Blog

12 Tet
0

Basha: Të bashkohemi në aleancën e vlerave dhe përmes një aksioni të fuqishëm politik dhe qytetar ti japim fund regjimit të drogës dhe krimit në Shqipëri

Tema qendrore e Partisë Demokratike  e grupit  parlamentar, mendoj që edhe e gjithë qytetarëve shqiptarë sot është ajo që në faqet kryesore të shtypit botëror, mediave botërore është kryefjala për Shqipërinë, problemi i jashtëzakonshëm i drogës, i kartelit të drogës që ka përpirë vendin dhe që është kthyer në një problem të madh sigurie, stabiliteti, madje edhe një problem në lidhje me aktivitet të mundshëm terrorist në vendin tonë, siç shkruante sot një nga autorët më në zë të sigurisë kombëtare të SHBA-ve, Bill Cowan.

Edi Rama nuk ia ka dalë dot t’i mbyllë gojën opozitës, nuk ia ka dalë dot të zhdukë të vërtetën. E dimë presionin e jashtëzakonshëm që ka ushtruar mbi mediat dhe vazhdon ta ushtrojë në mënyrë të përditshme. Mundohet me  të gjitha format dhe mënyrat e një regjimi të zhytur deri në fyt në krim dhe korrupsion, të mbyllë ekranet dhe gazetat e shqiptarëve nga lajmet që demaskojnë këtë probleme të jashtëzakonshëm të shoqërisë tonë.

Por problemi tashmë i ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë, problemi është ndërkombëtarizuar. Në Gjermani, në SHBA, Itali, në Zvicër, në Francë, sot kryefjalë është regjimi narko-trafikant i cili ka bërë të mundur kthimin e Shqipërisë në pikën kryesore të furnizimit të Europës me kanabis dhe një linjë kryesore të furnizimit të Europës me droga të forta.

Shkrimi i Bill Cowan i bën thirrje presidentit të ardhshëm të SHBA-ve ta trajtojë me përparësi çështjen e drogës si rrezikun kryesor për destabilizimin e Ballkanit dhe të nisë një hetim ndërkombëtar për përfshirjen e krerëve të qeverisë shqiptare në kultivimin dhe trafikimin e drogës.

Ndërkohë “​Le Matin” tregon qartë se si kultivimi i drogës në Shqipëri bëhet në bashkëpunim të plotë dhe të hapur me një kontingjent oficerësh policie të korruptuar që janë pjesë financiarisht përmes ryshfeteve e kultivimit të drogës.

Ne, Partia Demokratike i ka denoncuar prej më shumë se dy vitesh  këto çështje. Ne nuk  kemi heshtur por kemi përballur me fakte, me prova, me emra dhe mbiemra Edi Ramën me këtë gjëmë që është droga në Shqipëri, drogimi i Shqipërisë. Edi Rama është përgjigjur me përqeshje, me tallje, me censurë.

Ndërkohë gjendja ka ardhur duke u përkeqësuar.

Tashmë që nuk ka asnjë shqiptar që nuk e ka kuptuar se pse Edi Rama nuk zbaton ligjin e dekriminalizimit; tashmë që nuk ka më asnjë faktor shoqëror pavarësisht prej bindjeve politike që nuk e ka kuptuar që pa dekriminalizim problemi i drogës dhe zgjedhjet që lidhen me drogën dhe kriminalizimin do të vijnë vetëm duke u rënduar; unë kam një thirrje. Kam një thirrje për çdo qytetar shqiptar, për çdo faktor shoqëror, për shoqërinë civile, për mediat, për gazetarët me guxim, me kurajo civile e qytetare:  të ndërtojmë së bashku një koalicion të madh vlerash që t’i kundërvihet me të gjithë fuqinë e zërit tonë, të guximit tonë dhe të përgjegjësive tona, aleancës së krimit,  aleancës së drogës që do të kapë dhe prishë zgjedhjet e ardhshme. Secili sipas përgjegjësive sigurisht me Partinë Demokratike dhe opozitën duke marrë përgjegjësinë kryesore.

Së pari, ta ketë të qartë se pa dekriminalizimin e Shqipërisë, pa zbatimin e ligjit të dekriminalizimit nuk do të ketë paqe.

Së dyti, të bëjmë të mundur përmes bashkimit tonë që të gjithë faktorët politikë që e kanë shndërruar Shqipërisë në një hambar droge të përballen një orë e më parë me drejtësinë dhe të largohen nga funksionet e tyre drejtuese në shtet dhe në qeveri.

Dhe së treti të gjithë së bashku duke fituar betejën e dekriminalizimit, të ndalim këtë të keqe të madhe që përndryshe do ta përpijë të gjithë vendin tonë e do t’i shndërrojë fëmijët shqiptarë në përdorues droge  dhe skllevër, siç janë sot duke punuar si argat në fermën e madhe të drogës të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit.

Nese nuk veprojmë sot fermeri shqiptar do të shndërrohet  në një skllav, i pasigurtë për të nesërmen e tij, që nuk shkon dot në arat e tij sepse i dalin përpara rojet e armatosura të kanabisit, në emër të republikës së hashashit të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit. Do të shndërrojë mësuesit shqiptar, intelektualët shqiptarë, profesionistët shqiptarë në qenie pa dinjitet, pa të ardhme, pa prespektivë, pa shpresë sepse ekonomia, kultura, komunikimi, qytetaria nuk do t’i rezistojnë dot të zezës së Shqipërisë republikë droge. Të gjithë pra të bashkohemi përpara se kjo e keqe ta përpijë Shqipërinë.

Kjo nis me një betejë të fuqishme nesër në Parlament, por do të vazhdojë me një konsultim, me një dialog të hapur, me të gjithë këta faktorë shoqëror. Ku ne jo vetëm do të paraqesim rrugët e daljes por do të kërkojmë mendimin e çdo shqiptari të ndershëm që i dhimbset vendi i tij, që nuk pranon më terrorin e drogës, vrasjet prej drogës, helmimin e fëmijëve prej drogës, nuk pranon më kriminelët si kryetarë bashkish, deputetë, drejtorë të administratës. Në mënyrë që të gjithë së bashku t’i japim formë këtij koalicioni të madh qytetar t’ia kundërvëmë aleancës së drogës, krimit dhe kapjes së zgjedhjeve dhe përmes një aksioni të fuqishëm politik dhe qytetar ti japim fund regjimit të drogës dhe krimit në Shqipëri.

Të jeni të sigurtë që në këtë përpjekje që e bëjmë për fëmijët tanë dhe jo për PD, do të kemi mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme të faktorit ndërkombëtar, kambanat e alarmit të të cilit po bien dhe do të bien çdo ditë e më fort e nuk mund t’i shurdhojë asnjë mercenar i Edi Ramës.


Deklarata për mediat e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar, 12 Tetor 2016

 

Read More
12 Tet
0

Rama dhe Tahiri mbrojtën kokat e 21 tonëve me kanabis në Vlorë

Çdo javë ndodh një ngjarje, një skandal që hedh poshtë propagandën e Edi Ramës për rendin, për shtetin që ai thotë se po bën. Cdo javë ka një ngjarje që dëshmon inkriminimin e tij e të ministrit të brendshëm dhe lidhjet që kanë me trafikun e me bandat.

Aksioni i kapjes së 21 tonë kanabis në Vlorë është një prej këtyre rasteve. Rama e Tahiri jo vetëm i bënë rezistencë prokurorisë për të mbrojtur deri në fund sasinë e madhe të drogës, por ia dolën të shpëtojnë kokat e këtij trafiku, duke nxjerrë në kërkim vetëm një agjent.

Sipas të dhënave te sigurta ky rrjet i organizuar komadohej pikërisht nga drejtori i Policisë së Vlorës, Jaert Cela, përmes shefit të postës së Selenicës, Enkeleid Greku, kunatit të këtij të fundit që administron skafet në Vlorë, Dhimitraq Janku, dhe shefit të krimit të organizuar në Vlorë, Gjergj Kohila.

Gjurmët e Ramës dhe Tahirit, dhe urdhërat e tyre janë kudo ku mbrohet droga e krimi. U fsheh vrasja e 3 ditëve më parë në Shëngjergj. Një ekzekutim mafioz për hesapet e drogës, i 8-ti në muajt e fundit. Po kur ekzekutimet ndodhin për parcelat me Kanabis, ato nuk raportohen ose paraqiten si vetvrasje.

Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë armiqte e policise, tradhëtaret e burrave dhe grave në uniformë. Ata kanë krijuar paligjshmërinë më të madhe në vend, duke pesëfishuar parcelat me hashash që i menaxhojnë me kupolën e tyre të inkriminuar në Polici.

Kjo është e vërteta e drogës dhe e krimit që nuk fshihet dot nga sallat me regji qendrore.

Rendi, policia, shteti do të jenë më mirë pa Edi Ramën.


Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, 12 tetor 2016

 

Read More
11 Tet
0

Basha: Rama të lërë propagandën e fasadat e të ndihmojë banorët e përmbytur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pa sot nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet në zonën e Laçit. Banorët shprehën shqetësimin për mungesën e vëmëndjes nga autoritetet shtetërore dhe pse brenda një viti janë përmbytur pesë herë. Njëri nga banorët të cilit i janë përmbytur të gjitha orenditë dhe shtëpia është bërë e pabanueshme, tha se askush nuk ka denjuar t’i ndihmojë, madje një ditë më parë zgjidhja që u kishin dhënë  zyrtarët e prefekturës ishte  të hipnin mbi kodra që të mos mbyten.

Banore: Ju jeni të parët që keni ardhur, kjo është një farë ngushëllimi. Kam kontaktu personalisht me stafin e Bashkisë më kanë thënë hypni në kodër, sikur të ishim shpend. Kjo është banesa e tim vëllai. Kemi largu noj diçka që i përket familjes pjesa tjeter, ja. Ku ta çoj vellain unë? Unë kam zgjidhje. Unë do t’ia mbaj fëmijët sa të kem mundësi po ku do të banojë, ku do shkojë? Boll me mashtrime e me rrena. Është përmbyt disa herë. Na thanë, diçka do bëjmë ne të bashkisë së Laçit, jo ebeni një foto këtu, jo bëni diçka atje. Bujrum ku jemi. Na ka humb dhe durimi tani. Kam fëmijët e vëllait, kam nipërit dhe mbesat, kam dinjitetin tim.Nuk jemi nga një shtet afrikanë e të jetojme kështu ne tani . Mos të kemi një njëri që i kemi dhënë votën e kemi përkrah dum këtë, dum atë, nuk shfrytëzohet besimi kështu.

Basha: Ti lënë llafet, të lënë propagandën e të vijnë këtu të ndihmojnë njerëzit.

Banore: Në mënyre absolute asgjë. Dhe po të them nuk do të trokas më në asnjë derë nga ky moment.

Banorët ankohen se e kanë të pamundur të përballojnë pasojat e kësaj përmbytje e cila përsëritet sa herë bie shi. Deri më tani asnjë ndihmë nuk është dhënë nga shteti. Një tjetër banore theksoi se kanalet kulluese janë të bllokuara dhe askush nuk i është përgjigjur shqetësimit tonë, qeveria na drejton te bashkia dhe bashkia te qeveria.

Banore: Mbrëmë ka qenë ngjarje e jashtëzakonshme. Veç këtë vit 4-5 herë jena përmbyt. Se si janë këto kanalet nuk i kuptoj. S’po diskutojmë kopshte e gja, po diskutojmë materialet e shpisë e fëmijët.

Basha: Dëmshpërblimin a keni marrë për herët më përpara?

Banorë: Kurrë noj herë. Pa punë jena 8 vetë. Une jam pensioniste. Çunat tu mundu ku të gjejnë një copë pune për me hangër një copë bukë.

Banore: Rreth 1 metër ujë më ka hy në tokë, ushqimi i bagëtive, lavatriçe e frigorifera  janë myt. Se di ç’bëjnë këta veç 2 herë i kam bo letër ministrit dhe një predektit këtu dhe më kanë thënë shko e merru vesh me bashkinë. Shkoj te bashkia më thonë shko te qeveria.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirrje qeverisë të lërë propagandën dhe investimet e luksit që mbushin xhepat e tyre dhe tu vijë në ndihmë banorëve të cilët i kanë lënë në mëshirë të fatit.

Basha: Asnjëri nuk funksionon se nuk e kanë mendjen tek njerëzit, e kanë mendjen tek xhepat e tyre. Investime nuk ka pasur, investimet shkojnë për fasada në vend që të shkojnë për të  ndihmuar njerëzit se kjo është hera e tretë brenda dy viteve që kemi këtë situatë në Laç e kemi në fushë ke ujë e kemi kudo tjetër. Lekët e investimeve shkojnë për të bërë zbukurime e fasada në vend që të vijnë me ndihmu njerëzit. Juve u kanë lënë në mëshirë të fatit, ju kanë braktis  dhe vijnë vetëm për tu kërkuar votën. Kur vjen puna për t’iu gjend pranë në ditë të hallit zhduket qeveria. Kjo është situatë e papranueshme për ne. E para prioritet duhet të jetë ruajta e jetëve të njerëzve. E dyta të evidentohen dëmet materiale dhe të vijnë t’u gjenden pranë me ndihmë pasi u është shkatërruar dhe ushqimi i bagëtive për dimrin  dhe e treta t’i mbajmë përgjegjës për këtë situatë  sepse lekët jepën për investime fasade ndërsa njerëzit mbyten. 150 familje në Laç dhe dhjetëra familje në Fushë -Krujë kanë pas përmbytje. Reshjet do vazhdojnë si do t’ia dalin?


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 11 Tetor 2016

Read More
11 Tet
0

Basha: Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, largimi i kriminelëve me të cilët menaxhon dhe mban pushtetin, ështe fundi i Edi Ramës

Aleanca kundër krimit në pushtet po rritet çdo ditë, i mirëpritur kushdo që është per dekriminalizimin, luften kunder droges dhe zgjedhjet e lira

Gjithkush që është kundër krimit në pushtet, kundër drogës dhe kundër prishjes dhe kapjes së zgjedhjeve është i mirëpritur në aleancën qytetare për largimin e Edi Ramës dhe kthimit të vendit në normalitet. Ka qenë ky mesazhi që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përcjellë nga takimi me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike të Vorës, mes të cilëve edhe shumë përfaqësues të së majtës të zhgënjyer nga Edi Rama. Aleanca kundër krimit në pushtet po rritet çdo ditë, tha zoti Basha, duke theksuar se kësaj aleance i janë bashkuar edhe kritike të fortë dhe të hapur ndaj Partisë Demokratike. Sepse të gjithë sot e dinë se me Edi Ramën e keqja ka pllakosur Shqipërinë.  Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se pa dekriminalizimin e pushtetit nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk mund të ketë siguri dhe mirëqënie për qytetarët.

“Që të organizojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, që shqiptarët të mos kenë frikë nga krimi për të hedhur votën ashtu siç duan është e domosdoshme që të thyhet cikli i drogës dhe krimit.

Po si erdhi droga dhe krimi?!

Edi Rama në fillim mbushi administratën me kriminelë, solli kriminelët në parlament, i vuri në poste kyçe, i bëri kryetar bashkish. Dhe pasi kriminalizoi strukturën shtetërore e ktheu Shqipërinë në një hambar droge. Hambari i drogës tani prodhon me skllavërimin e mijëra shqiptarëve miliona euro për këta kriminelë dhe për Edi Ramën.

Hallka që duhet këputur është ajo midis krimit dhe pushtetit. Ne kemi hedhur një hap të madh si opozitë dhe për këtë duhet të jemi krenar që është ligji për dekriminalizimin.

Është e qartë se po t’i largohen një nga një figurat kriminale me të cilat menaxhon dhe mban pushtetin, ky është fundi i Edi Ramës. Prandaj nuk e zbaton ligjin e dekriminalizimit.

Po të zbatohet ligji për dekriminalizimin, Shqipëria nuk do të mbushej me drogë. Po mbi të gjitha është e qartë dhe ju e keni më të qartë se askush tjetër që krimi në pushtet, droga dhe korrupsioni ka një dhe vetëm një qëllim, t’ju marrin votën, t’ju marrin pushtetin. Dhe pastaj me pushtetin që iu marrin prapë t’ju vjedhin, prapë t’ju venë zabërhanë e kriminelë mbi kokë, që kur të vijë radha, prapë t’ju marrin votën.

Rruga e vetme për të ndalur këtë qerthull shkatërrues për Shqipërinë dhe shqiptarët është t’i themi Edi Ramës që me ty nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Lideri i opozitës theksoi se realiteti të cilin po përjetojnë sot qytetarët nuk është i rastësishëm, por pasojë e lidhjeve me krimin sepse kështu Edi Rama mendon se do të mbajë pushtetin dhe do të blejë votën. Pasiguria, varfëria, dhe hashashizimi i Shqipërisë janë pasojat e kriminalizimit të pushtetit dhe korrupsionit galopant, theksoi zoti Basha. Qytetarët e varfëruar në 3 vitet e keqqeverisjes së Edi Ramës  po përdoren si skllevër në arat e hashashit të bashkëpunëtorëve të tij. Nuk i mjafton drogimi i Shqipërisë, tha Basha tani Edi Rama do edhe ta helmojë me plehrat që do të sjellë me ligjin e tij.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 11 Tetor 2016

Read More
11 Tet
0

Edi Rama vazhdon të kontrollojë drejtësinë me Xhafën, vëllain e trafikantit ndërkombëtar të drogës

Vetem në kazanin e mbetjeve te Edi Ramës mund të gjesh kryetar komisioni ligjesh, një njeri që pretendon se do të reformojë drejtësinë, ndërkohë që i vellai është në hetim për trafik droge nga shteti Italian.

Njeriu i përzgjedhur nga Edi Rama për të luftuar krimin në radhët e gjyqësorit është i zhytur në krimin e familjarit të tij.

Antimafia italiane i ka dorëzuar policisë shqiptare përgjimet për 7 rastet e evidentuara ku është përfshirë drejtpërdrejtë Agron Xhafaj, në importimin, furnizimin, shpërndarjen dhe shitjen e lëndës narkotike në zona të ndryshme të Italisë.

Por i përzgjedhuri nga Edi Rama për të luftuar korrupsionin në drejtësi ka përdorur të gjitha levat e pushtetit për të ndalur zbatimin e ligjit edhe pse shteti italian i ka sjelle të plota përgjimet e bëra për Agron Xhafën, vellain e Fatmir Xhafes, prova këto që faktojnë përfshirjen e tij në trafik droge.

Policia hesht, sepse Edi Rames i duhet Fatmir Xhafaj për të bërë drejtesinë sic e do ai, ku mbrohet krimineli, trafikanti, hajduti dhe denohet qytetari që guxon ti kundervihet pushtetit të inkriminuar të Edi Ramës.

Fatmir Xhafaj vazhdon të drejtojë komisionin e ligjeve sepse kështu mbron vellain trafikant droge.

Ky është shteti që ngriti Edi Rama, me trafikantë, kriminelë, vrasës e tutorë prostitutash.

Mbajtja me cdo kusht e pushtetit jashte vullnetit te qytetareve është arsyeja se pse Edi Rama refuzon të zbatoje ligjin e dekriminalizimit.

Aleanca e krimit, drogës dhe plehrave nuk do ta shpëtojë dot Edi Ramën nga zemërimi i qytetarëve.

Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.


Deklarata për mediat e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, 11 Tetor 2016

 

Read More
11 Tet
0

Censura e Ramës dhe Veliajt rritet, rritet dhe revolta e qytetarëve

Erjon Veliaj, jo vetëm mbylli një program televiziv që kishte investiguar rreth aferës së tij korruptive e kriminale në Sharrë, por ai nuk lejoi dje as transmetimin e denoncimit të Partisë Demokratike në lidhje me këtë skandal të rëndë të cënimit të lirisë së medias, të lirisë së fjalës.

Denoncimi ynë dje nuk u dha nga pjesa më e madhe e medias, që gjendet nën kontrollin e rreptë të pushtetit.

Nën kontrollin e Edi Ramës dhe dorës së tij të zgjatur në tërë aferat korruptive e kriminale të Bashkisë së Tiranës, që është Erjon Veliaj.

Ky mashtrues i pafytyre që fshihet pas pamjeve me bicikletë e me tuta po bën gjithcka që të fshehë të vertetën për vdekjen e një 17 vjecari në landfillin e tij, duke i mbyllur gojën medias, dhe duke kërkuar ti heqë zërin edhe opozitës së vendit.

Kjo censura e dyfishtë edhe pse dëshmon se kush janë në të vërtetë Erjon Veliaj dhe Edi Rama, është një turp për vendin, për shoqërinë dhe mediat tona.

Po i drejtohemi sot mediave të vendit me mesazhin që të mos bëjë kompromis me këto ngjarje të rënda, të mos pranojë harresën që kërkon të vendosë Veliaj mbi vdekjen e një 17 vjecari të pafajshëm.

Ne e dimë se jeni në kushtet e presionit, kërcënimit dhe joshjes, por është në nderin tuaj të ruani lirinë e shprehjes, arsyeja kryesore për ekzistencën e medias.

Partia Demokratike nuk do të heqë dorë asnjë ditë nga denoncimi i aferave korruptive e kriminale si ajo e Sharrës, e aq më tepër nga denoncimi i presionit ndaj medias.

Pika e vlimit po afron.

Edi Rama dhe Erion Veliaj mund të errësojnë ekrane e pushojnë gazetarë, por nuk do ta ndalin revoltën e popullit që po rritet përdite kundër sundimit të tyre të korruptuar e kriminal.


Deklarata për mediat e Sekretares së Marrdhënieve me Publikun, Grida Duma, 11 Tetor 2016

 

Read More
10 Tet
0

Rivlerësimi nis me kapjen e sistemit, Edi Rama prenoton 25 vende në prokurori e gjykata

Sot, është dita e parë e hyrjes në fuqi të ligjit të rivlerësimit, dhe sot Edi Rama ka bërë hapin e parë konkret e të dukshëm të kapjes së sistemit të drejtësisë.

Ky ligj, ndër të tjera ka parashikuar ne nenin 68 pika 2 se Shkolla e magjistraturës ngarkohet të organizoje një konkurs jashte radhe për 25 kandidate, gjyqtare dhe prokurore.

Sipas këtij ligji, dhe ligjit ekzistues për Shkollen e Magjistraturës, faza e parë e një konkursi të tillë është hapja e procedures së pritjes së kerkesave të gjithe të diplomuareve, brenda ose jashte vendit, që janë të interesuar dhe kanë dëshire të marrin pjesë. Kjo periudhe e pritjes së aplikimeve, sipas traditës pothuajse 20 vjecare ka qënë bërë transparente për publikun, ne median e shkruar dhe atë elektronike, e ka zgjatur jo më pak se 1 muaj. Të interesuarit gjatë kësaj kohe njiheshin me vendet vakante, plotesonin dokumentacionin dhe dorëzonin kerkesat dhe lista e aplikuesve publikohej. Më pas, procedohej me konkursin e testimit të njohurive.

Ndryshe nga kjo praktikë, pikërisht sot, media njofton se Shkolla e Magjistratures organizon konkursin e pranimit. Pa shpallur paraprakisht dhe publikisht se një konkurs do të zhvillohej. Pa shpallur vendet sipas preferencës në profilin prokuror apo gjyqtar, pa bërë ndarjen e tyre, pa shpallur procesin e thirrjes për aplikime për cdo të interesuar, pa iu dhënë mundësinë të diplomuarve të paraqesin kërkese. Kjo sepse, ligji vetem sot ka hyre ne fuqi, dhe se nga sot e tutje duhet të zhvilloheshin këto procedura paraprake.

Listat e aplikanteve askush nuk i ka parë, askush nuk është në dijeni për menyren se si ata janë përzgjedhur. Cdo gjë është bërë në terr. Kjo është një shkelje flagrante e ligjit, sepse, cdo veprim qoftë edhe okult i mbledhjes së aplikimeve, perpilimit të listave, perzgjedhjes së aplikanteve dhe ftesës për të marrë pjesë në konkurs, nese është bërë, është bërë para datës 10 tetor 2016. Dhe nese është bërë para dates 10 tetor 2016, është tërësisht i paligjshëm. Ligji ka hyrë në fuqi vetëm sot. Dhe nga sot lind e drejta dhe detyrimi i ketij organi të procedoje me pritjen e kërkesave për periudhe kohe të arsyeshme, të presë plotësimin e dokumentave individuale, të perpiloje listat e me pas të organizojë konkursin duke mos ia mohuar askujt të drejten për të marre pjesë.

Organizimi i konkursit sot, pervecse është një shkelje flagrante e ligjit për Shkollen e Magjistratures, të ligjit të sapomiratuar të vetting-ut, është hapi i parë dhe konkret i kapjes politike të sistemit të drejtësisë. Plani i kapjes së sistemit të drejtësisë filloi me kapjen politike të Shkolles së Magjistratures në vitin 2014, dhe sot po materializohet me hapin e radhës: 25 individë të perzgjedhur në terr, pa transparencë por me shumë gjasë sipas prirjeve politike,  pritet të jene gjyqtaret dhe prokuroret e nesërm.

Hapi i sotëm është rrenimi perfundimtar i cdo përpjekje për pavarësi dhe moskapje politike të sistemit të drejtësisë.


Deklarata për mediat e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, 10 Tetor 2016

 

Read More
10 Tet
0

Veliaj si kopja e keqe e Edi Ramës, zhduk emisionin investigativ, dhunon lirinë e shprehjes

Dje ishte një ditë e keqe për lirinë e medias, për lirinë e shprehjes për demokracinë në Shqipëri.

Erion Veliaj, si kopje e keqe e Edi Ramës, si mëkëmbësi i tij për të gjitha aferat në Bashkinë e Tiranës mbylli një emision investigativ në Vizion Plus.

Një emision që po hetonte krimin e tij në Sharrë, aty ku humbi jetën dy muaj më parë 17 vjecari Ardit Gjoklaj.

Teksa emisioni “publicus”, ishte paralajmëruar dhe pritej të shfaqte dje në darkë investigimin në Sharrë, rolin e përgjegjësinë e Erjon Veliajt në atë sipërmarrje të paligjshme, korruptive e kriminale, papritur, televizioni Vizion Plus vendos të mos e transmetojë dhe e mbyll programin.

Kjo është hera e dytë që Erion Veliaj ndërhyn dhe mbyll programe që guxojnë të hetojnë mbi aferën e tij. Në rastin e parë, Veliaj shkarkoi nga puna drejtoreshën e informacionit që tentoi të hidhte dritë mbi Sharrën, kësaj radhe Veliaj zhduku emisionin investigativ.

Kjo është një ngjarje e rëndë për median, për lirinë e shprehjes, për një prej themeleve të demokracisë. Një ngjarje e paprecedent që ndodh në një vend që kërkon të hapë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Erjon Veliaj si kopja e keqe e Edi Ramës po shfaqet si një xhelat i medias dhe fjalës së lirë.

Partia Demokratike e dënon ashpër këtë ngjarje dhe nxit organizatat e medias në vend që të reagojnë, të ngrenë zërin, të mos pajtohen me këtë ndërhyrje brutale e të papranueshme të Erion Veliajt.

Partia Demokratike beson se partnerët ndërkombëtarë, ambasadorët e vendeve mike, do ta mbajnë shënim rastin dhe do të mbajnë qëndrimin e duhur.

Ne i inkurajojmë autorët e programit ta bëjnë publik investigimin e tyre.

Prokuroria e Tiranës është nën detyrim ligjor të mos mbajë të mbyllura dosjet e Erjon Veliajt, por të zbatojë kushtetutën e të cojë para hetimin për aferën korruptive e kriminale të landfillit të Sharrës.

Nuk mund të pranohet më që Erjon Veliaj, ky armik i ligjit, i medias dhe shprehjes së lirë të bëjë ctë dojë me Bashkinë e Tiranës, me taksat e qytetarëve, e të sundojë televizionet e gazetat në vend në emër të interesave të tij financiare e kriminale.


Deklarata për mediat e Sekretares së Marrdhënieve me Publikun, Grida Duma, 10 Tetor 2016

 

Read More
10 Tet
0

Droga dhe krimi po cënojnë ekulibrat e shoqërisë në Shqipëri

Përhapja masive e drogës në Shqipëri po cënon ekulibrat socialekonomikë jo vetëm të shqiptarëve por të mbarë rajonit, ndaj duhet një reagim i fortë kundër trafiqeve të paligjshme. Ky ishte mesazhi që dha deputetja Mimoza Hajdarmataj në forumin e deputetëve nga Ballkani Perëndimor me temë “Forcimi i legjislacioni dhe shkëmbimi i eksperiencave me deputetët e BE”, organizuar në Bosnje me mbështetjen e NDI. Deputetja demokrate u shpreh se rajoni duhet të rrisë bashkëpunimin në ekonomi dhe në forcimin e demokracisë. Ajo u shpreh se në Shqipëri, Parlamenti dhe institucione të tjera janë kapur nga interesat të krimit dhe korrupsionit.

Në fjalën e saj zonja Hajdarmataj tha ndër të tjera se në Parlament ligjet po kalojnë me forcën e kartonave, ligje antihumane dhe në shkelje të plotë Kushtetutës, duke iu referuar rastit më të fundit, importit të plehrave, ku ka një vullnet kombëtar në kundërshtim të plotë me atë të qeverisë dhe mazhorancës.

Prej tri vitesh, tha Hajdarmataj, shqiptarët nuk po gjejnë asnjë zgjidhje të halleve të tyre nga qeveria, por përkundrazi papunësia, varfëria dhe dëshpërimi janë bërë normë e jetës së tyre ndërsa shpëtimi mbetet vetëm azili në Perëndim. “Opozita me grupin e saj parlamentar e ka në krye axhendës zgjidhjen e krizës përmes një programi konkret ekonomik, forcim të tregut, ulje të taksave dhe luftë kundër korrupsionit”, tha Hajdarmataj.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 10 Tetor 2016

Read More
10 Tet
0

Këlliçi me të rinjtë europianë: Zgjedhjet e lira, nevojë jetike për Shqipërinë

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Kryetarëve të YEPP (Youth of European’s People Party), forumi i të rinjve të Partive Popullore Europiane i mbajtur në Vjenë. Z.Këlliçi paraqiti para drejtuesve të të rinjve të djathtë europianë nevojën jetike për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri duke denoncuar fenomenin e blerjes së votës si në rastin e zgjedhjeve në Dibër. Kreu i të rinjve demokratë foli për gjendjen e rëndë ekonomike në vend ku mbi 40 % të të rinjve janë të papunë ndërsa një pjesë e madhe e tyre duan të largohen nga vendi. Këlliçi mori mbështetjen e drejtuesve të të rinjve të Partisë Popullore Europiane për përballjen e këtyre sfidave të të rinjve shqiptarë. Ai u takua edhe me kryetarin e Junge ÖVP, Forumit Rinor të Partisë Popullore Austriake dhe njëkohësisht Ministrit të Jashtëm të Austrisë, z. Sebastian Kurz, me të cilin ndau nevojën për më shumë bashkëpunim mes forumeve të të rinjve.

Këshilli i kryetarëve të YEPP miratoi një deklaratë në përundim të punimeve e cila u nënshkrua nga krerët e forumeve rinore të 19 shteveve si; Austria, Hollanda, Hungaria, Norvegjia, Finlanda, Kroacia, Sllovakia, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Irlanda, Shqipëria me titull: ‘For a new European Centre Right’, pra për një qendër të djathtë të re europiane. Kjo deklaratë e të rinjve të djathtë europianë i kërkon Partive Popullore Europiane hapjen dhe modernizimin e strukturave partiake, hapjen më shumë ndaj shoqërisë civile, ekspertëve, njohjen e gabimeve të së shkuarës, etj.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 10 Tetor 2016

Read More