballkanin dhe më gjerë. Kuptohet, jo thjesht një magazinë, një magazine me punëtorë, me inxhinierë, me rojtarë, me gjithçka, pra që të krijojë vende pune për Shqipërinë. Rritja ekonomike është e pamundur pa mirëmenaxhuar borxhin publik. Sot borxhi publik ka shkuar 72%, e gjetën 62 dhe e çuan 72%. Gjoja mori para për të larë borxhin, borxhi është rritur, taksat janë rritur, investimet publike që rrisin ekonominë janë 0, rritja e rrogave dhe pensioneve është 0.

Borxhi është kthyer në një kërcënim real për Shqipëinë. Sot, çdo shqiptar, çdo shqiptar, jo çdo kryefamiljar, ka një borxh prej 3800 dollarësh. Rregulli im fiskal do të jetë sjellja në kontroll e borxhit tek 60%, kujt i duket utopi, kujt i duket e parealizueshme e ftoj të ulemi sot, konteksti është më i gjerë dhe të shikojmë masat drastike, duke pëfshirë privatizimet strategjike të cilat do të mundësojnë futjen e borxhit nën kontroll.

Arsimi dhe rinia janë prioritet absolut për të siguruar rimëkëmbjen ekonomike, vetë rimëkëmbja ekonomike është prioriteti ynë numër një dhe gjithçka është në funksion të saj edhe lufta kundër krimit por brenda kësaj, e para e të parave, është arsimi dhe rinia.

Papunësia në radhët e rinisë ka arritur në 40%, 4 në 10 të rinj, janë pa punë, jashtë kësaj ndërtese, anë e mbanë Shqipërisë. Për këtë, platforma jonë parashikon një sërë zgjidhjesh, duke mbështetur drejtpërdrejtë kompanitë që hapin vende pune për rininë, duke mbështetur investimet vendase dhe të huaja që hapin vende pune për rininë dhe duke ndërtuar urën lidhëse midis të sapo diplomuarëve dhe tregut të punës. Jo me fjalë, por me veprime konkrete! Duke nisur me stazhet për 10 000 të rinj në vit. Dua të ndalem një minutë te kjo, se është çështje jo vetëm e jona, por edhe e juaja. 10 000 të rinj do të mbështeten drejtpërdrejtë në vit, nga qeveria me, me fonde, për të bërë stazhe pranë jush, pranë sipërmarrjes.

Pyetja parë është ku do i gjeni paratë, apo jo! Sipas llogarive tona, fatura totale duke pëfshirë një rrogë prej 200 000 lekësh të vjetra në muaj dhe sigurimet e gjithçka tjetër shkon në 24 milionë euro. 71 milionë euro, 6 koncesionarë, 6 veta 71 milionë euro. Ku do ti gjejmë paratë ne për 10 000 të rinj? Ja ku do ti gjejmë! 10 000 të rinj nga 17 000 që hyjnë në tregun e punës dhe që enden rrugëve, nuk do të enden më rrugëve, nuk do të rrinë më në kafe duke parë njëri – tjetrin, apo disa duke u bërë dru me hashash, por do të shkojnë nga mëngjesi deri pasdite, të bëjnë stazhin me pagesë në sipërmarrje, do të krijojnë rrjetet e tyre të miqësive me kolegët, do të njohin tregun e punës, do të marrin zanatin dhe sipas të gjitha anketave, 70% e atyre që kanë një stash prej tre muajsh apo më shumë sigurojnë vendin e punës.

Çështja e dytë, kush mendon se ky është një bonus ndaj sipërmarrjes që të ulë koston operative duke përfituar rrogat nga shteti, e ka gabim. Unë ju ftoj që në këtë skemë ju të jeni bashkë kontribues, përfitimi është afatgjatë. Në qoftëse arrihet kualifikimi dhe arrihet kualifikimi i mijëra të rinjve, përmes stazheve të punës, tregu i punës përmirësohet, aftësitë absorbuese të tregut të punës rriten. Më shumë mundësi, më shumë vende pune, por mund të përfitoni se do të keni njerëz më të kualifikuar. Ata që na thonë, që s’ka specialistë, po sigurisht që s’ka specialist, kur nuk i jep mundësinë të bëjë as stazh.

S’ka vende pune, sepse nuk ka përkushtim ndaj vendeve të punës. Ky është një akt i cili ka efekte shumëfishuese për ekonominë, ju e kuptoni fare qartë, ju e kuptoni fare mirë! Të keni shtetin në krahun tuaj, qeverinë në krahun tuaj, por edhe në krahun e këtyre 10 000 të rinjve, nga të cilët të paktën 7000 brenda vitit të parë do të sigurojnë një vend pune, por jo në kurriz të taksapaguesëve, jo duke bërë lojëra, ku kjo të kthehet në një skemë stimuluese për informalitetin, apo ulje e shpenzimeve operative për sipërmarrjen.

Kjo është ekonomia sociale dhe humane! Ne investojmë për rininë, ne investojmë për vende pune tek rinia, ju bashkëinvestoni dhe për këtë, ne do të marrim shembujt më të mirë të vendeve të avancuara dhe do ti kthejmë në skema të cilat do të mbështesin, rininë, vendet e reja të punës por do të mbështesin edhe biznesin që po punon ndershëm në këtë fushë.

Meqë unë jam tek çështjet sociale – ekonomike dhe ura janë 10 000 stazhet për rininë, Shqipëria mbetet një vend me pabarazi të mëdha sociale dhe për këtë arsye në programin tonë i kemi kushtuar një rëndësi të madhe kujdesit social. Asnjë familje me ndihmë ekonomike nuk do të privohet nga mundësia për të patur bukën, energjinë elektrike, ujin, librat dhe kujdesin shëndetësor të garantuar. Për këtë kategori 200 kv e parë të energjisë elektrike do të paguhen si pjesë e paketës të ndihmës sociale, po kështu fatura e ujit dhe librat e fëmijëve. Një nga vendimet e para të qeverisë time do të jetë rritja e ndihmës ekonomike dhe shpërndarja e saj tek çdo familje që është në nevojë për të garantuar permbushjen e nevojave ekonomike. Kjo rritje do të shkojë nga 1300 lekë që merr një person në një familje, ndihmë ekonomike sot, në 3000 lekë për person, pothuajse dyfishim i skemës së ndihmës ekonomike. Plotësisht e përballueshme nëqoftëse nuk vazhdojmë të japim koncesione korruptive, tendera korruptivë dhe të ndërtojmë vela për Gjushat.

Synimi ynë është që paga minimale të shkojë rreth 32 000 lekë. Natyrisht kjo nuk bëhet me dekret, këtë do ta bëjë tregu në bashkëpunim me një qeveri miqësore, jo me dekret, nuk besoj në rritjen e pagave me dekret. Pagat rriten nga ekonomia! Këto 32 000 lekë do të jenë të përjashtuara nga tatimi mbi të ardhurat personale, pra do ta rrisim nga 30, në 32 mijë lekë.

Çdo punëdhënës që punëson individë nga kategoria e familjeve në ndihmë ekonomike do të subvencionohet me gjysmën e kontributit të punëdhënësit për sigurimet shoqërore. Rritja e ndihmës ekonomike është fatale nëqoftëse nuk rriten mundësitë për punësim të atyre që janë në ndihmë ekonomike. Synimi ynë nuk është t’i mbajmë në ndihmë ekonomike, por t’i nxjerrim një ditë e më parë nga ndihma ekonomike në tregun e punës. Stimujt fiskal dhe financiar do të shkojnë tek ata sipërmarrës që e bëjnë këtë punë bashkë me qeverinë.

E njejta gjë edhe për sektorin bujqësor, fermerët që punësojnë punëtorë sezonalë nga kategoria e familjeve në ndihmë ekonomike, do të subvencionohen me gjysmën e pagesës së tyre. Parashikojmë që deri në fund të mandatit tonë të parë qeverisës të rrisim me minimalisht 33% pensionin minimal dhe të ulim moshën e daljes në pension.

Para se të hyjmë në tema të tjera që kanë të bëjnë me energjinë, me eksportet, me turizmin më lejoni ta përfundoj këtë prezantim të përgjithshëm në mënyrë që të jemi sa më të angazhuar në bashkëbisedim, dhe ti kaloj shkurtimisht fjalën dy miqve që kam në krah, së pari Drejtorit të Fondacionit Konrad Adenauer që na ka mbështetur fuqimisht në hartimin e një platforme realiste, të zbatueshme dhe shndërruese për gjendjen ku është sot Shqipëria, dhe pas kësaj, ekonomistit të shquar gjerman Matias Schefer.

 

 

Read More
09 Shk
0

Shfuqizim i ligjit të Arsimit të Lartë, stazhe pune të paguara për 10 mijë të rinj në vit

Lulzim Basha me të rinjtë në Tiranë. Kur rinia ngrihet, asnjë qeveri e korruptuar dhe e inkriminuar nuk e mban dot peng vendin. Me 18 shkurt, bashkë për një vendim të madh që kthen qeverisjen tek njerëzit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua sot me të rinjtë e degës 7 në Tiranë ku u shpreh mbështetja për lëvizjen e madhe që nis me 18 shkurt.

“Po ndodh dicka e madhe. Kudo ne Shqipëri njerëzit po ngrihen, njerëzit po zgjohen, njerëzit po mobilizohen. Sepse më 18 shkurt nuk kemi thjesht një protestë opozitare, por fillimin e një lëvizjeje popullore për të rikthyer dinjitetin e nëpërkëmbur dhe mundësitë për çdo shqiptar, për cdo të ri në vend”, u shpreh Basha.

Të rinjtë janë më të goditurit nga qeveria, për shkak të papunësisë dhe sidomos me ligjin e arsimit të lartë.

“U jap fjalën sot, jo vetëm këtyre të rinjve, por të gjithë të rinjve shqiptarë. Akti im i parë do të jetë anulimi i ligjit për arsimin e lartë”, deklaroi Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se paratë e prindërve, paratë e taksapaguesve shqiptarë do të shkojnë për të financuar plotësisht universitetet publike dhe nuk do të ketë asnjë student që do të mbetet pa studiuar, të mbetet pa hyrë në Bachelor apo në Master sepse nuk paguan dot.

Basha ka një plan konkret dhe për futjen e të rinjve në tregun e punës.

“Do të financojmë stazhe pune të paguara për një vit për 10 mijë të rinj. Këto janë zgjidhjet që do të japë qeveria ime që vitin e parë. Po, kushtojnë 24 milionë euro në vit, që 10 mijë shqiptarë të mos rrinë kafeneve por të fillojnë një stazh pune të paguar nga shteti muaj për muaj për një vit, me anë të cilit do të krijojnë njohje, do të krijojnë përvojë pune, do të jenë më të aftë për të hyrë në një treg pune që do të jetë i çliruar nga ankthi dhe stresi, nga taksat e larta dhe kërbaçi”, shpalli Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike ndau me të rinjtë optimizmin për ndryshimin që po vjen.

“18 shkurti është një ditë shprese, një ditë besimi dhe bashkimi, fillimi i një lëvizjeje të madhe që nis me një vendim të madh, që do ta marrim së bashku më 18 shkurt në Tiranë.

Një vendim që do ta çojmë pastaj në çdo cep të Shqipërisë. Vendimi që përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, do të diktojmë një qeverisje ndryshe, një qeverisje të qytetarëve, një shtet ndryshe, jo shtetin që vret mundësinë, shpresën e çdo të riu dhe i detyron të emigrojnë apo të shkojnë në parcelat e drogës, por shtet i cili financon arsimin e tyre, financon përvojën e tyre të punës dhe mbështet hapjen e vendeve të punës, në radhë të parë për rininë”, deklaroi Lulzim Basha, duke theksuar se kur qytetarët ngrihen, kur rinia ngrihet, kur bashkohemi nuk ka  qeveri të korruptuar e të inkriminuar ta mbajë peng Shqipërinë, ta mbajë peng rininë, ti mbajë peng prindërit e tyre, të mbajë peng interesin publik.

Read More
09 Shk
0

Thirrje durrsakëve: të ndalim betonin e Dakos dhe bandat e Ramës me vendimin e madh të 18 shkurtit

Kryetari i Partisë Demokratike u bëri thirrje qytetarëve të Durrësit të bashkohen në lëvizjen e madhe të 18 shkurtit në Tiranë, për të ndalur pushtetin e korruptuar dhe të inkriminuar që i ka braktisur ata, dhe që kërkon të ruajë interesat e tij klienteliste e korruptive.

Në sheshin Veliera të Durrësit, po shkatërrohet pasuria arkeologjike e qytetit me një projekt të paligjshëm e korruptiv të Edi Ramës e Vangjush Dakos, me të njëjtin kilent si në rastin e Stadiumit Qemal Stafa.

Basha e denoncoi këtë aferë dhe u bëri thirrje qytetarëve për protestë duke folur në zonën ku po hidhet betoni i Dakos.

“Pa pyetur qytetarët, dhe në kundërshtim me ligjin, pa asnjë leje arkeologjike, apo mjedisore, po hedhin 6 milion dollarë të taksave të durrsakëve, 6 milion dollarë të shqiptarëve, për një mur betoni. Nga këto 6 milion dollarë, 3 milion do shkojnë për të blerë beton tek Gjushi. Me këto 6 milion dollarë mund të ndërtoheshin 500 apartamente për ciftet e reja të pastreha të Durrësit. Me 6 milion dollarë mund të jepet asistencë ekonomike për 12 mijë familje në Durrës, të cilët sot nuk e marrin atë dhe nuk paguajnë dot as faturat e energjisë”, tha Basha.

Basha e përshëndeti reagimin e shoqërisë civile dhe të qytetarëve të Durrësit që kanë reaguar për këtë projekt skandaloz e korruptiv që shkatërron vlerat historike të qytetit, për interesa personale e financiare të Dakos e Ramës.

Por Basha theksoi, se duhet një bashkim i madh si i 18 shkurtit, për të ndalur këtë kastë të korruptuar që kërkon të qëndrojë në pushtet për të vazhduar vjedhjet dhe abuzimet, duke mos lejuar votën e lirë të qytetarëve të Durrësit dhe mbarë Shqipërisë.

“Në 18 shkurt i ftoj qytetarët e Durrësit që zemërimit të tyre t’i japin zë, që protestës së tyre t’i japin formë duke u bashkuar në Tiranë. Duke u ngritur bashkë në Tiranë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, përmes të cilave të sjellim një qeveri që nuk i shpenzon paratë e taksave të tyre për të mbushur xhepat Dako-Rama, por i shpenzon për problemet e tyre akute që kurrë nuk kanë qënë më të mprehta për Durrësin dhe qytetarët e tij”, bëri thirrje Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike i garantoi qytetarët se nuk do të lejohet më që bandat të vendosin zgjedhjet.

“Nuk do të lejojme kurrë Edi Ramën me hajdutët dhe bandat e tij të mbajnë peng Shqipërinë. Ndaj më 18 shkurt t’i japim një përgjigje të fortë, duke u bashkuar në Tiranë, për të gjitha të këqijat. Për cfarë premtuan dhe nuk bënë dhe për cfarë bëjnë kundër interesit qytetar. Në 18 shkurt të ngrihemi bashkë në Tiranë e prej aty në mbarë Shqipërinë në një lëvizje popullore që nuk do të përfundojë pa rrënuar kërë qeveri, e pa iu kthyer pushtetin qytetarëve me zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi Lulzim Basha.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 9 Shkurt 2017

Read More
08 Shk
0

18 Shkurti dita kur ngrihemi bashkë për të marrë një vendim të madh

Qindra fermerë të Lushnjës mirëpritën kreun e demokratëve Lulzim Basha  në krah të rrugës nacionale në fshatin Grabian.

Revolta e tyre ndaj qeverisë ishte e madhe pasi nga qeveria nuk kanë asnjë përkrahje. Asnjë subvencion, asnjë investim në bujqësi, çmimet janë rritur e bashkë me to dhe kostoja e prodhimit. Fermerë thanë se për të tretin vit  nuk shesin dot prodhimet dhe varfëria është rritur.

“Vjet vajti uji 1 metër në shtëpinë time në Çermë. Na tha që do u dëmshpërblej por na dha veç një batanije dhe 4 kile makarona”, u shpreh një fermer.

“Kam votuar gjithnjë PS-në dhe kjo është hera e parë që do votoj PD-në. Kanë 4 vjet që më kanë hequr pensionin. Unë jam invalid dhe nuk punoj dot”, tha një tjetër banor i zonës.

Lideri i opozitës tha se mosmbajtja e premtimeve dhe përfitimet nga korrupsioni janë arsyet se pse Edi Rama nuk do zgjedhje tw lira dhe tw ndershme.

Lulzim Basha ftoi fermerët lushnjarë dhe të gjithë Shqipërisë për tu bashkuar më 18 Shkurt në protestën e madhe kundër kastës së korruptuar. Basha tha se 18 Shkurti është dita për të nisur rrugën e kthimit te pushtetit tek qytetarët.

“ 18 Shkurti është dita kur ngrihemi bashkë në Tiranë për të marrë një vendim të madh; zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe përmes tyre një qeveri që garanton shërbimin ndaj jush. Një qeveri që nuk i braktis qytetarët por ju shërben atyre. Beteja është të largojmë këtë kastë të korruptuar që ka kapur për fyti Shqipërinë dhe pas 25 viteve ti japim më në fund Shqipërisë një qeverisje të qytetarëve, një qeverisje që arrin ta mbështesë fermerin, me investime, me hapësirë dhe liri në treg. Sot nuk ka liri fermeri të tregtojë atë që prodhon. Nuk ka liri sepse shteti është kthyer në xhandar, në gjobitës, në zhvatës. Populli ngrihet, ne ngrihemi, bashkë do ngrihemi me 18 Shkurt. Ju jap fjalën që nuk do tërhiqemi derisa të diktojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 8 Shkurt 2016

Read More
08 Shk
0

Kur Rama shpërfill drejtësinë me Pezën, drejtësinë e kërkon populli me 18 shkurt

Enkelejd Alibeaj për mosparaqitjen e deputetit të Edi Ramës në prokurori për të dhënë shpjegime

 

“Çdokush, që dje, është i informuar se deputeti i Edi Ramës, Alfred Peza i është shmangur prokurorisë. Ka shpërfillur kërkesën e prokurorisë për tu paraqitur para saj dhe për të dhënë shpjegime, për t’iu nënshtruar kështu drejtësisë.

 

Në qoftë se kjo është mënyra sesi mazhoranca sesi ky deputet, sesi Edi Rama, koncepton reformën në drejtësi atëherë të gjitha përgjërimet, të gjitha përbetimet për reformën në drejtësi, për drejtësinë e re, nuk janë gjë tjetër veçse një hipokrizi.

 

Nuk mund të ketë një drejtësi të re, e cila të funksionojë për të tjerët dhe të mos funksionojë pikërisht për ata të cilët e votuan, një prej të cilëve është dhe deputeti Alfred Peza.

 

Në këtë situate, thirrja jonë shkon më së pari për Edi Ramën, për Kryeministrin, për atë që prej kohësh përbetohet dhe predikon se është njeriu, i cili ka marrë flamurin për drejtësinë  e re. Eshtë ai i cili duhet sot, tani, të dorëzojë deputetin e vet para drejtësisë. Të mos bëhet një pengues i kësaj drejtësie të re.

 

Thirrja e dytë shkon pikërisht për ata, partnerët ndërkombëtarë, ata të cilët me shumë përkushtim, me shumë insistim e shoqëruan, ndikuan që kjo drejtësi e re të bëhej, që të ndikojnë tek Edi Rama. Të  ndikojnë që ai të detyrohet ta çojë dhe ta dorëzojë deputetin e vet para drejtësisë.

 

Thirrja tjetër shkon pikërisht për atë, deputetin Alfred Peza, i cili është mburrur gjatë gjithë kësaj kohe se ka votuar reformën në drejtësi, shkon për atë që ka votuar pikërisht reformën në drejtësi, dhe për të gjithë deputetët e tjerë, që ta detyrojnë atë të shkojë dhe të dorëzohet para drejtësisë.

 

Në qoftë se kjo drejtësi e re është për disa dhe nuk është për disa të tjerë që qëndrojnë mbi ligjin, si deputeti i Edi Ramës, Alfred Peza, atëherë kjo nuk është drejtësi e re, kjo nuk është reformë e re. Ky është thjesht dhe vetëm sundim. Dhe sundimet kanë vetëm një përgjigje, sundimet kanë pikërisht përgjigjen që populli u rezervon. 18 shkurti është pikërisht momenti kur populli duhet të mblidhet dhe ka një arsye më tepër që të vendosë drejtësinë e vet. Të gjithë në 18 shkurt edhe për këtë arsye”.

 

Read More
08 Shk
0

Me 18 shkurt nis ndryshimi, zgjedhjet nuk i dikton krimi, por qytetarët

 -Lulzim Basha me qytetarët e Fierit. Me  18 shkurt në orën 12 nis nga Tirana rruga pa kthim për t’u kthyer pushtetin qytetarëve duke nisur me garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme

-“Kjo lëvizje qytetare nuk do të ndalojë derisa të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ose përmes paketës që kemi propozuar ne, përfshirë votimin elektronik, ose përmes marrjes në dorë të fateve të vendit nga vetë qytetaret”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndau sot me banorë të Fierit nevojën për tu bashkuar e ngritur kundër qeverisjes që ka braktisur qytetarët dhe kujdeset vetëm për veten, klientët dhe miqtë e saj, e për këtë arsye nuk lejon zgjedhje të lira.

“Qeveria erdhi me premtimin se do t’i shërbejë shumicës, por po i shërben vetes së vet. Shëndetësia në kolaps nuk vjen sepse shqiptarët paguajnë më pak. Shqiptarët paguajnë më shumë sot për shërbimin shëndetësor, por ato para nuk shkojnë për ilaçe, për pajisje, për trajtim mjekësor por shkojnë në xhepat e grushti oligarkësh, hajdutësh, kriminelësh të lidhur drejtpërdrejtë me Kryeministrin. Ndaj nuk do të zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Prandaj mban Elvis Rroshin kryetar bashkie. Prandaj mban Saimir Tahirin ministër të Brendshëm, njeriun që e kanë treguar me gisht të gjithë partnerët tanë, si një kokat e krimit të organizuar, si njeriu përgjegjës për shndërrimin e Shqipërisë në një hambar droge. Sepse këta i duhen për të vjedhur zgjedhjet e ardhshme. Prandaj nuk pranon votimin elektronik dhe numërimin elektronik, sepse e di që me zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa krim, me votë të lirë qytetare, kjo qeveri është e rënë, është e larguar dhe rruga hapet për një qeveri të qytetarëve, për një qeveri të Shqipërisë”, theksoi Basha.

Basha tha se si kudo, edhe në Fier, sot kemi më shumë të papunë se para tre vitesh, pensionistët paguajnë çmime më të larta dhe blejnë më pak.

Shëndetësia është në gjendje të mjerë. Rinia ka më pak shanse për punësim.

“Më 18 shkurt shqiptarët do të bashkohen për t’i thënë jo varfërisë, padrejtësisë, për t’i thënë jo gënjeshtrës dhe për të diktuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shpalli Basha në mes të qytetarëve në sheshin kryesor të Fierit.

Kryetari i Partisë Demokratike gjatë takimeve në Fier dëgjoi nga afër naftëtarët të cilët janë në krizë të thellë, dhe të braktisur totalisht. Ankesat janë për shtimin e papunesisë, varferisë, pamundësisë për të paguar edhe energjine elektrike.

Duke u ndalur tek rasti i banorëve të Zharrëzit, të cilët janë në grevë urie, sepse u janë shembur shtëpitë nga shpimet e naftës dhe qeveria i mashtroi, Basha tha se ata janë në të drejtën e tyre dhe kanë plotësisht mbështetjen e Partisë Demokratike. “E vetmja gjë që u kërkoj është të mos shkojnë drejt vetëflijimit por të bashkohen me ne. Ky është momenti për të larguar qeverinë dhe jo për të vetëflijuar njerëzit”.

Qytetarët, tha Basha  po bashkohen për të larguar një herë e përgjithmonë një kastë të korruptuar dhe të lidhur me krimin dhe për të sjellë në pushtet, jo thjesht një parti politike, por  qytetaret.

“Kjo lëvizje qytetare nuk do të ndalojë derisa të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ose përmes paketës që kemi propozuar ne, përfshirë votimin elektronik, ose përmes marrjes në dorë të fateve të vendit nga vetë qytetaret”, pohoi Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike u bëri të qartë qytetarëve, se kjo lëvizje ka synime të mëdha, për të sjellë ndryshimin në vend.

“Qeverisja do t’i kthehet qytetarëve, demokracia do t’i kthehet qyetarëve, Shqipëria do t’i kthehet shqiptarëve. Më 18 shkurt, në orën 12.00 në qendrën e Shqipërisë, për t’u shpërndarë më pas anembanë vendit në një lëvizje pa kthim për fitoren e qytetarisë, për fitoren e vlerave, për mposhtjen e antivlerave, për Shqipërinë europiane, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, deklaroi Lulzim Basha.

Read More
08 Shk
0

Paratë për miqtë e klientët, Edi Rama 6 miliardë e 700 milionë lekë në 3 vite për deputetin Qefalia

Grida Duma denoncon aferën. Ngrihemi bashkë me 18 shkurt për të ndalur zhvatësit 

Edi Rama kujdeset vetëm për miqtë dhe klientët. Ja një shembull tipik se si përfitojnë njerëzit e tij nga paratë e shqiptarëve.

Firma e deputetit socialist, Qefalia, ka pasur një aktivitet modest, dhe në vitin 2013 s’ka marrë asnjë lek nga shteti.

Por pasi Edi Rama erdhi në pushtet, rezulton se deputetit të tij Qefalia i ka ndritur fati, dhe ka marrë 6 miliardë e 700 milionë lekë tendera në 3 vite.

Njësoj si me raste të tjera, si përshembull rasti i Sadriut, Qefalia fshihet pas emrit të nipave të tij.

Kemi dokumentacionin e plotë se si firma kalon në emër të nipave, sa për formalitet.

Të gjithë e dinë, se në të vërtetë është deputeti dhe vëllezërit e tij që po ndajnë llokmat e mëdha të buxhetit.

Kjo pra është arsyeja pse populli zhytet në varfëri, dhe s’ka para për shkolla, për ngrohje, për ilaçe, për hallet e njerëzve.

Sepse paratë janë për miqtë dhe klientët e Edi Ramës.

Ky pra është shteti i Edi Ramës, një ndërmarrje private që ndan pasurinë mes një grushti njerëzish.

Me 18 shkurt ne ngrihemi bashkë, dhe e ndalim këtë korrupsion, i ndalim zhvatësit.

Do të hapim rrugën që qytetarët të zgjedhin të lirë, të zgjedhin qeverinë për njerëzit, qeverinë e tyre.

Read More
07 Shk
0

I dënuari për përdhunim e trafik droge, organizon koncert për fëmijë. Të ngrihemi me 18 Shkurt

“Shihni pak këtu, i dënuari për trafik ndërkombëtar droge. I dënuari për përdhunim në grup, Elis allias Edvin Rroshi shpërndan afishe dhe sot në Kavajë, se ai i dënuari për përdhunim të të miturve, do të kujdeset personalisht për të organizuar Festivalin e Këngës për Fëmijë. Shiheni pra ku kemi arritur, ai person i cili nga Prokuroria u kërkua t’i hiqej mandate, KQZ kërkoi t’i hiqte mandatin, ta shkarkonte, Edi Rama duhet ta largonte një herë e mirë nga bashkia, nga partia, nga politika dhe t’i gjente vendin, por ky person është përsëri në krye të bashkisë, ai person kujdeset personalisht për të organizuar festivalin fëmijëve. Ja ku kemi arritur. Këtu nuk ka ligj, këtu nuk ka Kushtetutë, këtu nuk ka legjislacion të zbatueshëm sepse nuk do një njeri, nuk do Edi Rama. Ndaj e vetmja zgjidhje për të gjithë qytetarët është të dalim në shesh. E vetmja zgjidhje janë protestat, në mënyrë që krimi të ndahet një herë e mirë nga politika, në mënyrë që njerëz si ky këtu Elvis Ervin Rroshi i dënuar për përdhunim, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, të mos ketë më të bëjë me qytetarët dhe me postet publike. E vetmja zgjidhje sot është të dalim të gjithë bashkë më 18 shkurt në protestë”.


Deklarata per mediat e Eduard Halimit, 7 Shkurt 2017

Read More