Blog

07 Dhj
0

Takimi Merkel-Basha në Kongresin e CDU-së

Me ftesë të Kancelares Merkel, mora pjesë në punimet e Kongresit të CDU-së, në Essen të Gjermanisë.

Gjatë Kongresit pata mundësinë të bisedoj me Kancelaren Merkel.

E falenderova atë për ndihmën ndaj Shqipërisë dhe shpreha nevojën që ka vendi ynë për mbështetjen gjermane jo vetëm për integrimin në BE, për edhe për të luftuar krimin, korrupsionin dhe për të garantuar demokracinë në vend.

Dua t’i siguroj të gjithë shqiptarët se mbështetja e Kancelares Merkel për Shqipërinë dhe shqiptarët do të jetë e palëkundur.

Read More
07 Dhj
0

Gratë dhunohen dhe vota e tyre nuk merret në konsideratë

Vokshi, Bylykbashi dhe Këlliçi kërkojnë sensibilizimin për rolin dhe fuqizimin e gruas dhe rinisë
 
Në zgjedhjet e ardhshme kërkojnë të blejnë kryefamiljarin sepse votën e grave e konsiderojnë si blerje me shumicë. Kështu u shpreh Oerd Bylykbashi gjatë takimit të Lidhjes Demokratike të Gruas Demokrate dhe Forumit Rinor në Durrës.
Kjo është arroganca qeveritare, tha Bylykbashi duke shtuar se nëse nuk reagohet tani, situata pas 2017-ës do të jetë edhe më e vështirë.
“Në vitin 2017 është turp i madh në këtë vend i cili kërkon që ti hapen negociatat për vend anëtar të Bashkimit Europian, që ne të diskutojmë që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme. Kjo është e papranueshme. Vota vlen, por jo ajo që shitet për 30 apo 50 mijë lek. Është ky pazar i votës i cili ka vrarë përgjegjshmërinë e qytetarëve. Roli i gruas dhe e të rinjve demokrat është shumë i madh në këtë drejtim”, tha kryetari i PD në Durrës.
Në takim shqetësuese u cilësua dhuna dhe vrasjet në familje gjithnjë e në rritje. Bylykbashi theksoi se varfëria, papunësia, mungesa e shpresës, ikjet nga Shqipëria duke kërkuar azil në Europë, sjellin aktet makabre në familje dhe shoqëri.
Dhuna në familje dhe vrasjet e përditshme në një javë u shtruan në këtë takim nga Kryetarja e L DG, Albana Vokshi e cila  theksoi se në 3 muajt e parë të vitit, janë regjistruar 3 mijë raste dhune në familje.
“Shkak është varfëria, 7 gra janë vrarë nga burrat brenda 9 muajve duke lënë 14 fëmijë jetim, 5 prej tyre me urdhër mbrojtje. Liliana ishte njëra prej tyre. Urdhër mbrojtje që nuk u ekzekutua kurrë. Çfarë mund të bëjmë? Institucionet nuk kanë reaguar, ministrat e hedhin përgjegjësinë sa te njëri tek tjetri, askush nuk mban përgjegjësi”.
Kryetari i Forumit Rinor të PD, Belind Këllici tha se rinia nuk mund të pranojë modelet që ofron Edi Rama, të banditëve, trafikantëve dhe të korruptuarve. Këllici tha se koha është për të kthyer meritën, punën, dhe talentin, dhe se rinia demokrate do ti prijë kësaj nevoje historike.
Takimet u organizuan nga Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë, FRPD dhe fondacioni Kondrad Adenauer Stiftung.

Njoftim për media i Partisë Demokratike, 7 dhjetor 2016

 

img_4658 img_4677

Read More
07 Dhj
0

Qeveria gënjen për CEZ, zbulohet këshilla e avokatit ndërkombëtar

Partia Demokratike publikoi sot fakte që tregojnë se qeveria dhe ministri Damian Gjiknuri gënjejnë për marrëveshjen me CEZ. I pyetur dje në Komisionin Hetimor për faktin nëse avokati ndërkombëtar ishte dakord me marrëveshjen, Gjiknuri tha po, dhe se ishte avokati që e shkroi teksin. Por, sot Partia Demokratike publikoi dokumente që tregojnë se avokati ndërkombëtar e ka kundërshtuar këtë marrëveshje.

Më poshtë deklarata e plotë e Edmond Spahos:

Dje në Komisionin Hetimor për marrëveshjen e Republikës së Shqipërisë me CEZ-in, ministri Damian Gjiknuri gënjeu për dy çështje të rëndësishme.

Së pari, gënjeu kur tha se avokati ndërkombëtar i ka këshilluar qeverisë shqiptare që të hyjë në negociata me CEZ-in.

Dhe së dyti, gënjeu kur tha se memorandumi i mirëkuptimit mbi bazën e të cili u zhvilluan negociatat është hartuar nga avokati ndërkombëtar.

Ministri gënjeu kur tha se memorandumi është hartuar nga avokati dhe për rrjedhojë mbi këshillën e tij janë zhvilluar negociatat.

Unë po lexoj tekste nga të dyja letrat  të cilat avokati ndërkombëtar ka takuar direkt ministrin Gjiknuri. Në datën 23 nëntor, pasi i shpjegon arsyet se përse nuk duhet nënshkruar memorandumi konkludon: Për arsyet më sipër këshilloj kundër nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit siç është dërguar nga CEZ.as. Dhe këtu shikoni edhe elementin e dytë që memorandumi nuk është nënshkruar nga avokati por i është dërguar qeverisë shqiptare nga CEZ-i.

Rekomandoj që të mbledhim provat e ekspertit teknik dhe financiar që të kërkojmë së bashku me prova dhe dokumentare të mbetura, të kërkuara për të depozituar pretendimet në IÇ dhe më pas kur pozita negociuese të pranojë në favorin tonë dhe pozicioni, pretendimet tona të jenë parashtruar qartë të vlerësojmë nëse mund të kthehemi në tavolinën e negocimeve.

Po ju lexoj edhe një letër të dytë. Pasi u lexua edhe memorandumi i mirëkuptimit, avokati i përgjigjet. z.Gjiknuri: Drafti i rishikuar nuk është në interesin tonë, në fakt është kundër interesit tonë pasi jemi detyruar të mbajmë të pezulluar paraqitjen e pretendimeve në Arbitrazhin e ICC-së për të barazpeshuar ngjarjet e mëposhtme ne mund të ankimohemi në Arbitrazhin e ICC-së në formë të përmbledhur në dhjetor 2013, pa raportet e ekspertëve,  kjo mund të bëhet brenda 15 ditëve nëse nevojitet. Në momentin e negociatave ose në momentin e fillimit të Arbitrazhit ne do të kemi raportet e ekspertëve dhe mund t’i përdorim gjatë negociatave ose parashtrimeve vijuese në Arbitrazh.

Dhe më tej i sugjerohet që CEZ-it ti dërgohet një letër ku në thelb të thuhet:

“Republika e Shqipërisë shpreh keqardhjen për zgjedhjen tuaj për të mos zgjidhur  çështjen pranë Abitrazhit të ICC-së, ku Republika e Shqipërisë është paditësi i vërtetë në këtë çështje. Por përkundrazi nxitoni të paraqisni pretendimet  sipas Traktatit të Energjisë në Vjenë. Në këto rrethana ku CEZ nuk po ndërmerr me minimumin e mirëbesimit përpjekje bashkëpunuese me keqardhje ju informojmë se nuk mund të biem dakord të heqim dorë nga konflikti në Arbitrazhin sipas Traktatit të Energjisë, përveçse nëse ju do të bini dakord për hapjen e Abitrazhit sipas Traktatit të Energjisë në ICC.”

Pra, qeveria shqiptare, KM Edi Rama, ministri Gjiknuri përveçse i dhanë CEZ-it  mundësinë që ti falen 400 milionë euro detyrime të njohura dhe të pranuara nga KESH-it dhe OST-së, përveçse ulën nën nivelin 0, 24% të pjesës së aksioneve të Republikës së Shqipërisë në këtë kompani, përveçse  morën përsipër pretendimet e DIA-s ndaj CEZ-it për rreth 150 milionë euro, përveçse nuk mbërritën në Arbitrazh pretendimet e palës shqiptare nga moszbatimi i marrëveshjes së privatizimit të KESH-it në 2008, në lidhje me arritjen e uljes së humbjeve në rrjet, rritjen e arkëtimeve dhe rritjen e investimeve në rrjet, të cilat ekspertët e huaj i vlerësojnë 1-3 miliard euro. U detyruan të pranojnë dhe tu japim atyre edhe 92 milionë euro pagesë, e cila së bashku me pagesat kalon 100 milionë euro të përfituara nga CEZ në mënyrë të padrejtë.

Prandaj edhe PD e ka cilësuar aferën e CEZ vjedhja e shekullit dhe në ditët në vijim të Komisionit Hetimor ne do ju njohim ju me fakte të tjera të cilat tregojnë që kjo është ashtu siç ne e kemi cilësuar në korrik 2014 kur u nënshkrua në Parlament marrëveshje si vjedhja e shekullit ndaj shqiptarëve.

Faleminderit!


Deklarata per mediat e Edmond Spahos, 7 Dhjetor 2016

Read More
06 Dhj
0

Qeveria nuk i mbron gratë, varfëria po shton krimet brenda familjes

Vrasjet brenda familjes kanë tronditur opinionin publik. Gratë demokrate e shohin të lidhur këtë dramë me pasojat e varfërisë së tejskajshme, papunësisë dhe depresionit që po përjeton shoqëria shqiptare vitet e fundit. Në një takim të mbajtur në Shkodër, Albana Vokshi bëri përgjegjëse qeverinë për gjendjen e krijuar.

“Eshtë një rritje e tmerrshme e nivelit të dhunës në Shqipëri. Varfëria e tejskajsshme është një prej arsyeve të kësaj dhune. Kjo qeveri e ka rritur nivelin e varfërisë nga 12.5% sa ishte në 2013, në 50%. Dhe këto statistika pasqyrohen në raportin e Bankës Botërore. Shteti ka për detyrë të sigurojë dhe mbrojë jetën e qyyetarëve të saj, jetën e grave, burrave dhe familjes. Ministri ka larë duart duke thënë që nuk ka përgjegjesi. Hallkat e mekanizmit të mbrojtjes për gratëdhe fëmijët nuk funksionon dhe Rama është pergjegjës. Në një vit, 7 gra janë vrarë prej dhunës në familje, 5 prej tyre me urdhër mbrojtje. Si nënë jam shumë e revoltuar sepse nuk kemi mbrojtje për  fëmijët. Janë regjistruar më shumë se 3 mije raste dhune në 3 muajt e fundi të 2015, 80% e saj vjen prej varfërisë. Eshtë rritur dhuna ndaj fëmijëve. Kam një apel për gratë. Të reagojmë jo për partitë politike, por për sigurinë e familjeve tona”, tha Vokshi.

Ajo theksoi se shumë gra dhe vajza kanë kerkuar azil për shkak të këtij depresioni dhe varfërie që po jeton sot shoqëria shqiptare.

“Vitet e fundit është rritur prezanca e dhunës, prej rritjet së depresionit nga ekonomia, mungesa e sigurisë. Në Bashkinë Shkodër janë rreth 47 raste ekstreme të grave dhe të rejave që janë trajtuar në sistemin e referencës, ndërkohë sistemi nuk funksionon. Në Shkodër varfëria është shumë e madhe, 571 gra marrin ndihmë ekonomike”, tha Ademi.

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë në bashkëpunim me Kondrad Adenauer Stiftung do të organizojnë në të gjithë Shqipërinë takime me gratë dhe vajzat me qëllim përfaqësimin e gruas në politikë.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 6 Dhjetor 2016

Read More
06 Dhj
0

Faktet, ja si u manipulua përkthimi i Kushtetutës që iu dërgua Komisionit të Venecias

Partia Demokratike shpjegoi sot deformimet që kanë ndodhur në përkthimin e materialit që i ka shkuar Komisionit të Venecias në lidhje me cështjen e Vettingut, cka sipas Oerd Bylykbashit dhe ekspertit Gazmend Bardhi ndikojnë në keqorientimin e këtij institucioni në dhënien e opinionit.

Bylykbashi dhe Bardhi u ndalën në 3 momente kyce se si përkthimi gabim i dispozitave të Kushtetutës ndryshon thelbësisht përmbajtejn e ligjit themelor, duke e vënë Komisionin e Venecias para një realiteti të ndryshëm nga ai i miratuar me ndryshimet kushtetuese të 22 korrikut.

Po ashtu, Bylykbashi dhe Bardhi publikuan provat dhe faktet konkrete se si Komisionit të Venecias, autoritetet shqiptare i kanë dërguar dokumente me përkthime të manipuluara.

Përfaqësuesit e PD, kërkuan që të gjenden autoritetet që kanë kyer këtë manipulim, që nuk i shërben drejtësisë.

Duke u ndalur tek momentet konkrete, Gazmend Bardhi shpjegoi:

“Mospërputhjet midis tekstit të Kushtetutës dhe ligjit, dhe versionit të tij të parë anglisht dhe ligjit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, janë bërë evidente edhe në media. Ne duam thjesht të evidentojmë disa shembuj për të kuptuar që ndryshimet apo manipulimet në versionin anglisht kanë rëndësi për zgjidhjen e drejtë të kësaj çështje dhe dhënien e një opinioni të saktë dhe të bazuar në atë që është miratuar.

Në Nenin Ç të Kushtetutës, Kushtetuta ka përcaktuar formën se si realizohet bashkëpunimi midis organeve të Vettingut dhe institucioneve të tjera shtetërore. Dhe Kushtetuta e specifikon që bashkëpunojnë duke vënë në dispozicion informacionet e kërkuara. Pra, duhet të ketë një kërkesë nga organet e rivlerësimit që institucionet e treta, pra institucionet qeveritare, të vënë në dispozicion të tyre informacionet që institucionet disponojnë.

Ndërkohë që në versionin e përkthyer gabim dhe dërguar në Komisionin e Venecias, hiqet mënyra dhe forma e bashkëpunimit duke e lënë të paspecifikuar mënyrën se si bashkëpunojnë organet e rivlerësimit me institucionet qeveritare. Në këtë dispozitë bazohet i gjithë roli që maxhoranca në ligjin e vetingut i ka njohur DSIK-së, ILDKP-së, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme apo drejtorisë së Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, bazuar në këtë dispozitë.

Ju keni ndjekur edhe debatin që është zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese, ku të gjitha parashtrimet e Kuvendit, pra të maxhorancës janë bazuar pikërisht në këtë dispozitë që ka shkuar në Komisionin e Venecias e deformuar.

Dhe duhet të evidentojmë që gabimet me deformime të rënda në tekst kanë ndodhur vetëm tek dispozitat që kanë lidhje thelbësore me çështjen. Ndërkohë që, të njëjtat gabime nuk janë vërejtur tek dispozitat e tjera të ligjit, pra që janë irrelevante ne zgjidhjen e drejtë të kësaj çështje.

Në Nenin B, i cili mund të evidentohet lehtësisht edhe nga njerëz që nuk kanë njohuri me gjuhën angleze, në versionin shqip të miratuar të Kushtetutës, kompetenca e Vëzhguesit Ndërkombëtar është ezauruese në tekstin e Kushtetutës, ndërkohë që në dispozitën e përkthyer të dërguar nga autoritetet shtetërore shqiptare të paidentifikuara për momentin, është shtuar që rregullat e detajuara se si do të kryhet kjo kompetencë ezauruese, kushtetuese, në tekstin e miratuar, do të përcaktohen me ligj. Kjo është një shtesë e cila ka patur për qëllim ti japë të drejtë Kuvendit të detajojë, ndryshe nga sa ka përcaktuar Kushtetuta, kompetencat e përcaktuara nga neni B.

Për të kaluar në dy shembuj të ligjit, debati që ne kemi mbi rolin e ILDKP-së ka të bëjë me faktin se ILDKP do bëjë verifikimin e deklaratës, siç thotë Kushtetuta apo do të jetë autoritet përgjegjës për të bërë kontrollin e pasurisë, që është një koncept më i gjerë se sa kaq.

Në versionin në shqip të miratuar, neni 33  thuhet që: ILDKP pasi kontrollon pasurinë bën konstatimet e mëposhtme. Ndërkohë që, në versionin e ligjit dërguar Komisionit të Venecias dhe të përkthyer gabim, është thënë që pasi bën renditjen apo verifikimin e deklaratës, bën verifikimet e mëposhtme. Pra, ka një zbutje në versionin anglisht të përkthyer gabim, një zbutje të rolit të ILDKP-së që në fakt në versionin siç është të përkthyer gabim përputhet edhe me qëndrimin tonë dhe me rolin që ne themi që ILDKP-ja ka në Kushtetutë.

Një tjetër rast është ai i nenit 36, që ka të bëjë me rolin e drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ku ligji në versionin shqip e bën DSIK-në autoritet përgjegjës për kontrollin e figurës, ndërkohë që në versionin anglisht të përkthyer gabim, DSIK i njihet roli si autoritet që menaxhon apo administron strukturat e tjera të dhënies së informacionit. Në fakt ky nuk është një rol sipas ligjit që është miratuar. DSIK-ja sipas ligjit është autoritet përgjegjës për të bërë kontrollin e figurës. Konstatimi jonë ka qenë se DSIK-ja nuk mund ta ketë këtë rol sepse kontrollin e figurës e bëjnë organet e vlerësimit. Duke deformuar përkthimin, pra duke i dhënë rol DSIK-së, thjesht si autoritet që administron agjencitë e tjera ka një zbutje të rolit në ligj të DSIK-së. Të gjitha diferencat që janë vërejtur në versionin në gabim të përkthyer në dispozitat thelbësore të ligjit.

Oerd Bylkbashi iu përgjigj më tej pyetjeve të mediave:

Pra siç ju shpjegoi zoti Bardhi, gabimet janë në dispozita thelbësore dhe gabimet janë thelbësore, janë gabime të cilat e çojnë në drejtim të gabuar këdo që interpreton me qëllimin e vetëm që të merret një opinion, i cili nuk vë në pah problemet që ka ky ligj. Ajo që dua të theksoj gjithashtu është që në çdo rast ne jemi të qartë dhe konfidentë jo vetëm në atë që do të thotë Komisioni i Venecias por dhe për çështjen përpara Gjykatës Kushtetuese. Komisioni i Venecias është investuar me tre pyetje nga Gjykata Kushtetuese të cilat nuk kanë të bëjnë me kërkesat për antikushtetueshmëri të shtruara nga Partia Demokratike para Gjykatës, por për çështje të tjera, sepse nuk mund të jetë  Komisioni i Venecias që të vendosë nëse një ligj është kushtetues apo jo. Këtë rol, si gjithmonë Komisioni i Venecias ia lë autoriteteve kompetente. Edhe njëherë e theksoj nuk bëhet Vettingu dhe nuk pastrohet korrupsioni në gjyqësor dhe më pas në politikë, as duke bërë ligj antikushtetues, me çfarëdo lloj bekimi kjo antikushtetueshmëri, dhe as duke bërë manipulime në përkthim, aq më pak duke sulmuar dhe etiketuar opozitën, siç bën kjo mazhorancë dhe kushdo tjetër. Këto janë fakte kokëforta, të provueshme, do ti keni të gjithë në dorë, janë të aksesueshme në faqen e pa lëvizur dhe të paprekur të Komisionit të Venecias. Nuk ju garantoj që e njëjta gjë është në faqet e tjera, në faqen e EURALIUS sot nuk ka asnjë përkthim në anglisht, gjatë paradites. Në këto kushte, kur faktet janë kaq të qarta dhe kaq të pastra, mbetet për të gjetur ju dhe opinioni publik, kush janë ata që gënjejnë, sepse opozita po tregon këto fakte, mbi të cilat ka bazuar këtë shqetësim. Pra kush po gënjen, arsyet për të cilat po gënjen dhe cili është qëllimi?

Siç e thotë një shprehje djalli qëndron në detaje, si rregull qëndron në detajet e ligjit, kësaj rradhe qëndroi edhe në detajin e përkthimit, por sigurisht që me këtë nuk bëjnë gjë tjetër veçse dëmtojnë procesin e reformës në drejtësi. Ajo që të gjithë ne presim është që, shpejt, jo vetëm të ekzekutohet Vettingu, por të ngrihet menjëherë SPAK, pra Struktura e Posaçme Anti Korrupsion që Kryeministri dhe Ministrat e tij mos të vazhdojnë të bëjnë më deklarata në Simpoziume anti korrupsion, por të përballen me drejtësinë, me dosjet skandaloze të korrupsionit që janë përpara Prokurorisë.

Pyetje: Ju thatë që; cili është ai autoritet që i është drejtuar më herët Komisionit të Venecias, por nuk e di nëse keni komunikuar me Komisionin e Venecias për të marrë një informacion se kush i është drejtuar për Kushtetutën?

Bylykbashi: Atëherë, Komisioni i Venecias ka pranuar që dokumentat që i kanë shkuar i kanë shkuar në mënyrë zyrtare. Komisioni i Venecias gjithashtu, përfshirë dhe ç’thotë Gjykata Kushtetuese, pranon që dokumenti i dërguar nga Gjykata Kushtetuese, pra ligji i përkthyer bashkëlidhur me kërkesën është ky version që më pas rezulton me probleme. Por ajo që verifikohet në faqen e Komisionit të Venecias dhe nuk ka nevojë për të kontaktuar askënd, është që ligji i përkthyer gabim, në të njëjtin version që i është dërguar edhe nga Gjykata Kushtetuese, është përkthimi i bërë nga EURALIUS, por që daton në datën 16 Tetor, dërgimi në Komisionin e Venecias është bërë në 16 Tetor, 9 ditë përpara vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullim dhe për të kërkuar opinion, dhe 12 ditë mbas momentit kur Gjykata Kushtetuese dërgoi ligjin. Këto janë fakte të verifikueshme, një pjesë e tyre janë pranuar dhe konfirmuar edhe nga kontaktet me Komisionin e Venecias dhe nga institucionet e tjera Shqiptare.

Pyetje: Një ditë më parë Ambasadori Amerikan Donald Lu foli për frikacakë të politikës shqiptare për ligjin e Vetingut, ose më saktë ishte një adresim për Partinë Demokratike, e cila ka kërkuar ose po e zvarrit në një farë mënyre ligjin e Vetingut, duke pretenduar për përkthimin e gabuar, siç po flisnim sot. A është vërtetë e frikësuar Partia Demokratike nga implementimi i ligjit të Vetingut Z. Bylykbashi?

Bylykbashi: Unë besoj që duke përfshirë atë që thashë që në fillim, që ne presim zbatimin e menjëhershëm të ligjit të Vetingut në përputhje me Kushtetutën, pa humbur kohë dhe oferta jonë është ta ndryshojmë tani në përputhje me Kushtetutën ligjin dhe ta fillojmë çështjen pa pritur asnjë lloj vendimi tjetër të Gjykatës Kushtetuese, përtej kësaj, këto fakte tregojnë që ne nuk gënjejmë, që do të thotë, duke qenë se gënjeshtarët janë frikacakë, ne nuk kemi frikë nga kjo! Le ta gjejë kushdo, ju ftoheni të parët, prandaj është ky komunikim me ju sot, që të gjeni kush janë autoritetet shtetërore të cilët nga frika në lidhje me antikushtetutshmërinë e këtij ligji dhe ndoshta dhe vullneti për të penguar procesin e reformës në drejtësi, ka dërguar tekste të manipuluara qartazi dhe haptazi të përkthimit të Kushtetutës dhe të ligjit të Vettingut.

Pyetje: Ju thate që Komisioni i Venecias nuk shprehet për kushtetueshmerine e një ligji ose jo,duke iu referuar fjalës tuaj gjithmone, kjo është një deklarate që ndoshta ju keni informacion qe Komisioni i Venecias ka të dhëna pertej pritshmerive tuaja?

Bylykbashi: Atëhere, une këtë e bazoj te kërkesa që i është bërë Komisionit të Venecias në date 28 Tetor, nga Gjykata Kushtetuese, nga Kryetari i Gjykates Kushtetuese. Ai ka ngritur një numër pyetjesh specifike, të cilat nuk kane të bëjnë me kushtetueshmërinë dhe antikushtetueshmërinë e ligjit sepse kjo është detyre e Gjykates Kushtetuese. Gjykata nuk ka hequr dorë nga e drejta e saj per te gjykuar ne lidhje me kete. Komisioni i Venecias do ti pergjigjet këtyre pyetjeve sepse është kerkuar që ti pergjigjet ketyre ceshtjeve, dhe këto nuk kane lidhje me kerkesen tone per antikushtetueshmëri. Kjo është arsyeja e deklarates time.

Pyetje: Zoti Bylykbashi, ju pyesni kush genjen. Ambasadori Amerikan thote se genjen Partia Demokratike, madje dhe ka stisur historinë e perkthimit,dhe ai citoi Kryetarin e Gjykates Kushtetuese të thote se ndryshimet në perkthim nuk jane thelbësore. Keni ju një reagim të qarte për këtë?

Bylykbashi: Së pari, faktet tregojne cila është e verteta. Keto janë dokumenta të cilat janë dërguar nga autoritetet shteterore shqiptare ne Komisionin e Venecias. Problemin me këto fakte dhe këto të verteta duhet ta zgjidhë kushdo në mënyre individuale, por nuk lënë vend për interpretime. Përkthimi i dërguar në daten 16 Tetor ne Komisionin e Venecias nga një autoritet shtetëror shqiptar, është ai që me pas verteton edhe Gjykata Kushtetuese, qe është perkthimi i bërë nga EURALIUS. Duhet ta zgjidhin ata që e kane derguar dhe ta gjeje kushdo që ka interes, cila është e verteta pas këtij manipulimi. Ne kemi konstatuar faktet, kemi pritur për më shumë se një jave pa e bërë publike që të gjendet zgjidhja e kesaj ceshtjeje, dhe ka një tentative shumë të forte qe në menyre publike apo edhe nen rrogoz, të manipulohet opinioni publik sikur gjoja Partia Demokratike po përdor një version më të vjeter, por kjo nuk është e vërtetë. Ju të gjithë e dini që Partia Demokratike dhe opozita i kane marre gjithmonë, vetem 24 orët e fundit perpara miratimit, draftet në shqip dhe kurre ne anglisht. Keshtuqë, keto janë fakte qe duhet ti  investigoni ju dhe kushdo tjeter për të gjetur kush ka interesin dhe friken.  Por dua të them edhe dicka tjeter. Ne ligj, sic të gjithe e dime, vlen jo fjala, por vlen presja. Dhe një fjalë e vetme perpara Gjykates Kushtetuese, mund të perfshije paragrafe të tëra interpretimi kushtetues. Për rrjedhoje, gabime kaq të renda përpara nje organi kaq autoritar si Komisioni i Venecias, nuk ben gjë tjeter vecse e con këtë Komision në drejtim të gabuar. Kush kishte interes duhet te gjendet dhe ti vihet gishti. Partia Demokratike nuk ka cuar asnjë nga keto versione.

Pyetje: A keni menduar ndonjehere cfare interesi ka Ambasadori Amerikan për të manipuluar Venecian? Apo opinionin publik?

Bylykbashi: Nuk eshte kjo ceshtja që duhet të zgjidhim ne dhe qe na preokupon ne. Këto dokumenta  jane dërguar nga autoritetet shteterore shqiptare që kane interes që ne fund fare, ligji të kalojë si antikushtetues. Pra, të miratohet dhe te qendroje në fuqi ashtu sic eshte, me këto shkelje antikushtetueshmerie. Sic e shpjegoi zoti Bardhi, përkthimi zbut antikushtetueshmerine e tekstit në shqip, duke i hedhur hi syve Komisionit të Venecias. Më pas, kushdo që ka një opinion të ndryshëm në lidhje me këtë, eshte problemi i tij. Keto jane faktet. Le ti verifikoje kushdo. Eshte shumë e thjeshtë që të klikohet ne faqen e Komisionit te Venecias.

Pyetje: Ju thatë që EURALIUS ka hequr cdo përkthim nga faqja. Keni kontaktuar ju me kreun e EURALIUS, Deville për të sqaruar kete fakt?

Bylykbashi: Ne, keto verifikime ne lidhje me dokumentacionin i kemi bërë para Komisionit te Venecias dhe Gjykates Kushtetuese. Aktualisht kreu i ketij Misioni, nga ajo që dime nga mediat, nuk është në Shqiperi dhe nje person tjeter jep informacione në lidhje me draftet që janë publikuar dhe se kur jane publikuar. Por ky nuk është problemi yne. Fakti është që në këtë moment, në faqen e këtij misioni nuk ka nje përkthim ne anglisht. Por po ashtu, mbetet fakti i pohuar nga Kryetari i Gjykates që përkthimi i derguar, është ai i EURALIUS. Kaq jane në dispozicionin tonë si fakte. Besoj se mjaftojne për të hedhur drite mbi të vërtetën.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 6 Dhjetor 2016

Read More
06 Dhj
0

Të ulet çmimi i biletës në Tiranë, udhëtim falas për nxënësit e shkollave

Partia Demokratike kërkoi sot me një projektvendim uljen e cmimit të biletave të transportit urban në Tiranë dhe udhëtim falas për nxënësit e shkollave. Leonard Olli depozitoi sot projektvendimin, që vjen pas publikimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të abuzimit prej 6 milionë dollarësh, me rritjen e cmimit të biletave nga Erjon Veliaj.

“Sikurse jeni në dijeni, Bashkia e Tiranës rriti në mënyrë abuzive në një megaaferë korruptive cmimin e biletës së transportit urban me 30%, dhe ne shprehëm opinionin tonë që rritja ishte e pastudiuar dhe mbi të gjitha e pakonsultuar me qytetarët dhe grupet e interesit. Pothuajse një vit më pas edhe pse me shumë vonesë, Kontrolli i Lartë të Shtetit, fakton dhe provon absolutisht pa asnjë ekuivok të gjithë ato që ne kemi deklaruar e kontestuar, që 6 milion dollar të hequra nga xhepat e qytetarëve, do të shkonoin në xhepat e klientëve të kryetarit të bashkisë Veliaj.

Tashmë  të ndodhur para këtij konstati shumë serioz dhe profesional të ekspertëve të KLSH, grupi i këshilltarëve të PD përgatiti një projektvendim, që e depozituam sot për tu marrë në shqyrtim nga Këshilli Bashkiak ku kërkohet në mënyrë absolute rikthimi i cmimit të biletës së transportit urban në parametrat e mëparshëm pra 300 lekë të vjetra dhe, në të njëjtën kohë përjashtimin nga bileta e tranbsportit urban të të gjithë fëmijëve që ndjekin arsimin e detyruar nëntëvjecar”, u shpreh Olli.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 6 Dhjetor 2016

Read More
06 Dhj
0

T’i japim kuptim lirisë dhe demokracisë duke fuqizuar qytetarin

Me demokratët e Tropojës, Lulzim Basha vuri në dukje se Partia Demokratike është sërish në mision historik për të sjellë valën e fundit të demokratizimit të vendit, të modernizimit të politikës, të kthimit të pushtetit tek qytetarët.

Liria dhe demokracia kanë humbur kuptimin, tha Basha, dhe që këto koncepte të marrin fuqi, duhet fuqizuar qytetari, duke ia kthyer atij kontrollin e qeverisjes me instrumentat që i takojnë.

“Vendi është robëruar nga një kastë, nga një klikë të korruptuarish dhe kriminelësh të cilët kanë vetëm një interes, të përfitojnë e të pasurohen në kurriz të shqiptarëve. Koha ka ardhur që Partia Demokratike t’i japë Shqipërisë dhe shqiptarëve fazën e fundit të modernizimit të një vendi, drejt lirisë dhe demokracisë. Ashtu si demokracia dhe liria erdhën për shkak të nevojës, domosdoshmërisë për të shporrur diktaturën, atëherë kur s’kishte më ku të shkonte, nuk kishim më nga t’ia mbanim, edhe sot kjo vjen si një domosdoshmëri t’i kthejmë qytetarëve qeverisjen, të fuqizojmë qytetarin, duke i dhënë instrumentat kushtetuese dhe ligjore që ai të përcaktojë të gjitha vendimmarrjet dhe vendimmarrësit lirisht dhe jo i kërcënuar dhe as i shitblerë”, tha Basha.

Basha u kërkoi anëtarëve të Partisë Demokratike të qëndrojnë pranë njerëzve, të prekin realitetin e tyre dhe të evidentojnë hallet e qytetarët në nevojë.

“Halle konkrete, emra konkretë, fate konkrete njerëzish i njohim, i dimë, i takojmë ditë për ditë në komunitetet, por ne duhet të kemi një evidencë të plotë. Kjo është një parti politike që përgatitet nesër të marrë përgjegjësi konkrete të qeverisjes, jo demagogji, jo premtime koti. Dhe po ju them se detyra jonë kryesore, misioni ynë më i shenjtë që prej ditës së parë në qeverisje, pa asnjë alibi është të bëjmë gjithçka për njerëzit në nevojë”, pohoi Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike shpjegoi se si do të përdoret buxheti i qeverisjes së tij.

“Buxheti i shqiptarëve do të shpenzohet për shqiptarët. Objektivi ynë, qëllimi ynë është që asnjë familje të mos mbetet pa bukë, pa ujë, pa drita, kjo nënkupton një sërë masash të menjëhershme; siç është pagesa për çdo familje në nevojë ekonomike e 200 kilovatëve të parë të energjisë elektrike drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit; dhe e njëjta gjë edhe për faturat e ujit, e për nevojat jetike. Po kështu rritja e ndihmës ekonomike për të bërë të mundur që ata të cilët nuk kanë asnjë mundësi tjetër për të ushqyer veten e tyre dhe fëmijët të marrin mjaftueshëm ndihmë ekonomike për të mbajtur veten gjallë, jo thjesht t’i marrin me një dorë dhe t’i paguajnë me dorën tjetër”.

Tropoja po vuan 3 vitet e braktisjes nga qeveria. Në rrugë takon njerëz me halle e probleme.

“Jam në gjimnazin “Asim Vokshi” dhe më një mesatare me notën mbi 9.5. Kam një kërkesë; jetoj në një familje prej gjashtë personash dhe të ardhurat ekonomike nuk janë edhe aq të favorshme sa për të mundësuar shkollimin tim dhe për të vazhduar shkollën”, thotë Ardita Celaj.

“Universitetet publike do të jenë të hapura për fëmijët e shqiptarëve. E vetmja gjë që të kërkoj ty dhe bashkëmoshatarëve tu të “Asim Vokshit”, Tropojës e anembanë Shqipërisë, mbajeni mendjen tek mësimet, përkushtojuni mësimeve, ndryshimi po vjen dhe ju do shijoni, do të gëzoni këtë ndryshim, sepse ju jeni ndryshimi i vërtetë i Shqipërisë”, siguron Lulzim Basha.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 6 Dhjetor 2016

Read More
05 Dhj
0

Korrupsioni luftohet me transparencë, Rama të bëjë publike kontratat

Korrupsioni luftohet duke bërë transparent vendimet dhe kontratat.

Nëse Edi Rama do vërtetë të luftojë korrupsion, le të bëjë publike;

Kontratën e tij me Vilma Nushin për check-up

Kontratën e stadiumit Qemal Stafa

Kontratën për hemodializën

Kontratën për laboratorët, për sterilizimin

Kontratën për sheshin skenderbej

Marrëveshjen me kompaninë italiane për mbetjet e Tiranës

Të tregojë pse i marrin gjithë tenderat miqtë e tij, pa garë, me fondin limit

Të bëjë publike kontratat me firmat për sheshet e qyteteve

Të tregojë kush i pagoi 80 mijë dollarë që ai të bëjë nje foto me Obamën


Ina Zhupa për aferat e qeverisë, 5 dhjetor 2016

Read More
05 Dhj
0

Nevojë për ndryshim në Hasin e papunë me çmimin e druve e të miellit të dyfishuar

Lulzim Basha me banorët dhe demokratët e Hasit: “Jemi gati, duke i kuptuar, duke i ndjerë hallet tuaja, si tonat, e jo duke jetuar në një botë të veçuar nga ju. Jemi gati sepse kemi zgjidhje, zgjidhje plotësisht të realizueshme”

 

Varfëria dhe papunësia e ka gjunjëzuar Hasin. Tregtarët e Krumës i thonë Lulzim Bashës se kalojnë ditë dhe javë pa shitur asgjë. Dimri i ftohtë ka mbërritur dhe cmimi i miellit dhe i druve është dyfishuar.

“Njerëzit ndjekin mundësinë për të qenë të lumtur vetë, jo t’ia përcaktojë shteti, ti do ecësh përpara, ti nuk do ecësh përpara, ti do ndërtosh biznes, ti nuk do të ndërtosh biznes, ti do marrësh subvencione, t’i nuk do marrësh subvencione. Kësaj do t’i japim fund dhe bashkë me të gjithë shqiptarët e ndershëm do të ndërtojmë një shoqëri ku përpara të eci më i zoti, më i miri dhe të gjithë të jenë të barabartë para ligjit”, u tha Lulzim Basha banorëve të Krumës që ankohen për mungesën e shanseve e të mundësive për punë e shkollim.

Hasi ka rreth 8 mijë banorë dhe mbi 50 përqind e popullsisë mbahet me ndihmë ekonomike. Ndërkohë qeveria po shpenzon 850 milionë lekë për fasadën e qytetit. Me demokratët e Hasit, Basha foli për ndryshimin e politikës që duhet të sjellë ndryshimin e realitetit.

“Shqipëria po përjeton ditë dramatike, të varfërisë, të papunësisë, që është thelluar nga një politike e papërgjegjshme që ka vrarë shpresën e që po i detyron shqiptarët më shumë, e më shpejt se kurrë më pare, të braktisin vendin e tyre. Pse është thesi i miellit këtu dyfish më i shtrenjtë se përtej Qafës së Prusht?!Pse? Sepse ka monopole. Le ta themi edhe më qartë që ta kuptojnë edhe fëmijët 12-vjeçar. Sepse Edi Rama ka vendosur që në Shqipërinë e 2016-ës mielli, buka, sheqeri, vaji, nafta të mos tregtohen siç tregtohen kudo në botë me rregullat e tregut të lirë, po t’ua jape një grusht njerëzish, një grusht njerëzish të kenë mundësinë dhe çdo kush tjetër që futet në treg ndëshkohet, penalizohet, me gjoba, me kontroll, me xhandar, me tatimor, më doganier”, tha Basha.

Basha theksoi se shqiptarët arrijnë të ecin përpara e të kenë sukses në Europë e në perendim, atje ku garantohen kushtet e barazisë para ligjit, ku respektohet puna, merita, mundi, aftësia.

“Shikoni të afërmit tuaj kudo ku kanë shkuar në perëndim. Këtu sado i aftë dhe i përkushtuar ndaj punës dhe zanatit tënd të jesh, shteti është ai që vendos nëse do të ecësh përpara apo jo, do të kapesh pas shtetit, do të kapesh pas drejtorëve, do të kapesh pas ministrave, duhet të kapesh pas Kryeministrit që të bësh përpara, vetë nuk bën dot përpara”, u shpreh Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike tha se demokratët duhet të qendrojnë pranë njerëzve, të njohin realitetin e tyre, të vërtetat e tyre.

“Po, jemi gati duke njohur hallet tuaja, duke i pranuar ato, duke pranuar edhe pjesën tonë të përgjegjësisë për sa na takon. Jemi gati, duke i kuptuar, duke i ndjerë si hallet tona e jo duke jetuar në një botë të veçuar nga hallet tuaja. Jemi gati sepse kemi zgjidhje, zgjidhje plotësisht të realizueshme, jo dëngla me shëndetësi falas dhe me premtime boshe që u përdorën vetëm për të marrë votat. Jemi gati sepse kemi vullnetin që ti përvishemi që ditën e parë misionit të shenjtë të Partisë Demokratike. Shqipëri për shqiptarët, qeverisje për qytetarët! Taksa të ulëta, buxhet për qytetarët, asnjë familje pa bukë, ujë dhe drita, zhvillim ekonomik duke i dhënë mundësinë çdo kujt që të ecë përpara në bazë të aftësisë, mundit dhe djersës së vet. Më i miri do të çajë përpara, por çdo kush do të mbështetet nga qeveria e ardhshme, nga shteti i shqiptarëve”, tha Lulzim Basha.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 5 dhjetor 2016

 

Read More
04 Dhj
0

Dimri i gjen në varfëri të thellë fshatrat e Korçës

Fshatrat e Korçës i ka gjetur dimri më të varfër dhe me pamundësi për të siguruar lëndë drusore për ngrohje. Eleina Qirici ishte pranë banorëve të Pojanit të cilët e kanë të pamundur të përballojnë ngrohjen për shkak të mungesës së furnizimit me dru dhe rritjes së pritshme të akcizës së gazit. Çmimi i druve ka shkuar deri në 60 mijë lekë për metër kub.

Banorët thanë se paguajnë taksa tek bashkia për ndricim, gjelbërim, pastrim por nuk marrin asnjë shërbim nga Bashkia apo subvencione nga qeveria.

Qirici tha se barra fiskale për këta banorë dhe të gjitha fshatrat vjen duke u rënduar pasi bashkia nga njëra anë ka tarifat e veta dhe qeveria tregohet arrogante me mungesën e subvecioneve në bujqësi e blegtori si dhe me taksat e larta të imputeve bujqësore.

“Fshatrat e Korcës kaq të pasur në resurse natyrore dhe njerëzore janë sot në mjerim të thellë nga qeveria e bashkia e fasadave dhe korrupsionit. I bej thirrje kryetarit të bashkisë të mos mendoje vetëm për qendrën e Korcës por të kthejë syte nga fshatrat që janë në mëshirë të fatit-tha deputetja Qirici.

Në takim dhe me nënat e të rinjtë te Pojanit deputetja Qirici diskutoi varfërinë dhe papunësinë e madhe ku çdo dyqan ka ushqime me lista prej muajsh të papaguara.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 4 Dhjetor 2016

Read More