Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në PD, Indrit Sefa, ka zbardhur skemën e vjedhjes me tendera publik të ish-zëvendëskryebashkiakut, Arbjan Mazniku dhe këshilltarit të kryeministrit, Endri Fuga. Në një deklaratë për mediat, Sefa shprehet se kompania 3I-Solution, ka si pronar burrin e motrës të administratorit të restorantit “The Home”. Ky restorant është në pronësi të ministrit Arbian Mazniku dhe këshilltarit të Ramës, Endri Fuga, ndësa ka fituar nga bashkia e Tiranës plot 4 tendera me vlerë qindra milionë eurosh.
Sefa shprehet se skema është e njëjtë si ajo e 5D dhe i bën thirrje SPAK që të shtrijë hetimet në këtë skeme korrupsioni e cila është e frymëzuar nga Edi Rama dhe e zbatuar nga ushtarët e tij Erion Veliaj me bashkëhajdutët e tjerë.
DEKLRATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE NË PD, INDRIT SEFA
Skema është e njëjtë.
5D nuk është fenomon i izoluar, e gjithë bashkia vjedh njësojë, madje dhe me mbështetje të Edi Ramës. Trajtimi i insitucioneve publike si plaçkë personale dhe tjetërsimi i fondeve në xhepat e funksionarëve të lartë, është frymëzuar dhe bekuar nga Edi Rama. Promovimi i zëvendësit të Erion Veliajt si ministër i Ramës, tregon qartësisht që këta janë bashkërisht pjesë të kësaj skeme të tmerrshme korrupsioni.
Arbjan Mazniku si zevendës i Erion Veliaj sëbashku me Endri Fugën këshilltarin e besuar të Edi Ramës, në pikun e pandemisë COVID 19, ku asnjë qytetar nuk lejohej të dilte nga shtëpia, blenë restorantin “The Home” dhe pronarin që e shiti këtë biznes e lënë përsëri administrator të tij.
Familjari i admnistratorit të restorantit të Maznikut dhe Fugës ka marrë 4 tendera nga Erjon Veliaj dhe bashkëhajdutët e tij. Kompania 3I-Solution ka marrë tender 50 milionë nga Ujësjellesi i Tiranës i drejtuar nga Redi Molla në vitin 2020.
Po i njëjti Redi Molla pasi shkon si administrator te kompania e bashkisë, Tirana DC, i jep përsëri tender prej 700 milionësh burrit të motrës së administratorit të Arbjan Maznikut dhe Endri Fugës.
Mazniku si nënkryetar bashkie i ka dhënë kompanisë 3I-Solution, pra burrit të motrës së administratorit të bisnesit të tij, një tender prej 105 milionësh që në janar të vitit 2022 si dhe duke mos e lënë me kaq, në qershor të të njejtit vit Ujësjellësi i Tiranës i ka dhënë përsëri një tender prej 20 milionësh të njëjtës kompani.
Kompania 3I-Solution ka fituar gjithsej 4 tendera publik dhe të gjithë tenderat i ka përfituar në bashkinë e Tiranës dhe në ndërmarrjet në varësi të saj, të cilat kontrollohen nga Erion Veliaj.
Kjo kompani ka një rekord të jashtëzakonshëm, të gjitha kompanitë e tjera që kanë konkurar me të janë skualifikuar. Në të gjitha tenderat publik ku ka konkuruar kompania 3I-Solution sh.p.k asnjë konkurent i saj nuk është kualifikuar duke e bërë këtë kompani të vetme në garë.
Skema ëshjtë e njëjtë. Erion Veliaj nuk është vetëm.
Ai udhëhiqet dhe drejtohet nga mentori i tij Edi Rama. Edi Rama i dërgon njërzit për të drejtuar bashkinë e tij. Edi Rama i bën politikat e betonizimit të Tiranës, Edi Rama ja promovon hajdutët e devotshëm të Erion Veliajt duke i bërë ministra.
Aksi i bulevardit bashki-kryeministri është i gjithi një skenë krimi, që fillon me inceneratorët dhe shtrin tentakulat e korrupsionit në të gjithë jetën ekonomike të vendit.
Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK Edi Ramën dhe Erion Veliajn si pronarët faktik të Inceneratorit të Tiranës i cili u pohua publikisht nga bashkëhajduti tjetër në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetaj. Faktet e reja tregojnë qartë që skema e vjedhjes 5D është bërë me bekimin e Edi Ramës dhe me realizimin e Erion Veliajt.
Edi Rama është nona e korrupsionit, ndërsa Veliaj, Ahmetaj, Beqja, Mazniku, Fuga, Qato, Tusha, Molla, dhe të gjithë hajdutët e tjera janë pjesë e haremit të tij pervers për të vjedhur shqipërinë.
Partia Demokratike e shqipërisë i bën thirrje SPAK që në mënyrë imediate të shtrijë hetimet në këtë skemë korrupsioni e cila është e frymëzuar nga Edi Rama dhe e zbatuar nga ushtarët e tij, Erion Veliaj me bashkëhajdutët e tjerë.
Partia Demokratike i bën thirrje të gjithë qytetarëve si dhe kompanive private të cilët janë viktimë e padrejtësive dhe nuk i drejtohen personalisht organeve të drejtësisë, të paraqesin çdo informacion që ata disponojnë në Partinë Demokratike e cila do të vendosi në dispozicion të gjithë burimet njërzore që ajo disponon për të çuar përpara drejtësisë çdo funksionarë që abuzon me detyrën shtetërore në dëm të qytetarëve.
Read More