Blog

04 Qer
0

Pse vonohet hetimi? Krimi shtetëror i përgjimit ka nevojë për zbardhje

 

Përgjimi i paligjshëm i kryer nga Saimir Tahiri, me dijeninë e Edi Ramës është një krim i rëndë shtetëror pesha e të cilit rritet, sa më shumë vonon zbardhja e tij, sa më shumë vonon hetimi i plotë e vendosja e përgjegjësve para ligjit.

U bënë një muaj që skandali është bërë publik, që qyetarët e vendit, opinioni publik kanë mësuar se paisja e përgjimit është futur në mënyrë të paligjshme, është përdorur në mënyrë të paligjshme, pa dijeninë dhe pa autorizimin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Kjo shkelje brutale e ligjit dhe e kushtetutës është pranuar, mohuar e sërish pranuar nga Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, të cilët janë kapur në deklarime kontradiktore, gjë që dëshmon tensionin që ekziston mes tyre në lidhje me këtë skandal.

Një herë Tahiri lë në baltë vartësit e tij, duke thënë se nuk është ai përgjegjësi.

Pastaj vartësit e tij kërcënojnë se do të flasin, do të tregojnë, duke kërkuar mbrojtje e paprekshmëri, pasi prokuroria ka nisur hetimin, ndjekjen penale.

Po lojërat, thikat pas shpine dhe kulisat mes Tahirit dhe drejtuesve të Policisë nuk i interesojnë shumë opinionit publik.

Vendit dhe qytetarëve sot u intereson e vërteta rreth këtij krimi shtetëror.

Të dalin para ligjit porositësit, kush e solli, kush e përdori, kë përgjuan, pse përgjuan, pse e mbajtën të fshehtë.

Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të tregojë vendosmëri e të mos lejojë pengimin e hetimit.

Një hetim i plotë, i gjithanshëm, që nxjerr çdo përgjegjësi para ligjit, është domosdoshmëri për vendin, për të vendosur drejtësi e për të bërë që krime të tilla shtetërore të mos ndodhin më.


Deklarata për mediat e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka, 4 Qershor 2016

 

Read More
03 Qer
0

Deklaratë e Partisë Demokratike

Sonte në të ngrysur, Edi Rama ka lëshuar nga zinxhirët dy prej banditëve të tij të rracës, Elvis Rroshin dhe Arben Ndokën, të dy të dënuar në Itali, njëri për përdhunim, tjetri për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi, dhe i ka hedhur në sulm kundër opozitës, kundër Partisë Demokratike.
Rroshi njofton se nuk e quan dorëheqjen, njofton se do kthehet në zyrën e tij, pasi u arratis për 3 ditë kur u zbulua vendimi i gjykatës italiane. Do kthehem thotë i dënuari për përdhunim, i dënuar edhe në Zvicër për drogë, edhe pse kur i plasi bomba në dorë Edi Rama e quajti të përfunduar shërbimin e tij.
Do kthehem thotë edhe Arben Ndoka, i cili kërcënon opozitën dhe thotë se ka përveshur mëngët e tij kriminale për votën e zgjedhjeve që po vijnë. E përmendi Departamenti Amerikan i Shtetit, si turp që ai ishte deputet, por njeriu që Rama i ka besuar PS-në e Lezhës, thotë se po kthehet.
Sigurisht këta janë zëri i Edi Ramës, janë grahmat e tij të fundit, klithmat e një pushteti që po jep shpirt, sepse krimi dhe Shqipëria nuk do të rrinë më bashkë.
Ta harrojë Rama se do të pengojë dekriminalizimin, se do të prekë votën, duke zgjidhur nga zinxhirët këta banditë rrace. Ai ka mbetur vetëm, fillikat, dhe rrethohet vetëm nga këta trafikantë, tutorë e vrasës. Ka gjithë popullin përballë.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 3 Qershor 2016

Read More
03 Qer
0

Kryetari i Bashkisë së Divjakës nën akuzë për prostitucion, qindra qytetarë dhe demokratë kërkojnë largimin e tij

 

Qindra demokratë dhe qytetarë të Divjakës protestuan sot para zyrave të Bashkisë duke kërkuar hetim për akuzat e ngritura ndaj kryebashkiakut Fredi Kokoneshi, për trafik prostitucioni. Eshtë pikërisht, sekretari personal i Kokoneshit, kreut të PS-së së kësaj zone, që ka akuzuar publikisht se kryetari i Bashkisë, ka pasur procedim në Itali për trafik prostitucioni.

Vetë kryetari i Ramës në Divjakë, nuk e ka deklaruar këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Sekretari i Aksionit Qytetar, Ervin Salianji dhe kryetari i PD-së së Lushnjes, Myslym Murrizi, kërkuan që Kokoneshi të mbajë përgjegjësi për akuzat, dhe për fshehjen e të dhënave. Dhe i kërkuan Prokurorisë të vihet në lëvizje.

“Sot jemi këtu pas denoncimit që ka bërë ish sekretari i PS-së së Divjakës, Bert Monja i cili akuzon haptazi kryebashkiakun Kokoneshi si tutor prostitutash dhe është e habitshme që Kokoneshi nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ta paditur për shpifje. Ne vijmë sot këtu sepse ka filluar fenomeni domino i rrëzimit një nga një të të inkriminuarve pas hyrjes në fuqi të ligjit për dekriminalizimin, ashtu si në rastin e kryetarit të bashkisë së Kavajës. Shpejt qytetarët do të mësojnë të vërtetat rreth formularit të deklarimit të bashkiakut Kokoneshi. Ne do ti drejtohemi Prokurorit të Përgjithshëm për të vërtetuar akuzat nga shoku i tij i ngushtë dhe ish sekretari i Partisë Socialiste të zonës së Divjakës. Asgjë më tepër nuk ngrejmë ne si PD, me çka thotë ai në një konferencë shtypi, që e kanë dhënë mediat. Nëse Kokoneshi ndihet i qetë nuk ka pse sjell këtu tellallë por ti drejtohet gjykatës për shpifje”, tha Murrizi.

“Siç e shikoni ne jemi në rrugëtimin tonë bashkë me qytetarët për ti treguar Edi Ramës dhe qeverisë se ku i ka futur kriminelët që kemi prej 2 vitesh e gjysëm e që i kemi denoncuar si Parti Demokratike. Sot, ish drejtuesi i Partisë Socialiste të zonës dhe miku i ngushtë i kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi e ka akuzuar si një person që në vitet 95-96 ka trafikuar dhe ka bërë tutorin për vajza në rrugët e Italisë. Në vetëdeklarimin e tij nuk e ka deklaruar dhe ne sot i bëjmë thirrje para bashkisë së Divjakës, prokurorisë që të nisë hetimet dhe ti ndërpritet menjëherë mandati kryebashkiakut të Divjakës për deklarimin të rremë sipas ligjit të dekirminalizimit. Siç e shikoni në çdo cep institucione publike nuk janë në shërbim të publikut por janë në shërbim të krimit dhe personave të inkriminuar. Edhe sot këtu shohim disa punonjës së bashkisë që provokojnë dhe nuk lejojnë qytetarët në të drejtën e tyre për të dhënë deklarata e për të kërkuar llogari për një akuzë publike të bërë nga vetë nga brenda radhëve të PS. Kryebashkiaku është i detyruar ta sqarojë nëse është hetuar nga autoritetet policore italiane apo jo”, tha Salianji.

Sekretari për Aksionin Qytetar tha se inkriminimi i institucioneve dhe bashkive është modeli i Ramës.

“Institucionet janë vetëm në shërbim të një grupi të ngushtë njerëzish të cilët e përdorin për tu pasuruar sot, për të rritur taksat për qytetarët, për të sjellë krimin në administratë dhe jo për të çuar taksat dhe administrimin e pushtetit për qytetarët ashtu siç i takon. Siç e shikoni këtu janë mbi 200 qytetarë që po provokohen nga disa prej punonjësve të bashkisë së Divjakës që kërkojnë llogari pse protestojmë. Ky është modeli që ka sjellë Edi Rama në qeverisje, ky është modeli që do të rrëzohet sa më parë me votë nga shqiptarët. Sot jemi në rastin e disatë të kryebashkiakëve të akuzuar për krime të rënda siç janë prostitucioni, vrasjet apo trafiku i drogës. Presim përgjigjen e Ramës dhe kryebashkiakut, presim hetimin e plotë të prokurorisë”, tha Salianji.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 3 Qershor 2016

Read More
03 Qer
0

Basha: Me 20 milionë dollarë në vit, rimbursojmë deri në 300 kw energji për familjet në ndihmë ekonomike. Vetëm vjet kjo qeveri harxhoi 80 milionë dollarë për zyra dhe luks qeveritar 

Miliona euro që sot përfundojnë në xhepat e qeveritarëve dhe shkojnë për investime luksi  do t’u kthehen qytetarëve përmes investimeve  që hapin vende pune, uljes së çmimit të energjisë, uljes së taksave dhe investimeve për bujqësinë. Këtë konfirmoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në bashkëbisedim me banorë të qytetit të Lezhës. Tregtarët u ankuan për taksat e larta, rënien e fuqisë blerëse dhe detyrimin që edhe pensionistët të paguajnë sigurime shoqërore që arrijnë në 600 mijë lekë në vit.

Tregtare: Sa më parë të dalësh kryeministër. Boll na bëni premtime, na bëni rrena. Na la pa punë, pa lekë, pa asgjë.

Tregtarë: Shes tash e njëzet e ca vjet. Jam pensionist më merr sigurimet shoqërore muaj për muaj, ama i thonë 70 mijë lekë.

Basha: E sa shet ti këtu që ti marrin sigurimet shoqërore?

Tregtar: Mu me nga një javë zero.

Tregtar: Mua për 50 lekë të vjetra të fut në burg, ata për 300-400 milionë euro e bën hero. Ndoshta i nda paret me të.

Basha: Sa po shet përditë?

Tregtare: Një derr në dy tre ditë. S’ka lekë për Zotin!

Basha: Përpara sa ke shit?

Tregtare: Kam shit 5-6, sa të dush.

Basha: Taksat do t’i ulim.

Tregtare: Atë duam edhe ne, atë duam edhe ne.

Basha: Korrupsioni duhet luftu. Ato qindra milionë euro që i fusin në xhep qeveritarët të kthehen në treg, të kthehen në konsum.

Tregtare: Dje janë djeg dritat e tanë pallatit e të dyqanit. Kemi pagu 200 mijë lekë të gjithë, ble kabullin e pagu elektricistin me leket e njerëzve.

Basha: Edhe taksa, edhe shërbim s’merrni.

Tregtar: Pata hap një firmë ndërtimi, punova 12-vjet dhe 17 familje i kam mbajt me bukë.

Basha: Në çfarë viti e ke mbyll firmën e ndërtimit?

Tregtar: Ka nja një vit, një vit e pak. Nuk shkoj më, taksa, taksa, taksa.

Basha: Po ata 17 veta që kishe në punë?

Tregtar: Pa bukë.

Farmacist: Ajo zonja ka gjithë jetën, babën e kam farmacist ka punu gjithë jetën edhe sot nuk lidh dot kontratën sepse i thotë që duhet ta kesh farmacinë 20 metra larg qendrës shëndetësore. Ndërkohë që kjo është një farmaci që ka ekzistu. Kushti është për të lidhur rimbursimin.

Nga Lezha zoti Basha u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që pyesin se ku do t’i gjejë lekët për të zbatuar programin e tij.

Basha: Me 20 milionë dollarë në vit ne mund të rimbursojmë dhe do tw rimbursojmë deri në 300 kw për familjet në ndihmë ekonomike. Këta harxhojnë 80 milionë për luks dhe na thonë ne ku do t’i gjeni paratë??? 2.2 miliardë euro të shqiptarëve i kanë zhdukur. Na thonë ne ku do ti gjeni lekët për të ulur taksat? E pra ne do t’i ulim taksat dhe një pjesë e këtyre lekëve do të kthehet në xhepat e shqiptarëve, do të kthehet në konsum, do të kthehet në fuqi blerëse.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi dhe ndërmarrjen Eurofish. Zoti Basha garantoi se qeveria e tij nesër do të jetë në krah dhe përballë biznesit. Taksë e sheshtë 9%, sigurime shoqërore 9%, TVSH 15% është programi fiskal i demokratëve, i cili do të mundësojë punësim me paga dinjitoze, rritje të mirëqenies dhe zhvillimit.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 3 qershor 2016

 

Read More
03 Qer
0

Rama vazhdon të mbrojë Roshin, nuk distancohet, nuk e shkarkon

Edi Rama vazhdon ta mbrojë edhe sot, edhe tani që flasim Elvis Roshin, të dënuar për përdhunim në grup.

U pa botërisht se njeriu i tij është dënuar për këtë vepër të rëndë, e megjithatë Edi Rama sërish nuk është distancuar, nuk ka kërkuar ndjesë para qytetarëve të vendit që i poshtëroi duke kandiduar e rikandiduar Roshin.

Edi Rama ende nuk ka marrë një akt për shkarkimin e tij, edhe pse Prokuroria ka nisur ndjekjen penale për fshehjen e të dhënave.

Pasi e justifikoi përdhunimin e Roshit, pasi deklaroi se Roshi është si gjithë shqiptarët që kanë emigruar, Rama organizoi dhe një miting në mbështetje të tij, dhe sot janë të gjithë të dhënat që po e ndihmon ti fshihet drejtësisë.

Ja sa seriozisht e ka dekrimalizimin Edi Rama, që ofron mbrojtje të gjithanshme për kryetarin e tij të Bashkisë, kur kapet me krime të rënda, e me fshehjen e tyre.

Mbrojtja e Ramës për të dënuarin për përdhunim arriti kulmin mbrëmë, kur Taulanti i tij e quajti Kavajën një qenef të madh, ndërsa Roshin shpëtimtarin e saj.

Edi Rama vazhdon të poshtërojë qytetarët e Kavajës në mënyrë të përsëritur.

Iu kërkua të mos i poshtërojë qytetarët, i thanë faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë mos e kandido Roshin se është i dënuar në Zvicër për drogë, ai sërish e bëri.

I doli tashmë i dënuar edhe për përdhunim, sërish Edi Rama zgjedh të qëndrojë në krah të Roshit e të fyejë popullin, qytetarët e Kavajës.

Nëse Edi Rama i ka mundësuar edhe arratinë, njësoj si Frrokut, ne i themi prokurorisë ta kërkojë Elvis Roshin në zyrën e kryeministrit.

Aty ta kërkojë sepse Elvis Roshi dhe Edi Rama janë një, janë i njëjti person, janë të pandarë.


Deklaratë e kreut të departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, 3 qershor 2016

Read More
02 Qer
0

Tjetër breshër mbi pranverën ekonomike të qeverisë. Bizneset amerikane hedhin poshtë propagandën Rama-Ahmetaj

Pranverës ekonomike të qeverisë i ra dje një tjetër breshër, duke hedhur poshtë propagandën fodulle të saj.

Sondazhi i Dhomës Amerikane të tregtisë tregon rënien e besimit të biznesit me 4.83 pikë, për shkak të taksave të rritura, korrupsionit, monopoleve.

Të vërtetat e këtij raporti janë tronditëse për gjithkënd.

“Jam tejet i shqetësuar rreth gjetjeve të këtij raporti”,- u shpreh ambasadori amerikan.

Po këtë e thotë dhe FMN.

E thotë dhe Banka Botërore.

E thotë çdo biznes në vend, e çdo investitor.

Vetëm Rama e ministrat e tij shprehen se “nuk ka vend për shqetësim pasi gjithçka është një perceptim i gabuar”.

Përse shprehen kështu? Sepse ekonomia e tyre personale njeh vetëm pranverë, vetëm lulzim.

Çfarë thote raporti?

Nga 27 indikatore, 24 prej tyre janë në rënie.

Dhe kjo është hera e parë që besimi rezulton me rënie, qysh kur dhoma amerikane e tregtisë ka filluar të publikoje këtë indeks.

65% e bizneseve te Dhomës Amerikane janë shprehur se klima për të bërë biznes është e pavaforshme apo shumë e pafavorshme.

Burokracia e qeverisë, monopolet dhe konkurrenca e pandershme, niveli i përgjithshëm i taksave, janë tre elementet kryesore qe shqetësojnë bizneset amerikane ne Shqipëri.

Me rënie të ndjeshme dhe mjaft shqetësuese rezultojnë marrëdhëniet me tatimet e doganat.

70 përqind e të anketuarve e konsiderojnë nivelin e taksave si të pafavorshëm, ose shumë të pafavorshëm për bizneset.

Ky tregues ka shënuar rënien më të madhe nga viti 2014, me pothuajse 7 pikë.

Ky është realiteti dramatik i ekonomisë sot, dhe jo propaganda rozë që dëgjojmë çdo ditë nga Ahmetaj dhe Edi Rama.


Deklaratë e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, 2 qershor 2016

Read More
02 Qer
0

Edi Rama është problemi, ai e mori Roshin, i dha pushtet dhe sot mbron krimet e tij

Nuk është Elvis Roshi problemi më i madh, për të nuk ia vlen të harxhosh dy minuta kohë.

Problemi është Edi Rama, që mori një të dënuar, një trafikant droge, një shef bande, ua nxori socialistëve si modelin e tij, e vuri të marrë vota me forcë, e ti blejë ato, duke ia paraqitur Kavajës dhe mbarë shoqërisë si model suksesi që duhej ndjekur.

Një vit më parë, përpara se ta rikandidonte, Edi Rama është lajmëruar nga faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë, se Elvis Roshi është i dënuar për drogë në Zvicër.

Dhe i është kërkuar Edi Ramës të mos e rikandidonte, të mos poshtëronte popullin e tij.

Por Edi Rama vazhdoi, e konfirmoi se zgjedhja e tij është Roshi, se modeli i tij është Roshi.

Pse e kandidoi Edi Rama, Roshin, edhe pse u njoftua nga ndërkombëtarët për dënimin e tij në Zvicër, edhe pse iu kërkua të mos poshtëronte popullin e tij?

Sepse ai nuk do të qeverisë, por të sundojë. Të sundojë me forcë, me dhunë me terror. Siç po sundon. Për këtë i duhen trafikantët, tutorët, vrasësit.

Ndaj çoi edhe në krye të partisë në Kavajë, një të dënuar për drogë, si Gentjan Daja në Itali, e në Gjermani. Një ushtar i Roshit ky. Pra e gjithë banda në pushtet. Siç po bën me të gjitha degët e partisë së tij.

Ky rast është shëmbëlltyra tipike që nxjerr përmasat e plota të inkriminimit që Edi Rama i ka bërë pushtetit kudo, në çdo qytet e në çdo bashki.

Edhe kur u mësua se Roshi ishte dënuar në Itali për përdhunim në grup, Edi Rama sërish e mbrojti.

Jo vetëm shkruante rregullisht statuset e tij në Facebook, por me firmën e vet bëri dhe një vajtim të gjatë, e mbrojti edhe nga foltorja e Partisë Socialiste, nxori dhe tre deputetë ekraneve për të avokati për Roshin. Organizoi edhe një demonstratë me punonjës bashkie e urdhëroi socialistë, burra e gra e nëna të dalin të mbrojnë të dënuarin për përdhunim.

Ky është pra modeli dhe standardi i Edi Ramës.

Sepse ai nuk qeveris dot me qytetarët e për qytetarët.

Ai kërkon të sundojë dhe për këtë i duhet roshi, bushi, shullazi, habili, balili, prenga, ndoka, cubi, frroku. Për të sunduar i duhen tutorë, banditë, trafikantë e vrasës.

Por dekriminalizimi do të bëhet, dhe sundimi i Ramës me krimin do të bjerë.


Deklaratë e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka, 2 qershor 2016

Read More
02 Qer
0

Reagim i Partisë Demokratike për deklaratat e T. Ballës

Formulari i dekriminalizimit, është konceptuar që secili prej zyrtarëve të këtij vendi t’i rrëfehet opinionit publik për krimet e rënda që mund të ketë kryer, dmth për: përdhunimet, vrasjet, trafikimin e drogës e të prostitutave.

Shumë prej këtyre bëmave i ka kryer dhe Taulanti i Partisë ndaj të cilit nuk mungojnë denoncimet dhe dëshmitë.

Formulari i dekriminalizimit, nuk është konceptuar që zyrtarët të rrëfejnë meritat, aktet e trimërisë apo të heroizmit të kryera kundër Sigurimit të Shtetit dhe sistemit të përdhunuesve të një kombi të tërë.

Flamur Noka në vitin 1990 bëri zgjedhjen e tij, pa rezerva e frikë, në favor të lirisë. Theu perden e hekurt.

Ata e kthyen e ia dorëzuan Fatmir Xhafës, i cili së bashku me Sigurimin e Gramoz Ruçit, kishin për detyrë t’i bënin hetuesinë, ta demaskonin e ndëshkonin armikun e regjur të Partisë dhe Atdheut socialist, 19 vjeçarin Flamur Noka.

Pas kësaj, fatin e tij e kishte në dorë personalisht shoku Fehmi Abdiu, kryetar i Gjykatës Popullore të Kukësit, i cili njësoj si për Havzi Nelën, do të administronte në dosje edhe opinionin me shkrim të Sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë së Kukësit, shokut Sulejman Bushati. Më tej, “armiku” 19 vjeçar Flamur Noka, kishte të drejtën, identik si Havzi Nela, t’i kërkonte mëshirë shokut Kristaq Rama, i cili njësoj si për Havzi Nelën, do të firmoste “ekzekutim me varje në litar”.

Për fat të mirë, të gjithë sa përmenden më sipër nuk e patën kohën e duhur të mbyllnin ciklin e përdhunimit në grup të dinjitetit njerëzor dhe dëshirës për liri, pasi në dhjetor të vitit ’90 u shembën e u fshehën skutave.

Ndaj, Flamur Noka sot nuk është në një varr pa emër, dhe të njëjtët monstra, e kanë përballë në çdo të pabërë që po i përsërisin prapë këtij populli.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 2 qershor 2016

 

Read More
01 Qer
0

PD dhe qytetarët protestojnë, Veliaj betonizoi liqenin, radhën e ka Parku Rinia

Veliaj zëvendësoi barin me kauçuk, preu 17 pemë. Plani i tij dhe i Ramës të mbushin liqenin dhe Tiranën me kulla betoni
 
Dhjetra aktivistë të Departamentit të Mjedisit dhe të rinj demokratë protestuan sot në Parkun Rinia duke paralajmëruar qytetarët e Tiranës se së shpejti ky park do ketë radhën për tu betonizuar. Kreu i Departamentit, Jamarbër Malltezi u shpreh se Veliaj duhet të japë dorëheqjen pasi opozita vërtetoi se ai shkeli ligjin me ndërtimin brenda Parkut të Liqenit, duke derdhur mbi 870 metra kub beton si dhe është duke përgatitur dhënien e lejeve të tjera të ndërtimit. Ai u bëri thirrje qytetarëve ti bejne rezistencë këtij plani të Ramës dhe Veliajt dhe ta kundërshtojnë me të gjitha mjetet ligjore.
“Këtu jemi në skenën e ardhshme të krimit, pasi do ta betonizojmë së shpejti. Sot disa njerëz që keqpërdorin ndonjërin dhe gjithçka, keqpërdorin paratë publike për tua dhënë burrave të drejtoreshave të tyre, po përurojnë një sarkofag në të cilin mbulojnë me beton dhe po shtrojnë bar sintetik kauçuku. Kjo është zgjidhja për cilësinë e rëndë të ajrit në Tiranës. Ndërkohë, Parku Rinia ka radhën për tu betonizuar. Ky park është tjetri në radhë ashtu si parku i Liqenit ku tashmë në dy krahët e tij po përgatiten të ndërtohen gradaçela për klientët oligarkë të kryeministrit. Për faq të keq, këtu nuk ka asnjë përgjegjësi. Na u deklarua se nuk do kishte beton por vetëm ashkla. Ne po dëshmojmë këtu me shumë foto që aty kishte 870 metra kub beton ose sa 100 betoniere që hodhën beton tek mushkëritë e qytetit tonë, tek mushkëritë e fëmijëve tanë. Na premtoi se do jepte dorëheqjen nëse një pemë e vetme do ishte prerë. Ne këtu, kemi 17 pemë të prera dhe zotëria do të duhet të jepte 17 herë dorëheqjen nëse do kishte cipë. Ne bëjmë thirrje të qendrojmë me mjete paqësore. Ne duhet të qendrojmë për mushkëritë tona e të fëmijëve tanë. Ti shohim mirë këto foto e pamje sepse nuk është çudi që edhe këto pemë e ky bar këtu të zëvëndësohen vitin tjetër me bar kauçuku. Qeveria ka frikë nga qytetarët dhe nuk nuk i dëgjon ata ndaj dhe pengoi referendumet në shenjë paniku të pashoq. Pse nuk dëgjohet zëri i qytetarëve për kullat që duan të ndërtojnë këta? Pse të mos dëgjohet zëri i qytetarëve për gradaçelën 24 kate që do të marrë z Rama? Pse kanë kaq shumë frikë nga qytetarët?!”, u shpreh Malltezi.


Njoftimi për media i Partisë Demokratike, 1 qershor 2016

Read More
01 Qer
0

Reagim i Partisë Demokratike

Ashtu siç mbronte dje Arben Ndoken e Mark Frrokun qe detyronin femrat te prostituonin ashtu dhe sot Edi Rama ka dale ne mbrojtje te nje perdhunuesi si Elvis Roshi. Kjo eshte e turpshme.  Edi Rama duhet tu kerkoje ndjese shqiptareve qe i poshtroi me kete qeverisje kriminelesh. Duke ti kerkoje ndjese qytetareve te Kavajes qe i poshteroi  duke kandiduar nje person te denuar per perdhunim, tu kerkoj ndjese qe u kandidoi nje person te denuar ne Zvicer per trafik droge e te ndaluar ne Gjermani sic e pranon dhe vete Elvis Roshi. Nese nuk do te ishte ligji per dekriminalizimin qe Edi Rama e kundershtoi deri ne frymen e fundit, Elvis Roshi do te ishte ende duke drejtuar Bashkine e Kavajes.  Edi Rama te lere sulmet absurde ndaj opozites se nuk i iken dot pergjegjesise e te dorezoje trafikantet dhe kriminelet qe drejtojne Bashkite, policine dhe poste kyce te administrates.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 1 qershor 2016

Read More