Blog

05 Tet
0

Vettingu në Kushtetuese, Edi Rama shkeli konsensusin dhe parimet themelore të së drejtës

Partia Demokratike depozitoi sot në Gjykatën Kushtetuese ankimimin për ligjin e Vettingut, të kaluar nga Edi Rama në shkelje të konsensusit dhe parimeve themelore të së drejtës.

Deputeti Oerd Bylykbashi, u shpreh për mediat, pas depozitimit të kërkesës.

“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike paditi sot shkeljet e Kushtetutës, që mazhoranca bëri në 30 Gusht me ligjin e Vettingut . Me konsensus të plotë, Parlamenti miratoi në Kushtetutë Vettingun i cili do të luftojë korrupsionin  në sistemin e drejtësisë, dhe më pas kjo do të cojë në luftën ndaj korrupsionit në qeveri. Kushtetuta për ta bërë këtë, ngriti organe të pavarura kushtetuese, e do të jenë ato sipas Kushtetutës që do të bëjnë procesin e Vettingut të gjyqtarëve. Organe të ngritura me kontributin e drejtpërdrejtë të ndihmës-sekretares së Shtetit Nuland dhe Komisioneri të BE,  z.Hahn. Me ligjin që kaloi me 30 gusht, duke shkelur Kushtetutën, Edi Rama kërkon që kontrollin e gjyqtarëve, Vetingun, ta bëjnë zyrtarët e lartë të PS, ta bëjë Alket Hyseni i cili është garanti i Kushtetutës së PS dhe e dinë shumë mirë se çfarë ndodh atje. Edi Rama do që vettingun ta bëjë Arben Seferi , zyrtar tjetër i PS-së, pra me levat dhe instrumentet e e tij, të kontrollojë gjyqtarët të vendosë kush gjyqtar dhe prokuror të iki dhe më pas të caktojë ai gjyqtarët dhe prokurorët që do të hetojnë këtë kryeministër të korruptuar, për korrupsion. Kjo është jo vetëm shkelje e Kushtetutës, ky është një krim kushtetues, është 100 % në kundërshtim me standardet që ka përcaktuar Komisioni i Venecias. PD dha konsensusin e plotë që korrupsioni të luftohet duke futur Vettingun në Kushtetutë, por jo, për asnjë sekondë PD nuk mund të mbështesë dhe, është e gatshme të kundërshtojë përpara kësaj Gjykate kushtetuese, shkeljet që bëri me ligjin e Vettingut, kjo mazhorancë. Eshtë standard i vendeve të BE-së dhe SHBA-së që kur dhe një germë e vetme e ligjit, është në dyshim se shkel Kushtetutën, duhet t’i përgjigjet testit të Gjykatës Kushtetuese. Jo më një numër i pafund shkeljesh që cënon parimin e ndarjes së pushteteve, të pavarësisë së drejtësisë, shtetit dhe së drejtës, procesit të rregullt ligjor dhe të drejtave të njeriut”.

Bashkangjitur kërkesa e plotë dorëzuar sot në Kushtetuese

KERKESE GJK PER LIGJIN E VETTINGUT- FINAL


Prononcim për mediat i deputetit Oerd Bylykbashi, 5 tetor 2016

Read More
04 Tet
0

Numri i grave me kancerin e gjirit rritet, Rama-Beqaj bëjnë gati vjedhjen e radhës me koncesion

Nga premtimi për “shëndetësi falas”, pas tre vitesh qeverisje të Ramës, ka mbetur vetëm dosja voluminoze e korrupsiont dhe krimit në shëndetësi…ku një prej kapitujve është edhe Tetori – muaji ndërkombëtar i sensibilizimit për luftën kundër kancerit të gjirit ku shifrat zyrtare vënë alarmin…

Referuar statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ISHP, numri i rasteve të evidentuara me kancer gjiri është rritur ndjeshëm. Dy vitet e fundit kulmojnë me numrin më të lartë të diagonzave me tumor. E kjo, është e lidhur ngushtë më rritjen e varfërisë, stresit, papunësisë, ndotjes.

Insituti i Shëndetit Publik raporton se në 2015 u diagnostikuan 16.106 burra, gra dhe fëmijë me tumor. 1192 pacientë më shumë se një vit më parë. Por një statistikë e tillë nuk e ka shqetësuar aspak koordininatorin e korrupsionit, i cili ka shkurtuar shtretërit në shërbimin onkologjik, duke iu mohuar kimioterapinë dhe duke i torturuar për vdekje mijëra pacientë.

Raportohet që prevalenca e kancerit të gjirit është më e larta ndër sëmundjet e tjera kanceroze me 23.6% të prekura. Cdo vit evidentohen më shumë se 500 raste të reja dhe humbin jetën rreth 300 gra prej kancerit të gjirit, por Qeveria po shëtit qyteteve me propagandën lëvizëse duke shpërdoruar fondet për shëndetin.

Në Sherbimin e Onkologjisë në QSUT prej 4 muajsh nuk funksionon mamografia për ekzaminimin e kancerit të gjirit. Qindra gra udhëtojnë nga rrethet për një vizitë të specializuar, por shumica detyrohet të kthehet mbrapsht pa mundur të bëjnë asgjë për shëndetin e tyre.

Historitë e vizitave në njësitë e mamografive të lëvizshme janë kthyer në përralla, pasi përgjigjia e analizave nuk vjen kurrë. Tallje e paprecedent kjo e Ramës dhe Beqajt me gratë dhe vajzat shqiptare të cilat në pritje të përgjigjes që nuk mbërrin kurrë mund edhe të jenë përkeqësuar apo edhe mund të kenë humbur edhe jetën…

Në faqen zyrtare të Insitutit të Shëndetit Publik raportohet vetëm për numrin e ekzaminimeve të kryera nga njësitë e lëvizshme dhe paraqiten fotografi plot ngjyra, por nuk jepet asnjë informacion në lidhje me rastet e evidentuara, kuruara, shëruara në vit, me kancer gjiri.

Shkalla e sensibilizimit për kancerin e gjirit në Shqipëri ka rënë pikiatë në 2 vitet e fundit. E kjo shtron përsëri pyetjen: ku vajtën milionat e fondeve të qeverisë dhe donatorëve për sensibilizimin për luftën kundër kancerit të gjirit? Në xhepat e kujt përfunduan?

Ndërkohë që cdo ditë Ministri bën punën e koncesionarit të check-up të Vilmës, duke i bërë asaj reklamë e fushatë intensive, duke shantazhuar e larguar mjekë e drejtues për dështimin e check-up për depistimin, trajtimin dhe kujdesin paliativ për gratë e prekura nga kanceri i gjirit, rekordmeni i 3P-ve nuk u kujtua asnjëherë.

Epidemia e koncensioneve alla “check-up” pritet të prekë edhe këtë shërbim. Cdo grua që ka bërë mamografinë është e destinuar të presë dëshpërimisht mbase në rastet më fatkeqe edhe të humbë jetën…derisa Beqaj të mbyllë pazarin e rradhës për leximin e mamografive…Vjedhja e radhës me sloganin “Paratë e Shëndetësisë për Partneritetin e Partisë” po firmoset në zyrën e Beqajt për tu lancuar si “propaganda e tetorit” kundër kancerit të gjirit.

Partia Demokratike denoncon këtë përpjekje korruptive për të abuzuar me fondin e kujdesit shëndetësor dhe i bën thirrje prokurorisë të nisë hetimet edhe për mashtrimin e mijëra grave që kanë kryer ekzaminimet e gjirit, por nuk kanë marrë rezultatin e analizës prej një viti.

LDGSH dhe PD do vazhdojnë të jenë në në terren për të sensibilizojë gratë dhe vajzat në të gjithë Shqipërinë për vizitën e përvitshme të mamografise dhe kontrollet mjekësore për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit‎. Po sot një gjë është e qartë. Shëndeti i qytetarëve, shëndeti i grave do të jetë më mirë pa Ilir Beqën e pa Edi Ramën.


Deklaratë e deputetes Albana Vokshi, 4 tetor 2016

tabele grafike

Read More
04 Tet
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me Presidentin e Kosovës z.Hashim Thaçi i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë

Në këtë  takim presidenti Thaçi i shprehu mirënjohjen zotit Basha për kontributet e padiskutueshme në mbështetje të Kosovës në të gjitha momentet e rëndësishme dhe jetike të saj.

Zoti Thaçi në mënyrë të veçantë shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për zotin Basha për kontributin e tij në realizimin e projektit madhor “Rrugës së Kombit” e cila ka bashkuar shqiptarët, e ka bërë Kosovën partnerin kryesorë për eksporte, si dhe u ka dhënë mundësi mbi 1 milionë shqiptarëve të Kosovës të pushojnë çdo verë në Shqipëri duke sjellë të ardhura në turizëm.
Duke bërë një paraqitje të sfidave me të cilat përballet sot Kosova,  presidenti Thaçi shprehu besimin se si në të shkuarën ashtu dhe sot në opozitë por sidomos nesër në qeverisje do të ketë mbështetjen e PD dhe personalisht të kryetarit Basha, në përmbushjen e këtyre sfidave.
Bashkëbiseduesit ndanë në vecanti domosdoshmërinë për më shumë mbështetje dhe aktivizim të përqendruar të diplomacisë shqiptare në ndihmë të Kosovës, në procesin e njohjeve nga vende që ende se kanë bërë atë dhe sidomos të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Zoti Basha i uroi mirëseardhjen në  Tiranë Presidentit Thaci duke vlerësuar të gjithë aktivitetin e tij si drejtues i luftës çlirimtare, kryetar i opozitës dhe kryeministër gjatë tranzicionit  dhe ngritjes së shtetit të Kosovës, dhe sot si kreu I shtetit sovran të Kosovës.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi për PD në çdo kohë e në çdo pozitë është çështje identitare mbështetja dhe ndjeshmëria ndaj Kosovës. Ai e garantoi presidentin Thaçi se ndihma e mbështetja për Kosovën është e do të jetë e plotë dhe e parezervuar në çdo fushë, pa rënë në pozita paternaliste, në mbështetje reale dhe jo në zëvendësim të rolit të  institucioneve të Kosovës. Në këtë kuadër është e domosdoshme  të kemi qëndrime parimore dhe jo inferioriet në raportet me Serbinë, duke nxitur zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe duke kërkuar zgjidhjen e të gjitha cështjeve të tjera përmes dialogut Kosovë Serbi mbi baza reciprociteti.
Zoti Basha shprehu shqetësimin për një aktivizim të jo të mjaftueshëm të  diplomacisë së Tiranës në raport me nevojat e Kosovës, në fushën e aktivitetit diplomatik dhe theksoi se PD do të angazhohet për të nxitur rritjen e energjive dhe në qartësimin e sjelljeve diplomatike në raport me Kosovën e proceset ndërkombëtare që ajo përballet.
Një vend të veçantë në takim zuri dhe situata në Luginën e Preshevës, zoti Basha duke shprehur shqetësim mbi situatën e përkeqësuar të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, theksoi se është detyrim i dy shteteve tona, Shqipërisë e Kosovës, të japin të gjithë mbështetjen e duhur me vepra dhe jo me fjalë dhe të ndihmojnë në përmbudhjen e nevojave  dhe kërkesave legjitime të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.​


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 4 tetor 2016

 

Read More
04 Tet
0

Rama mbron Veliajn, pionierin e sjelljes në Shqipëri të mafias së plehrave

Edi Rama jo vetëm e merr në mbrojtje aferën e parë korruptive dhe kriminale me mafian e mbetjeve, sic është kjo e Erjon Veliajt në landfillin e Sharrës, por e shpall atë si model që do ta ndjekë në vazhdim.

Ndërkohë që nuk e lëshon partnerin e Veliajt në këtë aferë, kryetarin socialist të Peqinit, i shpallur në kërkim pas vdekjes së Arditit, Edi Rama shkon një shkallë më lart në mbrojtjen e këtij krimi, duke e cilësuar si sukses që duhet ndjekur.

Ky pra është modeli i maxhorances së sotme për trajtimin e plehrave në Shqiperi.

Kujtojme se sot u mbushen 50 ditë ditë që Erion Veliaj nuk i përgjigjet shkresës zyrtare të Prokurorisë dhe grupit të Keshilltareve Bashkiake të PD, për të dhënë informacion mbi mënyren si operonte firma ricikluese në Sharrë. Veliaj fsheh qëllimisht marreveshjen që ka lidhur me një kompani private, marrëveshje që krijoi në mes të Tiranes një ndermarrje skllaveruese, me kapitale publike, ku gjeti dhe vdekjen 17 vjecari Ardit Gjoklaj, dy muaj më parë.

Veliaj po mashtron publikisht dhe po përdor cdo mjet për të mbuluar fajesine e tij direkte në këtë afere korruptive me mafian e plehrave.

Edhe pse cështja është në hetim, tani në krah të Veliajt doli publikisht Edi Rama, i cili me qëndrimet e fundit i bën presion edhe drejtësisë, duke thënë se Sharra e krimit dhe e korrupsionit, Sharra e skllavërimit, dhe e shkeljes së cdo norme ligjore, është histori suksesi, model që duhet ta ndjekin të gjithë, pra kërkoi paprekshmëri, imunitet.

Edi Rama pro mbron kështu Veliajn që është flamurtari i maxhorances për bashkëpunimin me mafian e plehrave, për të bërë biznes me mbetjet. Në këtë aferë Veliaj ka shkelur ligjin e koncensioneve, kur vendosi pa procedurë konkurruese që mbetjet e Tiranes ti kalonin në pronësi për një shekull një firme private italiane te quajtur AGSM Holding Group. Ai shkeli ligjin për prokurimin publik kur vendosi ti jepte një operatori privat, pa procedure tenderuese, pastrimin e Kryeqytetit për 25 vitet e ardhshme. Ai ka shkelur nenin 33/3 të ligjit për pushtetin vendor kur vendosi që po kësaj firme ti akordonte cdo vit plot 5 milionë dollarë nga taksat e qytetarëve të Tiranës.

Të gjitha këto shkelje, të gjithë këfë aferë kriminale e korruptive Edi Rama e ka marrë në mbrojtje dhe e ka shpallur si model. Qytetarët po shohin dhe po kuptojnë se Edi Rama dhe Veliaj thjesht po instalojnë në vend mafian e plehrave. Dhe qytetarët do të dinë të reagojnë e ta ndalin këtë krim mbi jetën e mbi shëndetin e shqiptarëve.


Deklarata për mediat e këshilltarit të PD në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj, 4 Tetor 2016

 

Read More
03 Tet
0

17 miliardë lekë hidhen në shesh për tekat e interesat e Edi Ramës, Tirana çdo ditë në makthin e trafikut

Këshilltarët bashkiakë të PD në Bashkinë e Tiranës denoncuan sot aferën e Ramës dhe Veliajt me sheshin Skenderbej, që jo vetëm ka kosto të rëndë financiare, por po shkakton cdo ditë trafik të padurueshëm duke vështirësuar jetën e qytetarëve.

“Jemi këtu në sheshin Skënderbej, trafiku është shumë kaotik. Në dijeninë tonë deri tani është projektuar të shpenzohen në këtë shesh, 12 milion euro ose 17 miliard lekë, për të ndërtuar dicka e cila nuk ka vlerë për qytetarët. Cfarë përfitojnë qytetarët nga 12 milion euro, ose 17 miliard lekë, të shpenzuara në sheshin Skënderbej? Asgjë, kjo është vetëm një kapricio e Edi Ramës. Në kushtet kur varfëria bëhet gjithmonë e më e madhe, në kushtet kur qytetarë që kanë biznese ankohen për taksa të larta, në kushtet kur cmimet rriten, rriten tarifat, kur gjithçka shkon keq e më keq, qeverisja lokale dhe ajo qendrore ka zgjedhur t’i  stresojë edhe më shumë banorët me një trafik kaotik. Cfarë mund të kishte bërë pushteti me këto para? Pushteti me këto para mund të kishte paguar pensionet e qytetarëve. 12 milion euro janë rreth 200 mijë pensione fshati, rreth 110 mijë pensione qyteti, 75 mijë qytetarë mund të kishin marrë  pagën minimale me atë buxhet që shikoni atje, i cili nuk do ti sjellë qytetit asgjë. Kjo pra është ajo që ky pushtet ju ofron . Për cfarë i shpenzojnë paratë?  Për të përmbushur ambiciet, kapriciot dhe egot dhe interesat e tyre financiare personale, në një kohë që e gjithë Shqipëria po vuan”, deklaroi këshilltarja e PD, Reila Bozdo.


Denoncim i këshilltares së PD në Bashkinë e Tiranës, Reila Bozdo, 3 tetor 2016

Read More
03 Tet
0

Christopher R. Hill: PD nën drejtimin e Bashës  ka sjellë një mënyrë tjetër të të bërit politikë e cila do ta shtyjë vendin përpara

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim ambasadorin Christopher R. Hill. Ambasadori Hill ishte diplomati i parë amerikan rezident në vendin tonë pas rrëzimit të regjimit komunist. Zoti Basha shprehu mirënjohjen e madhe për ndihmën e jashtëzakonshme që ai dhe SHBA kanë dhënë për Shqipërinë në momente të rëndësishme të historisë së saj, siç ishin vitet ‘90 kur Shqipëria la pas të shkuarën komuniste dhe iu bashkua vendeve demokratike të botës.

Ambasadori Hill ka vlerësuar ndryshimet që kanë ndodhur në Shqipëri duke shprehur krenarinë që SHBA kanë qenë bashkudhëtare të Shqipërisë në këtë transformim të madh. Shqipëria, tha Hill i ka patur objektivat e qarta, anëtarësimin në NATO dhe në BE, ndërsa shprehu kënaqësinë që Partia Demokratike ndonëse në opozitë nuk resht së punuari për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europiane.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se pavarësia e Kosovës, anëtarësimi në NATO dhe shume arritje të tjera të Shqipërisë do të ishin e pamundur pa ndihmën e jashtëzakonshme të SHBA.
Një vend të veçantë në takim zuri situata politike në vend, krimi, korrupsioni dhe zgjedhjet.
Lideri i opozitës shprehu shqetësimin e rritjes dhe kultivimit të drogës, e cila është shtrirë në të gjithë vendin. Kjo është pasojë direkte e kriminalizimit të politikës dhe administratës.
Edi Rama promovoi në poste kyçe në administratë dhe futi në Kuvendin e Shqipërisë persona të dënuar për trafik droge, të cilëve edhe sot vazhdon t’u japë mbrojtje duke sfiduar haptas ligjin e dekriminalizimit i cili u mundësua me mbështetjen e madhe të SHBA.
Ambasadori Hill vlerësoi kontributin e zotit Basha në miratimin e këtij ligji ndërsa theksoi se kriminalizimi ka ndikuar negativisht në imazhin e Shqipërisë dhe është e pamundur që një vend të kërkojë të bëhet pjesë e Bashkimit Europian kur nuk ka një administratë dhe parlament të pastër.
Duke u ndalur tek zgjedhjet e përgjithshme parlamentare kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se ato janë të kërcënuara nga droga, krimi dhe paratë e korrupsionit, gjë që është faktuar edhe në zgjedhjet e fundit. Zoti Basha theksoi se ndonëse që në muajin maj Partia Demokratike ka propozuar ndryshime në Kodin Zgjedhor për të garantuar lirinë e votës, deri tani maxhoranca ka heshtur.
Reforma, theksoi zoti Basha, u vonua qëllimisht, për të pamundësuar votimin elektronik i cili do t’i priste rrugën shitblerjes së votës. Shumë të rëndësishme e konsideroi kryetari i Partisë Demokratike çështjen e financimit të partive, ku PD ka propozuar kriminalizimin e donacioneve private dhe financimit 100% nga buxheti i shtetit si dhe auditimin e plotë e të besueshëm të financimit dhe shpenzimeve të partive politike.
Shqipëria ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm për demokracinë dhe shtetin ligjor, theksoi zoti Basha. Ambasadori Christopher R. Hill duke vlerësuar lidershipin e zotit Basha dhe rolin e  Partisë Demokratike në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, theksoi se PD me zotin Basha në krye ka sjellë një mënyrë tjetër të të bërit politikë e cila do ta shtyjë vendin përpara.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 3 tetor 2016

 

Read More
02 Tet
0

Mbetjet e Durrësit ulërasin, Rama kërkon të sjellë dhe plehrat e Europës

Të rinjtë demokratë dhe kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, denoncuan sot pasdite stokun e madh të mbetjeve 2 kilometra larg qytetit të Durrësit në Porto Romano. Male me plehra që dëshmojnë jo vetëm faktin se qeveria sot nuk trajton mbeturinat e vendit, ndërkohë që kërkon të importojë nga jashtë, por më e rënda, ato edhe digjen jashtë çdo kriteri ligjor e ambjental duke u kthyer në rrezik të madh për jetën.

“Këtu jemi së bashku me 150 të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, që në fund të trajnimit të tyre, erdhëm për të treguar situatën nga afër për ndotjen dhe trajtimin e mbetjeve të Durrësit. Erdhëm këtu për të treguar që qeveria në vend që të mendojë për mbetjet dhe plehrat e botës, të mendojë për plehrat këtu. Këtu jemi në fund të autostratës së parkut industrial e cila përfundon në një vend depozitimi plehrash. Për fat të keq, qeveria nuk ka asnjë zgjidhje, as për plehrat e Durrësit dhe s’mund të pranohet që të sjellësh plehrat e botës kur ti nuk merresh me plehrat e tua. Kemi të bëjmë me shkelje ligjore nga qeveria qendrore dhe vendore dhe i njëjti kryebashkiak prej 10 vitesh nuk e vë ujin në zjarr. Kemi një qeveri që mendon që të pakësojë plehrat e botës por jo ato të Durrësit, po digjen duke shkelur ligjit dhe kjo djegie 2 kilometra larg Durrësit mund ti shkaktojë kancer qytetarëve të Durrësit”, deklaroi Malltezi.

Duke u ndalur tek gjoja garancitë që ofron Edi Rama, kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, shtoi se: “Duhet të kesh një guxim prej të marri që të thuash që në Shqipëri nuk do hyjë asnjë mbetje e rrezikshme ndërkohë që përditë nga Shqipëria dalin qindra kilogramë drogë, duke përfshirë edhe ditën e djeshme nga Kepi i Rodonit 530 kg drogë. Shteti nuk dinte gjë. Edhe këtu pranë u ndërtua një pistë avionësh droge 1800 metra dhe shteti sërish nuk dinte gjë. Avionët e drogës po bien nga pesha e madhe e drogës dhe shteti ne kërkon të na japë garanci që nuk do hyjë asnjë kilogram mbetje e rrezikshme që mund ti shkaktojë kancer qytetarëve. Këto janë qesharake dhe erdhëm këtu për ta bërë prezent për të gjithë të rinjtë e Shqipërisë”.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 2 Tetor 2016

Read More
02 Tet
0

Akademia Politike, modeli i të rinjve demokratë për të kthyer shpresën

Akademia politike zhvilloi sot ditën e tretë të trajnimit të të rinjve demokratë duke u fokusuar në modelet e reja të angazhimit politik, dhe të diskutimit të temave të rëndësishme si emigrimi i të rinjve dhe rritjen e besimit të tyre tek politika.

Dy eskpertët e huaj, z Bjorte Tora dhe Jochen Konig ndanë me të rinjtë modelet më të njohura ndërkombëtare të hartimit të programeve politike si dhe të rritjes efikase të komunikimit. Të rinjtë demokratë diskutuan mbi prezantimet e programeve, organizimin e debateve, çfarë e bën tërheqëse markën e partisë si dhe qasjen e të rinjve ndaj votimit. Eskpertet u ndalen tek konceptet mbi politikën dhe angazhimin politik duke u fokusuar tek lidershipi dhe vendimarrja.

Gjatë pasdites, të rinjtë diskutuan për çështje aktuale duke nisur me rritjen e anëtarësimit të të rinjve në forum. Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi dhe deputeti Gent Strazimiri ndanë mendime për të rritur angazimin e tyre. Sekretarja e Marrrëdhënieve me Publikun, Grida Duma foli me të rinjtë mbi ndryshimin e politikës duke u fokusuar tek politika në ditët e sotme ku presioni mbi të është rritur për shkak të grupeve të interesit apo edhe për përgjegjësitë që të rinjtë duhet të ndërmarrin në politikë.

Deputeti Luçiano Boçi dhe Sekretari Ervin Salianji folën mbi plagen e emigracionit te të rinjte. Z.Boçi analizoi disa prej shkaqeve dhe politikave të qeverisë që kanë detyruar një numër të madh të të rinjve të largohen masivisht nga Shqipëria. Nga ana e tij, z.Salianji u shpreh e situata është dëshpëruese dhe nuk flitet më për “brain gain”, pra për tërheqjen e të gjithë të mirëve në Shqipëri, ndërsa sot ndodhemi në situatën e “brain drain”. Bashkëfolësit kërkuan mendime nga të rinjtë mbi përballjen me këtë situatë dhe njohjen e qytetarëve për modelin e Partisë Demokratike, modelin e aleancës me qytetarin dhe jo me krimin e drogën.

Sot ishte dita e fundit e Akademisë Politike në qytetin e Durrësit. Krahas trajnimit, të rinjtë e Partisë Demokratike patën rastin të jenë pjesë e aktiviteteve sociale duke takuar dhe njohur personazhe të jetës publike dhe politikanë të Partisë Demokratike gjatë mbrëmjeve të organizuara nga Fondacioni për Liri dhe Demokraci. Drejtori i FLD-së, Akil Kraja u shpreh se qëllimi i Akademisë Politike ishte edhe njohja e të rinjve me historinë e Partisë Demokratike dhe vlerave më të mira të së djathtës. Në fund të Akademisë, të rinjtë u nisën drejt zonës së Porto Romanos, pranë Universitetit të Durrësit, për të protestuar kundër ndotjes që qytetit dhe ligjit për importin e plehrave.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 2 Tetor 2016

Read More
02 Tet
0

Edi Rama ka tradhtuar shqiptarët, duke shkelur çdo premtim me të cilin ju mori votën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dëgjoi dhe bashkëbisedoi me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Vaun e e Dejës. Duke u ndalur në situatën e rëndë ekonomike që po kalon vendi, zoti Basha tha se Edi Rama  është shkaktari i kësaj situate për shkak të keqqeverjes, mosmbajtjes së asnjë premtimi, krimit dhe korrupsionit. Sot, Edi Rama është tradhtari më i madh i shqiptarëve, të cilëve iu mori votën duke premtuar punësim, shëndetësi falas, ulje taksash dhe bëri të kundërtën duke detyruar mijëra shqiptarë të emigrojnë dhe duke i skallëvuar qindra të tjerë në parcelat e hashashit.

“A ka njeri që i ka tradhtuar më shumë shqiptarët sesa Edi Rama që u premtoi 300 mijë vende pune  dhe i nisi 200 mijë refugjat? A ka njeri që i ka tradhtuar më shumë shqiptarët se sa Edi Rama që u mori votën për shëndetësi falas dhe e ka katandisur shëndetësinë në gjendje mesjetare? Sepse milionat që duhet të shkojnë për përmirsimin e shërbimit të materniteteve, për ilaçet më bazike, për oksigjenin, i merr Vilma Nushi  dhe i ndan në fshehtësi me Edi Ramën dhe me shpurën e tij të korruptuar. A ka tradhti më të madhe se sa të vish në pushtet duke përdorur si kalë beteje  ndalimin e  importit të mbetjeve dhe në momentin më të parë t’i kthesh kurrizin e të rikthesh mbetjet dhe ata që dje i quajte heronj  t’i quash sharlatanë. A ka tradhti më të madhe sesa t’i premtosh  popullit se do t’u ulen taksash  dhe tua rrisësh taksat? A ka tradhti më të madhe ndaj popullit  t’i premtosh se do përmirësosh qeverisjen dhe  t’i vesh kriminelët në qafë ? A ka tradhti më të madhe për popullin  se sa të marrësh milionat, miliardat e buxhetit që i vjel me taksat  e rritura, me faturat e rritura, ti marrësh të gjitha për vete dhe për një grusht biznesmenësh hajdut dhe popullin ta lësh para tre alternativave; varfëri absolute, burg ose emigracion. A ka tradhti më të madhe se sa të skllavërosh popullin tënd  me të keqen më të madhe që ka njohur ky vend, që ka njohur jo pak marrëzi, që është mbjellja, kultivimi dhe trafiku i drogës? “

Sot Edi Rama, theksoi lideri i opozitës nuk ka asnjë bilanc, asnjë premtim të mbajtur, ka veç keqqeverisje, varfëri dhe mjerim. Ndërsa po vjen përballja me qytetarët ai ka filluar sërish me mashtrimet e tij për tua hedhur shqiptarëve. Sot, nuk ka shqiptar që e beson më Edi Ramën dhe bandën e tij të hajdutëve në pushtet.

“Si ka mundësi në 3 vite 12 miliard euro i ka vjelë me taksa dhe jo vetëm nuk i rrit subvencionet po i përgjysmoi, dhe ato qe buxhetoi ia dha një grushti grumbulluesish  dhe importuesish të inputeve bujqësore. Sepse skema e kësaj qeverie ka qenë dhe është,  merrja shumicës dhe jepja pakicës.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 2 Tetor 2016

Read More
02 Tet
0

Gratë dhe nënat duhet të ngrihen kundër drogës dhe plehrave

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë ka nisur debatin publik për sensibilizimin e grave dhe vajzave për rrezikun e importit të plehrave. Kryetarja e LDGSH, deputetja Albana Vokshi gjatë takimeve në Krujë tha se gratë dhe nënat duhet të ndalojnë planet e Edi Ramës për t’iu cuar në prag të shtëpisë; plehrat dhe drogën.

“Rritja e numrit të grave të prekura nga tumoret në Krujë për shkak të ndotjes nga plehrat është tronditëse. Rama i kapur nga mafia votoi ligjin për importin e mbetjeve të rrezikshme. Shqipëria e mbushur me drogë dhe plehra përbën rrezik për demokacinë dhe jeten. PD dorëzoi në Parlament firmat për referendum për t’i thënë ‘Jo’ hyrjes në Shqipëri të mbetjeve të rrezikshme. Duhet t’i shpjegojmë qytetarëve rrezikun e importit të plehrave dhe mbjelljes së drogës që këtu në Krujë e gjen edhe në oborret e shtëpive. Të bisedojmë me gratë, me nënat për të mos lejuar vrasjen e fëmijëve tanë dhe shkatërrimin e rendit shoqëror” – deklaroi Vokshi .

Ndërkohë edhe përfaqësuesja e lartë e Forumit të Gruas në Partitë Popullore Europiane znj. Hillie van de Streek e quajti cinike stimulimin e mbjelljes së hashashit dhe propogandën e qeverisë për importin e plehrave.

Hillie van de Streek tha se: Qeveria po tregon paaftësi për të menaxhuar territorin. Eshtë cinike stimulimi që i bën qeveria juaj mbjelljes së hashashit dhe legalizimit të importit te plehrave. Ajo nuk po e bën detyrën e saj dhe ju duhet t’i kërkoni llogari se pse po e vonon integrimin e vendit në BE. Ju thatë se në Krujë shkaqet kryesore të rritjes së numrit të grave me tumor janë mbetjet dhe ju duhet ta adresoni këtë kërcënim serioz për jetët tuaja. Forumi i Gruas së Partive Popullore Europiane mbështet dhe përgëzon Kryetaren e Lidhjes Demokratike të Gruas, znj. Albana Vokshi për ‘një axhendë rajonale për te drejtat e grave’ . Ju duhet të aktivizoheni për të ushtruar presion te qeveria për të ndryshuar gjendjen e grave.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 2 Tetor 2016

Read More