Blog

24 Qer
0

Reagim i Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike, Eno Bozdo

Rama kendon si gjel ne maj te plehut: si rezultat i rritjes se taksave dhe perkeqesimit te klimes se biznesit, investitoret e medhenj kane braktisur vendin.

Investimet e Huaja Direkte kane rene kete vit me 40%. Dhoma Amerikane dhe ajo Gjermane e Tregtise shprehen se klima e biznesit eshte perkeqesuar ne pikiate.
FMN deklaron se politika e taksave te larta progresive ka deshtuar plotesisht dhe koncesionet korruptive i kane marre frymen ekonomise. Ndersa Rama mburret me nje projekt dhe nje investitor qe i takon qeverise te meparshme.

Ne sektorin e hidrokarbureve Bankers u detyrua nga kjo qeveri te nderprese prodhimin dhe ne fund te largohet. Shume multinacionale te tjera kane mbyllur zyrat dhe po largohen me shpejtesi nga Shqiperia.
Ndersa inkurajojme Shell dhe e mbeshtesim plotesisht per investimin dhe besimin qe ka ne suksesin e projektit, theksojme se vetem largimi i Rames do te mundesoje ardhjen e investitoreve dhe kthimin e Shqiperise ne nje vend terheqes per Investimet e Huaja.


Reagim i Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike, Eno Bozdo, 24 qershor 2016

 

Read More
24 Qer
0

Gjykata e Tiranës rrëzon pretendimet e Ilir Beqës, i akuzuar për aferat më të mëdha korruptive në shëndetësi bashkë me Edi Ramën

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot pretendimet e Ilir Beqës, i cili u ankua për denoncimet që ka bërë kryetari i PD, Lulzim Basha, për hajdutërinë e tij në shëndetësi, më e madhja se në çdo sektor tjetër të qeverisë, për rrënimin e spitaleve, për mungesën e ilaçeve dhe materialeve bazike.

Z.Basha dhe Partia Demokratike kanë denoncuar ashpër koncesionet e check-up dhe të sterilizimit, afera të pastra financiare, ku Beqaj ka firmosur ndarjen e 350 milionë eurove me klientët e tij dhe të Edi Ramës.

Ilir Beqaj ka qënë vazhdimisht i akuzuar nga kryetari i PD dhe nga mbarë opinioni publik, si hajdut me cizme, si kampioni i korrupsionit, që e ka kthyer shëndetësinë në kantierin më të madh të përfitimit për veten e tij e për Ramën, ndërkohë, duke sjellë rrënimin e shërbimit më të rëndësishëm në vend , që i ka kushtuar edhe jetën jo pak qytetarëve.

Me Ilir Beqën, spitalet s’kane ilaçe, mungojne dorashkat për operacionet, pacientët shtrihen koridoreve, nuk ofrohet kimioterapia sepse nuk punon paisja e kobaltit, medikamentet e skaduara po bëjnë kërdinë, ndërkohë që ministri u dërgon mesazhe qytetarëve që kanë ndërruar jetë pikërisht për shkak të rrënimit që ai ka shkaktuar.

Gjykata e Tiranës sot, edhe pse nën shantazhet e vazhdueshme të hajdutit Ilir Beqaj, ka çmuar se akuzat për korrupsion në shëndetësi, nuk janë shpifje.

Tashmë është e çertifikuar edhe zyrtarisht se Ilir Beqaj, është kampioni i Edi Ramës në fushën e vjedhjes, dhe përgjegjës për krimin e madh që bëhet ndaj shqiptarëve me kthimin e shëndetësisë në biznesin më të madh Rama-Beqaj, në kurriz të qytetarëve.


 

Njoftim për media i Partisë Demokratike, 24 qershor 2016

Read More
24 Qer
0

Basha: Me 80 milionë dollarë që qeveria shpenzon për luks mund të paguhej katër herë fatura vjetore e energjisë për familjet në ndihmë ekonomike

Nuk ka ndihmë ekonomike, rritje pagash e pensionesh dhe ulje të çmimit të energjisë sepse parate jane vjedhur nga doganat, tatimet dhe koncesionet korruptive.

Terrori i tatimorëve ndaj biznesit, gjobat e larta, heqja e ndihmës ekonomike për familje në nevojë dhe për personat me aftësi të kufizuara ishin disa nga shqetësimet që tregtarët dhe banorët e Kamzes, Bathores dhe Paskuqanit i kanë shprehur kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Tregtare: Gjoba po, kanë ardhur dy herë këta të tatimoreve, dy herë më kanë sekuestru mallin. Se ku ka shku malli nuk e di. Jemi të dy burrë e grua sakat. Legalizime në Kamëz fare, 5 milionë kanë paguar letër e gjë s’kanë marrë.

Tregtar: Kam katër metër dyqan, katër herë më ka ardhur kontrolli i kam letrat aty. Kontrollet që vijnë i bëjnë për një b…haleje. Se po flas ashtu. Çunat të dy i kam të sëmurë. Tre muaj në spital çunin nuk mi gjejnë diagnozën.

Basha: Sa vjeç është?

Banori: 19 vjeç.

Banor: Gjendje kaotike.

Banor: Jam invalid dhe me unazë në zemër edhe më thotë që nuk të takon Kemp, nuk të takon as edhe një send. Fëmijët pa shkollë, pa punë po, invalid po, pension jo, gjë jo. Mua po më vdesin fëmijët për bukë, për bukën e gojës.

Banore: Kam nëntë vjet që më ka vdek burri, kam tre fëmijë dhe kam dy vjet që nuk trajtohem me ndihmën ekonomike. Me ç’të drejtë shteti e bën këtë padrejtësi ndaj jetimëve?

Invalid: Ne kemi shumë probleme me marrjen e pareve, me asistencën, me ndihmën, me shoqëruesin. Tani me të vërtetë mua më ka dënu Zoti, por e ka qit një person Zoti me u kujdes për mu, ai je ti.

Invalid: Qeveria aktuale më ka heq pensionin e invaliditetit, kam qenë i trajtum që prej nëntë vitesh.

Basha: Pse ta ka heq?

Invalidi: Je i aftë për punë më thonë. Pa një dorë, si qenkam i aftë për punë?! U thash ose më gjeni punën.

Basha: Lekët e doganave i fusin në xhepat e tyre dhe pastaj për të kompensuar këtë vjedhje që i bëjnë qytetarëve shkurtojnë ndihmën ekonomike, shkurtojnë investimet, nuk rrisin rrogat, nuk rrisin pensionet, rrisin çmimin e energjisë. E gjithë barra e korrupsionit bie mbi shpatullat e qytetarëve  dhe më shumë mbi shpatullat e qytetarëve të pamundur.

Papunësia e lartë ka sjellë rënie të fuqisë blerëse. Kjo ndihet tek dyqanet ushqimore, ku ushqimet jetike merren me listë.

Kasap: Kemi pas shit përshembull e zëmë 70-80 kile në ditë, tani shesim 20 kile. Taksat janë shumë të mëdhaja, dritat kanë hipur, xhiro ska. Familja ime ka qenë e majtë por ta harrojë e majta nga ana ime. Jam shumë i zhgënjyem.

Basha: Paratë i ka përpire kuçedra, oligarkia. Paratë e oligarkisë do t’i kthejmë në treg duke ulur taksat, duke rritur konsumin, duke ndihmuar njerëzit në nevojë dhe më e rëndësishmja duke hapur fronte pune. Kjo është platforma jonë dhe unë të ftoj pavarësisht se je i majtë apo çfarë do që të jesh që të bashkohesh….

Kasapi: Nuk është puna i majtë apo i djathtë, jemi shqiptarë.

Basha: T’i bashkohesh me votë për veten tënde, për familjen tënde, për komunitetin tënd.

Banor: Më kanë arrestu për energjinë elektrike, që unë asnjë lloj debie shtetit s’i kam. Pas 21 ditësh më nxorrën të pafajshëm.

Zoti Basha vizitoi dhe një biznes fason. Duke parashtruar paketën fiskale të Partisë Demokratike,  zoti Basha kërkoi nga sipërmarrësit rritjen e pagave.

Basha: Ju e dini platformën tonë që do ta çojmë 9% tatimin, 0 dividentin. E vetmja kërkesë është që një pjesë e kësaj të transferohet punonjësve në rritje rroge.

Administratore fasonerie: Po pse jo në qoftë se do të bëhej kjo.

Basha: Që të fitoni të dyja palët, edhe punonjësit, edhe biznesi.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se investimet në infrastrukturë që hapin vende pune do të jenë prioritet i qeverisë së drejtuar prej tij. Duke u ndalur tek diskriminimi që qeveria u bën bashkive të fituara nga të djathtit ku pasojat bien direkt tek qytetarët, zoti Basha theksoi se kjo praktike antidemokratike do të marrë fund. Investimet e qeverisë do shkojnë kudo ku kanë nevojë qytetarët, pasi një qeveri votohet për t’ju shërbyer të gjithëve pa dallime politike.

Kreu i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu: Kemi dërguar 96 projekte dhe ka dhënë zero lekë. Pra, një persekutim total po i bëhet kësaj bashkie.

Basha: Hapi i parë do të jetë ulja e taksave. Hapi i dytë do të jetë që paratë publike do të vijnë për investime publike, do të vijnë për ndihmë ekonomike, do të vijnë për rritje rrogash dhe pensionesh, nuk do të shkojnë për projekte luksi, as për hajdutëri qeveritare. Ua premtoj sot këtu, familjet në ndihmë ekonomike nuk do të paguajnë energjinë deri në 300kw, do të paguhet me paratë e buxhetit dhe e njëjta gjë me faturën e ujit.

Qeveria e zullumit thotë se ku do i gjeni paratë?! Fatura totale për familjet në ndihmë ekonomike për të paguar deri në 300 kw energjinë është 20 milionë dollarë në vit. Këta vetëm për orendi, për zyra, për perde, për xhaguarë harxhojnë 80 milionë dollarë në vit. Pra, me paratë që këta harxhojnë në një vit mund të paguajnë katër herë fatura e energjisë për familjet në ndihmë ekonomike​.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 24 Qershor 2016

Read More
23 Qer
0

Berisha: Mazhoranca s’do ta kapë kurrë drejtësinë! Revolucion demokratik të largojmë kryeministrin më analfabet që ka patur historia e Shqipërisë

Zoti kryetar!

Zonja deputete!

Zotërinj deputetë!

Të dashur qytetare dhe qytetarë që ndiqni këtë seancë!

Do të shfrytëzoj sot këtë rast të përshëndesë ekipin e kombit, i cili kthehet pasi realizoi në garën më të fortë të kontinentit europian tre ndeshje dinjitoze, realizoi tre ndeshje në të cilat, në mendimin e përgjithshëm nuk mori atë që meritonte. Por, fitoi emër, fitoi reputaciuon që kurrë ndonjëherë nuk e ka patur, zgjoi simpati të madhe në publikun sportdashës evropian dhe botëror por dhe në elitën mediatike dhe drejtuese të sportit në Europë dhe në botë.

Me këtë rast një përshëndetje të përzemërt dua t’iu jap fansave Kuq e Zi, të cilët sot kthehen kampion të Europës dhe botës, me energjinë e tyre të jashtëzakonshme pozitive që rrezatuan në stadiumet e Francës dhe rrugët e qyteteve të saj, me bukurinë e spektaklit që dhuruan, e vërteta është se nuk mund ta mohoj edhe bukurinë e racës që përfaqësuam. Këta janë elita e bashkimit kombëtar, janë energjia pozitive, janë simbloi tjetër i bashkimit të kombit në të ardhmen e tij më të ndritur. Këta janë guximtarë, janë njerëz të sakrificës. Po kështu, edhe ekipi është ekipi i kombit. Uroj që mafia trans-nacionale e futbollit të mos pengojë në të ardhmen, por përkundrazi të vendosë në interesin më të madh të kombit shqiptar, që ekipi kombëtar të jetë gjithnjë ekip i kombit.

Por zoti kryetar unë do ti bëj një përshëndetje të përzemërt autorit të golit të ekipit kombëtar Edvin Kristaq Ramës. Harrojeni që nuk e ka bërë golin ai, goli është i tij. Por jo vetëm goli, prisni se i ranë mediat në qafë i thanë na kopjove shqiponjën, na kopjove modelin. Por ai nuk është vetëm autor i golit por është autor edhe i De Biasit, ai e gjeti, ai e solli, ai e mësoi, ai e trajnoi, ai e bëri Gianin të jetë ky që është sot. Ndaj dhe le ta përshëndesim dhe një herë njëriun e sukseseve imagjinare, njëriun që jeton dhe beson gënjeshtrat e veta. Nuk ishte ky qëllimi kryesor i fjalës time por nuk mund të kaloja këtë moment.

Do të them dhe dy fjalë. Sot ne miratuam këtu marrëveshjen për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe kjo është shumë e drejtë, ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm për Malin e Zi por dhe për Shqipërinë dhe për rajonin. Kam qënë gjithnjë i bindur se pavarësia e këtij vendi e ka bërë më të lirë Ballkanin dhe e kemi mbështetur me të gjitha mundësitë. Uroj dhe dëshiroj që komuna e Tuzit, e cila ka qënë një premtim, pastaj i bllokuar nga një vendim i padrejtë në Gjykatë Kushtetuese, të konstituohet, të bëhet konstituimi i saj sepse kjo komunë nuk cënon aspak demokracinë, përkundrazi forcon demokracinë e Malit të Zi dhe është një premtim që Milo Djukanovic bëri para referendumit në të cilin shqiptarët luajtën një rol shumë të rëndësishëm. Unë e ftova këtu ndonëse jam i bindur se kjo qeveri apartide, kjo qeveri e zero problemeve me fqinjët nuk zgjidh gjë, kjo shkon deri në albanofobira. Dua t’ju bëj një pyetje. A nuk u rrënua një lagje e tërë shqiptarësh, “lagjja e trimave” në Kumanovë nga granat-hedhësat dhe predhat nga barbarët? Po si nuk u kujtuat ju të jepni një qindarkë? Po jo shqiptarë por edhe maqedonas po të ishin duhet të jepnit një dhuratë për të ndërtuar ato shtëpi pale që ato ishin shtëpi të shqiptarëve. Aty kishin vetëm një synim, absolutisht spastrimin etnik të Kumanovës pa tjetërkund se ca aventurierëve u ngeli skenari në dorë dhe nuk e çuan më tutje. Ju jeni qeveri e zero problemeve është e kotë t’ja u thuash këtë por unë s’mund të mos ja u them këtë.

Tani të kthehemi tek problemi ynë më madhor që është reforma në drejtësi. Sot dhe çdo ditë opinioni publik shqiptar është i gozhduar, me të drejtë, tek kjo reformë sepse e vërteta është që ky sistem ka nevojë jetike për t’u reformuar. Njerëzit duhet të kuptojnë se sistemi kapitalist është sistem që mbijeton në saj të reformave, kjo është merita e tij. Se edhe ky një ditë do të binte nëse nuk do të kishte reformat perpetua mobile. Perpetua mobile të sistemit të lirisë janë reformat. Ndaj dhe kam bindjen se reforma e sistemit të drejtësisë është një reformë jetike për këtë sistem. Por çfarë apo ndodh?

Shqiptarët po shohin çdo ditë forcat regresiste, të cilat duan ta përdorin reformën për të futur drejtësinë në kthetrat e tyre. Ky qëllim ogurzi ishte shkaku i kundërshtimit të opozitës që ditët e para të fillimit të reformës. Në një kohë kur opozita ofronte pjesëmarrjen e saj, ishte shumica, ishte kryeministri i vendit ai që refuzonte në mënyrë kategorike dhe që iu thoshte të huajve se fjala konsensus në Shqipëri dhe në fjalorin e shqiptarëve nuk ekziston.

Megjithatë pavarësisht nga ky qëndrim dhe përjashtim absurd, qëllimkeq, pavarësisht nga fakti se në historinë 23 vjeçare të këtij vendi, asnjë reformë e madhe, përveç njërës që dështoi, nuk ishin bërë pa konsensusin e 2 palëve.

Pavarësisht se çdo reformë ishte bërë me konsensusin e dy palëve dhe asnjëra prej tyre nuk kishte ngelur në mes, kurrë, Edi Rama përjashtoi opozitën. Po ç’bëri opozita? Opozita shpëtoi reformën. Opozita e kuptoi se Edi Rama me reformë nënkupton kthetrat e tij të zeza mbi drejtësinë. Nënkupton deklarimin e tij; vetë kryeprokuror, vetë kryegjykatës, vetë kryehetues. Drafti që përgatiti bashkëkryetari i partisë komuniste të drejtësisë Fatmir Xhafaj, shkoi në Venecia. Dhe Venezia e hodhi poshtë këtë draft në 38 nene të tij. Venecia e rrëzoi draftin, si një draft që shkelmonte konventën europiane të të drejtave të njëriut, si një draft që nxirrte shqiptarët jashtë hapësirës evropiane. Komisioni i Venezias e rrëzoi draftin si një draft të cilin qeveria donte me çdo kusht të bëhej sipas tij edhe ekzekutiv i drejtësisë. Venezia rrëzoi draftin si një draft që asgjesonte përfundimisht pavarësinë e drejtësisë në këtë vend. Opozita ka meritën historike sepse, njëkohësisht me draftin që çoi kryetari i partisë komuniste të drejtësisë Fatmir Xhafa, çoi dokumentin qw faktonte të gjitha këto.

Zonja dhe zotërinj!

Këta janë shakaxhinjtë e reformës. Këta janë tallur me qytetarët shqiptarë dhe me të drejtën e Shqipërisë si kurrë në histori. U kthyen vendimet e Venecias, e drejta kaloi në anën e opozitës por këta nuk dinë se ç’ështe e drejta. Dhe cila ishte ëndrra e opozitës? Që opozita të ulej bashkë me shumicën dhe të bënin një draft ku që të dyja të mbanin duart larg nga drejtësia dhe të bënin gjithçka për ti dhënë shqiptarëve, edhe në mirënjohje të përgjegjësive të mëdha që ata kanë për këtë situatë, një drejtësi që e meritojnë. E kundërta e kësaj ndodhi. Përsëri kryetari i partisë komuniste të drejtësisë, Fatmir Xhafaj i urdhëruar nga Edvin Kristaq Rama do të bënte draftin ku prap do të bënte Edvinin kryegjykatës, kryehetues, kryeprokuror. Përsëri opozita, në mbrojtje të interesave të çdo qytetari shqiptar, në mbrojtje të prespektivës dhe të ardhmes së çdo qytetari shqiptar dërgoi materialin e dytë në Venezia ku denoncoi draftin si një xhaketë e ndërruar e draftit të parë. Venezia e gjeti përsëeri të njëjtë dhe e rrëzoi përsëri draftin. Persëri e drejta për herë të dytë kaloi në anën e opozitës. Opozita priti që të uleshim bashkarisht për të hartuar draftin. U bë çdo makinacion për të përjashtuar sërish opozitën. Opozita pregatiti tashmë një draft.

Të dashurqytetarë dhe qytetare, këtë draft që pregatiti opozita, asnjë nen, asnjë fjali të tij nuk ka rrëzuar dot asnjë njëri as i huaj apo vendas qoftë, as analist as gazetar, askërkush. Por ishte drafti armik ama, sepse opozita për Ramën është armike. Ishte drafti armik, ai s’mund të përfillej. Opozita përsëri, në përpjekjen e saj titanike për ti dhënë shqiptarëve reformën që presin hoqi dorë nga disa vërejtje të cilat ishin të rëndësishme, por mbajti ato që ishin më themelore. Opozita kërkoi të votohej drafti i fundit i përmirësuar me kusht që katër insititucione dhe vetingu të bëhet sipas komisionit të Venezias. I vetmi kusht. Kjo sepse, Komisioni bëri kujdes që drejtësia të mos kapej nga asnjë palë. Cfarë ndodhi? Pasi doli lakuriq përpara njerëzve si njëri që bllokon reformën, Rama deklaroi se pranon që dy institucionet të përcaktohen sipas nenit 88 të Venezias kurse dy të tjerat kurrën e kurrës jo. Por kështu ai zbulloi veten e tij. Rusët kanë një fjalë të urtë që thotë: “bukë e kripë bashkë, duhanin ndamas”. Pra zotëria tha se këtë vetingun e ka për vete, do ta bëjë vetë ndërsa ato të dyja do ti caktojë me opozitën. Pse ky do ta bëj vetë? Vetingu është procesi më i komplikuar sipas Venezias, është procesi të cilin Venezia pothuaj e hedh poshtë, dhe paralajmëron se është procesi që mund të ketë pasoja katastrofale dhe se është procesi më i ndërlikuar por jo i pamundur. Dhe ja që ne nuk e quajmë të pamundur dhe jemi dakort të bëjmë të pamundurën. Por proces më të komplikuar në tërë procesin Venezia këtë quan. Atëherë dhe ne thamë urdhëro të zgjedhim personat siç thotë Venezia, me pjesëmarrje të opozitës. Rama thotë se ua ka besuar të huajve.

Unë absolutisht jam për monitorim ndërkombëtar dhe këtë unë e kam provuar. Këtë komponent e kemi futur në ligjin e arsimit, të doktoratave, këtë komponent e kemi futur në sistemin shëndetësor për klinikat dhe shefat e tyre. Por unë jam për një gjë tjetër. Unë jam që ata të jenë vëzhgues, që ata të shohin se si veprojnë shqiptarët, nëse zbatojnë ligjin apo maliqin. Por jo për ta bërë ata vetingun. Për këtë nuk jam. Me këtë është ai i cili do të mbulojë çdo lidhje të tij me krimin nëpërmjet këtyre akteve. Me këtë është ai i cili është i gatshëm të shesë çdo gjë vetëm për të shpëtuar nga fitimi i lidhjeve të tij dhe korrupsionit të tij. Më këtë tezë është ai që do të fusë në dorë drejtësinë por që s’do ta fusë kurrë!

Ky duhet të jetë proces shqiptar. E doni reformën? Hajdeni silleni këtu ta bëjmë sipas nenit 88 dhe ne ta votojmë që nesër. Doni ta fusni në dorë drejtësinë por kjo s’do ndodhë kurrë. Ne jemi garant absolut që kjo s’do të ndodhë kurrë. Dhe ja u them edhe një herë, përsa i përket ligjeve Venezia për ne është qeveria e të gjitha qeverive sepse është institucioni i përzgjedhur nga të ghitha qeveritë e  Bashkimit Europian, sepse është institucioni përzgjedhur dhe nga qeveria e SHBA, sepse John Kerry në këtë vend deklaroi raporti spas Venezias. Por juve një herë ju pëlqen Venezia pastaj deklaroni një Venezie tjetër. Jo jo. Venezia ka folur, aty janë rekomandimet dhe ne i qëndrojmë plotësisht atyre. E doni reformën? Vazhdoni me propagandën e mashtrimeve. KJo është një gjë e neveritshme. Ju po e bllokoni reformën në drejtësi. Kryeministër që i tregon kryetarit të opozitës vijën e kuqe. Por kjo nuk ekziston as në Europë e botë. Një kryeministër që tregon vijën e kuqe heq maskën, tregon se është antireformë. Tregon se ka frikë si djalli nga temjani nga reforma. Dhe bën lodra, një herë e fut në rendin e ditës e një herë e heq nga rendi. Po s’janë serioze këto. Shqiptarët po e kuptojnë që Edi Rama është pengesa kryesore e reformës. Shqiptarët po e kuptojnë se sarajet e Surrelit janë pengesa kryesore  e reformës, shqiptarët po e kuptopjnë se pallati pas asnjë faturë ndërtimore, financiare e bankare është pengesa kryesore e reformës dhe se lidhjet e pazgjidhshme të politikës me kriminelët janë pengesa kryesore. Ndaj le të bien maskat. Nëse doni reformën urdhëroni ta votojmë sipas nenit 88 të Venezias. Nëse doni ta pengoni? Atëherë kundërshtojeni dhe bëni ça të doni, betime e stër betime, thoni sa të doni se kemi mbështetje këtu e aty, se absolutisht ne nuk lëkundemi nga qëndrimi ynë dhe ne nuk votojmë kurrë një reformë që ti japë një njëriu në dorë drejtësinë.

Dhe ja u them edhe një here. Me gjithë kimizmin tim të pamohueshëm ndaj atij njëriu, Ramës, nuk e kam këtu problemin. Nuk jam dakort që as Lulzim Basha nesër si kryeministër ta ketë atë. Nuk jam dakort që cilido kryeministër të vijë mbrapa ta ketë atë. Pr akëto doja të thoja këtu për reformën. U bëtë gazi i botës. Kë nuk ndërsyet për të blerë vota. E turpshme. Unë  ekam theksuar dhe e theksoj me bindjen më të plotë për çdo deputet që kjo sdo ndodhte kurrë por përpjekjet tuaja janë të shëmtuara. Përpjekje që detyruar Parlamentin Europian të reagojë. Kurrë ndonjëherë një deklaratë kaq e turpshme nuk është bërë për një vend, që të mos blihen vota. Ndaj dhe ju bëj thirrje të mos e pengoni reformën në drejtësi. Bëjuni burra, pranoni reformën qoftë dhe verdiktin e drejtësisë për ato që keni bërë. Se çdo politikan duhet të ketë të paktën një nanogram integritet dhe të pranojë vendimin e ligjit mbi veten, kurse ju edhe këtë nuk e keni. I nënshtroheni një njeriu që jeton me aurat e sukseseve imagjinare të paqëna, që jeton me gënjeshtrat e tij, që po rrokullis këtë vend çdo ditë. E morët vesh lajmin e fundit? Rënien në pikiatë të investimeve të huaja. Kam dalë disa herë këtu dhe ju kam thënë të mos rrihni gjoksin me investimet e kontraktuara nga Sali Berisha. Po ju lëshojnë dhe ato, se u bënë dy vitet  e para. U blenë dhe tubat e TAP-it, u ndërtua dhe Banja. Kanë rënë 40% investimet këtë vit dhe vitin tjetër ju garantoj se do të jenë 80%. Po pse? Sepse në historinë e këtij vendi, që kur është themeluar sgteti shqiptar deri sot, nuk ka patur një kryetar ekzekutivi më analfabet se Edi Rama në ekonomi. A e keni dëgjuar që përmën çdo ditë që thotë krenar me këtë e krenar me atë.  Ky krenar me zhgarraviant e tij, ky krenar që sdi një fjalë në ekonomi, ky krenar që sdi çdo të thotë investim përveçse të gllabërojë, ky krenar që sdi çdo të thotë zhvillim por vetëm të shkatërrojë, ky krenar që sdo çdo të thotë reformë por vetëm antireformë. ky krenar duhet të ikë!

U bëj thirrje shqiptarëve që në një revolucion të vërtetë demokratik me të gjitha mjetet e mosbindjes civile t’i japë fund Kryeministrit më analfabet që ka patur historia e Shqipërisë në 104 vite të pavarësisë së saj!


Fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha në Parlament, 23 qershor 2016

 

 

 

Read More
22 Qer
0

Parlamenti Europian: Asnjë blerje vote dhe asnjë imponim i një pale mbi një tjetër nuk është rruga e duhur, por procesi duhet të ketë mbështetjen e të gjitha forcave politike

Europarlamentarët Kukan dhe Flekenshtajn, njëkohësisht raporterët për Shqipërinë pranë Parlamentit Europian, janë shprehur sot kategorikisht kundër kalimit të reformës në drejtësi me trafikim të votave në parlament.

Në një prononcim për mediat, Kukan dhe Flekenshtajn thanë se blerja e votës është e papranueshme dhe theksuan se reforma në drejtësi duhet të kalojë me konsensus dhe jo me imponimin e njërës palë mbi tjetrën.

“Miratimi i reformës në drejtësi pa opozitën nuk shtrohet si cështje. Çështja shtrohet nëse ata e kanë mazhorancën për çka kërkohet dhe në dijeninë time kjo bëhet me 2/3 e votave për të ndryshuar Kushtetutën. Nëse i kanë këto vota është në rregull, por pa i blerë ato, pasi nëse votat blihen kjo është e papranueshme për këdo”, u shpreh Knut Flekenshtajn.

“Blerja e votës nuk është një praktikë europiane dhe ne e refuzojmë kategorikisht atë në çdo shoqëri demokratike. Çdo përpjekje e tillë e ngjashme për të zgjidhur çështjen e një projekti kaq të rëndësishëm sikurse është reforma në drejtësi, nëpërmjet blerjes së votës, është thjeshtë e paimagjinueshme në Parlamentin Europian. Prandaj është e rëndësishme për të gjithë liderët politike të flasin dhe të gjejnë rrugët për të arritur një marrëveshje. Asnjë blerje vote dhe asnjë imponim i një pale mbi një tjetër nuk është rruga e duhur, por procesi duhet të ketë mbështetjen e të gjitha forcave politike, sepse vetëm atëherë mund të sjellë progresin e qendrueshëm të një vendi”, u shpreh Eduard Kukan.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 22 Qershor 2016

Read More
22 Qer
0

Basha: Qëndrimi ynë mbetet zbatimi i plotë i rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias. Refuzuesi është Edi Rama sepse është armik i drejtësisë së pavarur

Duke avancuar në mënyrë të njëanshme në Parlament kërkesën për të miratuar një draft kushtetues që e kap politikisht drejtësinë, Edi Rama është vetëdenoncuar si armiku i Reformës në Drejtësi. Një parlament legjitim me pjesëmarrje opozitare nuk mund dhe nuk do të ratifikojë kurrë projektin e kapjes politike të drejtësisë nga Edi Rama. 

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe opozita është unanime në qëndrimin e saj për një reformë në drejtësi që nuk mbron por lufton korrupsionin dhe krimin. Me aktin e sotëm Edi Rama është vetë denoncuar si armiku i një reforme të tillë. Duke avancuar në mënyrë të njëanshme në Parlament kërkesën për të miratuar një draft kushtetues që e kap politikisht drejtësinë, Edi Rama ka marrë përsipër dështimin e sigurtë, duke bërë të mundur nga njëra anë shtyrjen për të paktën një vit të reformës në drejtësi dhe nga ana tjetër duke rrezikuar delegjitimimin e Parlamentit dhe destablizimin politik të Shqipërisë.

Kjo ne nuk na habit, jemi ndeshur me këtë axhendë të Edi Ramës që prej ditës të parë për reformën në drejtësi dhe është falë kontributit tonë që sot kemi një draft të standardit europian. Është falë kontributit tonë që i kemi hequr nga duart njëra pas tjetrës të gjitha projektet e kapjes politike të drejtësisë duke nisur me Byronë Kombëtare të Hetimit apo me kontrollin e procesit të vetingut.

Ky është një fakt që sot nuk e deklaroj për pompozitet apo për propagandë para shqiptarëve por është certifikuar nga Komisioni i Venecias. Dhe ajo çfarë po kërkojmë ne sot është ta përfundojmë këtë proces për t’i dhënë shqiptarëve drejtësinë që meritojnë ata dhe jo një peshqesh për Edi Ramën, i cili ka një mijë e një arsye t’i trembet një drejtësie të pavarur, një gjyqësori të pavarur, një prokurorie të pavarur dhe të pandikuar politikisht.

Ndaj thirrja jonë dhe qëndrimi ynë mbetet zbatimi i plotë i rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias. Refuzuesi është Edi Rama sepse armiku i drejtësisë së pavarur është Edi Rama.

Sot dua t’i bëj një thirrje të gjithë deputetëve të mazhorancës, të mos përdoren politikisht si mburojë nga njeriu që ka tmerr drejtësinë e pavarur.

Dua t’ju them sot shqiptarëve që Partia Demokratike ka bërë të gjitha përpjekjet për një drejtësi që nuk mbron por lufton korrupsionin dhe krimin, për një drejtësi që t’iu shërbejë sa më mirë interesave të tyre dhe se çështja që na ndan sot me Edi Ramën është në fakt çështja më e rëndësishme.

Nëse ka kapje politike sipas draftit të Edi Ramës nuk ka reformë. Nëse ka reformë ajo do të bëhet sipas Komisionit të Venecias dhe me këtë reformë nuk ka kapje politike. Këtë kërkon Partia Demokratike, këtë kërkon opozita e unifikuar dhe e shtuar në radhët e saj edhe me faktorë që deri dje nuk e kanë parë veten e tyre në opozitë. I vlerësoj jashtëzakonisht për qëndrimin e tyre sepse kjo nuk është çështje thjesht opozitare, është çështje kombëtare: Si e duam drejtësinë nesër nën hyqmin e Edi Ramës apo një drejtësi që i bindet, respekton dhe zbaton vetëm ligjin.

Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, Venecia e ka sanksionuar këtë si një zgjedhje të drejtë. Rruga e miratimit të reformës në drejtësi është rruga e zbatimit të plotë të rekomandimit 88. Akti armiqësor ndaj reformës në drejtësi që është një akt armiqësor ndaj qytetarëve shqiptarë, para se të jetë ndaj opozitës, do të takohet në Parlament me dështimin e plotë dhe të gjithanshëm.

Parlamenti shqiptar për sa kohë që dëshiron dhe do të mbetet një parlament legjitim me pjesëmarrje opozitare nuk mund dhe nuk do të ratifikojë kurrë projektin e kapjes politike të drejtësisë nga Edi Rama.


Deklarata për media e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, 22 qershor 2016

 

Read More
22 Qer
0

Kopshti i dhunës ndaj të miturit, si Shqipëria ku sundon Edi Rama

Skandali i dhunimit të fëmijës në kopshtin privat në Tiranë, u thellua dje kur vetë me gojën e saj Ministrja e Arsimit refuzoi të mbajë përgjegjësitë e saj, edhe pse ky institucion ishte i palicencuar në zemër të kryeqytetit.

Sipas Lindita Nikollës, faji është i prindërve.

Ekzistenca e këtij kopshti privat në zemër të Tiranës, pa licensë është një shkelje e rëndë e ligjit dhe ne i bëjmë thirrje prokurorisë të hedhë dritë sa më shpejt mbi këtë krim.

Është e qartë se ky aktivitet nuk bëhej pa dijeninë e Ministrisë së Arsimit, pa dijeninë e Lindita Nikollës.

Por bëhej me dijeninë e tyre të plotë, me bekimin e tyre të plotë.

Dikush ka marrë para që kopshti pa licencë të punonte.

Dikush është paguar mirë që kjo paligjshmëri të mos prekej.

Nxisim prokurorinë që të bëjë një hetim të shpejtë e serioz, për të nxjerrë në dritën e diellit se kush e merrte ryshfetin në Ministrinë e Lindita Nikollës, vartësit e saj apo ajo vetë.

Një drejtësi e plotë dhe e rreptë për këtë rast, do të ndihmonte në rritjen e sigurisë për fëmijët dhe vogëlushët e pambrojtur.

Por kjo është më shumë se historia e një kopshti pa licensë ku dhunohet mizorisht një i mitur.

Krejt vendi, Shqipëria është në të njëtin realitet, ku Edi Rama, dhunon të dobtit, të pamundurit.

U merr atyre dhe qindarkën e fundit.

I përplas në varfëri e mjerim.

Në burgje e në errësirë.

Dhe në fund, ky delirant i papërgjegjshëm, na shfaqet si Marigoja i qëndismave në bluzën e kombëtares.

Mendon se do ti shpëtojë ndëshkimit popullor me votë për krimet dhe korrupsionin, duke mashtruar paturpësisht për një bluzë.

Po në të vërtetë gjithkush e di se ai është autori i Rroshit, Bushit, Bardhit, Prengës, Ndokës dhe Frrokut;

Është autori i përgjimit të paligjshëm.

Është autori i 2.2 miliardë eurove të vjedhura në 2 vite.

Dhe për këto do të gjykohet, dhe ka për të gjykuar nga populli, e jo për mashtrimet dhe vanitetin bosh të vizatimeve të dala boje.


Deklaratë e Zëdhënëses Ina Zhupa, 22 qershor 2016

Read More
21 Qer
0

Basha me misionin e FMN-së: 9% taksë e sheshtë, 15% TVSH, 150 milionë euro investime për bujqësinë,investime që hapin vende pune, anullimi që muajin e parë të koncesioneve korruptive në bllok

Rritja e taksave si dhe skemat korruptive të koncesioneve kanë zhytur vendin në krizë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha  pati sot një drekë pune me shefen e misionit të FMN për Shqipërinë zonjën, Anita Tuladhar dhe  përfaqësuesin e FMN në Shqipëri, Jens Reinke.

Zoti Basha ndau me drejtuesit e misionit te FMN shqetësimet e mëdha të opozitës për gjendjen kritike të ekonomisë shqiptare si rezultat i politikave të gabuara të qeverisë “Rama” dhe korrupsionit në çdo fushë të menaxhimit të financave publike.

“Ne e kemi paralajmëruar që në fillim që rritja e taksave si dhe skemat korruptive të koncesioneve këtu do të çonin dhe sot konstatojmë me keqardhje të madhe se paralajmërimet tona kanë qenë të drejta dhe të vërteta”.

Keqperformanca fiskale e cila ka ardhur si rezultat i politikës sw taksimit të përshkallëzuar me anë të cilit janë rritur taksat për qytetarët, për familjarët, për profesionistët, për kompanitë,  nuk ka sjellë rritje të ardhurat sepse abuzimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave kap shifrën mesatare 300-400 milionë euro në vit, siç ishte rasti i vitit të kaluar,- thekoi zoti Basha ne nje prononcim për mediat pas takimit.

“Si opozitë jemi angazhuar këto tre vite jo vetëm duke denoncuar por edhe duke parandaluar siç ia kemi dalë në disa raste praktikat korruptive të qeverisjes, në veçanti në fushën e asaj që quhet Partneriteti Publik-Privat, por që në fakt janë koncesionet korruptive të kësaj qeverie. Koncesionet e tmerrshme në shëndetësi që i marrin buxhetit të shtetit 350 milionë euro pa i dhënë asnjë shërbim qytetarit shqiptar. Koncesione të tjera të planifikuara, si koncesioni i Skavicës apo ai i TVSH-së. Keqperformanca fiskale e cila ka ardhur si rezultat i politikës së kësaj qeverie, të taksimit të përshkallëzuar me anë të cilit janë rritur taksat për qytetarët, për familjarët, për profesionistët, për kompanitë, por nuk janë rritur të ardhurat sepse abuzimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave kap shifrën mesatare 300-400 milionë euro në vit, siç ishte rasti i vitit të kaluar. Po kështu edhe në dogana ku rritja e akcizës për duhanin dhe për naftën, në vend që të sillte më shumë të ardhura për thesarin e shtetit ka sjellë pasurime të majmura të klientelës së kësaj qeverie dhe të qeveritarëve të lidhur me korrupsionin në dogana dhe në tatime” u shpreh kryetari i Partisë Demokratike

Përkeqësimi i situatës ekonomike si pasojë e përkeqësimit të klimës së biznesit, si pasojë e presioneve korruptive, evazionit, kontrabandës ishin pjesë e diskutimit gjatë takimit të zotit Basha me misionin e FMN.

“Folëm po kështu për përkeqësimin e ndjeshëm të gjendjes ekonomike si rezultat i arbitraritetit qeveritar në raport me biznesin, krijimin e një klime më negative në Europë, siç e vërtetojnë edhe anketat e ndryshme të dhomave të tregtisë. Gjendja ekonomike në vend është rezultat i drejtpërdrejtë i përkeqësimit të klimës së biznesit nga kjo qeveri përmes korrupsionit, përmes evazionit, përmes kontrabandës. Taksat u rritën, tarifat u rritën, akcizat u rritën por si rezultat i evazionit fiskal, si rezultat i kontrabandës, si rezultat i korrupsionit me koncesionet korruptive Shqipëria humbet plot 1 miliard euro në vit të cilat vidhen dhe shpërdorohen në vend që të përfundojnë në rroga  më të larta, pensione më të larta, shërbime më të mira dhe investime publike, përfundojnë ë pasuri në xhepat e qeveritarëve të korruptuar shqiptarë.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shpalosi edhe para FMN-së, siç ka shpalosur edhe para partnerëve të tjerëve të Shqipërisë planin e Partisë Demokratike për nxjerrjen e vendit nga kriza.

“Plani  konsiston në radhë të parë në thjeshtimin e sistemit të taksave në Shqipëri. Taksa e sheshtë 9%, ulja e TVSH-së në 15% nga 20% që është aktualisht, taksimi i thjeshtë, taksimi i lehtë, procedura të thjeshta dhe fund abuzimit të ushtrisë së taksidarëve me biznesin e vogël dhe biznesin e madh, dhe qytetarëve në tërësi.

Së dyti, anulimin e menjëhershëm në bllok të të gjitha koncesioneve korruptive të dhëna nga kjo qeveri.

Së treti, fokusimin e të gjithë shpenzimeve qeveritare drejt investimeve që hapin vende pune, investimeve që ndihmojnë sektorë strategjikë të ekonomisë, siç janë ato në bujqësi me një skemë prej 1.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto mbështetje për bujqësinë. 150 milionë euro në vit do të jetë plani ynë për të nxjerrë bujqësinë nga kriza që e ka zhytur qeverisja “Rama”. Parat që sot shkojnë për orendi, për xhaguar, për perde, para korruptive që shkojnë për shpenzime qeveritare do të shkojnë në ndihmë të  drejtpërdrejtë për shtresat në nevojë dhe investime publike që ndihmojnë ekonominë e vendit. Përfundimin e akseve rrugore, vazhdimin e investimeve në infrastrukturën energjitike, telekomunikacionit për ta bërë Shqipërinë një vend të konkurrues.

Më shumë para për qytetarin shqiptar, për konsumatorin shqiptar, për biznesin shqiptar, më pak hapësira për korrupsion përmes koncesioneve korruptive, dhe skemave të tjera të cilat iu zhvatin shqiptarëve 1 miliard euro në vit.

Kjo është edhe rezerva e artë që Partia Demokratike do të ketë, do të përdorë për nxjerrjen e vendit nga kriza, sigurimin e një rritjeje ekonomike të qëndrueshme për të nxjerrë 46% të shqiptarëve nga varfëria dhe për të siguruar vende pune dhe vende pune me paga dinjitoze.

Do tu japim shtresave në nevojë mundësi për të jetuar me paratë e ndihmës sociale, duke marrë përsipër nga buxheti i shtetit pagesën e 300 kë-ve të parë të energjisë  dhe pagesën e faturës së ujit, faturë totale kjo që nuk tejkalon 20 milionë euro në vit. Ndërkohë që vetëm për zyrat e veta kjo qeveri harxhon 80 milionë euro në vit. Pra, treguam planin tonë, prioritet tona që vendosin njerëzit të parwt dhe jo qeverinë të parwn.”

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve përpaketën fiskale të PD zoti Basha theksoi se ajo është e panegociueshme.

“9% taksë e sheshtë, 15% TVSH, kjo është platforma e palëvizshme e PD, zbatimi i të cilës së bashku me anulimin e koncesioneve korruptive do të nisin jetë që muajin e parë të qeverisjes së demokratëve”.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 21 qershor 2016

 

Read More
21 Qer
0

PD do të kompensojë qytetarët që humbin pronat nga fadromat e paligjshme të Edi Ramës

Sekretari për Aksionin Qytetar, Salianji, takohet më banorët e Vlorës: Zyrtarët që po sjellin këtë rrënim do mbajnë përgjegjësi para ligjit

Prej dy ditësh me urdhër të Edi Ramës, IKMT po rrënon pronat e qytetarëve të Vlorës, pa paralajmërim, në shkelje të ligjit, dhe pa bërë dëmshpërblimin sipas vlerës së tregut. Partia Demokratike ishte sot pranë qytetarëve të dhunuar nga qeveria dhe dëgjoi nga afër pretendimet e tyre. Sekretari për Aksionin Qytetar, Salianji garantoi se Partia Demokratike do të bëjë vlerësimin e duhur të pronave, sapo të vijë në pushtet, dhe gjithashtu, zyrtarët që kanë shkelur ligjin dhe kanë dëmtuar qytetarët do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

“Isha sot në emër të PD për të takuar pronarët të cilët preken nga shpronësimi i padrejtë shpërfillës i Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Siç e shihni këtu cënohen jo një, jo dy, jo tre, por qindra familje të cilat punojnë në këto biznese. Kanë një vlerësim prej 6,7 milion euro, vlerësim i bankës, ndërkohë që Edi Rama e vlerëson me 290 milion lekë të vjetra. Ndërkohë dhe projekti i Lungomares ka tri vjet që zvarritet nga ana e Edi Ramës dhe Ramës së vet në bashki.

Në emër të Partisë Demokratike i garantoj qytetarët se Partia Demokratike do të bëj një ligj, sapo të vijë në pushtet në të cilin do të vlerësojë dhe do të shpronësojë me vlerën reale të gjitha ndërtime e prekura në mënyrë të paligjshme nga Edi Rama, të shkatërruara në mënyrë të paligjshme nga Edi Rama.

Po ashtu Partia Demokratike ka ngritur një ekip ekspertësh të cilët po vlerësojnë, po evidentojnë dhe po listojnë të gjitha pronat e prekura të qytetarëve kudo në Shqipëri, në Vlorë dhe në të gjithë territorin e vendit.

Dua të garantoj qytetarët që u preken pronat, se zyrtarët të cilët nuk zbatojnë ligjin, por vetëm fjalën e Edi Ramës, në mos sot, nesër, do të mbajnë përgjegjësi një më një para ligjit, ashtu sikurse e parashikon ligji dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, që çdo prekje prone në mënyrë të paligjshme mbahet përgjegjësi para ligjit dhe do të shkohet në burg. Edi Rama është si ajo edukatorja e kopshtit dje, ku i dhunon të pambrojturit, i dhunon të pamundurit dhe pastaj vjen e bën selfie për reklamë”, u shpreh Salinaji.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 21 qershor 2016

IMG-20160621-WA0022 IMG-20160621-WA0023 IMG-20160621-WA0017 IMG-20160621-WA0018

 

Read More
20 Qer
0

Neni 88 i Venecias është themeli, s’mund të ndërtohen mure pa të

“Kjo mbledhje ka vlerën zero. Eshtë vlerë zero sepse ne kemi bërë shumë të qartë, Partia Demokratike, opozita, është shprehur qartë, pa dakordësuar themelet, që do të thotë, draftin kushtetues, është tërësisht e kotë që të ngremë mure nëpërmjet ligjesh themelore organike, ligje që duhet ta gjejnë plotësisht themelin e tyre në Kushtetutë, dhe ky draft është i pambyllur. Ky draft është ende në diskutim dhe negociim.  Siç pranohet edhe prej tyre, ka mundësi që të ndryshojë e për rrjedhojë çdo punë që bën ky komision nuk është gjë tjetër veçse veprim tjetër i njëanshëm, vetëm e vetëm për të krijuar një situatë force, në një situatë negocimi. Eshtë e papranueshme , është kundërproduktive dhe është një proces, pak të themi, antikushtetues.

Eshtë bërë shumë e qartë nga PD dhe nga opozita se pa rënë dakort për draftin kushtetues, të gjithë ligjet bazuar në një draft të një anshëm të miratuar tashmë vetëm me votat e anëtarëve të mazhorancës në këtë komision, nuk kanë asnjë vlerë. Praktikisht jemi në thyerje të atij që është dhe vendimi i parlamentit, për ta bërë me konsensus nëpërmjet një komisioni paritar, jo vetëm draftin kushtetues por edhe gjithë pjesën tjetër të reformës në drejtësi. E vetmja rrugë është, të biem dakort për çështjen e vetme, neni 88 I komisionit të Venecias, e cila ka ndikimin e saj në pika të caktuara të draftit kushtetues dhe më pas mbi bazën e kësaj, të hartojmë të gjitha ligjet.

Eshtë rënë dakort vetëm për dicka, që kushtetuta dhe ligjet do të bëhen së bashku. Kjo nuk do të thotë të bëhen brenda të njëjtës kohë. Do të thotë që pasi është mbyllur kushtetuta, të shihet me qartësi maksimale sesi ai draft i dakortësuar me konsensus do të zbatohet pikë për pikë tek ligjet organike. Për ndryshe, ekzistonte rreziku që me një kushtetutë të dakortësuar me konsensus , mazhoranca me tri të  pestat e votave që ajo i zotëron edhe në mënyrë aspak ortodokse duke peshkuar mandatet, ta c’bënte konsensusin kushtetues në favor të saj. Kjo është një pikë jo vetëm e panegociueshme por tashmë është e mbyllur,  është rënë dakort që do të funksionojë në këtë formë. Fakti që kanë miratuar një draft në mënyrë të njëanshme dhe po kështu, mbi atë draft do të bazojnë ligjet organike, nuk e bëjnë aspak këtë punë të komisionit, kushtetuese, konsensuale dhe të pranueshme. Sa më shumë do të vazhdojnë në këtë rrugën e njëanshme, aq më shumë do të përballen me qëndrimin shumë të fortë dhe parimor të shprehur tashmë dhe nga kryetari Basha në lidhje me këto veprime antikushtetuese të mazhorancës .

Ajo që është më e rëndësishmja është gjetja e konsensusit mbi atë pike, mbi nenin 88 të rekomandimit të Venecias. Nuk është një pikë e thjeshtë, nuk është thjesht një nen, është një zgjidhje sistemi. Në momentin që e zgjidhim shumë shpejt ne mund të fillojmë e të përmbyllim draftin e plotë, përfshirë dhe 7 ligjet organike me të cilët do të zbatohet ajo paketë kushtetuese. Çdo gjë tjetër është gabim”.


Reagim i nënkryetarit të Komisionit për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, 20 Qershor 2016

 

Read More