Blog

26 Kor
0

41 mijë maturantë e familjet e tyre mbahen në ankth nga qeveria që ka bllokuar aplikimin në universitete

41 mijë maturantë dhe familjet e tyre po mbahen në akth nga qeveria, e cila ende nuk ka nxjerrë udhëzimin zyrtar për aplikimin në universitet.

Ndërsa korriku po ikën, 41 mijë maturantë ende nuk e kanë të qartë të ardhmen, për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë.

Jemi me 26 korrik, dhe është hera e parë që nuk ka një udhëzim zyrtar për procesin e aplikimit, nuk ka shpallje të kuotave me vendim qeverie, dhe nuk janë bërë të njohura tarifat për programet e ciklit universitar.

Ndërkohë që ky proces duhej të kishte nisur, ende nuk kemi një zbardhje të rezultateve të notave të provimeve të maturës.

Nuk janë hartuar dhe formalizuar udhëzimet teknike që do të mundësojnë një proces të qartë e transparent, të pakontestuar nga maturantët;

Portali nuk është gati nga ana teknike për hedhjen e mesatares së maturantit, gjë që bllokon gjithë procesin e plotësimit online të Formularit prej çdo maturanti;

Nuk kemi ende një afat kohor për procesin e aplikimit në Universitet, data të përcaktuara, si do të operohet dhe kur do të përfundojë ky proces;

Nuk ka një udhëzim, që të përcaktojnë datat e konkurimit për ata maturantë që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Universitete që kanë programe studimi me konkurrim, si US, UART, UAMD etj.

Nuk është përcaktuar procedura e ndjekur ndër vite e librit të transparencës, ku çdo maturant, ka të drejtën të verifikojë rezultatet e tij, për të shmangur çdo gabim të mundshëm në hedhjen e të dhënave në data bazë.

Pra MAS, nuk arrin të përmbyll një proces, i cili prej vitit 2006 e deri në vitin 2013, sot që flasim, me 26 korrik, i kishte shuar të gjitha dilemat e maturantëve, dhe ata ishin të qartë për vendimet që do të merrnin.

Maturantët në këto vite kishin në dorën e tyre deri më datën 20 korrik:

-Dëftesën me rezultatet e shkollës, provimeve të MSH si dhe diplomën e MSH;

-Ishin të njohur me të gjitha programet e studimit, kodet e programeve të studimit, formulën e përllogaritjes së notave, datat e konkurseve për programet e studimit që e kishin kusht;

-Prej datës 22-30 korrik të çdo viti bëhej aplikimi i Formularit A2, sipas sistemit meritë-preferencë;

-Në ditët e para të muajit gusht dilte libri i transparencës, me të cilin njiheshin të gjithë maturantët.

-Pasi përmbyllej ky proces maturant tashmë prisnin vetëm formalizmin e kërkesave të tyre të plotësuar në Formularin A2 në 10 ditëshin e parë të muajit shtator.

Kjo vonesë skandaloze e Ministrisë së Arsimit dhe e qeverisë, po shkakton stres, lodhje e mundim tek 41 minjë maturantë e familjet e tyre.

Partia Demokratike i kërkon qeverisë dhe zonjës Nikolla, të heqin dorë nga fundjavat e gjata e pushimet luksoze. Nëse i kanë rehatuar fëmijet e tyre në shkollat e europës, ata duhet të ushtrojnë përgjegjësinë kushtetuese që kanë t’u shërbejnë minimalisht 41 mijë maturantëve shqiptarë, duke kryer detyrimin e tyre ligjor.


Deklaratë e kreut të Departamentit të Arsimit, Luçiano Boçi, 26 korrik 2016

Read More
25 Kor
0

Letër e kryetarit të PD, Lulzim Basha për Komisionin e Venecias

SH.T.Z. Gianni Buquicchio
President

Komisioni Europian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit

Komisioni i Venecias

Tiranë, 25 Korrik 2016

I nderuar President Buquicchio,

Më lejoni të shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen time më të thellë për Komisionin e Venecias dhe për Ju zoti President, për mbështetjen e jazhtëzakonshme që keni dhënë në drejtimin e përpjekjeve për forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Shqipëri.

Me kënaqësi të veçantë Ju informoj se ndryshimet Kushtetuese të Reformës në Drejtësi u votuan unanimisht nga Kuvendi i Shqipërisë në seancën plenare të datës 21 Korrik 2016.

Në përmbyllje të kësaj faze të procesit, dhe në emër të Partise Demokratike dhe Opozitës shqiptare, më lejoni të shpreh mirenjohjen më të përzemërt për Komisionin e Venecias, për rolin Tuaj të pazëvendësueshëm në realizimin me sukses të kësaj faze të Reformës, duke garantuar nëpërmjet rekomandimeve Tuaja në të dy Opinionet që ndryshimet kushtetuese për sistemin e drejtësisë në Shqipëri të jene në përputhje me standardet më të mira europiane dhe ndërkombëtare si dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Ekspertiza profesionale dhe rekomandimet e qarta të Komisionit të Venecias siguruan ndryshime tërësore dhe permiresime të thella të Amendamenteve Kushtetuese, duke i hapur rrugë ndërtimit të një drejtësie të pavarur, llogaridhënëse dhe politikisht të pakapur, që lufton korrupsionin në nivelet më të larta dhe krimin e organizuar. Partia Demokratike dhe Opozita shqiptare ka investuar të gjitha përpjekjet e saj që këto parime të respektoheshin përgjatë gjithë procesit të Reformës në Drejtësi.

Nisur nga zotimi im personal për të garantuar zbatimin e plotë të Opinionit Final të Komisionit të Venecias,  jam i lumtur të ndaj me ju faktin se pavarësisht sfidave të panumërta dhe pengesave të vështira përgjatë gjithë këtij procesi, opozita shqiptare ia doli të siguronte që ndryshimet kushtetuese të votuara të jenë në përputhje me Rekomandimet Tuaja.

Në këtë kuadër, më lejoni t’Ju rikonfirmoj vlerësimin tim më të lartë për rolin dhe kontributin e Komisionit të Venecias, në përfundimin me sukses të fazës së parë të Reformës në Drejtësi, si edhe për kontributin Tuaj të mëhershëm në realizimin e Reformës së Dekriminalizimit.

Është bindja ime e thellë se miratimi i këtyre dy reformave kyçe; në përputhje me standardet e Komisionit të Venecias, është një investim solid për qytetarët shqiptarë dhe të ardhmen e tyre europiane.

Ju lutem pranoni, i Nderuar President Buquicchio, sigurimet e konsideratës dhe vlerësimit tim më të lartë për Ju dhe anëtarët e Komisionit të Venecias.

Lulzim Basha

Kryetar
Partia Demokratike e Shqiperisë

Read More
25 Kor
0

Koncensioni për Rrugën e Kombit antikombëtar, rruga bashkon kombin

Nuk mund të rrish pa reaguar kur sheh që kakaris si gjel majë plehut ky ministër. Edhe flet ky kur dje pati 4 të vrarë dhe 6 të plagosur. Shqipëria e përgjakur. Çdokush e prej nesh e di që në këtë vend prej kaq kohësh nuk mund të flitet më për rend dhe siguri publike. Nuk flitet më. Por në këtë vend duhet ti dalësh vetë zot vetes dhe kush nuk është i zoti e ha ujku, thotë populli. Është kthyer në xhungël Shqipëria. Ky flet për drejtësinë dhe drejton gishtin apriori kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Unë s’kam njohur gjyqtarë apo prokurorirë por jam i bindur se gjyqtari apo prokurri më i inkriminuar është lule kur e krahason me këtë dhe me atë tjetrin aty. Nuk ke gjyqtarë apo prokurorë ushtarë të bandave siç janë këta dhe nuk besoj të ketë nga ata që japin toka me përqindje për të mbjellë hashash. Nuk besoj se ka pasur apo do të ketë më ministër të Brendshëm ky vend që të mbledhë 30 % të hashashit në cdo cep të Shqipërisë. Nuk besoj se do të ketë drejtues që të çojnë policët që të ruajnë hashashin. Nuk kam besuar që të ketë një institucion shtetëror që të vjedhë bankat vetë. Thoni që pjese akuzoj por nee kemi bërë publike me detaje ngjarjen e rinasit. Do thoni që ka injorantë në Polici e marrin furgonin e krimit dhe e funsit në komisriat pa lejen e Prokurorisë?! Pse?! Për të fshehur gjurmët e krimit. Është vjedhje shtetërorre. Si iu iku?!

Sapo kaloi reforma në drejtësi shqiptarët e gëzuan por me një hile qeveria kaloi një koncension për rrugën e Kombit. Pse duhej gjithë ky ngut?! Na ka dhënë dy gisht letër sqarime pse u dha me koncension. Ajo rrugë është arteria kryesore e këtij kombi dhe çfarëdo kosto të kishte duhet të ishte pakoncension se i shërben Shqipërisë dhe Kosovës. Por këta janë antishqiptarë. Është ura që bashkon ekonomitë tona dhe rruga që bashkon kombin. Kjo është vjedhje sepse kjo firmë fantazëm turke e keni krijuar vetëm për këtë punë dhe fjalët që qarkullojnë që je 50 % aksioner tek kjo firma janë të vërteta. Sepse IFC si konsulent iu rekomandoi që 0.4 euro të vihej tarifa dhe ju e çuat edhe më lartë. Ky është parazi sepse ke përqindje aty. Ky koncension nuk dëmton vetëm Kukësin por është edhe antikombëtar sepse izolon Kosovën dhe u thua atyre mos hajdeni në Shqipëri.


Replika në Kuvend e deputetit Flamur Noka, 25 Korrik 2016

 

Read More
25 Kor
0

Berisha: Reforma në drejtësi, Rama i bëri gropën konsensusit por ra vetë brenda!

Zonja deputete!

Zoterinj deputete!

Te nderuar qytetare qe ndiqni parlamentin ne seancen e tij te fundit!

Zonja kryesuese e seances!

Para se gjitha une dua te ftoj kete parlament te nderoje me nje minute heshtje viktimat e aktit te shemtuar kriminal te Mynihut per te cilat Kosova mbajti nje dite zie dhe ne ketu duhet te mbajme nje minute heshtje.

I paharruar kujtimi tyre!

Zonja depuetete, zoterinj deputete!

Te enjten qe kaloi, reforma ne drejtesi u votua ne parlament me konsensus te plote, pra me 140 vota. Kjo ishte maratona  me e gjata dhe me konfliktualitet e akuza te ndersjellta me te ashpra, me negociatat me intensive, me te veshtira, ne nivelet me te larta mes faktoreve politik shiptar por dhe aleateve dhe partnereve te Shqiperise perfshire edhe nivelet e tyre nder me te lartat ne keto dy dekada. Pavaresisht nga te gjitha keto, kjo reforme u miratua me votat e te gjithe deputeteve pra me konsensusin me te gjere te mundshem. Por konsensusi i kesaj reforme nuk ishte konsenus i vullnetit te mire, konsensus i deshires apo  i zemres se te gjitha paleve, siç duhet te ishte.

Jo, ky konsensus i 22 Korrikut ishte lens non volens, pra konsensus i imponuar, deri ne oren e fundit, nga njera pale. Konsensusi i vullnetit te mire eshte gjithnje nje win-win story pra histori ku fitojne te gjithe, ai udhehiqet nga shumica, e cila natyrshem eshte dhe aksionerja kryesore e tij, por qe ka ne proporcion kontributin dhe aksionet e pakices.

Ndryshe eshte ceshtja ne konsensusin e imponuar apo konsensusin lens non volens. Ketu udheheq apo ben ligjin ai qe arrin ti imponohet pales tjeter, qofte dhe ndaj shumices numerike apo faktoreve te tjere. Ky eshte eksepsional, eshte perjashtimor. Ky ishte ekzakt rasti i konsensusit per reformen e drejtesise ne Shqiperi. Ne kete konsensus udhehoqi opozita, jo me kercenime, as dhe me milionat e eurove, ndoshta te vjedhura ne aeroport, por vetem dhe vetem me forcen e pathyeshme te ideve dhe parimeve te drejta qe mbronte. Ato çane çdo rrethim, çdo kurth apo bllokim qe u perpoqen ti bejne padrejtesisht asaj. Ne kete konsensus udhehoqi opozita, edhe sepse nje krah i rendesishem i mazhorances ndau dhe mbrojti me opoziten parime dhe vlera qe qendrojne ne themel te nje sistemi gjyqesor te pavarur dhe ne momente kritike u nda me qeverine  qe donte te kapte me cdo kusht sistemin e drejtesise.

Ne kete lloj konsensusi perseri fitojne pothuaj por jo te gjithe. Ketu, ne dallim nga i pari, ka fitimtare por ka dhe te humbur.

Keshtu qe tani, pas finalizimit te reformes me voten unanime te te gjithe  deputeteve, me te drejte qytetaret, analistet bene bilancet, shtruan pyetjen legjitime se  kush fitoi dhe kush humbi nga ky konsensus. Prandaj le te shohim kete çeshtje.

Kush fitoi?

Ne rrafshin filozofik fitoi e veterta, liria, vlerat e saj, dinjiteti njerezor dhe kombetar.

Kush humbi?

Humbi genjeshtra, intriga, nenshtrimi dhe poshterimi njerezor dhe kombetar.

Po ne rrafshin social, kush fitoi?

Ne rrafshin social fitoi konsensusi, ujdia shoqerore dhe kombetare, per rrjedhoje fitoi cdo qytetar shqiptar qe kerkon te shohe perfaqesuesit e tij te bashkuar ne gjerat me te medha!

Fituan te gjithe ata faktore vendas dhe te huaj qe i besojne konsesusit, vlerave te tij te medha dhe luftuan deri ne oren e fundit per konsensus, ne veçanti fitoi PD, e cila nga e perjashtuara e madhe ne fillimet e procesit, dora dores arriti te behet, me qendrimet e saj, promotor kryesor i konsensusit te reformes dhe nuk u terhoq per asnje çast pavaresisht nga perpjekjet per t’ia perplasur para syve dyert dhe mbyllur ato. Me persistimin e saj stoik ne çdo inch, ne cdo fjali dhe nen, PD arriti qe, nje mision qe dukej krejtesisht i pamundur, mission impossible, t’a realizoje e t’a ktheje me sukses te plote.

Dihet tashme se PD nisi pjesemarrjen ne kete proces e denuar marrezisht me perjashtim nga konsensusi. E them marrezisht sepse duhet te jesh i verbuar nga urrejtja per opoziten te refuzosh oferten e saj per konsensus nderkohe qe dihet se ne kete rast perfituesi politik kryesor eshte qeveria dhe dytesore eshte vet opozita. Me gjithe kete qendrim te Edi Rames, PD, qe nga oret e para te fillimit te punes per reformen e drejtesise deri dhe nje ore para votimit te saj, punoi pa u lekundur, perballoi pa u perkulur te gjitha presionet, kercenimet primitive dhe qendroi e gatshme te paguante çdo çmim per konsensusin, jo per ate qe i duhej Edi Rames por per konsensusin qe i duhej Shqiperise. Partia Demokratike i besoi konsensusit, edhe kur ai dukej i pamundur apo vite drite larg, dhe ja doli t’a realizoje dhe imponoje ate. Por duhet te them se ne kete mision, ne kete arritje historike te PD, shqiptareve dhe Shqiperise, nje rol thelbesor ka luajtur mbeshtetja e fuqishme e qendrimeve te PD nga nivelet e larta dhe shume te larta te aleateve dhe partnereve tane si dhe qendrimi i vendosur pro konsensus i LSI dhe kryetarit te saj, qe eshte dhe kryetar i parlamentit, zotit Ilir Meta.

Keshtu qe ne kete proces padyshim fitoi edhe LSI, qe ne momente kritike midis konsensusit dhe bashkeqeveresjes, zgjodhi konsensusin. Fituan miqte e vertet te Shiperise qe donin me te miren e saj, jo 90 e ca vota te blera por 140 vota per reformen e drejtesise.

Ne kete proces merite te veçante kane dhe aleatet e PD qe qendruan pa u lekundur ne anen e konsensusit.

Zonja dhe zoterinj deputete!

Ne krye te radhes tre ishin vendimet me te rendesishme dhe percaktuese te suksesit te PD, shqiptareve dhe Shqiperise.

1- Se pari, vendimi i PD per pe marre pjese ne proces. PD, duke e konsideruar reformen e sistemit te drejtesise si nje reforme jetike per lirite dhe te drejtat e qytetareve, barazine para ligjit dhe funksionimin e shtetit ligjor, pavaresisht se i mbyllen dyert e konsensusit, ajo vendosi te marre pjese e te beje gjithçka per te dhene ndihmesen e vet ne kete reforme.

 

2 – Se dyti, vendimi i saj per te paraqitur si kusht te vetem, por sine qua non per kete pjesmarrje, pranimin nga palet te Komisionit te Venecias si arbiter per reformen ne drejtesi. Mund te thuhet se ne kete vendim, pas te parit, te lidershipit te PD dhe grupit te saj parlamentar, qendron fitorja e pare por dhe percaktuese per fatin e reformes. Me kete vendim, PD zgjodhi per reformen arbitrin e pazevendesueshem dhe me te mire te koherave. PD ia doli te imponoje kushtin e saj edhe fale mbeshtetjes se plote te disa institucioneve te vendit si dhe komunitetit nderkombetar qe pershendeti dhe mbeshteti kushtin e PD!

 

Edi Rama fillimisht e pranoi kushtin de juro por e refuzoi ate de facto. Ai refuzoi ta ftonte duke u fshehur prapa Xhafes, i cili per muaj nuk pranonte te firmoste ftesen drejtuar ketij Komisioni. Pas refuzimesh absurde e malinje te Xhafes dhe denoncimit te opozites, kryetari parlamentit Ilir Meta deklaroi publikisht se do te niste ftesen siç ishte rene dakord, dhe e nisi ate!

 

3- Se treti, vendimi i PD ishte per te mbrojtur dhe imponuar me çdo çmim rekomandimet e komisionit te Venecias, si vijat e kuqe te verteta e jo si ato te Edi Rames, si norma jetike dhe vendimtare per nje sistem drejtesie te pavarur, transparent, efiçent. Ky qendrim i PD u shnderrua ne leven e arkimedit te fuqise se saj, u mbeshtet gjeresisht nga komuniteti nderkombetar, mjafton te rikujtoje ketu citimin e Venecias nga sekretari Kerry gjate vizites ne Tirane.

 

Tani le te shohim

Kush humbi?

Ne rrafshin social humbi perçarja, konflikti social i shoqerise tone. Humben te gjithe ata shqiptare dhe te huaj, sado jo te shumte, por qe ishin dhe jane kunder konsensusit ne shoqerine shqiptare, jane per provokacionin, perçarjen dhe konfliktualitetin e saj.

Humbesi me i madh eshte Edi Rama, qe dy vite me pare bindi njerezit rreth tij por dhe te huaj, se ne Shqiperi fjala dhe nocioni konsensus nuk njihen, nuk kane ekzistuar kurre dhe nuk ekzistojne, dhe, bazuar me kete qendrim perçares, perjashtoi qe diten e pare PD nga pjesemarrja konsensuale ne reforme. Mbi kete qendrim thellesisht jo demokratik por dhe antishqiptar, Edi Rama beri gjithçka kunder konsensusit. Jo ne nje por ne dhjetra raste, deri dhe nje ore para votimit te reformes, ai i beri gropen konsensusit por ne te gjitha rastet pa perjashtim ai ra vet brenda ne gropen qe beri dhe deshtoi!

 

Humbesi me i madh dhe me i turpshem eshte Edi Rama, i cili per te bllokuar dhe shkaterruar konsensusin perdori cdo mjet, nga te gjitha llojet e mashtrimeve, kurtheve dhe trillimeve deri tek perdorimi i vrasesve  dhe hanxhareve te krimit, perdori miliona e miliona euro per te groposur konsensusin, dhe, sipas mendjes se tij te semure, se bashku me te edhe PD, dhe per votuar me votat e krimit antireformen e tij! Verberia, urrejtja dhe terbimi ndaj PD e shtyne Edi Ramen qe, pikerisht diten qe Kancelarja Merkel, Komisioneri Hahn, Zevendessekeretarja e shtetit Nuland, kryetari i rradhes se BE, Ministri i Jashtem e Sllovakise Lajçak, Presidenti i PPE Jozef Daul, Kryetari i Komisionit te Jashtem te Parlamentit Europian Elmar Brok, kryetari i delegacionit te PE dhe reporteri i tij per Shqiperine, perkatesisht deputetet Eduard Kukan dhe Knut Fleckenshtain i telefonuan, i derguan letra dhe mesazhe Kryarit te PD, zotit Lulzim Basha duke e pergezuar per rolin e tij qendror ne arritjen e konsensusit ndersa Edi Rama me Xhafen e droges do kapnin kazmat per te varrosur konsensusin. Per kete qellim, ai do permbyste marreveshjen gentelman te konfirmuar me deshmitare, siç do te pohonte ministri Manjani, midis Bylykbashit dhe Agaçit, per te perdorur te njejten praktike per emerimet si ne rastin e komisionit te Vettingut ashtu dhe ne forumet e reja te emerimeve ne sistemin gjyqsor propozuar nga projekti hibrid mbeshtetur fuqishem nga zonja Nuland. Rama futi ne paketen e reformes propozimin, sipas te cilit, drejtuesit ne keto institucione me rendesi vendimtare per emerimet ne piramiden e drejtesise do zgjidheshin me vote te transferuar, e refuzuar kjo ne menyre kategorike nga opozita si nje praktike lehtesisht e korruptueshme. Dhe jo vetem kaq, por per te qene 100% i sigurt ne kapjen e plote te ketyre institucioneve, opozita, sipas propozimit famekeq te droges, opozita detyrohej te zgjidhte perfaqesuest e vet (me se shumti nje te vetem) ekskluzivisht nga propozimet e njerezve me te ngushte te Rames si Sokol Sadushi, Artan Hoxha, Maks Haxhia, pra institucionet qe ata drejtojne!

Rama me tellallet e tij perhapi kudo lajmin e rreme, per te nxire kundershtarin, se Basha u terhoq nga marreveshja. Por vertet shpejtesia me te cilen perhapet genjeshtra eshte shpejtesi drite, mirepo nga ana tjeter nga drita e te vertetes shkrin genjeshtren njelloj si bryma para rrezeve te diellit.

Fillimisht dhe gjate gjithe dites ishte nderhyrja e fuqishme e palkundur e kryetarit te parlamentit qe bllokoi me qendrimin e tij kete akt te papergjegjshem te Edi Rames. Ishte nderhyrja e prere e niveleve te larta e me te larta te Washingtonit dhe Brukselit qe groposen Ramen dhe perpjekjen e tij per te kapur drejtesine, pikerisht ne gropen qe hapi vet.

Keshtu pra, para kartonit te kuq jo vetem u terhoq por ne panik e siper Edi Rama pranoi praktiken e vendeve te rezervuara per opoziten per zgjedhjen e perfaqesueseve te saj, te cilen personalisht e kishte kundershtuar me dhjetra here ne menyre kategorike ne rastin e Komisionit te Vettingut!

 

Humben gjithashtu ata pak te huaj, qe per qellime apo ndjenja te mbrapshta ndaj tyre, iu deklaruan shqiptareve se per reformen ne drejtesi nuk duhet marreveshja, nderkohe qe Europa e Bashkuar eshte ndertuar e tera mbi marrveshjen e mbi konsensusin!

 

Kjo ishte ne rrafshin social, po ne rrafshin parimor?

Ne dy vite per reformen per drejtesine u perballen dy qendrime diametralisht te kunderta. Qendrimi i Edi Rames dhe PS per nje drejtesi dege ekzektuvi fund e krye ne duart e tij dhe qendrimi i PD dhe Lulzim Bashes per nje drejtesi te pavarur, efiçente, transparente, te standarteve europiane, te bazuar rigorozisht ne rekomandimet e Komisionit te Venecias. Dua te theksoj ketu se ne menyre te pavarur, nje qendrim te tille do te mbante, pas rrezimit nga Komisioni i Venecias i projektit Rama – Xhafa te shtatorit te kaluar, edhe Levizja Socialiste per Integrim duke bere keshtu te pashprese perpjekjen donkishoteske te Edvin Kristaq Rames per t’u bere kryegjykates, kryeprokuror, kryehetues i ketij vendi. Ndaj dhe le te shohim.

 

Kush fitoi?

Fituan parimet dhe vlerat baze qe qendrojne ne themel te nje shoqerie te lire, vlerat dhe parimet themelore te sanksionuara edhe ne rekomandimet e Venecias per nje sistem te pavarur efiçent dhe transparent drejtesie, vendimtar per ekzistencen per funksionimin e shtetit ligjor dhe ekzistencen e nje shoqerie te lire!

 

Fituan pra te gjithe qytetaret  shqiptare, qe me sistemin e ri te drejtesise do mund te kene me te sigurta, me te garantuara lirite dhe te drejtat e tyre themelore, zbatimin e ndershem te ligjit!

 

Fitoi PD, aleatet e saj dhe forca e tjera qe u besojne ketyre parimeve dhe vlerave, qe i kane ne themel te programeve te tyre dhe qe i mbrojten ato me vendosmeri dhe konsekuence te jashtezakonshme.

 

PD, lidershipi dhe ekspertet e saj, qe ne fillim, per t’i qendruar me konsekuence thirrjes se vet per konsensus, nuk hartuan nje projekt te tyre te ri te veçante por vendosen qe te dergonin ne Komisionin e Venecias oponencat per projektet e shtatorit, janarit dhe marsit te “Rama-Xhafa”. Keto oponenca rezultuan se ishin ne sintoni te plote me parimet e Venecias. Komisioni Venecias rrezoi dhe beri cope cope projektin “Rama – Xhafa” te shtatorit dhe me vone edhe ate te shkurtit dhe marsit. Ky Komision gjeti te drejte oponencen e PD dhe rrezoi ne 38 nene projektin “Rama – Xhafa” si nje projekt antidemokratik, antikushtetues, antieuropian duke legjitimuar keshtu keto akuza te oponences se opozites ndaj projektit te qeverise.

 

Fitoi dhe LSI, e cila pas rrezimit te plote te projektit te shtatorit  u nda nga mazhoranca dhe, bazuar ne rekomandimet e Komisionit  te Venecias, me eksperte te vet hartoi me ekspertet e vet nje projekt solid te cilin e dergoi paralel me projektin e dyte te Rames ne Komisionin e Venecias. Me kete akt ju beri me dije anetarve te Komisionit se, ne rast se nje pjese e qeverise kishte si qellim kryesor kapjen e drejtesise, pjesa tjeter e qeverise nuk ndante nje qendrim te tille por ishte per nje reforme qe te bazohej ne standartet me te mira te Venecias dhe rekomandimet e saj. Tani le te shohim:

 

Kush humbi?

Humbi perpjekja e te gjithe atyre shqiptareve, por dhe te huajve, per te kapur drejtesine dhe shnderruar ate, me projektin famkeq te shtatorit 2015 dhe projektet e tjera ne vazhdim te qeverise, nga pushtet i pavarur, ne nje dege te ekzekutivit shqiptar.

 

Humbesi me i madh eshte Edi Rama dhe ekipi i tij qe, me projektin e tij te Xhafes se droges, donte te kapte per fyti drejtesine, te emeronte vetem me votat e mazhorances se qelbesirave te gjithe piramiden e sistemit te saj. Ne kete projekt Rama donte qe, njelloj si ne republiken e Old Mayerit, t’u mohonte qytetareve shqiptare te drejten e ankeses dhe procesit gjyqesor te garantuara ne Kushtetute dhe Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut. Old Mayer Rama donte qe Xhafa, ministri i tij i drejtesise, te ishte anetar, pa perjashtim ne kater forumet e drejtimit te sistemit gjyqesor, nder te tjera edhe ne Tribunalin Disiplinor te gjykatesve dhe prokurorve  te Shqiperise qe do paraqiteshin para ketij Tribunali. Kurse me Byrone Kombetare te Hetimit (BKH) ala Rama, hetimi ne Shqiperi vendosej nen Edvin Kristaq Ramen, ne vartesi te drejtorise se Policise se Shtetit, pra te çunave te krimit.

 

Humbes te turpshem jane dhe ekspertet e nivelit te larte te Edvin Kristaq Rames qe, ne projektin famkeq te shtatorit, vendosen ne Kushtetuten e vendit nene per te sanksionuar pushtetin e tyre personal.

 

Zonja dhe zoterinj deputete!

Pasi u diskretitua me perpjekjet e tij te verbeta per kapjen, shnderrimin e sistemit gjyqesor ne nje dege te ekzekutivit tij, duke vendosur hetimin ne vartesi te Drejtorise se Policise, vendosur ministrin ne te gjitha forumet drejtuese, te emerimit, te ndeshkimit te prokurorve dhe gjykatesve te vendit, Edi Rama luajti letren e fundit, letren e turpit, perpjekjen per te kapur sistemin e drejtesise nepermjet te huajve! Duke deshmuar keshtu se, per te shpetuar lekuren e tij nga drejtesia, ai ishte i gatshem, njelloj si etrit e tij, te bente çdo tregti e çdo pazar. Ketu Edi Rama mendoi se gjeti piken e kthimit te botes kunder PD. Po perseri:

 

Kush fitoi?

Fitoi dinjiteti i çdo shqiptari dhe dinjiteti i vet Shqiperise. Gjykatesit dhe prokuroret e saj, nuk do t’i emerojne te huajt si ne vendet protektorate te OKB, por vet shqiptaret, si zyrtare te nje vendi te lire e sovran! Miqte, partneret do te asistojne!

 

Fitoi Partia Demokratike, si parti e palekundur e interesit kombetar, qe me vendosmeri absolute nuk pranoi qe gjykatesit dhe prokuroret e ketij vendi t’i emerojne te huajt. Ne qendrimin e saj te palekundur, PD gjeti mbeshtetje maksimale nga qendrat kryesore ne Washington, Bruksel, Berlin dhe miqte e partneret e tjere qe e duan Shqiprine si vend te lire sovran, te pavarur dhe respektojne dinjitetin njerezor dhe kombetar te shqiptareve.

 

Kush humbi?

Humben ata pak shqiptare apatrid dhe, te huaj albanofob, qe donin qe ne Shqiperi te huajt te benin ligjin e drejtesise, donin qe parlamenti shqiptar te votonte listat dhe raportet qe do t’i paraqisnin te huajt, te veshur tani me pushtet kushtetues te njejte me ate te Presidentit te Republikes apo Kryeministrit te vendit, paçka se ata nuk kishin asnje pergjegjesi para ligjit dhe Kushtetutes se Shqiperise. Madje, marrezia e tyre dhe e Edi Rames kulmoi deri aty saqe u kerkua qe edhe ne mungese te te dhenave, fakteve dhe provave, pra kritereve ligjore por bazuar thjesht ne opinione, te huajt te hiqnin dhe te vinin apo damkosnin cilindo gjykates e prokuror te ketij vendi!

Ky ishte poshterimi me i madh qe Edi Rama, dhe jo vetem ai, ju bente shqiptareve te cilet tani, njelloj si ne koherat e tyre me te zeza, do te denoheshin tani vetem pa fakte, prova, te dhena por vetem me opinione te te “pagabueshmeve”, kesaj radhe jo shqiptar por te huaj!

 

Humbesi me i madh dhe i turpshem eshte Edvin Kristaq Rama qe, per gjashte jave me rradhe, disa here ne dite, ju deklaronte shqiptareve se une emerimin vetoreve, te gjykatesve dhe prokurorve te vendit, do t’ua besoje te huajve dhe vetem atyre dhe, se kjo ishte nje vije e kuqe per te, ndaj dhe opozita nuk ka pune me kete proces. Por perseri, edhe ketu deshtoi per shkak te kundershtimit kategorik te prere te opozites, por edhe te LSI  dhe aleateve dhe partnereve tane, te cilet i nxoren perseri kartonin e kuq Edi Rames dhe vijes se tije te kuqe dhe vijen e tij te kuqe e shnderruan ne kepucen e tij te kuqe.

Kjo sepse, ky qendrim dhe vije e kuqe e tij, vinte ne kundershtim flagrant me rekomandimet e Komisionit te Venecias te cilat, ne nenin e famshem 88, sanksiononin te drejten e opozites per te patur perfaqesim te rendesishem ne procesin e emerimeve te antareve te te gjitha forumeve kryesore te sistemit te drejtesise. Po keto rekomandime, perjashtonin preras rolin vendimmarres te te huajve ne keto emerime pasi ata mbanin pergjegjesi ligjore dhe kushtetuese vetem para shteteve te tyre dhe jo shtetit shqiptar.

Pasi deshto ne kete perpjekje te turpshme, Edi Rama nisi te deklaronte çdo dite se ai dorezonte sovranitetin e vendit personavete huaj pa asnje pergjegjesi para ketij vendi, ai i dorezonte atyre emerimin e gjykatesve dhe prokuoreve. Edi Rama, dhe jo vetem ai por dhe albanofobet qe e mbeshteten ne kete teze, barazonin Shqiperine me vende qe kishin kaluar luftra te gjata civile, si Liberia, Sri Lanka, Bosnje – Hercegovina dhe ishin bere te pavarura pasi kishin qendruar disa vite si protektorate te OKB.

Keshtu, ky njeri antishqiptar, njelloj si eterit e tij bllokmene hoxhiste qe, per karrigen e vet ishin gati te sheisnin çdo gje, deshmoi se per pushtetin e tij, per te shpetuar lekuren e tij nga mega aferat dhe lidhjet e krimit, duke kapur drejtesine, eshte i gatshem te shese çdo gje, qofte edhe thelbin e sovranitetit te ketij vendi! Por perseri PD, si parti e interesit kombetar, qendroi e palekundur ndaj te gjitha presioneve, kercenimeve dhe me besim plote te miqte dhe partneret tane se ata nuk do pranonin kurre nje poshterim te tille per Shqiperine. Opozita nuk gaboj. Nga Washingtoni, Brukseli, Berlini u pranua plotesisht qendrimi i saja per rolin vetem rekomandues non binding te te huajve ne procesin e reformes se drejtesise!

 

Keshtu qe, pa dyshim, humbes ketu jane edhe ata te huaj qe harruan se perfaqesonin qeverite e tyre demokratike dhe jo qeverite e dikurshme perandorake dhe u apasionuan pas ofertes se nje njeriu pa dinjitet, apatrid qe, pasi deshtoi ne kapjen me menyra te tjera te sistemit te drejtesise, i keqperdori ata duke i mikluar me pushtetin kushtetues te emerimit, gjithnje per llogari te tij, te gjykatesve dhe prokuroreve te nje vendi tjeter. Madje, per te nxjerre me lehte listat qe donte Rama, ai ju akordoi atyre te drejten qe ato lista te mund t’i formulonin bazuar vetem, natyrisht jo ne fall por ne opinionin e tyre te “pagabueshem”, vetkuptohet, ne opinionet e vet Rames!

 

Edi Rama humbi se, edhe pasi deshtoi te kapte drejtesine shqiptare me mashen e te tjereve duke e barazuar Shqiperine me vendet e varura nga OKB, diten e fundit nxori fytyren e tij se bashku me Xhafen e droges, mohoi “marreveshjen xhentelmen”, midis Bylykbashit dhe Agaçit, sipas te ciles te gjithe drejtuesit  te gjithe anetaret e forumeve e piramidave gjyqsore do votoheshin sipas formules se dakordesuar per komisionin e Vettingut. Njelloj si i mbyturi qe kapet ne fijen e kalbur te barit, ai u lumturua dhe mashtroi veten duke menduar se mund te kapte te gjitha institucionet e tjera.Edhe ketu, duhet te theksoj se kryetari i parlamentit luajti nje rol jashtezakonisht pozitiv dhe te vendosur, edhe ketu, qendrat e medha e kuptuan se kush ishte njeriu qe donte te kapte drejtesine dhe perseri i nxorren kartonin e kur duke  ebere te terhiqej me bisht nen shale.

22 korriku eshte nje dite unike ne historine e ketij vendi per faktin se, per here te pare, nje konsensus i diktuar nga opozita votohet nga 140 vota. Por dhe sepse per hete te pare kryetari opozites, njeriu que e nxorri prej leckash nga bashkia Edi Ramen, dhe qe ska burreri te ballafaqohet ndonjehere me te, iu ul aty balle per balle, krashi, dhe shqiptaret pane njeriun qe vjen i gezuar, i qeshur dhe i sinqerte per sherbimet qe i beri PD dhe ai vendit, dhe njeriun qe iken, i cili sa nuk ia mbathi me vrap per t’u larguar nga mediat. Faleminderit!

Dy replikat e z.Berisha në Parlament dhe prononcimi jashtë sallës së Kuvendit:

Replika 1 pas fjalës së Ramës:

Se pari, i bëj thirrje prokurorit të përgjithshëm të nisë menjëherë hetimet, se Old Mayer, pasi humbi te gjitha ligjet tani ka filluar te therrase prokuroret ne zyre e tu thote atyre se do te te emeroje kryetar te SPAK-ut. Mos harro se Ponta me ligje i emëroi dhe përfundoi atje ku do të përfundosh edhe ti shumë shpejt.

Se dyti, falënderoj kryesinë e parlamentit që sot e bëri ditë pune. Me vendimin tënd për të shpallur ditë pushimi nje dite si kjo të cilen të gjitha mediat e lidhin me një ngjarje tënden, dhe unë i uroj edhe 100 vjeç djalit dhe shendet, por ky eshte nje akt fyes per te gjithe shqiptaret. Ti nuk mund të besh akte të tilla. Se pastaj duhet të presim ditëlindjen tënde të bësh pushim, ditelindjen e doktoreshes (Anetes) pushim, ditelindjen e Lindes pushim dhe këto janë çmendurira.

Replika 2 pas fjalës së Ramës:

Pas prokurorëve dhe gjykatësve e ka llumi i politikës, përgatitu mirë se po te garantoj se do përfundosh aty ku është miku yt Ponta sepse ai ka nje te njeqindten e krimeve dhe lidhjeve te tua kriminale. Ndaj dhe je i pashpresë.

Prononcimi jashtë sallës së Kuvendit: 

Unë sot para shqiptarëve bëra një analizë te nje procesi dy vjeçar dhe unë kam thënë të vërtetën në të gjitha ato që  kam deklaruar në parlament.

Erdhët me një fjalim të mirëpregatitur sot…

Të garantoj që çdo fjale që mbaj aty ka një pregatitje, përveç momenteve të replikave. Unë kam qënë pedagog dhe nuk kam shkuar kurrë me leksion të vjetër tek studentët, pa rifreskuar njohuritë dhe problematikën.

E ka fituar PD betejën për reformën në drejtësi apo është lojë politike? 

Unë kam thënë të vertetat më të padiskutueshme, ky ishte konsensusi lens non volens..

Do japi konsensus opozita edhe për 7 ligjet që duhen?

Opozita do të japë çdo kontribut që i takon të japë për zbatimin sa më të shpejtë, sa më të mirë të kësaj reforme.

Folët për një krisje të mazhorancës?

Jo nuk u mora me atë. Unë fola për rolin e padiskutueshëm që ka luajtur LSI sepse LSI çoi draftin e vet ne Venezia.

Ka një bashkëpunim midis PD dhe LSI?

Ju garantoj se qëndrimet e LSI kanë qënë tërësisht të pavarura. Duhet ti shofim mirë gjërat. Pasi erdhën rekomandimet e Venezias, LSI nxorri shënimet e veta.

 


 

Fjala në Parlament e ish-kryeministrit Sali Berisha, 25 korrik 2016

Read More
25 Kor
0

Vazhdon korrupsioni në shëndetësi, qytetarët zhvaten përditë

Te nderuar kolege!

Te nderuar qytetare!

Kjo marreveshje eshte ratifikim ndermjet KM dhe Fondit global kunder AIDS, turberkulozit dhe malaries.

Projektligji nuk eshte i planifikuar ne programin analitik te projektakteve te KM.

Marreveshja eshte firmosur ne 17 qershor 2016 nga Ministri i Shendetesise dhe eshte miratuar ne parim me vendim te KM te dates 8.06.2016.

Fondi global eshte krijuar ne janar te vitit 2002 si nje institucion financimi inovativ me qellim terheqjen dhe menaxhimin e burimeve finananciare ne nivel global si dhe sigurimin e ketyre burimeve per te mbeshtetur programe kombetare dhe rajonale qe trajtojne dhe kujdesen per njerezit me semundje  AIDS, TBC dhe malaries.

Fondi global nuk eshte pergjegjes per ndonje demtim, humbje, kosto apo detyrim qe marresi i grandit apo ndonje prej marresve te tij kryesor, nenmarresve apo furnizuesve aktualisht.

Meqe institucioni zbatues i kesaj marreveshje do te jete MSh lind dyshimi yne qe  a do te menaxhohen mire keto grante ne te mire te popullates duke pare qe MSh ka keqmenaxhuar edhe fondet publike per shendetesine dhe ka braktisur qytetaret me sherbim shendetesor. Sot mungon mjekimi per te semuret TBC ne sanotorium.

Te braktisur jane  edhe femijet me Ca te cilet nuk po marrin trajtim dhe prinderit nuk kane mundesi ekonomike per ti blere jashte kimiopreparatet.

Kimiopreparatet nuk jane fare ne sherbimin e onkohemaologjise dhe QSUT-ja justifikohet me faktin qe procedurat e tenderimit kane deshtuar,

PROCEDURA qe pacientet nuk kane pse ti vuajne.

Ministria  e shendetesise dhe spitali apo qsut duhet te nxjerrin nje numer te sakte te dhenash lidhur me numrin e femijeve me kancer cdo vit, numrin e femijeve qe arrijne tja dalin, dhe numrin e femijeve qe nuk ia dalin. Lind pyetja…Sa femije ka cuar Ministria e shendetesise jashte vendit per transplant te palces?

Kush mban pergjegjesi per mos zbatimin e protokollit te trajtimit te femijeve me kancer?

Pa e shkeputur vemendjen te femijet mund te permendem nje tjeter sherbim ku u shkelet e drejta: per Implantin koklear,

Eshte nje  nder  10 paketat e miratuara nga shteti per tu rimbursuar 100%, dhe ne fakt ky sherbim sot nuk ekziston dhe dhjetra femije ne vendin tone rrezikojne te mbetet shurdhe.

Mungesa e alternativës së parë në treg sa i përket listës së rimbursimit të barnave është një nga problemet që prek në radhë të parë të gjithë pacientët e më pas edhe farmacistët.

Një tjetër problematike ka të bëjë me mënyrën e funksionimit të mekanizmit për trajtimin ose asgjësimin e mbetjeve farmaceutike.

Një tjetër shqetësim që hasin farmacistët gjatë ushtrimit të punë së tyre ka të bëjë me kriteret e vendosur nga fondi sa i përket tregtimit të barnave, duke ju referuar barnave të listës së rimbursuar.

Mungesat ne te gjitha spitalet e rretheve , ato Rajonale dhe Qsut, shefqet Ndroqi e Trauma.

Krahas mungesave qe prekin direkt pacientin, shqetesim ngelet Vjedhja me  koncensionet, zhberja e skemes aktuale dhe mungese strategjie nga Ministria Shendetesie.

Mungesa në investime, aparatura që nuk punojnë, madje abuzime me tenderat per mirembajteje edhe kur ato kane vite qe nuk vihen ne pune. ekzaminime , sorollatje, radhe pritje, mungese planifikimi, ku duhet të presësh gjatë, e te perfundosh ne privat. medikamentet mungojnë në të gjithë spitalet e vendit, ku janë inspektuar dhe me media. Sorollatje pacientëve pafund (radhë për vizita, konsulta), pacientët blejnë gjithëçka vetë, të sëmurët janë të braktisur, (histori të dhimbshme familjare dhe sorollatjesh e pamundësish për të blerë kimioterapinë, për të bërë ndërhyrje dhe ekzaminimet).

Të gjitha në privat dhe të iniciuar qëllimisht nga shefat e Ilir Beqaj.

Barnat e listës së rimbursimit janë jo efektive, lista e barnave e vonuar, e pa konsultuar me subjektet dhe urdhërin e Farmacistit, mungese e alternatives se pare.

Qytetarët detyrohen të marin barna të shtrejta (jo ato të alternativës parë) sepse nuk japin efektin e pritshëm ose nuk jane ne treg.

Të gjitha kërkesat që janë bërë nga spitalet për aparatura, apo rikontruksione, nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë.

Urgjenca e Tiranës  ku i shërbehet me shërbim prespitalor 1/3 të popullsisë së vendit është shkrirë dhe dhene me koncension Eres.

Tirana është pa urgjencë, nuk është furnizuar me medikamente, paisje mjekësore as me karburant për ambulancat që janë dhe ato të pakualiduara dhe pa pajisjet e nevojshme (janë ambulanca fugon), përsoneli hidhet në rrugë dhe qytetaret braktisen.

Në onkologjik pacientët pa herceptinë, dhe janë kthyer të sëmurët nga rrethet, mbasi kanë pritur disa ditë.

Koncensione (partneritet publik privat, korrupsioni 320 milion € dhe vazhdon vjedhja.

Qytetarët sot janë më të varfër dhe kanë nevojë për shërbim shëndetësor, jo vetëm që nuk është falas, por blejnë ç’do gjë vetë.

Populizmi me 600 mijë qytetarë të pasiguruar që ju hiqet tarifa te mjeku i familjes, është cinizëm dhe mashtrim i radhës.

Kjo kategori nuk mund të ketë kartë shëndeti, pra nuk mund të përfitojnë nga skema, pra duhet të blejnë gjithçka në sistemin e zhbërë.

Tenderat janë centralizuar në Ministrinë e Shëndetësisë  dhe kjo ka sjellë mungesa  në spitale, abuzim me tenderat duke i kaluar intech .

Prokurimet janë efektive dhe bëhen në kohë vetëm nëse planifikohen e prokurohen nga stafi dhe profesionistët e shëndetësisë në ç’do shërbim.

Ata e dinë çfarë duhet, çfarë mungon, çfarë është më efektive për të sëmurin sipas diagnozave rasteve në periudha të vitit.

Eshtë zhbërë skema e sigurimeve shëndetësorë, kanë hequr hallkat dhe mekanizmat e kontrollit, këtë e tregojnë abuzimet me skemën dhe recetat fiktive me vlera të mëdha 2.2 milion $.

Një aferë e pastër dhe që tregon se asgjë nuk kontrollohet dhe favorizohet qëllimisht, është rasti i abuzimit me Neuro-aid, suplement.

është zbuluar një tjetër skemë mashtrimi, një skemë abuzive me barnat per veteranët e Luftës Nacianal Clirimtare.

Kjo skemë është në vazhdën e ngritjes së skemave abuzive dhe heqjes qellimisht te mekanizmit te kontrollit per barnat  nga Ministria e Shëndetësisë.

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka rimbursuar të ashtuquajturin Neuro AID, i cili, edhe nga verifikimet tona nuk rezulton ne Listen e Barnave te Rimbursuar nga Fondi si edhe nuk figuron në regjistrin e Agjensisë Kombëtare të Barnave, dhe cka është më e rënda rezulton se ky Neuro Aid-i nuk është bar apo medikament por një suplement dhe për pasojë nuk është i  regjistruar në Republikën e Shqipërisë.

Skandalet, braktisja,  hajduteria dhe shnderrimi i shendetesise nga misioni human , ne kriminal vazhdon.

Ky korrupsion është i faktuar edhe nga departamenti amerikan i shtetit, shëndetësia sektori më i korruptuar.

Janë vjedhur koncensioni check-ap 130 milion $, koncensioni hemodializes 86 milion $, koncensioni i laboratoreve dhe paisjeve kururgjikale 120 milion $.

 

Këto koncensione janë dhënë klientelistëve të qeverisë, që janë jashtë sferës shëndetësore (kompani duhani, biznes kafeje,) nga paratë dhe fondet e buxhetit të shtetit, buxhet për shëndetësinë, buxhet që duhet të shkojë për të sëmurët, për barna dhe materiale mjekësore, për investime, rikonstruksione, aparatura mjekësore, kujdes për të sëmurët me tumore, për fëmijët me sëmundje të rënda, për të sëmurët kronikë.

Një detaj tjetër i rëndësishëm është dhe treguesit e shëndetësisë (indikatorët e vendosur nga reforma me usaid dhe BB që në 2006, nuk maten dhe nuk centivohen më.

Tashmë nuk paguhen  qendrat e parësorit për këto indikatore, as indikatorët e përformancës, as indikatorët e cilësisë, një shëndetësi dhe një reformë duhet të ketë matshmëri.

Pra është një situatë kaotike, ku gjithë hallkat e zingjirit nuk funksionojnë, janë zhbërë, qëllimisht për të hequr çdo kontroll dhe hapur rrugën kirrupsionit, hajdutërisë, dhe braktisjes së të sëmurëve.

Eshtë kriminale, kjo që ndodh në shëndetësinë.

Mjekët e sistemit publik po ikin në privat ose po emigrojnë jashtë vendit, çdo vit largohen 160 mjekë, mjekët janë asete, janë elita e çdo vendi.

Largime nga puna pa kriter të profesionistëve të shëndetësisë dhe futja e militantëve partiake.

Centralizim i gjithë procedurave, emerime, tenderime, dhe anashkalim i urdherave përkatës, urdhëri mjekut, infermierit, stomatologut si dhe profesorëve e akademikëve që themeluan shëndetësinë shqiptare.

Korrupsioni ne spitalin Shefqet Ndroqi dheQSUT faktuar pas kontrollit nga KLSH.

Duke patur mbrojtje nga Beqe behet gjithe ky korrupsion.

795 mije dollare afere korruptive ne QSUT.

KLSH pas kontrollit ne QSUT ka konstatuar nje afere korruptive per mirembajtje pajisjesh, afera SIEMENS me vlere 795 mije dollare

Kontrolli i Lartë i Shtetit njoftoi se nga auditimi i administrimit të barnave në QSUT, konstatoi se ka një listë shumë të madhe barnash të skaduara në depot farmaceutike.

Për vitin 2014 rezultojnë të jenë skaduar 146.863 medikamente në vlerë 38,203,099 lekë, me arsyen se të gjitha këto barna janë blerë në sasi të konsiderueshme dhe që nuk kanë arritur të përdoren, pavarësisht se afati i përdorim ka qenë relativisht nga 1-2 vjet.

Megjithëse është konstatuar se këto barna janë blerë në sasi relativisht më të ulët, sërish kemi mospërdorim në kohë të tyre ose sasi të blera mbi nevojat nga vitet e mëparshme, referon KLSH-ja.

Kjo gjendje, sipas KLSH rëndohet më tepër kur konstatohet që donacionet nuk arrijnë të përdoren brenda afatit të tyre të përdorimit, dhe për këto dy vjet barnat e skaduara nga donacionet paraqiten në sasinë 234,405 medikamente në vlerën 124,339,026 lekë.

Kjo situatë tregon se ka një mungesë planifikimi bazuar mbi nevoja reale për medikamente, lidhur me sasinë që është e nevojshme për të mbuluar trajtimin e të sëmurëve të cilët trajtohen në QSUT.

Sipas KLSH-së blerja e barnave zë rreth 45% (rreth 4 miliardë lekë) të buxhetit vjetor të QSUT, dhe nga an tjetër perceptohet një mungesë e theksuar ilaçesh ndërkohë që niveli i barnave të skaduar vijon të jetë i lartë.

KLSH ka vërejtur keqadministrim  të barnave në këtë institucion dhe mungesë përgjegjësie institucionale me efekte negative në administrimin e fondeve për barna dhe materiale mjekësore.

Tani Ministri intech ,perseri po vjedh aq shume sa nuk do kete  kohe dhe ku ti harxhoj pasi shume shpejt e pret burgu. Kudo ka mungesa ne ilaqe, duke filluar me sherbimin paresor, spitalor, terciar. Te semuret presim me dite te bejne ekzaminime. shendetesia falas ekziston vetem ne mendjen e Beqes.

Braktisje dhe pashpirtesi. Mungesa ne investime. Ne Mirdite  Rruget qe lidhin qendrat e fshatrave me bashkine ne prag izolimi.

Rilindja ne Mirdite tenderon  1.5 miliad leke per firmen me administrator Ilit Mata, mik i Dash Pezes. Si gjithe sheshet dhe ky ju dha miqve te Rilindjes. Nuk kishte asnhe biznes apo firme vendase Mirditore, qe te fitonte kete tender.

Sot  rruget me ish 7 njesite lokale ne gjendje jane te pakalueshme.

Kesaj gjendje mjerane i shtohet dhe taksa 5 € e rruges kombit.

Taksa e rruges  Kombit edhe mbitaksim por dhe si detyrim per te marre nje vize para se te nisesh per ne Tirane.

Një kompanir turke i jepet  me koncesion 30 vjeçar Rruga e Kombit

Rruga e Kombit iu dha me koncesion 30 vjeçar kompanisë turke “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd”.

Lajmi u bë i ditur sot nga Ministria e Transportit.

Kompania do të duhet të ndërtojë një urë mbi lumin Drin, të ndërtojë segmente e pambaruara të rrugës, të pajisë rrugën me sinjalistikën e nevojshme dhe ta mirëmbajë atë për 30 vjet.

Në garë për koncesionin ishin dy bashkime të përkohshme kompanish, e para një bashkëpunim mes kompanish shqiptare e të huaja; ndërsa e dyta, e cila u shpall dhe fituese, një bashkim mes katër kompanive turke dhe një indoneziane.

Oferta e paraqitur nga kompania fituese ishte kërkesë për subvencion në shumën 5,6 milionë euro, investim fillestar i propozuar rreth 50 milionë euro dhe investim në vazhdimësi për mirëmbajtje të rrugës rreth 320 milionë euro.

Ministria e Transportit nuk ka bërë publike detaje të tjera, por nga deklaratat e mëparshme të ministrit Haxhinasto parashikohet të vendoset një pagesë prej 5 eurosh për çdo makinë që kalon në Rrugën e Kombit.

Taksa e rruges se Kombit eshte nje barre e rende per qytetaret, eshte mbitaksim.

, kjo takse eshte goditja me e madhe qe u behet atyre ne keto dite te renda per ekonomine familjare dhe kombetare.

Ne kushtet e varferise ekstreme,

me ne fund do te detyrohen te izolohen nga pjesa tjeter e vendit.

Taksa e rruges duket si detyrim per te marre nje vize para se te nisesh per ne Tirane.

Kjo takse deshmon gjithashtu sa e pameshirshme eshte qeverisja, qe luan me jeten, nderin, integritetin dhe dinjitetin e atyre njerezve qe me sakrifica te pashembullta mbajne familjen dhe femijet e tyre.

 

Taksa e rruges se Kombit do te thote rritje drastike e çmimit te biletes se udhetimit per te gjithe ata qe do levizin nga Kukesi ne Tirane dhe anasjelltas. Por mos harrojme dhe Shqitaret e Kosoves, Maqedonise.

Keto jane disa nga efektet negative te vendimit qe eshte marre per ta dhene Rrugen e Kombit me koncension.

Por ne praktike do te kete ndikime te tjera te medha, qe do te rendojne ne jeten e perditeshme dhe mireqenien e qytetareve  te gjithe veriut te Shqiperise.

Ky koncesion penalizon te varferit!

Ky koncesion do te thote rritje e çmimit te biletes per udhetaret e shkrete, per furgonat e autobusat.

Po ashtu per biznesin e mesem dhe te vogel do te thote rritje te produkteve qe shiten e keshtu perseri qytetaret qe blejne penalizohen.

Kjo rruge duhet t’i mbetet shtetit edhe per shume vite, derisa te krijohet nje mireqenie relative sidomos per fshtarat e varfer te verilindjes qe e shohin rrugen e kombit si nje dalje te rendesishme.

kjo eshte e padrejte dhe penalizon qytetaret e thjeshte dhe te varferit, sepse Rruga e Kombit kalon ne nje nder zonat me te varfera te Shqiperise.

PO ashtu edhe kosovaret qe vijne ne Shqiperi do te penalizohen nga kjo gje sidomos ata qe kane lidhje te perditshme apo te perjavshme

Te mos flasim pastaj per cilesine e koncesionit se si do te jete ne mirembajtjen e rruges e cila sigurisht do te kete nevoje te monitorohet mire.

Ky eshte nje atentat ndaj qytetarit ne varferi dhe mjerim.

Lidhja politike-krim droge eshte ky nje shqetesim i madh, madje alarmant.

Jemi te shqetsuar jasht mase per permasat qe ka marr , kultivimi dhe trafiku i droges ne shqiperi dhe ne qsrkun Lezhe( kurbin Mirdite, lezhe)

Jemi te shëetesuar edhe 
ne aspektin mjekesor , social por edhe ne aspektin ligjor,

si dhe problematikat qe sjell ky altivitet kriminal, pasi

njerezit qe abuzojne me drogen demtojne rende shendetin,shnderrohen ne kontigjent krimi te rrezikshem per shoqerine.

Kultura e trafikut te droges eshte realizuar nga trafikantet te ndryshem dhe krimi i organizuar.

Me veprat penale te kryera si rezultat i perdorimit te saj ka marre permasa shqetsuese duke rrezikuar vlerat me te larta njerezore : shendetin fizik e psikik dhe mardheniet shoqerore.

trafiku i droges behet ne cdo vend te botes, dhe lufta ndaj ketoj trafiku eshte shume e veshtire pasi krimi i organizuar me narkotike disponon  para, mjete e teknike moderne .

Kane ne dispozicion avjone, flota detare ,banda te armatosura, teknike te persosur per cdo aksion.

Zgjidhen kriminel me lidhje  te aferta me pushtetin,  qe trafiku te vazhdoje zengjire ne hapsire e ne kohe pa u preokupuar, 

duke patur  lidhje ne polici,dogana, prokurori,shendetsi, gjykata e instuticione ligjzbatuese, etj .

luften kunder krimit te organizuar e trafikut te droges . nr cdo vend normal duhet ta realizoj kryeministri, ministri i brendshem, prokurori pergjithshem , parlamenti dhe sherbimet inteligjente .

Fatkeqesisht ne Shëiperi   ndryshimi ndodh se ne krye te trafikut dhe te krimit te organizuar te jene njerez afer pushtetit.  

E gjithe territori i republikes se shqiperise eshte mbjelle me droge e orientuar dhe e moniteruar nga policia e cila per cdo rrenje te korrur merr 50% fitim. 
Rruge tjeter 
Trafiku i heroines turqi-shqiperi  turqi bullgari macedoni shqiperi . 
Kalon ne dogana pa roblem.

Njeriu qe merr droge  eshte eutonik,impulsiv,orator,energjik por pas disa vitesh eshte verdhacuk,i degraduar, i dobesuar etj.

Perdoruesi perjeton e beson ate qe nuk ekziston.

Nga Duhagjini – Rana e hedhun-Itali transporti me gomone, avione ( mushkonja)  por askush s’ndalohet pasi kush polic do ndalej.

Drejtuesit e policise e kryetaret e PS dhe deputet te PS se.

Lezhe,Mirdite kurbin kane parcela te mbjelle e me qindra ton droge me dijeni te efektiveve te policise,drejtoreve , shefave te komisariatit,  jane te gjithe anetar te grupeve ne bashkepunim me disa drejtues vendor.

Por kush te  ndaloj policine e deputetet e ndonje kryetar bashkie? Mirdita eshte e mbuluar me hashash. Puka po ashtu, Kurbini, Edhe Ne Malsine e Madhe trafiku realizohet nga deputetet e PS dhe policia.

Rruga e kalimit Hani i Hotit, Mali i Zi te gjithe fshataret e dine qe droga mblidhet ne magazinat e Partise dhe transportohet,ndahet me makinat e policise.

Trafikantet e vegjel qe nuk ndjekin kete rrjet kapen.

 

Ne Malsine e Madhe eshte nje fushe aviacioni si zone qe dergon drogen ne Mal te Zi . Fitimet vjetore nga tregtia e paligjshme e drogave në Shqipëri janë sa 2.6% e prodhimit të brendshëm bruto (ajo që prodhon ekonomia në një vit), ose të krahasueshme me peshën që zë industria hidroenergjetike në vend.

Shifra bëhet e ditur në raportin botëror të drogave 2016, të publikuar së fundmi nga UNODC (Zyra e Kombeve të bashkuara për Drogën dhe Krimin)

Raporti thekson se fitimi në raport me PBB-në në Shqipëri dhe vende të tjera në zhvillim është më i lartë se ato të zhvilluara, për shkak të madhësisë së vogël të GDP-së së këtyre vendeve.

Në shtetet e zhvilluara ajo luhatet në 0.07-0.19% të PBB-së, ndërsa në Bullgari psh është 1.22%. Shqipëria dhe Bullgaria, së bashku me Republikën e Iranit (1.66% e PBB) janë vendet që kanë fitimet më të larta nga tregtia e paligjshme e drogave në raport me PBB-në.

Duke pasur parasysh që PBB e Shqipërisë është rreth 13 miliardë USD në vit (sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave), atëhere fitimi nga tregtia e paligjshme e drogave llogaritet rreth 340 milionë USD në vit.

Kjo rezulton të jetë shuma vjetore e valutës që hyn në Shqipëri në vit dhe destinacioni apo mënyra e përdorimit të tij (si pastrohen këto para) është e panjohur.

Kete qeveri  nuk e shokon me asgje,

As inkriminimi i zyrave te shtetit deri ne Parlament,

as Shullazi qe kercenon biznesin  dhe qe zgjedh rektoret me arme,

as Tahiri  qe transporton lloj lloj krimineli me mekinen e tij,

as Armandi i partise qe plagos 4 vete brenda policise me arme pa leje,

as Kostandini i partise qe vret 5 vete per nje minut,

as deputetet me 4 klase shkolle e te denuar per prostitucion,

as avionet me droge si mushkonja,

As korrupsioni ne cdo institucion,

As koncensionet e Beqes, 320 mil €

as miliona eurot  ne Panama,

as skandali Shukriut,

, as skandali jetimores,

As pergjimet e zyrtareve me te larte te shtetit, skandal nderkombetar,

as kryeministri i  droguar  qe nen efektin e saj merr vendime per ne.

as tentativa  per kapjen e drejtesise,

Tre te rinj Shqiptare u vrane ne Mynih.

Nderkohe ne reagimin e saj Ministria e Jashtme e Shqiperise thote se nuk ka shqiptar te vrare(!!).

Turp dhe absurditet e paprecedent.

Qendrim burokratik antishqiptar dhe antikombetar.

Diplomacia burokratike e Tiranes i numron shqiptaret me karta identiteti.

Me ato karta qe blihen e shiten, qe fshehin identitetet e te inkriminuarve apo qe vjedhin votat…

Gabohet rende diplomacia e Tiranes.

Shtetesia jo ne cdo rast eshte identitet shqiptar. Ka identitete te huaja me pasaporta shqiptare ne Shqiperi. Ka edhe identitete shqiptare me pasaporta te huaja kudo ne bote.

Diplomacia e Tiranes injoron miliona shqiptare ne bote.

diplomacia e Tiranes shkel me te dy kembet Kushtetuten e Republikes se Shqiperise qe e obligon ate konstitucionalisht te mbroje shqiptaret ne Ballkan e kudo ne bote.

Por formalizmi burokratik i pasaportes i ka erresuar syte diplomacise se Tiranes perballe tre shqiptareve te vrare nga Kosova, madje nje ishte mbesa jone , nena e saj ishte Mirditore,  dhe miliona te tjereve qe presin mbrojtje dhe perkujdesje nga shteti ame.

Jo vetem i keni braktisur  por dhe nuk ju nijhni identitetin Shqiptarve.

Ju jeni qeveri e cudirave.


Fjala në Kuvend e deputetes Albina Dede, 25 Korrik 2016

 

 

 

Read More
25 Kor
0

Kryeministri është i pandarë me krimin, zgjidhja është largimi i qeverisë

Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj Nr. 9, dt. 26.02.2016 ka vendosur të shfuqizojë si antikushtetues ndryshimet që ky Parlament i ka bërë neneve 55 dhe 278 të Kodit Penal përkatësisht me ligjet Nr.144 të 2013 dhe Nr. 98 të 2014.

Në kushtet kur Kryeministri Rama nuk ka lëshuar ndonjë kërcënim ndaj gjykatave, Ministri i Brendshëm gjithashtu nuk ka sharë dhe kërcënuar gjyqtarët lidhur me këtë vendim të tyre, si dhe organizatat socialiste nuk kanë zhvilluar demostrata duke rrethuar gjykatën, ne sot jemi të lirë të miratojmë një ligj i cili reflekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë shqyrtimit të këtij projektligji në komisionin e ligjeve, u vu re se nga ana e qeverisë ishte ndërruar radha e paragrafëve të nenit 278 të Kodit Penal, duke ndikuar kështu në harmonizimin me ligjin e dekriminalizimit.

Duke besuar arsyen e përfaqësuesve të qeverisë se kjo mungesë flagrante e harmonizimit të ligjeve, ishte e paqëllimshme, dhe thjeshtë mungesë vëmëndjeje e njerëzve të qeverisë, Komisioni i Ligjeve e miratoi projektligjin për ta kaluan në seancën plenare.

Gjej rastin të theksoj se me ligjin tashmë të shfuqizuar si antikushtetues, qeveria sipas deklarimeve të saj, është udhëhequr nga interesi publik.

Qeveria ka ashpërsuar masat e dënimit me qëllim që të luftojë krimin e organizuar dhe të mbrojë sigurinë dhe rendin publik.

Kjo është thjesht propagandë dhe s’ka të bëjë fare me luftën ndaj krimit të organizuar.

Ligji, në ndryshim nga morali dhe besimi, është i ftohtë, me vështirësi brendësohet, në përgjithësi nuk kalon nga zemra, por thjesht nga mendja.

Ashpërsimi i dënimit në bazë të ligjit, i pashoqëruar me punë parandaluese, edukative, bindëse për shoqërinë, jo vetëm që nuk e ndalon kriminalitetin, por nxit pakënaqësinë e njerëzve për shtetin e tyre.

Për të besuar të ligji do duhet patjetër të besosh te njerzit që bëjnë ligjin, duhet të besosh te shembulli që japin njerzit që bëjnë ligjin, duhet të besosh te vullneti dhe përgjegjshmëria e tyre.

Pikërisht këtu fillon dhe problemi ynë.

A janë njerzit që bëjnë ligjin tek ne, të vullnetshëm dhe të përgjegjshëm për të vepruar, vet së pari, në baze të ligjit?

A besojnë sot Shqiptarët se Kryeministri dhe qeveria e tij, e zbatojnë ligjin për vete dhe njerzit e tyre?

A janë ata të vullnetshëm dhe të përgjegjshëm, për të punuar për një shtet ligjor dhe për të ndikuar në edukimin e popullatës, me ndjenjën e zbatimit të ligjit?

Apsolutisht jo.

Kemi sot një Kryeministër që ka bërë tërësisht të kundërtën, ka lidhur aleancë me krimin, është bërë një dhe i pandarë me krimin.

Kemi sot një Kryeministër që ka kriminalizuar së pari, parlamentin institucionin më të lartë të kësaj ngrehine shtetërore që ne kemi.

Ka sjellë në parlament përfaqësuesit më të lartë dhe të egër të krimit.

Ka bërë parlamentar, vrasës, trafikantë droge, trafikantë prostitutash.

Ka kriminalizuar pushtetin vendor, duke bërë kryebashkiakë përdhunues dhe trafikantë.

Ka kriminalizuar gjithë administratën shtetërore duke vënë në detyra kyçe përfaqësues të krimit.

Është ky Kryeministër që qëndron në krye të një administrate shtetërore sot, ku sipas KLSH, kjo administratë i ka shkaktuar shtetit shqiptar, vetëm në vitin 2015, një dem ekonomik prej 1 miliardë euro, afërsisht.

Është ky Kryeministër në krye të një administrate që abuzon çdo ditë më paranë publike, e cila vidhet në tendera të drejtpërdrejtë  të cilët fitohen me vlera maksimale.

Atëherë si mund të kenë besim njerzit e këtij vendi ligjit dhe shtetit ligjor, kur Kryeministri i pari, nuk ka vullnet dhe përgjegjshmëri për të zbatuar ligjin.

Si mund të ndërtohet dhe punohet për edukimin ligjor të këtij populli, kur Kryeministri i vendit, që kur ishte në opozitë, ka shkelur ligjin e SHBA, duke futur para të zeza në fushatën elektorale të Presidentit Obama.

Rasti kur Rama është paraqitur si bashkëshortja e Bilalit vetëm për të bërë një foto me Presidentin Obama, është jo vetëm turp për të dhe për ne që e kemi Kryeministër, jo vetëm është shkelje flagrante e ligjit të injektosh para të pista në fushatën elektorale të një vëndi tjetër, por është pikërisht, veprimi më i keq, më i kundërt, në rrugën e rritjes së besimit të ligjit për shqiptarët.

Besoj të gjithë do kishim dashur sot, që në konventën e demokratëve në Amerikë, së bashku me liderin e opozitës, z.Basha dhe me liderin e partisë së dytë në pushtet, z. Meta, të ishte edhe Kryeministri ynë i ftuar.

Është turp për ne dhe goditje e rëndë për edukimin ligjor të shqiptarëve, që Kryeministri nuk ftohet dhe nuk shkon dot në Amerikë, për shkak të sjelljes si gruaja e Bilalit dhe thyerjes së ligjit Amerikan.

E përsëris, nuk është metoda e duhur, që të ashpërsojmë dënimet penale ndaj shkelësve të ligjit, ndërkohë që skemi bërë asgjë për të parandaluar sjelljet kriminale në shoqëri, ndërkohë që ska vullnet dhe përgjegjshmëri nga shtetarët për të zbatuar ata vet të parët ligjin.

Si mund të bëhet ligji pjesë e sjelljes sonë qytetare, të përditshme, kur Shqipëria sot, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit dhe ministrit tonë të brendshëm, është e gjitha e mbjellë me drogë.

Sipas raportit të Europolit, Shqipëria sot është vendi më i rëndësishëm i kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas raportit të OKB, Shqipëria renditet, një ndër 5 vendet më të mëdha, të kultivimit të canabis-it në botë.

Vetëm në javën e fundit, sipas lajmeve nga Policia e Shtetit, janë asgjësuar ara me canabis në:

Shkodër, Krujë, Bulqizë, Tropojë, Tiranë, Vlorë, Mallakastër, Përmet e Tepelenë.

Ska shqiptar që nuk e di sot që Shqipëria nga jugu në veri, nga perëndimi në lindje, është e gjitha e mbjellë me drogë.

Ska shqiptar që nuk e di se droga mbillet nga bandat e krimit të lidhura me Policinë e shtetit,

Ska shqiptar që nuk e kupton se pse, sa herë ka asgjësim të parcelave të drogës nga policia, kur ato janë të vogla dhe ju përkasin fshaterëve, autorët kapen, ndërsa kur ato janë disa hektarëshe dhe me mijra rrënjë, edhe kur detyrohet policia të shkojë atje, autorët janë gjithnjë në drejtim të paditur.

Vullneti i Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm, dhe përgjegjshmëria e tyre për të luftuar krimin janë pothuajse zero në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq, ata janë pjesë e krimit.

Nuk mund të edukohet ky vend me bindjen për të mos shkelur ligjin, kur:

Bankierët vriten në mes të Tiranës, në mes të ditës dhe autorët ikin në drejtim të paditur;

Bankat vidhen në mes të qyteteve, në mes të ditës dhe autorët në drejtim të paditur;

Bankat vidhen në mes të aeroportit ndërkombëtar të Rinasit, në mes të ditës, pikërisht kur MB kishte deklaruar shtimin e masave të sigurisë dhe autorët përsëri në drejtim të paditur;

Njerzit vriten si pulat, në mes të Durrsit, në mes të Elbasanit dhe autorët përsëri në drejtim të paditur.

Po ç’na duhet ne të ashpërsojmë masat e dënimit, kur krimi nuk parandalohet, por nxitet, kur autorët e krimit nuk kapen, por janë bashkpuntorë të ngushtë të policisë?

Është e pamundur të kemi rezultat në luftën kundër kriminalitetit vetëm duke ashpërsuar masën e dënimit, ndërkohë që ligjin e zbatojnë në mënyrë selektive. Nuk rritet ndjeshmëria ndaj ligjit duke rrahur policia babë e bir për një gjobë të papaguar dhe të shkarkohen 7 policë se guxuan të gërricen me kunatin e Ministrit të Brendshëm.

Nuk është shembull i mirë i vullnetit, pra ligjit, kur njerëzit e shtetit rriten ndaj një plake që shet qepë, apo ndaj një gruaje që shet kokoshka, ose kur njerzit çohen drejt vetvrasjes në burg për 3,000 lekë të papaguara të energjisë.

Ndërkohë që banda në pushtet vjedh dhe grabit çdo ditë pasurinë kombëtare.

Zgjidhja që kemi sot është vetëm një: të largojmë bandën nga qafa e shqiptarëve dhe të ndërtojmë një qeveri me vullnet dhe përgjegjshmëri për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për rivendosjen e rendit dhe të sigurisë.


Fjala në Kuvend e sekretarit të Përgjithshëm të PD, Arben Ristani, 26 Korrik 2016.

 

Read More
25 Kor
0

“Tymi i bardhë” i reformës në drejtësi, së pari do të nxjerrë “tymin e zi” të aferave korruptive në shëndetësi

Mësuam me keqardhje ngjarjen tronditëse në repartin e dializës në Spitalin Amerikan. Ngushëllime familjarëve të dy pacientëve, të cilët humbën jetën në rrethana tragjike. Dy infermiereve dhe pacienteve të tjerë të lënduar nga kjo ngjarje ju urojmë shërim të shpejtë.

Drejtues i Seancës,

Kolegë deputetë,

Duket se nuk është rastësi mbyllja e këtij sesioni parlamentar me Ilir Beqajn, “ministrin epidemik” që shkatërroi në themele sistemin shëndetësor në Shqipëri.

Sigurisht që nuk është rastësi që menjëherë pas miratimit të Reformës në Drejtësi të flasim për Koordinatorin e Korrupsionit në Qeverinë Rama.

Reforma në Drejtësi duhet të fillojë pikërisht me hetimet në Ministrinë e Shëndetësisë!

Hapja e dosjeve në këtë ministri nuk mund të bllokohet më me makinacionet e “Shtëpisë së Gjetheve” të përuruar nga sigurimsat “junior”!

Çdo ditë, ish basketbollisti thyen rekordet e denoncimeve në media dhe rrjetet sociale për situatën në spitale, për mungesën e ilaçeve në të gjitha spitalet e qendrat shëndetësore si dhe për koncesionet korruptive të check up, hemodializës dhe sterilizimit.

Po në të njëjtin ekip me Edi Ramën, si në angazhimin për “driblimin e votave” për në koshin e PS-së edhe tani në detyrën e “ministrit fuqiplotë” të përftimit të fondeve të shëndetësisë, Ilir Beqaj nuk po din të ndalet.

Situata e shëndetësisë është paraqitur edhe në raportin për 2016 të Byrosë së Sigurisë Diplomatike pranë Departamentit Amerikan të Shtetit ku i bëhet thirrje shtetasve amerikanë të bëjnë kujdes kur udhëtojnë në vendin tonë pasi në raste aksidentesh shëndetësia nuk është në nivelin e duhur. (portal Civitas online).

Ja çfarë shkruhet në raport:

“Shëndetësia është një problem tepër serioz në Shqipëri. Ndihma e parë është shumë e kufizuar, teksa shërbimi emergjent është jo ekzistues. Spitale trauma nuk ka jashtë Tiranës. Individët që janë në mbikqyrje mjekësore duhet të konsultojnë mjekët e tyre para se të udhëtojnë”.

http://ëëë.civitas.al/al/vendi/shendetesia-ne-shqiperi-ne-gjendje-skandaloze-ja-raporti-i-amerikaneve

 

Ministri ka nënshkruar dhe ka sjellë me urgjencë një marrëveshje me Fondin Global për trajtimin dhe kurimin e epidemive të HIV-AIDS, Tuberkulozit dhe Malaries, ndërsa dokumenti që vjen në Parlament si në ilegalitet lë shumë për të dëshiruar. As relacioni, as dokumenta bashkangjitur nuk japin asnjë shpjegim dhe informacion për deputetët: as sa është fondi që do të alokohet, as periudhën, as mënyrën e implementimit të marrëveshjes…si gjithnjë, terri informativ mbulon cdo iniciativë të ardhur nga Ministria e Shëndetësisë. Duke i kërkuar ndjesë për referencën, siç duket Fondi Global nuk e ka informacionin se vetëm këtij ministri nuk mund t’ia besosh fondet…

Ky është Ministri përgjegjës për humbjen e jetës së 6 personave, vetëm pak muaj më parë në Tiranë. 6 pacientët e  prekur nga HIV-AIDS nuk mundën të mbijetojnë pasi në Departamentin e HIV-AIDS në spitalin e sëmundjeve infektive mungoi preparati mjekësor për trajtimin specifik të virusit.

Edhe sot, pas pyetjes që unë I bëra, Ministri mohoi të ketë pasur mungesa në kurat për pacientët me HIV/AIDS. Por Ministrin e rrëzon vetë Drejtoresha e QSUT e cila në shkresën me nr ptor. 2726/3 dt 27.05.2016 më informon që:

Prej datës 11.5.2016 ka filluar furnizimi me barna ARV dhe në vijim kemi ndërmarrë të gjitha procedurat për importimin në Shqipëri të sasisë së prokuruar së bashku më Ministrinë e Shëndetësisë.” Më tej,  Drejtoresha shkruan: “Jemi informuar nga /unI?CEF Kopenhagen se Brenda datës 9.6.2016 pritet të importohet e gjithë sasia e mbetur e listës së barnave e kërkuar nga QSUT”.

Por sot që ne flasim, pra 25 korrik 2016 gjendja paraqitet e njëjtë, në Spitalin e Sëmundjeve Infektive ka mungesa të preparative mjekësore duke vënë në rrezik jetën e qindra pacientëve!

Të nderuar kolegë,

Fondi Global është një nismë e shekullit 21 për të zhdukur sëmundjet epidemike dhe shtetet dhe bizneset e angazhuara në këtë lëvizje për jetën bëjnë përpjekje të mëdha humane. Por ministri shqiptar i Shëndetësisë, një “informaticien i akullt”, i sheh pacientët si ikona për aplikacionet e korrupsionit. Jam e sigurt që nuk ka asnjë njohuri për rreziqet që shkaktohen nga ndërprerja e kurave, ose ndryshimi i tyre. Në Kongresin e fundit të Fondit Global në bashkëpunim me Ministrinë e jashtme italiane dhe Fondacionin e Bil dhe Melinda Gates theksohet:

 

“Mund tí ndalim epidemitë e HIV, turbekulozit dhe malaries në të gjithë botën Brenda 2030. – deklaron Mark Dybul, drejtor i Global Fund, rrjeti global i ngritur për tí dhënë fund këtyre sëmundjeve.

“Por, ka shtuar Dybul, nëse nuk ndërhyhet në kohë, ekziston rreziku i rezistencës ndaj ilaçeve. Kjo ndodh kur mjekimet ndërpritën papritur ose nuk jepen në dozat e duhura” – thekson Dybul.

http://shendeti.com.al/ekspertet-mund-te-mposhtim-siden-dhe-turbekulozin-por/

Është ky shqetësimi i ngritur edhe nga Shefi i Shërbimit të Infektivit në QSUT, i cili në një shkresë zyrtare nr prot 36, dt 23.05.2016, sqaron:

“Për një pjesë të pacientëve që kanë qenë në terapi me skema ARV, skemat e mjekimit janë modifikuar duke përdorur barnat ARV të disponueshme apo duke I kaluar nga skema me tre në dy ARV. Krahas faktorëve të tjerë të brendshëm dhe të jashtëm, ekzistojnë mundësitë që këto ndryshime të skemave të ndikojnë në shfaqjeb e rezistencave virale ndaj mjekimit”

“shfaqja e rezistencës virale – vazhdon Shefi i Shërbimit – munë të cojë në dështim të mjekimit, dështim i cili mund të ketë ndikim sin ë ecurinë e sëmundjes ashtu edhe pasoja financiare m.q.se mund të kërkohet fillimi i skemave të reja të mjekimit”.

Pra, z. Ministër, e kujt është përgjegjësia për mungesën e barnave ARV për muaj të tërë në QSUT?

E kujt ëshët përgjegjësia për ndryshimin e skemave të mjekimit pë rmungesat e barnave??

A bije mbi ju direkt përgjegjësia për humbjen e 6 jetëve, 6 pacientëve të prekur me HIV/AIDS??

Ministri i Koncensioneve nuk dëgjoi asnjë thirrje për ndihmë për pacientët që ndërruan jetë për mungesën korruptive të ilaçeve.

Drejtësia ende nuk ka folur për këtë rast të denoncuar edhe nga vetë mjekët, familjarët dhe në disa konferenca dhe shkresa që kam dërguar edhe nga Komisioni i Shëndetësisë, në cilësinë e kryetares së këtij komisioni dhe deputetes së PD-së.

Askush nuk ndërmori hetime!

Nuk u ndërmorën hetime as edhe kur nëna e një fëmije 7 vjeç lutej ekraneve për të siguruar ilaçin e jetës për djalin e saj të infektuar me virusin HIV-AIDS.

Asnjë masë nuk u ndërmor kur Ministria dhe QSUT postonin “fajtorin” në shkresa,  ku thuhej se UNICEF kishte për detyrë të siguronte kurën për të sëmurët me HIV-AIDS.

Këto ditë, mediat kanë vënë alarmin për mungesën prej disa javësh të medikamenteve për kurimin e pacientëve të infektuar më turbekuloz. Kjo është konfirmuar për gazetën shqiptarë edhe nga Ministria e Shëndetësisë edhe nga Drejtori i spitalit Shefqet Ndroqi z. Kapaisyzi i cili sqaron “”nuk është mungesë vetëm në spitalin tonë porn ë gjitëh Shqipërinë.”

http://shendeti.com.al/skandal-te-semuret-me-turbekuloz-dy-jave-pa-ilace/

 

Në tregun farmaceutik shqiptar, përfshirë spitalet publike dhe dispanseritë mungojnë ilaçet që kurojnë sëmundjen e turbekulozit. Dhe kjo mungesë medikamentesh rrezikon jo vetëm jetët e pacientëve të infektuar me turbekuloz, por rrezikoj edhe të gjithë familjarëve dhe fëmijëve që janë afër të sëmurit, pasi kjo sëmundje mund të transmetohet me anë të rrugëve respiratore. Por nëse kurohet si duhet, rreziku I tranmestimit minimozohet ose ndalohet.

Sa jetë njerëzish rrezikohen nga mungesat e barnave? E kujt është përgjegjësia për mungesat ne treg dhe spitale të medikamenteve për kurimin e turbekulozit? A është përgjegjësi e juaja z. Ministër?

Është një dyshim i faktuar “paradhënie” se edhe dokumenti i nënshkruar me Fondin Global mund të ketë histori të tilla plot me fajtorë imagjinarë !

Heshtja në hetime dhe urgjenca në veprime të paligjshme janë veprime të koordinuara nga Ministri i Shëndetësisë.

Ministri nuk u prek, as kur u kap në flagrancë në krye të rrjetit të mashtrimit me recetat e ilaçeve të rimbursueshme. Ndërkohë amnistia për bashkëpunëtorët e ministrit u dha në kulmin e debatit për Reformën në Drejtësi. Sot asnjëri prej tyre, nuk vuan dënimin për vjedhjen e fondit të ilaceve të dedikuara për njerëzit në nevojë, pensionistët dhe të sëmurët kronikë. Sot skuadra e hajdutëve të Ilir Beqajt është në shtëpi!

Prokuroria ndërkohë hapi dosjen e koncesioneve dhe firmosi fletë thirrjet për 20 persona, por asnjëri prej tyre nuk mban postin e drejtuesit të dikasterit të Shëndetësisë. Të gjithë fajtorët e pretenduar janë thjesht nëpunës të urdhëruar për të firmosur pazaret e eprorit. Duke e përshëndetur prokurorinë për këto hetime, do tí bëja thirrje që hetimet të vazhdojnë të thellohen dhe abuzuesit të vihen para drejtësisë.

Por, a e dini pse nuk ka vepruar Drejtësia në dosjen “Ilir Beqaj”…?

Shtetrrethimi i buxhetit dhe donacioneve për mjekësinë mbrohet nga nga vetë Kryeministri, i cili edhe në ditët, kur i tronditeshin themelet e koalicionit, shkonte në inagurime propagandistike në godina të lyera me ngjyrat e rilindjes ose edhe portokalli (si në rastin senatoriumit) për të justifikuar milionat e shpërdoruara për fasadat e ndërtesave shëndetësore.

Në këto 3 vite në detyrën e ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj përhapi epideminë e korrupsionit në të gjithë sistemin. Denigroi trupën mjekësore duke lënë pavionet pa ilace dhe i shantazhoi stafin me largime nga puna.

Bilanci korruptiv i ministrit me koncensionet, pazaret me depot farmeceutike dhe zarfat e punësimeve në shëndetësi kapin shifrat e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

  • Për herë të parë, këtë vit Lista e Barnave të Rimbursueshme u publikua në qershor…në një analizë jo të thelluar, LBR2016 është thellësisht klienteliste. Pikërisht “lufta” Brenda klientelës qeverisëse bëri që kjo listë të vonohej kaq shuë. S’kishte asgjë të bënte më interesin më të lartë të shëndetit të pacientëve e qytetarëve. E thonë farmacistët dhe mjekët se është klienteliste, nuk e thotë opozita!
  • Si për ironi të atyre që nuk shohin korrupsionin në shëndetësi, ilaci për trajtimin e infeksioneve të syrit është alternativë e vetme…dhe e dini kujt I është dhënë? Depos farmaceutike pronari i të cilës është në ndjekje penale për abuzime marramendëse! Atëherë çfarë e shtyn ministrin që të vërë alternativa të vetme për pronarin në burg të depos omega? Duke shkelur në të njëjtën kohë Kontratën Fond – Depo farmaceutikë të cilën me aq ngulm e presione ndaj drejtësisë mundi ta lërë në fuqi?

Pse hetimet për këtë depo nuk janë zgjeruar edhe ne abuzimet që janë bërë me insulinat, e denoncuar prej kohësh në Parlament dhe në sallat e gjykatave? Po me barnat e tjera të kushtueshme? Kush e mbron pronarin e depos farmaceutike Omegafarma?

E ndërkohë që nuk respekton asnjë pikë të kontratave të lidhura me këto depo, Ministri ka urdhëruar miratimin e tipit të ri të kontratës më farmacitë në të cilën janë vendosur kritere në shkelje flagrante me legjislacionin në fuqi. Kështu, Ministri po përgatit mbylljen dhe falimentimin e shumë farmacive sigurisht për ti hapur rrugë ndonjë afere tjetër abuzive me përmasa shumë më të mëdha vetëm nga kriteri antiligjor i largësisë prej 20 metrash e përcaktuar në kontratë, rrezikojnë të mbyllën qindra farmaci, qindra familje që do mbeten pa një pagë e pa të ardhura.

Ndërkohë që paratë e taksapaguesve i shkojnë edhe në burg klientëve të Ministrit:

  • Pacientëve fëmijë dhe të rritur të prekur nga leucemia ju rrezikohet jeta për mungesë të ilaçeve ! Para disa ditësh kemi denoncuar nga Selia e PD për mungesat e barnave jetike Fludara, Hydroksyurea që gjithashtu përdoren për kurimin e leucemisë. Kjo për shkak të lejeve abuzive me importin e këtyre barnave si dhe me procedurat korruptive të tenderimit të tyre.
  • Prindërit e fëmijëve me leucemi kanë protestuar para disa ditësh për mungesën e barit që ju nevojitet për të shpëtuar jetën e fëmijëve të tyre. Nuk e di se cili njeri do të ishte i qetë përpara lotëve të nenave! Besoj i vetmi është ministri i shëndetësisë!

http://shendeti.com.al/dua-te-jetoj-femijet-me-leucemi-ne-lufte-me-jeten-shteti-i-braktis/

  • E ndërkohë që pushtetarët pasurohen më shumë, pacientët nuk bëjnë dot rezonancë. Siç raportohet nga gazeta Standard, në urgjencën e QSUT mungon edhe kontrasti!!! Për ditë e javë të tëra pacientët e regjistruar nuk kanë mundur ta marrin këtë shërbim por sorrollaten çdo ditë pavarësisht se vijnë nga qytete të largëta të vendit… Kontrasti për fat të keq mungon jo vetëm në Spital, por edhe nëpër farmaci. Po ashtu, për mungesë ilaçesh prej muajsh në QSUT nuk bëhen dot analizat e dy hormoneve që prodhon teroidja T3 dhe T4, pasi mungojnë cfarë ndodh me pacientët? Kush është përgjegjës për këtë mungesa? A ka ndonjë përgjegjësi Ministri i cili ka centralizuar të gjithë tenderat në zyrën e tij?

http://ëëë.standard.al/skandal-ne-qsut-mungojne-medikamentet-per-te-marre-sherbimin-e-rezonances/

  • Premtoi para disa muajsh që pas qershorit s’do kishte me mungesa të protezave nëpër spitale… por tani edhe pas miratimit të reformës, ende asnjë protezë… por tani? Çfarë ka ndodhur? Cili është pazari pas prokurimit të protezave? Çfarë bëhet z. Ministër ! Shëndetësia falas? Vetëm vuajte falas…

Për fat edhe pas kërcënimeve nga ana e ministrit dhe enturazhit të tij, ka ende njerëz kurajozë, të cilët vazhdojnë e bëhen zëri i të pazëshmëve, zëri i pacientëve në nevojë e dëshpërim!

Korrupsioni ka zënë peng edhe publikimin e vendeve të lira në qëndra shëndetësore, spitale dhe poliklinika në të gjithë vendin… Njoftimi i fundit është për vend të lira në disa qendra shëndetësore në Kukës, Has dhe Tropojë. Por edhe aty jam e sigurt që janë punësuar me tesera partie ose me zarfa… Asnjë punësim nuk bëhet pa urdhërin e ministrit, por asnjë fjalë nuk kemi dëgjuar nga Ministrja e administratës për këtë “konkurs” të shpallur një vit më parë, nga Ilir Beqaj “shefi i kuadrit” të mjekëve dhe infermierëve !

Sa kohë Ilir Beqaj mbrohet nga Kushtetuta e Kryeministrit, reforma në drejtësi do të jetë një dokument i ‘paguar” për ta zënë pluhuri!

Por PD është e vendosur të bëjë drejtësi!

E duke huazuar një fjali të Kryeministrit në seancën e fundit plenare:

Sot jam më e sigurt se kurrë, që “tymi i bardhë” i reformës në drejtësi, më së pari do të nxjerrë “tymin e zi” të të gjithë aferave korruptive në shëndetësi!


 

Fjala e deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në Kuvend, 25 korrik 2016

Read More
25 Kor
0

Ndryshe nga PS, PD ka votuar çdo ligj në interes të shqiptarëve

Në fakt, do ta përdor këtë 2-minutësh jo për replikë me parafolësin, por për të sqaruar vetëm një moment: parafolësi tha se uroj që, pas reformës, opozita të vazhdojë me frymën e konsensusit dhe t’i votojmë bashkërisht të gjitha projektligjet, marrëveshjet që janë në interes të qytetarëve. Them ta sqaroj këtë moment, megjithëse nuk ka nevojë të sqarohet, se opozita ka votuar gjithnjë, çdo projektligj, çdo akt, çdo marrëveshje, çdo reformë që është në interes të qytetarëve.

Reforma në Drejtësi ishte vetëm e fundit e në këtë varg, ndryshe nga Rilindja në opozitë, që nuk votonte asnjë akt, asnjë ligj, asnjë reformë, edhe kur ishte shumë e qartë, edhe kur vihej nën presionin e ndërkombëtarëve, edhe kur ishte kërkesa maksimale e qytetarëve që ato akte të kalonin. Mjafton t’ju kujtoj tre ligjet e famshme që nuk i votuat e nuk i votuat, me justifikime absurde, asnjëherë të mirëqena, si ai i Qarkut të Fierit apo ku e di unë se çfarë, se s’po ju them edhe justifikime më qesharake si ajo që tha kryetari i grupit tuaj atëherë, kur tha se nuk do t’i votojmë ligjet se kanë rrahur punonjësin e Ujësjellësit në Tepelenë, po këto hyjnë te pjesa e humorit.

Pra, edhe një herë, ashtu siç bëmë me reformën kemi bërë dhe do të vazhdojmë të votojmë çdo akt në interes të qytetarëve. Ju sot keni detyrimin qe pas votimit të reformës të mbani fjalën, të mbani premtimet që ju keni dhënë qytetarëve, se pas votimit të reformës çdo problem i tyre do të zgjidhet.

Unë e di shumë mirë se kjo ishte propagandë boshe e Ramës, i cili kërkonte të hiqte vëmendjen nga të gjithë problemet e tjera, nga interesat e tjera të qytetarëve dhe ta fokusonte vëmendjen te reforma.

Kjo tashmë iku, nuk keni ku kapeni më. Uroj që shpejt t’u tregoni qytetarëve se nuk i keni mashtruar dhe rimashtruar siç keni bërë gjithë këto vjet. Qytetarët presin, reforma kaloi, tregoni se i keni pasur me gjithë mend ato që ju keni premtuar.


Replika në Kuvend e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka

 

Read More
24 Kor
0

Rrihet biznesmeni me të birin, çdo gjë në rregull, preket kunati i Tahirit, 7 policë flaken në rrugë

Një muaj më parë, një biznesmen në Tiranë denoncoi publikisht dhunën e ushtruar ndaj tij dhe ndaj djalit të tij, nga policia në qendër të Tiranës. Gjithçka nisi për një gjobë makine të papaguar. Edhe pse biznesmeni i njohur dëshmoi me prova arrogancën dhe dhunën brutale të policisë, tejkalimin e çdo norme, asnjë masë nuk mori Saimir Tahiri, askush nuk mbajti përgjegjësi.

Po nese dikush, një polic prek kunatin e Saimir Tahirit, ky do të jetë fundi i tij, fundi i karrierës dhe do ta shohë veten në rrugë.

Kjo ka ndodhur këtë fundjavë në Tiranë, ku 7 oficerë policie janë flakur, sepse reaguan ndaj kunatit të Saimir Tahirit, i cili, iu versul policëve me arrogancën tipike të familjarëve të qeveritarëve me pretekstin se po i prishnin qetësinë dhe relaksin në lokalin e tij. Paçka se policia gjendej aty ne një aksion e sinjalizuar për praninë e një personi të armatosur.

Policia nuk e dinte se kishte të bënte me kunatin e Tahirti, dhe nuk e dinte se po kalonte vijën e kuqe. Sepse Tahiri dhe kunati i tij janë përtej vijës së kuqe, ata janë të paprekshëm. Të paprekshëm si njerëzit e Tahirit, jane jo vetëm familjarët e tij, po dhe bandat, trafikantët, rrëmbyesit, grabitësit, e sidomos habilajt, kordinatorët kombetarë të drogës në vend.

Përtej vijës së kuqe dhe të paprekshëm e shohin veten Tahiri e Rama me përgjimet e tyre të paligjshme dhe presionin kriminal ndaj Prokurorisë e gjykatës kur nis hetimi ndaj tyre.

Dy standardet e dëshmuara haptazi nga Saimir Tahiri, ku për dhunën e shëmtuar e brutale ndaj një biznesmeni të rregullt e djalit të tij s’merret asnjë masë, madje pas denoncimit publik vazhdon përndjekja e metejshme ndaj tij, ndaj aktivitetit të tij, dhe nga ana tjetër, për një reagim ndaj kunatit të Saimir Tahirit teksa policia gjendej në aksion, hidhen në rrugë 7 policë, këto dy lloj standardesh janë fytyra e vërtetë e qeverisë, e Tahirit, e Ramës, e kësaj oligarkie që po sundon prej tre vitesh.

Kjo padrejtësi bashkë me burimin e saj që eshtë qeveria, janë drejt fundit.


Deklarata për mediat e kreut të Departamentit të Rendit e Sigurisë, Enkelejd Alibeaj

 

Read More
21 Kor
0

PD ka punuar për një drejtësi të pavarur! Rama ka lepurin në bark!

Berisha: Asnjë deputet i PD nuk është për bllokimin e reformës, presim negociatat! Mos prania Ramës në tryezë tregon që ai është i dëshpëruar thellësisht dhe nuk ka nerva për negociata.

Pyetje: Kush po e bllokon reformën zoti Berisha?

Berisha: Mendoj se, se kush po e bllokon reformën edhe veshgjatët në Shëngjergj e kanë marrë vesh kush po e bllokon pale pastaj njerëzit e qytetarët që s’ka ngelur njëri pa e marrë vesh. Sigurisht kam keqardhje që bllokohet sepse mendoj se është bërë në punë e jashtëzakonshme, e them me bindjen më të madhe këtë. Mendoj se nuk ka, në mënyrë absolute, asnjë shkak për të mos e votuar. Nuk mund të paragjykoj se cili do të jetë rezultati sepse ka negociata në vazhdim dhe unë nuk dua të paragjykoj.

Pyetje: A janë të zgjidhshme?

Berisha: Janë 100% të zgjidhshëm. Sepse në historinë e njerëzimit e botës së qytetëruar, “gentelmen agreement”, pra marrëveshja xhentëllmen është respektuar dhe është bërë pa shënime, prandaj dhe quhet kështu. Çdo negociatë konfidenciale është jo në linjën e negociatave me proceverbal,  por në linjën e negociatave në mirëbesim.

Tani pala tjetër thotë jo. Pala tjetër mohon marrëveshjen xhentëlmen.

Për fat të mirë Ministri  i Drejtësisë  pohon atë që ka pohuar përfaqësues i marrëveshjes konfidenciale të Edi Ramës. Dëshmitar 100% i besueshëm është Ylli Manjani, i cili nuk do i lejonte vetes kurrë që të dilet në krah të Oerd Bylykbashit dhe të pohonte se përfaqësuesi i Ramës e pohoi faktin që do jetë e njëjta skemë për të katër institucionet.

Është një keqardhje e madhe që marrëveshja xhentëllment po shkelmohet. Tani po luftojnë për të gjetur zgjidhje të tjera që do kenë vetëm një kusht, moskapjen. Kaq!

Pyetje: Zoti Berisha bllokimi reformës a është një formë për të rrëzuar qeverinë Rama? A është një skenar i mundshëm?

Berisha: E vërteta është që një rilindas më ka dërguar mbrëmë një sms, i cili thotë se Rama po përpiqet për të bërë 71 vota. Ai thotë që qëllimi është ky. Unë nuk i rri mbrapa atij që ti numëroj votat se kush do votojë e kush s’do votojë, s’është puna ime ajo. Unë po them çfarë thotë deputeti socialist dixhital. Ai thotë që Rama po lufton për këtë. Fakti që ai, Rama, aktualisht se më vonë nuk mund ta paragjykoj, po sillet dhe po bën gjithçka për të mos u votuar kjo reformë tregon se ai ka një skemë tjetër.

Pyetje: Si e komentoni mungesën e Ramës në tryezë?

Berisha: Mosprania Ramës në tryezë tregon që ai është i dëshpëruar thellësisht dhe nuk ka nerva për negociata.

Pyetje: Ekspertët ndërkombëtarë në takimin e xhentëlmenëve siç e cilësoni ju, a do të jenë ata të besueshëm?

Berisha: Marrëveshja xhentëlmen është vendosur në katër sy, se kshu bëhen ato, pra jo me shumë sy. Ato bëhen tet a tet dhe katër sy dhe kaq. Po a mund të mendoj kush në botë që kjo forcë politike, dy javë rresht po luftonte për këtë model, i cili është në dokumentin që ju e quani Nuland por që në të vërtet është e dy ambasadorëve, dokument që thotë se në KLGJ do zgjidhen në këtë mënyrë. Atëherë cila mëndje njerëzore mund të imagjinojë që për të tjerat do pranojë skemë tjetër. Përsa i përket votave të transferueshme, është modeli më korruptiv i kundërshtuar absolutisht në çdo nrast me shkrim dhe me gojë që kur është përmendur e deri sot.

Pyetje: A janë KLGJ dhe KLP kushte të reja të opozitës?

Berisha: Kusht i ri i opozitës është vetëm moskapja. Moskapjen e ka patur, e ka dhe do ta ketë. Ju siç e shihni koha po vjen për të dalë e vërteta. Ne jemi pro reformës, ne jemi të gatshëm të votojmë edhe sot mbasdite reformën e dakordësuar.

Pyetje: Si i shpjegoni mesazhet e ambasadorit amerikan në emër të SHBA-ve që zhgënjehet nga Lulzim Basha?

Berisha: E vërteta është që s’ka për të gjetur ndonjëherë kurrë një interlokutor më fiabël, më perendimor se Lulzim Basha në këtë vend. Një gjë duhet të them këtu, ngociatat janë negociata dhe në to, si një proces dinamik kompleks, në varësi nga zhvillimet secili detyrohet të rregullojë qëndrimet. Unë mund të them se jo një herë por disa herë i ka ndodhur vet ambasadorit, më ka ndodhur mua, etj etj. Kjo është një gjë e pashmangshme, por në gjërat e dakordësuara përfundimisht Lulzim Basha nuk ka lëvizur kurrë asnjë presje. Kjo është e vërteta. Nuk mund të gjej ambasadori një interlokutor më të hapur se Basha.

Pyetje: Pse foli ambasada amerikane dje për një kusht të papranueshëm?

Berisha: A mendon ti që unë përfaqësoj ambasadën amerikane. Ata kanë një zyrë shtypi, merreni në tel dhe flisni. Unë po them këto që po them. Eshtë një proces, i cili, uroj dhe dëshiroj atë që duan 90% e shqiptarëve sot, që të votohet. Por nëse kërkohet të imponohen gjëra të panegociuara pastaj kjo do të thotë që do ta bllokosh me çdo kusht dhe kjo është përgjegjësia jote.

Pyetje: Zoti Berisha pse besoi PD në një marrëveshje xhentëlmenësh?

Berisha: Sepse marrëveshje xhentëlmenësh me Ramën kemi përmbysur gjysmën e Kushtetutës në vitin 2008 dhe marrëveshja xhentëlmen nuk është një shpifje e PD por është një praktikë universale që përdoret dhe sugjerohet për të dhënë rezultat.

Pyetje: Cfarë komenti do të kishit për ata deputetë të PD të ciulët në rast se nuk arrihet konsensusi gjithsesi kanë deklaruar se do ta votojnë reformën?

Berisha: Unë mendoj se asnjë deputet i PD nuk do ta votojë. Unë kam qënë dje në mbledhje të grupit dhe asnjëri nuk ka thënë që do ta votojë. Unë marr qëndrimet zyrtare që shprehen aty. PD ka qëndrimet e veta zyrtare të qarta, atij që s’i pëlqejnë, s’i pëlqejnë. Vendimet i vendosin vet njerëzit, nuk i vendosin nga unë, por unë besoj që asnjë deputet i PD të jetë për bllokimin e reformës.

Pyetje: Çfarë mendoni për tezën e hedhur nga zoti Meta për qeveri teknike?

Berisha: Teza është paraqitur shumë herët nga Basha dhe tani nga Meta. Do të ishte një zgjidhje e dobishme për të qetësuar gjakrat për zgjedhje, një fazë që të pregatisë dhe të dihej që kjo është një qeveri e paanshme për zgjedhje.

Prononcimi i ish-kryeministrit Berisha, pas arritjes së marrëveshjes:

Partia Demokratike arriti objektivat e përcaktuara që në fillim të bazuar në parimin e moskapjes së sistemit, në parimin e respektimit të lirive dhe të drejtave njerëzore, në parimin e përgjegjshmërisë para ligjit, në parimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor.  Cdo betejë që është zhvvilluar, PD ka qënë në këto pozicione. Ndërkohë që Edi Rama e shifte veten se si do jetë kryegjykatës, kryehetues, kryeprokuror, ndërsa Xhafa i drogës e shifte veten se si duhet të ishte superministër, anëtar i tribunalit disiplinor, anëtar i KLGJ, anëtar i KKP, anëtar i të gjitha forumeve saqë ai ishte bërë si klloçka që i fuste nën sqetull të gjitha institucionet e drejtësisë përveç Edi Ramës.

Sokol Sadushi, që duhet ta them prap, është civilist, padiskutim i zoti por donte një gjykatë administrative ku të ishte kryetar. Pra duhet ti ndërtonim Sadushit një gjykatë të lartë administrative në mënyrë që shkëlqesia e tij të shkëlqente në majë të saj, por këtë shteti nuk ja kishte borxh. Ai kunatolli, Berberi, më i vjetri në deturë në Gjykatën Kushtetuese duhet të kapte një nga institucionet me 6 milionë lekë në muaj, kunati Fatmir Xhafës. Dvorani, famoz se përvetësoi rrogën e gjykatësit në kundërshtim me të gjitha ligjet e shtetit, dhe një herë thirrje prokurorit të përgjithsëm të hetojë. Pra kur ti zgjedh një lukuni të tillë për të hartuar reformën, ndaj dhe atë ta rrëzoi Venezia nen për nen por opozita qëndroi e vendosur ndaj çdo presioni duke mos mbrojtur asgjë tjetër veçse parimet themelore të një sistemi drejtësie të standarteve europiane.

Pyetje: Cila ishte formula e rënë dakort?

Formula e rënë dakort ishte absolutisht formula e diskutuar dhe që mund të pranohej për 5 min. Po pse nuk u pranua? Sepse duhej që të kushtëzoheshin kanalet nga do vinin personat. Sadushi duhet të emëronte dy për të ardhur për të aplikuar, dy të tjerë duhet ti emëronte dekani i sapozgjedhur i drejtësisë, një majtist i thekur, Max Haxhia i njohur për lidhjet e tij dhe të studios së tij me të majtën. Pra këta duhet të ishin të deleguarit e tyre. E kuptoni? Ti jepej mafies dhe kronizmit fluksi i njerëzve.  U bë që ata të vijnë të aplikojnë vetë, kaq ishte e gjitha.

Pyetje: Kush e ka propozuar rolin e operacionit ndërkombëtar në vettingun e KLGJ dhe KLP. Eshte propozim i PD?

Plotësisht. Nuk e mohojmë këtë ne, por jo në fuqi vendimmarëse. Në negociata gjërat kanë dinamizmin e tyre por amendamenti i fundit përbën një arritje tjetër historike sepse Rama gjeti si mekanizëm të fundit për ta penguar reformën, ngaqë e dinte se ne nuk do ta pranonim kurrë dhënien e sovranitetit, që të huajt do të emërojnë edhe gjykatësit dhe prokurorët, pra mbretërit.

Pse u krijua përshtypja sikur ishit ju që donit të pengonit reformën? 

Një makineri shpifëse e cila në mënyrë absolute s’më shqetësonte aspak përkundrazi më bënte që të qëndroja me gjithë vendosmërinë time në atë që unë besoja dhe ta shumëzoja me zero sepse isha i vendosur që çdo gjë që përputhjej me rekomandimet e Venezias ta mbështesja me të gjithë mundësitë, të refuzoja gjithçka tjetër që binte ndeshas me këto parime pavarësisht nga çdo lloj shpifjeje e trillimi ndaj të cilave Sali Berisha ka një imunitet të përjetshëm.

Qëllimi ka qënë që të fitojnë qytetarët apo politikanët?

Absolutisht ka qënë një nga qëllimet më kryesore dhe ju s’keni dëgjuar dot kurrë në gjithë këtë betejë të PD, në gjithë këto deklarata që janë bërë, të gjitha ato shpifje dhe trillime që janë bërë, të dëgjoni një rast të vetëm të thonë PD po interesohet të kapi këtë apo atë. Përkundrazi PD ka punuar për një drejtësi të pavarur.

A është momenti final?

Mos i kthehet mëndja Ramës, ky është final, por atë historinë e lepurit në bark e ka ai atë.

 


Deklarata për media e ish-kryeministrit Sali Berisha, 21 korrik 2016

 

Read More