Blog

04 Dhj
0

Nuk do pranojmë një taksë të re për Kukësin e varfër e të braktisur nga qeveria

Varfëria në Kukës ka arritur në një shkallë të panjohur më parë.  Gjysma e familjeve të qytetit janë të regjistruara në listën e ndihmës ekonomike. Dhe një goditje tjetër pritet nga taksa e Edi Ramës për Rrugën e Kombit, që do ta dyfishojë cmimin e biletës së udhëtimit dhe do të rrisë kostot në cdo drejtim duke e shtrenguar akoma më shumë jetesën atje. Lulzim Basha u takua me demokratët e Kukësit dhe angazhua për të mos e pranuar këtë taksë.

“Nuk mjafton fakti që nuk ka hapur një vend të ri pune në Kukës, nuk ka bërë një investim në Kukës. Por tani dëshiron ti vendosë Kukësit një rrethim, një barrikadë, një mur në formën e taksës për Rrugën e Kombit. Pse duhet të paguajnë kuksianët taksë për Rrugën e Kombit ?! Pse duhet të paguajnë kuksianët taksë për Rrugën e Kombit kur secili prej nesh paguan 240 lekë shtesë taksë për karburantin që me ardhjen e Edi Ramës. Ne nuk do të lejojmë vendosjen e një takse që do të ndalojë qarkullimin e lirë midis Kukësit dhe Tiranës, midis Prishtinës dhe Tiranës. Rrugën që e ndërtuam me kaq sakrificë e përkundër përpjekjeve për ta penguar, do ta kemi jo vetëm Rrugën e Kombit por rrugën e kombit të lirë dhe rrugën e lirë të kombit për qytetarët dhe mallrat shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Lulzim Basha.

Duke u ndalur në analizën e gjendjes së rëndë të vendit dhe nevojës për ndryshim, Basha vuri theksin tek detyra që u del përpara demokratëve, për ta ndryshuar në radhë të parë Partinë Demokratike. Basha tha se qeverisja aktuale degjeneroi në gjendjen e sotme sepse i braktisi qytetarët, dhe e lidhi fatin e saj me krimin e me një grusht njerëzish e klientësh.

“Hallka e dobët është fakti se politikani me sistemin aktual nuk e ka të lidhur fatin e tij me qytetarin. Ka humbur çdo lidhje me realitetin sepse fatin e tij nuk e ka të lidhur më me qytetarët. Këtu duhet të ngulemi fort ne demokratët e të nxjerrim konkluzionet tona. Së pari, ne nuk mund të lejojmë kurrë që ne demokratët të humbim lidhjen me realitetin, të humbim lidhjet me qytetarët, të jetojmë një realitet që ska lidhje me hallet dhe problemet e tyre. Detyra jonë e parë është të jemi afër njerëzve, ti kuptojmë dhe ti prekim hallet që ata prekin në mënyrë të përditshme e të bëjmë gjithçka për tu ardhur atyre në ndihmë”, deklaroi Basha.


Njoftim për shtyp i Partise Demokratike, 4 Dhjetor 2016

 

Read More
03 Dhj
0

Këshilltarët bashkiakë të PD, pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre

FLD dhe fondacioni “Hanns-Seidel-Stiftung”, zhvillon konsulta me 200 këshilltarët bashkiake të PD në të gjithë vendin

Këshilltarët e zgjedhur të Partisë Demokratike në Këshillat Bashkiakë angazhohen për një politikë më afër qytetarëve që ata përfaqësojnë. Fondacioni pёr Liri dhe Demokraci në bashkëpunim me Hanns-Seidel-Stiftung zhvilloi disa takime konsultative me mbi 200 këshilltarë të zgjedhur për të ndarë me eskpertët më të mirë të vendit mbi mirëadministrimin e bashkive, rolin e tyre për të rritur ndërgjegjen qytetare, afrimin dhe ngritjen e zëri të qytetarëve. Në takimin e fundit përmbyllës në qytetin e Kavajës, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani kërkoi nga të zgjedhurit demokratë të jenë më afër interesave të qytetarëve dhe të kthehen në zëdhënës së jetës së tyre të përdishme.

“Ne do të vijmë në pushtet vetëm në bazë të parimeve, të njerëzve të punës, të vlerësimit të djersës, të drejtësisë dhe jo mbi hajdutërinë, shpërdorimin e parasë publike, por me parimet që ka ecur çdo komb në botë. Ju si këshilltarë bashkiakë që jeni si deputetët e bashkive dhe qyteteve tuaja, është një detyrë e madhe që ne të ngrejmë frymën e fitores së Partisë Demokratike, dhe kjo bëhet me bazën e besimit. Besimi fitohet duke u treguar njerëzve shembullin e përgjegjshmërisë, shembullin e punës, shembullin e njerëzve të aftë, të atyre që punojnë dhe interesohen për hallet e vendit. Ne do vijmë duke i siguruar njerëzit se do të ringrejmë ekonominë shqiptare, që në pushtetin e Partisë Demokratike nuk do të ketë më qytetarë që do të vuajnë për bukë, për drita dhe për ujë, siç po vuajnë sot”, tha Ristani.

Drejtori i Departamentit të Pushtetit Vendor pranë PD-së, Adrian Turku, deputetja Dhurata Çupi dhe ekspertë të tjerë analizuan pushtetin vendor në Shqipëri. Diskutimet me këshilltarët bashkiak evidentuan se reforma e re territoriale nuk arriti të përmbushte shumë prej qëllimeve që ajo synonte të arrinte ku ndër to ishte dhe efektshmëria e qeverisjes lokale me një numër më të vogël bashkish, më shumë shërbime cilësore dhe më pak shpenzime administrimi.

Për sa i përket fondeve të kushtëzuara nga qeverisja qëndrore të cilat jepen në formë granti për investime në komunitet lokale, shpërndarja e tyre është në kundërshtim me metodologjinë e parashikuar dhe në kuadrin ligjor, por mbi të gjitha në mënyrë preferenciale dhe aspak gjithpërfshirëse. Shkodra merr pothuajse 15 herë më pak fonde se Korça për çdo 1.000 votues, Pogradeci merr 12 herë më pak fonde se Divjaka dhe pse ka 30.000 banorë më shumë, 4 herë më pak se Kolonja dhe pse 45.000 banorë më shumë. Shëmbujt janë me dhjetëra, reforma e pushtetit vendor ishte marrja peng e demokracisë lokale për interesa partiake, korruptive e klienteliste.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 3 dhjetor 2016

Read More
03 Dhj
0

Gjendja e rëndë e vendit kërkon ti prijmë ndryshimit, jo ta presim atë

Lulzim Basha u tha demokratëve të Delvinës se gjendja në vend është e padurueshme dhe ka ardhur ora e ndryshimit. Realiteti është dramatik, shqiptarët janë braktisur nga qeveria që ekziston në botën e saj të luksit.

“Në këto 3 vite janë dhënë 1 miliardë dollarë për shëndetësinë, por jo vetëm që nuk është shpenzuar asnjë lek për përmirësimin e shërbimit i cili është përkeqësuar, por paratë kanë shkuar në 2-3 klientë të Edi Ramës. Ndërkohë që Shqipëria po lëngon nga papunësia, nga varfëria, nga padrejtësia dhe po zbrazet nga rinia, nga qytetarët, nga të papunët por edhe nga profesionistët, kur populli është i përmbytur, Edi Rama merr avionin për eskpozitë në  Nju Jork.  Sëmundja e dermatozës nodulare bën kërdinë tek fermerët në zona të tëra të Shqipërisë, Edi Rama merr avionin dhe shikon ndeshje sporti. Shqiptarët kërkojnë atë që është e tyrja dhe u takon, kërkojnë Shqipërinë, resurset e Shqipërisë, buxhetin e Shqipërisë të përdoret për shqiptarët, të përdoret për shumicën”, tha Basha.

Thirrja për demokratët është e qartë. Demokratët i kanë prirë ndryshimit dhe nevojave të vendit qysh ditën e parë te krijimit.

“Kurrë Partia Demokratike nuk ka qënë në bisht të ndryshimit. Gjithmonë i ka prirë asaj. Ndaj sot jemi mbledhur këtu, jo vetëm për të ndarë dhe diskutuar hallet dhe problemet e përditshme, por edhe rrugët e zgjidhjes që kalojnë përmes platformës tonë të kthimit të pushtetit tek qytetarët, të kthimit të Delvinës tek banorët e Delvinës, të kthimit të Shqipërisë tek shqiptarët. Por po kështu për të vendosur kursin e aksionit tonë politik që do të mundësojë që ky konsensus i madh qytetar të kthehet në një energji politike, të kthehet në një bashkësi të madhe që tejkalon konturet e partisë tonë politike dhe kështu me votë të largojmë qeverinë e pakicës dhe t’ia kthejmë qeverisjen dhe Shqipërinë shumicës, qytetarëve, shqiptarëve. Bashkimi dhe hapja janë në funksion të njohjes së realitetit, të vërtetave të qytetarëve. Atë që nuk e bën Edi Rama, atë që nuk e bën dot ai, ne duhet ta bëjmë me çdo kusht. Ne duhet të njohim realitetin ku jetojnë bashkëqytetarët tanë”, theksoi Lulzim Basha.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 3 Dhjetor 2016

Read More
02 Dhj
0

Biznesi i shqetësuar për klimën mbytëse dhe taksën e anëtarësimit në Dhomat e Tregtisë

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho dhe Sekretari për Sipërmarrjen, Besart Kadia pritën sot përfaqësuesit e 18 organizatave të biznesit të cilët kundërshtojnë ligjin që i detyron ato të bëhen pjesë e Dhomës së Tregtisë. Partia Demokratike e ka konsideruar këtë si taksë të fshehtë, e ka kundërshtuar dhe është shprehur në favor të dekretit të Presidentit që e ka kthyer ligjin. Gjithashtu, drejtuesit e PD i njohën përfaqësuesit e biznesit me alternativën dhe projektin për të përmirësuar klimën e biznesit.

“Ne u takuam sot me përfaqësuesit e 18 shoqatave të biznesit dhe të dhomave të tregtisë. Objekti i diskutimit është ligji i miratuar së fundi nga Parlament, i cili bën të detyrueshëm anëtarësimin në dhomat të tregtisë të gjithë biznesit shqiptar. Në fakt PD është shprehur kundër që në momentin e fillimit të diskutimit të këtij ligji në komisione dhe në seancë plenare, pasi kjo është një taktikë e tejkaluar që në vitin 2008 . Në atë kohë, është hequr anëtarësimi i detyrueshëm me kërkesë të shoqatave të biznesit dhe Bankës Botërore me synim përmirësimin e klimës së biznesit. Eshtë e vërtetë që anëtarësimi i detyrueshëm është një kosto e madhe financiare për cdo biznes. Në atë kohë është pas vlerësuar rreth 250 mijë lekë të vjetra, por kosto e sotme është shumë më e madhe. Në total shuma që do të mblidhet nga ky ligj, vlerësohet rreth 20-22 milion dollarë. I garantuam shoqatat që do të votojmë pro dekretit të Presidentit, i cili e ka rrëzuar ligjin por nuk është vetëm kjo cështje. Nëse do të ishte vetëm kjo në raportet e politikës me biznesin dhe klimës së biznesit do të ishte mirë, por janë dhe mjaft cështje të mprehta të cilat duhen adresuar. Klima e biznesit nuk është ajo që duhej të ishte por është një klimë mbytëse. Po largohen bizneset e huaja nga Shqipëri, njerëzit po emigrojnë. Ka një represion të madh nga organet tatimore dhe doganore si dhe nga struktura të tjera të shtetit ndaj binzesit. Rritje e pashpjegueshme e barrës fiskale vit për vit. Në 3i vite qeverisje, barra fiskale vlerësohet  rreth 400 milion dollarë. Në takim me biznesin ne shpjeguam që në qeverinë e PD do ti ngelemi fort realizimit të dy premtimeve taksës së sheshtë 9% mbi të gjitha detyrimet si dhe TVSH 15% . Po kështu i shprehëm përfaqësuesve të grupeve të biznesit, se sugjerime të tjera ide, bashkëpunime për programin e PD, i cili është në fazën e tij përfundimtare, të mund të na i paraqesin sepse ne do të bëjmë që klima ndaj biznesit me qeverisjen tonë të ndryshojë sa më shumë të jetë e mundur sepse biznesi është faktori numër një i zhvillimit ekonomik, i hapjes së vendeve të punës”, u shpreh Spaho.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 2 Dhjetor 2016

 

Read More
02 Dhj
0

Pushtet për qytetarët e nevojat e tyre, jo për një grusht njerëzish

Lulzim Basha është ndalur në lagjen Zinxhira në Gjirokastër, ku banorët kanë muaj dhe disa prej tyre vite, pa drita, janë pa ngrohje, ankohen se nuk i lënë as të mbledhin dru në lumë, janë pa punë, skanë me cfarë të ushqehen. Secili prej banorëve të kësaj lagjeve të braktisur totalisht nga qeveria dhe autoritetet, ka një dramë më vete.

“Qeveria ime nuk do harxhojë 80 apo 100 milionë euro në vit për zyra, për orendi, për makina, për karburant, për bileta avionësh siç i harxhon ky. Çfarë i duhet kryeministrit një palmë që e blen 600 euro kur ka qindra e mijëra familje që i vënë fëmijët të flenë pa ngrënë. Në qeverinë time, qëllimi do të jetë të mos ketë asnjë familje pa bukë, pa ujë e pa drita, dhe ne do bëjmë gjithçka që buxheti i shqiptarëve të shkojë në radhë të parë aty ku shqiptarët kanë më shumë nevojë. Familjet në nevojë ekonomike, 200 kilovatët e parë nuk do i paguajnë por do ua paguajë buxheti i shtetit. Kjo do jetë një nga masat që unë do të marr që në ditën time të parë si kryeministër. Paratë e shqiptarëve do të investohen për të hapur vende të reja pune që çdo familje të ketë mundësinë të ketë të paktën 1 të punësuar dhe të mos jenë të varur nga ndihma ekonomike”, u tha Basha banorëve.

Në aktivin e degës së Gjirokastrës, Kryetari i Partisë Demokratike, theksoi mesazhin e hapjes, të bashkimit dhe qendrimit pranë njerëzve. Në kontrast me qeverinë, Basha kërkoi që demokratët ta prekin nga afër realitetin e njerëzve.

“Kjo qeveri është shkëputur tërësisht nga realiteti i qytetarëve, që prej ditës së pare, me vullnetin e saj. Ky kryeministër është izoluar nga hallet e shqiptarëve prej ditës së tij të parë në zyrë. Sot shpresa po vdes për shkak të politikës së papërgjegjshme që po e vret, një politikë që promovon të keqen dhe i thotë ndal të mirës. Ky është instrumenti, ky është çelësi për të thyer ciklin vicioz të tranzicionit, duke i thënë urdhëro, dhe duke i hapur derën të mirës dhe duke i thënë ndal të keqes, brenda vetes tonë dhe pastaj për të gjithë shqiptarët”, pohoi Bassha.

Basha vuri në dukje se ndryshimi i vendit, do të ndodhë por kësaj duhej ti paraprijë ndryshimi i Partisë Demokratike.

“Masa kritike e shqiptarëve kërkon ndryshim. Gjendja aktuale është e padurueshme. Partia Demokratike është e bashkuar dhe po bashkohet dhe po hapet gjithmonë e më shumë. Një ndryshim i madh i Shqipërisë nis nga brenda vetes tonë. Na duhet të përmbyllim procesin e kthimit të Partisë Demokratike në një parti moderne europiane perëndimore. Hapja e Partisë Demokratike ndaj çdokujt që do të vijë në këtë betejë e të bashkohet me ne, dhe nuk janë pak, dhe nuk janë vetëm simpatizantë, por edhe ish kundërshtarë që kanë identifikuar të keqen e madhe që kemi përballë. Edhe me afër njerëzve duhet të jemi, edhe më mirë duhet të njohim problemet. Të njohim realitetin që përjetojnë ditë për ditë qytetarët tanë. Evidentimi i plotë i kësaj gjendje është në radhë të parë një instrument i domosdoshëm, për të filluar prej ditës së parë me një buxhet për shqiptarët”, u shpreh Lulzim Basha.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 2 Dhjetor 2016

 

Read More
01 Dhj
0

Berisha: Ky buxhet është kurora e zezë e dështimit tuaj katër vjeçar! 

Berisha: O padije, o injorancë që e ke emrin Edi Rama! Nuk di as çfarë është GDP-ja e një vendi!

Zonja kryesuese e seancës!

Zonja deputete!

Zotërinj deputetë!

Kumbarë ministra!

Kryekumbarë Edvin Rama!

Ndrikulla ministre!

Kanabiste e kanabistë!

Sot dëgjuat këtu një seancë unike në historinë e këtij parlamenti, që rikthen në substancë, seancat e fillimviteve të kohërave të zeza të diktaturës, kur kryeministrat dilnin këtu dhe rendisnin sukseset imagjinare, serialin e mashtrimeve të planeve 5-vjeçare. Nuk mund të gjej etiketë dhe epitet për tu vendosur shkallës ekstreme të papërgjegjshmërisë së dy parafolësve ( Ramës e Ahmetajt) në këtë sallë. Por unë të dashur qytetarë do t’ju njoh ju me disa të vërteta, të cilat tregojnë shkallën ekstreme të pafytyrësisë së njerëzve të papërgjegjshëm që ju mashtrojnë ju nga mëngjesi në darkë.

Të dy parafolësit kanë deklaruar para jush, se në mandatin e lavdishëm të tyre, sipas tyre se Banka Botërore konstaton se varfëria është reduktuar në Shqipëri me 46%.

Varfëria në Shqipëri, deklaruan që të dy parafolësit, njëri në seancën e para një javë dhe tjetri sot, se është ulur me 46%, sipas tyre nga deklarata e Bankës Botërore.

A mund të më lejoni mua t’u tregoj se çfarë thotë ky raport i Bankës Botërore për varfërinë në Shqipëri, për të kuptuar shkallën e lartë të papërgjegjshmërisë, pafytyrësisë dhe cinizmit që përdoret në këtë foltore?! BB në raportin e saj për vitin 2015 thotë se niveli i varfërisë në Shqipëri është 47.5%!

Z. Bushati, merre lexojua këtyre injorantëve e thuaju të mos mashtrojnë në mënyrë të paskrupullt! Varfëria në Shqipëri është rritur 47.5% thotë BB! A ka gjë më cinike, më të pështirë, a ka gjë më të neveritshme, më të papërgjegjshme se të tallet me të varfrit dhe ekzistencën e njërëzve të tu?! Kjo ndodhte vetëm në diktaturë, vetëm atëherë kur njerëzit lumturoheshin nga varfëria! Kur udhëheqësit i thurnin lavdi vetes se varfëronin qytetarët. Po fundi fundit kush janë këta? Ky është nipi i Spiro Kolekës, xhelatit të intelektualëve shqiptarë, është i biri i Kristaq Ramës, xhelatit të Havzi Nelës etj etj! Ndaj dhe këta për varfërinë as që çajnë menderen fare. Po dalin e thonë të kundërtën e asaj që thotë BB. Banka thotë se është 47% varfëria, kurse këta thonë se është ulur 46% varfëria. A ka gjë më të turpshme se kjo. Po ju jeni ajo që kam thënë; jeni organizatë kriminale! Ju silleni si organizatë kriminale!

Nastradini deklaroi këtu se po rrisim rrogat me 100 milionë USD. Pançoja i Nastradinit ka deklaruar me dhjetëra herë se janë 7 miliardë lekë! Pra diferenca është rreth 40 milionë USD! Po e lëmë këtë, po e quajmë se kjo s’është gjë! Nastradini deklaron se në 8 vite, rrogat u rritën 125 milionë dollarë. Cdo infermierë, çdo mjek, çdo mësuese, çdo polic, çdo pastruese, çdo pensionist në fshat, çdo qytetar i damkos këta sot si mashtrues ordinerë. Në një kohë kur, librat që këta s’dinë ti lexojnë, se këtë nuk e lejon anglishtja të lexojë financat, atë tjetrin (Ramën) se lejojnë zhgarravinat të kuptojë se çfarë flet, librat thonë se janë vendosur në fondin e rrogave dhe pensioneve 634 milionë dollarë, pa përfshirë këtu të paktën 200 milionë shpërblime fundviti të marra së bashku. Cdo vit për punonjësit e administratës jepeshin 100 mijë lekë, çdo vit për pensionistët jepeshin 25 deri në 50 mijë lekë.. Pa i llogaritur këto pra, sepse këto jepeshin vetëm për të tamponuar rritjen e inflacionit dhe për të lënë reale rritjen e rrogës. Pra, pjestoi me 6 herë për të dëshmuar injorancën totale të turpshme të tyre.

Sot këtu Nastradini i zhgarravinave që nuk di ç’është GDP-ja, nuk di ç’është përqindja e GDP-së u thotë shqiptarëve se këtë vit do investojmë 3% të GDP-së në shëndetësi dhe pastaj sa ishte 3 përqindëshi? 50 milionë dollarë ishte. Kaq është për injorantin xhahil, elifmatrak 3%-shi i GDP. O padije, o injorancë emrin e ke Edi Rama.

Vijmë tani tek kompleksi. Po ngordh nga kompleksi i rrugëve. Sëmuret në çdo udhëtim që bën, e zë rruga nga problemet psikike. Sëmuret se e di që rrugët nuk i ka të tijat. Njëriu që e hanë rrugët është ky (Rama). Tha se kemi ndërtuar 900 km rrugë. Meqë tha këtë, unë do ti lexoj atij këtu vetëm rrugët e qarkut ku është deputet:

-Rruga e Bregut – 84 milionë dollarë, 80 km

-Autostrada – Vlorë-Fier, 22 km, 42 milionë dollarë

-Superstrada Qaf Botë -Kranë, 40 km, 43 milionë dollarë

-Rrugët e Vunoit, Dhërmiut etj, e me radhë, 40 km, 21 mln dollarë

-Rruga Butrint – Kanali i Çukës, 20 km, 12.5 milionë dollarë

-Rruga Transballkanike, 3.5 km, 8.4 milionë dollarë

-Rruga Vlorë-Drashovicë-Ura e Peshkëpisë, 15 km

-Rruga e Xarës, 11 km

-Rruga Sevaster- Kotë, 15 km

– në ndërtim e sipër kemi lënë rrugën Novoselë – Pish Poro, 12 km

Pa përfshirë këtu mbi 300 km rrugë të tjera në komuna e bashki vetëm të këtij qarku. Pra unë lexova këtu vetëm rrugët e një qarku, por dëgjoni se çfarë thotë ky tjetër. Doli dhe tha se ka paguar 720 milionë lekë borxhe, nga 120 mln të certifikuara nga kompania private e marr ëpër këtë punë. Pastaj si dilte prap hesapi. 

Dhe tha se në këto rrugë kanë lënë pa paguar 1 miliardë e 400 milionë dollarë. O injorancë, o padije që emrin s’mund ta kesh ndryshe përveçse Edvin. Si nuk skuqesh nga këto fgjëra të trasha që thua. Ti nuk kontrollon veten, kjo është mjerim. Tu thuash shqiptarëve se kanë lënë pa paguar njëherë 300 pastaj 700, pastaj 1 mln e 400 mln do të thotë që je 1 mln e 400 mln herë i papërgjegjshëm.

Zonja dhe zotërinj,

U ndala këtu në disa shembuj por nuk janë këto më dramatiket. Dramatik është dështimi i plotë për hapjen e negociatave me BE. Eshtë ky dështim i tmerrshëm që lëndon në shpirt, lëndon në ënderr e vizion, lëndon në shpresë e besim çdo qytetar shqiptar. Dhe unë ja u them se gjatë këtyre 3 viteve Shqipëria kishte çdo potencial për të përparuar, për të pas shënuar progres të ndjeshëm në kapitujt e parë të negociatave, kishte çdo shans dhe çdo mundësi, çdo predispozitë se kemi ngelur gazi i dheut, të fundit e fundit. Por këto shance i shkelmoi me shkallën më të lartë të papërgjegjshmërisë Edi Rama.

Pse nuk u hapën negociatat? Shkaku më themelor ta dini ju është varrosja e konsensusit nga Edi Rama.  Zonja që e priti ja tha në fytyrë para kombit gjerman dhe kombit shqiptar se marrëdhëniet politike brenda vendit dhe fryma e konsensusit duhet të ishin garancia absolute për hapjen e negociatave. Po pse? Sepse këta njerëz që merren vesh për këto probleme, po ti ndihmojmë këta performojnë, pra këta kanë një shpirt edhe të na dëgjojnë edhe të ecin. Shkaku themelor është ky. Lexoni pak raportin se çfarë thotë. Degjoni çfarë tha përfaqësuesja e Komisionit Europian në PE. Me fjalë të tjera tha atë që po them unë. Ata, tha, bënë një gjë shumë të madhe me votimin së bashku të neneve të Kushtetutës. Dhe kjo ishte arsyeja kryesore se përse Shqipërisë nuk iu tha se s’kemi punë me ty, por iu tha se do shohim më vonë kur të hapen negociatat.

Arsyeja tjetër, arsyeja e dytë e madhe jua them unë, është krimi. Dhe dijeni mirë, se janë jo një, por disa ministri të brendshme të vendeve anëtare të BE që kanë nxjerrë kartonin e kuq. Juve ju rroftë Sajmir Tahiri! Mbajeni, ta keni me shëndet! Por këtë që ju them unë ta dini mirë. Janë jo një por disa vende anëtare të BE që nuk janë dakord para së gjithash dhe mbi të gjitha se janë të lemerisura nga krimi në Shqipëri.

Dijeni mirë se krimi përbën një shqetësim më kryesor, se ka të bëjë me sigurinë e tyre. Për njeriun e civilizuar siguria është e para.

Natyrisht këta nuk ja u thonë juve këto o qytetarë. Përkundrazi, këta ju thonë “i hapëm negociatat” thonë. Po a ka pafytyrësi më të madhe se kjo?! Në një kohë kur del se duhet një raport tjetër për të na dhënë dritën jeshile për të hapur negociatat. Pra krimi është arsyeja dytë.

Kanabisi po merr revansh të madh. E di ç’bëri Edi Rama? I thirri të gjithë ambasadorët… Shikoni veprimin e tij qesharak, marrëzor. I mori të gjithë ambasadorët në kryeministri, kishte përgatitur një fletëpalosje dhe i thoshte: “Ja shiko, fotot e Sali Berishës të bera me fotoshop!”. Sigurisht që fotot ku Rama duket me kurorë kanabisi ne koke, se sigurisht që s’ka dalë me kurorë kanabisi, vetkuptohej që ishte fotoshop…

Nëse ky mendon se me atë fletëpalosje do të hedhë poshtë kanabizimin total të vendit, a ka gjë më qesharake?! Po s’ka gjë më qesharake!

Ditën që shkoi në Gjermani, natën përpara televizioni kombëtar gjerman ADR dha emision për Shqipërinë: “Shqipëria si Kolumbia e Europës”. Po shiko se çfarë thotë BBC-ja sot?! Lexojeni se çfarë thotë. 20%shi është i policit thotë. 20% është bërë ligji i të gjitha gjopbave, e solli nga bashkia ky dhe e shtriu në çdo gjë.

Tani thotë se “ngado ku kam shkuar, asnjë s’ma ka përmendur kanabisin!” Po këto televizione, këto emisione të rrjeteve kombëtare, a nuk janë damkosja më e madhe e imazhit të Shqipërisë, që nga koha e diktaturës e deri sot?!

Së fundi, dua ta faleminderoj përzemërsisht kancelaren Merkel, e cila u ndal tek zgjedhet dhe kushtet e përcaktuara nga Komisioni si të domosdoshme. Theksoj këtu se asnjëherë dhe kurrë ndonjëherë si kam thënë, si them e s’do i them njeriu që mos hapë negociatat me Shqipërinë.

Me vendosmërinë më të madhe dhe asnjeri, as ka për të gjetur kurrë njeri që të thotë “më tha Sali Berisha. …”. Por duhet të jesh budalla, të jesh i pamënd të ngrihesh dhe të thuash se zgjedhjet s’janë kush, po zgjedhjet janë kusht more, janë kusht për çdo vend. Fakti që ti reagon në këtë mënyrë, ti diskretiton veten tënde. Ne s’kemi zgjedhje të përsosura, po njeriu zotohet; hajde bëjmë zgjedhje të mira dhe hapim negociatat. Kurse ky vrapon i tmerruar, nuk u përmendën zgjedhjet thotë, kur ia përmendi zonja kryesore e Evropës.

Lidhur me debatin e hapur Bundestag-Kancerlari, kjo është një fantazi e sëmurë e Edi Ramës. Një gjë të dinë shqiptarët. Gjykata Kushtetuese gjermane, me vendim të formës së prerë detyron qeverinë, detyron gruan më të fuqishme të botës sot, dhe ajo është e Gjermanisë po në botë s’ka ndonjë tjetër në atë nivel fuqie, që para se të japë zotimin për probleme integrimi apo negociatash, të marrë mendimin, votimi është më vonë, por të marrë mendimin e Bundestagut.

Zotëria, në vend se të përpiqet që t’i sheshojë këto gjëra, del dhe sulmon si paranojak një nga figurat kyçe të Bundestagut për këtë çështje, i cili i shkoi në zyrë dhe ia tha të gjitha.

Dhe në vend se të ulej per te punuar bashkerisht, e quajti fletë rrufe dokumentin që ai i paraqiti, tha se ishte shkruajtur nga opozita, se ato ishin mendime personale, duke faktuar se nuk ka njohuritë më elementare se si funksionon ai shtet.

Ata që nuk e dinë le ta mësojnë. Bundestagu gjerman ka një peshë shumë të madhe. Dhe për të kuptuar këtë peshë ju them se nga viti 2012 deri sot, ka dërguar për këtë qëllim, hetimin e progresit të integrimit, ka dërguar 10 misione faktmbledhëse.

Pra zotëri lëri kërcënimet. Ke bërë një kërcënim të turpshëm. Hiq dorë nga kërcënimi i Evropës se Shqipëria mund të bjerë në kthetrat e ISIS apo Putinit. Ti mund të përfundosh në llumin e plehrave të historisë por Shqipëria nuk lëkundet kurrë nga rruga europiane e saj. U përpoq Enver Hoxha dhe shkoi atje ku e meritonte, do shkosh dhe ti atje ku e meriton.

Mos e trash këtë bisedë sepse mund të marrësh siç mori tjetërkush kartonin e kuq, mos mendo se me kërcënime gjynjëzon Evropën. Europa vërtet sot është e bazuar në filozofinë e Kantit, filozofinë e paqes por sot ajo është më e fortë se kurrë. Ata që njohin Europën e dinë se më të fortë se ajo në rrafshin ekonomik, ushtarak nuk ka. Ka probleme të brendhsme si union por ajo në konjukturë dhe në aleancë ska qënë kurrë kaq e fuqishme. Prandaj lëri ato dëngla ti, na flet për faktorë të tretë, bën sajesa të një psikologjie të sëmurë.

Së fundi, për ta mbyllur. U ktheve nga Gjermania sikur po vije nga Kuba. Filloi fjalimi 20 min kundër opozitës,. Duhet të dini një gjë, Gjermania është sot vendi sot më i fuqishëm ekonomik, por edhe politik, por dhe në standartet demokratike.

Mendove ti se Angela Merkel, është e kënaqur që takimin me të ta përdorësh për sulme të shpëlara ndaj opozitës?

Po je i biri i të atit ti, vetëm ti mund ta bëje atë gjë.  Opozita s’mund të presë kurrë përgëzime nga asnjë shtetar përmes teje, fatmirësisht kancelarja përgëzimet dhe urimet ia ka përcjellë opozites jo përmes teje por direkt përmes kryetarit të saj, kur arriti të të gjunjëzojë ty dhe të zhbllokojë me qëndrimin e tij stoik, reformën e drejtësisë. Atë mori në telefon, ai mori përgëzime dhe jo vetëm kancelarja por dhe komisioneri Hahn e mori, edhe kryetari radhës së BE, edhe përfaqsuesit më të lartë të qeverisë amerikane. Ndërsa ty të lanë aty ku ishe, sta vari njëri fare.

Të mbetet të kënaqesh duke mashtruar shqiptarët se Komisioni nuk vuri kushte, se negociatat u hapën, dhe mbrapa pastaj, jo po duhet edhe një raport tjetër.  Këta janë mashtrues ordinerë.

Ky dërgoi Bushatin në të gjitha kancelaritë me kërkesën na jepni atë që i dhatë Serbisë, përgjigja ishte kartoni i kuq. Sepse vërtet Serbisë ja dhanë me kërkesën, të cilën Rama punoi dy muaj rresht me të gjithë forcën, dhe nuk ja dhanë. Po Pse? Sepse Vucicit i besonin dhe këtij nuk i besonin. Kërcen nga halli dhe sevdaja por e vërteta kjo është; atij ia dhanë dhe ty s’ta dhanë. Kishte dhe një tjetër mundësi, dhe uroj të na e japin. Mundësia tjetër ishte ajo që bëre ti në 2012 kur bllokove tre ligjet. Kur ky bllokoi tre ligjet, Komisioni Europian deklaroi se nëse ligjet do votoheshin deri më datën 20 nëntor, ata do dorëzonin raportin me rekomandimin për dhënien e statusit. Nuk u bë. Komisioni tha se jemi të gatshëm që në mars, nëse i votoni të bëjmë një raport të dytë. Vodhi CEZin me Fylen e nuk u bë. Këtë po kërkon tani. Këtë ja u tha ministrja e integrimit, znj Gjosha. Ne po kërkojmë tha, që të bindim Komisionin që të bëjë një raport të dytë.

Me Edi Ramën, doni mashtrim keni mashtrime, integrim nuk ka në mënyrë absolute. Mund të gjesh një eskimez në shkretëtirë por s’mund ta bindësh atë të heqë dorë nga vjedhjet e pasurisë publike, s’mund të bindësh Ramën të mos groposë konsensusin, s’mund të bindësh Ramën të heqë dorë nga krimi. Nuk ka integrim me Edi Ramën. Ka vetëm vënd numëro dhe mashtrim. Dhe unë u bëj thirrje qytetarëve të ndalen në këtë moment kyç. Vertet BE është në vështirësi serioze por ato s’mund të na bëjnë ne të lëkundemi në rrugën dhe besimin tonë drejt anëtarësimit të plotë në BE si e ardhmja më e shkëlqyer e jona dhe e fëmijëve tanë!

Replika pas z.Braçe:

Ja ku e keni fjalimin e Ramës, ku thotë se Këshilli do marrë rekomandimin pozitiv, do adoptojë dhe do fillojmë pregatitjen. Kurse sot iu thotë shqiptarëve se ne nuk kemi kërkuar hapjen e negociatave.

Madje çuditi parlamentin dhe audiencën se gjermanët do të votojnë raportin e komisionit europian. Dmth paska qënë në diskutim të votohet edhe raporti i Komisionit, i cili nuk autorizon hapjen e negociatave por përcakton kushtet. Pra u deshën orë të tëra këtu për t’ja nxjerrë nga goja atë që ai mashtroi për tre javë rresht.

Zonja kryesuese e seancës, sot është buxheti. Natyisht një përpjekje e shpërfytyruar për ta mbuluar këtë me një seri mashtrimesh. Por unë dua të them se sot Edi Rama është këtu më lakuriq se kurrë në jetën e tij.

Njëriu që bërtiti se do heqë taksat për97% të shqiptarëve, iu shtoi taksat 100% të shqiptarëve, në kuptimin që, rriti me 24% çmimin e energjisë elektrike, rriti me 24 lekë taksën e qarkullimit dhe rriti me 40 lekë paketën e cigares, të cilën fatkeqësisht e përdorin mbi 68% e shqiptarëve.

Njëriu që premtoi se do ti heqë biznesit taksën, i dy-tre fishoi biznesit taksën nëpërmjet qirasë së lokalit, nëprmjet taksëssë energjisë, apo asaj të qarkullimit.

Njëriu që premtoi i dhimbsur se do hiqte TVSH-në për 5 produktet ushqimore bazë, mashtroi 5 herë të tjera sepse nuk lëvizi asnjë qindarkë nga TVSH e produkteve ushqimore.

Njëriu që premtoi se do paguante deri në 5 rroga në fund të vitit, jo vetëm rrogën e 13-të, nuk iu dha qytetarëve as shpërblimin. Sot çdo shqiptar merr minimumi 12% më pak për shkak të inflacionit dhe inflacionit të shportës sesa në vitin 2013.

Njëriu që premtoi rimbursim korrekt të TVSH. Sot ai rimburson 20% më pak se sa çfarë rimbursonte qeveria e mëparshme në muajin e fundit të saj.

Njëriu që premtoi ritje të të ardhurave buxhetore, dyfishoi taksat dhe pesë fishoi abuzimin me taksat buxhetore.

Njëriu që premtoi heqjen e referencave në dogana, jo vetëm që nuki hoqi por i rriti ato dhe u grabit bizneseve 50 milionë dollarë më shumë me referencat ndërkohë që realizimi planit këtë vit është 60 mln më pak në dogana.

Njëriu që premtoi uljen e çmimit të TVSH të energjisë me 6%, e rriti atë me 24% dhe detyron fukarenjtë të paguajnë njëlloj si kryeministri.

Njëriu që premtoi reformën në energji, sot ky mashtrues i ka humbje 31% kundrejt 30% që ishin në vitin 2010 dhe këtë e thotë ERE që është e juaja. Po ky reduktim pse është? Prishi sahatët dhe nga 15 mijë familje që paguanin aforfe, detyroi 200 mijë familje të paguajnë aforfe. Pra 200 mijë familje paguajnë 3 fishin se sa paguante kryeministri në sarajet e tij të Sirrelit.

Njëriu që u premtoi fermerëve 5 fishimin e granteve, bllokoi totalisht grantet për fermerët.

Njëriu që premtoi heqjen e taksave për imputet në naftën për fermerët, mashtroi për të gjitha.

Seriali i mashtrimeve ju djeg ju, po keni tre orë që recitoni me mashtrime. Unë do ju demaskoj ju këtu.

Njëriu që u premtoi të përndjekurve se brenda dy viteve do i dëmshpërblente totalisht, akoma si ka dhënë këstin e parë të gjithë kontigjentit.

Njëriu që premtoi dyfishimin e investimeve në infrastrukturë, nga 2.3 miliardë euro që ka investuar në tre vite nuk ka përfunduar dot asnjë kilometër rrugë sepse vjedh dhe vetëm vjedh.

Njëriu që premtoi reformë të thellë në energji, shkatërroi sistemin dhe e shndërroi në institucion terrori. Arrestoi 22 mijë shqiptarë për faturat e energjisë, ndërkohë që borxhet e biznesit janë tre herë më të mëdha se ç’ishin dikur.

Njëriu që premtoi barazi për biznesmenët, në 2013 ne lamë një detyrim të bizneseve ndaj shtetit 70 miliardë lekë, sot detyrimi bizneseve ndaj shtetit është 178 miliardë lekë.

Ju bëmat dhe gjëmat e tij nuk ja u rrok dot mëndja. Shifini statistikat se çfarë ju thonë. Pra 108 mld rriti prapambetjet e pagesave ndaj biznesit, se 70 po ja u heq meqë ato i trashëguat, porpo ju them sa e shtuat ju.

Njëriu që premtoi mbylljen e universiteteve private, sot ato janë 20-30% më shumë por sot, me mekanizmin vrastar të të drejtave për universitetet publike, la 18 mijë të rinj pa hapur dyert e universiteteve. 38 mijë kanë qënë në 2013, këtë vit janë 22 mijë.

Njëriu që premtoi 5% të prodhimit të brendshëm për arsimin, mashtroi 100%. Sot janë vetëm 2.8%.

Njëriu që premtoi se do përmbushë zotimet, shkatërroi buxhetin dhe ka lëshuar 1/3tën e investimeve.

Pra, nëse e shihni këtë buxhet ai është kurora e zezë e dështimit tuaj katër vjeçar.

Por tronditëse është se ky buxhet nuk ka asnjë zë, asnjë artikull, asnjë shpenzim për proceset integruese europiane të Shqipërisë., kusht themelor ky në procesin e integrimit.

Njëriu që premtoi se do luftojë borxhin, e ka rritur atë në 74% dhe janë 1 miliardë dollarë koncensione dhe borxh i pashpallur, të cilat e çojnë borxhin e Shqipërisë në 85% të Prodhimit të Brëndshëm, për të cilin ai ska idenë se çfarë është. Ndaj dhe ju dilnikëtu, recitoni, fantazoni, trilloni, shpifni, por e vërteta është se s’keni përfunduar 1 km rrugë, s’keni ndërtuar dot 1 shkollë, 1 spital. E vërteta është se nga 70 miliardë lekë që kishte biznesi prapambetje shtetit, sot janë 178 mld. Kjo është qeverisja juaj, një qeverisje plotësisht e dështuar.

REPLIKA PAS FJALES SE DITMIR BUSHATIT:

E filloi dhe mbaroi fjalën e tij ndaj meje. Unë nuk do merrem me të sepse unë merrem me qytetarin.

Këta, në psikologjinë e etërve të tyre jetojnë me fantazinë e njerëzve të sëmurë të sukseseve imagjinare. Unë për qytetarët shqiptarë do them këto fjalë.

Së pari, raporti i KE është i qartë si drita e diellit dhe atë raport ja kanë lexuar në zyrë si duhet shokut Edi Rama. Por unë dua të them se nëse raporti nxjerr prioritet më të parin vettingun, të cilin e bllokoi zotëria, nuk mohon në asnjë rast asnjë nga prioritetet e caktuara. Dhe pikërisht se nuk i mohon, kancelarja Merkel në konferencën e shtypit dha mesazhin se nuk po e lexon si duhet raportin, pesë prioritetet dhe zgjedhjet.

T’ju bëj një rrëfim. Edi Ramës, Ilir Metës, Lulzim Bashës, për hir të së vërtetës edhe mua më kanë informuar diplomatët  se ekziston marrëveshje, të cilin ky e ka shkelur për votimin e 7 ligjeve në Parlament. Ia kanë thënë këtij, ja kanë thënë kryetarit të parlamentit, ia kanë nxjerrë marrëveshjen, dokumentin, ma kanë thënë edhe mua, ua kanë qarkulluar të gjithë faktorëve të interesuar. Por Rama shkeli marrëveshjen se donte me cdo kusht ta kapte drejtësinë. Harron se shkaku më kryesor është varrosja e konsensusit nga ana e këtij. Të tjerat janë shumë të rëndësishme, por në prani të konsensusit, vetë konsensusi është garancia më e madhe për përmbushjen e tyre. Zotëria shkeli marrëveshjen dhe tani mendon …Dhe unë u bëj thirrje atyre që e disponojnë marrëveshjen t’ia tregojnë shqiptarëve se kanë detyrime për t’ja u thënë publikut këtë, për arsye se keni bërë shumë deklarata dhe kjo është transparencë. Dhe qytetarët shqiptarë të interesuar për reformën duhet ta dinë këtë. Rama ka shkelur marrëveshjenpër votimin konsensual të ligjeve. Pse e shkeli? E shkeli me qëllimin e vetëm që të kapë drejtësinë, atë që se bëri dot me Kushtetutë, ta bëj me ligje të tjera.

Edhe vettingu, dhe çdo procedurë tjetër mund të përfshihej në paketë negociatash dhe mundej plotësisht që të jepej data dhe të hapeshin negociatat. Natyrisht mund të thuhej se meqënëse janë në mes dhe zgjedhjet, të hapen në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm deri sa të formohet qeveria tjetër, por caktohej data. Ama nuk u caktua data, sepse nuk të besojnë ty, s’të japin paradhënie ty, s’të beson kush, i ke kredencialet përtokë.

Ti thua se nuk ka një shtetar që tmë ketë folur për kanabisin. Po ja të të them që Schmid, ministër i bujqësisë së republikës federale gjermane i tha ARD-së, tv publik gjerman, pasi u takua me ty dhe me homologun e vet u kthye dhe i tha televizionit se ata janë të mbushur me kanabis. Kurse ty s’të duhet gjë, për ty rroftë Tahiri që të mbush xhepin. Kaloni nga një mashtrim në një tjetër.

Ju keni ndërmarrë një përpjekje të fuqishme diplomatike, për të cilën është normale po pse e mohoni.Në këtë përpjekje keni kërkuar modelin serb, për të cilin ju është thënë një Jo e prerë, nuk e merrni. Po pse? Sepse nuk ju besojnë, sepse nuk jeni seriozë, se jeni të pabesueshëm, epse jeni gënjeshtar. Të gjitha këto rëndojnë Shqipërinë, rëndojnë procesin.

I pashë miqtë unë, po ishin 15, i falenderoj, mirëpo Brukseli është një kopësht me 27 çelësa dhe me nja 2-3 kryeçelësa. Për ti hapur dyert, në Bruksel duhet të bindësh 27 çelës mbajtësit dhe nja 2-3 kryesorë, krye çelësmabajtësit. Mjaftojnë 2, ose 3 për të të bllokuar. Tani ti, duke organizuar një mëngjes pune do të mbulosh dështimin tënd? Dështimi yt është ekzemplar. Në këto 25 vite nuk ka patur ndonjëherë ministër më dështak.

Përmënde këtu marrëdhëniet. Po kur kanë qënë marrëdhëniet me Kosovën në këtë situatë që janë sot. Ju i çuat marrëdhëniet aty. Sepse Rama donte të dilte lider i gjithë shqiptarëve në një kohë kur është përçarës i të gjithë shqiptarëve. Përmënde marrëdhëniet me Greqinë. Nëse ti bën çështje midis teje dhe VangjelDules marrëdhëniet me Greqinë, ti tregon se je një hiç në rafshin politik, je një cop hiçi. Unë nukmerremseku qëndrojnë apo ku nuk qëndrojnë problemet por një gjë është e sigurtë që ato as nukikakrijuar Vangjeli e as nuki zgjidh dot me Vangjelin. Atozgjidhen siç zgjidhen marrëveshjet midis vendeve demokratike që kërkojnë të bëjnë një fqinjësi të mirë. Se harrove ti kur i çoje Alexit mesazhe me Vuçiçin në krah. Po Greqia pavarësisht nga problemet është një partner 20 vjeçar që ka mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit në NATO, në integrimin në BE, ka probleme po natyrisht ato probleme diskutohen dhe debatohen.

Pra, nuk i keni nga unë këto, por i keni katandisur vetë marrëdhëniet në këtë stad. Kur arritët të fusni pyka edhe në marrëdhëniet me Kosovën, ju qofshi. Por, dua ti them Ramës se të gjitha këto janë shprehje të një karakteri pervers personal të tij. U them qytetarëve që në histori, ka ndodhur rëndom që të sëmurë me probleme psikike të hypin në postet më të larta. Nukjemi ne të parët. Por problemi është këtu, se këta njerëz kanë një problem të madh. Këta nuknjohin keqardhje, nuk njohin mirënjohje, nuk njohin pendesë. Por këta gjithçka bëjnë ndaj dhe ky s’korrigjohet. Po pse ç’mendon ti se bën opozita këtu? Mendon se do të të lejojë ty të gënjesh nga mëngjesi deri në darkë se u hapën negociatat dhe pastaj tu thuash jo po do dali dhe një raport tjeter. Sigurisht shqiptarët do flasin, po me ty negociata nuk hapen.


Replikat në Parlament i ish-kryeministrit Sali Berisha, 2 dhjetor 2016

Read More
01 Dhj
0

Shtresës së mesme dhe bizneseve u janë rritur taksat, buxheti i 2017 i fundit për qeverisjen e dështuar Rama

Sot eshte dita qe qeveria derdh lumin e premtimeve dhe sukseseve qe do arrihen vitin e ardhshem. Kryeministri se bashku me ministrat ne nje gare pa fund se kush e kush ti jape me pare popullit sihariqet e vitit 2017 po dalin ne foltore dhe me fjalorin “per here te pare ne 25 vjet” dhe “me shume se 25 vjet te marra se bashku” po na shpjegojne se qytetaret vitin e ardhshem do hane, do pine dhe do kendojne sepse kane kryeminister Lale Gjone

Nuk eshte hera e pare qe e degjojme kete kenge. Eshte e katerta qe nga qershori i vitit 2013. Muaji Nentor per Qeverine eshte muaj me gaz dhe hare.

Pasi kalon kjo tallava suksesesh ku cmimin si tallavaja me e mire e merr Kryeministri dhe Ministri i Financave ,fillojne dhe i dalin petet lakrorit.

Nis rishikimi i buxhetit sepse entuziazmi i qeverise nuk mban me shume se muaji Shkurt. Treguesit fillojne e hollohen nga i ftohti i dimrit duke perseritur te njejtin skenar deshtimesh si ne vitin 2014, ne vitin 2015 dhe ne vitin 2016.

Shtate here ne ulje eshte rishikuar buxheti i ketyre viteve: nje here ne vitin 2013, dy here ne vitin 2014, tre here ne vitin 2015 dhe nje here ne vitin 2016. Eshte ne process rishikimi i dyte ne ulje per vitin 2016 dhe qe do vije ne Kuvend sapo te mbaroje cirku i sukseseve te vitit te ardhshem.

Buxheti i vitit 2017 eshte i fundit i ketij mandati qeverises dhe na jep mundesine te bejme nje vleresim te cfare na u premtua ne qershor te vitit 2013 dhe cfare na ka mbetur ne tryeze pas kater viteve te qeverisjes se Edi Rames.

Me poshte po citoj cfare ka thene Kryeministri ne 11 Shtator 2013 kur paraqiti programin qeveritar katervjecar:

“Shumëkush përpara se sa të vija këtu për të mbajtur këtë fjalë, fjalën më të rëndësishme të jetës sime politike, më sugjeroi dashamirësisht të shkruaja një fjalim për të ulur pritshmëritë. Shqipëria është në një krizë të gjithanshme, s’ka para, s’ka kredibilitet, s’ka këtë e s’ka atë, prandaj mos ua ushqe njerëzve pritshmërinë super të lartë që kanë ndaj qeverisë së re! Por unë jam shumë i kënaqur me pritshmërinë e lartë ndaj qeverisë. Kemi një skuadër të re, ambicioze, me njerëz të talentuar dhe të përkushtuar, më harmonike se asnjëherë më parë mes burrave dhe grave, produkt i leximit në respekt të votës së 23 qershorit. “

Premtimi i pare:

“do ul taksat per 95% te shqiptareve dhe te varferit do paguajne me pak sepse marrin pak dhe te pasurit do paguajne me shume sepse fitojne shume.”

Qe te jemi te ndershem sot te dy palet paguajne me shume, si te pasurit edhe te varfrit por me shume se keta ne raport me te ardhurat paguan shtresa e mesme e popullsise te ciles gjate ketyre kater viteve i jane shtuar nje karvan me taksa te reja.

23 miliard leke ose 220 milion $ u rriten taksat ne vitin e pare te qeverise Rama. Tatimi mbi fitimin u rrit nga 10% ne 15%, taksa e qarkullimit u rrit me 10 leke per liter karburant, akciza e duhanit u rrit me 20 leke per pakete dhe pagat e mesme dhe te larta u taksuan nga 13-23%.

Ne vitin 2015 u rriten tatimi mbi dividentin, qerate, pasurite e paluajteshme dhe trashegimine nga 10% ne 15%. Taksa e qarkullimit me 10 leke te tjera per nje liter karburant, akciza e duhanit me 20 leke per pakete. Qytetaret u ngarkuan me 16 miliard leke taksa dhe tatime ose rreth 150 milion $.

Ne vitin 2016 u rrit taksa e primeve te sigurimit nga 3% ne 10%, u rriten kontributet dhe tatimi mbi te ardhurat per profesionet e lira me nje vlere prej 11 milion $. U rrit taksa mbi truallin nga 10% ne 15%, akciza e birres me 60 leke per liter si dhe u vendos taksa per automjetet luksoze.

Gjate vitit 2017 do rritet cmimi i gazit te lenget per shkak te vendosjes se akcizes sikurse do rritet edhe taksa e importit te automjeteve me kapacitet mbi 3000cc.

Rreth 1 miliard leke do shtohen si barre mbi qytetaret ose rreth 10 milion $.

Perse duhet te rritet cmimi I gazit per automjetet? Duhet ta stimulojme perdorimin e gazit ne automjete apo ta dekurajojme? Perse bota e nxit perdorimin e gazit dhe bejme te kunderten duke I rritur cmimin?

Ka njerez qe thone se me vendosjen e akcizes mbi gazin do rritet edhe cmimi i gazit per nevoja shtepiake. Nuk eshte e vertete thote qeveria se shitesit do mbajne dy depozita vec per makina e vec per perdorim shtepiak.

Mister mbetet te mesojme se si qeveria do e kontrolloje importin e gazit, cfare sasie do jete per makina dhe cfare sasie per perdorim shtepiak. Po keshtu si do ja bejme ne qytetaret e thjeshte kur te na thone qe depozita per perdorim shtepiak ka mbaruar. Po deshe merr nga kjo e makinave po s’deshe ngrohu ne diell.

Edi Rama premtoi ne Qershor 2013 se do te ulte taksat per 95% te shqiptareve, se do te ulte cmimin e energjise elektrike, se do hiqte TVSH per ushqimet e shportes, e te tjera e te tjera-sic thoshte i ndjeri Teodor Keko.

Jo vetem qe keto taksa nuk i uli por rriti cmimin e produkteve baze perfshire cmimin e energjise elektrike, te naftes dhe te gazit. Ne kater vite Rama i ka rritur taksat duke ja shtrenguar litarin qytetareve te tij me 43 miliard leke ose 400 milion $.

Por “ulja” e taksave per 95% te shqiptareve nuk mbaron ketu. 60 dite nga sot qe po flasim do ulet edhe nje takes tjeter. Per cdo udhetim qe do beni drejt Kukesit ose nga Kukesi drejt zonave te tjera te Shqiperise do paguani 5 euro. Kjo eshte dhurate qe jua ben Edi Rama me rastin e dhenjes me koncension te mirembajtjes se rruges se Kombit.

Premtimi i dyte:

Ne 11 Shtator 2013 Edi Rama tha: “Jemi zotuar se do të krijojmë 300 mijë vende të reja pune. Do të gdhihemi e ngrysemi në betejën për t’ia dalë dhe jam besimplotë se do t’ia dalim, që Shqipëria e pas katër viteve nga sot, të jetë hapësira e punësimit real jo tuneli i rritjes së papunësisë.”

Vetem ne Tirane nga aksioni kunder informalitetit ne vitin 2015 sipas raportimit te Velines se Pergjithshme te Tatimeve u mbyllen 40 mije vende pune kurse ne te gjithe Shqiperine u mbyllen 74 mije vende pune.

Prej hapesires se punesimit real, qe ekziston vetem ne koken e Kryeministrit, ja mbathen nga syte kembet vitin e kaluar 60 mije shqiptare vete ne Gjermani dhe 200 mije te tjere aplikuan per ne SHBA. Per vitin 2016 Presidenti i Entit Federal për Migrimin dhe Refugjatët në Gjermani, Manfred Schmidt deklaroi para disa ditesh se:

“Ne kemi një numër shumë të madh azilkërkuesish këtu në Gjermani. Gjatë këtij viti kemi llogaritur që kanë ardhur 450 mijë të tillë. Kryesisht, vendi nga vijnë më së shumti është Siria, por ajo që ne na shqetëson më tepër aktualisht është se vendi i dytë nga vijnë ata është Shqipëria. Për një kohë të shkurtër na kanë ardhur rreth 30 mijë aplikues.

Te njejten gje thone edhe autoritetet Holandeze dhe ato Belge qe po mbyten nga fluksi i emigranteve shqiptare qe zene vendin e dyte pas refugjateve siriane.

Premtimi i trete:

Ne 11 Shator 2013 Edi Rama deklaroi: “Jemi zotuar se uji në rubinet dhe në parcelë nuk do të jetë më temë fushate elektorale në vitin 2017. Programi ynë parasheh realizimin e këtij zotimi me etapa të përcaktuara qartë. Unë dua të ndaj me ju sot, bindjen time se në mbylljen e këtij mandati, do të jetë mbyllur edhe odiseja e etjes për ujë të njerëzve e të tokave të këtij vendi.”

Qe tokat do kishin uje qe tju thahej etja as qe e kam menduar ndonjehere, por sot qe flasim nuk mund te gjej as dhe nje ujesjelles te vetem te ndertuar nga Edi Rama. Premtimi e gjithe Shqiperia 24 ore uje brenda mandatit te pare 4 vjecar, mbetet nje genjeshter e madhe e Edi Rames pasi edhe ne Surrel vetem pak shtepi kane 24 ore uje.

Premtimi i katert:

Ne 11 Shator 2013 Edi Rama deklaroi: “Jemi gati për një transformim të madh në shërbimin doganor dhe tatimor me konsulencën e Agjentëve të Kurorës (Crown Agents). Organizata e famshme britanike do të na asistojë qysh në ditët e para të qeverisjes për t’u dhënë doganave e tatimeve, fytyrën dhe mirësjelljen e Shqipërisë Europiane; për të rritur të ardhurat në buxhet, jo duke tkurrur biznesin me kontrolle të dhunshme e gjoba arbitrare, por duke vendosur rregulla të qartë, të qëndrueshëm e të respektuar nga të dyja palët; për të ecur më shpejt drejt shpartallimit të mbretërisë së ryshfetit në dogana e tatime.”

Eshte e kote te them se si Agjentet e Kurores moren nja 20 milion euro dhe mblodhen me pak te ardhura doganore se sa mblidheshin para se ata te vinin tek ne qe ti jepnin doganave shqiptare fytyren dhe miresjelljen e Shqiperise Europiane sipas vizionit te Kryeministrit.

Vetem nga rritja e taksave dhe mosmbledhja e tyre, buxhetit i mungojne rreth 900 milion dollare ne tre vitet e qeverisjes se Rames. Mosmbledhja e taksave dhe evazioni fiscal jane ne themel te rishikimit ne ulje te buxheteve te tre viteve.

Ne vitin 2014 buxheti u ul me 7 mld leke ose 65 mln $. Ne vitin2015 te ardhurat ne buxhet u ulen me 36 miliard leke ose rreth 350 milion $ kurse ne vitin 2016 buxheti eshte ulur me 4 miliard leke dhe pritet te ulet edhe me 4-6 miliard leke te tjera ne fund te Dhjetorit.

Premtimi i peste:

Ne 11 Shator 2013 Edi Rama deklaroi: “Jemi zotuar se shërbimet nuk do të varen nga xhepi, po nga nevoja. Ne do të themelojmë Shërbimin Kombëtar Shëndetësor që do ta blejë shërbimin nga shteti dhe do ta ofrojë atë pastaj pa sigurime shëndetësore e as para në dorë, për të gjithë pa dallim. Shëndetësia falas nuk është një sadaka që bie nga qielli, po një e mirë publike që i ofrohet çdo njeriu në nevojë për kujdes shëndetësor. Debatin a bëhet a s’bëhet, unë jam i gatshëm ta vazhdojmë pas katër vjetësh mu tek sheshi i Spitalit “Nënë Tereza”, mbi provat e kësaj reforme radikale jo mbi hamendjet e atyre që thonë bëhet apo atyre që thonë s’bëhet.”

Bazuar mbi sa me siper jemi ne pritje qe Z. Rama te caktoje daten kur do debatoje per shendetesine falas tek sheshi I spitalit ne menyre qe qytetaret te vine ta zene me veze sikurse zune ministrin e tij te shendetesise.

Po ju kujtoj edhe fjalet e nje aleati tuaj ne qeverisje i cili para ndonje muaji shendetesine falas e quajti perralle.

Sigurisht ka edhe njerez qe perfitojne falas ne shendetesi. Eshte Vilma qe fiton me koncesionet sikurse fiton edhe ajo kioska ne Berat e cila koncensionin e hemodializes prej 86 milion euro e shiti per 300 mije dollare ne nje rast te paster rryshfeti. Shpresoj qe Z. Brace qe mbahet si “kampion” I luftes ndaj korrupsionit di drejtohet prokurorise dhe te kerkoje te hetohet ky koncesion.

Dhe meqenese minutat mbaruan por jo genjeshtrat e kryeministrit me lejoni zoti Kryetar te flas edhe per nje te fundit:

Ne 11 Shator 2013 Edi Rama deklaroi: “S’desha të mërzis me një fjalim të gjatë publikun që na ndjek me kërshëri. Por megjithatë s’mund të mos rendis më tutje një sërë pikash të rëndësishme të programit tonë: Plani Kombëtar i Transportit do të përmbajë përfundimin e ndërtimit të rrjetit kombëtar të rrugëve, duke përfshirë arterie strategjike si Korridori i Gjelbër Autostradal Veri-Jug; Korridori i Kaltër Veri-Jug dhe Rrugen e Arberit.

Rëndësi të veçantë do të marrin lidhjet me rrjetet rrugore të rajonit të Ballkanit. Do të realizojmë gjithashtu investime në rrugët rajonale, të fshatrave dhe qyteteve me qëllim lidhjen me të mirë të tregut me qendrat e prodhimit.”

Rezultati pas kater vitesh eshte qe as korridor te gjelber dhe korridor blu, rruge te Arberit, lidhje me rrjetet rrugore te Ballkanit, rruge rajonale, rruge ne qytete e fshatra nuk ndertove po se paku te kishe perfunduar autostraden Tirane-Elbasan, bypasin e Fierit dhe Rrugen Lin-Pogradec te cilat si i gjete ashtu i ke lene.


Fjala në Parlament e deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho

Read More
01 Dhj
0

Qeveria e taksave më të larta në rajon

I nderuar zotni kryetar!

Të nderuar kolegë deputetë!

Të nderuar qytetare e qytetarë!

Projektligji për buxhetin e vitit 2017 i paraqitur sot për miratim,është një përqasje e qartë propagandistike e kësaj qeverie, me qëllim që ta vendosë buxhetin e vitit 2017 në funksion të fushatës parazgjedhore.

Në fakt, buxheti për vitin 2017 i ngjan shumë atyre të dy viteve të fundit dhe është i mbushur me shpenzime të kota, por dhe objektiva e prioritete të paqarta e të pa arritshme.

Sërish bien në sy financimet për koncesionet, për fasada të kryeministrisë, por dhe për arredime zyrash, makina etj. për ministritë, që këtë herë arrijnë në masën 25 milion euro, duke na treguar se dhe në këtë projekt-buxhet, koncesionet dhe fasadat mbeten sërish dy mënyrat më të preferuara të kësaj qeverisjeje për të abuzuar me fondet publike.

Qeveria e taksave më të larta në rajon,  qeveria “Rama” ka  mbledhur  më pak se çdo vend tjetër në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe vazhdon të  ulë nivelin e të ardhurave edhe në buxhetin e  ri, duke vërtetuar edhe njëherë “dëshirën e qeverise” për të mos ulur kontrabandën dhe evazionin galopant në karburante, cigare, e tjerë,por duke shtrydhur biznesin shqiptar, duke i kërcënuar me burg dhe gjoba stratosferike, të cilat do të sjellin vetëm dështim dhe falimentim të tyre.

Filozofia e këtij projekt-buxheti është shumë e rëndësishme për kuptuar shkaqet se pse vendi ndodhet në krizë totale ekonomike, në varfëri, në papunësi, një pamundësi të 46% të shqiptarëve për të dalë nga nivel i mjerimit, siç e shfaqin edhe statistikat e fundit të Bankës Botërore, një pamundësi të biznesit për t’u zhvilluar për të hapur vende pune.

Nuk ka investime të reja strategjike që do t’i paraprinin zhvillimit. Nuk ka rrugë të reja,
nuk ka asnjë urë të re, asnjë shkollë të re, sepse paratë që duhet të destinoheshin për këto investime kanë përfunduar dhe siç shihet sërish do të përfundojnë përmes skemave korruptive në xhepat e një grushti të vogël njerëzish dhe në xhepat e qeveritarëve të korruptuar shqiptarë.

Por këtu dua të përqendrohem tek një pikë e rëndësishme, tek evitimi i përmbytjeve që ky projektbuxhet mesa duket nuk e merr parasysh sa duhet, duke minimizuar çuditshëm një prej problemeve me të cilin po përballemi me një shpeshtësi në rritje këto vitet e fundit.

Bëhet fjalë për një problem me të cilin nuk përballet, tashmë, vetëm zona veri-perëndimore (Shkodër- Lezhë), por pjesa më e madhe e vendit. Dhe siç e kanë evidentuar edhe specialistët e kësaj fushe, ka ardhur koha pёr tё menduar seriozisht pёr kёtё
me njё plan tё mirёartikuluar dhe natyrisht me ndёrhyrje tё mirё programuar dhe vetёm nё kёtё mёnyrё mund t’i dalim pёrpara situatave. Java e parë e muajit nëntor e tregoi më së miri se me ç’situatë të vështirë mund të përballemi.

Por më rezulton se në projekt-buxhet nuk korrespondojnë pritshmëritë e ministrit Panariti, i cili në komisionin e veprimtarive prodhuese përsa i përket buxhetit të vitit 2017 për bujqësinë, u shpreh se do të përdoret veçanërisht për kanalet kulluese, si masë për parandalimin e përmbytjeve, ndërkohë që në relacionin e projektbuxhetit fq. 43, pika 4.3.3, nuk e jep aspak si një prioritet. Jo vetë kaq, por nuk e përmend fare.

Kjo përforcohet edhe nga buxheti i detajuar në zërat përkatës. Për vitin 2017 krahasuar me 2016, vërejmë se: Ulen me 2.5 miliardë lekë fondet për “kanalet e ujitjes dhe kullimit”, pothuajse 60% më pak, duke u planifikuar vetëm 1.7 miliardë leke, nga 4.2 miliarde që janë të planifikuara per vitin aktual.

Madje keni ulur edhe fondin që mund t’i vinte në ndihmë bashkive nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve. Ndonëse janë planifikuar 9.5 miliardë lekë për FZHR-ne e infrastrukturë vendore, kjo vlerë rezulton të jetë 200 milionë me e ulët sesa vlera e parashikuar për vitin 2016.

Nga ana tjetër si deputete e Qarkut të Shkodrës nuk mund të rri pa përmendur që në listën e investimeve që qeveria shqiptare do të kryejë në infrastrukturën problematike të këtij qarku është vetëm rikonstruksioni i rrugës Shkodër(mbikalimi i trenit) –Mes.

Një diferencim i qartë krahinor, e në këtë këndvështrim do ta quaja më diskriminuesin deri më tani. Nuk gjeta asnjë shenjë për fondin e kompensimit të familjeve të përmbytura të nënshkodrës.

E nga ana tjetër, buxheti vazhdon për të katërtin vit rradhazi ta rris oborrin kryeministror, edhe me 43 punonjes te tjerë që normalisht do t’i duhen për fushatën e vitit që po vjen.

Po ashtu,rriten me 1.5 miliarde leke apo 2% shpenzimet operative të qeverisë krahasuar me buxhetin 2016, dëshmi mjaft e qartë e filozofise qeverisese e cila ka tendencen te rrise vit pas viti shpenzimet e luksit.

Ndonëse varfëria është ulur këmbëkryq,
nuk rriten me as edhe një qindarkë fondet për ndihmen ekonomike.

Në këtë buxhet për vitin 2017, ulen me 204 milionë lekë investimet në përkujdesin social,
ulen me 241 milionë lekë investimet në “planifikimin urban dhe strehimin”.

Prandaj, ta quash këtë projekt-buxhet, si projektbuxheti i qytetarit, siç bëri ministri i financave, është tallja më e hapur që mund t’i bëhet shqiptarëve sot.  T’i thuash se ky është
projekt-buxheti i punësimit të 16 mijë vendeve të reja të punës, i shëndetësisë falas,i investimeve, dhe përkrahjes sociale, kur të ardhurat mendon t’i rrisësh nga shtimi i taksave, pa krijuar asnjë kusht për rritjen dhe zgjerimin e bizneseve në këtë kohë krize, në rastin më të mirë do ta quaja mashtrim.

Sot besoj se në këtë vend nuk ka njeri, perveç atyre që i shërbejnë Edi Ramës që nuk sheh se në Shqipëri, në vend të 300 mijë vendeve të premtuara të punës, kemi 300 mijë vetë që kanë ikur e mijëra të tjerë që duan të braktisin vendin.

Besoj se në këtë vend nuk ka njeri, përveç atyre që i shërbejnë Edi Ramës që nuk sheh se në vend të shëndetësisë falas, është instaluar një sistem korruptiv dhe plaçkitës me miliona euro koncesione klienteliste.

Besoj se nuk ka njeri që nuk sheh paligjshmërinë dhe inkriminimin, që nuk dallon se kjo qeverisje që është  sa arrogante, aq dhe e korruptuar, është dhe po aq e paaftë për ta kuptuar në varfërinë dhe situatën e pashpresë ekonomike ku ka zhytur vendin.

Ky është buxheti i katastrofës, buxheti i zhvatjes së mëtejshme të qytetarëve që paguajnë taksa gjithmonë e më të larta dhe plaçkitjes së taksave të tyre nga një grusht qeveritarësh.

Urimi më i mirë që mund të bëhet sot është: “Qoftë ky projektbuxheti juaj i fundit!”


Fjala në Kuvend e Irma Koplikut, 1 dhjetor 2016

Read More
01 Dhj
0

Ky buxhet braktis investimet dhe shërbimet për qytetarët dhe majm tenderat për fasada dhe luksin e qeveritarëve

Projektbuxheti i vitit 2017 konfirmon dështimin e “Rilindjes” në të gjitha fushat e qeverisjes dhe mosmbajtjen e asnjë prej premtimeve elektorale që e sollën atë në pushtet.

Rama premtoi ulje taksash për 95% të shqiptarëve, por për të katërtin vit radhazi, vazhdon të thellojë barrën fiskale me 10 milionë dollarë të tjera, duke e çuar barrën fiskale në kurriz të qytetarëve dhe bizneseve, në 4 vjet, në 430 milionë dollarë.

Rritja progresive e taksave solli varfërimin progresivisht të qytetarëve  dhe thelloi rënien e ekonomisë.

Taksat e larta i sjellin me pak para arkës se shtetit. Ato çojnë ne rritje te informalitetit, rrisin praktikat abuzive dhe korruptive te pushtetarëve dhe lenë më pak para ne duart e qytetareve për konsum dhe bizneseve për investime.

E kundërta ndodh kur taksat ulen. Prandaj PD është për ulje taksash, për taksë të sheshtë 9% dhe për TVSH 15%.

Rama premtoi rritje të pagave dhe pensioneve, por pagat u ngrinë në tre vitet e para të qeverisjes.

Dhe tani, po rrit pagat vetëm 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare. Të gjithë e kuptojnë se kjo nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim elektoral.

Serioziteti për mbajtjen e premtimeve të dhëna, tregohet që në fillim të marrjes së mandatit dhe jo javët e fundit të tij.

Rritja e pagave në mars 2017, do të bëhet në masën 10%, ndërkohe që inflacioni i mallrave të shportës rezulton dy here me i larte, 21% gjate këtij mandati, duke mundësuar kështu, kompensimin e vetëm të gjysmës së fuqisë blerëse te humbur si pasoje e rritjes se çmimeve.

Pra e thënë ndryshe, nuk do të ketë rritje të pagave reale. Ato do të vazhdojnë të jenë në rënie të ndjeshme dhe nuk do të mbulojnë as gjysmën e rritjes së çmimeve të shportës bazë.

Për pasojë, fuqia blerëse do të jetë 15% më e ulët dhe do të ketë 15% më pak konsum.

Rriten me 1,5 miliardë lekë shpenzimet operative të qeverisë.

Kjo qeveri nuk ka prioritet investimet publike, që sjellin rritje ekonomike, përkundrazi, prioritet ka të rrisë shpenzimet e veta për dieta, karburant, udhëtime e zyra luksoze.

Ky buxhet braktis investimet dhe shërbimet për qytetarët dhe majm tenderat për fasada dhe luksin e qeveritarëve.

Investimet e luksit për kulla dhe fasada,  me kosto shumë të lartë dhe për efekt elektoral, rezultojnë sot si metoda më e mirë e kamufluar, por dhe më korruptive për të gllabëruar paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Është i katërti buxhet, që nuk ka filluar asnjë rrugë e re. Vetëm 9.4% e investimeve janë për projekte të reja.

Nuk ka përfunduar asnjë projekt në rrugë në këto 4 vjet, të nisura që në kohën e qeverisë Berisha.

Rruga kombëtare Qafë Thanë-Lin-Pogradec, nuk po thotë më kush, të përfundojë, por të paktën të bëhet e kalueshme për automjetet në hyrje të qytetit të Pogradecit.

Punimet janë braktisur fare nga kontraktori dhe rruga është në gjendje të mjerueshme. Por askush nuk pyet që u shkatërruan të gjitha autoveturat dhe kamionët e shumtë që kalojnë në drejtim të Korçës dhe Greqisë.

Rruga Qukës-Qafë Plloçë. Vetëm 2.7 miliardë lekë janë planifikuar në buxhetin 2017. Ishte planifikuar të përfundonte në vitin 2018, por me këto ritme, nuk ka për të përfunduar kurrë.

Rruga Tiranë-Elbasan, e nisur ne vitin 2011. Që nga viti 2013, qytetarët vazhdojnë të lëvizin në të njëjtën rrugë, asnjë segment i ri nuk ka përfunduar.

“I jemi borxh Kolonjës” tha kryeministri . Po pse, tani u kujtuat për të larë borxhet ju zoti Rama? Po këto 26 vjet që ka fituar e majta, pse nuk jeni kujtuar për detyrimet që keni për këtë zonë që ju ka votuar?

Po këto tre vjet që keni qeverisur ju zoti Rama, çfarë keni bërë për atë zonë? Asgjë.

Keni rikonstruktuar sheshin kryesor të qytetit si fasadë dhe e keni lënë Ersekën, të pasur me burime ujore, vetëm me dy orë ujë të pijshëm në ditë.

Meqë shkove tre herë këtë muaj në Ersekë, a e konstatove gjendjen e mjerueshme të rrugës Korçë-Ersekë?

Ka filluar që në vitin 2011. Dhe vetëm 40 milionë lekë ke planifikuar në projektbuxhetin e vitit 2017 për këtë rrugë.

Me kaq pak fonde, edhe kjo rrugë nuk ka për të përfunduar kurrë.

Vonesat në përfundimin në afat të rrugëve, do të çojnë në rritjen e kostos të përfundimit të tyre.

Buxheti i vitit 2017, për sektorin bujqësor dhe zhvillimin rural ne tërësi, ka vetëm propagande ndaj fshatit dhe fermerëve dhe pothuajse asnjë aksion konkret  për te ndihmuar realisht prodhimin bujqësor vendas.

Me këtë buxhet mbyllet mandati 4 vjeçar i kësaj qeverie, dhe në 4 vjet nuk u mbajt asnjë prej premtimeve te shpallura  ne programin elektoral, për mbështetjen e sektorit bujqësor dhe industrisë agroushqimore.

Nuk do të ketë politika fiskale që synojnë uljen e drejtpërdrejtë të çmimeve të inputeve bujqësore.

Nuk do të ketë heqje të akcizës dhe taksës së qarkullimit të naftës që përdoret në bujqësi.

Fermerët nuk do të përfitojnë direkt nga skemat mbështetëse për bujqësinë. Përfitues do të vazhdojnë të jenë vetëm klientët e qeverisë.

Drejtues të qeverisë me mburrje flasin për të ashtuquajturin “Programi për fermerët”, për reforma të thella dhe për një bujqësi të rilindur.

Por këto reforma nuk janë gjë tjetër veçse një demagogji e pastër për të mashtruar fermerët.

Programi “ujë në çdo parcelë” është pjesë e kësaj demagogjie.

Objektivi është që për vitin 2017, sipërfaqja e tokës nën ujë të arrijë në 225 mijë Ha. E thënë ndryshe, për vitin 2017, duhet të futen nën ujë edhe 69 mijë ha, dyfishi i sipërfaqes të raportuar për vitin 2016, që praktikisht është e pamundur.

Por si mund te arrihet kjo, kur realizimi i investimeve ne gjashtemujorin e pare te vitit 2016, sipas shifrave zyrtare te Ministrise se Bujqesise, ne zerin “Infrastruktura e kullimit dhe ujitjes”, eshte vetem 54%?

Por si mund të arrihet kjo, kur, per vitin 2017, ulen me 25 milionë dollarë, ose 60% më pak se viti 2016, fondet në zërin “Menaxhimi i infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes”?

Pakësimi i fondeve do të ndikojë jo vetëm në sipërfaqen e ujitshme, por edhe në kullimin, ku çdo vit po përmbyten me mijra Ha tokë bujqësore, duke shkuar dëm mundi dhe djersa e fermerëve.

Si pasojë e përmbytjeve të vazhdueshme, rreth 15 mijë Ha tokë bujqësore, është kthyer në tokë djerë.

Në programin elektoral dhe të qeverisë socialiste thuhej se do të investoheshin 160 milion dollarë për të rimëkëmbur sistemin e ujitjes dhe kullimit, brenda një periudhe 4 vjeçare.

Në katër vjet, për ujitjen dhe kullimin  janë shpenzuar vetëm 9.4 miliardë lekë, ose 80 milionë dollarë. Pra vetëm gjysma e këtij premtimi të bujshëm u realizua.

Rama shkon dhe takon fermerët dhe ju thotë se për qeverinë bujqësia është prioritet. Por si mund të jetë prioritet bujqësia, kur buxheti për bujqësinë, për vitin 2017, është 9 milionë dollarë, ose 9%, më i ulët, krahasuar me aktin normativ 2016?

Në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ministri i bujqësisë kërkoi mbështetje nga qeveria, për të akorduar një fond prej 12 milionë euro, për ta vënë në dispozicion  për Fondin Kombëtar të Garancisë për bujqësinë dhe zhvillimin rural, 1 miliardë lekë që qeveria duhet të bashkëfinancojë për projektin e Bankës Botërore për ujitjen, për të futur 20 mijë Ha nën ujë dhe 280 milion lekë subvencion për uljen e përqindjes të interesave për kreditë për fermerët.

Atëherë, përse Rama në takimet me fermerët thotë se për qeverinë bujqësia është prioritet, mburret dhe propagandon me bujë projektin e BERZH për kreditë për fermerët dhe projektin e Bankës Botërore për ujitjen, ndërkohë kur ai, nga financimi i brendshëm, nuk i ka dhënë as edhe një mbështetje këtyre projekteve, duke mos ju përgjigjur me detyrimin që ka qeveria shqiptare si bashkëfinancues?

Do te 5 fishojme financimin publik per skemat mbeshtetese te bujqesise, ka qene nje tjeter premtim i bujshem i PS.

Po si paraqitet ne fakt realiteti?

Janë planifikuar 2 milionë dollarë, ose 10% më pak, subvencione për fermerët. Nga viti 2014 dhe në vazhdim, është ulur me 4-5 herë, numri i përfituesve, krahasuar me periudhën 2006-2013 dhe 70% e subvencionit u jepet vetëm 40 fermave me lidhje klienteliste.

PD do të planifikojë 1,5% të PBB në vit, 100 milion euro buxhet për subvencione për çdo fermer, për të 300 mijë familjet fermere, pa burokraci, pa NIPT, në vartësi të prodhimit bujqësor ose blegtoral dhe 50 milionë euro të tjera për infrastrukturën bujqësore.

Bazuar në këtë analizë, mund të themi me plot gojën se me këtë buxhet, qeveria e braktisi përfundimisht mbështetjen për bujqësinë dhe do tua bëjë akoma më të vështirë jetën fermerëve shqiptarë.

Ky është buxheti që rrit varfërinë e qytetarëve dhe që ndihmon të fitojnë një grusht njerëz, klientë të qeverisë, dhe qeveritarë, të cilët do të vazhdojnë të shtojnë pasuritë e tyre, duke vjedhur ku të mundin dhe sa të mundin.

Kjo oligarki e re e bizneseve klient të qeverisë, me miliardat e fituara nga grabitja e parave publike nëpër tendera dhe koncesione, do të mobilizohet që të sigurojë votat që do t’i duhen “Rilindjes” vitin e ardhshëm në zgjedhjet parlamentare.

Ky është buxheti i fundit i një qeverie që erdhi në pushtet me premtime të mëdha, nga të cilat nuk ka realizuar asnjë, por e ka zhytur Shqipërinë në mjerim, krim, korrupsion dhe drogë. Së fundmi edhe televizioni publik britanik BBC, e cilëson Shqipërinë si prodhuesin më të madh të kanabisit ne Evropë.

Për këto arsye, është kjo qeveri, që i ka mbyllur dyert integrimit evropian të Shqipërisë dhe fajin mundohet t’ja hedhë opozitës, mediave dhe parlamentarëve evropianë.


Fjala në Parlament e Gjergji Papës, 1 dhjetor 2016

 

 

 

 

Read More
01 Dhj
0

Kjo nuk është shëndetësi falas, është tmerr falas, që duhet të marrë fund

Shpresoja shumë, meqënëse ishte buxheti i fundit që hartohej nga kjo Qeveri, që Kryeministri të fliste si kreu i saj e jo si përfaqësues i klaneve, klientëve dhe sponsorve. Sot Edi Rama kishte ditën që të distancohej nga zhytja në korrupsion. Sot vërtetoi atë që vetë Ministri i Shëndetësisë thotë në ccdo tavolinë: Që nuk ka ccfarë të bëjë, se është Kryeministri që e urdhëroi për koncesionet dhe paratë i merr ai abuzivë.

 

Sot Edi Rama nuk foli si përfaqësuesi i atyre që të dhanë votën, por si përfaqësuesi i atyre që i blenë karriken ku është ulur.

 

Sot Edi Rama përsëri tradhëtoi qytetarët!!!

 

Ky është buxheti i fundit që kjo qeveri po harton, dhe një bilanc mes premtimeve dhe realizimeve është plotësisht i mundshëm pasi ka filluar countdown – numwrimi mbrapsht.

 

Po sa janë përmbushur premtimet elektorale të Ramës dhe rilindasve të tij?

 

  1. Premtoi atëherë Rama opozitar, 300 mijë vende pune, duke bërtitur me të madhe asokohe se numri i të papunëve ishte 1 milionë persona. E nëse shfleton statistikat e INSTAT që sot drejtohet (për herë të parë) politikisht nga këshilltarja e Ramës, pavarësisht manovrave të shumta, me ngatërrim nocionesh midis punësimit dhe formalizimit (ku futet edhe pagimi i siguracioneve për të vetëpunësuarit kryesisht në fshat, qoftë edhe një muaj), as 1 milionë të papunë s’u bënë kurrë, as 300 mijë të punësuar s’po bëhen e s’do bëhen. Tani Rama duhet të dalë e të sqarojë a ishin 1 milionë të papunë kur ishte në opozitë apo nuk ishin? Cc’u bë me ta? Rama ose duhet të na llogarisë 1 milionë të papunët, ose të pranojë që ka mashtruar, sicc edhe duhet të pranojë që premtimi për 300 mijë vende pune është mashtrim se s’do t’i bëjë kurrë.

 

Vende pune ka, thotë Rama, por jo profesionistë. Po ccfarë ofron ai për shqiptarët cilët janë zanatet ku kërkohen profesionistë?

–        Ofrohen vende pune por jo në Shqipëri në azil (200 mijë shqiptarë janë larguar në vitet e fundit dhe 80% e tyre të rinj nën moshën 35 vjecc),

–        ofrohen vende pune në kultivim apo prodhim apo transport hashashi në Shqipërinë që e ka kthyer suksesshëm në Kolumbinë e Ballkanit,

–        ofrohen vende punë në Sharrë, pa kontratë e siguracione, pa standarde e kushte ku mund të humbësh edhe jetën nën plehra, sicc e humbi nëna që la pas 2 fëmijë apo Arditi vetëm 17 vjecc që punonte turn i tretë për të blerë librat e shkollës.

 

Zanatet më të kërkuara tani janë: azilant, kanabist.

 

2 – Rama premtoi taksa më të ulëta dhe jetë më të mirëqenë për 97% të qytetarëve shqiptarë. Jo vetëm që rriti të gjitha taksat, apo i dyfishoi ato, por zhyti në mjerim e varfëri gati gjysmën e popullsisë.

 

Herën e fundit, në këtë sallë, Rama më këshilloi të zbrisja nga kulla e të lexoja edhe dicka tjetër përvec shëndetësisë.

 

Nuk do ndalem te pjesa e “kullës” që ai e përmend rëndom pasi jam e sigurt që e ka Frojdjane se i kujton mbase fotot në plazh, ngjyrat e ndezura etj, por  dua t’i referohem raporteve të Bankës Botërore dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare dhe kombëtare.

–        Banka Botërore, në raportin e fundit shkruan qartë: Niveli i varfërisë (Poverty rate) në Shqipëri është 47.5%. (http://pubdocs.worldbank.org/en/159411478200087521/Albania-Snapshot-Oct2016FINAL.pdf). Dua tja jap raportin e Bankës Botërore edhe Ministrit Ahmetaj, pasi jam e bindur që s’e ka lexuar. Gjithashtu dua t’i kujtoj që Pensionet sociale nuk i shpikën socialistët. Ata që sot marrin pension social, edhe në kohën tonë merrnin ndihmë. Juve thjesht i keni ndërruar emrin e bëni sikur kushedi c’keni bërë dukë vazhduar mashtrimin e madh…

–        Papunësia është 17%, papunësia ndër të rinj mbi 33% ndër gra 50%

–        200 mijë azilantë në 3 vjet, 200 mijë aplikantë në një vit për green card (10% e popullsisë). Kjo s’është gjë tjetër vecse spastrim i popullsisë. Emigracioni po plak popullsinë, po dështon sistemin e pensioneve, po falimenton biznese në sektorë kyc të ekonomisë…

–        Korrupsioni gangrenë e cdo sektori të ekonomisë, që po shkel të drejtat kushtetuese të njeriut.

–        Dhe tani shtoji edhe rrezikun prej drogës që ka pushtuar Shqipërinë.

 

Shoqatat ka kohë që kanë vënë alarmin:

–        Mbi 100 mijë fëmijë janë të kequshqyer (nëse ministry përmendi 59 fëmijë e po e marrim të mirëqenë, po 41 mijë fëmijët e tjerë që nuk kanë mundësi të hanë vafte mjaftueshëm, të blejnë libra e të shkojnë në shkollë???)

–        Mbi 50 mijë fëmijë punojnë në rrugë osë Sharrë

 

3 – Rama premtoi rimbursim 100% të ish të përmdjekurve, atyre që janë ende gjallë në vitin e parë dhe brenda 4 viteve të gjithë ish të përndjekurit. Por nësituatë të trishtë ku varfëria mbizotëron vendin, në këtë bilanc skamje … Rama, sfidon sot ish të përmdjekurit, dukë shkelur mbi vuajtjet, torturat, dënimet, internimet, vrasjet, persekutimet, denigrimet e mbi të gjitha shkatërrimin e vlerave kombëtare, kulturore, sociale, ekonomike etj që janë ndër krimet më të rënda të regjimit komunist në Shqipëri.

 

Me rikthimin e simboleve të diktaturës po I heq shqiptarëve edhe të drejtën për të refuzuar diktaturën. Në fillim provokoi me shallin e kuq, më pas me portretin e Enver Hoxhës, tani me bunkeret dhe yllin e kuq 5 cepësh – simbol i diktaturës, dhunës dhe urrejtjes së diktaturës komuniste.

A është provokim???!!!! Apo thirrje e gjakut të etërve të tij biologjikë apo shpirtërorë!!!???

 

Me arrogancën e pushtetit harxhoi miliona për ta ndërtuar dy herë bukerin duke I bërë karshillëk edhe Havzi Nelës që u pushkatua me firmën e të atit. . . apo sfiduar vuajtjet e cdo ish të përndjekuri apo familjari të tyre…Harxhoi miliona për strehimin e tij dhe nuk u kujtua për familjan Curri me 7 fëmijë që prej 7 vjetësh jeton në vuajtje e mjerim Brenda një bunkeri. Me shumë pak para, me një ndihmë ekonomike apo me një punë, mund të dilte kjo familje nga bunkeri, nga varfëria…

Zv. Presidenti I Parlamenti Europian, Alejandro Vidal Quadras në një fjale të mbajtur në Parlamentin Europian shprehet: “Konfrontimi midis totalitarizmit dhe liberalizmit ka rilindur. Pra rrëzimi I komunizmit nuk ishte fundi I historisë, por ishte thjeshte një “cofee break” në luftën për liri.”

 

4 – Le të vijmë te Shëndetësia Falas…Po ju citoj një fjalim të Ramës në 2013.

“Shëndeti është një e mirë publike dhe jo një mall që duhet blerë me para, shqiptarët do të shohin se vota e tyre ka vlejtur”. Rama më tej vë theksin te “domosdoshmëria e ndryshimit të sistemit tashmë të falimentuar plotësisht të shërbimit shëndetësor përmes kontributeve dhe zëvendësimit të tij me sistemin universal, ku shërbimin shëndetësor e blen shteti përmes Institutit Kombëtar të Shërbimit Shëndetësor dhe pastaj ua shpërndan qytetarëve sipas nevojës që ata kanë dhe jo sipas mundësive të tyre financiare.”

 

Grafiku më poshtë bën krahasimin e buxhetit të shëndetësisë nga viti 2009 deri në 2017.

 

 

Pra, shihet qartë që barra e kontributeve në buxhet jo vetëm nuk është ulur por është rritur nga 18% në vitin 2012 në 25% në vitin 2017.

 

Pra shëndetësia falas, ka dështuar, ka qenë kokë e këmbë mashtrim… Rama duhet sot të dalë ose pranojë që sistemi është I dështuar, ose pranojë dështimin e reformave në shëndetësi e që “shëndetësia falas” ka qenë mashtrim elektoral.

 

Sot, shqiptarët jo vetëm nuk marrim shëndetësi falas, por përkundrazi marrin vuajtje falas, mundime falas. Sot spitalet janë si në gjendje lufte ku mungon gjithshka.

Sot, fëmijët me leucemi janë në dorë të ministrit nëse do t’I lindë në zemër për të cuar dikë që dorazi, në valixhe të sjellë ilace.

Sot, pacientët me HIV/AIDS po humbin jetën sepse Ministri thjesht nuk është I përgjegjshëm për të kryer detyrën e tij për të siguruar kurat por po mendon për koncesionin e rradhës. 6 pacientë me HIV/AIDS kanë humbur jetën në një hark kohor prej 10 ditësh dhe ende sot ka mungesa në kurat e tyre.

Sot, të sëmurët me kancer që vijnë nga anë e anës, shtypen në rradhë të gjata për të marrë një faturë për t’u kuruar. E më pas… rradhë për kurën që shpesh edhe s’e sigurojnë dot. E për të mundësuar kurën, ose duhet të marrin borxh ose kredi me interesa të larta ne bankë… ose të rrinë në shpresë të Zotit shtrirë në lulishten përpara QSUT…

Sot qendrat shëndetësore janë të rrënuara se askush nuk vë dorë në to…

Sot, kur mjekët arrestohen për të cliruar përgjegjësit e vërtetë që e kanë rrënuar, e shkatërruar tërë sistemin shëndetësor.

Sot, kur ilacet që blen në farmaci nuk bëjnë efekt sepse nuk janë të kontrolluara dhe një pjesë kanë hyrë kontrabandë e janë fallco.

Sot gratë prej 2 vitesh ende presin përgjigjen e mamografive…e në këtë pritje të gjatë shumë prej tyre mund të kenë shëndet të përkeqësuar ose edhe mund të kenë humbur jetën….

 

A është kjo “Shëndetësia Falas” për të cilën votuan 1 milionë shqiptarë????

Kurrësesi JO!!

 

Po ku shkojnë paratë tona? Paratë e taksapaguesve shqiptarë???

 

Korrupsioni që ka uzurpuar tërë sistemin shëndetësor po shkel rëndë të drejtën kushtetuese për shërbim shëndetësor cilësor për qytetarët!!!

 

Këtu vjen edhe shpikja e Ramës dhe rilindasve…. me të famshmet PPP – Partneriteti Publik Privat. Plot 320 milionë Euro plus 50 milionë shtuar para disa javësh me shtimin e fashës së moshës nga 35 – 70 vjec për check up.

 

E filloi me check up- in. Atë e kishte gati, kishte gati edhe koncesionarin, ndaj edhe djallëzisht “qepi” koncesionin që I përshtatej mikeshës dhe sponsores së tij.

–        Plot 120 mln euro + 50 mln të tjera për cfarë?? Thjesht për shërbim taksi…se pjesën tjetër të punës e kryen personeli I qendrave shëndetësore. Madje edhe nëse koncesionari – shoqe nuk e kryen shërbimin, përsëri paratë do t’I marrë – qyl sic thotë populli – pa bërë asgjë, sic mori për plot 111 mijë analiza check up të pakryera kurrë…ose 1,5 mln euro në vetëm 9 muajt e 2015…

–        Plot 120 mln euro + 50 mln euro të tjera dhuratë për një koncesion që nuk aplikohet askund në botë. Edhe atje ku është aplikuar dikur, ka dështuar dhe është hequr dorë, pasi kostot ishin më të mëdha se përfitimet e vogla individuale.

–        120 mln + 50 mln = 170 milionë euro për të nxjerrë burrat shtatzanë dhe gratë me prostat.

–        170 mln euro për të sjellë probleme financiare dhe psikologjike në familjet shqiptare pasi të gjithë I nxorri të sëmurë, pothuajse të gjithë I kanë përsëritur analizat te privati…

–        170 mln euro vetëm për check up, dhënë në konflikt total interesi pasi biznesi kryesor i koncesionarit ishte ai i tregëtimit duhan apo alkooli, e kurrësesi nuk mund të parandalojë sëmundjet që krijohen nga duhani dhe alkooli.

–        170 mln euro planifikuar vetëm për koncesionin e check up…por sa tendera të tjera spitalore I ka dhënë Ministri I Shëndetësisë shoqjes Vilma për kompaninë e saj farmceutike??????

–        Pra skema është e mirëmenduar. Nuk përfundon te check up….aty është vec fillimi I një zinxhiri të tërë tenderash dhe shumë fondesh publike gjoja për rritje të numrit të të sëmurëve, që përfundojnë në xhep të shoqes, transit për në llogaritë e Ramës dhe Beqes…

 

Por babëzia nuk paska fund…. Morën listat e votuesve dhe futen 19 mijë të vdekur…të cilët makutëria s’po I le as në varr rehat….po I ngre që atje, për të bërë një check up …për të parandaluar…cfarë mund të parandalohet pë rata që janë larguar nga kjo jetë????

 

Para disa ditësh më telefonoi një mik I cili më tregoi rastin e vjehrrës së tij që kishte shkuar të bëjë check up, por kishin refuzuar që t’ja bënin. I kishin thënë që e kishte bërë check up para 2 muajsh. Në fakt, zonja nuk kishte shkuar asnjëherë për të bërë check up. Por koncesionari kishte marrë emrat nga lista e votuesve dhe kishin shtuar kë kanë dashur…

Ndaj edhe është e TURPSHME të dalësh sot e të thuash që check up bëhet falas. Është e turpshme që I pari Kryeministri, më pas Ministri I shëndetësisë, pastaj ai I Brendshmi, pastaj I Mbrojtjes e më rradhë edhe deputëtet, edhe ata që e mbajnë veten për parimore, të dalin sot e të thonë që check up është falas.

 

Jo, CHECK UP NUK ËSHTË FALAS. Atë e paguajmë nga xhepat tonë, nga taksat tona. E paguaj unë, e paguani jut ë gjithë që jeni në këtë sallë, e paguajnë të gjithë shqiptarët, dhe e paguajmë shumë shtrenjtë.

 

Është turp Ministri I Financace të dalë sot e të thojë check up bëhet falas. Ndaj dua sot të llogaris sa kushton një analizë check up:

 

Rama kur doli të mbronte check up tha që një analizë e check up kushton vetëm 1800 lekë dhe më lirë se të privati. Le ta marrim të mirëqenë këtë. Po nëse I shtojmë edhe paratë për 111 mijë analiza chekp up të pabëra kurrë por fitim I pastër në xhepat e shoqes së Ramës – sa shkon cmimi I një analize check up??? Po nëse I shtojmë edhe paratë që kanë shkuar për të vdekurit që s’kanë si e bëjnë chek up në botën tjetër??? E  nëse I shtojmë edhe tërë ata qytetarë që shkojnë ta bëjnë check up por e gjejnë veten sikur e kanë bërë….a ma bën dot llogarinë Rama sa del një analizë check up??? Jam e sigurt shumë herë më e lartë se te private.

 

Check up jo vetëm që NUK ËSHTË FALAS!!! Përkundrazi ne ë paguajmë atë shumë shtrenjt!!!

 

E KJO NUK ËSHTË KURRËSESI SHËNDETËSI FALAS!!!

ËSHTË TMERR FALAS!!!

NDAJ DUHET TË MARRË FUND SHUMË SHPEJT!!!


Fjala në Kuvend e Albana Vokshit, 1 dhjetor 2016

Read More