Blog

30 Gus
0

Mashtrimet e Ramës, para zgjedhjeve faturë me zero detyrime, pas zgjedhjeve, fatura me 1 milionë e 500 mijë lekë detyrime

Kemi këtu një mashtrim klasik të Edi Ramës.

Ja fatura që dërgon ai për qytetarët para zgjedhjeve.

Kemi një faturë për një familje në Dibër në fund të majit të 2015, pra pak para zgjedhjeve të qershorit.

Thotë se detyrimi për vitet 2007-2015 është zero lekë.

Mbaruan zgjedhjet, nxjerr kokën Edi Rama.

Ja fatura e fundit të qershorit.

E njëjta periudhë që para zgjedhjeve faturohej me zero lekë, i vjen pas një muaji familjes së varfër dibrane, me 1 milionë e 580 mijë lekë.

Këto lloj faturash kanë qenë masive.

Ky është mashtrimi tipik i Edi Ramës para zgjedhjeve, një prej përpjekjeve të tij për të kapur votat.

Prandaj ka dërguar në Dibër Damianin, njeriun e faturave të larta të energjisë, të faturave abuzive, njeriun e burgut dhe errësirës për të varfërit.

Me mashtrime, me kërcënime, me milionat e Sadriut, me çdo formë Edi Rama po tenton të kapë votën në Dibër.

Po dibranët kanë një shprehje; ma hodhe një herë të daltë njani sy, ma hodhe herën e dytë, u bafsha qorr.

Dibranët dhe shqiptarët nuk mund të mashtrohen dy herë.

Vota e 11 shtatorit ka për të zbrapsur damianët e gjithë marifetet e Ramës.

Dibra, e para do të nisë një ditë të re pa mashtrimet e pa krimet e qeverisë.

Dibra më mirë pa Edi Ramën.

Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.


Deklaratë e deputetes Dhurata Çupi, 30 gusht 2016

Fatura ne muajin qershor pas zgjedhjeve Fatura ne muajin maj para zgjedhjeve

Read More
30 Gus
0

Shehu: Bashkia fond të veçantë për t’u paguar energjinë familjeve në varfëri ekstreme

Banorët: Na kanë lënë me muaj në errësirë, sot na thonë na jepni votën t’u lidhim dritat

Kandidati për kryebashkiak të Dibrës Sherefedin Shehu u takua me banorë të fshatrave Rreth-Kale,  Vajmëdhej dhe Reç. Infrastruktura rrugore dhe bujqësore si  dhe furnizimi me ujë  janë problemet parësore të banorëve. Zoti Shehu theksoi se ndërmarrjet e Bashkisë, ajo e Mirëmbajtjes, Ujësjellësi dhe Bordi i Kullimit do të vihen në punë 24 orë për t’u shërbyer banorëve, në përmirësimin e infrastrukturës, ujësjellësin dhe riparimin e pastrimin e  kanaleve vaditëse

“Në postin e kryebashkiakut që në ditën e parë do të punoj për lidhjen e ujësjellësit nga lagjja Sheh i Sipërm me Sopanitin. Do të vazhdojmë zgjatimin e kanaleve vaditës, riparimin dhe pastrimin e tyre.

Këtë do ta bëj me bordin e kullimit që i është transferuar Bashkisë. Dhe e kam unë të drejtën për të marrë vendimin se ku do t’i përdor ato njerëz dhe ku do t’i përdor ato para.

Infrastruktura për mua do të ndahet në dy kategori. Infrastruktura e fshatrave që sot nuk ju sheh kush me sy kur bashkia ka një ndërmarrje të mirëmbajtjes së rrugëve. Ata njerëz do të marrin rrogat për të punuar për ju. Por ka edhe projekte të mëdhaja dhe ato janë projektet e zhvillimit. Unë do të bashkëpunoj me institucione ndërkombëtare për ti realizuar,” -theksoi zoti Shehu.

Kandidati për kryebashkiak Sherefedin Shehu u njoh dhe me shqetësimin e banorëve për furnizimin me energji. Banorët u ankuan se dhe pse ua kanë ndërprerë energjinë, pasi s’kanë mundësi ta paguajnë, faturat vazhdojnë t’u vijnë. Ata treguan se së fundmi punonjësit e OSHEE –së u kanë premtuar lidhje të energjisë në këmbim të votës, por u shprehën të bindur se pas zgjedhjeve do t’ua presin sërish.

Sherefedin Shehu: Tre muaj ja kanë prerë dritat por i vinte fatura edhe pse i kishin prerë.

Banor: Po dhe mua mi kanë prerë e tani thonë më jep votën, të japi dritat. Këto metoda përdorin.

Banor:  Na koritën (turpëruan) vendin, tokën dhe njerëzit në vorre (varre). Duke e njohur njeri pa familje, pa edukatë, pa moral, hajdut, jepëm votën, çfarë kërkon populli më?! Duhen larguar një orë e më parë.

Zoti Shehu theksoi se në Bashkinë e Dibrës nuk do të ketë më asnjë familje që do të rrijë në errësirë se s’paguan dot energjinë. Bashkia do të vërë në dispozicion një fond të posaçëm për familjet në pamundësi ekonomike për t’u paguar faturën e energjisë që fëmijët të kenë mundësi të mësojnë në dritë.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 30 gusht 2016

 

Read More
29 Gus
0

Infrastruktura dhe turizmi prioritet për zhvillimin dhe hapjen e vendeve të punes në Lurë

Kandidati për kryebashkiak i Dibrës, Sherefedin Shehu i shoqëruar nga deputetët Arben Imami dhe Gent Strazimiri u takua me banorë të Lurës.  Ndërtimi i infrastrukturës rrugore dhe zhvillimi i turizmit janë prioritetet e shpalosura nga zoti Shehu. Që vitin e parë, theksoi zoti Shehu do të nis rehabilitimi i infrastrukturës rrugore dhe investimet për furnizimin me ujë të pijshëm ndërsa në planin afatgjatë zhvillimi do të bëhet i planifikuar dhe për këtë do të hartohet plani i zhvillimit urban, theksoi Sherefedin Shehu.

Sherefedin Shehu: Që të vijnë investitorët këtu në radhë të parë duhet rruga. Rruga  që vjen nga Rrësheni dhe rruga nga Përlati, ju garantoj që do të fillojë brenda vitit. Dhe ju garantoj që vitin tjetër  deri në hyrje të urës së Lushës, siç i themi ne, do të fillojë asfaltimi dhe gradualisht edhe në krahun e Dibrës do të fillojë lidhja me asfaltin. Do të ketë një plan të zhvillimit urban.

Lura si një nga zonat më të bukura të Shqipërisë ka potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit. Krahas infrastrukturës zoti Shehu theksoi se ka nisur diskutimet me institucione ndërkombëtare për të investuar në shtëpitë karakteristike të Lurës për t’i kthyer në destinacione mikpritëse për turistët.

Sherefedin Shehu: Lura ka edhe traditën familjare, kështu që këto kulla meritojnë që të jenë mikpritëse. Unë kam vënë kontaktet që tani me Agjencinë Gjermane për Zhvillim, ajo ka një program për turizmin familjar që ka filluar nga zona e Korabit, do ta sjellim edhe këtu në Lurë.

Turizmi theksoi zoti Shehu është një mundësi e mirë për zhvillimin e zonës dhe punësimin.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 29 Gusht 2016

Read More
29 Gus
0

Drejtësi për Arditin, qytetarë e familjarë të 17 vjecarit bashkohen me PD në protestë para Bashkisë

Partia Demokratike organizoi sot një aksion qytetar para Bashkisë së Tiranës, për të kërkuar drejtësi për Arditin, 17 vjecarin që vdiq me 6 gusht në Landfillin e Sharrës.

Mesazhi i këtij aksioni ka të bëjë me përgjegjësinë që ka drejtpërdrejt Erion Veliaj në këtë histori krimi dhe korrupsioni dhe përpjekjet që ai po bën për ta mbyllur cështjen.

Kësaj proteste iu bashkuan shumë të rinj, qytetarë të Tiranës dhe familjarët e Arditit.

 “Unë dua drejtësinë e vëllait tim. Edhe unë kam qënë në landfillin e Sharrës. Kam punuar dy muaj atje. Në Landfill punohej pa siguracion, pa veshje, pa maska dhe pa asgjë mbrojtëse. Unë dua drejtësinë e vëllait tim sepse e kanë masarkuar dhe pastaj e fshehën për të mos treguar”, u shpreh Ardinan Gjoklaj, vëllai i Arditit.

“Mora vesh nga media që para Bashkisë së Tiranës do ishte ky tubim i madh. Kam ardhur ti bëj një thirrje qytetarit të parë të Tiranës si familjar, edhe si shqiptar. Të mos mundohet askush që të përgënjehstrojë këtë rast që na ka ndodhur, ne me 5 vrasje në familje. Mirë që na kanë vrarë djalin, por edhe kanë mbuluar krimin. I kërkoj atij që të përdorë levat shpirtërore, shoqërore, njerëzore, edhe ligjore dhe të zbardhin çështjen, dhe të mos mohohet ngjarja. Çdo gjë e Arditit ndodhet në landfill edhe sot. Fatkeqësia ka qënë e jona dhe i kam kërkuar Erion Veliajt përmes medias dhe i them prapë, të vijë në familje siç më kanë ardhur mijëra shqiptarë nga çdo anë dhe më kanë thënë: të rroni vetë, dhe këtë ta thotë edhe kryetari i familjes së madhe të Tiranës, por jo të spekulojë që jo ka qënë dhe jo ska qënë Arditit në punë se unë kam lëvizur me përgjegjësin dhe drejtorin e ndërmarrjes duke e kërkuar. Kjo gjë na rëndon shumë. Eshtë gjynah se ishte 17 vjeçar, duke punuar për të blerë libra”, tha Vuksan Gjoklaj, xhaxhai i Arditit.

“Sot jemi mbledhur këtu për Arditin dhe ai përfaqëson të gjithë ata që ndihmojnë familjen dhe punojnë për bukën e gojës. Si këshilltare e Partisë Demokratike ne do të bëjmë detyrën tonë. Lufta jonë nuk do ndalet derisa familja e Arditit që u zhyt në kthetrat e vdekjes të mos jetojë në kthetrat e varfërisë. Ne do të kërkojmë që të mundësohet strehimi i familjes së Arditit dhe që vëllait të tij ti mundësohet një bursë. Bashkia e Tiranës është përgjegjëse për këtë që ka ndodhur”, deklaroi Klodiana Shalla, këshilltare e PD në Bashkinë e Tiranës.

“Historia e kryebashkiakut që qesh është në fakt historia e një vampiri. Një vampir i cili do të përpijë dhe të thihë gjakun e çdo qytetari të Tiranës për të krijuar parajsën e vetë financiare. Jemi në një rast tragjik. Me një kauzë që nuk është më vetëm e familjarëve por edhe e qytetarëve. Kauza e Arditit është kauza e gjithë shoqërisë shqiptare. Kauza e Arditit është një kauzë që tregon nëse drejtësia në këtë vend do të jetë për të bërë drejtësi, që të ketë drejtësi edhe për të dobtin. Që ligji të funksionojë edhe ndaj më të fortit, kryetarit të Bashkisë, kryetarit të Edi Ramës në PS-në së Peqinit, që mbrohet prej tij.

Ka tentativa për ta mbuluar ngjarjen, pavarësisht dëshmisë së familjarëve për makabritetin e këtij akti, tentativa nga kryebashkiaku i Tiranës, i cili është pronar i drejtpërdrejtë dhe përgjegjës i drejtpërdrejtë për atë paligjshmëri atje, duke nisur nga mosvendosja e administratorit. Nuk e ka vendosur siç e parashikon ligji ose e ka hequr pasi ka ndodhur ky krim makabër. Dhe Ardiani e tregon me dëshminë e vet që ka punuar bashkë më vëllain, që i kanë trajtuar si kafshë, duke u thirrur me lista emërore pa asnjë kusht teknik, pa siguracione. Pa zbatuar Kodin e Punës siç e ka detyrimin kryebashkiaku edhe si administrator, si pronari dhe si dhe thirrësi që ka kërkuar që këta qytetarë të punojnë në landfillin e tij personal.

Mediat kanë nxjerrë dëshmi tronditëse. Kanë pyetur qytetarë të ndryshëm dhe kanë gjetur edhe fëmijë 10 vjeçarë të cilët detyrohen të punojnë në punë të zezë në këtë landfill. Dëshmi që flasin se si shfrytëzohen këta në mënyrë të pashpirt nga Erion Veliaj dhe nga pronari i kompanisë që është i mbrojturi i Edi Ramës, kryetar i PS-së në Peqin. Punojnë 18 orë në ditë si Ardiani 18 vjeç dhe Arditi 17 vjeç, dhe nëse bëjnë 1 minutë pushim i keqtrajtojnë. Kapin shiringa me dorë, qelqe, pa masa mbrojtëse, ndërkohë që ky biznes i Erjon Veliajt nxjerr 50 milionë lekë në ditë. Nuk mjafton me kaq, sepse pavarësisht se ndodhi ky krim shtetëror, ky makabritet për qytetarët, kryebashkiaku Veliaj tenton të manipulojë dhe censurojë mediat, tenton që lajmin për vrasjen ta mbyllë e ta fshehë, ashtu siç bën tentative me Edi Ramën, presione mbi prokurorisë dhe institucionet që të mos e hetojnë këtë ngjarje sepse përgjegjësi i drejtpërdrejtë për këtë akt korruptiv dhe kriminal është Erion Veliaj. Partia Demokratike është në mbështetje të familjarëve të Arditit, të kësaj kauze, dhe ne nuk do të gjejmë qetësi derisa Arditi të marrë drejtësinë e merituar”, u shpreh Ervin Salianji, Sekretar për Aksionin Qytetar në PD.


Njoftim per Shtyp i Partise Demokratike, 29 Gusht 2016

Read More
28 Gus
0

Ja institucionet e bashkitë e Ramës që dhanë 12 miliardë lekë për Sadriun në një vit

Ka një angazhim total të institucioneve, ministrive e bashkive të Edi Ramës për të dhënë miliona për Sadriun. 12 miliardë lekë ka marrë për një vit, një shumë që do të mjaftonte si pagesë papunësie për 15 mijë familje në Dibër.

Ja disa nga dorovitjet, për një vit;

OSHE, 940 milionë lekë për Sadriun

Ministria e Mirëqënies, 440 milionë lekë

Drejtoria e rrugëve, 562 milionë lekë

Bashkia Kavajë, 1 miliardë e 390 milionë lekë

Bashkia Patos, 120 milionë lekë

Bashkia Peqin, 180 milionë lekë

Bashkia Pukë, 230 milionë lekë

Bashkia Librazhd, 84 milionë lekë

Bashkia Librazhd, 480 milionë lekë

Bashkia Tiranë, 1 miliardë e 840 milionë lekë

Bashkia Dibër, 870 milionë lekë

Bashkia Dibër sërish, 1 miliardë e 720 milionë lekë

Sërish Bashkia Dibër, 780 milionë lekë

Në të gjitha rastet, oligarku i Ramës paraqitet me ofertën më të lartë. Merr gjithë fondin e vënë në dispozicion. Nuk ka garë, kushdo që paraqitet përballë tij skualifikohet. Shumë prej tyre Sadriu i kap si operator i vetëm.

Vetëm në Dibër për një vit Sadriu ka marrë 3 miliardë lekë, pra ka marrë të gjithë buxhetin e Bashkisë.

Merr paratë e dibranëve, dhe shkon sot atje për tu marrë dhe votën, për ta blerë atë ku të mundet sepse ai është i përbuzur nga cdo dibran.

Kjo është fatura e korrupsionit e Edi Ramës me Sadriun e tij vetëm për një vit.

Se kjo është skema e tij; pasuritë dhe paratë e shqiptarëve për vete, ndërsa për popullin, burgun, varfërinë dhe emigracionin.

Ky sundim oligarkësh do të bjerë shumë shpejt. Dibra do të clirohet e para me 11 shtator, e më pas gjithë vendi.

Shqipëria do të jetë më mirë pa hajdutët e Ramës.

Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.


Deklarata për Mediat e zëdhënëses Ina Zhupa, 28 Gusht 2016

 

 

 

Read More
28 Gus
0

Krimi dhe korrupsioni i Veliajt me Sharrën, nesër nis aksioni qytetar

Faktet e zbuluara e nxjerrin Erion Veliajn drejtpërdrejt përgjegjës për vdekjen e Arditit në landfillin e sharrës.

Një landfill i kthyer në një ferr paligjshmërie dhe njëkohësisht në parajsë financiare për Veliajn.

Erion Veliaj garantoi punë të sigurtë e brenda legjislacionit, dhe u bëri thirrje publike qytetarëve të paraqiteshin në landfillin e tij.

Doli se aty u shfrytëzuan edhe fëmijë 10 vjec, u shfrytëzuan dhe shfrytëzohen burra e gra e të rinj, me tre turne, të pasiguruar e pa asnjë kusht teknik, ndërkohë që Veliaj dhe partneri i tij në arrati, kryetari socialist i Peqinit që mbrohet nga Edi Rama, fitojnë deri në 50 milionë lekë në ditë.

Sipas akteve që ka kaluar në Këshill Bashkiak, në aferën e tij për mbetjet në Tiranë, Veliaj vetë është i ngarkuar të caktojë administratorin e impiantit të Sharrës, pra ishte ai përgjegjës për sigurinë në punë, për zbatimin e normave të Kodit të Punës.

I kapur në këtë krim, e në këtë aferë korruptive, Erion Veliaj po bën gjithcka për të mbyllur cështjen, dhe po mbyll edhe gojën e disa mediave, dhe televizioneve kombëtare në vend.

Po ushtron cdo presion të mundshëm për të mos lejuar hetim.

Cdo qytetar pyet sot me të drejtë, përse Erion Veliaj nuk merret në ndjekje penale?

Përse ligji nuk funksionion në këtë rast mbi kryebashkiakun e Edi Ramës?

Përse paska imunitet Erion Veliaj kur kapet në krim e në korrupsion?

Kjo është një padrejtësi e madhe që nuk ka të bëjë vetëm me Arditin e familjarët e tij, por që prek cdo qytetar.

Partia Demokratike është e vendosur të kërkojë deri në fund drejtësi, hetim të plotë e zbardhje të ngjarjes.

Nesër ne do të nisim një aksion qytetar, për të ngritur zërin, për të mos lejuar Erion Veliajn që të mbyllë këtë krim të rëndë.

Cdo qytetar i Tiranës që është me ligjin, që është për barazi para ligjit, që kërkon hetim dhe drejtësi për humbjen e një jete të pafajshme, për faj dhe përgjegjësi të Erion Veliajt e korrupsionit të tij, është i ftuar të bëhet pjesë e këtij aksioni.

Për Arditin, për drejtësinë, për ligjin.


Deklarata për mediat e Sekretarit për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, 28 Gusht 2016

 

Read More
28 Gus
0

Rama i jep 12 milionë euro Sadri Abazit ndërsa Dibrën e ka lënë në mëshirë të fatit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kandidati për kryebashkiak të Dibrës, Sherefedin Shehu u takuan me banorë të fshatit Brezhdan. Banorët i bënë të ditur zotit Basha se 80% e bagëtive të fshatit të tyre janë prekur nga sëmundja. Megjithë shqetësimin e shprehur në instrancat më të larta, për dy muaj askush nuk u erdhi në ndihmë, derisa sëmundja u përhap me shpejtësi. Para disa ditësh, thanë banorët, ka mbërritur një numër i kufizuar vaksinash përkundrejt pagesës prej 30 mijë lekësh.

Banor: 80 % e bagëtive të këtij fshati janë të prekura nga sëmundja.

Banor: 1800 vaksinat e para që erdhën u dhanë me lekë. Në zonën e Kastriotit edhe këtu tek ne.

Basha: Sa lekë u merrnin për një vaksinë?

Banor: Nga 25 deri në 30 mijë.

Banor: Lopa është shumë e shtrenjtë për ne, nëna e familjes. Me atë lopë rrojmë.

Banorët shprehn shqetësimin për mungesën e investimeve. Asnjë metër rrugë nuk është shtruar në 3 vjet dhe pse është fshati më i madh dhe fare pranë qytetit. Furnizimi me uje është reduktuar në vetëm një orë gjithë ditën. Zoti Basha theksoi se qeveria nuk nuk e ka mendjen tek hallet e qytetarëve por si të pasurohet vetë dhe klientët e tij. Këtë, tha Basha, e dëshmon dhe rasti i Sadri Abazit që ka përfituar 4 herë më shumë se gjithë buxheti i bashkisë.

“Kemi shpresë se do e ndryshosh këtë fshat. Është fshati më i madh i Dibrës. Fshati me më shumë tradita në Dibër. Dhe sot shihe si është katandisur”, u shpreh një banor.

“12 milionë euro i ka marrë Sadri Abazi me një dorë. 4 herë më shumë se buxheti i Bashkisë së Dibrës. Por me këto pare jo vetëm që mund tu vinte në ndihmë ju, mund të zëvëndësoheshin lopët që janë prekur, mund të ndërtoheshin këto rrugë, mund të ndërtohej ujësjellësi,  mund të merrnit subvencion për bujqësinë. Vetëm me diferencën e çmimit të asaj që ka marrë ai, dhe ofertës më të ulët, muaj për muaj mund të merrnin ndihmë ekonomike mbi 1 mijë familje. Mund të jepeshin pensione për mbi 1500 familje në fshat, për mbi 1 mijë familje në qytet. Mund të bëheshin investime. Pra lekët janë. Por lekët, buxhetin, Skavicën, pasuritë e këtij vendi, Edi Rama i do për vete dhe klientët e vetë. Për shqiptarët ka emigracionin, për krimin ka drogën. Kështu i ka ndarë punët”, tha Basha.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 28 Gusht 2016

Read More
27 Gus
0

Faktet e reja, Erion Veliaj drejpërdrejt përgjegjës për vdekjen e Arditit. Cfarë pret Prokuroria?

Krimi në landifllin e Erion Veliajt e ka origjinën në një skemë të pastër korrupsioni e paligjshmërie.

E gjitha nisi në maj të këtij viti, kur Veliaj kaloi në Këshill Bashkiak ndërmarrjen Eco-Tirana.

Pa garë, pa konkurencë, ai i dha një kompanie italiane 49 përqind të aksioneve, ndërkohë që vetë mbajti 51 përqind të saj.

E bëri firmën italiane pronare të mbetjeve të Tiranës, dhe i dha asaj ekskluzivitetin e tregtimit, riciklimit dhe përfitimit prej kësaj industrie.

Dhe për më tepër, Erion Veliaj, vendosi ti dhurojë edhe 2.5 milionë euro vetëm vitin e parë. Shumë që sipas planit të miratuar do të rritet nga viti në vit.

Të gjitha këto janë një grumbull me shkelje të Erion Veliajt.

Por më e rënda është se ende sot që flasim, edhe pse firma e tij ka nisur punimet, nuk rezulton zyrtarisht një administrator përgjegjës për landfillin, pra personi që është përgjegjës për sigurinë dhe respektimin e kodit të punës.

Kjo vërtetohet nga një kërkim i thjeshtë që bëhet në faqen e QKR.

Sic mund ta shihni në ekran, tabela e administratorit ekzekutiv është pa emër.

Aktet e kaluara në Këshill, bëjnë direkt përgjegjës Erion Veliajn, i cili është i ngarkuar për caktimin e administratorit, sipas pikës 5 të vendimit të këshillit Bashkiak.

Ja ku është vendimi.

Dy janë mundësitë.

Ose Erion Veliaj ka shkelur vendimin e Këshillit Bashkiak duke mos e caktuar administratorin ekzekutiv, gjë që në këtë rast e bën atë direkt përgjegjës, ose pas vdekjes së Arditit dhe zbulimit të paligjshmërisë së madhe atje, e kanë fshirë, e kanë zhdukur emrin e administratorit nga faqja e QKR.

Këto fakte e nxjerrin direkt përgjegjës Erjon Veliajn, për paligjshmërinë e landifllit, për atë aferë krimi e korrupsioni që mori jetën e Arditit.

Këto fakte e nxjerrin direkt përgjegjës Erion Veliajn për shrytëzimin e të miturve e mosrespektimin e normave të sigurisë dhe Kodit të Punës.

Eshte kjo arsyeja pse ai hesht, i fshihet kësaj ngjarjeve, është kjo arsyeja pse censuron median.

Ai po bën gjithcka për ta mbyllur këtë histori krimi dhe korrupsioni.

Përse nuk heton Prokuroria?

Pas këtyre fakteve, institucioni i akuzës është në detyrimin të nisë ndjekjen penale ndaj Erjon Veliajt?

Përse Erion Veliaj qëndron mbi ligjin?

Kush e ndalon ligjin të funksionojë në këtë rast?

Pse paska imunitet Erion Veliaj i kapur në krim dhe korrupsion, kur ai në të vërtetë ka përgjegjësi direkte ligjore e administrative për vdekjen e Arditit.


Deklaratë e Sekretares së Marrdhënieve me Publikun, Grida Duma, 27 Gusht 2016

 

Read More
27 Gus
0

Shehu: Krijimi i kushteve për arsimim dhe mundësive për punësim do të jetë prioritet

Kandidati për kryetar bashkie në Dibër, Sherefedin Shehu, së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilluan një takim me të rinjt në Peshkopi. Krijimi i kushteve për arsimim dhe mundësive për punësim janë prioritet i Sherededin Shehut. Mes entuziazmit të të rinjve, zoti Shehu tha se që në moshën 22 vjeçare ka punuar me të rinj dhe sot të rinjtë janë energjia që tq mundësojq realizimin e projekteve të tij.

“Ju na jepni zemër. Ju jeni dëshmia që fitorja vetëm pret datën 11. Edi Rama ka thënë që unë jam pak i vjetër por fatmirësisht unë jam rritur me rininë. Që në moshën 22 vjeçare unë kam qënë profesor. Ju do të jeni pjesa e ndryshimit të qytetit. Unë do t’u mbështes që të shkolloheni ashtu siç e meritoni ju edhe Dibra. Dibra është vendi me pasuri intelektuale. Dibra është vendi me një trashëgimi të madhe dhe kësaj pasurie ne do ia rrisim vlerat duke sjellë investime në Dibër. Flasim për investime private. Ne do të krijojmë një vision të ri por realizimi I tyre kërkon energji dhe atë energji do e marr tek ju. Ju do të jeni energjia e realizimit të projekteve të zhvillimit të Dibrës”, tha Shehu.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se rinia është pararendëse e fitores së PD-së në Dibër dhe gjithë Shqipërinë. Ashtu si në vitet 90, edhe sot është detyrë e rinisë të largojë të keqen dhe t’ua kthejnë dibrën, dibranëve.

“Ju jeni paralajmëruesit e parë të fitores tonë. Fitorja nuk është kurrë më e sigurtë se sa kur është në duart e rinisë dhe fitorja në Dibër është në duart e rinisë dibrane”, tha Basha.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 27 Gusht 2016

Read More
27 Gus
0

Milionat që Rama i jep Sadriut në një vit, cdo familje dibrane mund të merrte pagesë papunësie

Fatura e korrupsionit të Edi Ramës vetëm me tenderat që i jep Sadri Abazit për një vit është sa pensioni në qytet për 7055 persona, pensioni në fshat për 12 832 persona, sa 4811 paga minimale, është pagesa e papunësisë për 15 453 persona.

Eshtë pra njësoj sikur cdo familje dibrane të marrë 68 mijë e 500 lekë më muaj pagesë papunësie, por që nuk i marrin, sepse i ndan Rama me Sadriun.

Prej tre vitesh, me këtë skemë, pasuritë e buxheti i vendit shkojnë për Edi Ramën e kusarët e tij, për popullin mbetet varfëria, burgu ose emigracioni.

Konkretisht;

Edi Rama i ka dhënë oligarkut të tij Sadri dhjetra tendera për një vit dhe ka pranuar ofertën e tij më të lartë në cdo rast.

12 miliardë lekë ka marrë sadriu nga ministritë e bashkitë e Edi Ramës, ndërkohë që ofertat e tjera të skualifikuara merrnin përsipër ti kryenin punimet me 11 miliardë lekë.

1 miliardë lekë është diferenca, është fatura e korrupsionit të Edi Ramës.

1 miliardë lekë që vidhen ende pa filluar punimet, para që do të kishin përmirësuar jetën e mijëra qytetarëve, sic edhe i kemi renditur në tabelë.

1 miliardë lekë Edi Rama mund ti kishte kursyer duke lejuar garën e konkurencën. Këto para mund të shkonin për zbutjen e varfërisë e krijimin e vendeve të punës.

Po nuk është ky prioriteti i Edi Ramës.

Nuk janë qytetarët zgjedhja e tij.

Prioriteti dhe zgjedhja e tij, është ndarja e parave të shqiptarëve me Sadriun.

Që Sadriu më pas të blejë vota.

Që pushteti të mbahet me cdo kusht.

Ky sundim i korruptuar e kriminal është në ditët e fundit.

Qytetarët nuk do të mbajnë më në kurriz Edi Ramën me oligarkët e tij.

Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.


Deklaratë e zëdhënëses, Ina Zhupa, 27 Gusht 2016

 

Read More