Blog

16 Jan
0

Basha: Programi ekonomik i Demokratëve Euroatlantikë zgjidh problemet e mëdha që godasin sipërmarrjen dhe xhepat e çdo familje shqiptare

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka deklaruar se kostot e papërballueshme të jetesës, taksat e larta, klientelizimi i qeverisë dhe korrupsioni janë pengesat kryesore për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e familjeve shqiptare. Ai shton se, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë, PD ka përgatitur një program ambicioz që synon mbështetje për sipërmarrësit dhe krijimin e mundësive për punësim.

Sipas tij, programi i PD synon uljen e taksave, rritjen e prodhimit vendas dhe përmirësimin e kushteve për bizneset, me qëllim rritjen e pagave dhe përmirësimin e jetesës për familjet shqiptare. Basha i fton qytetarët që të shfrytëzojnë mundësinë e votës më 11 maj për të ndryshuar kursin e vendit dhe për të ndihmuar në krijimin e një ekonomie më të fortë.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Kostot e papërballueshme të jetesës, taksat e larta, klientelizimi i qeverisë, mungesa e konkurrencës, korrupsioni që frenon zhvillimin ekonomik, janë plagët e mëdha që godasin sipërmarrjen dhe xhepat e çdo familje shqiptare. Për t’u dhënë zgjidhje këtyre sfidave, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë vendas e të huaj, kemi përgatitur një program ambicioz, që e vendos qeverisjen në krah të sipërmarrësve të ndershëm dhe qytetarëve, jo kundër tyre.

Në qendër të programit ekonomik që propozojmë është mirëqenia juaj: ne besojmë në një ekonomi që frymëzon sipërmarrjen, tërheq investitorë të huaj dhe krijon vende të reja pune. Me taksat e ulëta, bizneset zgjerojnë investimet, fuqizohet prodhimi vendas, zgjerohet shtresa e mesme, rriten pagat dhe konsumi familjar. Kështu familjet shqiptare, në veçanti gjysma që jeton në rrezik varfërie, do të kenë mundësi të ndërtojnë një jetë më të mirë këtu, në vendin tonë.

Ju keni fuqinë ta bëni të mundur këtë përmes votës tuaj më 11 maj, të vetëdijshëm se Shqipëria meriton më shumë.

Disa prej pikave të programit ekonomik të Demokratëve Euroatlantikë të prezantuara në videon e programit:

– 9% taksë e sheshtë
– 9% tatim fitimi
– 9% dividenti
– 0 taksa për biznesin e vogël deri në 14 milionë lekë të reja
– Ulim detyrimet që bizneset e vogla paguajnë ndaj pushtetit lokal në vlerën jo më të lartë se 1% e xhiros vjetore
– Duke aplikuar pullën fiskale, do të përjashtohen nga kontrollet tatimore bizneset e vogla
– Kompensimi, apo rimbursimi automatik nga sistemi i TVSH-së për çdo tatimpagues përfitues
– Bashkojmë në një institucion të vetëm tatimet dhe doganat, duke përgjysmuar burokracinë
– Eliminojmë privilegjet fiskale për investitorët strategjik
– Heqim “taksën Rama” 240 lekë të vjetra për litër të karburanteve

Read More
15 Jan
0

Basha përkujton Masakrën e Reçakut: Simbol i sakrificës për liri dhe thirrje për drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku u vranë 45 civilë të pafajshëm. Në një postim në facebook, Basha e cilësoi këtë tragjedi si një moment vendimtar në rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe një thirrje për ndërgjegjen ndërkombëtare kundër spastrimit etnik dhe gjenocidit të regjimit të Millosheviçit.

Basha thekson rëndësinë e drejtësisë për të shëruar plagët e së kaluarës dhe vlerësoi rolin e Ambasadorit William G. Walker, i cili me veprimet dhe librin e tij e bëri të pamundur që krimet e kryera në Kosovë të harrohen.

“I paharruar kujtimi i martirëve të Reçakut,” përfundoi Basha, duke nënvizuar se Reçaku mbetet një simbol i sakrificës dhe i përkushtimit për liri dhe dinjitet.

Postimi i plotë i Bashës:

Masakra e Reçakut 26 vite më parë, ku u martirizuan 45 burra, gra dhe të fëmijë të pafajshëm, mbetet një nga episodet më tronditëse dhe vendimtare në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë. Kjo tragjedi zgjoi ndërgjegjen e bashkësisë ndërkombëtare, duke i hapur sytë për spastrimin etnik dhe aktet gjenocidale që regjimi i Millosheviçit po kryente ndaj popullsisë civile shqiptare.

Sot, Reçaku është dhe do të mbetet simboli i sakrificës së jashtëzakonshme të një populli që luftoi për dinjitet dhe vetëvendosje, si dhe një dëshmi e nevojës së vazhdueshme për drejtësi dhe ballafaqim me të vërtetën.

Drejtësia për Reçakun, ashtu si edhe për të gjitha krimet mizore kundër popullsisë civile në Kosovë, është thelbësore për të shëruar plagët e së shkuarës, që vijojnë të sëmbojnë për shkak të mohimit të tyre.

Mirënjohje e thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të Ambasadorit William G. Walker, i cili, si Shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, i tregoi botës mbarë, se ajo që po ndodhte nën regjimin e Millosheviçit në Kosovë ishte spastrim etnik, ndërsa me librin e tij “Reçak: Historia e një krimi lufte”, ia dorëzoi historisë aktet barbare ndaj civilëve shqiptarë, duke e bërë të pamundur që ato të harrohen dhe përsëriten.

I paharruar kujtimi i martirëve të Reçakut!

Read More
14 Jan
0

Basha në promovimin e librit të ambasadorit Walker: I dha Kosovës një zë të fuqishëm dhe sensibilizoi botën për spastrimin etnik që po ndodhte nën regjimin e Millosheviçit

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka marrë pjesë në promovimin e librit të Ambasadorit Ëilliam G. Walker, “Reçak: Historia e një krimi lufte”. Basha shkruan se në këtë libër ndërthuret mjeshtërisht përvoja e një dëshmitari kyç të masakrës së Reçakut, një ngjarje tragjike që shpalosi krime kundër njerëzimit dhe spastrimin etnik nën regjimin e Millosheviçit.

Ai shkruan se ambasadori Ëalker me punën e tij si Shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, u shndërrua në një mbrojtës të drejtat e shqiptarëve dhe një figurë historike, duke sensibilizuar botën për nevojën e veprimit ndërkombëtar. Basha shpreh mirënjohje për kontributin e tij dhe rëndësinë e librit si një homazh për viktimat e Reçakut dhe një mjet për të reflektuar mbi rëndësinë e drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor.

Postimi i plotë i Bashës:

I lumtur, të isha pjesë i promovimit të librit të Ambasadorit William G. Walker, “Reçak: Historia e një krimi lufte”, në të cilin ndërthuret mjeshtërisht përvoja e një dëshmitari kyç, me një tragjedi të madhe njerëzore në Kosovë, kur njerëzimi u vu përballë një krimi të rëndë, kundër popullsisë civile.

Duke e cilësuar masakrën e Reçakut, si krim kundër njerëzimit Ambasadori Walker i dha Kosovës një zë të fuqishëm, në kohët më të vështira, si edhe sensibilizoi botën, për spastrimin etnik që po ndodhte nën regjimin e Millosheviçit.

Me punën e tij, si Shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, Ambasadori Walker u shndërrua në një figurë të jashtëzakonshme, duke mbrojtur të drejtën e një populli të shtypur dhe duke sinjalizuar komunitetin ndërkombëtar, për nevojën e veprimit urgjent. Është pikërisht ky rol historik, i mbështetur në parimet e drejtësisë dhe të vërtetës, që e bën figurën e tij aq të vlerësuar tek shqiptarët, kudo janë.

Ky rrëfim, i masakrës së Reçakut dhe i skenës politike ndërkombëtare ku ajo u zhvillua, përforcon mesazhin, se nuk ka paqe pa njohjen e së vërtetës. Me fuqinë e një dëshmitari okular, Ambasadori Walker jep një perspektivë të rrallë mbi dinamikën diplomatike dhe njerëzore të asaj periudhe, ndërsa vazhdon të mbetet një mik i çmuar i shqiptarëve, të cilëve iu qëndroi pranë në rrethana tepër të vështira.

Si shqiptar, jam mirënjohës për kontributin e madh të Ambasadorit Ëalker dhe për këtë libër të çmuar, që kapërcen kufijtë e një kujtese historike, duke u kthyer në një homazh për viktimat e Reçakut dhe një hapësirë reflektimi për ata që besojnë se drejtësia dhe dinjiteti njerëzor duhet të mbrohen në çdo kohë

Read More
13 Jan
0

“Vrasjet mafioze pasojë e degradimit të rendit në vend”, Basha: Shqipëria meriton ndarjen e politikës nga krimi, për t’i rikthyer autoritetin uniformave blu

Kreu i Demokratike Euroatlantike, Lulzim Basha, ka reaguar pas krimeve të rënda mafioze të dy ditëve të fundit, duke theksuar se këto ngjarje dëshmojnë degradimin e ligjit dhe rendit në vend. Basha thotë se kjo ndodh në ditën kur Policia e Shtetit feston 112-vjetorin, dhe që në fakt është tradhëtuar nga një qeveri që ka pakt me krimin.

Ai thekson se ky bashkëpunim i turpshëm rrezikon sigurinë e çdo familjeje shqiptare, ndërsa shprehet se Shqipëria meriton ndarjen e politikës nga krim, për të rikthyer dinjitetin dhe autoritetin e forcave të rendit.

Reagimi i plotë i Bashës:

Krimet e rënda mafioze të dy ditëve të fundit dëshmojnë tragjikisht degradimin e ligjit dhe rendit në vend, sepse politika “hëngshin kokat e njëri-tjetrit” është dorëzim pa kushte i shtetit. Kjo ndodh në ditën kur Policia e Shtetit feston 112-vjetorin, por, në fakt, është tradhëtuar nga një qeveri që ka pakt me krimin, duke i dhënë atij guxim të veprojë mbi ligjin dhe të sfidojë uniformat blu.
Ky bashkëpunim i turpshëm ndërmjet pushtetit dhe grupeve kriminale, nuk është më thjesht një statistikë, por rrezikon jetën dhe qetësinë e çdo familjeje shqiptare. Shqipëria meriton ndarjen e politikës nga krimi, për ta goditur atë me vendosmëri, duke iu rikthyer uniformave blu, dinjitetin dhe autoritetin, për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Asnjë vend nuk mund të ecë përpara, kur kriminelët ndihen më të fortë se ligji.

Read More
13 Jan
0

“Rama dhe shpura e tij, e ka kthyer korrupsionin dhe lidhjen me krimin në kriter për qeverisjen e vendit”, Basha: Programi Anti-Korrupsion i Demokratëve Euroatlantikë garanton mirëqeverisjen

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës për korrupsion dhe bashkëpunim me krimin, duke e cilësuar atë si një model që ka varfëruar shqiptarët dhe ka promovuar antivlera.

Në një postim në facebook, Basha theksoi se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të vërtetë dhe një qeverisje me integritet, meritokraci dhe përkushtim ndaj interesit publik. Ai shprehet se programi i Demokratëve Euroatlantikë anti-korrupsion, përfshin krijimin e një njësie për rikuperimin e pasurive të vjedhura, mbështetje të plotë për SPAK dhe GJKKO, forcimin e Ligjit “Anti-Mafia” dhe ashpërsimin e masave kundër korrupsionit në Kodin Penal.

Sipas Bashës, më 11 maj qytetarët kanë në dorë të lënë pas dështimet e qeverisë aktuale dhe të zgjedhin një rrugë të re që garanton investime, punësim dhe drejtësi të barabartë për të gjithë.

Postimi i plotë i Bashës:

Shqipëria meriton më shumë se Edi Rama dhe shpura e tij, që e ka kthyer korrupsionin dhe lidhjen me krimin në kriterin të kompetencës për qeverisjen e vendit.

Shqipëria meriton një tjetër model, ku më të mirët janë ata që shërbejnë me ndërshmëri, meritë dhe përkushtim ndaj interesit publik, jo hajdutët e dobishëm me të cilët Edi Rama krenohet dhe në bashkëpunim me ta ka varfëruar familjet shqiptare, duke imponuar anti-vlerat si “histori suksesi”.

Më 11 maj, kemi në dorë të lëmë pas dhështimet në arsim, shëndetësi, siguri të kësaj qeverie që nuk ka më çfarë t’u japë shqiptarëve, përveç thellimit të mëtejshëm të krimit dhe korrupsionit.

Bashkë mund të nisim një rrugëtim të ri, duke e shkëputur vendin nga e shkuara që riciklohet si alternativë e vetme, për t’i dhënë Shqipërsië të ardhmen që meriton përmes një programi të mirëstudiuar anti-korrupsion.

Me planin tonë do krijojmë një njësi të posaçme për gjurmimin dhe rikuperimin e pasurive të vjedhura, duke ua kthyer ato shqiptarëve. SPAK dhe GJKKO do të kenë mbështetje dhe bashkëpunim të plotë, ndërsa Ligji “Anti-Mafia” do të forcohet për të goditur zyrtarët e korruptuar. Çdo kontratë koncesioni ose PPP e dyshimtë do të verifikohet dhe, nëse është abuzive, anulohet menjëherë.

Kontrollin e Lartë të Shtetit do ta shndërrojmë në Gjykatë të Kontrollit të Shtetit, me vendime të ekzekutueshme pa vonesë. Po ashtu, do të rishikohet kuadri ligjor për operatorët “off-shore”, me qëllim që kontratat abuzive të jenë gjithnjë subjekt i Ligjit “Anti-Mafia”.

Parimi “Të gjithë të barabartë para ligjit” do të jetë realitet përmes “Ndiq paranë” dhe vetting-ut të politikanëve. Hiqet imuniteti i deputetëve, duke u hapur rrugë hetimeve të plota, ndërsa Kodit Penal do t’i ashpërsohen masat për korrupsionin aktiv e pasiv. Vetëm kështu Shqipëria garantohet me investime, punësim dhe shërbime cilësore — sepse shqiptarët meritojnë më shumë.

Read More
12 Jan
0

Basha: Diaspora ka qenë gjithmonë shtylla e ekonomisë së vendit, tani është momenti të vendosni vetë për të ardhmen e Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka bërë thirrje për përfshirjen aktive të diasporës në procesin historik të votimit më 11 maj. Në një postim në rrjetet sociale, Basha vë në dukje rëndësinë e votës së diasporës, duke e cilësuar atë si një mundësi për të ndikuar pozitivisht në të ardhmen politike të Shqipërisë.

Ai fton qytetarët që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen në portalin zyrtar diaspora.kqz.gov.al, të shpërndajnë informacionin dhe të motivojnë të tjerët të bëhen pjesë e këtij procesi.

Postimi i plotë i Bashës:

Diaspora ka qenë gjithmonë shtylla e ekonomisë së vendit tonë, tani është momenti të vendosni vetë edhe për të ardhmen politike të Shqipërisë.

Më 11 maj , diaspora do të ketë mundësinë historike të votojë e të bëjë ndryshimin. Së bashku, mund të ndërtojmë një Shqipëri më të zhvilluar dhe më të drejtë – ashtu siç e keni parë e përjetuar në vendet ku jetoni.

Regjistrohuni, shpërndajeni këtë video dhe ftojini edhe miqtë tuaj të bëhen pjesë ndryshimit✅

Shqipëria meriton më shumë

Klikoni këtu për të nisur: diaspora.kqz.gov.al

Read More
11 Jan
0

“Regjistrohuni dhe bëhuni ndryshimi”, Basha fton emigrantët: Vota juaj mundësi historike për t’i dhënë fund tranzicionit e për të çelur një kapitull të ri për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, u është drejtuar sot emigrantëve shqiptarë me një thirrje për t’u regjistruar dhe për të ushtruar të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e 11 majit.

Në një postim të bërë publik, Basha e cilësoi hapjen e regjistrimit si një moment historik, duke theksuar rëndësinë që vota e emigrantëve ka për të sjellë ndryshim në Shqipëri. Ai vlerësoi kontributin ekonomik të diasporës ndër vite dhe i ftoi të gjithëve që jetojnë jashtë vendit të bëhen pjesë aktive e transformimit të politikës dhe ekonomisë shqiptare.

“Ky është çelësi për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë dhe më të zhvilluar,” u shpreh Basha, duke theksuar rëndësinë e regjistrimit për të sjellë një kapitull të ri larg korrupsionit dhe keqqeverisjes.

“Shqipëria meriton më shumë,” përfundon mesazhi i Bashës, duke ftuar shqiptarët jashtë vendit të jenë pjesë e ndryshimit për një të ardhme më të mirë.

Postimi i plotë i Bashës:

Të dashur bashkëatdhetarë kudo ndodheni jashtë atdheut, sot për herë të parë hapet regjistrimi për të votuar për emigrantët. Sot fillon një mundësi historike që zëri juaj të dëgjohet në Shqipëri.

Unë ju ftoj të regjistroheni dhe të bëheni pjesë e ndryshimit, që kaq shumë e kemi pritur. Ju që jetoni larg, por mbani gjithmonë Shqipërinë në zemër, mund t’i jepni vendit tonë një perspektivë të re duke sjellë eksperiencën, vlerat dhe energjinë tuaj.

Për vite të tëra, kontributi juaj ekonomik ka qenë një shtyllë e rëndësishme për familjet dhe zhvillimin e vendit tonë. Të ardhurat tuaja kanë mbështetur mijëra familje, kanë financuar shkollimin e fëmijëve dhe kanë ndihmuar bizneset e vogla të qëndrojnë në këmbë.

Më 11 maj ju keni mundësinë të votoni, të ngrini zërin kundër korrupsionit, keqqeverisjes dhe arrogancës, që ju ka degdisur jashtë Shqipërisë, për çeljen e një kapitulli të ri për ekonominë dhe politikën e vendit, duke e shkëputur nga e shkuara dhe tranzicioni i tejzgjatur, ashtu siç i keni parë e përjetuar në vendet ku jetoni.

Ky është çelësi për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë dhe më të zhvilluar. Tani është momenti për ta kthyer dëshirën e mirë në veprim konkret, për t’i kthyer Shqipërisë shpresën për një të ardhme më të mirë.

Regjistrohuni dhe bëhuni ndryshimi
https://diaspora.kqz.gov.al/

Shqipëria meriton më shumë

Read More
10 Jan
0

Si do ta trajtojë Trump Ballkanin? Lulzim Basha: Prioritetet nuk do të ndryshojnë, ja investimet kryesore në rajon…

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në emisionin “Balkan Talk” në Euronews Albania, theksoi rëndësinë e Ballkanit për administratën e Donald Trump në arkitekturën e sigurisë europiane dhe atë të NATO-s. Basha theksoi se, pavarësisht konflikteve të mëdha globale, rëndësia e Ballkanit është rritur, veçanërisht për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe tensioneve në Lindjen e Mesme.

Ai vuri theksin te nevoja për një angazhim më të fuqishëm të administratës së presidentit Trump për të përfunduar përpjekjet e Serbisë për të mbajtur të ngrirë konfliktin me Kosovën. Basha gjithashtu nënvizoi se prioritetet e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan mbeten të pandryshuara, me një fokus të vazhdueshëm në ruajtjen e paqes dhe integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Europian si fazën finale të një Europe të tërë dhe në paqe.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Ju çfarë prisni nga një administratë e re dhe nga një departament i ri Shteti? Duket sikur ka një lloj galvanizimi, sikur ka një lloj energje të re për sa i përketë qasjes, siç e shpjegoi dhe zoti Hoxhaj. Por ju personalisht çfarë prisni prej kësaj për sa i përketë Ballkanit?

Lulzim Basha: Ballkani ka qenë dhe mbtetet një pjesë e rëndësishme e arkitekturës së sigurisë të Europës dhe arkitekturës së sigurisë së NATO-s. Rëndësia e Ballkanit jo vetëm nuk është tkururr, por është ritur në kontekstin e dy konflikteve madhore. Njërit konfliktit europian, agresionit të paligjshëm Rus kundër Ukrainës, dhe tjetri në kontekstin e Lindjes së Mesme, ku kemi pasur më shumë prej një viti disa konflikte, me sulmin terrorist ndaj Izraelit, aksioni izraelit në Ripin e Gazës dhe më pas me shpërberjen De Fakto të Hasbollahut me situatën në Liban dhe së fundmi renien e Asadit. Rëndësia e Ballkanit është politike, është logjistike, është ushtarake për NATO-n, pra ka një rëndësi të dorës së parë të sigurisë kombëtare dhe sigurisë së aleancës. Në këtë kontekst, në këtë prizëm është e detyruar ta shoh dhe administrata e ardhshme e presidentit Trump rëndësinë e Ballkanit. Prandaj prioritetet nuk do të ndryshojnë, fondamentalet do të mbeten të njëjta, ruajtja e paqes dhe sigurisë pr fat të keq mbetet prioritet në Ballkan, si rezultat i politikave intrazigjente, revizioniste të Beogradit dhe satelitëve të tij, kryesisht Republika Serbskas dhe disa qasjeve politike në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut. Dhe për sa kohë që ky është realitet dhe përbën një kërcënim në zemër të territorit të Aleancës të Atlantikut të Veriut, pres një angazhim më robus të administratës të presidentit Trump, për t’i dhënë fund përpjekjeve të Serbisë për të mbajtur të ngrirë konfliktin me Kosovën. Dhe natyrisht për t’i bërë të qartë çdo akti revizionist, në kuptimin rishikimin të atyre anëve pozitive të këtyre 30 viteve të kaluara që kanë të bëjnë me sovranitetin, kanë të bëjnë me paprekshmërinë e kufijve, nuk do të tolerohet. Por që administrata do të vazhdojë të mbështesë anëtarësimin e të gjithë vendeve tona në Bashkimin Europian si faza finale e një plani të një Europe të tërë në paqe dhe në liri, që është edhe investimi kryesor i SHBA-ve që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe merr tashmë në këtë kontekst edhe një rëndësi më të madhe.

Read More
10 Jan
0

Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka shprehur mbështetjen dhe lutjet e tij për shëndetin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Në një postim në facebook, Basha i uron shërim të shpejt dhe të plotë Kryepeshkopit.

“Në këto momente të vështira për shëndetin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i bashkohem lutjeve të besimtarëve për shërimin e tij të shpejtë dhe të plotë” – shkruan Basha.

Read More
10 Jan
0

“Mashtrim i radhës për të rrëmbyer votën në 11 maj“, Basha: Rama uli çmimin e energjisë me 1 lek por rriti atë të ujit me më shumë se 30%

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se premtimi elektoral i qeverisë për uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, është një mashtrim parazgjedhor. Sipas Bashës, kjo është një manovër që fsheh rritjen e çmimit të ujit me më shumë se 30%.

Ai thekson se kjo politikë dëmton rëndë xhepat e familjeve shqiptare dhe përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj tyre, duke pasuruar pakicën dhe varfëruar shumicën. Basha kërkoi nga qytetarët që të refuzojnë këtë mashtrim dhe të përbuzin veprimet e një qeverie që, sipas tij, ka varfëruar vendin dhe larguar rininë.

Postimi i plotë i Bashës:

Premtimi elektoral për ulje me 1 lek të energjisë, ndërkohë që ka rritur çmimin e ujit, është tallja e rradhës e një qeverie që jep pak me njërën dorë dhe u heq shumë me tjetrën familjeve shqiptare.

Si çdo shfaqje parazgjedhore e Edi Ramës ndër vite shitet me bujë si një ‘arritje historike’, kur në realitet portofoli i tyre goditet edhe më rëndë përmes faturave të ujit që rriten me më shumë se 30%.

Kjo politikë nuk është gjë tjetër veçse një sulm i drejtpërdrejtë ndaj xhepave të familjeve shqiptare, të cilat dënohen nga vendime të gabuara që pasurojnë pakicën dhe varfërojnë shumicën.

Ky mashtrim i radhës për të rrëmbyer votën në 11 maj, duhet përbuzur nga qytetarët që kanë vuajtur në lëkurën e tyre si janë tretur të gjitha premtimet elektorale nga një qeveri e korruptuar, e cila ka varfëruar vendin dhe ka larguar rininë.

Shqipëria meriton më shumë

Read More