Të nderuar kolegë
Të nderuar qytetarë
sot duhet të ishte një ditë e mirë ,një ditë ndryshe nga të tjerat e këtij parlamenti dhe e shqiptarëve, sepse normalisht sot do duhej të përmbyllej me konsensus e me vullnet të përbashkët politik paketa kryesore e ligjeve që do të mundësonin reformimin e suksesshëm e të plotë të sistemit të drejtësisë
por sot në fakt do të luhet akti final i teatrit të madh që maxhoranca e në vecanti edi rama luajti me reformën në drejtësi
sot përfundimisht me kalimin e njëanshëm të këtyre ligjeve shkelmohet marrëveshja politike e 21 korrikut e cila prodhoi edhe kushtetutën e shqipërisë
sot provoni se asnjë ditë, asnjë seancë, asnjë mbledhje, nuk keni qenë të sinqertë,sot provoni që kurrsesi nuk keni dashur konsensus, dhe aq më pak, donit ta bënit këtë reformë bashkë me ne
që në fillim të këtij procesi, paramenduat se si do kapnit organet më të rëndësishme të drejtësisë dhe donit të bënit ligje që do emëronin automatikisht në pozicionet e reja drejtuese, në sistemin e ri të përzgjedhurit tuaj
prandaj nuk e donit opozitën në komision dhe prandaj e nisët procesin në mënyrë të njëanshme
të marrësh përsipër të ndërrosh kushtetutën e një vendi demokratik, e disa ligje të tjera shumë të rëndësishme në mënyrë të njëanshme e madje asfare transparente, vetëm juve mund t’ju shkojë ndërmend që mund të bëhet
po në fakt për pak e bëtë
ju rrëzoi venecia
këto ligje që keni sjellë sot në fakt për hir të së vërtetës nuk kanë asnjë lidhje me ato që kishit në draftet e para tuajat ,në listë-dëshirat tuaja më mirë ta themi
po kjo jo për meritën tuaj
ju natë e ditë keni punuar për të gjetur variante sesi të kapni sistemin, sesi të shtoni kritere apo të krijoni artifica ligjore që të emëroni në mënyrë direkte njërin apo tjetrin, beniaminët tuaj, që do bëheshin komisarët e rinj të partisë në sistemin tashmë të ri të drejtësisë
vetëm aty e keni patur mendjen, ndryshe nuk ka si shpjegohet që sa herë ne vinim në komision pas një dakordësimi të arritur, me ju e me ndërkombëtarët, mbi tavolinë gjenim variantin e vjetër të planit të kapjes, që as pluhurin nuk ia kishit shkundur dot tamam
ndërkohë që për cdo ligj opozita me deputetët dhe ekspertët e saj ju ka paraqitur opinione të shkruara dhe sigurisht edhe diskutime në komision ,materiale jashtëzakonisht serioze nga pikëpamja politike e profesionale,duke u nisur sigurisht nga qëllimi kryesor e i pandryshueshëm:
drejtësi e pakapur, funksionale dhe e drejtë
kemi qenë në cdo moment të palëkundur në këtë qëllim e vazhdojmë të jemi duke besuar se kjo është edhe ajo cka kërkojnë e presin qytetarët shqiptarë e sigurisht edhe partnerët tanë ndërkombëtarë
fatkeqësisht ju kurrë nuk u lodhët së moslexuari ato që ne sugjeronim e as nuk u lëkundët nga qëndrimi juaj sepse kishit e keni vetëm një qëllim :
drejtësi e kapur nga ju, e kontrolluar nga ju, e shantazhueshme nga ju, e padiskutim e përfitueshme vetëm nga ju
drejtësi që sipas modelit tashmë të vendosur nga ju të fusë në burg të pamundurin, të papasurin, të pashpresin, e të mos guxojë as t’i afrohet ndonjërit prej jush e largqoftë o zot të bëjë vaki të shqetësojë këta hallemëdhenjtë ministra që keni lartësuar këtu pas meje
drejtësi që e merr kryeministri në celular e i thotë të thëna e të pathëna, se ky është garanti i ligjit sot, e më shumë se ky nuk e do e s’e kupton as njeri e as institucion të drejtën në këtë vendin tonë anadollak, para këtij që i dhemb shpirti e i djeg xhani për drejtësi nuk mund të dalë askush tjetër të flasë për këtë cështje
drejtësi ku ju të kontrolloni apo të bëni vetingun e gjyqtarëve e prokurorëve me drejtorët e partisë e të edi ramës, e pastaj këta do hetokan e dënokan zyrtarët e ministrat e edi ramës apo atë vetë
drejtësi në të cilën ministri i brendshëm kërcënon gjyqtarët, i turret me tërbim e duke shkumëzuar prokurorisë së shtetit, kurse me trafikantët ndan plackën
drejtësi ku kryetari i bashkisë, kryeshërbëtori i qytetit, si të ishte kryetar çete, rrethon me polici bashkiake godinën e gjykatës duke kërcënuar gjyqtarët hapur, në mes të ditës
drejtësi ku të kishit mundësi të dënonit edhe gazetarët për sjellje të pahijshme e për kronika të pakëndshme, me atë nenin e famshëm që do jua kishin zili edhe të parët tuaj me thënë të drejtën
kjo është drejtësia që doni ju
po kjo nuk është drejtësia që i duhet shqiptarëve
në këtë proces kaq të gjatë e të lodhshëm ne e kemi dhënë pa asnjë kusht e pa asnjë prapamendim kontributin tonë
dy herë shkuam në venecia jo për vete, jo për opozitën, po për shqiptarët e për sistemin e tyre të drejtësisë
se të ishte për ju, juve ju mjaftonin njohjet e duhura të fatmirit, vendosmëria e pandit për të kaluar cdo gjë edhe pa e lexuar, e mbi të gjitha injoranca monumentale e edi ramës në punët e drejtësisë
personalisht jam vërtet i zhgënjyer që as për dicka kaq të rëndësishme ju nuk e kaluat dot gardhin e mosarsyes për të vetmen arsye se doni të merrni gjithcka
por jam krenar se unë dhe kolegët e mi kemi bërë maksimumin për t’i dhënë shqipërisë dhe shqiptarëve drejtësinë që meritojnë pa pasur në mendje asnjë emër e pa llogaritur asgjë në funksion të askujt
e thashë dhe më sipër që e nisët këtë proces të vendosur ta bëni pa ne, të etur për të kapur drejtësinë
në fakt kam qenë i dyzuar në atë kohë personalisht a duhet të vinim në komision apo jo
a duhet të legjitimonim një maxhorancë e cila me forcën e kartonave donte të merrte edhe të fundmen kolonë që mban në këmbë ngrehinën e një sistemi demokratik ?!
por edhe pse të bindur që ju nuk do të hiqnit dorë nga qëllimet tuaja ne u bëmë pjesë e kësaj reforme e përsëris me vetëm një qëllim:
t’i japim shqipërisë dhe shqiptarëve drejtësinë që meritojnë
ju që dhe sot cirreni për reformën po sigurisht edhe qytetarët shqiptarë i ftoj të mendojnë pak sikur të kishte qenë edi rama kryetar i opozitës sot c’do kishte bërë
a mbani mend vetëm 3 vjet më parë, që për 3 ligje të dakordësuara mbante peng integrimin e shqipërisë
a e mbani mend që ato ligje i votoi ashtu sic ishin, pa as më të voglin ndryshim, pasi i mbajti peng muaj të tërë
vetëm dhe vetëm se mendja e tij i thoshte se mund të kishte përfitime politike qeveria e atëhershme bllokoi integrimin e shqipërisë
imagjinoni c’do kishte bërë po të kishte në dorë të bllokonte reformën në drejtësi
dhe në fakt me këtë arsyetim e nisi reformën njëanshmërisht
me arsyetimin që opozita nuk do bëhej pjesë e procesit e ai minimumi do e bënte si të donte
s’e ka dashur kurrë reformën dhe as nuk e do as sot që flasim
sepse ndryshe nuk kuptohet zelli që ka për të vrarë mundësinë për konsensus me opozitën në cdo moment
nuk kuptohet pse një kryeministër që ka një supermaxhorancë të kërkojë me cdo kusht sherr me opozitën, aq më teper në një kohë kur ai vetë dhe qeveria e tij noton nëpër ujërat e pista të skandaleve të njëpasnjëshme, e nëpër avujt dehës të hashashit që ska lënë cep të shqipërisë pa zaptuar
që nga fillimi ka treguar qartë se nuk e do këtë reformë përvecse ashtu sic i duhet atij, e përkthyer në emra, sepse e thashë, injoranca lapidare që e karakterizon në këtë fushë, nuk i le shumë hapësirë që të besojë e të jetë i qetë, qoftë edhe kur ia thonë me pozicione
prandaj edhe këmbëngul që ligjet t’i bëni antikushtetuese
që kjo reformë të ngelet në letër ose të bëhet vetëm ashtu sic e do zotëria, apo më mirë sic e do frika e tij
sot keni sjellë këtu drafte me të cilat shkelni me të dyja këmbët kushtetutën e shqipërisë, pa iu tharë ende boja e shkrimit të saj
që nga 22 korriku e deri sot keni punuar të merrni me ligj ato që marreveshja politike e zbardhur në kushtetutë nuk jua dha
po ju i doni me patjetër
doni t’i hiqni parlamentit ato që kushtetuta ia ka dhënë në mënyrë të qartë e të patjetërsueshme
të drejtën e zgjedhjes së anëtarëve të klp e klgj
pra praktikisht me metoda të tjera extraparlamentare doni të zgjidhni këta anëtarë që do qeverisin praktikisht drejtësinë
po si ka mundësi që doni tja hiqni këtij parlamenti të cilin e kontrollloni në kufijtë e absolutes me numra, ato që ia sanksionon kushtetuta ??
pse duhet të zhbëni konsensusin dhe të shkelni kushtetutën në mënyrë të tillë ??
cfarë frike keni që as kartonat e shumtë nuk ju sjellin qetësi, po duhet përsëri të merrni masa duke shkelur edhe kushtetutën
vetëm frika e këtij dhe e ministrave të tij nga zullumet që kanë bërë ju con këtu
ne sigurisht nuk mund të bëhemi pjesë e këtij krimi kushtetues madje do bëjmë cdo gjë për të kthyer thelbin e reformës, e për të garantuar zbatimin e kushtetutës në germë e në frymë
Të nderuar qytetarë
e keni vënë re besoj që nga kjo foltore, ka ca kohë që edi rama e ka bërë zakon të flasë jo më në emër të shqiptarëve, po në emër të ndërkombëtarëve
ia kuptoj hallin se shqiptarët nuk përfaqësohen më me të, e as ky në fakt nuk e ka me qejf t’i përfaqësojë
vetëm një gjë nuk kuptoj
ambasadori i kujt është ky ? në emër të kujt ambasade flet ?
mos flet në emër të kësaj ambasadës pink se ambasadorët e tjerë i njohim të gjithë e shyqyr Zotit nuk para mungojnë nëpër media
e meqë jemi te ambasadorët nuk mund të rri pa i falënderuar për kontributin që kanë dhënë në këtë reformë por nuk mund të rri as pa thënë që jam i dëshiruar të shoh që ashtu sic u angazhuan për reformën, me po atë vendosmëri publike, të angazhohen për fenomenin e kanabizimit të shqipërisë, që po rrënon shoqërinë tonë, e sigurisht për fenomenin e zgjedhjeve, të cilat cdo ditë e më shumë po largohen nga koncepti të lira e të ndershme nën sundimin e edi ramës
e në fund do doja t’i thoja dicka edi ramës
ke 20 vjet në politikën aktive të Shqipërisë e nuk mund të hiqesh si politikan i ri
ke 20 vjet në pushtet
në 20 vite ke mbjellë vetëm jakobinizëm me retorikën tënde ti dhe gavroshët e tu por vetë ama jetoni nëpër saraje luksi
hipokrizia jote nuk ka kufi, as sot kur fole për reformën, as dje kur fole për plehrat, e as nesër kur do detyrohesh të flasësh prapë për kanabisin
por të jesh i bindur që për ty do ketë vetëm një fund, dhe ky do jetë pashmangshmërisht një fund jakobin
Fjala në Kuvend e deputetit të PD, Keltis Kruja, 6 Tetor 2016
Read More