Blog

23 Nën
0

Njeriu i Taulant Ballës ndërton në Tiranë dy kate pa leje, policia dhe bashkia nuk reagojnë

Kryetari i këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës ka denoncuar sot një rast skandaloz të favorizimit të deputetit Taulant Balla në Tiranë, ku një i afërmi i tij ndërton dy kate pa leje, dhe ndërkohë që qytetarët denoncojnë, askush nuk ndërhyn.

Ndërtesa është vetëm 100 metra larg komisariatit numër 2, në zonën e 21 dhjetorit. Banorët e zonës kanë lajmëruar e kanë denoncuar, por policia sapo ka vajtur në vend, është tërhequr me urdhëra politikë.

“Planet që shihni pas meje janë pamjet e një ndërtimi pa leje, në shtetin e së zhdrejtës që ka vendosur Edi Rama dhe Erjon Veliaj. Kjo ndërtesë ka lidhje me Taulant Ballën, deputetin e Partisë Socialiste, kushëriri i të cilit Mariglen Disha, ka bërë këtë ndërtim pa leje. Komisariati nr.2 ka tentuar të ndërhyjë për të rikthyer rendin dhe ligjin, por janë zbrapsur me urdhër politik, sepse policia e kapur nga Tahiri dhe nga Rama, nuk mund të veprojë kundër shefave të pushtetit, por vetëm ndaj qytetarëve të vobektë dhe të pambrojtur. Kjo është e vërteta në shtetin e së zhdrejtës së Edi Ramës dhe Erjon Veliajt. Kjo është ajo që ndodh në ccdo cep të kryeqytetit dhe vende të tjera, sepse askush nuk mund të dalë mbi bandën e pushtetit, sepse banda e pushtetit mund të ndëshkojë cdo të pamundur qoftë edhe për rregullimin e ccative për qytetarët që nuk marrin leje tek ta, ose nëse nuk paguajnë nën dorë. Kjo është e papranueshme. Ky është denoncim i qytetarëve”, u shpreh Leonard Olli.


Denoncim i kreut të këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, 23 nëntor 2016

Read More
22 Nën
0

Afera Beqa-Rama me check-up, PD kallëzim penal në Prokurori

Vokshi: Kemi besim se drejtësia do funksionojë për aferën më të madhe korruptive të kësaj qeverie 

Partia Demokratike dorëzoi sot në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal ndaj Ilir Beqës në lidhje me aferën e Check-UP, ku janë konstatuar një sërë shkeljesh, jo vetëm me favorizimin e mikes dhe donators së Edi Ramës, Vilma Nushi, por dhe me dëmin e rëndë financiar që i është shkaktuar buxhetit, parave të shqiptarëve.

Deputetja Albana Vokshi dhe Arbiola Halimi ishin sot në organin e akuzës ku depozituan kallëzimin penal.

Vokshi më pas u shpreh për mediat, duke shpjeguar edhe një herë shkeljet e denoncuara në vazhdimësi nga Partia Demokratike me një prej aferave më të mëdha korruptive të Edi Ramës dhe Ilir Beqës në këto 3 vite.

“Sot me kolegen time Halimi, dorëzuam kallzimin e parë penal, për Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ky kallzim lidhet me një sërë shkeljesh, të procedurave, të ligjeve, që përbëjnë edhe vepër penale, në këndvështrimin tonë, nga ana e Ministrit, në lidhje me konccensionin e check-up. Eshtë një konccension i Check-up-it, i kontrollit të detyrueshëm nga mosha 40 deri në 65 vjecc, që u zgjerua vetëm para disa javësh, nga 35 deri në 70 vjecc, të cilin Partia Demokratike e ka denoncuar  për shkak të abuzimeve të njëpasnjëshme dhe të klientelizmit, pra është një konccension që nuk ka marrë për bazë interesin e publikut, por përkundrazi, në kurriz të interesit të publikut ka favorizuar klientelën e Edi Ramës dhe Ilir Beqës. Vetëm me hartimin, përzgjedhjen e kritereve, përzgjedhjen e konccensionarit fitues, dhe me publikimin e tij, ne e gjykojmë që i është bërë dëm buxhetit të shtetit, mbi 16 milionë Euro, pa përmendur këtu nisjen e implemetimit, ku në gjykimin tonë, vetëm në një 9 mujor, të vitit 2015, shifra të cilat ne i kemi bërë publike vetëm para disa ditësh, është një abuzim prej 1.5 milionë euro. Partia Demokratike, është e vendosur të mbrojë interesin e publikut, të mbrojë financat publike, dhe kemi besim tek drejtësia që do të veprojë në këtë rast, me një ndër aferat më korruptive të kësaj qeverie”.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 22 nëntor 2016

Read More
22 Nën
0

Rrëshqitja e dherave rrezikon dhjetëra banorë në Sharrë 

Pas denoncimit të deputetit Edi Paloka shfaqen autoritetet dhe ministri i brendshëm 

Rreshqitja e dherave në zonën e Sharrës në Kombinat ka rrezikuar banesat e dhjetra banorëve, të cilëve nuk u është përgjigjur asnjë autoritet megjithë thirrjet që kanë bërë. Sot pranë tyre ishte deputeti dhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka. Pasi u takua me banorët, Paloka u shpreh për mediat.

“Jam këtu me kërkesë të banorëve, sepse ka dy ditë që ka rrëshkitur dheu në këtë zonë. Siç e shihni edhe vetë, situata është vërtetë e rëndë. Siç duket banorët pas kërkesave të vazhdueshme që kanë bërë për t’u ardhur në ndihmë, janë ndjerë pa mbështetje dhe pa mbrojtje duke na njoftuar ne. Më vjen mirë që kanë ardhur emergjencat civile dhe uroj t’i japin zgjidhje sa më shpejt këtij problemi. Gjithçka duhet bërë për banorët. Nuk ka asnjë arsye, për ta përdorur politikisht, pasi jam këtu me kërkesë të banorëve meqënëse si deputet jam angazhuar në këtë zonë, dhe shpresoj edhe një herë që gjendja të përmirësohet sa më shpejt dhe të mos rrezikohet jeta e banorëve që janë këtu”, tha Paloka.

Pas këtij sensibilizimi, në zonë u shfaqën autoritetet dhe Ministri i Brendshëm. Paloka theksoi se pavarësisht se me vonesë dhe nën presionin e denoncimit mediatik, ishte mirë që më në fund autoritetet u kujtuan për këtë gjendje të rëndë të banorëve të kësaj zone.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 22 nëntor 2016

 

 

Read More
22 Nën
0

Sëmundja e gjedhit që po shkatërron fshatarët shërohet në Tiranë, me një qeverisje për njerëzit

Lulzim Basha ishte sot pranë banorëve në fshatin Mjekës të Elbasanit të cilët ndodhen në prag katastrofe ekonomike. Sëmundja e gjedhëve, dermatoza nodulare, po shfaros lopët çka për shumicën e këtij fshati me mijëra banorë, pak kilometra nga Elbasani, është falimentim i plotë. Fshati ka pak tokë, ndaj banorët kanë investuar në blegtori duke u mbështetur tek shitja e qumështit dhe mishit. Por brenda pak javësh sëmundja po shkatërron gjithçka që ata kanë investuar në jetë për shkak të neglizhencës qeveritare, pasi askush nuk u ka siguruar vaksinat e nevojshme.

Fermerët e pashpresë nga qeverisja gjetën mbështetjen e liderit të opozitës. Të ndërgjegjshëm që kafshët e tyre të prekura nga sëmundja nuk kthehen më, ata kërkuan kthimin e shpresës tek Lulzim Basha.

“Të gjithë këtu janë të prekur nga lopët por një ditë do të dalim edhe për fëmijët në shkolla. Po hyn droga në shkolla. Bashkëfshatarët e mi jetojnë me 1 ose 2 lopë dhe shesin qumështin. Kanë dy javë që nuk i mjelin më se i kanë të sëmura dhe secili mundohet të sigurojë veteriner në mënyrë private për vaksinat që i paguajnë vetë”, u shpreh një prej fermërëve.

Një tjetër banor i Mjekësit thotë se vaksinat janë blerë privatisht nga 25 mijë lekë por shumë prej tyre nuk kanë pasur mundësi ti përballojnë.

“Nuk kemi burim tjetër të ardhurash përveç asaj lope që kemi dhe mbajmë familjen gjallë”, tha një tjetër fermer.

Lideri i opozitës u shpreh se qeveria është larguar nga njerëzit, ndaj dhe njerëzit duhet të largojnë qeverinë për një qeverisje për njerëzit.

“Lekë për avion privat ka, lekë për ekspozita ka por lekë për ju nuk ka. Lekë për vaksina nuk ka, lekë për subvensione nuk ka, lekë për pensione nuk ka. Pse?! Sepse i ka marrë të gjitha për vete. Kaq e thjeshtë është. Kjo është e vërteta. Kjo është një qeveri dhe një kryeministër që mendon vetëm për vete. I ka harruar njerëzit. I ka vënë vizën njerëzve.

Programi jonë është për subvencione të drejtpërdrejta për fermerin; pa nipt, pa burokraci, në varësi të prodhimit bujqësor apo blegtoral shteti tu financojë drejtpërdrejtë me para në dorë. Por ju duhet ta kuptoni dhe jam i sigurtë që e kuptoni që këtu nuk bëhet fjalë për zgjidhje teknike por kjo ka nevojë për vullnet politik. Nëse qeverisja u kthehet njerëzve, nëse buxheti vihet në funksionin tuaj, nëse shteti nuk mendon vetëm tu vendosë taksa dhe këto para ti vjedhë, por mendon se si t’u vijë në ndihmë, atëherë sigurisht që ka zgjidhje. Bashkë të ndërtojmë një qeverisje për ju. Por padyshim që hapi i parë është të largojmë këtë qeveri e të sigurojmë zgjedhje të lira e të ndershme se me këtë qeveri nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha.

Fermerët e revoltuar shprehën besimin tek Basha dhe kërkuan mbështetje të plotë nga ai. “Mbështetjen e  keni 100 %”, i siguroi lideri i opozitës.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 22 Nentor 2016

 

Read More
21 Nën
0

Viktimën e atentatit e kërkonte policia prej 3 muajsh, por e gjeti banda

Viktima e atentatit mafioz dje në Fier, Nelgert Pata ishte prej 21 gushtit të këtij viti në kërkim nga policia, pasi iu bë një atentat në Tiranë, dhe ai nuk u paraqit në polici, nuk dha dëshmi, nuk bashkëpunoi, nuk denoncoi.

Në kërkim, sipas një emërtimi burokratik, pasi viktima jo vetëm nuk kërkohej nga policia, por krerët e saj, të përfshirë në një histori kriminale me të paktën 4 të vrarë deri tani, ofronin mbrojtje ose lehtësi sipas rastit.

Pra policia e shpall zyrtarisht në kërkim prej 3 muajsh dhe nuk e gjen personin edhe pse ai lëviz lirshëm në Tiranë e në qytetet kryesore të vendit, por e gjen banda dhe e ekzekuton.

Ky është shteti i Edi Ramës.

Kjo është një dëshmi e freskët dhe dramatike se si krerët e policisë të përfshirë në trafiqe e të ndarë sipas bandave, nuk zbatojnë ligjin, por u shërbejnë interesave kriminale.

Nuk ka rend e siguri me këtë qeveri, me këtë ministër të brendshëm.

Qytetarët kanë nevojë për sundim të ligjit dhe jo të bandave.


Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, 21 nëntor 2016

Read More
21 Nën
0

Lulzim Basha me banorët e Sukthit: Zgjidhja është një qeveri e njerëzve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi familjet e përmbytura në fshatin Rrushkull në Durrës, ku mbi 15 shtëpi ndodhen ende nën ujë dhe baltë prej 2 javësh. Familja e Aziz Totës me 3 fëmijë të vegjël është ndër më të goditurat, e cila jeton me pak tokë ndërsa përmbytja i ka shkatërruar çdo mall që kishte. Kryefamiljari Tota i tha Bashës se nuk e ka vizituar asnjë zyrtar dhe nuk ka marrë asnjë ndihmë nga qeveria apo pushteti lokal.

Aziz Tota: Jam pa punë dhe pa asnjë mbështetje. Jam invalid.

Basha: Të ka ardhur dikush për ndihmë?

Aziz Tota: Jo askushi. Ju jeni i pari që keni ardhur. Prej dy javësh s’ka ardhur askush. As nga bashkia as nga qeveria.

Basha: Ne kemi ardhur këtu tu shohim dhe tu themi që qendrojmë afër jush. I prekim dhe i ndjejmë hallet tuaja dhe hallet tuaja do të jenë shqetësimi kryesor i qeverisjes të së nesërmes. Këtu do të vijmë prap për ti rregulluar këto kanale, edhe për tu gjendur prapë për të zëndëndësuar sado pak vlerat materiale të dëmtuara por mbi të gjitha do të jetë një qeveri që do të jetë afër jush. Nuk do u braktisë. Nuk do u lerë vetëm. Prioritet do të jetë të investojmë në zonat e rrezikuara nga përmbytjet. Prioritet do të jetë të bëjmë këto rrugë, të ndërtojmë shkollat për ti ardhur në ndihmë fëmijëve tuaj. Këto do të jenë prioritet e qeverisjes që është afër jush. Kjo qeveri që është larg jush ju ka braktisur me mendje dhe ndaj nuk vjen as me trup këtu tu shohë sepse nuk u llogarit më. Nuk mendon më për ju. Unë për këtë ju jap fjalën që qeveria ime, qeveria e ardhshme, në radhë të parë do tu ketë ju në qendër të vëmëndjes. Do të jetë qeveria juaj. Do të jetë qeveria e njerëzve.

Kryetari Basha u takua edhe me fermerë të këtij fshati dhe të zonës së Sukthit të cilët vuajnë mungesën e titujve të pronësisë, investimeve ne infrastrukturë dhe mungesën e plotë të subvencioneve në bujqësi.

“Jemi të varfër dhe nuk i përballojmë çmimet. Bujqësia është jashtë përdorimit. Asnjë kanal nuk funksionon. Rrugët janë copë”, u shpreh një prej fermerëve.

“Ju jap fjalën se siç kam ardhur sot këtu dhe siç ju kërkoj që të vetëndërgjegjësohemi për nevojën për tu ngritur dhe për tu përballur, si kryetar i opozitës, nesër nuk do ju braktis”, tha Basha.

Banorët e zonës kërkuan garanci për votën e lirë për të zgjedhur lirshëm një qeveri tjetër, për të larguar të inkriminuarit nga politika dhe administrata e shtetit dhe për një qeveri pranë tyre.

Banor: Eshtë kthyer në diktaturë ndaj dhe duhet të mblidhemi të gjithë dhe të fitojmë. Të qerojmë gangsterët nga pushteti.

Basha: Kjo është zgjidhja.

Banor: Duhet liri vote. Nëse nuk garantojmë lirinë e votës asgjë nuk është e garantuar

Basha: Ajo garantohet duke larguar këtë kryeministër. Sepse me këtë kryeministër dhe këtë ministër të brendshëm nuk ka liri vote.

Banor: Duhet të bashkohemi të gjithë. Nuk ka gjë më të fortë se bashkimi në dinjitet njerëzor. Partia është parti, njerëzit janë njerëz, burrat janë burra. Nëse jem besën e burrave këtij populli të tërë burrat i ke me vete. Nëse jepet besë partie, ato ikin e vijnë. PD, pastë faqen e bardhë për çfarë ka bërë. E ke thënë që gabime ka mjaft dhe të përgëzoj për ato që ke thënë. Të këshilloj që në momentin që do marrësh pushtetin, mos shih njerëzit që të lustrojnë. Shih hallet e popullit dhe shihe drejt në sy siç po e sheh sot dhe do të ecësh para ti dhe bashkë me ty të gjithë ne bashkë.

Basha: Të lumtë goja. Për këtë të jap fjalën.


Njoftim per shtyp i Partisë Demokratike, 21 Nentor 2016

Read More
19 Nën
0

Basha pret kreun e Vetëvendosjes: Bashkërendimi i vërtetë Tiranë – Prishtinë do të shmangë amatorizmin dhe protagonizmin e sëmurë që dëmton dhe nuk i shërben interesave të dy vendeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja, Visar Ymeri dhe kryetarin e grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca. Gjatë takimit u diskutua gjerësisht mbi situatën aktuale në Shqipëri dhe Kosovë. Kryetari i opozitës theksoi se kërkohet një bashkërendim i vërtetë përmbajtësor mes Tiranës dhe Prishtinës në funksion të objektivave të përbashkët strategjikë, dhe jo amatorizëm e protagonizëm personal. Në vecanti ky bashkërendim duhet ti shërbejë forcimit dhe jo zbehjes së rolit të Kosovës në arenën rajonale dhe ndërkombëtare. Në lidhje me ngjarjen e rëndë të vdekjes së aktivistit të Vetvendosjes Astrit Dehari në ambjentet e paraburgimit, zoti Basha shprehu keqardhjen e thellë për këtë ngjarje dhe nënvizoi nevojën dhe domosdoshmërinë për një hetim të plotë, të besueshëm dhe transparent.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 19 Nentor 2016

Read More
19 Nën
0

Ministri gjerman dhe Nënkryetari i CSU, Schmidt: Mbështesim PD në çdo sfidë të saj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim Ministrin Federal të Agrikultures dhe Ushqimit të Gjermanise, Christian Schmidt, njëkohesisht nën-Kryetar i CSU dhe zëdhënës për Politiken e Jashtme dhe Sigurinë ne CSU, me të cilin ndau vlerësimin për marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave Shqipëri-BE, si dhe shprehu shqetësimin për sfidat e mëdha që po has Shqipëria, mbi të gjitha me cështjet që kanë të bëjnë me krimin, korrupsionin, me drogën, me zgjedhjet e lira e të ndershme dhe me dekriminalizimin.

Basha e falenderoi z.Schmidt për mbeshtetjen e vazhdueshme që Gjermania, populli gjerman dhe CSU, i kanë dhënë Shqipërisë që nga hapat e para të demokracisë dhe deri me sot, për konsolidimin e institucioneve dhe shtetit ligjor, për zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe integrimin europian.

Kryetari Basha theksoi se një prej sfidave që po has vendi është moszbatimi i ligjit të dekriminalizimit, cka nuk po sjell ndarjen nga krimi dhe po vë në dyshim sundimin e ligjit duke rrezikuar demokracinë.

Për fat të keq, tha Basha, kthimi i drogës në aktivitetin më të madh prodhues në vend ka nxjerrë ne pah forcimin e krimit të organizuar dhe lidhjet e tij me segmentet më të larta shtetërore.

“Sfida më e madhe sot është garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme”, u shpreh z.Basha.

Nga ana e tij, zyrtari i lartë gjerman, ministri Schmidt vlerësoi rolin dhe kontributin e jashtzakonshëm të Partisë Demokratike në procesin e integrimit europian gjatë qeverisjes së saj, si dhe sot në opozitë, si edhe bashkëpunimin ndër vite mes Partise Demokratike dhe CSU dhe vuri theksin në thellimin edhe me tej të këtyre marrdhënieve si parti si-motra anëtare të të njëjtës familje politike europiane të EPP. Ai garantoi z.Basha, se CSU do të jetë në krah të Partise Demokratike në cdo sfidë që ajo dhe Shqipëria do të kenë përpara.

Kryetari Basha tha se PD ka dhënë dhe jep mbështetje totale për integrimin europian të Shqipërisë dhe është e vendosur të vazhdojë kontributin e saj maksimal për të ardhmen europiane të Shqipërisë, në sinkron të plotë me parimet themelore të Partisë Demokratike.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 19 nëntor 2016

Read More
18 Nën
0

Kallëzim penal për Beqën, shkarkoi me telefon drejtorin pse nuk mori pjesë në mbledhje partie

Ilir Beqaj ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës me shkarkimin me telefon të drejtorit të Fondit të Detyrueshëm të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Tropojë, me motivin që nuk mori pjesë në një mbledhje partie. Z.Hajdarmataj me shumë gjasa nuk ka marrë pjesë në Mbledhjen e të deleguarit të Partisë, Beqaj, e nuk ka marrë pjesë as në mbledhjen kur ishte Edi Rama. Këtë krim siduket nuk ia fal dot partia.

Ilir Beqaj ka shkelur ligjin, dhe Partia Demokratike është e vendosur ta ndjekë deri në fund këtë cështje ndaj po përgatit një kallëzim penal.

Ky rast tregoi edhe një herë se reforma ne administratë e Edi Ramës ka dështuar, se vendet e punës tregtohen sipas interesit politik e partiak, dhe nuk merret parasysh merita e zotësia. Janë më mijëra nënpunësit e administratë që janë emëruar apo pushuar nga puna për arsye vetëm politike. Emërime me zarf nën dorë dhe shpërblime në kohë zgjedhjesh në këmbim të votës së familjarëve. Meritokracia me Edi Ramësn s’është më kriter e s’ka vlerë.

Pas bërjes publike të skandalit nga emisioni Stop, Ilir Beqaj tentoi të mbrohej duke sajuar një motiv që rezulton i pavërtetë për shkarkimin, gjë që e implikon atë edhe më tepër.

Nëse drejtori i Fondit Tropojë z.Hajdarmataj ka paguar për 3 muaj një punonjës në mungesë, sic pretendon Beqaj, atëherë kjo do përbënte një vepër penale, dhe ai duhet të kishte ngritur padi.

Por fakti qe nuk e ka bërë padinë për këtë vepër penale, përbën në vetvete një vepër penale, pasi e ka fshehur (apo moskallzuar) krimin.

Edi Rama sot ka bërë sërish propagandë, por nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë skandal, duke dhënë sërish mbështetjen e tij për paligjshmërinë, për mashtrimin dhe korrupsionin.


Deklarata për mediat e deputetes Albana Vokshi, 18 Nentor 2016

 

Read More
18 Nën
0

Ministri i Jashtëm hungarez: PD është e përkushtuar ne rrugën e integrimit europian. I urojmë PD sukses në zgjedhjet e ardhshme.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pret  Ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Péter Szijjártó

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti sot në një takim Ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Péter Szijjártó.

Z.Basha vlerësoi mbështetjen e Hungarisë në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, dhe e siguroi z. Szijjártó, se Partia Demokratike sic ka qënë e përkushtuar në qeverisje, edhe sot në opozitë mbështet fuqimisht procesin e integrimit europian të vendit.

Pas takimit, z.Basha dhe z. Szijjártó, patën një prononcim për mediat.

Ministri i Jashtëm Hungarez, Peter Szijjarto u shpreh se:

“Para së gjithash ishte e qartë që unë vizitova Partinë Demokratike sepse nuk flas vetëm në pozicionin e diplomatit, por edhe atë të politikanit, që kur kam qënë i përfshirë në partinë politike hungareze të qendrës së djathtës FIDESZ, prej shumë kohësh, është e kuptueshme për mua që të vizitoja partinë simotër gjithashtu. Jam shumë i lumtur me çka dëgjova këtu. Partia Demokratike është e përkushtuar ne rrugën e integrimit europian të Shqipërisë të cilën ne e kemi mbështetur. Hungaria ka qënë gjithnjë një mike e vërtetë e Shqipërisë dhe Hungaria është një  promovuese e përkushtuar e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë. Më duhet t’u them që në këto vite ne kemi punuar së bashku me Partinë Demokratike të Shqipërisë, si në opozitë ashtu edhe në qeverisje, në lidhje me këto çështje. Jemi shumë të lumtur që këto çështje bashkojnë vendin, ku si qeveria ashtu edhe opozita janë në mbështetje të integrimit euro-atlantik. Për ne si fqinj është e qartë se rruga më e mirë është sigurimi i stabilitetit të qendrueshëm, paqes dhe rritjes së qendrueshme ekonomike në rrugën e integrimit për Ballkanin Perëndimor. Sigurisht që unë uroj sa më shumë suksese për partinë tonë simotër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare vitin e ardhshëm”.Basha u shpreh se:

“Me Ministrin e Jashtëm hungarez z.Peter Szijjarto ndava vlerësimin maksimal për rolin e Hungarisë dhe mbështetjen e madhe nga kryeministri Orban për integrimin europian dhe euroatlantik të Shqipërisë. I kërkova në emër të opozitës shqiptare, ministrit të Jashtëm hungarez, por edhe në emër të PD-partisë tonë simotër FIDESZ në Hungari, të vazhdojë të mbështesë me të gjitha format dhe mënyrat integrimin europian të Shqipërisë, e në veçanti procesin e hapjes së negociatave.

Padyshim diskutuam për sfidat dramatike me të cilat përballet Shqipëria dhe nga ana e tij mu kërkua që opozita dhe së bashku shqiptarët të bëjnë gjithçka për të luftuar për përmbushjen e kritereve, jo vetëm pesë kritereve të Komisionit Europian, por edhe kritereve të Kopenhages, në veçanti sa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe luftës ndaj krimit të organizuar.

E sigurova se Partia Demokratike dhe opozita do të vazhdojnë me të gjitha format dhe  mënyrat betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe kundër krimit në politikë, ndarjen e politikës nga krimi, luftën kundër drogës dhe zbatimin e pesë kritereve, jo vetem për të përshpejtuar integrimin europian të Shqipërisë, por edhe si interesi esencial për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Basha.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 18 Nëntor 2016

Read More