Blog

04 Pri
0

Basha në 3D: Përpjekja e PD është që të mbyllë derën e tranzicionit të stërzgjatur nga “trekëndëshin e bermudës”

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në emisionin “3D” në RTSH, u shpreh se Shqipëria, shqiptarët, shoqëria, ekonomia, shteti, e ardhmja e vendit nuk mund të jenë në mëshirën e një trekëndëshi i cili për një kohë kaq të gjatë ka diktuar me mjete politike dhe jopolitike ecurine e shoqërisë. Zoti Basha tha se ky cikël tranzicioni duhet të marrë fund dhe përjekja e PD, dhe me një aleancë shumë të gjerë vlerash, jo thjeshtë një aleancë politike, është që ta mbyllim derën e tranzicionit.

 

“Shqipëria, shqiptarët, shoqëria, ekonomia, shteti, e ardhmja e vendit nuk mund të jenë në mëshirën e një trekëndëshi i cili për një kohë kaq të gjatë ka diktuar me mjete politike dhe jopolitike ecurine e shoqërisë. Dhe jo vetëm ka diktuar, por në këtë proces ka bërë edhe dëme shumë të mëdha. Dhe prandaj metafora qëndron jo thjesht në raport me mua, me Lulzim Bashën apo me Partinë Demokratike, qëndron për shoqërinë. Jemi me të vërtetë në një cikël të stërzgjatur tranzicioni krahasuar me vendet e tjera, por gjykoj se lajmi i mirë është që asgjë nuk është e përjetshme, edhe ky cikël tranzicioni duhet të marrë fund. Dhe përjekja jonë, përpjekja e Partisë Demokratike, por besoj dhe me një aleacë shumë të gjerë vlerash, jo thjeshtë një aleancë politike, është që ta mbyllim derën e tranzicionit në mënyrë që gjeneratat e reja të shqiptarëve të kenë mundësinë si fqinjët tanë të gëzojnë një kulturë të re politike dhe përmes kësaj frytet e kësaj kulture të re politike, që do të thotë një standard tjetër jete, ekonomik, komunikimi shoqëror e të gjithëanshëm” – tha Basha.

 

Kreu i PD, gjithashtu tha se ka deputetë të cilët shqetësohen për fatin e tyre personal, më shumë se shqetësohen për fatin e Partisë Demokratike dhe fatin e Shqipërisë, dhe që e kanë gabim.

 

“Ka deputetë të cilët shqetësohen për fatin e tyre personal, më shumë se shqetësohen për fatin e Partisë Demokratike dhe fatin e Shqipërisë, duhet ta themi këtë. Dhe duket për një moment sikur basti më i sigurtë është të jenë në listën e sigurtë të zotit Berisha me stemën e zotit Meta. E kanë gabim. Ka deputetë të tjerë të cilët llogaritë i bëjnë me Partinë Demokratike, i bëjnë me opozitën shqiptare dhe me interesat e shqiptarëve” – u shpreh Basha.

 

Kryedemokrati më tej foli edhe për SPAK, që sipas tij është lajm i mirë që qeveria është në panik nga drejtësia.

 

“Qeveria po bën gjithçka për të penguar SPAK-un dhe lajmi i mirë këtu është që qeveria është në panik, kryeministri është në panik pavarësisht të kryemnistrit aktual. Ky është një lajm që duhet të na gëzojë si qytetarë që aspirojmë një vend me ndarje pushtetesh, një vend ku nuk ka më të plotfuqishëm që janë përtej ligjit. Mund të jetë ky kryeministër sot, mund të jem unë nesër, e rëndësishme është kryemnistrat duhet ta kenë frikë ligjin, Dhe kjo është diçka që nuk ka ndodhur këto 34 vite.

Ju e dini fare mirë që ka kohë që kryeministri nuk firmos aktet e qeverisë. Shenjë paniku është kjo. Ka dy dimensione paniku, paniku nga drejtësia, paniku nga verdikti politik. Është e pamundur që një qeveri të cilës i kanë plasur kaq shumë skandale, që ka kaq shumë nga zëvendëskryeministri në arrati, në kërkim ndërkombëtar, tek ministra nën hetim dhe një pjesë e madhe kanë shanse për t’u dënuar, një pjesë të dënuar tashmë dhe figura kryesore të mazhorancës. Është e pamundur që e gjitha kjo të jetë një ngjarje rastësore, rrethanore, ku kryeministri është diku në udhëtim në një ekspozitë dhe e shikon këtë nga jashtë. Kjo është përshtypja që do të lërë kryeministri. Fakti është që kryeministri është kokë e këmbë brenda. Fakti është që kryeministri është më i personaliziar më shumë se kurrë në këto 34 vite, ka tejkaluar gjithçka. Ne themi “Berishizmi”, por “Ramizmi” në këtë kuptim është përqendrimi total i pushtetit. Dhe padiskutim në një rast të tillë, është bindja ime, përtej kostos politike që ku ishe ti kur hanin këta kumbulla dhe dardha, çfarë bëje ti? –i vizatoje këta? Sigurisht që jo, se nuk mund të sillesh si një turist. Se edhe një ambasador e kuptojn që kur ke gjithë këta bashkëpunëtorë problematik, ka dy mundësi, ose ti je out fare s’bën për këtë punë, ose ti je pjesë e kësaj” – tha zoti Basha.

Read More
04 Pri
0

Basha: Nëse nuk jeni në pazar votoni amendamentin e PD

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË KUVEND

Të dashur qytetarë prej tre muajsh, amnistia nga e cila do të përfitojnë një numër jo i vogël qytetarësh të dënuar për vepra që nuk kanë lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar, u mbajt peng. U mbajt peng, ndonëse Partia Demokratike e bëri të qartë prej fillimit që kishte vetëm dy qëndrime dhe do ta votonte këtë amnisti.

Qëndrimii parë, mos të përfitonte asnjë i korruptuar, as në hetim, as i dënaur në shkallë të parë, as i dënuar me vendim të prerë, as në vuajtje të dënimit. Dhe dy, të përfitojnë të gjithë protestuesit pa dallim dhe pa kufizi, asnjë kusht tjetër. Dhe normalisht, në qoftë se ky propozim do të vinte sot në këtë seancë do të kishte votat e Partisë Demokratike. Por ky nuk është propozimi që vjen sot para qytetarëve. Është qesharak në dhimbje përpjekja për të keqpërdorur festat e shenjta fetarederi në mallëngjim të fejesave dhe dashnive të reja të atyre që deri para dy javësh shaheshin me libër shpie. Por jo vetëm festat fetare në çdo ditë të vitit, pengesa kryesore që çdokush në këtë sallë duhet t’i njohë vetes është: po nuk mashtroi. Ndaj sot është fare e qartë për këdo që merr mundimin të shoh se çfarë po i vihet përpara të kuptojë dy fakte të thjeshta.

Fakti i parë, në këtë propozim ka një sërë veprash penale që kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve, që kanë të bëjnë me korrupsionin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, kanë të bëjnë me korrupsionin në tendera, kanë të bëjnë me korrupsionin zgjedhor të cilët nuk përjashtohen nga përfitimet e kësaj amnistie qofshin këto ulje dënimi, apo ndalje dhe zerim i ndjekjes penale. Këto nuk janë imagjinatë, këto janë fakte të publikuara nga Partia Demokratike dhe të raportuara nga media jashtë kontrollit të qeverisë apo manipulimit të pazarxhinjve afër qeverisë. Këto vepra penale nuk mund të përfitojnë amnisti. Nuk mund t’i bashkëngjitet hallit të njerëzve, burrave dhe grave që me të vërtetë kanë nevojë për një gjest nga Parlamenti zyrtarë të korruptuar.

Gënjeshtra e dytë ka të bëjë me protestuesit. Është fakt i njiohur nga Partia Demokratike dhe avokatat e Partisë Demokratike në gjyqe dhe jo nga përfituesit e tyre në sofrën bujare të qeverisë të ulur këmbëkry, se shumica e protestuesve ndiqen për kundërshtim të forcave të policisë në bashkëpunim. Një vepër penale e cila parashikon dënime mbi 2 vite. Dhe siç u tha pak më parë këtu, janë jashtë parashikimit të kësaj amnistie.

Këto janë faktet. Mbi këto fakte është e qartë se çfarë loje po luhet. Është e qartë se çfarë pazari i ndyrë po propozohet. Njëra palë ka hallin t’i njihet etiketa fallco, pala tjetër e kishte mundësinë për një amnisti të ndershme, ka hallin e numrit gjithmonë e në rritje zyrtarëve të korruptuar që po bien në burg apo po hetohen dhe po dënohen nga GJKKO. Po çka të bëjë kjo kur kemi vendosur një kufij. Fare e qartë: mesayhi që i çohet SPAK-ut është, ju i dënoni ne i lirojmë. Ne i lirojmë sepse kështu duam, sepse kështu përpiqemi të shpëtojmë edhe peshqit e mëdhenj. Si drejtorrët dhe zyrtarët e korruptuar, të dënuar për korrupsion, që përfitojnë në kushtet aktuale. Kjo është e vërteta, këto janë faktet dhe këto fakte janë të pakontestuara nga çdokush me dy sy në ballë, qofshin këta parlamentar, jurist, gazetarë, apo qytetarë. Të mohosh këtë, do të thotë të mashtrosh veten, sepse qytetarët nuk i mashtron dot.

Atëherë le të vijmë tek ana praktike e këtij propozimi. Do të falen e nuk do të ndiqen penalisht ata që janë dënuar, ata që po hetohen apo ata që do të hetohen për aferën e Astirit. Fallsifikimin e firmës të sekretarit të shtetit DeLauer, por nuk falin nga ndjekja penale protestuesit që mbronin shtëpitë e tyre dhe që përndiqen nën nenin përkatës për kundërshtim të policisë në bashkëpunim. Këto janë faktet.

Do të përfitojnë zyrtarët e korruptuar të bashkisë së Tiranës që shkatërruan banesat në fundin e bulevardit të ri, por nuk do të përfitojnë nënat, baballarët që kundërshtuan aksionin në 5 të mëngjesit me gaz lotsjellës, që i bënë t’i nxjerrin fëmijët në 5 të mëngjesit nga shtëpitë e tyre, të cilët përndiqen me nenet përkatëse të kundërshtimit ë punonjësve të policisë në bashkëpunim. E njëjta gjë me banorët e Shkozës, e njëjta gjë me protestuesit e shembjes së Tëatrit Kombëtar. Do të përfitojnë drejtorë, zyrtarë, drejtorë të përgjithshëm deri në specialist të cilët kanë bërë të mundur që vullneti i korrupsionit kryetarit të bashkisë dhe kryeministrit të sheshonte një monument kulture, por nuk do të përfitojnë anëtarët e shoqërisë civile, anëtarët e Partisë Demokratike të cilët protestuan dhe po përndiqen me nenin përkatës të kundërshtimit të forcave të rendit në bashkëpunim. Këto janë faktet, ky është pazari i ndyrë. I ndyrë, me yndyrën e babëzisë nga një anë dhe pafytyrsisë kronike nga ana tjetër.

Tani t’i drejtohem kolegëve në atë anë ku duhet të ulet opozita. Shikoni njëri-tjetrin në fytyrë dhe mendoni si do t’i përgjigjeni demokratëve, opozitarëve, protestuesve, mbi 700 prej tyre që përndiqen sot me një nen i cili nuk i përfiton benefitet e kësaj amnistie. Ndërkohë që po çlironi nga akuza zyrtarët e korruptuar që u bënë sebep për protestat e tyre. Nuk mbyllet sot kjo. Kjo nuk është nga ato çështjet që i vihet kapak dhe nuk harrohet as për tre ditë, as për tre javë, as për tre muaj. Kjo është një votë në ndërgjegje, një çështje më shumë se pragmatizmi politik, karakteri njerëzor. E keni fare të thjesht koleg të opozitës, nëse doni të provoni që s’keni Pazar me Edi Ramën, votoni amendamentin e Partisë Demokratike. Përjashtohen të gjithë kategoritë e të korruptuarve, përfitojnë të gjithë protestuesit, kaq e thjesht është. Nëse nuk doni që zyrtarët e korruptuar të përfitojnë, votoni amendamentin e Partisë Demokratike. Nëse doni me të vërtetë që të gjithë protestuesit të përfitojnë, votoni amendamentin e Partisë demokratike. Në fakt është një vendim shumë i thjesht, shumë i qartë në sytë e opinionit publik, në sytë e medias, vendimi po kështu do të jetë i qartë dhe transparent. Gjithësecili prej jush në pak minuta ka mundësinë të përjashtojë nga amnistia të gjithë aktet e korrupsionit që çuan në protesta dhe të bëjë të përfitojnë të gjithë protestuesit që u ngritën kundër akteve të korrupsionit dhe në këtë mënyrë të provojë që nuk është në pazar, ose përndryshe veprat flasin vet dhe pazari është në sytë e të gjithë shqiptarëve.

Read More
04 Pri
0

Largimi i të rinjve, Eralda Bano i përgjigjet deputetes së PS: Mbyllja e shkollave dhe rezultatet e Pisës tregues i kësaj fatkeqësie

 

Deputetja e PD, Eralda Tase Bano, ka replikuar me depute e PS, Klotilda Bushka për sa i përket largimit të rinjve, debat i lindur gjatë diskutimit të Ligjit për arsimin profesional.

Deputetja demokrate iu përgjigj me shifrat e largimit të të rinjve, mbylljes së shkollave në mbarë vendin sipasojë e emigrimit të nxënësve, si dhe rezultatet e testit të Pizës.

 

Më poshtë replika e plotë e deputetes, Eralda Bano:

 

Read More
04 Pri
0

Amnistia penale, Enkelejd Alibeaj sqaron amendamentin e PD: Jo amnisti të hetuarve nga SPAK dhe GJKKO dhe Po amnisti për protestuesit

 

PRONONCIMI PËR MEDIAT I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, DEPUTETI ENKELEJD ALIBEAJ, NË OBORRIN E KUVENDIT

 

Siç e bëra me dije dje në fakt, amnistia nuk ishte në rendin e ditës. Dhe sigurisht gjërat e gatuara ne errësirë dhe natën, nuk premtojnë asgjë të mirë. Dhe në fakt ajo se çfarë ndodhi sot besoj që fillon dhe hedh pak dritë mbi pazarin që është duke u gatuar në parlament dhe që pritet të votohet. Është e thjeshtë për të gjithë se çfarë ky Pazar ka sot në përmbajtje të tij. Për ta bërë të thjesht për të gjithë publikun, me amnistinë që sot premtohet të votohet nga njëra anë i jepet një dorë hajdutëve të qeverisë dhe kuptohet fare mirë kjo gjë sepse ka kaq kohë që ne kemi depozituar dhe e kemi bërë të qartë që një amnisti që duhet të jetë vërtetë një akt mëshire, nuk duhet të prek askënd nga ata të cilët janë të dënuar nga SPAK-u dhe nga GJKKO-ja. Se s’mund dhe s’duhet të ketë mëshirë për hajdutët e këtij vendi. Dhe nga ana tjetër përjashtohen të gjithë protestuesit, ata protesues që kanë dalë këtu bashkë me ne, të cilët protestonin në fakt kundër hajdutëve të qeverisë.

 

Pra, ky është pazari, kjo është aleanca. Pra, t’i japim një doë hajdutëve dhe i lëmë nën dhunën, nën trysninë, nën shantazhin policer të gjithë protestuesit. Dhe pyetja është e thjeshtë pë këdo, kjo aleancë midis kujt është? Kjo aleancë është anti-SPAK. Do të duhet bërë e qartë për të gjithë që nëse ka një synim, një target, është pikërisht SPAK-u. Sot sinja më i madh që i jepet me këtë marrëveshje, me këtë pazar është pikërisht SPAK, Altin Dumani. E keni parë në fakt të gjitha klithmat që kryeministri ka bërë kohë më parë kundër BKH-së. I keni parë besoj të gjitha sinjalet e dhëna nga përfaqësues të mazhorancës për të krijuar një komision i cili do të kontrollojë përsëri SPAK-un. Kjo e sotmja është një sinjal akoma dhe më i fortë kundrejt SPAK-ut. Domethënë SPAK-u dënon hajdutët e qeverisë, Parlamenti sot mesa duket kanë rënë në ujdi, në pazar që duan t’i nxjerrin nga burgu.

 

Dhe nga ana tjetër ata të cilët do të duhej të meritonin mëshirë, janë pikërisht protetuesit, është publiku shqiptar i cili vite më parë kërkoi të dilte pikërisht kundër kësaj hajdutërie massive që kjo qeveri bën prej vitesh. Ndaj kjo nuk është ligj amnistie, është ligj i aleancës anti-SPAK.

 

Për këtë arsye, ju e keni ndjekur edhe në komision të ligjeve, edhe sot, unë e kam depozituar amendamentin tim. Është shumë i thjesht, i kuptueshëm për këdo.

Çdokush i ndjekur penalisht nga SPAK-u, nuk duhet të përfitojë. SPAK-u duhet lënë i qetë të vazhdojë ndjekjen penale deri në fund. Çdokush i cili është i dënuar nga SPAK dhe nga GJKKO, nuk duhet të përfitojë ulje dënimi dhe kjo gjë është bërë e qartë. Çdokush i cili është i dënuar ga GJKKO-ja me dënim të formës së prerë, nuk duhet të përjashtohet nga vuajtja e dënimit. Dhe ky është amendamenti.

 

 

Dhe tjetri është shumë e thjesht, të gjithë protestuesit, jo vetëm të PD, shqiptarët, ata të Shkozës, ata të Astirit, ata të Klodian Rashës që u ngritën, ata të Teatrit, ata që Partia Demokratike ngriti, ja pikërisht këtu në këtë zonë kundër hajdutërisë qeverisëse, do të duhet të kenë pikërisht aktin e mëshirës dhe për të cilët ne kemi vendosur në këtë amendament.

Ky është sensi i amnistisë, i mëshirës nga ana tjetër, por i dhësnies të një sinjali mbështetjeje të fortë SPAK-ut sot. Sot SPAK-u është në kulmin e vetë. Sot SPAK-u godet grupet kriminale, sot SPAK-u godet grupet korruptive, sot SPAK-u është drejtuar kundër kupolës qeverisëse, dhe mendoni jut ë gjithë këta jënë nën ankthin e frikës së SPAK-ut. Mesa duket janë bërë bashkë tashmë. Sot është momenti më i papërshtatshëm, sot, nesër e pasnesër që t’i jepet kjo goditje, ky sinjal nën brez SPAK-ut, GJKKO-s, drejtësisë së re dhe gjithë aspiratës shqiptare.

Pres sot nga parlamenti që ta marrë në shqyrtim dhe në fakt ky është testi i moralitetit, i mbështetjes, i dëshirës po të doni ndaj protestuesve dhe drejtësisë së re. Do të shohim dhe besoj këtu do të jemi të kuptoni gjithçka.

Read More
04 Pri
0

PD çon amendament për Amnistinë Penale

 

 

 

Partia Demokratike depoziton amendament për Projektligjin për Amnistinë Penale.

Në amendamentin e depozituar nga Enkelejd Alibeaj, sanksionohet ndalimi i përfitimit nga kjo amnisti e zyrtarëve të dënuar e të hetuar apo në gjykim për korrupsion. Ndërkohë që sipas këtij amendamenti parashikohet që të përfitojnë të gjithë protestuesit që janë dënuar, nën hetim apo gjykim.

 

 

Amendamenti i plotë:

 

KUVENDI

 

AMENDAMENT

 

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË PROJEKTLIGJIN

“PËR DHËNIE AMINISTIE”

 

Në mbështetje të nenit 75, pika 4, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, me propozim të deputetit Enkelejd Alibeaj, në projektligjin “Për dhënie amnistie”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

 

Neni 1

 

Në nenin 3, pika 1 shtohet shkronja ë) me përmbajtjen si vijon:

 

“ë) personat e dënuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 150, 151, 235, 236, 237, 282, 293 dhe 325 të Kodit Penal, të kryera gjatë tubimeve ose protestave politike dhe qytetare të organizuara deri në datën 31.3.2024”.

 

Neni 2

 

Në nenin 4, pika 1, shkronja k) hiqet numri “237”.

 

Neni 3

Në nenin 5, bëhet shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

  1. Shtohet shkronja “c”, e pikës 2, si më poshtë:

“c. personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas përcaktimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.”

Neni 4

Në nenin 6, ndryshohet pika 3 me përmbajtjen si vijon:

 

  1. Pika 3 bëhet:

“3. Nuk përfitojnë nga pika 1 e këtij neni subjektet që kanë detyrimin për të deklaruar sipas ligjit nr.9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe subjektet e posaçme, akuzat penale ndaj të cilëve gjykohen nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sipas përcaktimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.”

 

 

Neni 5

 

Pas nenit 6, shtohet neni 6/1 me përmbajtjen si vijon:

 

“Neni 6/1

Dhënia e amnistisë nga ndjekja penale për protestuesit

 

Përjashtohen nga ndjekja penale si dhe pushohen të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera gjatë tubimeve apo protestave politike dhe qytetare të organizuara deri në datën 31.3.2024, të parashikuara nga nenet 150, 151, 235, 236, 237,282,293 dhe 325 të Kodit Penal”.

 

 

D E P U T E T I

 

Enkelejd Alibeaj

 

 

Read More
04 Pri
0

75 vjet NATO, Basha: Aleanca më e madhe, më e fuqishme dhe më e suksesshme në histori

 

Postimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha:

 

Kumbon sot mesazhi i Sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright në 50 vjetorin e Aleancës:

“Ne e dimë se kur demokracitë e Europës dhe Amerikës ndahen, krijohen çarje midis të cilave mund të shfaqen forcat e së keqes dhe agresionit, por kur qëndrojmë së bashku nuk ka asnjë forcë mbi tokë më të fuqishme se solidariteti ynë në emër të lirisë”

 

15 vite më parë Shqipëria u bë anëtare e Aleancës, dhe për këtë sot çdo shqiptar duhet të ndjehet krenar.

 

Read More
04 Pri
0

Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Kuvend

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË KUVEND

 

Zonja kryetarem transparenca shërbeteh përmes procedurave parlamentare. Shkelja e procedurave parlamentare bëhet për t’i mohuar qytetarëve transparencën. Amnistia nuk ka qenë në rendin e ditës, doni ta fusni sot pa e kaluar në komisionin e ligjeve dhe na ftoni që çfarë kemi ta themi këtu në këtë sallë. Pse? Përgjigjja është fare e thjeshtë, sepse ju nuk doni që qytetarët të kenë mundësinë të njihen me një amnisti e cila shpërblen zyrtarë të korruptuar dhe zyrtarë të dënuar nga GJKKO-ja, dhe ndëshkon opozitarë dhe protestues të tjerë. Sa për kategoritë që përfitojnë sipas këtij propozimi, ata janë fare të qartë.

Përfitojnë zytarët e dënuar apo të hetuar në nenin 244 – Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 244/a -Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë
Neni 245 – Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë
Neni 245/1 -Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 257/a-Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë…
Neni 258-Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike
Neni 259-Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 259/a-Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë,
Neni 260-Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë
Neni 312-Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit
Neni 319-Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe pikat pasuese të tij.
Neni 319/a-Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare
Neni 319/b-Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj

Neni 319/c-Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja
Neni 319/ç-Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë
Neni 319/d-Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare
Neni 319/dh-Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj
Neni 319/e-Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja
Neni 328 – Korrupsioni aktiv në zgjedhje
Neni 328/a -Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore

Për ata deputetë sic u shpreh dikush që nuk e ka parë propozimin, të gjitha këto vepra do të amnistohen me votën jo transparente të pakaluara në komisionin ligjor me një pazar të qartë. Ku përjashtohen, në kundërshtim me atë që pretendoi ministri i drejtësisë, protestuesit, masivisht të gjithë protestuesit, pa përjashtim të gjithë protestuesit e opozitës janë akuzuar, hetuar dhe dënuar për nenin 236/2 “kundërshtim të punonjësve të policisë”, si akuzaë kryesore. Ndërkohë që propozimi prek vetëm 236/1, pothuajse asnjë protestues nuk përfiton. Zyrtarët e korruptuar, të dënuar apo nën hetim përftitojnë. Është e qartë që kz Pazar i ulët, është një pazar anti-drejtësi, është një pazar anti-SPAK/ Përfitojnë të korruptuarit, dënohen dhe përjashtohen nga përfitimi protestuesit kundër korrupsionit. Përfitojnë pra të korruptuarit dhe dënohen ata që janë ngritur kundër korrupsionit dhe kriminalizimit të shtetit. Duke përfshirë zyrtarë të lartë të çështjeve që gjeja janë nën hetim parlamentar, siç është ish sekretarja e përgjithshme e Shëndetësisë.

Read More
04 Pri
0

Basha nga oborri i Kuvendit: Amnistia penale është një pazar i radhës i aleancës anti-SPAK. Nuk përfitojnë protestuesit por të korruptuarit

 

PRONONCIMI PËR MEDIAT I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË OBORRIN E KUVENDIT

 

Propozimi i partisë socialiste me mbështetjen e pazarxhinjve të partisë socialiste e kthen votën atyre që i thonë vetes opozitë në votë të një aneksi të partisë socialiste, një kamerdare për Edi Ramën. Së dyti jep një sinjal të qartë kundër SPAK-ut. Pra është aleanca anti-SPAK, sepse sinjali është ju i dënoni zyrtarët, ne i lirojmë me amnisti. Kur në fakt dënimi i zyrtarëve të çdo rangu, në veçanti për shembull hetimi dhe dënimi i drejtorëve të korrupstuar, duhet të çojë në hetimin dhe dënimin e shefave të këtyre drejtorëve, përgjegjësve politik të korrupsionit. Sepse të gjithë e dimë që në këtë vend korrupsioni ka një përgjegjësi politike nga kryeministri dhe ministrat, deri te drejtorët.

Duke amnistuar drejtorët dhe zyrtarët të dënuar nga SPAK-u për korrupsion, dalin hapur petët e lakrorit, kuptohet se cili është pazari me partinë socialiste. Është një aleancë anti-SPAK ku shqetësimi i vetëm është SPAK-u, shqetësimi i vetëm janë të dënuarit për korrupsion. Njëkohësisht dua t’i bëj një thirrje kujtdo që e konsideron veten opozitar në atë sallë, t’i largohet këtij pazari të ndyrë, pasi është një kamerdare për Edi Ramën. Kamerdare në një kohë kur qeveria e tij është e zhytur në skandale korrupsioni dhe është po kështu një aleancë anti-SPAK. Partia Demokratike e refuzon këtë pazar dhe sigurisht nuk mund të jetë pjesë e kësaj pseudoamnistie nga e cila përfitojnë zyrtarët e korruptuar, por nuk përfitojnë protestuesit që u ngritën kundër korrupsionit dhe kriminalizimit të shtetit.

Read More
04 Pri
0

Basha denoncon pazarin me amnistinë

 

Postimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha:

 

-ULET DËNIMI PËR TË KORRUPTUARIT E DËNUAR NGA SPAK!

-PËRJASHTOHEN NGA AMNISTIA PROTESTUESIT KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMINALIZIMIT TË SHTETIT!

Shihni për cilat vepra ulet dënimi:

Veprat penale që përfitojnë ulje dënimi 1.5 vite për meshkujt dhe 2 vite per femrat e dënuara me vendim të formës së prerë:

Neni 244 – ​Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 244/a -​Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë
Neni 245 – ​Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë
Neni 245/1 -​Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 257/a-​Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë…
Neni 258-​Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike
Neni 259-​Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 259/a-​Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë,
Neni 260-​Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë
Neni 312-​Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit
Neni 319-​Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe pikat pasuese të tij.
Neni 319/a-​Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare
Neni 319/b-​Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj

Neni 319/c-​Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja
Neni 319/ç-​Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë
Neni 319/d-​Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare
Neni 319/dh-Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj
Neni 319/e-​Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja
Neni 328 – ​Korrupsioni aktiv në zgjedhje
Neni 328/a -​Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore

-Përjashtohen nga amnistia protestuesit që kanë protestuar kundër korrupsionit qeveritar dhe kriminalizimit të shtetit.

Read More
03 Pri
0

Deklarata e sekretarit të përgjithshëm të PD, Enkelejd Alibeaj, për amnistinë penale

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI I PËRGJITHSHËM, ENKELEJD ALIBEAJ

 

 

Përshëndetje, jam sot së bashku me sekretarin ligjor të Partisë Demokratike, edhe me zotin Murizi i cili është edhe avokati në fakt i të gjithë protestuesve ndjekur në mënyrë kohore që nga viti 2018-të e në vazhdim. Protestuesve qoftë atyre të penalizuar dhe në rastin kur është organizuar protestat dhe manifastimet nga ana e Partisë Demokratike, apo dhe protestat e tjera të organizuara nga shoqëria civile, apo edhe në rastet e tjera. Dal sot për të bërë një sqarim pasi sipas mediave jemi njohur së pari me një pretendim nga ana e mazhorancës që ditën e enjte, nesër pra në seancë plenare do të kalonte edhe ligjin e shumëpërfolur tashmë të amnistisë. Fakt është që deri në këto momente, rendi i ditës për seancën e nesërme nuk e përfshin projektligjin për amnistinë. Jam njohur nga ana tjetër me një amendament të paraqitur nga një grup deputetësh dhe nga kjo mora spunto sot për të bërë këtë sqarim publik. Së pari, që nesër të mos futet në mënyrë të vjedhur, fshehtas një projektligj kaq i rëndësishëm në errësirë, të panjohur, se cili është versioni mbi të cilin do të diskutohet. Do të jetë versioni fillestar i qeverisë ndaj të cilit ne kemi paraqitur amendamente. Do të jetë versioni i dalë nga komisioni i ligjeve ku tashmë dihet publikisht që janë shtuar përfitues të amnistisë edhe subjekte që janë në ndjekje penale nga SPAK-u apo të dënuar nga gjykata kundër korrupsionit, e për këtë arsye sqaroj sot se cili është pozicioni ynë nën optikën e këtyre pikpamjeve apo versioneve që qeveria ka mbajtur gjatë gjithë kësaj kohe dhe të amendamenteve të paraqitur nga ana e deputetëve.

Së pari do të duhet të sqaroj qëndrimi ynë ka qenë publik dhe i qartë. Amnistia do të duhet të kalojë, subjektet të cilat do të duhet të përfitojnë do të duhet të jenë vetëm ata të cilët përfitonin sipas versionit fillestar të qeverisë, që do të thotë: asnjë i ndjekur penalisht, asnjë i gjykuar, asnjë i dënuar nga SPAK-u dhe GJJKKO-ja, nuk duhet të përfitojë nga amnistia. Ky është rasti për t’i dhënë një mbështetje drejtësisë së re. Së dyti, e kemi bërë publike, ne do të jepnim votën tonë pro amnistisë në qoftë se do të përfitonin edhe protestuesit gjatë protestave të organizuara nga Partia Demokratike, nga shoqëria civile, protestuesit e Astirit, të Teatrit, të Shkozës, ata që u ngritën për vrasjen e të riut Klodian Rasha, e me rradhë. Nga analiza e të gjitha versioneve të sjella nga qeveria sipas Komisionit të Ligjeve, ku lejohen ata të dënuar apo të ndjekur nga SPAK-u dhe GJKKO-ja që të përfitojnë nga amnistia, apo dhe nga amendamentet e paraqitura nga një grup deputetësh sipas së cilës nuk përfitojnë protestuesit e organizuar, të protestave të organizuara nga Partia Demokratike, qëndrimi ynë është ky: As njëri variant dhe as tjetri nuk përmbush kushtet. Kushtet për të cilat besojmë ne, janë kushtet që i çojnë sinjale të interesit publik dhe ruajnë të paprekur mbështetjen që do të duhet të japimndaj SPAK-ut dhe drejtësisë së re. Po ju marr një shembull, lidhur me protestuesit, protestuesit të cilët janë ngritur në protesta sipas thirrjeve të bërë nga Partia Demokratike, nga shoqëria civile, apo të organizuar spontanisht, janë përjashtuar sipas versionit të qeverisë, sipas versionit të komisionit të ligjeve, apo sipas amendamentit të sjell nga grupi i deputetëve, këto dispozita penale.

Neni 151, paragrafi i dytë, shkatërrimi i pronës me zjarr. Neni 235, paragrafi i dytë, kundërshtimi i punonjësve që kryejnë një deyrë shtetërore si një shërbim publik. Dhe sidomos neni 236 paragrafi i dytë, për nenin që titullohet kundërshtimi i punonjësve të rendit publik. Po ju bëj me dije që shumica dërrmuese e protestuesve janë të akuzuar mes shumë e shumë veprash penale, por ka një emërues të përbashkët për këtë dispozitë, neni 236 paragrafi i dytë “kundërshtimi i punonjësve të rendit publik”. Dhe kjo është e kuptueshme, në një shtet policor protestuesit akuzohen për këtë dispozitë penale. Si në versionin e qeverisë, si në versionin e komisionit të ligjeve, ashtu dhe në versionin e amendamentit të sjellë nga deputetë nuk përfshihet kjo dispozitë. Do të thotë, protestuesit nuk përfitojnë.

Ndaj e bëj të qartë sot që qëndrimi final i yni është ai që kemi mbajtur në vazhdimësi. Amnistia do të duhet miratohet, por do të duhet të përfitojnë vetëm ata të cilët nuk janë produkt i ndjekjes penale, i dënimit, i gjykimit, i kallëzimit nga SPAK, BKH dhe GJKKO, pra nga drejtësia e re. Dhe do të duhet të përfitojnë protestuesit sipas opinionit dhe amendamentit tonë. Cënimi i njërit prej këtyre dy kushteve, e bën që qëndrimi ynë të jetë i qartë. Të mos e mbështesim një produkt të këtill. Së fundi do të uroja që për sa kohë në rendin e ditës nuk është i përfshirë amnistia, do të uroja që nesër të mos përfshihet në rendin e ditës pa bërë dritë se mbi cilin version do të votojë nesër parlamenti. Amendamentet mbi cilin version janë sjellë, që mos të jetë një produkt i një kulise, i një pazari, i një marrëveshjeje e cila nuk bën asgjë dhe nuk i shërben interesit publik, por se është dhe vetëm një produkt i një marrëveshjeje okulte dhe në fshetësi. Do të presim nesër. E bëra që sot të qartë qëndrimin tonë, të shohim nesër se cili do të jetë qëndrimi i palëve të tjera lidhur me amnistinë. Faleminderit!

Read More