Blog

29 Sht
0

Plehrat dhe kanabisi, të vetme suksese të qeverisë

Vitin e kaluar ne nje analize revista ekonomike Monitor e quajti qeverine Donkishoteske dhe vizionarin e reformatorin kryeminister nje Don Kishot te vertete qe vazhdon “ me idealet dhe betejat e drejta kunder padrejtesive qe vetem ajo di t’i kuptoje!

I veteshpalluri kalores ne keto beteja dhe heroizma per drejtesine, ka me vete dhe Sanco Pancon e tij, i cili edhe pse e di qe Kaloresi vuan nga iluzionet dhe alucinacionet e bardha, e ka mbathur gomarin per t’i ardhur pas!

E kush nuk e mban mend Sanco Pancon ne betejen me bizneset e lojerave te fatit? A mund te me thote kush sot cfare ndodhi me keto mullinj ere? A u mbyllen? A u zhvendosen ne periferite e qyteteve? Ata burrat qe linin shtepite ne baste e kazino a hoqen dore? Apo thjesht u futen ne doren financuese te fushatave elektorale mavi?

Por akoma me komike ishte beteja e dyte, ku Don Kishoti doli bashke me Sanco Pancon, ajo me kanabisin! E ku ta dinte idealisti i qeverise qe Sanco Panco edhe gomarin e tij e kishte dhene per te trafikuar hashash! Mori flamurin e betejes ne Lazarat aty ku policet e tij luanin kalceto dhe betoheshin se nuk kishin pare hashash, madje dhe garantonin se nuk kishte hashash!

Ju kujtohet cfare ka ndodhur ne te nentat e rilindjes , dmth ne muajin e 9 qeverises te saj?

Një avion mushkonje i narkotrafikut të  u ul në mes të plazhit dhe pushuesve në Divjakë dhe sigurisht mushkonja e kësaj maxhorance, po të mos kishte thyer këmbën dhe ngecur në rërë, do  te kishte bërë linjën e radhës me afro gjysëm toni marijuanë.

Dëgjuam pjesë nga skenarët e filmave të realizmit socialist të kryeministrit me “Radio-Loja”, me konspiracione të tilla që thua paska dhe shqiptarë dhe italianë qe preferojnë të bëjnë 10 deri në 20 vite burg për inat të kryeministrit.

Edhe me ato skenare nuk u kuptua sesi Rama u hodh nga fiku I superoperacionit policor që arrestoi trafikantet tek ftoi I fjalimit të tipit “Të shoh në sy” të një filmi për të sajuar dhe ngecur në grykë opozites superoperacionin policor të imagjinatës së tij të hedhur tek ciu ciu I “tëitter”.

Nuk kishte kaluar asnjë muaj nga deklarata e  Prokurorit të Antimafias së Leçes, se Otranto është kthyer në autosdratë të drogës ku ndezur jane vetem semaforet jeshil per trafikantet, kurnjë tjetër prokuror në Zvicër, e quante Shqipërine si një Kolumbi Europiane. Por as Don Kishoti, e as Sanco Panco  nuk reaguan, por moren flamurin e betejes per te kthyer opinionin nga avioni mushkonje i droges qe ju mbeti ne Divjake tek kultivuesit ne Lazarat.

U gjet grupi armiqsor i pushtetit popullor!  Pikerisht aty ku strehohej dhe i mbylleshin dosjet djalit te deputes se PS, ishte baza e kulakeve te PD! Nje histori suksesi  tha Sanco Panco por qe ne vend te hiqte dhe pastronte masen e  kancerit te kanabisit, futi metastazat te gjelberonin te gjithe vendin, duke kenduar kengen partizane  : malet me blerim mbuluar.. Eshte e vertete qe jane korrur qindra mijera bime kanabis, te pakten keshtu i ka numeruar Sanco Panco… Por eshte po kaq e vertete sa policia nuk kishte asnje informacion edhe pse jane dashur dhjetera mijera punetore, shumica  te papune, te mjere qe t’i mbjellin e kultivojne!

Eshte po kaq e vertete edhe qe identifikimi i ketyre parcelave ka ardhur nga Guardia di Finanza italiane qe mbikqyr hapesiren ajrore per lokalizimin e bimeve te kanabisit, marreveshje qe nuk eshte bere dhe nuk ka fare te beje me kete qeveri DonKishoteske!

Po kaq e vertete eshte qe edhe pse me foto e harta te qarta, gjithnje gjenden ato parcela per te cilat nuk eshte paguar taksa 30 % te Sanco Panco apo Don Kishoti, por  jo parcelat e shefave, drejtoreve, financueve, te miqve, klienteve apo te vete te Sanco Pancos apo te Don Kishotit.

Jane pikerisht keta taksapagues te rregullt te droges apo klientet, financuesit, shefat  e  drejtoret qe po ndertojne edhe aeroporte ne infrastrukturen e trafikut te droges dhe qe po thyejne edhe avionet ne mes nga tejpesha e mbiprodhimit!

Cetat e tyre te rojeve me kallashnikove jane te padukshem dhe te paprekshem nga ata qe shikojne vetem mullinjte e eres  me te ciletdhe luftojne  ! E vetmja fjali qe tha Don Kishoti nga kjo foltore ishte : ku e pe drogen ti, Flamur?

Ky Don Kishoti yne, ka dale edhe nga skenari i Sevantesit. Nuk eshte me ai Don Kishot, besnik, i ndershem dhe idealist qe bie viktime e budallallekut te vet!

Ky eshte edhe mosmirenjohes, edhe tradhetar.

Dhe e ka bere me shume se nje here me ata qe deri qershorin e 3 viteve me pare, u betohej se kishte gjetur formulen e lumturise dhe do i nxirrte nga erresira.

Dhe si bashkepunetore ne kete beteje te re ka emeruar te tjere Sanco Panco nga financuesit e tij.

Pasi ngriti nje kauze per rreziqet

shendetesore dhe mafioze qe sjell importi i plehrave, brenda 1 nate si ne diktature, futi e miratoi importin e plehrave.

Dhe per t’i bindur shqiptaret qe nuk ishte i njejti ligj per te cilin kishte dale me shpate vete me Sancot e gomeret e tyre,  ndryshoi emrin nga plehra ne mbetje , mbetje qe jane si gruri per miellin , apo vlere e shtuar e te dobishme… per ekonomine.. suksesi I se ciles jane importi i plehrave dhe eksporti masiv I kanabisit qe po mbyt Europen…..

Si nje frikacak qe nuk ka kellqe te perballet me problemet qe hap vete, shkon dhe fshihet te qeverisja Berisha, si ka bere gjithmone keto 3 vite.  A thua rrezikshmeria dhe faji per shendetin e shqiptareve nuk qendron te ligji qe ky zoteria miratoi pa asnje diskutim e transparence, por tek ligji i qeverisjes demokrate qe deshen shqiptaret dhe e ndaluan!

Ka gati nje jave qe lotet e krokodilit nuk

i derdh per bizneset e plehrave te cilat i viziton si Turist I plehrave duke u  qare hallin se rrezikojne te mbyllen, a thua ua ka qare hallin ndonjerit nga mijera bizneseve qe jane mbyllur per shkak te politikave te tij fiskale te deshtuara ne keto 3 vjet ! Apo atyre dhjetera mijerave qe u hodhen ne rruge te papune, atyre qindra mijerave te mjereve qe gdhihen e ngrysen pa vene gjum ne sy nga barkubosh apo turpi qe skane nje cope buke per femijet.

Jo larg, por ne 20 tetor 2015….. Banka Botërore raporton: Shqipëria në skamje, gjysma e popullsisë nuk mund të blejë një bukë ,  jetojne si ne epoken migjeniane , lajtmotivi  se ciles jane vargjet

 Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi.

Kafshatë që të mbet në fyt e të zë trishtimi….”

Mjerimi nuk është  figure letrare. Nuk eshte metaforë. nuk është as propagandë… as sajese e shkrimtareve…..

Mjerimi, ka veshur petkun njerëzor…per 31 % te shqiptareve… eshte skalitur ne ballin e tyre,,,, “Të mjerët” e Hygoit apo Zhan Val Zhani shqiptar  mund te vjedhe një bukë apo nje shishe qumesht per femijen, te prese ca dru pa leje per te mos ngrire ne dimrin e acarte, ti vere pa leje  kasolles nje cati qe shiu te mos e mbyse ne gjume,

packa se teshat apo minderi ku fle mund t’i kullojne nga shiu,  te lidhe dritat  qe femijet te mos lexojne nen driten e qiriut apo te lidhe aparatin me te cilin mund te marre fryme femija fatkeq qe vuan nga azma… ndersa Don Kishoti e Sanco Pancot e fusin ne burg Ai ka trajtën e njeriut të përvuajtur , e qindra mijera te mjereve qe jetojne ne skamje…

Z Kryeminister. A ke takuar ndonjehere ndonje te mjeruar? Le qe cpyes dhe une. Natyrisht jo, sepse I mjeruari as mund te qeshe me batutat e tua  e as mund te ngopet, as mund te ngrohet, e as mund te mbaje frymen gjalle me to… natyrisht. Nuk mund te te pyes dot a ke derdhur ndonje pike loti per ta, si po derdh per bizneset e mbetjeve apo plehrave se njelloj jane….? Smundesh, sepse mjerimi nuk t’i mbush llogarite bankare… plehrat po…..

Mjerimi , me fytyre te verdhe e  sy te  jeshilte te duhet vetem diten e zgjedhjeve, ta paguash me 2000 leke , per disa kafshata buke…keto tre vjet si kryeminister, ty  nuk ta kane pare syte mjerimin,  por as nuk ta ka treguar ceta me 40 hajdute….

 Sa reale tingellon dhe sot  poema e mjerimit e Migjenit

Por jo vetem. Edhe vargjet e Vaso Pashes :

Po sot shqypni me thuaj si je?

 Po sikur lisi i rrxuem perdhe…..

O moj shqypni e mjena shqypni,

 kush te ka qit me krye ne hi….

Te frikesuar, te genjyer e te mashtruar, te tradhetuar e te neperkembur, te goditur e te dhunuar, me lakun ne fyt, te cenuar e te cfilitur… te lenduar e te burgosur, te varferuar e te mjeruar, te turperuar e  te kercenuar, te blere e te manipuluar, te helmuar nga droga e plehrat , te vjedhur nga qeveria e zullumeve , e babezise, e krimit dhe korrupsionit, e fatkesesise, e faqes se zeze, dhe e cdo te zeze tjeter… le qe ska mbetur me… kjo e jona i ka te gjitha te zezat mbi krye…

E mjera Shqiperi…. qe pasi lengon nga dhimbja gjer ne palce, bie ne koma, pa fryme, por ende nuk ke mbaruar… ke shpresen per t’ u zgjuar, …

Qershori per te shpetuar nga vdekja..mavi…  seshte larg…..

Do ta mbyll me vargjet qe poeti i mjerimit dje dhe profeti i mjerimit sot mbylli Poemen e mjerimit:

Mjerimi sdon mshire. Por don vetem te drejt!

Mshire?bij bastard e eterve dinake…..

Mjerimi asht nje njolle  e pashlyeme

N balle te njerzimit qe kalon neper shekuj.

Dhe ket njolle kurr nuk asht e mundshme

Ta shlyejne pacavurat qe zune myk nder tempuj.

Kryeministrit , mjeshter te poshterimit dhe nenvleresimit te kujtdo,  dua t’I them nje thenie te nje shkrimtari e artisti libanez qe ka jetuar ne Neë York:

vetem njerezit e vegjel perpiqen te poshterojne dhe te ulin te tjeret…

kush nenvlereson, ka pak vlere…


Fjala në Kuvend e deputetes Liljana Elmazi, 29 Shtator 2016

Read More
29 Sht
0

Kërkesa për referendum, PD: Populli të vendosë për plehrat, jo qeveria

Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend, kërkesën e 28 deputetëve për mbajtjen e një referendum të përgjithshëm me pyetjen; A DUHET TË LEJOHET IMPORTI I MBETJEVE NË TERRITORIN E SHQIPËRISË?

Grupi Parlamentar i PD vlerëson se lejimi i importit të llojeve të caktuara të mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë, cenon interesin publik, për shkak se, rrezikon jetën dhe shëndetin e brezave të sotëm dhe të ardhshëm; krijon premisë të qartë të shfrytëzimit të këtij aktiviteti nga grupet kriminale ndërkombëtare të importimit të mbetjeve të rrezikshme; bie ndesh me prioritetet ekonomike kombëtare, si dhe me zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë. Ky fakt nënkupton se, lejimi ose jo i importimit të llojeve të caktuara të mbetjeve, është çështje me interes publik dhe për pasojë ajo konsiderohet një çështje me rëndësi të veçantë, në kuptim të nenit 150/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Ndaj, Partia Demokratike kërkon që ky vendim të mos i lihet qeverisë, por populli të thotë fjalën e tij përfundimtare për këtë çështje.

Bashkangjitur, kërkesa e plotë për referendumin e depozituar sot në Kuvend.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 29 shtator 2016

kerkesa per referendum

 

Read More
29 Sht
0

Shqipëria e mbuluar me plehra, Edi Rama kërkon të sjellë edhe plehrat e Europës

Male të mëdha me mbetje, me plehra, që ndosin zonën dhe e bëjnë të pamundur jetën aty afër, gjenden kudo në Shqipëri. Këto male me plehra rriten cdo ditë, sepse nuk përpunohen, nuk riciklohen. E megjithatë, Edi Rama ka vendosur që këto grumbuj të rrezikshëm me mbetje, ti shumëfishojë duke sjellur edhe nga Europa, gjoja për të mbajtur gjallë industrinë ricikluese. Ndërkohë, më shumë se 80 përqind e mbetjeve shqiptare nuk riciklohen. Partia Demokratike tregoi nga afër një sasi të madhe prej këtyre mbetjeve që kanë pushtuar një zonë fare pranë atraksionit turistik të Gjirit të Lalzit. Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, ishte në terren.

“Po sjellim sot vetëm një dëshmi se si malet me plehra kanë mbuluar Shqipërinë, se si plehrat që kryeministri i quan mall, që duhet ti marrë nga jashtë për shkak se nuk ka Shqipëria, për të mbajtur industrinë riciklues, ndodhen në çdo pjesë të vendit. Këtu jemi në Bizë, vetëm 500 metra larg resortit turistik që do të ndërtohej nga Fati Mitri i cili do të hapte 1200 vende të reja pune. Jemi vetëm 1 kilometër në vijë ajrore nga avioni i Guido Guidit i cili kishte ardhur për të transportuar drogë”, thotë Salianji duke treguar një mizori me mbetje e plehra.

“Droga dhe plehrat janë alternativa e Ramës për të mbuluar vendin. Kjo është Shqipëria e cila nuk ka kapacitet dhe nuk investohet për të ndarë në burim dhe për të ricikluar plehrat e veta, por sipas kryeministri këto plehra janë para, të cilat sot hidhen rrugëve sot, para të cilat kthehen në kancerogjene për banorët e zonës dhe në dëmtuese të mëdha jo vetëm të imazhit të Shqipërisë por të jetës së qytetarëve shqiptarë, të cilët janë të detyruar të bashkëjetojnë me këto male me plehra që ne do ti sjellim rast pas rasti, sepse në fakt kanë mbuluar Shqipërinë. Plehrat janë mall, thotë kryeministri. Po pse atehere plehrat, pra paratë, qytetarët dhe shtetet e Bashkimit Europian do ti sjellin në Shqipëri?! Në rast se janë para pse kompanitë ricikluese nuk investojnë dhe nuk i marrin plehrat për ti përpunuar në vendin e origjinës, aty ku duhet të përpunohen. Pse kryeministri dhe industritë ricikluese nuk investohen për të marrë këto male me plehra dhe për ti kthyer në para dhe vende pune për qytetarët shqiptarë?! Rezikshmëria e mbetjeve dhe plehrave do të jenë një katastrofë e madhe për Shqipërinë dhe është një akt antikombetar”, shprehet Ervin Salianji.


Njoftim për shtyp i Partise Demokratike, 29 Shtator 2016

Read More
28 Sht
0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike mbështet unanimisht kërkesën për Referendum. Qytetarët shqiptarë të vetmit që mund të vendosin për plehrat

Basha:  Rama drogoi Shqipërinë, tani do ta helmojë atë

Pyetje: Z.Basha cilat janë hapat që do të ndiqni për çështjen e importit të plehrave pas miratimit të ligjit?

Basha: Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka diskutuar sot me shqetësim të madh situatën e krijuar në vend pas kalimit të ligjit për importin e plehrave nga Edi Rama.

Së pari, kjo është një prerje në besë e qytetarëve shqiptarë të cilët kishin marrë të drejtën për të vendosur ata, as kjo qeveri, as ndonjë qeveri tjetër për çështjen e importit të plehrave.

Shkelja e premtimit dhe rikthimi i importit të plehrave është një aferë mafioze, korruptive. Është një aleancë e Edi Ramës me mafien ndërkombëtare të plehrave për të sjellë helme në Shqipëri dhe në këtë kuptim nuk ndryshon aspak nga aleanca e tij e shpallur botërisht me kartelin e drogës që ka mbuluar Shqipërinë me drogë.  Drogoi Shqipërinë, nuk i mjaftoi kjo, tani do të helmojë Shqipërinë.

E gjitha bëhet për milionat dhe miliardat e kësaj industrie. E gjitha bëhet për të forcuar modelin e tij, merri shumicës, jepja pakicës. Tani do ti marrë shëndetin shumicës së shqiptarëve, fëmijëve të tyre, do t’i helmojë me plehra. Do t’i japë një pakice që përfaqësojnë mafien ndërkombëtare të plehrave miliardat të cilat pastaj i përdor për të forcuar këtë model, të grabitjes së shumicës dhe majmjes së pakicës përmes blerjes së votave.

E gjitha njësoj si skema e drogës edhe skema e plehrave është në funksion të shkatërrimit të sistemit demokratik në vend, shkatërrimit të zgjedhjeve, shkatërrimit të përfaqësimit të qytetarëve, blerjes dhe skllavërimit të vullnetit të qytetarit. Me 20 mijë lekë siç e patë në Dibër, me kërcënime, me presione, me drogë, tani edhe me helme.

Kjo është një skemë e qartë të cilës duhet dhe do ti kundërvihemi bashkërisht të gjithë qytetarët shqiptarë dhe në këtë përpjekje opozita, Partia Demokratike do të luajë rolin e saj duke përdorur të gjitha instrumentet që ka në dispozicion si një opozitë parlamentare.

Vendimi i parë është vendimi për të dërguar kërkesën në Kuvend nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike për një referendum me qëllim ndalimin e plotë të importit të plehrave. E kërkojmë këtë sepse vullneti popullor u mohua me pretekstin se ligji do të anulohej.

Ligji u anulua, referendumi u anulua si rezultat i anulimit të ligjit dhe sot qytetarët ndihen të tradhtuar, nuk kanë më zërin e tyre. Zërin e tyre e ka zëvendësuar Edi Rama me një tufë mafiozësh të plehrave të cilët duan të sjellin helmet këtu.

Ndaj e para është rikthimi i zërit të qytetarëve dhe jo vetëm për çështjen e plehrave. Kjo parti është krijuar dhe ekziston për t’i dhënë zë qytetarëve.

Ndaj qëndrimi ynë është referendum për çështjen e plehrave.

Në këtë referendum PD vjen me një propozim të qartë, zero import plehrash. Dhe këtu ka nevojë për t’iu shpjeguar qytetarëve shqiptarë përse ky qëndrim.

Së pari, sepse rrethanat e sotme diktojnë një qëndrim absolut. Njësoj siç bëmë moratoriumin e mjeteve lundruese kur ishim në qeveri dhe ndaluam trafikun e qenieve njerëzore, reduktuam pothuajse në zero trafikun e lëndëve narkotike. Benefitet i panë shqiptarët. Anëtarësimi në NATO, lëvizja pa viza e qytetarëve shqiptarë, ishin përftime të drejtpërdrejta të qytetarëve shqiptarë edhe pse vendimi ishte një vendim i fortë, kundër një aktiviteti kriminal dhe absolutisht i justifikuar. Dhe sot ky është një vendim plotësisht i justifikuar edhe sa i përket vizionit tonë për zhvillimin e ekonomisë, ku turizmi, bujqësia, agrobiznesi janë ndër shtyllat më kryesore të zhvillimit ekonomik.

Edhe sa i përket realitetit ku qeveria nuk kontrollon dot ushqimin, dyert e doganave dhe portet e shqiptarëve janë të hapura për krimin, për armë, për drogë, ku ndërtohen pista për avionë. Edhe në qoftë se nuk do ta paragjykonim Edi Ramën si ryshfetmarrësin e mafies ndërkombëtare të plehrave për të sjellë helmet në Shqipëri, si do t’i besonim këtij njeriu që nuk kontrollon dot ndërtimin e pistave ajrore për drogën, mos futjen e helmeve me pretekstin e këtij ligji?!

Dhe së treti, për sa i përket industrisë ricikluese që po e përdorin mish për top. Pasi e falimentuan, pasi e goditën, pasi e gjobitën, pasi iu morën biznesin shumë prej tyre tani po e përdorin si gjoja arsyeja për këtë ligj. Industria ricikluese ka një punë të madhe për të bërë në Shqipëri para se t’i drejtohet mbetjeve të Europës, plehrave të Europës dhe me pretekstin e tyre,  shqiptarët të hanë helmet e Europës.

Ja ku e keni vendimin e qeverisë, disa prej mediave e kanë nxjerrë. Me 3 gusht, një muaj e gjysëm përpara, vetë qeveria e Edi Ramës thotë: “Mendojmë se përpara se të hapen mundësi për importim mbetjesh duhet të shihet mundësia për rritjen e eficencës dhe sasisë së ricikluar në tregun vendas. Deri tani nga të dhënat rezulton se në Shqipëri gjenerohen 386 milionë e  728 mijë e 650 kg mbetje në vit, nga të cilat 17 për qind e tyre riciklohet”. 83 për qind e mbetjeve, thotë vendimi i qeverisë është ende në treg e paprekur nga kompanitë e riciklimit.

Riciklimi i mbetjeve shqiptare, është në radhë të parë, një potencial i madh për industrinë ricikluese shqiptare dhe së dyti është një përfitim i drejtpërdrejt i Shqipërisë e cila sot është edhe më e ndotur se dje.

Lumenjtë tanë janë më të ndotur se dje, qytetet tona janë më të ndotura se dje, për fshatrat tona nuk kujtohet më njeri se ndarja administrative tani i ka zeruar, i ka hequr nga vëmendja e pushtetit lokal që ka më pak fonde se sa dje për t’u marrë me plehrat.

Ja pra ku e ke interesin publik, riciklojmë mbetjet shqiptare, të pastrojmë Shqipërinë dhe këtu Partia Demokratike ka një program të qartë për ta mbështetur me akte ligjore dhe me financim me ardhjen e saj në qeveri.

Nuk qëndron preteksti se kjo bëhet për industrinë e riciklimit. Industria e riciklimit nuk ka bërë akoma as 17 për qind të punës me mbetjet shqiptare, ka 83 për qind të punës për të bërë. Ndërkohë, ky është një pretekst për të sjellë helme në Shqipëri.

Ndaj kërkesa jonë për referendum ka  mbështetjen unanime të Grupit Parlamentar , do t’i parashtrohet Kuvendit në kohën më të shkurtër me qëllim që qytetarëve shqiptarëve t’iu kthehet zëri dhe vendimmarrja.

Ky është një vendim që nuk mund ta marrë asnjë qeveri, asnjë legjislativ, iu takon qytetarëve shqiptarë. Partia Demokratike dhe unë, jemi këtu për t’u garantuar qytetarët shqiptarë se për këtë çështje do të vendosin ata dhe vetëm ata.

Pyetje: A keni marrë kritika në grup, z. Basha mbi qëndrimin tuaj për mbetjet? I referohem këtu z.Bode, z. Patozi, z. Selami.

Basha: Jo e keni gabim, ne patëm debat. Siç kemi gjithmonë debat. Sepse përndryshe ajo kthehet në recitim të kryetarit. Nuk ka recitim, patëm një debat, një diskutim dhe një vendim unanim, siç janë të gjitha vendimet tona pasi bëhet debati, merret unanimisht vendimi. Kemi një vendim unanim, pa asnjë votë kundër. Të gjithë të bindur se kjo në radhë të parë është një kauzë qytetare, në radhë të dytë për Partinë Demokratike është kauza me të cilën ka lindur, t’i japë zë qytetarëve. Jo vetëm grupeve të interesit, por  qytetarëve shqiptarë të cilët sot janë të mendimit që duhet dhe  mund dhe do të vendosin për çështjen e plehrave dhe askush tjetër.

Pyetje: Çfarë roli do të keni ne protestën e së shtunës?

Basha: Ne mbështesim plotësisht protestën e thirrur nga Aleanca Kundër Importit të Plehrave, nga shoqëria civile. Me shumë prej protagonistëve mund të kemi patur e mund të kemi akoma diferenca opinionesh për çështje të ndryshme, por për këtë çështje kanë dhe do të kenë mbështetjen tonë të plotë.

Pyetje: Z. Basha, ka ndryshuar vizion Partia Demokratike për mbetjet, i referohem këtu një ligji që ishte miratuar qeveria “Berisha” dhe ju sot dilni disi kundër asaj që është miratuar?

Basha: Unë nuk dal disi kundër, unë dal totalisht kundër. Kundër ligjit që u miratua në vitin 2011. E kam shpjeguar këtë para disa ditësh dhe më vjen mirë që më jepni mundësinë ta përsëris.

Së pari njëherë është reflektim i  imi personal, por edhe i shumë demokratëve për t’i parë qytetarët shqiptarë në sy dhe për të pranuar vendime të gabuara. Vendime të cilët janë marrë shpeshherë edhe nën presionin e grupeve të interesit, por kanë cenuar interesin e përgjithshëm qytetar.

Thënë kjo nuk mendoj se vendimi apo ligji i 2011-ës bie në këtë kategori. Ne e morëm këtë vendim pasi certifikuam Shqipërinë si vend të sigurtë për tu futur në NATO, pasi portet , aeroportet policia shqiptare u certifikuan nga BE dhe morëm lëvizjen e lirë.

E morëm për të disiplinuar importimin e plehrave sepse u sinjalizuam se filluan të vijnë në Shqipëri mbetje të rrezikshme.

U përballëm me një vullnet qytetar, të cilin e respektuam dhe më 22 dhjetor referendumi do të vendoste. Pra ne e respektuam,  nuk e dhunuam. E respektuam këtë vullnet qytetar.

Sot jemi në kushte të tjera. Sot Shqipëria nuk është më vend i sigurte. Madje ka vende të cilat po e heqin nga lista e vendeve të sigurta dhe për çështje azili. Pse?! Sepse  droga është sheshit, krimi është sheshit, krimi komandon policinë, kap për xhakete kryeministrin, ha drekë me kryeministrin, sa në Tiranë sa në Durrës, sa në Dhërmi.  Vjedh zgjedhjet, ndërton pista avionësh droge, helmon ushqime, helmon mishin me të cilin ushqehen shqiptarët.

Kjo nuk është Shqipëria që garanton njësoj si dje apo më mirë sigurinë e kufijve. Kjo është një Shqipëri e shpartalluar nga karteli i drogës dhe i korrupsionit dhe këtu padyshim që kemi të bëjmë me një situatë, rrethanat e të cilës janë krejtësisht të ndryshme.

Por dhe po të mos ishin, edhe në qoftë se Shqipëria do të ishte po aq e sigurtë, qëndrimi parimor i kësaj partie, i imi si kryetar i saj,  është: zëri i qytetarëve.  Demokracia është demokraci e qytetarëve, jo e grupeve të interesit. Grupet e interesit kanë axhendën e tyre siç e kanë dhe partitë politike.

Por kjo parti politike, ta di çdo shqiptar, sot e tutje, nuk vendos asnjë grup interesi asnjë axhendë të interesave të veçanta mbi interesin publik që përfaqësohet vetëm dhe vetëm nga një entitet: qytetari shqiptar. Të dëgjojmë zërin e qytetarit shqiptar për importin e mbetjeve.


Prononcimi i plotë i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, 28 Shtator 2016

 

Read More
28 Sht
0

Pamjet me drogë nga helikopterët e Mimit hedhin poshtë deklaratat e Ramës

Pa dashje, Mimi Kodheli ka hedhur poshtë deklaratat e Edi Ramës se në Shqipëri nuk ka drogë.

Ajo ka ftuar gazetarë të televizioneve për të ndjekur një stërvitje ushtarake në Bize të Martaneshit, dhe sapo helikopteri është ngritur, para përfaqësuesve të medias janë shfaqur parcelat me kanabis anekënd malësisë së Tiranës.

Këto janë provat e fundit me pamje, me video, e me foto, që kanabisi ka pushtuar vendin.

Mjafton një ngritje rutinë në ajër, për të parë si lulëzon alternativa e Edi Ramës për vendin, droga.

Pamjet e filmuara janë publikuar në media, e megjithatë, sërish Edi Rama e mohon, thotë se nuk ka drogë.

Droga ka pushtuar vendin, ka zënë shtëpitë, magazinat, trafikohet nga toka, ajri, nga deti, mediat italiane dhe më gjërë raportojnë cdo ditë për këtë alarm që sjell kanabisi shqiptar, ndërsa Edi Rama thotë se Shqipëria është e pastër.

Shqiptarët e dinë se droga i ka rrënjët në qeveri.

Shqiptarët e dinë se droga po rrënon vendin, po sjell krime dhe vrasje, dhe po pasuron një grusht trafikantësh dhe qeveritarët e lidhur me ta.

Droga dhe plehrat janë alternativa e vetme e Edi Ramës për Shqipërinë.

Ndaj dhe Shqipëria pa Edi Ramën është një Shqipëri pa plehra dhe pa drogë.


Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeleid Alibeaj, 28 shtator 2016

Read More
27 Sht
0

Zgjedhjet dhe stabiliteti ne rrezik nga droga, krimi dhe korrupsioni

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim  Zv Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Sundimit të Ligjit dhe Trafikut Ndërkombëtar të Narkotikëve,  Aleksander Arvizu, i cili shoqërohej nga Ambasadori Donald Lu.

Droga, dekriminalizimi, korrupsioni dhe  zgjedhjet  ishin në qender të këtij takimi.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndau me bashkëbiseduesit shqetësimin për rritjen e kultivimit dhe trafikimit të drogës me shtrirje në të gjithë territorin e vendit. Partnerët kanë bllokuar deri tani në kufijtë e tyre sasi rekord droge të ardhura nga Shqipëria.  Transporti i drogës po kryehet nga toka, ajri dhe detit, tha zoti Basha, duke sjellë në vëmendje trafikun me skafe dhe me avion.

Rasti i fundit, ku për t’i shërbyer trafikut të drogës ishte ndërtuar edhe një pistë ajrore, tregon se trafiku me avion është një mënyrë e preferuar nga trafikantët. Kjo shtrirje masive dhe në sasi e kultivimit të kanabisit, lehtësitë e kalimit të saj nga territori i Shqipërisë do të ishin të pamundura, tha zoti Basha, pa bashkëpunimin dhe  mbrojtjen e strukturave të veçanta të Policisë së Shtetit dhe drejtuesve politik të saj. Rast flagrant është së fundmi dhe ndalimi me kokainë i vëllait të shefit të Komisariatit të Dibrës, Robert Aga, ndersa ai vetë është nën akuzë për mbrojtjen e parcelave me hashash në Dibër. Zgjedhjet në Dibër, theksoi kryetari i Partisë Demokratike, janë shembull i impakti të drogës në zgjedhje.  Rreziku që sjell me vete droga  është kriminalizimi i shoqërisë, ekonomisë dhe politikës.

Lideri i opozitës theksoi se kthimi i Shqipërisë në hambar droge është pasojë direkte e kriminalizimit të politikës dhe administratës. Edi Rama promovoi në poste kyçe në administrate dhe futi në Kuvendin e Shqipërisë persona të dënuar për trafik droge, të cilëve edhe sot vazhdon t’u japë mbrojtje duke sfiduar haptas ligjin e dekriminalizimit i cili nuk po zbatohet.  Siç u pa dhe në zgjedhjet e Dibrës, këta persona po angazhohen në procese elektorale dhe po mbrohen nga kryeministri për t’i përdorur në zgjedhjet e 2017 duke sjellë disa shembuj si rasti i Elvis Roshit, Artur Bushit, Artur Bardhit të cilët vazhdojnë të mbajnë postin e kryebashkiakut në thyerje të dispozitave të ligjit të dekriminalizimit apo Armando Prengës dhe Arben Ndokës.

Një tjetër shqetësim që zoti Basha ndau me zyrtarët e lartë amerikanë ishte korrupsioni i paprecedent në 25 vite demokraci. Koncesione dhe tendera që jepen pa garë dhe në fondet limit duke injoruar ofertat më të ulta,  me përfitues vetëm një grusht njerëzish të lidhur miqësisht dhe politikisht me Edi Ramën.

Dibra është shembulli i qartë se cili është rreziku që u vjen zgjedhjeve, nga droga, krimi dhe paratë e korrupsionit. Reforma, theksoi zoti Basha, u vonua qëllimisht, për të pamundësuar votimin elektronik i cili do t’i priste rrugën shitblerjes së votës. Shumë të rëndësishme e konsideroi kryetari i Partisë Demokratike cështjen e financimit të partive, ku PD ka propozuar kriminalizimin e donacioneve private dhe  financimit 100% nga buxheti i shtetit si dhe auditimin e plotë e të besueshëm të financimit dhe shpenzimeve të partive politike.

Shqipëria ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm për demokracinë dhe shtetin ligjor theksoi zoti Basha, ndaj është koha për një reagim të fuqishëm publik dhe politik kundër këtij rreziku të qartë dhe të madh ndaj investimit të përbashkët për Shqipërinë demokratike, stabile dhe euroatlantike.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 27 Shtator 2016

Read More
27 Sht
0

Pas ligjit qëndron mafia e plehrave. Edi Rama do helmojë vendin, ta ndalim!

Kanë nisur të zbulohen arsyet e vërteta se pse Rama riktheu importin e mbetjeve.

Akoma pa hyrë në fuqi ky ligj, qeveria ka vrapuar të hapë tenderin dhe të japë koncesionin e parë për djegien e mbetjeve. Skandali thellohet kur zbulohet se kompania që ka fituar tenderin është regjistruar për këtë shërbim 15 ditë pas shpalljes së tenderit.

Më datë 13.07.2016 është hapur tenderi për dhënien me koncesion të ndërtimit dhe administrimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier.

Më datë 28.07. 2016 kompania fituese e tenderit “Integrated Technology Services” e regjistruar për aktivitet në fushen e Teknologjise së Informacionit papritur shton ne objektin e aktivitetit te saj edhe ndërtimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve me djegie (Incenerator) dhe landfille për përpunimin e mbetjeve urbane dhe të rrezikshme.

Me 15.09.2016 njoftohet se një bashkim operatorësh ndërmjet kësaj kompanie shqiptare “Integrated Technology Services”, me administrator dhe ortak të vetëm Klodian Zoto e njohur si kompani IT-e dhe shoqërisë italiane “Energy 2SRL” e specializuar në “green energy”, pa lidhje me riciklimin, kanë fituar garën për kontratën koncesionare me një afat 6 vjeçar.

Gjithçka është bërë në fshehtësi të plotë. Në errësirë të plotë, dhe me shpejtësi marramendese. Ky është interesi i Edi Ramës dhe jo kompanitë e riciklimit që i përdor për show.

Kjo është arsyeja e vetme, shpjegimi i vërtetë se pse Edi Rama tre vite më parë bëri të anulohej referendumi duke anuluar ligjin për mbetjet, dhe sot riktheu ligjin dhe anatemon kundershtaret e tij.

Dhe ky është vetëm fillimi i të tjera kontratave koncesionare për djegien e mbetjeve në Shqipëri.

Pyetjet që shtohen natyrshëm duke parë nxitimin e qeverisë për këtë koncesion pa u miratuar akoma ligji i mbetjeve, lidhen me mbetjet që do të digjen nga ky impiant dhe dhjetra të tjerë që parashikohen të ngrihen në Shqipëri.

A do të digjen në këto impiante mbetje, që do të importohen në Shqipëri?!

Me pretekstin e ligjit a do t’i hapë Edi Rama kufijtë, mafias se plehrave të rrezikshme ashtu siç bëri për baronët e drogës?!

Ky është shqetësimi i çdo shqiptari sot.

Padyshim që pas ligjit të plehrave qëndron kjo aferë dhe dhjetra të tjera. Pas drogës Edi Rama ka vendosur ti helmojë shqiptaret edhe me plehrat dhe mbetjet e rrezikshme te Europes.

Prandaj shkeli fjalen që ju dha qytetarëve. Prandaj i tradhetoi ashiqare 65 mije qytetaret qe firmosen per refendum.

Partia Demokratike është e vendosur në qëndrimin e saj kundër importit të mbetjeve dhe do të bëjë gjithçka për ndalimin e tyre.

Ne i bëjmë thirrje qytetarëve të bashkohen për ta ndaluar këtë projekt të Edi Ramës që do të ndosë Shqipërinë, do helmojë dhe do mbjellë sëmundje dhe vdekje në këtë vend.


Deklaratë e Sekretares së Marrdhënieve me Publikun, Grida Duma, 27 shtator 2016

Read More
27 Sht
0

Karteli i drogës së Dibrës, hetimet të shkojnë tek koka, tek Aga i Ramës

Karteli i drogës së Dibrës doli më në pah dy ditë më parë kur prokuroria ndaloi vëllain e shefit të komisariatit të Dibrës, Bert Aga, me një sasi droge të fortë, të llojit kokainë.

Ndërkohë që ai kapet me kokainë, vëllai po korr parcelat e veta me kanabis në Dibër dhe po ofron mbrojtjen e nevojshme për bandat e tjera që dhanë kontribut në zgjedhjet e 11 shtatorit.

Megjithë këto implikime të drejtpërdrejta në trafikun e drogës, Aga, ose agai i kanabisit në Dibër vazhdon të jetë në detyrë dhe ka mbështetjen e Tahirit dhe Edi Ramës.

Aga është po ashtu në krye të grupit të strukturuar që prishi zgjedhjet në Dibër, i kallëzuar në prokurori nga Partia Demokratike me 1 shtator.

Partia Demokratike i bën thirrje prokurorise të hetojë për faktet e paraqitura për krimin zgjedhor, dhe për implikimin e Agës në trafikun e drogës.

Ne e dimë pengesën që has organi i akuzës, pasi kreu i kartelit të drogës së Dibrës ka mbrojtjen e Tahirit dhe Ramës, por ndalimi i vëllait me kokainë është thjesht një hap.

Hetimi dhe veprimet e plota duhet të shkojnë tek kreu i kësaj organizate që është pikërisht shefi i komisariatit të Dibrës.

Karteli i drogës nuk mundet dhe nuk do ti shpëtojë dot ligjit, edhe nëse mbrohet deri në fund nga Saimir Tahiri dhe Edi Rama.


Deklaratë e Partisë Demokratike, 27 shtator 2016

 

Read More
27 Sht
0

Basha: Zgjidhja që ka opozita është qytetari shqiptar, forca që ka opozita është interesi publik

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur turin e bashkëbisedimit me anëtarësinë e Partisë Demokratike. Përgatitja për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare është në qendër të turit të zotit Basha që do të shtrihet në cdo degë të Partisë Demokratike.

Kreu i demokratëve ka theksuar se komunikimi, përfshirja dhe bashkëpunimi me qytetarët, një hapje e re e PD drejt vlerave dhe prurjeve të reja që ndajnë të njëjtat vlera me demokratët, bashkimi i të gjithë faktorëve dhe  kontributeve të partisë dhe aleanca më e gjerë qytetare me të gjithë dhe këdo që ndajnë me ne shqetësimin për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dekriminalizimin, luftën kundër drogës dhe krimit, janë çelësi i përballjes së madhe populore dhe fitores ndaj kartelit të Drogës, krimit dhe korrupsionit qeveritar. Kryeopozitari theksoi se sot ka një pyetje që mundon çdo qytetar:  “Si do të fitojmë përballë bandave, parave të krimit, drogës dhe korrupsionit që ka grumbulluar Edi Rama?!” Për Bashën përgjigjja është vetëm një: “Aleanca me qytetarët dhe duke iu dhënë shpresë njerëzve se rrotacioni nuk do të jetë thjesht largimi i disa njerëzve dhe zëvendësimi me disa të tjerë.

Pyetja që shtrohet është kjo: Po mirë kur këta kanë paratë e tenderave e të korrupsionit, kur këta kanë paratë e drogës që e kanë mbushur si asnjëherë vendin me të, si do t’ia dilni të përballeni dhe të fitoni?! Cila është përgjigjja?! Cilët janë skenarët?! Të bëjmë bandën tonë, ushtrinë tonë të gangsterëve për t’u përballur me ushtrinë e tyre?! 

Absolutisht nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhje e demokratëve. Ju e dini fare mirë, edhe në momentin kur bandat më famëkeqe të tyre iu janë kundërvënë popullit dhe demokratëve ne kemi qëndruar dhe jemi ringritur dhe jemi bërë shumicë sepse njerëzit besuan tek ne, jo sepse kishim banditë më të fortë sesa ata.

Çelësi i fitores tonë nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë përgjigjja e bandës me bandë. Forca jonë, forca e opozitës është qytetari shqiptar. Receta e opozitës është qytetari shqiptar dhe mrekullia e opozitës do të jetë qytetari shqiptar. 

Po si do ta bëjmë?! Duke iu dhënë besim njerëzve se rrotacioni i ardhshëm i pushtetit nuk do të jetë që drejtori aktual i Albpetrolit të zëvendësohet me një tjetër horr, vetëm kësaj radhe me teser të Partisë Demokratike.

Duke iu dhënë shpresë njerëzve se politikat tona nuk do të jenë thjesht dhe vetëm heqja e rriskut buxhetor nga filan oligark dhe çuarja tek oligarku tjetër. Por se në qendër të politikave tona do të jenë njerëzit, do jenë qytetarët, do të jenë problemet, do jenë hallet e tyre dhe zgjidhjet”.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 27 shtator 2016

 

Read More
26 Sht
0

Reagim i Partisë Demokratike

Pretendimi sot i Erion Veliajt se paska fituar gjyqin me PD në lidhje me protestën e 8 dhjetorit, është një riciklim mbetjesh e mashtrimesh të ulëta. Sot, Gjykata Administrative vendosi shfuqizimin e të 7 akteve të Erion Veliajt, pra shfuqizoi pretendimet e tij sikur protesta popullore kishte shkaktuar 172 milionë lekë dëme në qytet. Gjykata e gjeti të paligjshëm dhe të pabazuar në prova, pretendimin e Veliajt, të bërë edhe publik me njoftimin që bëri me 8 Dhejtor 2015, ku ai kakariste se do ta detyronte PD-në të paguante cdo qindarkë. Në këtë mënyrë gjykata pranoi argumentimin e përfaqësuesve të PD se “dëmet”, ishin fryt i fantazisë së Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe se ato nuk kishin ndodhur në të vërtetë. Për më tepër, gjoba që Veliaj i vendosi protestës popullore, ishte një falsifikim i pastër, shkelje e rëndë ligjore, për të cilën ai duhet të ndiqet penalisht, pas kallëzimit që ka bërë polici bashkiak, të cilit iu falsifikua firma.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 26 shtator 2016

 

Read More