Blog

22 Dhj
0

Mbështetje të plotë për policinë në përballje me krimin

Lulzim Basha viziton efektivin e policisë Nikolin Gjergji, i plagosur sot në krye të detyrës

 

Ndodhem këtu bashkë me bashkëpunëtorët e mi, për të vizituar efektivin e plagosur sot në krye të detyrës, Nikolin Gjergjin.

 

Dua të falënderoj mjekët për punën e shkëlqyer që kanë bërë.

 

Ndaj me ju lajmin se Nikolini është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e duhur shëndetësor.

 

Si kryetar i opozitës, si kryetar i Partisë Demokratike dua të përsëris, të konfirmoj mbështetjen time të plotë dhe të gjithanshme për çdo efektiv të Policisë së Shtetit në krye të detyrës, në përballje me krimin në zbatimin e ligjit, Policia e Shtetit, efektivët e Policisë së Shtetit kanë patur, kanë dhe do të kenë gjithmonë mbështetjen dhe përkrahjen time totale, mbështetjen dhe përkrahjen totale të Partisë Demokratike.

 

Beteja me krimin është një betejë e rreptë, e ashpër, është një betejë në kushte të pabarabarta tani që krimi ka pushtet politik, por bashkë me efektivët e ndershëm të Policisë së Shtetit dhe me gjithë qytetarët e ndershëm shqiptarë ne do t’ia dalim së pari të presim lidhjet e krimit me politikën, dhe së dyti të mposhtim krimin me forcën e hekurt të ligjit.

 

Ju faleminderit!

 

 

 

Read More
21 Dhj
0

Dekriminalizimi filloi, do të fitojmë edhe betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Lulzim Basha flet për angazhimet e Partisë Demokratike dhe grupit parlamentar

Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Eshtë dita kur pas 2 vitesh betejë të opozitës, procesi i dekriminalizimit po jep frytet e para.

Partia Demokratike, opozita dhe unë personalisht, jemi sot me kokën lart para qytetarëve shqiptarë, pasi beteja që ne bëmë për ndarjen e krimit nga politika, pavarësisht vështirësive të jashtëzakonshme, sot fillon të japë frytet e para, në veçanti me një nga simbolet e kriminalizimit të shtetit, që është Elvis Roshi.

Ne e luftuam këtë betejë për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse besojmë se Shqipëria nuk ka të ardhme pa ndarë politikën nga krimi.

Edi Rama bëri gjithçka me pushtetin e tij për të vonuar dhe sabotuar zbatimin e ligjit për dekriminalizimin.Bëri gjithçka duke luftuar opozitën, që luftonte kriminelët.

Për të mbrojtur krimin në pushtet dhe pushtetin e kriminalizuar.

E mbani mend se si përqeshte dhe tallej me opozitën, me dekriminalizimin në rastin e Elvis Roshit. Sot nuk besoj se qesh, sepse i kemi treguar vendin atij dhe Elvis Roshit.

Për qytetarët pesimistë dhe të shkurajuar nga Shqipëria e zhytur në mjerim për shkak të krimit, të korrupsionit, drogës, sot kam një mesazh; është një ditë për të besuar se e mira do ta mundë të keqen.

Zbatimi i Ligjit të Dekriminalizimit është vetëm fillimi.

Unë inkurajoj të gjitha isntitucionet që zbatojnë Ligjin e Dekriminalizimit të procedojnë pa vonesë në mënyrë që krimi dhe politika të ndahen përfundimisht nga njëri-tjetri.

Është një fitore për shqiptarët, është një fitore për Partinë Demokratike, është një fitore për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Bashkimin Europian.

Përpara kemi një sfidë tjetër të madhe. Eshtë sfida e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Edi Rama ka dëshmuar përmes mungesës së vullnetit për të zbatuar Ligjin e Dekriminalizimit, mungesës së vullnetit për Reformën Zgjedhore, dhe përmes zgjedhjeve të Korçës, zgjedhjeve të 2015-ës, të Dibrës dhe Kolonjës, se ai është armik i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Por me nisjen e kësaj rruge të re për Shqipërinë, ndarjen e krimit nga politika, fryteve të para të procesit të dekriminalizimit, me bashkimin e të gjithë shqiptarëve që kanë besim dhe kanë vullnet tek një Shqipëri e ndarë nga krimi, jam i sigurt që do ta fitojmë edhe betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Shqipëria nuk do t’i takojë krimit dhe kriminelëve, Shqipëria do t’i kthehet njerëzve, qytetarëve të cilëve u takon.

Shqetësimi i grupit parlamentar ka të bëjë me faktin që kemi përballë një qeveri të korruptuar dhe të inkriminuar e cila nuk ka vullnet të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se në funksion të kësaj, ka sabotuar Reformën Zgjedhore. Partia Demokratike prej datës 17 Maj ka dorëzuar platformën 12 pikëshe, ndërsa qeveria po ndërton një rrjet aleance me krimin në funksion të së cilës shpëton Klement Balili, lirohet Lul Berisha, përgatitet një amnisti për të shpëtuar Armando Prengën, trafikantët dhe shitblerësit e votës të cilët janë nën hetim, pra kemi një kryeministër që nuk ka vullnet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Grupi parlamentar duke ndarë këtë shqetësim ka diskutuar me përgjegjësinë më të lartë për atë që na takon të bëjmë ne, si në raport me aleatët tanë ashtu në veçanti, në raport me qytetarët shqiptarë sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kauzë që bashkon të gjithë qytetarët shqiptarë, pavarësisht prej bindjeve politike.
Nuk ka shqiptar të ndershëm, të djathtë apo të majtë, demokratë apo socialistë, kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por ka një grusht qeveritarësh, kriminelësh dhe monopolistësh të cilët duan të mbajnë këtë status-quo, pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Jemi shumica e shqiptarëve të cilët sot vuajnë keqqeverisjen, korrupsionin, krimin, drogën për shkak të mungesës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Dhe kemi një pakicë pushtetarësh, që kanë përfituar dhe janë majmur pikërisht përmes krimit, korrupsionit, drogës dhe mungesës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Kjo është përballja, dhe detyra jonë është t’i japim zë shqetësimit të kësaj shumice, të bëhemi bashkë me këtë shumicë shqiptarësh si rruga e zgjidhjes, për të diktuar së bashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo është sfida.

Sot shqiptarët kanë një arsye më shumë për të qenë më pak pesimistë se dje sepse një nga betejat kryesore tonat, të shqiptarëve filloi të japë frytet. Kriminelët nuk do të kenë të ardhme në politikë, do ta kenë aty ku ju takon, para drejtësisë, një drejtësie të pavarur, sipas Kushtetutës së 22 korrikut që nuk mbron por ndëshkon krimin dhe korrupsionin.

Pyetje: Ndërkohë ju keni çuar në Kushtetuese edhe KLGJ dhe KLP?

Basha: Partia Demokratike ka vepruar në bazë të gjithë atyre që ka paralajmëruar.

Pyetje: Çfarë prisni nesër nga Gjykata Kushtetuese për ligjin e Veting-ut?

Basha: Atë që prisni edhe ju, vendimin, në qoftë se e ka nesër, nëse jo, kur ta ketë.

Pyetje: Partia Demokratike ka ankimuar edhe ligjin për KLGJ-në dhe KLP-në, si e mendoni ecurinë e reformës në drejtësi?

Basha: Reforma në drejtësi do të bëhet siç është përcaktuar me 22 korrik, një drejtësi e pavarur dhe e pakapur. Jo një drejtësi e kontrolluar nga Kryeministri për hesap të Lul Berishës, Armando Prengës, trafikantëve të drogës dhe të shitblerësve së votës të cilët kërkon t’i amnistojë nesër në Kuvend.

Pyetje: Z.Basha, prokuroria ka verifikuar me probleme edhe deputetin Dashamir Tahirin, deputetin e PDIU-së, por aktiv në grupin parlamentar të Partisë Demokratike. A keni ju një koment për këtë?

Basha: Partia Demokratike dhe unë personalisht kemi një qëndrim të qartë politik. Çdo person duke filluar nga unë e çdokush tjetër duhet t’i nënshtrohet plotësisht ligjit për dekriminalizimin. Ky është qëndrimi ynë i qartë dhe i prerë. Jam i prirur t’i mirëkuptoj rrethanat që ka shpalosur z.Tahiri por kjo nuk është çështje që e gjykoj unë, këtë e gjykojnë institucionet. Qëndrimi politik i Partisë Demokratike dhe i imi personalisht është zbatimi i plotë i ligjit për dekriminalizimin.

Read More
20 Dhj
0

Afera 470 milionë euro me CEZ, Rama bllokon hetimin parlamentar

Edi Rama ka bojkotuar sot Komisionin Hetimor Parlamentar për marrëveshjen e tij me CEZ, që i kushtoi vendit 470 milionë euro.

Edi Rama po shfrytëzon të gjithë pushtetin që ka në dorë për të bllokuar hetimin dhe transparencën mbi vjedhjen e shekullit.

Dje, deputetët e urdhëruar prej tij dhe ministri Gjiknuri, prishën seancën duke penguar dhënien e dëshmisë. Sot në orën 17.00 ishte parashikuar seanca e radhës, por asnjë deputet i Ramës nuk u paraqit dhe as ministri Gjiknuri që duhej të jepte dëshminë.

Edi Rama jo vetëm po tregon se nuk mund të përballet me faktet që tregojnë përfshirjen e tij në këtë aferë, por po shkel haptas ligjin për hetimin parlamentar, një e drejtë kushtetuese e konfirmuar edhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kjo tregon frikën e Ramës nga e vërteta mbi vjedhjen e shekullit që do zbardhet me cdo kusht. Përgjegjësit për vjedhjen e 470 milionë Eurove nuk do të shmanging dot ditën e tyre para drejtësisë së pavarur dhe të pakapur.


Deklaratë e Partisë Demokratike, 20 Dhjetor 2016

 

Read More
20 Dhj
0

Rama i kapur në aferën CEZ, po prish hetimin parlamentar

Edmond Spaho publikon faktet që i shmang Edi Rama në Komisionin Hetimor Parlamentar

 

Edi Rama po i shmanget hetimit parlamentar për marrëveshjen me CEZ dhe po bën gjithçka për të prishur seancat e Komisionit, sepse e vërteta e kësaj afere është tronditëse dhe e bën atë përgjegjës për 450 milionë euro të shqiptarëve, detyrime te pranuara nga vete CEZ, që ai i fali kompanisë çeke.

Për këtë ju vemë në dispozicion dy dokumente:

 

Letra 6092/2 datë 28.09.2012 e Kryetarit të Bordit të CEZ, Jaroslav Macek, i cili konfirmon detyrimet dhe skedulin për shlyerjen e tyre si dhe deponimin e Zv. Ministrit të Financave Erion Luçi në Prokurori, i cili thekson që pala çeke në takimin e dytë që u zhvillua në Vienë në datën 7 Shkurt 2014, nuk i mohoi detyrimet.

 

Edi Rama mashtron, kur thotë përmes Gjiknurit, se marrëveshja e mirëkuptimit u arrit në muajin Qershor 2014. Ne kemi fakte se ky pakt është arritur përpara, dhe marrëveshja ka qenë e paravendosur.

 

Faktet tregojnë që Damian Gjiknuri ka deponuar në Prokurori se pas konsultimeve me Kryeministrin dhe përpara takimit të dytë të grupeve negociuse që u zhvillua në datën 7 Shkurt 2014 në Vienë, u mor vendimi politik që CEZ t’i jepen 100 milion euro. Pra pakti tregon se perveçse CEZ ju falen të gjitha detyrimet prej 450 milion euro ju është dhënë edhe 100 milion euro shpërblim për këtë mega aferë korrupsioni.

 

Përveç deponimeve të Gjiknurit në Prokurori ju vëmë në dispozicion dy korrespondenca të Avokatit të Shtetit, Alma Hiçka me avokatin ndërkombëtar ku konfirmohet ujdia për t’i dhënë CEZ 100 milion euro.

 

Edi Rama mashtron, kur nëpërmjet Gjiknurit thotë se ishte avokati ndërkombëtar që sugjeroi marrëveshjen me CEZ. Ne kemi prova, që tregojnë se avokati ndërkombëtar i qeverisë ka kundërshtuar hapur këtë marrëveshje.

 

Për këtë ju vëmë në dispozicion korrespondencën e tij të datës 1.04.2016 me Avokatin e Shtetit, Alma Hiçka ku distancon studion e tij nga marrëveshja, arritjen e të cilës e cilëson tmerrësisht atipike.

 

Në ditët e ardhshme do ju njohim me fakte të tjera nga afera më e madhe e shekullit.

Read More
20 Dhj
0

Letra e Lulzim Bashës për Kancelaren Merkel pas sulmit mbrëmë në Berlin

Zonjës Angela Merkel

Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë

 

Tiranë, 20 dhjetor 2016

 

E nderuar Zonja Kancelare

 

Me dhimbje dhe indinjatë mësova mbrëmë për sulmin terrorist në Berlin ku shumë njerëz u vranë e u plagosën rëndë. Agresorët e shefat e tyre nuk synonin thjesht të vrisnin njerëz të rastësishëm në një treg Krishtlindjesh, por të godisnin Gjermaninë me rolin lider të saj në Europë e më gjerë, për mbrojtjen e vlerave dhe lirive tona.

 

Më lejoni që në emër te Partisë Demokratike të Shqipërisë t’ju shpreh Ju dhe popullit gjerman solidaritetin më të fuqishëm. Ndërsa lutemi për viktimat, ngushëllojmë familjet e tyre dhe jemi pranë të mbijetuarve.

 

Sinqerisht i juaji,

 

Lulzim Basha

Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë

letra-per-merkel-dt-20-12-2016

Read More
19 Dhj
0

Ligji i lojërave të fatit, PD kundër interesave klienteliste të qeverisë

Jam këtu për të deklaruar qendrimin kundër të Partisë Demokratike për shtyrjen e afatit për lojërat e fatit. Ne u shprehëm qartë në komision. Partia Demokratike nuk mund të bëhet pjesë e kësaj afere dhe nga ana tjetër është një nga premtimet e pambajtura që kjo qeveri nisi me bujë, propagandë dhe zhurmë të madhe. Asnjë nga aksionet që këta kanë nisur nuk ka zgjatur deri më sot. Nuk ka zgjatur ajo kundër pikave të karburantit. Nuk ka zgjatur ajo kundër, kundër informalitetit, ashtu si nuk zgjati kjo e lojërave të fatit. Në fakt, gjatë diskutimeve 8 mujore të ligjit të lojërave të fatit në Komisionin e Ekonomisë vitin e kaluar, ne kemi dhënë mendimet tona konstruktive. Kemi bërë ndryshime në ligj dhe tani thjeshtë për interesa të ngushta ato kërkojnë që ta shtyjnë me 2 vite afatin e zbatimit të tij. Ndërkohë, nga ana tjetër, ministria ka dështuar për të plotësuar të gjithë vendimet e Këshillit të Ministrave, të gjitha urdhërat dhe udhëzimet e ministrit në zbatim të këtij ligji. I vetmi udhëzim, e vetmja VKM që ka dalë në fund të shtatorit lidhet me koncesionin e sistemit të monitorimit online të lojërave të fatit. Asnjë nga VKM-të e tjera për ta bërë këtë ligj të zbatueshëm nuk ka dalë. Nëse kjo është mungesë vullneti, është paaftësi apo interes klientelist, besoj se këtë e kanë të qartë që të gjithë.


Prononcimi per mediat e deputetes se Partise Demokratike, Jorida Tabaku, 19 Dhjetor 2016

Read More
19 Dhj
0

Beqaj favorizoi mikun në tender, dëm financiar dhe cënim të shëndetit të qytetarëve

Kallëzim Penal në Prokurori, Vokshi dhe Tabaku kërkojnë drejtësi për shkeljet e rënda të ministrit të shendetësisë
 
Partia Demokratike depozitoi sot në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzim penal ndaj Ilir Beqës, në lidhje me shkeljet ligjore në një tenderim për barnat. Beqaj, ka ndërhyre në prokurim, duke ndryshuar kriteret për të favorizuar mikun dhe klientin e tij “Delta Farma”.
Deputetet Albana Vokshi dhe Jorida Tabaku u shprehen për mediat se dëmi i shkaktuar nuk është vetëm financiar, por edhe në shëndetin e qytetarëve, pasi është cënuar siguria e barnave.
Bashkangjitur kallëzimi penal

Read More
18 Dhj
0

Si i hapi rrugën Ilir Beqaj mikut të tij për miliarda lekë me tenderat e barnave

Ilir Beqaj, ka ndërhyrë në tender, ka ndryshuar kriteret, dhe ka lejuar futjen e barnave të pacertifikuara.
Ka vetëm një rast kur Ministri i Shëndetësisë mund të fusë në vend barna të pacertifikuara, vetëm kur vendi përballet me situata emergjente.
Po cila ishte situata emergjente. Ua themi ne. Emergjenca e Ilir Beqës për të vjedhur.
Në vitin 2014 me një udhëzim, Beqaj i ka hapur rrugën e abuzimeve me miliarda lekë duke i dhënë mundësinë klientit të tij, “Delta Farma”, të futet në tregun e ilaceve, me barna që mund të dëmtojnë rëndë shëndetin e qytetarëve.
Pasi e ka shpallur një tender publik, për blerjen e barnave spitalore me 11 mars, dhjetë ditë më pas, me shkresën nr. 1668/4 Prot, me këtë shkresë këtu, Ministri i Shëndetësisë urdhëron ndryshimin e dokumenteve të tenderit për procedurën e prokurimit.
Ilir Beqaj, i hapi rrugën klientit të tij për ta bërë fitues, duke hequr detyrimin për këto dokumenta:
-Vërtetim për regjistrimin e medikamenteve të ofertuar ose certifikatë regjistrimi nga QKKB.
-Autorizim nga prodhuesi nëpërmjet të cilit konfirmohet se operatori ka të drejtën e tregtimit të barnave
Këto ndërhyrje të Beqës janë në shkelje flagrante të nenit 11, 47 dhe 18 të ligjit nr. 9323, datë 25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” i cili përcakton që: “Barnat që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë duhet të jenë të regjistruara.”
Në shkelje të ligjit, por në përputhje të plotë me interesin personal.
Kështu iu hap rruga mikut të Beqës, Delta Farma, që sic shihet nga ky dokumenti këtu ka bërë kërdinë me kontratat që i ka dhënë Ilir Beqaj.
Ky biznes bëri që të hyjnë barna të pasigurta dhe dëmtuese për jetën e qytetarëve, sic janë rastet e bëra publike të Avastinës, që rezultoi i falsifikuar.
Ilir Beqaj është përgjegjës për këtë aferë kriminale.

Partia Demokratike, do të dorëzojë nesër një kallëzim penal në Prokurori për këtë cështje.


Deklarata per mediat e zedheneses Ina Zhupa, 18 Dhjetor 2016

Read More
18 Dhj
0

Basha pret Ali Ahmetin: Shqiptarët në qeverisje për të garantuar Marrëveshjen e Ohrit e anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim kreun e BDI në Maqedoni, Ali Ahmeti.

Z.Basha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të forcave politike shqiptare në Maqedoni gjë që do te ndikonte në çuarjen përpara të të drejtave të shqiptarëve atje në realizimin e të drejtave dhe detyrimeve të papërmbushura të Marrëveshjes së Ohrit, në veçanti çështja e gjuhës.

Kryetari i Partisë Demokratike shprehu bindjen se përfshirja e shqiptarëve në qeverisjen e ardhshme të Maqedonisë duhet të garantojë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e plotë të lirive, të drejtave dhe barazisë së shqiptarëve si dhe të ndihmojë në pershpejtimin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO si garanci për stabilitetin dhe për të drejtat e shqiptarëve.


Njoftim për shtyp i Partise Demokratike, 18 Dhjetor 2016

Read More
17 Dhj
0

LSI nuk fsheh dot kokën me një amendament, është pjesë e konçesioneve, abuzimeve dhe vjedhjeve 4 vjeçare të qeverisë

Deklaratë e Partisë Demokratike

Partia Demokratike është kundër konçesionit të laboratorëve. Ka qenë dhe është kundër konçesionit të dializës. Ka qenë dhe është kundër konçesionit të sterilizmit. Ka qenë dhe është kundër konçesionit të kontrollit mjekësor. I ka denoncuar të gjitha këto konçesione dhe ka luftuar kundër tyre.

Gjasme amendamenti buxhetor i LSI-së, për konçesionin e laboratorëve në shëndetësi, nuk e ndalonte konçesionin e laboratorëve, dhe nuk kishte asnjë vlerë ligjore.

Vendimin për konçesionin e laboratorëve e merr qeveria dhe jo Kuvendi. Nëse Ilir Meta është kundër konçesionit e ka të thjeshtë: ta rrëzojë atë në qeveri. Le të bllokojë qeverinë ose të dalë nga qeveria. Por këtë LSI nuk e bën dot, sepse qeverisja është oksigjeni që mban në jetë LSI-në.

Gjasme amendamenti kundër konçesionit, ishte një manovër propagandistike e Ilir Metës për të bërë gjasme sikur mendon për popullin, pra ishte një gënjeshtër.

Po afrohen zgjedhjet dhe është koha kur Ilir Meta bën sikur nuk ka qenë në qeveri katër vjet.

LSI është bashkëautore e të gjitha vjedhjeve, konçesioneve dhe abuzimeve të qeverisë Rama-Meta, nga një pjesë e të cilave LSI ka përfituar direkt.

Nëse Ilir Meta është për interesin publik, nuk do kishte bërë pazar me taksën e gazit. Nëse Ilir Meta është për interesin publik, le të ngrejë zërin kundër koncesionit të dializës që u shit për dy lekë tek klientët e LSI-së.

Sot ka vetëm një zë në interes të publikut në Shqipëri: kjo është opozita.

LSI dhe PS janë dy faqe të një monedhe, nuk kanë dallim nga njëra-tjetra, ndajnë bashkë atë që grabisin nga populli.

Read More