Blog

17 Kor
0

Grabitja e miliona eurove në Rinas, PD publikon nesër provat e bashkëpunimit të njerëzve të Tahirit

Më 30 qershor ra çdo standard i sigurisë publike e sigurisë kombëtare në vend, kur në mesdite aeroporti i vetëm ndërkombëtar që kemi, u pushtua nga një grup i armatosur e me maska.

Grabitja e miliona eurove, dhe tronditja që kjo ngjarje shkaktoi në mbarë opinionin publik, u shoqërua nga përpjekjet e Edi Ramës e Saimit Tahirit për ta larguar përgjegjësinë nga vetja.

Sot që kanë kaluar 18 ditë nga sulmi me armë në pistën e avionëve në territorin më strategjik të vendit, ende askush nuk ka mbajtur përgjegjësi, dhe Rama e Tahiri po luajnë çdo gur që kanë në dorë për të dalë të larë nga kjo histori.

Gjithkush e di se në grabitjen me armë e me maska në shkallët e avionit, pati bashkëpunim të policisë, të shefave të pikave kyçe të aeroportit të Rinasit e më lart.

Është provuar se policia edhe pse gjendej në pistën e avionëve, edhe pse kishte prezencë të shtuar pas sulmeve në aeroportin e Stambollit, nuk reagoi ç’ka bëri të mundur grabitjen dhe largimin e qetë të autorëve, asnjë prej të cilëve ende nuk është ndaluar.

Partia Demokratike do të publikojë nesër fakte dhe të dhëna që vërtetojnë katërcipërisht bashkëpunimin e njerezve të Saimir Tahirit në polici, në këtë grabitje e sulm të armatosur në Rinas.

Prova që dëshmojnë dhe një herë, inkrimimin tronditës që ka ndodhur në policinë e shtetit me Ramës e Tahirin në këto 3 vite.

Nesër, prova e fakte, foto dhe filmime për përfshirjen e njerëzve të Tahirit në graditjen më të rëndë të këtyre viteve në Shqipëri.


Deklarata për mediat e anëtarit të Komisionit të Sigurisë, Alban Zeneli, 17 Korrik 2016

Read More
17 Kor
0

Ku ndryshojnë 80 mijë dollarët e Ramës nga 50 mijë eurot e Andreas?

Në këtë momente të rëndësishme kur flitet për drejtësi, përgjegjësi, llogaridhënie, prej 20 ditësh, Edi Rama nuk jep asnjë shpjegim, edhe pse gjendet publikisht nën akuzë se ka investuar me 80 mijë dollarë një krim federal në Shtetet e Bashkuara.

Së fundmi, tre ditë më parë, Fox News, duke raportuar mbi këtë skandal, arriti në konkluzionin se pikërisht Edi Rama ka siguruar paratë për Bilal Shehun, i cili u përdor për t’i mundësuar shefit të rilindjes një foto me Obamën, foto që u përdor më pas në fushatë.

Gjigandi ndërkombëtar Fox News i shtohet mediave më të mëdhaja të globit që tregojmë me gisht shtetasin e huaj numër 2, por Edi Rama hesht nuk jep asnjë sqarim. Krimi federal që ka investuar Edi Rama me 80 mijë dollarët e tij, është një vepër e rëndë për të cilën Bilal Shehu pritet të dënohet në vjeshtë me 5 vite burg e 250 mijë dollarë.

Ndërsa Edi Rama ka detyrimin e përgjegjësinë publike të tregojë burimin e parave me të cilat bleu foton me Obamën.

A janë para të ligjshme, apo aktivitetit kriminal?

Kush është burimi i 80 mijë dollarëve?

A janë para droge e trafiku ato që u futën në fushatën presidenciale në SHBA, nga shtetasi i huaj numër 2, siç e cilëson FBI Edi Ramën.

Për të gjitha këto ka një kallezim penal në Prokurorinë e Përgjithshme dorëzuar nga Partia Demokratike.

Ne e përgëzojmë organin e akuzës për rastin e fundit të procedimit për korrupsion të anëtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea për 50 mijë euro rryshfet.

Është rasti që Prokuroria të reagojë me të njëjtën kurajo e vendosmëri edhe për 80 mijë dollarëshin e paligjshëm me të cilin Edi Rama bleu foton me Obamën.

Të hetojë Prokuroria e të zbardhë rastin pa u ndikuar nga presioni i kryeministrit, por bazuar vetëm mbi ligj.


Deklarata për mediat e sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, 17 Korrik 2016

 

Read More
16 Kor
0

Mentaliteti i sunduesve, forma e qeverisjes në 3 vite

Sjellja prej cubi e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati në dyert e Presidentit, është më shumë se fodulleku i një mediokri, është fytyra arrogante e një qeverie që nuk njeh rregullat, ligjin, normat e institucionet, por sundon sipas tekave e interesave të saj.

Ashtu si Bushati në dyert e Presidentit që përplaset, dhe agreson punonjësit e gardës, ministri tjetër i Ramës, Tahiri i habilajve e Shullazit, përplaset e sulmon institucionet e drejtësisë, i kërcënon ata në mënyrë mafioze.

Edhe fytyra tjetër e qeverisjes, Veliaj, sulmon gjykatat e ngre barrikada, për interesat e tij private e klienteliste.

Dhe në krye të kësaj bande që mendon se ka pushtet absolut e nuk njeh asnjë institucion të pavarur me Kushtetutë, është Edi Rama, i cili jo vetëm frymëzon e shpërblen aktet si këto të Bushatit, Tahirit e Veliajt, por ai vete është në vijën e parë të sulmit e shantazhit kriminal ndaj gjykatave, prokurorëve e institucioneve që nuk mendojnë si ai, që nuk marrin vendimet që dëshiron ai.

Ky mentalitet sunduesish ka qënë qeverisja e këtyre tre viteve, dhe ky mentalitet është e vërteta e përpjekjes së Edi Ramës për të mos bërë Reformën në Drejtësi, por për ta kapur drejtësinë, për ta vënë nën vete, për ta asgjesuar si pushtet të pavarur.

Lepuri i madh i hajduterisë e korrupsionit ka gjetur strehë në barkun e Edi Ramës, ndaj ai nuk do drejtësi, por gjykatës e prokurorë që do të mbyllin dosjet e tij të panumërta të korrupsionit.


Deklarata për mediat e zedhënëses, Ina Zhupa, 16 Korrik 2016

 

Read More
16 Kor
0

Deklaratë e Partisë Demokratike

Partia Demokratike e Shqipërise ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e orëve të fundit në Turqi. PD shpreh mbështetjen për autoritetet e zgjedhura demokratike ne Turqi, demokracinë dhe shtetin ligjor. Ruajtja e rendit kushtetues dhe rikthimi i paqes dhe sigurisë publike jane në interes të të gjithë qytetarëve të Turqisë dhe miqve e partnerëve të saj.


Deklarate e Partise Demokratike, 16 Korrik 2016

Read More
15 Kor
0

Thirrja për ndihmë familjes së varfër Poka në Durrës

PD i përgjigjet nevojës së një familje të varfër me djalin 14 vjeç në gjendje të rëndë shëndetësore. Salianji: Ti gjendemi prapë, kushdo që ka mundësi.

Doriani 14 vjeç ka nevojë për ndihmë. Vuan nga një sëmundje e rëndë dhe familja e tij e varfër megjithëse po bën çdo gjë të mundshme, nuk ia del dot të sigurojë kurimin dhe ilaçet. Familja Poka jeton në lagjen 15 në Durrës. Pasi kanë marrë borxh tek të afërmit e tyre si dhe një kredi në bankë, prindërit e Dorianit shprehen së tashmë nuk kanë më asnjë mundësi për të paguar për shërimin e djalit të tyre. Babai i Dorianit, Zamir Poka, i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve ta ndihmojnë pasi ai nuk ka gjetur ndihmë nga ministria e Shëndetësisë duke u detyruar të paguajnë miliona për ilaçet e djalit.

“Deri tani ilaçet i kemi përballuar me borxhe. Kam shkuar dhe kam marrë edhe kredi. Por tani e mbrapa e kam shumë vështirë se nuk kam më. Herën e parë ilaçet më shkuan dy million e gjysëm. Më pas kam paguar edhe 300, 500 etj. Nga Ministria dhe spitali nuk kemi pasur asnjë ndihmë”, tha Poka.

Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Saliaji iu përgjigj thirrjes për ndihmë të kësaj familje. Salianji u shpreh se qeveria duhet të reagojë menjëherë për të shpëtuar jetën e djalit 14 vjeçar dhe të miratojë një fond me VKM ose ta dërgojë jashtë vendit për kurim, siç ka vepruar edhe për persona të tjera të njohur e publikë.

“Ne shpresojmë që të ndergjegjësojmë qytetarët dhe atë pjesë të shoqërisë e cila ka mundësi të ndihmojë. Hapni një numër llogarie në mënyrë që çdokush sa të mundet tu ndihmojë. Ne u bëjmë thirrje publike të gjithëve të vijnë në ndihmë. Unë i bëj një thirrje ministrit të shëndetësisë dhe kryeministrit. Duke qënë se politika bëhet për njerëzit dhe nuk ka gjë më të rëndësishme se sa jeta e një fëmije i cili për fatkeqësinë e tij ka rastisur që të heqë këtë vuajtje në këtë moshë, qeveritarët duhet të bëjnë të mundur që të çojnë për kurim jashtë djalin tuaj. Nuk është aspak më e rëndësishme jeta e një klienti apo njeriu të njohur për qeverinë të cilit i përgjigjen në çdo moment, qoftë për ta çuar jashtë shtetit e qoftë për ti dhënë fond me VKM për tu kuruar apo për të vendosur para publike në tendera e për të bërë zyra. Dua ti bëj thirrje publike kujtdo që ka mundësi të vërë dorën në zemër e të bëjë diçka dhe çdo gjë të mundur”, tha Salianji.

Gjyshja e djalit kërkoi nga gjithë shqiptarët ndihmë për të shpëtuar jetën e nipit të saj. “E di gjithë Durrësi që jemi në borxh e në kredi. Sa e mbaruam këtë shtëpi na ra çuni e prej 6 muajsh e kemi në krevat. Ne i bëjmë thirrje kujdo të na ndihmojë. Ju lutem të na ndihmoni”, apeloi ajo.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 15 korrik 2016

 

Read More
14 Kor
0

Berisha: Nuk ka reformë me shkelje sovraniteti!

Zonja deputete!

Zotërinj deputetë!

Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë!

Para se të filloj fjalën time, dua ti japë një përshëndetje të përzemërt atletes Luiza Gega, e cila u kthye me një rezultat të shkëlqyer europian, të përgëzoj suksesin e saj të madh për këtë sport më fisnikun e sporteve të tjera, të përgëzojë Federatën e Atletikës për dinjitetin që tregoi dhe nuk lejoi që skizoidë në pushtet të na riprodhonin skema të Koresë së Veriut, të denja vetëm për Plenjanin e sotshëm. Por unë, krahas kësaj dua gjithashtu t’ju ftoj të nderuar deputetë, të nderojmë me një minutë heshtje nënën luaneshë, e cila dha jetën në një aksident automobilistik, duke shpëtuar jetën e vogëlushëve të saj, të ndjerën Dhurata Doku. I paharruar kujtimi i saj! Dhe kjo është më e pakta që mund të bëjmë me një njeri që dëshmon vlerat më të larta hyjnore dhe njerëzore  të njeriut.

Prej disa kohësh Parlamenti është rrokur në një debat për reformën në drejtësi.

Edhe një herë, dua t’u them qytetarëve shqiptarë se opozita shqiptare ka 1 dhe 1000 arsye të jetë krenare para jush për kontributin e saj të jashtëzakonshëm që dha që nga fillimi i këtij procesi deri dje, nesër dhe ditët që vijnë. Këtë proces Edi Rama e filloi me vendimin e tij. E filloi me vendimin e tij absurd të përjashtimit të opozitës nga procesi, duke mashtruar vendas dhe të huaj se shqiptarët nuk është se kanë bisht por ama një gjë kanë ata, në fjalorin e tyre, po them fjalët tekstual siç mi kanë thënë të huajt, fjala konsensus nuk ekziston. Sigurisht fjala konsensus nuk ekzistonte për Edi Ramën që udhëhiqet nga parimet më anti-vlerë, nga urrejtja më e madhe njerëzore, urrejtje atërore, që celebronte fitoren me 1 mln grushte ndaj opozitës, etërit e tij thoshin 1 mln plumba ndaj armiqve. Mbi këtë bazë Edvin Kristaq Rama ngriti të famshmin “komision të ekspertëve të nivelit të lartë”. Po kush ishin këta ekspertë me në krye bashkëkryetarin e partisë komuniste të drejtësisë, zëdhënësin e interesave direkte të klaneve personale, familjare, personale supermafioze të trafikantëve, Fatmir Xhafën?

Të dashur qytetarë, ne jemi me durim. Ata që mendojnë se do nxjerrin fitime duke sulmuar opozitën gabojnë rëndë. E ogël ose e madhe, opozita është diamanti moral i kombit. Gabojnë rëndë ata që besojnë në sulmet që i bëjnë asaj. Cilët ishin pra këta ekspertë? Arben Rakipi, po cili ishte ky? Rakipi ishte njëriu që akuzoi Sali Berishën 8 muaj para se Haga të akuzonte Sllobodan Millosheviçin për krime kundër njerëzimit duke turpëruar, poshtëruar institutin e akuzës sepse paraqiti si provë një shishe Pepsi Cola. Ky ishte high level ekspert. Po tjetër? Tjetër ishte Kristaq Traja, një intelektual fatkeqësisht i shpërfytyruar totalisht nga bixhozi dhe rakia ose pije tjetër. E njohur universalisht kjo. Eksperti tjetër i nivelit më të lartë, që paguhej me një çmim stratosferik të paimagjinueshëm, po fundja ishin pare të Sorosit ato, ishte Dvorani që në mënyrë monstruoze për të marrë dy rroga nuk lëshonte detyrën edhe pse i kishte skaduar afati kushtetues, për të treguar se nuk njihte as ligj e as kushtetutë. Hajduti kushtetues, të shkojë të kthejënjë më një rrogat që ka marrë. Edhe një herë i bëj thirrje prokurorit të përgjithshëm të hapë çështje ndaj tij sepse është krim kushtetues ajo që ka bërë ai. Cfarë bëri ky grup pra? Pasi mori një valixhe parash, hartuan një projekt me 70 nene kushtetuese, në të cilat u garantuan se “më i vjetri i Gj. së Lartë do të emërohej në forumin e kontrollit të drejtësisë me 6 mln lekë rrogë”, amandament ky. Kunati i tij, më i vjetri në Gj. Kushtetuese u garantua edhe ai me 6 mln lekë rrogën. Cfarë bëri opozita? Opozita, dhe unë dua ti shpreh mirënjohjen m ëtë thellë grupit të opozitës të cilët bënë një punë të jashtëzakonshme, shqyrtuan atë material dhe i dërguan Venezias një nga një problemet e tyre. Komisioni Venezias, të cilën e bllokoi tre muaj rresht kryetari i partisë komuniste të drejtësisë, se nuk firmoste Fatmir Xhafa për ta çuar materialin në Venezia, deri sa e çoi kryetari parlamentit pa e pyetur, sepse Venezia ja u nxorri lakrat, u nxorri se çfarë drejtësie donin. Venezia tha se këta duan një drejtësi në të cilën old mayer (Rama) duhet të ishte kryegjykatës, kryehetues, kryeprokuror në mënyrë që të bëhej napolon në fund. Venezia ja u rrëzoi me 38 nene, ajo i kapi mat, me presh në dorë. Venezia tha se në 6 nene shkelej konventa europiane e të drejtave të njëriut. Por një neo-bllokmen si Rama që ka psikologjinë e etërve të tij dhe xhelatit Spiro Koleka dhe Kristaq Rama, nuk mund të njohë dhe nuk mund t’u njohë dhe nuk mund të pranojë kurrë të drejta njëriu për qtetarët. Ndaj dhe sipas tij ata nuk mund të ankoheshin, ndaj dhe sipas tij ata nuk mund të shkonin të ankoheshin në Gjykatë nëse iu bëhej një padrejtësi administrative. Venezia i tha se Konventa është një dokument i firmosur nga Shqipëria dhe është një dokument obligativ. Edi Rama, kryetari i partisë komuniste të drejtësisë dhe ekspertët e tij të nivelit më të lartë donin t’ju shndërronin në kope, në njerëz që nuk jetonin në Europë por në një galaksi tjetër ku s’keni të drejtë të ankoheshit. Donin t’ju mohonin ju disa të drejta të tjera që kombe të tjera i kanë fituar shekuj më parë. Ja pra ç’bëri opozita. Opozita duroi propagandën kakofonike që çakejtë e qeverisë që lehin gjithë ditën nga mëngjesi deri në darkë sipas ushqimit që i jep manari i tij (Fuga). Opozita është vlerë morale, është diamanti moral i shoqërisë së lirë. Ajo nuk tërhiqet kurrë, ajo nuk mposhtet kurrë! Beteja me të është betejë e humbur.

Pra u rrëzua drafti dhe bashkë me draftin thyen qafën dhe ekspertët e high level. Kriminelë të papenduar.

Që Arben Raki është një kriminel kjo është botërisht e njohur. Shkoni në Elbasan dhe shihni sa mizor ka qenë në dhjetor të 90 kundër protestuesve. Shkoi drafti dytë dhe opozita prap bëri një shërbim të mirë ndaj qytetarëve dhe çoi vërejtjet.Doni ta kapni opozitën? S’mund ta bëni kurrë! Doni ta përjashtoni opozitën? S’mund ta bëni kurrë! S’mund ti mohoni kurrë as të drejtat! Unë e kuptoj që ju flisni këtu çdo kasetë që ju jep Edi Rama, por do vi dita. Eshtë kollaj të sulmosh opozitën, gjëja më e lehtë dhe pa pare. Por opozita është diamanti moral i shoqërisë. Me asgjë s’mund t’ja hiqni ju shkëlqimin asaj. Kjo opozitë nuk u tërhoq dhe tregoi një shkallë të lartë përgjegjësie.

Ndalemi pak vetëm në dy muajt e fundit. Keni dy muaj e gjësëm që flisni nga mëngjësi në darkë dhe nga darka në mëngjes, opozita thotë 88-tën ndërsa ju thoni ndërkombëtarët. U detyruat ët ktheheshit te 88-ta. Pse? Sepse 88 se bëri opozita, e kishte thënë Venezia. Ja pra që ne jemi në të drejtën tonë, sepse Venezia kishte thënë se nuk mundet të emërohen pa një pjesëmarrje palcore të opozitës. Ja që nuk e sikterisni dot opozitën. Përkundrazi!

Tani vijmë tek vetingu. Prap do vini tek ne. Opozita është diamanti moral i shoqërisë, ju jeni ndryshku i saj. Drita morale e opozitës do ju verbojë ju, ajo ndriçon vetëm mëndjet e njerëzve, të qytetarëve. Rama kërkon që gjykatësit ti emërojnë të huajt, kërkon që të huajt të bëjnë një raport dhe ky raport të vijë të votohet në parlament. Nje raport që bëjnë qytetarë të huaj, që s’kanë asnjë detyrim ligjor e as kushtetues ndaj këtij vendi. Por unë po e përjashtoj veten, unë jam surrealist dhe nuk jam i penduar kurrë për surrealizmin tim por i kam shërbyer vendit dhe kombit tim.

Po çfarë ndodh? Ja u them unë. Në zhvillimet e fundit më thonë se këtë ndryshim kushtetues e ka Rumania dhe Kroacia. Po ja u them këtu me ndershmërinë më të madhe. Nëse këtë do e kishte Rumania ose Kroacia, se çdo bënte PD nuk e di por Sali Berisha do e miratonte. Sepse do ta pranoja si një dorëzim sovraniteti të kushtëzuar nga procesi europian. Më rezulton se asnjë fjalë në kushtetutën rumune dhe kroate për këtë nuk ka. Doni t’ja u lexoj çfarë shkruhet në marrëveshjen që ka Kroacia me BE?

Neni përkatës thotë: “Vendet pjesëmarrëse do të mbështesin dhe sigurojnë se të gjitha aktivitetet dhe objektivat që kanë të bëjnë me implementimin e programit janë konsistente me legjislacionin e BE”.

Po ju që thoni ‘fluturon-fluturon gomari çdo ditë’, se kështu ju thotë Edi Rama ju qofshi. Por unë po ju them që nëse këtë do e kishte një vend i BE unë nuk do bëhesha pengesë por do i thoja vetes e ke pak mbrapa kohën dhe ndiq kohën dhe mos dil kundër.

A jemi ne kundër rolit të vëzhgueseve? Absolutisht jo. Jemi plotësisht për një rol të rëndësishëm të ndërkombëtarëve në procesin e Vetingut. Ja u them unë që mbikëqyrja e procesit të ‘Vetingut’ nga ndërkombëtarët është e një rëndësie jetike për procesin por jo dhënie sovraniteti. Pse? Mendoni për një moment që shqiptarët ti bëjnë letër Angela Merkel, e ti thonë që të jemi landi i 17-18. Gjermanët do thonë rrini aty ku jeni e ndërtojeni aty demokracinë. Ose shteti 51 i SHBA. Amerikanët do thoni rrini atje, ndërtoni aty demokracinë. Po ç’është kjo që të vijnë të emërojnë gjykatësit? A nuk është kryetari juaj që ka deklaruar pesëqind herë se “unë vetingun ja besoj amerikanëve dhe europianëve”. Ne nuk jemi kundër, jemi për prani dhe shumë serioze. Hajde të bëjmë cilatdo kritere që të përcaktoni dhe urdhëroni të vëzhgoni zbatimin e çdo kriteri në çdo rast duke patur në dorë çdo dokument shtetëror të këtij vendi dhe duke sjellë çdo dokument që ekziston në përputhje me dokumentin e dekriminalizimit. Ta zëmë se këta shqiptarët nuk e zbatuan si duhet? Ti si monitor ke të gjitha të drejtat ti thuash Komisionit Europian që ky vend është vendi më joserioz, kjo qeveri është më joseriozja, ky shtet nuk zbaton ligjin e vet, ti thuash DASH se ky vend mik s’ka e s’njeh as ligj e asgjë. Pastaj ne përballemi me pasojat. KE s’të hap kapitullin e negociatave, SHBA bën raportin. Kështuqë kjo është ajo që kërkojmë ne, dhe kjo është garancia më e madhe se sa ideja që një grup ekspertësh të huaj të emërojnë gjykatësit dhe prokurorët shqiptar ose të përcaktojnë se cilët mund të emërohen gjykatës ose prokurorë. Po pse duhet ti gënjejmë qytetarët? Ne themi që nuk jemi dakort me këtë variant, por jemi dakort me variantin që thashë, që të vëzhgoni, të shprehni mendimin, ti çoni raport në katër anët e botës për shkeljet që po bëhen në procedurë. Por emërimin nuk e pranojmë, s’mund të ndodhë. Emërimin ja u kanë bërë protektorateve. Nëse Kroacia dhe Rumania dhe asnjë vend europian nuk e ka, e kanë dy vende, e ka Bosnja që ka qënë protektorat i OKB dhe Kosova që ka qënë protektorat i SHBA, e ka Sierra Leone në 20 vjet konflikt. Po s’mund të krahasohet vendi ynë me Sierra Leonen. Sigurisht që gjykatësit i emëron kur je protektorat i OKB dhe OKB sigurisht që të ndihmon të ndërtosh shtetin. Ne jemi qesharakë. Ne kemi sensin e mirënjohjes për çdo qindarkë e çdo dollarë që jepet por ne gjithashtu gjykojmë se dhamë dhe japin ndihmesën tonë. U përballëm me sulme një muaj rresht për 88-tën. Nga buron kjo e drejtë e opozitës thoni ju. Sepse në mënyrë absolute opozita nuk ka kërkuar qoftë dhe një favor minial në këtë reformë përveçse ka bërë gjithçka për një drejtësi të pavarur. Po pse opozita thotë se të huajt nuk mund të emërojnë gjykatësit dhe prokurorët? Sepse e thotë Venezia në mënyrën më të kristaltë. Por po ta lexosh Venezian me gjyslyket e kryetarit ët komisionit të drejtësisë Fatmir Xhafaj sigurisht që del e kundërta.

Por komisioni Venezias thotë se ndërkombëtarët nuk mund të kenë fuqi ekzekutive sepse nuk japin llogari para shtetit shqiptar por para shtetit të tyre. Dhe ju na kërkoni që ne të votojmë këtu në Parlament raporte të të huajve, të miqve tanë? Po kjo s’mund të ndodhë, sepse ata nuk kanë shtetësi shqiptare, sepse ata nuk i merr kushtetuta shqiptare. Ju thoni hajt të ndryshojmë Kushtetutën por këtë e kanë bërë protektoratet e OKB-së por jo asnjë vend sovran. Hajde ta heqim nga kushtetuta që Shqipëria është vend sovran. Ju udhëhiqeni nga psikologjia e bllokmenëve të cilët nxirrnin në treg çdo gjë të tyre vetëm për të ruajtur karriget e tyre. Kështu bëjnë bijtë e tyre sot. Sulmojnë çdo ditë opozitën në një kohë kur ajo duhet të lavdërohet, sepse dha një kontribut historik në këtë reformë pavarësisht se ju me mediat tuaja mashtroni e trilloni nga mëngjesi deri në darkë. Por të vërtetat kurrë s’mund ti zhdukni. Ndaj dhe ne jemi për reformën, negocioni. Propozimi fundit i opozitës është një propozim i shkëlqyer, është një propozim i negociueshëm.

Shikoni çfarë mediash janë. Këto media që nga mëngjesi deri në darke mbajnë ison e qeverisë i kanë dhënë zero informacion shqiptarëve për draftin që ka dorëzuar opozita. Për ata të cilët kanë marrë lapsin në dorë për të shkruajtur, kanë harruar se në këtë mënyrë janë shndërruar në mercenarë të qeverisë. Nëse duan të shkruajnë për reformën, le ti shohin pak propozimet e opozitës. Cili prej tyre nuk qëndron? Cili prej tyre cënon pavarësinë e drejtësisë, cënon transparencën? Ju kujtoni se kemi impresione nga drejtësia juaj? Kurrë. Harruat ju që kishit vënë në Gjykatën Kushtetuese gjykatësin, anëtarin e kryesisë së PS, gjykatësi i fundit që kishte varur Havzi Nelën në Kukës. Harruat ju që kishit vënë në krye të Gj së Lartë ish ministrin socialist dhe anëtarin e kryesisë së PS. Harruat ju drejtësinë politike që ndërtuat? E kush u impresionua prej saj? Askush. Pa t’ju pyes pak për BKH. A deshët të ndërtonit një BKH në varësi të zyrës së Ramës? Dhe këtu ja u rrëzoi publikisht një nga juristët më të mëdhenj të botës, profesor Frouline, u tha që kjo është e paimagjinueshme. Ju e bëtë dhe e sollët këtu, e çuat në gj kushtetuese e cila e rrëzoi. Cfarë bëtë mbrapa? A jeni ju që mblodhët qeverinë e miratuat dhe thatë do e çojmë prap në parlament. Opozita e kundërshtoi dhe lukunia juaj u lëshua kundër opozitës duke thënë se opozita është kundra reformës, çakenj nga të gjitha anët por opozita është diamnati moral i shoqerisë, beteja me opozitën është betejë e humbur përfundimisht, vetëm atë se fiton njëri. Cfarë u bë me BKH-në tuaj, ku e keni? Ndaj dhe thirrja ime është të lëni sulmet se nuk fitoni asgjë, uluni në negociata dhe opozita në mënyrë kategorike e absolute nuk do të kërkojë as dhe një presje apo fjalë jashtë rekomandimeve të Venezias. Por ju problemet i keni me rekomandimet e Venezias, ju thoni se ka edhe disa mbi-rekomandime.

Ato mbajini për vete, ne qëndrojmë tek rekomandimet e Venezias.


Fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend, 14 korrik 2016

 

Read More
14 Kor
0

Vokshi: Bizneset, bankat, investimet e huaja dhe shqiptarët janë më të pasigurt se kurrë

I nderuar  Drejtues i Seancës,

Kolegë deputetë,

Më shumë se 3 vite më parë, në konventën e PS-së për shpalljen e programit të saj, Kryeministri Rama, atëherë Kryetar i opozitës, i shtronte shqiptarëve disa pyetje, të cilat mu rikthyen në mendje sapo u ula për të shkruar këtë fjalim.

“Pse Shqipëria po shkon në drejtim e gabuar – pyeste Rama – e çfarë propozojmë ne socialistët për kthimin e vendit në drejtimin e duhur? Çfarë do të bëjmë ne Rilindasit- pyeste Rama-për të zmbrapsur krimin që ka vënë poshtë shtetin dhe ka kallur pasigurinë?”

E sot pas 3 vitesh rilindje, rendi e siguria, mund të thuhet pa frikë, janë dështimi më i madh i kësaj qeverie. Sot, shqiptarët ndihen më të pasigurt se kurrë.

Rasti më i mirë për ta ilustruar këtë, është ngjarja e fundit në aeroport në mes të ditës, në mes të pistës, në vendin më të sigurt në Shqipëri. Në aeroport 3 persona hynë si në shtëpi të tyre, vjedhin lehtas dhjetëra milionë euro e largohen të pashqetësuar në drejtim të paditur. Edhe filmat e Hollyëood-it do e kishin zili. Sot që flasim, e s’kemi ende asnjë të identifikuar, ngjarja është e pazbardhur.

Edhe më skandaloze e bën këtë ngjarje fakti që institucionet përgjegjëse ishin në dijeni të pasigurisë në aeroport, pasi të 3 testimet e fshehta për sigurinë në aereoport në Prill 2016 nga Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Policia e Shtetit, kishin evidentuar që siguria e aeroportit kishte dështuar të zbulojë rrezikun. Pra organet zyrtare e kishin të provuar që në Rinas fare lehtë mund të futej eksploziv, armë të ftohta apo të çahet rrethimi, perimetri i jashtëm, saktësisht tek e njëjta derë ku kishin hyrë grabitësit.

Kjo, në mos paaftesi totale të çon në dyshime për bashkëpunim me autorët.

Para dy ditësh një bankë tjetër u vodh në mes të Vlorës ende asnjë i identifikuar.

Disa vjedhje të tjera të bëra në aksin Tiranë – Rinas, në një periudhë të shkurtër kohore, asnjë i identifikuar.

Disa vrasje të kryera edhe në mes të Tiranës – ende ngjarje e zbardhur, asnjë autor i identifikuar.

Ndaj shqiptarët sot janë më të pasigurt se kurrë, bizneset ndjehen më të pasigurta se kurrë, bankat dhe investimet e huaja janë më të pasigurta se kurrë.

Jo vetëm rend e siguri ju premtoi Rama Shqiptarëve, por ju premtoi mirëqenie…

Premtoi 300 mijë vende të reja pune brenda mandatit të parë, por trendi i papunësisë kokëfortë vazhdon të rritet dhe as specialistët apo statisticienët e Partisë s’kanë ç’i bëjnë dot. Sot një ndër 3 të rinj është në kërkim të një pune. Një ndër dy gra, kërkon një pagë për të mbajtur familjen.

Premtoi që 95 % e popullsisë do të përfitojë ulje taksash, ndërkohë që pas 3 vjet Rilindje, 95% e popullsisë ka pasur rritje taksash lokale e qëndrore, rritje të çmimeve të energjisë, naftës, arsimit, shëndetësisë. Sot, 95% e shqiptarëve janë më të varfër se 3 vite më parë.

Rama premtoi Shqipëri të pastër nga plehrat, por makutëria për më shumë fitime po e kthen Shqipërinë në kosh të plehrave.

Por çfarë u premtua për shtresat në nevojë? Jetimët, romët, ushtarakët, e kanë një zgjidhje, tha Rama.

Premtoi zgjidhje përfundimtare të regjistrimit të familjeve rome por sot ende asnjë hap i ndërmarrë në këtë drejtim. Avokati i Popullit ka kohë që ka vënë alarmin. Romët janë lënë në mëshirë të fatit nga kjo qeveri.

Premtoi përcaktimin e një fondi për strehim për gratë kryefamiljare, por a ka pasur strehim për to?

Çfarë është bërë realisht në këto 3 vite për strehimin e shtresave në nevojë? Faktet dhe shifrat zyrtare flasin vetë.

Le t’i marrim kategoritë në nevojë një nga një:

Strehimi i Romëve dhe Egjiptianëve

Të gjendur përballë një kaosi reformash për Qeverinë qëndrore dhe ato lokale grupet vulnerabël janë prekur nga varfëria ekstreme dhe jetojnë edhe sot si në mesjetë. Komuniteti rom është më i braktisuri më i diskriminuari në vend.

Si rezultat i mungesës së politikave qeveritare për strehimin, disa ngjarje tronditëse që kanë ndodhur vetëm pak muaj më parë, disa fatkeqësi natyrore të keqmenaxhuara nga ana e institucioneve shtetërore.

1-Opozita dhe unë personalisht kam shprehur shqetësim të madh për dëbimin e dhunshëm të 44 familjeve Rome nga parku i liqenit. Edhe në raportet për respektimin e të Drejtave të Komuniteteve Etnike, Zyra e Avokatit të Popullit, Amnesty International Komisioneri për të drejtat e njeriut në BE, dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, kanë dënuar historinë e dëbimit të dhunshëm të këtyre familjeve rome pa iu siguruar një strehë dhe kushte jetesën e pa miratimin nga ana e tyre.

Nga Tetori kanë kaluar 10 muaj dhe ende nuk ka asnjë informacion se ku kanë përfunduar familjet rome që u dëbuan me dhunë për një aferë abuzive ndërtimi. Janë humbur kontaktet e askush nuk di se ku gjenden ato familje.

2-Vdekja e foshnjës së tretë, për shkak të motit të ftohtë, në kasollet e komunitetit Rom në zonën e Shkozës, ku jetojnë përafërsisht rreth 60 familje në varfëri të tejskajshme.

3- Përmbytja e rreth 12 familjeve Rome ne zonën e Bregut të Lumit. Kryetari i Bashkisë ju premtoi rulo duke mos respektuar as standardet minimale për një banesë dinjitoze dhe krijimin e getove.

4- u Shembën e rreth 36 banesa të komunitetit Rom në zonën e Selitës, dhe u përjashtuan të gjitha banesat nga procesi i legalizimit dhe për pasoje edhe i  kompensimit.

5- Përfshirja nga flakët e rreth 11 kasolleve në zonën e Shkozës.

Ku ishte shteti kur romët dhe egjiptianët pësonin fatkeqësi njërën pas tjetrës?

Teksa të detyruar të prezantonit gënjeshtrën  e radhës për Strategjinë e Strehimit Social, deklaruat se keni dhënë fond për banesat e komunitetit rom dhe egjiptian. Por ndryshe qëndron e vërteta ! Ky komunitet që ju e përflisni vetëm për të justifikuar projektet me donatorët, është në rrugë i pastrehë dhe i pangrënë!

Nga të dhënat zyrtare, Ministria e Zhvillimit Urban kishte planifikuar 165 familje të komunitetit rom me kushte banimi të përmirësuara për 3 mujorin e parë të këtij viti, por aktualisht rezultati është zero.

Ndaj fare mirë ky projekt ligj mund të kishte sjellë ndryshime që do preknin drejtpërdrejt për tí dhënë zgjidhje një pjese të halleve të shumta të komunitetit rom, veçanërisht strehimit.

Fakte alarmante sjell edhe raporti i Komisionit Europian i 2015 (ECRI) në lidhje me strehimin , romëve:

– raporti evidenton që çështja e legjislacionit reflekton aksesin e romëve në strehim. Romëve ju mungon mundësia e legalizimit të shtëpive pasi nuk mund të ofrojnë dokumentacionin e nevojshëm.

– 30% e shtëpive të Romëve nuk janë të legalizuara

– raporti evidenton se përtej vështirësive për legalizimin e banesave të tyre edhe mungesën e dëbimit të përshtatshëm. Situata e strehimit rom karakterizohet nga kushte të këqija: 15% e anëtarëve të këtij komuniteti jetojnë , kasolle, tenda apo banesa jo me tulla; 60% nuk kanë ujë të rrjedhshëm në shtëpi; 12% nuk kanë tualete. Pjesa më e madhe jetojnë në Zona që kanë rrugë të pashtruara (52.2%) ose kanë rrugë shumë të këqija (22.5%).

Për pasojë, politikat qeveritare i kanë izoluar më tej Romët dhe egjiptianët nga pjesa tjetër ë popullsisë, duke e bërë më të vështirë integrimin e tyre.

Strehimi për kryefamiljarët

Qeveria kishte premtuar të ndihmonte në 3 mujorin e parë të vitit 20 familje një prindërore/gra të divorcuara me fëmijë që përfitojnë bonus strehimi. Sipas të dhënave të disponuara nga ministria e zhvillimit Urban, rezulton se për 3 mujorin e parë nuk është ndihmuar asnjë familje e tillë.

Premtuan ndihmesën për 525 familjeve me bonus qeraje për strehimin, por asnjë familje nuk është ndihmuar.

Me grante të menjëhershme për strehimin do të ndihmoheshin 17 familje, të cilat nuk e morën kurrë këtë përfitim.

Ministria kishte planifikuar 151 banesa të ndërtuara para vitit 1993 të rehabilituara. Edhe këtu, asgjë nuk është bërë. E kështu, mund të vazhdoja gjatë në listimin e shifrave që tregojnë dështimin e qeverisë në strehimin e shtresave në nevojë.

Premtoi qeveria përmirësimin e kushteve të kategorisë së jetimëve.

Po a u mbështetën jetimët me strehim sic ju premtua? Jam takuar vetëm disa ditë më parë disa të rinj jetime, të shkëlqyer në mësime e më dëshirë për të punuar e dhënë kontributin e tyre në shoqërinë shqiptare. Shqetësimi i tyre më i madh ishte mungesa e shtetit për ta mungesa e mbështetjes me strehim, arsimin, shërbime shëndetësore.

PËr strehimin e jetimëve edhe organizatat ndërkombëtare kanë vënë alarmin por qeveria as ka dëgjuar e as ka reaguar.

Organizatat thonë se varfëria është një prej arsyeve kryesore për vendosjen e fëmijëve në strukturat e kujdesit social dhe shteti bën shumë pak për nxjerrjen e tyre nga varfëria. Ato u kanë bërë thirrje autoriteteve të marrin masa për strehimin e të rinjve që largohen nga strukturat e kujdesit publik pas mbarimit të shkollës, t’u sigurojnë pa vonesë këtyre të rinjve mundësi për strehim të përshtatshëm duke u dhënë mbështetje në formën e bonuseve të strehimit ose me forma të tjera. Strehimi social në Shqipëri, thuhet në raportet e organizatave ndërkombëtare, është i pamjaftueshëm dhe më të varfërit nuk përfitojnë dot.

Qeveria dështoi të garantojë të drejtën ligjore të jetimeve të pastrehë për përparësi ne strehimin social. Në muajin maj, në ditën kombëtare të jetimëve, ata protestuan duke kërkuar qasje në arsim dhe strehim dhe duke e cilësuar tallëse mbështetjen sociale të siguruar nga shteti.

Por çfarë ka planifikuar Qeveria në buxhetin afatmesëm për strehimin , shtresave në nevojë?

Më poshtë është një paraqitje grafike e përgatitur nga shoqëria civile në lidhje me numrin e familjeve të pastreha dhe financimit të buxhetit të shtetit për to: del në pah problematika e cila ndërthur varfërinë, përjashtimin social dhe pamundësinë për t’u zhvilluar.

Mungesa e strehës apo streha e pasigurt në kushtet e varfërisë kthehet në kërcënuesin kryesor të të drejtave të njeriut dhe drejtësisë sociale.

Sikurse shihet, 0 buxhet ka parashikuar Qeveria në periudhën 2016-2018 për strehimin e shtresave në nevojë.

Grafiku më poshtë, gjithashtu evidenton qartë që Qeveria vetëm strehimin social nuk e ka priroritet. Nga 21.7 mln Euro në 2014, vetëm 11.2 mln Euro parashikohet në 2018.

Të nderuar kolegë,

Mashtrimi, korrupsioni dhe keqqeverisja e kanë sjellë në buzë të greminës rendin social në Shqipëri. Propaganda për “Drejtësinë Sociale” vazhdon 24 në 24 orë. Staticienët torturohen në leximin politik të të dhënave për papunësinë, varfërinë dhe nivelin e jetesës së shqiptarëve. Përpjekje të mëdha bëhen në gjetjen e periudha krahasimore por gjithnjë përfundojnë me fjalorin e rilindasve se “fajin statistikor e ka Saliu” !

Të nderuar qytetarë,

Në statistikat e qeverisë figurojnë afro 35 mijë të pastrehë, por ju e dini shumë mirë se janë më shumë se çfarë deklarojnë djemtë dhe vajzat e “Edit”. Ju jetoni shumë afër njerëzve në nevojë, ndryshe nga kryeministri që ju qeveris nga ekranet !

E keni parë që për të ligjëruar vjedhjet në shëndetësi, del krah për krah me ministrin e tij të korrupsionit, Ilir Beqaj .

Ndërkohë vetëm dje prindërit e fëmijëve të prekur nga leucemia protestuan për mungesën e preparative për kimiterapinë. I vetmi reagim nga ministria ishte që të mos jepej kronika ! Këshilltari i Ministrit, me urdhër të tij dje ka telefonuar të gjithë gazetarët e televizioneve dh gazetave për të censuruar kronikën. Shumë televizione e censuruan këtë lajm dhe nuk u sensibilizuan me prindërit e dëshpëruar deyrve të spitaleve për një ilaç që mban në jetë fëmijët e tyre.

Kjo është modeli i drejtësisë që kërkon të instalojë Edi Rama në Shqipëri. Pushtet absolut, jo vetëm në gjyqësor, por edhe në media.

Të nderuar kolegë,

Strategjia e strehimit nuk është pikturuar për njerëzit në nevojë, por për trupën qeveritare që po pregatit valixhet për të shkuar kushedi se ku! Dhe për ata që ngelen jashtë anijës, Piktori po bën gati formulën e kapjes së drejtësisë!


 

Fjala në Kuvend e deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, 14 korrik 2016

Read More
14 Kor
0

Konçensionet antiligjore dhe korrupsioni, të vetmet strategji qeverisjeje të Ramës

Të nderuar kolegë!

Ndërsa po shkruaja këtë fjalë, e vetmja pyetje që më vinte ndër mend ishte;

Po pas Reformës në Drejtësi, cila do të jetë alibia e radhës së Edi Ramës dhe ekspertëve të propagandës së tij, për të mpirë trurin e publikut dhe për tu krijuar pështjellim ndërkombëtarëve, që të mos e shohin realitetin e krizës së Rilindjes siç është në të vërtetë , por në një fokus tjetër?

Këto kohë alibia e do që të gjithë aktorët dhe ngjarjet të jenë në vendet dhe kohën e duhur dhe Rama skenarin apo më mirë telajon e këtij skenari, zgjodhi ta pikturojë në terrenin e gjykatave e prokurorëve. Nuk e di sesa mbarë do ti dalë kjo rrugë pa krye, por e sigurt është një fakt edhe më I trishtueshëm- shqiptarët janë viktimat e llogores së parë të çdo reforme alla Rilindje, sepse Rama nuk mendon as për Shqipërinë e as për shqiptarët, e aq më pak për drejtësinë të cilën prej tri vitesh e ka kthyer në noteren e presioneve dhe kërcënimeve të veta.

Megjithatë unë kam shpresë dhe  shpresa ime sikurse dhe e qindra mijëra shqiptarëve që jetojnë në kufijtë e  urisë, është  që, ditët e këtij kryeministri dhe kësaj qeverie të jenë të numëruara, për ti hapur rrugë një ekzekutivi që do garantojë zgjedhje me të vërtetë demokratike, të lira të pablera e të pashitura, të drejta dhe të pranuara ndërkombëtarisht.

Kolegë!

Projektligji “Për programet sociale të strehimit”, i ndryshuar” ka një titull të bukur por në vetvete nuk ka asnjë lidhje me ndonjë risi sociale e aq më tepër me strehimin siç mund të presin qytetarët e këtij vendi të barbarizuar nga çdo aspekt social dhe ekonomik, thjesht plotëson një të drejtë të pamohueshme sic është kalimi I pronësisë mbi truallin dhe objektet e poseduara si prona te qytetarëve, që I kanë përfituar si rezultat I humbjes apo shpronësimit shkaktuar nga ndërtimi i Ujësjellësit të Bovillës.

Shqiptarët po jetojnë një realitet të ndryshëm nga ai virtual i fb të kryeministrit, i konferencave dhe seminareve me performancë dixhitale ku sliderat e shifrave dhe treguesve ekonomikë manipulojnë por nuk mbrojnë dot Ramën nga terorri mbi biznesin dhe tregun nga njëra anë dhe zinë e urisë mbi  familjet shqiptare që ka mbërthyer vendin  në anën tjetër.

Është ky realiteti që nuk mund të tjetërsohet me fotot dhe videot, në instagramet e drejtorëve dhe krerëve të lartë të administratës publike, të kësaj administrate të inkriminuar e të paaftë e cila është sot nën një akuzë të rëndë përsa i përket dekriminalizimit me formularë të paplotësuar apo me të dhëna të dyshimta për jetën dhe karrierën e tyre.

Realiteti që jetojmë nën thundrën e pushtetit të Rilindjes në fakt është rilindja e cdo të keqeje dhe vesi të shoqërisë sepse është varfëria nëna e çdo devijance dhe mungese shprese, që ju po luani çdo gur e çdo skenar për ta spostuar vëmendjen prej këtij realiteti të trishtë drejt reformës në drejtësi.

Po për cilën reformë bën avokatinë e djallit ky kryeministër i cili është modeli i antiligjshmërisë, modeli i abuzimit me pushtetin dhe deformimit të shtetit në çdo aks të tij?

….Sa për parantezë,edhe pse duket si e keqja më e vogël, nën gjithë këto hata të mëdha që ndodhin çdo ditë në Shqipëri, mbetet akuzë e rëndë, dhe fotoja e sponsorizuar me para të dyshimta ajo e Ramës me Presidentin Amerikan!!!

 

Vazhdon Rama dhe bën avokaturën e djallit kur ministri i rendit dhe sigurisë ka mbi dy javë që hesht si në kortezhe mbi skandalin e rëndë por të radhës, atë të grabitjes së parave të shqiptarëve në aeroportin “Nënë Tereza” në mes të ditës, në mes të të huajve dhe mbi të gjitha në sy e faqe të policisë.

Ky është dhe trendi i fundit i destabilizimit dhe krizës së qeverisjes Rama që  me orientimin dhe udhëzimin  e drejtpërdrejtë të tij se nuk ka si të jetë ndryshe, kanë filluar aksionet e përqëndruara të grabitjes së bankave ,me cdo mjet, me cdo kusht,  në ajër,  tokë dhe det.

Pra zoti Rama, alibia e reformës në drejtësi, për krizën që ti prodhon cdo ditë për këtë vend, është alibia më e pazakontë, më e pabesueshme dhe  më e rëndomtë e një pushteti mafiesh, sepse vetë kriminelët dhe grabitësit e parave publike janë strehuar në shtëpinë tuaj të madhe, jo me 40 hajdutë por me të paktën 14 mijë të tillë në tatime, dogana, porte e aeroport që mbrojnë e kontrollojnë trafiqet dhe kanë ngritur në sistem shtetëror korrupsionin.

Vetëm vitin që shkoi, abuzimi me taksat kapi shifrën mesatare të 300-400 milionë eurove ndërsa këtë vit tatimet kanë kapur pikiatën e mbi afro 30 % të uljes së të ardhurave.

Arsimi dhe shëndetësia si dy sektorë strategjikë sociale janë në pikën e vet më të errët, sepse korrupsioni dhe mësymja për të grabitur cdo qindarkë të shqiptarëve, kanë krijuar hone të mëdha korrupsioni.

Koncesionet në shëndetësi, si dosje të mbyllura vetëm në letra diagnozash, i kanë rrëmbyer buxhetit të shtetit 350 milionë euro, kur shqiptarët në jug e veriu kryejnë dializat me kursimet e veta, kur shqiptarët nuk marrin as shërbimin më minimal, ndërkohë që paguajnë shuma të konsiderueshme për sigurimet shëndetësore, kur fëmijët e vegjël nuk kurohen e madje humbin dhe jetën sepse paratë e prindërve dhe të afërmve të tyre shkojnë për lluksin dhe mirëqënien e qeveritarëve.

Çdo vit, akomodim zyrash, bileta e udhëtime jashtë Shqipërisë shkojnë relativisht 100 milion euro dhe spitalet e shkollat lëngojnë nga mungesa e investimeve.

Sigurisht nuk flas për kopshtet dhe çerdhet që lyhen e rregullohen cdo javë nga bashkia e tiranës, sepse ajo është paketa e propagandës televizive të Erion Velisë, por unë këtu ngre zërin për Tropojën,Kukësin, Vlorën apo Gjirokastrën e harruar, por që e zgjojnë nga përhumbja e vërfërisë, për cdo fushatë elektorale.

Pra kjo qeveri prej mëse tri vitesh ka vetëm një program, ka vetëm një axhendë-grabitje masive me cdo kusht, me ligj dhe pa ligj të të ardhurave nga taksat e shqiptarëve, si forma e abuzim pa limit me buxhetin.

Kjo është qeveria që nuk ka patur dhe nuk do të ketë as edhe një orë të vetme të funksionimit të saj, reformën, rritjen ekonomike, rritjen e pagave dhe pensioneve, rritjen e punësimit, zhvillimin e infrastrukturës!

Jo të nderuar kolegë, sepse periudha e artë për shqiptarët ishin vetëm 8 vitet e qeverisjes dhe programit të PD-së, programit të vërtetë social dhe ekonomik për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Ndërsa ju, në këto tri vite, funksiononi vetëm me një strategji qeverisëse, me një plan veprimi të menduare  të zbatuar me përpikmëri, vetëm tenderat, koncesionet nën formulimin “mbresëlënës” Partneriteti Publik&Privat.

Kolegë,

Ska se si të diskutojë kjo qeveri për programe reale sociale në një kohë kur viti që kaloi dhe ky që po jetojmë ishte viti i vëtvrasjeve nga depresioni, nga kriza, nga papunësia e burrave dhe grave, nënave të reja shqiptare.

Ska se si të diskutojë kjo qeveri për programe reale sociale, kur vetë INSTAT dhe Ministria e Punës ka pranuar që afro 400 mijë shqiptarë burra, gra, fëmijë e të  moshuar, mbijetojnë në sfidë me sigurimin e vakteve normale të ushqimit, në sfidë me gjetjen e një vendi pune për të përballuar  bukën e përditshme.

Realiteti që jetojmë nuk është kurrësesi nje normalitet social apo një normaliteti ekonomik, e aq më pak optimist, por është realiteti i   dëshpërimit, dhe i një pikëllim i thellë për cdo moshë që po jeton marrëzinë e kësaj qeverie.

Qytetarë shqiptarë!

Edhe pak ditë kanë mbetur nga mbyllja e një sesioni të vështirë e plot konflikte këtu në parlament.

Për mua si deputete e re, është një përvojë që dëshpëron por edhe më inkurajon fort në rrugën e nje opozitarizmi me kauza kombëtare, me kauza sociale që kanë në fokus ringritjen e Shqipërisë, kthimin e shpresës tek shqiptarët, që vendi nuk duhet lënë por duhet jetuar me mrekullitë që Zoti i ka falur kësaj toke.

Paketa e shpëtimit të Shqipërisë është paketa e reformave që PD i ka fokusuar tek lehtësimi i taksave dhe fuqizimi i biznesit, taksa e sheshtë 9%, ulja e TVSH-së në 15%, kontributi shoqëror 18%, e plot lehtësi të tjera dhe plane konkrete për të eliminuar korrupsionin shtetëror.

Ne bashkë me shqiptarët do t’ia dalim, ndërsa ju do të përfundoni në kurthin më të madh që ia keni ngritur vetes.


Fjala në Kuvend e deputetes së Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmata, 14 Korrik 2016

 

Read More
14 Kor
0

Fotografimi po tregon Shqipërinë e mbuluar më drogë, biznesi kriminal drejtohet nga qeveria

Përpara se të filloj me rendin e ditës, dua të njoftoj kolegët për një informacion shumë të rëndësishëm dhe të rëndë njëkohësisht, që na ka mbërritur në këto momente dhe gjithashtu të bëj edhe një kërkesë drejtuar parlamentit, kryesisë së parlamentit dhe kujtdo që mbulon këto çështje. Sipas, informacioneve të ardhura jo nga ministria e Sajmir Tahirit, por nga persona që po merren specifikisht me fotografimin e fushave të mbjella me kanabis, dhe brenda pak ditëve do të paraqitet raporti mbi sipërfaqet dhe sasitë e mbjellja me kanabis në territorin e Republikës së Shqipërisë, e nga këto informacione del se gjendja është më shumë se katastrofike. Përmasat janë të tilla që rrezikojnë ta fusin Shqipërinë në listat më të zeza që kanë ekzistuar ndonjëherë dhe kjo, edhe një herë e përsëris, sipas informacioneve që na vijnë nga shërbimet që po merren me këtë çështje.

Fakti është edhe më i rëndë kur po nga këto informacione rezulton se nuk janë vetëm trafikantët që e kryejnë këtë aktivitet, por është vetë policia e shtetit e implikuar direkt, pothuajse zyrtarisht në këtë aktivitet. Rezultojnë pothuajse të gjithë drejtuesit e policisë të implikuar drejpërdrejt, të cilët ngarkojnë punonjës policie të ruajnë arat e mbjella me kanabis. Para pak ditësh, u ndaluan disa prej këtyre policëve, por si duket ata ishin nga ajo pjesë që nuk çonin pjesën tek shefat. Eshtë direkt policia që merret me ruajtjen e arave me kanabis. Këtë informacion, po e përsëris, e sjellin të huajt dhe pas pak ditësh do ta keni në raport zyrtar. Prandaj këtu në këtë vend ndodhin këto që ndodhin; hyjnë bandat mes aeroportit dhe grabisin ditën për diell miliona euro sepse policët e Sajmir Tahirit ndërkohë po ruajnë arat me kanabis. Eshtë mbjellë Shqipëria me drogë nga cepi në cep. Na përmendnit Lazaratin. Lazarati…Lazarati…Lazarati… në atë kohë mbillej në Lazarat. Por sot, rezulton se vetëm në Lazarat nuk është mbjellë dhe është mbjellë në të gjithë Shqipërinë dhe kjo me urdhër dhe me porosi të Policisë së Shtetit, ose më mirë të atyre që drejtojnë rendin, sigurinë dhe policinë në këtë vend. Janë fakte që vijnë dhe pas pak ditësh do ti keni në raport ndërkombëtarësh. Me këto para blihet gjithçka. Me këto para si duket kërkojnë të blejnë votat prandaj i janë sulur dhe as nuk duan t’ia dinë se çfarë ndodh në Shqipëri. Vazhdojnë të bëjnë propagandë për gjëra pa vlerë, ndërkohë që bëhet nami nga cepi në cep. Janë miliarda që mbillen nga pushtetarët. 30 përqind kërkojnë shefat, ua numërojnë policët rrënjë për rrënjë, e në fund ua bëjnë edhe llogaritë aritmetike, kaq do më sjellësh mua. Eshtë bërë zyrtare dhe kjo do të pasqyrohet në raportet ndërkombëtare. Eshtë shumë e rëndë, sigurisht për ata që janë normalë. Janë miliarda se ku, për çfarë i mbledhin, ku duan t’i hedhin, ne provat i kemi. Me paratë e trafikantëve dhe të drogës, blihen vota. Blihen edhe media. Ka dalë që tentohen, të blihen takime me Presidentin e SHBA-së. Për këtë i duan paratë dhe për këtë heshtin. Sepse, gjithë paratë shkojnë në xhepat e atyre që drejtojnë, duke filluar që nga kryeministri tek ministri i brendshëm. Ndaj zonja kryetare, si kërkesë minimale është që raporti që do të bëhet publik brenda pak ditësh, minimalisht t’i vihet në dispozicion në mënyrë urgjente komisionit të sigurisë dhe ti dërgohet edhe Presidentit të Republikës. Po ju paralajmëroj, është një gjendje, pasojat e të cilës do ti ndjeni shumë shpejt.


Fjala e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka, në Parlament, 14 korrik 2016

 

 

Read More
14 Kor
0

Samiti i grave të PPE në Spanjë: Rama i zhytur në korrupsion, i trembet drejtësisë së pavarur

Kryetarja e LDG, Vokshi ngre shqetësimin për numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptare, shkaqet krimi dhe korrupsioni

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi i njohu përfaqësueset e Partive Popullore me qëndrimin e Partisë Demokratike për Reformën në Drejtësi, duke i informuar për punën që ka bërë opozita në përmirësimin e draftit dhe vendosmërinë e saj që produkti final të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Samitin i Grave të Partive Popullore Europiane u mbajt në Spanjë nën drejtimin e Europarlamentares Doris Pack.

Vokshi informoi koleget e PPE, se Rama ka bërë deri tani çdo përpjekje për ta kapur sistemin e drejtësisë, e jo për të pasur një reformë të qëndrueshme, që garanton një drejtësi që lufton krimin e korrupsionin.

Deputetja Vokshi tha se Kryeministri po qeveris me bandat dhe ka arritur në rekorde të paimagjinueshme korrupsioni e abuzimi, dhe është kjo arsyeja pse ai kundërshton me çdo kusht një reformë në drejtësi, që do të sillte drejtësi të pavarur. Një drejtësi e pavarur, do të thotë ndëshkim për korrupsionin e tij, tha Vokshi.

Në takimin me Doris Pack, Presidenten e Forumit të Gruas të Partive Popullore Europiane, Zonja Vokshi shprehu shqetësimin për fenomenin e braktisjes së Shqipërisë për shkaqe ekonomike. Ajo tha se shqiptarët janë të dytët në listat e azilkërkuesve pas refugjatëve të luftës. Deputetja Vokshi denoncoi abuzimet e pushtetit në Tiranë dhe rritjen e korrupsionit në sektorët jetikë si shëndetësia, ku miliona euro vidhen nga koncensionet e sajuara për miqtë e kryeministrit dhe të ministrit të shëndetësisë. Mbrojtja e krimit ekonomik dhe legalizimi i korrupsionit janë arsyet pse Rama kërkon të pushtojë institucionet e drejtësisë.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 14 korrik 2016

 

Read More