Blog

06 Tet
0

Antikorrupsioni kërkon vullnet politik!

Në fakt këtë diskutim që po zhvillojmë sot, duhej ta kishim bërë 6 muaj më parë, kur në mënyrë të përsëritur opozita kërkoi që ligji që lufton korrupsionin në nivelet e larta dhe BKH të ishin një akt i veçantë, si domethënie që të dy palët, bashkë bien dakord për luftën pa kompromis ndaj korrupsionit.

Por jo, sigurisht që jo ju nuk ishit dakord e me sa kam kuptuar nuk do të jeni dakord me asnjë propozim të PD sado sens të bëjë e sado kuptim të ketë, mgjs bazën kushtetuese që ka bërë të mundur qoftë dhe ndryshimin e këtij ligji e keni thjesht falë punës e insistimit tonë.

Por në këtë proces ne nuk ishim vetëm, e për këtë arsye falënderoj të gjithë ata që kanë punuar me përkushtim e pa interesa që sot ne të kemi mundësi të flasim e të diskutojmë, bazuar mbi ndryshimet kushtetuese të korrikut për luftën ndaj korrupsionit.

Falë tyre, ky kuvend ka mundësinë për të votuar për një nga kriteret më të rëndësishëm që kërkohet nga Reforma në Drejtësi, vazhdimin e konsensusit për të ndërtuar shtëpinë e re të drejtësisë sipas këshillave të Komisionit të Venecias. Dhe mbi të gjitha sipas parimeve kushtetuese që së bashku vendosëm të ndryshonim për të ndërtuar një drejtësi të paanshme edhe të pa kapur nga pushteti ekzekutiv apo edhe ai partiak.

Këto dy udhërrëfyes kanë qenë primarët në amendamentet e paraqitura në Komisionin e Reformës së Drejtësisë nga ekspertët ligjorë të Partisë Demokratike. Dëshmi e një vullneti që ka pasur opozita, si pala më interesuar në këtë betejë ndaj korrupsionit dhe zbatimit të një drejtësie të barabartë për të gjithë. Nuk besoj se ka një palë që ka dashur më shume se opozita që ky proces të përfundohej me kohë.

Ashtu si dhe për kushtetutën, dhe për Ligjin Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për të cilin dua të fokusohem në veçanti, ka pasur aq drafte saqë as shkruesit nuk e njohin më punën e tyre origjinale. Që në krye të herës kemi dashur një proces të shëndetshëm, transparent e gjithëpërfshirës. Fatkeqësisht kjo nuk u lejua, as për ligjin më themeltar të shtetit e jo më për ligje dytësore.

Ajo që PD ka pasur parasysh gjatë kësaj periudhe ishte jo vetëm një proces konsensual por gjithashtu, një proces që të jepte siguri për një reformë afatgjatë në shërbim të publikut. Mungesa e konsensusit, do të pasohej me mungesën e një reforme të gjatë në kohë që detyrimisht do ta çonte atë nën të njëjtin fund të reformës territoriale apo atë të arsimit të lartë. Prandaj, jam e bindur sot, ashtu siç kam qenë kur e kam thënë një vit më parë, që ç’do reformë që prek më shumë se mandati i një qeverie duhet të jetë konsensuale.

Drafti i paraqitur nga ju nuk garantonte as edhe kriteret më elementare të kushtetutshmërisë duke mos qenë garant për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare të organizimit të sistemit të drejtësisë, që sot është më shumë se kurrë e rëndësishme.
Projektligji aktual nuk rrezikon që Njësinë e Posaçme Hetimore ta vendosë nën tutelën e Ministrisë së Rendit, cilido qoftë titullari i kësaj ministrie. Duke i dhënë fund dëshirës të mazhorancës për të kontrolluar përmes qeverisë njësitë e hetimit dhe duke i dhënë jetë zbatimit të kushtetutës që e sanksionon me ligj këtë element të rëndësishëm të ndarjes së pushtetit.

Siç edhe pengon ndërhyrjen e ekzekutivit në emërimin e gjyqtarëve të posaçëm, prokurorëve të posaçëm, hetuesve apo edhe punonjësve në Gjykatën më të Lartë të vendit, atë kushtetuese. Elementë që nëse nuk do të ishin ndryshuar nga amendamentet e propozuara prej Partisë Demokratike do të ishin thembra e Akilit për një Prokurori Speciale që të tillë do të kish vetëm emrin dhe në realitet do të ishte vetëm se një drejtori nën varësinë e kryeministrit.

Ky projektligj, fryt i një dakortësie mes palëve që u zotuan për t’i qëndruar konsensusit të fund korrikut 2016 për hir të ndërtimit të një Drejtësie që do t’i shërbejë më së pari qytetarëve dhe jo interesit personal. Nuk do të qe i tillë, nëse rregullimet e domosdoshme në draftin e parë nuk do të ishin reflektuar në këtë projektligj sot, i cili mundëson shmangien e mbrojtjes së ndërsjellët mes funksionarëve të BKH.

Në mënyrë të tillë që ky institucion të jetë realisht i dobishëm në betejën e pakompromistë kundër korrupsionit. Një betejë që nuk mund të qe e tillë nëse kriteret e konkurrimit nuk do t’i jepnin jetë garantimit të standardeve për të futur në struktura persona me integritet të lartë profesional dhe moral. Ashtu siç luftuam fort që kriteret e personalizuara nga ju për drejtorin e BKH e për këdo në sistemin e drejtësisë të binin, e sot nuk kemi më të bëjmë me emra, por me kritere.

Por, përtej konsensusit që erdhi si pasojë vetëm e mos shmangies nga ajo çfarë 140 deputetë në korrik të këtij viti dakortësuan njëzëri dhe me vullnet të plotë, ky projektligj është edhe përgjigja më e mirë ndaj të gjithë propaganduesve politikë që drejtonin gishtin nga PD si një forcë që ka frikë nga strukturat e luftës ndaj korrupsionit sepse nuk do ta luftojë atë.

Unë nuk e kam frikë luftën ndaj korrupsionit, e as kolegët e mi. Ajo prej së cilës ne kishim frikë ishte pushteti gjygjësor në duart e pushtetit ekzekutiv. Ajo prej së cilës ne kemi frikë është shndërrimi i demokracisë përfaqësuese në një autokraci apo më keq në një diktaturë. Prandaj diskutuam, negociuam, insistuam që ne të ishim pjesë e këtij procesi. Gjë që fatkeqësisht nuk ndodhi me ligjet e tjera.

A jam e bindur unë që ky ligj do të shfarosë korrupsionin që ka zënë rrënjë në cdo institucion?
A jam e bindur unë që ky ligj do të na lejojë zgjedhje të lira e të ndershme?
A jam e bindur unë se ky ligj do të luftojë krimin e organizuar dhe mafien?
A jam e bindur unë që sot me sustë do të ndalen të gjitha koncesionet abuzive?

Jo, jo dhe jo! Se të gjitha këto janë çështje të vullnetit politik. E është e qartë që ky vullnet politik nuk ekziston. Unë nuk kam pasur asnjë shpresë që në krye të mandatit tuaj se ju do të ishit ndryshe, fatmirësisht sot shpresën e kanë humbur dhe shqiptarët.

Por, ndonëse gjërat nuk do të rregullohen menjëherë, unë jam e bindur se ky ligj hedh themele të forta, jam e bindur që është një fillesë e jo përfundim, jam e bindur që kemi bërë mirë që në këtë proces kemi qënë forcë shtytëse për të përfshirë të gjithë parimet e Komisionit të Venecias, që jo rastësisht u përputh plotësisht me kritikat tona.

Sepse në çdo përpjekje për të përmisuar si ndryshimet kushtetuese edhe projektligjet, jemi bazuar në parimet e shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushtetit.

Jemi të bindur se rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së kalon vetëm përmes pastrimit të vendit nga korrupsioni, si një betejë e pakompromistë.

Për një rrugëtim, të cilën, ne si forcë politike kemi qenë dhe jemi të gatshëm ta çojmë deri në fund.

Siç edhe jemi të gatshëm, të bashkojmë forcat bashkë me mazhorancën për ta çuar deri në fund një betejë të sinqertë karshi korrupsionit brenda dhe jashtë qeverisë për t’i mundësuar atë që shqiptarëve kjo sallë u ka borxh.

Le të jetë pra, ky ligj hapi i parë i dobishëm madje i DOMOSDOSHËM për t’i dhënë jetë zbatimit të asaj çfarë shumë syresh e quajtën “Republika e re” sot, e nesër pa këtë mazhorancë në qeverisje të jetë mjeti për të luftuar korrupsionin. E qoftë faji jonë, nqs cdo denoncim, cdo akuzë, cdo betejë që kemi pasur për korrupsionin nuk e materializojmë me veprime konkrete. Jo fjalë boshe, ashtu sic keni bërë e bëni ju.

Sot këtë ligj PD do ta votojë pro, duke e ditur që është shumë larg ideales, duke i ditur problemet teknike e në zbatim që do të ketë, do ta votojë pro dhe për procesin e integrimit Europian për të cilin ju nuk e keni në axhendën tuaj, por fatmirësisht ne e kemi. E për ta mbyllur, sot po diskutojmë e flasim vetëm pse ne ishim në opozitë, se po të kish qenë ndryshe sot do flisnim akoma për Qarkun e Fierit.


Fjala ne Kuvend e deputetes Jorida Tabaku, 6 Tetor 2016

Read More
06 Tet
0

Droga ka mbërthyer dhe shkollat, nxënëset e Pakuqanit përfundojnë në spital

Deputetët Dogjani dhe Keta vizitojnë vajzat e prekura nga përdorimi i drogës në klasën e tyre. Kërkohet hetim serioz dhe i shpejtë

Deputetët Asllan Dogjani dhe Roland Keta vizituan sot repartin e Toksikologjisë në QSUT, ku po trajtohen nxënëset që patën problem shëndetësore sot në një shkollë në Paskuqan, pas dyshimeve serioze të përdorimit të drogës në amjentin e klasës së tyre. Të gjitha shenjat dhe dëshmitë tregojnë se në shkollë është konsumuar hashah dhe kjo ka sjellë pasoja në shëndetësin e nxenëseve. Deputeti Dogjani tha se këto janë pasojat e drogës, e kanabizimit të vendit.

“Ne jemi të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve sepse ata ishin të moshës shumë të vogël, 11, 12 vjeç. Pashe që erdhën edhe persona me uniforma të policisë të cilët në mënyrë të kundraligjshme po kontaktonin me ta. Në fund të fundit të kontaktosh me një fëmijë duhet psikologu dhe prindi pranë. Nuk e kuptoj se çfarë duhet të fshehë shteti me këtë mënyrë që vjen për të kontaktuar me fëmijët. Na shpjeguan prindërit e tyre, se që në 8 të mëngjesit, sapo janë futur në shkollë, nga era, ka filluar t’u bjerë fëmijëve të fikët dhe kanë ardhur disa ambulanca duke i dërguar disa fëmijë në spitale private. Nuk janë vetëm këto 6 vajza këtu. Janë edhe fëmijë të tjerë që janë në spitale private. Ajo që kuptuam, shenjat që shpjeguan edhe vetë prindërit bashkë me fëmijët, kishin djegie sysh, lot dhe erë e rëndë, pra shenja që jepen për shkak të përdorimit të drogave të përdorura nga të tjerë në klasë. Nga informacionet që kemi, disa nxënës të tjerë kanë përdorur drogë. Këtë e ka shprehur edhe drejtori i shkollës me disa prindër dhe nga përdorimi i drogës nga disa persona të tjerë fëmijëve ka filluar tu bjerë të fikët një e nga një dhe kanë përfunduar në spital. Kjo ka ndodhur që në 8.30 të mëngjesit dhe është kuptuar tani. Pra janë munduar ta fshehin. I kanë dërguar si fillim në pediatri, më pas këtu. E rëndësishme është që gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Ne komunikuam edhe me mjekun, pra janë jashtë rrezikut. Problemi i madh është se droga po përdoret jo vetëm në këtë shkollë por në të gjitha shkollat, sepse nga masivizimi i bimës narkotike, nxënësit e klasës së tetë mashtrohen. Sepse po të hyjmë në psikologjinë e tyre e gjejnë më lehtë. Eshtë një problem shumë i madh. Mjekët kanë bërë disa analiza, por rezultati i analizave të drogës nuk mund të dalë vetëm se ka ndjerë erën. Nga informacionet që kemi nga nxënësit, dikush tjetër ka përdorur drogën atje. Për shkak të erës u ka rënë të fikët një e nga një. Ministria e Arsimit duhet të marrë masa sepse kjo është e tmerrshme. Ne kemi të gjithë fëmijë. Fëmijë të moshës 12 vjeç të jenë në kontakt me drogën, me përdorues të drogës në shkolla, kjo është dramatike. Kjo është situata, nuk luftohet droga duke mos qenë transparentë. Droga luftohet duke qenë transparentë e duke u bërë bashkë për ta luftuar, e jo duke e fshehur. Ne kemi rastin dje më keq se në ‘97, ku prokurori i Burrelit ndalohet nga bandat kriminale në rrugë se kishte informacion se po kultivohej drogë në fshatin Myz, ashtu siç u kap 10 ton në Vlorë, në Itali dhe këta thonë që nuk ka drogë. Shumë të rinj kanë përfunduar në këto spitale dhe shumë prindër vuajnë me fëmijët e tyre. I bëj thirrje Ministrisë së Arsimit dhe të gjithë qeverisë, të marrë masa, përndryshe situata po del jashtë kontrollit”, u shpreh Dogjani.

Deputeti Roland Keta kërkon hetim të plotë të rastit.

“Në repartin e urgjencës janë shtruar 5 fëmijë. Klinikisht janë mirë. Shenjat klinike kanë qenë me dhimbje koke dhe gjendje lipotimie. Sigurisht që, si mjek, them se kur ka dhembje koke dhe gjendje lipotimie janë raste që duhen vëzhguar. Janë marrë të gjitha analizat. Janë marrë analizat toksikologjike, të presim përgjigjen e analizave. E rëndësishme është që në këtë moment gjendja klinike e fëmijëve është e mirë. Sigurisht që i bëjmë apel Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Brendshme të gjejnë shkakun nga kanë ardhur dhembja e kokës dhe gjendja e lipotimisë. Duhet një hetim i rastit”, u shpreh Keta.

Roland Keta

Read More
06 Tet
0

Denoncimi i Berishës në Kuvend: Në shkollën e Paskuqanit është djegur hashash, policia po fsheh ngjarjen

Zoti kryetar!

Zonja deputete!

Zotërinj deputetë!

Një ngjarje dramatike ka ndodur sot në shkollën e Pskuqanit. Ja se çfarë më shkruan në ora 13:20 prindi i një nxënësëje: “Përshëndetje zoti Berisha, jam orindi i një goce që studion në shkollën 9 vjeçarë Jashar Hoxha në Paskuqan dhe sot ka ndodhur një ngjarje që policia sdo ta shfaqë por do ta fshehë si ngjarje e rrezikshme në shkollë. Kanë djegur hashash ca njerëz të paidentifikuar dhe policia ska bërë asnjë lëvizje për kapjen e tyre dhe e shfaq ngjarjensi helmim dhe e shfaq këtë helmim si një ngjarje që nuk ka lidhje me djegien e hashashit.”

Policia po fsheh një krim të shëmtuar ndaj nxënësve të shkollës. Policia fshehu aktin kriminal që ndodhi ndaj prokurorit të Matit. Policia është bërë vetëm zbatuese e një direktive; djegin gjithsej 1% të kanabisit që presin, grumbullojnë për Partinë Sociliste, për llogari të PS dhe çunave të krimit98% të të gjithë kanabisit që pritet, i cili nuk ësht ëmë shumë se 3-5% të kanabisit. Po ndodh një femnomen i paimagjinueshëm. Kanabisi është bërë bimë shtetërore, bima e shtetit kanabist. Dje nuk janë zbuluar 10 ton por 22 ton kanabis por kudo kanabisin Rama ka porositur në mënyrë të prerë që çdo rrënjë që pritet të kalojë në magazinat e partisë. Po le ta ndajmë këtë me atë që u nodh fëmijëve pasi është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Prindi thotë të vërtetën. 

***

Replika e z. Berisha pas fjalës së Ministrit Beqja

Degradim total i sistemit shëndetësor, jo nga paaftësia e mjekëve por nga organizimi i bazuar në parimin e babëzisë. 

Ky është shembulli më tipik sesi paaftësia dhe korrupsioni të shurdhon, sesi babëzia dhe korrupsioni të nxjerr trupin jashtë shpirtin, sesi të zhvesh nga çdo ndjenjë njerëzore. Por një ministër qoftë edhe toksikolog nga profesioni, nuk mund të flasë kurrsesi në këtë mënyrë.

Akti i parë që bën është që të presim rezultatin e analizave. Se nuk ka logjikë që e pranon që 9 vajza të shkojnë me urgjencë në spital. Mos na bëni që të lëshojmë hipoteza të tjera. Kanë ndodhur helmime të rinjsh dhe është thënë që nuk janë helmuar, por pastaj kanë dalë helme të rënda.

Duhet të vijnë analizat e toksikologjisë. Se e dini çfarë i bënë këta mjekut? Mjekut që botoi shenjat e alergjisë nga kanabisi në DFacebook, ministri rrugaç i dërgoi policët dhe e dërgoi në komisariat. Vetëm në shtetin e Oruellit ndodh kjo, as në diktaturë nuk ndodhte.

Çfarë bëri ai? Botoi shenjat e alergjisë së një njeriu nga kanabisi. E mori me bluzë të bardhë dhe e çoi në komisariat. Në kohë kur kushot e tij u kapën me 20 ton! Dhe pastaj thotë “fronti i së keqes”! Është bërë e padurueshme kjo situatë!

Kjo është bërë situatë katastrofale. Prit të dalin analizat, të bëjnë një komunikatë departamenti toksikologjisë. Ju jeni bërë grumbulluesit të kanabisit në Shqipëri. Ju keni krujuar magazinat midis Kamzës dhe Fushë Krujës, 100 e ca ton. S’është gjë ajo e Vlorës. Unë e kuptoj që ju dispononi mediat dhe rrini nga mëngjesi deri në darkë duke riprodhuar mashtrime dhe nuk u lini alternativë tjetër, vetëm të zgjedhin se cili mashtrim është më i pranueshëm. Ti (i drejtohet Beqes) duhet të ulësh kokën more për atë që ka ndodhur në maternitet. Të vdiq nëna me fëmijë! Në një kohë kur para dy vjetësh ka vdekur një nënë tjetër.  Ky vend probleme ka, por ky vend, para 5-6 vitesh, ka patur dy vite njëra pas tjetrës pa asnjë vdekje amëtare, zero. Po vdiq një nënë, sigurisht që e gjithë shoqëria do tronditet!

Desh vdiq tjetra para katër ditësh. Dhe si shpëtoi? Shkuan morën kirurgun në spitalin Nënë Tereza sepse në maternitet obstetri që ishte aty nuk operonte! Po pse, a ndodh kjo?! Ky është degradim total i sistemit shëndetësor, dhe jo nga paaftësia e mjekëve por nga organizimi i tëri i bazuar në parimin e babëzisë. Alarmi duhet të bjerë në shkallën më maksimale.


Denoncimi në Kuvend i ish-kryeministrit Sali Berisha, 6 tetor 2016

 

Read More
06 Tet
0

Dy rrugët për rikthimin e zgjedhjeve

Mëngjesin e 22 korrikut, e mbani mend, se na zuri nata jashtë atëherë, ne thjesht kemi rënë dakord për ta miratuar, por realisht reformën në drejtësi po e votojmë sot. Fatkeqësisht, tani nuk jemi të bashkuar si atë ditë, dhe ky është një shembull tipik se asgjë të mirë nuk mund të prodhojë keqbesimi në politikë. E pothuajse gjithmonë, sa herë që ka një mosmarrëveshje apo një acarim, përgjegjësinë kryesore duhet ta kërkosh tek pushteti, dhe këtë nuk e them aspak sepse sot kam qëlluar të jem në opozitë.

Ne kemi bindjen dhe argumentet se ligjet, që po shqyrtohen në këtë seancë, e kapërcejnë kushtetutën, qeveria thotë se gjithcka është korrekte. Dhe sa kohë kur një palë e tretë, që të qëndrojë në mes nuk është shprehur, për të paangazhuarit politikisht mund të ketë padiskutim mëdyshje se me kë qëndron e drejta. Do të doja shumë që për këtë të dëgjohej opinioni i Komisionit të Venecias, i cili u bë në një farë mënyre, dorëzanësi i reformës, por druaj se kjo është tashmë e pamundur. Ndaj edhe i vetmi filtër që ka ngelur ende pa u përdorur për këtë është Gjykata Kushtetuese, të cilës i është drejtuar së fundmi Partia Demokratike.
Jo se nuk besoj tek institucionet tona, megjithë problemet që ato kanë, disa herë tepër të rënda, por e kam të vështirë të përfytyroj që shpatullat e tyre të brishta të mbajnë trysninë e frikshme të pushtetit, i cili në të tilla raste është i pamëshirshëm. Qofsha i gabuar, por kam një mijë arsye të mendoj kështu.
Ndaj nuk do të merrem gjatë për të shpjeguar konfliktin mes asaj, që kemi miratuar më 22 korrik dhe asaj që po votohet sot, me gjithë bindjen time se ai ekziston dhe është i thellë. Do të përpiqem të kapërcej pak muret e reformës në drejtësi për të vështruar përtej saj, duke i qëndruar pikëpamjes sime të kahershme, që edhe sikur ajo të funksionojë mrekullisht, gjë që ka shumë pak gjasa të ndodhë, sërish do të ishte e pamjaftueshme. Një reformë e plotë kushtetuese apo Republika e Re do të kishte qenë hapi apo gjesti ynë i parë i reflektimit.
Po e ilustroj me një ngjarje reale argumentin tim. Kur dyshja e ambasadorëve vizitoi grupin tonë parlamentar, pasi kishte qenë më parë në selinë e PS, u bëra një pyetje atyre (Ishim në kulmin e etheve të reformës për drejtësi atëherë): Dakord me reformën, me angazhimin tuaj të pazakontë, me rëndësinë e saj, me pritshmërinë e publikut, etj, etj, por a na e zgjidh kjo problemin e madh që kemi me zgjedhjet? Kjo është një pyetje për të cilën unë ende nuk e kam një përgjigje, dhe sa kohë nuk do ta kem, ky vend nuk do të jetë, as i qetë, as i sigurt, e aq më pak në rrugën e duhur, sic thotë “Rilindja”.
Natyrisht unë përgjigjen nuk e pres as nga zoti Lu dhe as nga zonja Vlahutin, sepse nuk është fare përgjegjësi e tyre, ndaj po e shtroj këtu në parlament, në vendin që e ka krijuar problemin, por edhe në të vetmin vend, ku ai besoj se mund të zgjidhet.
Dikush mund të thotë se c’lidhje ka reforma në drejtësi me zgjedhjet, se ato janë dy gjëra të ndryshme, por unë nuk gjykoj kështu. Sepse nuk mund të kuptoj dot se një vend bëhet më i lirë dhe më demokratik, vetëm se rrit ndëshkueshmërinë e zyrtarëve, gjykatësve apo prokurorëve të korruptuar, ndërkohë që aplikon me shumë sukses formën më të lartë e korrupsionit politik, atë të deformimit dhe trukimit të zgjedhjeve.
Megjithë rezervat e mëdha që ne kemi për ligjet, që shoqërojnë paketën kushtetuese, le të nisë që nesër aplikimi i reformës në drejtësi. Le të shkojnë në bankën e akuzës zyrtarë të djeshëm dhe të sotëm, pa dallime flamujsh partiakë, gjyqtarë apo prokurorë të korruptuar. Le të jetë edhe më e egër sec duhet fushata e pastrimit të tyre, se mbase e ulin pak stekën e grykësisë, e cila sot, për shkak të kësaj mazhorance, ka shkuar në lartësi të paimagjinueshme. Por në rast se pas një muaji qeveria do të nisë thasët e parave të pista kudo në Shqipëri dhe do të blejë zgjedhjet, reforma në drejtësi nuk do të kishte asnjë vlerë. Sepse ky sistem, të cilin e kemi pranuar edhe ne prej vitit 1991, që kur ka lindur e deri më sot që po flasim, formën më eprore të ndëshkimit politik nuk ka burgun, por votën. Dhe sa kohë, që ti po e asgjëson insistucionin e zgjedhjeve në këtë vend, gjithcka tjetër që mund të bësh e humbet rëndësinë dhe peshën që mund të ketë në kushte normaliteti.
Dhe Shqipëria nën “Rilindjen” e Edi Ramës po rrëshqet dramatikisht në honet e thella të një republike bananesh, ku nuk ka më asnjë vlerë se cfarë thua, cfarë bën dhe si qeveris, por mjafton të vish një herë në pushtet, e të mos ikësh më kurrë prej tij.
Eshtë pikërisht kjo asyeja se përse ai rekrutoi dhe i përdori në të gjitha fushatat që udhëhoqi “të fortët” kudo në Shqipëri, duke e bërë aq baltë, sa ishte gati automatike nisma jonë për dekriminalizimin. Dhe kush mendon se synimi i saj ishte thjesht pastrimi i parlamentit nga disa vrasës apo trafikantë, të ekspozuar më shumë se c’duhet, nuk ka kuptuar asgjë nga ajo. Tek e fundit, edhe ne sikur u mësuam me ta, edhe ata me ne, dhe ndoshta me pak sforcim mund të vazhdonim edhe ca kohë bashkëjetesën, që na e imponoi Edi Rama. Por, sipas meje, dekriminalizimi nuk do të kishte asnjë kuptim nëse nuk do të cmontohej ajo teknologji kriminale, e cila e lidh bandën me zgjedhjet dhe më pas banditët e përdorur me pushtetin.
Nën këtë optikë duhet parë edhe vërshimi kanabisit kudo në Shqipëri. Si një degëzim apo formë tjetër e flirtit të kësaj qeverie me krimin, në funksion të projektit që riciklohet cdo dy vjet për grabitjen e zgjedhjeve. Ndaj sado të zhvilluar ta kem fantazinë, unë e kam shumë të vështirë të përfytyroj suksesin e reformës në drejtësi, vetëm duke ëndrruar disa politikanë apo gjyqtarë të korruptuar, që ndëshkohen apo shkojnë në burg.
Natyrisht, unë e di se blerja e votës është një krim shumë i vështirë për t’u provuar, ndoshta edhe më shumë se vetë korrupsioni. Sepse në finale është një marrëveshje mes atij që shet dhe atij që blen. Po ashtu jam shumë i qartë se këtu përgjegjësia është shumë disproporcionale, gjithmonë në favor të blerësit, që është edhe shkaku i kësaj kolere kombëtare.
Unë e konsideroj këtë që po ndodh një pushtim të butë të zgjedhjeve, krejt e kundërta e dajakut apo përdorimit të policisë, që u aplikua në vitin 2001. Dhe ngaqë është më i sofistikuar, është edhe më i rrezikshëm. Por sic cdo e keqe që e ka një të mirë, fenomeni është kaq i përhapur, sa është e pamundur që ta mbulosh, ndërkohë që jam I sigurt se ekzistenca e tij është shndërruar tashmë në bindje kombëtare.
Po e them për hërë të parë në këtë sallë, një gjë që e dimë të gjithë ne që jemi këtu, e flasim me njëri-tjetrin, por nuk guxojmë ta shqiptojmë me zë të lartë. Aq e rëndë është situata me zgjedhjet në Shqipëria, sa flama e parave që shpërndahen për vota ka prekur edhe komisionerët apo numuruesit. Që do të thotë se njerëzit më të besuar, që supozohet të jenë më të devotshmit dhe më idealistët, e shohin nga duart kandidatin apo partinë e tyre, para se të shkojnë të kryejnë detyrën, për të cilën në fakt paguhen edhe nga shteti. Natyrisht që nuk i fajësoj ata për këtë derexhe të shpifur të korrupsionit politik me zgjedhjet tona. Sepse edhe ata janë shqiptarë, si gjithë të tjerët, në shumicën e rasteve edhe të varfër, që shikojnë dhe dëgjojnë rrotull tyre, se si lëvizin dhe shpërndahen dengjet e parave e të korrupsionit për të blerë zgjedhjet. Që do të thotë se mesa duket kanë arritur në përfundimin se në këtë ditë të madhe pazari për të gjithë, pse të mos kenë edhe ata pjesën e tyre. Por ky është fundi i gjithckaje. E kuptoni ku po shkojmë apo jo? A ka më sens që në këtë vend të flitet për vlera, për parime dhe për humanizëm, si arsyet më rudimentare se përse politika ekziston?
Dhe pyetja është se si ka mundësi që nuk është bërë asnjë hap, sado i rëndomtë për reformën elektorale, ndërkohë që zgjedhjet erdhën të pragu? Jua them unë. Se qeveria do që të kalohen të gjitha afatet kohore dhe të mos ketë, as votim dhe as numurimm elektronik, që duhet të ishte minimumi i mundshëm për të shmangur disa nga defektet më të rënda në zgjedhjet tona.
Si ka mundësi që dekriminalizimi sikur po harrohet dhe nuk ka më asnjë gjest, e jo më akt, që të tregojë vullnetin e qeverisë se ka një ndërgjegjësim? Si ka mundësi që cdo ditë kapen dhjetëra ton droge shqiptare brenda dhe jashtë vendit, dhe kryeministri tund raportin e Departamentit të Shtetit të para dy vjetëve, dhe thotë se këtu nuk shkruhet gjë? Sepse, me sa duket, ai është i vendosur të shkojë edhe në këto zgjedhje në partneritet të ngushtë me krimin, si mënyrën e vetme për t’i grabitur ato.
Natyrisht, do të isha i pasinqertë, po të thoja që gjithcka nisi dhe lindi pas korrikut 2013, pasi Rama me Metën erdhën në pushtet. Jo, kjo sëmundje ka ekzistuar edhe më parë, e pranoj, por kurrësesi në këto përmasa. Që do të thotë se shëndeti i pacientit ka ardhur duke u përkeqësuar. Përgjegjësia jonë e madhe është se nuk bëmë aq sa duhet për ta luftuar këtë epidemi në faza më pak të rrezikshme, pikërisht atëherë kur kishim më shumë mundësi. Kaq e vërtetë është kjo, sa mund të jemi e vetmja parti në botë, që jemi ankuar dhe e kemi vuajtur njësoj blerjen e votës, si kur ishim në pushtet, ashtu edhe tani në opozitë.
Por natyrisht, përgjegjësinë kryesore e ka ai që vjedh dhe jo ai që nuk di të ruhet. Ndaj edhe unë e tregoj gishtin tek strategu i kësaj sipërmarrjeje të madhe kriminale, që po kërcënon ta zhysë vendin në një krizë të pashembullt politike dhe në një konflikt të ashpër social, tek Edi Rama.
Zoti kryeministër,qe shkelqen me mungesen tende.
E di që do ta tundësh edhe për ca kohë flamurin e reformës për drejtësi. E di që do të përpiqesh të përfitosh sa mundesh prej efekteve të saj, e di që nuk do të lësh ngjalë pa gëlltitur dhe gjë tjetër në këtë tokë pa bërë për të qëndruar në pushtet. Por sido që të vërtitesh, nuk do ta shmangësh dot sfidën për rikthimin e zgjedhjeve normale në Shqipëri. Nuk po e përdor atë termin të lira dhe të ndershme të ODIHR-it, se më duket fjalë shumë e madhe. Në këtë pikë kemi mbërritur.
Sepse nuk e ke problemin vetëm me Partinë Demokratike, e cila natyrisht që ka lindur, është dhe do të mbetet parti e madhe. Por e ke me shumicën e shqiptarëve, që duan të jetojnë në një vend normal. Ata janë në të gjitha rastet më shumë se Partia Demokratike, madje edhe se opozita në tërësi, po të doni.
Dhe ka vetëm dy mënyra që zgjedhjet të rikthehen. Ose nga brenda, ose nga jashtë kësaj salle. Uroj shumë që të zgjedhësh mënyrën e parë. E ke vetë në dorë.


Fjala e deputetit të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, 6 tetor 2016

 

Read More
06 Tet
0

Berisha: Edi Rama është bërë si “shoku Xhemal”, çoi tre kunetër në Strasburg, ky është vettingu i tij. Ne do vazhdojmë betejën kundër kunetërve, kundër trafikantëve, kundër të gjithë atyre që duan të fusin drejtësinë në xhep!

Të nderuar zotërinj deputetë!

Të dashur qytetarë dhe qytetare!

Mund të filloja fjalën time duke ju drejtuar Edvin Kristaq Ramës me fjalët “kazan” apo “zoti kazan” nuk shkon, me fjalët “legen” apo “zoti legen” nuk shkon, ndonëse një kryeministër që merr përsipër të bëhet zëdhënësi i një ambasadori nuk mund të bëhet gjë tjetër veçse ashtu, por unë nuk do t’i them. Unë do t’i them sot, së bashku me ju qytetarë, “shoku Xhemal”. Po pse shoku Xhemal, çfarë ka ndodhur? Pra, këtë zotëri sot duhet ta quajmë shoku Xhemal. Për të rinjtë që kanë fatin e mirë të mos kenë memorie nga koha e diktaturës, ishte një komedi, në të cilën shkëlqente Zef Deda dhe aty paraqitej një personazh që thuhet “kunati i shokut Xhemal”. Për hir të së vërtetës duhet të themi se kishte dhe një ministër me emrin Xhemal, ishte i tij apo jo ështe punë tjetër, por e gjithë Shqipëria qeshte me kunatin e shokut Xhemal. Po sot ku jemi? Atëherë ishte diktaturë dhe për definicion ishte sistemi nepotizmit. Sot a e dini apo jo që të tre kandidatët që i dërguat në Venezia, xhemalët në katror, kunetërit në katror, u kthyen, u flakën duke mos denjuar as për t’u intervistuar. A e dini o qytetarë pse ka ndodhur kjo? Sepse njëri ishte kunati shokut Xhemal, tjetri ishte kunati shoqes Xhemile, dhe i treti ishte ajo mbi tortë. Pra, kjo ndodhi. Dhe kunati shoqes Xhemile ishte gjithashtu dhe një nga ekspertët kryesorë të grupit të reformës në drejtësi, kurse kunati shokut Xhemal edhe ai ishte i pregatitur për të gjitha postet.

Kryexhemali (Rama) iku. Mos i thoni sot as kazan, as legen, i thoni vetëm shoku Xhemal, se vetëm i atillë është.

Në çdo fjali shqipëton një gënjeshtër. Eshtë e paimagjinueshme. U thotë shqiptarëve se janë vrarë në 25 vjet 8 mijë shqiptarë për pronat. Po vetëm një budalla mund të thotë një gjë të tillë, jo një kryeministër. Ka një regjistër për numërin e të vrarëve në këtë vend. Vetëm ai që përpiqet të mbulojë gënjeshtrën me gënjeshtër. Iu thotë shqiptarëve se për herë të parë borxhi po ulet nën 70% në një kohë kur nga qeveria e Anastas Angjelit e kam marrë borxhin në 58%. Cfarëdo fantazie prej të sëmuri që i vjen në kokë e thotë. Ky fyen çdo njëri me daljet e tij të turpshme dhe i fyen sepse të tjerët sillen me një servilizëm të paimagjinueshëm ndaj tij, të neveritshëm. Mirë vet se është tabula rasa, mirë vet se ska asnjë koncept, se është një injorant që sdi asgjë përveçse atyre vizave po të tjerët që i rrini përeth i dini. C’të kushton ty ti thuash që o zotëri, kur e kemi dorëzuar qeverinë e kemi dorëzuar borxhin 58%, mos gënje shqiptarët duke i thënë se për herë të parë po na ulet borxhi nën 70%. Ky është analfabet në çdo fjalë që flet, një cop injoranti. Shkon në Mokërr dhe u thotë se nuk ishte kontraktuar asfalti. Po a ka bankë në botë që të jep nulla ostën nëse ske kontraktuar të plotë çdo element të objektit. Ska njohuritë më elementare në botë dhe shpif e trillon se kujton se bëhet interesant si hokatar. Po mësojeni pak këtë injorant se ky turpëron njëriun me mufkat që këput. Eshtë e turpshme të mos thotë burri një fjalë të vërtetë. Unë pikërisht zgjodha sot shokun Xhemal dhe jo një epitet tjetër. Dhe të më falin të gjithë ata që e kanë emrin Xhemal, por kjo ka lidhje me komedinë, sepse zotëria çoi jo një kunat por dy kunetër. Në qindra dhe mijëra juristë, gjykatës, avoketër, noterë, pedagogë universiteti, që mund të shkonin në Strasburg për gjykatës vetëm dy kunetër gjeti ky. Kjo është ti pështysh vendit në surrat.

(ministra Harito flet nga vendi dhe përmënd Ledio Brahon) ..Ai që është sot është një nga intelektualët më të mirë të fushës së drejtësisë, i respektuar, i nderuar, nuk e ktheu njëri atë, nuk i përkiste asnjë partie politike ndaj dhe ti bën mirë të lash gojën kur flet për të. Ndërsa ju duhet të çonit kunatin e shokut Xhemal, kunatin e shoqes Xhemile, ndrikullën dhe kryendrikullën. Ju talleni me Shqipërinë, çfarë reforme në drejtësi po bëni ju. Ju vetëm po përpiqeni të sabotoni reformën e drejtësisë.

Unë ju them të dashur qytetarë se ky është vettingu i tyre. Për të kuptuar reagimin e opozitës ndaj ligjit të vettingut shikoni sesi e shkelmoi vettingun e Edi Ramës Strasburgu. Vettingu i Edi Ramës nuk është gjë tjetër veçse nepotizëm, drogë, lidhje me krimin. Dhe kur me vettingun e tij për të dërguar në Strasburg zgjodhi këta individë, imagjinoni ju se me ligjin që miratoi pa votat e opozitës se kë do të zgjedhë Rama. Por reforma do bëhet! Ju jap fjalën e nderit ju se reforma e drejtësisë do kompletohet dhe do shkojë deri në fund, asgjë nuk do mund ta pengojë këtë reformë pa u shndërruar në një të mirë të madhe për shqiptarët dhe qytetarët e saj.

Po kush e pengon reformën sot? E pengojnë sarajet e Surrelit, se ka frikë dhe tmerr për të justifikuar ndërtimin gjigand të cilën thotë se e ka blerë me dy dollarë metrin katror në një kohë kur që në vitin 95 shitej me 15-20 dollarë. Problemi është se do dalin faturat e dy dollarëshit, do kërkojnë edhe faturat e pallatit 5 katësh dhe do shkojë të Viktor Ponta pastaj. Do dalë afera e fundit e miqësisë shqiptaro – serbe. Jashtë të gjitha rregullave pa kaluar në agjensitë e prokurimeve publike KESH shpall në faqen e vet kërkesën për të shitur Kaskadën e Drinit, për koncesion për tre vjet për optimizimin e energjisë. Paraqiten disa kompani, përjashtohen të gjitha pa ulur asnjërën për negocim, dhe kalohet vetëm EFT, lugati korrupsionit në Ballkan. Dhe kur EFT pranoi, kompanitë e tjera ankohen. Ku? Te institucionet tuaja, jo te opozita. ERE anulloi menjëherë dhe i thotë KESH-it të anullojë menjëherë veprimin. Por çfarë ndodhi? Edi Rama, në emër të miqësisë së xhepit, i sigurtë dhe ndonjë zyrtar i lartë serb i implikuar, urdhëron ERE-n me letër të Gjiknurit të tërhiqet pasi nuk ka kompetencë për problemin. E përshëndes ERE-n e cila vetëm tre ditë më parë është mbledhur dhe në unanimitet ka hedhur në kosh të plehrave kërkesën korruptive të Ramës, duke mbrojtur interesin publik. Ajo është një aferë qindramilionëshe, është një aferë në të cilën Edi Rama me EFT shiste energji me 50 euro dhe blinte natën me 7-8 euro. Kjo është afera më e fundit e Ramës. Ky është tmerri nga reforma, ky është tmerri nga vettingu ndaj dhe duhet patjetër që ligjet të mos jenë në asnjë mënyrë siç thotë Kushtetuta. Po pse? Sepse në nderin e kësaj opozite, në misionin e saj historik, me vendosmërinë e saj por së bashku dhe me LSI-në ia dolën të garantojnë amendament për amendament standartin e Venezias për reformën në drejtësi. Ndërsa tani, ky i verbër, i frikësuar deri në palcë, i shpërfytyruar në çdo aspekt mendon si një hajdut të vjedhë, të shkelë parimet e Kushtetutës, të vendosi në ligje pikërisht ato që rrëzoi Venezia.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, por dhe ju anëtarë të mediave është e rëndësishme ta kuptoni se beteja opozitës është vetëm për reformën, dhe se ne, në mënyrë absolute i qëndrojmë dhe do bëjmë gjithçka derisa çdo nen i votuar në këtë parlament të materializohet, të zbatohet, të konkretizohet.

E morët vesh ca ndodhi sot në Burrel? Prokurori u nis në një mision drejt arave të kanabisit të Edvin Shullazit dhe Saje qorrit. Njerëz të armatosur i shkrehën breshëritë prokurorit. A e morët vesh që ato 20 tonët që u kapën të kujt janë? Vetëm të qeverisë janë. A e dini se midis Fushë Krujës dhe Tapizës janë magazinat e 100 tonëve të tjerë që s’guxon kush ti prekë sepse ruhen. E dini ju që është rritur me 15 herë mbjellja e kanabisit nga viti 2014 dhe me 45 herë nga viti 2012? Prandaj ju duhet drejtësia në xhep! Po këtë sdo mund ta bëj kurrë.

Ne kishim një marrëveshje dhe ajo ishte që 7 ligjet do realizoheshin me konsensus. Cfarë kërkoi opozita? Opozita nuk kërkoi asgjë tjetër veçse respektin e frymës dhe gërmës së Kushtetutës. Po kjo e digjte Edi Ramën ndaj shkelmoi konsensusin. Jo vetëm në Gjykatë Kushtetuese do i çoj PD por ska forum ndërkombëtar që sdo i çoj.

Mos mendoni ju se e gëlltisni dot sistemin e drejtësisë. Do ju gëlltisë ju sistemi i drejtësisë për mëkatet që keni bërë! Dhe duhet ta pranoni, duhet të keni minimumin e integritetit. Sigurisht do gëlltisë Edi Ramën, sigurisht do gëlltisë njëriun që në çdo firmë ka një valixhe, sigurisht do gëlltisë njëriun që u thotë shqiptarëve tre vjet më parë se futja e plehrave në Shqipëri është tradhëti kombëtare kurse pas tre vitesh thotë se nuk janë lepur po mace, nuk janë plehra po mbetje. Kryetari juaj do t’ju mbushë ju mëndjen se ai kazani ku hidhni qesen e plehrave quhet kazani mbetjeve.

Pra kjo është reforma. Reforma e tij është reforma se si të shpëtojmë Surrelin, si të shpëtojë pallatin në pajë, si të shpëtojë aferën e tij me CEZ, se si të shpëtojë lidhjet me krimin, si të shpëtojë nga prokurorët. Njërit i çon mesazhe me Shullazin, apo Dajtin apo Aldo Baren dhe ai detyrohet të largohet. Po pyetën don Viton (Ramën) gazetarët, nuk di gjë thotë, nuk kam dijeni se është kërcënuar kryeprokurori. Asgjë nuk flet më shumë për autorësinë e tij se sa kërcënimi ndaj prokurorit të përgjithshëm. Ai akuzoi veten plotesisht me këtë. Po mirë ore, i çove kryeprokurorit Shullazin, Baren, Dajtin, i kërcënove fëmijët, familjen, e detyrovë ti nxjerrë jashtë për ti shpëtuar, por a e di ti që kohërat funksionojnë për reformën. A e di ti që kjo reformë do bëhet. Cfarë përpjekjesh të tmerrshme bëri për të kapur SPAK-un, për të kapur BKH, për ta pasur në zyrat e tij, për ta pasur nën Saje qorrin. SPAK-u qëndron mbi parimet më të mira kushtetuese, mbi parimet e Venezias. Tani thotë se ne me vettingun po e pengojmë. Po vettingun tënd e hodhi në kosh të plehrave Venezia. Vettnigu yt, me tre kandidaturat përfaqëssuese të kombit dhe të vendit i hodhi Venezia në kosh të plehrave sepse vure kryevettor Agaçin, njëriunn që lidh mafian shqiptare me mafien italiane me organizatën Ndrangheta. Të gjitha gjyqet e tyre ai i bën, bashkë me gjyqin e Agron Xhafës. Kështuqë prisni të vijë përsëri të dërdëllisë, të hapë e rrahë gjoksin. A e dëgjove kur tha se në 85% të sektorit energjitik në 25 vite nuk është bërë asnjë investim në sistemin e shpërndarjes? Po të njohësh sektorin energjitik nuk mund të njohësh kurrë të imagjinosh, po të mos bësh investime të vazhdueshme bie në kolaps. janë investuar 300 mln dollarë vetëm në shpërndarje dhe ka nevojë për qindra milionë të tjera investime. Po një njëri që jeton në botën e ufo-s, të zhgarravinave dhe injorancës s’muntë flasë ndryshe. Shkoi në Elbasan dhe ja u preu portokallet se si pëlqejnë ato pemë, varieteti më i rrallë, tani do i zëvëndësojë me palma aty. Shkon dhe anullon bojën e Liceut. Ky vetëm me drejtësinë ska asnjë lidhje.

Ky është një njëri që po lufton tani me të gjitha mjetet, nga mëngjesi deri në darkë, vetëm me një qëllim se si të mbulojë trupin e tij lakuriq me gënjeshtra të reja, se si të zëvëndësojë gënjeshtrat e vjetra me gënjeshtra të reja, se si të zëvëndësojë mashtrimet e vjetra me mashtrime të reja. Njëlloj si daja e tij që u thoshte shqiptarëve se “këto 25 vjet ska patur kurrë si kjo e ajo”. Vini re në çdo fjalim do e thotë 25 vjeçarin. Ka kompekse inferioriteti absolute sepse vetëm vjedh dhe nëse shkon vetëm duke vjedhur ato natyrisht të bëjnë të mos dish se ku je, të bëjnë të fyesh intelektin e çdo shqiptari.

Ndaj dhe një herë ju bëj thirrje qytetarëve të vazhdojnë reagimin ndaj qeverisë dhe kryeministrit që në tre vite ka vetëm një rezultat; mashtrimin, skandalet, vjedhjet e papërmbajtura, kaosin, kanabisin, plehun. Ky është bilanci trevjeçar i tij. Reformën, shoh një vullnet të hekurt që opozita ta çoj deri në fund sipas parimeve të Venezias.

Ne kemi dërguar ligjin e vettingut në Gjykatë kushtetuese. U bëj thirrje mediave të njohin publikun mbi motivet për të cilat ne e kemi dërguar. Ne e kemi dërguar se në nene të tëra ligji tejkalon, shkelmon, anashkalon përcaktimet kushtetuese. Dhe të gjitha këto, prapa kërkesës nga lektor në profesor është Sokol Sadushi. Janë ndryshuar nenet e kushtetutës, me terma të caktuara, në kundërshtim flagrant me ligjin për individë të caktuar. Kushtetuta përcakton kriterin se duhet të jetë edhe lektor, dhe nuk thotë profesor, ndërsa profesor e thotë Sokol Sadushi.

Zoti Angjeli a mund ti vësh ato njohuritë e tua në financa në dispozicion të socialistëve dhe jo të të tjerëve, mos ta lësh Ramën të mashtrojë në mënyrë të turpshme. Shkon në rrugë (Rama) dhe sëmuret rrugëve sepse s’ndërtoi dot një km rrugë në katër vite. Po pse? Se lënë vjedhjet se lënë xhepat. Shkon vetëm te ndrikull Nushi. Normal, e çojnë vjedhjet. Pse nuk na tregon një spital të ri që ndërtoi, një poliklinikë të re, po vetëm lokalet me ndrikull Nushin? Ndërsa përditë kalohet nga një vdekje në një tjetër, nga një foshnje tek një nënë, nga drama te drama. Kësaj studentes që vdiq, ndjesë pastë dhe ngushëllime, i erdhën prindërit nga Fieri më parë se ç’i erdhi ambulanca. Po me ndrikull Nushin i ndajnë mirë letrat, madje po ndajnë dhe një tender tjetër. Edhe mamografinë ajo do e fitojë mos u bëni merak. E kanë pasur falas tani do ja japë ndrikull Nushit.

Ju po i revoltoni në mënyrë shumë të egër qytetarët. Shoqërinë civile që patë me plehrat, ajo është maja e ajsbergut e pakënaqësisë dhe revoltës së thellë shpirtërore që ekziston te shqiptarët kundra jush.

….Mundësisht sillini ato tufa kanabisi tj’a u vëmë përpara secilit prej jush, jo trëndafila por tufa me kanabis për ju zotërinj dhe zonja kanabiste. I sillni pak ato tufa t’ja u vëmë nëpër tryeza dhe flasin ato më shumë se sa ne për drogën.

Pra, unë mendoj se ligji i SPAK është i dystuar me Kushtetutën, dhe kjo është në meritën e qëndrimit të hekurt e të vendosur të përfaqësuesve të PD. Dhjetë ditë më parë kunat Xhafa ja hoqi nenet SPAK-ut dhe e bëri siç e deshi kryekunati, por fatmirësisht qëndrimi i PD, për herë të dytë, pas qëndrimit herën e parë, gjeti mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtar dhe SPAK vjen në standartet më të mira për të cilën ne e votojmë sot. Nuk e votojmë si një akt, kurth për të rënë ju në të, e votojmë si një institucion jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe unë kam bindjen se votimi i SPAK-ut sot është një votim historik. Përsa i përket ligjeve të tjera nëse ju i coni të pajtueshme me frymën dhe gërmën e Kushtetutës ne i votojmë që sot përndryshe ne vazhdojmë betejën kundër kunetërve, kundër trafikantëve, kundër të gjithë atyre që duan të fusin drejtësinë në xhep dhe i garantoj se do të jenë të dështuar siç dështuan në mënyrë të turpshme duke e mbajtur dy vjet me radhë dhe në fund u detyruar të pranojnë çdo gërmë, çdo parim të rekomandimeve të Venezias.


 

Fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend, 6 tetor 2016

Read More
06 Tet
0

Basha: Droga është pasojë e kriminalizimit të shtetit nga Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi turin e dëgjimit dhe bashkëbisedimit me drejtuesit e strukturave të Partisë Demokratike të degës 8 në kryeqytet.

Pas rritjes së kultivimit të hashashit në të gjithë territorin e vendit, banorët i shprehën kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha shqetësimin për rritjen e ndjeshme të konsumimit të drogës nëpër shkollat e kryeqytetit. “Pranë shkollave të mesme ka çdo ditë persona që shesin hashash dhe droga të forta, ndërsa konsumimi nga të rinjtë është rritur në mënyrë tejet shqetësuese. Rritja e konsumit të drogës tek të rinjtë, përdorimi i qytetarëve si skllevër në parcelat e hashashit dhe vrasjet për drogën janë sot pasojat direkte të politikës kriminale të Edi Ramës, për ta kthyer Shqipërinë në hambar droge”,- tha kryetari i Partisë Demokratike.

“Për një vit me radhë denoncuam fushatën e  mbjelljes së drogës. Ju thamë se po pesëfishohet, dhjetëfishohet territori i mbjellur me drogë. Edi Rama tallej. Vetëm javën e fundit iu është kapur një sasi rekord  droge, 3.2 tonë në Mat para dy ditësh, 11 tonë në Vlorë. Ku e kemi hokatarin Edi Rama dhe biçim ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri? Po pse erdhëm këtu?! Sepse Edi Rama dhe Saimir Tahiri kriminalizuan Policinë e Shtetit. Emëruan persona me precedentë të mëparshëm, persona të njohur për bashkëpunimin e tyre me krimin e organizuar dhe iu varën në qafë çelësat e drejtorive kyçe të Policisë së Shtetit në territor dhe në luftën kundër narkotikëve”.

Sulmet e kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm ndaj opozitës, medias dhe prokurorisë, tha zoti Basha janë pasojë e bllokimit të tonelatave me drogë në Mat dhe Vlorë me paratë e të cilave Rama dhe Tahiri kishin planifikuar të blinin votat dhe të shtonin pasuritë e tyre.

“Pyetja që shtron çdo njeri normal, demokrat apo jo është: Si ka mundësi që ditën që kapeshin 11 tonë drogë ministri i Brendshëm rreshton ne frontin e të keqes opozitën, median, prokurorinë?! Përgjigjja është vetëm një: sepse ministri i Brendshëm është pjesë e këtyre 11 tonë drogë. Normalisht po të kapen 11 tonë drogë dhe ke pjesë e hisen tënde aty, të ikën zëri e të erren sytë, se po të shtrëngohet laku dhe më shumë do ti shtrëngohet”.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 6 tetor 2016

 

Read More
06 Tet
0

Plehrat, Rama tradhtoi popullin për paratë e mafias

Zoti kryetar i kuvendit,

Zonja deputete, zotërinj deputetë

 

Partia Demokratike ka depozituar javën e kaluar kërkesën për miratimin me ligj të Parlamentit të zhvillimit të një referendumi popullor, nëse Shqipëria duhet të importojë apo jo plehra, mbetje. Populli duhet të vendosë me po ose jo.

 

Opozita kërkon që për këtë çështje madhore, të vendosë sovrani në mënyrë të drejtpërdrejt. Që demokracia të jepet drejpërdrejt, nga ata që na kanë sjellë këtu, votuesit tanë dhe jo. Sepse çështja është e një rëndësie të veçantë jetike, për të ardhmen e vendit, për të ardhmen e fëmijëve dhe brezave. Për importimin ose jo duhet të vendosin ata që na kanë sjellë në këtë ngrehinë, dhe jo ne që jemi këtu.

 

Çështja që shtrohet në këtë ngrehinë, është nëse do t’i lejojmë ata që na kanë votuar të vendosin apo meqë i morëm votën nuk kemi nevojë t’i pyesim. Nëse qytetarët duhet të votojnë dhe të vendosin apo duhet të triumfojë filozofia, ju morëm votën, tani për 4 vjet mbylleni gojën se vendosim ne për ju.

Opozita kërkon që të vendosë populli. Por proçedurat në rregullore janë fleksibël, mund t’i nënshtrohet ky ligj për diskutim sot apo brenda 3 javëve. Për shkak të afateve opozita kërkon që çështja të futet në rend dite sot. Qytetarët ta marrin vesh sot, nëse kjo ngrehinë, do të jetë ngrehinë e demokracisë, e popullit, e sovranit që na ka zgjedhur, apo do jetë ngrehinë e mashtrimit, ngrehina e hipokrizisë, ngrehina e tradhëtisë ndaj qytetarëve.

 

Konferenca e kryetarëve vendosi që kjo çështje mos futej sot por të shtyhej.

Shtyrja doemos që favorizon kompanitë, ata të cilëve iu bë favori 2 javë më parë në dëm të qytetarëve.

 

Unë nuk dua të ribëj diskutimin e javës së kaluar të cilën e bëri qartë doktor Berisha dhe kolegët e mi, por ama duhet të them se para 5 vitesh edhe ne ishim skeptikë nëse shteti do e mbante nën kontroll importimin e mbetjeve, plehrave. Por ama ka një të vërtetë të madhe. Ne pranuam që për këtë çështje të vendoste populli. Ne i dhamë të drejtë sovranit të vendosë për fëmijët e tij, për brezat. Që kjo ngrehinë mos jetë me ngrehina e mashtrimit, hipokrizisë dhe tradhëtisë ndaj qytetarëve. Që ky KM, apo ata që do vijnë pas tij, mos i mashtrojnë dhe tradhëtojnë qytetarët, i marin votën dhe pastaj t’i thonë shihemi pas 4 vjetësh.

‎Referendumi u vendos në dhjetor në 2013. Dhe e vendosëm ne, sepse ne kishim shumicën në KQZ. Faktet flasin qartë.

Por çfarë bëtë pasi erdhët në pushtet në shtator 2013?  Ju i tradhëtuat qytetarët. I pretë në besë, ia anuluat referendumin, vendimin përfundimtar dhe të prerë të sovranit. Ia punuat pas shpinë, i futët thikën në shpinë demokracisë direkte. E bëjmë ne tha Rama, nuk i tradhëtojmë qytetarët. Referendumi u anulua. Nuk u bë në dhjetor, nuk ia hoqën dorën shtetarëve për të firmosur për importim plehrash.

 

Sot  ne kërkojmë pikërisht demokracinë direkte. Referendumin.

 

Por përveç proçedurës, problemi më i madh i çështjes së plehrave është thelbi dhe qëndrimi politik që duhet të mbajnë palët këtu, të zgjedhurit e popullit. Çështja nuk është tek  përpunimi i plehrave këtu, por importimi i mbetjeve nga jashtë. Është kaq retorike dhe mashtrim teoria se Shqipëria me demek do jete më e pastër nëse na vijnë plehra nga jashtë. Kjo teori e ka të shkruar në ballë: është mashtrim, është hipokrizi, është tradhti në funksion të parasë, lobimit, mafias padyshim.

 

Kjo është importimi i helmit, është importimi i vdekjes. Pak ditë më parë, sërish në rrethin vicioz të mashtrimit dhe hipokrizë Rama tha se nuk ka bërë sa duhet për të informuar qytetarët. Dhe me demek kërkoi falje.

Ka po aq hipokrizi në këtë teori të Ramës. Sepse ligjin nuk pati guximin ta bënte vetë. T’i dilte para shqiptarëve dhe t’i thoshte se i kish mashtruar. E bëri në fshehtësi, tha se me demek nuk dinte gjë për ligjin se po e bënte një deputet. Se qeveria dhe ai nuk kishin dijeni, por disa deputetëve u kishte shkrepur në koke të importonin plehra dhe ai nuk kishte ç’t’i bënte deputetëve.

Kjo është hipokrizia lapidare e një kryeministri. Dhe kulmi i saj u arrit javën e kaluar kur tha se nuk kishte bere mjaft për të informuar qytetarët, kur në të vërtetë kish futur kokën si struci.

Ai ka bere po aq mjaft, në favor të importit të plehrave sa dhe arriti të bëjë antimiting kundër shoqërisë civile. I hoqi zërin protestës dhe doli te fliste siç bëjnë të gjithë liderët delirantë dhe arrogantë me popullin.

 

Deliri i përzier me frikën nga protesta bëri që t’i hiqte zërin protestës dhe në orën që do flisnin qytetarët bllokoi foltoren me fjalimet e tij historike para partisë.

 

Sot nuk pranoni qe t’i japim zërin qytetarëve për t’u shprehur vetë. Po çfarë jemi këtu ne? Ne jemi asgjë. Ata që na kanë zgjedhur kanë pushtetin, kanë votën, kanë forcën për të përmbysur çdo regjim, çdo delirant, çdo arrogant me pushtetin, çdo tradhëtar të votës, çdo mashtrues të vullnetit të popullit.

 

Unë nuk e di si ndiheni ju deputetë socialiste kur ecni në rrugë. Çfarë u thoni ju votuese në zonën tuaj për importimin e mbetjeve dhe plehrave? I gënjeni se do ua bëni më të pastër zonën? Po qytetarëve kur ju pyesin pse votuat të importoni plehrat, të importoni vdekjen?  Si i gënjeni. I thoni se e kërkuan disa kolegë dhe nuk ia prishnit dot? Se nuk ia kthenit dot fjalën kryeministrit, apo i gënjeni se importimi i plehrave është si importimi i sheqerit siç tha Rama javën e kaluar?

 

Po kur hyni në lagje, çfarë u thoni fqinjëve që votuat importimin se lagjia do jetë më e pastër? Po kur hyni   dhe dilni nga shtëpitë? Çfarë u thoni fëmijëve tuaj. Ju pyesin juve ata? Mua më pyesin të mitë.

 

Çfarë u thoni, se jeni përdorur për të helmuar të ardhmen, fëmijët?

Janë fakte të njohura botërisht  se sëmundjet e rënda, në gjak vijnë 90% nga lëndët toksike në ajër, që digjen nga mbetjet, plehrat dhe futen në trup. Se djegia e plehrave nga riciklimi, është helm është vdekje. Ndaj kompanitë dhe qeveritë nuk i duan pranë familjeve të tyre dhe i eksportojnë në vende ku gjenden qeveritarë të korruptuar dhe i shkelin syrin mafies në shkëmbim të parave me vdekjen.

Shume prej jush këtu mendojnë se ndoshta helmi i mbetjeve nuk troket ne derën tuaj, dhe se fati ndoshta nuk do e bëjë që të trokasë. E sinqerisht nuk ia uroj askujt.

 

Por kjo, nuk është e vërtetë. Unë jam shembulli, por ne nuk duhet të presim që të trokasë tek vetja që pastaj të mendojmë për qytetarët. Jo absolutisht. Një fjalë e lashtë latine, thotë: o njeri me mend, provoje në trupin tënd, nëse ty të dhemb, edhe tjetrit i dhemb.

 

Ndaj që mos jetë vonë nesër, kur ndonjë tjetër të ngrihet në vendin tim këtu, para se të votoni kundër kërkesës së opozitës për t’i dhënë sot popullit, votuesve që na kanë zgjedhur të vendosin për fatin e të ardhmen e vendit, mendoni dy herë. Mendojeni si detyrë për votuesit qe na dhanë karrigen dhe na i heqin prapë, na dhanë zhgunin e deputetit dhe na i heqin prapë, dhe mendoni si prindër, si bij, si familjarë për të ardhmen; a doni të importoni plehrat, mbetjen, helmin dhe mendojeni dy herë jo si politikanë, por në trupin tënd, nëse juve ju dhemb tek familja juaj, edhe atyre që janë jashtë ju dhemb tek familja e tyre, tek fëmijët e tyre.

 

Që të vendosin qytetarët dhe që kjo ngrehinë, salla e parlamentit, mos jetë ngrehina e mashtrimit, hipokrizisë dhe tradhtisë ndaj qytetarëve. Jepini sot qytetarëve të drejtën për demokraci direkte, mos ia mohoni të drejtën e jetës së tyre dhe fëmijëve të tyre, por dhe familjeve tuaja dhe fëmijëve tuaj.

Ju faleminderit shumë.


Fjala në Kuvend e deputetit të Partisë Demokratike, Eduard Halimi, 6 tetor 2016

 

Read More
06 Tet
0

PD dhe qytetarët e Elbasanit denoncojnë masakrën e Qazimit me rrugën simbol të qytetit

Prerja barbare e portokalleve sjell revoltë në Elbasan: Qytetarët nuk janë pyetur

Partia Demokratike në Elbasan ka protestuar dje për masakrën që po bën Qazim Sejdini në një prej rrugëve historike, duke prere barbarisht portokallet që ishin simbol i qytetit.

Kryetari i PD-së së Elbasanit, Aurel Bylykbashi së bashku me qytetarë e të rinj, denoncuan këtë akt të rëndë të Qazim Sejdinit që ka sjellë revoltë në Elbasan, ku banoret nuk janë pyetur e nuk janë konslutuar për një vendim të tillë.

“Jemi këtu për të bërë denoncimin e radhës për masakrën e radhës së kryebashkiakut Qazim Sejdini. Qazim Sejdini do tëmbahet mend si  kryebashkiaku i Elbasanit, në kohën e të cilit, qytetarët nuk u  pyetën asnjëherë, si në rastin e kësaj rruge këtu, e cila mbahet mend nga qytetarët elbasanas si “rruga e Portokalleve”. Kryebashkiaku Sejdini do të mbahet mend si njeriu që erdhi në atë karrige duke blerë, vjedhur, deformuar e dhunuar qytetarët e Elbasanit, votën e lirë, mediat e lira. Kryebashkiaku Sejdini do të mbahet mend si njeriu në kohën e të cilit, qyteti i Elbasanit u kthye në një Palermo të viteve 80”, tha Bylykbashi.

Kreu i PD-së së Elbasanit shtoi se ky akt barbar është edhe i paligjshëm gjithashtu.

“Në dijeninë time mund të  ketë një vendim të Këshillit bashkiak për rikonstruksionin e rrugës dhe vendimet i merr shumica. Por nuk ka tekstualisht një vendim i cili të bëjë fjalë për prerjen e këtyre pemëve që janë pjesë e historisë së qytetit tone”, pohoi Bylykbashi.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 6 tetor 2016

peme te prera ne Elbasan

 

Read More
05 Tet
0

Votimi i ligjit për Strukturën e Posaçme Anti-korrupsion, lajm i mire për qytetarët, ditë e zezë për qeveritarët e korruptuar dhe të kapur nga krimi

Pyetje: Nuk ka zgjatur shumë mbledhja, z.Basha, mesa duket jeni të qartë për qëndrimin që do të mbani nesër në Parlament?

Basha: Po jemi të qartë, të vendosur dhe për sa mund të jesh i gëzuar në Shqipërinë e sotme, momenti që kemi pritur dhe kemi kërkuar prej janarit të këtij viti, më në fund ka ardhur. Ligji për Strukturën e Posaçme Anti-korrupsion, përfshi Byronë Kombëtare të Hetimit, sipas standardeve të Komisionit të Venecias është gati për miratim në Kuvendin e Shqipërisë dhe nesër do të ketë votën e plotë të Partisë Demokratike.

Një ligj i cili pati pengesa dhe stërkëmbësha të të gjitha natyrave. Së pari u projektua si një vegël e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës. Dy herë Venecia u detyrua të ndërhynte në mënyrë që të bënte atë për të cilën është planifikuar dhe votuar më 22 korrik, të luftojë korrupsionin qeveritar dhe krimin e organizuar.

Edhe javët e fundit Edi Rama dhe Saimir Tahiri bënë gjithçka që kësaj strukture të veçantë e cila do të ngrihet me ndihmë, trajnim dhe financim të partnerëve tanë strategjikë, t’i vendosnin mbi kokë figura politike të cilat sot zaptojnë zyrat e shtetit, siç janë të emëruarit e Edi Ramës në Drejtorinë e Pasurimit të Parave apo në Drejtorinë e Informacionit të Klasifikuar.

Falë qëndresës tonë, falë vendosmërisë tonë, falë qartësisë tonë, natyrisht edhe me ndihmën dhe mirëkuptimin e partnerëve strategjikë,  një nga një këto alibi kanë rënë dhe ligji nesër është plotësisht në përputhje me standardin që Partia Demokratike dhe unë personalisht kemi kërkuar prej ditës së parë.

Saimir Tahiri dhe klanet e drogës të cilët sot kanë marrë një goditje me sekuestrimin, sipas raportimeve të para që unë kam, deri në 20 ton kanabis; Edi Rama si padron i drejtpërdrejtë dhe garant i Saimir Tahirit në kanabizimin e Shqipërisë; Ilir Beqaj, Arben Ahmetaj, shpura e të korruptuarve në qeveri nesër nuk do të kenë ditën më të mirë të jetës së tyre.

Struktura që votohet nesër, nëse zbatohet ashtu siç votohet, do të jetë makthi i çdo qeveritari të korruptuar, i çdo qeveritari të lidhur me krimin, duke nisur me ministrin e Brendshëm, Kryeministrin dhe ministrat e tij.

Ligji për SPAK-un i zgjidh duart atyre punonjësve të ndershëm dhe me integritet dhe me kapacitete profesionale që të hetojnë zullumet e përditshme që shkatërrojnë mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, që zhdukin subvencionet, sepse s’ka lekë për subvencione  kur përfundojnë në xhepat e miqve të Kryeministrit, që i detyrojnë të mos kultivojnë fushat e tyre apo të çojnë bagëtinë e tyre, apo të shkojnë për dasëm apo për mort sepse u del në rrugë kanabisi me mbrojtje qeveritare.

Qytetarët shqiptarë pra, të cilët janë viktima kryesore e korrupsionit në nivele të paprecedenta në këto 26 vite dhe e krimit të ngritur në pushtet, nesër do të kenë një lajm të mirë: Votimin e ligjit për Strukturën e Posaçme Anti-korrupsion.

Me kontributin e PD, me vizionin e PD, me mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike e cila me jetësimin e kësaj strukture do të ketë një aleat të fuqishëm në luftën kundër korrupsionit, sot në opozitë dhe nesër në qeverisje. Parakusht për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike, kriza psikologjike dhe varfëria ku e ka zhytur korrupsioni dhe krimi i lidhur me Edi Ramën.

Pyetje: Po me ligjet e tjera si do të veprojë Partia Demokratike?

Basha: Me ligjet e tjera maxhoranca ka përcaktuar tashmë se si do të veprojë Partia Demokratike, duke përjashtuar “de facto” PD dhe duke e shkelur zotimin për konsensus, njësoj siç bëri me ligjin për Vettingun. Ndaj qëndrimi do të jetë i njejtë si për ligjin me Vetingun. Ne do të kërkojmë dhe do të arrijmë me të gjitha format, duke përfshirë edhe format kushtetuese prevalimin e amendamenteve kushtetuese të votuara me konsensus dhe me mbështetje euro-amerikane me datë 22 korrik . Dhe jo paçavuret e mafies dhe korrupsionit dhe shërbyesve të tyre të cilët kanë arritur përmes këtyre ligjeve të rikthejnë duart e qeverisjes, duart e qeveritarëve të korruptuar në strukturat të cilat Kushtetuta i kërkon të pastra nga ndërhyrja e ekzekutivit. Dhe do të pastrohen nga ndërhyrja e ekzekutivit duke filluar me strukturat e vetting-ut.

Pyetje: Z.Basha pse jeni kaq entuziastë për SPAK-un kur vettingun e njerëzve që do të punojnë në SPAK, në Byronë Kombëtare të Hetimit, në Prokurorinë e Posaçme dhe në Gjykatën Speciale do ti bëjë një strukturë që ju e keni çuar në Kushtetuese me merakun tuaj se ato do të kontrollohen nga qeveria?

Basha: Ne kemi bërë të gjitha përpjekjet që ligji të mos lejojë ndërhyrjen e ekzekutivit  emërimin e figurave drejtuese dhe punonjësve të SPAK-ut, gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të policisë. Sigurisht që ligji për Vettingun është një ligj anti-kushtetues dhe ne presim që Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias të çmontojnë ato pjesë anti-kushtetuese të ligjit të cilat Edi Rama i do si garanci për të siguruar veten e tij dhe ministrat e tij nga drejtësia e vërtetë që nuk mbron por lufton krimin dhe korrupsionin. Dhe kemi bindjen e plotë që herët a vonë kjo do të ndodhë. Ndërkohë që asgjë nuk mund të shërbejë si alibi për Edi Ramën.

Asgjë nuk mund të ndalë PD të japë votën e saj pa asnjë dilemë për një strukturë që kemi kërkuar të votohet që prej janarit të këtij viti. Prandaj SPAK-u, BKH-ja do të kenë votën tonë unanime nesër në Parlamentin shqiptar.

Pyetje: Por a mund të funksionojë SPAK-u me këtë veting, siç është aktualisht?

Basha: Ne vettingun e kemi çuar në Kushtetuese dhe ne presim një vendim të drejtë të Kushtetueses në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë që është e qartë, në përputhje me Komisionin e Venecias që është i qartë. Por kjo kurrsesi nuk mund të na bëjë pjesë të lojës së Edi Ramës për të shtyrë pafundësisht krijimin e strukturës që lufton korrupsionin. Sepse kjo është loja: që të mbarojë mandatin pa nisur hetimet e peshqëve të mëdhenj, e  Al Kaponeve në qeveri, e kumbarëve të drogës në qeveri dhe kumbarëve të korrupsionit. Këtë luks nuk do t’ia japim. Nesër ligji kalon me votat tona.

Pyetje: Z.Basha ju vettingun e çuat në Kushtetuese pavarësisht ftesës ose kërkesës së ambasadorit amerikan për të mos e çuar në Kushtetuese?

Basha: I lexoni gabim. Në qoftë se i citoni duhet ti citoni siç i thotë.

Pyetje: Mund t’ua citoj unë?

Basha: Nuk ka nevojë të mi citoni sepse nuk pres nga asnjë ambasador të më tregojë cila është detyra kushtetuese e PD, e opozitës apo e imja si qytetar. Ambasadorët kanë detyrën e tyre, unë kam detyrën time dhe e kam kryer me ndërgjegje të plotë.

Faleminderit!


Komunikim me mediat i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar, 5 Tetor 2016

 

Read More
05 Tet
0

Basha: 192 milionë Euro që Rama u dhuroi miqve, baraz me 2 vite subvencione për  fermerët shqiptar 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi turin e dëgjimit dhe bashkëbisedimin me demokratët e Beratit.

Lideri i opozitës Lulzim Basha theksoi se Edi Rama pas 3 vitesh nuk mbajti asnjë premtim, nuk bëri asgjë për bujqësinë dhe tani ju kërkon të marrin kredi, ndërkohë që ju kishte premtuar subvencione. Zoti Basha tha se paratë që shkojnë në xhepat e miqve të Ramës përmes tenderave korruptivë dhe investimeve të luksit do të mjaftonin për të subvencionuar çdo fermer në Shqipëri për dy vite me radhë.

Pasi e ka telendisur, e ka lodhur, e ka varfëruar në pikën ku i ka zhytur në borxh pas borxhi, ka dalë t’iu thotë fshatarëve që me të vërtetë s’kam bërë gjë për fshatin por tani po ju hap mundësinë që të merrni kredi. Po shteti i këtij 100 milionë euro iu dha 11 njerëzve, klientë të Edi Ramës, ndërtuesit të vilës së Surrelit, ndërtuesit të vilës së Dardhës, ndërtuesit të vilës së Durrësit dhe një grusht sadrinjsh. Për 1.5 milionë fermerë nuk paska subvencione? 92 milionë të tjera i bëri rrush e kumbulla për zyra, për kolltuqe, për perde, për makina. A për fermerët nuk paska? Për fermerët shkoni e merrni kredi. Ed mashtruesi ka hapur thesin e gënjeshtrave se po vjen ora e përballjes me qytetarët dhe e di fare mirë që jo vetëm nuk ka përmbushur asnjë premtim, por iu ka rënë hasha të gjithë premtimeve që iu ka bërë duke përfshirë së fundmi edhe çështjen e importit të plehrave.”

Zoti Basha solli në vëmendje programin e Partisë Demokratike për bujqësinë, ku ndër të tjera parashikohen rreth 100 milionë euro subvencione direkte për fermerët.

Programi ynë për bujqësinë do të përbëjë 1.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ku një pjesë do të shpenzohet për infrastrukturën në funksion të zhvillimit rural, kanalet vaditëse, ujitëse, rrugët e aksesit, tregjet, infrastrukturën përpunuese. Dhe 100 milionë euro do të jepen subvencione kapilare për fermerët, jo për grumbulluesit, as për importuesit një grusht njerëzish që hanë e pinë në mensën e Kryeministrit, por për fermerët si zgjidhja jonë ku djersa e fermerit, e blegtorit, e peshktarit, e bletarit të kthehet në mirëqenie për të, të kthehet në mirëqenie për familjen e tij dhe të shtojë vendet e punës.”

Kreu i demokratëve ka theksuar se komunikimi, përfshirja dhe bashkëpunimi me qytetarët, një hapje e re e PD drejt vlerave dhe prurjeve të reja që ndajnë të njëjtat vlera me demokratët, bashkimi i të gjithë faktorëve dhe kontributeve të partisë dhe aleanca më e gjerë qytetare me të gjithë dhe këdo që ndajnë shqetësimin për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dekriminalizimin, luftën kundër drogës dhe krimit, janë çelësi i përballjes së madhe popullore dhe fitores ndaj kartelit të drogës, krimit dhe korrupsionit qeveritar.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 5 tetor 2016

 

Read More