Blog

19 Tet
0

Basha: E vetmja kontratë që respekton Edi Rama është ajo me krimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dëgjoi dhe bashkëbisedoi me drejtues të strukturave të PD në Librazhd dhe Përrenjas.  Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në një realitet ku shtetin e ka marrë në dorë krimi dhe trafikantët, ishte në qendër të takimeve.  Në kohën kur  s’ka mbajtur asnjë premtim,  ku papunësia është shtuar, varfëria është rritur përballja e ndershme me qytetarët do të ishte fatale për qeverinë dhe Edi Ramën, tha zoti Basha duke shtuar se e vetmja shpresë e Edi Ramës është krimi i bërë njësh me pushtetin.

“Gjithçka që po ndodh, krimi, droga, tenderat që vidhen, gjithçka është në funksion të kapjes së zgjedhjeve të ardhshme. Ne duhet të garantojmë proces të lirë zgjedhor.  A ka proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor  me Edi Ramën kryeministër? A mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me Edi Ramën Kryeministër, me Saimir Tahirin  ministër të Brendshëm? Me dy persona që e kanë lidhur ekzistencën e tyre politike me krimin dhe drogën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sepse ata e kanë lidhur veten e tyre me krimin dhe drogën pikërisht për të prishur zgjedhjet, pikërisht sepse kanë frikë nga vota e qytetarëve.”

Situata e rëndë ekonomike ishte kryefjala e bashkëbisedimit në Përrenjas. Papunësia e lartë, pamundësia për të mbyllur muajin, për të siguruar ngrohjen për dimrin që po troket, mungesa e subvencioneve dhe investimeve në bujqësi ishin disa nga shqetësimet e shprehura në këtë takim.  Që prej ditës së parë që është ulur në karrigen e kryeministrit, tha Basha, Edi Rama u ka shërbyer vetëm kriminelëve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët.

“Qytetarët e Shqipërisë e dinë shumë mirë përse kemi ardhur në këtë gjendje. E dinë që Edi Rama i ka braktisur që ditën që mori pushtetin. Që prej ditës së parë që është ulur në atë karrige mirënjohjen s’e ka me qytetarët, e ka me kriminelët që e bënë Kryeministër dhe i bëri deputetë, që e mbështesin dhe i bëri kryetarë bashkish, drejtor të mëdhenj. Ai ju ndihet borxhli atyre dhe paktin e ka të lidhur me ta. Paratë e tenderave i ndan me ta, drogën që ka mbuluar Përrenjasin dhe gjithë Shqipërinë e ka me ta. Droga është produkt i kriminalizimit të administratës dhe të dyja bashkë janë pjesë e planit të Edi Ramës për të marrë dhe për të mbajtur pushtetin”.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 19 Tetor 2016

Read More
18 Tet
0

Basha: Interesi i vetëm i Edi Ramës janë paraja dhe pushteti, të cilin e garanton me lidhjet me krimin

Në bashkëbisedimin me drejtuesit e strukturave të Partisë Demokratike dega 6, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal tek ngjarja kriminale e vrasjes se Ardit Gjoklajt dhe në veçanti tek mbrojtja që Edi Rama u jep vrasësve. Kjo ngjarje dhe sjellja e kryeministrit në raport me të akuzuarit për vrasje, të cilët ndonëse në kërkim shfaqen në aktivitet të qeverisë, theksoi zoti Basha është fytyra e vërtet e shtetit të Edi Ramës dhe e faktit se ky kryeministër nuk shqetësohet për interesin e qytetarëve  por vetëm tek xhepi i vet.

“Kjo qeveri prej ditës së parë i ka shërbyer vetëm interesave të veta. Ky kryeministër nuk e ka pas mendjen dhe nuk e ka mendjen tek interesi qytetar por vetëm tek xhepi i vet. Këtu shembujt i keni të shumtë. Ju keni shembull dramën e familjes Gjoklaj. Pasi ndodhi vdekja tragjike e Arditit  ka vetëm heshtje, ka vetëm heshtje dhe fshehje të fajtorëve. Po si ka mundësi që një njeri që i thotë vetes që po bëj shtet, shkaktarin e vdekjes së një 17-vjeçari në rrethana makabre, të shpallur në kërkim pas presioni të opozitës  e nxjerr në krah me deputetët e vet në inaugurim. Çfarë do të thotë kjo?! Do të thotë fshehje të krimit, që është krim më vete. Kjo do të thotë heshtje për krimin, që është krim më vete. Pse e bën këtë?! Sepse për të Ardit Gjoklaj ka zero vlerë. Sepse për Edi Ramën qytetarët shqiptarë kanë zero vlerë. Ndërsa krimineli, i akuzuari për krimin ka vlerë të madhe sepse është ai që çon zhagën me lekë, lekë të cilët ai i merr, dorë më dorë shkojnë tek Kryeministri. Dhe përdoren një pjesë për të blerë vota, për të blerë pushtet.”

Lideri i opozitës theksoi se në qeverisjen e Edi Ramës jo vetëm që nuk u mbajt asnjë premtim por ka një përkeqësim kudo, në ekonomi, në shëndetësi, në arsim, në rend dhe siguri. Sepse interesi i Edi Ramës janë paraja dhe pushteti të cilin e garanton dhe shpreson se do të vijojë ta garantojë me lidhjet me krimin.

“Çfarë mund t’u thotë për reformën në shëndetësi? Shëndetësia është në ditën e vet më të zezë për shkak të një qeverie që paratë e taksave të shqiptarëve që duhet të shkonin tek shëndetësia i vjedh me të ashtuquajturën koncesione.

Kujt i thotë reformë në arsim? Ka lënë 20 mijë maturantë në pasiguri totale. E kanë bërë pjesën e tyre, kanë dalë me nota me mesatare të shkëlqyer dhe në vend që të venë në bazë të meritë-preferencës atë që meritojnë, ky tallet. Se për të nuk ka rëndësi mirëqenia e njerëzve  por vetëm pushteti.

Gjithçka për pushtet, për pushtet lidhet me krimin, për pushtet i hapi krimit krahun dhe e mbushi Shqipërinë me drogë. Dhe kur del Cataldo Motta e rrëzon gënjeshtrën e tij dhe thotë droga nga Shqipëria ka pësuar rritje, kemi një bum të trafikut të drogës nga Shqipëria sepse autoritetet shqiptare nuk bashkëpunojnë më me autoritetet italiane, hesht s’e s’ka çfarë të thotë sepse kjo është e vërteta e di i madh dhe i vogël, dhe sot e di Europa, e di SHBA. Ky është një kryeministër që i hapi derën kriminelëve në pushtet, i hapi derën duke i emëruar deputetë, kryetarë bashkish, drejtorë të mëdhenj. Pastaj iu hapi të gjitha shtigjet, iu dha të gjitha mundësitë që një shtet ka për të kultivuar drogën dhe tani pazaret i ka me drogën, s’ka më kontrate me qytetarët.”


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 18 tetor 2016

 

Read More
18 Tet
0

Veliaj thellon inkriminimin, mohon vrasjen e Arditit, merr në mbrojtje të kërkuarin nga drejtësia

Mbrëmë në Top Story, Erion Veliaj, jo vetëm nuk mbajti asnjë përgjegjësi për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e tij korruptiv e kriminal, por mori në mbrojtje edhe partnerin në biznes, kryesocialistin peqinas, të shpallur në kërkim por të mbrojtur nga Edi Rama, Edurim Teqja.

Veliaj vazhdon të mohojë vrasjen tragjike të 17-vjeçarit, dhe kërkon tia hedhë përgjegjësinë aleatit LSI, që drejton Inspektoriatin e Punës.

Por prokuroria nxjerr bllof Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, pasi në hetimet që ka bërë, rezulton se 17-vjeçari Ardit Gjoklaj është vrarë brenda kompanisë “3R” nga një fadromë që drejtohej nga një punonjës i kësaj firme.

“Nga veprimet e para hetimore rezulton se shtetasi Ardit Gjoklaj ishte punëtor sezonal në landfillin e Sharrës, i pa regjistruar, por i punësuar nga firma “3R” sh.p.k, e cila është një firmë e nënkontraktuar dhe merret me përpunimin dhe riciklimin e mbetjeve urbane, i cili edhe në momentin e gjetjes së tij ishte i veshuar me rrobat e punës. Ky shtetas kishte 1 muaj që kishte filluar punë.”– shprehet organi i akuzës.

Veliaj vijon me mashtrimin e tij duke thënë se 17-vjeçari ka vdekur shumë larg territorit të kompanisë.

Por hetimet e Prokurorisë tregojnë të kundërtën:

“Kufoma është gjetur midis mbeturinave në një largësi 2.2 metra nga muri rrethues perendimor dhe 5.5 metra nga shtylla e krahut veriperendimor të këtij kapanon”.

Veliaj mashtron sërish kur thotë se nuk ka ndërhyrë në ndalimin e reportazhit Publicus për çka ndodhi në Sharrë, pasi jo vetëm e ka ushtruar gjithë presonin që ai të mos transmetohej, por nëpëmjet kryetarit dhe këshllitarëve kamikazë të maxhorancës në këshillin bashkiak, ai është konfirmuar si censurues në dhjetra raste, edhe i fjalës së këshilltarëve të opozitës. Një shafqje kjo e turpshme që i ka hequr çdo legjitimitet këshillit bashkiak Tiranë.

Refreni i tij prej pinoku se do të japë dorëheqjen e bën gjithmonë e më shumë qesharak në sytë e opinionit publik këtë mashtrues e falsifikues patologjik. Ne i bëjmë sërish apel prokurorisë që të zbardhë sa më shpejt këtë ngjarje dhe ngjarjet e tjera ku Veliaj është i implikuar drejtpërdrejt, pasi drejtësia e vonuar është një drejtësi e mohuar.


Deklaratë e kreut të Këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, 18 tetor 2016

Dokumenti

Read More
17 Tet
0

Arsimi në 3 vite, plaçkë që ndahet mes Ramës e aleatëve

Për 3 vite arsimi u bë si tryeza e cakenjve,  ku Edi Rama ndan copa me aleatët e tij, në një luftë që ka për synim të kapë sa më shumë vende pune, dhe nuk ka aspak parasysh mësimdhënien.

Edi Ramën e ka zënë amnezia dhe nuk e përmend, po shqiptarët e dine, se simboli rilindas për arsimin është Luiza që nuk kërkonte vetëm mijëra euro për një vend pune, por edhe trafikonte mësuese për dëshirat e shefave në Tiranë.

Edhe sot, më shumë se gjysma e maturantëve me rezultate të mira dhe shumë të mira janë rrugëve, sepse Edi Rama ndryshoi rregullat, pasi ata kishin studiuar e derdhur mund për 3 vite me radhë. Investim që u bë hi, me një të rënë të lapsit.

Edi Rama vazhdon të fyejë nxënësit dhe prindërit e tyre duke i quajtur mbi 100 mijë prej tyre si analfabetë.

Droga ka përfunduar në oborret dhe klasat tona, por ky nuk është shqetësim për Edi Ramën.

Partia Demokratike mbështet cdo investim në arsim, por në këto 3 vite nuk pati asnjë rritje page për arsimtarët, të cilët u kërcënuan me vendin e punës për të dhënë votën për Edi Ramën, sic e thotë raporti i OSBE-ODIHR e sic ndodhi në zgjedhjet e fundit në Dibër.

Në këto tre vite nuk u ndërtua asnjë shkollë e re.

Këto të vërteta për arsimin i dinë mësuesit, nxënësit dhe prindërit dhe nuk mbulohen dot nga llomotitje më shumë se 1 orëshe e Edi Ramës.

Arsimi, mësimdhënia, mësuesit e nxënësit do të jenë më mirë pa Ramën.


Deklarata për mediat e kreut të Departamentit të Arsimit, Luçiano Boçi, 17 Tetor 2016

 

Read More
17 Tet
0

Antimafia italiane flet për të vërtetën e drogës që mohon Rama

Zyrtari kryesor i antimafias italiane që heton drogën e nisur cdo ditë nga Shqipëria për në vendin fqinj, Kataldo Mota, jep alarmin për sasitë e mëdha me kanabis, të pahasura më parë.

Edi Rama e mohon, por prokurori që heton direkt këtë aktivitet kriminal, përmend se vetëm në një javë janë kapur nga policia italiane 3 ton e 800 kg kanabis e mbërritur nga Shqipëria.

Edi Rama e mohon, por Kataldo Mota ka një akuzë të fortë; autoritetet shqiptare s’janë të interesuara për të luftuar drogën.

Këto denoncime janë bërë publike dje në kanalin RAI3, dhe i ka parë gjithë bota.

Deklaratat e prokurorit të antimafias, Mota, janë e vërteta e drogës në Shqipëri, që e di i madh e i vogël.

Ekonomia e drogës është e vetmja ekonomi që funksionon, ku janë orientuar të gjitha burimet dhe asetet.

E dinë të gjithë, por e thotë hapur një kultivues i Krujës për Rai3.

100 euro merren nga një bimë, 40 euro i merr policia.

40 eurot për policinë, janë 40 euro për fondin që ka ngritur Edi Rama për të mbajtur pushtetin me cdo kusht, për të blerë votat si në Dibër, për të kapur zgjedhjet që po vijnë.

40 euro për secilën nga miliona rrënjë kanabis, janë paratë e krimit me të cilat Edi Rama dhe karteli i tij i drogës po sundojnë vendin, po drogojnë vendin, po destabilizojnë shoqërinë.

Droga po shkatërron shoqërinë, po shkakton vrasje, po helmon fëmijët, sigurinë e shkollave të ardhmen e tyre.

Nuk duhet ta lejojmë këtë të zezë të mbërthejë Shqipërinë.

Duhet të bashkohemi të gjithë e ti tregojmë vendin Edi Ramës e bandave të tij të drogës, të dëshmojmë se Shqipëria meriton zhvillim, rend e siguri, dhe jo drogë.


Deklarata për mediat e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, 17 Tetor 2016

 

Read More
17 Tet
0

Basha:Zgjedhje të lira vetëm pa Ramën dhe pas zbatimit të “Dekriminalizimit”

Pasi nuk ka mbajtur asnjë premtim, Edi Rama nuk mund të përballet me qytetarët në zgjedhje të lira dhe të ndershme, prandaj është kundër votimit dhe numërimit elektronik dhe shpreson se me presionin e krimit dhe paratë e drogës dhe korrupsionit të deformojë vullnetin e zgjedhësve. Këtë deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në bashkëbisedim me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Korçë. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe largimi i Edi Ramës janë themeli i garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Lulzim Basha: Nuk e deshën votimin elektronik, nuk e duan votimin elektronik se kanë bërë një investim të madh tek droga, tek krimi dhe duan që përmes drogws dhe krimit të diktojnë zgjedhjet e ardhshme. Këtë tashmë s’ua thonë vetëm demokratët, s’ua thonë vetëm shqiptarët por ua thotë e gjithë bota. Portali më i madh amerikan, gazeta e Kongresit Amerikan thonë qartë se Edi Rama e ka mbushur Shqipërinë me drogë me qëllim që të diktojë përmes drogës zgjedhjet e ardhshme. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit do të jetë një nga kushtet thelbësore për zgjedhjet e ardhshme së bashku me kushtin tjetër madhor që kemi vendosur të gjithë së bashku që me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Më e zhgenjyera nga Edi Rama duket se është rinia socialiste.Kleanth Caushi  është njëri prej tyre. Duke parë se si të rinjtë e Korçës jasnë kthyer në përdorues masiv të hashashit, se si vendin e të arsimuarve në administratë e zënë persona me precedentë kriminalë, Kleanth Caushi vendosi t’i bashkohet Partisë Demokratike.

Kleanth Caushi “Ka shumë të rinj të FRESSH dhe të PS që janë shumë të zhgënjyer me këtë qeveri dhe nëse ju më pranoni në familjen tuaj do të isha shumë mirënjohës”.

Lulzim Basha: Besoj se flas në emër të gjithësecilit prej jush kur them mirë se vjen në PD. Të falenderoj për kurajon, të përgëzoj për qartësinë dhe për vendosmërinë me të cilën shprehe vendimin tënd për t’iu bashkuar PD. Kjo është zgjedhje e natyrshme e qytetarisë. Qytetaria pavarësisht bindjeve politike nuk mund ta pranojë krimin, nuk mund të pranojë drogën, nuk mund të pranojë drogimin e shqiptarëve, drogimin e fëmijëve të tyre si një alternativë me symbyllur, nuk mund të pranojë helmet, nuk mund të pranojë turpet, nuk mund të pranojë varfërinë dhe mashtrimin kokëulur.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 17 Tetor 2016

Read More
16 Tet
0

Prokuroria heton popullin, por jo ata që vjedhin popullin

Prokuroria ka përfunduar hetimet për protestën e popullit me 8 dhjetor kundër rivendosjes së simbolit komunist në qendër të Tiranës dhe ka vërtetuar një dëm prej 5 mijë euro, ndërkohë që organi i akuzës nuk ka bërë një hap të vetëm për 320 milionë euro koncesione korruptive në shëndetësi, nuk ka bërë asnjë hap të vetëm për 1 miliardë euro dëm shkaktuar shtetit në një vit nga kjo qeveri sipas raportit të KLSH, nuk ka bërë një hap të vetëm për 400 milion dollarë të vjedhura në një vit në tatime e dogana, dhe ende nuk ka vënë para ligjit një drejtues të lartë për drogën që ka pushtuar çdo territor të vendit.

Prokuroria heton protestën e popullit, por nuk heton ata që i vjedhin votën popullit, sic ndodhi në Dibër, ku Partia Demokratike ka dorëzuar një kallëzim penal më 1 shtator duke treguar emrat dhe rolet e grupit të strukturuar që prishi zgjedhjet atje. Prokuroria nuk ka bërë asnjë transparencë dhe nuk ka informuar as palën kallëzuese për këtë proces, siç e ka detyrim.

Prokuroria heton protestën e popullit kundër bunkerit komunist, por nuk heton ata që ndërtuan aty pa leje përbindëshin e betonit, duke abuzuar me ligjin dhe me taksat e qytetarëve.

Heton protestën e popullit por nuk heton ata që po vjedhin çdo ditë popullin, që kanë prishur garën, kanë fiksuar tenderat, që i japin gjithë fondin limit miqve e klientelës duke shkelur haptazi ligjin.

Prokruria ka zbuluar dëmin 5 mijë euro, po s’ka bërë asgjë për vjedhjen më të madhe që u është bërë shqiptarëve me aferën CEZ, me 600 milionë euro. S’ka bërë ende asgjë për aferën skandaloze të Sharrës ku humbi jetën Arditi. Dhe po atë ditë, me 8 dhjetor, Erjon Veliaj falsifikoi një dokument zyrtar, kallëzimi është në prokurori pikërisht nga polici që iu vodh firma, dhe organi i akuzës ende ska bërë asnjë hap në këtë drejtim.

Të gjitha këto fakte tregojnë për fat të keq se prokuror në vend është Edi Rama, ashtu siç është gjykatës, drejtor i shkollës së magjistratuës, siç urdhëron dhe mban nën presion çdo segment të drejtësisë.

Ky provokim i rëndë që i bëhet popullit dhe qytetarëve me këtë padrejtësi të përditshme, do të bëjë që 8 dhjetori të duket lule para marshit të popullit që po ngrihet çdo ditë në këmbë.


Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, 16 tetor 2016

Read More
16 Tet
0

FRPD zgjedh drejtuesit e rinj, votimi nga Këshilli Kombëtar 

Emrat e drejtuesve të forumeve më të larta të FRPD

FRPD zhvilloi zgjedhjet për drejtuesit e rinj të forumeve më të larta. Anëtarët e Këshillit Kombëtar të FRPD, votuan Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët, drejtuesit e Departamenteve dhe Sekretariateve.

Me votim të fshehtë, Sekretar i Përgjithshëm u zgjodh Grigels Muçollari, ndërsa nënkryetarë, Benardeta Syku, Besa Petriti, Ina Haxhija, Klodian Lata, Lisandër Hoxha.

20 drejtues të departamenteve dhe 9 drejtues sekretariatesh u zgjodhën dje nga të rinjtë demokratë.

Departamentet:

Infrastruktura dhe Transporti: Sokol Ruka

Shoqëria e Informacionit dhe Inovacioni: Arian Cara

Ekonomia dhe Tregu: Luis Hoxha

Financat Publike, Tregu Bankar Financiar dhe jo Bankar: Enian Zeka

Të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore: Andi Permeti

Punësimi dhe Çështjet Sociale: Adrian Mziu

Të Përndjekurit Politikë dhe Pronarët: Ares Ypi

Administrata Publike: Spiro Vaso

Pushteti Vendor dhe Administrimi i Territorit: Hysen Kadiu

Çështjet Mjedisore: Engjelina Basho

Arsimi dhe Shkenca: Besart Xhaferri

Kultura: Kristi Bello

Shëndetësia: Armend Musaj

Integrimi Europian: Ivi Bejtja

Studentët Shqiptarë në Botë: Andi Muhametaj

Projektet: Elton Rukaj

Hartimi i Politikave Rinore: Erald Shulla

Arsimi Parauniversitar: Fatjon Bathorja

Sporti: Ardit Qylybyli, Enerik Hadaj

Turizmi: Emiljano Kapllani

Sekretariatet:

Organizimi: Lulzim Omuri

Burimet Njerëzore: Indrit Hoxha

Çështjet Juridike: Xheraldo Dashi

Marrëdhëniet me Publikun: Minushe Lazaj

Organizatat Partnere: Ensa Basha

Shoqëria Civile: Anisa Dervishaj

Aktivitetet dhe Logjistika: Ermir Gjeta

Marrëdhëniet me Grupin Parlamentar: Estela Konduri

Çështjet Zgjedhore: Eneo Zguri

Në fjalën e tij, kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi theksoi se nga nesër të gjithë të zgjedhurit e rinj duhet të nisin punën në terren për t’u përgatitur për fushatën elektorale të 2017-ës.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 16 tetor 2016

 

Read More
16 Tet
0

Ndërtojmë aleancën qytetare përballë aleancës së krimit

Dritan Hajro është emri i kandidatit të opozitës që do të kandidojë për kryetar Bashkie në Kolonjë. Hajro, një kandidat i propozuar nga Partia Agrare Ambientaliste dhe i mbështetur nga Partia Demokratike, eshtë prezantuar nga zoti Basha në një takim me drejtues të strukturave të PD në Kolonjë. Kolonja, tha zoti Basha, do të jetë shembulli i bashkimit të madh qytetar për t’iu kundërvënë aleancës së krimit dhe drogës.

“Kandidati i propozuar nga PAA dhe i miratuar nga kryesia e degës së Ersekë është z.Dritan Hajro. Ai vjen nga një background i majtë, por ndan me ne demokratët, ndan me të djathtën shqiptare, me koalicionin tonë opozitarë domosdoshmërinë e përballjes me të keqen që kemi përballë. Domosdoshmëri e qendresës, refuzimit dhe përballjes me Edi Ramën, me krimin, me drogën, me korrupsionin. Dhe është njësoj si dhjetëra, qindra, mijëra shqiptarë me prejardhje politike të majtë i rreshtuar pa asnjë hezitim në një aleancë të madhe që po zmadhohet dita –ditës dhe që ka për qëllim bashkimin e fuqive të gjithë shqiptarëve të ndershëm, të djathtë, të qendrës dhe të majtë që kanë marrë një zotim para qytetarëve shqiiptarë dhe një zotim para historisë në këtë moment delikat për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Për të mos ia lënë Shqipërinë në dorë krimit, për të mos ia lënë Shqipërinë në dorë drogës, për të mos ia lënë Shqipërinë në dorë një bande të korruptuarish që buxhetin e shtetit e shohin si pronën e tyre.

Këtu nga Kolonja të ndërtojmë së bashku një model, modelin e bashkimit qytetar, modelin e aleancës qytetare me të gjithë faktorët për t’ia kundërvënë koalicionit të krimit”, theksoi zoti Basha

Duke parë situatën e rëndë ekonomike që po kalojnë qytetarët e Kolonjës, pavarësisht nëse janë të majtë apo të djathtë, i bindur se bashkë me qytetarët, pa dallim bindjesh politike do të mund ta ndryshojmë këtë realitet, pranova propozimin e opozitës për të kandiduar për kryebashkiak, theksoi Dritan Hajro.

“Këto janë zgjedhje administrative, nuk janë zgjedhje politike. Unë do të jem kryetari i bashkisë për të gjithë qytetarët e Kolonjës pa dallim bindjesh politike. Do të jemi bashkë me qytetarët për të zgjidhur hallet dhe problemet e tyre”, u shpreh kandidati Hajro.

Koalicionit të madh opozitar, tha kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, po i bashkohen shumë socialistë pasi sot në qeverisje nuk janë socialistët por vetëm një grusht njerëzish të lidhur me Edi Ramën.

“Të bashkohemi bashkë, demokratë, anëtarë dhe simpatizantë të PAA-së, qoftë edhe të majtë të cilët ndihen të diskriminuar nga qeveria e rilindjes. Se ka edhe një gjë. Në pushtet nuk është më e majta e majtë, por është rilindja e Edi Ramës.”, deklaroi kryetari i PAA Agron Duka


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 16 tetor 2016

 

Read More
15 Tet
0

Në kërkim për vdekjen e Arditit, kryetari i Ramës në Peqin merr pjesë në inagurimet e qeverisë

Në këtë video e në këto foto, ju mund të shihni kryetarin socialist të Edi Ramës në Peqin, Edurim Teqja, duke marrë pjesë në një fillim punimesh, në datën 24 shtator, një muaj e gjysëm pasi është shpallur në kërkim për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

Kryetari i Ramës në Peqin, partneri i Erjon Veliajt në biznes, i kërkuar nga drejtësia si përgjegjës për vdekjen e një 17 vjecari të pafajshëm, shfaqet mes deputetëve, Evis Kushi, Aqif Rakipi dhe Anastas Angjeli.

Del dhe në televizor ky i kërkuar nga drejtësia, në një kronikë lajmesh në media lokale.

Po pse njeriu i Edi Ramës, partneri i Erjon Veliajt është mbi ligjin?

Pse e sfidon ai hapur urdhërin e kërkimit?

Pse nuk është në burg duke u hetuar për krimin e Sharrës, por shëtit i lirë dhe merr pjesë në inagurime, del në ekran, dhe tallet me cdo shqiptar që kërkon drejtësi për Arditin, që kërkon barazi para ligjit?

Përgjigja është e thjeshtë.

Sepse ka mbrojtjen e Edi Ramës.

Eshtë Edi Rama që e ndalon ligjin të funksionojë për njeriun e tij, për kryetarin e tij në Peqin.

Eshte Edi Rama që e ndalon ligjin të funksionojë për partnerin në biznes të Erjon Veliajt.

Eshtë Edi Rama që ka ndërtuar këtë shtet kriminal që nuk është në krah të 17 vjecarit të pafajshëm, që nuk është në krah të qytetarëve, por është në krah të shfrytëzuesve të të miturve, në krah të banditëve, në krah të oligarkëve të korruptuar, në krah të trafikantëve e vrasësve.

Këtë shtet me të cilin mburret Edi Rama, që është në fakt sundim i krimit, shqiptarët e kanë mbi krye.

Eshtë në dorën e shqiptarëve ta lejojnë këtë padrejtësi mbytëse, apo ta ndalin.

Koha nuk pret më. Pika e vlimit po afron.


Deklaratë e nënkryetarit të PD, Edi Paloka, 15 Tetor 2016

 

Read More