Blog

03 Sht
0

Shehu: Gjiknuri e Ahmetaj të japin llogari para dibranëve për aferën korruptive me hidrocentralin e Skavicës

Kandidati për kryebashkiak i Dibrës, Sherefedin Shehu u takua me banorë në Arrëz, Katund i Ri, Hotesh dhe Lishan i Epërm.  Kandidati Sherefedin Shehu theksoi ndër të tjera se për Peshkopinë është një fyerje ardhja e ministrave Gjiknuri dhe Ahmetaj, të cilët pas rritjes se çmimit të energjisë dhe presionit me faturat abuzive janë përgjegjës direkt për korrupsionin e hidrocentralit të  Skavicës.

Duke parashtruar programin për bashkinë, zoti Shehu tha se ofrimi i shërbimeve që nga pastrimi, sistemimi i rrugëve dhe kanalet vaditëse do të jetë prioritet.

“Në bashkinë e Peshkopisë ka mundësi që edhe me buxhetin ekzistues edhe me ndërmarrje, makineri që ka bashkia dhe që nuk varen nga dëshira e kryeministrit sepse ky kryeministër nuk ka vullnet dhe dëshirë ta mbështesë Dibrën, të realizojmë projekte që duken të vogla por që për ju janë shumë të rëndësishme.

E para, të kryejë shërbimet e domosdoshme për qytetarët, mbledhjen e mbeturinave.

Problemi i dytë, është sistemi i kanalizimeve.  Do të largojmë ndotjen nga fshati dhe do të mbrojmë Drinin nga ndotja. Përmirësimi i sistemit të vaditjes dhe në pranverën e vitit të ardhshëm sistemi ekzistues do të jetë plotësisht efecient, i gatshëm për t’ju shërbyer ju.

Ndërsa problemi tjetër është sistemi i ujit të pijshëm. Këtej në zonën e Sinës ne kemi filluar një projekt të madh me Bankën Gjermane për Zhvillim, ky projekt tani do të vijë të zbatohet edhe në zonën tuaj”, theksoi kandidati Sherefedin Shehu.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 3 shtator 2016

 

Read More
03 Sht
0

50 mijë rrënjë kanabis 2 km larg Rinasit, hedhin poshtë propagandën e Ramës me korrje-shirje

Edi Rama e ka nisur tahirin e tij në ca shfaqje qesharake me të cilat po talllet i madh e i vogël, nëpër disa kodra ku gjoja bëhet nami ndaj drogës.

Kanë marrë pjesë në këto shfaqje edhe gazetarë, dhe deputetë të rilindjes.

Cdokush e di se këto aksione janë sa për shfaqje, janë selektive dhe prekin vetëm ata që nuk e kanë paguar haracin 30 përqind.

Ja pse.

Kemi këtu foto, dhe pamje filmike të të paktën 6 hektarëve me kanabis, në zemër të vendit, në Larushkë, 2 kilometra larg aeroportit të Rinasit.

Video në ekran gjithashtu tregon afërsinë me pistën e Rinasit, nga ku ngrihen avionët.

Raportohet se këtu janë të paktën 50 mijë rrënjë, të mbjella krahu i djathtë i kryetarit të Bashkisë Krujë, partner dhe sponsorizues i tij, me inicialet, F.D. Shtëpia që duket ngjitur, është e një punonjësi të policisë, shërbëtor i kryetarit të Bashkisë, Bushi, me inicialet K.L. Dhe shefi operatoriv i zonës, e ka banesën e tij 1 km larg këtij plantacioni me drogë.

Kjo drogë mbillet, kultivohet me sistem vaditje të sofistikuar, ruhet nga punonjësit e shtetit, dhe mkiqyret drejtpërdrejt nga kryetari i Ramës në Bashkinë e Krujës, Bushi i famshëm i proceduar nga policia italiane për trafik lëndësh narkotike.

Këto foto dhe pamje janë marrë dy ditë më parë.

Si ky hambar droge ka me qindra në gjithë vendin, sepse zotërohen nga të paprekshmit, nga miqtë e Edi Ramës, nga bandat e lidhura me të.

Ky është sundimi i vendit me drogë e trafikantë.

Shqiptarët duhet të ngrihen e të bashkohen kundër këtij regjimi krimi e droge.

Shqipëria meriton punë të ndershme, rend e siguri.

Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.


Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, 3 shtator 2016

droge e mbjellur (1) droge e mbjellur (2) droge e mbjellur (3) droge e mbjellur (4)

Read More
03 Sht
0

Pas 3 vitesh korrupsion e varfëri, të rinjtë shqiptarë të parët në botë që duan të braktisin vendin

Pas 3 vitesh qeverisje të Edi Ramës, të rinjtë shqiptarë zënë vendin e parë në Europë dhe në botë për dëshirën për të braktisur vendin.

Ky raport tronditës bëhet i ditur nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.

Organiza Ndërkombëtare e Punës, tregon se përqindja më e lartë e të rinjve nga mosha 15 -29 vjeç, që duan të emigrojnë në botë, janë nga Shqipëria.

Në raport thuhet se gatishmëria e të rinjve për të emigruar është nxitur kryesisht  nga papunësia e lartë dhe mungesa e shanseve dhe e besimit për të gjetur një punë.

Kjo është gjendja ekonomike në Shqipëri, ky është realiteti ku papunësia rritet, besimi tek të rinjtë është goditur, shpresa për të ardhmen është vrarë, ndërsa shtohet cdo ditë pasuria e qeveritarëve që ndajnë e plackisin asetet publike e paratë e shqiptarëve.

300 mijë vendet e punës të premtuara nga Edi Rama 3 vjet më parë, jo vetëm janë harruar por mijëra të papunë janë shtruar si pasojë e taksave të larta, pasigurisë, mbylljes së bizneseve, dhe arrogancës së pushtetarëve.

Të vetmet vende pune në qeverisjen e Edi Ramës dhe me bekimin e tij janë ato të kultivimit dhe ruajtjes së hashashit për llogari të një grushti banditësh dhe qeveritarësh.

Të rinjtë shqiptare nuk e meritojnë këtë model që ofron Edi Rama, nuk e meritojnë këtë vrasje të shpresës.

Rinia duhet të bashkohet, të ngrihet e të marrë fatet e vendit në dorë.

Largimi nuk është zgjidhja.

Shqipëria mund të ofrojë punë, shpresë e të ardhme për rininë.

Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.


Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa

Grafiku i ILO

Read More
02 Sht
0

Ky ndryshim nuk sjell as gëzim, as shpresë. Shqiptarët presin largimin e Edi Ramës

Pyetje: Z.Basha si i komentoni ndryshimet në Qeveri?

Basha: Ndryshimet në qeveri nuk sjellin as gëzim, as shpresë. Nuk sjellin gëzim sepse të gjithë e dinë që batërdia me tenderat publikë, me koncesionet dhe mënyrat e tjera për të vjedhur buxhetin e shqiptarëve, që për tre vite ka rezultuar në zhdukjen e mbi tre miliardë eurove, nuk do të ndalojë por do të vazhdojë e do të intensifikohet.

Nuk ka shpresë nga ky ndryshim në qeveri apo nga ndryshime të tjera sepse të gjithë e dinë se përkeqësimi i thellë i jetës së shqiptarëve me taksa të rritura, me rënien e fuqisë blerëse, me shpunësimin dhe varfërimin masiv si rezultat i politikave të qeverisë “Rama” nuk ka asnjë shans të ndryshojë tashmë që qeveria është në ditët e saj të fundit.

Ndryshimi i vërtetë që do të ngjallte shpresë dhe gëzim tek shumica e shqptarëve, jo vetëm tek opozita, do të ishte largimi i Edi Ramës.

Njeriu i cili jo vetëm dështoi të përmbushë edhe një premtim të vetëm para shqiptarëve, por që provoi se rilindja e tij nuk ishte gjë tjetër veçse skema për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve, bregdetin e shqiptarëve, mineralet, shërbimet, tenderat.

Ishte projekti për t’i dorëzuar Shqipërinë krimit që e ka mbuluar me drogë nga jugu në veri. Ishte projekti për ti detyruar shqiptarët të zgjedhin midis varfërisë, burgut apo emigracionit.

Ndaj lëvizja e sotme është pritur me indiferencë të madhe nga qytetarët shqiptarë.

Për opozitën shqiptare, për Partinë Demokratike, për alternativën tonë është një tregues i qartë që qeveria ka humbur çdo legjitimitet moral dhe politik. Se varka e shpuar e qeverisë nuk është më në gjendje të përballojë as detyrat më akute të qeverisjes që janë rendi dhe siguria, në radhë të parë, lufta kundër krimit, shteti ligjor dhe respektimi i të drejtave elementare të qytetarëve. Por është kthyer në armiken kryesore të shqiptarëve, me papunësinë e shtuar, me varfërinë e thelluar, me krimin e veshur me pushtet.

Ndaj shqiptarët po bashkohen nga dita në ditë në një koalicion të madh që i tejkalon vijat  dhe profilet politike, për të realizuar ndryshimin e vërtet që funksionon për ta, jo për partitë politike, as për koalicionet. Dhe ky ndryshim i vërtetë fillon me largimin e Edi Ramës.

Ju faleminderit !


Prononcimi per mediat i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, 2 Shtator 2016

Read More
02 Sht
0

Basha: Ryshfeti 40 milion euro,  shkaku i mos financimit nga kinezët të Rrugës së Arbrit

Shehu: Bashkia do të  marketojë dhe ndërmjetësojë shitjen e produkteve bujqësorë të dibranëve

Kandidati për kryetar i Bashkisë së Dibrës, Sherefedin Shehu së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takuan me banorë të fshatrave Staravec, Shimçan, Pilafe dhe Tomin.

Problem i madh i banorëve të këtyre zonave  është punësimi, theksoi zoti Shehu i cili parashtroi dhe planin e tij. Investimet në bujqësi, në turizmin malor, stimulimi dhe nxitja e sipërmarrësve do të rrisin punësimin në këtë zonë. Ndarja administrative, theksoi Shehu u dëshmua gjatë kësaj kohe se ishte vetëm për qëllime elektorale, pasi qytetarëve u është përkeqësuar shërbimi dhe buxhetit të shtetit i është rritur kostoja nga 60 në 80 milion dollarë.

Zoti Shehu bëri të ditur dhe programin për nxitjen e shitjes së produkteve bujqësore.

“Bashkia do të bëhet ndërmjetëse midis fermerëve, tregtarëve dhe përpunuesve të produkteve bujqësore dhe blegtorale. Dhe bashkia do të bëjë atë që quhet marketingu, sepse ju jeni fermerë të vegjël, ju nuk mund të kontraktoni në mënyrë individuale.

Menjëherë do të fillojë përmirësimi dhe zgjidhja përfundimtare e problemit të ujit të pijshëm, ashtu siç do të bëjmë edhe për Peshkopinë,”- u shpreh zoti Shehu.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se zgjedhjet në Dibër janë një mundësi për t’i  thënë jo mashtrimin, poshtërimit, arrogancës, varfërimit të qytetarëve dhe pasurimit të qeveritarëve.

Zoti Basha shprehu angazhimin e tij për të përfunduar Rrugën e Arbrit e cila u nis nga qeveria e Partisë Demokratike dhe do përfundohet prej saj.

“E gjetën gati projektin për Rrugën së Arbrit. Tani po u vjen fundi dhe nuk kanë guximin të vijnë t’u thonë dibranëve të vërtetën. E gjitha bota e ka marrë vesh që është prish me bankën kineze për shkak se kanë kërkuar ryshfet 40 milionë euro për të ndërtuar tunelin, prandaj nuk u ndërtu tuneli.  Kjo është një mundësi për t’i treguar kësaj qeverie me votë se dibranët në emër të gjithë shqiptarëve i thonë jo kësaj politike të mashtrimit, të poshtërimit, të sh’punësimit,” theksoi zoti Basha.


 

Njoftim për media i Partisë Demokratike, 2 shtator 2016

Read More
02 Sht
0

Edi Rama plaçkit ARMO-n, asetin më të rëndësishme në sektorin e përpunimit të naftës

Pas muajsh të tërë përpjekjesh Rama bashkë me miqtë e oligarkët e tij marrin dhe perpunimin e naftës në vend.

Skema është e njëjtë. Ashtu siç ndodhi me koncesionin e TVSH që u denoncua nga opozita, ashtu sic po ndodh me portin e Karpenit e me shumë asete të tjera.

Kompani off-shore, pa kapitale, me pronarë  te paidentifikueshëm, shtijnë në dorë pasuritë e shqiptarëve. Por këtë herë -, ka një emër dhe një biznesmen të qeverisë qartësisht të përfshirë. Mikun e Ramës, Besnik Sulën.

Skema e Ramës dhe shërbëtorëve të tij përfshiu shantazhet dhe presionet që ARMO t’i dorëzohet biznesmenit të mirënjohur dhe mbështetës së kryeministrit.

Ionian Refining dhe Trading Co. -IRTC SH. A është regjistruar më së pari në British Virgin Island dhe para dy muajve e regjistruar në Shqipëri ka marrë asetin më të rëndësishëm të ARMO-s Rafinerinë e Ballshi?!.

Kompania blerëse ka përfaqësues ligjor Taulant Musabelliun, që është administratori i kompanisë “Sulaj Progres Group” në pronësi të biznesmenit Besnik Sulaj, mik i afërt i kryeministrit Rama.

Marrja e rafinerisë së Ballshit, pas marrjes nga Sula muaj më parë të rafinerisë së Fierit, praktikisht e bën atë pronar të vetëm të ARMO-s, pa shpenzuar asnjë lek nga xhepi i tij. Pra, de fakto tashmë është e privatizuar, por paratë në vend që t’u shkojnë shqiptarëve, i shkojnë Ramës.

Kjo është skema e Ramës. Vjedh pasuritë kombëtare për vete dhe oligarkët e tij. Plackit buxhetin me tendera dhe koncesione korruptivë. Mbush me drogë Shqipërinë për hesap të krimit me mbështetje qeveritare.

Shqiptarëve ju ka lënë varfërinë, burgun ose emigracionin. Është koha për tu bashkuar dhe për të ndalur me fuqinë e bashkimit bandën që po plaçkit, varfëron dhe poshtëron çdo ditë shqiptarët.


Deklarata për mediat e deputetes, Jorida Tabaku, 2 Shtator 2016

Read More
01 Sht
0

Partia Demokratike kallëzim penal për grupin kriminal, për blerje vote dhe kanosjen e votuesve në Dibër

Partia Demokratike dorëzoi sot një kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Renda për një grup të strukturuar kriminal i cili blen vota dhe kanosin votuesit dibranë për llogari të kandidatit Muharrem Rama. Me emra të përveçëm, Partia Demokratike ka renditur faktet se si prej mbi 10 ditësh ky grup po ushtron presion tek votuesit në Dibër duke aplikuar skemën kriminale të blerjes së votës por edhe të kanosjes direkte të qytetarëve dibranë. Ky grup kriminal i përbërë nga drejtues të administratës publike, të tatimeve, shefi i policisë e deri tek mjeku i KEMP-it, janë vënë në shërbim të skemës kriminale për blerjes e zgjedhjeve në Dibër. Në kallëzimin penal, Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të nisë mendjeherë hetimet për të vënë përpara përgjegjësisë këta kriminelë të votës së lirë, të veshur me pushtet nga Edi Rama dhe lidhjet e tij kriminale.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 1 Shtator 2016

 

Read More
01 Sht
0

Basha: Biznesi drejt falimentimit, çdo tender në Dibër e merr Sadri Abazi

Shehu: Do të ul në maksimumin e mundshëm ligjor taksat dhe reduktoj tarifat

Kandidati për kryebashkiak i Dibrës, Sherefedin Shehu u takua me tregtarë dhe me përfaqësues të biznesit dibranë ku shpalosi dhe platformën e tij. Në këtë takim mori pjesë dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Filozofia e demokratëve për taksa të ulta dhe reduktim të burokracive do të aplikohet edhe në bashkinë e Dibrës me Sherefedin Shehun kryetar Bashkie.

Parashikojmë në programin tonë ulje në maksimum të taksave dhe thjeshtim të sistemit të taksave. S’ka pse të jenë 24 taksa bashkie. Dhe taksat asnjëherë nuk duhet të jenë shkak për të falimentuar biznesin. Sepse fatkeqësisht qeveria e sotme taksën e ka vendosur si mekanizëm edhe për të burgosur. Për ato shërbime që janë në letër dhe nuk ju ofrohen juve, për të cilat ju paguani taksat, nuk do të ketë taksë.

Taksë e pastrimit, po të jesh biznes i madh të marrin taksë të madhe. Ajo është një taksë që duhet të ketë një analizë. Për çfarë i paguan, për çfarë shërbimi i merr ? Në qoftë se ti nuk bën pis, nuk e ndot ambientin, pse duhet ta kesh më të madhe taksën?

Në qoftë se uji vjen një herë në ditë, pse duhet të rritet tarifat e ujit të pijshëm? Siç ka ndodhur edhe këto ditët e fundit që na janë ankuar qytetarët.

Ne do të punojmë që të përmirësojmë infrastrukturën dhe të krijojmë një ambient familjar, tërheqës për të ardhur investimet. Ne do të bëjmë panaire lokale që të shkojnë  bizneset e Tiranës dhe të Durrësit sepse atje është qendra e zhvillimit të Shqipërisë, të vijnë dhe të kontraktojnë për të blerë mollën, të kontraktojnë për të blerë fasulen”- u shpreh Sherefedin Shehu.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se arroganca, gjobat, taksat e larta po falimentojnë bizneset dhe kanë mbyllur mijëra vende pune. Zoti Basha u ndal dhe tek konkurrenca e pandershme që i bëhet biznesit dibranë ku çdo tender në këtë bashki e merr Sadri Abazi.

Taksat janë rritur, tarifat janë rritur, arroganca e pushtetit është rritur, represioni është rritur, çmimi i naftës është rritur, çmimi i energjisë është rritur. Po të gjitha këto bien mbi kurrizin e biznesit. Sigurisht që me një analizë të fundit bien mbi kurrizin e çdo shqiptari, se kur është keq biznesi është keq vendi.

Kush tjetër përveç Sadriut merr tendera në Dibër? Po mirë, nuk ka biznese të tjera këtu që të gjitha i merr Sadriu? Po kaq është Dibra një katund me Sadriun?

Jo more zotëri nuk është kaq. Ka firma Dibra, po s’ka konkurrencë se ka klientelë, se ka korrupsion,”- theksoi zoti Basha.

Ulja e taksave dhe reduktimi tarifave nga Bashkia e Dibrës me Sherefedin Shehun është vetëm hapi i parë, theksoi zoti Basha duke sjellë në vëmendje që me të Kryeministër taksat do të ulen në nivel kombëtar. 9% taksë e sheshtë, 9% sigurime shoqërore, 15% TVSH, investime që hapin vende pune dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve, janë platforma e demokratëve nesër në qeverisjen e vendit.


 

Njoftim për media i Partisë Demokratike, 1 shtator 2016

Read More
31 Gus
0

E vërteta e aksioneve show; luftohet vetëm droga që s’ka paguar haraçin e Ramës

Shfaqja e Tahirit në parcelat me drogë në mënyrë festive bashkë me gazetarët që merr me vete, më e pakta është konfirmim i dështimit të tij.

Përpjekja për propagandë jep rezultatin e kundërt pasi vërteton se kanabisi ekziston, ka mbuluar vendin, një denoncim i përditshëm i opozitës, qytetarëve dhe partnerëve tanë.

Tahiri po i bën reklamë biznesit kriminal të lejuar e të bekuar nga Edi Rama.

Edi Rama e ka mohuar deri tani se Shqipëria është mbuluar me drogë, por sot kemi menaxherin e tij kryesor në këtë fushë, Tahirin, që pozon i gëzuar nëpër parcela me kanabis.

Kjo shfaqje e turpshme nuk e mbulon dot të vërtetën tjetër të hidhur të këtij fenomeni.

Që në Shqipërinë me miliona rrënjë kanabis, digjen ca bimë në mënyrë selektive. Kapet ajo drogë që nuk ka paguar taksën 30 përqind tek shefat, tek Tahiri, tek Rama.

Këtë e di kushdo, dhe kjo ndërhyrje, nuk është vecse një shërbim tjetër edhe më i madh që u bëhet bandave të licencuara të qeverisë, që ta kenë të gjithë tregun për vete.

Këto aksione sa për show, janë gjithashtu një presion që Edi Rama u bën trafikantëve klandestinë, që të paraqiten sa më shpejt, të regjistrohen në defterët e tij, të paguajnë haraçin.

E vërteta e këtyre aksioneve nuk është aspak, “askush i paprekshëm”, por askush s’mund të merret me kanabis pa paguar pjesën tek shefat, tek Tahiri, Tek Rama.

Të vetmit të paligjshëm janë ata që guxojnë ti shpëtojnë skemës së 30 përqindëshit.

Ky është realiteti i sundimit të vendit nga droga e nga bandat e Edi Ramës.

Kjo është sot Shqipëria e rrënuar nga ekonomia kriminale e hashashit.

Është koha që shqiptarët të bashkohen e ta pastrojnë vendin nga droga, nga krimi, nga bandat e kumbarët e tyre në qeveri.

Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.


Deklaratë e Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, 31 gusht 2016

 

Read More
31 Gus
0

Shehu: Peshkopia, Sohodolli dhe Maqellara do të kthehen në tri qendra urbane të Dibrës

Kandidati për kryebashkiak të Dibrës, Sherefedin​ Shehu u takua me banorë të Peshkopisë, Sohodollit dhe Maqellarës, të cilat do të kthehen në tri qendra urbane të Dibrës. Këtë ka theksuar kandidati për kryebashkiak i Dibrës, Sherefedin Shehu në takimet me banorë të  Sohodollit dhe Majtarës.

“Për Sohodollin që është një qendër e madhe e Dibrës së Vogël, po të themi dhe për Maqellarën që është një qendër e madhe e Dibrës së Madhe unë kam një projekt të veçantë. Maqellara dhe Sohodolli do të bëhen dy qendrat urbane të Bashkisë Dibër,”- u shpreh zoti Shehu.

Infrastruktura rrugore do të jetë prioritet i punës së zotit Shehu. Projektet janë gati për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve që lidhin fshatrat me qendrat, por qeveria nuk i ka dhënë asnjë lek për Dibrën, theksoi kandidati Sherefedin  Shehu.

“600 milionë euro në vit ështe  buxheti për investime i Shqipërisë. Në dibër nuk keni parë as një euro, përveç bulevardit dhe ai projekt është i barabartë me 40 rrugë Majtare. Gjysma e lekëve atje nuk investohen, gjysma e lekëve atje shkojnë për të vjedh vota,”- tha Sherefedin Shehu.

Duke vlerësuar kontributin e Sherefedin Shehut për Rrugën e Arbrit  deputeti Flamur Noka tha se Rama e bllokoi investimin sepse kërkonte ryshfet nga firma kineze. Kjo rrugë u nis nga Partia Demokratike dhe do të ndërtohet nga Partia Demokratike.

Flamur Noka: Pse e bllokoi Rrugën e Arbrit? E nisi PD, në të gjitha hapat e atij procesi ky burrë ka kontribut madhor. E bllokuan. Po pse e bllokuan, megjithëse ishte mbyllur përfundimisht negociata me firmën kineze? Sepse kërkojnë ryshfetin edhe firmave të huaja këta, përqindjen. Rruga ka ngelur pezull dhe nuk bëhet dhe nuk bëhet derisa të vijë Partia Demokratike në pushtet.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 31 gusht 2016 

Read More