Blog

01 Dhj
0

E majta i do aq shumë të varfërit, saqë sa herë vjen në pushtet e rrit numrin e tyre!

Ka pothuajse një muaj që diskutojmë mbi buxhetin e deri më tani, më është dukur sikur jemi kthyer pas në kohë. Kam dëgjuar ministra që kanë folur më shumë për të shkuarën, se për të tashmen e të ardhmen. E nuk kam dëgjuar një herë të vetme asnjë fjalim që të shpjegojë çfarë sjell ky buxhet..

Nuk kisha lexuar kurrë një relacion me më shumë retorikë, demagogji e fjalë boshe. Ia arritëm dhe kësaj dite, që dhe buxhetin ta mbushim me fjalë por pa shifra, ta kthejmë në relacion pa vlerë e kuptim. Ndërsa lexoja ngrita tri pyetje:

Së pari; A e ka ulur qeverisja në këtë mandat Hendekun Social mes shtresave?

Një muaj më parë, Banka Botërore nxori raportin mbi indeksin GIN, që mat hendekun mes të pasurve dhe të varfërve. Shqipëria, nga viti 2008-2013 raportohet se ka ulur hendekun mes shtresave sociale nga 30.6 në 2005 në 28.96.

Logjika të shtyn të mendosh që një qeverisje e majtë ka qenë e angazhuar tek zvogëlimi i mëtejshëm i hendekut.

Shifrat dhe të dhënat e katër viteve të buxheteve rilindase apo dhe raporteve dëshmojnë të kundërtën.

Raporti i BB, të cilin kryeministri herën e shkuar e citoi shkarazi, raporton se 45.3% e bashkëqytetarëve tanë jetojnë në një varfëri ekstreme, me më pak se 5$ dita ndërkohë që biznese që marrin para nga qeveria rrisin të ardhurat brenda vitit me 70%.

4% e shqiptarëve jetojnë me nën 2.5$ në ditë duke luftuar për mbijetesë ndërsa qeveria ka ngrirë pagat dhe pensionet. Ngrirje të cilën propagandon se do ta zhbëjë vitin tjetër me një rritje të planifikuar 11% më pak se sa inflacioni i shportës së ushqimeve.

Shpenzimet sociale rezultojnë gjithnjë e më të ulëta në raport me PBB-në në çdo buxhet të rilindjes. Në tre vjet qeverisje asnjëherë nuk është ngritur përqindja e fondeve që duhet të shkonin për shtresat e varfra nga kjo qeveri më lart se sa 9%.

Mesatarja e Transfertave vjetore e qeverisë ndaj qytetarëve për katër buxhetet ka qenë 1.45% e PBB-së, një vlerë më e ulët se sa edhe katër buxhetet e mandatit të dytë 2009-2013 (që kanë qenë 1.55% të PBB-së).

Edhe kjo është ndjerë tek qytetarët, që në vitin 2015 kanë shpenzuar 48.7% të buxhetit të tyre për shportën e ushqimeve. Cfarë nuk iu premtua por në fakt po shohin pas katër vjetëve një indeksim të pagave dhe pensioneve dhe një GDP për frymë më të ulët se 4 vite më parë. Në vitin 2013 ajo ishte 4413$/capita ndërsa aktualisht ajo pritet të jetë 4210 $/capita

Rilindja, për shkak të vitit elektoral, ka menduar që të rrisë me 8,6 mld lekë buxhetin për pagat e pensionet.

Një rritje qesharake, nëse do ta krahasosh me periudhën përpara Rilindjes, ku pensionet u rritën me 2.1 mld USD dhe ku u mundësua që pensioni në fshat të afrohej me atë në qytet. Pa pasur nevojë për eksperimente sociale të variantit Rilindas.

E habitshme është të shohësh një qeveri që i ka taksuar shqiptarët në katër vjet 684 mijë USD në ditë [1 mld USD/(4*365)] dhe në fund të katër viteve ka ngritur pensionin 7% pra vetëm 4.5$/muaj për vitin 2017 që i bie 15 cent në ditë. Plot 30 herë basahkë me këtë të sotmen kanë sjellë rritje taksash, e sot vetëm një herë ndeksim!

Relacioni i projektbuxhetit trajton rritjen e pagave me 10% a thua se kjo qeveri është e para që po rrit pagat. Megjithëse rritja e tyre ishte mesatarisht 2.2 herë më e madhe nga qeverisja e shkuar dhe vlera e 9.3 mld lekëve (duke përfshirë edhe rritjen e sivjetshme për policët) është sa e sa herë më e ulët se sa rritja prej 12.7 mld lekësh në vit të qeverisjes së shkuar.

Por sërish, për këtë qeveri, kjo rritje pagash është më e larta! Natyrisht, krahasuar me veten e tyre, kjo është padyshim rritja më e lartë e pagave ndonëse rritja e pagës është më e ulët se sa norma e inflacionit prej 21% të zërit të Ushqimeve dhe Pijeve joalkoolike. Inflacion i prodhuar në një mandat qeverisës.

Nëse qeverisja e djeshme mirë apo keq ka kontribuar në 670 mln USD, në llogaritje kumulative, për këtë faturë çfarë kontributi ka në zbutjen e hapësirës sociale mes të pasurve dhe të varfërve kjo mazhorancë që u proklamua si shpëtimtarja e Shqipërisë nga varfëria?

Asnjë! të nderuar kolegë. Asnjë!

Tërësisht ndryshe mendon Rilindja e cila ka projektuar për buxhetin 2017  një shume prej 111 mln lekë më pak sa i takon Përkujdesit Social, një vlerë që është 65% më pak se sa viti aktual sipas tavaneve buxhetore.

Nga viti 2014 e në vazhdim janë hequr nga listat e familjeve në nevojë abuzivisht 23 mijë të tilla, ndërkohë që fondi për Përkujdesin Social është ulur nga viti 2014 e këndej. Në 2015 ishte 10% më pak se sa viti 2014, në 2016 ishte 3% më pak se sa viti 2015 dhe në 2017 është 1% më pak në total se sa viti 2016.

Shërbimi social, pretendohet se ka një rritje të buxhetit në total, kur në fakt 90% e zërave të buxhetit dedikuar për shërbimet sociale janë me ulje dhe rritjen më të lartë e ka zëri i Transfertave me 4.2 mld lekë, ndërkohë që zërat e tjerë; transfertat tek individët që janë paratë që marrin qytetarët (-200 mln), investime kapitale të trupëzuara që do të ishin për strehimin (-260 mln).

Në një mandat shpenzimet për ndihmën ekonomike janë poshtë 1.3 % te PBB-se, ndërkohë qe mesatarja e periudhës 2007-2013 rezulton ne masën 1.4% te PBB-se

Qeveria, nuk ka para për këto grupe shoqërore, ndërsa për oligarkët pranë saj të cilëve u jep llokma koncesionesh publike nën termin PPP, ajo është xhepshpuar. Rezulton nga të dhënat e buxheteve të këtij mandati të marra së bashku,  se janë shpenzuar mbi 500 mln euro për tendera dhe koncesione.

Kjo është Rilindja, të nderuar kolegë, e majta progresive e taksës progresive që nuk prodhon rrogën e 13 por vetëm propagandë dhe buxhet me parimin “Paratë e taksave në xhepat e koncesionarëve”!

Së dyti: A ka kontribuar Rilindja në krijimin e një klime pozitive për bizneset e uljen e papunësisë?

Buxheti për  Tregun e Punës nuk ka asnjë rritje gjatë këtij mandati, asnjë ndihmë në shërbim të zhvillimit të tij. Megjithëse shqiptarët që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së më së shumti për një vend pune janë 65 mijë.

Shqiptarët largohen dhe qeveria programon që në buxhetin e shtetit për vitin 2017 të ulë me 100 mln lekë zërin e Transfertave sociale, që përkthehet në11% pagesë më e ulët e papunësisë.

Kryeministri jo pak herë lexon nga kjo foltore të dhënat e Anketës së Punës, duke kërkuar të na mbushë mendjen se numri i të punësuarve në vend është rritur.

Sipas Anketës, nga tremujori i parë 2014 e deri në tremujorin e dytë 2016 janë punësuar 29.339 shqiptarë në bujqësi, megjithëse sipas të dhënave për rritjen ekonomike bujqësia ka pesë tremujore me radhë që bie dhe vetëm në të fundit rënia është 1,42%. Atëherë si ka mundësi që kemi rritje të punësimit në bujqësi por ama kemi rritje ekonomike negative në të njëjtin sektor? E kështu mund të marr sektore të tjerë pa fund!

Për çfarë rritje punësimi mund të flasim, kur norma e papunësisë ishte 15.9% ndërkohë që katër vjet më parë kjo normë ka qenë 14%? Për çfarë rritje të punësimit mund të flasim kur rritja ekonomike ka qenë më e dobët dhe përherë poshtë parashikimeve qeveritare?

Kjo është çfarë fshehin këta që do e hiqnin INSTAT nga thundrat e qeverisë, e hoqën nga godina por i rritën varësinë, sot INSTAT drejtohet as më shumë e as më pak nga këshilltarja e KM. E as ajo, nuk po e gjen dot si të bëjë 300 000 të punësuar.

Së treti: Çfarë ka bërë kjo qeveri për shtresat e të përndjekurve politikë?

Nuk habitem më, që në buxhetin e shtetit nuk shoh më shumë para për të përndjekurit politik por ama shoh më shumë para për zyrën e kryeministrit Rama.

Sipas llogarive të rilindjes, të përndjekurit duhet të presin 20 vjet të tjera për të marrë këstin ndërkohë që kryeministri ka rritur shpenzimet për mobilime me 1.2 mln USD.

Përgjatë tre buxheteve të miratuara nga qeveria aktuale (2014, 2015, 2016) të përndjekurit kanë marrë 3.7 mld lekë ndërkohë që katër vjet më parë nga buxheti i shtetit janë disbursuar për të përndjekurit politikë 7.6 mld lekë.

Duke mos mbajtur premtimin për dëmshpërblimin brenda dy viteve të para të qeverisjes për ish të përndjekurit që janë në jetë. Për dëmshpërblimin e plotë të trashëgimtarëve dhe ish të burgosurve në vitin e tretë të qeverisjes. Apo premtimin për t’i rritur vlerën e dëmshpërblimit sikundër kishte premtuar.

Po cila është në fund të fundit arritja e kësaj qeverie në katër vjet?

I vetmi rezultat konkret i asaj që ka ndodhur në këto katër vite është një mungesë gjithnjë e më e madhe e Mobilitetit Social. Pra të pamundësisë së një qytetari, për shkak të rrethanave në të cilat ka lindur apo është gjendur, për t’u ngritur nga fundi i piramidës në krye të saj, apo edhe në mesin e saj.

Përballë nesh ka një qeveri që nuk i ka mbetur më asnjë arritje, nuk kemi as punësim, as një shoqëri më të mirë dhe as një ekonomi më sociale.

Në një mandat që  ka prodhuar.

  • Rritje të çmimit të energjisë dhe heqje të fashës mbrojtëse që ka ndikuar në uljen e kontratave, 75% e familjarëve sot paguajnë energjinë 25% më shtrenjtë.
  • Reformë e Pensioneve që solli uljen e pensionit të fshatit të cilin qeveria sot përpiqet ta kompensojë me 4,5 USD në muaj.
  • Ngrirje të pagave që për pasojë ka sjellë rritjen e çmimeve në produktet më të rëndësishme të shportës.
  • Rritjen e taksave që ka sjellë uljen e konkurueshmërinë me rajonin.
  • Uljen e fondeve për papunësinë dhe mbështetjen sociale që ka rritur akoma më tej hendekun shoqëror dhe ka ulur mobilitetin social.
  • Aksioni i dështuar i formalitetit që mbylli bizneset për të prodhuar më shumë kaos dhe 100 milionë dollarë brenda vitit më pak të ardhura në buxhetin e shtetit.

Të nderuar kolegë!

Buxheti nuk ofron rritje të mirëqenies sociale dhe ulje të hendekut por ofron më shumë varfëri dhe më pak para për të varfërit.

Buxheti është përmbyllja më e turpshme e një qeveri që mendoi dhe veproi tërësisht për veten e saj dhe bizneset e saj, duke sanksionuar lënien e qytetarëve në mëshirën e fatit.

Sa thashë më sipër, është vetëm arsyeja ekonomike e mungesës së mobilitetit social.

Nga kjo e tashme e hidhur dhe e mbushur me varfëri jo vetëm ekonomike, vendi jonë duhet të largohet. Nga kjo ekonomi jo sociale, nga kjo politikë që shkallmon gjithnjë e më poshtë të varfrit por edhe rrjep gjithnjë e më shumë ato në emër të gjoja prosperitetit social ne  duhet t’i largohemi.

Vetëm alternativa e një tregu të lirë dhe me komponent social, vetëm një program i tillë, mund t’i sigurojë qytetarëve kuptimin e vërtetë të meritokracisë. Vetëm një ofertë e tillë, e bazuar në lirinë e individit për të ndërtuar të ardhmen e tij mbi aftësitë edhe cilësitë e tij.

Një alternativë që Rilindja as nuk e ka në vizionin e saj dhe të cilën e luftoi me energji përgjatë gjithë mandatit të saj.


Fjala në Parlament e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Read More
01 Dhj
0

Rilindja shpërfill me arrogancë veriun, është lënë në mëshirë të fatit

Të nderuar kolegë!

Për cdo parlament funksional, me qëllim dhe mision  interesin publik, seancat e diskutimit të buxhetit duhet të ishin seanca  të mirëfillta të një debati teknik, politik dhe me propozime e amendime të shumta.

Por nuk ndodh kështu, me këtë mazhorancë, e cila ka prodhuar ose më saktë trafikuar me shitblerje votash, një qeveri të korruptuar, të paaftë, të inkriminuar dhe për pasojë një qeveri të papërfaqësuar dhe krejt të pabesuar nga shqiptarët.

Sot Qeveria Rama në fundin e mandatit të saj, vjen me një bilanc edhe më të thelluar të krizës, që për pasojë po sjell dy dëme të mëdha  historike për Shqipërinë dhe shqiptarët, mjerimin socialekonomik  dhe largimin në masë të popullsisë dhe vecanërisht të të rinjve.

Në historinë e parlamentarizmit, seancat për buxhetin janë modelet më të suksesshme të komunikimit politik, ndërsa për ju do të mbeten bilance të një krize të thellë, jo vetëm besimi por mbi të gjitha zhgënjimi nga premtime të pambajtura, nga një orietim korruptiv dhe kriminal që I keni dhënë ekonomisë dhe të gjithë sektorëve në këta 3 vite e gjysëm qeverisjeje.

Buxheti i vitit 2017 mund të rreshtojë mesatarisht 2017 mangësi e gabime të rënda për ekonominë e vendit, që në fakt është konsideruar tashmë me plot arsye dhe argument, ekonomia e kanabisit dhe e trafiqeve, ekonomia e tenderave dhe e koncensioneve me fondet publike, në vend të asaj që duhej të ishte një ekonomi e reformave, ekonomi e integrimit dhe zhvillimit evropian.

Më këtë buxhet dhe mentalitet që keni për ekonominë dhe financat, në të katërtin vit tuajin, ju shënoni vetëm thellim të rëndë të dificitit, borxhit të jashtëm, uljes së GDP, rritjes së papërmbajtur të taksave dhe cmimeve, papunësisë që është kthyer në një realitet normal  për ju, korrupsionit që funksionon në mënyrë kapilare nga maja e piramidës shtetërore deri tek individi sekser mes institucionit dhe shqiptarit hallexhi.

Pra sot, paketa e krizës dhe e mjerimit nuk është as më shumë e as më pak se sa një paketë numrash fiktivë, manipulues për rritje imagjinare të ekonomisë, që në fakt është vetëm realiteti për kokën e sëmurë të kryeministrit dhe skenar i propagandës qeveritare.

Për të vazhduar me axhendën plenare të diskutimeve mbi buxhetin, unë do të orientohesha në dështimet tuaja spektakolare dhe në mungesën e shpresës që kërkoni ta rrisni si farë e keqë vecanërisht në Qarkun e Kukësit.

Kukësi, Hasi e Tropoja janë bashkitë më të varfëra, më të izoluara, më të papërfillura e për pasojë edhe më të zbrazurat nga një politikë e cila i ngjan asaj të një spastrimi apo shpopullimi, si pasojë e skamjes,dëshpërimit dhe mungesës së shpresës në të cilin i keni zhytur banorët e këtyre zonave.

Vazhdoj ti mëshoj idesë se ju jeni qeveria më antishqiptare e gjithë historisë në këtë cerek shekulli tranzicioni të Shqipërisë, por vecanërisht me dhimbje dua të theksoj se jeni fobikë ndaj Veriut dhe veriorëve të cilët në pushtetin tuaj I përbuzët me diskriminim të thellë ekonomik, social, politik dhe pse jo edhe me një përbuzje stereotipesh që ju buron nga e kaluara juaj komuniste.

Cdo 28 Nëntor dita e madhe e kombit tonë, dita e Flamurit, na sjell ndër mend shprehjet e medha të Burrit të Shtetit, Kryeministrit të parë Ismail Qemali I cili me patriotizmin e Tij donte me të njëjtin pasion e përkushtim Kosovë e Shqipëri së bashku me Camërinë.

Një ndër shprehjet më tipike që vjen me aq kuptim, për patriotizmin e munguar të udhëheqësve aktualë rilindas është ajo ku në prag të mbërritjes në Vlorë, për të shpallur Shqipërinë e mosvarme, Ismail Qemali me shqetësim pyeti një luftëtar nga Kosova për fatin e prijësve nga këto treva,  “Mos më thuaj që i ka ndodhur gjë Isës ( pra Isa Boletinit), se do më cahet zemra”!

A ka sot kryeministri rilindas Edi Rama, ndopak dhembshuri e dashuri për Veriun dhe Kosovën? Mendoj me bindje që JO, sepse një pushtetar i përgjegjshëm është një burrë shteti, që e do vendin dhe popullin e tij dhe ndërmerr reforma historike për prosperitet dhe optimizëm.

Për të ardhur në tezën time për diskriminimin dhe shpërfilljen arrogante të Rilindjes mavi, ndaj Veriut edhe në këtë buxhet të katërt të Rilindjes së krizës dhe korrupsionit, dua ta mbështes me faktet dhe të dhënat e mëposhtme që bazohen në grabitjen  e investimeve në infrastrukturë, transport, energjitikë, arsim , shëndetësi, në korrupsionin e taksave te papërballueshme  të cilat shkojnë në llogaritë e qeveritarëve dhe pushtetit e jo në investime publike, rritjes progresive të papunësisë, heqjes pa asnjë kriter ligjor të dhjetra familjeve nga skema e ndihmës ekonomike, Kempit të invalidëve, bllokimit të investimeve në turizëm dhe së fundmi edhe taksa e turpshme e Rrugës së Kombit.

Shfletojeni nga fillimi deri në fund, cdo parashikim të cdo ministrie, për projekte dhe investime dhe hajde më thoni nëse gjeni diku mes rrjeshtave, Tropojën aty.

Duke qënë se në planifikimin e bërë në buxhetin tuaj të 2017-ës, për transportin rrugor nuk gjej asnjë km rrugë të re të parashikuar për ndërtim sidomos në Shkumbin e lart, më duhet të parashtroj pyetjen se përse nuk ndatë disa milionë nga ato 23 milion dollarët e shpenzimeve tuaja të luksit për të shtruar ndonjë km asfalt, të paktën aty ku e lamë ne?

Ku është fondi që keni parashikuar për dëmtimet aq të rënda në rrjetin energjitik, të fshatrave në Tropojë, I cili është drejt rrënimit total?
Pse nuk keni parashikuar as edhe një fond për familjet viktima të djegies së mbi 15 shtëpive, njëra prej së cilave, ajo e Myrteza Gjyriqit, e shkrumbuar mbrëmë, si pasojë e një shkëndije elektrike, familjarët e të cilave nuk kanë marrë as edhe një qindarkë dëmshpërblim?

Janë këto familje dhe me qindra të tjera në Veri, të cilët janë zhytur në borxhe të përjetshme për të paguar faturat marramendëse të OSSHE dhe që marrin në këmbim një shërbim skandaloz  nga kompania. Me dhjetra familje janë në qiell të hapur dhe mbahen nga të afërmit në këtë dimër të egër në fshatrat e Tropojës dhe nga Shërbimi juaj Antisocial, nuk ka asnjë reagim, apo aq më pak një program mbështetjeje nga buxheti për këto zona të thella.

Për të kaluar tek emblema e korrupsionit tuaj galopant-“shëndetësia falas”, duke qënë se në buxhetin tuaj të 2017-ës nuk iu dalin lekët për investime në këtë sektor, se të gjitha jua përpiu dhe do tua përpijë klani i Ramës për Checkup-in, unë po ju pyes se përse nuk ndatë dicka nga ato 38 milionët e dollarëve nga fatura e këtij mega -koncensioni për vitin tjetër, të ndërtonit një ambulancë afër minjerave që minatorët të mos kenë nevojë të marrin shërbimin në Kosovë?

Duke qënë se në buxhetin tuaj të 2017-ës nuk gjeta asnjë investim të parashikuar për ndonjë kanal të ri ujitje në Tropojë, dua tju pyes ju se a nuk i linit dot pa blerë makinat lluksoze që keni parashikuar me fondin prej 1,3 miljon dollarësh për tia shtuar këto lekë bujqësisë?

Po sa femijë do kishin fjetur në krevate e jo në tokë sic flejnë tani, në cerdhet dhe kopshtet e Tropojës, sa kënde sportive, sa laboratore mësimore, sa shkollave do tu ishin rregulluar dyert e dritaret e prishura dhe sa ngrohësa do të ishin blerë per shkollat në këtë prag dimri të acartë me ato rreth 9 miljon dollarët qe keni parashikuar për blerje paisje zyrash luksi për ministritë dhe kryeministrinë?

Buxheti i 2017 për bujqësinë parashikon 2 miljon dollarë më pak subvencione për fermerët, sepse për ju nuk ka as edhe një rëndësi apo aq më pak keqardhje për falimentimin e  qindra fermerëve në Veri, që kanë investuar kursimet e jetës dhe punës në emigracion për boronicën, gështenjat, arrorët apo fruta të tjera.

I latë në mëshirën e fatit në rastin e sëmundjes së dermatozës, rreth 700 familjarë, duke i mohuar krejtësisht kompensimin për dëmet e mëdha në blegtori.
Pse nuk keni parashikuar as edhe një buxhet qoftë minimal për turizmin malor, apo subvecione për ata dhjetra burra e gra  malësore, guximtarë e të aftë që nuk u hapet një derë apo një telefon zyre për ti mbështetur në zhvillimin e këtij biznesi prokombëtar?

Të nderuar qytetarë!

Ka vetëm një formulë mbi të cilin kjo mazhorancë ka bazuar këto investime fiktive në draftin e buxhetit 2017 dhe ky është vetëm KLIENTELIZMI partiak dhe korruptiv me të cilin ka favorizuar  qarqet klanore dhe bastionet bashkiake të votave.

Mendoj se maratona e avokatisë së djallit dhe paradës së shëmtuar e manipulimeve me shifrat,  do tju kthehet në një strategji edhe më bllokuese komunikimi publik, pasi sot më shumë se kurrë janë shifrat e skamjes, vetëvrasjeve e dëshpërimit që flasin për Rilindjen më anti kombëtare që ka njohur ky Komb.

Do ishte mirë që këtë seancë ta mbyllni me një akt minimal dinjiteti, me një falje publike, për këtë buxhet krize dhe për të gjithë dëmet dhe vuajtjet e mëdha që i keni shkaktuar këtij populli, por që vitin tjetër do e merrni shpagimin e revoltës kombëtare me votë.


Fjala në Kuvend e deputetes së Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj

Read More
01 Dhj
0

Buxheti i 2017 reflekton mosmbajtjen e asnjë premtimi që i solli në pushtet

Sot, ekonomia shqiptare ngjan me të sëmurin që, duke mos arritur të gjejë serumin e duhur po rendohet gjithnjë e më shumë. Ilaçet nga jashtë u pakësuan, të brendshmet janë të skaduara dhe shpesh bëjnë efektin e kundërt, duke përkeqësuar shëndetin e te sëmurit, ndaj kemi arritur aty ku jemi sot, vendi me pagën minimale më të ulët në Europë nga fuqia blerëse, me njerëz të zhgënjyer që ikin (rreth 100 mijë  vetëm në 2015-n), 200 mijë aplikuan për llotari amerikane dhe të tjerë që duan të ikin një orë e më parë; konsumatorë që mendohen një qind herë para se të bëjnë një shpenzim; sipërmarrës që nuk investojnë, në një ambient të pasigurt ekonomik dhe fiskal, ndërsa gjithnjë e më tepër po shtohen shqetësimet për favorizime klienteliste të një grupi të vogël biznesesh; oligarkesh prane qeverise, sipërmarrës të huaj që kërcënojnë hapur se do të zhvendosin aktivitetin, ndërsa përkeqësimet në renditjen ndërkombëtare nuk bëjnë gjë tjetër veçse stepin jo vetëm investimet e huaja…

Shqipëria ka ngecur sot me pagen minimale me te ulet ne rajon per nga fuqia blerese, me 45 % te popullsise qe jeton me me pak se 5 dollare ne dite…. nderkohe qe uljen e borxhit shqetësues publik, do t’a shohim me fundin e dylbisë edhe vitin qe vjen.

Buxheti i 2017 eshte Buxheti i fundit i Rilindjes, i cili konfirmon dështimin e “Rilindjes” ne te gjitha fushat e qeverisjes.

Mosmbajtje e asnje premtimi elektoral qe i solli ne pushtet.

Sanksionon braktisjen e qeverise ndaj shtresave shoqerore vulnerabel.

Vret shpresen per ringritjen e ekonomise dhe punesimin e shqiptareve.

Braktis investimet dhe sherbimet per qytetaret dhe majm tenderat dhe luksin e qeveritareve.

Teksa mjedisi i jashtëm është përgjithësisht mbështetës, faktorët e brendshëm, si pasiguria në politikat fiskale, rënia e besimit në ekonomi, e shoqëruar me tkurrje të investimeve dhe punësimit, pritet të jenë elementet më sfidues që do të përcaktojnë rritjen ekonomike në 2017

Ekonomia e vendit, sipas projeksioneve të qeverisë që shoqërojnë projektbuxhetin e vitit 2017, do të rritet me 3.8% vitin që vjen, po Sipas projeksioneve të qeverisë, rritja do të udhëhiqet nga dy projektet e mëdha TAP dhe Devoll Hydropoëer, të cilët do të kenë një kontribut në rreth 2.6% në rritjen e investimeve private.

Gazsjellësi TAP, vitin që vjen është në fazën kulmore të punimeve prej të cilave dhe gjithashtu do të ketë kontributin më të madh në ekonominë e vendit.

 

Të dy këto projekte janë të kontraktuar nga qeveria Berisha. Që do të thotë “Rilindja” ekonomike jo vetem ne 2015, 2016 qe eci me kembet e Berishes,  por dhe ne 2017, do te beje te njejten gje.  Dhe si per ironi te fatit , ne vend te refrenit qesharak rilindas, te kenduar perdi te keto tre vjet  : Fajin e ka saliu, duhet te brohorase rrofte Saliu… Por pjesa më shqetësuese e të gjithë kësaj, mbetet fakti se këto të dy janë investimet e fundit të mëdha që kanë mbërritur në Shqipëri. Që pas kontraktimit të tyre, në vend nuk është afruar më asnjë investim i huaj. Dhe arsyet gjenden pas fasadës së Rilindjes.

 

Qeveria ka programuar në buxhetin e vitit 2017 të arkëtojë të ardhura shtesë në masën e 16 miliardë lekëve nga rritja ekonomike, e cila është programuar 3.8% dhe nga miradministrimi i taksave (lufta ndaj evazionit fiskal). Mirëpo të ardhurat nga këta dy tregues nuk është se janë shumë të sigurta, nisur nga përvojat e tre viteve te shkuara, Te cilat kane dëshmuar se këta tregues janë rishikuar vazhdimisht me ulje dhe rritja e dobët po kthehet në një normalitet të ri ekonomik, që nuk po i shqetëson më qeveritaret. Dhe duket se ngadalësimi i rritjes mund të jetë kthyer në më shumë strukturor sesa ciklik.

 

Ndersa lufta ndaj informalitetit duket se nuk ka dhënë rezultatet që qeveria ka pritur qysh në nisje të saj, nderkohe qe Shqipëria mbledh taksa 30% më pak se mesatarja rajonale në raport me PBB.
Ekonomia po rritet më pak dhe taksat e rritura me 50% vetëm sa rritën më tej kontrabandën e evazionin., te cilat janë vetëm njëra anë e medaljes.

Sepse ne keto tre vite të dhënat e konsumit, kredisë dhe eksporteve treguan për një ekonomi të plogësht e në përkeqësim, ndaj nuk ka asnje aresye te logjjkshme qe te na beje te besojme se kjo do te jete ndryshe ne 2017.

 

Po ashtu, Rreth 29% e të ardhurave shtesë në buxhetin e 2017 do të grumbullohen nga ndryshimet në paketën fiskale.

Prej dy vitesh, qeveria, e mbështetur edhe nga policia, është përfshirë në një aksion të gjerë ndaj evazionit fiskal, por rezultatet duket se nuk kanë justifikuar as kostot e fushatës ndaj fenomenit. Presioni për të grumbulluar të ardhurat nëpërmjet mjeteve shantazhuese dhe ndaj bizneseve të vogla nuk dha rezultatet që priteshin. Në vitin 2015, kur aksioni antievazion ishte në kulmin e vet, të ardhurat në tërësi nuk u rritën as me 3%, ndërsa klima e biznesit u përkeqësua ndjeshëm. Shqipëria, për herë të parë, humbi 35 vende në renditjen e Bankës Botërore “Të bësh biznes në 2016”. Por, ndërkohë, biznesi e ka humbur besimin nga politikat e qeverisë

 

Politika fiskale e rilindjes ne keto tre vjet ka bere të njëjtin dëm edhe në kahun tjetër, atë të shpenzimeve .

Duke rritur shpenzimet për investime, qeveritë konsumojnë, krijojnë kërkesë në ekonomi dhe hapin vende të reja pune. Kjo më pas shkakton një efekt pozitiv kaskadë, përmes të ashtuquajtuarit multiplikator fiskal, ku një lek shpenzim i qeverisë e rrit prodhimin më shumë se aq. Në terminologjinë ekonomike, këto janë ato që njihen si politikat kundërciklike ose stimujt fiskal.

Në vitin 2008-2009 Shqipëria e përdori në mënyrë agresive stimulin fiskal, duke shpenzuar deri në 10 për qind të prodhimit kombëtar për investime publike. Sipas FMN-së, politika aktive e buxhetit në atë kohë ishte një nga arsyet kryesore që e mbajti ekonominë larg recesionit.

Nderkohe ne keto tre vjet shpenzimet kapitale ne % Te PBB kane qene me te uleta se mesatarja e periudhes 2007-2013 e cila rezulton te jete 6.2% te PBB-se.

Prej tre vitesh, Shqipëria ka humbur konkurrencën rajonale në politikat fiskale, duke u renditur si vendi me barrën më të lartë tatimore. Në vlerësimin e parë nga këndvështrimi i investitorit, ky është një dizavantazh i madh. Më pas vlerësohen incentivat. Çfarë ofron Shqipëria për investitorët dhe çfarë fqinjët tanë. Vende të tilla si Serbia, Maqedonia dhe Bosnja, që nuk kanë mundësi të zhvillojnë turizmin, transportin detar dhe nuk kanë të ardhura nga emigracioni, janë shumë agresive për incentivat ndaj investitorëve, si mjeti i vetëm i gjenerimit të vlerave monetare dhe punësimit. Shqipërisë nuk i është dashur të sforcohet kaq shumë, për shkak të pozitës gjeografike më afër Italisë, perspektivës për turizëm, pasurive nëntokësore, naftës etj. E megjithate e ka humbur avantazhin konkurrues ne raport me fqinjet…

Per 2017 Investimet publike jane parashikuar nën objektivin 5% pra, masën 4.8% e PBB . (duke përfshirë këtu dhe Fondin e Zhvillimit Rajonal prej 9.5 miliardë lekësh, si dhe mbështetjen buxhetore për Sektorin e Energjisë prej 1.5 miliardë lekësh).
Vertet rriten shpenzimet totale buxhetore vitin e ardhshem (300 mln dollare me shume ne 2017 krahasuar me 2016), por a shkojne keto fonde per te mbeshtetur ekonomine, punesimin, shtresat vulnerabel, rritjen reale te pagave dhe pensioneve, investimet ne rruge, ujesjellsa, shkolla, qendra shendetesore, kanaje ujitje dhe kullimi???  Natyrisht, qe Jo, nuk shkojne.

Ato Shkojne ne “drejtimin e duhur te xhepave Rilindjes, luks, koncesione dhe tendera korruptive”

Pra qeveria e babezise dhe e arrogances rrit me rreth 80 milione dollare ne 2017 shpenzimet e saj krahasuar me 2013!!! Fonde te destinuara per zyra, makina, udhetime me charter, karburant, etj

 Nderkohe, gjate gjithe mandatit: shpenzimet kumulative te saj jane rritur me 220 milione dollare!!!  Duke e patur prioritet te rrise shpenzimet e veta per dieta, karburant, udhetime e zyra me luksoze, dhe jo investimet per qytetaret, investime te cilat jane mjaft te rendesishme si ne rruge, UK, shkolla, spitale, kanale te ujitjes dhe kullimit, etj.  Kjo qeveri nuk eshte per popullin, por e babezitur per luks…

, e te gjitha keto i ben ne kurriz te shpenzimeve per shtresat ne nevoje dhe investimeve publike aq te domozdoshme per qytetaret dhe ekonomine e vendit.  Nuk ka investime per shkolla, kopshte cerdhe, qendra shendetsore, kanale ujitje e kullimi…por investimet ne ekonomi kane rene ne pikiate… gjate tre viteve

ulja e ndjeshme e investimeve ne ekonomi eshte tregues i qarte i stanjacionit  ekonomik, humbjes se besimit per te investuar, instalimit te frikes dhe pasigurise gjate ketyre tre viteve ne vendin tone. (2016 eshte parashikim)

  • Gjate tre viteve te qeverisjes ka patur:
  • Investime jo strategjike, nuk mbeshtesin rritjen ekonomike dhe punesimin.
  • Investime gjithnje e me te ulta ne % te PBB-se.
  • Investime jo efikase dhe jo eficente.
  • Korrupsion dhe abuzime ne procedurat e tenderimit publik. KLSH 2014-2015: 2.2 miliarde dollare dem ekonomik.
  • Investime kryesisht ne palma dhe fasada.
  • Rama i thote shqiptareve te mjaftohen me “rilindjen urbane” te qendrave te qyteteve, ndonese prej 3 vitesh nuk ndermerret asnje investim tjeter, investime qe do te rrisnin sadopak mireqenien e shqiptareve dhe do te ndihmonte ne zhvillimin e biznesit.
  • Nuk ka projekte te reja ne rruget nacionale.
  • Nuk ka projekte te reja ne UK.
  • Nuk ka projekte te reja ne shkolla.
  • Vetem FZHR ne doren e KM.

 

 

Për  vite me radhë, gjate qeverisjes Berisha Shqipëria ka qenë ekonomia më dinamike e rajonit me rritjen më të shpejtë të prodhimit. Nderkohe, Rënia në vendin e parafundit është treguesi më i qartë i mediokritetit të “Rilindjes” së pretenduar ekonomike.

Shqipëria vazhdon te jete shteti më i varfër në Europë., me të ardhurat për frymë njësoj si shtete të tjera të varfra në Afrikë, si Togo dhe Nambia.

Ndaj nuk ’e kuptoj  si nuk kanë turp ata që flasin për mirëqënie?

Vlora, kampion per papunesi!

Të dhënat e fundit të anketës tremujore të forcës së punës të INSTAT, tregojnë se shkalla e papunësisë në Vlorë ishte 26.45, më e larta në vend dhe shumë më e madhe se mesatarja e vendit prej 15.5%.

Në raport me tremujorin e mëparshëm, papunësia në Vlorë është rritur lehtë (në tremujorin e parë ishte 26.3%), ndryshe nga pjesa më e madhe e qarqeve, që kanë parë një rënie të këtij treguesi në tremujorin e dytë të vitit.

Kur Shqiptaret bashkejetojne me vuajtjen, mjerimin, neperkembjen, e perbuzjen….. nga ata qe tallen me te gjitha keto, ata qe I zhyten ne kete derexhe, ata qe me parate e dhimbjes, vuajtjes, djerses e gjakut te shqiptareve defrejne, e jetojne ne luks e nuk jane lodhur hiç duke u kenaqur me kusarite e tyre!
E keshtu do vazhdojne , po shume shpejt, shqiptaret te katandisur ne skllever do t’u dalin perballe!
Nje skllaveri e thurur aq bukur prej nje merimange paralizuese ku Pushteti njehsohet me kusarine  e babezine….

 

PD ka investuar ne Qarkun e Vlores, Sarandes e Delvines mbi 850milion $.

Jane ndertuar mbi 730 km rruge kombetare dhe rurale me nje vlere prej 310 milion $
• 300 km Rruget kombetare me nje vler 250 milion $.
• 330 km Rruge ne bashki e komuna, me nje vlere 50mil me nje vlere $.
• 100 km Rruge nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, 27mil$.

Jane ndertuar
• 62 sisteme Ujesjellesa e KUZ e Impiante te perpunimit biologjik.
Po perfundon projekti uje 24 ore.
• 89 qendra shendetsore e ambulanca ne sistemin e Shendetesise.

• 73 shkolla te rikostruktuarane te gjitha ciklet e Arsimit.
Perkundrejt patriotizmit tuaj te reme jane ndertuar:
• Rruga e Bregut me vlere 84milion $, 80 km.
• Autostrada  Vlore – Fier 42 milion $ , 21 km.
• Superstrada Qaf Bote – Krane, 43 milion $ , 40 km.
• Rruget lidhese me detin te gjithe fshatrave te bregut 40 km, 21 milion $.
• Rruga Butrint – Kanali Cukes 20km, 12.5 milion $.
• Rruga Transballkanike 8.4 milion $, 3km.
• Hyrja e Sarandes, 5 milion$ . 2.5 km.
• Rruga Delvine – Skerfice  9 km, 14 milion $.
• Vlore – Drashovice- Ura e Peshkepise, 15 km, 5.5 milion $ .
• Rruga e Xarres 11 km, 2.3milion $.
• Kote – Sevaster 15 km, 5.2 milion $.
• Po ndertohet  Novosele – Bish Poro. 12 km, 5.5 milion $.

Ne dy vitet e para By- passi Vlores 29 km. 63 milion euro.

Turizem:

Ne keto vite eshte arritur te 10 fishohet  numri i turisteve.
Investimet dhe rruget lidhese me detin kane synuar rritjen e produktit turistik.
Ne fushen e Turizmit kulturor jane restauruar 30 objekte  duke investuar 600 mije $.
Eshte hartuar Plani i Rregullimit te Bregdetit te Jugut. .
Numri i bisneseve eshte dyfishuar ne 12540 nga 6500 ne vitin 2005.

Ne Bujqesi jane investuar  dhe subvencionuar 21 milion $ .
Kane perfituar 3500 fermere.
Jane subvencionuar 1300 ha me ullinj, agrume e dru frutore sera si dhe kane, 76 mije krere dele, 4400 lope 8900 koshere blete dhe 1.2 Ha Kermill.

Po ndertohen 30 HEC me fuqi 50MW.
• Ne fushen e Hidrokarbureve jane investuar 62 milion $. 57 milion euro Petrolifera dhe 5 milion vendburimi iDelvines
• Ne Sistemin e Energjise Elektrike jane investuar 370milion$
• Ne pyje kullota dhe peshkim jane investuar 1milion$.
• Ne Portet Vlore e Sarande jane investuar 10 milion $.
Dy vitet e para te qeverisjes suaj jane deshmia e qarte qe ju nuk keni bere asnje investim publik as ne Vlore.


Fjala në Parlament e Liliana Elmazit

Read More
30 Nën
0

Buxheti i fundit i Edi Ramës, fytyra e 4 viteve, merrja shumicës-jepja pakicës

Lulzim Basha: Ne do të ulim taksat, do t’i japim Shqipërisë taksën e sheshtë 9%, TVSH 15%, asnjë lek i qeverisë sime nuk do të shkojë për palma, për luks, për ekspozita, për 11 miq. Prioritet do të jenë shtresat në nevojë.

Nesër Edi Rama do të paraqesë buxhetin e tij të fundit për këto katër vite. Buxhet i cili konfirmon tri vitet pararendëse në disa aspekte. Së pari, është buxheti që i merr shumicës dhe i jep pakicës. Do të rriten prapë taksat. 10 milion dollarë më shumë ka parashikuar tu marrë shqiptarëve duke e çuar rritjen totale të taksave kumulative gjatë qeverisjes Rama, me 430 milion dollarë në vit. Pra Edi Rama që 3 vite më parë erdhi në pushtet me premtimin se 97% e shqiptarëve do të paguanin më pak taksa, u mori shqiptarëve këto 3 vite në total 1.5 miliard dollarë më shumë, duke u rritur taksat, jo duke përmirësuar mbledhjen e tyre, por duke u rritur taksat. Ka rritur taksën e gazit përshembull. Pse e ka rritur?  E ka rritur për t’i shërbyer interesit publik? Jo. E ka rritur se ndërkohë që qytetarët konvertojnë makinat e tyre nga nafta apo benzina në gaz sepse gazi është më i lirë, ky do të mbrojë klientët e tij, duke i detyruar qytetarët të blejnë naftë ose gaz, ose t’ua paguajnë këto para Edi Ramës. Kjo është një masë që nuk ndihmon shoqërinë, nuk e ndihmon interesin publik, nuk i ndihmon qytetarët, por ndihmon një grusht klientësh të Edi Ramës në sektorin e hidrokarbureve dhe ndonjë ministër që është ortak me ta. Mora këtë shembull, por në fakt e gjithë rritja e taksave bëhet për të rënduar edhe më shumë xhepat e qytetarëve, pa iu kthyer asgjë mbrapsht, sepse po të shohim shpenzimet, edhe këtë vit 80 milion dollarë më shumë ia ka dhënë vetes së tij për shpenzime operative dhe për shpenzime të tjera të qeverisë.

Flasim për pagat dhe për pensionet. Ka premtur që do t’i rrisë nga prilli. Pra dy muaj para se të marrë ndëshkimin popullor me vote, po rrit pagat dhe pensionet. Po sa po i rrit, sa po i rrit? Po i rrit ndërkohë që ka ngrirë për 3 vite, pagat dhe pensionet, dhe pensionet i ka rritur më pak se sa është rritur inflacioni. Me rritjen që hyn në fuqi në prill, pagat dhe pensionet nuk rriten me dekret qeveritar por i rrit ekonomia, por ekonomia këtë e ka lëshuar, por me këtë rritje, me dekret qeveritar prapë se prapë në total një pensionist shqiptar do të ketë fuqi blerëse më të vogël se tri vite më parë. 7% më të vogël se 3 vite më parë. 15% më të vogël do ta ketë shqiptari mesatar fuqinë blerëse që varet nga pagat shtetërore, 15 % më të pakët se 3 vite më parë. Pra në fund të qeverisjes së tij, njerëzit paguajnë më shumë taksa kanë më pak punë dhe blejnë më pak me të ardhurat që kanë.

Shëndetësia. Për shëndetësinë falas, tha, vitin e fundit shëndetësia do të jetë falas. Kështu apo jo? Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për shëndetësinë, si nga taksimi i përgjithshëm, ashtu edhe për sigurimet shëndetësore. Ne tre vite, shqiptarët kanë paguar 967 milionë dollarë për shëndetësinë falas të Edi Ramës. Jo vetëm nuk kanë marrë shëndetësi falas, por nuk kanë marrë as shëndetësi. Kanë marrë vuajtje, kanë marrë keqtrajtim, kanë marrë barna më të shtrenjta dhe skarco, e trauma të tjera të përditshme për të cilat mjafton të vendosni kamera tek cilido spital, duke filluar nga QSU e çdo spital tjetër i vendit për të parë që shëndetësia ka rrëshqitur në standarde mesjetare, ku jo vetëm nuk ka shërim, por shqiptarët përballen me trauma psikologjike, përveç traumës kur ata vetë apo familjarët e tyre duhet të kenë kujdes shëndetësor.

Shtresat në nevojë të cilat i goditi që vitin e parë, se gjysmën e hoqi nga lista, u tha ikni refugjatë sepse nuk kam punë me ju, pra shtresat në nevojë nuk marrin asnjë qindarkë. 45 përqind e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, dhe nuk ka asnjë qindarkë më shumë për ta në buxhetin e Edi Ramës për vitin e ardhshëm. Kur e keqja zë rrënjë, na duket pastaj e natyrshme si një pemë që kemi para shtëpisë. Ne e kemi thënë vit për vit se kjo qeveri nuk ka kujdes për shtresat në nevojë, përkundrazi i godet shtresat në nevojë. Dua ta përsëris se buxheti i 2017-ës, po kështu është një buxhet antisocial, shtresat në nevojë, ish-të përndjekurit, pronarët, asnjë qindarkë më shumë, dhe kjo reflektohet në buxhetin e tij. Në thelb, është një buxhet i cili është qepur për t’i vënë vulën realitetit të qeverisjes Rama këto katër vite. Merri shumicës, jepi pakicës. Shumica dërrmuese e shqiptarëve janë varfëruar, paguajnë më shumë, fitojnë më pak, jetojnë më keq. Një pakicë me në krye Edi Ramën, hapin ekspozita pikture, bëjnë qypa balte, blejnë pasuri miliona dollarëshe brenda dhe jashtë vendit, të gjitha me paratë që u merren shumicës së shqiptarëve. Opozita nesër, deputetët tanë do të shpalosin në detaje këtë buxhet antipopullor, si sa i përket fushave të ndryshme, ashtu edhe përsa i përket efekteve që do të ketë tek qytetarët të cilët opozita i përfaqëson në parlament. Alternativa jonë të cilën po e diskutojmë ditë për ditë me qytetarët është krejtësisht e kundërta e kësaj që bën Edi Rama. Ne do të ulim taksat, ne do t’i japim Shqipërisë taksën e sheshtë 9%, TVSH 15%, asnjë lek i qeverisë sime nuk do të shkojë për palma, për luks, për ekspozita, nuk do të shkojë për 11 miqtë e Lulzim Bashës. Prioritet do të jenë shtresat në nevojë. Objektivi ynë i parë social, qëllimi ynë i parë, qëllimi im i parë si Kryeministër, do të jetë që asnjë familje të mos mbetet pa bukë, pa ujë, pa drita. Dhe në këtë kuadër alternativa jonë sociale, programi ynë social parashikon pagesën e 200 kv të parë të energjisë për çdo familje në nevojë. E njëjta gjë edhe me faturën e ujit dhe ndihmën ekonomike me të cilën të mund të përballojnë nevojat minimale jetike. Jo me një dorë t’i marrin dhe me dorën tjetër t’i paguajnë si faturë energjie, apo si faturë uji apo si ilaçe, në rastin e pensionistëve.

Alternativa jonë është alternativa e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies, duke e bërë shtetin garantuesin e lirisë dhe jo xhandarin në të cilin e ka kthyer Edi Rama. Xhandar i cili përcakton që sado i aftë të jesh, sado ide të mira të kesh, edhe kur ke mundësinë apo kapitalin për të ecur përpara, nuk e vendos tregu, por e vendos doganieri i korruptuar, tatimori i korruptuar, ministri i korruptuar, kryeministri i korruptuar. Ai vendos nëse do të bësh përpara në ekonomi apo do të mbesësh në vend. Kjo do të marrë fund. Ne do të ndërtojmë një Shqipëri të mundësive për të gjithë ku secili të ecë përpara sipas aftësive, djersës, mundit dhe punës së ndershme.

Natyrisht seanca e nesërme nuk është seanca e shpalosjes së alternativës së Partisë Demokratike. Ndonëse nuk do të mungojë kontrasti i thellë midis asaj që ne propozojmë, duam dhe do të arrijmë bashkë me shqiptarët, një Shqipëri të mundësive për të gjithë. Por është autopsia finale e një regjimi kleptokrat, hajdutësh, të korruptuarish dhe kriminelësh që erdhi në pushtet me premtime të mëdha dhe që sot jo vetëm që s’ka realizuar asnjë premtim por e ka zhytur Shqipërinë në mjerim të thellë, në korrupsion, në drogë dhe në krim. Ka mbyllur dyert e integrimit europian të Shqipërisë dhe njësoj si paraardhësit e vet biologjik dhe politik fajin  gjen tek armiqtë e tij imagjinarë të brendshëm dhe të jashtëm, fajin e gjen tek opozita, fajin e gjen tek mediat, fajin e gjen tek parlamentarët gjermanë, austriakë, holandezë, grekë, fajin e gjen tek mediat amerikane, britanike, zvicerane, italiane, por asnjëherë tek vetja e saj.

Kjo është simptoma e fundit të një regjimi të izoluar nga realiteti, të ndarë me një hendek të madh nga populli, është edhe parathënia e rënies përfundimtare, e largimit të kësaj qeverie. Nesër opozita do ta bëjë këtë të qartë gjatë gjithë seancës parlamentare.


Prononcimi për media i Kryetarit Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar, 30 nëntor 2016

Read More
30 Nën
0

2 tonë drogë në 3 ditë kapen në Greqi e Itali, por Rama sërish e mohon

Enkeleid Alibeaj për sasinë e madhe të drogës shqiptare që po alarmon Europën 

Në tre ditët e fundit, 2 tonë drogë ka kaluar nga kufinjtë tanë për në Greqi dhe në Itali.

1 ton në Greqi, dhe 1 ton drogë në Itali, dhe këtu bëhet fjalë për sasinë e kapur nga policia.

Kur raporti është; në 10 ngarkesa, policia fqinje arrin të ndalë vetëm njërën, përfytyroni sa drogë shqiptare ka kaluar këto ditë në Greqi dhe në Itali.

Ndërkohë Edi Rama e mohon, thotë se nuk ka drogë, nuk kemi problem me drogën, edhe pse mbarë Europa është e shqetësuar, media italiane, greke, gjermane dhe BBC japin alarmin për hashashin shqiptar që po mbulon vendet e tyre.

Droga dhe përfshirja e qeverisë në këtë biznes kriminal, është një realitet i frikshëm, që po inkriminon shoqërinë, po pushton rininë e shkollat, po shkatërron imazhin e vendit tonë, dhe është një prej mureve që po pengon integrimin europian të vendit.

Vetëm një njeri ende nuk e kupton këtë gjendje të rëndë.

Ky është Edi Rama, i cili duke e mohuar drogën po vetëshpallet si kumbari i saj.


Deklaratë për media e Enkelejd Alibeaj, 30 nëntor 2016

Read More
30 Nën
0

Jo vendimmarrje të mbyllura, të jetojmë me të vërtetën e qytetarëve

Lulzim Basha me demokratët e Sarandës, me fermerët e Xarës dhe operatorët turistikë të qytetit

Lulzim Basha u tha demokratëve të Sarandës se politika do të ndryshojë, duke ndryshuar së pari Partinë Demokratike. Ai foli për parimet që duhet të udhëheqin këtë forcë dhe anëtarët e saj, për ta kthyer politikën tek qytetarët, për tu dhënë atyre pushtetin që meritojnë. Basha theksoi se hapja, bashkimi dhe qendrimi pranë njerëzve do të kthehen në akte konkrete dhe vendimmarrja në PD nuk do të jetë e mbyllur e një grushti njerëzish, por vendimmarrje e hapur ku përfshihet anëtarësia.

“Ky është i vetmi Kryeministër në botë që e kalon kohën e tij në një zyrë i rrethuar nga skicat e veta dhe jo nga hallet e shqiptarëve që sa vijnë e shtohen. Dhe kur i duhet të dalë nga zyra e merr zyrën me vete. Dhe kur bën sikur ulet me popullin edhe vetë e keni parë merr karriget e luksit nga Kryeministria, karriget e kuqe me varak flori. Duhet që ne ti bindim shqiptarët që ky ndryshim është një ndryshim tek i cili gjithkush mund të besojë se gjithkush do të përfitojë. Detyra numër një e njerëzve të angazhuar në politikë është të jetojnë me të vërtetën e qytetarëve, është të jetojnë me të vërtetën e njerëzve, ky është misioni ynë. Si do ta bëjmë?! Duke fuqizuar qytetarin, duke kufizuar pushtetin. Bashkimi, hapja, komunikimi i përditshëm me qytetarët, njohja e halleve dhe problemeve të tyre janë tre procese që garantojnë që; refuzimi, zemërimi, depresioni të kthehen në shpresë, në besim dhe orientim për shqiptarët tek kjo forcë politike, forca e ndryshimeve të mëdha historike. Partia Demokratike edhe një herë është gati të marrë përsipër misionin e ndryshimit që po vjen”, tha Lulzim Basha.

Fshati Xarrë e ka humbur shkëlqimin dhe i mungon entuziasmi i sezonit të mandarinave. Fermerët këtu janë braktisur dhe nuk ka asnjë masë mbështetëse nga qeveria. Lulzim Basha i pyet nëse kanë marrë subvensione këto 3 vite.

“Jo, jo, këto tre vite s’kemi marrë asgjë. Vetëm me ndihmën tonë në daç për shitjen e mallit, në daç për të gjitha gjërat i kemi bërë vetë”, thonë banorët e Xarës.

“Subvencionet për bujqësinë nuk do ju përjashtojnë ju, ju do të merrni subvencione, do të merrni grante. Do të merrni para për të mbështetur prodhimin tuaj dhe po kështu ne do të ndërhyjmë për të ndërtuar infrastrukturën, për të mbyllur rrugët që kanë mbetur akoma pa mbyllur dhe për t’ju dhënë ju akses të plotë në treg. Kjo do të ndryshojë me qeverinë tonë, paratë janë. Në qoftë se paratë nuk shpenzohen për luks qeveritar, në qoftë se nuk ndahen me miqtë e kryeministrit ato mjaftojnë për të mbështetur bujqësinë; ato mjaftojnë për subvencione për çdo fermer në bazë të prodhimit”, siguroi Basha.

Operatoret turistikë të Sarandës ankohen se qeveria në kulmin e sezonit turistik ndryshon taksat ndërkohë që ata kanë nënshkruar kontrata me tarifa të tjera, cka dëmton turizmin dhe ekonominë e qytetit.

“Në mes të sezonit kanë ndryshuar taksat, që janë dyfishuar apo trefishuar. Eshtë në bazë të tonazhit të kroçerës”, shprehen ata, duke shpjeguar se kjo i detyron krocerët me mijëra vizitorë të mos vijnë më.

“Ndryshimi i  legjislacionit në mënyrë të paparashikuar është një sëmundje e cila duhet të marrë fund. Nuk e drejtoj gishtin që të them e bëjnë vetëm këta, ka ndodhur edhe më përpara. Me qeverinë e ardhshme kjo do të marrë fund. E para ajo që ne kemi thënë për të gjithë sektorët është ulja e taksave. Në raport me TVSH-në ne do ta ulim për të gjithë Shqipërinë për të gjithë aktivitetin ekonomik nga 20% në 15%. Dhe po shqyrtojmë një shkallë të veçantë vetëm për turizmin”, tha Basha.

“Na lini të punojmë. Në qoftë se mund të na ndihmoni, na ndihmoni, ju jemi për faleminderit. Në qoftë se nuk mundeni të na ndihmoni, na lini të punojmë. Ne dimë ta menaxhojmë”, është kërkesa e opetarorëve turstikë të Sarandës.

“Do ta lëmë Sarandën të punojë dhe ne do t’ju ndihmojmë. Do ta lëmë Shqipërinë të punojë dhe do t’ju ndihmojmë”, deklaron Lulzim Basha.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 30 nëntor 2016

img_2159 img_2072 img_1856

Read More
29 Nën
0

Muri që mban të izoluar Shqipërinë është muri i krimit, i drogës, i korrupsionit qeveritar, i mungesës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Muri që mban të izoluar Shqipërinë është muri i krimit, i drogës dhe i korrupsionit qeveritar. Eshtë mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Shqetësimi kryesor i liderëve europianë për Shqipërinë është depërtimi i krimit në politikë, droga dhe korrupsioni. Kjo, i është bërë e qartë Edi Ramës nga çdo politikan që ka takuar, pa asnjë përjashtim, më është bërë e qartë edhe mua si kryetar i opozitës.

Shikoni mediat shtetërore italiane, gjermane, zvicerane, austriake, britanike,  për të kuptuar se çfarë e shqetëson realisht Europën.

Ndaj në emër të opozitës kam një thirrje të thjeshtë për Edi Ramën:

Qepe!

Mjaft më me sulmet e turpshme prej Don Kishoti ndaj politikanëve më të lartë nga Amerika në Austri, në Gjermani, në Hollandë, në Greqi e kudo.

Mjaft më, duke shpallur armik opozitën dhe shumicën e popullit tënd!

Nuk do të ketë kurrë paqe dhe përparim për Shqipërinë me drogë, krim dhe kriminelë në politikë.

Nuk do të ketë paqe as për ty nëse vazhdon të fshehësh dhe mbështesësh drogën dhe krimin.

Në lidhje me vetingun i bëj thirrje Edi Ramës që të amendojmë ligjin pa pasur nevojë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë jam gati që tani.

Kushtetuta thotë se vetingun duhet ta bëjë Kuvendi, kurse Edi Rama do që vetingun ta bëjë ai vetë me drejtorët dhe vartësit e tij.

Arsyeja është e qartë. Si do ta mbrojë ndryshe krimin dhe korrupsionin.

Edi Rama nuk do zgjidhje për Vetingun. Ai e ka vetingun pretekst për të mbuluar dështimin e tij. Sepse zgjidhja është e thjeshtë dhe mund të bëhet menjëherë, që sot, që tani, duke respektuar Kushtetutën e votuar me konsensus.

Ai vetë kryeministri, nuk ka nevojë të presë vetingun për të bëjë pjesën e tij. Nëse Edi Rama do vërtet pastrimin e politikës dhe drejtësisë nga krimi dhe korrupsioni, le të shkarkojë që sot Elvis Roshin i dënuar për përdhunim dhe trafik droge nga drejtësia e Italisë dhe e Zvicrës.

Për aq kohë sa Edi Rama mban në politikë Rroshin, Bushin, Prengën, dhe kriminelët e tjerë, përbetimet e tij për drejtësi dhe veting janë përralla.

Unë, Partia Demokratike dhe çdo shqiptar i ndershëm e duam Shqipërinë në Europë. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Pa krim, pa korrupsion dhe me zgjedhje të lira e të ndershme.


Read More
29 Nën
0

Qeveri pranë njerëzve, lekët e luksit dhe korrupsionit do i kthehen qytetarëve

“Hapje, bashkim, qendrim pranë njerëzve”, kjo është porosia e Lulzim Bashës për demokratët e Përmetit.

Në aktivin e kësaj dege, Basha ka theksuar edhe një herë parimet që duhet të udhëheqin PD, për të sjellë një ndryshim të besueshëm e të pakthyeshëm në vend, duke e kthyer pushtetin tek qytetarët, duke qeverisur për ta, për nevojat e tyre.

“Si mund të pranoj të harxhoj për luks zyrash, për bileta avionësh, për karburant, për perde, për orendi 140 milionë dollarë në dy vite. Kur me këto para dhe të tjera të marra së bashku mund të hapen 55 mijë vende pune në vit, me rrogë mesatare 500 mijë lekë. Cila është përgjigjja jonë si demokratë?! Të ndërtojmë një Shqipëri të mundësive për të gjithë. Të ndërtojmë një Shqipëri të shumicës dhe jo të pakicës. Si do ta bëjmë?! Duke ndërtuar një qeveri që u vjen në ndihmë njerëzve. Njerëzit që shkëputen nga hallet sapo i hipin pushtetit, nuk janë modeli im, nuk mund të jenë modeli i PD, jam i sigurt që nuk janë as modeli juaj. A ka fushatë më të vërtetë, më besnike ndaj interesave të qytetarëve sesa kjo kur i pyet se si i kanë hallet dhe kur partia i ka të evidentuara këto halle, jo thjesht si teori por si rast pas rasti, me emër dhe mbiemër. Njerëzit me reputacion që duan të vijnë të bashkëpunojnë me ne, nuk duhet të shikohen si kërcënim, nuk vijnë të marrin por vijnë të japin. Vijnë të ndajnë me ne shpresën për një Shqipëri ndryshe nesër. Ndaj kjo porosi është diçka tek e cila dua të insistoj fort sot, hapeni partinë ndaj njerëzve që duan të bashkohen, të japin kontributin e tyre”, tha Lulzim Basha.

Realitetin e rëndë ekonomik e sheh kudo në këtë zonë. Në Fshatin Kaluth, 15 minuta larg Përmetit preket me dorë përplasja e dy botëve, e botës së luksit të kryeministrit e qeverisë që ka braktisur njerëzit, dhe e botës së mbijetetës të fermerëve që janë në kufinjtë e ekzistencës.

“Kam dy vajza më kanë mbaruar universitetin, njëra me mesatare 9.5, tjetra me 8.4 dhe asnjë  në punë. Futen në punë ata me pesa dhe ata që kanë miq, shokë dhe para”, është revolta e një prindi në Kaluth.

“Ky është problemi, kjo duhet ndryshuar. Kjo është ajo që thashë, që i afti dhe i talentuari nuk çan përpara, kurse i korruptuari i paafti ecen përpara. Këtë duhet ta ndryshojmë, këtë do ta ndryshojmë të gjithë bashkë. Të gjithë bashkë do ta ndryshojmë”, përgjigjet Basha.

“Më dhanë një vit KEMP, ma prenë. Më thanë që duhet të kesh dy gjymtyrët e prera që të marrësh KEMP”, thotë Invalidi Kristo Sotiri që ka dy djem të papunë dhe nuk merr asnjë subvencion pasi ka vetëm një dynym sipas autoriteteve.

Kam qenë i majtë, thotë Kristo. Kam parë Edi Ramën pa pikën e mëshirës, më thotë që problemi yt nuk zgjidhet këtu. Po ku zgjidhet problemi, në Greqi?!

“Problemi i Kristos e para e punës është problem tmerrësisht i dhimbshëm, vetëm ta dëgjosh dhe prekesh. E dyta për fat të keq nuk është i vetmi problem, me dhjetëra, me qindra kam takuar dhe jam i sigurt që janë me mijëra që ua kanë hequr KEMP-in me këtë arsyetim absurd, mizor, kriminal. Sepse një rast i tillë i dhimbshëm duhet të kishte ndihmën e menjëhershme të shtetit dhe jo vetëm që s’të kanë dhënë ndihmë por edhe ndihmën që ke pasur ta kanë hequr. Pse ta kanë hequr?! Të thonë ty që s’kanë lekë. Po pse kanë lekë për palmat nga 600 euro”, tha Basha, i cili u angazhua se: Subvencionet do të shkojnë tek çdo fermer. Çdo familje do të marrë subvencione, do të marrë në bazë të punës, në bazë të prodhimit, bujqësi, blegtori pa kufizim. Nuk ka rëndësi nëse ke 1 dynym apo 5 dynym, një kokë lopë apo 15 kokë lopë. Sa do që të kesh, do të marrësh subvencionet në bazë të prodhimit. Qeveria ime do të mbështesë fermerët. Do të kemi në vitin e parë 100 milionë euro në dispozicion vetëm për subvencione dhe 50 milionë të tjera për infrastrukturën, bashkërisht është 1.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Dhe t’ju them edhe diçka tjetër, është baraz me tenderat që marrin 11 miqtë e Edi Ramës. Aty janë lekët.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 29 Nentor 2016

 

Read More
28 Nën
0

Të bashkohemi për të realizuar Shqipërinë e endrrave e mundësive për të gjithë

Në këtë orë, 104 vjet më parë Ismail bej Vlora shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Bashkë me një grup patriotësh realizoi ëndrrën shumëshekullore të shqiptarëve për Liri dhe Pavarësi. Duke nderuar veprën e pavdekshme të babait të Pavarësisë dhe bashkëluftëtarëve të tij, sot dua në emrin tim dhe në emrin e gjithë demokratëve shqiptarë, t’iu bëj thirrje bashkëatdhetarëve tanë kudo që ndodhen; Të bashkohemi për të realizuar një Shqipëri të ëndrrave, shpresave dhe mundësive për të gjithë.

Lavdi babait të Pavarësisë Ismail bej Vlora!

Rroftë 28 Nëntori!

Zoti i bekoftë shqiptarët!


Lulzim Basha bën nderime pranë shtatores së Ismail Qemalit

 

Read More
28 Nën
0

Nderim komandantit legjendar Adem Jashari 

Kombi shqiptar bashkohet me 28 Nëntor në festë dhe në kujtesë të sakrificës shumëshekullore për Liri dhe Pavarësi që nga 28 Nëntori i Gjergj Kastrioti Skënderbeut, 28 Nëntori i Pavarësisë së Shqipërisë me Ismail bej Vlorën.

Dhe padyshim në këtë varg datash të rëndësishme, për ekzistencën, lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar, ka edhe një 28 Nëntor tjetër për të cilën i falemi Zotit si shqiptar, ditëlindjen e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, para sakrificës së të cilit dhe para familjes Jashari përkulemi sot me nderim të thellë duke kujtuar për veten tonë dhe për brezat që vijnë se heronjtë që vendosin sakrificën sublime në altarin e lirisë dhe pavarësisë, nuk vdesin kurrë në zemrat e një kombi mirënjohës.

Lavdi përjetë Adem Jasharit!

Lavdi përjetë Dëshmorëve të Kombit!

Gëzuar 28 Nëntorin!


Mesazhi i Lulzim Bashës në homazhet per nder të Adem Jasharit, 28 Nëntor 2016

Read More