Blog

11 Sht
0

Deklaratë e Partisë Demokratike

Shtabi Elektoral i Partisë Demokratike ka marrë informacion për shpërndarjen e parave, thaseve me miell si dhe perpjekje per shantazhe ndaj votuesve gjatë natës së mbremshme nga disa grupe të strukturuara kriminale të drejtuara nga administratorë, kryepleq dhe drejtorë e zyrtare të administratës publike, nën mbrojtjen e nje grupi punonjesish te policisë të drejtuar nga kryekrimineli Bert Aga.

Kështu, banorët e Maqellarës kapën në mesnatë duke shpërndarë lekë për blerje votash zyrtarin e Drejtorisë së Tatimeve Artan Isaku, vartës i shtetasit Dionis Ymeri me detyre Drejtor i Tatimeve për Dibrën. Dionis Ymeri është kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike në prokurori me date 1 shtator si anëtar i grupit të strukturuar kriminal për blerje votash në fushatën e Dibrës. Konkretisht shtetasi Dionis Ymeri, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Dibër, është kallzuar në Prokurori si personi përgjegjës i ngarkuar me detyrën e sigurimit të fondeve financiare për blerjen e votave.

Në vend të ndalimit dhe arrestimit në flagrancë të këtyre personave, segmente të policisë të drejtuar nga kryekrimineli Bert Aga, i kane dhënë mbështetje këtij krimi elektoral. Bert Aga është kallzuar penalisht nga Partia Demokratike me 1 shtator si anetar kryesor i grupit të strukturuar kriminal i cili në abuzim të detyrës së shefit të Komisariatit të Peshkopisë ushtron presion ndaj zgjedhësve dhe ofron mbështetje logjistike dhe mbrojtje ekstraligjore për operacionin e shperndarjes së parave në këmbim të votave.

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal për këtë grup të strukturuar kriminal të kallzuar nga Partia Demokratike që nga data 1 Shtator.

Partia Demokratike i siguron qytetarët e Dibrës së nuk do të lejojë me asnje cmim tjetërsimin e vullnetit të tyre nga bandat e Edi Ramës.

Vota është e shenjtë. Asnjë presion, asnjë kriminel me mbrojtje shtetërore nuk do ta ndalë dot vullnetin e dibranëve.

Partia Demokratike ju bën thirrje qytetarëve dibrane të marrin pjese masivisht në votime dhe të shprehin me votën e tyre të lire vullnetin e tyre sovran e të patjetërsueshëm.


Deklaratë e Partisë Demokratike, 11 Shtator 2016

 

 

Read More
10 Sht
0

Maturantët më të mirë janë lënë në rrugë, qindra raste në Partinë Demokratike

Partia Demokratike organizoi sot një dëgjesë me maturantët me rezultate të shkëlqyera, të lënë pa universitet nga Edi Rama. Të rinj me mesatare 10, me rezultate maksimale, sollën përvojën e tyre dhe dramën e madhe që kanë pësuar duke dalë jo fitues prej reformës që ka shkatërruar ëndrrën e tyre. Në këtë bashkëbisedim morën pjesë dhe pedagogë e mësues të gjimnazeve publike.

“Deri tani kanë ardhur 628 denoncime në portalin e Partisë Demokratike. Ju që jeni këtu jeni të përzgjedhurit për shkak të rastit specifik që përfaqësoni, për shkak të mesatareve të larta, dhe gjithashtu një përfaqësim të mbarë vendit. Jeni nga të gjitha rrethet. Burreli, Korça, Librazhdi, Durrësi, Tirana, Lezha, dhe keni ardhur për të ndarë me ne dhe me publikun problemin tuaj. Ketu kemi një rast të një djali me mesatare 9.7 që nuk ka fituar dot në Juridik ndërsa kemi këtë djalin tjetër që e ka fituar me mesataren 9.2 Juridikun, por që nuk e do. Në fakt, pyetja për këtë sistem pameritokracie, a ka kuptim të thuash që ka kuota pavarësisht se nuk thuhet se ku ka?! Do të donit ju të shkonit në cfarëdo lloj shkolle, mjafton që në raundin e 200 tu dalë një shkollë kudo? Kush e pranon këtë?”, u shpreh Sekretarja e Marrdhënieve me Publikun, Grida Duma.

Sifidea Mako, është një maturante në Tiranë, me mesatare 10.15.

“Unë ndodhem këtu për të denoncuar rastin tim sepse si shumë maturantë të tjerë, unë arrita të mbaroja 3 vitet e shkollës së mesme me një mesatare prej 10.15. Vitin e kaluar isha edhe në mbledhjen e organizuar nga kryeministri me studentët e ekselencës por për fat të keq ndonëse unë arrita atë mesatare, nuk arrita të fitoj asnjë nga degët që kisha hedhur në formular. Dëgjojmë shpesh që në konferenca, kryeministri dhe ministra e Arsimit po thonë që kanë fituar në raundin e parë më të mirët. Jo për egoizëm por po e them që me një mesatare prej 10.15, edhe unë do të doja të isha një ndër më të mirët por për fat të keq unë nuk rezultoj e tillë. Në seancat që mbajnë po përpiqen të na thonë se në raundin e dytë do të kemi shanse më të mira por atë që ne kuptojmë është se ky raund nuk do funksionojë. Ashtu si tani, edhe në raundin e dytë ne do mbetemi pa shkollë, do mbetemi në rrugë ndonëse me mesataren që kemi duhet të ishim në auditorët e shkollës. Për fat të keq, ky sistem nuk po na e mundëson këtë. Unë e them këtë sepse edhe për disa degë që i vura në formular që rezultonin me pak pikë në krahasim me pikët që unë do grumbulloja, isha 1 mijë pikë më tepër në to, dhe nuk fitova asnjërën për fat të keq. Kështu si po shkon, unë e di se qindra e mijëra të tjerë si unë në rrethet e Shqipërisë do mbeten pa shkollë ndonëse duhet të ishim tek ato studentë që duhet të regjistrohenin në universitete. I bëj thirrje Ministres së Arsimit dhe Kryeministrit që të shikojnë rastin tonë sepse edhe ne duhet të jemi aty ku e meritojmë, dhe jo ashtu sic ju thoni që është meritë-preferencë sepse në fakt nuk është e tillë. Unë mendoj se këtu është vetëm burokraci dhe jo meritokraci”, tha Sifidea Mako.

Anjeza Ujkaj, është maturante nga Lezha, me mesatare 9.91.

“Mesatarja ime është 9.91 dhe unë synova drejt Politeknikut në degët e inxhinierisë, arkitekturës dhe urbanistikës. Me këtë mesatare unë nuk arrita të kap asnjë nga degët ndonëse kam marrë fletë lavdërimi për rezultatet e mia të larta, përsëri nuk u zgjodha. Ka shumë të tjerë që janë zgjedhur para meje me mesatare shumë më të ulët se unë dhe që lëndë me zgjedhje kishin disa të tjera që nuk vlerësohen nga politekniku sic janë qytetaria, ekonomia e shumë të tjerë. Unë për vete kisha matematikën dhe fizikën advancë dhe këto lëndë i zgjodha në vit të tretë me arsye që do arrija më shumë. Lëndë me zgjedhje kisha vizatim teknik dhe anglishten sepse unë gjuhë e parë kisha italisht. Ndonëse isha kaq afër kritereve unë mbeta pa shkollë”, tha Anjeza.

Marjela Ndreu është maturante me mesatare 9.6, tek Gjimnazi Eqrem Çabej në Tiranë.

“Unë jam zgjedhur edhe kryetare e Senatit të shkollës time dhe sot nuk përfaqësoj vetëm veten time edhe shkollën time. Unë mbarova gjimnazin me një mesatare që për kohën nuk quhet ekselente, pra me 9.6. Synova disa degë të politeknikut dhe shkencave të natyrës. Kam kapur një degë që e hodha thjeshtë për të plotësuar formularin. Kur ishim në shkollë dhe kërkonim informacion si nga drejtuesit e shkollës tonë apo nga drejtoria arsimore, na thuhej vetëm që nuk dimë asnjë gjë por mos harroni të hidhni edhe privatin. Pra theksohej që ne duhej të hidhnim privatin. Ashtu si shumë nga moshatarët e mi kam ndjekur shumë kurse që të arrija rezultate sa më të larta dhe të mos kisha problem. Shumë prej moshatarëve të mi shijonin pushimet unë isha aty duke studiuar analizë matematike dhe sot ja ku jam që nuk kam arritur aty ku doja dhe mbase nuk do arrij asnjëherë nëse vazhdojmë sërish me këtë reformën e re që na ka bërë zonja Lindita apo kryeministri ynë”, thotë Marjela.

Enea Vuka është maturant nga Burreli, me mesatare 9.4.

“Edhe unë si shumë nga bashkëmoshararët e mi nuk vij për të përfaqësuar vetëm qytetin tim, por edhe ata maturantë që kanë mesataren mbi 9. Unë e kam 9.4 por fatkeqësisht u penalizuam nga ulja e koeficentëve me lëndë me zgjedhje, dhe futja e këtij sistemi që në fakt ndryshoi në mes të vitit dhe nuk na la mundësi që të arrinim ato degë që donim. Jo vetëm që ne nuk kapëm asnjë degë por realisht u renditëm shumë poshtë në klasifikim që edhe me 10 raunde të tjera nuk do mund të klasifikohemi dot. Fatkeqësisht kjo është e vërteta. Ju pyetët për raundin e dytë por duket që kujdesi duhet të jetë që ne të aplikojmë tek private. Këtë duan nga ne”, deklaron Enea.

Besmira Jahjolli, është maturante në gjimnazin Aleks Buda në Tiranë.

“Unë kam mesataren 8 por as unë nuk dua të rri pa shkollë, si gjithë të tjerët. Këtu ka shumë të tjerë me mesatare më të mirë por unë nuk dua të rri në rrugë, pa shkollë. Do doja edhe unë si shumë të tjerë që të vazhdoja një shkollë por mesa duket për mua nuk ka asnjë shkollë”, thotë Besimira.

Ndriçim Mehmeti, është pjesë e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike.

“Duhet thënë që në fillim se ajo që ndodh sot me ju është penalizmi që ka bërë ky sistem i ri. Ndërkohë që ju keni punuar 3 vjet me një sistem dhe ligj të vjetër për arsimin dhe ishit mësuar se cilët ishin lëndët e maturës, tani nota mesatare e më të mirëve zhvlerësohet. Puna tre vjeçare dhe djersa që keni derdhur, ëndrrat që ju keni pasur për të shkuar në shkollë të lartë, përfshirë meritën sepse me të drejtë ka disa që janë me mesatare 10, 9.91, 9.71, shkojne dëm dhe e gjeni veten në rrugë. Ndërkohë që duhet ta gjenit veten në auditoret e sistemit. Eshtë pikërisht ky sistem që u vendos në mes të rrugës, u prishi rregullat e lojës, prej muajit mars e deri në shtator. Ndaj, ka vetëm një rrugë. Bllokimi i këtij sistemi dhe rifutja e atij që ju jep atë që meritoni. Pra, nuk ka një sistem sot, meritë preferencë, por ka një sistem që të preferuarit shkojnë në universitet dhe ata që e meritojnë mbeten në rrugë”, pohoi Mehmeti.

Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji u shpreh se PD do të bëjë gjithcka për të garantuar të drejtat e maturantëve, për të mbrojtur mundin, djersën dhe studimet e tyre.

“Ju sot jeni vetëm një pjesë e vogël e rasteve specifike, dhe qindra si ju me mesatare të lartë, studentët më të mirë, maturantët më të mirë që janë pretendentë për studentë, kanë mbetur jashtë sistemit të arsimit të lartë në Shqipëri. Nuk është ashtu siç thotë Kryeministrit, apo siç thotë siç thotë ministrja Nikolla, që ju jeni studentë më të këqij, apo më poshtë atyre që kanë fituar. Nuk ka Shqipëria 3 mijë studentë me mesatare 10.1. nuk ka Shqipëria 2800 apo 3 mijë, me mesatare 9.9, 9.7, siç janë këto qindra maturantë të cilët janë ankuar kudo duke protestuar e ngritur zërin e tyre për një shqetësim të madh.

Shqetësimi kryesor që ka të bëjë me ju është se kjo reformë është padrejtësi e madhe. Kjo reformë lë pa shkollë maturantët më të mirë dhe favorizon në mënyrë të padrejtë maturantët e tjerë. Kjo reformë në mënyrë të padrejtë nuk ju lë ju mundësinë që të dini nëse do të keni mundësi shkollimi me raundin e dytë, ose jo, sepse nuk ka sistem pikëzimi të qartë.

Për këtë arsye do t’ju mbështesim në protestat tuaja. Për këtë arsye ne kërkojmë që ministrja Nikolla të japë dorëheqje, për paaftësi. Që kryeministri dhe qeveria të marrë përsipër kostot e këtij kaosi që ka shkaktuar dhe të anulojë raundin e parë dhe të rikthejë tek ju sistemin e qartë të pikëzimit. Nuk mund ti japë ligjit fuqi prapavepruese që ju për tre vjet të studioni nëpër kurse, të studioni nëpër shkolla, të rrini gjithë kohën me libra sepse ju kanë thënë në fillim të studimeve tuaja që ju në matematikë siç është rasti i mesatares 9.7 apo 9.8, do të merrni koeficientin më të lartë dhe në fund në gusht, dhe në fund të studimeve tuaja, jo në mes të studimeve, jo në fillim të tyre, porn ë fund priteni në besë dhe sot dilni në rrugë.

Ne do të kërkojmë rikthimin e të drejtës suaj në vend. Do të kërkojmë kontroll të plotë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, do të shkojnë deputetë të Partisë Demokratike tek Agjensia Kombëtare e Provimeve, për të monitoruar e për të ndaluar tarafin e kryeministrit, tarafin e ministres, apo të hyjnë militantët e Partisë Socialiste, apo të LSI-së, e të mbeten jashtë ajka e maturantëve, pjesa më e mirë e maturantëve dhe qindra e mijëra familje që janë sot në ankthin për fëmijët e tyre”, u shpreh Salianji.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 10 Shtator 2016

Read More
09 Sht
0

Mbështetja juaj vulos sot vendimin për të filluar së bashku punën për të ndërtuar një Dibër të re e të begatë

Faleminderit për mbështetjen dhe për entuziazmin tuaj. Ju më rrisni besimin dhe përgjegjësinë që ne së bashku ta ndryshojmë Dibrën.

Të nderuar bashkqytetarë,

I nderuar kryetari i Partisë Demokratike  zoti Lulzim Basha,

Të nderuar kryetarë të partive aleate,

Te dashur të rinj dhe të reja Dibrane, që i dhatë energji kësaj fushate dhe ju kthyet dibranëve shpresën se Dibra jonë mund të bëhet ashtu siç e meritojmë ne.

Mbështetja juaj ketu në këtë sallë dhe e gjithë dibranëve kudo që ndodhen, vulos sot vendimin për të filluar së bashku punën për të ndërtuar një Dibër të re e të begatë, një Diber qe të na rrisë krenarinë tonë.

Nga Lura në Selishte dhe nga Kalaja e Dodës në Maqellarë kam prekur dhe parë një bashkim të madh. Burrat, gratë, djemtë dhe vajzat e Dibrës kanë dëshmuar se më parë se të jenë anëtarë të partive politike ata janë Dibranë dhe se për ne Dibra është më dashur se Partia dhe interesi ynë personal. Për të gjithë ne, Dibra është e para, dhe ne na bashkon ndryshimi i Dibres.

Për gati një muaj jemi takuar dhe kemi bashkëbiseduar. Fatkeqësisht më shumë keni folur për vuajtje, halle dhe vështiresitë që ju janë shtuar në këto 3 vitet e fundit.

Kam ndarë dhimbjen me kryefamiljarë që nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e larta të energjisë,

Kam takuar nëna që nuk sigurojnë bukën e femijëve,

Kam bashkëbiseduar me fermerë që ju kalben prodhimet për mungesë tregu,

Kam folur me bzinesmenë dhe tregtarë që ju bëhet presion nga administrata tatimore, por po falimentojnë nga taksat e larta dhe gjobat e tyre korruptive,

Kam dëgjuar prinderit e trishtuar që nuk mundën t’i dërgojnë fëmijët në shkollë sepse Universiteti i Dibrës u mbyll, dhe, dje kam përjetuar dhimbje nga lotët e gjimnazistëve, mes të cilëve edhe njërës që ishte midis 10 studentëve më të mirë të Dibrës i ishin mohuar studimet e larta. Sot Kryeministri u mburr se paskan fituar studimet 16 studentë dibranë kur qindra të tjerve ju është mohuar e drejta e studimit nga kriteret abuzuese klienteliste.

Por, ky Kuvend sot është dëshmi e qartë e nevojës për drejtësi, për t’i kthyer Dibrës shpresën, punën dhe dinjitetin.

Një Dibër e zhvilluar ku të rinjtë e të rejat të bëhen sipërmarrës dhe të punësuar, përmirësimi i shërbimeve publike dhe një kujdes social transparent dhe i barabartë për të gjithë do të jenë në qendër të punës tonë.

Që në muajin e parë ne dhe fëmijët tanë do të nisim pastrimin e gjithë Dibrës nga mbetjet dhe hedhurinat që i shikon kudo nga Maqellara në Kala të Dodës. Fadromat dhe mjetet e tjera të Bashkisë, që sot përdoren vetëm për punë private, do të shperndahen në të gjithë fshatrat e Dibrës për të hapur rrugë të reja dhe përmirësuar e mirëmbajtur ato ekzistuese. Ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve do të jetë kudo për të përmirësuar furmizimin me ujë të pijshëm dhe përgatitur projektet e kanalizimeve. Ndërmarrja e ujrave për vaditje do të fillojë punën për përmirësimin dhe pastrimin e kanaleve vaditëse.

Në Bashkinë tonë, ndihma ekonomike nuk do të jetë një mjet presioni dhe favoresh. Ajo do të jetë transparente dhe do të shkojë tek të gjithë ata që kanë nevojë, pavarësisht ngjyrës politike. Asnje familje në Bashkine e Dibrës nuk do te kërcënohet me bukën e gojës, dhe do të garantohet furnizimi i domozdoshëm me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Propozimi im i parë për Keshillin Bashkiak do të jetë ulja e tarifës së ujit të pijshëm, ulja e tarifës së llixhave nga 250 në 100 lekë në ditë dhe krijimi i fondit të posacëm per të mundësuar ndricimin për familjet në nevojë.

Ne së bashku do të punojmë për një Dibër të zhvilluar. Sic e premtova në hapjen e fushatës, tarifat e Bashkise do të jenë zero dhe taksat do të ulen në nivelin minimal që e lejon ligji. Bashkia do të jetë orientuesi dhe ndermjetësuesi i fermerëve dhe bizneseve të mëdha këtu, në Tiranë, Durrës e kudo që të garantohet tregu për shitjen e prodhimeve të tyre. Me fermerët e mollëve e kemi filluar këtë bashkëpunim dhe për ta kemi siguruar tregun për 80% të prodhimit.

Por më e rëndësishme është rritja e punësimit. Partneritëti dhe besimi që kam fituar tek institucionet financiare ndërkombëtare do të sjellin paratë e mohuara sot nga z. Rama si për projekte publike ashtu edhe për investime private për turizmin familjar dhe për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blektorale.

Rinia do të jetë forca dhe energjia e ndryshimit të Dibrës. Arsimimi dhe punësimi i saj do të jenë prioritet. Përvec mbështetjes së inciativave të sipërmarrjes, bashkia do të krijojë fondin e saj të ekselencës për gjimnazistet dhe të mbështetjes së tarifes universitare për studentët në nevojë.

Te nderuar bashkëqytetare,

Pas dy ditësh ju do të merrni në dorë fatin tuaj. Me votën tuaj ju do të vendosni për të sotmen dhe të nesërmen tuaj dhe të femijëve tuaj dhe jo për Sherefedin Shehun dhe për Partinë Demokratike.

Prandaj mos mungoni ditën e dielë por shpreheni me votë vendimin tuaj për ndryshimin e Dibrës.

Përtej të qenit të majtë apo të djathtë, ne të gjithëve na bashkon Dibra. Edhe ndonjë i pavendosur të dalë mbi bindjet e veta dhe ta nxjerrim Bashkinë e Dibrës nga kthetrat e krimit.

Ju te rinj, qe jeni shpresa e Dibrës, sot e keni në dorë që me voten tuaj te vendosni për te ardhmen tuaj në Dibër dhe kundër emigrimit.

Jam i bindur se vota e 11 Shtatorit do të jetë bekim për Dibrën dhe dibranët.


Fjala e kandidatit për kryetar bashkie në Dibër, Sherefedin Shehu në mbylljen e fushatës, 8 Shtator 2016

 

Read More
09 Sht
0

Dibranët bashkohen rreth Sherefedin Shehut: Dibra jo plaçkë e Ramës

Ju dëgjoj të thërrisni fitore dhe fitore do të jetë për Dibrën e çdo dibran. Shoh në sytë tuaj entuziazëm dhe shpresë, optimizëm dhe vendosmëri. Dhe kjo është energjia dhe bekimi i vërtetë, bashkimi për Dibrën dhe dibranët.

Do të doja të ndaja me ju një zemër të gëzuar. Por e vërteta është se me gjithë gëzimin dhe optimizim e fitores që shoh në sytë tuaja e ndjej në zërat tuaj, vij sot këtu me një zemër të rënduar nga dhimbja, nga trishtimi. Kemi qenë bashkë në këtë muaj në çdo cep të Dibrës, në çdo fshat e lagje të qytetit.

Kam qenë në këto tre vite në çdo cep të Shqipërisë, në çdo fshat e çdo qytet, kudo është shtuar varfëria dhe shkaku është elita e korruptuar politike që grabit shumicën për t’ia dhënë pakicës.

Kudo ka izolim, ka prapambetje, ka vuajtje dhe i vetmi shkak për këtë është korrupsioni dhe keqqeverisja.

Anembanë Dibrës dhe Shqipërisë ka papunësi të skajshme, pasiguri për të nesërmen, pamundësi dhimbëse si ato që Sherefedini i përmendi e që i ka prekur dhe ndjerë në çdo takim me dibranët e dibranet në oda, në ara, në kodra, sheshe dhe salla.

Ka papunësi të skajshme dhe shkaku është shpërfillja, braktisja dhe arroganca nga ata që Agim Kaca i përmendi këtu si socialist i ndershëm dhe mijëra të tillë si ai.

Nga ata që 3 vite me pare  i besuan Edi Rames me shoke se do të sillnin ndryshimin. Por i vetmi ndryshim i mirë që sollën ishte për veten e tyre dhe familjen e tyre. Dhe ndryshim negativ për mijëra e mijëra familje të ndershme dibrane demokratë dhe socialistë.

Ky është realiteti vëllezër e motra.

Dhe sot nga ky shesh i entuziazmit dhe i fitores dua t’ju them atyre që na ndjekin përmes ekranit se realitetin duhet ta shohim ashtu siç është, pa zbukurime, pa gënjeshtrat e qeverisë.

Ju e keni parë fytyrën e vërtetë të pushtetit dhe e njihni më mirë se kushdo tjetër. Keni parë banda që vijnë vërdallë, banditë të importuar që sillen si çamër por që s’kanë asgjë të përbashkët as me çame, as me kosovarë, as me dibranë, as më lebër por janë horra dhe banditë.

Kë përfaqësojnë vallë këta kriminelë?!

Mos përfaqësojnë vallë Partinë Socialiste?! Nuk e besoj. Ata nuk përfaqësojnë socialistët e ndershëm. Unë i kam takuar ata, ne bashkë i kemi takuar, patëm privilegjin t’i dëgjojmë nga afër këtu para disa ditësh dhe sot përfaqësuesit e tyre folën këtu në shesh të burrave para jush.

E treguan publikisht socialistët e ndershëm, kundërshtarët tanë politikë se ata nuk ndihen të përfaqësuar, ata dolën sot në këtë shesh, siç dolën para disa ditësh në mes të Peshkopisë për t’i thënë çdo dibrani: Socialistët e ndershëm të distancohen nga krimi!

Kë përfaqësojnë vallë këta kriminelë?!

Përfaqësojnë vetëm Edi Ramën dhe janë këtu sepse duan Bashkinë e Dibrës si plaçkë. Që ta coptojnë e ta ndajnë mes vete. Duan tenderat, emërimet korruptive, duan ta mbjellin me drogë cep më cep e të korrin fitime për vete e për bandat.

E keni parë gjithë këtë kohë fytyrën e pushtetit, duket në kodrat e mbushura me drogë ku dibranët nuk shkojnë dot, ku fshatarët janë ndaluar të shkelin, të presin dru apo të çojnë dhentë dhe bagëtitë e tyre.

Me drogë dhe banditë përfaqësohet Edi Rama sot në Dibër.

Por ai ka ardhur këtu dhe është ulur këmbëkryq edhe në forma të tjera, me mënyra të tjera, njësoj të barabarta e kriminale.

Duke shtuar varfërinë, duke shtuar papunësinë, duke shtuar mjerimin tuaj, duke ju rritur faturat të energjisë elektrike, të ujit, duke ju rritur taksat, duke ju rritur barrën e rëndë që çdo familjar duhet të mbajë deri sa nuk e sheh dot në sy fëmijën e vet.

Mbylli universitetin dhe ju hoqi të rinjve dibranë një mundësi të mirë për t’i dhënë drejtim të ardhmes së tyre me kosto shumë të ulta.

Mbylli projektin e Rrugës së Arbrit, e varrosi atë duke lënë mbi 100 mijë dibranë në izolim e në arrest. E ndaloi projektin sepse nuk i interesonte Dibra, nuk i interesonin dibranët, donte vetëm të merrte milionat e qeverisë kineze, ai  dhe vetëm ai.

Bëri plane në hotelet luksoze të Stambollit, në avionët privatë të Arben Ahmetajt për Skavicën, pa pyetur askënd, as në Dibër, as në Tiranë sepse do të përmbytë dhe zhvendosë gjysmën e Dibrës, gjysmën e dibranëve nga pronat e tyre dhe t’i çojë refugjate.

Cili dibran nuk e di se ai i jep Bashkisë së Dibrës, edhe tani që kryetarin e kishte të zgjedhur vetë, 4 herë më pak para në vit sesa ç’i jep Sadri Abazit, 5 herë më pak në vit se sa ç’shpenzon për avionët e tij privatë dhe për biletat e avionit për qeverinë?!

Asnjë lopatë dheu nuk e lëvizi për Rrugën e Arbërit. Kontratën e tunelit e kishte mbi tavolinë, sot erdhi me një fjalim ordiner, me gënjeshtra ordinere që nuk meriton t’i dëgjojë asnjë shqiptar e aq më pak dibranët e zgjuar që të japin ujë në bisht të lugës.

Dhe e mbani mend. 12 herë e premtoi, 12 herë e premtoi por e prishi se iu prish pazari.

Nuk ka lek, ju tha. Nuk ka lek për Dibrën, sepse lekët për Dibrën bëhen rrush e kumbulla nga një njeri i vetëm i cili me tenderat që merr dhe vetëm me fitimin e këtyre tenderave do të mjaftonin për të futur në ndihmë ekonomike të gjitha familjet dibrane pa përjashtim.

Këto të gjitha ju i dini e unë nuk dua të zgjatem.

Por, dua të flas hapur me ju në këtë shesh dhe me mijëra të tjerë që na ndjekin përmes ekranit.

Ndaj me ju atë që ndjej, jo vetëm si kryetar i opozitës, por edhe si njeri, si qytetar, si prind dhe si bir nëne. Problemet e Dibrës janë të mëdha. Ato duan kohë, punë dhe kurajë që të zgjidhen. Ato duan njerëz që i dinë problemet, i njohin problemet, i ndejnë problemet dhe dinë t’i zgjidhin, duan t’i zgjidhin dhe do t’i zgjidhin.

Dhe i tillë është Sherefedin Shehu, biri juaj. Dibrani shembullor që ngërthen në vetvete tre veçoritë për të cilat kombi çmon Dibrën dhe dibranët. Mençurinë, punën  dhe ndershmërinë, si prind, si familjar, si ekonomist, si menaxher, si politikan dhe nesër me votën tuaj, si kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Dibrës.

Problemet janë të mëdha, por ato janë të zgjidhshme. Ndaj këto muaj Sherefedin Shehu ka bërë takime në çdo fshat të Dibrës, në çdo komunë të saj, për t’ju treguar se si, me zemrën që ndjen me zemrat tuaja, me eksperiencën e çmuar dhe besimin që ka nga shqiptarët dhe institucionet ndërkombëtare, mund të ndihmojë që jeta juaj të jetë pak më e lehtë, mund të ndihmojë që jeta juaj të jetë pak më e mirë.

Është e mundur që Dibra të dalë nga izolimi, është e mundur që Dibra të dalë nga varfëria, është e mundur që Dibra të ketë një të ardhme të denjë për veten e saj dhe për fëmijët.

Por për këtë gjërat duhet ti themi troç. Duhet ta shohim realitetin siç është e të mos mashtrohemi.

Ndaj së pari i bëj thirrje çdokujt që nuk është akoma mendjendarë në atë pakicë, sepse shumica e ka ndarë mendjen për 11 shtatorin. Mos u gënjeni nga propaganda. Mos u gënjeni nga mashtrimet. Mos u bëni viktimë e parasë. As e presionit për t’ju marrë votën.

Ata që sot duan t’ju blejnë votën, ata do t’jua marrin me dhunë nesër gjithçka që keni. Nderin, pasurinë, të ardhmen. Ata nesër do ju nëpërkembin, do ju shpërfillin, e do ju përçmojnë.

Ata që sot nuk duan t’ju lënë të zgjidhni me vullnetin e lirë, nesër nuk do t’ju pyesin për asgjë.

Vëllezër dhe motra,

Dibra është bërë në mënyrë të pamerituar arena ku po bëhet prova për rrëmbimin me lek dhe krim të zgjedhjeve të vitit 2017.

Edi Rama i ka dhënë liri krimit, të bëjë çdo gjë në Shqipëri. Të vjedhë, të vrasë, ta kthejë Shqipërinë në Kolumbinë e Europës.

Si shpërblim ai i ka kërkuar kriminelëve që të qëndrojë në pushtet duke vjedhur votat tuaja, duke vjedhur zgjedhjet.

Ne do t’i themi ndal këtu, në Dibër. Ndal në emër të Dibrës. Ndal, në emër të çdo shqiptari të ndershëm këtij bashkëpunimi kriminal, kundër lirisë, kundër njerëzve, kundër demokracisë, kundër vlerave.

Ne nuk do të lejojmë që në pushtet të vijnë përfaqësues të krimit që nesër me hir e me pahir do t’i shërbejnë atij. Nëse i lëshojmë krimit politikën, Shqipëria do të shuhet një herë e mirë.

Dje ambasadori amerikan bëri thirrje që të largojmë vrasësit, trafikantët, dhunuesit nga parlamenti dhe nga bashkitë. Ju keni shansin ta bëni të parët.

Mos e lejoni qytetin tuaj të bjerë preh e krimit, mos e lejoni drogën në tokat tuaja, në shtëpitë tuaja. Mos ju jepni fëmijëve të ardhmen e drogës.

Unë e di që varfëria, frika, joshja bëjnë punën e tyre, por sot dua t’ju them se e di që jeni kurajozë, jeni të matur, jeni trima, jeni të vendosur.

Nuk është e largët dita kur gjerat do të kthehen për të mirë.

Partia Demokratike, aleanca jonë e zgjeruar dhe e bashkuar do të punojnë për këtë ditë, për Dibrën dhe gjithë Shqipërinë.

Ndaj ju premtoj 3 gjera.

Ju premtoj një kryebashkiak të ndershëm që do të punojë vetëm për ju siç ka punuar tërë jetën për të mirën publike. Një kryebashkiak që nuk do të jetë peng as i grupeve kriminale, as i biznesmenëve të pangopur. Sherefedin Shehu ka shërbyer në shtet dhe ka një jetë faqebardhë. Nuk ka për ta nxirë faqen tani që po i zbardhen flokët. Thinjat e tij janë jo vetëm garancia e ndershmërisë dhe pjekurisë por edhe dashurisë dhe përkushtimit për ju dhe Dibrën.

Ju premtoj se së bashku të bashkuar siç jemi sot edhe më shumë do të fitojmë zgjedhjet e vitit që vjen dhe së bashku do të zgjidhim problemet më të mëdha që ju keni; izolimin për shkak të mungesës së infrastrukturës, papunësinë për shkak të mungesës së çdo lloj mbështetjeje për ju e për bujqësinë në veçanti. Ju jap fjalën se atë që bashkë nisëm, bashkë do ta përfundojmë me ndihmën e Zotit dhe dibranëve dhe gjithë shqiptarëve, Rrugën e Arbrit, rrugën e bashkimit.

Ju premtoj ju dhe përmes jush këtu në Dibër çdo shqiptari, nga jugu në veri, se Partia Demokratike dhe unë, se çdo anëtar i koalicionit tonë të vlerave do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë dhe çdo sakrificë për ta kthyer pushtetin tek ju, për ta kthyer fuqinë tek njerëzit, për tu sjellë ju në pushtet. Ne do të bëjmë gjithçka që të keni zërin tuaj, mundësitë tuaja të ndershme, dinjitetin që meritoni.

Pra, vëllezër e motra, dibrane e dibranë, zgjedhja juaj është e thjeshtë

Mes të mirës e së keqes,

Një zgjedhje midis integritetit dhe krimit,

Një zgjedhje mes njeriut të lirë dhe njeriut të kapur,

Një zgjedhje mes atij që do ti shërbejë Dibrës dhe shërbëtorit të mafias,

Një zgjedhje mes atij që do të punojë për Dibrën dhe dhe ta shfrytëzojë atë

Dhe ndaj jam i bindur se zgjedhja juaj quhet Sherefedin Shehu.

Kam një mesazh për çakejtë dhe orlat e Edi Ramës që sillen vërdallë. Mos guxoni të prekni një votë të vetme. Mos fusni duart në vullnetin e sovranit se do të jetë një përgjegjësi që nuk do tua mbajnë dot gjunjët.

Ne opozita, Partia Demokratike, vëzhguesit, njerëzit tanë, jemi të pranishëm kudo. Ne jemi garancia se vota nuk do të preket, se Dibra do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Se Dibra është dhe do të jetë e dibranëve dhe jo e trafikantëve,

e punës dhe jo e drogës,

e dinjitetit dhe jo e nëpërkëmbjes.

Dibra është e burrave e grave të saj, e bijëve të saj më të mirë. Nuk ka qënë, nuk është dhe nuk do të jetë e plaçkë e Edi Ramës.

Ndaj dhe ti japim së bashku fund këtu nga Dibra politikës së përçarjes që i shërben një pakice të babëzitur duke plaçkitur dhe robëruar një popull të tërë. Le ti themi së bashku nga Dibra; jo mashtrimit, jo plaçkitjes, jo krimit, jo drogës.

Le ta fillojmë nga Dibra ndryshimin që do ta çojmë në të gjithë Shqipërinë për të rikthyer jo thjeshtë dhe vetëm Partinë Demokratike, por qytetarët shqiptarë në pushtet dhe në qeverisje.

Së bashku të ngjallim shpresën e vrarë, ti sjellim mundësitë e mohuara, të sjellim mirëqënien. Si thoni o rini e Dibrës, ju që e nisët këtë fushatë me zjarrin e zemrave tuaja?! Ju që e bënë natën ditë. Ju që keni ndezur rrezen e shpresës në çdo zemër dibrane, në çdo zemër shqiptare. Le të bëhemi kjo rreze drite të dielën e 11 shtatorit duke votuar për Dibrën dhe dibranët, Sherefedin Shehun kryetar bashkie.

Me Zotin para!

Rroftë Dibra.

Rroftë Shqipëria.

Rroftë Liria.


Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbylljen e fushatës në Dibër, 9 Shtator 2016

 

Read More
09 Sht
0

Basha: Buxheti i shtetit do t’u mundësojë studimet të gjithë atyre që dëshirojnë. Do të rihapim filialin e Peshkopisë

Shehu: Do të krijojmë fond të posaçëm për nxënësit e shkëlqyer

Kandidati për kryetar bashkie i Dibrës, Sherefedin Shehu së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takuan me maturantë dhe studentë të Dibrës. Maturantët shprehën shqetësim për situatën e krijuar me pranimet në universitete. Kaosi i krijuar, nga paaftësia, ndryshimi i rregullave në minutën e fundit dhe pseudoreforma në arsim i ka privuar padrejtësisht nga e drejta për të vijuar studimet e larta.

Maturante: “Pata një mesatare  le të themi nga formula e re e AKP-së prej 9.28 ose me formulën e vjetër 9.7 dhe pretendoja jo pak të arrija. Por unë po humbas të drejtën për të studiuar dhe kjo sigurisht që më ka tronditur jashtë mase. Desha të them që një reformë nuk është asgjë krahasuar me forcën që mund të kemi të gjithë ne së bashku. Pasi të gjithë së bashku mund të arrijmë atë çka ne duam dhe askush nuk ka të drejtë të na mohojë të drejtën për studim, për të pasur një karrierë dhe për tu arsimuar“.

Lulzim Basha: “Nuk duan t’ia dinë, nuk iu bëhet vonë se në çdo vend normal në qoftë se do të kishte ndodhur skandali që ka ndodhur këto 48 orë, minimumi ministri i Arsimit do të ishte larguar.

Ne do të hedhim disa hapa konkretë në mbështetjen tuaj. Ne do të çojmë një grup deputetësh në Agjencinë Kombëtare të Provimeve për të parë konkretisht çfarë ka ndodhur, si ka ndodhur dhe pse ka ndodhur.

Unë i kam bërë thirrje publikisht dhe nesër do t’ia bëjë zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit të nisë menjëherë auditimin. Thirrje rektorëve të universiteteve që qeveria dëshiron t’i shtijë në dorë me këtë sistemin e  bordit të administrimit të mos pranojnë, të mos certifikojnë këtë krim”.

Studentët shprehën shqetësimin edhe për tarifat e larta të cilat ua pamundësojnë vijimin e studimeve. Një tjetër shqetësim ishte dhe mbyllja e filialit të Universitetit të Peshkopisë.

Lulzim Basha: “Me ardhjen tonë në pushtet mbështetje të padiskutueshme, të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit për çdo të ri dhe të re që dëshiron të studiojë duke i krijuar mundësi aty ku mundemi, afër shtëpisë së tyre, siç është filiali i Peshkopisë dhe kudo ku ka universitete publike. Çdo student apo studente do të mundë të studiojë me një tarifë të përballueshme, të subvencionuar në raste të caktuara nga shtetit. Askujt nuk do t’i mohohet e drejta për të studiuar“.

Kandidati për kryebashkiak, Sherefedin Shehu tha se bashkia nën drejtimin e tij do të ketë në fond të veçantë për të rinjtë të cilët do të jenë prioritarë për punët në bashki. Zoti Shehu tha se do të ngrihet dhe një fond ekselence si dhe do të mbështeten studentët në nevojë që s’paguajnë sot tarifën për universitete publike.

Sherefedin Shehu: ”Bashkia do të ketë edhe një fond që ekselencën që këtu në nivelin e ekselencës së mesme. Por nga ana tjetër do të mbështesim nxënësit në nevojë, sidomos kur të vijë radha për të shkuar në universitet siç jeni ju, që ata që kanë nevojë të mos pengohen për arsye ekonomike për të shkuar në shkollë. Zyrat e bashkisë do të jenë tuajat sot ose nesër, ju do të jeni ata që do të jepni energjinë bashkisë, zhvillimit të qytetit, zhvillimit të Dibrës dhe ju do të jeni sipërmarrësit e nesërm të qytetit të Dibrës që të mos presim që ta ushqejnë të tjerët por t’i dalim zot vetes“.

Axhenda e takimeve elektorale e zotit Shehu vijoi me banorë në Brezhdan, Ushtencë dhe komunën Sllovë. Zhgënjimi i banorëve ishte i madh nga keqqeverisja e Edi Ramës, kryesisht e socialistëve që kësaj here kanë vendosur të votojnë për Sherefedin Shehun. Këtë gjë e deklaroi Nexhmi Seli dhe  Fahri Çera, ish- kryetari PS-së i komunës Sllovë.

Fahri Çera: “Në zgjedhjet e para të nderuar unë isha dhe bëra politikën e majtë. Isha kryetar i PS-së së Komunës Sllovë, u kërkova votë për atë forcë politike dhe ajo u realizua. Por tani ju bëj një thirrje tjetër, të më falni sepse kisha bërë një thirrje të gabuar. T’ju bëj një thirrje tjetër për arsye se PS nuk zhgënjeu një parim pro zhgënjeu një pjesë të intelektualëve dibranë të cilët kanë punuar për këtë vend, kanë punuar për këtë popull dhe i lanë në bulevard, abuzuan me licencat në Kuvend, abuzuan me shumë punë dhe tendera, abuzuan me dokumentacionet. Popullin e Dibrës unë e quaj me fat, e quaj prapë me fat sepse në këtë hark kohor shumë të shkurtër i erdhi momenti që të reagojë, të vlerësojë veten e vet, të vlerësojë dhe të nderojë PD e cila vendosi në krye të bashkisë një ekonomiste, ku komentet i bëri nga kryetari deri tek.. Atëherë iu bëj thirrje të gjithë socialistëve të zhgënjyer, të gjithë popullit dibranë të ndershëm, të gjithë forcës politike të djathtë, PD dhe Republikane që në unison të votojmë Sherefedin Shehun, përfaqësuesin e Partisë Demokratike“.

Zoti Shehu në fjalën e tij theksoi se ky bashkim i madh dibranësh është forca që do ta ndryshojë Dibrën e do tu kthejë shpresën dibranëve.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 9 shtator 2016

 

Read More
09 Sht
0

Deklaratë e Partisë Demokratike

Nuri Meda i kapur sonte duke shperndarë para në këmbim të votës në Dibër, është shkarkuar dy muaj më parë nga detyra e administratorit të Tominit, për korrupsion. Por një muaj me pas, i shkarkuari për korrupsion rikthehet në detyrë kësaj radhe si përfaqësues i PDIU. Meda nisi direkt punën e tij për të blerë vota, krim që e kishte kryer edhe ne zgjedhjet e vitit 2015. Ky person me precedent në vjedhje, rryshfet dhe blerje votash po tentonte sonte të bënte të njejtën gjë derisa u ndalua nga qytetarët e Tominit. Meda është pjesë e bandës kryesore për dhunimin dhe blerjen e votës, denoncuar nga PD në prokurori një javë më parë si pjesë e grupit te strukturuar kriminal për blerje votash në Dibër. Hajdute dhe dhunues të votës së lirë si Meda janë njerezit dhe alternativa e Edi Ramës, që do të marrë përgjigjen e merituar të dielen me 11 Shtator.


Deklaratë e Partisë Demokratike,8 Shtator 2016

 

Read More
09 Sht
0

Reagim i Partisë Demokratike

Shtabi elektoral i Partisë Demokratike ka marrë informacion për shpërndarjen e parave gjatë natës së sotme nga disa grupe të strukturuara kriminale të drejtuara nga administratorë, kryepleq dhe drejorë të administratës publike, nën mbrojtjen dhe shoqërimin e policisë së drejtuar nga kryekrimineli Bert Aga.

Kështu, në fshatin Pilafe, komunaTomine u kapen nga banorët dukë shpërndarë lekë për blerje votash administratori i Tominit Nuri Meda së bashku me Shefki Ademin në makinën X5 e zezë, AA909KH, nën mbikqyrjen e furgonit të policisë me targa POLICIA 0788 me përgjegjës Robert Aga. Nuri Meda dhe Robert Aga janë kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike në prokurori me date 1 shtator si anetarë të grupit të strukturuar kriminal për blerje votash në fushatën e Dibrës.

Në fshatin Allabegi, komuna Maqellaëe: Urim Beçaj djali i kryeplakut Petrit Beçaj është kapur duke shpërndarë para.

Në komunen e Sllovës: Xhezair Fejza drejtor i shkollës 9 vjecare Sllovë dhe Astrit Sulejmani janë kapur nga banorët duke shperndarë para në fshatin Shumbat , njësia administrative Sllovë.

Qamil Lata nga Staraveci është kapur nga banorët duke shperndarë lekë te shkolla bujqësore.

Në vend të ndalimit dhe arrestimit në flagrancë të këtyre personave, segmente të policisë të drejtuar nga kryekrimineli Bert Aga, po i japin mbulim dhe mbështetje këtij krimi elektoral.

Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal për këtë grup të strukturuar kriminal të kallzuar nga Partia Demokratike që nga data 1 Shtator.

Partia Demokratike i bën thirrje të gjithë strukturave të saj, dhe gjithë qytetarëve të Dibrës të kryejnë arrestimin qytetar të cdo personi qe angazhohet ne blerje votash dhe te konfiskojne me cdo mjet dhe cdo forme parate e droges dhe krimit qe po perdoren per kete krim elektoral.

Partia Demokratike i siguron qytetaret e Dibres se nuk do te lejoje me asnje cmim tjetersimin e vullnetit te tyre nga bandat e Edi Rames dhe se pergjigja do te jete flakë per flake, sy per sy, dhemb per dhemb.

Vota është e shenjte.

Edi Rama dhe bandat e tij duhet ta ndalin menjehere kete loje me zjarrin.
Asnje bande, asnje kriminel me mbrojtje shteterore nuk do ta ndale dot vullnetin e dibraneve.

Fitorja e Sherefedin Shehut është e sigurte!


Reagim i Partisë Demokratike, 8 Dhjetor 2016

 

Read More
09 Sht
0

Dibra nuk figuron askund në buxhetin e kësaj qeverie

I nderuar zoti Kryetar

Të nderuar  zonja e zotërinj deputetë

Sot  në  seance parlamentare është propozuar  projektligji  per miratimin e  aktit normativ  për  ndryshimin   e buxhetit  të vitit 2016.

Si deputete e re , natyrshëm jam shumë e  vëmendshme në detaje të cdo projekt ligji, aq më tepër ato që kanë lidhje me buxhetin, për shkak se perfaqësoj në Kuvend nji zonë te varfër  siç është qarku Dibër.

Them zonë të varfër  momentalisht në ekonomi , infrastrukturë , në investimet buxhetore në  arsim , shëndetësi , përkrahje sociale etj, në kontrast te plote  kjo gjendje me pasuritë e shumta nëntokesore dhe mbitokësore, me nje natyrë dhe klimë te mrekullueshme, me banorë te arsimuar e arsimdashes, punëtore e të mencur.

Në çdo vend të botës demokratike diskutimi  për buxhetin përbën rastin më të mirë të opozitës për të kontrolluar qeverine , per të fituar politikisht kur ekzekutivi nuk realizon premtimet apo nuk respekton ligjin e buxhetit,  duke bere te mundur heqjen e cdo guri  te murit qeverisjes , por sot perpara dibraneve nuk po përdor këte foltore për politikë por thjesht për të ngritur zërin sado pak mbi braktisjen e qeverisë te  kësaj zone të Republikes se Shqipërisë.

Sot kam qëllim në këtë diskutim tju kujtojmë disa të vërteta :

Një proces auditimi i shoqerisë Grand Thorton  nga projekti STAR ka raportuar  21 miliardë lekë borxhe vetem  në 12 bashkitë kryesore të vendit .

 Vetëm bashkia Dibër ka nji borxh prej 170 milion lekësh te reja .

Ky auditim raporton  një kaos të vërtetë në bilancet e pushtetit vendor dhe një mungesë totale orientimi nga qeveria qendrore.

Përse ky ndryshim buxheti nuk i mban në vëmendje dhe përse nuk jua heq këtë barrë të rëndë qeverisjes vendore . ?

 Përkundrazi , ulja me 2 miliardë e të ardhurave nga pushteti vendor (-12.1%),bie në sy ne këtë ndryshim buxheti .

Ulen shpenzimet per buxhetin vendor me 1.25 miliarde leke (-2.5%).

Investimet publike. Nuk ka një listë të projekteve të paraqituara në aktin normativ, duke e vështiresuar identifikimin e rialokimit të fondeve në projektet konkrete.

Jane ulur  investimet ne “arsimin baze” (-2.5%), investimet ne “arsimin e larte” (-28%), investimet ne “kujdesin paresor” (-35%),     “sherbimin kombetar te urgjences” (-47%), investimet ne “arsimin profesional” (-11.7%).

Dhe Ministrat të pranishëm duhet të na japin përgjigje për këtë

Po ju kujtoj se :

Grandi konkurues per vitet 2006_2013 për qarkun Dibër , konkretisht per rrethet Diber , Bulqize , Mat ishte rreth 3.5 miliard leke te reja

3,665,610,229
Diber  1,308,048,728
Bulqize

666,983,526

Mat

1,690,577,975

Fondi shqiptar i zhvillimit per vitet 2006 _2013 rreth 1.8 miliard

1,790,346,760
Diber 976,316,069
Bulqize

32,817,055

Mat

781,213,636

Ka tre vite  që nga kjo qeveri , nuk është pare nji akt i miratuar prej tyre te impaktoje qoftë  projektin më modest  për Dibranët , Matjanët apo ne përgjithësi për veriun .

Nuk eshtë parashikuar por as nuk ka patur plot tre vite rrjesht asnji buxhet per asnji shkollë ne qarkun Dibër .

Nuk është  parashikuar por edhe nuk ka patur plot tre vite asnji çerdhe , asnji qendër shendetesore .

Nuk ka asnji rruge te re , asnji rrugicë, asnji meter katror investim nuk gjen dot në këtë  qark .

Por ka patur nji përkujdesje të madhe qeveritare qe cdo burim natyror tjua merrni, bile dhe duke vepruar pa pyetur fare banoret e Dibrës mbi vepra te tilla qe kane ndikim te madh ne territor si HEC  i Skavices, që   fshatra  te saj i permbyt menjeherë.

Nuk permendet ne këte ndryshim buxheti asnji shifër  për investime te mëdha . Ato i kane harruar qytetaret dibrane.

Nuk është ne gjendje nji qeveritar te na thotë sot kur  do të perfundoje rruga e Arbrit . ?

Kush do ta marre me koncesion ndërtimin dhe administrimin ?, Sa investime ne ketë objekt do te parashikohen në  këtë ndryshim buxheti ?, Sa vitin e ardhëshem ? dhe kështu me rradhë.

E gjetet  projektin me volum të konsiderueshem  të punimeve te realizuara në kete objekt ne vlerën rreth rreth 6.5  miliard leke  deri ne vitin 2013.  Mbeti aty ku e la Partia Demokratike .

 Dhe me gjasa në kete rruge, aq të rendësishme për Dibranët ju nuk do te hidhni më asnje lek, dhe duket se do ta perfundoje qeveria e ardhshme e Partisë Demokratike .

Ndryshimi në  Buxhet që keni paraqitur sot është simbol i qartë i dështimit të kësaj qeverie, i paaftësisë, i korrupsionit dhe i krizës ekonomike, që ka pllakosur vendin vetëm për fajin tuaj dhe me shume se cdo qark kjo varferi ka pllakosur Dibrën .

Gjithashtu përseri vertetohet fakti se kjo qeveri nuk mbështet me buxhet zhvillimin e zonave qe tradicionalisht votojne kundër apo dhe faktin tjetër që kjo qeveri diskriminon financiarisht veriun e Republikes se Shqiperise.

Mungesa e tabelave analitike që tregojne detajimin e buxhetit sipas bashkive apo projekteve, eshte provë se procesi  ligjbërës i miratimit te buxhetit apo ndryshimeve në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë ka degraduar në një proces formal pa  transparencë përkundrejt deputetëve dhe publikut, dhe që mbetet eksluzivitet i Qeverisë

Kjo eshte politika Juaj . Ushtro pushtet duke mbjellë  varferi atu ku nuk ju votojne , dhe nga ana tjeter duke vëne në dispozicion te terë makinën e propagandes per te treguar te kundërtën .

Vendi, ashtu sic e shohim jo vetëm ne si opozite, është në kushtet e  varferise  ekonomike dhe te pasigurise per te ardhmen, ndersa për ata që nuk duan ta shohin realitetin dhe të dëgjojnë kambanat qe bien për nderhyrje,  varferia  që ditë pasdite  rritet dhe tashme po kthehet ne realitet te prekshëm.

Kjo qeveri e majtë punon shume per te “varferit”  sa qe rrit  cdo ditë, muaj e vit numrin e tyre.

Në fakt, kjo keqqeverisje ne Diber e ne cdo strukture shteterore do te sjelle ne mënyre imediate domosdoshmerinë për të ndryshuar, për të vendosur gjërat në vend, për t’i thënë të zezës të zezë dhe të bardhës të bardhë. Dibranet do te vleresojne ata qe mendojne cfare duhet bërë për ta jo cfare duhet thenë . Me fjalë jane ngopur ka tre vite .

Ne Dibër besojmë se ju mbaron kontrata me qytetaret dibrane te djelën me zgjedhjet vendore dhe gjithashtu besojmë se te gjitha gjasat jane se pas disa muajsh ju perfundon kontrata me shqiptarët në të gjithë vendin .

Te shpetoje Dibra dhe te shpetoje Vendi .

Prandaj une do ta votoj kunder kete projektligj

Ju faleminderit


Fjala në Kuvend e deputetes Dhurata Çupi, 8 Shtator 2016

 

 

Read More
08 Sht
0

Arnimi Normativ

Sot dua ta nis fjalën time me disa komente rreth asaj që po përjetojnë maturantët, që kanë ditë që jetojnë me ankthin,, makthin e stresin e të drejtës së studimit. Kam qënë ndër të parat që km kundërshtuar Ligjn e Arsimit të Lartë, para se ta kudnërshtonte dhe forca ime politike, sepse kam parashikuar atë që ka ndodhur sot.

Një sistem të cilit i ndërrohen rregullat në mës të lojës, një sistem që nuk është transparent, një sistem që eleminon dhe heq të drejtën 90% në këtë fazë, duke i detyruar të shkojnë dhe të regjistrohen tek universitetet private, nuk është i drejtë.

Kjo ndodhi si rezultat i mungesës së akteve nënligjore, si rezultat i përcaktimit të kritereve mbasi maturantët kishin zgjedhur e kjo ndodhi sepse kishte mungesë totale transparence.

Unë as kam përdorru e as do të përdor askënd për qëllime politike, por të na thonë mjeshtrat e propagandës ne që po përdorim maturantët kjo më duke hipokrizia më e madhe. Këta që nuk kanë lënë rast pa përdorur nga griselda deri tek fëmijët që mban në krah përditë kryetari i bashkisë, këta janë të fundit që duhet të flasin. Unë mund të mendoj cdo gjë, por ajo sjellje e djeshme kur minsitrja i qeshte maturantes që i dridhej zëri, atë nuk mund ta konceptoj atë arrogancë.

Për këtë arsye, sqaroni studentët se cdo të ndodhë, përshtatini rrregullat e lojës me kërkesat e studentëve dhe respkto të drejtën e tyre legjitime për arsimpublik falas. Mos i shty tek privati!

Nuk kam pasur as më të voglin dyshim, që në fillim të këtij viti, se në shtator do të gjendemi përballë një Akti Normativ që shkurton detyrimet e qeverisë karshi qytetarëve, ul qëllimisht mbledhjen e të ardhurave dhe prodhon një arnim buxhetor justifikues. Për të gjitha ato dështime tre vjeçare që ju si qeveri heshtni dhe nuk keni guximin jo vetëm të na ktheni përgjigje por edhe të ballafaqoheni me shifrat.

Kam pritur me shpresën se në fjalitë e ministrit të financave dikur dhe atij aktualit të lexoja një mënyrë se si duhet të dalim nga kjo humnerë ekonomike dhe financiare që është zhytur vendi. Por asgjë, vetëm propaganda e rradhës!

Por dëgjova sot ministrin e financave që tha që e sheh varfërinë në sy! Po në sy dhet ta shhë se kurrë në 15 vite nuk ka qënë paga reale me ulje, kurrë nuk ka qënë paraja në qarkullim kaq e vogël sa këtë vit, kurrë nuk ka qënë TVSH në rënie, taksa që tregon konsumin.

Familjet e shqiptarëve dhe ekonomia jonë e përbashkët po paguan sot këmbënguljen e verbër edhe aspak të bazuar në shifra se vendi po zhvillohet përmes politikave fiskale dhe ekonomike të zbatuara prej jush. E në të njëjtën mënyrë do të vazhdojë të paguajë edhe pas këtij Akti Normativ, që e kam quajtur më parë një Arnim Normativ!

Jo vetëm sepse rishikimi i buxhetit nuk përmbush për të disatën herë kërkesat dhe nevojat për të kryer një Akt Normativ, por mbi të gjitha se argumentet e zbardhura në relacionin e paraqitur në kuvend bien ndesh me të dhënat e rishikimit të buxhetit.

Më konkretisht; shkruhet në relacion se kërkohet përshpejtimi i projekteve ndërkohë që thuajse të gjitha zërat e buxhetit janë rishikuar me ulje në fushën e investimeve. Investimet në Fondin Shqiptar të Zhvillimit janë ulur me 2.15 mld lekë, gati 30% të shumës së akorduar në buxhetin e fillim vitit. Investimi në Arsimin bazë është ulur në 34 mln lekë, në kujdesin parësor është ulur me 35% ndërkohë që në përmisimin e shërbimit kombëtar të urgjencës me 47%.

Paratë që qeveria do të lëvrojë për mbështetjen e zhvillimit ekonomik janë 26% më të ulëta, ndërkohë që ekonomia e vendit ka mbetur në stanjacion dhe eksportet kanë rënë ndërsa bizneset mbyllen si dhe investimet e huaja bien. Paratë që kryeministri premtoi për stimulimin e ekonomisë sot janë shndërruar në palma apo fasada godinash të cilat nuk i shërbejnë askujt përpos ministrave por edhe bizneseve pranë qeverisë që marrin qokën e radhës.

Në fund të ditës, ky Akt Normativ do të ulë shpenzimet edhe investimet kapitale dhe këtë ulje e justifikon si rritje të investimeve. Diçka e padëgjuar akoma, por duhet të kini durim “Nuk keni parë asgjë, akoma!”

Megjithëse relacioni pretendon se do të ketë investime, nuk kemi të bashkangjitur me këtë ndryshim buxhetor një investim të vetëm, që të vërtetojë apo rrëzojë këtë Akt Normativ. Kjo qeveri e rifreskuar, sikundër edhe qeveria e pa rifreskuar, të përbashkët me buxhetin kanë formën pa brendësi…fasadën pa bërthamë…investime në letër dhe asnjë projekt konkret.

Sot, ky Akt Normativ nuk jep asnjë përgjigje për ato qytetarë dibranë siç nuk jep përgjigje për asnjë shqetësim të shqiptarëve. Pensionistëve të Dibrës por edhe gjithë Shqipërisë nuk do t’i rritet pensioni, të punësuarve nuk do t’u rriten pagat dhe megjithëse vendi vazhdon të vuajë pasojat e një politike plaçkitëse të qeverisë mbi bizneset dhe qytetarët. Aq sa kjo e fundit jo vetëm i ka arrestuar për një faturë të papaguar të dritave edhe kur i ka mbifaturuar, por nga ana tjetër u ka ulur fondin e ndihmës ekonomike, u ka ulur me 10% fondin e pagesës së papunësisë megjithëse numri i të papunëve sipas të gjitha statistikave nuk ka rënë.

Ky arnim buxhetor i ngjan kësaj radhe asaj shprehjes së urtë popullore “shqepe një jorgan për të arnuar çarçafin” kaq e paaftë është kjo qeveri. Në buxhetin e parë të vitit kishte shënuar shifrën më të ulët në këtë dhjetë vjeçar sa i takon investimeve publike. Kishte buxhetuar 59 mld lekë për projekte të vogla ndërsa pjesën tjetër për rikonstruksion godinash të administratës. Asnjë kacidhe për investimet në shërbim të komunitetit, asnjë para në shërbim të taksapaguesve që i keni rritur taksat dhe tatimet. Edhe sot me këtë arnim vazhdoni po të njëjtën skemë, keni rritur me 68 punonjës administratën e Kryeministrit për të ulur me 100 mln lekë fondin e papunësisë.

Ndërkohë që investimet në shërbime i keni transformuar në “investime në makijazh” dhe të tjera lukse të padobishme sot për ekonominë tonë, duke vazhduar të jenë burim të ardhurash për klientët tuaj, kurse shqiptarëve do t’i shkurtoni 730 mln lekë shpenzime kapitale sa i takon investimeve.

Ky është realiteti i vërtetë i shqiptarëve në çdo qytet të vendit. Realiteti i asaj që pashë në Dibër pak ditë më parë, ku shihje ministrat e një qeverie të lodhur e të zgërlaqur por ende të frymëzuar për të gënjyer edhe të uritur për të vjedhur, të cilët nuk dinin të jepnin përgjigje se pse dibranët sot nuk kanë të përfunduar rrugën e Arbrit. Pse ende duhet të emigrojnë edhe të jetojnë me remitancat? Pse detyrohen me dhunë të japin parcelat e tokës për mafiozët e lidhur me qeverinë dhe drogën? E çfarë përgjigje mund të merrnin ato nga një grup ministrash dhe deputetësh që përpiqen të mbulojnë pisllëqet e njëri tjetrit? Çfarë përgjigje mund të japë ministri i punëve vendore ku buxheti për njësitë vendore me Aktin Normativ është ulur me 1.25 mld lekë?

Sot Akti Normativ nuk i jep përgjigje edhe as zgjidhje problemit të zhdukjes së investimeve në ekonomi!  Bankat e nivelit të dytë vazhdojnë të japin më pak kredi për bizneset, vetëm në korrik 2016 kanë dhënë 1.7% kredi më pak tek bizneset  në krahasim me vitin e shkuar dhe ky trend është në rënie edhe në krahasim me muajin paraardhës.

Kjo qeveri nuk i ka dhënë ende zgjidhje problemit të Kredive të Këqija që kanë shkuar prapë 21.5% nga 19.96% që ishin në qershor.

Njësoj si një vit më parë, nga bankat e nivelit të dytë janë 2.36 mld euro që janë larguar, para që mund të kishin ndihmuar bizneset për të investuar dhe për të rritur punësimin.

Mundësi për investime që biznesi vendas nuk i shfrytëzon dot sepse është ngarkuar me taksa dhe me borxhe. Mundësi për të zhvilluar më tej ekonominë dhe për të rritur punësimin, por që biznesi nuk i shfrytëzon dot sepse besimi i tij për zhvillimin ekonomik të vendit ka rënë. Nuk i merr dot këto hua sepse nuk ka për t’i investuar dot në një shtet ku norma e taksimit është e lartë dhe për pasojë prodhon një detyrim tatimor të bizneseve më të lartë. Këtë vit detyrimi tatimor vetëm i bizneseve të mëdha është 57 mln euro më i lartë se sa vjet.

Mirë kjo, por pasi qeveria ia ka larë xhepat mirë e mirë biznesit, vazhdon të propagandojë duke spekuluar se po përdor gjithë mekanizmat ekonomikë dhe fiskalë për të penguar zhvillimin e një tregu të lirë. Me frikën se bizneset qeveritare nuk do të munden të operojnë në një ambient të tillë, ku do të jetë konsumatori që vendos. Janë 2.36 mld euro që janë larguar vetëm këtë vit nga Shqipëria ndërsa qeveria e Shqipërisë ka taksuar me 450 mln USD bizneset dhe shqiptarët në këto tre vjet, duke paralizuar totalisht një ekonomi të brishtë.

Akti Normativ, nuk i jep përgjigje problemeve më jetike të një vendi që po degradon nga një ekonomi e lirë në një ekonomi kanabisi! Dështon t’i kthejë përgjigje të gjitha pikëpyetjeve që ngrihen sa herë që sheh të dhënat ekonomike dhe fiskale të një qeverie të zhytur ne korrupsion dhe abuzime.

Një akt normativ, që as plagës së kontrabandës dhe mosrealizimit nuk i jep zgjidhje, që prodhon një buxhet po aq personal sa të mëparshmit, që ka hallin të kënaqë narcizmin e një kryeministri që ka veten para të gjithëve. Që nuk shtron qoftë edhe një km asfalt por që betonon qytete që rilindja pasi i vdiq duke i çuar banorët në emigracion i varros me beton.

Një akt që tregon edhe ndër të tjera paaftësinë e një qeverie që me gjasme do na hynte në historinë e progresit të vendit. Një vit më parë, ministri i financave kur u pyet për heqjen e TVSH-së nga siguracionet, u përgjigj me bindje absolute se çmimet e siguracioneve do të bien. Çmimet nuk ranë, sot qeveria përdori një manovër tjetër, bamirësinë që e shiti dje po e anulon sot, duke rritur primin me nga 3% në 10%. Kompanitë e sigurimit që dje nuk ulën çmimet sot duan t’i ngrejë ato dhe qeveria e bamirësisë dje vazhdon të heshtë edhe sot. Ajo hesht sa herë qytetarët keqtrajtohen sidomos nga kompanitë rreth saj!

Prandaj ekonomia rilindase sot është si mos më keq, kurse politikat fiskale rilindase kanë dështuar; kemi taksat më të larta në rajon sa i takon vendeve kandidate, kemi mbledhjen e të ardhurave të barabartë në mos më të ulët se sa periudha e taksimit të sheshtë, kemi probleme me strukturën ekonomike dhe mbi të gjitha kemi një nivel të lartë evazioni fiskal.

Kjo është Shqipëria që sot duhet të kishin parë rilindësit socialistë, vendi në të cilin jetohet për një risk bukë, ku buxheti i shtetit arnohet për kënaqësitë e oligarkëve dhe kryeministrit ndërsa e mira jonë e përbashkët, biznesi dhe liria e gjithsecilit zhvlerësohet.

Shqiptarëve që iu premtua rroga e 13 sot u mbaron rroga që në ditën e 13 të muajit, të cilëve po u pritet edhe ndihma ekonomike. Ndërsa të rinjve po u mësohet me detyrim e përcaktim se sipërmarrja më e pranueshme sot është droga.

Shqipëria ku maturanti nuk ka të drejtë të zgjedhë shkollën e lartë por është qeveria që ia zgjedh atij. Vendi ku maturantët e ekselencës mbeten jashtë dyerve të fakulteteve sepse një ministri e paaftë dhe një qeveri dashakeqëse sollën në jetë Ligjin e Arsimit të Lartë dhe të cilin e lanë sakat pa e plotësuar me akte nënligjore.

Të rinj që shtyhen përditë të largohen nga një vend dhe nga një qeveri që tallet me to, njësoj siç është tallur ministria e arsimit dje dhe kryeministri Rama. Që përditë prodhon skandale nga parcelat e drogës që rriten me progresion aritmetik e deri tek parcelat e injorancës që kanë zënë rrënjë.

Një qeveri që po dështon jo vetëm ekonomikisht por edhe për të ardhmen e këtij vendi. Po vidhni rinisë të ardhmen e tyre.

Prandaj sot, nga kjo foltore, njësoj si para disa ditësh në Dibër dua t’i them  se zotimi i Partisë Demokratike do të jetë krijimi i një modeli ekonomik të bazuar në tregun e lirë dhe sipërmarrjen, në një sistem taksash më të ulëtin në rajon, që do të japë mundësi bankave të mundësojnë kapital për investitorët. Ndërtim të një strukture ekonomike jo të bazuar në ekonominë e drogës rilindase, por në sektor kompetitivë që sot po lihen në mëshirën e fatit nga një qeveri e paaftë dhe hajdute.

Një model i cili do të kërkojë jo vetëm një ndryshim rrënjësor në perceptimin mbi ekonominë por njëkohësisht dhe implementimin e politikave ekonomike dhe fiskale, ndërtimin e infrastrukturës rrugore si dhe rregullime financiare që do të mundet t’i japin gjallëri një ekonomie me një rritje anemike nën 2%.

E mbi të gjitha, një zotim për të prodhuar një përgjegjësi fiskale që duhet të na nxjerrë nga ky batak që ka rënë ekonomia jonë. Në një betejë të pakompromistë përballë bizneseve që duan të fshehin shtetin. Në një betejë për të rregulluar të gjithë ato komponentë makroekonomik me të cilët rilindja ka vendosur të luajë duke abuzuar pafundësisht me to në katër vjet.

E në fund, dua t’i drejtohem me dy fjalë maturantëve të Shqipërisë, të rinjve të një vendi të vuajtur dhe të zhgënjyer që kryeministri Rama ka më shumë qejf t’i tallë se sa t’i trajtojë me dinjitet. I drejtohem Elsës, Megit, Erës maturante të shkëlqyera sikundër dhe maturantëve të tjerë, viktima të një procesi të mbrapshtë, që më kanë shkruajtur dje e më kanë kërkuar t’i mbështes:

Zotimi im personal por edhe i Partisë Demokratike është angazhimi i qeverisë së ardhshme për ta zhbërë këtë gjasme reformë që ka prodhuar këtë katrahurë tek e ardhmja e vendit. Do të jenë studentët që do të zgjedhin fakultetin që duan të ndjekin, jo qeveria edhe as universitetet private që bëjnë ndere pranë qeverisë. Duhet të bashkohemi për t’i dhënë fund një herë e mirë të ashtuquajturës rilindje që po rivdes rininë dhe ekonominë e vendit tonë.


Fjala ne Kuvend e deputetes Jorida Tabaku, 8 Shtator 2016

Read More
08 Sht
0

Investimet në rrugë, më të ultat në 10 vite

Nuk kisha menduar per te folur sot per kaosin qe po perjetojne maturantet.

Por dua t’i kthej nje pergjigje kryeministrit.

Se pari, te mos ofendoje profesoret e nderuar qe jane njekohesisht edhe deputete, sepse ai nuk eshte i afte te gjykoje per gradat dhe titujt e tyre shkencore.

Se dyti, sistemi i aplikuar ne qeverisjen e PD merrte per baze edhe meriten edhe preferencen, shmangte cdo lloj korrupsioni dhe nderhyrje partiake apo tarafesh dhe maturantet e dinin qe ne fillim te shtatorit degen ku kishin fituar.

Eshte pergjegjesi e qeverise qe maturantet:

-Nuk u orientuan per gruplendet preferenciale, te degeve qe donin te vazhdonin, para plotesimit te formularit.

-Nuk u informuan per lendet me zgjedhje dhe rendesine e seciles, ne llogaritjen e mesatares sipas profileve.

-Nuk eshte e aresyeshme qe, sot, me 8 shtator, 90% e maturanteve nuk dine akoma se ku do te studiojne.

-Nuk dine se si do te veprohet me fazen e dyte te aplikimit dhe a do te arrije te mbyllet ky proces para fillimit te vitit akademik ne fillim te tetorit (pra per nje muaj).

Dy fjale per projektligjin.

Projektligji që propozohet për miratim sot, synon ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe qeverisë italiane, për realizimin e programit për përgatitjen e studimeve të fizibilitetit dhe projektimit në nivel përfundimtar si dhe studimin e impaktit mjedisor në sektorin e infrastrukturave.

Objektivi i përgjithshëm i këtij programi është të kontribuojë në përmirësimin dhe forcimin e planifikimit të rrjetit kryesor rrugor shqiptar gjatë akseve të Korridorit VIII dhe të forcojë potencialin e zhvillimit social-ekonomik të Shqipërisë dhe të vendeve fqinjë, në veçanti në aksin drejt Malit të Zi dhe Europës Veriore.

Qëllimi i programit është t’i japë Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës të Republikës së Shqipërisë instrumente projektuese, menjëherë të tenderueshme, për fuqizimin e qarkullimit përgjatë drejtimeve veri-jug dhe lindje-perëndim, nëpërmjet lehtësimeve për tre veprat e mëposhtme të infrastrukturës:

– Zgjerimin e rrugës nga Miloti në Shkodër;

– Krijimin e lidhjes direkte Vaqarr-Kavajë;

– Realizimin e By-pass-it të Elbasanit.

Marrja nga ana e qeverisë shqiptare të projekteve në shkallë përfundimtare, pra të tenderueshme, do të krijojë mundësinë për një ulje të ndjeshme të afateve për realizimin e këtyre tre veprave infrastrukturore të rëndësishme.

Në aktivitetin e projektimit do të bëhet një analizë e hollësishme, duke propozuar, për secilin segment rrugor, variantin më të mirë nga këndvështrimi teknik dhe ekonomik, në përputhje me rezultatet e analizës kosto/përfitim.

Pasi të jenë realizuar, këto vepra do të krijojnë mundësinë për:

  1. a) uljen e kostove operative të transportit rrugor;
  2. b) uljen e kohës së përshkimit të tyre;
  3. c) uljen e përqindjes së lartë të aksidenteve;

ç) rritjen e qëndrueshmërisë të infrastruktures rrugore shqiptare;

  1. d) favorizimin e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe të fluksit të mallrave e shkëmbimeve me vendet europiane, nëpërmjet krijimit të infrastrukturave të reja rrugore dhe fuqizimit të atyre ekzistuese,

Duke u bazuar ne keto avantazhe te këtij programi, Grupi Parlamentar i PD, do të votojë pro, miratimit te kësaj marrëveshjeje.

       Por një nga dështimet më të mëdha të kësaj maxhorance, gjatë tre viteve të qeverisjes së saj, janë investimet minimale në infrastrukturën rrugore.

       Investimet në rrugë janë pasqyra më e dobët e shpenzimeve publike në këto tre vitet e fundit.

       Në buxhetin e vitit 2016, qeveria i shkurtoi me 40% fondet për investime në rrjetin rrugor, duke i çuar ato në nivelin më të ulët të dhjete viteve të fundit, megjithëse Ministria e Transportit ka shpallur se, nevojat për investime në infrastrukturën rrugore të vendit, për ta sjellë atë në gjendje normale, janë më shumë se 2.5 miliardë euro.

       Fondi i dedikuar për transportin rrugor  nuk është i mjaftueshëm as për mirëmbajtjen e rrugëve.

       Në fund të gjashtë mujorit të parë të këtij viti, investimet në infrastrukturën rrugore janë realizuar vetëm 23% të fondit vjetor.

       Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave, për ecurinë e projekteve të investimeve në infrastrukturen rrugore, për gjysmën e parë të këtij viti janë realizuar vetëm 1.9 miliardë lekë nga 7.6 miliardë lekë të planifikuara për të gjithë vitin.

       Por edhe këto 7.6 miliardë lekë janë të copëzuara në 250 projekte.

Hallakatja e fondeve minimale në kaq shumë vepra, ka bërë që gjatë këtyre tre viteve, jo vetëm që nuk është ndërtuar asnjë vepër e re në infrastrukturën rrugore, por nuk ka përfunduar as edhe një nga veprat e nisura gjatë qeverisjes të Partisë Demokratike.

Pra mund të themi me bindje të plotë se maxhoranca qeverisëse ka dështuar në ndërtimin e rrugëve.

Ecurinë më të dobët e kanë pasur projektet e mëdha të infrastrukturës.

Nga 2.7 miliardë lekë që ishin planifikuar për by pass-et e Fierit dhe Vlorës, nuk është lëvruar asnjë lek në gjysmën e parë të këtij viti.

Në autostradën Tiranë-Elbasan, që prej qershorit 2013, pra prej tre vitesh, në 13 km e mbetura është punuar shumë pak, për të mos thënë që nuk është punuar fare.

By Pass-i i Fierit ishte gangrena e këtij sezoni veror.

Rruga e Arbrit u nis nga qeveria e Partise Demokratike. Kryeministri Rama atë nuk e perfundoi për tre vjet, dhe ende vazhdon ti mashtrojë dibranët, duke ju thënë që më votoni përsëri se do tua bëj mandatin tjetër.

Para një muaji kam qene në fshatrat e Mokrës dhe kam parë nga afër punimet e rrugës Qukës-Qafë Plloçë. Me ato ritme që punohej atje dhe me volumet e mëdha të punës për të kryer, kjo rrugë do edhe 20 vjet qe të mbarojë.

Rruga Lin-Pogradec, e nisur gjatë qeverisjes së PD, nuk ka përfunduar ende. Edhe në kilometrin hyrës në qytetin e Pogradecit po punohet me ritme shumë të ulta. Gjendja e keqe e këtij kilometri ndikoi shumë negativisht në mjedis dhe në cilësinë e turizmit liqenor gjatë kësaj vere. Re të mëdha pluhuri mbulonin gjatë veres, pothuajse gjithë vijën liqenore të Pogradecit.

Rruga kombëtare Korçë-Ersekë, me gjatësi 17.5 km, e nisur në qershor të vitit 2013, duhej të kishte përfunduar në qershor 2015.

Për dy vjet radhazi ajo mbeti në mëshirë të fatit, në gjendje skandaloze, me gropa të thella, me pluhur dhe baltë, jashtë çdo standardi, duke u bërë një ferr i vërtetë për  me shume se 20 mije banorët te rretheve të Korçës dhe të Kolonjës, te cilet vuajne mungesen e saj per te derguar produktet bujqesore ne treg apo per te pritur turiste ne nje nga zonat me te bukura malore te vendit.

Edhe sot një pjesë e kësaj rruge vazhdon të jetë në këtë gjëndje.

Janë investimet publike direkt në infrastrukturë, që ndikojnë në rritjen ekonomike të vendit, dhe jo investimet e luksit për kulla dhe fasada, me kosto shumë të lartë dhe për efekt elektoral.

Investimet e luksit me kosto të lartë, rezultojnë sot si metoda më e mirë e kamufluar, por dhe më korruptive për të gllabëruar paratë e taksapaguesve shqiptarë.

U provua më së miri gjatë qeverisjes të Partisë Demokratike, ku rritja ekonomike u mbështet nga ndërtimi i akseve të reja që lidhin pikat kufitare te vendit me zonat më të pëlqyera të turizmit. Ndërtimi i këtyre akseve të reja ndikoi në një rritje të fortë të sektorëve të ndërtimit dhe të shërbimeve.

       Argumenti i qeverisë se investimet në infrastrukturën rrugore janë përqendruar në përmirësimin e sinjalistikës nuk është gjë tjetër veçse demagogji për të justifikuar mungesën e fondeve.

       Por fondet për investime publike mungojnë se arka e shtetit është bosh si pasojë e kontrabandës, evazionit të lartë fiskal dhe e korrupsionit qeveritar me tendera dhe konçesione abuzive. Per tre vjet, rezultojnë rreth tre miliardë euro te zhdukura nga arka e shtetit. Dhe kjo nuk pritet te ndaloje, por do te vazhdoje te intensifikohet.

       Nga ana tjetër qeveria justifikohet me përmirësimin e sinjalistikës, për të ulur numrin e aksidenteve rrugore. Por çfarë tregon realiteti? Aksidentet rrugore janë rritur ndjeshëm  dhe jetët e humbura nëpër to flasin për një bilanc lufte.

       Ekonomia dhe biznesi i ndershem jane drejt falimentimit, sepse te gjitha tenderat, koncesionet, pasurite dhe parate e shqiptareve i marin nje grup oligarkesh, te cilet jane fitues te paracaktuar, si miq te kryeministrit Rama.

       Varferia ka arritur atje ku nuk mban me, por nga ana tjeter po lulezon biznesi i drogës.

Prandaj qytetarët shqiptarë, kur tju drejtohen kutive të votimit, nuk duhet të bëjnë më atë gabim që bënë në zgjedhjet e kaluara, duke votuar këtë maxhorancë.


Fjala në Kuvend e deputetit, Gjergji Papa, 8 Shtator 2016

 

Read More