Blog

29 Tet
0

Landfilli i Fierit, aferë korruptive e Ramës, asnjë transparencë për kontratën koncensionare

Çdo ditë po dalin në drite fakte të reja që vertetojnë se nxitimi i Edi Ramës për të miratuar ligjin e mbetjeve është thellsisht korruptiv.

Rast flagrant është edhe koncesioni për ndërtimin e impiantit të djegjes së mbetjeve në Portëz të Fierit i miratuar me shpejtesi dhe në fshehtesi të plotë në muajin shtator

Firma fituese nuk ka asnjë eksperiencë në këtë fushë.

Kompania  “Integrated Technology Services” e regjistruar për aktivitet në fushën e Teknologjisë së Informacionit,  15 ditë pas shpalljes së tenderit shton në objektin e aktivitetit të saj edhe ndërtimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve me djegie (Incenerator) dhe landfille për përpunimin e mbetjeve urbane dhe të rrezikshme.

Megjithëse është detyrim ligjor publikimi i kontratës, në portalin e prokurimeve publike   është  publikuar vetem një tip kontratë bosh.

Në të nuk ka të përcaktuar sa eshtë vlera e investimit dhe as tarifat koncesionare.

Nuk përcaktohet sa para do të përfitojë nga shtetit si subvencion,  por vetëm që detyrimi i Autoritetit Kontraktor për pagesën  fillon nga Data e fillimit të punimeve.

E vetmja gjë e percaktuar është afati 6 vjeçare i koncesionit. Pra për 6 vjet do tu merret toka pronarëve për të ndërtuar një impiant për djegjen e mbetjeve të vendit dhe ato që Edi Rama shpreson të sjellë me ligjin e mbetjeve.

Gjithçka është bërë në fshehtësi të plotë në mungesë transparence  dhe me shpejtësi marramendese. Ky është interesi i Edi Ramës dhe jo kompanitë e riciklimit që i përdor për të mbuluar aferat e tij korruptive me ligjin e mbetjeve .

Kjo është arsyeja e vetme, shpjegimi i vërtetë se pse Edi Rama tre vite më parë bëri të anulohej referendumi duke anuluar ligjin për mbetjet, dhe sot riktheu ligjin dhe fyen këdo që është kundër.

Afera korruptive mbi të cilën po ngrihet ky impiant i djegjes se mbetjeve është  arsyeja e dhunës se ushtruar një dite me parë ndaj banorëve të fshatit Portez që kundeshtojnë ndertimin e  ketij impianti.

Paraja dhe pushteti është interesi i vetëm i Edi Ramës.

Prandaj nuk bën transparencë,  prandaj i tradhëtoi ashiqare 65 mije qytetarët që firmosën për refendum.

Partia Demokratike kërkon nga prokuroria një hetim të shpejte për afere korruptive të impiantit të diegive të mbetjeve në Fier.

Për para dhe pushtet me drogën dhe plehrat,  Edi Rama po kthehet në kërcënim serioz për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.


Deklarata për mediat e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, 29 Tetor 2016

 

Read More
29 Tet
0

Regjimi i Ramës antihuman, heq kirurgun për infermjeren në Dibër 

Skema kriminale e blerjes së votave në Dibër është duke u shpërblyer për të garantuar vjedhjen e zgjedhjeve të ardhshme në vend. Kësaj radhe viktimë është bërë shëndetësia dhe një mjek i njohur i Dibrës.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka shkarkuar nga detyra mjekun kardiolog Artan Murati që drejtonte Drejtorinë Rajonale të Shendetësisë në Dibër dhe e ka zëvëndësuar me, Anisa Xhika (Doda) që është infermjere në profesion. Kaq i paturp është ky shkarkim sa Beqaj tallet me kardiologun në shkresën e shkarkimit duke thënë se infermjerja do rrisë përformacën në punë.

Edi Rama po i qendron fjalës së tij për të shpërblyer hajdutët e blerjes së votave në Dibër. Krimi elektoral që po përgatit Edi Rama për blerjen e zgjedhjeve të ardhshme nuk por kursen as kardiologët.

Ky rast në Dibër vërteton qartë se Edi Rama është plotësisht në shërbim të bandave të cilat po i vesh me pushtet për të garantuar blerjen e votës së shqiptarëve. Edi Rama ka dorëzuar vendin në duart e krimit, ka kriminalizuar parlamentin dhe administratën, mbushi vendin me drogë dhe po ndan miliardat e buxhetit për miqtë e tij, ku vetëm në shëndetësi ka ndarë 360 milionë euro koncensione.

Regjimi i Ramës është i korruptuar dhe kriminal por më shumë se kaq, regjimi i Ramës është antihuman.

Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.


Deklaratë e Partisë Demokratike, 29 Tetor 2016

 

Read More
29 Tet
0

Vokshi: KiE të monitorojë shfrytëzimin e fëmijëve dhe grave në landfillin e Sharrës

Partia Demokratike denoncoi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës shfrytëzimin e fëmijëve dhe grave për punë të rënda nga Bashkia e Tiranës dhe ndërhyrjet e Kryetarit të Bashkisë  për të censuruar gazetarët që raportuan për këtë skandal të rëndë shtetëror.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Albana Vokshi gjatë takimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të mbajtur në Paris, kërkoi nga KiE dërgimin në Tiranë të një misioni monitorimi për të hetuar për shfrytëzimin e fëmijëve në landfillin e Sharrës, ku humbi jetën në rrethana dramatike një fëmijë 17 vjeç dhe trupi i tij  i gjymtuar u fsheh në pirgjet e mbeturinave. Më herët, në të njëjtat rrethana ishte fshehur edhe vdekja e një gruaje 42 vjeçe.

Deputetja Albana Vokshi shprehu shqetësim për përkeqësimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri dhe akuzoi autoritetet e Tiranës për korrupsion dhe kriminalizim të institucioneve.

“Shfrytëzimi i fëmijëve për punë të rënda dhe dhunimi i të drejtave të tyre vazhdon të mbetet një problem shqetësues në Shëipëri. Referuar statistikave zyrtare dhe raportit të organizatës  “ILO” , mbi 20 përqind e fëmijëve nën 18 vjeç jetojnë në varfëri absolute. Organizatat e fëmijëve raportojnë se mbi 100 mijë të mitur janë të kequshqyr dhe jetojnë në kushte ekstremisht të vështira ndersa 50 mijë punojnë në rrugë. Shqetësues është fakti që një numur i konsiderueshëm të miturish punon në kultivim dhe pastrim bimësh narkotike. Në raport progresin për Shqipërinë 2015, BE shprehu shqetësimin për rrezikun e trafikimit të fëmijëve dhe shfrytëzimit të tyre për punë, në mesin e tyre edhe të miturit e komuniteteve rom dhe egjiptianë. Autoritetet shqiptare fshehin statistikat e fëmijëve të trafikuar dhe të atyre që punësohen në të zezë.”- deklaroi deputetja Vokshi.

Zonja Vokshi denoncoi edhe praktikat korruptive të qeverisë me shërbimet jetike dhe kaosin  e vendim-marrjes me programet e mbrojtjes sociale për familjet dhe njërëzit në nevojë.

“Banka Botërore raportoi se 47 përqind e popullsisë në Shqipëri jeton me vetëm 500 lekë në ditë. Papunësia është rritur ndjeshëm. 34 përqind janë të rinj dhe të reja dhe në rajone te caktuar papunësia ndër gra e vajza shkon nga 50-70 për qind. Mbi 200 mijë shqiptarë, ndër ta 33 përqind fëmijë emigruan në Europë vetëm në këto dy vite. Ndërsa më shumë se 200 mijë shqiptarë  aplikuan për llotarinë amerikane, në dëshpërim për jetën”, tha Vokshi.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi njëkohësisht Kryetare e Komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë kërkoi nga institucionet europiane të monitorojnë situatën në Shqipëri për të ndalur përkeqësimin e të Drejtave të Njeriut.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 29 Tetor 2016

Read More
28 Tet
0

Rama dhunon protestuesit kundër plehrave, mbron trafikantët e drogës

Për dy lekë më shumë në xhepat e vet, Edi Rama është gati të bëjë gjithçka, të fyej, shantazhojë dhe të dhunojë qytetarët e tij.

Rast flagrant është dhuna policore e ushtruar sot ndaj banorëve të fshatit Portëz ku Edi Rama ka vendosur të ndertojë një impiant për djegjen e mbetjeve të vendit dhe ato që ka planifikuar të importojë me ligjin e mbetjeve.

Prostesta e sotme e banorëve kundër impiantit të djegies dhe në mbrojtje të shëndetit të fëmijeve të tyre është shtypur me dhunë nga forca të shumta policore. Por e turpshme është dhe shpallja në kërkim  policorë të atyre që e filmuan dhunën e ushtruar sot.

Edi Rama mbyll sytë përpara tonelatave me drogë që kalojnë çdo ditë kufinjtë tanë dhe shpall në kërkim dy qytetarë që regjistruan me telefon dhune  policore.

Edi Rama u jep mbrojtje kriminelëve dhe trafikantëve në kërkim ndërkombëtare dhe lëshon policinë për të dhunuar qytetarët dhe në ndjekje të dy qytetarëve që me guxim demaskuan sjelljen brej banditësh të forcave të policisë ndaj qytetarëve që nuk kërkojnë  asnjë më shumë se sa të mbrojnë jetën dhe shëndetin e fëmijëve të tyre.

Afera korruptive me koncesionin për djegien e mbetjeve  është  një nga arsyet e padurimit të Edi Ramës për të miratuar ligjin e plehrave.

Korrupsioni është arsyeja se pse Edi Rama  i tradhëtoi 65 mijë qytetarët që firmosën për refendum.

Korrupsioni është arsyeja e urdhrit të Edi Ramës për të shtypur me dhunë protestën në Portëz dhe këdo që i kundërvihet këtij pushteti të kriminalizuar dhe korruptuar deri në palcë.

Edi Rama i ka bërë gabim llogarit. Historia ia ka treguar se një popull nuk mund të shtypet me polici dhe një shtet nuk mbahet me kriminel e trafikant.


Deklaratë e kreut të departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, 28 Tetor 2016

 

Read More
28 Tet
0

Basha: Kredia nuk është zgjidhje për fermerët, subvencionet janë zgjidhja

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me fermerë të Gruemirës në Malësi të Madhe. Fermerët, të cilët merren kryesisht me kultivimin e sherebelës, thanë se prej tre vitesh nuk kanë marrë asnjë lek subvencionim. Vendin e sherebelës e ka zënë hashashi, thonë fermerët, sipas të cilëve çmimi  i kulturave bujqësore sa vjen e ulet duke mos mbuluar as kostot. Propozimi i kryeministrit për të marrë kredi është tallje, thanë fermerët, pasi sipas tyre është e pamundur të paguajnë këstet mujore.

Banor: Një fermer, a më kupton ti, që mjel një lopë te shpija po të mos shkojë të paguajë 60 mijë lekë të marrë një numër NIPT-i, s’mundet me ua shit baxhove qumështin. Vijnë e subvencionohen tre vetë që kanë mbledh sherebelën e tanë Malësisë së Madhe, e marrin  150 mijë  dollarë  e nuk jepet asnjë lek një fermeri. Inshalla kena Zotin me veti e ja then qafën një herë e përgjithmonë!

Banor: Tri vjet tuj na rrejt në tana format; do uli energjinë elektrike, nga ana tjetër e çon 25 lekë/kilovat energjisë elektrike.

Banor: S’kena as tokë, as nuk mund të mbajmë lopë. Puna është mbyll komplet. Me ça të jetojmë na? Shkoj me marrë një certifikatë, unë s’kam tokë, e  më thotë: “Ke me pagu 5 mijë lekë/dynym”.

Basha: A keni takat ju me marrë kredi? Me çfarë do ta lani ju interesin e kredisë, në kushtet kur bujqësia jo vetëm është në vend numëro por po bën hapa mbrapa?! Është zgjidhje kredia pasi e ke rrënuar tre vjet fshatin ? S’ke bërë asnjë investim, asnjë kilometër rrugë, asnjë metër rrugë nuk ke shtru. A ishte ky që thoshte : “Do të shtroj rrugët në çdo parcelë”. Ndërkohë që një metër rrugë rurale nuk e ka shtruar. A ishte ky që thoshte do të sjellë ujin, do të bëjë vaditjen, do të bëj kullimin, një vepër nuk ka fillu. A ishte ky që tha se do të shumëfishonte subvencionet për fermerët, me buxhet i ka përgjysmuar dhe ai përgjysmim që ka bërë me buxhet edhe ai nuk vjen tek fermerët, se e marrin një grusht njerëzish për grumbullim.

Zgjidhja për fshatin, zgjidhja për fermat, zgjidhja për fermerët është subvencioni. Nuk ka zgjidhje tjetër, se përndryshe nuk e bënte Europa.

Subvencionet në vitin tonë të parë do të jetë 100 milionë euro dhe nuk do të shkojnë tek grumbulluesit, do të shkojë drejtpërdrejtë tek fermeri, pa NIPT, pa burokraci. E vetmja gjë që do të matet do të jetë është prodhimi, kaq prodhim ke kaq subvencion meriton, do të marrësh subvencionin.”

Në dëgjimin dhe bashkëbisedimin me drejtues të strukturave të PD në Malësi të Madhe, zoti Basha përcolli mesazhin e bashkimit. “Në qoftë se dikush mungon dhe i thotë vetes demokrat, që është gati për të ndarë kontributin e tij apo të saj, është detyra jonë ta thërrasim e ti themi që të kemi pritur. E djeshmja është e djeshmja, ajo çfarë ka rëndësi është e sotmja dhe e nesërmja. Në këtë betejë nuk mund, nuk duhet e nuk do të mungojë asnjë demokrat, asnjë burrë apo grua që kërkon largimin e Edi Ramës, ata do të jenë pjesë e kësaj familje, ata do të gjejnë hapësirën e tyre në këtë familje. Askush nuk duhet të ndihet as i paragjykuar, as i mënjanuar, as i përjashtuar”.

Përgjigje ndaj thirrjes së kreut të demokratëve erdhi menjëherë nga salla.

Ramadan Lika: Unë nuk dhashë kontributin tim në zgjedhjet e vitit 2015 për kreun e Bashkisë dhe për këtë sot u kërkoj ndjesë të gjithëve.  Unë jam i gatshëm që sot të japë kontributin tim të pastër. Do të bashkëpunojmë fuqishëm, bashkë me ju derë më derë për të arritur atë fitore që realisht e presin të gjithë.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 28 Tetor 2016

Read More
28 Tet
0

Rama shkatërroi ëndrrën e mijëra studentëve, afati i regjistrimeve përfundoi dje

Me 20 Tetor me arrogancën e  tij, Rama iu hakërrye deputetëve të opozitës, duke thënë se brenda datës 27 Tetor, kur ishte dhe afati fundor i regjistrimeve, do të na tregonte të vërtetat e tij fakultet me fakultet.

Por ky ishte thjesht mashtrimi i radhës.

Sot është data 28.  Jo vetëm që asgjë nuk është mbyllur por ende mijëra të rinj janë pa zgjidhje për vazhdimin e Universitetit.

Sot në ditën kur Edi Rama duhet të na ballafaqonte me të vërtetat, në fakt ka lajmëruar shtyrjen e procesit të regjistrimit, duke treguar dhe njëherë dështimin edhe paaftësinë  e tij dhe të Linditës së tij.

Mijëra maturantë e humbën të drejtën e studimeve, sepse Edi Rama siç e ka zakon, ndryshoi rregullat e lojës ndërsa ajo ishte në fund.

Mijëra të rinjve iu ndërpre ëndrra në mes, për të vijuar studimet në degët e preferuara sipas meritës së tyre.

Edi Rama e ka të vështirë të kuptoj meritën dhe preferencën e maturantëve  sepse vlerësimi i tij ka qenë gjithmonë në bazë të preferencës personale.

Preferencë dhe model i Edi Ramës, është Bushi, Roshi, Noka, Prenga.  Modeli i tij janë kriminelët dhe trafikantët.

Për këtë arsye Edi Rama nuk e kupton dot shqetësimin e maturantëve ekselentë, akthin e familjeve të tyre.

Arsimi është një tjetër dështim i Edi Ramës.

Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.


Deklaratë e kreut të Departamentit të Arsimit, Luçiano Boçi, 28 Tetor 2016

Read More
27 Tet
0

Qeveria i shërben krimit dhe po zhvat buxhetin, PD shpresa e shqiptarëve

Ligjet që po shqyrtojmë sot, që kanë të bëjnë me falimentin, kreditë e këqija, sherbimin përmbarimor gjyqësor, jashtë kontekstit të kohës kur po shqyrtohen dhe të palidhura me aktivitetin e mazhorancës parlamentare sot, janë në vetvete një përpjekje e mirë për të rregulluar diçka për mirë, për interesat e qytetarëve, bizneseve dhe bankave.

Koha që po jetojmë dhe menyra si po vepron dhe po sillet kjo mazhorancë, na bind katërcipërisht, se është e kotë të përpiqesh të bësh ligje të mira, çdo gjë është e kot, se ligjet nuk zbatohen, çdo gjë është e kot, se shkelësit e ligjit, kjo aleancë e programuar anti ligj që në konceptim, ky parlament i kriminalizuar, kjo qeveri e kriminalizuar, ky shtet kriminel, ska lidhje me ligjin.

Gënjyet gjithë dynjanë, se gjoja do bënit reformë në drejtësi, gënjyet siç gënjeni për çdo gjë, si çdo gjë që e ktheni në fasadë, si ajo kërpudha simbol e kryeministrisë, simbol i Ramës, kërpudha e bukur nga jashtë por e krimbur dhe helmuese nga brënda.

U detyruat të votoni ndryshimet kushtetuese sipas standarteve të Venecias dhe menjëherë sapo arroganca dhe ligësia juaj u gjend pa pengesë, miratuat ligjin e Vetingut me përmbajtje antikushtetuese dhe në kundërshtim me Konventën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Sot sigurisht që fërkoni duart që reforma po vonohet për të riparuar djallëzinë dhe shkeljet tuaja kushtetuese.

Sot sigurisht që nuk do i sulmoni gjyqtarët kushtetues duke rrëmuar në çdo cep të jetës së tyre personale dhe familjare, sepse ata, me vendimin e tyre plotësisht të drejtë, praktikisht kënaqin synimet tuaja të mbrapshta, për të vonuar drejtësinë të bjerë mbi ju.

Sot sigurisht nuk do ngrini militantët tuaj të përzierë me kriminelët që ju shoqërojnë në çdo hap, për të rrethuar Gjykatën Kushtetuese dhe për ta vënë atë nën presion, sepse aktualiteti është në favorin tuaj.

Ligji dhe zbatimi i tij, juve ju tmerron, anarkia ligjore, dhuna dhe arroganca, padrejtësia dhe pashpirtësia, është tipari juaj, këto jane cilësitë që ju duhen.

Përse duhet që ne si opozitë të votojmë ligje që skanë për tu zbatuar?

Përse duhet që ne si opozitë të shërbejmë si fasadë për të mbuluar pisllëkun tuaj?

Përse duhet që ne si opozitë të qëndrojmë si ajo pjesa e mirë dhe e bukur e kërpudhës kryeministrore, për të mbuluar kalbëzimin dhe helmin tuaj vdekjeprurës?

JO, ne nuk bëhemi fasadë e mashtrimit.

Ne jemi këtu për të bërë të qartë, për këdo që ka vesh të degjojë dhe sy të shikojë,

Se që nga dita juaj e parë në pushtet, krimi dhe kriminelët janë fytyra e vërtetë e juaja.

Ne nuk do rreshtim së theksuari, nuk do rreshtim së thëni dhe stërthëni, se e mbushët parlamentin me kriminelë, me vrasës, trafikantë prostitutash dhe droge. Por jo vetëm parlamentin, por edhe pushtetin lokal dhe administratën shtetërore.

Se ju detyruam se bashku me ndërkombëtarët që të pranoni dhe nënshkruani marrveshjen dhe ligjin për dekriminalizimin, ligj që është prova e pakundërshtueshme e qënies suaj kriminale,  ligj të cilin nuk po lini gur pa lëvizur që ta lini pa veprim.

Bëtë gjoja një reformë territoriale e cila ishte asgjë më shumë se një manipulim elektoral dhe faktikisht ka rënduar pa fund, ka pakësuar dhe përkeqësuar shërbimet ndaj qytetarëve.

Bëtë gjoja një reformë në shëndetësi e cila ishte skema më e qartë e vjedhjes dhe zhvatjes së parasë publike, parasë së shqiptarëve të varfër, duke sajuar tre skema si ajo e check-up, ajo e hemodializës apo ajo e sterilizimit, të treja me nga 100 milion euro secila, pra 300 milione euro për vetëm tre klientë të qeverisë.

Ndërsa populli, ai  të sorrollatet me orë e ditë të tëra, ai të mos gjejë as ilaçe as shërbim, asgjë prej gjëje, derisa të vdesë ashtu si vdiq nëna e re me fëmijën në bark duke e sorrollatur nga dera në derë.

Bëtë gjoja një reformë në arsim duke mbyllur universitete në mbarë vëndin dhe duke larguar nga mundësitë e arsimimit mijëra të rinj dhe të reja, latë sot mijëra maturantë pa u rregjistruar në shkollat e larta që dëshironin dhe meritonin, e gjitha kjo për shkak të arrogancës, pashpirtësisë dhe qellimeve për të favorizuar klientët e pushtetit që të zhvasin me tarifat më të larta të mundshme, prindërit dhe rininë që kërkon të arsimohet.

Për tre vite keni arritur të zhysni në varfëri gjithë Shqipërinë duke e rritur varfërinë nga 12% ne 17% , ndërkohë që varfëria ekstreme është 4 fishuar.

Papunësia është rritur nga 13% në 17%, pagesa për papunësinë është 0

Janë nxjerrë nga skema e ndihmës ekonomike mëse 20.000 invalidë të pamundur, ndërkohë edhe ata që përfitojnë nga ndihma ekonomike, ajo ështe vetëm 20 dollarë në muaj.

Sipas ERE, çmimi i energjisë elektrike është rritur me 25%

Investimet publike janë në shkallën më të ulët historike, vetëm 4.3%, ndërkohë që investimet e huaja janë për tu harruar, me përjashtim të  atyre që janë në vazhdim nga e kaluara.

Taksat janë rritur duke qënë sot më të lartat në të gjithë rajonin, konsumi bie çdo ditë, ndërkohë që është shtuar me 12 pikë përqindja e borxhit i cili ka kapur kuotën e 73 e kusur %,

Të keqen që na ka zënë nuk ka ilaç që e shëron. Ajo duhet shkulur me rrënjë, përndryshe Zoti e di ku do e ndali vrapin.

Kjo mazhorancë dhe qeveria e saj, me pabesi, e kapur nga mafia, duke shkelur çdo angazhim dhe premtim përpara shqiptarëve,  vendosi të importojë në Shqipëri, plehrat e Europës, për tu përpunuar dhe djegur këtu, për të helmuar shqiptarët dhe femijët e tyre.

Pasi bëri këtë veprim të shëmtuar, Rama dhe të vetët, kërkojnë t’ju mohojnë shqiptarëve edhe të drejtën e tyre themelore për tu shprehur me referendum, duke ekspozuar kështu pafytyrësinë e kësaj bande në pushtet.

Ne bëjmë sikur miratojmë ligje, ose më saktë ne miratojmë ligje të cilat nuk zbatohen kurrë.

Për ta lidhur me një shembull:

Me një vendim të qeverisë të vitit 2014, Rama krijoi një detyrim ligjor për të gjitha bashkitë e vendit, që me mbështetje qeveritare të realizonin procesin e diferencimit të mbetjeve, proces i cili do të bënte të mundur jo vetëm një pastrim më të mirë të vëndit, por edhe do të furnizonte industrinë e përpunimit dhe të riciklimit.

Sot ky vendim i qeverisë, si e gjithë situata ligjore në Shqipëri, është pa veprim, dhe qytetet, fshatrat, lumejtë e vendit janë të stërmbushur me plehra.

Plehrat digjen në mënyrë kriminale, ndotin ambjentin dhe shtojnë numrin e të sëmurëve nga kanceri në mushkri.

E keqja vazhdon edhe më e dhimbshme, madje këtu dërrmon çdo shpresë për tu marrë me ligjbërje.

Kryeministri dhe ministri i brendeshëm i këtij vendi janë krerët e                narko-trafikut, dhe shumë drejtues policie dhe punonjës policie janë bashkautorë dhe bashkpunëtor në mbjelljen dhe trafikun e drogës, duke e bërë Shqipërinë të ngjajë, përditë e më shumë, me Kolumbinë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara, në raportin e saj të fundit për drogën në të gjithë botën,  thotë se Shqipëria renditet në 5 vendet e mëdha të kultivimit të kanabisit, bashkë me Kolumbinë, Xhamajkën dhe Paraguain.

Drejtësia Italiane e konsideron edhe ajo Shqipërinë si Kolumbi të Europës dhe Kanalin detar të Otrantos si autostradë të drogës, tashmë edhe një koridor ajror me qarkullim shumë të dëndur të avionëve të drogës.

Vetëm në këtë muaj që jemi, pra në tetor, janë kapur 7 tonelata droge në Itali, 5 tonelata në Greqi dhe 38 të tjera në Shqipëri.

Qindra tonelata të tjera droge presin të sulmojnë Europën në magazinat e mafijas kudo në Shqipëri.

Por e keqja përsëri ska fund.

Lumenjtë e tonelatave të drogës nuk ndjekin rrjedhën vetëm drejt Europës. Ato kanë filluar të sulmojnë shkollat 9 vjeçare, shkollat e mesme dhe më gjerë.

Vetëm këtë muaj në dy raste, në dy shkolla 9 vjeçare, fëmijet trullosen nga tymi i drogës dhe përfundojnë në spital, sipas mediave edhe të abuzuar.

Ky është kulmi, e keqja që po i bëni këtij vendi ska fund. Mallkimi i prindërve do ju ndjeki.

Droga kudo ku ka lulzuar nuk ka sjellë asgjë të mirë. Kolumbia me të cilën po tentojmë të krahasohemi u zhyt për 40 vjet në luftë civile për shkak të drogës.

Droga lë pas gjak dhe fatkeqësi!

Në një gjëndje të tillë, çdo përpjekje për të bërë ligje të mira duken si betejat e Don Kishotit me mullinjtë e erës.

Përpiqet Partia Demokratike përmes ligjit të dekriminalizojë politikën dhe administratën, përpiqet PD përmes ligjit të realizojë reforma si ajo në drejtësi apo reforma zgjedhore, por ku i bëjnë syte dritë Ramës dhe të vetëve me gjithë ato qindra miliona euro që kanë mbledhur nga droga dhe korrupsioni.

Ndaj, beteja jonë parlamentare ka kuptim kur përmes saj ne arrijmë t’i japin zë aspiratës qytetare për dekriminalizimin, kur ne arrijmë të ndalim përmes ligjit dhe shtetit drogën, kur ne arrijmë të kemi zgjedhje të lira dhe të ndërshme, kur ne mundemi dhe arrijmë të nxjerrim shqiptarët nga varfëria, kur ne arrijmë të hapim punë, arrijmë të thithim investime, të sigurojmë arsim dhe shëndetësi me standarte, t’u sigurojmë mundësi shqiptarëve të kthehen e të punojnë në vendin e tyre e jo të ikin nga sytë këmbët me qindra mijë prej tyre.

Ky parlament është shndërruar tashmë në një parlament të narkotrafikut dhe për opozitën është një parlament i delegjitimuar që sado ligje të miratojë ato vlejnë vetëm për fasadën gjoja demokratike të bandës.


Fjala në Kuvend e sekretarit të Përgjithshëm të PD, Arben Ristani

Read More
27 Tet
0

Klima e biznesit, të parafundit në rajon

Jam e sigurtë që makineria e propagandës mezi e ka pritur lajmin e daljes së raportit të Doing Business. Jetojmë në kohën e propagandës e cdo gjë këtë funksion ka!

Vitin e shkuar, fjala vjen, po i njëjti raport u kritikua pafundësisht nga makineria. Një armatë ministrash u angazhua të demontonte raportin duke kritikuar cilësinë e metodologjisë. Duke i zbuluar njëmijë e një kleçka e duke pretenduar se raporti ka probleme që siç duket këtë vit ndonëse me të njëjtën metodologji nuk i ka më.

Pra, kësaj qeverie i mungon reflektimi. I mungon përtypja e raporteve, por vetëm angazhohet në riprodhim besnik të raporteve të zyrës propagandistike. Ky është leksioni i parë nga raporti i Doing Business 2016!

Por çfarë ka ndodhur me raportin e Doing Business për ne pjesën tjetër që e lexoi dhe pyeti “Ç’ne ky kapërcim kur rilindja s’ka bërë asgjë më shumë se sa ka vjedhur?”.

Po, Shqiperia është përmirësuar me 32 vende, ndërkohë që vjet u përkeqësua me 35 vende. Pra jemi pak më keq se aty ku ishim, dhe kjo për një qeveri të varfër në ide është arritje e madhe. Duke qenë se nuk sheh dot se çfarë të mirash janë bërë përpara por thjesht ka maninë e vesin për të krahasuar e për t’u gëzuar se jemi pak më keq se ç’íshim dje.

Është përmirësuar me 80 vende dhënia e një leje ndërtimi, ndërkohë që vjet ky ishte penalizimi më i madh.

Mbas zgjedhjeve lokale qeveria vendosi të çlirojë sektorin e ndërtimit pa shpjeguar pse e pengoi para tyre. Ndoshta ajo mendon që i leverdis më shumë që kryebashkiakët e saj të japin leje ndërtimi.

Por kjo politikë lehtësuese as është reflektuar në GDP, ku sektori i ndërtimit nuk është duke lulëzuar, e as në punësim. Rritja e sektorit të ndërtimit ka ardhur si pasojë e TAP dhe Devollit.

Një tjetër një përmirësim lidhet me pagesat e taksave, më saktësisht me sistemin online të pagesave. Që vitin e shkuar sipas edhe MF ka qenë problematik dhe i penalizoi bizneset. Këta të fundit morën gjoba ndërsa sot e kësaj dite nuk dinë në t’i besojnë ministrit të finncave që zotohet për amnisti apo letrës së tatimeve. Pra, përpara se të riprodhojmë retorikën e zyrës së propagandës le të jemi më të ndershëm me veten. Ne nuk vuajmë nga kujtesa.

Por, megjithë këtë rritje të qartë që edhe mazhoranca e propagandon, çfarë raporti me vendet e rajonit kemi? Pra, për ta kuptuar realisht rritjen në raport me mjedisin?!

Nuk e di se cili nga kolegët e mi në këtë sallë e ka lexuar raportin e plotë, jo atë që nis zyra e shtypit në PS. Në raportin që unë lexova, Shqipëria renditet në pozicionet më të këqia në krahasim me vendet e rajonit. Jo vetëm në tërësi por edhe në zëra specifikë, fjala vjen të krahasojmë Shqipërinë me rajonin sa i takon sektorit të taksave: ku kemi taksat më të larta ndërsa krenohemi për disa përmisime që në fund të ditës janë dytësore dhe që nuk kanë asnjë lidhje me shqetësimet e biznesit.

A ka sot biznese që e besojnë se vendi jonë është më i tërheqshëm se sa Maqedonia? Se Serbia? Mali Zi?

Sa biznese kanë shkuar në Maqedoni në këto kohë sepse sistemi jonë fiskal është kompleks e taksat e larta. Jo më kot sot Maqedonia ka vlerësimin më të mirë në rajon, ka investimet e huaja më të larta. Sot më Shqipëri IHD kanë rënë me 12% dhe kjo si pasojë e politikave ekonomike të Rilindjes. Vendet e rajonit kanë rritur IHD ndërsa Shqipëria ende i var shpresat tek puna e kryer para Rilindjes. Pra ç’vlerë ka renditja kur në thelb asgjë s’ka ndryshuar?!

Dhe s’ka ndryshuar sepse në këtë sallë nuk diskutohet më për politika, vizione apo qasje mbi ekonominë apo financat publike. Për të cilat duhej të diskutonim ne sot. Jo të krahasohemi me veten dje, por me fqinjët e të luftojmë për ç’do investim të huaj që mund të krijojë punësim e të nxisë ekonominë. Fatkqësisht kjo nuk ka ndodhur e nuk do të ndodhë.

Sot ne jemi vendi i fundit në rajon sa i takon kredidhënies. Dhe një ngërç në kredi është një tregues i një ekonomie në ngërç. Kreditë e kqëija kanë shkuar në 21.4% sipas BSH ndërkohë që bankat kanë shtrënguar dhe tanimë rritur normat e interesit. Një muaj më parë nga kjo foltore kam ngritur shqetësimin e bankave mbi gjendjen ekonomike në vend, dhe jam shprehur se bankat e konsideronin ekonominë ngërcin më të madh.

Përballë këtyre fakteve, përballë kësaj gjendje që gjithësecili nga ne e shqyrton lehtësisht, a mund të flitet për një qeveri që dukshëm përdor një rritje, që në fund të ditës është rritje e papërfillshme në krahasim me rajonin, si një kauz politike.

Sepse në fund të ditës, shqiptarëve nuk do t’u rritet rroga por qeverisë do t’i rritet borxhi që do të marrë për të indeksuar inflacionin e ushqimeve. Them borxh sepse kjo është një qeveri e paaftë të mbledhë të ardhurat edhe kur i parashikon disa milionë euro më poshtë se vjet. Ndërkohë që të dhënat e të ardhurave të 9-mujorit janë shqetësuese, mosrealizim i të ardhurave me 7 mld lekë e akoma më shumë i shpenzimeve, 10 miliardë lekë.

Mbas këtij raporti, shqiptarët nuk do të jenë më pak të varfër se në vitin 2015. Megjithëse, siç edhe qeveria trumbetoi, Raporti Doing Business na ka renditur në një pozicion historik. Shqiptarët vazhdojnë të jenë vendi me të ardhurat më të ulëta për frymë, 30% e mesatares së rajonit, asnjë vend tjetër nuk është si ne.

Pra, të nderuar kolegë, përpara se të dehemi me lajmet e dala nga kantina e Propagandës, le t’i hedhim një sy atij realiteti. I cili flet sot qartë për atë që i mungon shqiptarëve. Le ta lëmë edhe rilindjen të gëzohet, në arritjet e saj të vogla në raport me vetveten. Fundja në një mandat të mbushur me dështime, duhet shpikur dhe një arritje.


Fjala ne Kuvend e deputetes, Jorida Tabaku, 27 Tetor 2016

Read More
27 Tet
0

Ministri Beqaj shkeli Kushtetutën, nuk u përball në Komision me opozitën

Ministri i Shëndetësise  refuzoi të vijë në komisionin e Shëndetësisë  për te informuar  per arsyet e miratimit të VKM nr. 721, datë 12.10.2016, (zgjerimi i kufirit te moshes nga 40-60 vjec ne 35-70 vjec) analizat, studimet, të dhënat shkencore, klinike, dhe epidemiologjike si dhe te dhëna te tjetëra  për eficencën dhe efektivitetin e kontrollit shëndetësor falas, që çoi në  miratimin e këtij vendimi si dhe efektin financiar që ka ky vendim në buxhetin e shtetit.

Kjo se bashku me te dhenat e depistimit te check-up  ku qytetaret tashme e kane abandonuar ate verteton qe paqesat kane qene jo reale, dhe zgjerimi behet per te maskuar kete keqperdorim te fondeve publike, korrupsionin galopant qe ka perfshire MSH.

I pangopuri Beqe “shto uji shto miell” tregon babezine e tij  hajduterine dhe papergjegjshmerine .

Ky  eshte   tregues i dështimit dhe mbulimit te korrupsionit.  Pavarësisht se deri më tani Ministria e Shëndetësisë nuk e ka pranuar, madje dyshja Rama-Beqe e ka quajtur arritje te madhe, kur ne realitet dhe nga te dhenat e QSh kontrolli baze nga qytetarët ka qenë shumë i ulët ( me pak se 30 perqind, ne qarkun e Lezhes) ne nje perqindje shume te vogel seç ishin planifikuar madje e kane abandonuar ate.

Me kontrate kompanisë koncesionare i është garantuar pagesa për 475 mijë kontrolle në vit. Përmbushja e planit mbi kontrollet brenda një viti është shume shume  larg. Kjo  do të thotë një përfitim për një punë të pakryer nga kompania, ndaj ministri Beqe si manovër  ka parë zgjerimin e kufirit të moshës.

Kjo jo vetem ngre dyshime të forta por flet qarte për dështimin e këtij koncesioni të akuzuar qe diten e pare nga ne opozita dhe mediat si një aferë e dyshimtë dhe e korruptuar dhe e deshtuar.

Te dhenat nga qarku lezhe jane : nga 22 mije planifikime jane deklaruar 7000, pra vetem 30 perqindpor edhe keto deklarime jane te manipuluara nga Qsh dhe drsksh sipas informacioneve direkte ne zona.

Ne kamez nga 10000 vetem 2000, pra 20 perqind, dhe ne kete periudhe vetem 2 persona ne muaj bejne check-up.

Check-up perfshin dy pyetsore, menyren e jeteses dhe ushqyerjes Dhe per depresion, Ekg e ben infermjerja dhe interpreton ajo, Behet gjak komplet

Ka vonesa ne pergjigje, deri tre jave. Por ka qe nuk kan marre pergjigje( psh dod kola banor i kamzes eshte ankuar se nuk ka marre pergjigje.

 Ministri nuk vjen ne komision dhe shkel Kushtetuten.

Neni 80 pika 3 e Kushtetutes.:

Drejtuesit e institucioneve shtet.

Japin shpjegime dhe informojne per ceshtje te ndryshme te veprimtarise se tyre persa e lejon ligji.

Po  cenohet  e  drejta kushtetuese e  opozitës dhe Komisioneve Parlamentare në përmbushjen e detyrës.

 Pengimi i qëllimshëm i realizimit të seancave dëgjimore në Komisionet Parlamentare është një precedent i rrezikshëm kundër demokracisë parlamentare në Shqipëri.

Nuk eshte hera e pare qe Beqe refuzon komisionin tone, ate te Shendetsise.

Ai ka refuzuar edhe per urgjencen e Tiranes per kete mega afere korruptive.

Kam disa pyetje per ju Z. minister

1-Çfare ka ndryshuar ne sherbimin e Urgjences se Tiranes qysh nga 3 shkurti kur e shperndate ate ne 3 spitale universitare (me letra)?

 A keni shtuar ndonje autoambulance te re dhe aparatura te reja?

A eshte rritur cilesia e sherbimit ndaj qytetareve tiranes?

2-Keto 9 muaj kush e menaxhon sherbimin e Urgjences se Tiranes?

3-Si ka mundesi pas 9 muajsh punonjesit e Urgjences punojne pa kontrata ne vendet e reja te punes (ne letra) prane spitaleve Universitare?

4-Ne mbledhjen e Komisionit te Shendetesise ne fillim te shkurtit opozita ju kerkoi ( megjithese ju nuk ishit) ta sillni projektin e riorganizuar te Urgjences se Tiranes (si do te shperndahej personeli,vendet ku do te shkonin,numrin e personelit,oraret e punes,rrogat,numrin e autoambulancave,burimet financiare per te mbuluar kete sherbim,etj.)

Edhe pas 9 muajsh ne nuk e kemi kete projekt. E keni apo nuk e keni?

N.q.s e keni pse nuk e sillni ne komision?

5-Pse nuk na paraqisni asnje dokument per bashkepunimin e Ministrise se Shendetesise me Shoqerine E.R.A.?

6-Z. Minister a mbani pergjegjesi ju n.q.s ndodh ndonje aksident me autoambulancat e Urgjences se Tiranes, sepse ato jane te pa koaliduara dhe te pa siguruara prej disa vitesh?

7-Z. Minister pse keni bere tender per GPS e autoambulancave te vjetra, kur disa prej tyre bashke me GPS nje dite para vizites tuaj ne Urgjencen e Tiranes nuk dihet ku kane perfunduar(ndoshta per skrap)?


8-Z. Minister si nuk ju vjen turp ju  dhe drejtorit te Urgjences Kombetare (ne leter, se ne fakt nuk ekziston) Dr Brataj per ate shfaqje te turpshme qe organizuat ne oborrin e Urgjences se Tiranes mbi nje carcafe te palare (se Urgjenca e Tiranes ne ate kohe nuk kishte lavatrice) me makine?

 Kujt i duhej ajo shfaqje?

9-A keni informacion se ne Sanatorium jane emeruar 8 shofera per llogari te Urgjences se Tiranes dhe paguhen qysh prej 15 gushtit sikur punojne aty?

10-Si s’ju erdhi turp, shkoni inaguroni Urgjencen Kombetare bosh pa aparatura elektronike?

Kjo ndertese qe inaguruat e kryen funksionin per te cilen po ndertohet?

 11-Mund te na thoni se çfare do te behet me ndertesen e Urgjences kur ta largoni personelin prej andej?

12-A keni informacion per abuzimet ne Urgjencen e Tiranes me nafte, pjesen e kembimit, vjedhjen e aparaturave mjekesore te vete autoambulancave dhe me vete Urgjencen, etj?

Nuk ka reforme te promovuar keto vite nga Edi Rama dhe banda e tij klepto-oligarkike jo vetem te mos kete deshtuar qe ne nisje por te degraduar ne skandale te padegjuara as ne sulltanatet mesjetare.

reforma ne shendetesi eshte me e ndjeshmja  pse ka te beje direkt me jeten e qytetarreve , te semureve.

Une e perjetoj keq kete  qe po ndodh, edhe si deputete por  me teper si mjeke kur shoh se betimi I shenjte I Hipokratit  po zevendesohet nga maja e piramides ne baze me vjedhje bastarde, korrupsion e papergjegjshmeri qe po merr jete njerezish deri dhe te foshnjave.

Ky nuk eshte shqetesim por alarm per jeten ndaj asnjehere nuk do ndaloj se evidentuari e denoncuari kete makabritet human.

Skandalet, hajduteria, braktisja e pacienteve dhe shnderrimi i misionit te shendetesise  nga human ne ate kriminal vazhdon me shpejtesi nga MSh dhe qeveria  e majte Rama- Meta.

Kemi ndjekur cdo dite hapat shkaterrues te skemes shendetesore, dhe abuziv te kesaj qeverie dhe te ministrit te shendetsise  ne sektorin me jetik ate te shendetesise.

Per zhberjen dhe rrenimin e tij, nderhyrjet e demshme ne sistemin shendetesor por dhe qe kane bere qe qytetaret te braktisen nga keto  vendime e hapa qe Beqja ka marre pa u konsultuar dhe ne dem te te gjitheve  si dhe abuzimet dhe koncensionet qindra miliona dollareshe ( 320 milion dollare)

Heqja e sigurise se barnave futja e barnave false, te skaduara ” gjoja me te lira ” eshte nje skandal i madh per shendetin por dhe korruptiv e kriminal.

Vendi sot eshte me nje sherbim publik  shendetesor ku hallkat e tij nuk funksionojne, e per pasoje pacientet perfundojne ne privat duke paguar gjithcka dhe shume shtrenjte.

Ne maternitetin e Lezhes edhe pse kemi terhequr vemendjen mungon gjithcka, nuk ka as paracetamol,as vigon dhe lere per te tjerat…

Urgjenca ka 4 shtreter ne sherbim te 120 mije banoreve dhe vetem 4 pale çarçafe.

Nuk ka oksigjen, nuk ka monitor, nuk kryen asnje analize Te urgjenca personeli perdor

“si raft per garderoben e tyre nje frigorifer  te prishur” ..!!!

Ne urgjencat..e 2 spitaleve…mungojne..buscopanspazmexi..progesteroni..vitaminat

(per te vjellat e barres) Mungon..kryesorja oxytocina..blejne familjaret.

Ne urgjencen e maternitetit…ska OXYGEN…nuk ka asgje…

Monitori..ne OBSETRIKE..SKA..qe degjohen…R.Z.Ndersa per matjen..e kontraxioneve…as qe behet fjale

Analizat…merren..nga shoferat e ambulancave..dhe dergohen…lart..te spitali…

Spitali Rreshen.

1.Ska pastruese se jan shkurtuar te mbyt papastertia gjithandej

  1. R scopia ka 3 vjet qe spunon As nuk i bie ndermend kujt me rregullu
  2. Dje ne Fane vendoset Drejtore Q Sh Fane nje mjeke e sapo dale nga shkolla pa asnje pervoje dhe me banim ne Rreshen nderkohe qe mjeku tjeter Martin Prenga banon atje me stazh pune 20 vjet.

Mjeket po ikin nga vendi.

Ne tre vite te qeverisjes se Rilindjes jane larguar jashte vendit dhe jashte sistemit si pasoje e moshes dhe largimeve nga puna sipas te dhenave mbi 600 mjeke.

Por dhe numri i te diplomuarve cdo vit eshte me i vogel se largimet.

Po ashtu dhe specializimet ne numer te vogel dhe perqendrimi ne Tirane ka bere qe rrethet te ngelen pa specialiste dhe sherbimet nuk funksionojne duke i kthyer spitalet e rretheve ne ne fare menyre ne ambulanca.

Shqiperia ka reth 1,1 mjeke per 1000 banore.

Vendet e BE kane reth 5 mjeke per 1000 banore,

Ne rajon kemi Maqedonine me  4,6 mjeke per 1000 banore.

Ne kushtet e sherbimit tone shendetesor, me nivelin ekstremisht te ulet te pagave te punonjesve te shendetesise, me numrin shume te vogel te atyre qe u jepet  mundesia per tu specializuar (nje shumice e ketyre pa asnje shperblim) etj,

mungesa aparaturave, medikamenteve, pajisjeve mjekesore,

mungesa e autonomise, centralizimi i gjithe procedurave,

mosplanifikimit dhe konsultimit per problemet qe kane ne sherbime, kushteve te punes,

denegrimi nga sistemi  dhe politikat e ministrise se Shendetsise dhe,

shpesh edhe dhuna ndaj bluzave te bardha,

pamundesia per nje karriere profesionale ne kete sistem shendetesor ne kaos   e ben largimin e personelit shendetesor detyrimisht emergjent.

Problemet jane evidentuar hap pas hapi dhe cdo dite nga ne, ne komision, ne seanca, media dhe terren, tek pacientet.

Jane vete pacientet deshmitaret me te mire te kesaj gjendje mjerane ne spitalet tona.

Per shendetsine mund te flasim me ore te tera pasi skandalet tashme e kane mbarthyer ate, kaosi vazhdon.!

Vdekje per shkak te sistemit!

Spitalet si ne kohe lufte.


Fjala në Kuvend e deputetes Albina Dede, 27 Tetor 2016

Read More
27 Tet
0

Qeveria asnjë lekë për bujqësinë, qindra milionë për klientët e saj

Të diskutosh për detajet e projektligjit të mbrojtjes së bimëve në një kohë kur bujqësia, si degë prioritare e ekonomisë shqiptare, është në gjendje të rënduar, ashtu siç është e rënduar e gjithë situata në vend, është disi anakronike.

Drejtues të qeverisë dalin në këtë foltore dhe me mburrje flasin për të ashtuquajturin “Programi për fermerët”, për reforma të thella dhe për një bujqësi të rilindur.

Por si qëndron e vërteta e këtyre reformave që nuk janë gjë tjetër veçse një demagogji e pastër për të mashtruar fermerët.

Cila është mbështetja që ju ka dhënë fermerëve kjo qeveri?

Do të 5 fishojmë financimin publik për skemat mbështetëse të bujqësisë, ka qenë një nga premtimet e bujshme të PS për bujqësinë.

Por struktura dhe aktivitetet e parashikuara për mbështetje, përjashtojnë pothuajse tërësisht fermerin për shkak se është hequr dore nga subvencionimi i sipërfaqeve  te mbjelljeve ne fushe dhe në ambiente te mbrojtura.

Pra qeveria ka hequr dorë nga subvencionet direkte për fermerët dhe me një te rëne te lapsit,  ka përjashtuar nga mundësia e financimit shumicën e fermerëve qe derdhin djersen çdo dite ne fushe, duke e konsideruar këtë, sipas kryeministrit, si një lëmoshë për fermerët, e perserit edhe sot, të cilët, deri tani, nuk paskan ditur të konkurrojnë.

Këshilli i investimeve, një platformë e ngritur nga autoritetet shqiptare me mbështetjen e BERZH-it, për të rritur dialogun midis qeverisë dhe sektorit privat, këtë muaj, i ka rekomanduar qeverisë që të rrisë subvencionet direkte për fermerët, si një masë që nxit rritjen e prodhimit bujqësor dhe çon në formalizimin e këtij sektori.

Këshilli i investimeve konstaton  se në këto kushte, mundësitë për të përfituar nga skema dhe pse fermeri mund të ketë arritur të plotësojë të gjitha kriteret, reduktohen gjithmonë e më shumë, duke rënduar besimin e aplikuesve.

Le tu referohemi vendeve fqinjë. Qeveria maqedonase shpenzon deri 150 milion euro në vit për subvencione direkte për fermerët, duke rritur kështu konkurueshmërinë e tyre në treg dhe duke ju rritur ndjeshëm të ardhurat nga prodhimet bujqësore.

192 milion euro që kanë shkuar në xhepat e miqve të kryeministrit, përmes tenderave korruptivë dhe investimeve të luksit, do të mjaftonin për të subvencionuar çdo fermer për dy vite me radhë.

Po i jap pergjigje kryeministrit per ato qe ai i quajti si risi ne bujqesi.

Tani që po afrojnë zgjedhjet parlamentare dhe kryeministrit i duhen dhe votat e fermerëve, ka filluar të shkojë nga një fshat tek tjetri dhe në çdo fshat i bie të njëjtit avaz, duke folur për Fondin Kombëtar të Garancisë për bujqësinë dhe zhvillimin rural, a thua sikur kjo është mrekullia dhe shpëtimi i fermerëve nga hallet e shumta të bujqësisë.

Ju thotë fermerëve merni kredi, se shteti nuk ka lekë që tu ndihmojë, ndërkohë që ju kishte premtuar subvencione.

Por me çfarë të ardhurash do të paguajnë fermerët këstet mujore dhe interesat e larta të kredisë?

Kam kontaktuar keto dite me bangat qe bashkepunojne me kete fond.

Pse nuk ju thotë fermerëve që ky fond shërben vetëm si gjysmë kolaterali garancie për bankën, se gjysmën tjetër të kolateralit duhet ta sigurojnë vetë.

Pse nuk i ndihmon fermerët me kredi me interes zero ose me kredi të buta, duke ju rimbursuar atyre interesin ose një pjesë të tij?

Kjo eshte ndihme direkte per fermeret.

Të gjithë fermerët e formalizuar, thotë kryeministri, me të paraqitur faturat, mund të rimbursohen me 20%.

Këto ditë kam pyetur me dhjetra fermerë të formalizuar dhe me NIPT, nëse e kanë marrë 20%.

Nënqeshin dhe më thonë: “Po ti i beson përrallat e kryeministrit? Që të fitosh rimbursimin prej 20%, duhet që të aplikosh që në muajin mars. Duke qenë se fondi është i limituar, vetëm një pjesë e vogël e fermerëve shpallen fitues dhe përfitojnë 20%”.

Flitet për investime në ujitje dhe kullim, nga të cilat thuhet se kanë përfituar një numër shumë i madh fermerësh. “Uji ne cdo parcele” eshte gënjeshtra e radhës. Kam pyetur disa herë përfaqësues të ministrisë së bujqësisë sa është sipërfaqja e ujitur për vitin 2016, për të bërë krahasimin, dhe nuk kam marë asnjë përgjigje.

Dhe kulmi i demagogjisë dhe mashtrimit është kur thuhet se, në kuadër të “Programit për fermerët”, këta kanë përfituar dhe nga specialistët e ekstensionit ose i thënë ndryshe nga specialistët e Shërbimit Këshillimor, të cilët asistojnë me këshilla fermerët.

Pa paragjykuar vlerat profesionale të këtyre specialistëve, ata janë aq të pakët në numur saqë praktikisht nuk mund të bëjnë dot asgjë.

Ky shërbim, në Drejtorinë e Bujqësisë që mbulon qarkun Korçë, pra katër rrethe, Korçën, Pogradecin, Devollin dhe Kolonjën, me rreth 33 mijë ferma bujqësore, ka vetëm 23 specialistë.

Si mund të asistohen teknikisht dhe të përfitojnë 33 mijë fermerë nga vetëm 23 specialistë, këtë vetëm kjo qeveri mund ta thotë.

Dhe fermerët shkojnë në takimet me kryeministrin dhe me shumë mirësjellje i parashtrojnë atij disa nga shqetësimet e tyre të panumërta, si pasojë e mungesës së investimeve.

Por kryeministri e heq përgjegjësinë nga vetja dhe ja faturon atë Drejtorive të Bujqësisë, se këto nuk e bëjnë punën siç duhet, sikur këto institucione të mos ishin pjesë e administratës së tij qeverisëse.

Fermerëve në këto takime, ju pritet fjala, ju hiqet mikrofoni dhe ata janë të detyruar të durojnë talljen, qesëndisjen, ofendimet dhe monologun e kryeministrit.

Dhe cili është impakti i të ashtuquajturit “Programi për fermerët”?

Sipas Institutit të Statistikave, në tremujorin e dytë të vitit 2016, bujqësia vijoi rënien, ashtu si dhe në tremujorin e parë, me 1.5%, krahasuar me të njëjtiën periudhë të vitit 2015.

 E vetmja gjë që dua theksoj për projektligjin, ka të bëjë me kalimin e laboratorëve të diagnostifikimit të parazitëve të Departamentit të Mbrojtjes së Bimëve, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, në institucion në varësi të ministrit të bujqësisë.

Kjo për mua është një veprim i gabuar, i qëllimshëm dhe abuziv, i cili cënon rëndë dhe dobëson  punën e mirëfilltë studiuese, shkencore dhe praktike të pedagogëve dhe studentëve të këtij departamenti.

Kërkesa e pedagogëve të Departamentit të Mbrojtjes së Bimëve, në seancën dëgjimore në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, nuk u mor parasysh nga qeveria dhe maxhoranca, me argumentat jo bindëse, të eliminimit të vonesave që krijohen për tu përgjigjur në kohë situatave emergjente të krijuara në shëndetin e bimëve dhe uljes së kostos dhe kohës të analizimit për biznesin.

Kolegë deputetë.

Te dashur qytetarë.

Prandaj jemi këtu në parlament ne deputetët e opozitës, për të bërë prezent hallet e qytetarëve dhe për të denoncuar me fakte konkrete mjerimin ekonomik që është ulur këmbëkryq në çdo vatër shqiptare me pasoja në bujqësi, shëndetësi dhe në arsim.

Qeveria përpiqet ta fshehë realitetin, duke e quajtur opozitën shpifëse, që hedh baltë mbi sukseset e Rilindjes.

Ne themi të vërtetën për qytetarët shqiptarë, të vërtetë, të cilën ju mundoheni ta fshihni me të gjitha mënyrat.

Dhe për këtë arsye kryeministri e quan opozitën kërcënimin më të madh se krimi. Sa turp.

Në emër të Grupit Parlamentar të PD, dua të bëj me dije për ju kolegë deputetë dhe për opinionin publik, që ne, nuk jemi kundër thelbit të këtij projektligji.

Ne nuk jemi kundër përcaktimit të rregullave që mbrojnë bimët dhe produktet bimore nga parazitët, që parandalojnë hyrjen dhe përhapjen e parazitëve karantinorë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që mbrojnë shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe mjedisin nga përdorimi i produkteve për mbrojtjen e bimëve.

Por ne nuk mund të votojmë pro, në një kohë kur parlamenti nuk funksionon në normalitet.

Nuk funksionon në normalitet për faktin që PD, prej muajit maj, ka depozituar platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe gjatë gjithë kësaj kohe, qeveria dhe Edi Rama, jo vetëm kanë heshtur, por praktikisht kanë asgjësuar reformën zgjedhore.

Nuk funksionon në normalitet dhe është një precedent i rrezikshëm kundër demokracisë parlamentare, për sa kohë pengohet në mënyrë të qëllimshme, realizimi i seancave dëgjimore në Komisionet Parlamentare, një e drejtë kushtetuese kjo e opozitës.

Nuk funksionon në normalitet për sa kohë shtyhet në infinit futja në rendin e ditës për diskutim dhe miratim ne seancë plenare i kërkesës së Grupit Parlamentar të PD për mbajtjen e një referendumi të përgjithshëm popullor për lejimin ose jo të importit të mbetjeve në territorin e Shqipërisë.

Nuk funksionon në normalitet për sa kohë nuk po ecet përpara me ligjin e dekriminalizimit. Asnjë person i vetëm nuk është subjekt i këtij ligji dhe e gjitha kjo është pjesë e një skeme të madhe për të kapur zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Nuk funksionon në normalitet për sa kohë Shqipëria është e mbytur në drogë dhe po helmon edhe fëmijët tanë. Droga po mbyt edhe vendet fqinjë, Italinë dhe Greqinë.

Prandaj sa më parë duhet një aksion i përbashkët për të ndaluar kthimin e Shqipërisë në një republikë hashashi. Duhet çrrënjosur sa më parë kjo e keqe e madhe. Në të kundërt parcelat me hashash do të vazhdojnë të prodhojnë pare krimi, në këtë vend nuk do të ketë kurrë votë të lire dhe trafikantët do blenë politikën dhe do kenë në dorë ligjin.


Fjala ne Kuvend e deputetit Gjergji Papa, 27 tetor 2016

Read More