Blog

30 Qer
0

1 miliard euro në vit, shkojnë në xhepat e qeveritarëve, jo tek rritja e rrogave, pensioneve dhe investimeve publike

Nëpërmjet marrëveshjes që po diskutojmë sot, qeveria gjermane i jep mundësi qeverisë shqiptare, të marrë  nga banka KfW një financim prej dy milionë euro, për masa të nevojshme shoqëruese për zbatimin dhe mbikëqyrjen e projektit “Linja unazore 110 kV në Shqipërinë jugore (Përmirësimi i efiçencës në fushën e energjisë)”.

Granti do të ndihmojë me shërbime këshillimore të menaxhimit të OSHEE-së dhe ka si objektiv kryesor që të kontribuojë në uljen e konsiderueshme dhe të qëndrueshme të humbjeve (teknike dhe joteknike) në sistemin e shpërndarjes; në përmirësimin e performancës operacionale dhe financiare dhe në forcimin e kompetencës dhe kapaciteteve organizative, menaxheriale dhe mirëqeverisjes së përgjithshme të OSHEE-së.

Perfitoj nga rasti te falenderoj qeverine gjermane, per mbeshtetjen e vazhdueshme ne zhvillimin ekonomik te vendit.

Por qytetarët shqiptarë vazhdojnë të vuajnë çmimin e lartë të energjisë elektrike.

Nga ana tjetër, tani që sezoni turistik ka filluar, operatorët turistikë në jug të vendit ngrenë shqetësimin e mungesës të energjisë elektrike, të luhatjeve të tensionit dhe dëmtimit të pajisjeve elektroshtëpiake.

Përgjatë gjithë vijës bregdetare të Vlorës të shoqëron zhurma e gjeneratorëve dhe pushuesit, sapo përballen me mungesën e energjisë elektrike dhe për pasojëedhe me mungesën e ujit të pijshëm, largohen.

Debati për Reformën në Drejtësi nuk mund të zbehë problemet e mëdha dhe të rënda që po kalon vendi.

Ekonomia shqiptare është në gjendje kritike si rezultat i politikave të gabuara të qeverisë “Rama” dhe korrupsionit në çdo fushë të menaxhimit të financave publike.

FMN, në raportin e ditëve të fundit për politikat fiskale, konstaton se qeveria ka dështuar në fushën fiskale me taksën progresive dhe rritjen e taksave, duke e çuar Shqipërinë nëvendin me taksat më të larta në rajon.

Këto  politika fiskale, thekson FMN,  me rritje taksash, me parashikime tejet të gabuara mbi të ardhurat dhe mos rritje e të ardhurave e kanë përkeqësuar rendimentin fiskal dhe janë me pasoja të rënda  për buxhetin dhe ekonominë e vendit.

FMN shprehet se pavarësisht se taksat janë rritur gjatë dy viteve të fundit, të ardhurat nga taksat janë në të njëjtat nivele me ato të vitit 2009.

Përgjatë këtyre tre viteve, nga kjo foltore, kemi denoncuar  praktikat korruptive të qeverisjes, në fushën e Partneritetit Publik-Privat, por që në fakt janë koncesionet korruptive të kësaj qeverie.

Koncesionet më abuzive janë ato të shëndetësisë, që i marrin buxhetit të shtetit 300 milionë euro, pa i dhënë asnjë shërbim qytetarit shqiptar.

Buxheti i shtetit për shëndetësinë u jepet privatëve dhe vidhet nëpërmjet koncesioneve dhe nga ana tjetër flaken në rrugë qindra punonjës të personelit shëndetësor.

Vetëm dje janë larguar nga puna 40 punonjës të spitalit të Korçës dhe pritet shkarkimi dhe i 25 punonjësve të tjerë.

Janë kryefamiljarë, pjesa më e madhe kanë 25 vjet që punojnë në atë institucion. Vetëm me atë rrogë modeste si sanitare mbanin familjet e tyre me bukë.

Kam kontaktuar me disa prej tyre. Ato ishin të traumatizuara nga dëshpërimi dhe frika për atë çka i pret: skamje, varfëri, pamundësi për të ushqyer fëmijët e tyre, papunësi.

Papunësia është rritur në nivelin 17.7% dhe kryeministri ofendon qytetarët e tij: “Shqiptarët janë dembela, se punë ka, por nuk duan të punojnë”.

Sa turp. Cili është ai që nuk do të punojë dhe të sigurojë të ardhura për mirëqenien e familjes dhe të fëmijëve?

Dhe vazhdon më tej: “Punë ka, por nuk ka profesionistë, diplomat janë pa vlerë”.

Por si mund të zhvlerësosh punën plot përkushtim të pedagogëve, mësuesve të shkollave profesionale, studentëve dhe nxënësve për dije?

Flet për profesionistë dhe në punë futen vetëm të pa aftë, pa diplomë dhe me precedentë penalë, mjafton që të jenë militantë të PS dhe LSI.

Si mund të tallesh me korçarët dhe Korçën e traditave në zanatçinj, ustallarë, artizanë dhe të thuash që në Korçë ka 6500 vende pune të lira, por nuk paska profesionistë?

Situata e rëndë ekonomike në vend është rezultat i drejtpërdrejtë i përkeqësimit të klimës së biznesit nga kjo qeveri, siç e vërtetojnë edhe anketat e ndryshme të dhomave të tregtisë.

Dhe bizneset e huaja preferojnë të largohen dhe të investojnë në vendet fqinjë, sepse, tek ne, taksat u rritën, akcizat u rritën, energjia elektrike u rrit dhe nafta është më e shtrenjta në rajon.

Si pasojë e rritjes së         çmimeve, paga reale është 15% më e ulët dhe konsumi ka rënë ndjeshëm.

Janë pakësuar investimet prodhuese, veçanërisht ato në infrastrukturë. Jo vetëm që nuk ka asnjë projekt të ri në rrugë, por dhe në ato që janë në proces nuk po punohet fare se nuk ka fonde.

Investimet publike në muajin maj shënuan nivelin më të ulët, 1.8 miliardë lekë, nga 4.8 miliardë lekë të planifikuara në buxhet.

Si 5 mujor qeveria ka investuar vetëm 14 miliardë lekë, që është niveli më i ulët që nga viti 2008. Krahasuar me 5 mujorin e vitit të kaluar, investimet publike këtë vit janë 21% më të ulta.

Para një muaji ngrita një shqetësim shumë të madh të banorëve të fshatrave të Korçës dhe të rrethit të Kolonjës, për të cilët, rruga Korçë-Ersekë është bërë një ferr i vërtetë.

Por shqetësimi im si duket ka rënë në vesh të shurdhër, qeveria nuk ka ndërmend të akordojë ndonjë fond dhe gjendja e rrugës vazhdon të mbetet skandaloze.

KLSH deklaron se gjatë vitit 2015, dëmi ekonomik që i është shkaktuar shtetit, ka arritur në 1 miliard euro.

Pra 1 miliard euro në vit, që përfundojnë në pasuri në xhepat e qeveritarëve të korruptuar,në vend që të përfundojnë në rroga  më të larta, pensione më të larta, shërbime më të mira dhe investime publike.

Për këto arsye shqiptarët vazhdojnë të largohen nga vendi i tyre. Sipas Bankës Botërore, Shqipëria rezulton vendi me nivelin më të lartë të emigracionit në rajon, duke humbur avantazhin konkurrues, kapitalin njerëzor dhe krahun e lire të punës.

Kolegë deputetë!

Këto ditë, kjo situatë e rëndë ekonomike ka kaluar në plan të dytë dhe gjithë vëmendja është përqendruar  në debatin për miratimin e Reformës në Drejtësi.

Maxhoranca dhe kryeministri vazhdojnë të pështjellojnë opinioni publik dhe qytetarët me alibinë që ne e duam dhe bile sa më shpejt Reformën ne Drejtësi dhe PD dhe opozita nuk e dashka e po e zvarrit miratimin e saj, duke vënë kushte.

Por është këmbëngulja dhe kontributi i opozitës që prej afro një viti ajo që e futi këtë reformë në binarët e duhur.

Asnjë kusht nuk kemi vënë, kërkojmë vetëm një të drejtë legjitime për një çështje parimore: pjesëmarrjen e opozitës në seleksionimin e kandidaturave për të katër institucionet që do të bëjnë vlerësimin e prokurorëve dhe gjykatësve, për të penguar kapjen politike të sistemit, që pushtetet të jenë ndara nga njeri tjetri dhe të mos jenë të përqendruar në dorën e një njeriu, dhe më vonë të kalohet nga demokracia në diktaturë.

Ne po flasim për një reformë afatgjatë dhe të qëndrueshme në kohë dhe kahu i raportit maxhorancë-opozitë do të ndryshojë në zgjedhjet e ardhshme. Këtu nuk bëhet fjalë për të mbrojtur interesat e Lulzim Bashës sot në opozitë dhe neser në pushtet.

Çfarë pune i prish Edi Ramës, që me kokëfortësi nuk e pranon, pjesëmarrja e opozitës në këtë proces?

Mendoj se dy janë arsyet: ose ai nuk e do vërtet miratimin e reformës, ose do që drejtësinë ta ketë nën kontroll të plotë për të mbrojtur individët me rekorde kriminale të zgjedhur në parlament, në pushtetin vendor dhe në postet kyçe të administratës publike, për të mbrojtur korrupsionin qeveritar dhe skandalet e shumta të kësaj qeverie.

Trysnia e qeverisë dhe e kryeministrit u  pa fare qartë në gjykimin e skandalit të përgjimeve.

Shkalla e parë e gjykatës që dënoi policët ishte pjesë e kënetës dhe gjykatësi një vrasës me pagesë.

Shkalla e dytë, ajo që u tremb nga presioni qeveritar dhe u nënshtrua, duke liruar dhe kthyer në detyrë policët, nuk u përmend si pjesë e kënetës, sepse u soll mire me qeverinë dhe shtoi pikët në favor të Vetingut të nesërm.

Nësedështon miratimi i Reformës ne Drejtësi, përgjegjësiaështëvetëm e kreut te maxhorances Edi Rama, i cili, nga dëshirapër te kapur politikisht sistemin e drejtësisë, refuzon me kokëfortësi gatishmërinë e opozitëspër te gjetur një zgjidhje politike me konsensus, ne përputhje me rekomandimin e Komisionit te Venecias.

Le ta miratojmë me konsensus këtë reformë dhe askujt të mos i shkojë mendja se maxhoranca do të sigurojë vota nga deputetët e PD.

Është thënë dhe nga disa media. U përmend edhe këtu në seancë javën e kaluar nga zoti Balla se u është thënë deputetëve të PD të ndërpresin kontaktet me deputetët e PS se do përjashtohen nga grupi. Gënjeshtra absurde.

Deputetët e PD janë politikanë të përgjegjshëm për fatet e vendit të tyre dhe në unitet të plotë do të votojnë vetëm një reformë konsesuale, sipas Venecias, të pakapur politikisht, as nga maxhoranca e sotme, as nga maxhoranca e nesërme.

Deklaratat për zgjedhje të parakohshme dhe referendum popullor, tani që reforma është futur në kalendar nuk janë gjë tjetër vese jo të sinqerta dhe forma presioni.

Unë kam qene prej kohesh për zgjedhje te parakohshme, por jo vetëmpërkrizën politike për mos gjetjen e konsensusit nga maxhoranca, qe po e çon drejt dështimitreformën ne drejtësi, por edhe përkrizën e gjithanshme politike, ekonomike dhe sociale qe ka mbërthyer vendin.

Por zgjedhjet e parakohshmenuk mund te organizohen nga kjo qeveri, qe ështëvërtetuar me fakte si mjeshtre e manipulimit dhe e vjedhjes se votave. Duhet një qeveri teknike qe te përgatite dhe te çoje vendin drejt zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.

Është praktikisht e pamundur qe Reforma ne Drejtësi te kaloje ne referendum popullor. Kjo është thjesht një demagogji populiste e atyre qe e kane hedhur këtë ide. Reforma ne Drejtësiështë kaq komplekse sa populli nuk mund te shprehet vetëm me një “po” ose “jo” për te.

Ne duam një përfundim me sukses të kësaj reforme dhe nuk i mbyllim derën asnjë shansi për të arritur konsensusin gjatë këtyre ditëve.

Drejtësi e reformuar do të thotë drejtësi e pakapur politikisht.

I bëj thirrje deputetëve të PS dhe kryeministrit, nëse vërtet e duan Reformën në Drejtësi, ta pranojnë dhe ta zbatojnë rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias dhe me konsensus ta miratojmë sa më parë këtu në Kuvend këtë reformë.


Fjala e deputetit të Partisë Demokratike, Gjergji Papa, në Kuvend, 30 qershor 2016

 

Read More
30 Qer
0

Organizatat e pavarura dhe biznesi, të shqetësuara për krizën e thellë të ekonomisë në Shqipëri

Te nderuar kolege,

Miratimi i marreveshjes me Republiken Federale te Gjermanise per financimin e linjes 110 Kw te unazes se jugut eshte nje lajm i mire. Nepermjet saj i hapet rruge realizimit te nje projekti te filluar nga qeverisja e Partise Demokratike ne mandatin e saj te dyte. Ndertimi i linjes 110 Kw do te permiresoje ndjeshem furnizimin me energji elektrike ne sasi dhe cilesi ne zonat e jugut te vendit nje pjese e te cilave kane potenciale te larta per zhvillimin e turizmit por per fat te keq vazhdojne te vuajne nderprerje te furnizimit me energji elektrike edhe ne pikun e sezonit turistik. Nga ana tjeter ndertimi i kesaj linje do ti sherbeje se tepërmi rritjes se eficences te sistemit elektroenergjitik shqiptar duke permiresuar ndjeshem infrastrukturen e transmetimit e cila ne zonat e jugut ka pasur probleme jo te vogla. Investimet e kryera ne 10 vitet e fundit ne sistemin elektroenergjetik shqiptar ne kaskadat e hidrocentraleve dhe turbinate e prodhimit te energjise, ne linjat e transmetimit dhe nenstacinet e tensionit te larte ne te gjithe vendin bejne te mundur jo vetem furnizim me te mire me energji elektrike te qytetareve dhe ekonomise por rrisin ndjeshem kapacitetet e shkembimit te enrgjise me vendet e rajonit te cilat kane krijuar tashme nje treg te unifikuar. Realizimi i investimeve ne hidrocentrale si ato ne lumin Devoll e Vjose por edhe dhjetra hidrocentraleve me kapacitete me te vegjel do mundesoje shkembim me te mire dhe me te shpejte te kapaciteteve prodhuese te vendit duke rritur me tej edhe eficencen e tyre. Eshte rasti qe edhe nje here, ashtu si edhe ne financimin e projekteve te tjera ne sektorin e energjise por edhe ne fusha te tjera te ekonomise, te falenderojme qeverine e Republikes Federale Gjermane dhe popullin gjerman per ndihmen e pakursyer qe na japin per shvillimin e vendit tone dhe rritjen e mireqenies te qytetareve shqiptare.

Te nderuar kolege,

Tashme po mbyllet muaji i gjashte ne zbatimin e buxhetit te vitit 2016 dhe ne shume raste organizata te ndryshme nderkombetare perfshire FMN kane dhene vleresimet e tyre per performancen e ekonomise dhe te qeverise. Qeveria flet papushim per kapercimin e krizes, permiresimin e ambientit te biznesit dhe krijimin e premisave per rritje ekonomike. Situates roze qe paraqet ajo i korrespondon nje gjendje diametralisht e kundert pershkruar nga organizatat e pavarura dhe vete biznesi.

Ende nuk eshte mbushur nje muaj nga koha kur Dhoma Amerikane e Tregetise publikoi vrojtimin e saj ku 60% e antareve mendojne se ambienti i biznesit eshte perkeqesuar ose eshte shume i perkeqesuar krahasuar me nje vit me pare. Ky konstatim eshte ne te njejten linje me konstatimin e dhomes se bizneseve gjermane te cilet paralajmeruan largime te investitoreve te tyre per shkak te arbitraritetit nga organet shteterore dhe rritjes pa fre te taksave. Perkeqesimi ne klimen e te berit biznes eshte evidentuar nga Fondi Monetar Nderkombetar si nje nga faktoret kryesore qe po pengon rritjen ekonomike dhe daljen nga kriza. Fondi Monetar tashme edhe zyrtarisht i ka kerkuar qeverise shqiptare te beje me shume ne drejtim te permiresimit te klimes se te berit biznes pasi gjendja aktuale nuk eshte premtuese per arritjen e treguesve ekonomike. Keto paralajmerime kane rene ne vesh te shurdher pasi qeveria nepermjet qendrimeve arrogante ka hedhur poshte ankesat e biznesit per rritje te taksave dhe arbitraritet te organeve tatimore dhe doganore. Per qeverine dhe kryeministrin ka vetem biznese te cilet

abuzojne, nuk kane deshire te paguajne taksat dhe perpiqen te deformojne imazhin e nje qeverie qe ben reforma te cilat ne te vertete i kupton si reforma vetem qeveria. Para tre javesh FMN publikoi raportin per Shqiperine ku evidentoheshin nje mori kritikash dhe verejtjesh per te ashtuquajturat “reforma” te qeverise. Sipas FMN per te permiresuar klimen e te berit biznes nevojiten masa per te zgjidhur ceshtje si ajo e pronave, e kredive te keqija, taksave dhe reforma ne drejtesi.

FMN vlereson se borxhi publik eshte nga me te lartet ne rajon dhe perben nje risk ne nivel makroekonomik (ne 20 vendet e europes juglindore jemi te dytet pas Serbise per madhesine e borxhit). FMN vlereson se rritja ekonomike e Shqiperise eshte nen potencialin e saj. FDi jane kryesisht te fokusuara ne sektorin e hidrokarbureve. Pjesa me e madhe e tyre vlerësohet te perbehet nga TAP dhe hidrocentrali i Devollit. Sipas raportit te FMN te ardhurat fiskale jane me te ulta krahasuar me vendet e rajonit, dhe kjo ka ardhur si pasoje e dizenjimit fiskal te ndjekur nga qeveria dhe eficenca e ulet e sistemit. Implementimi i taksimit progresiv mbi te ardhurat personale dhe heqja e tatimit mbi biznesin e vogel kane ndikuar negativisht ne sistemin e taksimit dhe eficencen e tij. Nderkohe qe vendet europiane kane nje humbje ne rreth 15% ne te ardhurat nga TVSH, per Shqiperine vleresohet te kete nje humbje nga TVSH prej 34%-39%. Por nuk jane vetem keta tregues te cilet krijojne alarm. Investimet e Huaja Direkte per tremujorin e pare 2016 rezultuan ne masen 144 milione euro, plot 44% me te ulta sesa investimet e huaja direkte te tremujorit te pare te vitit paraardhes. Vlera e FDI per tremujorin e pare 2016 rezulton te jete me e ulet edhe sesa vlera e FDI per tremujorin e pare 2014.

Kreditimi i ekonomise gjate muajit Prill 2016 rezulton te jete 1.6% me i ulet sesa kreditimi i muajit Prill 2015. Kjo ulje eshte e ndikuar nga renja me 3% e kreditimit te bizneseve, nje nga treguesit kryesore te ngercit ekonomik qe po përjeton Shqiperia.

Akoma me keq paraqitet gjendja ne sektoret e tregetise se jashteme. Eksportet ne muajin Maj 2016 shenuan vleren 21 mld leke, duke u ulur me 2.9% krahasuar me muajin Prill 2016 si dhe u ulen me 14.8% krahasuar me muajin Maj 2015. Importet ne muajin Maj 2016 shenuan vleren 51 miliarde leke, duke u ulur me 2.5% krahasuar me muajin Prill 2016 kurse deficiti tregtar ne Maj 2015 rezulton te jete 48.6% me i larte sesa deficiti tregetar ne muajin Maj 2015. Eksportet gjate periudhes Janar-Maj 2016 rezultojne 8% me te ulta sesa ne periudhen Janar-Maj 2015 kurse importet jane 9.5% me te ulta per te njejten periudhe krahasimi. Situata eshte mjaft e zymte me investimet publike. Sot qe flasim niveli i realizimit te investimeve publike eshte 25% me i ulet se sa plani i qeverise per periudhen Janar-Qershor 2016 dhe 25% me i ulet se sa e njejta periudhe e vitit te kaluar. Te cudit se si eshte e mundur qe te mos realizohen investimet publike kur qeveria pretendon qe jo vetem e ka realizuar planin e mbledhjes se te ardhurave por e ka tejkaluar ate. Akoma me diskreditonjes eshte fakti i bere publik nga Fondi Monetar Nderkombetar qe qeveria ka krijuar detyrime te prapambetura ne likujdimin e bizneseve. Ky fakt rrezon edhe tullen e fundit me te cilen mburrej kjo qeveri, ate te likuidimit te detyrimeve te prapambetura.

Mori 300 milion euro borxh nepermjet marreveshjes me Fondin Monetar Nderkombetar per te shlyer detyrimet e prapambetura dhe rezultati eshte qe qeveria ka krijuar detyrime te reja te pa likujduara ndaj biznesit per punimet e kryera. Natyrisht qe me te drejte na lind pyetja qe ne kushtet kur investimet publike jane 25% me pak se plani si eshte e mundur qe te mos paguhen bizneset dhe te krijohen borxhe te reja? Pergjigjen ta japin koncensionet e qeverise ku paraja rrjedh lume dhe taksat e shqiptareve behen rrush e kumbulla. Qindra milione euro koncensione te panevojshme per check-up, dializa, sterilizime apo sherbime te tjera tek te cilat shteti ka investuar dhe mund ti kryeje vete por koncesionohen qe te majmet Nushja, Kryeministri dhe tere soji rreth tyre. Qershia mbi torte ne arritjet negative te qeverise eshte raporti i fundit i Kontrollit te Larte te Shtetit ku vetem per nje vit organet shteterore apo ndryshe qeveria Rama i kane shkaktuar buxhetit te shtetit 920 milione euro humbje. Si te mos mjaftojne keto, per cdo dite duhet te degjojme nga mengjesi ne darke, television me television, seance per seance ne parlament sic do bejne edhe sot, konference per konference per arritjet madheshtore te qeverise Rama, te pandehura ndonjehere ne keto 25 vitet e fundit, te cilave shqiptaret ne shenje mirenjohje po i pergjigjen me largime masive nga vendi.


Fjala e n/kryetarit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ne Kuvend, 30 qershor 2016

 

Read More
29 Qer
0

Basha: Partia Demokratike e gatshme që të angazhohet në çdo çast për t’i dhënë shqiptarëve drejtësinë e pakapur politikisht që është e vetmja drejtësi e reformuar

Nuk mund të pranojmë një drejtësi “Venecia minus”. Ftoj mazhorancën të lërë alibitë , dhe të gjejmë së bashku zgjidhjen përfundimtare të ceshtjes së vetme që mban peng reformen në drejtësi: zbatimin e plotë të Rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias.

Në përfundim të mbledhjes javore të grupit parlamentar dua t’ju informoj edhe për një takim jashtëzakonisht pozitiv që pata më heret me kryetarin e Komisionit për Çështje Europiane në Bundestag, në parlamentin gjerman, z. Gunther Krichbaum, i cili ndodhet për një vizitë disa ditore në Tiranë në kuadër të angazhimit të Bundestagut për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe ku diskutuam për sfidat e mëdha që Shqipëria ka përpara, siç janë ato të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, stanjacioni në të cilat ka përcaktuar Shqipërinë, siç u shprehën edhe miqtë gjermanë në ditët e kaluara, siç keni raportuar edhe ju në një trajektore jo përparimi por sprapsje të standardeve që kërkohen për integrimin europian të vendit.

Edhe këtu theksi u vu tek zbatimi i ligjit, tek zbatimi i reformave, por padyshim edhe tek adoptimi i tyre, siç është rasti për reformën në drejtësi. Për të cilën u vlerësua roli i opozitës në një vit e gjysëm, roli i Partisë Demokratike, për ta futur reformën në drejtësi në binarët europianë dhe euroatlantikë të përcaktuara nga Komisioni i Venecias.

Gjeta rastin ta garantoj kryetarin e Komisionit të Çështjeve Europiane z. Krichbaum, sikundër kam bërë edhe me partnerë të tjerë në këto ditë në vijim, për gatishmërinë absolute dhe të palëkundur të opozitës, për të ofruar, kërkuar dhe pranuar çdo zgjidhje  për çështjen e fundit që ndan palët për reformën në drejtësi, që është ajo e konstituimit të katër institucioneve të reja sipas draftit final të reformës në drejtësi. Dhe për këtë kemi kërkuar zbatimin e plotë dhe tërësor të rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias.

Nuk kemi imponuar asnjë kërkesë jashtë asaj çfarë rekomandon Opinioni Final i Komisionit të Venecias por sigurisht nuk mund të pranojmë një drejtësi “Venecia  minus”. Jo sepse ky  është një ushtrim teorik por sepse kjo do të përkthehet drejtpërdrejt në një drejtësi të kapur, të komanduar, të korruptuar, pra një padrejtësi për qytetarët.

Ndaj sot i bëj një thirrje kundërshtarëve tanë politikë, duke bërë fare të qartë se opozita nuk është tërhequr, nuk tërhiqet e nuk ka ndërmend të tërhiqet nga zbatimi i plotë i rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias, që të ndalim luftën verbale, të ndalim insinuatat, t’i japim shqiptarëve një qartësi që e meritojnë. Unë, Partia Demokratike, opozita është për zbatimin e plotë të rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias.

Nëse edhe z.Rama është për zbatimin e plotë të rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias jemi gati të ulemi të gjejmë, sigurisht përmes instrumentave që ekzistojnë, Komisionin Ad Hoc apo instrumenteve të tjera, zgjidhjen përfundimtare këtij problemi.

Shqiptarët nuk meritojnë akuza, nuk meritojnë provokime, nuk meritojnë ikje nga detyrimi që ka gdhendur Opinioni i i Venecias si për mazhorancën ashtu edhe për opozitën, por në veçanti për mazhorancën që ka përgjegjësi për këtë reformë duke qenë mazhorancë.

Ndaj në vend që t’i ikim rekomandimit 88, i bëj një thirrje dhe një ftesë mazhorancës të mos kapet pas alibive, të mos kapet pas fijeve të kashtës. Asgjë nuk e zbeh, as nuk e tjetërson detyrimin që ka për zbatimin e plotë dhe total të rekomandimit 88.

Unë dhe Partia Demokratike jemi të gatshëm që të angazhohemi në çdo çast për t’i dhënë shqiptarëve drejtësinë e pakapur politikisht që është e vetmja drejtësi e reformuar.


Deklarata për media e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, 29 qershor 2016

 

Read More
28 Qer
0

Reagim i Partisë Demokratike

Ministri i Financave i Qeverisë Grabitëse të 1 miliardë dollarëve të vjedhur në vit, sipas KLSH, zgjodhi të keqpërdorë dhe deformojë programin e PD për taksat, në përpjekje të dëshpëruar për të frikësuar 623 mijë të punësuarit se, gjoja të gjithë ata do të paguajne 110 milionë dollarë më shumë taksa me prezantimin e taksës së sheshtë prej 9%.

Një mashtrim i ulët nga paniku që kanë prej alternativës së PD. Ministri i Financave i Qeverisë Hajdute të 400 milionë dollarëve të vjedhur në vit në Tatime e Dogana, zgjodhi të dizinformojë qytetarët shqiptarë se me uljen e TVSH nga 20% ne 15% borxhi publik do të rritet ne 85% të GDP.

Ministri i Financave i Qeverisë Zhvatëse që bën tym 80 milionë dollarë të shpenzuar vetëm për luks dhe 15 milionë dollarë vetëm për bileta avioni, tentoi të frikesojë shqiptarët se gjoja programi i PD do të zhbeka ‘arritjet’ e qeverisë së mavijosur.

Partia Demokratike, duke hedhur poshtë me neveri shpifjet, trillimet dhe dashakeqësinë primitive të këtij ministri të Qeverisë së motos: Grabit-Vidh-Zhvat, deklaron se ora kur programi i PD do të zbatohet për të ndryshuar jetët e të gjithë shqiptarëve ka ardhur. Asnjë shqiptar nuk ka arsye të frikësohet nga balta Rama-Ahmetaj. Shqiptarët do të paguajnë më pas taksa dhe borxhi publik nuk do të rritet. Shqiptarët do të paguajnë më pak taksa dhe më shumë para do të ngelen në xhepat e tyre. Borxhi publik do të ulet në menyre drastike. Bujqit shqiptarë do të përfitojnë subvencion rreth 10 herë më shumë se sa marrin dot. Në arkën e shtetit do të hyjnë edhe ato 1 miliardë dollarë që sot përfundojnë në xhepat e Edi Ramës e hajdutëve të tij me tendera e koncecionet sipas motos Vidh-Grabit-Zhvat. Do të kthehen në vende pune, investime e mirëqënie edhe ato 400 milionë dollarë të evazionit e kontrabandës. Ja, pra, kush ka arsye të frikësohet nga programi financiar dhe ekonomik i PD: oligarkët, kontrabandistët, evazorët  dhe shërbëtorët e tyre në qeveri. Këta kanë arsye ta ndjejnë se ora e drejtesisë, jo drejtesisë së kapur nga partia, por drejtësisë së vërtetë, po troket.


Reagim i Partisë Demokratike, 28 Qershor 2016

 

Read More
28 Qer
0

Pazaret e Beqës lënë dhjetëra pacientë me leuçemi në mëshirë të fatit

Sot po sjellim para jush një shembull ulëritës se si Ilir Beqaj dhe Edi Rama bëjnë para me gjakun e shqiptarëve, në këtë rast me sëmundjet e gjakut.

Dhjetra burra e gra, fëmijë, të mitur, të rinj, të moshuar, që vuajnë nga leuçemia kanë qendruar të paktën 5 muaj pa ilaçin Fludara.

Pse?

Për shak të pazareve të Ilir Beqajt.

Edhe pse Fludara ishte bar i regjistruar nga kompania Sanofi Aventis, me çmim të kërkuar prej 276 euro pakoja, Beqaj në shkelje flagrante të ligjit ia hoqi të drejtën kësaj firme të njohur europiane, që tia jepte klientit të tij, të kompanisë Incomed, me çmim shumë herë më të lartë, me 390 euro kutia.

Miku i Beqës, i këtij hajduti me çizme, merrte pra 114 euro më shumë për çdo pako.

Dhe çfarë ndodh; sot paraqet ofertën kompania e Beqës, të nesërmen, miratohet në qeveri lista, vendoset rimbursimi. Nuk e vonon firmën Edi Rama as 24 orë.

C’është vallë gjithë kjo shpejtësi, gjithë kjo eficencë?

Eshtë korrupsion.

Eshtë e planifikuar.

Eshtë skema e vjedhjes.

Miku i Beqës, që mori lejen e importit në shkelje të ligjit, dhe iu bë gati në kohë rekord rimbursimi nga Edi Rama, tashmë jo vetëm mund ta sillte me një çmim katastrofik, por do të duhej ta kërkonte këtë bar nëpër bodrumet e depot e lindjes, sepse në perendim nuk e merrte dot, pasi prodhuesin e përzunë.

Miku i Beqës duhej ta gjente në Turqi e vende të tjera, ku mund a merrte edhe me 2 lekë, apo në prag të skadimit, sigurisht të dyshimtë për cilësinë dhe sigurinë e tij, të rrezikshme për shëndetin.

Kur klienti i Beqës nuk do e gjente me pazar të lirë në bodrumet e depot e vendeve të lindjes, e linte tregun bosh.

Bashkëqytetarët tanë, burra e gra, fëmijë, të mitur e të moshuar që vuajnë nga leuçemia ishin në dorë të zotit. Pa trajtim.

Rreth 5 muaj ka ndodhur çdo ditë ky krim.

Vuajnë të sëmurët, vuajnë familjet e tyre. Janë rrënuar ekonomikisht. Një dramë e madhe.

Po për Ilir Beqën çfarë është kjo? Një lajm i mirë padyshim.  Sepse biznesi i tij rritet. Sepse më shumë pako 390 euroshe do paguajë qeveria, para të shqiptarëve. Më shumë para për të e për Edi Ramën.

Si ky rast është gjithë shëndetësia. Një ferr për shqiptarët, e parajsë financiare për Beqën e Ramën.

10 herë deri sot duhet të kishte shkuar në burg Ilir Beqaj për këtë hajdutëri me shëndetin e shqiptarëve.

E di mirë ai, dhe shefi i tij.

Ndaj e duan drejtësinë me çdo kusht.

Ndaj duan të emërojnë vetë prokurorët e gjykatësit.

Po drejtësinë nuk do ta kenë, dhe milionat që kanë marrë nga sëmundjet e vuajtjet e shqiptarëve nuk do ti gëzojnë.


Deklaratë e deputetes Albana Vokshi, 28 qershor 2016

Read More
27 Qer
0

Deklaratë e nënkryetarit të Komisionit për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi

Letra që kongresmenët amerikanë, Kryetari i Komitetit për Europën në Komisionin e Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan Dana Rohrabacher dhe David Jolly e Robert Aderholt i kanë drejtuar Sekretarit Kerry,  lidhur me reformën në drejtësi është një kontribut i çmuar për tiu dhënë shqiptarëve nje drejtësi të pavarur sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe që garanton moskapjen politike.

Kongresmenët amerikanë duke iu referuar Komisionit të Venecias kanë sugjeruar si zgjidhje të çështjes së vetme ku palët nuk bien dakord, adoptimin dhe zbatimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias, duke e konsideruar këtë si garanci për një reformë të suksesshme dhe të gjithpranuar në drejtësi.

Urojmë dhe shpresojmë që ky angazhim i kongresmenëve amerikanë të shërbejë si një shtysë për mazhorancën për të zhbllokuar reformën në drejtësi, duke i dhënë zgjidhjen e propozuar nga Komisioni i Venecias në rekomandimin 88.

Uroj që Edi Rama të heqë dorë nga përpjekja e tij për të kontrolluar gjyqësorin dhe t’i hapë rrugë konsensusit për reformën në drejtësi si rruga e vetme per tju dhënë qytetareve drejtësinë qe duan, drejtësinë që nuk mbron por ndëshkon krimin dhe korrupsionin.​

Bashkëngjitur faksimile e letrës.


 

Njoftim për media i Partisë Demokratike, 27 qershor 2016

Letter to Sec. Kerry on Albania

Read More
26 Qer
0

Bujqesia do të jetë prioritet, 100 milionë euro në vit subvencione dhe 50 milionë euro investime në infrastrukturën bujqesore

Për t’i treguar se sa e rëndë është gjendja e fermerëve dhe se Edi Rama erdhi me mashtrime në pushtet fermerët e Çermës e çuan zotin Basha në një fermë lopësh të falimentuar. Në vitin 2013 fermeri kishte 50 lopë dhe zoti Rama i premtoi se do t’i 10- fishonte. Sot 3 -vjet më pas ai nuk ka asnjë lopë pasi ka falimentuar.

Fermer: Ka qenë Kryeministri përpara se të vinte në pushtet dhe i ka thënë :” Sa kokë ke?”, ai i ka thënë: “Kam 50 kokë”-“ Do t’i bësh 500 kur të vij unë në pushtet”. Shikoje sa ka tani. ASNJË.
Në rrethin e Lushnjës në dijeninë time nuk merr asnjë subvencion. Janë  2-3 kokrra që marrin subvencione,  të paracaktuara.

Fermer: Kemi patur 48 lopë.

Basha: 48 lopë këtu në këtë vend?

Fermer: Edhe 25 mështjerra.

Basha: 48 kokë dhe tani s’ke asgjë.

Fermer: Asgjë.

Basha: Po pse i hoqe?

Fermer : Nuk mbahen.

Basha: S’ia dilje dot?

Fermer: Jo, jo nuk ia dilja dot.

Fermer: Kostoja e prodhimit me atë që shesim është shumë e lartë. Ne pothuajse kemi falimentuar. Jo pothuajse, po ajo është e falimentuar.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka theksuar se në qeverisjen e  ardhshme bujqësia do të jetë prioritet. 150 milionë euro do te jetë buxheti për bujqësinë, ku 100 milionë do të shkojnë për subvencionimin e fermerëve.

Basha: 1.5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto mbështetje buxhetore për bujqësinë, kjo është 150 milionë euro në vit. 50 milionë për infrastrukturën, për kanalet, për digat, për ujitjen, për rrugët e  aksesit, për tregun, se edhe tregu është problem dhe 100 milionë euro subvencione të drejtpërdrejta për fermerët.  Sot planifikojnë 5 milionë, nuk i shpërndajnë as 2 milionë sepse i vjedhin. Me 100 milionë euro subvencione çdo familje fermerë do të mbështetet drejtpërdrejtë me lekë në dorë. Nuk do të ketë as kërkesë për NIPT, nuk do të ketë as burokracira të tjera, as të kesh kaq dynym, as të kesh kaq kokë lopë, sa kokë mështjerra ke, sa hektarë tokë ke, po ti punosh do të marrësh subvencion nga shteti. Kjo është skema jonë.

Të rinjtë e Çermës i shprehen zotit Basha  shqetësimin për mbylljen e filialit të Universitetit
Bujqësor. Ky filial u jepte mundësi të rinjve të Myzeqesë të specializohen për bujqësinë. Zoti Basha ka theksuar se të gjitha filialet do të hapen duke u fokusuar tek rritja e cilësisë.

Student: Këtu ishte një universitet që të gjithë fermerët çonin fëmijët e tyre në mënyrë që të arrinin të rriteshin dhe të profesionalizoheshin, të rritej si cilësia, ekonomia, arsimi brenda qytetit të Lushnjës. Kjo gjë që nga momenti që erdhi PS në pushtet u hoq nga Lushnja.

Basha: Të gjitha filialet do të rihapen dhe do të financohen. S’kemi ne hesap të mbyllim filiale. A po, cilësia do përmirësim dhe do të ketë përmirësim.

Një situatë të rëndë paraqiten dhe fermerët e Dushkut. Rritja e çmimit të plehrave, karburantit, ka rritur koston e prodhimit dhe ka çuar drejt falimentimit fermerët.

Fermer: Këta na kanë shkatërruar, na kanë degjeneruar në atë farë feje që nuk ke nga e shtyjmë më. Unë kam 20 kuintal fasule kam dy vjet ende të pashitura, të pashitura i kam aty nuk pyet njeri.
Fermer: Një dynym e gjysëm serë kam unë, një milion e gjysëm lekë më bën farishtja e domates që e kam blerë në Elbasan. Nga këto 1 milionë e 200 mijë lekë unë, gati 2 milionë kam marrë gjithsej, pa futur këtu krahun e punës, helmet, çdo gjë. Dhe  subvencionimet  s’i ka parë njeri. Rrojmë, po s’rrojmë.

Fermer: Po të rrish edhe një vit të gjithë këto burrat këtu do t’i shikosh barkas. Se po s’pate lekë, po s’pate … ça do bësh, se sera kanë të gjithë, po s’kanë lekë. Ka marrë njeri lekë?  Ku janë lekët?

Fermer: Po i shikojmë në televizor që po ikën8 droga me kuintal ne s’na lë të hamë një qese bukë, bukë. Atë nuk e di unë, se shikoj televizorin dhe vetë nuk i kam parë. Kështu që unë them Zoti dhe neve bashkërisht, ti që do ta marrësh çfarë premtimi na jep se ne jemi në pikë të hallit.

Basha: Artur përgjigjja është kjo, për çdo kokë bagëtie, lopë, mështjerrë, çfarë të kesh, për çdo dynym tokë që punon fermeri shqiptar do të ketë mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore, lekë në dorë nga shteti. 80 milionë në vit këta i bëjnë rrush e kumbulla për zyra e makina, 15 milionë në vit i bëjnë rrush e kumbulla vetëm për bileta avioni. Imagjinoni se ku shkojnë paratë e taksapaguesve.

Zoti Basha vizitoi dhe një kompani prodhimi. Sipërmarrësi shprehu shqetësimin për taksat e larta, rritjen e çmimit të energjisë çka ka çuar në reduktimin e numrit të punonjësve dhe uljen e pagave.

Pronar kompanie: Energjia asnjë lloj rimbursimi. Shumë, shumë po flitet jo subvencionime, jo gjëra. Unë kam kaq kohë këtu që unë s’e kam parë dorën e shtetit.

Basha: Si çdo kompani tjetër ti do të kesh uljen e taksës nga 15 % në 9%, zerimin e dividentit, TVSH-në në 15% dhe kjo padyshim do të japë një impakt pozitiv ty si biznes. Çfarë presim nga ty është të hapësh më shumë vende pune dhe t’i paguash më mirë punëtorët.
Pronar kompanie: Jemi të mirëkuptueshëm në qoftë se na vini një dorë dhe ne u japim një dorë këtyre.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 26 Qershor 2016

Read More
25 Qer
0

Ti japim vendit një demokraci që nuk guxon të dhunojë votën apo të manipulojë numërimin,  një drejtësi që nuk mbron por ndërshkon krimin dhe korrupsionin qeveritar

I nderuar z.Mediu, kryetar i Partisë Republikane,

Të nderuar anëtare të Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane,

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Ju falënderoj për ftesën dhe është kënaqësi të ndodhem sot në mesin tuaj ku me të vërtetë ndihem si në shtëpinë time. Siç dua, besoj dhe dëshiroj që edhe ju ndjeheni në shtëpinë tuaj, në Partinë Demokratike të Shqipërisë, jo vetëm në selinë qendrore në Tiranë por kudo ku demokratë, republikanë e aleatë të tjerë  të opozitës janë bashkuar, jo rreth numrave por rreth vlerave.

Jemi bashkuar rreth vlerave herët  në nisje të udhëtimit tonë për një Shqipëri europiane dhe euroatlantike. Në ditët dhe netët e gjata të një Shqipërie të lënë në mëshirën e fatit larg syve dhe vëmendjes së Zotit nga një diktaturë e egër, fundi i së cilës na gjeti më të varfër se Afrika Ekuatoriale, më të robëruar se Koreja e Veriut.

Por ja dolëm falë bashkimit tonë të vlerave që këto 25 vite në qeverisje së bashku dhe në opozitë së bashku duke besuar fort në vlerat që ndërtuan perëndimin, që ndërtuan Europën, që ndërtuan Amerikën ta nxirrnim Shqipërinë nga izolimi i gjithanshëm dhe të nxirrnim  izolimin nga shpirti dhe mendja e shqiptarëve që i regjimi kishte projektuar si “njeriun e ri”, pa shpirt, pa besim, pa identitet, pa shpresë dhe pa dinjitet.

Dhe sot falë këtij bashkëpunimi të shkëlqyer 25-vjeçar në opozitë dhe qeverisje shqiptarët janë qenie krejtësisht të ndryshme nga ata që u shfaqën 25 vite më parë. Ata lëvizin falë qeverisjes tonë pa viza në zonën Shengen.

 Shqipëria ka varrosur një herë e përgjithmonë dilemat e saj ekzistenciale duke u anëtarësuar në aleancën më të fuqishme politike dhe ushtarake të botës për të cilën z.Mediu ka një kontribut të veçantë dhe do të thoja historik në rolin e tij si ministër i Mbrojtjes gjatë anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Dhe jemi sot një vend kandidat për një klub paqe dhe vlerash i cili me të vërtetë duket se ka marrë një goditje politike me largimin e  Britanisë së Madhe, por që mbetet sot e përgjithmonë jo në përmasat e tij gjeografike, as në strukturën e tij institucionale por në vlerat që e sollën bashkë e do ta mbajnë bashkë, pavarësisht prej të ardhmes që askush nuk e parashikon dot sesi do te jete, pikërisht në këto vlera respektin e patundur për të drejtat e njeriut, për individin si thelbin e një shoqërie të lirë, të drejtë dhe të mirë, respektin për pronën, shenjtëria e të cilës është përcaktuar si themeli i identitetit europian. Respektin për shtetin ligjor pa të cilin asgjë, as demokracia nuk ka kuptim, e madje kthehet në një rrezik siç e pamë 70 vite më parë në këtë kontinent. Dhe padyshim për një demokraci funksionale, ku mazhoranca qeveris në bazë të premtimeve e gjykohet në bazë të mbajtjes së këtyre premtimeve, e ku minoranca është e mandatuar jo vetëm nga votuesit e saj por nga e gjithë populli të luajë rolin e saj si gardian i shtetit ligjor, i Kushtetutës dhe i demokracisë.

A nuk janë këto vlerat që na bashkojnë më shumë se asgjë tjetër, njohjet, simpatitë personale, apo betejat e përbashkëta që kemi luftuar, humbur apo fituar së bashku. A nuk janë këto vlerat që na bëjnë të qëndrojmë fort në ditët e para të revanshit rilindas ku përtej premtimeve të bukura, premtimeve për 300 mijë vende pune e shtet ligjor, Edi Rama çorrimaskën dhe u shfaq si një oligark revanshist, i lidhur, i marrë peng nga e kaluara e tij e qeverisjes së tij me krimin në Bashkinë e Tiranës. Trashëgimi që mori dhe e përcolli në qeverisjen e vendit duke i dhuruar shqiptarëve në vitin 2013 në vend të një të nesërme të sigurtë dhe të  një ekonomie të fortë, të një shteti ligjor që funksiononte akoma më mirë se ç’funksiononte në qeverisjen tonë dhe një demokracie akoma më të përparuar, damkën më të zezë në 25 vite: bashkëqeverisjen me krimin.

Ne e pamë, ne e prekëm që në fillim këtë vullnet të mbrapshtë sepse ai i kishte rrënjët tek pakti politik i aleancës së qelbësirave, të vetëpagëzuar kështu nga ata që i bënë thirrjevulgut të vulgut dhe të çdo krimineli të bashkohej, jo për një palë zgjedhje normale dhe për një rotacion normal, të cilin e pranojmë dhe e përshëndesim si një fakt të demokracisë, por si një bashkim antivlerash.

Me mendjelehtësi apo me prepotencë, pak rëndësi ka, pakti i bërë me krimin në vitin 2013 filloi të japë rezultatet e saj menjëherë pas këtyre zgjedhjeve.

Promovimi i personave me rekorde të tmerrshme kriminale, depërtimi i drejtpërdrejtë i këtyre personave në qeverisje, në parlament, në bashkitë e vendit, në Policinë e Shtetit, në dogana, në tatime dhe në çdo zyrë të shtetit, është rruga e vetme dhe më e zezë që Edi Rama krijoi në këto tre vite të keqqeverisjes.

Ky është themeli i çdo të keqeje tjetër. Në një shtet të kriminalizuar në çdo qelizë nuk ka si të luftohet korrupsioni, por ai merr hov, e arrin nivele të paimagjinueshme, në 2.2 miliard euro të zhvatura, të shpërdoruara, vjedhura, humbura në dy vite të qeverisjes.

Në një vend ku krimi bashkëqeveris, ku krimi merr vendimet për çdo emërim, për çdo tender, në dogana e tatimet e shqiptarëve nuk është çudi që doganat dhe tatimet që janë kthyer në makthin e bizneseve të ndershme në mburojën e evazionistëve dhe klientelës së qeverisë t’ja dalin që me sukses vetëm në një vit të tjetërsojnë 400 milionë euro të shqiptarëve.

Në një vend ku krimi bashkëqeveris  dhe është aleati më i fortë dhe më i sigurtë i Kryeministrit, nuk kemi çfarë të presim tjetër pra, përveçse rënie të përshpejtuar ekonomike, mbyllje të bizneseve, shpunësim masiv dhe bashkë me to dëshpërim, kredhje ne depresion, eksod, si asnjëherë më parë, me përjashtim të viteve të para të tranzicionit.

Këto janë produktet e drejtpërdrejta të rilindjes së krimit dhe bashkëqeverisjes së saj me rilindjen e Edi Ramës.

Ne i pamë që në fillim, nuk u mjaftuan me denoncimet tona të cilat nxorrën në dritën e diellit, para opinionit publik dhe faktorit ndërkombëtar me emër dhe mbiemër, fytyrat me biografitë e shëmtuara të njerëzve pa asnjë ditë kontribut në politikë, as djathtas, as majtas. Por me dhjetëra javë, muaj e vite në burgjet famëkeqe të Europës, për trafik droge, për shitjen e vajzave dh egrave shqiptare në tregjet e prostitucionit europian, për vrasje dhe krim të organizuar.

Dhe nuk u mjaftuam vetëm me denoncimin. Kjo opozitë, PD, PR, ne më të fortët që mbetëm, se pushteti e ka zakon t’i qëmtojë dhe t’i gëlltisë më të dobtët, në këtë mënyrë i bën një shërbim të madh opoziës. Ne imponuam, jo me numra por me besimin e madh në vlerat tona reformën më esenciale të Shqipërisë në këto 3 vite dhe më të rëndësishmen në këto 25 vite, Ligjin për Dekriminalizimin.

Nuk erdhi si një vullnet i përbashkët, erdhi si një imponim, imponim i një shumice që tejkalonte numrat tanë në Parlament, që tejkalonte anëtarësinë tonë e tejkalonte, jam i sigurt edhe votueist tanë atëherë, sot dhe nesër.

Si një vullnet kombëtar që ekspozoi qartë se shumica parlamentare është një pakicë, një bandë e izoluar, jo vetëm nga votuesit opozitarë por edhe nga votuesit e vet. Gjithmonë e më e izoluar nga realiteti, nga dhimbja e madhe që ka shkaktuar në fshat dhe në qytet. Nga terrori me të cilin godet të pamundurit, të pambrojturin, njeriun pa akses në pushtet, i djathtë apo i majtë qoftë. Nga mizerja ekonomike që ka shkaktuar duke kredhur 46 % të shqiptarëve në një nivel varfërie ku familjet e këtyre 46 në 100 shqiptarë jetojnë me më pak se 5 mijë lekë të vjetra në ditë. Ndërkohë qeveritarët janë kredhur në një luks të paparë, të shfrenuar, konkurrues edhe me Donald Trump e milionerët europianë, amerikanë apo sheikët e Arabisë. Ku i gjetën paratë vallë?! A mos iu lanë baballarët puse nafte?! Apo kompani e korporata të mirëstrukturuara fitimprurëse?! E kanë zbuluar korporatën e tyre të fitimit. Quhet oligarkia shqiptare dhe është ndërtuar mbi shtypjen, mbi vjedhjen, mbi krimin, mbi kurrizin e mijëra e mijëra shqiptarëve e në veçanti të atyre që punojnë, duan të punojnë e dinë të punojnë e që ndjejnë drejpërdrejtë në vend të dorës mbështetëse të shtetit, kërbaçin dhe haraçin në shpinën e tyre, në xhepat e tyre në faturat e tyre të fryra, në taksat abuzive, në tavolinat e tyre, në bukën e fëmijëve.

 Edhe këtu opozita jonë nuk ka ndenjur duarkryq. Nuk jemi mjaftuar vetëm me denoncimin. Kemi formuluar zgjidhjet. Platforma jonë e taksave të ulëta, e thjeshtimit të sistemit të taksave, e uljes së çmimit të energjisë, e kompensimit të energjisë për shtresat në nevojë, platforma jonë e zhvillimit ekonomik përmes prioriteteve të vërteta që janë infrastruktura shqiptare, bujqësia shqiptare, turizmi dhe energjia dhe jo zyrat e shtetit dhe xhaguarët për menderet e qeveritarëve është rruga e daljes nga kriza e gjithanshme ku e ka zhytur Shqipërinë Edi Rama dhe oligarkia e tij e korruptuar dhe kriminale.

Pra jemi bashkuar në vlera por jemi të bashkuar edhe në zgjidhje. Dhe kjo është detyra jonë.

Nuk ka shqiptar që nuk e sheh keqqeverisjen sot. Avantazhi është se ndodhem në shtëpinë time këtu në Partinë Republikane tek aleati ynë historik. Disavantazhi është që ato që z Mediu i ceku këtu janë as më pak dhe as më shumë mendime dhe qëndrime tona, mendimet dhe qëndrimet e mia, ndaj pa përsëritur asgjë çfarë u tha më parë nga kryetari juaj më lejoni tu them se detyra jonë sot nuk është thjeshtë të konstatojmë dhe të denoncojmë, pavarësisht se e bëjmë dhe duhet ta bëjmë deri në fund të mandatit tonë si opozitë, por opozita është edhe alternativa, është edhe zgjidhja, është edhe shpresa. Ndaj dhe kemi formuluar dhe së bashku po konsultojmë me qytetarët, me biznesin, me fermerët, me intelektualët, rrugët tona të daljes nga kriza. Për ti ofruar Shqipërisë një model me të vërtetë europian të vlerave, me këmbë në tokë por me vështrimin drejt një destinacioni të cilin jam i bindur se mund ta arrijmë të gjithë së bashku: të një shteti ligjor i cili funksionon për të gjithë dhe jo vetëm për të mbrojtur të pasuriN, të korruptuarin, kriminelin e për të goditur të pafajshmin. Të një demokracie që nuk guxon të dhunojë votën apo të manipulojë numërimin, të një drejtësie që nuk mbron por ndërshkon krimin dhe korrupsionin qeveritar.

Kemi formuluar zgjidhjet tona ashtu si formuluam reformën e dekriminalizimit dhe e bëmë realitet me fuqinë dhe legjitimitetin e padiskutueshëm të sovranit, ashtu do të përparojmë drejt këtyre zgjidhjeve.

Shqipëria do të ketë një sistem zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Pyetja është; a do t’ia dalim bashkë me sovranin t’ia imponojmë sot kësaj oligarkie e cila bashkë me firmosjen e një sistemi të tillë zgjedhor të pacenueshëm ka firmosur “de facto” edhe largimin e saj nga pushteti?  Apo do të na duhet që ti bëjmë thirrje sovranit për ta larguar këtë qeveri dhe për të imponuar zgjedhje të parakohshme me një qeveri teknike e cila së paku nuk do të jetë në gjendje të cenojë standardet minimale zgjedhore për shqiptarët?

Pyetja është; a do ti imponojmë kësaj oligarkie, modelit rama, modelit të Elvis Rroshit në bashkitë e Shqipërisë, modelit të Prengës me shokë në Parlamentin e Shqipërisë, modelit të Arben Ahmetajt të çarterit në ekonominë e Shqipërisë, modelit të Saimir Tahirit dhe njëmijë e një gjirizeve të tij të krimit, modelit të Elisa Spiropalëve në dogana e tatime, një drejtësi të pavarur, hetues, prokurorë dhe gjyqtarë të pavarur dhe të pakapur, as nga duart e dukshme as nga duart e padukshme të kësaj qeverie duke zbatuar të vetmin kusht të opozitës, plotësimin e rekomandimit 88 të plotë e jo të pjesshëm si rruga që u ofron shqiptarëve një drejtësi të pavarur, të pakapur e të pandikuar nga maxhoranca aktuale dhe aksionet e saj të jashtëzakonshme për ti mos iu nënshtruar hetimit dhe gjykimit të pavarur?

A do ta bëjmë dot ?! Kjo nuk varet nga ne. Ne e kemi thënë fjalën tonë. Nuk kërkojmë asgjë më shumë se zbatimi i plotë rekomandimit 88 të arbitrit të arbitrave, Komisionit të Venecias që është zotuar ky kryeministër në Tiranë, Bruksel dhe Uashington që e pranon të plotë dhe pacensurë. Nuk pranojmë dhe nuk do të pranojmë asgjë me pak dhe asnjë gjyqtar mbi Komisionin e Venecias. Zgjidhja është aty.

Ne kemi formuluar në ditët e fundit mënyrat, format, metodat europiane të implementimit të parimeve të rekomandimit 88. Asnjë argument nuk është paraqitur nga ana tjetër dhe asnjë argument nuk mund të paraqitet përveçse dëshirës të shpallur tashmë para shqiptarëve dhe të lidhur me ankthin të kësaj qeverie e në veçanti të këtij kryeministri për të qenë subjekti i një drejtësie të pavarur.

Nëse nuk ia dalim dot, nëse kjo oligarki është e vendosur me çdo kusht të sabotojë Reformën në Drejtësi apo ta shtyjë vendin drejt destabilizimit politik përmes deligjitimimit të Parlamentit, atëherë le ti garantojmë sot shqiptarët se opozita, alternativa e tyre i ka zgjidhjet dhe se në fushatën e ardhshme elektorale votën do ta kërkojmë edhe një për Reformë në Drejtësi larg duarve të Edi Ramës, larg duarve të korrupsionit dhe larg duarve të krimit të lidhur me të për një Reformë në Drejtësi sipas standardit të Komisionit të Venecias që sot i garantoj shqiptarët do të bëhet, me ose pa Edi Ramën.

Zgjidhjet dhe formulimet tona nuk kanë vlerë përsa kohë që ne nuk jemi pranë me qytetarët që ndjejnë ditë për ditë lakun që u shtrëngohet në fyt. Porositë për këtë parti sigurisht që i jep kryetari juaj, dhe ne edhe pse jemi aleatë kemi respektuar dhe respektojmë fuqishëm sovraniteti e forcave politike të çdo force politike në aleancën tonë. Por me lejoni ti jap forcë argumentit dhe porosisë që është dhe mbetet sot porosia për çdo opozitar: për të trokitur në çdo derë; për të dëgjuar nga afër dhe për të prekur e parë problemet dhe dhimbjen e madhe të shqiptarëve nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, nga lagjet qendrore të Tiranës deri në fshatrat më të thella të Shqipërisë, e për ti formuluar zgjidhjet tona jo në aula si këto, por aty pranë tyre, jo thjeshtë me bindjen tonë se janë zgjidhjet që mund dhe do të funksionojnë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhe mjerimi ekonomik por po kështu me dëshirën, vullnetin dhe domosdoshmërinë për ti kthyer këto përmes një bashkëbisedimit të tillë te vërtetë e jo tribunash në zgjidhje të përbashkëta të shumicës absolute të shqiptarëve që kërkon një orë me më parë largimin e Edi Ramës nga qeverisja e vendit.

Ju faleminderit!


Fjala e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbajtur në Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, 25 Qershor 2016

 

Read More
25 Qer
0

Shteti i së drejtës i kërcënuar nga Rama, shpëtim për vendin, platforma e PD

Drejtuesi i Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës, Bardh Spahia zhvilloi një vizitë në SHBA, ku u takua me drejtues të diasporës, shoqatave të Emigracionit  dhe përfaqësues të politikës amerikane në nivel qendror e lokal.

Nje takim me senatorin e shtetit të Neë York, Marty Golden z. Spahia vlerësoi rolin e SHBA në kauzat e dekriminalizimit dhe Reformën në Drejtësi duke theksuar se kryeministri Rama dhe pushteti i tij mbajnë  peng sistemin dhe kërkojnë që  reforma ta kthejë drejtësinë  në vasalitetin e qeverisë dhe interesave të saj. Zoti Spahia e njohu senatorin amerikan me përpjekjet dhe qëndrimet e opozitës dhe kryetarit Lulzim Basha për dekriminalizimin e politikës, qeverisë Parlamentit  dhe institucioneve shqiptare nëpërmjet një fushate të gjerë denoncimesh për afera korruptive dhe kriminale. Zoti Spahia tha se PD kërkon vetëm zbatimin e parimeve të Komisionit të Venecias për Reformën në Drejtësi, si autoriteti më i lartë dhe garantuesi ndërkombëtar në këtë çështje.

Zoti Spahia njohu senatorin amerikan dhe me programin e PD për ringritjen e vendit, ku u përqëndrua tek  strategjia e antikorrupsionit, për çlirimin e shtetit nga kapja e krimit, ulja e barrës fiskale dhe ngritja e një  klime të favorshme biznesi.

Në takim me kryetarin e bashkisë së  Cliffside z, Tomas Calabrese në shtetin e  Në Jersey, ku jeton komuniteti më i madh i shqiptarëve, ky i fundit i shprehu zotit Spahia  konsideratat më të larta për diasporën dhe emigrantët shqiptarë si një faktor i rëndësishëm në zhvillimet politike dhe social-ekonomike të SHBA. Zoti Spahia theksoi se Departamenti i Emigracionit dhe Diasporës në PD ka një program për integrimin dhe rolin  e komunitetit të  Diasporës dhe emigrantëve të SHBA në sektorë të ndryshëm.

Me anëtarin e njohur të  diasporës z. Mark Gjonaj u diskutua mbi gjendjen aktuale në Shqipëri duke theksuar rolin e opozitës për të siguruar një reformë në drejtësi që siguron pavarësi  dhe integritet  në zbatimin e ligjit.

“Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit që po cënojnë rëndë sigurinë  e qytetarëve por edhe imazhin e Shqipërisë, është kauzë kombëtare dhe kërkon angazhimin edhe të Diasporës dhe emigracionit këtu në SHBA” tha z. Spahia.

Votimi  elektronik si shprehje e vullnetit të emigrantëve dhe Diasporës në zgjedhjet e ardhshme, ishte temë tjetër  takimit dhe  me kryetarin e  shoqërisë Vatra z. Gjon Bucaj, ku u cilësua si një hap kryesor në reformën zgjedhore, dhe  si një kërkesë e kahershme të komuniteti shqiptar në SHBA. Zoti  Spahia tha se Edi Rama dhe mazhoranca, nuk mund të vazhdojë më të mashtrojë  diasporën dhe emigracionin me retorikë politike sepse votimi elektronik do të sjellë një shprehje të vullnetit të lirë dhe  të drejtë të shqiptarëve që jeton nëpër botë.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 25 Qershor 2016

Read More
25 Qer
0

Programi i PD për arsimin, rritje pagash, investime dhe mbështetje për ekselentët

Fondacioni për Liri dhe Demokraci në bashkëpunim me Konrad Adenauer, organizuan në qytetin e Shkodrës një dëgjesë me intelektualë e studiues mbi arsimin e të gjitha niveleve, fillor, të mesëm dhe atë të lartë.

Në këtë dëgjesë dhjetëra pedagogë, profesionistë, ish-drejtues të drejtorive arsimore, drejtues të sindikatës së arsimit në Shkodër, shprehën shqetësimet e tyre në lidhje me largimet pa kriter nga puna, pagat diskriminuese dhe promovimin e profesorëve të rinj jo profesionistë, por militantë partie.

Largimet masive nga puna të mësuesve në shkollat e mesme dhe fillore për shkaqe bindjesh politike ishte shqetësimi kryesor i ngritur prej tyre. Kryetari i Sindikatës së arsimtarëve në Shkodër theksoi se mësimdhënësit gjenden përballë një trysnie politike dhe presioni përsa i përket shkarkimeve nga puna.

Një tjetër problematikë u parashtrua arsimi profesional ku sipas pedagogëve të Universitetit të Shkodrës rezulton të jetë dështim sepse kjo nuk është bërë në përputhje me nevojat e biznesit dhe në konsultim me ta. Nuk ekziston një studim i plotë i punësimit më pas të këtyre studentëve, ndaj propaganda e ushtruar nga Ministria e Arsimit ka rezultuar e dështuar.

“Bashkëpunimi me biznesin është kusht primar për arsimin profesional. Mësuesit ankohen për mësimdhënien në shkollat profesionale. Arsimi profesional duhet të shkojë ne koordinim me tregun e punës”, tha një pedagoge e Universitetit të Shkodrës.

Në tryezë ishte i pranishëm edhe deputeti, njëkohësisht drejtuesi i Departamentit të Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit në Partinë Demokratike Luçiano Boçi.

Gjakmarrja dhe mospërfshirja e fëmijëve të ngujuar ne arsim, mbetet ende shqetësuese. Sipas deputetit të Partisë Demokratike Luçiano Boçi, Ministrja e Arsimit bëri show me disa fëmijë të ngujuar duke i ofruar një orë mësim në kushtet e shtëpisë, por këta fëmijë ata duan mësim te përditshëm, theksoi z. Boçi.

Një pedagoge theksoi se konviktetet dhe hapja e shkollave në zona të thella është e domosdoshme, pasi ka ende familje të cilat kanë fëmijë dhe vuajnë mungesën në arsim dhe kujdesin e shtetit.

  1. Boçi, teksa bëri prezantimin e programit për arsimin, theksoi se cilësia e saj është problematike. Sipas tij, duhen politika efikase për rritjen e cilësisë se arsimit ne Shqipëri.

“Investimi për arsimin është ne nivele te mjerueshme, ne do te rrisim investimet për arsimin çdo vit. Do të rrisin burimet njerëzore ne arsim, ky është investimi i PD-së ne qeverisje. Rritja e pagave të mësuesve deri në 50% të mesatares se vendeve më të reja të BE. Kujtojmë se Partia Demokratike rriti pagat e arsimtareve deri në 700 mijë lekë. Ky është premtimi ynë, 700 dollarë deri ne 1500 dollarë për profesorët, në bazë të kualifikimit dhe performancës në punën kërkimore dhe shkencore. Do të mbështesim studentet ekselente. Rikthimi në Shqipëri i studentëve të cilët kanë studiuar jashtë master dhe doktoraturë, të marrin pozicionet e profesorit në Universitetet e Shqipërisë. Shtresat në nevojë, kanë domosdoshërinë dhe nëvojën primare për t’u përfshirë në arsimin e plotë. Mjetet mesimore për këtë kategori do të jenë falas”, tha Boçi.

Sipas tij mësuesi duhet të ketë status për të mbrojtur figurën dhe integritetin e tij. Kur PD të vijë në pushtet do të diskutohet në lidhje me krijimin e Urdhërit të Mësuesit, në bazë të ligjit e jo në baza politike. Përsa i përket mitmarrjes në arsim, z. Boçi theksoi se korrupsioni gëlon në universitete.

Akademiku Kolec Topalli, i pranishëm në dëgjesë tha se arsimi në Shkodër ka traditë shekullore dhe është djep i kulturës shqiptare, dhe shkodranët janë të ndjeshëm përsa i përket problemeve në arsim.


Njoftim per shtyp i Partisë Demokratike, 25 Qershor 2016

Read More