Blog

08 Sht
0

Qeveritarët shkollojnë fëmijët jashtë, u mbyllën derën mijëra të rinjve shqiptarë

I nderuar drejtues i seancës!

Të nderuar kolegë!

Sapo ka nisur sesioni i ri parlamentar dhe ajo cka tërheq fort vëmendjen, jo vetëm timen personale, por të gjithë publikut  është pikërisht klima e rëndë dhe tepër e zymtë që zotëron në  këtë sallë dhe në  komisionet parlamentare.

Kur po shkruaja radhët e kësaj fjale e kisha të vështirë të bindja veten se fjalimi në foltore është detyrë e rëndësishme e një deputeti, pasi ato cka ndodhin në këtë sallë mund të jenë cdo gjë por vetëm politikë, reforma apo ligje në interesin publik nuk janë.

Fatkeqësisht, peceptimi si i brendshëm dhe ai i opinionit ndërkombëtar, është një furi mllefi dhe kritikash ndaj politikanëve dhe jorastësisht, kriza e besimit ndaj politikës dhe rritja e akuzave ndaj saj, kanë arritur nivelin më të lartë me qeverinë dhe mazhorancën tuaj.

Nuk lipset të bëjmë analizë kronologjike të fakteve, për krimin dhe korrupsionin ku jeni zhytur,  por mjafton të përcjellim cfarë po ndodh para dyerve të këtij parlamenti, si dhe të përmendim krizat e orëve të fundit, antireforma dhe antiligji që bllokon të rinjtë të hyjnë në auditoret universitare,  përhapjen kombëtare të hashashit, anullimin e pazarit me koncesionin e Rrugës së Kombit dhe së fundmi, hapja e një varreze të re publike, po, po, varreze publike- punimet e bashkisë së Veliajt gjoja për rindërtimin e sheshit Skënderbe.

Pavarësisht se e mora fjalën për tëdiskutuar mbi një  projektligj për ratifikim marreveshje me impakt në sektorin e infrastrukturës, nuk mund të jem indiferente për situatën jasht kësaj salle.

Ata që nuk munden të ishin dje para kryeministrisë dhe sot para parlamentit, me dëshpërim na nisin mesazhe në celular apo fb.

Një nënë e stërmunduar nga Tropoja më shkruante se prej muajsh ishte në hall dhe mendonte si do të siguronte jetën e vajzës në konvikt në Tiranë, por tani tha ajo edhe këto mendime –vuajtje të ëmbla u përmbysën sepse vajza nuk figuron tek listat fituese dhe kjo nënë me të drejtë më pyeti nëse a janë prindër deputetet dhe ministrat apo hyena që nuk ngopen me vuajtjet e këtyre njerëzve?

Një tjetër më shkruan se ka katër fëmijë, i madhi hidhet në vitin e dytë të shkollës së lartë ne Durres. Vitin e parë e kemi ndihmuar me borxhe, por tani po detyrohemi ta mbajmë në shtëpi pasi nuk kemi të ardhura të tjera përvec ndihmës ekonomike dhe 3 të tjerëve shkolla po u fillon dhe nuk kam me cfarë tua blej as librat.

Nuk ka turp më të madh sot për këtë parlament, kur pjesa më e madhe i kanë fëmijët nëpër shkolla jashtë Shqipërisë, në komoditet e para, lë pa mëshirë ose më saktë në mëshirë të fatit mijëra të rinj të talentuar, me vullnet e që me aq shumë sakrificë nga prindërit e tyre u mbyllen dyert nga krimi në arsim, nga korrupsioni në arsim, nga trafikimi në arsim, sepse kjo ishte reforma e rilindjes në sektorin më bazik të një shteti që është arsimi e më pas shëndetësia.

E keni kthyer shkollën jo në vatrën e dijes, por vatrën e zhvatjes, e turpit, e fyerjes së djemve e vajzave dhe të lëndimit të mijëra baballarëve e nënave që po i rritin me mund e me shumë sakrificë fëmijët e tyre.

Dhe nuk ka absurd më të madh se sa aktet që sillni këtu në emër të ratifikimeve të marrëveshjeve apo projektligjeve të ndryshme, kur asnjë taksë e paguar me aq mund nga  shqiptarët nuk shkon  në investime publike por në  grabitjen galopante të klientëve të qeverisë, lluks, mirëqënie, pse jo edhe bursa studimi për fëmijët, nipër e mbesa, në universitetet më cilësore të SHBA dhe Evropës.

Kolegë!

E kemi diskutuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet dy qeverive, të Shqipërisë dhe Italisë, përfaqësuara nga ministritë respective, për përgatitjen e studimeve të fizibilitetit dhe projektimit në nivel përfundimtar si dhe studimin e impaktit mjedisor në sektorin e infrastrukturave për:

 – Zgjerimin e rrugës nga Miloti në Shkodër;

– Krijimin e lidhjes direkte Vaqarr-Kavajë;

– Realizimin e By-pass-it të Elbasanit.

Citoj këtu për shqiptarët që po na ndjekin, se bëhet fjalë që, Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje mundëson lidhjen e mëpasshme të një marrëveshjeje financiare mes palëve, për akordimin e një kredie ndihme prej 2.1 milionë euro nga qeveria Italiane për studime fizibiliteti dhe  projektime, për realizimin e tre veprave infrastrukturore të rëndësishme të sipërpërmendura.

Vazhdoj të citoj pjesë nga relacioni që shoqëron aktin se, ndërtimi i akseve të propozuar në këtë marrëveshje do të përmirësonte shumë lëvizshmërinë e mjeteve, si në aspektin kohor edhe cilësor si dhe do të rriste sigurinë rrugore në këto akse.

Po pse more zoterinj, vetëm kredia 2 milion euro për studime dhe projektime ju mungonte, për të përmiresuar rrjetin rrugor të pjesës veriore të vendit, e cila rezulton të jetë ndër më të varfërat ekonomikisht por më të pasurat natyralisht prej bukurive turistike që po perpiqet ti shfrytëzojë sado pak për mbijetesë?

Studimet dhe projektimet ju mungonin, për të bërë dicka për të zgjidhur ankthin e pritjeve me orë, në trafikun e rënduar, të turistëve që frekuentuan sivjet plazhet e Shëngjinit dhe Velipojës?

Studimet dhe projektimet ju munguan, për të bërë dicka me mirembajtjen e rrugës nga Vau i Dejës që të con në Koman, si dhe të 2  kalatave, asaj të Komanit dhe të Fierzës, të cilat, turistët që kishin kënaqesinë të vizitonin Alpet dhe shijonin udhëtimin me traget, i kane cilësuar me standarte të vendeve të botës së tretë?

Unë vetë kam shoqëruar disa herë miq dhe dashamirës të turizmit malor dhe të apasionuar mbas Alpeve, ndër të cilët edhe diplomat dhe të huaj. Dhe a e dini se cfarë paradoksi ekziston kur bën ate udhëtim? Rruga drejt kalatës së Komanit është skandalisht e demtuar dhe e pamirëmbajtur, ndërkohë qe paralel me të, si për tu tallur me dashamirësit e Alpeve, KESH ka invstuar në një rrugë qe të con në digë dhe që rrihet maksimumi 2 herë në ditë nga 2 ose 3 makina të stafit.

Sigurisht unë nuk pres ndërtimin e rrugës nga një kryeministër dhe  ministra alergjik ndaj veriut, për të lëvruar fonde por të paktën tënderhyhej në mbushjen e gropava.

2 muaj e gjysëm vere- sezon turistik dhe asnjë lopatë dhe’ nuk është hedhur, asnjë punëtor nuk është dukur për mirëmbajtje në akset kryesore dhe jetike për këto zona dhe ju na servirni strategjira dhe qëllime përmiresimesh të akseve rrugore vetëm në letra, paratë e së cilave kushedi se në xhepat e cilëve zyrtar do përfundojne, se rrugë jo se jo do të shikojmë të shtruar apo ndërtuar.

Kjo gjë dëshmon më sëmiri demagogjinë tuaj për turizmin malorë, për infrastrukturën e të cili nuk keni hedhur asnjë lek.

Faktet flasin vetë, ndërsa ne diskutojmë sot si një rutinë marrëveshjen e radhës e cila për hir të së vërtetës tingëllon sa absurde aq edhe qesharake qysh në titull.

 Jo për formulimin por për kontekstin kur zhvillohet diskutimi për infrastrukturën dhe zhvillim të saj, pikërisht nga një qeveri dhe mazhorancë e cila i urren rrugët.

 Vera që po lemë pas, shënoi një bilanc lufte me jetët e humbura nëpër aksidente.

Aksidentet janë shtuar në mënyrë dramatike dhe qytetarët u bënë dhe po bëhen cdo ditë, dëshmitarë të skenave fatale nëpër rrugët e vendit shoqëruar me një ineficencë të policisë e cila bëhet prezente gjithnjë pas ngjarjeve, pasi janë më së shumti të angazhuar me ruajtjen e parcelave të hashashit.

Dhe burimi i të gjithave këtyre aksidenteve nuk ishte mungesa e studimeve por mosinvestimi në infrastructure, në ato që njihen si pika të rrezikshme si dhe në akset që për shkak të fluksit të turistëve mbingarkohen në sezonin e verës.

Ne sot flasim për ratifikim të një marvëshje me ndikim në sektorin e  infrastrukturës kur pikërisht një nga kryeveprat historike të zhvillimit të shqiptarëve, Rruga e Kombit është kthyer në një mollë sherri për pazaret dhe interesat e pakufijshëm të mafies në pushtet.

Dorëheqja e ministrit Haxhinasto kaloi në terr informativ si vetë koncesioni i mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit dhe që më pas dhe vetë anullimi i tij.

Edhe një telenovelë e jetës së Eskobarit do të ishte më e sqaruar dhe më e kthjellët sesa filmi, që realizon Rama cdo ditë me zyrat e propagandës së tij.

Duke mbetur tek shqetësimi dhe alarmimi i shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë por dhe më tej, që me finalizimin e kontratës së mirembajtjes do të vendoset edhe një taksë për cdo automjet që qarkullon në këtë rrugë, jo pak por 5 euro për secilin sens levizje.

Për të hedhur dritë mbi kostot e mbajtura sekret të këtij koncesioni, BIRN ben prezent se ka kërkuar që  para vendimit të KPP-së, të mund të merrte një kopje të ofertës fituese për të parë fluksin e parashikuar të mjeteve që do të qarkullojnë në Rrugën e Kombit si dhe koston e premtuar të subvencionimit nga buxheti i shtetit, për të krijuar një ide të përafërt mbi koston totale që ky koncesion do të ketë në xhepat e shqiptarëve dhe vlerës së përgjithshme të investimeve, por ka marrë pergjigje negative nga Ministria e Transportit.

Para disa ditësh bashkë me kolegë të tjerë dhe të zgjedhur vendor nga Qarku i Kukësit, morëm pjesë në një tryezë të përbashkët me përfaqësues të shoqatave të biznesit dhe shoqerinë civile në Kukës për të dikutuar mbi këtë shqetësim madhor për zonën tonë por jo vetëm.

Argumentat e sjellë nga ata se përse e  kundërshtojnë taksën dhe që paralajmërojnëedhe ndërmarrjen e hapave konkret për ta refuzuar permblidhen si më poshtë:

  • Autostrada është ndërtuar me fonde publike pra nga taksapaguesit shqiptar.
  • Cdo mjet që qarkullon në territorin shqiptar, sipas nenit 2 të ligjit 157/2014,  paguan taksën e qarkullimit e cila i dedikohet mirmbajtjes së rrugëve.
  • Qarku i Kukësit nuk ka një rrugë tjetër alternative që e lidh me pjesën tjetër të vendit, në mënyrë që përdoruesve të rrugës tu lihet hapsirë zgjedhje.
  • Mospërputhja e taksës me strategjinë kombëtare të turizmit dhe humbja financiare që shkaktohet nga aplikimi i saj në këtë sektor jetik.

  Me vendosmëri ata parashtrojnë që qeveria ose të kthejë mbrapsht dhe anullojë aplikimin e taksës ose të shfuqizojë ligjin 157/2014 dhe të heqë taksën mbi karburantin.

Kush e di se për cfarë përdoret taksa e qarkullimit, në një kohë që mirëmbajtja e rrugëve është në minimumin historik?!

Kolegë!

Taksa është një veprim në vijimësi i kësaj qeveria antitreg, anti biznes, fobike ndaj veriut dhe mbi të gjitha kundër bashkimit të shqiptarëve në të gjithë Rajonin.

Kjo taksë e fut në një kolaps shkëmbimin tregtar, komunikimin ndërsektorial mes Kosovës e Shqipërisë por edhe më gjerë dhe sigurisht trondit rëndë turizmin.

Ajo rrugë duhet ti bashkojë për zhvillim shqiptarët e dy shteteve e jo ti ndajë, për ti shtyrë edhe më shumë drejt varfërisë.

Nga ana tjetër Veriun e izolon edhe më tej dhe mbyll edhe më shumë ato pak hapesira për tregti e punësim.

Eshtë demagogji krejt manipuluese se taksa kaq e lartë i duhet mirëmbajtjes së rrugës.

Në fakt i duhet kësaj qeverie dhe kryeministri të marrë edhe më shumë nga mundi e sakrifica e shqiptarëve.

Një aferë e pastër me miliona euro cdo vit, një barrë e re e vendosur në kurrizin e shqiptarëve, sipas skemës së qeverisë për 30 vite me radhë, në emër të mirëmbajtjes së rrugës.

Por të jeni të bindur se nuk do i gezojë të ardhurat e saj.

Mendoj dhe historia më jep të drejtë në konstatimin se, qeveria dhe mazhoranca juaj ka gjeneruar më shumë kriza se nga cdo periudhë tjetër të rëndë historike për Shqipërinë që nga themelimi i shtetit në 1912.


Fjala në Kuvend e deputetes së Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj, 8 Shtator 2016

Read More
08 Sht
0

S’ka buxhet për qytetarët, vetëm “plaçkë lufte” për pushtetarët

Kjo po që është Qeveri solidare!! Të gjithë ministrat ‎janë vënë në rradhë për të marrë në mbrojtje Ministren e Arsimit.

Këtë bëri edhe Ministri Beqaj i cili sinqerisht duhet t’i kërkonte dorëheqjen koleges së tij, e jo ta komplimentonte. Dhe Ministrja e Arsimit t’ja kthente nderin duke i kërkuar dorëheqjen.

Sepse njëri ka shkatërruar shëndetësinë.

Dhe tjetra ka shkatërruar Arsimin!!

‎Po le t’i kthehemi aktit normativ për ndryshimet në buxhetin 2016…

Akti normativ për Buxhetin 2016 vjen sërish si “plaçkë lufte” e pushtetit. Në sektorët jetikë, me ndikim të drejtpërdrejtë në jetesën e qytetarëve, janë shkurtuar afro 40 përqind e fondeve.

Vjedhja brenda shtetit “kalon” ekskluzivisht nga paradhoma kryeministrore. Korrupsioni i përhapur në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes është temë donimuese në të gjitha raportet e ndërkombëtarëve: DASH, BE, PE, BB, më i fundit fare i Transparency International i cili edhe pse I tëri I hartuar nën influencën e qeverisë, nuk shpëton dot pa përmendur një fakt tronditës: Raporti vlerëson se korrupsioni ka lidhje të drejtpërdrejtë me lulëzimin e krimit të organizuar:  “një vlerësim i vitit 2015 për krimin e organizuar në Shqipëri e vendos  nivelin e lartë të korrupsionit në polici dhe institucionet e tjera të zbatimit të ligjit si një nga arësyet kryesore që e lejon krimin të lulëzojë.”

Në këtë kuadër duhet parë edhe buxheti i prezantuar nga Qeveria si gjithnjë pothuajse në ilegalitet e fshehtësi të plotë. Shëndetësia është sektori i shpartalluar nga korrupsioni i dy basketbollistëve; njëri Kryeministër në detyrë, tjetri me mandatin e “koordinatorit të korrupsionit”.

Në kujdesin parësor janë shkurtuar 35 përqind e fondeve, ndërkohë që miliona euro janë dhënë për aferën më të madhe, atë të “Check-up”, për të cilën ka dyshime të forta se familjarë të hetuesve shantazhohen në institucionet shëndetësore për të mbyllur dosjen në prokurori.

Në vitin e dytë të implementimit, pas skandaleve të njëpasnjëshme, qytetarët e kanë braktisur CHECK-UP-in e Ramës dhe Beqes që u ka shkaktuar shkaktuar shumë kokëcarje, kosto jo vetëm financiare por edhe stres psikologjik e mendor…. Check up ka dështuar!! Ka dështuar ashtu si ne e kishim parashikuar dhe paralajmëruar….të vetmit që përpiqen ta bëjnë të duket mirë për të justifikuar 120 mln Eurot dhënë mikeshës Vilma, janë ata të dy: Rama dhe Beqaj‎…

Mjekët e Qendrave SHendetësore tregojnë se numri I qytetarëve që bëjnë check up, (pavarësisht manovrave të Beqes) është ulur ndjeshëm këtë vit. Të kesh një hall e të shkosh në një qendër shëndetësore, me urdhër të Beqes, nuk të shërbehet pa bërë check up. Të duhet të marrësh patentë, e shkon në qendër shëndetësore për të bërë analizat, nuk t’I bëjnë…duhet më parë të bësh check up… po s’e bërë check up, mbetesh pa patentë, e nëse mbetesh pa patentë…rrezikon minimalisht gjobë nga policia…

Shteti e ka rrethuar “qytetarin”…ai s’bën dot asgjë pa kryer më parë atë cfarë qeveria e detyron se duhet të bëjë me hir apo pahir. Nuk është më Qeveria në shërbim të qytetarit, por qytetari në shërbim të interesave të qeverisë…

Dështimi I check up, ka krijuar panik te Rama dhe Beqaj ndaj edhe janë vënë në lëvizje javët e fundit:

– Kanë dërguar ekipe nga Fondi I Sigurimit te Detyrueshem Shendetesor dhe ministria në cdo Qendër SHëNDETëSORE që si toga të zeza po ushtrojnë presion ndaj drejtuesve dhe ndaj mjekëve të familjes

Ministri Beqaj po investohet personalisht duke thirrur në Ministri drejtuesit e Qendrave SHëndetësore si dhe mjekët me “performancë” të ulët në check up në Tiranë…

Raportohet se i nervozuar, me arrogancën e parasë dhe pushtetit të pamerituar, ministri Beqaj ka kërcënuar mjekët e familjes se nëse nuk rrisin numrin e qytetarëve që bëjnë check up, në shtator do t’i pushtojë nga puna. Dhe duket se “viktima” e parë është shënuar… është shkarkuar një nga drejtuesit e QSH në Tiranë për tu zëvendësuar nga një njeri me precedentë penalë. Prezantimi I tij zyrtar po vonon sepse është shumë I angazhuar me vjedhjen e votave në Dibër…

Po kush ja jep guximin dhe autoritetin Ministrit të Shëndetësisë që të shantazhojë mjekët kur ata nuk kanë kontratë me të por me Fondin e Detyrueshëm të Sigurimeve Shëndetësore??

‎Përderisa nuk e ka këtë autoritet, atëherë qartazi dhe haptasi, ai po punon për llogari të Vilmës….

Nga kush dhe si vleresohet performanca e mjekëve të familjes?? Apo Check up tashmë është kthyer në të vetmin indikator performance??

‎Po si mund t’I shantazhosh mjekët të cilët I ke lënë të punojnë në kushte mizerabël e I ke vënë përballë dëshpërimit të pacientëve e familjarëve të tyre?? Në vend që t’I incentivojë me shpërblime e paga shtese…kur ju ka mohuar rrogën e 13 që e merrnin cdo qershor?? Apo me keq, i ke ulur pagat me 30-40 mijë lekë secilit (pasi ka gjetur si artificë numrin e banorëve për cdo mjek).

PD është e vendosur për të ndjekur të gjitha rrugët institucionale e ligjore në mënyrë që të bëhet transparencë e plotë në lidhje me këtë skandal të Rames e për të mbrojtur deri në fund të drejtat e bluzave të bardha të Qendrave Shëndetësore.

E ndërkohë që Ministri, vazhdon i jep tendera kompanisë së tij INTECH+ (i fundit para një muaji 520 mln lekë nga Ministri i financave për disa shërbime kompjuterike…) ka lënë pa kurim fëmijët me leucemi. Muaj të tërë fëmijët e vëgjël rrezikonin cdo ditë jetën e tyre se Ministri as kishte nge e as dëshirë të merrej me ta… muaj të tërë lutjet dëshpëruese të nënave binin në vesh të shkurdhër…

Vetëm frika e diskretitimit, pas thirrjeve të shoqërisë civile, pas denoncimit dhe presionit të deputetëve të opozitës në QSUT, e gjeti madje brenda natës ilacin… Krimi në këtë rast është akoma më i madh, sepse Ministri Beqaj e paska pasur mundësinë ta gjente prej muajsh…por thjesht ka neglizhuar …

përtej lajmit të mirë të sigurimit të ilacit për fëmijët me leucemi deri në fund të vitit, Pyetjet sigurisht janë të shumta. Si e siguroi ministri ilacin? Cfarë procedurë tenderi përdori?? Cila është kompania që fitoi tendërin?? Si u fut ilaci në shqipëri??? Shpresoj që ministri të ketë përgjigje për këto pyetje sot, pasi drejtoresha e qsut i dha urdhër vartësve që të mos na jepnin asnjë lloj informacioni mua dhe koleges Deda… duke shkelur kështu ligjin për statusin e deputetit…

Ndërkohë, vetëm pak ditë nga ky skandal, shpërthen një tjetër histori korrupsioni. Në Spitalin e trajtimit të sëmundjeve tumurale, pacientët në kimioterapi dalin me krevate në lulishte. Urdhri i ministrit Beqaj, pa asnjë konsultë, studim apo analizë, pa pyetur mjek apo profesionistë, në mungesë të në kundërshtim me opinionin e mjekëve, përgjysmoi në mënyrë absurde shtretërit për pacientët që iu nënshtrohen operacioneve, kimiterapisë dhe rrezatimit, në një kohë që nr I pacientëve më këto sëmundje, sipas statistikave zyrtare të ISHP, vitet e fundit ka një trend të frikshëm. Mjekët që e kundërshtuan u përballën me kërcënimin se mund të humbisnin vendin e punës. Onkologjiku është kthyer në ferr për pacientë e të afërm të tyre… pajisje kobalti që ju rrezikojnë jetën dhe janë ende në përdorin, mungesë kurash e barnash, persekutim të stafit mjekësor e tani edhe përgjysmin shtretërish… të zë trishtimi sa herë të duhet të shkosh në QSUT. Duke i inkurajuar dhe falenderuar për këtë rezistencë dhe shërbimin human të tyre, jam e sigurt se shumë shpejt  do të dëgjojnë drejtësinë duke vepruar, edhe pse edhe ata shantazhohen cdo ditë nga shefi i ministrit.

Të nderuar kolegë,

Para disa ditësh, në një kronikë të montuar, u shfaq Kryeministri Rama te trauma. Kaq shumë kanë devijuar në norma sa Kryeministri te ortopedia na shiste për arritje e privilegj sigurimin e protezave….Kjo z Rama,z. Beqaj nuk është arritje!!! Është minimumi i normales që duhet të bënit…. Po vallë aq budalla e dini këtë popull??? po si mund tu thuash shqiptarëve që kemi kursyer 2 mln dollarë nga TVSH për protezat? Po atyre që për kaq e kaq muaj mungesë i kanë blerë duke shpenzuar edhe qindarkën e fundit cfarë do ju thoni?? A kanë kursyer ata?? Me të drejtë një qytetar e pyeste Ramën në statusin e tij në fb: nëse do ja kthente paratë që kishte harxhuar së fundi për të blerë protezat.

Dhe si qershia mbi tortë vjen edhe procedura e tenderimit të protezave. A e dini kush e ka fituar tenderin??? Përgjigja dihet: Vilma. A e dini me cfarë cmimi i ka blerë Ministria këto proteza?? Me cmim sa dyfishi i atyre që shiten të spitalet private (bashkë me shërbimin). Ja pra, kjo është vërtetë arritje!!! Të orientosh buxhetin e shëndetësisë me të gjitha mënyrat dhe format drejt shoqes dhe sponsores. Plot 210 tendera në vlerë 1.76 mld lekë deri në korrik për firmën farmaceutike të saj… pa përmendurt paratë që i shkojnë nëpërmjet check up, prokurimeve për kancelari, mobilje, one stop shop etj etj

Shqiptarët nuk e meritojnë këtë qeveri e qeverisjetë koruptuar dhe antisociale. Shqiptarët janë më mirë pa Edi ramën. Ndaj 11 shtatori do shënojë fillimin e fundit të kësaj qeverisjeje.

Dibra do të jetë si dallëndyshja e parë në pranverën shqiptare!!


Fjala në Kuvend e deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, 8 Shtator 2016

Read More
08 Sht
0

Berisha – Lindita Nikollës: Jep dorëheqjen imediate! Nxirrni maturantët nga ankthi dhe tmerri që keni krijuar!

Zonja deputete!

Zotërinj deputetë!

Zonja kryesuese e seancës!

Të dashur qytetare dhe qytetarë, në mënyrë të veçantë u adresohem maturanteve dhe maturantëve të Shqipërisë, të rinjve dhe të rejave të këtij vendi!

Për herë të parë sot, që nga viti 90, gjimnazistë, maturantë e studentë rrethojnë institucionet shtetërore për shkak të qëndrimit të hapur armiqësor, që këto institucione kanë zbatuar dhe zbatojnë ndaj të rinjve shqiptarë, ëndrrës së tyre për t’u bërë intelektualë të këtij kombi, ëndrrës së tyre universitare, të drejtës së tyre për të pasur shanse të barabarta, të cilën parafolësi e shndërroi në lajtmotivin e fjalës së tij sipas motos “lavdi Zotit që kemi gjuhën për të fshehur të vërtetën”! Pra, sot rrethohet parlamenti. Pse rrethohet?

Si njëriu që ka kundërshtuar më shumë se kushdo tjetër pseudoreformën tuaj arsimore, sot do t’u them shqiptarëve të vërtetën. Cfarë ka ndodhur? Ka ndodhur një akt i paimagjinueshëm. Mijëra gjimnazistë shqiptarë, përfshi edhe atë që u shpall e dyta më mirë në maturat e Shqipërisë, kanë mbetur nga satrat e xhelatëve të arsimit, jashtë universiteteve.

Ju kujtohet se si Edi Rama, nga tribuna në tribunë sulmonte arsimin privat se do t’a mbyll e do t’a kyç, do t’i bëj këto e ato, ndërsa sot po i çon nxënësit me nota 10-të tek privati. Unë isha nxitës i arsimit privat, padiskutim, dhe prap i qëndroj, por i cilit arsim? Atij arsimi që do të merrte vetëm ata që nuk plotësonin asnjë kriter për të hyrë në shkollat publike. Sepse ata që plotësonin kriteret që një shtet shpall, që nga vitet 80, qoftë në demokraci e qoftë në demokratuë, për të mos thënë edhe në dikaturë, i kanë dyert e hapura në universitete. Fillimi viteve 80, përveçse për elif matrakët, shënoi kthesën botërore ndaj arsimit ët lartë, dhe kjo kthesë ishte hapja e dyerve të universiteteve dhe ata që kanë mundësi të lexojnë, do të gjejnë se, nga ajo kohë, u trefishua numëri i studentëve. Dhe jo vetëm për shkak të demokracisë. Do të gjejnë se nga ajo kohë u hapën me dhjetëra shkolla private, të cilat janë pikërisht për ata që nuk hyjnë dot në shkollat publike. Do të gjejnë edhe se studimet kanë faktuar në mënyrën më të padiskutueshme se, më mirë ajo shkollë se sa hiç shkollë.

Cfarë ndodhi këtë vit? Ku ishte kundërshtia e institucioneve private me Sali Berishën? Kërkonin me çdo kusht që unë të rrisja pragun e pranimeve në universitet, gjë të cilën unë s’e pranoja kurrë. Ata  me mua ishin në harmoni të plotë por kërkonin që të vija satrën jo tek 6-ta por tek 8-ta apo 9-ta. Po këtë unë s’mund t’a bëja, kurrën e kurrës.

Cfarë ndodhi me ligjin? Cfarë ndodhi me Edvinin?

…Se ti (i drejtohet ministres Nikolla), je thjesht një lojtare e mjerë në duart e tij. Pikërisht këtë bënë. Si të mos flasësh kur dalin dhe protestojnë ata të cilët kanë fituar të drejtën në Gjermani e vende të tjera kurse ti u mbyll dyert. Nuk ka akt më të ulët e më ç’njerëzor se sa ky, kanë ëndrra ata. Unë ja u di mirë këtë.

Unë vet, Sali Berisha, mbarova klasën e shtatë dhe më doli bursa për në Bashkimin Sovjektik, Rusi! Dhe ma morën! U gëzova, u ç’gëzova dhe ma morën! Diktaturë ishte, por të drejtën time mbi bazën e notave e nxorra. Diktaturë ishte por përsëri erdha në Tiranë dhe përsëri nxorra të drejtën time. Kurse ata vijnë në Tiranë dhe nuk nxjerrin dot asgjë. Eshtë tmerr kjo. Diktaturë ishte, pra, ma morën bursën jashtë shteti, por ama këtu zgjodha, dhe mora atë që më takonte. Kurse sot gjedh vetëm ai që është i FRESSH-it e i stër FRESSH-it, me 10 preferenca. Po nëse njëri i zgjedh të 10 preferencat? Te Juridiku janë përjashtuar ata që janë me 9.7 e me 9.8 dhe janë pranuar ata që janë me 7.5.

Mekanizmi që solli këtë është sepse, për të arritur në këtë rezultat, kriteret u bënë poshtërtisht dhe pabesisht pasi maturantët kishin bërë zgjedhjet. U dha efekt prapaveprues kritereve. Këtë bëtë ju pabesisht. E ndaj kujt? Ndaj atyre që më shumë se çdo gjë tjetër kanë ëndrrën. Pushteti më i fuqishëm i tyre është ëndrra për t’u bërë intelektual. Dhe në këtë mënyrë Edi Rama realizoi atë që unë nuk e pranova kurrë. I thotë privatit “merrni ata me 9 dhe 10 se unë i fus edhe me 7”.

Në vitin më kulmor, ka patur gjithsej 5.600 të regjistruar në të gjitha shkollat private të Shqipërisë. 9.200 janë hapur vende tani. Ky që do i mbyllte?! Ky që përmendte djalin e Bossit. Po tani djemtë e Bossit kanë mbirë në çdo zyrë, në çdo ministri, në çdo drejtori. Ju jeni administrata e diplomave fallco sa kurrë në historinë e vendit.

Unë kërkoj në mënyrë urgjente krijimin e komisionit dhe anullimin me urgjencë të shpërndarjes së bërë, vendosjes së preferencës në vendin që meriton. Si mund t’u zësh pritë të rinjve dhe të vrasësh ëndrrën e tyre? Lexojini se çfarë shkruajnë ata. ..Dhe ata janë demokratë, socialistë, janë të të gjitha ngjyrave.

Së dyti, këta zotërinj, për të realizuar këtë hoqën kompjuterin dhe e kaluan në metodë manuale klasifikimin. Por me metodë manuale ke rkijuar në çdo qelizë korrupsionin më të tmerrshëm. Mirë se vitin e kaluar të mbrojti Sorosi që korruptoi Transparency International, edhe këtë vit mund të të mbrojë se prap e korrupton ai, por korrupsioni në pranimet arsimore është forma më virulente, më e egër, më çnjerëzore e korrupsionit dhe shumë shpejt do t’ja dëgjoni gjëmën që po bëni. Ndaj le të krijojmë një komision, të bëjmë të paqenë aktin madhor korruptiv.

Maturantë, ju jeni njerëz të tradhëtuar, edhe nga ata që organizonin protesta nën flamurin e marksizëm – leninizmit, edhe nga ndonjë pedagog që i ngrohën xhepin apo i dhanë tendera, ju duhet të luftoni sepse nuk luftoni vetëm për vete por luftoni për të gjithë brezat e këtij vendi, luftoni për të ardhmen e këtij vendi. Dhe ne do ju mbështesim fuqimisht! Sepse kjo që kanë bërë, është një akt madhor shkatërrimi i arsimit universitar.

Mund t’u lexoj këtu nëse doni se çfarë më shkruan Selva nga Fieri:  “Më mohuan të drejtën në Tiranë dhe fitova të drejtën si studente ekselence në universitetin e mjekësisë në Janinë”, dhe më ka dërguar të gjithë dokumentat. Të tjerët japin shembuj se si fituan në Gjermani.

Zonjë (i drejtohet ministres Nikolla), ti dhe arsimi jeni dy gjëra krejt të ndryshme, por njëri më të keqpërdorur në historinë e këtij vendi nuk është parë dhe mirë është të konsiderosh dorëheqjen imediate, të kërkosh të ribëhet procesi nga e para dhe të nxirrni nga maturantët nga ankthi dhe tmerri që i keni krijuar.

Ku janë deputetët e Fierit? Vetëm 2% e maturantëve të Fierit kanë fituar dhe flisni pastaj për shanse të barabarta, utopistë. Ja këtop janë shanset e barabarta që ja u ofroni shqiptarëve, vetëm 2% e matrantëve të Fierit sipas statistikave kanë fituar. Pse nuk dilni të flisni këtu? Unë mora shembull Fierin… Mos u mashtroni. Janë gjithsej dhe 300 vende për t’u hapur. Këta gënjejnë dhe vetëm gënjejnë. Duan të mbulojnë krimin që kryen ndaj jush.

Dua të them këtu diçka. Dje ambasadori amerikan foli për Al Kaponen dhe Amerikën e viteve 20. Ndryshimi prapë është shumë i madh. Dua t’u them shqiptarëve. Pse? Presidenti i viteve 20 nuk kishte asnjë lidhje me Al Kaponen. Është e vërtetë që ai ishte bërë i fuqishëm, por Presidenti qëndronte si shtyllë e pamposhtur e besimit të amerikanëve. Kurse këtu Al Kapone është ushtar i super Al Kapones, i Edi Ramës. Kjo është fatkeqësia jonë. Këtu Al Kapone është kryeministër, përdor fuqinë e ekzekutivit për të fuqizuar dhe pushtetëruar krimin.

E gjithë diskordanca ime dhe kundërshtitë e mia me sektorin privat ishte vetëm një; se nuk pranoja të ngrinim pragun siç donin ata, doja ti jepnim të drejtën çdo shqiptari që kishte një mesatare nga 6 e sipër të mësynte në shkollat publike, kurse këta e çuan tek 9-ta.

Di t’u japë një shembull tjetër. Sulm i tmerrshëm në fushatë ndaj meje se i kisha dhënë të drejtë doktorate sektorit privat. Eshtë e vërtetë që kishte 2-3 universitete që kishin të drejtën e doktoratave, dhe e kishin mbi bazën e kritereve. Po çfarë ndodhi? Kur erdhi në pushtet zotëria, bllokoi çdo doktoratë në sektorin publik. Shkoni në fakultetin juridik apo në atë të shkencave shoqërore dhe pyesni. 8 mln euro ka dërguar Rama në një universitet privat për ti ndarë me ta. Kur unë u ngrita në parlament, ngaqë lista e atyre që prisnin për doktoratë ishte bërë me kilometra të gjatë, çfarë bëri ky universiteti anti-europian, se emrin e ka europian por në fakt me praktikat që përdor është thellësisht anti-europian, sepse praktikat korruptive s’kanë asgjë europiane… Po, po, mbroj interesin publik unë këtu, s’mbroj interesin e kërkujt, s’më kap dot mua kush kurrë. 8 mln dollarë, ndanin nga 4 mijë euro për doktoratë, 8 mijë euro doktorata. Dhe ç’ndodhi kur i denoncova unë këtu? Ndodhi ajo që, pasi i kishte regjistruar  nuk i pranoi gjysmën. Korrupsionin e keni shtrirë kudo e tani po e shtrini dhe në arsim po kjo është e tmerrshme dhe e neveritshme.

A jeni ju të gjithë këtu që bërtisnit në korr Po kur Rama thoshte se do mbyllte universitetet private? Ku i keni universitetet private? 2.2 herë studentë më shumë se sa ç’ishin më parë. Ku i keni doktoratat? S’ka më doktorata as juridiku, as ekonomiku, as shkencat shoqërore. Doktoratat e ka privati sepse ai që shkon për t’u doktoruar paguan 8 mijë euro, ku 4 mijë i merr ndrikulla dhe kumbarën. Kjo është situata.

I bëj thirrje parlamentit që me urgjencë të ngremë komisionin, të anullojmë praktikën ultra korruptive të ndjekur nga Edi Rama në pranimet universitare. I bëj thirrje sektorit privat, se nëse doni të keni të ardhme largoni tentakulat mafioze nga kjo qeveri, se përndryshe në mënyrë absolute për çdo akt të sotëm do bëheni përgjegjës. Se ju qëndroni mbrapa kësaj. Sigurisht që ju keni gjetur një të korruptuar si Edi Rama dhe një si kjo ndrikulla këtu por ky është një dëm i madh që i bëni një shoqërie.

Dy fjalë lidhur me buxhetin.

Një dështim i plotë në dogana, psh muaji fundit ka 5% më pak se lani ose fix 800 mln. Eksportet kanë një rënie të madhe në masën 96% muajin e kaluar. Ky është suksesi tjetër i dytë. Suksesi i madh i juaji është, me këtë dekret, ulja me 25% e investimeve në arsimin e lartë, ulja me 35% e investimeve në kujdesin parësor, siksesi tjetër është ulja me 47% e shërbimeve në sistemin më të shpartalluar për shqiptarët që është shërbimi i urgjencës. Suksesi tjetër është ulja me 11.7% e investimeve për arsimin profesional, suksesi tjetër është ndëshkimi i mëtejshëm shëmbullor i Veirut. Urrejtja patologjike e bën Edi Ramën, pas Zoografit, kryeministër i Enver Hoxhës, kryeministrin më anti-shqiptar të të gjitha kohërave. E shprehur në mënyrën më eksplicite në Shkodër duke i thënë kryebashkiakes Ademi se nuk i jep asnjë kokërr leku, sikur i kishte të Spiro Kolekës dhe jo të taksapaguesve shqiptar. Dhe e vërteta është që i ka dhënë Shkodrës më pak se Roskovecit. E vërteta është se katër prefekturat e Veriut kanë marrë më pak se katër qëndra të PS të dorës së tretë. Cfarë i kishte ngelur për ti dhënë goditjen e fundit Veriut? I kishin ngelur disa rrugë të Fondit Shqiptar të Zhvillimit që ishin kontraktuar dhe prokuruar nga ne, kishin filluar nga ne dhe duhet të përfundinin. Ishin rrugë të gjata, rrugë të vështira, njëra prej tyre e një rëndësie të padiskutueshme kombëtarë siç është rruga e Vermoshit. Të tjerat janë rrugë lokale. Tani edhe këtyre ja u gjeti anën. Cfarë ka bërë? FSHZH-së i ulet buxheti me 21 milionë dollarë. FSHZH nuk është vetëm në Veri por është kudo. Por dy objekte ka më kryesoret; rrugën e Tamarës dhe rrugën e Iballës që shkon në Pukë. Rama, shkoi dje në Opera dhe paraqiti një skicë për meremetimin e një salle dhe përcaktoi se për këtë nevojiten 8.8 milionë euro. Si t’a maskojë këtë që të mos thonë njerëzit se si ka mundësi që të investohen 8.8 mln euro për një sallë dhe tha se “po investojmë në kulturë më shumë se sa 20 vite të marra së bashku”, paçka se vetëm në Gjirokastër, gjatë qeverisjes së mëparshme janë investuar në sokaqe, hane dhe ndërtesa 11.2 mln euro, të gjitha të çertifikuara nga UNESKO. Tani edhe në Pukë, thoni se keni investuar në rrugën e Qelzës më shumë se 20 vite së bashku. Ky beson se pukianët nuk e di që janë nga shqiptarët më të mençur dhe dinë ku i japin ujë Ramës më mirë se kushdo tjetër.

Pra, çfarë është ky? Ky është buxheti i ndëshkimit të Veriut. Vazhdon urrejtja dhe diskriminimi total i Veriut në fonde. Pse? Sepse për Ramën Veriu është Mark Frroku, Arben Frroku, Ymer Lala, Armand Prenga, këta janë kapitenët e Veriut, një zonë e përbërë nga kriminelë dhe që mund të qeveriset vetëm nga kriminelë.

Shkoni pyesni Ulsiun se si ja hoqi kandidatin Ymeri. A e kuptoni që PS është bërë partia e kriminelëve. Ju do ta pësoni të parët nga kjo. A e hoqët kandidatin e PS në Dibër, që ishte drejtori tatimeve? Edhe këtë e mohoni? Vazhdoni pra. 100 mijë rrënjë kanabisi i ka mbjellë në Selisht, po kaq ka Bardhok Planaj në buzë të liqenit Vaut të Dejës. Ju s’keni sy të shihni kanabisin se jua ka zënë kanabisi sytë, i keni parcelat tuaja ato ndaj bërtisni.

Kam parë shumë herë përpjekje qesharake për t’a mbuluar diellin me shoshë por të gjitha kanë dështuar. Edhe tani përpiqeni ta mbuloni por nga ajri është filmuar çdo gjë.  Vetëm Kurveleshi ka 3. 2 milionë rrënjë. Ajo që patë në Pocem, ku vetëm sipas të dhënave tuaja aty ishin 45 mijë. Poçemi pëllëmbë për pëllëmbë është mbushur. Hajdeni shkojmë në Nivicë, në Kuc. në Selari, kudo.  Ju garantoj se po kaq ka në zonën e Beratit e të Skraparit e në zona të tjera. Ju e keni mbyt Shqipërinë me kanabis. Atyre qyetarëve që thonë se çtë keqe ka, unë u them se s’ka gjëmë më të madhe për vendin se sa kjo. Sepse kjo është velloja e krimit që po mbulon Shqipërinë, kjo është velloja më e zezë, kjo është e diktaturës së krimit, pasojat e të cilës do jenë katastrofave, do jetë penalizmi i Shqipërisë, narkotizimi i të rinjve shqiptarë, do jetë përdorimi masiv i saj. Sivjet janë prerë plantacione arrash për të mbjellë kanabis, vitet e tjera do priten plantacione të tëra drurësh frutorë për të mbjellë kanabis. Shkoni në Dukagjin, shkoni në Alpe, atje ku s’ja u pret mëndja, Stan i poshtëm apo Pribujan ku absolutisht pa helikopter nuk shkon dot, çka do të thotë se i keni çuar me helikopter. Vazhdoni qeshni se ju jeni të gjithë brënda, keni parcelat tuaja.

Ndaj dhe një herë, ju bëj thirrje të krijojmë komision parlamentar për të anulluar brenda javës këtë praktikë korruptive, klienteliste të pranimeve universitare.

Replika zotit Berisha pas fjalës së Niko Peleshit:

Së pari, për universitetin mund të them se nuk ka akt më çinik se sa të dalësh e të mashtrosh ata që u ke shkatërruar ëndrrën. Të përdorësh statistika mashtrimi ndërkohë që vetëm nga rrethi i Fierit janë vetëm 2% e maturantëve që kanë gjetur të hapura dyert e universiteteve publike të Shqipërisë. Ju i mbyllët pranimet në mënyrë që ti nisni drejt sektorit privat ku ju merrni për çdo student 40% të tarifës, por ky është një krim i shëmtuar dhe ne si parlament s’duhet ta pranojmë kurrë këtë.

Së dyti, fole për investimet. Zotëri ja ku e ke tabelën e botuar nga instituti i statistikave. Për Korççën janë 268 mln lekë, për Durrësin janë 292 mln lekë, për Fierin janë 223 mln lekë, për Krujën janë 188.1 mln lekë, për Kavajën janë 225 mln, për Shkodrën janë 38.5 mln lekë dhe po gjetët 1 mln lekë hajdeni më thoni. Për Lezhën janë gjithsej 12 mln lekë. Vijmë pak tek stadiumi. Në stadium u ulën 2000 vende sepse ççdo vend është 2200 dollarë, kapaçiteti. Se çfarë ndërtuat ja u nxori në pah bardhaku, ja u nxori të nesërmen një furtunë.  Fole dhe the se nuk ka rëndësi kush e bën tenderin. Ka rëndësi shumë të madhe në fakt se kush bën tenderin, se ka rëndësi vjedh apo nuk vjedh paratë e tenderit. A e dini se kush është një nga super vjedhësit e rinj pas Besnikut të Partisë dhe Ardian çelës, ai quhet Arben Dervishi. Po ju jap vetëm një shembull. Ndërtuesi ka një studio dhe e shoqja është sekretare e përgjithshme e një instituçioni, dhe Arben Dervishi fiton konsulençën, ja firmos zonja Dervishi fitoren. Dhe sa i paguhet ora? 2000 euro e kishte orën ajo arkitektja e madhe e shquar, ndërsa Arben Dervishi e ka orën 8000 euro. A mund të ndodh kshu? Ju vidhni dhe vetëm vidhni. Pra, nuk ka rëndësi se vjedhin, rëndësi ka e bëjnë tendera.

Ju fola qëparë për Transparençy International. Një nga portalet e ka kapur. A e dini që për Transparençy nuk ekziston fjala kanabis? Shqipëria është bërë Kolumbia e Europësndërsa për Transparençy e kontrolluar nga kryespekullanti i botës Xhorxh Soros, i çili ka një lidhje patologjike me Edi Ramën, nuk ekziston në Shqipëri. Mjafton kjo për të treguar se në çç’ditë të zeza ka rënë kjo organizatë që dikur ishte nga më prestigjiozet. Fole për diskriminim. Ti o i diskriminuar, kur ke qënë kryetar bashkie, ke përfituar nga ajo qeveri 37 mln euro për ndërtimin e impiantit të pastrimit të ujërave të zeza, e garantuar nga qeveria ime 100%. Rruga Korççë – Qafë Plloççë është nga rrugët e para të përfunduara nga qeveria e mëparëshme ndërsa ti thua se e keni ndërtuar ju. Dëgjojeni o qytetarë të Korççës se ççfarë thotë ky. Do të të japë listën e shkollave të mesme të ndërtuara në Korççë? Do të të japë ndërtesat e korpusit të Universitetit të ndërtuara në Korççë? Apo fondet që morëm nga Këshilli Europës dhe ti sollëm ty aty?

Një pyetje kam. çfarë interesash kanabiste ke në Pukë? Absolutisht do t’i hetoj gjer në 1.

Tre janë emrat që dalin në të gjitha përgjimet e agjençive të huajapër kanabisin: Rama, Tahiri dhe Peleshi. Qeshni, qeshni, unë fare mirë mund të them del kushërira, por nuk del. Fare mirë mund të them që del ky tjetri, por nuk del. Qënka Korça pa kanabis? Nuk dini ç’thonë ata të Qatomit, që na kanë marrë ujin e pijshëm për të vaditur kanabisin e s’na lënë për të pirë ujë. Pse të ma thonë mua, le të ta thonë ty. Ua keni marrë ujin për kanabis. Tre emra që kanë dalë në të gjitha përgjimet e agjençive të huaja.

(Ulsi Manja flet nga vendi) Edhe ti Ulsi, i more leje Ymerit që erdhe këtu. Absolutisht mandatin tënd do ta marrë Ymer Lala. Ty të kanë përzënë nga fushata se stë do ai ty. Shko dil në televizor me të, pse nuk del dot? Se Ymeri i ka thënë atij kandidatit: “dëgjo këtu ti çuni i Qemalit, po e pashë më këtu atë deputetin të sikterisa”.

Pra tre janë emrat që rezultojnë në të gjitha telefonatat, Rama, Tahiri dhe Peleshi, ky ka ndërtuar në Korçë kullën falike, kullën e turpit.

Replika pas fjales së Ilir Beqajt:

Këtë kohë timen unë do ta përdor për të përfaqësuar një maturante nga Fieri, e cila më thotë sa vijon, pasi dëgjoi një anëtar të organizatës kriminale që quhet qeveri, dhe që u bë këtu avokat i Lindita Nikollës, një njëri që mezi ka kaluar klasën kur ka qënë, ministri Beqaj. Ja çfarë thotë ajo: Jam një maturante që kam konkuruar në fakultetin e mjeksisë në katër preferenca, duke menduar që jam brenda kritereve të mjeksisë, me një mesatare 9.5 dhe lëndë të parë me zgjedhje biologji e thelluar 10, kimi e thelluar 9.5, kam dhe një çërtifikatë të firmosur nga vetë zonja Nikolla, që do mbahet mënd në analet e historisë si ministrja e arsimit më shkatërruese, më e pamëshirë, si ministrja që s’mendoi gjë tjetër veçse si të pasurohet në kurriz të shkollimit të të rinjve shqiptarë.

Dhe këtu po flas vetëm për universitetet po ju nuk dini se ç’bëhet me librat, po bëhet batërdia. O deputetë, shkoni shihni si marrin nxënësit e zgjedhësit tuaj librat, si i marrin kur janë me çmimet më të shtrenjta se kurrë? Kjo zonjushë pëson një dramë të madhe shpirtërore sepse babëzia,  sepse Al Kapone i i Shqipërisë, që nuk është Shullazi por është Edi Rama, për të mbushur xhepat e tij ka vendosur të shesë të drejtat e studimit të qindra mijëra studentëve, në kundërshtim flagrant me kriteret, univeristeteve private. Dëgjova këtu këta që fillojnë e mbarojnë duke recituar këngën time, por tha një të vërtetë; ai noton nga mëngjesi deri në darkë mes Enver Hoxhës dhe Sali Berishës. Një javë përpara, katër herë tha “fshesa e hekurt do të bjeri..”. Për të gjithë ju që keni memorien e viteve 70, Enver Hoxha bënte një plenium ushtarak dhe ulej dhe ju thoshte se “fshesa e hekurt e partisë do bjeri dhe do pastrojë ushtrinë”, dhe 30 – 40 koka kolonelësh e gjeneralësh fluturonin. Pastaj vinte radha e kulturës. Hoxha thoshte “fshesa hekurt e partisë do pastrojë kulturën tonë”, 30 – 40 letrarë përfundonin në galerë. E kështu me radhë. Kshu thotë edhe ky dhe ju e duartrokisni. Një njëri që flet për fshesë hekuri në demokraci, flet për diktaturë. Demokracitë nuk janë fshesa të hekurta, demokracitë janë norma me standarte. Pse iku ai Ilir Kerni? Sepse nuk pranoi në asnjë mënyrë që fituesi i tenderit të zgjidhet në mënyrë kaq të paskrupullt.

Po ju o zotërinj jetoni në arat e kanabisit, realiteti juaj është bërë kanabisi. Ju jeni dehur nga kanabisi dhe mohoni çdo gje. A e dini se 200 mijë rëgjistrime të check up-it janë fallco, sipas KLSH kjo. KLSH ka getur 200 mijë fallco. Dhe ky (Beqaj) ka futur në xhepa kostot e 200 mijë check up-eve. Ndaj gjëja më e mirë është të japësh dorëheqjen, t’u kërkosh të falur. Ke keqpërdorur, jep dorëheqjen.

Investimet në qarkun e Korçës të qeverisë së mëparëshme:

600 mln euro Korçë-Pogradec-Devoll-Ersekë. 800 km rruge – 250 mln dollarë; 545 km rrugë lokale, bashki e komuna; 75 km rrugë rajonale nga FSHZH; 180 km rrugë kombëtare, ishin ndërtuar 130 km dhe në proçes kishin mbetur 50 km; 170 shkolla nga të cilat 45 të reja me një vlerë 21 mln euro; 99 qenra shëndetësore me vlerë 5 mln dollarë; 164.8 ujësjellës kanalizime në fshatra me vlerë 221 mln; projekti mbetjeve të ngurta me 12.5 mln euro në ndërtim e sipër; projekti i ujërave të zeza 37 mln euro; bujqësia 25 mln $; subvencione në dru frutorë 1600 ha ku kanë përfituar 5600 fermerë, 1800 blegtorë; 10 mln dollarë vaditje dhe kanale vaditëse, 15 mln dollarë kredi në 25 frigoriferë, në 7 linja agroindustriale, në dy linja bimë mjekësore etj; në sektorin energjitik rikonstruksione të nënstacioneve 28 mln $ përvec koncensioneve; në turizëm 31 monumente kulture të restauruara; rrugët turistike të Vithkuqit, Voskopojës, Dardhës, Liqenasit, etj…

Kur këta dalin dhe gënjejnë në mënyrë të paimagjinueshme, unë do dal dhe të jap shifra se ndryshe nuk do merresha me ta, unë e bëj vetëm se këta dalin dhe gënjejnë qytetarët. Sa herë që ju do gënjeni unë do dal të them të vërtetën pasi këto janë investime të tyre, nuk janë të Sali Berishës. Një nga rrugët e para që ka përfunduar është rruga Korçë – Liqenas. Ishin bukuri e ndaluar liqenjtë e Prespës për shqiptarët, ndërsa tani shkohet në mënyrën më komode. Atë që bëri zotëria, kullën falike, dhe bllokoi ndërtimin e rrugës Qaf Plloçë -Qukës për një vit. Dhe pasi e bllokoi një vit, për të mbushur mirë xhepat ja ndryshoi dhe trajektoren, e zgjati 15 km.

21 mln euro stadiumi i Shkodrës. U mbyt të nesërmen e inaugurimit, si asnjë stadium tjetër. O deputetë të Beratit a mund të na thoni si ka mundësi që nuk ndërtohet rruga Lushnje – Berat? A mund të na thoni se si ka mundësi që nuk përfundon një km rrugë? Se edhe Rilindja Urbane është projekt i Fondit Shqiptaro Amerikan i zhvilluar nga qeveria e mëparshme, i filluar në Korçë, i filluar në Gjirokastër, i filluar në dhjetë qytete. Po ky ndërron emra dhe etiketa.

Ky (Beqaj) të dalë e të flasë këtu për ndrikull Nushin të cilës i ka paguar 200 mijë check up-e të pa bëra, e ka gjetur kontrolli shtetit këtë.


Fjala ne Kuvend e ish kryeministrit Sali Berisha, 8 Shtator 2016

Read More
08 Sht
0

Qeveri luksi për miqtë, shqiptarët në kufinjtë e mbijetesës

Sa shpesh e kemi pare kryeministrin te mundohet të shese dështimin për sukses dhe sapunin për djathë. Sesi u kundërpërgjigjet fakteve me batuta, protestave me police gra, urisë me lungomare, dekriminalizimit me kriminalizim dhe papunësisë me tallje për popullin dembel.

Dhe anembanë Shqipërisë nisën të kërcasin prangat dhe kërbaçi e  burgjet u  mbushën dingaz me të varfër që shisnin një dorë qepë e nje tufe majdanoz për të mbajtur frymën ndersa mjetet represive të qeverisë ia nisën ta demonstrojnë frustrimin e atij lart përmes zemërimit mbi kurrizin e atyre poshtë, Atyre që me mjerimin e tyre po i prishnin lartmadhnise idenë e vet mbi realitetin.

Per kryeministrin  nuk janë barinjtë ata që milen dhe qethen, por delet. Ndaj fale jush ne kete vend gjithmon do te paguajne te varferit….  ndersa oligarket shijojne parajsat e luksit me bekimin tuaj…

Kjo qeverisje tre vjecare  seshte gje tjeter vecse nje shthurje e përgjithshme ku paligjshmëria dhe të fortët me bekimin tuaj moren  frenat  ne dore  ndersa QYTETARIT vetem i merrni  dhe në asnjë moment jo qe nuk e bëni pjesë të vendimmarrjes tuaj, por keni futur doren thelle në xhepin e tij , duke I vjedhur 2.2 miliarde dollare vetem ne dy vitet e fundit. çfarë patet për t’i marrë këtij vendi të varfër por që prodhon shumë para për qeveritë hajdute, e moret.

Keni ndërtuar një perandori luksi për vete dhe miqte nderkohe qe  rreth 37% e popullsise janë në kufijtë e mbijetesës,   jo qe nuk keni lëvizur as majën e gishtit për të zbutur këtë varfëri, por perkundrazi e keni shtyrë vit pas viti keto 3 vjet qeverisje rilindase edhe më shumë thikën në plagën e mbijetesës. Sot, teksa mburreni si fodulle permanent se po bëni shtet, harroni se në vend që të bëni më shumë për të zbutur varfërinë, shtoni forcën për të nënshtruar njerëzit.

Varfëria është rreth vicioz. Ajo pjell vetëm varfëri. 37 për qind e shqiptareve sot është në zgripin e bukës së gojës apo Mbi 400 mijë familje janë regjistruar në tabelën e varfërisë ekstreme, që do të thotë tre mijë lekë të vjetra në ditë për një familje me pesë anëtarë. Po shohin se nuk ka asnjë shpresë që qeveria të sigurojë as dy lekë për popullin, asnjë investim, asnjë shpërndarje humane për pasurinë e popullit.  Të gjitha shkojnë ose për tenderat qeveritare, ose për luksin qeveritar.

Shqipëria duket sikur është zhytur në një hon të madh korrupsioni, sa eshte thuajse e pabesueshme se ju, kampionet e tij do ta zhbeni ate permes reformes ne drejtesi. Pasoja nuk mund te zhbehet, pa zhbere shkakun… ndaj shqiptaret nuk besojnë se do ketë një reformë në drejtësi nga ju, sepse ju  sjeni gje tjeter vecse skllevër të krimit, madje, te veshur edhe me imunitet parlamentar.  Ju nuk jeni të lirë të vendosni për të mirën publike. Nëse shqiptaret mund te presin që të zgjidhin problemin e korrupsionit e varfërisë me këto specie qeverisjeje që kemi, mendoj se duhet të jene optimistë aq sa dikur Pashko Vasa kur shkruante“Lum kush të rronjë, ta shohë zonjë”. Qeveria ka shtuar borxhin aq sa sot mund të thuash se çdo individ ka një borxh prej 30 mijë dollarë. Ky është i vetmi vend në botë ku qeveria plaçkit sipas ligjit.

Me sloganin do te bejme shtet permes reformave te medha jo shtet qe nuk bête dot, por u bête vete qesharak . Ndaj z kryeminister, historia do te kujtoje gjithnje me deshperim si te vetmin reformator pa reforma qe ka qeverisur kete vend.

Arritet  ta bëni Shqiperinë një vend depresiv nga ku shqiptarët duan të ikin, ndersa  një dyzinë fatkeqesh te tjere te zhytyr ne varferi, skamje e mjerim , shpesh te lidhur me prangat e burgut rilindas shkuan ne vetevrasje… E shnderruat Shqiperine ne nje vend, ku investitorët nuk duan të vijnë dhe  nuk duan as të rrinë;

Jeni dita e qametit për shqiptarët. Jeni bre maktji I tyre.  Nën këtë qeverisje njerëzit janë lodhur, janë varfëruar , neperkembur dhe frikësuar. Duan shpëtim

Nuk është justifikim të thuash se kaq mundëm te bëjmë per te varferit. Mund të rrijnë edhe ca kohë pa u restauruar ministritë, sallat e hartave, libraritë brenda kryeministrisë, bunkeri para ministrisë, zyrat luksoze të agallarëve të rinj, pedonalet, apo palmat ne rruge….Gjithë “mirëbërësit” biznesmenë që me shumë zell ndihmojnë qeverinë të jetë sa më “dinjitoze para të huajve”, të hedhin vështrimin nga bashkëqytetarët e tyre, me gjakun e të cilëve po trashin çdo ditë e më shumë qafën.

 Nderkohe qe37 perqind e shqiptareve mezi mbijetojne duke prekur varferine extreme,  vetem koncensionet e Beqes jane 400 milione euro… a sdo te ishte me njerezore qe keto miliona te shkonin per keta te mjere dhe jo ne xhepat e klienteve te ministrit e kryeministrit ? po sikur ti shtonim dhe 2,2 miliarde dollaret e abuzuar nga qeverisja juaj, a sdo tua zbusnim sadopak mjerimin ketyre 37 perqind shqiptareve te mjere qe jetojne epoken migjeniane sot?  Ata sot jetojne diktaturen e urisë, qe ngritet ju,  pasardhesit e atyre qe per 50 vjet lulezuan perandorine  e diktatures se proletariatit

Ju nuk   punoni për shqiptarët por për konçesionarët, oligarket e kanabistet, parate e te cileve ju sollen ne pushtet , ju mbajten deri tani, por smund tu mbajne me… sepse Po të ikni më vonë se tani afër, atëherë e keqja bëhet ferr…dhe shqiptaret kurre sdo te pranojne te prekin ferrin tuaj. Shume shpejt do ju japin ate   qe meritoni…..

Elementet kryesore te Aktit Normativ:

Per qeverine ndermarrja e ketij Akti Normativ eshte bere kryesisht per:

  • Rishikimin e nivelit total te te ardhurave.
  • Reflektimin e te ardhurave nga shitja e INSIG.
  • Rialokimin e fondeve ndermjet prograve buxhetore (korente dhe kapitale).
  • Rritjen e fondit rezerve dhe te kontingjences

Nderkohe qeveria harron (ose ben sikur harron) te ndermarri disa hapa te tjere shume me te rendesishem, pasi:

  • Nuk rriten pagat, vazhdojne te jene te ngrira, e thene ndryshe ndikim negativ ne fuqine blerese.
  • Nuk rriten pensionet, madje edhe indeksimi eshte bere i pjesshem. Ndonese inflacioni 2015 rezultoi ne masen 1.9%, indeksimi qe u be kete jave ishte vetem ne masen 1.6%, pra eshte permbushur vetem 84% e detyrimit ligjor, e thene ndryshe ndikim negativ ne fuqine blerese.
  • Nuk rritet fondet per ndihmen ekonomike, me qellim rritjen e perfitimit mesatar per familjet nevojtare.
  • Nuk rriten fondet per pagesen e papunesise (perkundrazi ulet me 10%), ndonese papunesia eshte me e larte sesa ajo e para 2-3 viteve.
  • Nuk rriten fondet per kompensimin e ish te perndjekurve politike, ku po te vazhdohet me kete ritem, nevojiten akoma edhe 2 dekata per te paguar gjithe detyrimin per kete shtrese te pervuajtuar dje nga sistemi komunist dhe sot nga sistemi rilindas.
  • Nuk po shohim asnje projekt madhor te filloje gjate 3 viteve te fundit, vetem fasada dhe qendra qytetesh. Gjithashtu ulen fondet per shpenzime kapitale per disa programe te rendesishme buxhetore.
  • Por ama e kemi nje qershi mbi torte: rezulton nje rritje me 68 punonjes te aparatit te Kryeministrise, per rehatllikun dhe oborrin e Krye-Rilindasit.

Persa i perket treguesve te te ardhurave dhe shpenzimeve:

Ulet me 4.4 miliarde leke (-1.1%) parashikimi i te ardhurave totale, por kjo jo per ndryshim te parashikimeve te te ardhurave nga tatimet dhe doganat (pra nuk ndryshojne parashikimet per zerat kryesore sic jane TVSH, tatim fitimi, akciza, tatimi mbi te ardhurat personale, etj,) por per disa ndryshime ne zera te tjere, sic jane psh:

  • Ulja me 2 miliarde e te ardhurave nga pushteti vendor (-12.1%), apo
  • Ulja me 4 miliarde (-80%) e te ardhurave nga dividenti.

Shpenzimet totale ulen me 3.1 miliarde leke (-0.7), nga te cilat mund te permendim:

  • Uljen me 2.9 miliarde te shpenzimeve korente
  1. a) Ulen shpenzimet e personelit me 1.04 miliarde leke (-1.5%).
  2. b) Ulen shpenzimet per buxhetin vendor me 1.25 miliarde leke (-2.5%).
  3. c) Ulet me 100 milione leke (-10%) fondi per pagesat e papunesise, ndonese jemi te gjithe ne dijeni te normes tejet te larte te papunesise.
  • Uljen me 730 milione leke te shpenzimeve kapitale (-1.2%) (si pasoje e uljes me 4.2 miliarde leke e investimeve me financim te huaj (-14.9%), dhe rritjes nga ana tjeter e investimeve me financim te brendshem me 3.5 miliarde leke (-11.5%)).
  • Ulet me 300 milione vlera e parashikuar per huadhenie neto per energjine (-6%)

Deficiti i parashikuar per vitin 2016 peson nje rritje prej 1.3 miliarde leke (3.8%).

Investimet publike. Nuk ka nje liste te projekteve te paraqituara ne aktin normativ, duke e veshtiresuar identifikimin e rialokimit te fondeve ne projektet konkrete. Por ne nivel  programi buxhetor, mund te themi se:

  • Jane ulur me 34 milione leke investimet ne “arsimin baze” (-2.5%).
  • Jane ulur me 199 milione leke investimet ne “arsimin e larte” (-28%)
  • Jane ulur me 108 milione leke investimet ne “kujdesin paresor” (-35%).
  • Jane ulur me 140 milione leke investimet ne “sherbimin kombetar te urgjences” (-47%).
  • Jane ulur me 62 milione leke investimet ne “arsimin profesional” (-11.7%).
  • Jane ulur me 88 milione leke investimet ne “sistemin e burgjeve” (-9.1).
  • Jane ulur me 2.15 miliarde leke tavanet buxhetore te Fondit Shqiptar te Zhvillimit, plot 28.3% me pak.

    Fjala në Kuvend e deputetes së Partisë Demokratike, Liljana Elmazi, 8 Shtator 2016

     

Read More
08 Sht
0

Shehu: Bashkia ndërmjetëse mes bizneseve të mëdha dhe fermerëve të Dibrës, në mënyrë që prodhimet e tyre të gjejnë treg

Kandidati për kryetar bashkie të Dibrës, Sherefedin Shehu së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me banorë të fshatrave  Poçest,  Bellovë, Rapdisht dhe Tomin.

Zoti Shehu u tha banorëve se me të kryebashkiak, bashkia do tu kthehet qytetarëve dhe administrata e bashkisë do të jetë në shërbim të tyre. Sot, punonjësit e bashkisë vetëm marrin rrogën dhe nuk ofrojnë asnjë shërbim për qytetarët edhe pse mundësi ka. Ndërmarrjet e bashkisë, mirëmbajtja e rrugëve, ujësjellësi dhe bordi i kullimit do të kthehen në punë që ditën e parë të drejtimit të bashkisë nga Sherefedin Shehu.

Sherefedin Shehu: Duke filluar nga dita e hënë më datë 12 bashkia do të kthehet tek ju. Largimi i mbeturinave do të fillojë që ditën e parë. Ndërmarrja e Ujësjellësit do të vijë këtu tek ju do të zgjerojë sistemin e ujit të pijshëm. Bashkia ka një ndërmarrje për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të vaditjes dhe pranverën e vitit të ardhshëm do ta filloni me një sistem të kanaleve vaditëse të përmirësuar ndjeshëm.

Zhvillimi ekonomik dhe punësimi janë prioritet i Sherefedin Shehut. Ai tha se Dibra i ka të gjitha mundësitë për zhvillim, pasi ka prodhime bujqësore, blegtorale, pemëtari dhe potencial të madh turistik. Bashkia, tha zoti Shehu do të jetë ndërmjetëse mes bizneseve të mëdha dhe fermerëve të Dibrës, në mënyrë që prodhimet e tyre të gjejnë treg.

Sherefedin Shehu: Tregu në Dibër është i vogël dhe bashkia ka për detyrë që të sjellë tregtarët këtu edhe këtë e kemi filluar. Para tre ditësh kemi bërë një takim me fermerë që prodhojnë mollët dhe grumbulluesi i mollës i garantoi që 80% të prodhimit të Dibrës do ta blejë vetëm një dhe të tillë  ka në Tiranë. Ne i kemi identifikuar, do t’i sjellim që t’i ulim këtu me ju që në pranverën e vitit të ardhshëm të fillojë porosia. Pra, tregtarët të porosisin blerjen e produkteve nga ju. Ne do të bëjmë panaire me blerësit e produkteve, do të vijnë në pranverë kur ju të mbillni që të keni të sigurt që nesër atë që mbillni dhe prodhoni ta keni të shitur.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 8 shtator 2016

 

Read More
07 Sht
0

Reagim i Partisë Demokratike

Pasi zhyti Dibrën në varfërinë më të madhe të këtyre 20 viteve, Edi Rama shpreson të marrë ndonjë votë duke luajtur me mjerimin e banorëve, me listat e ndihmës ekonomike. Këto janë mashtrime të njohura të Edi Ramës që çdo dibran e çdo shqiptar i njeh mirë. Këto lëmosha të neveritshme në Maqellarë në prag të zgjedhjeve, të zbuluara nga emisioni STOP, nuk e ndihmojnë dot të dëshpëruarin Rama nga gjykimi popullor i 11 Shtatorit në Dibër e shumë shpejt në gjithë Shqipërinë.


Reagim i Partisë Demokratike, 7 Shtator 2016

Read More
07 Sht
0

Interesat e betonit dhe korrupsioni shkaktojnë kaos dhe trafik skandaloz në Tiranë

Kryetari i Këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, reagoi pas situatës alarmante të krijuar nga trafiku, këtë pasdite në qendër të kryeqytetit. Ai deklaroi se abuzimet e Veliajt me fondet publike, ngutja për të investuar nga një kompani e cila ka fituar pa garë të drejtën për të ndërhyrë në qendrën e Tiranës, shkaktuan kaosin pranë Sheshit Skënderbej.

“Për fat të keq, sot Erjon Veliaj i tradhtoi sërish qytetarët e Tiranës, dhe besimin që i dhanë. I urdhëruar nga Kryeministri i vendit, tutori i tij politik, i cili njëkohësisht është kryetari de facto i bashkisë së Tiranës, nisi planet ogurzeza për sheshin Skënderbej, që tashmë po vihen në zbatim. 4 milionë euro do ti kushtojë shqiptarëve ky trill i Edi Ramës dhe ndërkohë që trojet publike do të grabiten si sipër ashtu edhe nën sipërfaqen e tokës. Eshtë e ditur që do të kemi ndërtimin e kullave, ndërtimin e parkimit nëntokësor që do ti shërbejë vetëm interesave të pushtetit dhe 4 milionë euro para publike i janë dhënë një kompanie pothuajse pa garë. Nuk  mund të shkojë më keq se kaq. Mafia e betonit me ngut nisi punimet, duke shkaktuar sot një kolaps të jashtëzakonshëm. Në fund të fundit c’lidhje kanë të drejtat dhe detyrimiet që ka Erjon Veliaj dhe Kryeministri Rama ndaj qytetarëve”, tha Olli.


Denoncim i kreut të Këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, 7 shtator 2016

Read More
07 Sht
0

Shehu: Bashkia do të marrë të gjitha masat që buka, uji dhe furnizimi minimal me energji elektrike të mos mungojë në asnjë familje dibrane

Kandidati për kryebashkiak i Dibrës, Sherefedin Shehu zhvilloi një takim me gratë dibrane. Zoti Shehu ka vlerësuar sakrificën e grave dibrane për të përballuar situatën e rëndë ekonomike dhe papunësinë e lartë në këtë bashki. Punësimi dhe mbështetja e grave sipërmarrëse do të jenë në qendër të punës së Sherefedin Shehu nesër si kryebashkiak i Dibrës. Zoti Shehu tha se pjesa më e madhe e administratës së drejtuar prej tij do të jenë gra.

Sherefedin Shehu: Bashkia ka disa mundësi dhe ato mundësi do të shfrytëzohen maksimalisht që ju të keni një mundësi punësimi. Do të nxisim sipërmarrjen, atë që mund të bëjnë gratë këtu edhe administrata e bashkisë do të dominohet nga gratë dhe nga vajzat.

Duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek familjet në nevojë ekstreme, zoti Shehu tha se Bashkia do të marrë të gjitha masat që të paktën buka, uji dhe furnizimi minimal me energji elektrike të mos mungojë.

Sherefedin Shehu: Në Peshkopi pushtetarët luajnë, bëjnë presion edhe me asistencën sociale. Ata që nuk kanë asnjë mundësi jetese do të marrin jo vetëm ndihmë që iu takon sipas ligjit, jo vetëm më shumë sesa ata që kanë një burim të vogël të ardhurash por bashkia nesër do të garantojë edhe faturat e energjisë elektrike për familjet që janë në nevojë ekstreme, që nuk kanë asnjë mundësi ose që janë edhe pa dritën elektrike sot për shkak se nuk mund të paguajnë faturën.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 7 shtator 2016

 

Read More
06 Sht
0

Shehu: Gjiknuri vjen në Dibër të studiojë cili është hidrocentrali i rradhës që  do të japë me koncesion

Kandidati për kryetar bashkie në Dibër, Sherefedin Shehu së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilluan takim me banorë të fshatrave Kandërr, Kishavec, Vakuf, Borovjan, Deshat.

Kandidati Sherefedin Shehu theksoi se për Dibrën është një fyerje e madhe  ardhja e ministrave që s’kanë asnjë lidhje me Dibrën dhe deputetët e saj nuk duken në fushatë.  Gjiknuri, përgjegjësi për rritjen e çmimit të energjisë dhe presionit me faturat abuzive ka vetëm një qëllim në vizitat e shpeshta në Dibër, të shoh ku mund të japë koncesion për hidrocentralin e radhës.

Sherefedin Shehu: Pse vjen Damian Gjiknuri dhe kapardiset me atë çantën krahë e qafë?! Ai ka ardhur për të studiuar kur mund të bëjë hidrocentralin tjetër. Sepse njërin e ka projektuar atje dhe  prisni se do t’ju përmbysen tokat këtu. Se ai vetëm këtë punë di të bëjë bashkë me Ramën dhe Arben Ahmetajn dhe me gjithë të tjerët.

Duke parashtruar programin për bashkinë, zoti Shehu tha se ofrimi i shërbimeve që nga pastrimi, sistemimi i rrugëve dhe kanalet vaditëse do të jenë prioritet. Bashkia i ka të gjitha mundësitë por nuk ka vëmendjen për tu shërbyer qytetarëve.

Sherefedin Shehu: Largimi i mbeturinave është detyra e parë që do të kryejë bashkia nesër. Dibra nuk e meriton që të jetë e papastër sepse bashkia është mbyllur në kullë atje në Peshkopi. Përveç largimit të mbeturinave projekti më i rëndësishëm do të jetë projekti i kanalizimeve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se në tre vite kjo qeveria ia ka shtuar hallet shqiptarëve.  Ekonomia është përkeqësuar, varfëria është shtuar, papunësia po ashtu ndërkohë që të vetmit qe pasurohen çdo ditë me pasuritë publike të këtij vendi janë pushtetarët dhe miqtë e tyre. Kjo është arsyeja që nga jugu në veri, tha zoti Basha ka nisur një bashkim i madh i shqiptarëve, përtej ngjyrave politike, për të larguar bandën e Edi Ramës.

Lulzim Basha: Kjo është shenjë e një bashkimi të madh. Një bashkimi të madh që i tejkalon vijat politike dhe që bëhet sepse shqiptarët e kanë kuptuar se ata që kemi sot mbi krye nuk e meritojnë emrin qeveritar apo qeverisës. Janë një bandë sunduesish, hajdutësh dhe kriminelësh të cilët për popullin kanë vetëm tre alternativa; varfërinë, burgun ose emigracionin. Dhe se gjithçka ky vend ka e duan për vete.


 

Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 6 shtator 2016

Read More
06 Sht
0

Shehu: Së bashku ta bëjmë Dibrën qytet, ku të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe jo të shohin emigrimin si shpresë

Kandidati për kryetar bashkie në Dibër, Sherefedin Shehu së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë ndjekur me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së ndeshjen e kombëtares. Zoti Shehu tha se së bashku me energjinë, mençurinë dhe vendosmërinë e të rinjve do të arrijnë që ta bëjnë Dibrën një qytet të zhvilluar, ku të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe jo të shohin emigrimin si shpresë.

Sherefedin Shehu: Ne duhet të krijojmë një Dibër të cilën ne e meritojmë. Një Dibër të pastër, një Dibër ku njerëzit të kenë ujë për të pirë. Një Dibër ku njerëzit të kenë ujë për vaditje. Një Dibër ku të gjithë të keni punë. Një Dibër ku shpirti i sipërmarrjes të krijojë vende pune për ju.

Kandidati për kryetar bashkie u takua edhe me të përndjekurit. Zoti Shehu tha se ata do të kenë përfaqësuesin e vet në bashkinë e Dibrës, në mënyrë që të gjithë ata që kanë vuajtur nga regjimi komunist, përveç kryetarit të Bashkisë të kenë edhe një derë tjetër ku të diskutojnë për hallet dhe problemet e tyre.

Zoti Shehu zhvilloi takime edhe me banorë të fshatrave Brezhdan, Ushtelenxë, Trojak, Sllovë, Vlesh. Infrastruktura rrugore, sistemi i ujësjellësit dhe kanalizimet janë prioritete të punës së bashkisë të drejtuar nga z.Shehu.

Kandidati për kryebashkiak u tha banorëve se kthimi i administratës në shërbim të qytetarëve do të mundësojë përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre duke u shërbyer aty ku ata jetojnë.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 6 shtator 2016

 

Read More