PJESA E DYTË E FJALËS SË SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM DHE DEPUTETIT TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ, NË INTERPELANCËN ME MINISTRIN E DREJTËSISË
Urime Ulsi, shoh një ndryshim të madh nga një muaj më parë. Së pari the këtu 8, 18, 20, të dënuar nga GJKKO, pra nuk është ashtu siç u betove para një muaji, paske liruar pra, 8, 18, 21, paske liruar pra. 8, 18, 26, e 46, e pra kjo ishte ajo pra se çfarë i shitët këtu publikut shqiptarë.
Së dyti, e vutë re apo jo, nuk mbajti asgjë për vete, e votuat ju, ta gëzoni 110, 116 deputetë sa të jeni këtë e keni peshqesh dhe kjo ishte produkti i bashkimit tuaj të madh një muaj më parë. A the dhe një gjë, po ta kishte miratuar në 2017-ën SPAK-u, ti nuk do e votoje? Nuk do e votoje Ulsi për një gjë të thjesht, ti do të ishte tek 313. E mban mend dosjen 184 të Dibrës, ti aty do ishe. Dhe pikërisht kjo është arsyeja që ti vjen këtu dhe bën pikërisht këtë gjë. Të thërret subkoshienca. Megjithatë siç thash në fillim nuk do të doja ta shndërroja këtë histori në një çështje shifrash. Shifrat dolën pra, urime BIRN-it, urime INA Medias, urime Anila Hoxha, gazetarë të cilët morën të dhënat dhe këto janë të dhëna të cilatë Ulsiu edhe pse ka qëndruar gjatë dje tërë natën për të studiuar, nuk kishte asgjë për të thënë përveç atyre emrave. Të bëj dhe një sqarim, ato emrat të cilat lexoi ishin emrat vetëm të atyre personave, subjekteve të dënuar nga GJKKO-ja, që u është ulur dënimi dh kanë dalë nga burgu.
Sa janë emrat dhe numrat e njerëzve të cilët kanë përfituar o 2 vite, o 1.5 vite por janë ende në burg sepse nuk mbaron dënimi i burgimit?
Sa është numri it ë dënuarve nga GJKKO dhe SPAK por që janë në një mënyrë tjetër siç është dënimi në shërbimin e provës? Dhe kuptoje ti Ministri i drejtësisë se çfarë do të thotë, shpjegoja shqiptarëve që edhe kur je në shërbim prove, ke një detyrim për të mos kryer vepra të tjera penale. Pse as nuk i the, pse as nuk i numërove?
The një gjë të vërtetë në fakt, që efekti i amnistisë vazhdon. Po, po vazhdon dhe unë kam kërkuar zyrtarisht nga SPAK të dhënat e do t’i marrë dhe do të kemi prap kohë për t’ua thënë publikut, për të kuptuar atë se çfarë është e vërteta. E vërteta që juve nuk e thatë sot dhe që ua shitët shqiptarëve para një muaji. Gënjeshtra e amnistisë e sapo miratuar që nuk do të shpëtonte të korruptuarit u shkëput pra si maska nga fytyra e Ulsiut dhe të 116-të atyre që e votuan, duke lënë të zhveshur të vërtetën. Prokuroria e Posaçme demaskoi qeveritarët duke bërë me dije se po 100 të dënuar nga GJKKO dhe SPAK përfituan nga ligji i amnistisë miratuar me consensus mes mazhorancës dhe opozitës në 4 prill. Pavarësisht premtimit të shumëpërsëritur se asnjë po asnjë i dënuar nga GJKKO nuk do të përfitojë nga kjo amnisti, drita e së vërtetës shpërtheu. Shpërtheu mes errësirës dhe mashtrimit shtetëror duke nxjerr në sipërfaqe një realitet të hishur dhe duke ngritur pikpyetje të mëdha dhe mesazhe të shumta. Mesazhi i parë amnistia e miratuar së fundmi shërbeu si një mesazh i qartë dhe i fuqishëm ndaj SPAK-ut, se kur ndjenja e kërcënimit nga ligji është e prekshme, barrierat politike, konkurrenca mes partive zbehen. Zbehen duke u zëvendësuar nga uniteti i papritur në mes të natës, 116 vota, amnistia pra thënë ndryshe, ishte një përpjekje për të demoralizuar dhe penguar zbatimin e ligjit, duke sinjalizuar se përpjekjet e SPAK për të luftuar korrupsionin në nivele të larta mund të minohen lehtësisht me vendime politike si ky këtu.
Mesazhi i dytë, tek ligji i amnistisë mund të lexohet një mesazh tjetër i rëndë, një thirrje për omerta, një kod i heshtjes mafioze duk u kërkuar të dënuarve dhe atyre nën hetim të mos bashkëpunojnë me drejtësinë dhe të mos rëfejnë. Kjo amnisti ishte në fakt edhe një porosi e këtij këtu mbrapa se pavarësisht presionit ligjor ose akuzave të SPAK-ut, mbrojtja politike është e sigurt. Pëshpërima që i çuat përmes amnistisë, ishte e thjesht durojeni presionin e drejtësië, mbajeni gojën mbyllur sepse vetëm pak kohë burg do bëni. Pak kohë burg do bëni dhe do dilni, me amnisti do t’ju lëshojmë.
Mesazhi i tretë, amnistia e maskuar si një akt faljeje e mëshire në fakt në thelb është një shfaqje e hipokrizisë që dërgon një mesazh të rëndë edhe ndaj partnerëtev ndërkombëtar të Shqipërisë. Si mund të pretendohet se po luftohet korrupsioni dhe po ndërtohet një shoqëri e drejtë kur të njëjtët individ që kanë minuar këto vlera, përfitojnë nga liria pa meritë. Ky veprim, amnistia pra, jo vetëm që është në kontrast me zotimet e trumbetuara për të përmbushur standardet europiane të drejtësisë, por gjithashtu tregon një mungesë të theksuar të koherencës mes fjalëve dhe të veprimeve të kastës politike duke lënë kështu një përshtypje dhe një zhgënjim dhe një dyshim në sytë e bashkësisë ndërkombëtare. Ky ishte mesazhi që i çuat të 116, partnerëve ndërkombëtarë.
Së katërti, mesazhi më i rëndë nga kjo amnisti shkon për viktimat dhe familjarët që kanë vuajtur nga kriminelët e liruar. Po si mundet, si mundet që Kuvendi i Shqipërisë t’i kthejë shpinën atyre që kanë kaluar netë pa gjumë të mbushur me dhimbje, lot në kërkim të drejtësisë. Si mund të lejojë kjo elitë politike, këta 116 veta që zemrat e thyera të viktimeve marrin një goditje të re të papërgjegjshmërisë morale dhe padrejtësië të një vendimi të amnistisë.
Për vite me rradhë procesi i amnistisë është keqpërdorur si një mjet korruptiv për të shpëtuar individ që kanë shkelur ligjin duke minuar sistemin e rendit dhe drejtësisë. Për vite me rradhë, mediat, çdo javë nga mëngjesi, dreka, darka, kanë qenë të mbushura me lajme për krime të kryera nga kriminel recidivist të cilët kanë qenë të kapur dhe të dënuar më parë por nuk e kanë shlyer dënimin.
Së fundmi, nuk e di sa e vërtetë është, poi a lë dhe medias këtu, do të doja të përgënjeshtrohesha. Është raportuar se të dyshuar për vendosjen e bombës ndaj Gjykatësit të Shkodrës, gjyqtarit Sterkaj mund të jetë një nga personat që ka përfituar nga amnistia dhe që janë liruar nga burgu i Reçit dhe që mund të jetë dënuar në fakt nga ky gjyqtar. Porn ë fakt, fakt tjetër është i vërtetë dhe është akoma më qesharak, është flagrant. Rasti i skifterit të Korçës i cili vodhi një makinë në Korçë pa mbushur 12 orë pas lirimit nga amnistia që ju votuat.
Ka pafund raste ku siguria publike është cënuar nga këta protagonist të shkeljes së ligjit që janë dënuar më përpara, por nuk janë përballur me pasojat e plota të veprimeve të tyre. Ata janë liruar para kohe nga ndëshkimi i ligjit pa iu dhënë mundësia e duhur për të reflektuar si dhe për t’u penduar dhe distancuar nga veprat e krimit ëpo të korrupsionit që kanë kryer. Nuk mund të lejohet që recidivizmi të kthehet në një cikël të pafund. Këtë bëtë në fakt me amnistinë. Nuk mundet që të njëjtat duar që janë liruar sot, i liruat ju në fakt, nesër të godasin prap. Dikush do të thotë në një vend të zhvilluar demokratik, të dënuarit mund të lirohen vetëm pasi të ken shlyer detyrimin dhe pasi komisionet e specializuara japin gjykimin rast pas rasti. Të burgosurit e shqyrtuar të jenë riedukuar dhe të mos kenë asnjë simptonë që të përsërisin veprë e tyre kriminale.
Së pesti, çdo herë, po çdo herë që një kriminel lirohet pa mbaruar dënimin e tij të merituar, një polic, një prokuror, një gjyqtar, një gazetar denoncues, në fakt ndjekn se puna e tij është shkelur në çdo herë që një amnisti jepet pa meritë, forcat tona të rendit zoti ministër ndjennë se përpjekjet e tyre kurajoze janë çuar dëm me akt parlamenti, të zgjedhurve të popullit. Si mund të kërkojmë ne në një shoqëri, që të qëndrojnë ata në vijën e parë të luftës kundër krimit, kur parlamenti i Shqipërisë në rastin e parë i tradhëtoni.
Së gjashti, amnistia do të dërgojë një mesazh të rreszikshëm mbarë shoqorisë, ligjet mund të thyhen dhe përgjegjësia mund të shmanget. Me anë të amnistisë u hodh baltë mbi ndershmërinë e të gjithë atyre pak faktorëve që punojnë çdo ditë për të ndërtuar një vend më të mirë. Si mund të kërkojmë nga qytetarët të respektojnë ligjin kur ata shohin që ligji aplikohet në mënyrë selektive dhe që zyrtarët e korruptuar janë të pacenushëm për shkak të veladonit të mbrojtjes së politikës. Kur shohin se me një ngritje kartoni çohen dëm muaj e vite punë hetimore, procese gjyqësore të tejzgjatura për të vënë drejtësi.
Duke pasur parasysh situatën alarmante nga Kuvendi i Shqipërisë diçka tjetër pritej. Pritej krejt e kundërta e kësaj amnistie. Pritej që të sillej si gardiane e shoqërisë duke u siguruar që ata që janë dënuar për veprimet e tyre të përballen me pasojat e plota të veprimeve të tyre. Nga Parlamenti, pritet që të tregohet i pakompromis ndaj atyre që zgjdhin të futen në rrugën e krimit dhe të korrupsionit. Sepse çdo akt i tyre jo vetëm që dëmton individ specific, por minon të ardhmen e Shqipërisë duke e zhytur shoqërinë në dëshpërim e në largim.
Nga Parlamenti pra, priten faktikisht nisma që synojnë të shtojnë mbështetje dhe të përmirësojnë kushtet e punës për policët, prokurorët, për gjyqtarët, për SPAK që këta të fundit ballafaqohen përditë me rreziqet dhe ne duhet të bëjmë çmos që ata të kenë gjithçka që ju nevojitet për të qenë efikas në përmbushjen e detyrës.
Do të ishte e udhës që të ndërmerresin nisma për të zgjeruar kapacitete e institucioneve të vuajtes së dënimit. Çfarë arsye është kjo? Meqë skemi burgje, i nxjerrim jashtë. Ndërtojmë burgje, 1 burg 2 universitete. Ta bëjmë kështu që të dënuarit ta vuajnë deri ditën e fundit të tyre atë që është borxhi që kanë ndaj shoqërisë. E pra, kjo është ajo se çfarë Parlamenti do të duhej të bënte.
Në fakt ka dhe dy mesazhe të tjera që janë të fshehta dhe askush nuk ua thotë, përveçse një pjesë e jona. E keni me SPAK-un. E keni me SPAK-un dhe e keni me faktin që SPAK-u ka shkuar anës qafës së kryeministrit. Pikërisht tani amnistia. E mbajtët tre muaj amnistinë nga dhjetori në prill. Kat re muaj që si e si për t’i dhënë një mesazh SPAK-ut. Dhe cili do të ishte mesazhi, secili nga ju nuk i hapet bargu për 818 a 820 të dënuar. Tek e fundit 820 vota jut ë mazhorancës i bleni me lekë kur të doni, në mes të natës. Jo arsyeja reale për të cilën e miratuat është që doni të tregonit forcë. Cila ishte kjo forcë, 116 vota. Blloku, Fronti, Aleanca anti-SPAK. i treguat SPAK-ut, i treguat gjyqtarëve, prokuroëve, BKH-së, që këtu ka një forcë të madhe që me ligje s ii amnistisë, mund t’ua rrënojë të gjithë veprimtarinë që bëni. Ua tregoni ndërkombëtarevë pot ë doni ju, aleanca, fronti anti-SPAK. Kjo ishte ajo se çfarë ishte sinjali.
Sinjali i dytë, i lëmë të gjitha shifrat e 18, 26, e 46, u bën ë në fakt aq sac thotë dhe BIRN-i, saç thotë dhe SPAK dhe INA Media, apo Anila Hoxha. Ka një sinjal tjetër. Para disa ditësh një ministër i qeverisë, Blendi Gonxhe, ankohej se administrate e vet nuk firmoste më në tendera. Dhe ky ëshët efektiparandalues i drejtësisë së re. Efekti i drejtësisë penale ka sa efekt parandalues ka dhe ky është meraku dhe hall ii vërtetë që qeveria e Ulsiut kishte sot. Me amnistinë u that ë gjithëve këtyre të cilët deri dje nuk firmosnin se kishin frikse se SPAK u shkonte dhe u kapte celularët, ka ndodhur që vazhdoni punën se amnistinë e kemi në dorë, standardin e vendosëm, nuk pyesim për GJKKO, do themi që u mbushën burgjet , ju lirojmë vidhni.
Kaq shpejt ecin këta, sa brenda muajit tregojnë se çfarë duan të bëjnë. Para 3 ditësh e tha, do të bëj një reformë Kushtetuese për të future duart në sistemin e drejtësisë. 110 vota dalin e teprojnëm sepse këtu fakti dhe nevoja është pikërisht për të hequr nga zgjedha e SPAK, pikërisht ministra, zëvendësministra, deputetë kryeministra. Kjo është e vërteta dhe kjo tradhton atë se çështë pakti i vërtetë anti-korrupsion
Read More