Blog

18 Nën
0

Duke ndryshuar Partinë Demokratike sot, nesër do ndryshojmë Shqipërinë

Kryetari Basha ndan vizionin e tij politik në bashkëbisedim me Sokol Ballën në Top Story 

Balla: Ju keni lobuar personalisht edhe vitin e kaluar pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, para shtyrjes së radhës që na u bë në dhjetor nga Këshilli i Ministrave, atëherë pse kësaj radhe në Komitetin Ndërparlamentar mbajtët një qëndrim aq të ngurtë deri në pikën sa një deputet i juaji kërkoi edhe heqjen e paragrafit që fliste për dakordësinë e të gjithë palëve për caktimin e një date për hapjen e negociatave?

 

Basha: Siç e shtruat edhe vetë këtu ka një absurd dhe absurdi nuk qëndron tek Partia Demokratike. Nuk është e vërtetë që Partia Demokratike ka ndryshuar qëndrim, Partia Demokratike ka një qëndrim të konsoliduar prej ditës time të parë si kryetar i opozitës: Ne do të mbështesim pa rezerva çdo hap që çon në integrimin europian të vendit, ky është interesi jetik i shqiptarëve.  PD vendos një standard të cilin shpresojmë që opozita e ardhshme do ta ndjek për të lënë një herë e mirë mbrapa atë standard që u vendos nga opozita e Ramës që bllokoi statusin për tre vjet me pretekstin e Qarkut të Fierit. Siç e thatë edhe vetë kemi një rekord të qartë si parti në qeverisje dhe në opozitë. Në qeverisje ishim ne që nënshkruam marrëveshjen e stabilizim asociimit. Punuam fort për përmbushjen e kritereve, që çoi tek hapja e dritës jeshile për të aplikuar në anëtarësi. Ndërkohë që, plotësuam kriteret për heqjen e vizave, iu dhamë shqiptarëve dinjitetin dhe lirinë për të lëvizur pa viza në Europë.

Dhe me daljen në opozitë, siç e thamë, këtu vlen ta them fare shkurt, jo vetëm që nuk u bëmë pengesë për statusin kandidat, por lobuam aktivisht me pjesën dërrmuese të BE që drejtoheshin dhe drejtohen me partitë tona simotra; duke nisur me CDU-në, CSU-në, që Shqipëria ta merrte statusin kandidat,në radhë të parë sepse shqiptarët e meritojnë dhe në radhë të dytë sepse çdo hap përpara në procesin e integrimit ndihmon, është një aleat i fortë  për standardet.

 

Balla: Shton edhe kontrollet?

 

Basha: Shton standardet, shton edhe mundësitë, shton edhe burimet.

 

Balla: Atëherë pse ju po dilni edde kundra aleatëve tuaj europianë?

 

Basha: Nuk kemi dalë kundër. Eshtë një sajesë e propagadës qeveritare për të bërë trushpërlarjen e shqiptarëve. Më lejoni të sqaroj ju dhe përmes jush shqiptarët që na ndjekin. Çfarë ka ndodhur? Kush e vendos rekomandimin për statusin kandidat? Rekomandimin e jep Komisioni, vendimin e jep Këshilli. Rekomandimin e bën qeveria e BE dhe vendimin e merr Këshilli që përbëhet nga vendet anëtare. Parlamenti ka zero rol këtu. Nuk ka asnjë rol formal.

 

Balla: Nuk mundet parlamenti të dalë kundër.

 

Basha: Kjo është stisur për të hequr vëmendjen nga gjërat e rëndësishme që ndodhin në këtë vend, është propagandë e pastër qeveritare. Midis këtyre dy datave, datës së rekomandimit dhe datës 15 dhjetor, ka pasur një sesion ndër 13 sesione të Komisionit të përbashkët Parlamentar. Ky sesion parlamentar nuk ka asnjë rol formal për sa i rekomandimit. Roli i komisionit që përbëhet nga 14 deputetë, 7 të BE-së dhe 7 shqiptarë, është të vlerësojë gjendjen politike në mënyrë sa më objektive. Në 13 takime të tilla vetëm një herë ka patur rezolutë, kur unë, kryetari i opozitës, vendosa që për hir të interesave të vendit të jepej konsensusi për një deklaratë e cila nuk reflektonte tërësisht shqetësimet tona. Shqetësime të cilat kanë ardhur duke u rritur, siç ka ardhur duke u rritur problem i kriminalizimit të politikë, pra i pranisë së kriminelëve në politikë, siç ka ardhur duke rritur dhe duke u shumëfishuar problem i drogës.

 

Balla: Ju një vit më parë në rezolutë i kërkuat Këshillit të miratojë rekomandimet e Komisionit?

 

Basha: S’ka diskutim. Ajo që kemi kërkuar këtë vit është fare e qartë, që të reflektohet gjendja e rëndë e mozbatimit të ligjit të dekriminalizimit, luftës kundër drogës dhe kërcënimit që ajo paraqet për stabilitetin, për demokracinë, për fatet e njerëzve, dhe shëndetin e njerëzve. Tre interesa esenciale të Shqipërisë. Kjo ka ndodhur. She kjo nuk ka lidhje kjo me statusin. Eshtë fabrikim i pastër.

Ne i shërbëjmë interesit të shqiptarë dhe për këtë duhet të jemi plotësisht të qartë. Po e përsëris sot, po të jetë në dorën time, sot e firmos hapjen e negociatave. Por kjo është në dorën time, nuk është në dorën e opozitës. E vetmja gjë që ne kishim në dorë ishte konsensusi për drejtësinë. Lajmi i vetëm i mirë është që reforma në drejtësi, pjesa kushtetuese kaloi me konsensus të plotë, këtë ka thënë komisioni. Ndërsa ajo që ti referon është rezoluta, nuk ka asnjë vlerë.

 

Balla: Pse e bëtë atëherë?

 

Basha: Sepse ka një rol tjetër rezoluta, nuk ka lidhje me rekomandimin. Rezoluta duhet të pasqyrojë gjendjen dhe problemet e Shqipërisë. Dhe ti kërkosh opozitës që të mos përdorë rezolutën që është një instrument presioni ndaj qeverisë, për ti kujtuar qeverisë detyrën që ka para shqiptarëve për të luftuar drogën, për të nxjerrë kriminelët jashtë politikës, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, është ti thuash opozitës të mos ekzistojë. Ndërsa të thuash të kundërtën, që kjo ishte në dorën tonë, atëherë do të thotë të thuash para shqiptarëve që notën në provim do ta vënë nxënësi dhe jo mësuesi, që do të shkosh në konkurs dhe do të vlerësosh veten tënde. Kjo është një gënjeshtër e pastër. Eshtë një trushpërlarje qeveritare.

 

Balla: Ju jeni që në 15 dhjetor jeni pro?

 

Basha: Absolutisht po të jetë në dorën time, unë e firmos që sot. Por nuk është në dorën time.

 

Balla: Nëse nuk e marrim faji është i qeverisë?

 

Basha: Unë dua ta nxjerr këtë diskutim nga vorbulla, faji është i këtij, faji është i atij. Sepse diskutimi faji i këtij, faji i atij na ka sjellë deri këtu. Jemi në një situatë emergjence për shqiptarët. Nuk rri pa gjumë Eduard Kukan, miku ynë i dashur, as Fleckentein, ky është problem i shqiptarëve. BE do të vazhdojë të ekzistojë, europianët do të vazhdojnë të kenë vende pune, siguri, bukë, të gjitha të mirat materialet që ofron një shoqëri, ndershmëri, talentin. Ndërsa ne do të vazhdojmë të ballafaqohemi me një situatë ku krimi ka fituar terren si asnjëherë më parë, ku droga është mbjellë anembanë vendit dhe ku me paratë e drogës dhe të krimit po bëhet gati kapja e zgjedhjeve të ardhshme. Pra, shkatërrimi i procesit politik. Pra i hiqet zëri qytetarëve për të vendosur për të nesermen. Këto janë problemet tona. Dhe këtyre do tu japim përgjigje ne si politikë, e në veçanti ne si opozita dhe alternativa për të nesermen.

 

Balla: Të treja, probleme ekzistuese dhe afatgjata. Zgjedhjet në shqipëri, akoma nuk janë të lira dhe të ndershme, e thënë edhe në 2013 edhe në 2015?

 

Basha: Raporti i OSBE/ODIHR në 2015 tha diçka që nuk tha në 2013; thotë u vra besimi i qytetarëve tek vota e lirë. Ky nuk është detaj, kjo është diferenca bardh e zi. Dhe unë uroj që të kemi mundësi të flasim për këtë.

 

Balla: Z. Basha ju e keni ndryshuar Kushtetutën së bashku dhe keni çuar thelbin në Gjykatën Kushtetuese?

 

Basha: Pikërisht sepse është shkelur. Thelbi është ky. Sot në Shqipëri ligjet që janë miratuar me konsensus, ose shkelen, ose nuk zbatohen. Shembulli është Ligji i Dekriminalizimit. Sa persona janë nxjerrë nga zyrat publike, si rezultat i këtij ligji. Ku e ke Elvis Roshin sot?

 

Balla: Pyesni Prokurorin e Përgjithshëm.

 

Basha: Dmth, fajin e ka drejtësia? Kryeministri, i cili përbetohet për përkushtimin e tij në reformën në drejtësi, ka në dorë pavarësisht prej gjendjes si është drejtësia, të bëjë drejtësinë e tij. Ai ka në dorë me ligj ta shkarkojë Elvis Roshin, i cili rezulton i dënuar për përdhunim në grup të një të miture në Itali dhe deportim nga Zvicra për trafik droge.

Kjo nuk është çështje teknike, kjo është çështje politike, është çështje e vullnetit politik. Nuk mund të fshihet askush për mungesën e vullnetit politik. Një kryeministër që duhej të ishte me të vërtetë i përkushtuar për drejtësi, në këtë rast ka në dorë të bëjë drejtësi, ka në dorë të shkarkojë Elvis Roshin. Nuk e shkarkon, e mban aty. Të dënuarin për përdhunim të një të miture në Itali, të deportuarin për trafik droge në Zvicër. Ka në dorë të largojë një numër anëtarësh nga grupi i tij parlamentar, sepse janë persona të verifikuar me rekorde kriminale. Nuk i largon. Përse nuk i largon? Sepse pa ta nuk ka pushtetin.

Pra, z.Rama ka bërë një zgjedhje të qartë. Këto nuk janë rastësi. Ligji për dekriminalizimin nuk po zbatohet sepse këta persona janë shtylla të një pushteti të kriminalizuar i cili sot është përgjegjës se e ka mbjellë Shqipërinë me drogë. Nëpërmjet këtyre e ka mbjellë. Nuk është rastësi që droga e cila ka lulëzuar kudo, në këto zona është edhe më problematike, që në këto zona kemi drogë në aeroport, nuk është rastësi. Ne jetojmë në një Shqipëri, ku krimi, droga dhe politika janë bërë njësh në një konspiracion kundër qytetarit shqiptar jo kundër meje, as kundër Partisë Demokratike, por kundër qytetarit shqiptar dhe ky është një problem para të cilit nuk mund të mbyllim sytë si opozitë. As në Tiranë, as në Bruksel. Të të them edhe diçka tjetër.

 

Balla: Përse nuk del hashashi sot një nga shqetësimet kryesore të Komisionit Europian?

 

Basha: Para se të nisesha këtu, kam marrë telefonata nga një politikan i lartë italian, i cili më tha, çfarë bëhet? Të lutem të ushtroni presion para qeverisë. Sepse, kishte lexuar artikullin e Corriere della Sera sot, a e keni lexuar artikullin?

 

Balla: Po, e lexova.

 

Basha: Çfarë thoshte? Shqipëria serë droge e Europës.

 

Balla:  Ju e thoni, kjo është çështja kardinale, dhe pse e thoni vetëm ju dhe nuk e thotë askush nga faktorët e tjerë politikë kombëtar dhe ndërkombëtar?

 

Basha: Nuk është ashtu. Ke 6 muaj që bombardohesh me deklarata. Prokurori italian thotë, ka një lum droge në Shqipëri, autoritete janë edhe ata. Mediat më në zë të botës thonë që droga në Shqipëri është një problem i jashtëzakonshëm dhe vjen si rezultat i lidhjes së qeveritarëve më të lartë me drogën. Huffington Post, The Hill, gazetari që i bëri thirrje presidentit të ardhshëm të SHBA-së, të nisë një hetim ndërkombëtar, për lidhjet e qeveritarëve shqiptarë me drogën. Kemi deklarata të institucioneve të rëndësishme, kemi deklarata të Parlamentit Europian, kemi deklaratën e Eduard Kukan, kjo nuk është garë deklaratash.

Shqetësimi është i jashtëzakonshëm. A është sot shqetësimi i parë në botë Shqipëria, sigurisht nuk është, por shqetësimi për drogën është i jashtëzakonshëm. E kanë thënë dhe po e thonë, të vetmit që po mundohen ti ikin kësaj apo ta romantizojnë çështjen e kanabisit, apo ta refuzojnë, apo ta zvogëlojnë, nuk janë 36 ton po 36 kg, janë Edi Rama dhe ministrat e tij. Pse Edi Rama e refuzon, apo e zvogëlon problemin e drogës? Sepse për ta zgjidhur një problem, duhet ta njohësh. Njohja të jep mundësinë të reflektosh, reflektimi të jep mundësinë të veprosh dhe ta korrigjosh.

 

Balla: Ju, si ish-ministër i brendshëm, si zgjidhet kjo çështje? Kjo është ajo që presim nga opozita, t’i japim një zgjidhje. Si zgjidhet kjo? Sepse ju thoni, vetëm të ikë Edi Rama dhe Sajmir Tahiri. Erdhët ju në pushtet nesër, si zgjidhet?

 

Basha: Tani do të më japësh kohën të shpjegoj se përse problemi i drogës duhet të zgjidhet patjetër dhe do ta zgjidhin të gjithë shqiptarët së bashku. Problemi i madh këtu nuk është në sa raporte ka dalë. Me lejo të shpjegoj sepse ti nuk e ke traditë t’i heqësh fjalën opozitës.

 

Balla: Opozita goditi me grusht sot në Parlament.

 

Basha: Nuk është e vërtetë, opozitës i ka mbetur vetëm fjala. Opozita ka vetëm fjalën. Kur liritë nëpërkëmben, kur liritë thelbësore zerohen nuk ka rrugë tjetër përveç se të ngrihesh e të godasësh me grusht dhe me gjithçka tjetër.

 

Balla: A janë njerëzit me ju z.Basha?

 

Basha: Sigurisht! Unë mendoj dhe kam bindjen e thellë se kur bëhet fjalë për interesa thelbësore të shqiptarëve, siguria e fëmijëve të tyre, ndërtimi i një shoqërie ku nuk shpërblehet i paafti, mediokri, i korruptuari, krimineli, por shpërblehet punëtori, i ndershmi, talenti, krijuesi, këto janë çështje që na bashkojnë si shqiptarë e nuk na përçajnë, pavarësisht bindjeve politike.

 

Balla: A mund të flasim pak për drogën të lutem? Ke qenë Ministër i Brendshëm, ke vizituar Lazaratin. Qeveria juaj, jo ju personalisht, edhe ju keni përgjegjësinë tuaj se keni qenë Ministër i Brendshëm në një periudhë jo të vogël, por qeveria juaj e njihte Lazaratin, e pranonte Lazaratin, e la Lazaratin të ishte aty ky ishte.

 

Basha: Në vitin 2012 sasitë e kanabisit të kapur në Itali ishin sasi minimale. Kjo ishte prova e parë. Prova e dytë është që kur policia hyri në Lazarat gjeti afro 100 ton kanabis të vjelur para 4 vitesh, dhe dihet nga ekspertët që pas tri vitesh kanabisi i humbet vlerat e veta komerciale. Pse i gjeti aty? Sepse nuk arriti dot në treg. Pse nuk arriti në treg? Sepse ne kishim një strategji për të mos e lejuar të tregtohet.  Cfarë ndodhi? U tha që cmontua Lazarati. Cfarë kam kërkuar gjatë aksionit? Të ruhen jetët civile, të ruhen jetët e policëve. Të mos ketë goditje, dhunë, shkelje të drejtave të njerëzve të pafajshëm dhe të kapen trafikantët. Nuk u kapën trafikantët. Trafikantët ikën. Se kush i la të iknin dhe se ku janë sot, i ke në të gjithë Shqipërinë.

Pse Lazarati kishte një problem që nuk e ka më, por sot e gjithë Shqipëria është kthyer në një Lazarat? Sepse strategjia e Ramës, strategjia e Tahirit dhe e një grushti të korruptuarish që janë në krye të policisë është fare e qartë, ata kanë një rol instrumental në mbjelljen e Shqipërisë me kanabis dhe në krijimin e infrastrukturës të kanabisit, infrastrukturë e cila po përdoret dhe për trafikun e kokainës dhe heroinës dhe që nesër mund të përdoret dhe për armë.

 

Balla: Cfarë do të bëntë Lulzim Basha kryeministër dhe ministri i tij eventual i brendshëm për ta zgjidhur këtë situatë? Pra kur të vini nesër në pushtet si do ta zgjidhni këtë situatë?

 

Basha: Para se të vijmë se cfarë do të bëjmë kur të vijmë në pushtet, do të shpjegoj me pak fjalë pse kemi ardhur deri këtu. Kemi ardhur deri këtu, sepse kjo ndodhi për shkak të një vullneti për ta përdorur drogën për të shpërblyer ata kriminelë që nuk i nxjerr nga parlamenti, nuk i nxjerr nga Bashkitë, në radhë të pare, dhe në radhë të dytë për të siguruar infrastrukturën për zgjedhjet e ardhshme, që në zgjedhjet e ardhshme të mos kenë nevojën që ti venë tytën në kokë zgjedhësve por t’u thotë “ta gëzoni korrjen” sic e bëri në Dibër ose përndryshe tju godasë.

 

Balla: Pse nuk denoncuat për rastin e Dibrës

 

Basha: Nuk është e vërtetë. Ne kemi denoncuar me dhjetra raste, edhe kur Edi Rama fliste në Parlament, policia ka dalë me komunikatë pasdite ku tha se në të vetmen zonë kur rezultati nuk ishte ai që priste PS, shkuan dhe hoqën 6120 rrënjë kanabis, pra ti mos i merr të vërteta ato që thotë qeveria sepse dhe qeveria më e mirë duhet marrë me skepticizëm nga media. Të dalim tek thelbi. A është problem vetëm i PD, kanabisi?

 

Balla: Ju thoni që është problem i gjithë Shqipërisë.

 

Basha: Unë them që nuk është kanabisi problem në vetvete. Problemi është tjetër dhe këtu duhet të ndalemi. Prokuroria italiane thotë se ka kapur midis 30 dhe 50 ton. E njëjta prokurori nga e cila varet Guardia di Financia, policia e shtetit dhe karabineria dhe të gjithë institucionet ligjzbatuese, thonë se kjo është një e dhjeta, me një vlerë në treg rreth12 miliard euro, që është baraz me prodhimin e brendshëm bruto të Shqipërisë. Sikur 10 % e këtyre të jenë në duart e krimit të organizuar shqiptar bëhet fjalë për 1,2 miliard euro. As policia nuk i ka, as ushtria nuk i ka, as shërbimi informativ nuk i ka, pra nuk ka strukturë shtetërore që të ketë 1,2 miliard euro. Cfarë do të bëjnë me këto para trafikantët e drogës dhe krimi i organizuar?

 

Balla: Ju sapo pranuat se një ushtri e tillë trafikantësh, banditësh, kriminelësh mafiozësh dhe tregtarë droge me thënë të drejtën, me tërë këto para, nuk u intereson nëse kryeministër është Edi Rama apo Lulzim Basha.

 

Basha: Këtu ka një ndryshim themelor, këtu je gabim sepse këta do të investojnë për të ruajtur status quo, ose për ta zgjeruar. 1,2 miliard euro, me një pjesë të tyre do të blihen zgjedhjet për të favorizuar ruajtjen e gjendjes. Kush e favorizon ruajtjen e gjendjes? Unë që ju thotë “sapo të vij në pushtet me votën e qytetarëve do të marrim të gjitha masat dhe do ti shtypim, apo dikush tjetër që thotë ska problem kanabisi, që del me ambasadorin e BE në konferencë dhe thotë ku ka kanabis? Kur thotë thotë këtë ky jo thjesht e mohon, por i shkel syrin atyre, u thotë unë jam garancia juaj.

Këtu ka ardhur Shqipëria sot: paratë e kanabisit kanë forcuar krimin e organizuar me të cilat do të blejnë më shumë policë, do të blejnë më shumë prokurorë, do të blejnë më shumë gjyqtarë do të investojë në ata politikanë, në ato parti politike që do ta ruajnë këtë gjendje për ta. Do të blejë ekonominë shqiptare, do të marrin tenderat do të marrin punët publike, nesër do të marrin gjithë pronat, bregdetin do ta zhvillojnë ata, pra do të diktojnë ata. Do të blejnë mediat. Vende të caktuara, përmes kësaj rruge janë sot në fund të pusit.

Ne kemi në radhë të parë një detyrë për të ndërgjegjësuar shqiptarët dhe unë i bëj thirrje cdo mediaje dhe kolegëve të tu të nderuar “stop relativizimit të problemit të drogës”. Makiaveli thotë që mjeksia dhe qeverisja kanë një pikë të përbashkët: kur e bën diagnozën herët mund ta shërosh sëmundjen edhe po të jesh i pasigurt, po ta bësh herët po të marrësh masat mund ta shërosh, por ta bësh vonë diagnozën, ska rëndësi sa i sigurtë je, mori fund trupi, vdiq. Tu themi shqiptarëve që skanë buëtë hanë pse është e keqe droga. Tu themi shqipatrëve cili vend ka bërë përpara me drogën?  Duam të shkojmë tek Afganistani? Eshtë Kolumbia ku ka luftë civile prej 30 vitesh.

 

Balla: Kemi raportin e Guardia di Finacës. Nuk është provë, por thotë se policia po e lufton

 

Basha: Raporti i Guardia di Financës është një tjetër pelivanllëk mediatik. Unë i kam patur në zyrën time zyrtarët më të lartë italianë dhe më kanë thënë: Po, keni patur të drejtë është shumëfishuar sipërfaqja. Po të them një informacion të privilegjuar të vërtetë dhe transparent. Ata më thanë: nuk jemi në gjendje të themi sa është shumëfishuar në të gjithë Shqipërinë, sepse ne arritëm të shohim vetëm 17% të sipërfaqes pasi ishte korrur një herë fara vietnameze. Por në këtë 17% të sipërfaqes po shohim më shumë drogë se vjet. Vjet ishte 43 hektarë, në këtë 17%, sivjet është 213 hektarë dhe pa dyshim ky është një shqetësim. E vëreta të del atje, përtej Otrantos. 30 tonë në dy muaj dhe italianët thonë se kjo është vec 10 për qind. Pra janë 300 tonë që kanë kaluar.

 

Balla: Siç u kalon italianëve që kanë mjete e para, mjete të sofistikuara, avionë dhe u kalon kjo sasi e madhe, policisë modeste shqiptare mund ti kalojë se nuk munde

 

Basha: Po pse nuk i kalonte më përpara. Ky 10 tonë në 2 javë nuk ka ndodhur kurrë. Pse nuk kalonte më përpara?! E para sepse kishte një moratorium.

 

Balla: Në parlament janë publikuar raportet konfifenciale të qeverisë tuaj që ekzistonte ky problem në të gjithë Shqipërin

 

Basha: Eshtë mashtrim e gjitha. Nuk i kam marrë me vete sot por ti nis dhe nxirri nesër në kronikë të lajmeve. Ato janë komunikatat e policisë së shtetit për shkatërrimin, dhe jo për identifikimin e parcelave me kanabis. Dhe janë komunikata zyrtare. Eshtë një gënjeshtër tjetër dhe kjo është në vazhdën e asaj që po them. Pse e relativizojnë, pse e zvogëlojnë dhe a ka shqiptar që nuk e di sot se sa i madh është problemi i drogës, që e gjithë Shqipëria është e mbjellë me drogë. Që me qindra e me mijëra të rinj, aktivitet kryesor kanë drogën që po zhvendos të gjitha burimet njerëzore dhe natyrore drejt drogës. A e di se çfarë po ndodh?!

Sasi të mëdha toke po kultivohen vetëm në drogë. Uji, plehrat kimike, burime njerëzore. E dini që fëmijë që nuk shkojnë më në shkollë por shkojnë e kultivojnë drogë dhe merren me prerjen e boçeve. Gra që i kanë hequr nga rrobaqepësitë, dhe ju e keni raportuar, i kanë hequr nga rrobaqepsitë dhe po orintohen nga droga. Eshtë ligj ekonomik. Ai që është i pamundur dhe për bukën e gojës, kur e sheh që me këtë mund të sigurojë diçka, mbyll gjithçka tjetër. Nuk kultivon më domate, patate, kastraveca. Nuk mban me bagëti. Shkoni e shikoni fshatrat e Tepelenës, Kurveleshit. Nuk ka më stane. Ato janë kthyer në magazine droge.

Problem është që e gjitha kjo po kthehet në strukturë të re ekonomike shqiptare. Nëse ke 12 miliardë euro drogë vetëm me këto që kanë kapur italianët deri tani, në këto momente droga e mbjellur është më e madhe se Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit. Sasia e drogës e çuar në Itali sipas prokurorisë Italiane është e barabartë me gjithë prodhimin e brendshëm bruto të Shqipërisë. Të ndalemi të gjithë së bashku për të kuptuar se çfarë është kjo.

 

Balla: Ti mbajmë premtimin që i bëmë Shqipërisë. Çfarë do të bëni ju ditën e parë që do të jeni në qeveri, për ta eleminuar këtë problem?

 

Basha: Eshtë fare e thjeshtë dhe më vjen mirë që lejon ta përsëris këtu. Do të largoj kriminelët nga politika. Aty është origjina e gjithçkaje. Me të gjitha format e mënyrat, i armatosur me forcën e ligjit që vetë propozova, por që sot nuk duan ta zbatojnë.

 

Balla: Më thoni një emër që keni çuar në prokurori.

 

Basha: I kemi çuar të gjitha denoncimet. Absolutisht në Prokurori, në KQZ e kudo tjetër. Jeni i painformuar ose i keqinformuar. E kemi bërë publike ne. Për të gjitha, për parlamentin, për bashkitë, për të gjitha. Këta do të largohen ditën e parë me ceremoni nga i pari tek i fundit. Unë nuk do të kem ministër të brendshëm një njeri të përfolur me krimin, një njeri që nuk e di se çfarë ka bërë me makinën e tij personale ku gënjeu 3 herë para shqiptarëve. Do të kem një njeri me integritet, me vullnet të çeliktë për ti shërbyer të mirës së përgjithshme dhe jo të mirë së habilajve apo balilëve, rozë apo blu qofshin.

Rama i solli për të marrë pushtetin dhe sot ata diktojnë përmes Edi Ramës gjithçka, tenderat, punët publike, emërimet dhe natyrisht kanabizimin e Shqipërisë si një problem i madh për fëmijët e shqiptarëve. Së dyti, do të çliroj ekonominë se shqiptarët duhet të kenë një alternativë për të fituar bukën e gojës dhe unë sot e di që ata që marrin 20 mijë apo 30 mijë lekëshin dhe thonë që ne me këtë hamë, çfarë do të bëjmë?!

Kam alternativë për ta, kam alternativën e zhvillimit. Ata jetojnë me atë sepse qindra milionë eurot e subvencioneve që u premtuan nuk shkuan kurrë aty sepse vidhen e shpërdorohen. Shkojnë për investime luksi, fasada, për gjëra që nuk kanë vlerë për qytetarët. Kam alternativë zhvillimi për Shqipërinë duke e çliruar ekonominë, sepse ajo sot mbahet peng nga një grusht qeveritarësh dhe një grusht oligarkësh.Po çfarë janë këta oligarkët që njerëzit e kanë dëgjuar si fjalë. Janë njerëz që kontrollojnë ekonominë që ka përfunuar në tregti dhe shërbime që i shërbejnë tregtisë, se nuk prodhojmë më. Tani prodhojmë drogë por asgjë tjetër nuk prodhohet. Pse nuk prodhohet?!

 

Balla: FMN thotë ndryshe.

 

Basha: FMN i referohet TAP-it dhe Devollit. Dy investime të mëdha të nisura në kohën tonë por që kanë një impakt të kufizuar për punësimin dhe mirëqënien. Mos kujto ti që shumica e shqiptarëve po ha me këto investime. Janë volume të mëdha financiare por nuk kanë impakt tek punësimi. Sot shqiptarët po largohen nga Shqipëria dhe duan të ikin nga sytë këmbët. E kemi diskutuar bashkë, brenda dhe jashtë kamerave këtë. Kjo është e zeza më e madhe e Shqipërisë sot. Cila është e keqja më e madhe e Shqipërisë?! Shqipëria po zbrazet, po ikin më të mirët, mjekët, inxhinierët, llogaritarët, avokatët, biznesmenët. Edhe ata që spo ikin duan të ikin, sepse Shqipëria nuk po ofron mundësi për ëndrrat e tyre, sepse po shpërblen injorantin, të paaftin, hajdutin, servilin, hipokritin, kriminelin. Këta po ecin përpara. Ne këtë duhet të ndryshojmë në politikë. Ky është misioni im, kjo është rruga dhe rrugëtimi në të cilin ftoj të gjithë shqiptarët. Çlirimi i ekonomisë do të thotë çmontim i këtyre monopoleve. Të marrë frymë ekonomia. Dikush që do të ndërtojë një biznes ta ndërtojë dhe të ecë dhe jo të ketë frikë se monopoli do ti marrë shpirtin duke i çuar tatimorin e korruptuar.

 

Balla: Doing Bussines e nxorri mirë qeverinë…

 

Basha: Nuk është ashtu. Ka përkeqësim të vendeve por Shqipëria ka rënë shumë keq dhe ia kalon vetëm Kosovës në rajon. Dhe këto janë fakte. Ndryshe e shet qeveria dhe ndryshe e përjetojnë shqiptarët. Kjo është e vërteta. Pra të çlirojmë ekonominë për ti dhënë dhënë shqiptarëve këto burime të mëdha natyrore, ti shfrytëzojnë për vendin e tyre siç do ti shfrytëzonte një vend ku ata duan të ikin. Pse ikin në Gjermani, Angli, Amerikë, edhe në Alaskë, kur ne kemi një klimë kaq të bukur dhe resurse. Çfarë nuk ofrojmë ne?! Ne nuk ofrojmë që i zoti të shkojë përpara që puna e talenti dhe ndershmëria të shpërblehet.

 

Balla: Kanë humbur besimi tek politika në Tiranë z Basha, dhe kjo nuk u përjashton as juve.

 

Basha: Absolutisht që nuk më përjashton as mua, dhe as Partinë Demokratike nga përgjegjësia.

 

Balla: Më pranoni një gabimin tuaj personal?

Basha: Kam shumë. Por më lejo të mbaroj mendimin se nuk është puna këtu të kapesh me një apo me dy.

 

Balla: Por më thoni një gabim?

 

Basha: Gabimi kryesor, që ne rritëm hendekun me njerëzit në vend.Harruam që ishim aty për ti shërbyer njerëzve. Dhe ky është momenti kur partitë bien.

 

Balla: Po kujt i shërbyet atëhere?

 

Basha: Një pjesë filloi ti shërbejë vetes së vet.

 

Balla: Edhe oligarkëve.

 

Basha: Edhe oligarkëve pa dyshim. Një pjesë e tyre kanë përfituar në mënyrë të pandershme gjatë qeverisë tonë. Forca ime është që unë i pranoj këto dhe kam reflektuar për to dhe nuk kam kam ardhur të bëj policin por kam ardhur tu them shqiptarëve që kam reflektuar dhe vijoj të reflektoj. Dhe ju them sot që ajo që dua të nisim së bashku nuk është thjeshtë rruga për një rrotacion politik por të ndërtojmë një Shqipëri të mundësive për çdo shqiptar që të çajë përpara mes punës së tij, ndershmërisë dhe talentit.

 

Balla: Make Albania great again

 

Basha: Make Albania great again. Dhe kudo që shkojnë, në Amerikë, në Londër, etj shkëlqejnë sepse kanë kushtet për të ndjekur mirëqënien, lumturinë e tyre, përmes talentit, forcës së tyre, mendjes së tyre. Këtu nuk bën punë kjo. Si do ta bëjmë?! Do fillojmë të ndryshojmë në radhë të parë vetëveten, duke modernizuar Partinë Demokratike, duke e hapur, duke i dhënë mundësinë çdokujt që dëshiron të kontribuojë dhe të përfaqësojë, të jetë deputet, të jetë kryetar i PD-së, të më zëvëndësojë mua nëse është më i aftë se unë. Duke i dhënë rregullat, platformën e PD-së.

 

Balla: A keni deklaruar ju në një intervistë që me këto rregulla Sali Berisha do të jetë deputet gjithmonë në PD por këto rregullla nuk aplikohen për atë…

 

Basha: E ke gabim. E kam thënë që për mua në rastin e tij, nëse ai kërkon të jetë deputet, për mua do të ishte por nuk i marr vendimet unë, i marrin forumet e PD-së. Pra mos më keqcito. Eshtë një detaj por ajo që po të them unë është diçka tjetër.

 

Balla: Por duhet tu aplikohet të gjithëve njësoj.

 

Basha: Pikërisht dhe me këtë unë dua që ai që na dëgjon sot dhe që ndan vizionin tonë, vizioni tim për një Shqipëri ku ecën përpara i zoti, i talentuari, i afti, i ndershmi, në punën e tij, ai që e ndan këtë platformën tonë dhe që është gati të japë platfromën e vet, të ketë mundësinë dhe të mos ketë gardhe për të dhënë kontributin, për të konkuruar dhe qënë përfaqësues dhe deputet i PD, por edhe për të konkuruar edhe si kryetar i PD.

Partitë janë kthyher në problem: vendimarrjen e kanë në dorë kryetarët, nuk ka qarkullim të elitave, nuk çajnë dot para të rinjtë, financimi vjen gjithmonë në mënyrë të dyshimtë, partitë janë kthyer në lavatriçe evazioniste. Partitë dhe mënyra se si është ndërtuar politika është sot pengesë për Shqipërinë që të ecë përpara.

 

Balla: Po ju si do ti bëni këto?

 

Basha: Unë kam filluar ta bëj këtë dhe kam vendosur votën në themel të vendimarrjeve kryesore për PD-në dhe po ndërtojmë mekanizma që edhe në zgjedhjet e ardhshme, që anëtarësia me propozimet e saj të ketë forcë vendimarrëse për përfaqësimin tonë. Dhe po ndërkojmë një koalicion të gjërë ku figurat më të përfaqësuara të shoqërisë ta gjejnë veten e tyre aty. Jo tek personi im dhe as tek sigla, por tek vlerat që bashkëndajmë për të nesërmen.

Unë jam i vendosur të eci në këtë rrugë. Të jesh i sigurt që Partia Demokratike do të jetë partia e parë e cila do të aplikojë parimin një anëtar për të zgjedhur deputetët e ardhshëm për në Kuvendin e Shqipërisë. Thelbi i rrugëdaljes është kufizimi i pushtetit tim si kryetar i Partisë Demokratike duke fuqizuar anëtarësinë, dukë fuqizuar qytetarët.

 

Balla: Ku bazoheni, kryetari i partisë nuk duhet të ketë më shumë se dy mandate, siç e bëjnë shumë parti europiane.

 

Basha: Jo dy mandate, por katër mandate nga dy vjet, do të jetë propozimi im. Do ja propozoj Këshillit Kombëtar, Kuvendit Kombëtar. Çdo dy vjet kryetari të jetë në test. Dhe do ta bëj të lehtë për ata që duan të konkurojnë, të shpalosin platformën e tyre, të konkurojnë me kryetarin. E shoh që ka një përkrahje të madhe, që njerëzit duan, kanë besim tek forca e votës dhe unë do ta udhëheq këtë proces.

Do ta udhëheq unë këtë lëvizje duke dorëzuar pushtetin e kryetarit të partisë sot, duke kufizuar pushtetin e kryeministrit nesër, duke ua kthyer pushtetin njerëzve, sepse pushteti është i tyre, nuk është i yni.

 

Balla: Si do t’ju besojnë ju z.Basha, kur ju ishit në pushtet, keni pasur poste të rëndësishme. Njerëzit ju dëgjojnë me vëmendje, po ka një pikë ku njerëzit janë shumë skeptikë. A duhet t’ju besojnë ju sërish?

 

Basha: Për dy arsye kërkoj të më besojnë. E para sepse unë pranoj në emrin tim dhe në emër të partisë time gabimet që kemi bërë dhe peshën tonë të fajit për këtu ku kemi ardhur. Vizioni që po shpalos sot këtu e që po shpalos kudo në Shqipëri dhe do kem mundësi që ta shpalos edhe përpara studentëve edhe para intelektualëve, edhe para fermerëve, edhe para të papunëve, edhe para biznesit; të arrijmë në një Shqipëri që ofron mundësi për të gjithë. Unë po them që kemi një problem të madh politik, kjo është arsyeja e parë përse duhet të më besojnë shqiptarët. Në këtë problem edhe unë kam pjesën time.

E dyta, ky problem nis të ndreqet vetem me kufizimin e pushtetit. Në rradhë të parë brenda partisë, në politikë, pastaj duke kufizuar pushtetin e kryeministrit, duke çmontuar monopolet, duke hapur konkurencën e lirë, duke i hequr nga duart qeverisë mundësinë të kontrollojë se kush do të jetë i pasur dhe kush jo, se sot e përcakton qeveria Sokol, e di ti. Mund të jesh i aftë, mund të jesh i talentuar, mund të kesh ide të mëdha. Zuckerberg ishte konviktor kur shkaterroi perandorinë Ruppert Murdock që ishte i plotfuqishëm.


17 nëntor 2016

 

Read More
17 Nën
0

Qeveria e ka ngritur korrupsionin ne sistem     

Projektligji “Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë”, nuk shërben për asgjë tjetër veçse për përafrimin e legjislacionit kombëtar të transportit hekurudhor në Shqipëri me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Nuk shërben për asgjë tjetër, sepse transporti hekurudhor në Shqipëri është katandisur në një gjendje të mjerueshme.

Të thuash që ky projektligj do të nxitë zhvillimin e një transporti hekurudhor efikas, të sigurt, të aksesueshëm nga të gjithë dhe miqësor me mjedisin është anakronike, sepse hekurudhat janë jashtë përdorimit dhe transporti hekurudhor nuk funksionon.

Në një kohë kur, kjo qeveri, në 4 vjet qeverisje, nuk bëri asgjë për këtë sektor, është fare pa kuptim të thotë se ky projektligj synon përmirësimin e efikasitetit të sistemit hekurudhor dhe integrimin e tij në tregun rajonal dhe transevropian të shërbimeve të transportit.

Me bindje të plotë them se ky projektligj nuk do të ndikojë fare në zhvillimin real të këtij sektori.

 Por kjo qeveri dhe kryeministri Rama nuk e ka për gjë t’i hedhë hi syve këtij populli. Ajo po zëvendëson gënjeshtrat e vjetra me gënjeshtra të reja.

 Qeveria rrit nga viti në vit shpenzimet operative, dëshmi mjaft e qartë kjo e filozofisë së saj, për të rritur shpenzimet e luksit dhe jo shpenzimet për investime publike, të cilat sjellin edhe rritje ekonomike.

92 milionë dollarë të shqiptarëve janë shpenzuar vetëm për zyra, makina, orendi dhe bileta avionësh.

Por nuk ka fonde për investime publike në rrjetin hekurudhor sepse 2.2 miliard euro u janë vjedhur taksapaguesve shqiptarë, nga mosrealizimi i të ardhurave dhe nga shkelje të disiplinës financiare.

 Nuk ka fonde për investime publike sepse 88 milionë dollarë u janë dhënë nëpër tendera 11 miqve, ndërtuesve dhe bashkëpunëtorëve të Edi Ramës.

Qeveria e ka ngritur korrupsionin ne sistem. Këtë e vërteton edhe raporti për korrupsionin, i publikuar këto ditë nga “Transparency International”, ku shkalla e mitmarrjes në Shqipëri, për vitin 2016, rezulton me 34%, më e larta, jo vetëm në Ballkan, por në të gjithë Europën.

Dhe shembulli me i mire i ngritjes te korrupsionit ne sistem nga kjo qeveri, janë koncesionet.

Rilindja ka hedhur në treg një lloj të ri grabitjeje, atë përmes koncesioneve, një fushë e pamatë për abuzim.

Por për ta hequr shijen e hidhur te abuzimit, qe po u le qytetareve shqiptare fjala koncesion, Rilindja po përpiqet për ta zëvendësuar fjalën koncesion, me togfjalëshin partneritet publik-privat.

Janë dhëne rreth 765 milionë euro koncesione dhe planifikohen te jepen te tjera koncesione ne shëndetësi, transporte, dogana, tatime, ne rruge dhe ne  shërbime të tjera publike, për miqtë dhe klientët e kryeministrit dhe qeveritareve, duke e dorëzuar shtetin tek një oligarki e dyshimtë dhe duke e rënduar disa herë xhepin e qytetarëve shqiptarë, të cilët paguajnë edhe administratën publike nga njëra anë, që nuk është ulur aspak në numër, edhe privatët nga ana tjetër, për të njëjtin shërbim.

Mesa duket, maxhorancës po i bëhen presione nga grupet oligarke brenda saj, për të marrë koncesione për t’u shpërblyer për kontributin që kanë dhënë, që kjo maxhorancë të vijë në pushtet dhe të kontribuojnë financiarisht edhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Qeveria po gjen rrugën me te lehte për te hequr nga vetja ato shërbime, qe ajo i ka për detyre tua garantoje qytetareve te saj.

Kur ishte ne opozite, PS deklaronte se do te rishikonte, madje edhe do ti anulonte marrëveshjet koncesionare te qeverise Berisha.

Por sot, pas rreth 4 vjet qeverisje, numri i koncesioneve po rritet frikshëm.

Kjo dëshmon jo vetëm paaftësinë e atyre qe qeverisin, por edhe faktin qe koncesionet janë kthyer ne një parajse financiare për një grusht klientësh te qeverise, të cilët grabisin me leje, pasurinë e shqiptareve.

Këto 765 milionë euro koncesione, te kaluara ne xhepat e privateve, klientë te kryeministrit, do ta kishin përmirësuar sado pak jetën e qytetareve shqiptare, sikur te kishin kaluar për investime publike, për te rritur punësimin, dhe të ardhurat e tyre.

Rekordin e koncesioneve e mban ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, me 300 milionë euro koncesione të dhëna, për check up-in,për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale dhe për hemodializën.

Koncesioni i check up-it, ose i thëne shqip, koncesioni i kontrollit mjekësor falas, vazhdon të mbetet koncesioni më abuziv.

Kontrata e firmosur me koncesionarin është abuzive, pasi është përcaktuar një dysheme prej 475 mijë qytetarësh për të cilët koncesionari paguhet, pavarësisht nëse qytetarët i bëjnë apo jo analizat.

Shifra e vendosur në kontratë (475 mijë) është abuzimi real. Nuk është e bazuar në asnjë studim apo analizë shkencore.

Duke pranuar që në një vit e gjysmë nuk janë bërë 475 mijë analiza të check-up, por paratë janë dhënë për aq, Rama ka pranuar vjedhjen e 5 milionë euro më shumë në vit.

Ku kanë shkuar këto para? A do t’u kthehen shqiptarëve, apo tashmë janë ndarë si plaçkë mes Ramës dhe donatores së tij?

Dhe sikur të mos i mjaftonin megaskandalet e korrupsionit me tenderat dhe koncesionet, dje, Ilir Beqaj u akuzua edhe për shpërdorim detyre. Ai pushon menjëherë nga puna drejtorin e tij, vetëm se nuk mori pjesë në një mbledhje të PS.

Shikoni se çfarë terror psikologjik dhe presion ka administrata publike nga Rilindja dhe sa lehtë, ata mund të pushohen nga puna, nëse nuk aktivizohen në aktivitetet politike të PS.

Ai duhet të japë menjëherë dorëheqjen dhe të largohet sa më parë nga detyra e ministrit.

Nga ana tjetër kryeministri Rama duhet ta shkarkojë nga detyra, në rast të kundërt vërtetohet që është ai dirigjuesi i të gjitha këtyre skandaleve.

Kryeministri thotë qe ne shpifim dhe hedhim balte.

Por le ti referohemi FMN.

FMN i ka vlerësuar koncesionet si një nga rreziqet me te mëdha fiskale, duke pohuar se ato tashme zëne 7% te PBB dhe te tjera janë përfshire ne proces.

Ne një raport te posaçëm për transparencën fiskale, FMN thekson se qeveria shqiptare nuk është transparente në dhënien e koncesioneve, pasi nuk bën publike kostot dhe përfitimet nga koncesionet.

Vendi ynë ka një historik te dështuar të dhënies te disa shërbimeve me koncesion, te cilat nuk kane sjelle gjë tjetër veçse kosto te shtuara për biznesin dhe qytetaret, si rasti i Crown Agents me doganat.

Kompania koncesionare u pagua me 8.2 milionë euro, për te mbledhur 100 milionë euro me shume ne dogana. Tashme te gjithë e dine dështimin e bujshëm te këtij objektivi.

Prandaj kalimi i te gjitha shërbimeve tek privati, jo vetëm nuk është i dobishëm, por e dëmton ekonominë.

       Për arsyet që përmenda më lart nuk ka fonde për investime publike.

       Nuk ka fonde jo vetëm për të ndërtuar hekurudha të reja dhe rrugë të reja, por as për të siguruar një qarkullim normal në rrugët ekzistuese.

       Rruga kombëtare Librazhd-Elbasan, prej një viti është dëmtuar në Xibrakë, nga prurjet e lumit Shkumbin. Duke qënë aktualisht me një kalim, deri tani, atje janë bërë mbi 50 aksidente, dhe askush nuk po kujtohet të verë dorë për riparimin e saj.

       Rruga kombëtare Qafë Thanë-Lin-Pogradec, nuk po thotë më kush, të përfundojë, por të paktën të bëhet e kalueshme për automjetet në hyrje të qytetit të Pogradecit.

       Punimet janë braktisur fare nga kontraktori dhe rruga është në gjendje të mjerueshme. Por askush nuk pyet që u shkatërruan të gjitha autoveturat dhe kamionët e shumtë që kalojnë në drejtim të Korçës dhe Greqisë.

       Rruga Korcë-Ersekë, e filluar që në vitin 2011. Vetëm 40 milionë lekë janë planifikuar në projektbuxhetin e vitit 2017.

       Me kaq pak fonde, kjo rrugë nuk ka për të përfunduar kurrë. Dhe gjithë qeveria ka zbarkuar në Kolonjë, për zgjedhjet e parakohshme lokale dhe vazhdon të mashtrojë kolonjarët, duke ju premtuar atyre parajsën.

       Ju kërkojnë votën kolonjarëve, ndërkohë kur në 25 vite qeverisjeje lokale socialiste, e kanë lënë qytetin e Ersekës, i pasur me burime ujore, vetëm me dy orë ujë të pijshëm në ditë.

       Dhe tallen me qytetarët kolonjarë, kur ju thonë: “Na jepni votën, se nuk vijmë më, nëse nuk bëhet ujësjellësi.

       Kandidati i të djathtës nuk po garon me rivalin e tij të majtë, por me të gjithë qeverinë. Pothuajse të gjithë ministrat socialistë dhe të gjithë drejtorët rajonalë, kanë zbarkuar në Kolonjë dhe në kundërshtim flagrant me Kodin Zgjedhor, mbledhin punonjësit e administratës së tyre, në prezencë të kandidatit socialist, duke ju bërë presion të hapur për të votuar për të.

       Sa turp.

       Por sikur të mos mjaftonte kjo, gjithë bashkia e Korçës, ka lënë punën dhe është nisur drejt Kolonjës në ndihmë të kandidatit socialist.

       Çdo funksionar rilindas, nga Korça, me origjinë nga Kolonja, ose me lidhje familjare ose shoqërore prej andej, me urdhër, sipas një plani dhe grafiku të detajuar, nga qeveritarët kombëtarë dhe lokalë, ka shkuar në Kolonjë këto ditë, nga “malli” për të takuar miqtë dhe të afërmit, që ata të votojnë me çdo kusht për kandidatin socialist.

       Ja pra pse PD kërkon një qeveri teknike, sepse me Edi Ramën dhe qeverinë e tij as që mund të priten zgjedhje të lira dhe të ndershme, vitin e ardhshëm.


Fjala ne Kuvend e deputetit Gjergji Papa, 17 Nentor 2016

Read More
17 Nën
0

Ja kush qëndron prapa plehrave – lidhjet e Ramës dhe Veliajt me kompaninë “Eco Albania” me organizatën mafioze “Ndragheta”

Njëriu që mbart vetëm ligësira, sherre dhe intriga bën gjithçka që, në një kohë kur një pjesë e mirë e qytetarëve të vendit jetojnë në dhimbje të mëdha, në terror të vërtet nga përmbytjet që pësuan, nga shembjet masive të tokës, nga ndihma zero ndaj institucioneve të këtij vendi, kërkon tani që me sherre dhe intriga të mbulojë qëndrimet e tij fund e krye të papërgjegjshme.

Së pari, mendja ime, zemra ime, shpirti im, është tek ata mijëra  e mijëra familje në të katër anët e Shqipërisë, nga Gjirokastra në Tropojë, të cilët u përmbytën, përjetuan vërshime të egra të lumenjve, përronjve dhe inekzistencën totale të ekzekutivit shqiptar. Dhe jo vetëm inekzistencën, por talljen, përçmimin, cinizmin e pashëmbullt në një kohë kur ata lëngonin me fëmijët e tyre nën ujë, me gjënë e gjallë të tyre të mbytur, me ujin e futur deri në katet e para e më lart. Kreu i ekzekutivit në vend se të ishte me ta dhe mbas tyre, ja mbathi, çau ferrën për në Neu York, për ekspozitën e zhgarravinave të tij. Kam vite e vite që flas për zhgarravina por ja faktoi prof Etem Ruka, shpresoj t’u vijnë mendt edhe ju, se çfarë çon ky (Rama) nëpër ekspozita.

Të shkosh në Neu York e të lësh të mbytur, të lësh nën një kërcënim fatal, banorët e deltës së Vjosës, të lësh të përmbytur me mijëra hektarë tokë, të lësh fhatra të tëra dhe lagje në Tiranë, duhet të jesh shpirtkazëm si ky këtu, i cili nuk ka keqardhje njerëzore. Harrojeni ju. Janë një kategori njerëzish që për shkak të proceseve psikike, të sëmundjes psikike që kanë nuk ndiejnë kurrë keqardhje .

A ju kujtohet mëngjesi datës 4 nëntor, kur një super kriminel shtriu në çimento dhe ju mori jetën katër të rinjve? Dhe zotëria e tij dilte dhe i jepte tapetin e kuq nënës së tij vetëm se ishte e sojit të vet, dhe s’gjeti një fjalë për ti shprehur ngushëllimin katër viktimave. Një fjalë për të thënë për ta nuk gjeti, një fjalë për të dënuar krimin e shëmtuar, por u shiste shqiptarëve heroizmin e Luizës.

A nuk ishte ky njëri që bëri mbledhjen e këshillit të emergjencës, foli broçkulla por s’tha një fjalë për tre viktimat, sikur të ishin viça e jo qënie njerëzore që humbën jetën, që lanë jetimë, që shkretuan shpirtëra e zemra familjarësh. Nuk mundej kreu i ekzekutivit tu çonte qoftë dhe një fjalë ngushëllimi. Per të përkundrazi, shkuarja në Neu Jork ishte veprimi më i lavdërueshëm. Madje dhe pjesëmarrja në demostratat anti-Trump, ishte dhe ky një heroizëm i veçantë.

Përgënjeshtronte mediat nga Nju Jorku që thoshin se demostratat i kishte organizuar Sorosi, pyeste demostruesit që thoshin “nuk na ka organizuar askush” a thua se ky ishte problemi i shqiptarëve të përmbytur.

Mendoj se seanca duhet të merret me këto probleme. Është mëkat të merresh me gjëra të tjera në seancë. Po ky s’të lejon.

Kthehet nga Nju Jorku, vrapon në asnjë nga zonat e përmbytura, por shkon në Mirditë e gjen Ndrecën ku i thotë “rrofsh e qofsh o Enver se na ke sjellë pllaka sa për 25 vite! Por Ndreca i tij i thotë: Jo për 25 vite, po për 40 vite!!!” kur as sa 1./3 e rrugës Rrëshen- Perlat nuk ka investuar në Mirditë. Si një Nastradin shkon mbulon mashtrimet e vjetra me mashtrime të reja.

Shkon në Shijak përsëri: 9 projekte! E çfarë ishin ato?! Nuk shkon të takojë të përmbyturit në Rrushkull, Katund të Ri….- Ku jeni ju deputetët e zonës? Se ju nuk shkelni dot te zgjedhësit, keni fituar një urrejtje patologjike. E dini se ka akoma zona nën ujë në Durrës? Foli për bujqësi, zbuloi pas 4 vitesh se uji shkon tek parcela ndërkohë që deri sot nuk ka prurë ujë në asnjë parcelë, asnjë kanal të ri apo sistem vaditjeje.

Përkundrazi, projektin që kishim me BB prej 60 milionë eurosh, që e lamë gati, e ka shtyrë për shkak të prokurimeve, deri sa e ka rrjepur dhe e ka mjelë, për tre vjet. Paçka se kishte premtuar se do të investonte 140 milionë USD vetëm në vaditje, nuk ka investuar deri sot as 10 milionë USD! Shkon dhe i parashtron fshatarëve premtime të reja. A nuk je ti që u the fshatarëve se do u pesëfishoje grantet për bujqësinë dhe i bllokove ato totalisht? A e dini se në Myzeqe po e shesin kilen e domateve 200-300 lekë të vjetra? A e dini sa është çmimi i kostos? Shitet domatja në tetor sot aq sa shitej  në kulmin e saj në gusht, sepse i hapët doganat, sepse vrisni prodhimin vendas, sepse si jepni asnjë mbrotje, sepse me dogana mbushni xhepat më kollaj.

Ju vidhni në dogana dhe shkatërroni prodhimet vendase.

A e dini çpo bëhet me rrugët? Ku jeni ju o deputetët e Fierit. A e dini çka pësuar By passi i Fierit? By Passi i Fierit ka patur të gjitha përcaktimet për të përfunduar brenda këtij viti dhe financimi ishte qindarkë për qindarkë, BEI dhe BERZH.  Përkundrazi, vidh e vidh nuk ka të sosur. Derisa Vali Bizhga flet gjithë ditën në telefon në emër të këtij, që bëni këtë e bëni atë dhe tani nga mafia ai është shtyrë për të përfunduar në vitin 2019. A ju bën juve përshtypje kjo?

Dilni këtu dhe thoni se na i dha falas Japonia makinat. Sigurisht që është grant japonez, ja u them unë qytetarëve, por ai granti nuk është për makina firmato. Ai granti japonez mund të merrej zetorë, apo kambajna.

Gjatë vizitës sime, garantova 120 milion dollarë për ujërat e zeza të Tiranës. Ku janë? Impianti përpunimit të ujërave të zeza të Tiranës duhet të kishte përfunduar në vitin 2015. A e dini çfarë bëtë ju? E fitoi kompania franceze ja anulluat se nuk ju dha ryshfet dhe bëtë gjithçka, vutë të tjerë dhe vidh e vidh nuk ka të sosur. Ku është impianti i përpunimit të ujërave të Tiranës?

Për fshatin ju jeni cinikë, dhe e keni shkatërruar atë në mënyrën më të pabesueshme. Fshati nuk është se kishte ndonjë infrastrukturë, dhe, në disa aspekte, për ata që e njohin, në vitin 2005 ai ishte gati 3 shekuj më parë. Sado që investuam 3.4 miliardë dollarë ata e meritonin dhe ju duhet të vazhdonit të investonit. Unë drejtova tetë vite vendin duke marrë një buxhet vjetor maksimumi 412 mln lekë, kurse zotëria vitin e katërt të qeverisjes së tij cakton një buxhet vjetor sa për 18 këshilli ministrave para tij, cakton një buxhet vjetor 18 fishi i presidencës së republikës, cakton një buxhet vjetor 5 herë më të madh se sa rrethet nga Kruja deri në Tropojë, cakton një buxhet vjetor 37 mln dollarë në një kohë kur, i jep presidencë së republikës 2 mln dollarë. Sigurisht që këshilli ministrave ka shpenzime më shumë. Edhe në kohën time kishte, por presidenti merrte 200 mln, kryetari i këshillit të ministrave merrte 418 mln.

A e kuptoni se kjo mënyrë është një krim i shëmtuar me të cilën po qeverisni.

A lyhet dy herë Liceu Artistik se zotërisë nuk i pëlqen ngjyra pana, por e donte mavi. Por këto janë para të qytetarëve jo para tuajat personale. Do ju them një gjë. Ky sistem ka mrekullitë më të mëdhaja por ky sistem ka edhe probleme të mëdha. Dhe problemi më madhor është shpërndarja e të ardhurave. Nëse nuk kujdesemi, nëse nuk mendojmë për ata që s’kanë, polarizimi rritet, mjerimi rritet, skamja rritet, eksoda rritet. Po kujt t’ja thuash? T’ja thuash njëriut që kërkon me çdo kusht me retorikën e tij banale të zhveshur nga çdo koncept të zëvëndësojë një palë mashtrimesh me një palë tjetër mashtrimesh. Por shqiptarët se hanë më këtë. Eshtë fundi i tij, fundi i qeverisjes së tij.

Pse nuk vjen dekreti i plehrave këtu? A nuk është kjo një shkelje e Kushtetutës, e cila detyron përparësi absolute në trajtimin e dekreteve. E dini pse? Ja u them unë çfarë ndodh. Sepse këtu ka një miksturë të tmerrshme të mafies shqiptare me mafien italiane, të denoncuar zyrtarisht jo vetëm nga pala shqiptare por dhe nga pala italiane, nga autoritetet italiane. Sot do ju jap faktet.

Më 22 Qershor 2016 u themelua në Tiranë kompania “Eco Albania”

Kjo kompani është bashkëpronësi e Bashkisë së Tiranës (51%) dhe kompanisë ‘ASGM Holding Albania’ (49%).

Aktualisht kjo kompani ka një kontratë ekskluzive me Bashkinë e Tiranës që synon ingranimin e saj në formë monopoli në trajtimin e mbetjeve të qytetit.

Aksionari AGSM-Holding-Albania në dukje është një kompani e bashkisë së Veronës, por zbardhja e interesave përbërës të kësaj kompanie zbulon se ajo është e ndarë në: 

AGSM Verona – 75% dhe AMIA – Verona 25%

Kompania AMIA-Verona përfaqësohet nga shtetasi Andrea Miglioranzi dhe është kompani private e cila ka një akses të veçantë në Bashkinë e Veronës.

Zoti Miglioranzi më herët ka qenë i përfshirë si përfaqësues i disa kompanive të tjera italiane të cilat janë hetuar nga prokuroria italiane si kompani nën kontrollin e organizatës kriminale ‘Ndragheta’.

Biznesmeni Miglioranzi është njeri tepër i afërt i kryebashkiakut të Veronës, Flavio Tosi.

Kryebashkiaku Tosi nga ana tjetër ka qenë subjekt I një skandali mediatik sepse pak kohë pasi ai kishte mohuar çdo lidhje me organizatën ‘Ndragheta’, në media u publikua një foto e tij, ku pozonte në një përqafim vëllazëror me shtetasin Antonio Giardini, i cili konsiderohet si lojëtar i rëndësishëm i organizatës mafioze.

Aktualisht Bashkia e Veronës dhe kompanittë AGSM-Verona dhe AMIA-Verona dyshohen si kompani nën tutelën e organizatës ‘Ndrangheta’.

Ka pasur disa sinjale në media dhe në dosje hetimore që lidhin personazhet, ndonëse një hetim më i thelluar do të nevojitej për të verifikuar dhe dokumentuar më qartë përfshirjen e interesave të organizatës mafioze në këtë histori.

Nga ana tjetër, nëpërmjet pamjeve filmike dhe dokumenteve zyrtare, rezulton se ingranimi i ‘klanit Veronez’ në projektin e riciklimit ka nisur në vitin 2014, kur deputeti rilindës Artan gaçi shkoi në Verona dhe kërkoi zyrtarisht mbështetjen në kompaninë AMIA-Verona, për të hyrë në Shqipëri.

Vizita e Gaçit u pasua nga dy vizita të Edi Ramës i cili u takua në Itali me kryebashkiakun e Veronës Tosi. Ky i fundit erdhi më pas në Durrës ku u fol për një projekt kulturor, por interest e vërteta të takimeve lidheshin me biznesin e riciklimit.

Pas takimeve me Ramën, kryebashkiaku i Veronës Flavio Tosi, nisi kontaktet me Erion Veliajn dhe dy bashkitë nënshkruan dhe marrëveshjen mes tyre dhe krijuan kompaninë e përbashkët ‘Eco Tirana’.

Indiciet, dokumentet publike, fotot e publikuara, hetimet e disa personazheve të lidhur nga prokuroria italiane, çojnë në gjurmët e implikimeve të organizatës ‘Ndragheta’, duke ngritur dyshime të arsyeshme se Edi Rama ka vendosur të bëjë biznes me këtë organizatë dhe t’ua japë atyre monopolin e riciklimit.

Të njëjtat kompani italiane kanë dështuar që të aplikojnë të njëjtën skemë në Rumani, Bosnje apo Kroaci.

Ja çfarë thonë mediat italiane: http://www.ilfattoquotidiano.it/2016/07/29/flavio-tosi-la-foto-con-lindagato-opposizione-diceva-di-non-conoscerlo-la-replica-non-me-ne-frega-un-cavolo/2942147/

A e dini çka bërë ky në Itali? Ka marrë plehrat dhe i ka përdorur për mbushje autostrade, i ka futur nën asfalt. Ja ku e keni (tregon foto) dhe për këtë e ka kryqëzuar drejtësia italiane. Se cila është lidhja e tij me By Passin herës tjetër do e keni. Ky do vijë tani të pastrojë plehrat tona.

(të qeshura në sallë) T’ju sqaroj diçka. Italishtja ime është larg së qënuri ajo që duhet të jetë. Por është në atë gjëndje sa kurrë në jetën time kurrë nuk kam bërë një orë mësimi italisht. E tëra vjen nga mediat dhe nga latinishtja ku unë kam qënë një student ekselent.

Pra, të nderuar zotërinj!

A doli këtu se kush qëndron prapa plehrave? Prapa plehrave qëndron Rama me Ndraghetën të cilën e sjell në Shqipëri. Tani plehrat italiane nuk do varrosen më në autostradat e italisë siç ka bërë kompania, por do vijnë të groposen në rrugët e Shqipërisë. Tani rrugët e vendit do shndërrohen në landfille. Kjo është arsyeja pse ju përdorni tenderat, ryshfetin për të kaluar këtu dekretin famkeq në të cilën ju faktoni veten si qeveri e plehut.

Do ta mbyll fjalën time me një moment tjetër. Nik donjon ti kthej përgjigje një njeriu i cili del këtu dhe përdor gjuhën e një njeriu që është i akuzuar zyrtarisht për përdhunim, me dikumenta, është i akuzuar se ka kaluar kryesorë të klanit të heroinës në doganë me pasaportë diplomatike dhe targën e tij, është i akuzuar si lidhje e ngushtë e trajnierit të skuadrës së tij i cili është i dënuar me 10 vjet burg në Greqi, dhe arrestohet në makinën e tij në Qaf Bot, është i akuzuar për trafik prostitucioni nga një këshilltar i Fatos Nanos, i cili ka bërë të ditur se Taulant Balla është arrestuar nga policia e vendit fqinj se trafikonte prostituta rumune dhe jo vetëm rumune. Ai është një njëri i cili ka humbur disa gjyqe si shpifës ordiner, fatkeq sepse atë çka nuk flet dot Rama e xjerr atë. Por unë nuk i kthej përgjigje atij. Të gjitha janë të këtij zotërisë këtu (Ramës) i cili bën gjithçka për të rritur në  qiell konfliktualitetin sepse mendon se me konfliktualitet do mund të mbulojë bëmat dhe gjëmat e tij,  harron se konfliktualitetti është një zift i vërtet në imazhin e kësaj qeverisje, në imazhin skaduar të tij.

Meqë dole e fole këtu për Trump, tani po të lexoj se çfarë ka thënë në prill kryetari i PD, Lulzim Basha: “Trump shkakton debate midis liderve politik shqiptar” -ja ku është artikulli i botuar në shtypin ndërkombëtar më 8-04-2016.

Pasi autori artikullit tregon se Edi Rama e quan Trumpin si turp i qytetërimit, e se “Zoti mos e dhëntë që të zgjidhet president sepse do jetë një dëm për Amerikën dhe një kërcëni i madh për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”, jep pastaj përgjigjen e Bashës:

“Lideri global (Rama) më në fund ka vendosur tu mësojë amerikanëve se si të zgjedhin presidentin e tyre. Kjo është diçka që ai do ta bëj sa më shpejt. Pas shkëlqimit të tij në Shqipëri duke sjellë krizë të thellë, varfëri të madhe dhe duke instaluar oligarkinë kriminalo korruptive, duke konkuruar me Trump për pasuritë personale, pasi thyen ligjet dhe Kushtetutën çdo ditë, Rama tani ka gjetur recetën për zgjedhjet presidenciale amerikane. Arroganca dhe delirumi i Ramës nuk kanë kufi por lideri botëror po tregon se për atë vet këto çregullime nuk kanë kufinj. Mirëpo amerikanët shpesh herë gjejnë Boratin e tyre ndaj dhe kësaj here nuk do kenë nevojë të shohin Boratin por Ramën”. Këto ishin dy qëndrimet politike.

Për ta mbyllur. Nuk kam shqipëruar asnjë fjalë dhe nuk kam shqipëruar kurrë kur të tjerët kanë qënë në fushatë elektorale, qoftë dhe miq të mijë në një vend tjetër, nuk i kam lejuar vetes kurrë të ndërhyjë. Edhe në këtë rast më ka ardhur mirë që kryetari PD i dha përgjigje por personalisht e kam gjykuar të paarsyeshme për veten time që të bëj ndërhyrjen minimale as në Itali, as në Francë, dhe as gjëkundi. Nuk na takon ne, ky është qëndrimi. Tani shkoi atje dhe vazhdonte i binte qemales nga Neu Yorku sepse deklaratat e tij janë bërë fund e krye mbi bazën e korrupsionit politik.

E kam një thirrje, pa lidhje me këtë, u bëj thirrje tifozave kuq e zi, të rimendojnë vendimin e tyre pavarësisht nga qëndrimet mafioze që janë mbajtur ndaj tyre, por ata janë koerografia, ansambli më i bukur i lojërave tona dhe ata nuk duhet kurrësesi, që për një qëndrim absurd të i rrugeçërve me uniformë ti heqin mbështetjen skuadrës kombëtare por i ftoj të vazhdojnë betejën, nga beteja ndaj mafies nuk tërhiqet por vazhdohet deri në fund me fitoren kundra saj.

REPLIKA PAS FJALES SE RAMES:

Gjykoj se përpjekja e atij që ja mbathi (Ramës), dhe jeni të sigurt që do ja mbathi, dhe të jeni të sigurtë po s’ja mbathi ky në qershor, por tani unë duhet të bëj disa sqarime. Meqë ai nuk tha qoftë dhe një fjalë të vetme për dhjetëra fakte, dokumenta që u paraqitën për fermerët, për të përmbyturit, për plehrat, atëherë unë do i përgjigjem.

Së pari çfarë konstatos unë. Konstatoj se neo-bllokmenët, Edi Rama me shokë, në disa aspekte janë më mizorë, më barbarë se etërit e tyre. Këta kanë në psikologjinë e vet adhurimin për krimin e dobishëm, e cila ka qënë palcore në familjet e Bllokut, cilado që të ishte natyra e tij, buronte nga fakti që ai i shërben pushtetit. Sot zotëria foli për bunkerin. Spo bën asgjë tjetër veçse po përpiqet të përjetësojë barbatitë e etërve të tij. Nëse Rama do të tregojë se ka një ndërgjegje për atë që ka bërë konkretisht i ati i tij, Kristaq Rama, i cili ka firmosur në mënyrën më të përsëritur ekzekutimet e njerëzve absolutisht të pafajshëm dhe vetëm për motive politike, njëri prej të cilëve është Avzi Nela etj, mendoj se do të kishte lehtësuar partinë e tij, shpirtin e tij nga trashëgimia e skulptorit xhelat. Dhe nuk ka më xhelat se ata intelektualë që u morën me vepra të tilla gjatë diktaturës. Indoktrinimi i një njëriu të shkolluar në nivelet më të larta, konformizmi dhe angazhimi i tij në vepra kriminale është shkalla më ekstreme e egërsisë dhe barbarisë së sistemit. Nuk po shkoj fare te daja i tij, një persekutor i inteligjencës teknike shqiptare. Por a ka pendesë Edi Rama? Jo, Rama e quan se ishte vepër madhore e tyre. A nuk është ky që dy javë më parë shpalli 70 viktima të genocidit komunist të kohës së Luftës, genocid i mirëfilltë në çdo lloj konvente, i njohur si veprim i pamerituar dhe nga autorët e tij, dhe  justifikonte një vepër të makabër.

Unë e kam thënë këtu se asnjëherë, në formimin tim nuk kam pranuar të quaj fajtor djalin për babën. Jo, janë të ndryshëm. Por kur djali mban mbi supe dhe bëhet avokat i krimeve të babait, është dhjetë herë më i zi se ai. Dhe ky është Edi Rama. Për disa prej tyre, për shkak të luftës së tyre të brendshme kanë pësuar vite të tëra burg dhe unë kam shumë respekt për burgun që kanë pësuar, por një gjë sua pranoj kurrë; faktin që nuk dënojnë një veprim konkret të baballarëve të tyre. Kjo më bën mua të hezitoj. Njëri prej tyre, që kam respektuar për vuajtjet e tij ka qënë Bashkim Shehu. Por nuk mund ta pranoj kurrë që Bashkim Shehu të mos thotë një fjalë për xhelatin Mehmet Shehu, për krimet konkrete. A nuk ishte një rast vrasja e këtyre 70 shqiptarëve  të pafajshëm që të dilte të dënonte të atin dhe veprën makabër? Do të na japi tani ne leksion se si të nderojmë e si të dënojmë të shkuarën.

Shikoni çakallin që kemi patur në grup, që e shkuara e tij e shndërroi në çimkë.Për shqiptarët që janë të interesuarpër të vërtetën, e vërteta është qëndrimi i PD ndaj të shkuarës ka qënë më i fortë se i çdo force tjetër politike në Europën Lindore, dhe kjo me fakte. Nuk impresionohem unë nga njerëz dritë-shkurtër dhe memorie-shkurtër. Historia është kjo; në rang botëror komunizmi nuk u dënua. Kjo është e vërteta. Dhe një nga arsyet që nuk u dënua komunizmi në rang botëror, mortaja e kuqe, është se nuk e la socialdemokracia europiane, se George Soros bëri gjithçka për mbijetesën e mbeturinave të komunizmit, dha miliarda për të mbështetur mbetjet e diktaturave. Se degëzimet dhe tentakulat e tyre u shtrinë me shpejtësi në institucione. Shqipëria mund të bënte më shumë por Shqipëria ka nderin të jetë vendi i parë në Europën ish komuniste që bëri ligjin e genocidit komunist dhe krimeve kundër njerëzimit. Asnjë vend tjetër, e ka bërë Polonia në vitet 2000 atë që bëmë ne në vitin 92. Dhe mbi bazën e atij ligji nuk janë dënuar 1, 2 apo 3, por janë dënuar 73 pjesëmarrës të genocidit komunist. Shqipëria bëri ligjin, me ato mundësi që pati, vuri para ligjit 73 anëtarë të nomenklaturës së kuqe, nxorri nga sistemi drejtësisë dhe siteme të tjera. Shqipëria është i vetmi vend që shkriu me një vendim të vetëm, me një dekret policinë sekrete hoxhiste, 4200 vetë. Morën pension, sigurisht sepse ne po shkonim drejt Europës jo drejt diktaturës. Gjykata e Strasburgut kishte përcaktuar vendime për pensionet dhe ne do i nënshtroheshim asaj, sepse do anëtarësoheshim. Pra me ligjin tonë çfarë bëmë ne? Ne i përjashtuam nga detyrat zyrtare ata që përjashtoi Cekia.

Tani vijmë pak te të përndjekurit. Sigurisht që sado që të bëjmë ne ndaj tyre borxhit kurrë nuk u del. Në asnjë mënyrë nuk rikthen jetët e tyre të humbura, shekujt e mijëvjeçarët në burgje, rinitë e tyre të kalbura në qeli, por ne përsëri nuk është se nuk treguam ndjeshmëri. Së pari, sapo erdhëm në pushtet, nëse tetë vite nuk rikthyen një qindarkë të vetme socialistët, shpërblyen Nexhmije Hoxhën e Ramiz Alinë, Aranit Celën he kriminelë të tjerë dhe asnjë të përndjekur, ne menjëherë vendosëm si tarifë, në marrëveshje me ta, më të lartën që ekzistonte në Europën ish komuniste, 18.6$ dollarë ditë burgu. Vendosëm pensione shtetërore për të gjithë personat me moshë 25-60 vjeç që kanë qënë në ngarkim të personave të pushkatuar ose që kanë vdnekur në burgje dhe kanë paguar detyrimet nga data e pushkatimit apo vdekjes në burg të kryefamiljarit në vazhdim. Janë lidhur pensione invaliditeti të gjithë personave të burgosur me qëllime politike në spitalet psikiatrike dhe të gjithë ata kanë qënë dhe janë plotësisht të merituara. Në zbatim të ligjit për pensionet, janë lidhur 21.400 pensione individuale, familjare, invaliditeti për martirët e gjallë të demokracisë. Janë dhënë si dëmshpërblim nga 2007, 103 mln$. Janë dhënë si dëmshpërblim 2200 apartamente banimi, e tëra kjo statistikë e institutit të tyre. Janë dhënë si diskriminim pozitiv 22.000 të drejta studimi dhe bursa. Janë dhënë miliarda lekë privatizim, me të cilat kanë marrë mbi 2751 linja prodhimi, fabrika dhe objekte industriale, të cilat kanë blerë me ato lekë, me vlerë të plotë leku. Sigurisht, rruga që zgjodhëm nuk ishte konvencionale, rruga që zgjodhëm ishte e dëmshpërblimit të plotë. Vendet ish komuniste kanë zgjedhur rrugën e konvencionit, janë mjaftuar me pensionet. Kurse ne zgjodhëm atë rrugë me të cilën ramë 100% dakort me të përndjekurit politik. Ky është qëndrimi. A u krye detyra? Jo. Por në mënyrën më të fuqishme të mundshme që kishim e afrontuam problemin. Eshte ky që i dogji të gjallë të përndjekurit politikë, është ky që shfrytëzoi sëmundjen e tyre psikike të krijuar nga burgjet e nga jeta, i futi ti hedhin benzinë vetes. Ku janë tani ata që i dogji ky? Tani thotë mirë e pësuan ata, e meritonin plotësisht.

Përsa i përket ligjit, ne jemi autorë të një ligji tjetër. Ligji ynë ishte hapja e dosjeve për të gjithë zyrtarët dhe përjashtim nga detyra për ata që kishin. Ky ishte ligji ynë. Nuk pranuan asnjë përjashtim nga detyra. Megjithatë opozita, për hir të asaj që të mos bojkotojmë, vendosi të marrë pjesë. Tani do ta marrë krejt për vete. Merre po s’të quhet, e kompromenton dhe këtë hap që po bëhet.

Për ta mbyllur, ne na vjen keq që nuk u hapën negociatat. Ne besojmë se negociatat mund të hapeshin dhe të përfshiheshin të gjitha çështjet në paketën e negociatave pasi të hapeshin, por kjo nuk ndodhi se nuk kishin besim te Edi Rama. Ato do ti hapë PD, qeveria e saj e ardshme, dhe ajo, siç ka realizuar çdo proçes integrimi nga vitet 92 deri sot do të kompletojë dhe integrimine  Shqipërisë në Europë.


Fjala ne Kuvend e ish kryeministrit, Sali Berisha, 17 Nentor 2017

Read More
17 Nën
0

Kodi i hekurudhave, burokratik, hekurudhat shqiptare jashtë funksionit

E nderuar zonja Leskaj!

Të nderuar kolegë deputetë!

Të nderuar qytetare e qytetarë!

 

Projektligji që paraqitet sot mbi Kodin Hekurudhor të Republikës së Shqipërisë, lidhet me një prej sektorëve më problematikë të transportit që  ka vendi aktualisht.

 

Transporti hekurudhor është një prej sektorëve kyç në ekonomitë e vendeve të zhvilluara, mjafton të kujtojmë që  pa këtë lloj transporti as që mund të mendohet zhvillimi industrive dhe qarkullimi i mallrave.

 

Në gjitha raportet e vlerësimit ekonomik të BE-së,  hekurudhat përbëjnë një nga treguesit kryesorë të zhvillimit. E në këtë pikë, një prej direktivave të organizmave evropiane është pikërisht, zhvillimi dhe përdorimi sa më efiçent i transportit hekurudhor.

 

Në këtë linjë përpiqet të na prezantohet edhe drafti i paraqitur sot për miratim në Kuvend. Sipas relatorëve, qëllimi i projektligjit “Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë” është krijimi i një kuadri ligjor të favorshëm dhe të qëndrueshëm për nxitjen dhe zhvillimin e një transporti hekurudhor efikas, të sigurtë, të aksesueshëm nga të gjithë.

 

Ky projektligj thuhet se synon edhe arritjen e objektivave për një transport hekurudhor efektiv me vendet e rajonit e më gjerë. Po ashtu theksohet se përmes  këtij kodi synohet: rivitalizimi i sektorit të transportit hekurudhor dhe hapjen e tregut hekurudhor; krijimi i kushteve të kërkuara për ndarjen dhe ristrukturimin në drejtimin, administrimin e subjekteve në sektorin e transportit hekurudhor.

 

Në fakt, që tek ky prezantim çdokush do të pyeste veten sesi mundet që një kod hekurudhor të ndryshojë dhe ta bëjë efektiv transportin hekurudhor shqiptar. Bëhet fjalë për  një transport që ka degraduar aq shumë këto vite saqë mund të thuash se po shkon drejt likuidimit.

 

Si rezultat i konkurrencë së lirë, por shpeshherë të pandershme, me transportin rrugor , edhe për shkak të evazionit fiskal, hekurudhat kanë humbur një pjesë thelbësore të tregut të tyre tradicional.

 

Që këtu ky kod çalon. Është krejtësisht jashtë realitetit. Shihet se është  një prodhim burokratik që nuk e njeh apo më saktë nuk ka dashur ta shohë dhe analizojë gjendjen reale të hekurudhave shqiptare.

 

Ky kod nuk merr në vleresim gjendjen reale, kapacitetin përpunues dhe transportues si dhe sistemet teknologjike te pranishme ne kete sistem, amortizimi i të cilit është tejet i lartë, që sipas specialistëve të fushës  shkon deri në 80%.

 

Buxheti për investime ka qenë dhe  është tërësisht modest. Transporti i brendshëm i mallrave dhe ai i pasagjerëve gjatë këtij viti ka arritur shifra të papërfillshme dhe ky sektor mezi po mbahet nga ai ndërkombëtar. Sot edhe pse transporti hekurudhor punon me tarifa rreth 50% më të ulëta se ai rrugor, sërish nuk arrin   të jetë  i  konkurrueshëm.

 

Krijimi i disa strukturave te reja që kodi i ri propozon, struktura si Autoriteti i Sigurise Hekurudhore,  Autoritetit Rregullator Hekurudhor, Autoriteti Licensues Hekurudhor dhe Autoriteti Kombetar i Hetimit te Aksidenteve dhe Incidenteve  per nje sistem hekurudhor kaq të degraduar dhe me një shtrirje kaq te vogel me vetem 390 km vijë hekurudhore kryesore, është një kosto shtesë,  e panevojshme për këtë sektor.

 

Kodi Hekurudhor nuk përfshin elemente për konsiderimin e marrëveshjes së konçesionit për linjën Ballsh-Vlorë, që do të mbetet një prej pikave më të paqarta, nëse autoritetet e reja që do të ngrihen çfarë kompetencash do të kenë në mbikqyrjen e kësaj linje.

 

Kam vlerësimin më të madh për biznesin, por  mendoj se hekurudhat shqiptare kanë nevojë për investime dhe proteksionizëm nga shteti shqiptar. Kapitali i sektorit privat nuk mund të shihet si një alternativë e mundshme investimi në periudhën afatshkurtër.

 

Kocesioni që keni bërë me linjën hekurudhore Ballsh-Fier -Vlorë, i bërë pa transparencë, pa garë, pa asnjë njoftim, vetëm me një konkurent,  ku kemi të bëjmë me një biznes miliona eurosh në vit, nuk është modeli i zgjidhjes së kësaj situate të vështirë në të cilën ndodhet transporti hekurudhor.Nuk është zgjidhje,  por model i qartë korrupsioni dhe për pasojë, mungesë zhvillimi.

 

Skema koncesionare e këtij sektori  do të kërkonte: një shpërndarje të balancuar të rreziqeve ekonomike; kredi dhe garanci nga BE-ja; mungesë të rreziqeve politike; një kuadër ligjor dhe zbatim efikas; e sidomos do të kërkonte staf të trajnuar, gjë që tek ne absolutisht mungojnë. Prandaj edhe në vendet më të zhvilluara evropiane transporti hekurudhor dominohet nga sektori shtetëror.

 

Shihet qartë, se i tërë projektligji nuk është bërë aspak në frymën dhe dëshirën për të nxjerrë nga situata e vështirë hekurudhën shqiptare, por për të kryer një formalitet, që kodin hekurudhor ta kemi të ngjashëm dhe të përshtatshëm me  planin kombëtar të integrimit kombëtar dhe akteve ligjore të Bashkimit Europian,  si një detyrim, në të cilin Shqipëria ka marrë angazhim të nënshkruar që do të përafrojë kuadrin e saj ligjor në rangun e  legjislacionit europian.

 

Në realitetin tonë, e  vetmja gjë që garanton ky kod i ri është krijimi i tre strukturave të reja që për gjendjen  mjerane në të cilën ndodhen hekurudhat shqiptare janë krejt të panevojshme dhe barrë  e atij buxheti që nga viti në vit vjen duke u zvogëluar. Edhe me këto tre struktura që do të krijohen,  do të ndjekni të njëjtën praktikë të këtyre tre viteve, duke shtuar  disa vende pune  për militantët që vijnë vetëm të marrin rrogat,  apo të zhvatin ndonjë gjë nga tenderat e pakët që ka ky sektor.

 

Absolutisht, nuk jemi kundër miratimit të këtij kodi, por gjëja më e logjikshme do të ishte që përpara tij të na vinte një plan strategjie kombëtare për zhvillimin e transportit hekurudhor. Duhej që përpara se të krijonim një Agjenci të Autoritetit Licensues, të krijonim mundësi që makinistët e liçensuar të mos ecin me lokomotiva të 40-50 viteve më parë, modele çeke që nuk prodhohen dhe as përdoren më në asnjë vend.

 

Më thoni ku do të përdoret ky kod i ri, modern evropian? .. në infrastrukturën më të mjeruar, ku përfshihen linja hekurudhore të amortizuara, stacionet hekurudhore jo funksionalë,  me ndërlidhje dhe sistemim të  sinjalizimit e furnizimit që nuk i ndesh në asnjë vend tjetër?.. Ku do ta zbatoni këtë kod të ri modern dhe evropian?.. në linjat e rrjetit hekurudhor shqiptar që janë krejtësisht me traversa druri  të vjetra e pothuajse të kalbura, ku treni nuk mund të ecë me më shumë se 30-40 km/orë?

 

Gjëja më normale do të ishte që përpara se të kërkonim të përshtatnim Kodin hekurudhor shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, do të ishte që të bënim përpjekje  të ndryshonim pak gjendjen reale të hekurudhës shqiptare, për ta çuar  drejt parametrave të BE-së.

 

Është qesharake dhe e dhimbshme njëkohësisht, që në parlamentin shqiptar vjen për t’u miratuar kodi i ri hekurudhor sipas direktivave evropiane, dhe gjatë këtij viti, pra për 2016, nga buxheti i shtetit këtij sektori iu akorduan rreth 70 milionë lekë më pak, nga 450 milionë lek që i ishin akorduar më 2015. Madje, të paktën sa shihet deri më tani, për 2017, ky fond do të jetë edhe më i reduktuar.

 

Bëhet fjalë për një sektor të zhytur në borxhe që llogariten gjithashtu në miliona. Dhe më i çuditshëm  është fakti se Hekurudha shqiptare duhet të  paguajë akcizë për karburantin (si në rastin e transportit rrugor) edhe pse ecet mbi shina, akcizë që kap një vlerë prej 30 milionë lekësh, para që mund të ishin fare mirë një fond investimesh në hekurudhë.

 

Kaq e vështirë paraqitet gjendja në këtë sektor saqë, për të shlyer një pjesë të detyrimeve nxjerr në ankand për skrap një sërë lokomotivash dhe vagonësh, por që nuk u shërben se për fat të keq edhe çmimi i skrapit ka rënë ndjeshëm.

 

Kjo duhej të ishte pika nga duhej të fillonim, dhe jo miratimi i një drafti që do të mbesë në letër dhe do ta quajmë një hap drejt integrimit. Sigurisht një hap i rrejshëm, si shumë të tjerë reklamuar këtë periudhë.

 

Prandaj, do të ishte më e mirë që një projektligj i tillë të mos na servirej si një zgjidhje për këtë sektor, por thjeshtë si burokracia e radhës të një qeverisjeje pa strategji dhe vizion, ashtu siç po drejton edhe në të gjithë sektorët e tjerë jetikë të vendit.

 

I vetmi vizion që keni, është ai i mbrapshti për t’i kthyer Shqipërisë edhe një herë Partinë e Punës. Ashtu si para një jave drejtorët e emergjencave dridheshin si Kadri Hazbiu, ashtu edhe drejtori i ministrit, thjesht se nuk kishte shkuar në mbledhje. “Epo partia jote të dënon thotë ministri i sheëndetësise.” E vetmja lidhje që ka me shendetësinë ky ministër, është shprehja që uronte për shkarkim nga detyra.

 

Gjithsesi, ndërsa jashtë protestohet, mendoj që sot ky parlament nuk duhet te flasë për bëmat e Shvejkut, por të flasë për plehrat që do futen dhe dështimin e kësaj qeverie. Do ishte fatkeqësi nqs ne nuk do flasim për plehrat, por të na tërheqin në luftën e tyre brenda llojit, nga regjistrimi i mbrëmshëm, i cili jo rastësisht është publikuar mbrëmë, për    të   hequr vëmendjen       nga plehrat.

 

Shqipëria sot ka nevojë për ne! Ne duhet të flasim për plehrat, jo si kanë keto dëshirë t’i themi, për mbetjet.

 

Mbetjet e komunizmit që të lënë shendenë po nuk ju binde.

 

Faleminderit!


Fjala në Parlament i deputetes së Partisë Demokratike,  Irma Kopliku, 17 nëntor 2016

Read More
17 Nën
0

Shkarkimi me telefon, shpërdorim detyre, Ilir Beqaj të largohet

E nderuar Drejtuese e Seancës,

Kolegë deputetë,

Pasi vodhën buxhetin dhe shtetin, tani i janë sulur administratës.

Influencat e pushtetarëve për emërimet dhe pushimet politike nga puna po dalin jashtë kontrollit.

 

Edi Rama po qeveris si një diktator bashkë me byronë e tij politike, por tashmë këta janë nga ata që i tregojnë edhe babait shpirtëror kufijtë, janë bërë lidershipi. Sistemi shëndetësor u shkatërrua me propagandën e Ramës për të ligjëruar vjedhjet e shekullit.

 

Jetët e humbura në spitale nga korrupsioni i ministrit me koncensionet, paketat shëndetësore, recetat fiktive e faturat false, lejimi i importeve paralele, tenderat e ilaçeve të pakontrolluara dhe ato të skaduara ndalohen të hetohen me urdhër nga lart.

 

Presionet e kryeministrit mbi prokurorinë e mbajnë këtë të fundit kilometra larg dosjes voluminoze të ministrit më të korruptuar të administratës shtetërore që as “dorëzanët e paçensuruar” që kërkojnë imunitet për të, nuk e shpëtojnë nga “check-up-i” hetimor, edhe nëse taksinë e “provëzave” tenton ta bëjë shoferi i qeverisë.

 

Abuzimet e të deleguarit të Edi Ramës në Ministrinë e Shëndetësisë e kanë “zhgarravitur” të gjithë sistemin shëndetësor.

 

Mbrëmë, Ministri i Shëndetësisë u denoncua me fakte në emisionin investigativ “Stop” se pushoi nga puna Drejtorin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor në Tropojë, se nuk i shkoi në mbledhjen e partisë socialiste. Pasi e kërcënoi në të gjitha kuptimet vartësin e tij e shkarkoi në telefon si i deleguar i nënës Parti dhe si ministër.

 

Ku e merr fuqinë Ilir Beqaj të shkelë hapur Kodin e Punës dhe ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi? Nga milionat euro nga Fondi për shëndetin që tani po i përdor për mbylljet e dosjeve të korrupsionit dhe për “shkruesit e Sulltanit” që Beqaj të quhet Ilir, sidomos pas audio skandalit në “Stop”?

 

Sepse “Audio-skandali” hedh poshtë propagandën për reformën në administratë. Është prova e pushimeve politike nga puna, përndjekja e intelektualëve dhe arsyea e eksodit të pandalshëm të shqiptarëve, profesionistëve mes tyre edhe edhe shumë mjekë. Në 2 ditë, një mjek largohet nga Shqipëria. E për këtë përgjegjës kryesor është Ministri Beqaj.

 

Por “ministri delegat” nuk ka pushuar vetëm Clirim Hajdarmatajn. Institucionet shëndetësore në Tropojë janë bërë si plackë lufte. Edhe shefi i urgjencës në spitalin e Tropojës, Prend Gjoka është pezulluar nga puna për arsye politike.

Të njëjtin fat ka pasur edhe drejtori tjetër i DSHP, Kongres Imeraj, dhe jam e sigurt se ministry Beqaj do të thoshte e kam shkarkuar se i ka marrë emrin kongreseve të partisë…

Ndërkohë që Beqaj ka emëruar Drejtor një person të pushuar nga puna nga 2 Ministra dhe në 3 vjet mban 3 poste:

  •  në farmacinë e kushuririt
  •  mjek në burg
  •  ekspert në gjykatë

Por le t’i referohemi Kodit Penal për të mos akuzuar kot delegatin Beqaj.

Neni 248

Shpërdorimi i detyrës

Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.”

 

Ministri Beqaj, në këtë rast ka shkelur edhe ligjin për mosdiskriminimin, ku përfshihen edhe bindjet politike. Ministri ka shkarkuar në telefon  Drejtorin se nuk i shkoi në mbledhje partie.

 

Kryeministri, meqenëse Beqaj s’po don të dorëhiqet, duhet ta shkarkojë delegatin e tij pasi:

  • është i vetmi ministër që I ka dhënë në një vit pa ju dridhur, syri 15 mln dollarë kompanisë së tij INTECH+, ndërkohë që spitalet janë pa ilace dhe pacientët pa kura.

Beqaj duhet të largohet sa më parë pasi është

  • I vetmi ministër që ka pranuar publikisht abuzimin e tij me zë dhe figurë, në sy të të gjithë mediave, që i ka dhënë 1.5 mln euro shoqes Vilma, mikes së Kryeministrit, për 110 mijë analiza të pa bëra kurrë.
  • Ministri të cilit babëzia për para i ka errësuar sytë e nuk sheh më se c’bën. Ka dhënë te miq e klientë pjesën më të madhe të shërbimeve shëndetësore, ka dhënë infrastrukturën, stafin madje edhe para në dorë 320 mln euro, ndërkohë që spitalet dhe Qendrat Shëndetësore i ka kthyer si në gjendje lufte. Jo vetëm kaq, por koncesionet kanë rezultuar jo vetëm të dështuara, por po marrin edhe jetë njerëzish. E në këtë zullum, Kryeministri e ka urdhëruar ushtarin Beqaj të privatizojë edhe laboratorët publikë që sipas specialistëve të fushës përbën një rrezik të madh në shumë askepte: njerëzore, shkencore, shëndetërore, publike etj.

Të nderuar kolegë,

 

Sot dua të ndaj me ju një tjetër skandal të Ministrit të Shëndetësisë Beqaj.

 

A e dini ju që është viti i parë që Lista e Barnave të Rimbursueshme 2016, që është miratuar është publikuar vetëm në Qershor? Dhe a e dini pse? Sepse Ministri Beqaj nuk po ndante dot tortën e përfitimeve të parave që duhet të shkojnë për shëndetin e të sëmurëve kronikë, pensionistëve, Personave me Aftësi të Kufizuar, fëmijëve etj, pra shtresës më vulnerabël të shoqërisë. E pasi e mbajti në zyrën e tij për shumë javë, pasi e ndyshoi në mënyrë flagrante nga variant zyrtar i miratuar nga Këshilli Administrativ i Fondit, a e dini se çfarë ka bërë?

 

Në Listën e Barnave të Rimbursueshme 2016, ka skandale pa fund, por unë sot do të ndalem në një prej tyre (të tjerat në ditët në vijim):

  • Në vend të ketosterilit, alternativë të parë të rimbursueshme, ka vënë “Aa esenciales nm”. A e dini ju që Beqaj ka shkarkuar shefin e nefrologjisë sepse ai nuk pranoi të zëvendësonte në terapi ketosterilin me barin tjetër “aa esencials nm” pasi nuk kishin efekte të njëjta?
  • Po a e dini sa pacientë sot ketosterilin e marrin me pagesë? Po si mundet që Rama flet për sukses të reformave në farmaceutikë kur jo vetëm I bën pacientët të rropaten mundimshëm spitaleve, por tani edhe të paguajnë shumë më tepër për shkak të përfitimeve personale të Ministrit të tij?

 

Po nuk mbaron këtu. Po cili është ai ministër në botë që mund të bëjë rimbursimin e shtesave ushqioree ndërkohë që njerëzit po vdesin për citostatikë te onkologjiku? Po përse i rimburson?  Se ato i importon kompania e mikut të ngushtë të Ministrit pastaj fitimet i ndajnë.

 

(tabela: me ngjyre janë shtesat ushqimore)

fsdksh

 

I quajnë shtesa ushqimore – Aminoacidet.

 

Këto shtesa ushqimore nuk regjistrohen në Agjensinë Kombëtare të Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, por duhet të futen me tvsh si cdo mall tjetër. Beqaj i ka futur në listen e barnave të rimbursdueshme, i fut pa TVSH dhe i rimburson. A ka skandal më të madh se ky?

 

E për këtë i duhej Zhani (jo Zhan Val Zhani i filmit). I duhej me patjetër, pavarësisht se vazhdon të jetë nën hetim nga prokuroria, tani edhe për 30 dosje të tjera, disa prej të cilave për regjistrim pa dokumentacionin përkatës, për shmangje të tvsh, të gjitha këto me lejen dhe bashkëpunimin e Ministrit.

 

Nga ana tjetër, ka Nadirin, legjendën e lidhjeve shpirtërore të Ministrit të shëndetësisë me korrupsionin, i cili është i vetmi i dënuar që mori zyrtarisht tendera edhe pse ishte në qeli. Heshtja e tij në burg u ble shtrenjtë me paratë e shqiptarëve nëpërmjet tenderave të firmosura nga vetë Ministri i Shëndetësisë. 2.2 mln euro abuzime vetëm me një ilaç, Ketosterilin, mendoni sa kanë qenë vlerat e abuzimeve me insulinat, apo barnat e tjera të shtrenjta. Dhe këtë skandal shtetëror tani e gjeni vetëm në arkivat e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa ai vetë po ngre një perandori tjetër me kompani të tjera për të vazhduar atje ku e la para se të arrestohej.

 

Skandali me barnat e rimbursueshme u mbyll po me receta false. Asnjë masë administrative në Fond. Drejtësia në kushtet e presioneve të vetë Kryeministrit arrestoi ata më të vegjëlit në këtë skemë që mund të quhet pa frike kriminale. Pasi është kriminale të vjedhësh paratë që duhet të shkonin për shëndetin e pensionistëve, të sëmurëve kronikë, fëmijëve, të papunëve etj… Të gjithë morën dënime minimale, e tani të gjithë janë në shtëpi ose kanë rinisur të njëjtin biznes fitimprurës me dijeninë dhe me mbështetjen e koordinatorit të korrupsionit të Kryeninistrit

 

Të nderuar kolegë,

 

Pavarësisht miliona eurove që çdo vit jepen nga buxheti i shtetit për barna spitalore, mungesat janë shumë të mëdha. Ne spitale mungon pothuajse gjithçka, që nga gjerat bazike e deri te ilaçet më të shtrenjta. Për mungesë të kurës dhe neglizhence të Ministrit, në një hark kohor prej 10 ditësh humbën jetën 6 pacientë me HIV/AIDS. Mungesat e ilaçeve ende vazhdojnë…Shkoni një ditë të vetme te onkologjiku, flisni me familjarët , pacientët dhe do shikoni sa e TRISHTË është gjendja dhe si shitet mashtrimi në videot e kryeministrit.

 

Foto nga Onkologjia ne QSUT.

Foto1 Radha duke u shtyre tek dera e Kimioterapise. (Terapia ditore)
Foto 2: Shtypja ne recepsionin e Onkologjise per te marre nje fature per Kimioterapine.

“Nuk ka perëndi që i jep amnisiti Ilir Beqajt, ma tregoni ta gjej dhe unë!” (shkruan Skerdiani).

 

Dhe më e tmerrshmja është që pasi kanë ndenjur përvuajshëm për orë të tëra, e kanë blerë vetë miliona lekë ilacin për kurën e nevojshme, infermierja i detyron pacientët të firmosin një letër ku të thuhet që “shërbimin e kanë marrë falas”! Ja për këto mashtrimë, poshtërime, fyerje, shkelje me këmbë të dinjitetit por jo vetëm duhet zhdukur një orë e më parë Beqaj nga Shëndetësia…në fakt duhet moratorium anti Beqe që ai të mos i afrohet financave të shtetit për nja 50 vjeç, sepse atë e zë paraja e s’di më c’bën.

Foto 1 foto1

 

Foto 2 foto2

Dhe pyetja lind krejt natyrshëm:

Ku shkojnë paratë e shëndetësisë? Ku shkojnë paratë për barna spitalore? Pse nuk vepron ligji për klientët e Qeverisë që i marrin tenderat? Kjo duhet ndalur sa më parë! Reforma në drejtësi duhet të fillojë nga krimet në shëndetësi.

 

Por pse e mbron Rama ministrin e tij?? Sepse milionat e vjedhura nga paratë e shëndetësisë po sponsorizojnë karrierën e shfrenuar të shefit të tij, Kryeministër, i cili po bën tregtarin e Zhgarravinave të Shqipërisë nga Parisi në Nju-Jork. Se milionat e vjedhura i duhen Ramës për të rishkruar historinë, për ta zhvendosur ngjarjen e 8 dhjetorit të artet e duke i quajtur studentët pijanecë. Më lejoni t’ju kujtoj z. Rama, që kur unë dhe qindra mijëra student të tjerë po rrëzonim një nga diktaturat më të egra komuniste, ju shijonit i qetë pushimet në Korfuz.

 

Të droguar nga pushteti dhe injoranca, të rrethuar nga servilë, rilindasit janë rikthyer në pashallarë të kuq. Edi Rama po hap edhe dosjet e kundërshtarëve dhe po pregatitet për aktin e dytë të censurës.

 

Dhe në këtë akt, fundet e dikatorëve dihen.


Fjala në Parlament i deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, 17 nëntor 2016

Read More
17 Nën
0

Në qeverisjen e Ramës, paratë e subvencioneve, investimeve, faturës së rritur të energjisë kanë shkuar në xhepat e tij dhe miqve të tij

Me paratë që Edi Rama u jep miqve dhe klientëve të tij,  naftëtaret do kishin paga më të larta, fermerët subvencione, do kishte paga dhe pensione më të larta dhe qytetarëve nuk do t’u rritej çmimi i energjisë elektrike. Këtë deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin me drejtues të strukturave të PD në Shijak.

” Ska lek për subvencione për bujqësinë thot. 220 milionë euro që kanë shkuar për shpenzime luksi, ose tendera për shokët, po ti pjesëtojmë me numrin total të fermerëve i bie mesatarisht 500 dollarë për fermer subvencione. Ka parë njëri këtu kokër leku këto tre vjet?! Jo 500 në vit, po kokërr leku?!
120 milionë të tjera ia ka dhënë miqve të vetë për punë publike, fasada, për buzëkuq që s’i hyjnë në punë as dreqit. Ça ndodh?! Mbjell palma në autostradë, autostrada me shiun e parë u kthye në lumë. Shihni faturat e energjisë, ça bënë me ato lekë?! Mos ka bërë linja të reja këtu, mos ka zëvendësuar transformator?!  Ja ta them unë se çfarë bën: 5.4 milionë euro ia ka dhënë Pandi Carapulit.”

Zgjidhja për Lulzim Bashën është që paratë që shkojnë sot në xhepat e një grushti miqsh dhe klientësh të Edi Ramës të shkojnë për të përmirësuar jetën e qytetarëve, për të hapur vende pune,  për të subvencionuar fermerët dhe për të investuar në infratsrukturën bujqësore të lënë tërësisht në harresë. Edi Rama ka rritur taksat dhe paratë që mbledh i ka vetëm për veten e tij, theksoi zoti Basha.

“Zgjidhja është zgjedhja që do të bëjmë ne. Paratë që mund të shkonin për ti falur borxhin shqiptarëve. Ky vendos tua marrë borxhin, 30 mijë lekshin, lakun në fyt çdo familje dhe lekët i bënë rrush e kumbulla, i ndan me Pandi Carapulin. Ja zgjidhja, 220 milionë euro ose shpenzime luksi, ose tendera për shokët. Po të vendoste t’i ndante ndryshe ka para edhe për t’u dhënë fermerëve subvencion, mesatarisht 500 mijë lekë të vjetra në vit, po ti ndash barabar, dhe pastaj ka prapë pare për të rrit pensionet, për të rritur ndihmën sociale apo për të investuar në infrastrukturë bujqësore, në kanale vaditëse apo kullimi, apo në fidanë, fara, plehra kimike të cilësisë së lartë pa akcizë, apo në uljen e çmimit të energjisë, apo në uljen e çmimit të naftës. Gjithë këto janë zgjidhjet, kjo është politika, politika s’janë fjalët. Kur ke pushtetin politika është buxheti, sa taksa mbledh dhe çfarë bën me paratë që mbledh. Ky ka rritur taksat dhe paratë që mbledh i ka vetëm për veten e tij.”


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 17 nëntor 2016

Read More
16 Nën
0

Basha pret Drejtorin e Zgjerimit, Danielson: Lufta ndaj krimit, korrupsionit e drogës,  zgjedhje të lira e të ndershme, përcaktuese për integrimin e vendit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot Drejtorin e Zgjerimit në Komisionin Europian, Christian Danielson me të cilin ndau vlerësimin për marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave Shqipëri-BE, si dhe shprehu shqetësimin për sfidat e mëdha që po has Shqipëria, mbi të gjitha me cështjet që kanë të bëjnë me krimin, korrupsionin, me drogën, me zgjedhjet e lira e të ndershme dhe me dekriminalizimin.

Kryetari Basha tha se PD ka dhënë dhe jep mbështetje totale për integrimin europian të Shqipërisë dhe është e vendosur të vazhdojë kontributin e saj maksimal për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Drejtori i Integrimit në BE, vlerësoi rolin dhe kontributin e jashtzakonshem të Partisë Demokratike për integrimin europian gjatë qeverisjes së saj, si dhe ne opozitë, në vecanti  për reformën në drejtësi.

Moszbatimi i ligjit të dekriminalizimit si provë e mungeses se vullnetit për tu ndarë me krimin dhe për të respektuar sundimin e ligjit, është një problem i madh për demokracinë dhe shtetin ligjor, u shpreh z.Basha. Kthimi i drogës në aktivitetin më të madh prodhues në vend, investimi i krimit të organizuar për të ndërtuar një infrastrukturë të tërë të prodhimit dhe trafikimit të drogës, dhe mosveprimi i shtetit ndaj trafikantëve janë indikacione të qarta të rolit nxitës dhe mbrojtës për këtë aktivitet nga segmentet më të larta shtetërore, theksoi kreu i opozitës. Sfida më e madhe sot është garantimi i zgjedhjeve të lira në kushtet kur procesi zgjedhor kërcënohet nga droga me mbeshtetje qeveritare, u shpreh z.Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike dhe Drejtori për Zgjerimin bashkndane vlerësimin se vëmendja maksimale për cështjet e mprehta që po vuan vendi, si droga dhe krimi i organizuar, zgjedhjet e lira dhe lufta kundër korrupsionit, është e nje rëndësie kardinale në përballimin e këtyre sfidave.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 16 Nentor 2016

Read More
16 Nën
0

Të rinjtë e Shkodrës në këmbë, protestë për varfërinë e papunësinë

Protesta e të rinjve ishte dhe një denoncim për fyerjet e Edi Ramës ndaj Presidentit Trump 

Të rinjtë shkodranë dhe të rinjtë demokratë kanë protestuar sot në rruget kryesore të qytetit për papunësinë, për mungesën e shanseve, tarifat e rritura të edukimit, për krimin që po sundon vendin, për kanabizimin e Shqipërisë.

Qindra të rinj dënuan penalizimin që Edi Rama po i bën Shkodrës me mosdhënie fondesh, vetëm për shkak se qytetarët atje nuk e votuan në zgjedhjet lokale.

Gjithashtu, të rinjtë protestuan për faktin se në kushtet e varfërisë ekstreme, të përmbytjes e pasojave të saj, Edi Rama bën turistin në Amerikë.

Të rinjë e Shkodrës gjithashtu denoncuan megallomaninë e Edi Ramës i cili ndërhyri në fushatën e zgjedhjeve në Amerikë duke lëshuar fyerje për Presidentin Trump, cka rrezikon të dëmtojë interesat e vendit, duke dëmtuar raportet me aleatin më të rëndësishëm strategjik të Shqipërisë.

Të rinjtë protestues, njëzëri thanë se distancohen nga këto qëndrime të Edi Ramës.


Njoftim për media, 16 nëntor 2016

Read More
16 Nën
0

Mirdita në krizë të thellë, Edi Rama miliona euro për fasadat e qendrës

Në kohën kur fshatra dhe komunitete në Mirditë janë të izoluara, me rrugë të prishura dhe pa energji, në varferi e skamje, Edi Rama bën propagandë me fasada dhe jeo 1.7 milionë euro për qendrën e qytetit.

“Nuk është aspak normale që të investohen për Qendrën e qytetit të Rrëshenit 1.7 milion euro në një kohë që të gjitha Njësitë Administrative të Mirdites janë të izoluara përshkak të rrugëve të shkatërruara”.

Ky ishte reagimi i deputetes së Partisë Demokratike Albina Deda një ditë pas vizites së Kryeministrit Rama në Mirditë.

“Ky investim nuk mund të jetë prirotet për Mirditën. Sheshi ishte i investuar edhe më parë nga pushteti lokal. Ishte në një gjendje të mirë, por jo prioritet, duke parë gjendjen e mjerë të rrugëve që lidhin njësitë administrative. Sot të gjitha rrugët janë në një gjendje të mjerueshme, janë në gjendje katastrofë”, tha Deda.

Deputetja e Partisë Demokratike në Mirditë i ka bërë thirrje qeverisë që t’i kthejë sytë nga fshatrat e kësaj zone, pasi banoret janë në mëshirë të fatit nga mungesa e investimeve.


Denoncon deputetja Albina Deda, 16 nëntor 2016

Read More
16 Nën
0

Mazhoranca kundër fjalës së lirë, nuk lejon dëgjesën me gazetarët që zbuluan skandalin e Sharrës

Në mbledhjen e Komisionit sot kishim planifikuar dëgjesë me grupin Pubblicus dhe me Shoqatën e Gazetarëve profesionistë, të cilët zbuluan korrupsionin dhe abuzimin në landfillin e Sharrës, ku një adoleshent gjeti vdekjen dhe gjë për të cilën humbën vendin e punës, humbën kontatën, njësoj si zonja Alida Tota, drejtoreshë e lajmeve në A1 News. Kishim rënë dakort që të bënim dëgjesën për këtë çështje. Sot përsëri ndodhi i njëjti skenar i shëmtuar, kësaj rradhe me bojkot të deputetëve të Partisë Socialiste dhe duke terrorizuar stafin e duke mos lejuar çeljen e mikrofonit. Ne mendojmë se i bëjmë vendit shërbimin më të mirë, nëse e mbajmë këtë dëgjesë, ashtu siç mbajtëm dëgjesën me Alida Totën. Dhe vendimi i ligjshëm i këtij Komisioni është që kjo çështje të zbardhet dhe të hënën në orën 10.00 pika e parë e rendit të ditës do të jetë vetëm dëgjesa me grupin “Pubblicus” dhe me Shoqatën e Gazetarëve Profesionistë. Ditën e hënë ju ftojmë të gjithëve si media të jeni të pranishëm, pasi është për fjalën tuaj, është për të drejtën tuaj dhe është përtej lirisë së medias në këtë vend.


Deklaratë e kryetarit të Komisionit të Medias, Genc Pollo, 16 nëntor 2016

Read More