Blog

27 Gus
0

Shehu: Krijimi i kushteve për arsimim dhe mundësive për punësim do të jetë prioritet

Kandidati për kryetar bashkie në Dibër, Sherefedin Shehu, së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilluan një takim me të rinjt në Peshkopi. Krijimi i kushteve për arsimim dhe mundësive për punësim janë prioritet i Sherededin Shehut. Mes entuziazmit të të rinjve, zoti Shehu tha se që në moshën 22 vjeçare ka punuar me të rinj dhe sot të rinjtë janë energjia që tq mundësojq realizimin e projekteve të tij.

“Ju na jepni zemër. Ju jeni dëshmia që fitorja vetëm pret datën 11. Edi Rama ka thënë që unë jam pak i vjetër por fatmirësisht unë jam rritur me rininë. Që në moshën 22 vjeçare unë kam qënë profesor. Ju do të jeni pjesa e ndryshimit të qytetit. Unë do t’u mbështes që të shkolloheni ashtu siç e meritoni ju edhe Dibra. Dibra është vendi me pasuri intelektuale. Dibra është vendi me një trashëgimi të madhe dhe kësaj pasurie ne do ia rrisim vlerat duke sjellë investime në Dibër. Flasim për investime private. Ne do të krijojmë një vision të ri por realizimi I tyre kërkon energji dhe atë energji do e marr tek ju. Ju do të jeni energjia e realizimit të projekteve të zhvillimit të Dibrës”, tha Shehu.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se rinia është pararendëse e fitores së PD-së në Dibër dhe gjithë Shqipërinë. Ashtu si në vitet 90, edhe sot është detyrë e rinisë të largojë të keqen dhe t’ua kthejnë dibrën, dibranëve.

“Ju jeni paralajmëruesit e parë të fitores tonë. Fitorja nuk është kurrë më e sigurtë se sa kur është në duart e rinisë dhe fitorja në Dibër është në duart e rinisë dibrane”, tha Basha.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 27 Gusht 2016

Read More
27 Gus
0

Milionat që Rama i jep Sadriut në një vit, cdo familje dibrane mund të merrte pagesë papunësie

Fatura e korrupsionit të Edi Ramës vetëm me tenderat që i jep Sadri Abazit për një vit është sa pensioni në qytet për 7055 persona, pensioni në fshat për 12 832 persona, sa 4811 paga minimale, është pagesa e papunësisë për 15 453 persona.

Eshtë pra njësoj sikur cdo familje dibrane të marrë 68 mijë e 500 lekë më muaj pagesë papunësie, por që nuk i marrin, sepse i ndan Rama me Sadriun.

Prej tre vitesh, me këtë skemë, pasuritë e buxheti i vendit shkojnë për Edi Ramën e kusarët e tij, për popullin mbetet varfëria, burgu ose emigracioni.

Konkretisht;

Edi Rama i ka dhënë oligarkut të tij Sadri dhjetra tendera për një vit dhe ka pranuar ofertën e tij më të lartë në cdo rast.

12 miliardë lekë ka marrë sadriu nga ministritë e bashkitë e Edi Ramës, ndërkohë që ofertat e tjera të skualifikuara merrnin përsipër ti kryenin punimet me 11 miliardë lekë.

1 miliardë lekë është diferenca, është fatura e korrupsionit të Edi Ramës.

1 miliardë lekë që vidhen ende pa filluar punimet, para që do të kishin përmirësuar jetën e mijëra qytetarëve, sic edhe i kemi renditur në tabelë.

1 miliardë lekë Edi Rama mund ti kishte kursyer duke lejuar garën e konkurencën. Këto para mund të shkonin për zbutjen e varfërisë e krijimin e vendeve të punës.

Po nuk është ky prioriteti i Edi Ramës.

Nuk janë qytetarët zgjedhja e tij.

Prioriteti dhe zgjedhja e tij, është ndarja e parave të shqiptarëve me Sadriun.

Që Sadriu më pas të blejë vota.

Që pushteti të mbahet me cdo kusht.

Ky sundim i korruptuar e kriminal është në ditët e fundit.

Qytetarët nuk do të mbajnë më në kurriz Edi Ramën me oligarkët e tij.

Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.


Deklaratë e zëdhënëses, Ina Zhupa, 27 Gusht 2016

 

Read More
26 Gus
0

Nuk ja dorëzojmë Dibrën bandave. Dibra, jo plaçkë për Ramën. Dibra për dibranët

Zonja dhe zotërinj, vëlllezër dhe motra dibranë, të pranishëm në këtë festë të bashkimit dhe besës dibrane, dhe ju dibrane e dibranë që na ndiqni, dhe ju shqiptarë që i keni sytë nga Dibra; ju përshëndes nga zemra e patriotizmit, e mençurisë, e punës dhe krenarinë, ju përshendes nga Peshkopia dhe nga Dibra.

Vëllezër e mora dibranë. i dashur Sherefedin Shehu, kandidati i opozitës së bashkuar dhe i dibranëve të bashkuar.

Të dashur drejtues të koalicionit, të rinj të sapoardhur, tradicionalë, të rikthyer dhe ju mijera e mijëra të tjerë që jeni bashkuar këto ditë.

I dashur kryetar i Sherit të Dibrës, Ruzhdi Lata.

E dashur rini dibrane. Nuk mund të mos u përshendes në veçanti ju që më pritët dje me zjarrin dhe besimin e fitores në sytë dhe zemrat tuaja.

Dhe ju nëna dhe baballarë dibranë, ju falenderoj nga thellësia e zemrës për këtë prani kuptimplotë sot për të mbështetur kandidatin tonë, kandidatin tim, kandidatin tuaj, një personalitet të shquar që Dibra i ka dhënë Shqipërisë e demokracisë; Sherefedin Shehun.

E lodhshme është rruga për ju nga Dibra në Tiranë e në kthim. E bekuar është për mua se vij tek ju. Vij me nderimin dhe peruljen më të thellë, me respektin që më është rrënjosur në femijëri për ju dibrane e dibranë, njerëz që kombi mbarë ju nderon si të mençur, si punëtorë, si njerëz të nderit dhe të besimit.

Mbrëmë Bashkësia Dibrane, mbi 60 personalitete dibranë që jetojnë prej gjeneratash në Tiranë me në krye kryetarin Bujar Kapexhiu, e me shumë intelektualë të spikatur, profesorë, mjekë, ekonomistë, shkrimtarë, sportistë, artistë na mblodhën këtu në Peshkopi. U thashë diçka që dua ta ndaj sot këtu me ju e që ka të bëjë pikërisht me ndjenjën e thëllë të respektit që kam të rrënjosur në shpirtin tim. Unë mund të kisha cituar intelektualë, dibranë dijetarë që janë të shumtë. Por vendosa të citoj dje në Odën Dibrane një dibran të thjeshtë Dajon Faik i cili thoshte; vdesim më mirë se të hypim, nuk duam lëmoshë, nuk duam mëshirë, duam të punojmë me nder. Janë të paharrueshme,  nga to që lënë gjurmë e që na formojnë si njerëz. Sa herë i kujtoj them me vete ky është dibrani i vërtetë, i lirë, me kultin e punës, me kultin e nderit, e djersës së ballit, që nuk do lëmoshë por punë dhe dinjitet.

Miqtë e mi. Mund të zgjatem me orë të tëra dhe të shpreh nga shpirti im vlerësimin për ju dhe atë që ju me paraardhësit tuaj përfaqësoni për mua, për familjen time, për Shqipërinë e kombin shqiptar. Është zakon që politikanët të kërkojnë e të gjejnë fjalë të bukura. Por ata duhet ta tregojnë me akte besimin dhe respektin e tyre për qytetarët, për zgjedhësit, për qytetin dhe krahinën, për historinë dhe për të nesërmen e tyre.

Sot kam një arsye të re. kam një emër që shpreh respektin tim, respektin e Partisë Demokratike dhe gjithë opozitës së bashkuar për Dibrën dhe dibranët; Sherefedin Shehun, kandidatin tonë të përbashkët. Sherefedini është një profesor që ka nderuar Shqipërinë në Amerikë e gjithë botë, që e njeh dhe nderon Shqipëria. Dibra do të ketë kryetarin e Bashkisë me të ditur, më me përvojë, me të zotin dhe më të respektuarin se çdo qytet tjetër i Shqipërisë. Mbi të gjitha do të keni një njeri të ndershëm. Sherefedin Shehu përfaqëson shqiptarin e fortë, dibranin me karakter që pushteti dhe politika nuk e ka prishur, nuk e ka korruptuar por përkundrazi e kanë rritur si një figurë publike më të aftë, më të gatshëm për të marrë përgjegjësi. Një njeri që nuk do të mendojë të vjedhë e të abuzojë sepse ka treguar gjithë jetën e tij se mendon për njerëzit, që nuk mendon për miqtë dhe klientët por për qytetarët, për dibranët. Do të keni një njeri që nuk ka interesa biznesi. Dibra nuk ka nevojë për më shumë biznesmenë në politikë sepse ju jeni vetë punëtorë, sepse ju doni mundësi për punë, ju doni infrastrukturën dhe ne do ua japim me Sherefedin Shehun.

Sherefedini ka pjekuri, ka aftësinë, ka përvojën, ka durimin dhe nderin që i duhet Dibrës dhe gjithë Shqipërisë. Ai është respekti ynë për Dibrën, është standardi ynë për njerëzit, për cilësitë, që njerëzit që jetojnë në qytetet tona duhet të kenë. Po dëgjon Sherefedini. Po dëgjon brohoritjet tuaja. Mos u shqetësoni. Nuk i rritet mendja, nuk ia ndjen për fjalën e bukura, nuk është njeri i fjalëve por i punës, i veprave. I flet më mirë puna sesa fjala. Do të flasim prap kur të vijë dita për të vlerësuar punën e tij në krye të bashkisë së Dibrës.

Zonja dhe zotërinj.

Kandidojmë në Dibër me aleancën më të gjerë opozitare dhe qytetare. Më të bashkuar se kurrë me kolegët, bashkëpunëtorët, miqtë që kanë zbritur në Dibër për mbështetur me mish e me shpirt fitoren e Dibrës, fitoren e Sherefedin Shehut. Kandidojmë në Dibër me një program konkret, boshtin e të cilit Sherefedini e shpalosi fare qartë para jush. Ndaj kemi një kandidat, një profesor të nderuar, birin e ndershëm të kësaj krahine. Një njeri që kishte një karrierë të sigurtë në Partinë Demokratike sepse mendje si ai i duhen Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Por ai zgjodhi të shërbejë në Dibër, zgjodhi të shërbejë për ju sepse lidhja e fortë e dibranëve të ndershëm me vendin e tyre është detyrimi që ndjejn dhe i tillë është Sherefedin Shehu.

 Kam ndjekur me kënaqësi programin që ka shpalosur dhe nesër ju jap fjalën si kryeministër do të mbështes çdo projekt të kryetarit të Bashkisë së Dibrës, Sherefedin Shehut. Çdo projekt që do të sjellë punë, zhvillim dhe mirëqënie për ju.

Ne e dimë fare mirë potencialin e madh që ka Dibra dhe mund të jetë hambar për Ballkanin për frutat, perimet, arrat, mollët, qershitë. Ne do të realizojmë programe konkrete ndihmash për bujqësinë, për fermerin dhe blegtorin dibran me pika grumbullimi apo me asistencë marketingu, me infrastrukturë. Vitin tjetër Partia Demokratike është në pushtet dhe mundësitë e realizimit të këtyre premtimeve do të jenë reale dhe të prekshme.

E tha mirë kryetari i Sherit mbremë. Punët i bitis ai që i nis. Ne që e nisëm, ne do ta përfundojmë Rrugën e Arbrit. Ne e filluam Rrugën e Arbrit. Ne dhamë para nga Buxheti i Shtetit. Fakteqësia e rrugës së Arbrit ishte rilindja, fatkeqësia më e madhe për Dibrën ishte rilindja, fatkeqësia më e madhe për Shqipërinë ishte rilindja. E varrosi Rrugën e Arbrit Edi Rama, siç varrosi çdo projekt tjetër për Shqipërinë. Edhe rrugën e  Elbasanit, ndonëse tuneli përfundoi, nuk e ka çuar asnjë metër më tej. Sepse Edi Rama i bën rrush e kumbulla paratë e buxhetit. Nuk i ka për ju por për veten e tij, për miqtë e tij. i harxhon për fasada, për orendi, për mobilime, për godina qeveritare.

Asnjë kilometër rrugë nuk ka bërë dhe as nuk ka ndërmend të bëjë. Ato që ju thotë ju,  janë gënjeshtra dhe gënjeshtrat e tij janë përçmimi për dibranët. Pse e them këtë?! Sepse e dimë botërisht se mençuria  dibrane është një virtyt kombëtar dhe ti mbash me gënjeshtra do të thotë ti përçmosh, ti poshtërosh. Erdhi në Peshkopi, tha disa gjera por nuk tha disa të tjera që  politika nuk mund ti injorojë. Nuk u kërkoi falje dibranëve,  e shau dhe fyeu ish kryetarin e tij  a thua se e gjeti në rrugë, a thua se nuk u bë vetë Rama me besë burri garant që do rilindte Dibrën.

Nuk iu tha pse e hodhi e hoqi Shkëlqim Canin nga ministër Financash. E hoqi se iu bë pengesë për të vjedhur taksat me koncensionin e vëllait të tij, ja pse e hoqi.

Nuk u tha pse u prish projekti me kinezërt për Rrugën e Arbrit. Ne ia lamë gati financimin, gati kontratën në tavolinë. Por Edi Rama e shpalli 3 herë në Dibër që u mbyll kontrata por punimet nuk fillojnë. A e dini pse?! Sepse deshi të caktonte kontraktorin e tij, gjobën e tij, donte pazarin e tij por pazari u prish me kinezët. Për Pazar u prish Rruga e Arbrit.

As për Skavicën nuk u tha asnjë fjalë. Nuk u tha se është një koncension korruptiv me miqtë e tij turq që të bëjë hidrocentralin e të përmbytë gjysmën e Dibrës e të shpërngulë gjysmën e dibranëve pa pyetur fare.

Nuk u tha kur erdhi këtu se një ditë përpara i firmosi Sadri Abazit disa miliona dollar për të bërë disa metra katrorë para Pallatit të Kulturës. Ai që mburret me dy metra rrugë pse nuk e përmendi?! A e dini pse?!  Sepse është çmenduri që ti japësh miliona dollarë Sadriut ti bëjë rrush e kumbulla kur i gjithë buxheti i bashksië është 3 milionë dollar. I ka dhënë për disa metra lulishte 60 % të buxhetit të gjithë bashkisë së Dibrës, të buxhetit me të cilin paguhen mësuesit, mjekët, pastrimi i qytetit dhe çdo shërbim tjetër.

Vëllezër e motra. Ne jemi sot kaq shumë sepse Dibra dhe Shqipëria e kanë kuptuar se rilindja është projekti i grabitjes së Shqipërisë. E vetmja gjë që Edi Rama bën është të mbushë xhepat e veta dhe të klientëve të vetë. Kështu i ka përcaktuar gjërat, pasuritë, minëralet, koncensionet, buxhetin për vete, drogën për kriminelët, emigracionin për popullin. Dibranët e kanë kuptuar, dibranët e kanë braktisur. Më thoni vetëm një herë kur kishte në dorë të bënte një zgjedhje në favor të Dibrës dhe a e bëri?! Kishte në dorë të zgjidhte vazhdimin e Rrugës së Arbrit dhe nuk e zgjodhi. E ndërpreu, e bllokoi, sepse donte para për vete dhe klientët e tij. A i interesonin dibranët dhe Dibra për pazaret që ka bërë për Skavicën?! Sigurisht që jo. Ka zgjedhur pazarin e vetë personal. Kjo vepër e madhe publike është dhënë në charter nga ministri i tij i korruptuar Arben Ahmetaj. Atij i interesojnë qindra milionë dollarë për xhepin e vetë. Nuk i interesojnë tokat e dibranëve, përmbytja e Dibrës. Shpërngula e Dibrës nuk i hyn në sy por vetëm paratë për veten e tij.

Është shumë e thjeshtë, vëllezër e motra. Edi Rama nuk e do Dibrën dhe dibranët dhe këtë e ka vërtetuar me dhjetëra herë. Por do votën tuaj që të kapë paratë për Rrugën e Arbrit, do votën tuaj që të kapë qindra miliona euro për Skavicën. E do Dibrën si plaçkë, e do Shqipërinë si plaçke, jo për dibranët dhe jo për shqiptarët.

Por kujt mendon se do ia hedhë kësja radhe?! Dele i di njerëzit?! Dele i di dibranët?! Ma hodhe njeherë, mu qërroftë njëri sy. Ma hodhe herën e dytë u bëfsha qorr. E ka thënë saktë mençuria dibrane.

Dibranët e kanë braktisur. Socialistët e kanë braktisur. Dje e patë lajmin se ka hequr logon e LSI-së nga xhipat e doganës që ka marrë për fushatë. E patë lajmin apo jo?! Mirë kanë bërë që kanë hequr logon e LSI-së. ta heqin edhe logon e PS-së se xhipat nuk përfaqësojnë as socialistët e ndershëm. Do të ishte e ndershme ndaj socialistëve dibranë që të hiqnin edhe logon e PS-së. E dinë socialistët dibranë që kandidati i tij nuk i përfaqëson. Madje të heqë edhe logon e PDIU-së. Jo se Dibra nuk ka respekt për çamët sepse dibranët e çamët ndajnë histori të dhimbshme të persekucionit dhe dëbimit. Por dega e ullirit nuk bën për xhipat e bardhë. Ju e dini se çfarë bime duhet tek xhipat e bardhë, apo jo?! Kanabisi, hashashi. Kjo është emblem e kandidatit të tij. Po po e tha vetë. E vetmja emblem e koalicionit është gjethja e hashashit.  Rama i vogël është këtu jo për ju, jo për Dibrën por vetëm për Ramën e madh.

Me dhjetra mesazhe, telefona dhe dje këtu në bulevard kam marrë nga socialsitë dibranë. Çfarë më kanë thënë?! Nuk ia dorëzojmë Dibrën bandave! Faleminderit motra dhe vëllezër dibranë, socialiste e socialistë dibranë. Kjo është besa juaj, ky është paralajmërimi juaj. Është betimi i tyre si dibranë të ndershëm edhe si socialist të ndershëm. Mirësevini në betejën për Dibrën. Bashkë do ta fitojmë.

Dibra jo në duart e bandave. Dibra, jo plaçkë e Edi Ramës. Dibra për dibranët!

Paralajmërimi që kemi bërë para disa ditësh dua ta përsëris sot; Edi Rama dhe bandit e tu, larg duart nga zjarri se do të përvëlohesh. Larg duart nga vota e lirë në Dibër se do të digjesh e do të shkrumbohesh. Le ta dëgjojnë edhe emisarët e tij në administratë publike. Sytë e veshët tanë, e të partnerëve tanë janë mbi ju. Çdo lëvizje dokumentohet. Do ta paguani shtrenjtë presionet ndaj administratës.

Le ta dëgjojnë edhe emisarët e tij të krimit që vijnë rrotur në Dibër si çakenj zaberhanë. Dibra nuk e dorëzon votën me asnjë çmim. Koha e Edi Ramës ka mbaruar. Ka vjedhur, ka poshtëruar, ka varfëruar dhe sunduar shqiptarët e dibranët që ditën e parë e tani koha e tij ka sosur. Ka ardhur fundi. Dibrane e dibranë, demokratë e socialistë të ndershëm. Unë nuk u dua për votën tuaj. Sherefedini nuk u do për votën tuaj. Ne ju duam që me votën e 11 Shtatorit të sjellim ndryshimin e vërtetë për ju dhe jo për qeveritarët.

Dielli lind shpejt këtu në Dibër dhe dibranët janë të parët që e shohin dhe e njohin një ditë të re kur ajo sapo nis. Një ditë e re po nis sepse koha e Edi Ramës po mbyllet. Nuk ka më kohë për të, ska më kohë për trafikantët, ska më kohë për hajdutët, ska më kohë për krimin. Ky është një fakt dhe pret vulën tuaj me votë.

Me votën tuaj me 11 Shtator dhe me votën e mbarë shqiptarëve ditën më të parë që do të kemi zgjedhje do ti rifitojmë këto 3 vite e gjysëm të vjedhura. Do ti rifitojmë këto vite të humbura e të grabitura nga çdo vatër e familje. Do ta kapim me ritmin e shpejtë zhvillimin, punën, dinjitetin. Ska më kohë për Edi Ramën, ska për kohë për trafikantët, ska më kohë për hajdutët, ska më kohë për krimin. Është koha e qytetarëve, koha juaj. Motra e vëllezër dibranë është koha për të marrë një vendim për të votuar Sherefedin Shehun. Koha për të dhënë mesazh se nderi, dinjiteti dhe vlerat kanë për zot popullin e Dibrës, popullin Sovran.

Ju faleminderit shumë. Zoti e bekoftë Dibrën. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Me Zotin para!


Fjala e Kryetarit të  Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ne hapjen e fushates per zgjedhjet per kryebashkiak ne Diber, 26 Gusht 2016

 

Read More
26 Gus
0

Të kemi Lulzim Bashën kryeministër, Sherefedin Shehun, kryetar të Bashkisë së Dibrës

 

Të dashur motra dhe vëllezër,

I nderuar kryetar i Partisë Demokratike Lulzim Basha,

Jo rastësisht sot gjendem në këtë ngjarje të Partisë Demokratike, për një arsye të vetme, thash vëllezër dhe motra, pasi PD na mundësoi të njohim vëllai vëllanë, motra motrën, na mundësoi që Dibra e Madhe dhe Peshkopia të jetë një qytet. Partia Demokratike na ofroi mundësinë të njohim tokën, truallin, historinë e Shqipërisë. Partia Demokratike hyri në zemrat tona, jo për inat të të tjerëve por për arsye të kombit dhe çështjes shqiptare. Jemi një territor i cili është njohur, si vend i njerëzve të mençur, të ditur, fisnikë, bujarë, të ditur, atdhetarë, patriotë, por një gjë duhet të dimë, Dibra është territor i cili eksporton mendjen dhe jo rastësisht sot kemi lagjen e dibranëve në Shkup, lagjen e dibranëve në Stamboll, lagjen e dibranëve në Tiranë, por një qytet dibran e kemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I kujtoj të gjitha këto për një arsye të vetme se nuk goxojmë ti tradhëtojmë, pasi dibranët qoftë në Shkup, në Stamboll, qoftë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Tiranë janë demokratë. Dija e tyre na ofron dhe na inspiron që edhe ne ti mbetemi besnikë Partisë Demokratike. Të gjithë ata demokratë që janë në Amerikë dhe jashtë Dibre edhe para Luftës së II-të Botërore. Nuk jemi jabanxhinj në zhvillimet demokratike, por jemi tanët. Të nderuar vëllezër dhe motra, thash që Dibra është territor që eksporton mendje.

Por, a do të kishte kënaqësi më të madhe për ne dibranët, për ta thënë hapur dhe burrërisht, një ditë të kemi Lulzim Bashën kryeministër, birin e Dibrës, të kemi Sherefedin Shehun, kryetar të Bashkisë së Dibrës, kjo është kënaqësia dhe ardhmëria jonë.

Suksese të mëtejshme, ju faleminderit!


Fjala e kryetarit te Komunës së Dibrës së Madhe Ruzhdi Lata ne hapjen e fushates ne Diber per zgjedhjet kryebashkiak

Read More
26 Gus
0

Së bashku me Lulzim Bashën, ne do të përfundojmë atë që nisëm, Rrugën e Arbrit

Të dashur bashkëqytetarë,

Jam sot para jush për të kërkuar edhe një herë besimin tuaj, por kësaj here jo për t’ju përfaqësuar, por për të punuar bashkë me ju për të ndryshuar Dibrën e për t’u dhënë shpresë dibranëve.

E mora këtë vendim, për të kandiduar për detyrën e kryebashkiakut, për të shlyer me punën time borxhin e madh që i kam Dibrës. Këtu u linda dhe u rrita. Dibra më mbështeti në rrugën time si profesionist e politikan, më votoi dhe më nderoi. Por mbi të gjitha më dha emrin dibran, i cili më bëri krenar kudo ku kam shkuar e punuar, në Shqipëri apo në botë.

Për këto arsye, unë sot qëndroj para jush jo vetëm si profesor, si ekonomist, e as thjeshtë si politikan, por si njeriu që do të shërbejë e të ndërtojë bashkë me ju Dibrën.

Dibra ka provuar këto 3 vjet mashtrimin, dhunën e pushtetit dhe grabitjen e pushtetarëve dhe të klientëve të tyre. Qeveria ka poshtëruar qytetarët, rritur varfërinë dhe rinia ka humbur shpresën për të jetuar në këtë vend. Pas gjithë këtyre, kryeministri vazhdon të tallet me Dibranët duke ju kërkuar mbështetje që t’ju shtojë të zezat që ju ka bërë në këto 3 vjet.

Por ai nuk mund të tallet me dibranët.

Ju e njihni Bexhet Becin por edhe shumë familje të tjera që janë në errësirë sepse nuk mund të paguajnë faturën e rritur të dritave që u premtoi se do ta ulte. Shumica e familjeve dibrane presin të marrin ndihmën ekonomike për të paguar faturën e dritave.

Ju e njihni Izet Selxhaferin i cili kish te punësuar 50 vetë në linjën e përpunimit të frutave, por që po falimenton. Në këtë situatë janë edhe kompania Koop- Frut 2012, Frigoriferi i Mollëve i vëllezërve Nikolli, baxhoja dhe tufa e dhive të Selmanit në Muhurr, etj.

Ju e dini se u mbyll Filiali Universitetit e tarifat u rritën dhe për pamundësi financiare shumë student si Daije Kadriu, Ervis Murrja, Gresa Alku, Hike Hoxha, etj, i nderprenë studimet.

Pronarët e autobusëve dhe furgonëve kanë humbur punën nga pazaret e licencave. Por dhe ata që i morën janë nën presion nga kriteret skualifikuese absurde të bashkisë të cilat kapërcehen vetëm duke paguar nën dore.

Por, ka edhe më keq mbasi ju i njihni Adraman Selishtën dhe Pellumb Farrukun, të cilët u burgosën dhe gjobitën për ndërtimin e një shtëpie të thjeshtë në tokat e tyre në fshat.

Këtë situate unë e kam denoncuar në Kuvendin e Shqipërisë por, për të qenë në krahun tuaj, për t’i dhënë zgjidhje së bashku problemeve te Dibrës, për tu dhenë shpresë dhe punë me dinjitet dibraneve, e mora vendimin të ofroj veten time për t’i shërbyer Dibrës dhe dibranëve.

Bashkë me vendimin unë kam përgatitur edhe projektin për zhvillimin e Dibrës për tu dhenë zgjidhje halleve dhe problemeve te shumta:

Kam takuar mjaft familje që janë në errësirë se s’paguajne dot energjinë. Unë sot dua t’u them këtu para jush, se në Bashkinë e Dibrës nuk do të ketë më asnjë familje që do të rrijë në errësirë se s’paguan dot energjinë. Bashkia do të vërë në dispozicion një fond të posaçëm për familjet në pamundësi ekonomike për t’u paguar faturën e energjisë që fëmijët të kenë mundësi të mësojnë në dritë.

Vizitova bizneset dhe dyqanet dhe u jam angazhuar që tarifat e shërbimeve për ta do të jenë zero dhe se vendimi im i pare, do të jetë ai i uljes në minimum të taksave për biznesin e vogël. Ata do të jenë partnerët e mi për zhvillimin dhe zbukurimin e qytetit.

Ndërsa fermerët dhe blegtorët do të mbështeten me ndihmën ekonomike kur ata kanë më shumë nevojë, me ndërmjetësim dhe kontakte me tregtaret si edhe me panaire lokale për kontraktimin dhe shitjen e produkteve të tyre. Ata do të këshillohen dhe ndihmohen nga profesionistët që sot mungojnë në Bashki.

Eksperiencën time do ta vë në shërbim të tyre për të sjellë fonde të cilat mbështesin investimet për Baxho, Frigoriferë, Magazina dhe Linjat e Përpunimit.

Përvoja dhe besimi që kanë tek unë partnerët dhe institucionet financiare vendase dhe të huaja, do të sjellë investime për shfrytëzimin e burimeve minerale të Gipsit dhe Gurit të Kuq, si edhe të burimeve të tjera që ka Dibra. Ndërsa në bashkëpunim me agjencinë Gjermane për Zhvillim (GIZ) do të punojmë për identifikimin dhe mbështetjen e projekteve për zhvillimin e turizmit familjar, si shtëpitë pritëse apo hanet, shtigjet turistike, etj.

Si profesor dhe njeri i universiteteve do të garantoj Rikthimin e Shkollës së Lartë Universitare në Dibër sipas një modeli të përshtatur me arsimin profesional që i përgjigjet tregut të punës dhe i shërben zhvillimit të zonës tonë.

Pastrimi i qytetit dhe heqja e mbetjeve urbane do të përmirësohen që në muajin e pare të punës time, ndërsa përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë prioritet i vazhdueshëm për të gjithë Dibrën.

Për zhvillimin e Dibrës zotimi im është mirëmbajtja, zgjerimi dhe përmirësimi i rrugëve të fshatrave me ndërmarrjen e mirëmbajtjes në varësi, por do zbatoj edhe shumë projekte të mëdha të Infrastrukturës.

Prioriteti im janë: Asfaltimi i çdo blloku banimi dhe rivitalizimi i hapësirave të gjelbërta në qytet, Unaza e madhe e Peshkopisë, Ndërtimi i Parkut të Gjelbër të qytetit të Peshkopisë, asfaltimi i rrugëve turistike drejt Korabit, Lurës, Selishtës, Dardhës, Reçit, Muhurrit, Arrasit, rrugët e fshatrave Dovolan, Majtarë, Melan, Staravec, Shimcan, Zimur, Bellove, Rabdisht, Zagrad, Cerjan, Vrenjt, Limjan, Shumbat, Venisht, Dypjakë, Sllatine, Kalle, Zall-Kalis dhe Tejs-Radomirë. Ne do ta kthejmë Dibrën ne një kantier të madh pune dhe punësimi.

Mirëadministrimi dhe zgjerimi i rrjetit vaditës do te jetë prioriteti për mbështetjen e bujqësisë. Projektet më të rëndësishme që do të zbatoj janë: Kanalet Vaditës rezervuari i Bllaces-Maqellare dhe Cernjeve-Shumbat, dhe zgjatimi dhe përmirësimi i kanaleve të Fushë Cidhnes, Llixha-Kandërr, Sohodollit si dhe i të gjithë kanaleve të tjerë ekzistuese.

Qyteti do të ketë një rehabilitim të plotë të fasadave dhe ndërtesave karakteristike dhe do të rikonstruktohet Qendra Kulturore e Fëmijëve, e kombinuar edhe me funksionin ”KINEMA”.

Së fundi duke përgëzuar futbollistët e Korabit ju premtoj se do të fillojmë projektin e rikonstruksionit të plotë të stadiumit te futbollit “Korabi” për ta bërë të standardeve të superligës.

Jam i bindur se shumë prej jush me dashamirësi por dhe kundërshtarët tanë do fillojnë sulmet. Po leket ku do t’i gjejë?

E para është Vizioni, prioritet e qarta dhe dëshira për t’u shërbyer qytetarëve. Dhe në këtë e kemi dëshmuar.

Përvoja , integriteti dhe besueshmëria ime janë garanci për sigurimin e financimit te projekteve nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe donatoret.

Por garanci mbi garancitë e imja dhe e juaja e të gjithëve ne, është kryeministri i ardhshëm Lulzim Basha, i cili Dibrën e ka pasur e ka dhe do ta këtë në prioritet e tij.

E jo vetëm kaq, por së bashku me Lulzim Bashën, ne do të përfundojmë atë që nisëm, Rrugën e Arbrit.

Prandaj mbështetja juaj për mua mbetet garancia më e madhe për kthimin e punës dhe dinjitetit të Dibrës.

Faleminderit.


Fjala e kandidatit per kryebashkiak ne Diber, Sherefedin Shehu, 26 Gusht 2016

Read More
26 Gus
0

Sherefedin Shehu është burrë i mirë sepse nuk është peng as i krimit, as i korrupsionit siç janë shumica e të tjerëve

Të dashur zonja dhe zotërinj, qytetarë dibranë,

I dashur Lulzim basha,

I dashur Sherefedin Shehu

Ju po më kujtoni vitin 1990. Në këtë ditë të bekuar shoh në fytyrat tuaja, kthimin e shpresës, ashtu si në dhjetor 1990. Ky është heroizmi më i ri i popullit dibran. U shpërndaftë kjo erë e mirë në të gjithë Shqipërinë. Në këtë lum, njerëzor që ka vërshuar sot këtu, shoh që shumica janë të rinj, janë lulja e djelmnisë dibrane. Këta djem dhe vajza janë asnjë dyshim burimi i mrekullueshëm i lindjes së shpresës. Ata nuk mund të pajtohen me dëshpërimin, rinia juaj nuk mund të pajtohet me dëshpërimin dhe dëshpërimin e sjell korrupsioni, frika dhe mashtrim i qeveritar.

Rinia nuk mund mund të pajtohet me këtë mashtrim, sepse përmes këtij mashtrimi, përmes këtij dëshpërimi kjo qeveri kërkon ta zbrazë shqipërinë e nga rinia dhe do që të ketë një Shqipëri me pleq të nënshtruar dhe nuk mund ta pranojë këtë gjë.

Dua të besoj se Dibra i ka të gjitha cilësitë për ta ngjallur shpresën e gjithë shqiptarëve me shembullin e saj. Përveç traditës, ka edhe njeriun tek i cili duhet të besojë pa asnjë ngurim. Ky është Sherefedin Shehu. Është burrë i mirë në kuptimin që ju në Dibër i jepni kësaj fjale.

Është burrë i mirë sepse nuk është peng as i krimit, as i korrupsionit siç janë shumica e të tjerëve. Është një punëtor i palodhur sepse beson se burim i të gjitha të mirave është puna Dibrës i duhet një burrë i tillë me këto cilësi. Dua me këtë rast ti drejtohem në mënyrë të posaçme prindërve. Besojini rinisë, ndiqeni rininë.

Ajo do të mundet ta vrasë frikën, ajo do të mundet ta çojë përpara këtë mrekulli që ka filluar. Zoti e bekoftë Dibrën. Falemnderit!


Fjala e Besnik Mustafaj ne hapjen e fushates ne Diber per zgjedhjet kryebashkiak

Read More
26 Gus
0

Çdo mjek që ka besuar tek shëndetësia falas sot, është dhe duhet të jetë i turpëruar

Të nderuar bashkëqytetare dhe bashkëqytetarë,

I nderuar kryetar i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha,

I nderuar profesor Sherefedin Shehu, kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Dibrës,

Të nderuar deputetë,  miq e mbështetës të garës sonë,

Unë, jam Irini Shehu, mjeke dhe kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas në Dibër,

Jam sot këtu për të garantuar në emër të nënave, vajzave, grave të Dibrës, për t’i ofruar mbështetjen  tonë  profesor Sherefedin Shehut, kryetarit të ardhshëm të Bashkisë Dibër.

Profesor  Shehu, ka bashkuar rreth vetes si askush më parë gra të djathta, të majta  e të paangazhuara. Ka bashkuar  qindra nëna që në këto 3 vite janë zhytur në varfëri dhe dëshpërim, nga pamundësia për të ushqyer fëmijët, për t’u siguruar energjinë elektrike, për t’u mundësuar arsimin, për t’u siguruar kushtet më jetike.  Sherefedin Shehu ka bashkuar rreth vetes qindra intelektuale që e dinë se qeverisja është punë që kërkon profesionist.   Dibra nuk ka më kohë për të humbur, nuk ka më kohë për eksperimente , Dibrës i duhet Sherefedin Shehu  i cili është provuar si menaxher dhe si askush tjetër, e di se për çfarë ka nevojë Dibra, di të gjenerojë dhe menaxhojë fonde.

Shumëkush i dha votën të majtës për ta provuar. Po sot?  Ngado dëgjon poemë mjerimi.  Jo vetëm që nuk është mbajtur asnjë premtim, por gjendja është përkeqësuar dhe më tej.
Shembujt  të panumërt na ka ofruar vetë në këto tre vjet të uzurpimit të pushtetit.

Meqë profesioni im është ai i mjekes dhe jam çdo ditë në kontakt me pacientët, do t’ju risillja në vëmendje, megamashtrimin e shëndetësisë falas…
 Shëndetësia është sot në ditën e saj më të zezë.  Nëpër spitale mungojnë ilaçet më jetike, ilaçet e skaduara janë kthyer në shqetësim për çdo njeri.  Shëndetësia falas është  mungesa e shtretërve në spitale që pacientët të paguajnë tek bizneset e tyre. Shëndetësia falas për ta është largimi nga puna i infermierëve  dhe sanitarëve. Shëndetësia falas është degdisja e mjekëve profesionistë në zonat më të thella vetëm se nuk mendojnë si rilindas.  Shëndetësia falas është check up-i i famshëm përmes të cilit miliona Euro po përfundojnë në xhepat e qeveritarëve dhe klaneve të tyre.

Çdo mjek që ka besuar tek shëndetësia falas sot, është dhe duhet të jetë i turpëruar.

Të dashura nëna, motra, zonja dibrane.

Nga ky podium sot, dëshiroj  t’ju ftoj  të votoni profesor Sherefedin Shehun,  jashtë bindjeve partiake, jashtë interesave të vogla familjare.

Dibra është shtëpia jonë e madhe që ka nevojë të drejtohet nga më i mençuri, siç na njeh historia, dhe më i miri që është provuar si i tillë në karakter, dije, profesionalizëm. Ky është  Profesor Sherefedin Shehu, kryetari i ardhshem i bashkisë  i cili,  jam e bindur se do të na bëjë të ndjehemi mirë, sa herë që në çdo familje shqiptare  do të flitet për Dibrën e jo të ulim kokat e të kapërdijmë mospajtimin me atë që thuhet për të, sikundër na është dashur të bëjmë këto kohët e fundit.

Bëhuni pjesë e fitores që nuk do të keqadministrohet !

Fitorja e profesor Sherefedin Shehut është fitore për Dibrën, për gjithsecilin prej nesh!

Ju faleminderit!


Fjala e kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas, Irini Shehu  ne hapjen e fushates ne Diber per zgjedhjet kryebashkiak

Read More
26 Gus
0

Do rrëzojnë Ramën në Dibër dhe shqiptarët shumë shpejt do të rrëzojnë Ramën në të gjithë Shqipërinë

Të dashur qytetare dibranë, motra e vellezër!

Të nderuar miq e aleatë!

Ndjehem i repektuar që si mik më dhatë privilegjin të hap këtë takim madheshtore të kësaj ode gjigande dibrane.

Të kësaj ode ku sot janë mbledhur burrat dhe grate që i japin dinjitet Dibrës dhe gjithë Shqipërisë.

Ata burra dhe gra që na janë bashkluar dhe këto ditë që nga Dibra e madhe deri në Tiranë.

Figura e personalitete të  nderuara dibrane që i kanë dhënë emër nder e dinjitet jo vetëm Dibrës por gjithë Shqipërisë këtej e andej kufirit.

Më vjen mirë që një nga këto personalitete të përzgjedhura midis kandidaturave po aq dinjitoze, PD e sjell sot që ju me votën tuaj ta zgjidhni jo vetëm qytetarë të parë të Dibrës por edhe ti ngarkoni barrën që me punë  mencuri e ndershmeri ta çojë Dibrën në vendin që i takon ne tribunën e nderit.

E ne jemi të bindur se Sherefedin Shehu përfaqëson këto tipare më të mira të dibranëve, mençurine, punën e ndershme

Kam biseduar këto ditë me mjaft banorë të Dibrës, nga Kalaja e Dodes deri në Maqellare, e kam ndjere një brengë në bisedat e tyre.  “ Po kërkojnë të na fyejnë e të na poshtrojne”,-thanë.

Po kërkon ti fyejë Edi Rama në mënçurinë e tyre duke mashtruar përseri e ne dinjitetin e tyre duke shpallur gati publikiht se voten që nuk ia japin do e blej ose do e marre me dhune.

Por përgjigjen po e merr përdite e do e marre me mire me 11 shtatore nga gjith dibranët  të majtë e të djathtë.

Dibra nuk shitet e nuk bliket e sa me shume nuk mund të lihet peng i krimit.

Degjova ministrin e gjobave te energjise te deklaronte se nese fiton kandidati i djathte Rama nuk do e ndihmoje. Po pse kur e ka ndihmuar Edi Rama Dibren?!

E pra kryetari i Bbashkise i rilindjes ihte, por nje qindarke nuk i dha Edi Rama për Dibrën.  Me paturpësinë që vetëm nje si ai mund te kete erdhi ketu dhe tha: Nuk e kemi lenë pas dore rrugën e Arbrit. Kemi tre vjet që negociojmë me Kinezët. Talljene fakt kane lënë pas dore jo vetëm rrugen e Arbrit por Dibrën dhe gjithë Shqiperinë.

Një mëtër rruge nuk e shtoi ne rrugen e Arbrit. Nje qindarkë nuk dha për Dibrën. Tani para zgjedhjeve po hedh milionat. Por jo për dibren e dibranet por për oligarket me te cilet ndan parate e grabitura. E pate se si hidhej perpjete ketu Sadri Abazi duke bertitur me duar e me kembe Rrofte Edi Rama.votoni Edi Ramen .

Sigurisht për Sadritë, rroftë Edi Rama, sepse mblidhen bashkë dhe paratë që ua grabisin shqiptarëve ditën,  i ndajnë bashkë natën. Vetë në një javë kanë përlarë së bashku miliona euro, sadritë dhe Edi Rama. Janë miliona që jua grabisin çdo ditë, me taksa, me gjoba e me çdo mënyrë duke ju prerë ndihmën sociale dhe pensionet të varfërve e të pamundurve e duke i ndarë më pas me tendera e me koncesione me oligarkët e Ramës dhe me këto para që jua grabisin ditën për diell qytetarëve shqiptarë, kërkojnë në errësirën e natës t’ju blejnë votën. Po atyre që i kanë grabitur e çuar drejt mjerimit, drejt luftës për bukën e gojës, ndaj dibranët më 11 Shtator, do rrëzojnë Ramën në Dibër dhe shqiptarët shumë shpejt do të rrëzojnë Ramën në të gjithë Shqipërinë. E pas kësaj me Sherefedin Shehun, kryetar Bashkie dhe me Lulzim Bashën kryeministër do të mbarojmë jo vetëm Rrugën e Arbërit, por do të bëjmë që ëndrra të kthehet në realitet, do të punojmë për ta bërë Shqipërinë ashtu siç e kërkojmë që nga dhjetori ‘90, si gjithë Europa.

Fitore!


Fjala e nënkryetarit të PD, Edi Paloka ne hapjen e fushates ne Diber per zgjedhjet kryebashkiak

Read More
26 Gus
0

Basha: Dibranët nuk duan lëmoshë, por mundësi për punë me dinjitet

Kryetari i komunës Dibër e Madhe: Rrugën e Arbrit do ta mbarojnë ata që e filluan

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kandidati për kryebashkiak Sherefedin Shehu morën pjesë në aktivitetin “Bujar Kapexhiu – 50 vjet me karikaturën” organizuar nga Shoqata “Bashkësia Dibrane” në Peshkopi. Në këtë aktivitet morën pjesë drejtues dhe anëtarë të Shoqatës “Bashkësia Dibrane” të ardhur nga Tirana.  Kryetari i shoqatës, Bujar Kapexhiu u bëri thirrje dibranëve të mos përsërisin gabimin por t’i besojnë një ekonomisti me përvojë drejtimin e Bashkisë.
Bujar Kapexhiu: Dhe unë si artist më takon, për ata që janë miqtë të mi, shok të të mi të të njejtit mendim, t’ju kërkoj ndjesë që ne artistët ju kemi sjellë në këtë derexhe. Nuk duhet të gabojnë më, sidomos dibranët e mençur. Sot në vendet udhëheqëse neve artistëve na lini aty të kontribuojmë për artin, për kulturën. Por juve duhet të vendosni që në këto vende duhet të jenë njerëz tamam të profesionit që të shikojnë tamam ekonominë, që të shikojnë prespektivën, duhen juristë dhe ekonomistë. Mos u ngatërroni me të tjerë se do të na merrni prapë në qafë.
Sekretari i Shoqatës “Dibra”, Sajmir Shatku duke folur për vlerat e dibranëve solli në vëmendje premtimet e mëdha që u bënë nga mazhoranca aktuale por asgjë nuk është bërë, përfshi dhe Rrugën e Arbrit.
Sajmir Shatku: Ne dibranët kemi një shprehje:”Kur ta tregojnë pilafin e madh, merr lugën e vogël!” Fatkeqësisht pilafi ishte aq i madh dhe as një kokërr nga ky pilaf nuk e patëm mundësi të merrnim gjatë këtyre tre, katër viteve. Pra, Rruga e Arbrit duhet të ishte përfunduar me kohë. Shpresojmë që z.Basha bashkë me kryetarin e bashkisë, z.Shehu ta implementojnë sa më shpejt.
Qerem Erebara, qëndistar, familja e tij ka qëndisur flamurin e Pavarësisë në 1912, kishte një mesazh për dibranët.
Qerem Erebara: Shqipëria ka nevojë për bij që punojnë për Shqipërinë jo për njerëz që vijnë për të mbushur portofolet. Preferoj më mirë të ha bukë e djathë, sesa mish e bakllava me djersën e atij që ja kanë grabitur.
Kryetari i komunës së Dibrës së madhe Ruzhdi Lata duke vlerësuar figurë e Sherefedin Shehut, kishte dhe një mesazh për Edi Ramën.
”  Ata qe e nisen rrugën e Arbrit, ata do ta mbarojnë”.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  solli në vëmendje një bisedë me një dibranë i cili tha se ata nuk duan mëshirë, as lëmoshë por duan mundësi, duan punë dhe dinjitet.   Dhe këtë mundësi do t’ua japë Sherefedin Shehu dhe Partia Demokratike.
Lulzim Basha: Nuk lypin dibranët,- më tha, nuk kërkojnë mëshirë dibranët. Edhe një dorë po të kemi do punojmë, edhe një këmbë po të kem do punojmë, edhe cung po të jem do punoj. Nuk ka mëshirë, nuk ka lëmoshë, duam punë dhe punës i dalim zot, theksoi ai.
Hallet janë të mëdha, problemet dhe vështirësitë janë të mëdha. Asgjë nuk është bërë për t’i lehtësuar ato. Beteja që ka nisur dhe që nesër formalisht e hapim do të vazhdojë ditë për ditë dhe orë për orë. Por ne e dimë që përtej të qenit demokrat, mbi kokat tona dhe në shpirtin tonë nuk valvit thjesht flamuri i Partisë Demokratike me gjithë idealet e saj, por dashuria për Dibrën, dashuria për Shqipërinë, vendosmëria për punë me nder e dinjitet, vendosmëria për t’i kthyer nder, punë dhe dinjitet Dibrës dhe dibranëve.
Ndaj do bëjmë gjithçka, apo jo miqtë e mi?! Gjithçka që çdo dibran e dibrane të ndihet pjesë e këtij bashkimi të madh për sot dhe për nesër, kur do ta mbarojmë deomos Rrugën e Arbrit, amanetin tonë të papërfunduar.
Kandidati për kryebashkiak Sherefedin Shehu theksoi se sëbashku me çdo dibrane ne do t’i rikthejmë dinjitetin Dibrës.
Sherefedin Shehu: Dua t’ju falenderoj dhe shpresoj që do ta justifikoj besimin tuaj. Shpresoj që Odën Dibrane do ta mbajmë atje ku e kanë vënë të parët tanë, ato burra të mençur, të zgjuar, punëtorë, atdhetarët të cilët kanë qenë prezentë që në Lidhjen e Prizrenit dhe që në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë. Kështu që tani është radha ime dhe e juaja që ta ngremë emrin e Dibrës dhe të bëjmë një hap përpara në drejtim të ngritjes tonë, në drejtim të ngritjes së Dibrës dhe të rikthimit të dinjitetit.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 26 gusht 2016

Read More
25 Gus
0

Shehu: Rama i bën punët për të futur lek në xhepin e tij dhe miqve të tij

Kandidati për kryebashkiak të Dibrës Sherefedin Shehu, u takua me banorë të Zall Dardhës. Pas shqetësimit të banorëve për mungesë investimesh, z. Shehu theksoi se prioritet i Edi Ramës janë punët që sjellin të ardhura për të dhe miqtë e tij. Z. Shehu solli në vëmendje rastin e shëtitores së Dibrës ku po harxhohen miliona dollarë në prag zgjedhjesh dhe për t’u hedhur hi syve dibranëve.

“I bëjnë punët vetëm për të futur ca lekë në xhep, i bëjnë punët për të mbajtur karriken, për të blerë vota dhe shpreson se ndoshta dibranëve mund t’ua marrë edhe një herë mendjen. Por juve nuk mund t’jua marrë me bulevardin e Peshkopisë. Aty janë 800 metra bulevard. Me lekët e atyre 800 metratlve te Peshkopisë, duhej të ishin bërë 40 rrugë asfalti. Me ato 800 metra u thotë ju: Jam larë, kështu që të jeni të sigurt se nesër këtu nuk do të ketë asnjë gjë”.

Në bashkëbisedimin me banorët, z. Shehu theksoi se Dibra ka një potencial të madh turistik i cili me investime nund të kthehet në burim të ardhurash, punësimi dhe mirëqënie për banorët e zonës.

“Turizmi kërkon projekte të mëdha. Unë një pjesë e kam dhe flas për rrugën që shkon në Reçë, rrugën që shkon në Lurë, rrugën që shkon në Bjeshkët e Korabit, rrugën që shkon në Bjeshkët  e Bellovës dhe të Radishtit. Zgjidhja më e madhe do të jetë Rruga e Arbërit. Lulzim Basha kur ma ngarkoi këtë detyrë tha: Ne të dy do të bëjmë Rrugën e Arbërit”, tha kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Dibrës, z. Sherefedin Shehu.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 25 gusht 2016

 

Read More