Blog

15 Sht
0

U kërkuam dibranëve të mos shesin votën, Rama ua bleu

Do flas shkurt se nuk kam çfarë them në fakt.

Fitoi Rama, jo ai i Dibrës. Ky! Fitoi dhe fitoi me meritë. E sigurisht siç thotë Rama, për këtë e ka fajin Lul Basha. E ka fajin Basha, sepse:

Ne nxorëm një kandidat të nderuar në të gjitha aspektet, një profesionist adapt për vendin që konkurronte ndershëm. Një figurë për të cilën as ky që qelb gjithçka, nuk e sulmoi dot. Ky ju paraqiti dibranëve një kandidat të kapur prej veshi që në fillim.

Votën për Sherefedinin ne e kërkuam me Petrit Baren, Besnik Mystafajn e Bujar Kapexhiun. Ti, me Ymerin  dhe Sadriun.

Ne, dilnim t’i takonim, t’i përshëndesnim, t’u jepnim dorën dibranëve ditën, ti u dërgoje bandat e kanabisit natën në shtëpi.

Ne u flisnim për dinjitetin e burrave e grave të Dibrës, banditët e tu kërcënonin me jetë po të votonin PD.

Ne i takonim për t’u njohur me problemet e tyre e për të ofruar zgjidhje, ti çoje sekserët e mjerimit që përpilonin listat e urisë.

Të varfërve ne u premtuam dyfishim të ndihmës ekonomike, ti u hiqje edhe atë pak ndihmë që kishin.

Ne u premtonim subvencione për bujqësine e investime për kanalizime të ujit, ti u kishe marrë edhe tokën dhe ujin me bandat e kanabisit.

Ne ju thonim “nuk do të lejojmë që hidrocentralet e Damianit t’ju përmbysin toka e shtëpi”. Ti u çoje për fushatë vetë Damian Gjiknurin.

Ne kërkonim t’ju kthenim shpresën të rinjve dibranë që mos merrnin rrugët.

Ti pasi u mbylle universitetin, u thoje me mburrje si meritë e qeverisë tënde, se plotë 16 të rinj dibranë, kishin fituar universitetin.

Ne ju thamë se do të përfundojnë atë që  ne kemi nisur, Rrugën e Arbërit.

Ti ju the se ke tre vjet që nuk vjen në Dibër por ke takuar ambasadoren kineze për rrugën e dibranëve.

Ne, “i fyem” dibranët sepse u kërkuam të mos e shisnin votën për një copë bukë. Ti i mbrojte nga kjo fyerje! Jua bleve votën!

Mund të vazhdoja gjatë duke renditur gabimet tona dhe meritat e tua e të flisja për policinë e administratën, por nuk ka vlerë.

Ti fitove. Të lumtë!

Shukriun.


Fjala në Kuvend e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, 15 shtator 2016

 

Read More
14 Sht
0

Aleanca e politikës me krimin, bashkëpunimi i kartelit të drogës me Edi Ramën mohuan mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, shkatërruan procesin politik

Ishte një mbledhje dhe diskutim shumë i dobishëm i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që në qendër pati natyrisht ngjarjen kryesore politike në vend, zgjedhjet në Dibër dhe domethënien e zgjedhjeve në Dibër, për të ardhmen e zgjedhjeve, të votës, të demokracisë në Shqipëri.

Konkluzioni i qartë i grupit parlamentar në këtë diskutim, në raport me atë çfarë duhet të bëjmë e çfarë do bëjmë nesër, është ajo që tashmë e di çdo qytetar dibran e shqiptar. Se aleanca e politikës me krimin dhe në veçanti bashkëpunimi i kartelit të drogës me Edi Ramën mohuan mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, shkatërruan procesin politik. Dhe ky është një problem ekzistencial për Shqipërinë dhe shqiptarët, jo thjesht dhe vetëm për opozitën dhe për Partinë Demokratike.

Grupi tregoi një vendosmëri të plotë dhe të gjithanshme për një konkluzion të cilin unë e kam shpallur tashmë dhe dua t’ua përsëris: Vendosmërinë e Partisë Demokratike për të bërë gjithçka që të këpusë hallkat që lidhin krimin me politikën. Në veçanti kartelin e drogës e cila ka mbuluar Shqipërinë dhe e ka futur për herë të parë në 26 vite në një situatë të paprecedentë për sa i përket kultivimit të drogës.

Dhe me këtë rast dua të shpreh bindjen se hapat e mëtejshëm që ne do të hedhim, aksioni politik që do të diskutojmë e do të vendosim bashkë me qytetarët, me aleatët tanë politikë dhe me aleatët tanë të natyrshëm, që në këtë gjendje janë të gjithë forcat shoqërore, të gjithë qytetarët e ndershëm në këtë vend, ne do t’ia dalim t’i këpusim këto hallka, të riinstalojmë lirinë e votës, pa të cilën nuk mund të ketë asnjë liri tjetër.

Ju faleminderit!


Prononcimi per mediat i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar, 14 Shtator 2016

 

Read More
14 Sht
0

Mesazh i Sherefedin Shehut për qytetarët dibranë 

Të nderuar bashkëqytetarë dibranë,

Dua t’ju shpreh sot mirënjohjen time të thellë, për mbështetjen, besimin  dhe optimizmin që më përcollët gjatë gjithë fushatës elektorale.

Unë e di se presioni ndaj jush ka qenë i madh. Gardianet e hashashit ju kërcënuan në mënyrë sistematike nën mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e vetë shefit të komisariatit.  Unë e dëgjova nga goja juaj, se e kishit të pamundur të mbillnit tokat tuaja apo të prisni dru në malet tuaja, se trafikantët e mbledhur në Dibër nuk ua lejonin një gjë të tillë.

Varfëria që u thellua në këto tre vjet e rriti tundimin e më të varfërve, e më të pamundurve për ta shitur votën sepse në fund të fundit kjo është filozofia e Edi Ramës, sa me i varfer populli, aq me më e lire vota.

E di se u kërcënuat me bukën e gojës, me ndihmën ekonomike, shumë prej jush jua hoqen atë, u kërcënuat me heqje KEMP-i, u larguat nga puna, u  shantazhuat për votën.

E di se kishte shumë prej jysh që nuk e pranuan shitjen e votës, por ditën e zgjedhjeve përmes kërcënimit, e madje duke u lënë në prag të derës rojet e hashashit me kallashnikov nuk dolën dot të votojnë .

Por përtej të gjitha, unë u jam thellësisht mirënjohës çdo njërit prej jush që më dha votën duke sfiduar krimin e bërë njësh me pushtetin, duke sfiduar kriminelët me uniformë policie, tundimin për shitjen e votës me shuma të majme parash, presionin e deputetëve të krimbur me paratë e korrupsionit.  Sepse ju votuat me mendje dhe zemër dhe unë do tu jem përjetë mirënjohës.

E kam thënë gjatë fushatës elektorale e dua sërish ta kujtoj se përtej të qenit të majtë apo të djathtë ne jemi dibranë dhe jam i bindur që shumë prej jush që për shkak të presionit, varfërisë apo shantazhit nuk më votuat mua, nuk do të jetë e largët dita që mençuria dibrane do të triumfojë e do t’i ktheni shumëfish Edi Ramës dhe bandës së tij fyerjen, dhunimin dhe përçimin që u bëri në këto zgjedhje.

Historia e ka treguar se ne demokratët jemi rikthyer gjithnjë e më të fortë pas dhunës, kërcënimit e vrasjeve që na kanë bërë. Sepse Zoti e desh që ne të jemi forca e lirisë e demokracisë dhe e zhvillimit.

Dhe unë sot jam më i bindur se kurrë se dibranët  do të rikthehen shpejt aty ku e kanë vendin në parajojë të  qendrës për vlerat e lirisë dhe demokracisë.

Kjo ishte një beteje të cilën unë e humba. Por siç thonë  librat e shenjtë :“Jo çdo e keqe vjen për keq!”

Qoftë ky fillimi i fundit të poshtërimit të shqiptareve duke u blerë votën, nderin dhe dinjitetin.

Unë do të vazhdoj të jem pranë jush dhe në çdo ditë të jetës time me aq sa kam mundësi do të mundohem të bej gjithçka për zhvillimin e Dibrës e një jete më të mirë për dibranët.

Read More
14 Sht
0

Çdo ditë prova të blerjes së votës, me Edi Ramën s’ka zgjedhje

Prova të reja, të publikuara mbrëmë në emisionin Stop, dëshmojnë edhe një herë se si rrjeti i organizuar i bjerjes së votës, ishte instaluar në çdo qendër votimi në Dibër.

Edi Rama e ktheu Dibrën në një treg të zi, kriminal të blerjes së votës, duke hapur zyra e sportele të këmbimit të vullnetit të lirë me para e me euro.

Rastet që po nxjerr media çdo ditë provojnë se në Dibër funksionoi një skemë e mirëorganizuar, e blerjes së votës. Duke nisur nga drejtuesit politikë të fushatës në bashkëpunim me figurat e njohura të krimit të organizuar, drejtorë të administratës qendrore dhe lokale, shefa policie, administratorë, kryepleq dhe zyrtarë publikë, të cilat PD i ka kallëzuar më 1 shtator.

Ky grup i strukturuar kriminal ka shpërndare milionat që duheshin, ka caktuar njerëzit që do të kryenin operacionin, duke llogaritur e paracaktuar blerjen e votave sipas çdo qendre votimi.

Si vrasës gjakftohtë ata e dinin sa vota kishin në kuti, mbi bazën e parave që kishin hedhur për çdo kuti.

Kjo është skema pra se si karteli i drogës i Edi Ramës kapi bashkinë e Dibrës.

Në Dibër nuk pati zgjedhje.

Dibra u kthye në një thertore të madhe të mbytjes së votës së lirë.

Unë jam e sigurt që PD do të shohë edhe nga vetja e do të bëjë analizë të plotë, por Edi Rama tregoi edhe një herë se ai është armiku i votës së lirë.

Shqipëria nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën.

Nuk mund të ketë zgjedhje me një kryeministër që i shndërron shqiptarët në të varfër për t’ua blerë varfërinë, për t’ua blerë dinjitetin, me para në këmbim të votës.

Çdo qytetar në mbarë vendin e di sot se ai i bleu masivisht votat.

11 shtatori tregoi se vendi nuk mund të ketë zgjedhje të lira kur në qeveri është Edi Rama.

Dibra dëshmoi se nuk mund të kemi një demokraci kur kryeministër i vendit është Edi Rama.

E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga korruptimi i mëtejshëm, vjedhja edhe abuzimi me lirinë e votës është reagimi i gjithë shqiptarëve për të larguar nga drejtimi ato që e varfërojnë këtë vend për ta blerë më lirë. Vetëm reagimi i shqiptarëve, mundet të risjellë edhe një herë shpresën që përditë po zhduket nga një bandë e cila nuk beson në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Të bashkohemi të gjithë për t’i bërë ballë kryeministrit Rama i cili përmes pushtetit dhe lidhjeve të tij me krimin jo vetëm vjedh të tashmen por edhe të ardhmen e gjithësecilit!


Deklaratë e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, 14 shtator 2016

Read More
13 Sht
0

Rrjet i strukturuar kriminal në çdo qendër votimi në Dibër, lufta me kartelin e drogës sapo ka nisur

Pas cdo ore që kalon, del në dritë përherë e më qartë mekanizmi kriminal i blerjes së votës në Dibër.

Rastet e publikuara në media, si ai i Fiks Fare një natë më parë, apo ditën e zgjedhjeve në News 24, janë dëshmi jo thjesht dhe vetëm të blerjes së votës.

Ato dëshmojnë se në Dibër funksionoi një skemë e mirëorganizuar me fond dhe pagatorë të vënë në dispozicion për blerjen e votës.

Funksionarë të lartë të Bashkisë, kryekëshilltarja e Keshillit bashkiak, dhe vëllezërit e Muharrem Ramës janë kapur me zë e me figurë duke kryer krimin elektoral.

Këto janë rastet sporadike të një rrjeti të mirëorganizuar që kishte lëshuar tentakulat në cdo qendër votimi, pa përjashtim.

Duke nisur nga drejtuesit politikë të fushatës në bashkëpunim me figurat e njohura të krimit të organizuar drejtorë të administratës qendrore dhe lokale, shefa policie, administratorë, kryepleqtë, dhe zyrtarë publikë, ky grup i strukturuar kriminal ka ndarë milionat që duheshin, njerëzit që do të kryenin operacionin, duke llogaritur e paracaktuar blerjen e votave sipas cdo qendre votimi.

Sipas cdo qendre votimi.

Mbi bazën e parave të hedhura, ata e dinin se sa vota kishin marrë.

Kjo eshtë kjo arsyeja se pse ata nuk bënë fushatë, pse kandidati i tyre refuzoi cdo perballje me kandidatin tone dhe nuk ju dëgjua zëri gjatë fushatës. Eshtë kjo arsyeja pse nuk kishin një platforme, dhe refuzuan vazhdimisht debatin.

E bënë këtë, sepse kishin blerë dhe kapur votën.

Ju kujtohet kur deklaruan të dielën në darkë, se e dinin cfarë kishin kutitë brenda.

E dinin, sepse brenda kutive ishin miliona euro të hedhura për të prishur zgjedhjet, për të ndalur garën, për të zhdukur konkurencën.

Ndërkohë që Partia Demokratike po përgatit raportin e plotë e të detajuar të rasteve te evidentuara që janë vetëm indiciet e kësaj masakre me votën në Dibër, ne i bëjmë thirrje prokurorisë të lëvizë, të hetojë e të marrë në përgjegjësi penale, për rastet e njohura deri tani, të bëra publike në media dhe nga qytetarët.

Dibra është prova se zgjedhje të lira me Edi Ramën dhe kartelin e tij të drogës nuk ka.

Eshtë koha për një reflektim të thellë kombëtar dhe veprim të përbashkët në të gjitha drejtimet për lirinë e votës pa të cilën nuk mund të ketë asnjë liri tjetër.

Lufta totale me Kartelin e Drogës, krimit dhe korrupsionit sapo ka filluar.


Deklaratë e deputetit Oerd Bylykbashi, 13 shtator 2016

Read More
12 Sht
0

Në Dibër nuk pati zgjedhje politike, por betejë mes qytetarëve dhe kartelit të korrupsioni, krimit dhe drogës

Në Dibër nuk pati zgjedhje politike, por përplasje mes qytetarëve të bashkuar me opozitën dhe Kartelit të Drogës, Krimit dhe Korrupsionit.

Ne e dinim këtë, e paralajmëruam, dhe kjo është edhe arsyeja se pse e gjithë Partia Demokratike ishte në Dibër. Jo për të kapur pushtetin e Bashkisë Dibër, por për të qenë në krah të qytetarëve të Dibrës në këtë përballje të pashembullt, jo mes dy kampeve politike, por mes opozitës dhe Kartelit të Drogës, Krimit dhe Korrupsionit.

Për të qenë bashkë dhe për të qëndruar bashkë përballë këtij Karteli dhe synimit të tij për të asgjësuar votën dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

Karteli i Drogës e fitoi këtë betejë por zbuloi skemën para Dibrës dhe mbarë Shqipërisë.

Ne e humbëm këtë betejë.

Por unë dua të falenderoj sot me zemër 14518 qytetarë, burra dhe gra të Dibrës, e në veçanti rininë dibrane, vajzat dhe djelmëninë dibrane që nuk u joshën, u blenë, nuk u shitën, nuk u trembën, nuk u mposhtën por votuan për bindjen e tyre të lirë.

Në Dibër Partia Demokratike dhe qytetarët e ndershëm të cilët besojnë tek procesi politik, të cilët besojnë tek zgjedhjet e liria dhe të ndershme u përballën me kartelin e Drogës, Krimit dhe Korrupsionit i cili ushtron dhunë për të mbajtur nën kontroll qeverisjen.

Fatkeqësisht në këtë përplasje fitoi karteli i krimit dhe humbi politika. Ose më saktë në Dibër u asgjesua krejtësisht procesi politik.

Sot në Dibër nuk humbi vetëm një parti politike, por humbi Shqipëria, humbi politika e ndershme, humbi liria, humbi dinjiteti njerëzor, humbën vlerat europiane.

Në Dibër humbën edhe të varfrit që u joshën nga paratë e krimit, korrupsionit dhe drogës, humbën edhe ata që u trembën para presionit të pushtetit, kriminelëve të veshur me pushtet, segmenteve të policisë të bëra njësh me krimin, humbën edhe ata që nuk menduan për të nesërmen por panë vetëm përfitimin e momentit.

Në Dibër humbën edhe ata që votuan për Muharrem Ramën.

Koha do ta tregojë se të vetmit fitues në Dibër sot ishin pushteti abuziv i Edi Ramës, klientët e tij dhe krimi i lidhur me të.

Ne i humbëm zgjedhjet në Dibër edhe në vitin 2015. Por në vitin 2015 ne u përballëm dhe humbëm para qytetarëve të ndershëm Dibranë që besuan sinqerisht tek Rilindja.

Kurse sot ne humbëm para kartelit të drogës, të krimit në pushtet, të korrupsionit.

Ky kartel shfrytëzoi mjerimin, varfërinë, humbjen e shpresës së njerëzve për t’u rrëmbyer atyre votën.

Dikujt me para, dikujt me kanabis, dikujt me premtime, dikujt me presion.

Ne e kuptojmë këtë situatë. Ata kanë humbur kaq shumë shpresën tek politika sa mendojnë që më mirë një thes me miell sot se sa të besosh premtimet e politikanëve që nuk bëhen kurrë realitet.

Zhgënjimi i tyre, humbja e shpresës u përdor në mënyrë mjeshtërore e kriminale nga pushteti.

Unë i kuptoj të gjitha ata që zgjodhën të votojnë të keqen. E kuptoj gjendjen e tyre dhe zgjedhjen që ata bënë. Dhe unë ju premtoj se do të luftoj edhe për lirinë e tyre: për lirinë e tyre nga varfëria, nga pamundësia, nga frika. Do të luftoj që jeta e tyre të mos varet nga politika.

Ne bëmë më të mirën që mundëm gjatë kësaj fushate. Donim sinqerisht të fillonim një ndryshim për mirë në Dibër. Zgjodhëm një kandidat të shkëlqyer. Sherefedin Shehu është një dibran i shkëlqyer dhe një punonjës publik model që e ka kaluar jetën në shërbim të interesit publik, pa u njollosur. Ndaj dua ta falenderoj për kontributin e tij, për përpjekjen e tij, për kurajon e tij.

Ne bëmë një fushatë dinjitoze, folëm shtruar dhe hapur me të gjithë. Përfitoj nga rasti t’i falenderoj të gjitha ata që na dëgjuan, na pritën na mbështetën.

Tani dua t’i ftoj të gjithë të reflektojmë dhe të shohim përpara. Mbi të githa të fillojmë të punojmë që Dibra të mos jetë akti i parë i dramës që Edi Rama po përgatit për zgjedhjet parlamentare.

Dibra 2016 duhet të jetë fillimi i rrënimit të krimit në politikë. Ne i shpallim sot lufte totale Kartelit të Drogës, Krimit dhe Korrupsionit. Me shumë besim se e ardhmja është në duart tona. Demokratët janë në krye të kësaj lufte dhe unë në krye të tyre.

Çdo shqiptar, pa dallim krahine, preardhje sociale apo bindjeje politike, është i thirrur të na bashkohet.

Do fitojë Shqipëria demokratike dhe europiane.

Ju faleminderit!​


Deklarata per mediat e kryetarit te Partise Demokratike, Lulzim Basha, 12 Shtator 2016

Read More
11 Sht
0

Deklaratë e zëdhënëses së Shtabit Elektoral të Partisë Demokratike, Irini Shehu

Të dashur bashkëqytetarë dibranë,

Sot është një ditë e rëndësishme, sepse me votë ne po vendosim për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tane.

Prandaj Partia Demokratike ju ben thirrje çdokujt qe nuk ka votuar akoma, të dalë dhe të ushtrojë të drejtën e votës.

Pjesemarrja në zgjedhje po rritet nga ora në orë.  Votimi po vijon normalisht. Kjo është dita kur ne vendosim, ju vendosni me votën tuaj. Ndani pak minuta nga koha juaj, merrni miqtë dhe familjarët tuaj, i ftoni të vijnë e të votojnë.

Krimi, shantazhet dhe paratë e korrupsionit u thyen dhe u sprapsën përballë qendresës tonë qytetare. Procesi vazhdon normalisht kudo.

Bashkohuni me këtë çlirim qytetar. Dilni dhe votoni. Ushtroni të drejtën tuaj sovrane.

Vota juaj është e sigurtë dhe e garantuar.

Dilni dhe votoni me qytetari dhe me mençuri dibrane. Sot është dita jonë, dita e dibranëve dhe e Dibrës.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 11 Shtator 2016

Read More
11 Sht
0

Njoftim i Shtabit Elektoral të Partisë Demokratike

Admir Trupja, shefi i krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë Dibër, po shpërndan lekë në këmbim të votave me një automjet 6 vendesh ngjyrë gri. Trupja dyshohet se para disa javësh ka marrë 28 mijë euro në këmbim të një sasie droge. Bashkëshortja e Trupjes është zyrtare e Bashkisë Dibër dhe anëtare e shtabit elektoral socialist.

PD i ben thirrje prokurorisë të ndalojë në flagrancë shtetasin Trupja.

PD i bën thirrje qytetarëve të bëjnë arrestimin qytetar të Admir Trupjes dhe të konfiskojnë paratë e drogës me të cilat po kryen krimin elektoral.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 11 Shtator 2016

Read More
11 Sht
0

Deklaratë e zëdhënëses së Shtabit Elektoral të Partisë Demokratike, Irini Shehu

Deri në këto momente që flasim,  pjesëmarrja në zgjedhje është e kënaqshme.

Qytetarët po vijojnë votimin normalisht.

Unë ju bëj thirrje votuesve të dalin masivisht në votime pasi sot qytetarët e Dibrës kanë në dorë të vendosin për të ardhmen e tyre.

Qytetarët e Dibrës kanë dëshmuar se përfaqësojnë vlerat e demokracisë,  as nuk tremben, as nuk shantazhohen , as nuk blihen.

Askush nuk e ndryshon dot vullnetin e tyre.

Sot, çdo njeri prej nesh, qytetarëve të Dibrës, ka në dorë me votën e tij të bëjë ndryshimin e madh për Dibrën dhe për të ardhmen tonë.

Të dashur bashkëqytetarë; Dilni masivisht dhe votoni me qytetari, me mençuri dibrane.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 11 Shtator 2015

 

Read More
11 Sht
0

Deklaratë e Partisë Demokratike

Deputetë të Partisë Socialiste në sinkron me struktura kriminale të Bert Agës përpiqen të dezinformojnë opinionin publik për ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Maqellarë.

E vërteta është krejt ndryshe.

  1. Në mesnatë banorët e Maqellarës kane kapur duke shpërndarë lekë për blerje votash zyrtarin e Drejtorisë së Tatimeve Dritan Isaku, vartës i shtetasit Dionis Ymeri me detyre Drejtor i Tatimeve për Dibrën. Dionis Ymeri është kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike në Prokurori me date 1 shtator si anëtar i grupit të strukturuar kriminal për blerje votash në fushatën e Dibrës.
  1. Në vend të ndalimit dhe arrestimit në flagrancë të këtyre personave, segmente të policisë të drejtuar nga kryekrimineli Bert Aga, i kane dhënë mbështetje këtij krimi elektoral. Bert Aga është kallzuar penalisht nga Partia Demokratike me 1 shtator si anetar kryesor i grupit të strukturuar kriminal i cili në abuzim të detyrës së shefit të Komisariatit të Peshkopisë ushtron presion ndaj zgjedhësve dhe ofron mbështetje logjistike dhe mbrojtje ekstraligjore për operacionin e shperndarjes së parave në këmbim të votave.
  1. Cdo insinuate per perfshirje te deputetve te PD ne kete ngjarje eshte fabrikim i PS dhe strukturave kriminale te Bert ages ne policine e Shtetit.

PD i bën thirrje PS të distancohet nga ky grup i strukturuar kriminal.

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal për këtë grup të strukturuar kriminal të kallzuar nga Partia Demokratike që nga data 1 Shtator.

Partia Demokratike shpreh vlerësimin më të lartë për votuesit dibrane që po vazhdojnë të shprehin vullnetin e tyre me qytetari dhe i bën thirrje zgjedhësve të dalin masivisht në votime.


Deklaratë e Partisë Demokratike, 11 Shtator 2016

 

Read More