Blog

12 Gus
0

Kolonja nën sundimin e bandave të drogës së Edi Ramës

Në zonat e Kolonjës po bëhen 3 vite që sundojnë bandat e kanabisit, me mbështetjen e qeverisë. Territore të tëra janë mbjellur me drogë dhe ruhen nga njerez të armatosur. Krerët e policisë si kudo tjetër, me urdhër të Edi Ramës janë vënë në dispozicion të menaxhimit të këtij biznesi kriminal dhe vjeljes së taksës 30 përqind për çdo rrënjë kanabis. Banorët ndihen të kërcënuar, askush s’duhet ti afrohet plantacioneve me hashash.

Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji ishte në terren dhe denoncoi fenomenin brenda parcelave me kanabis.

“Jam në një prej zonave të Kolonjës, zonë e mbuluar nga kjo bimësi e cila është një çiban, një mortje që ka rënë mbi të gjitha familjet shqiptare të cilat janë të detyruara që fëmijët e tyre, modelin e tyre të kenë dhunë e forcë prej trafikatëve e qeveritarëve. Kjo bimë e drogë çon përfitime në miliona euro në mënyrë të drejtpërdrejtë për drejtuesit e Policisë së Shtetit, për ministrin e Brendshëm dhe për kryeministrin. Jam në zonën që njihet si vendlindja e drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit Publik dhe ku vjen shpesh edhe i vëllai i kryeministrit, i cili flitet nga banorët që na kanë sjellë në këtë zonë, që u ofron mbrojtje të drejtpërdrejtë duke telefonuar shefin e komisariatit, duke telefonuar drejtuesit e Policisë së Shtetit për të lejuar mbjelljen e kësaj bime. Gjithë lugina dhe zona është e mbjellë dhe e rrethuar në këtë formë dhe këtu jemi në vetëm disa qindra rrënjë të cilat janë mbjellë për herë të dytë ose të tretë. Kjo bimësi sjell përfitime të drejtpërdrejta nga trafikantët e më pas drejt qeverisë duke mjeruar dhe varfëruar popullin, duke dhënë një model që për Shqipërinë është kthyer në plagën më të madhe sociale, në themelimin e republikës së drogës e cila duhet shembur njëherë e mirë bashkë me Edi Ramën dhe shpurën e tij që e rrethon”, tha Salianji.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 12 Gusht 2016

2016-08-11-PHOTO-00024974 IMG_4360 (1)

Read More
11 Gus
0

Pas reagimit të fortë të PD mbërrin ilaçi për fëmijët e sëmurë me leuçemi

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, Albana Vokshi dhe deputetja Albina Deda shkuan sot pranë spitalit të pediatrisë në QSTU për të parë nga afër situatën e vështirë ku prej 3 muajsh mungon  illaçi për fëmijët e sëmurë me leuçemi.

Pas reagimit të fortë të Partisë Demokratike për mungesën e medikamentit, mjekët informuan kryetaren e Komisionit se medikamendi ka mbërritur në spital.  “Drejtoria na tha që ilaçi ka ardhur dje për nevojat e gjithë vitit. Kemi bërë sot kërkesën për marrjen e medikamentit “, tha një prej mjekeve të spitalit.

“Ky është një lajm i mirë. Më të fund pasi sensibilizimi ynë bëri të mundur ardhjen e ilaçit”, tha Vokshi. Deputetet demokrate konstatuan situatën e vështirë pasi prej muajsh prindërit me fëmijët e sëmurë nuk marrin medikamentin, duke bërë të pamundurën për ta siguruar atë privatisht e madje me kosto të lartë jashtë vendit. “Unë tani nuk di si ta bëj se e kam porositur privatisht ilaçin në dy vende. Nuk di ku ta çoj tani. E kam porositur vetë në Greqi”, tha një prind.

Kryetarja Vokshi bashkëbisedoi edhe me mjekët për këtë situatë të vështirë që po kalojnë fëmijët e sëmurë me leuçemi. “Dua të di çfarë mund të bëjnë prindërit e këtyre fëmijeve kur ilaçi mungon prej 3 muajsh? Unë si prind si do ia bëja ?! Unë s’mund ta imagjinoj këtë situatë kur spitali nuk ia jep ilaçin fëmijës së sëmurë prej muajsh sepse ministri ka bllokuar importimin”, tha Vokshi.

Mjekët u shprehën se s’mund të japin përgjigje por edhe ata si prindër do të vepronin në të njëjtën situatë.

Deputetja Vokshi i bëri thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetime për këtë rast abuziv që ka lënë fëmijët e sëmurë pa ilaçe dhe i kërkoi kryeministrit të reagojë pas kaq muajsh heshtje.

“Unë do ti kërkoja Prokurorisë që ta hetonte këtë rast për të nxjerrë përgjegjësi para ligjit. Në të njëjtën kohë i bëj thirrje kryeministrit që të reagojë për herë të parë pas kaq muajsh sensibilizimi të bërë. Të reagojë e të urdhërojë ministrin e tij që të ndalojë bredhjet e tij nga një bregdet në tjetrin, por të kthehet e të firmosë blerjet e ilaçeve jo vetëm për këta fëmijë por për të gjithë pacientët shqiptarë sepse posti i asnjë kryeministri apo një ministri nuk duhet të ketë kosto kaq të larta humane. Jeta e çdo qytetari është shumë e rëndësishme për ne. Duhet të jetë e rëndësishme për kryeministrin jeta e këtyre fëmijëve”, tha Vokshi.


Njoftim për shtyp i Partise Demokratike, 11 Gusht 2016

Read More
11 Gus
0

Korrupsioni me mbeturinat e Sharrës, arsyeja e heshtjes së Veliajt për vdekjen e 17 vjecarit

Këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Akil Kraja, ka denoncuar sot heshtjen e Erion Veliajt pas vdekjes së 17 vjecarit në landfillin e Sharrës, një territor jo vetëm nën përgjegjësinë ligjore të kryetarit të Bashkisë, por dhe një rast i pastër i korrupsionit dhe krimit shtetëror.

Në lanfillin e Sharrës, jo vetëm nuk funksion ligji, siguria teknike, siguracioni për punonjësit, por për më tepër aty po përfitohen miliona euro në një biznes të ngritur nga Erion Veliaj dhe një klient i tij, kreu i PS-së së Peqinit, njekohesisht kreu i OSHEE në Peqin, Edurim Teqja, dhe aktualisht në kërkim nga policia për vdekjen e 17 vjecarit.

“Erion Veliaj nuk lë rast pa përfituar të dalë në media për të bërë propagandë. Për këtë rast, Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiranës heshtin. Vdekja e 17 vjeçarit, Arditit, në landfillin e Sharrës, një territor i administruar nga Bashkia e Tiranës dhe nën juridiksionin e Bashkisë së Tiranës, është një rast flagrant që tregon se si krimi e korrupsioni ka futur kthetrat në Bashkinë e Tiranës. Pse hesht Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiranës?! A mos vallë kompania e cila është nënkontraktuar nga një agjensi e Bashkisë së Tiranës e sapo krijuar, është nën administrimin e një personi të përjashtuar nga Italia për krime, apo për shkak se ky person është kryetar i PS-së në Peqin, për shkak se ky person është administrator në OSHEE?! E pra këta janë partnerët e Erion Veliajt. Partnerë që shkelin normat më minimale të sigurisë. Shkelin ligjin për të përfituar, zhvatur dhe vjedhur këtë qytet. Erion Veliaj vazhdon me represionin ndaj qytetarëve. Para disa kohësh shitësit ambulantë ishin të persekutuar vetëm e vetëm që ti lihet hapësirë rikjoskëzimit të Tiranës, në një kuadër korruptiv. Asnjë transparencë. Tani janë shtresat më vulnerabël, komuniteti rom, të rinj që dua të punojnë të blejnë libra e po persekutohen deri në vdekje që ti lihet hapësirë aferës korruptive miliona euro për riciklimin e mbetjeve në Tiranë. Kemi të bëjmë me një krim shtetëror sepse ligji që ndodhet në Parlament për importin e plehrave tregon që jemi në një rrezik më të madh për qytetin. Sot jemi dëshmitarë të një bashkëfajësie mes Bashkisë Tiranë dhe një kompanie që nuk kishte eksperiencën e nevojshme për të menaxhuar landfillin e mbetjeve në Tiranë. Sot jemi dëshmitarë të një krimi në kurriz të një 17 vjeçari të pafajshëm që kërkonte vetëm të punonte për të blerë libra për tu shkolluar”, u shpreh Akil Kraja.


Deklarata për mediat e këshilltarit të PD në Bashkinë e Tiranës, Akil Kraja, 11 Gusht 2016

 

Read More
11 Gus
0

Drogë dhe krim, njerëzit e Ramës menaxhojnë cdo plantacion me kanabis në Shqipëri

Megjithë faktet tronditëse për përfshirjen e drejtuesve të tij në Policinë e Shtetit, në mbjelljen, rritjen, ruajtjen dhe trafikimin e drogës në gjithë vendin, Edi Rama hesht. Hesht sepse i madh e i vogël e dinë se ai gjendet në krye të këtij biznesi kriminal, në krye të skemës së 30 përqindëshit për cdo rrënjë kanabis.
Kemi sot të dhëna të reja për hartën e drogës, ndërthurjen e interesave, dhe mënyrën se si menaxhohet ajo nga njerëzit e Edi Ramës. Informacione që vijnë nga shërbimet partnere dhe shërbimet inteligjente të vendit.
Ish-shefi i Komisariatit Nr.4 në Tiranë, Fatmir Lleshi është transferuar drejtor në Berat, ku të dhënat tregojnë se ky qark ka numrin më të madh të rrënjëve të kanabisit në gjithë vendin.
Të dhënat flasin se drejtori i SHISH në këtë zonë, është paguar më 270 mijë euro që të mos raportojë parcelat me drogë.
Dritan Lena, që me Edi Ramën u bë drejtor i policisë së Qarkut Lezhë, u hetua nga shërbimi i kontrollit të brendshëm, kur ishte shef i krimeve tek komisariati katër, dhe rezultoi se kishte marrë shuma parash nga një grup trafikantësh të drogës që kishin tre parcela hashashi në zonën e Zall Bastarrit.  
Në Tiranë është mbuluar me kanabis e “Çara e Selitës”, përballë “Qaf Mollës” – “Mali Dajt”. Pranë varrezave të Shish-Tufinës është hapur sipërfaqe me 60 dynymë për drogë, ku janë prerë pishat e larta. Merret dhe uji i pishëm i Selitës për të vaditur kanabisin. Fshatarët janë mashtruar dhe trafikantët kanë ngritur stalla gjoja për blegtori, po në fakt mbi 60 punëtorë merren me bimët narkotike. Raportohen 150 mijë deri në 200 mijë rrënjë.
Në liqenin e “Kollogjesht” – “mali Dajt” – në kufi me Elbasanin dhe Librazhdin, janë liruar zona të mëdhaja me fadroma, për kanabis. Ruhen me njerëz të armatosur.
Ne “Zallbastar” dhe “Zgurë”, Alban Ahmetaj, ish-drejtor i forcave operacionale, ka në zotërim parcela të tëra që ruhen nga një ish agjent krimesh, Hysni Mancaku.
Në Ersekë, ka mbi 80.000 rrënjë të mbjella në zonat Starje, Rehove dhe Leskovik. Shefi Komisaritit Erseke, Robert Ibraimi, shefi Komisariatit Devoll, Erjon Birce, shefi Komisaritit Maliq Arian Hoxha, drejtori i Kufirit Korçë, Dashamir Spaho, të gjithë në shërbim të drogës me në krye Drejtorin e Policisë, Ajet Zyberi.
Në zonën e Selcës në Tepelenë, janë mbjellë sasi të mëdha me kanabis. Përgjatë grykës së lumit Vjosë, prej gati 3 muajsh ulen avionë të vegjël dhe ngarkohen me drogë.
Fshati Bubës 1 – Përmet,  Bubës 2- Këlcyrë  – Ballaban, janë mbuluar me kanabis. Në Kolonjë, në fshatin Piskal, janë mbjellë sasi të mëdha droge.
Specialisti i SHKB-se Robert Haskaj, administron sipërfaqe të tëra me lëndë narkotike në fshatin Amonic. Robert Haskaj ka mbrojtjen e Drejtorit të SHÇBA, Arben Skendo.
Kështu ka përfunduar Shqipëria, e zhytur në drogë.
Edi Rama ka braktisur qeverisjen dhe interesat e qytetarëve.
Ai është në detyrë me krimin dhe për krimin.
Por droga dhe bandat e trafikantëve të Edi Ramës që kanë rrethuar cdo fshat e cdo qytet, nuk janë zgjedhja e shqiptarëve.
Shqiptarët nuk e duan këtë sundim mafioz, dhe do ta rrëzojnë shumë shpejt.
Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.


Deklarata për mediat e nënkryetarit të PD, Edi Paloka, 11 Gusht 2016

Read More
10 Gus
0

Reagim i Partisë Demokratike

Edi Rama jo vetëm kërcënon gjyqtarët në mënyrë kriminale kur marrin vendime që nuk i pëlqejnë atij, por i del edhe në mbrojtje këtyre kërcënimeve.
Deklarata e tij e pasdites konfirmon veprën penale të kërcënimit të gjyqtarëve për të shtyrë zgjedhjet në Dibër. Ndaj ajo duhet ti shërbejë prokurorisë të shkundet e të nisë menjëherë hetimin penal për këtë kërcënim.
Por edhe më e rëndë se sa vetë sulmi e kërcënimi mafioz ndaj gjyqtarëve është mbrojtja e këtij sulmi dhe vendosja e Edi Ramës në pozitën e supergjyqtarit që interpreton ligjin dhe sulmon vendimin e gjykatës.
Kryeministri në detyrë bën mirë ta harrojë këtë ëndërr sulltanësh për të pasur të gjitha pushtetet nën sqetull. Ai nuk po ushtron prej kohësh as detyrën e tij. Ka hequr dorë me kohë nga përgjegjësia për tiu shërbyer qytetarëve. Puna e tij sot nis e mbaron duke mbrojtur oligarkët dhe bandat e drogës. Ndaj e do drejtësinë me cdo kusht, sepse i dhemb ndeshkimi qe e pret nga vota e qytetarëve dhe nga ligji nesër.
Shqiptarët duan drejtësi e ligj. Shqiptarët nuk duan drogë e sundim bande. Shqiptarët mbarë e dinë se Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.


Reagim i Partisë Demokratike, 10 gusht 2016

Read More
10 Gus
0

Drogë dhe krim, ja njerëzit e Ramës që menaxhojnë kanabisin në cdo zone

Ndërkohë që nuk mban asnjë përgjegjësi për faktet tronditëse që kemi denoncuar, si arratisja e shtetasit turk në sytë e policisë në Rinas dhe prania e zëvendësdrejtorit të Përgjithsëm të Policisë në pushimet e Klement Balilit, i cili kalon i qetë ditët në plazhin e Sarandës, edhe pse i kërkuar nga gjysma e policisë së europës dhe DEA amerikane, Edi Rama vazhdon të thellojë kontrollin e tij mbi territorin e drogës në vend.

Dje bëmë publike një pjesë të hartës së influencës me drejtuesit e policisë që menaxhojnë drogën. Sot, po denoncojmë një pjesë tjetër, sipas informacioneve të ardhura nga shërbime partnere;

Konkretisht:

Ervin Hodaj, Drejtor i Policisë Tiranë, sebashku me zëvendësin e tij, Ermal Muca, janë të  implikuar në kultivimin e bimëve narkotike dhe vjeljen e 30 përqindëshit në zonat Peze, Preze, fshatrat mbrapa malit të Dajtit, Zallherr, në Kombinat me sera, deri në kufi me Durrësin dhe Kavajën.

Jeart Çela, Drejtor i Policisë në Vlorë, lidhje e fortë e Tahirit dhe vëllezërve Habilaj. Menaxhon drogën në Novoselle, Mifol, Vjosë, Nartë, Panaja, Zvernec, Trevllazer. Më tej në  Risili – Llakatund – Trevllazer- Mekat – Kanine, dhe zona e trete eshte Vranisht – Llakatund_ Terbaq – Mesaplik – Gjorm – Brataj- Ramic – Sevaster. Vlen për tu theksuar se zona Armen- Kocul –Selenice – Pocem që lidhen me fshatrat e Tepelenes kontrollohet nga grupi i shoqërimit të ministrit Tahiri.

Besmir Qebini,  dora e Shullazit në Polici, ka vënë në dispozicion të kanabisit magazinat doganore, duke qene zëvendësrejtor i Përgjithshëm i Doganave. Më parë kur ishte në polici, ishte i përfshirë në gjithë aktivitetet kriminale të Shullazit.

Afrim Tafa, në drejtorinë e Policisë Berat, sëbashku me shefin e komisariatit të Skraparit, Ferdinand Dusha dhe me Shefin e Komisariatit Berat, Learton Hoxha kanë nën përgjegjësi drogën në afërsi të Malit të Tomorrit nga krahu i Beratit ku janë mbjellë rreth 80.000 rrënjë kanabis, dhe krahu i Skraparit ku janë mbjellë rreth 100.000 rrënjë.

Edmond Targaj, Drejtor i Policisë Qarku Dibër, ka nën hyqëm 12 grupe kriminale nga tepelena vlora dhe dibra, që mbjellin e trafikojnë drogën. Zonat ku është përqendruar ky aktivitet janë fshati Vicisht me rreth 20.000 rrënjë bimë cannabis, fshati Muhurr me 15.000 rrënjë, fshati Qaf – Muhurr me 17.000 rrënjë dhe fshati Shupenzë, me rreth 50.000 rrënjë. Porosia është të mos pranohet asnjë ofertë më pak se 10 mijë rrënjë. Ndihmësi i Edmond Targajt në dibër, është Robert Aga, i përfolur në cdo raport të shërbimeve partnere për rolin e tij kyc në trafikimin e drogës.

Fatmir Lleshi, në detyrën e tij si shef i Komisariatit 4 në Tiranë, në bashkëpunim me deputetë të PS-sënë Tiranë, u kujdesën për drogën në zonën e Tujanit, dhe në rrethinat e Dajtit. Me ndihmën e inspektorit të policisë Demaliaj dhe Alban Ahmetaj, menaxhohet dhe kanabisi i Shëngjergjit.

Erjon Ismailaj, shef i Komisaritatit të Policisë Krujë, i përfshirë drejpërdrejt në kultivimin e kanabisit, ku mendohet se janë rreth 75.000 rrënjë. Ky shef komisariati dorë e Shullazit dhe Tahirit ka keqtrajtuar dhe mbajtur peng disa ore inspektore të mjedisit që konstatuan arat me droge, dhe i kërcënuan me jetë nëse flasin.

Henrigert Mitri, menaxhon mbi 40 mijë rrënjë në zonën e Burrelit, ku është shef komisariati, një njohje e vjetër e Shullazit dhe Erjon Braces. Ishte shef komisariati në Lushnje, kur ndihmoi për fshehjen e provave pas rënies së avionit me drogë në Divjakë.

Në ditët në vijim, do të bëjmë publike të tjera të dhëna për kontrollin e cdo pëllëmbë toke në vend të mbjellë me drogë nga Edi Rama, me drejtuesit e tij të policisë.

Kështu e ka ngritur ai perandorinë e drogës në vend, që po mbyt ekonominë e ndershme dhe po shfrytëzon varfërinë e fshatarëve. Ky biznes gjigand kriminal, po rritet cdo ditë, për të siguruar miliona euro për Edi Ramën e oligarkinë e tij, para që Edi Rama planifikon ti përdorë në zgjedhje për të blerë votat.

Edi Rama i ka braktisur me kohë shqiptarët dhe interesat e tyre, ai e ka braktisur qeverisjen e vendit.

Edi Rama po qeveris me krimin dhe vetëm për krimin.

Droga dhe krimi nuk janë zgjedhja e shqiptarëve. Ekonomia dhe siguria e tyre po rrënohet përditë, prej drogës, krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës.

Shqiptarët e refuzojnë këtë sundim mafioz dhe do ta shporrin shumë shpejt.

Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën.


Deklarata për mediat e nënkryetarit të PD, Edi Paloka, 10 Gusht 2016

 

Read More
10 Gus
0

Edi Rama, kërcënime të reja kriminale ndaj gjykatësve me ushtarin e tij Alket Hyseni

Alket Hyseni, Kryetari i Komisionit të Garancive Statutore ne PS i cili pasi permbushi me sukses detyren e ngarkuar nga Edi Rama per te mos lejuar zgjedhje ne PS, u gradua prej tij si Drejtor i Parandalimit të Pastrimit të Parave, ka kërcënuar këto ditë gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor në mënyrë mafioze e kriminale.

Kërcënimi dhe shantazhet e urdhëruara drejtpërdrejt nga Edi Rama janë kryer nga Alket Hyseni, në adresë te gjyqtarëve te kolegjit Zgjedhor me qëllim shtyrjen e datës së zgjedhjeve në Dibër.

Ky ushtar i Edi Ramës u ka kujtuar njerëzve të ligjit, se nëse nuk vendosin për shtyrjen e zgjedhjeve do të përballen me hakmarrjen e Ramës në procesin e vetingut.

Nga paniku i gjykimit të qytetarëve me votë, Edi Rama po lëviz cdo gur për të shtyrë zgjedhjet nga Dibër.

Në fillim doli haptazi në mbrojtje të Shukriut, në mbrojtje të abuzimit pervers me pushtetin ku një vend pune trafikohej në këmbim të seksit, tani del kundër dekretit të Presidentit që shpall zgjedhjet e reja, dhe kërcënon gjyqtarët.

Edi Rama kërkon tu tregojë gjyqtarëve se janë në dorën e tij, dhe se do ta kenë nga pas në procesin e vetingut, me ushtarët e tipit Hyseni.

Këto kërcënime mafioze, janë akte terroriste që hedhin në erë cdo formë të demokracisë në vend, dhe shpallje lufte ndaj cdo standardi të shtetit ligjor.

Ky shantazh kriminal, është një ultimatum që Edi Rama i bën popullit; ose të pranojë klikën e tij mafioze që kërkon të uzurpojë cdo pushtet në vend, ose të ngrihet e ta rrëzojë këtë sundim krimi dhe korrupsioni.

Një ultimatum që i kërkon popullit; ose të pranojë një kryeministër që ka hequr dorë nga detyra, dhe ka prioritet drogën e pasurimin e tij, ose të ngrihet e ta hedhë në vendin e merituar.

Populli do të dijë të përgjigjet shumë shpejt, me votë e me fuqinë e sovranit në rrugë e në sheshe, për ta shkulur këtë të keqe që i ka zënë frymën vendit.

Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.


Deklarata për mediat e Sekretarit për Zgjedhjet, Ivi Kaso, 10 Gusht 2016

 

Read More
09 Gus
0

Klement Balili pushime me bekimin dhe nën ruajtjen e Ramës

Dëshmi nga vendngjarja konfirmojnë se sot në mesditë, në kompleksin Sejko në Sarandë është shfaqur Klement Balili, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Bashkangjitur janë fotot ku Klement Balili shfaqet mbi një skaf, duke shijuar ditët e nxehta në det.

Ky fakt dëshmon se Edi Rama jo vetëm i siguroi arratinë dhe shpëtimin prej aksionit ndërkombëtar të DEA-s amerikane, policisë greke dhe belge, por po i ofron edhe më shumë garanci e paprekshmëri që ai të bëjë dhe pushime pa i hyrë ferrë në këmbë.

Dëshmitë nga vendngjarja konfirmojnë gjithashtu se Eskobari i Ballkanit – sic e cilësoi rrjeti televiziv amerikan CNN – ishte nën shoqërinë e një drejtuesi të lartë të policisë.

Edi Rama që po pushon disa kilometra më tej duhet tju shpjegojë shqiptarëve: Cfarë po bënte,  Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupaj në resortin turistik ku po pushonte i këkuari ndërkombëtar për trafik droge, Eskobari i Ballkanit, Klement Balilaj?

Opinionit publik, nuk i nevojitej edhe një fakt më shumë për të kuptuar shpartallimin që Edi Rama i ka bërë rendit, sigurisë dhe Policisë së Shtetit, nëpërkëmbjen e burrave e grave në uniformë, me drejtues që ruajnë parcelat me drogë, që vjelin 30 përqindëshin, e që bëjnë pushime me trafikantët.

Por cdo ditë që kalon thellohet edhe më shumë gjirizi i krimit dhe drogës ku është futur kryeministri në detyrë, gati të sfidojë edhe DEA-n amerikane, duke mbrojtur një të kërkuar prej saj si Klement Balili.

Shqiptarët nuk mund të pranojnë kurrë të sundohen nga baronët e drogës.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 9 Gusht 2016

Read More
09 Gus
0

Edi Rama heq dorë nga detyra, lë prej tre muajsh pa ilace fëmijët me leucemi

Prej të paktën 3 muajsh fëmijët e sëmurë me leucemi nuk marrin trajtim mjekësor, sepse mungon ilaci i tyre. Ky medikament, nuk ofrohet në spital, dhe është i papërballueshëm nga familjarët për ta marrë në farmaci, pasi një flaskon kushton qindra euro.
Ndërkohë që Edi Rama bën show me foto dite duke u perkujdesur per djalin e tij, ai nuk lëviz as gishtin për të marrë masa për këta dhjetra të mitur që rrezikojnë jetën.
Edi Rama është direkt përgjegjës për këtë dramë që po kalojnë fëmijët dhe të afërmit e tyre, sepse ilaçi aspraginaza mungon për shkak të politikave dhe prokurimeve që udhëheq ai përmes mashës Beqaj.
Edi Rama nuk dështon në asnjë rast të sigurojë miliona euro për Vilmën e tij, për muratorin e Peruxhias, e për të tjerë klientë e donator. Por ai prej 3 muajsh, nuk siguron ilacin e domosdoshëm për jetën e dhjetra fëmijëve të sëmurë me leucemi.
Arsyeja është e thjeshtë.
Edi Rama ka hequr dorë nga detyra dhe përgjegjësia që ka, me ligj e kushtetutë e sipas kontratës me zgjedhësit, të cilëve u premtoi shëndetësi falas.
Ai nuk i ka më prioritet as pacientët, as familjarët e tyre.
Edi Rama nuk dëgjon zërin dhe lutjet e prindërve të fëmijëve të sëmurë me leucemi qe rrezikojnë jetën cdo ditë, injoron edhe përpjekjet e shoqërisë civile që janë gjendur në krah të sëmurëve.
Edi Rama nuk do të kuptojë që këta fëmijë kanë nevojë për shtetin.
Ai është i përqendruar vetëm tek tenderat e koncesionet në shëndetësi, për të ndarë me miq e klientë paratë e shqiptarëve, sic ka bërë me 350 miliionë euro deri tani.
Partia Demokratike i kërkon Edi Ramës dhe kampionit të tij për korrupsionin, Ilir Beqës, të sigurojnë menjëherë ilacin për fëmijët me leucemi, sepse do të mbajnë përgjegjësi për cdo jetë që po vënë në rrezik.
Ne i kërkojmë familjarëve të tyre të ngrenë zërin në protestën e tyre të drejtë, pasi kanë në krah qytetarët dhe Partinë Demokratike.
Shqiptarët meritojnë të kurohen e të trajtohen si qenie humane me të drejtat e tyre.
Shëndetësia dhe Shqipëria do të jenë më mirë pa Edi Ramën.


Deklarata për mediat e deputetes Albana Vokshi, 9 Gusht 2016

Read More
09 Gus
0

Harta e drogës, Rama ka inkriminuar policinë sipas nevojave të tij

Mirëdita

Lajmet e përditshme për grabitjet, aksidentet me pasojë vdekje, vrasjet dhe kultivimi i drogës në cdo pëllmbë të territorit, dëshmojnë gjendjen dramatike të rendit dhe shpartallimin e cdo standardi sigurie. Arratisja dje e një shtetasi turk në Rinas në sytë e policise kufitare dhe përpjekja për ta fshehur këtë skandal që doli në dritë falë denoncimit të Partisë Demokratike, është një tjetër konfirmim se Edi Rama ka hequr dorë nga detyrimi kryesor që ka si kryeministër në detyrë, për të ofruar rend e siguri. Edi Rama po provon cdo ditë se prioriteti i tij nuk janë qytetarët dhe fatet e tyre, por garantimi i biznesit të drogës.

Në funksion të biznesit të drogës Edi Rama ka shtrirë inkriminim e drejtuesve të Policisë, sic raportohet edhe nga qytetarë dhe punonjës me integritet të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Qarkut Durrës, Perlat Cullhaj bashkë me shefin e Komisariatit Krujë, Erjon Ismaili drejtojnë dhe kontrollojnë territorin dhe trafikun e hashashit në gjithë malësitë e Krujës, duke vjelë 30% të parave për cdo rrënjë kanabis për shefin e madh në Tiranë. Ata kanë sigurisht një aleat të mirë për këtë biznes kriminal, që është kryetari i Bashkisë, Bushi i famshëm, i proceduar në Itali për trafik droge.

Drejtori dhe shefi i policisë së Ramës, sigurojnë kalim të lirë të mallit për në Itali në Portin e Durrësit, përmes Drejtorit të kufirit, Boge Budini, dhe zëvendës drejtorit të Kufirit, Moisi Sula.

Aranit Arapi, Drejtor i Qarkut të Gjirokastrës, vegla qorre e Ramës, gardiani besnik i plantacioneve dhe hambarit të madh të drogës që shtrihet në gjithë zonën, vecanërisht në vendlindjen e ministrit të brendshëm.

Dritan Lenja është proceduar nga shërbimi i kontrollit të brendshëm për shkelje, abuzime dhe lidhje me narkotrafikun. Me lobimin e fuqishëm të Armando Prengës, ai vjen në krye të policisë së Qarkut të Lezhës, deputetit të Edi Ramës që gjakosi qytetarët në derën e komisariatit të Kurbinit.

Ndërsa kushëriri i afërt i Tahirit, që ishte drejtor në Lezhë, Alban Cela, shkon me ngritje, drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër.

Ja pra sesi Edi Rama inkriminon Policinë e Shtetit, sipas nevojave të baronëve të drogës.

Ja pse Shqipëria është mbuluar nga droga si kurrë më parë. Ky biznes kriminal po asfikson vendin dhe ekonominë e ndershme, për të pasuruar një grusht njerëzish që ndajnë paratë me Edi Ramën.

Por droga nuk është zgjedhja e shqiptarëve. Nuk është e ardhmja e tyre. Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë punë të ndershme, rend e siguri. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.


Deklarata për mediat e nënkryetarit të PD, Edi Paloka, 9 Gusht 2016

 

Read More