Blog

08 Gus
0

Deklaratë e Partisë Demokratike

Një informacion tronditës tregon se pak minuta më parë në aeroportin e Rinasit është arratisur një nënshtetas turk, të cilit i ishte ndaluar hyrja në Shqipëri.

Sipas të dhënave të mësuara nga Partia Demokratike, personi megjithëse mbahej nën vëzhgim në zonën e tranzitit ka hyrë në territorin shqiptar, madje ka dorëzuar edhe pasaportën, dhe është larguar më pas nga kabina e kontrollit kufitar, aty ku duhej të ndalohej.

Cfarë po ndodh me aeroportin e vetëm ndërkombëtar në vend, ku drejtues i policisë atje vazhdon të jetë i afërmi i Tahirit të Ramës, edhe pas grabitjes me armë e me maska me 30 qershor në pistën e avionëve.

A po mbahet e fshehtë kjo ngjarje nga policia, me urdhër të Edi Ramës?

Këto zhvillime të përsëritura dëshmojnë edhe rënien e cdo standardi sigurie në vend.

Kur del jashtë kontrollit pika kufitare e Rinasit, më e monitoruara në vend, merret me mend se si janë standardet e sigurisë në territorin e Shqipërisë.

Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të bëjë transparencë dhe të informojë menjëherë opinionin publik në lidhje me këto të dhëna tronditëse. Cdo vonesë në dhënien e informacionit dhe cdo fshehje e tij, e implikon dhe e bën drejtpërdrejt përgjegjës para ligjit, Edi Ramën.


Deklaratë e Partisë Demokratike, 8 Gusht 2016

 

Read More
08 Gus
0

Nuk ndalet grykësia, Edi Rama gllabëron edhe 2800 m2 për biznesin e tij me stadiumin

Grykësia e Edi Ramës, me aferën e stadiumit Qemal Stafa, nuk ndalet.

Pak ditë më parë, ai ka vendosur të shtojë edhe 2800 metra katrorë për biznesin e tij në zonën më të shtrenjtë e më të leverdishme të Tiranës.

Edhe 2800 metra më shumë për qendrën gjigande të tregtisë, me dyqane, bare, restorante, dhoma e suita hoteli.

2800 metra katrorë që bëhen përjetë pronë e klientit, pas të cilit fshihet në të vërtetë Edi Rama.

Ja ku është vendimi i qeverisë, ku 2800 metra katrorë, pronë e bashkisë, e qytetarëve të Tiranës, kalojnë për dyqane e hoteleri, për aferën më të madhe financiare të Edi Ramës.

Ndërsa mban te fshehte pikën kryesore të kontratës, dhe nuk bën transparencë si si i ka ndarë metrat, sa ka lënë për qytetarët, për sportin, e sa për qendrën e tij të madhe të biznesit, shkon edhe më larg e vendos të kafshojë edhe 2800 metra tokë në mes të Tiranës për interesat e tij financiare.

Kjo është një babëzi e pashoqe, të cilën, ashtu si gjithë këtë aferë korrupsioni, Partia Demokratike nuk e njeh, dhe do ta anullojë me marrjen e drejtimit të vendit.

Edi Rama nuk do të bëhet pronar i përjetshëm i dhjetra mijë metrave katrorë në zemër të Tiranës.

Prona do ti kthetet qytetarëve, dhe llogaritë e Ramës me miliona euro për metra katrorë do të bëhen nul.

Do të ketë stadium ku prioritet ka sporti e spektatori, ku do të respektohen standartet më të larta olimpike.

Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.


Deklarata për mediat e zëdhënëses Ina Zhupa, 8 Gusht 2015

 

Read More
07 Gus
0

Rama, përgjegjës për gjendjen e mjeruar të sportit shqiptar në Lojërat Olimpike

Përfaqësimi i Shqipërisë në aktivitetin ndërkombëtar më të rëndësishëm sportiv siç janë Lojërat Olimpike në Brazil, është një goditje për imazhin tonë dhe një shprehje e rrënimit të çdo standardi në këto 3 vite.

Atletja jonë pa kostum kombëtar, një rast i paprecedentë në histori, sherri i pjesëtarëve të ekipit gjatë paradës në sytë e mbarë botës, dhe numri më i ulët në rajon e më gjërë i garuesve që Shqipëria ka atje, janë dëshmi e pastër e shkatërrimit të sportit, e shpartallimit të këtij sektori jetik në çdo drejtim.

Edi Rama është padyshim përgjegjësi kryesor për këtë gjendje të mjeruar e për këtë përfaqësim mjeran në qendrën e botës këto ditë, në Rio.

Hipokrizia e tij me sportin është e dukshme tashmë para gjithë shqiptarëve. Ai bën shoë, dhe jo punë. Nuk është serioz. Nuk e do sportin, por e përdor atë kur i duhet.

Edi Rama abuzoi me suksesin e kombëtares tonë të futbollit duke dashur të përfitojë kredite. Ai kujtohet për sportin vetëm kur i hyn në punë ose kur e kthen në avantazh elektoral, ose kur bën afera financiare, siç është kulla e paprecedent bashkë me qendrën tregtare në qendër të Tiranës, një histori tronditëse korrupsioni.

Edi Rama e sheh sportin si instrument politik për të bërë propagandë dhe jo si sektor ku duhet investuar me seriozitet.

Përfaqësimi i turpshëm në Lojërat Olimpike të Brazilit është meritë e tij.

Ne i urojmë suksese sportistëve tanë atje dhe dëshirojmë rezultatet më të mira, por jemi të indinjuar që ata janë braktisur me përbuzje nga qeveria, nga Edi Rama.

Edhe Lojërat olimpike, edhe sporti dëshmojnë se Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën.


Deklarata për mediat e anëtares së Këshilli Bashkiak të Tiranës, Klodiana Shala, 7 Gusht 2016

 

Read More
07 Gus
0

Sëmundja tek gjedhët, qeveria nuk po ndihmon fermerët e zonave më të varfëra

Deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza HajdarMataj dhe drejtuesja e Departamentit të Bujqësisë, Enkelejda Sallaku ishin pranë fermërëve në zonën e Hasit, një nga zonat më të prekura nga sëmundja Nodulare e gjedhit. Qindra familje fermere të varfëra që jetojnë me bagëtinë e tyre nuk kanë pasur mbështetjen e qeverisë ndaj kësaj sëmundje që ka prekur gjedhët e tyre dhe janë duke pritur vaksinat e shtrenjta. Ndërkohë shumë familje të tjera janë detyruar të groposin gjedhët e tyre duke humbur kështu pasurinë e vetme që kanë dhe thuajse burimin e vetëm të ushqimit të fëmijëve të tyre.

“Sëmundja ka disa javë që është shfaqur. Na thanë që do vijnë vaksinat dhe ato nuk kanë ardhur. Kam shkuar vetë në Kukës dhe i kam pyetur se do ti blija vetë. Nuk është bërë asnjë përkrahje nga shteti”, u shpreh një fermer.

“Qeveria tha kemi marrë masa por nuk na kanë ardhur ilaçe. Unë shkova i bleva vetë ilaçet se kisha frikë për lopën. 40 deri në 50 mijë lekë. Se sa do jenë efektive nuk e dimë tani. Por i bëmë vetë”, tha një banor tjetër.

Deputetja Hajdarmataj u shpreh se Partia Demokratike do të kërkojë dëmshpërblimin e tyre nga ana e qeverisë. “Jemi një nga zonat e varfra të vendit që mbahet nga blegtoria. Kemi një ministri inegzistente që nuk po ndihmon fermrët dhe nuk po i gjindet fermerëve kur hallin e kanë tek dera. Ministri ka ardhur tek zona juaj por a po vijnë vaksinat?! Ne jemi këtu që të sensibilizojmë ministrinë që të veprojë më shpejt. Rasti është kapur me vonesë dhe masat po merren me vonesë.  Kësaj zone të varfër e të rrënuar po i shtohet edhe taksa e rrugës së Kombit. Unë si deputete do ngre zërin që çdo familje e dëmtuar të dëmshpërblehet”, tha Hajdarmataj.

Drejtuesja e Departamentit të Bujqësisë, Enkelejda Sallaku u shpreh se qeveria ka dështuar në manaxhimin e kësaj situate serioze. Vaksinat mungojnë ndërkohë që shërbimi veteriner është shkatërruar pothuaj plotësisht. Ajo apeloi që ministria të veprojë sa më shpejt në mënyrë që nesër të mos jemi në kushtet e një emergjence kërcënuese për gjithë sektorin e blegtorisë, gjedhin dhe bagëtitë e imta.

“Ne po e ndjekim këtë problematikë të madhe në Qarkun e Kukësit, atë të Dibrës e tani që po shtrihet edhe në Shqipërinë e Mesme. Kemi konstatuar një neglizhencë nga qeveria e rilindjes dhe aspak politika mbështetëse ndaj fshatit për këta fermerë. Jemi në një nga zonat më të varfëra dhe njerëzit e kanë lidhur jetën me pak tokë dhe një ose dy gjedhë dhe këto 3 vite nuk kanë pasur asnjë subvencion. Sot kemi rastin e sëmundjes nodulare te gjedhi dhe kjo qeveri nuk ka marrë masa për ti mbështetur dhe as për ti kompensuar. Çfarë do të behet me këta fermerë që e kanë lidhur jetën me këto pak gjedhë?! Kjo qeveri nuk ka ndërmend ti kompensojë. Ne i bëjmë edhe njëherë thirrje, në radhë të parë ministrit të Bujqësisë që të mos vijë këtu vetëm për shoun e radhës por në mënyrë të menjëhershëm të ngrejë shërbimin veterinar që është sakatuar dhe nuk funksionon. i bej thirrje veterinerëve që janë në profesion të lirë që të vijnë e të vaksinojnë kafshët që kanë mbetur të paprekura që të mos kemi përhapje dhe emergjencë kërcënuese për gjithë sektorin e blegtorisë, gjedhin dhe bagëtitë e imta. Kërkojmë edhe kompensimin e tyre dhe të hiqet dorë nga kompensimet abusive për njerëzit pranë kësaj qeverie por të mbështeten direkt fermerët. Siç ka deklaruar kryetari Basha, ne do të mbështesim direkt fermerin shqiptar”, tha Sallaku.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 7 Gusht 2016

Read More
07 Gus
0

Rama zhduk votën për kryepleqtë, i emëron nga lart

Banorët e dhjetra fshatrave në Bashkinë e Lushnjës janë ngritur në protestë kundër emërimit të kryepleqve që sipas ligjit duhet të zgjidhen me votë të lirë. Në fshatin Kasharaj të njësisë administrative Karbunarë, banorët protestuan pranë shkollës së rrënuar të fshatit pasi sipas tyre, kryeplaku i emëruar nuk mund të ngrejë hallet dhe shqetësimet e komunitetit. Problem parësor për këta banore ishte zgjedhja e kryetarit të fshatit dhe kryetarëve të lagjeve që si në të gjithë territorin e bashkisë janë caktuar pa u marrë mendimi i tyre.

“Zgjedhja e kryeplakut dhe kryetarëve të lagjeve na u bënë fshehtas kësaj radhe. Pa na u thënë fare si në kohën e komunizmit. Kemi halle shumë ndaj duam një kryetar të zgjedhur vetë që të ngrejë hallet tona”, tha një banor.

“Kryetari i Bashkisë na e ka zgjedhur kryeplakun. Por ka norma e rregulla që fshati e zgjedh vetë më të mirin. Nuk mund ta zgjedhë partia se parti nuk ka më. Në jemi në demokraci dhe s’mund të jemi në kohën e Enverit. U bë kohë që nuk ka pyet njeri. Bashkia nuk na e hap derën”, tha një banor tjetër.

Kryetari i Partisë Demokratike të Lusnjës, Myslym Murrizi u shpreh se këshillarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak do të ngrenë zërin për kërkesat e tyre ndërsa e cilësoi emërimin e kryepleqve në kundërshtim me ligjin. Sipas Murrizit, PD nuk do të pranojë që banorët të mos shprehen me votë për kryetarët e tyre dhe i garantoi ata për mbështetje të plotë deri në plotësimin e kërkesave të tyre legjitime për të zgjedhur me votë të lirë.

“Zgjedhjet e kryepleqve po bëhen fshehtas dhe ju jeni rasti i 10-të që po ngrini zërin për këtë punë me protesta. Nuk vij të bëj politikë por këta po i ikin fshehtash dhe po i shmangen grafikut për takimet që duhet të bëhen në çdo fshat. Të 12 këshilltarët e PD-së në Këshillin Bashkiak nuk i firmosin këto letra fiktive dhe këshilltarët e PS-së,  kryetari i Bashkisë i tremben zgjedhjeve të lira për kryetarët e fshatrave. Ne nuk duam të dime se i kujt partie është kryeplaku por duhet që të jenë njeri i respektuar dhe i votuar se në të kundërt nuk do e pyesë askush. Ligji thotë që çdo lagje të zgjedhë anëtarin e vetë dhe ata zgjedhin kryeplakun. Nuk mundesh më t’ua zgjedhësh kryepleqtë me zor banorëve. Ka zgjidhje për çdo hall të çdo banori në fshatra. Qytetari ka në dorë votën në demokraci. Vlerësoni njerëzit që punojnë me votë dhe ndërshkojini me votë ata që sillen si harbutë. Të kujdo partie të jetë. Përsa kohë që politika ua blen votën me një trastë miell apo me mashtrime nuk ju pyet më. Ditën që u merr votën u kthen kurrizin. Votoni për vetën tuaj dhe mos ia qani hallin politikës dhe votoni njerëzit e punës dhe jo njerëzit e kollovarit sepse keni vuajtur 26 vite. Çojeni votën atje ku u dhëmb ju. Që të mos u gjuajnë me shkelm kur ju shisni, që të mos u mbyllin derën kur keni një hall, që të mos u caktojë kryeplakun natën si hajdutët, që të mos u ndalojë polici kot në rrugë kur atje matanë korrin hashash. Shqetësimin tuaj ne do e përcjellim zyrtarisht në Këshillin Bashkiak me të 12 këshilltarët e Partisë Demokratike”, tha Murrizi.


 

Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 7 Gusht 2016

Read More
06 Gus
0

Xhafaj kompromenton reformën, të largohet nga komisioni

Shqiptarët kanë pritur me neveri të thellë lajmin se në krye të Komisionit të Reformës në Drejtësi rezulton vëllai i një trafikanti ndërkombëtar droge, me kërkesë ekstradimi nga Gjykata e Lartë e Venezuelës.

Fatmir Xhafaj nuk mund të vazhdojë të jetë më pjesë e këtij komisioni, aq me tepër ta drejtojë atë. Ai është në konfliktin me të rrezikshëm të interesit, dhe i papranueshëm në sytë e çdo qytetari.

Aq më tepër kur, edhe pas publikimit të fakteve, ka heshtur dhe nuk ka mbajtur asnjë qendrim publik, nuk ka dhënë asnjë shpjegim para shqiptarëve për këtë implikim të tij.

Sigurisht kumbari i kësaj skeme për kapjen e drejtësisë, për të zgjidhur hallet me dosjet e rënda të korrupsionit e krimit qeveritar, është Edi Rama. Dhe ai u vetëshpall si padrino në këtë rast, sepse foli, doli në mbrojtje të trafikantit.

Nuk tha asnjë fjalë se përse vendosi në krye të Reformës në Drejtësi vëllain e të kërkuarit ndërkombëtarisht, asnjë fjalë për faktet, për vendimin e Gjykatës së Lartë të Venezuelës, por thjesht sulmoi opozitën me fjalor rruge dhe e quajti shefin e shpërndarjes së drogës në Itali dhe menaxherin e heroinës në Bolonja, njeri të ndershëm.

Ky qëndrim i Edi Ramës rikonfirmon planin e tij për kapjen e drejtësisë, në pjesën e mbetur të punës që ka Komisioni i Reformës, pas dështimit të këtij plani me ndryshimet kushtetuese.

Ndaj është emergjent largimi i vëllait të trafikantit ndërkombëtar të drogës dhe çmontimi i planit ogurzi të Ramës.

Komisionit për Reformën në Drejtësi duhet t’i rikthehet menjëherë legjitimiteti me largimin nga drejtimi të vellait të trafikantit ndërkombëtar të drogës, Agron Xhafaj.


Deklarata për mediat e zëdhënëses Ina Zhupa, 6 Gusht 2016

 

 

Read More
05 Gus
0

Deklaratë e Partisë Demokratike

Partia Demokratike e Shqiperise denon ashpersisht sulmin me arme ndaj Kuvendit te Kosoves. Akte te tilla te papranueshme demtojne interesat e Kosoves dhe interesat kombetare dhe cojne uje ne mullinjte e kundershtareve te integrimit Euro-Atlantik te Republikes se Kosoves. Partia Demokratike e Shqiperise qendron me vendosmeri ne krah te qytetareve dhe autoriteteve te Kosoves.


Deklaratë e Partisë Demokratike, 5 Gusht 2016

 

Read More
05 Gus
0

Rama merr në mbrojtje trafikantin, merr në mbrojtje drogën, mbron rrënimin e vendit

Edi Rama mori në mbrojte Agron Xhafajn, një trafikant ndërkombëtar droge, të provuar për aktivitetin e tij nga drejtësia e Venezuelës, madje nga Gjykata e Lartë e saj vendimin e të cilës ka cituar dhe shpërndarë dje Partia Demokratike.
Në këtë vendim, që përshkruan aktivitetin e Agron Xhafajt, në shpërndarjen e drogës në Itali, e në vecanti në zonën e Bolonjas, Gjykata e Lartë e Venezuelës thotë se është provuar roli i tij në këtë bandë ndërkombëtare të trafikut të drogës.
Por Edi Rama, sulmon me tërbim Gjykatën e Lartë të Venezuelës, sulmon drejtësinë italiane, sulmon opozitën dhe merr në mbrojtje narkotrafikantin ndërkombëtar, Agron Xhafa, vëllai i Fatmir Xhafës.
Pse duhet që vëllai i një trafikanti ndërkombëtar droge, me kërkesë ekstradimi për të nga Venezuela të caktohet nga Edi Rama kryetar i reformës në drejtësi?, është pyetja që bën cdo qytetar.
“Ku është problemi këtu”, thotë Edi Rama.
Nuk është hera e parë që Edi Rama merr në mbrojtje trafikantët dhe krimet e tyre.
A nuk beri të njëjtën gjë me Rroshin që e mban akoma në krye të Kavajës. Me Prengën që e mban akoma deputet. Me Bushin që e promovoi në krye të Krujës. Me Ndokën që e ka bërë te plotfuqishëm në Lezhë. Me Frrokët të cilëve ju fshehu edhe kërkesën për ekstradim, dhe i la të arratisen, me Balilin e Shullazin  të cilëve u ka vënë policinë e strukturat shtetërore në shërbim të tyre. Ka ofruar lehtësi, deri në rrugë të hapura për arratisje.
Sepse në të vërtetë, trafikantët e drogës për Edi Ramën janë njerëzit e duhur.
Trafikantët e drogës i blenë atij foton me Obamën.
Trafikantët e drogës bënë fushatë me Edi Ramën dhe e sollën në pushtet. Prandaj Edi Rama ndan pushtetin me trafikantët e drogës.
I ka bërë deputetë, kryetarë bashkish, dhe drejtues të rëndësishëm. Sepse trafikantët janë modeli i tij.
Trafikantët e drogës kanë zaptuar territorin e vendit dhe shfrytëzojnë tokën dhe njerëzit për biznesin e tyre kriminal të miliona eurove.
Trafikantët e drogës janë njerëzit e duhur për Edi Ramën, se japin 30 përqind për cdo rrenjë kanabis.
Shqiptarët nuk mendojnë si Edi Rama.
Shqiptarët mendojnë se droga dhe trafikantët janë e zeza e vendit, që po i marrin frymën ekonomisë së ndershme që duhet të konkurojë me ekonominë e drogës. Shëiptarët e shohin se droga dhe narkotrafikantët po rrënojnë bujqësinë teksa marrin tokat dhe burimet ujore.  Po shkatërrojnë sigurinë e po sjellin cikël krimesh të përditshme, sepse policia ruan kanabisin e tyre dhe ka braktisur detyrën. Trafikantët në bashkëpunim me Edi Ramën po ngrenë perandori financiare mbi mjerimin e fshatarëve që shfrytëzohen me 10 mijë ose 20 mijë lekë në ditë, dhe në kirruz të biznesit të ndershëm dhe punës së ndershme.
Shqiptarët dhe Partia Demokratike do ta shkulin nga rrënjët këtë te keqe. Ata e kanë marrë vendimin dhe presin me padurim ta shpallin.
Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.


Deklarata për mediat e Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, 5 Gusht 2016

Read More
04 Gus
0

Çdo ditë viktima në rrugët e vendit, Edi Rama përgjegjës për kaosin e pasigurinë

Aksidenti tragjik sot në Dibër ku humbën jetën tre qytetarë dhe mbeti i plagosur rëndë një 27 vjecar, është dëshmia e ditës për kaosin total në rrugët tona dhe mungesën e theksuar të sigurisë.

Siguri, që qeveria e Edi Ramës nuk e ofron më prej kohësh.

Aksidentet janë shtuar në mënyrë dramatike dhe qytetarët po bëhen cdo ditë dëshmitarë të skenave fatale nëpër rrugët e vendit.

Tre ditë më parë, 4 të vdekur nga aksidenti në Velipojë.

Katër ditë më parë, dy të vdekur në rrugën Fushë-krujë Lezhë.

Me 1 gusht një i vdekur në rrugën Levan-Tepelenë.

10 ditë më parë, tre të vdekur e 5 të plagosur në Gjirokastër.

Një bilanc lufte.

Ky kaos total, kjo pasiguri, e ka burimin kryesor tek përqendrimi i vemendjes së Edi Ramës në biznesin e drogës, dhe rrjedhimisht policia është atje duke ruajtur parcelat me kanabis e duke vjelur 30 përqindëshin.

Policia bëhet prezente gjithnjë pas ngjarjeve, dhe askush nuk merr përgjegjësi, por kërkohet faji tek bashkitë apo institucionet e tjera.

Mbarë opinioni publik dhe përfaqësuesit me zë të medias kanë reaguar këto ditë për gjendjen e rënduar të pasigurisë, por i vetmi që nuk reagon është Edi Rama dhe Tahiri i tij. Pse? Sepse është koha e korrjes së drogës, dhe është momenti i miliona eurove që merren nga hambarët e hashashit në gjithë vendin, dhe ky është interesi i tyre i vetëm.

Arsye tjetër e aksidenteve është mosinvestimi në infrastrukturë në ato që njihen si pika të rrezikshme, pasi Edi Rama, pjesën më të madhe të parave i con për udhëtime jashtë, për rregullime zyrash, për palma e fasada. Kur dihet se, siguria, është dhe duhet të jetë prioritet i padiskutueshëm.

Partia Demokratike bën përgjegjës për këtë pasiguri, Edi Ramën, njeriun që rreh gjoksin se po lyen me bojë muret e komisariateve, ndërkohë që rrugët e vendit po lahen cdo ditë me gjakun e qytetarëve.

Edi Rama e ka braktisur de fakto mandatin e tij si kryeministër, ndaj ka ardhur koha të largohet edhe de jure, për ti dhënë fund pasigurisë dhe krizës që po kalon vendi.

Shqipëria do të jetë më e sigurtë dhe më e mirë pa Edi Ramën.


Deklarata për mediat e deputetes Mimoza Hajdarmataj, 4 Gusht 2016

 

Read More
04 Gus
0

Rama hesht për vëllain e Xhafës trafikant ndërkombëtar droge, sepse ka mbuluar vetë Shqipërinë me Kanabis

Kërkesa e Gjykatës së Lartë të Venezuelës për grupin ndërkombëtar të trafikut të drogës, ku protagonist është Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafës, zbulon dhe motivin pse kërkohej patjetër kapja e drejtësisë dhe e institucioneve kryesore të pushtetit të tretë.

Pse kërkohej me cdo kusht që gjyqtarët e prokurorët të ishin nën urdhërat e kupolës së Rama-Xhafaj, në mënyrë që të pastrohen dosjet e krimit, dosjet e drogës.

Ky vendim gjykate sqaron pozicionin e vëllait të kryetarit të komisionit për reformën në drejtësi, një pozicion kyc në bandën e trafikut ndërkombëtar të drogës me aktivitet në Itali, Shqipëri, SHBA, Kanada dhe Poloni.

Agron Xhafaj siguronte transportin në Itali dhe shpërndarjen për partnerë të tjerë për të kryer më pas, edhe veprimtarinë e shitjes në Bolonja. Në Bolonja, ata kishin shitësit e vet dhe menaxherët e rrjetit. Agron Xhafaj ndihmohej nga një njeri i besuar i tij. Këto fakte janë verifikuar deri në dhjetor 2001.

Një shtetas polak dhe Agron Xhafaj, sipas programit të veprimit të organizatës kriminale kanë dhënë dhe kanë marrë substanca narkotike të llojit heroinë.

Heroina, marijuana dhe hashashi transportohej nga Shqipëria drejt Italisë, duke vijuar pastaj me shpërndarjen e drogës në Itali përmes një rrjeti të trafikantëve shqiptarë, të cilët kishin krijuar bazat logjistike në vende të ndryshme në veri të Italisë (ndër të cilat Parma, Bolonja, dhe Venezia) me degë në Itali dhe SHBA.

 Në Itali, droga shkonte sipas nevojave të filialeve dhe konkretisht nga Agron Xhafaj shpërndahej në Bolonja.

Kështu përshkruhet aktiviteti i vëllait të të Fatmir Xhafës, i caktuar nga Edi Rama për të bërë Reformën në Drejtësi.

A ka konflikt më të pastër interesi se sa ky?

Pse nuk flet Fatmir Xhafaj për këtë rast?

Pse hesht Edi Rama?

Hesht sepse për Edi Ramën që ka mbuluar Shqipërinë me drogë, ky nuk është një krim. Hesht sepse vetë gjendet në krye të skemës së 30 përqind të parave për cdo rrënjë kanabis.

Po Shqipëria do të ketë drejtësi. Shqipëria do të pastrohet nga droga. Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën.


Deklarata ë e Zëdhënëses Ina Zhupa

 

Read More