Blog

29 Kor
0

Engel  Bashës: Vlerësoj lidershipin tuaj, konsensusi e vetmja mënyrë për të garantuar një drejtësi të pandikuar politikisht

Në ditën e fundit të Konventës Kombëtare të demokratëve, ku Hilari Klinton pranoi nominimin për kandidate për presidente të SHBA-ve, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me senatorë dhe kongresmenë mes të cilëve dhe me nënkryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme në Kongresin Amerikan, Z. Eliot Engel.

Kongresmeni Engel ka vlerësuar kontributin e rëndësishëm të zotit Basha dhe PD për reformën në drejtësi. Zoti Engel e përgëzoi zotin Basha për lidershipin e treguar për të sjellë në fund një reformë bazuar nga standardet më të mira të rekomanduara dhe nga Komisioni i Venecias dhe miratimin me konsensus të saj.

Konsensusi ishte e vetmja mënyrë për të garantuar një drejtësi të pandikuar politikisht, theksoi Engel duke përgëzuar zotin Basha për qëndrimin e tij parimor.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në këtë proces i cili ishte kompleks dhe i vështirë, por në fund produkti është ai nga i cili përfiton çdo qytetar.

Pas Dekriminalizimit dhe Reformën në Drejtësi, zoti Basha ka theksuar se Zgjedhjet e Lira dhe të Ndershme janë sfida e ardhshme për Shqipërinë. Për këtë zoti Basha kërkoi angazhimin dhe mbështetjen e kongresmenit Engel dhe të Komitetit për Punet e Jashtme në Kongresin amerikan.

Zoti Engel ndërsa theksoi se një vend nuk mund të bëj progres nëse nuk garanton votën e lirë të qytetarëve të tij ka ofruar mbështetjen dhe gatishmërinë për të kontribuar në të gjithë procesin që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Kryetari i opozites dhe Kongresmeni Engel diskutuan gjerësisht edhe mbi zhvillimet në Kosovë, Maqedoni, Mal te Zi etj dhe situatën politike në rajon e më gjërë.​


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 29 Korrik 2016

Read More
29 Kor
0

Erion Veliaj ka vetëm fjalë, një vit korrupsion e varfëri në Tiranë

Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës denoncuan sot show-n e radhës së kryetarit të Bashkisë, Erion Veliajt për bilancin një vjeçar në detyrë. Sipas Akil Krajës, në një vit Erion Veliaj ka vetëm fjalë ndërkohë që Tirana po vuan për shkak të papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit të kreut të bashkisë. Kraja denoncoi mosmbajtjen e premtimeve, rritjen e çmimit të biletës, betonizimin e parkut të liqenit, tenderat korruptivë, heqjen nga puna të 500 punonjësve menjëherë, ngritjen e agjensive që po zhvatis Tiranën.

Erion Veliaj ka vetëm fjalë. Pas 360 ditësh ka vetëm fjalë dhe nuk është në gjendje të shesë një histori por veç të bëjë propagandë sepse organizoi një pseudoevent të mbushur me militantë. Erion Veliaj ka vetëm fjalë sepse në një qeveri ku imazhi dhe propaganda primon mbi punën dhe përmbatjen nuk mund të ishte ndryshe veçse fjalë. Në një vit Erion Veliaj ka gënjyer qytetarët. Tha që çmimi i biletave të autobuzëve nuk do të rriten dhe ato u rritën. Tha që taksat do të uleshin dhe ato u rritën. Ai tha se tek liqeni nuk do të pritet asnjë pemë por sot ka një dëshmi tjetër për masakrën që ndodh atje. Ai premtoi që gjatë një viti do të ketë ndalim të ndërtimeve por sot në Tiranë ka kantiere nga më të mëdhatë ku me monstruozi është ai tek stadium Qemal Stafa dhe ngritjen e një gradaçele. Erion Veliaj tha se në një vit do të ishte avokat i qytetarëve por nuk ndodhi kështu. Ai dha në mënyrë të paligjshme një koncension në Parkun Rinia duke e kthyer në një shesh betoni për një parkim nëntokësor. Në një vit ka bërë krejt të imagjinueshmen por nuk mbaroi pasi si me fshesë ka pushuar 500 punonjës së Bashkisë së Tiranës, në UKT e kështu me radhë  dhe shkoi deri aty sa falsifikoi një dokument të Bashkisë së Tiranës. Por korrupsioni nuk ndalet dhe ka shkuar edhe në shumëfishimin e agjensive të cilat vetëm rrisin taksimin e qytetarëve për të bërë skema vjedhjeje. Tirana parking, një agjensi e krijuar rishtazi dhe sot po grabit qytetarët e Tiranës me parkingun ndërkohë që karta e rezidentit nuk është miratuar akoma. Eco Tirana, një agjensi për manaxhimin e mbetjeve e madje që do të tregtojë mbetjet duke bërë një monopol dhe druajmë se do të ketë edhe import nga Italia. Si u zgjodh kompania??! Ne nuk jemi në gjendje ta themi. Në një vit Erion Veliaj ka vetëm fjalë dhe asnjë bilanc”, tha Kraja.

Këshilltari Mateo Spaho u shpreh se Erion Veliaj e ka varfëruar qytetin duke rritur me 50 milionë dollarë taksat për biznesin. Veliaj po godet të dobëtit e ndërkohë po zhvat çdo para publike me tendera të dyshimtë.

Në një vit Erion Veliaj rriti taksat me më shumë se 50 milionë dollarë. Erion Veliaj rriti taksën për shkollat dhe nga ana tjetër çerdhet ia bojatisin sipërmarrës që nuk dihet se kush janë. Këto taksa nuk e dimë se ku po shkojnë. Ai rrit taksa të ndryshme dhe veprat publike ia bëjnë sipërmarrës fshehurazi si ajo në rrugën Dritan Hoxha, që sot nuk e dimë se kush janë. Erion Veliaj bën tendera jo transparentë. Firmat nuk konkurojnë por i jepen në mënyrë të drejtpërdrejtë firmave të preferuara, në shkelje të rregullave e ligjeve. Erion Veliaj merret me të dobëtit e të vobektit pasi i persekuton tregtarët e vegjel. Bëhet kjo për të liruar hapësirat publike?! Kurrsesi jo. Kjo bëhet për të kioskëzuar Tiranën, për të vendosur të reja çdo 100 metra dhe ato merren koncension në Bashki duke lënë atje kushedi se çfarë falenderimi. Erion Veliaj ka vetëm fjalë sepse mund të bënte shumë dhe ka shpenzuar 0 lekë për nxitjen e punësimit, 0 lekë për të rinjtë, 0 lekë për moshat e treta. Erion Veliaj ka vetëm fjalë”, tha Spaho.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 29 Korrik 2016

Read More
29 Kor
0

Video e drogës, lugina kanabisi nën drejtimin e Tahirit

Shihni këto pamje të siguruara nga Partia Demokratike dje. Shihni se si lugina e Lumit të Vlorës, është shndërruar në Luginën e Kanabisit.

Kjo është dëshmia e mbulimit të vendit me drogë, e rritjes së përditshme të këtij biznesi kriminal, që drejtohet nga Saimir Tahiri.

30 përqind e fitimit të cdo bime të mbjellë, ndahet mes shefave të policisë dhe Tahirit. Ky është pazari që garanton mbjelljen, rritjen, korrjen dhe transportin e drogës.

Pamjet janë filmuar pikërisht në zonën e Lumit të Vlorës, aty ku habilajt e Tahirit kanë kontroll absolut mbi territorin.

Parcela pa fund që lulëzojnë, që sjellin qindra milionë euro për bandat e trafikantët, për njerëzit e afërt të Tahirit, i cili, përvec shumë garancive të tjera, u dha habilajve edhe makinën e tij private, taksinë e drogës AA003GB, për tu siguruar paprekshmëri e semafor jeshil për lëvizjet e tyre.

Kjo pra është dëshmia e gjallë e krimit të veshur me pushtet e pushtetit të veshur me krim.

Partia Demokratike do të vendosë rendin e sigurinë në vend, do të shtypë trafikun e trafikantët e drogës, do të crrënjosë lidhjet e politikës me krimin.


Deklaratë e Sekretarit për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji

 

Read More
29 Kor
0

Afera e Ramës me 1700 hektarë në Karpen, fluturon pasurinë e shqiptarëve sa në Londër sa në Singapor nëpër kompani fantazëm

Pasi krijoi mjegullën e duhur me zhurmën për reformën në drejtësi, Edi Rama urdhëroi kartonat e tij në parlament për të kaluar një prej aferave më të dyshimta e korruptive të këtyre tre viteve, sic është koncesioni i Karpenit në Kavajë.

1700 hektarë tokë në zemër të vendit, në një prej zonave më të kushtueshme, i fluturoi Edi Rama me një të rëndë të lapsit sa në Londër, sa në Singapor, nëpër kompani fantazëm, dhe sot që flasim askush nuk e di se cilin bëri shefi i rilindjes pronar të kësaj pasurie të shqiptarëve.

Një projekt i dyshimtë, në mungesë totale transparence.

Fillimisht, Edi Rama ia dha këto 1700 hektarë kompanisë “Star Bridge Port Development Ltd”, me qendër në Britani, e cila rezultoi me një kapital prej 100 paundësh. Ia dha kompanisë me 100 paund, me ca copa letrash ku flitej për ndërtimin e një kompleksi laraman, me lloj lloj objektesh të planifikuara aty.

Kjo kompania 100 paundëshe, sipas Edi Ramës do na investoka 5 miliardë dollarë në Karpen, aq sa gjysma e produktit të brendshëm bruto.

Nga ana tjetër, qeveria nuk tregon se në cilin plan territorial është mbështetur, në cilin plan zhvillimor është menduar, ku është studimi i feasibilitetit dhe ku është projekti duke shtuar edhe më shumë hijet e dyshimit.

Por më e rënda është se kjo kompani, që Edi Rama e bëri pronare të 1700 hektarëve, u shit papritur në Singapor, në një parajsë fiskale atje, vende që vizitohen shpesh nga vëllai i kryeministrit. E njëjta skemë si me koncesionin e TVSH që opozita kundërshtoi dhe detyroi q everinë të tërhiqej.

Ky së bashku me Koncesionin e Rrugës së Kombit, është një skandal mbi skandalet në përmbledhjen e gjatë të abuzimeve 3 vjecare të Edi Ramës.

Si mundet një kryeministër të hedhë sa në një cep të botës në tjetrin 1700 hektarë të pasurisë kombëtare? Si mundet të flakë në rugë pronat e 220 familjeve që nuk e dinë se cdo të ndodhë nesër me ta?

Kush fshihet pas këtij projekti?

Cilat janë interesat personale të Edi Ramës?

Cili klient favorizohet nga këto afera?

Edi Rama duhet të bëjë urgjentisht transparencë e të japë llogari për këtë rast. Partia Demokratike do të vendosë para ligjit autorët e do të vazhdojë të denoncojë këtë koncesion korruptiv e këtë zhvatje të pasurisë së shqiptarëve, si shumë afera të tjera të kësaj qeverie e oligarkëve të saj!


Deklaratë e deputetes Jorida Tabaku, 29 korrik 2016

Read More
27 Kor
0

Intervista e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për Zërin e Amerikës

VOA: Z. Basha, siç keni qenë dëshmitar gjatë këtyre ditëve në Filadelfia, zonja Klinton do të jetë e para grua në historinë amerikane që siguron kandidaturën në një parti të madhe, por mendoni se mund të shërbejë pozitivisht ky shembull edhe për Shqipërinë?

Basha: Padyshim që ky është një shembull frymëzues për të gjithë botën demokratike e natyrisht edhe për Shqipërinë dhe unë me këtë rast dua ta përgëzoj nga zemra Partinë Demokratike amerikane për këtë zgjedhje me të vërtetë historike të zonjës Klinton, e cila është një shërbyese publike e interesave amerikane, por edhe interesave globale për paqen, lirinë dhe demokracinë anembanë botës. Natyrisht një personalitet me kontribute të jashtëzakonshme për Shqipërinë, për Kosovën, për shqiptarët kudo që janë. Një personalitet me të cilin kam pasur nderin dhe privilegjin që të bashkëpunoj në detyrën time si ministër i Jashtëm për dy çështje madhore të kombit shqiptar: anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe pavarësinë e Kosovës dhe njohjen e pavarësisë së saj. Një bashkëpunim që ka dhënë fryte të jashtëzakonshme. Edhe pas largimit nga detyra si ministër i Jashtëm ruaj komunikimin me ish-sekretaren e Shtetit dhe tashmë kandidaten zyrtare për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillari Klinton dhe padyshim prania ime këtu me këtë rast sjell me vete përveç formaliteteve zyrtare, ftesës që më është bërë, edhe emocionet e jashtëzakonshme të bashkëpunimit dhe të komunikimit që kam patur dhe ruajtur me kandidaten për presidente Hillari Klinton.

VOA: Z. Basha do të donim të flisnim më gjatë për Kuvendin demokrat, por zhvillimet në Shqipëri janë përsëri intensive. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta njoftoi se ndërpreu vizitën në SHBA për të sqaruar, siç u shpreh ai, konfuzionin e krijuar ditët e fundit që kanë të bëjnë me prishjen e konsensusit për Reformën në Drejtësi. Ju si e konsideroni kërkesën e shumicës për të miratuar me shpejtësi njërin nga 7 ligjet që lidhet me vlerësimin e gjyqtarëve? Dje, disa përfaqësues të PD folën për provokim, ndërsa sot u shprehën të gatshëm, por duke kërkuar që të respektohen procedurat kushtetuese. Pra, pyetja konkrete është: a është e mundur sipas jush që ky ligj të kalojë nesër ose pasnesër?

Basha: Absolutisht jo sepse këtë e ndalon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Ky është një komunikim që unë e kam pasur me partnerët tanë amerikanë dhe europianë e do të ishte absurd që ata të mbështesnin nisjen e procesit të Reformës në Drejtësi duke shkelur Kushtetutën e vendit. Por Partia Demokratike ka shprehur gatishmërinë e saj për të nisur punën me ekspertët e saj për të shqyrtuar draftin për Vetting-un në mënyrë që të mos ketë më asnjë vonesë në miratimin e ligjit. Mazhoranca i është përgjigjur kësaj me një hile, e cila tashmë është sqaruar pasi është një fortunë në gotë uji. Pretendohet që drafti ka qenë gati më 4 korrik, ndërkohë që drafti zyrtarisht është përcjellë mbrëmë, dje në orën 22.30. Ne e kemi marrë tashmë në dorëzim. Ekspertët tanë po e shqyrtojnë dhe më pas do të procedohet sipas hapave të nevojshëm. Pra, nuk është gjë tjetër veçse një manovër e qartë politike e tipit që pengoi deri në çastin e fundit konsensusin me Partinë Demokratike, ndonëse PD prej fillimit ishte zotuar për një mbështetje totale të Reformës në Drejtësi sipas vlerave e parimeve perëndimore të mishëruara në rekomandimet e Venecias, në propozimin hibrid të ndihmëssekretares Nuland dhe me vërejtjet e komisionerit Hahn. Por kjo tashmë ka marrë fund. Është pjesë e një historie që duhet të shqyrtohet me kujdes për të parë përgjegjësitë e palëve. Rezultati është historik, me ndryshime kushtetuese unanime nga Kuvendi i Shqipërisë. Shpartallim i një komploti për të përjashtuar opozitën dhe një konsensus, ndonëse u bllokua deri në çastin e fundit, përsëri triumfoi sepse triumfoi vullneti ynë dhe ranë poshtë të gjitha manovrat politike, të cilat kanë qenë prej fillimit pengesa e vetme për të arritur edhe më herët në një konsensus sipas Venecias.

VOA: Të përqendrohemi tek 7 ligjet dytësore. Projektligjet shoqëruese të ndryshimeve kushtetuese kanë qenë gati që përpara dhe madje ato u miratuan edhe në një formë të njëanshme dhe ju vetë u keni bërë thirrje ekspertëve të PD që të fillojnë punën për to. Ndryshimet që ju iu referuat kanë të bëjnë me ndryshimet që lidhen me draftin kushtetues, projektkushtetues që u miratua në Parlament. A keni ju shqetësime të thella ndaj projektligjit që ju e keni marrë në dorë? I duhen bërë ndryshime të mëdha apo jo?

Basha: Projektligji na është vënë në dispozicion mbrëmë në orët e vona të natës. Ekspertët tanë po e shqyrtojnë dhe menjëherë në mënyrë transparente do të bëhen të qarta të gjitha sugjerimet dhe kontributi i Partisë Demokratike.

VOA: Sipas jush, projektligji që u është dhënë mbrëmë ka ndryshime të mëdha nga projektligji që u është dhënë më 4 korrik?

Basha: Nuk mund t’ua them sepse na është vënë në dispozicion mbrëmë në orët e vona dhe ekspertët tanë do të mbarojnë se shqyrtuari brenda ditës së sotme ose ditën e nesërme. Sapo të jetë shqyrtuar nga ana e ekspertëve tanë të jeni të sigurtë që do të ketë si gjithmonë një komunikim transparent në publik për sugjerimet dhe kontributet tona. Gjithçka në bazë të rekomandimeve të Venecias dhe gjithçka në bazë të rakordimit me partnerët tanë strategjikë, SHBA dhe BE.

VOA: Ju në fillim ju referuat afateve kushtetuese në Shqipëri, kam përshtypjen për 2-javorëshin që duhet që të hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese, pasi ato shpallen në Fletoren Zyrtare. Pra, i bie nga mesi i gushtit diku që ndryshimet kushtetuese të hyjnë në fuqi. A mendoni se do të jeni në gjendje në atë kohë, në mes të gushtit, për të thirrur Parlamentin që të miratoni projektligjet e tjera?

Basha: Kjo është një pyetje për kryetarin e Kuvendit dhe mazhorancën, por opozita është e gatshme të sakrifikojë siç ka bërë edhe me pushimet e dimrit, nga ditët e pushimeve zyrtare, për të kontribuar me mish e me shpirt me ekspertizën më të mirë, me sugjerimet më të mira për të përfunduar procesin e Reformës në Drejtësi, duke miratuar ligjet me konsensus, siç është rënë dakord përmes partnerëve tanë me mazhorancën. E rëndësishme është që mazhoranca të mos i bishtojë përsëri këtij detyrimi për të punuar me konsensus dhe të mos punojë me hile, por të punojë me transparencë dhe vullnet për t’i dhënë shqiptarëve ligje të miratuara me konsensus. PD ka marrë dhe do të marrë përgjegjësinë e saj. Absolutisht po.

VOA: A shikoni në këto momente shenja të fillimit të një tensioni siç u vu re me ndryshimet kushtetuese apo procesi do të jetë më i butë këtë herë, duke patur parasysh dhe marrëveshjet dhe koordinimin e mirë të punës që u arrit për ndryshimet e thella kushtetuese?

Basha: Shoh përpjekje për të rikthyer tensionin, nga të njëjtët që projektuan tensionin dhe përjashtimin e opozitës nga procesi. Jam i sigurt që ata që dështuan në këtë projekt në rrafshin kushtetues do të dështojnë nëse përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë në rrafshin ligjor. Partia Demokratike është e vendosur t’iu japë shqiptarëve një Reformë në Drejtësi sipas standardeve europiano-perëndimore, sipas standardeve amerikane. Kjo ka qenë beteja jonë prej fillimit. Ne nuk kemi patur asnjëherë, asnjë mëdyshje për Reformën në Drejtësi. Reforma në Drejtësi ka patur mbështetjen tonë të plotë, por konsensusi për të arritur Reformën në Drejtësi ka pasur armiq të fortë, të cilët kanë bërë gjithçka për ta përjashtuar opozitën. Ndaj është rasti të falënderoj nga zemra edhe një herë sekretarin Kerry, në veçanti ndihmëssekretaren Nuland, Kongresin amerikan, kryetarin e Komitetit për Europën, Dana Rohrabacher, zvpresidentin e delegacionit në NATO, Robert Arderhold, kongresmeni Davin Jolly, padyshim edhe ambasadorin Lu, ndihma e të cilëve e bëri të pamundur realizimin e këtij projekti destabilizues për Shqipërinë dhe iu dha shqiptarëve një Reformë në Drejtësi, një draft kushtetues të miratuar me konsensus të plotë nga opozita.

Siç u shprehen ndihmëssekretarja Nuland, Kancelarja Merkel, komisioneri Hahn, presidenti Green i Institutit Republikan, pati përmirësime thelbësore për shkak të përfshirjes së opozitës, për shkak të qëndrimeve tona.

E në këtë kuptim, nuk është fitore e PD-së, nuk është fitore e Lulzim Bashës, por fitore e çdo shqiptari, pavarësisht prej bindjeve të tij politike që falë betejës tonë, falë qëndrimit tonë edhe përballë presioneve absurde e të pajustifikueshme ne insistuam për një draft kushtetues, i cili pengon kapjen politike të drejtësisë nga ky Kryeministër dhe çdo kryeministër tjetër në të nesërmen, respekton të drejtat dhe liritë e njeriut dhe u jep shqiptarëve shansin për një drejtësi që lufton dhe nuk mbron krimin dhe korrupsionin.

Natyrisht zbatimi është kyçi. Zbatimi është ai që do të përcaktojë nëse reforma do të ketë sukses. Së pari duhet të zbatohet ligji për dekriminalizimin. Beteja tjetër e zgjedhjeve të lira e të ndershme na pret dhe unë pres me kënaqësi ndihmën e SHBA-ve, sekretarit Kerry, ndihmëssekretares Nuland dhe BE-së për këtë betejë që do ta fitojmë njësoj si betejën e dekriminalizimit dhe asaj të Reformës në Drejtësi.

Read More
27 Kor
0

Reagim i PD për dhunën e Policisë ndaj 70 vjeçarit në Tiranë

Vetëm pak minuta pasi Edi Rama shpalli sa krenar ishte për policinë e tij, dhe foli për revolucionin e madh, një karvan i uniformave të tij jo vetëm eci përpara, por nxori me dhunë nga banesa e tërhoqi zvarrë një 70 vjeçar në mes të ditës në Tiranë.

70 vjeçari, në videon që po qarkullon në gjithë mediat, dëgjohet teksa thotë se është invalid. Ai u bën thirrje ta lëshojnë, dhe shpreh indinjatën për dhunën e 20 policëve ndaj një të moshuari.

Kjo video është dëshmia e policisë së Tahirit dhe Edi Ramës, që nën drejtimin e tyre dhunon një 70 vjeçar invalid, ndërkohë që lejon drogën të pushtojë vendin e u shërben bosëve të trafikut.

Kjo është policia e Tahirit që sulmon në mënyrë primitive qytetarët, e ndërkohë flak në rrugë 7 oficerë që prekin pa dashje kunatin e ministrit.

Krerët e policisë së Tahirit janë sekserët e kanabisit.

Krerët e policisë së Tahirit janë në shërbim të habilajve, të Balilit, të Shullazit, të bandave e trafikantëve.

Partia Demokratike vlerëson punën dhe përkushtimin e shumë burrave e grave në uniformë.

Koha po vjen që ata të drejtohen nga ligji e interesi publik e jo nga krimi e interesat e tij.

Partia Demokratike do të shtypë krimin e trafiqet, do të vendosë dinjitetin e policisë në vendin që meriton, dhe do të garantojë sigurinë e qytetarëve e paprekshmërinë e tyre.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 27 korrik 2016

 

Read More
27 Kor
0

Taksa 10 euro e Edi Ramës për Rrugën e Kombit, korruptive dhe e papërballueshme për qytetarët

Edi Rama ka vendosur një taksë të re e të rëndë mbi shqiptarët, duke u marrë 10 euro për cdo udhëtim në Rrugën e Kombit.

10 euro, para që do të merren nga xhepat e lodhur e të varfër të qytetarëve të vendit.

5 euro në vajtje e 5 euro në kthim.

Ky skandal thellohet edhe më shumë, kur del në pah se qeveria ka vendosur këtë nivel takse, 33 përqind më të lartë se niveli maksimal që kanë sugjeruar ekspertët.

Sipas strategjisë, pagesa për rrugën e Kombit duhet të varionte nga 0,5-3.5 cent/km. Për 114 km nga Miloti në Morinë pagesa e përballueshme për veturat duhet të ishte nga 0.57-3,99 Euro për të gjithë gjatësinë e rrugës. Në rast se pagesa do të zhvendoset në Rrëshen atëherë totali nuk duhet të kalojë 2,8 Euro për të gjithë distancën.

Mirëpo Edi Rama e caktoi 5 Euro! Të paktën 33% më shumë se cmimi i maksimal sugjeruar nga ekspertët!

Një aferë e pastër me miliona euro cdo vit, një barrë e re e vendosur në kurrizin e shqiptarëve, sipas skemës së qeverisë për 30 vite me radhë, në emër të mirëmbajtjes së rrugës, kjo, shtuar subvencionit prej 5,6 milionë euro cdo vit që do të japë shteti.

Po taksa e qarkullimit që është rritur në dy vjet me 240 lekë, për cfarë përdoret në një kohë që mirëmbajtja e rrugëve është në minimumin historik?!

Përpara se të merrej ky vendim duhej bërë një analizë e plotë, shterruese dhe shumë serioze e kosto-përfitimeve, një analizë e plotë e impaktit ekonomik, një analizë e plotë e impaktit në turizëm, kur dihet se turistët nga Kosova mbizotërojnë në plazhet Shqiptare.

Partia Demokratike i siguron qytetarët shqiptarë se do ta anullojë këtë koncesion të dyshimtë, këtë taksë të papërballueshme për jetën e tyre.


Deklaratë e deputetes Jorida Tabaku, 27 korrik 2016

Read More
27 Kor
0

Banda vazhdon të sundojë në Kavajë, Ramës i duhet firma e Rroshit për pazaret e fundit

Edi Rama vazhdon ta mbajë të vërsulur ndaj qytetarëve bandën kriminale të Elvis Rroshit në Kavajë, i cili është ende kryetar bashkie, edhe pse u zbulua dënimi  i tij në Itali për përdhunim.

Dje banda e Rroshit ka sulmuar sërish një qytetar, i cili një muaj më parë denoncoi dhunën shtazarake që ushtroi ndaj tij, vëllai i Rroshit, drejtor i Ramës për OSHE-në në Kavajë, në ambientet e institucionit ku qytetari Julian Kola, kishte shkuar për t’u ankuar mbi një faturim të padrejtë.

Dje, e njëjta bandë, ka dhunuar sërish këtë qytetar, i cili denoncon publikisht se ushtari i Rroshit e ka goditur edhe brenda furgonit të policisë, dhe më keq, edhe në komisariat, ku njerëz me uniformën e shtetit, e kanë kërcënuar që të tërhiqet, të mos bëjë kallëzim.

Pak javë më parë, kjo bandë e Rroshit, e armatosur, plagosi në mes të ditës qytetarë të pafajshëm dhe kreun e forumit rinor të Partisë Demokratike.

Me gjithë këto precedentë, e këtë dhunë ndaj qytetarëve, me gjithë këto akte skandaloze që tregojnë se kjo bandë është mbi ligjin, që ka në shërbim të saj policinë e gjithë zyrat e shtetit, sërish Edi Rama vazhdon ta mbajë e ti japë pushtet kreut të këtyre banditëve, Elvis Rroshi.

Edhe pse e quajti botërisht të mbaruar shërbimin e Rroshit, kur u zbulua dënimi i tij në Itali për përdhunim, Rama në fakt po lejon, e po përkrah të gjithë shërbimet kriminale të kësaj bande që sundon në Kavajë.

Kush është motivi që e bën Ramën të mos ndahet dot nga këta kriminelë e nga kjo bandë e armatosur, me të cilët ndan pushtetin?

A janë tenderat disa milionë euroshe që duhet të firmosë Elvis Rroshi, si ai i përroit të Leshniqës, para që oligarkia i ndan mes vedi?

Apo është projekti fantazëm i portit të Karpenit, ku pasuria kombëtare i jepet një firme të sajuar me 100 paund pasuri, e cila më pas e tregton sipas qejfit këtë aset të rëndësishëm të vendit?

Çfarë po pret Edi Rama të shkarkojë nga detyra banditin e tij Rroshi?

Përgjigja është e thjeshtë; po pret shërbimet e fundit kriminale, ndarjen e parave dhe të pasurive kombëtare, dhe për këtë i duhet edhe ca kohë firma e banditit Rroshi.


Deklaratë e Sekretarit për Zgjedhjet, Ivi Kaso, 27 korrik 2016

 

 

Read More
27 Kor
0

Presidenti i Institutit Ndërkombëtar Republikan letër Bashës: Lidershipi që demostruat i tregon popullit shqiptar se PD është e gatshme t’i qeverisë të gjithë qytetarët e vendit tuaj

Presidenti i Institutit Ndërkombëtar Republikan, (të afiliuar me Partinë Republikane amerikane, dhe të themeluar nga Kongresi Amerikan në vitin 1983 për të mbështetur konsolidimin e demokracive dhe sundimin e ligjit në botë)  Ambasadori Mark Green, përmes një letre dërguar Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, vlerëson lidershipin e demostruar nga zoti Basha në procesin dhe rezultatin final të Reformës në Drejtësi.

“Sot unë dëshiroj t’ju uroj ju për drejtimin e partisë tuaj dhe të vendit tuaj, në votimin e kësaj reforme. Pavarësisht të gjitha pengesave, lidershipi që ju treguat në këtë rast në arritjen e një marrëveshje që i shërben të gjithë shqiptarëve meriton vlerësimet më të larta dhe i  tregon popullit shqiptar se Partia Demokratike është e gatshme t’i qeverisë të gjithë qytetarët e vendit tuaj”, thuhet në letër.

Letra e plotë e Presidentit të IRI drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha:

I dashur zoti Basha,

Ne i kemi ndjekur me shumë interes negociatat tuaja mbi reformën në drejtësi, një hap i rëndësishëm për t’i dhënë Shqipërisë një sistem drejtësie më të hapur dhe më të drejtë për të gjithë shqiptarët.

Në këtë moment historik për vendin tuaj unë dëshiroj t’ju uroj ju për arritjen e konsensusit dhe kalimin e kësaj reforme në ligj. Ne mendojmë se kjo është përcaktuese në procesin e integrimit europian të vendit tuaj, një hap më afër përmbushjes së vizionit të Presidentit Xhorxh H.Ë. Bushit për një “Europë gjithpërfshirëse dhe të lirë”.

Siç e dini, IRI ka punuar prej shumë e shumë vitesh me Partinë Demokratike. Një vit më parë, kur ne e pranuam ftesen e Fondacionit për Liri dhe Demokraci për të punuar më intensivisht lidhur me  transparencën, ne e dinim se kjo do të ishte një çështje që do të shkaktonte debate të shumta, por që gjithashtu do të mbarte dhe  shpresa të mëdha për popullin shqiptar. Nëpërmjet organizimit të konferencës sonë të përbashkët mbi transparencën në muajin qershor,  unë shpresoj se ne arritëm që të jepnim një kontribut konkret  në  këtë debat, dhe të tregonim mbështetje për vizionin tuaj për një sistem politik të drejtë dhe transparent për Shqipërinë.

Siç ju e dini, unë kam shërbyer për 8 vite në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA. Unë vetë kam përjetuar shumë momente të rëndësishme në jetën e vendit tim, si edhe dilemat me të cilat të gjithë ligjvënësit ballafaqohen kur votojnë për këto lloj reformash shumë të rëndësishme: A është ky ligj mjaftueshmërisht i mirë? A mund ta përmirësojmë atë më shumë? A është konsensusi me të vërtet ai për të cilin ka nevojë vendi?

Të gjitha këto janë pyetje të cilat ne ia bëjmë vetes kur punojme mbi draftet e ligjeve të reja dhe ato kërkojnë përgjigje të mira nëse ne dëshirojmë të marrim vendimet e duhura.

Gjatë kohës time si kongresmen unë përjetova shumë nga këto votime të vështira dhe unë e kuptoj peshën që ju duhet të mbanit në drejtimin e këtyre negociatave, të cilat ishin shumë komplekse dhe shpesh herë sigurisht tmerresisht të vështira. Megjithatë pasi arrihet rezultati,  procesi ka shumë më pak rëndësi se rezultati, në mënyrë të veçantë kur ai është pozitiv për vendin.

Sot unë dëshiroj t’ju uroj ju për drejtimin e partisë tuaj dhe të vendit tuaj, në votimin e kësaj reforme. Pavarësisht të gjitha pengesave, lidershipi që ju treguat në këtë rast në arritjen e një marrëveshje që i shërben të gjithë shqiptarëve meriton vlerësimet më të larta dhe i  tregon popullit shqiptar se Partia Demokratike është e gatshme t’i qeverisë të gjithë qytetarët e vendit tuaj.

Ju lutem pranoni urimet e mia më të sinqerta për këtë sukses të rëndësishëm jo vetëm për ju dhe Partinë Demokratike por gjithashtu për të gjithë Shqipërinë.

Përshëndetjet më të përzemërta!

Mark Green,

President i Institutit Republikan Amerikan,

Ambasador dhe ish-kongresmen.

Read More
26 Kor
0

Zbulohet skema e 80 mijë dollarëve, media botërore akuzon Edi Ramën

Mediat më të rëndësishme të botës, nga Bloomberg në SHBA tek politico në Bruksel, kane nxjerrë fakte të reja për krimin federal të pagimit të 80 mijë dollarëve për foton e Ramës me Obamën.

Dy janë faktet e reja që sjell media botërore.

Një biznesmen grek, William Argeros, me qendrim në Kaliforni ka ndihmuar në kalimin e 80 mijë dollarëve tek Bilali i Ramës, i cili siguroi biletën për shefin e rilindjes.

Dhe fakti tjetër është se mediat e Washingtonit dhe e Brukselit ka vënë tashmë emrin Edi Rama, si burimi i 80 mijë dollarëve.

Pra shtetasi i huaj numër 2, siç e cilëson FBI, ka emër. Ai është Edi Rama, dhe qendrat më të rëndësishme të opinionit publik në Bruksel e Washington e tregojnë me gisht.

Megjithë këto fakte tronditëse, që e nxjerrin fare hapur si financues të një krimi të rëndë federal, pasi SHBA ndalon rreptësisht futjen e parave në fushatë nga burime të huaja, Edi Rama, sërish hesht.

Nuk jep asnjë shpjegim, ku i mori 80 mijë dollarët që pagoi për foton me Obamën?

Cili është burimi?

A janë para të ligjshme, apo janë para krimi, para droge, para trafiku, të ngjashme me ato që përdori për të ardhur në pushtet.

Në vend se të bëjë transparencë, edhe sot ka zgjedhur sulmin ndaj opozitës, sulmin ndaj institucioneve.

Ka rritur presionin ndaj Prokurorisë, pasi prej 1 muaji aty gjendet një kallezim penal i Partisë Demokratike për 80 mijë dollarët e fotos së financuar me para të dyshimta.

Edi Rama ka konsumuar të paktën 3 vepra, ndikim të paligjshëm, mosdeklarim të pasurisë, dhe pastrim të parave.

Është kjo arsyeja që ai donte të kapte patjetër drejtësinë. Krime si këto që Rama i ka kryer çdo javë në këto 3 vite, ishin motivi i tij për të nënshtruar prokurorët e gjykatësit. Por ai dështoi, dhe dështoi edhe përpjekja e tij për t’u bërë i paprekshëm, për të mbyllur dosjet. Shqipëria do të ketë drejtësi të standardeve europiane, dhe ky do të jetë fundi i Ramës dhe i sundimit të tij të korruptuar e kriminal.


Deklarata për mediat e sekretares së Marrëdhenieve me Publikun, Grida Duma, 26 Korrik 2016

 

Read More