Te gjithe tashme e dime qe kjo qeveri ka ne gene pashpirtesine dhe prioritet hajduterine!
Po ndjekim ne terren me vëmendje dhe shqetësim të madh situatën e krijuar në vend si rezultat i përmbytjeve masive anembanë vendit.
E pate autostraden e palmave.
Epo Fasaden te kemi mire pa te tjerat pak rendesi kane.
I mbollet palmat duke bllokuar kanalet anesore dhe ja rezultati.
A ben vaki ne bote qe te behet e pakalueshme nga shirat autostrada kryesore e kryeqytetit te nje vendi?
Gjendja vazhdon të jetë shumë e rëndë. Prioriteti numër një duhet te jete ruajtja e jetëve njerëzore.
Për fat të keq jane shënuar tre viktima.
Kjo situate nese do te kishte pergjegjshmeri kerkon qe kryeministri, deputetet e majte të nisen së bashku me kryetarët dhe drejtuesit e institucioneve në krye të detyrës aty ku qytetarët përballen me izolimin nga uji, me rrezikimin e jetëve dhe të nisin menjëherë masat lehtësuese.
Per fat të keq nuk është marrë asnjë masë për të parandaluar efektet e tmerrshme siç është izolimi i familjeve, kërcënimi i jetëve njerëzore.
Humbja e jeteve njerëzore është një lajm shumë i trishtë. Por kjo ndodh vetem nese je njerezor, i pergjegjshem dhe njeh pergjegjesine.
Jeta e qytetareve është prioriteti numër një,
detyra e shtetit eshte të mbrojnë jetën e familjeve dhe të fëmijëve të tyre
Rreth 5 mije banore te fshatit Cekaj, Bukmire, Kaqinar ne Mirdite te izoluar.
Banoret apel per ndihme.
Ura Cekajve qe lidh Rreshenin me Cekaj, Bukmire, Kaqinar eshte mbuluar nga uji 3-4 metra mbi nivelin e ures, prej tre ditesh.
Banoret apelojne per ndihme dhe pervec shkakut te rreshjeve, fajesojne pushtetin lokal qe devijoj projektin e rruges duke nxjerre Uren jashte projektit,
gjithashtu ndikim ka patur dhe diga e HECIT Reps qe ka mbledh edhe ujin e fanit te vogel e dukee bashkuar me fanin e madh rriten prurjet,
por dhe diga e HECIT Qaf molle disa metra me poshte ures se Cekajve.
Banoret kane protestuar shpesh here per kete dhe askush nuk pergjigjet apo dhe ti prese.
Edhe une si deputete i jap bashkuar bashke me median per te bere te mundur reagimin e pushtetit lokal dhe qendror.
Banoret pa sherbime, pa ushqime, ilaqe, ne meshire te fatit.
Askush nuk ka komunikuar me ta apo te kete tentuar per ti ndihmuar.
Gjendja eshte emergjence!Ne fshatin Domgjon Fane.
Rreshjet e shiut kane prishur urat dhe rrugen, pa energji, askush nuk shkon ta inspektoj apo ti rregulloje.
Nga 6 turbina qe duheshin vec dy kane vene bashkia.
Edhe ato i mori rrjedha e lumit.
Unaza e qytetit Rreshen e financuar 800 milion leke per 1 km rruge,
e investuar jo sipas projektit, dhe inaguruar me shpejtesi pak dite para qershorit 2015 ne zgjedhjet lokale
sapo filluan rreshjet eshte demtuar dhe tashme eshte bllokuar.
Mungesa argjinaturave sipas projektit,cilesia e dobet epunimeve kane bere qe ti dalin petet lakrorit.
Ne kurbin gjendja e permbytjeve perseritet.
Shkolla 9 vjecare sanxhak edhte .
Arxhinaturat e lumit Droje ne Adriatik jane qare dhe skush nuk ka nderhyre.
50 cm uji kudo ne fusha.
Jane demtuar shtepi, te mbjellat e askush nuk duket aty. Shteti per ne nuk ekziston thone banoret.
Vetem varkat nuk kemi nxjerre akoma.
Po ashtu Zona e kombinatit,stacioni i trenit,KSHA te permbytura. Fusha e sportit ,perseri familje qe u permbyten nga rreshjet e muajit te kaluar.
Ngelen me probleme Gjorem,fushe gjorem
fushkuqe.
Pushteti lokal eshte inekzistent.
qeveria dhe deputetet e majte nuk kane kohe te shkojne te shohin situaten, te gjejne menyren per ti ndihmuar familjet qe jane permbytur e qe femijet e tyre jane mes ujit, lageshtires e papastertive qesjell rrjedha me vete.
Pushtetaret nuk kane mundesi te lene zyrat dhe lluksin e te jene atje sic shkojne nd fushate e i mashtrojne me premtime e ju pergjerohen per vota.
Nuk kane kohe se akoma vazhdon grumbullimi i hashashit dhe organizimi i gjithe pushtetit lokal dhe disa drejtuesve te policise per ta ruajtur paketuar e transportuar ne destinacion.
6 ton droge ne magazinat prane qytetit Rreshen.
30 punetore me ngs 15 mije leke dita te punesuar per te mbijetuar per te siguru buken e gojes.
Pushteti lokal dhe policia kane pergjegjesi per kontrollin e territorit.
Police te komisariatit Mirdite kane debatuar ashper pasi drejtori i policise Curri ka urdheruar te mos nderhyhet ne magazina.
Rrjeti tafikantëve dhe baronët e drogës kanë
mbrojtje deri në fund.
Qytetaret te braktisur.
U dëshmua rreshtimi i Ramës dhe Tahirit në krah të biznesit të kanabisit, dhe kjo u vertetua pas aksionit të fundit të kapjes së sasive të mëdha me hashash në Rrëshen.
Të dy agjentët kryesorë të policisë që gjurmuan dhe bënë të mundur kapjen e drogës, janë ndëshkuar, janë transferuar.
Ilir Sula, shefi i sektorit të krimit të organizuar dhe trafiqeve dhe Agron Qullhaj, shefi i anti-drogës në Lezhë, në vend se të shpërbleheshin e të promovoheshin në detyrë nga Edi Rama, janë degdisur në role periferike, pa asnjë motiv.
Edi Rama edhe një herë qëndroi në anën e trafikantëve, dhe kundër oficerëve, burrave e grave me integritet që luftojnë kete fenomen.
Këtë rrugë ai e shtroi edhe më parë, duke dërguar në krye të Policisë së Lezhës, një ushtar të konfirmuar të Shullazit, një njeri të kontestuar publikisht, të përfshirë në ngjarje kriminale, sic është Ermal Muca.
Droga, kanabizimi i vendit, lidhja e trafikantëve me qeverinë, janë një shqetësim kombëtar, i shprehur nga qytetarët, nga përfaqësuesit me në zë të opinionit publik, nga partnerët ndërkombëtar.
Shqiptarët, në shumicë dërrmuese kundër kësaj të keqeje, nuk mund të lejojnë që droga e trafikantët të mbrohen, të ruhen, të rriten nga kryeministri i vendit dhe qytetareve te cilet jetojne ne mjerim tu serviret i vetmi prioritet punesimi ne mbjelljen e kultivimin e hashashit.
Drejtori i meparshrm u largua ne Shkoder e ai i Shkodres ne Puke.
Organizim dhe kordinim per hashashin edhe ne keto zona.
Ish drejtori i Lezhes ae aktualisht eshte ne Shkoder pasi nuk e njohu dot situaten ne Qsrkun Lezhe a thua ka arritta njohe ne Shkoder. Shkodra ka dhe pista droge. Magazina gjgande qe te gjithe i shohin e vetem policia nuk mund ti shoh.
droga policia pushteti lokal jane nje trekendesh i rrezikshem.
Prioritet i Rilindjes
eshte prioriteti i punesimit te parcelat dhe magazinat e hashashit si nje projekt qe Rilindja ja serviri qytetareve te saj te varfer, sklleverve nga skllavopronaret e narkotrafikut.
Kam ndjekur gjithcka ndodh ne zonen time, ne Mirdite. per cka ka ndodhur ne rreshen se fundmi me magazinen e droges pak metra larg qendres se qytetit,
por te ka shpetuar edhe nje detaj per kete ngjarje.
Ne ate zone dikush faturon energjine.
Ajo magazine do fuqi te madhe instaluese dhe po te ishte faturuar normalisht, vlera e fatures i kalon 5 milion ne muaj dhe kete gje nuk mund ta beje i vetem faturisti,
sepse specialisti i faturimit e evdenton kete gje,
por e kane mbeshtetjen edhe nga drejtori rajonal.
Kjo gje eshte teper e sigurte sepse kur arrin me evidentu ambulantet e thjeshte se aq eshte rresheni
dhe nje vjedhje e energjise aq e madhe dhe nje amator ne elktrik e konstaton.
Pra trekandeshi eshte faturisti, specialisti i faturimit i rreshenit si edhe drejtori rajonal.
Kjo tregon se dhe kjo hallke e pushtetit ka funksionuar me porosi te vecante.
Qytetaret jane futur ne burg per pamundesi dhe fatura te prapambetura.
Magazina as faturohet, madje askush nuk e sheh.
Varferia ka pllakos kudo.
Asnje projekt per lehtesimin e jetes se qytetareve.
Epo Natyra nuk pranon te krahasohet me njeriun qe jeton nen minimumin jetik, ne mjerim e nuk jane pak , eshte me shume se gjysma popullsise.
Nese natyres i zhvishen lakuriq ato qe i rriti ne miliona vite si femijet e saj (pyjet,lumenjte,perrenjte,kodrat,malet), e nuk kujdesesh per te ajo, pa dhimbsurine me te vogel i le lakuriq edhe ata qe nuk ia diten vleren dhe me gjithe kete pasuri pranuan te jetojne nen minimumin jetik…
Shoqeria civile,
media,
administrata publike,
arti,
kultura,
sporti,
akademia edhe e ha presionin,
ndersa natyra JO.
Jeni qeveri e paafte, e mashtrimit, e papergjegjshme, qeveri e hajduterise, e krimit,droges, dhe pashpirtesise.
Qytetaret ne zona ne meshire te fatit dhe te pasigurte.
Ne raste fatkeqesish natyrore e emergjenca te tilla nacionale do te ishte normale solidariteti me te demtuarit dhe lufte e perbashket per ta normalizuar.
Kjo ndodh ne nje shtet normal.
Por ky pushtet dhe ky kryeminister jane anormal.
A nuk eshte ky zotni qe nje jave perpara reshjeve pozoi neper fshatra duke bere propagande te rreme arritjesh.
Ka afro 4 vite qe nuk ka asnje investim serioz vetem kusari kudo.
Propagande e formalizem jane genet e vertete te ketyre kloneve te komunizmit.
Situata jo vetem nga permbytjet por ne c’do aspekt eshte alarmante.
Policia ka marre malet duke ruajtur e duke korrur hashash ndersa bisneset e qytetaret vidhen e grabiten diten per diell.
Nje kryeplak arrestohet ne Lekbibaj se ne maje malit eshte mbjelle kanabis ndersa Ndreca I Mirdites nuk penalizohet per magazinat e droges me tonelata e punesimet masive ne to.
Te pakten te shkonit e inspektonit a ishin te siguruar.
Merren masa per oficeret qe rrethuan drogen nga Lezha dhe asnje mase per Komisariatin e Mirdites qe ruante e suportonte aktivitetin kriminal.
Ky eshte skandal por skandalet jane fytyra juaj qeverisese me te cilat shqiptaret po detyrohen te bashkjetojne gjate mandatit tuaj.
Ne jemi ketu jo vetem ti konstatojme por ti ndalojme.
Ne do te perdorim pa droje c’do mjet demokratik per t’ju ndalur ne kete marrezi deri ne c’menduri qeverisese.
Te nderuar qytetare!
! Vendi yne eshte ne situaten me te rende ne historine e shtetit tone.
Kjo qeveri eshte nje ansambel keqqverisje qe dirigjohet nga nje demagog e mitoman si Edi Rama.
Nuk ka e nuk mund te kete rruge tjeter vecse largimi I tyre.Me Edi Ramen si reformat po ashtu dhe zgjedhjet do jene vecse karrikature.
Ne Opozita dhe shqiptaret nuk duhet ta lejojne
nje ore me teper Edi Ramen te vazhdoje marrezine e tij,sepse shpresa jo vetem zvogelohet por pushkatohet.
e martirizohemi si komb nga pinjollet gjenetike te diktatures komuniste.
Fjala në Kuvend e deputetes Albina Deda, 10 Nentor 2016