Blog

01 Qer
0

Basha: Rama barazon Roshin e dënuar për përdhunim me punën e emigrantëve shqiptarë, do ta çlirojmë Kavajën nga terrori i krimit

Partia Demokratike zgjeron koalicionin kundër të keqes, krimit të veshur me pushtet dhe rrënimit ekonomik,  koalicioni opozitar i bazuar në vlera dhe jo pazare.

I vetmi kusht për t’iu bashkuar koalicionit opozitar janë vlerat, është besimi në një Shqipëri të pastruar nga krimi, në një Shqipëri të lirë për të votuar dhe për të zgjedhur dhe angazhimi për ta nxjerrë vendin nga kriza. Parti që mbledhin vota me anë të shitblerjes së tyre, me anë të emërimeve korruptive në administratë, me anë të kriminelëve të hurit dhe të litarit e kanë derën të mbyllur në koalicionin e drejtuar nga PD

 Edi Rama ka poshtëruar dje, qindra e mijëra, pse jo, miliona shqiptarë emigrantë, vëllezër dhe motra tona, duke u thënë të gjithëve se ju  jeni të gjithë si Elvisi dhe Elvisi është si ju. Elvis Roshi i dënuar për drogë dhe përdhunim, kryetari i PS-së i dënuar për drogë, dy njerëz që përpiqen të mobilizojnë me forcë, për të mbrojtur çfarë? Krimin në Kavajë. E dinë të gjithë shqiptarët. E dinë padyshim të gjithë kavajasit të cilët kanë qenë  nën thundrën e një klike kriminale e cila edhe dje tregoi dhëmbët sepse ka mbështetjen e Edi Ramës.    

Sot me zotin Arian Galdini, kryetarin e Partisë për Liri, Demokraci dhe Etikë kemi arritur së bashku marrëveshjen për bashkëpunimin si pjesë e koalicionit opozitar.

Opozita, koalicioni opozitar zgjerohet me një forcë të re politike, me një forcë me të cilën na bashkojnë vlerat, na bashkon besimi tek një model ndryshe për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Një model ku demokracia shqiptare të mund të shërbehet nga njerëzit e vlerave, në radhë të parë nga rinia, nga të rinjtë dhe të rejat, por edhe nga njerëz të tjerë të angazhuar në çdo fushë të jetës dhe që besojnë tek demokracia e përfaqësuar përmes vlerave.

Modeli ynë qëndron në kontrast të thellë me modelin e kundërshtarit tonë, i cili për tre vite e gjysëm ka investuar në inkriminimin e politikës, në veshjen e pushtetit me krim dhe veshjen e krimit me pushtet si një përpjekje për të diskredituar demokracinë, për t’ju thënë shqiptarëve ja çfarë iu sjell demokracia, Roshë, Bushë, Bardhë, Prengë, Ndokë, Kokëdhimë, etj. Por kjo nuk është demokraci.

Demokracia duhet të ketë fytyrën ëngjëllore të rinisë shqiptare. Ndaj unë jam përkushtuar për 35% kuotë për rininë në Partinë Demokratike, për zgjedhje përmes primareve. Ndaj jam përkushtuar dhe jam i vendosur që sëbashku me aleatët tanë t’u japim shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sepse jam i bindur se  pa dallime politike, të djathtë dhe të majtë bashkohen tek nevoja akute për të pastruar Shqipërinë nga krimi politik dhe tek nevoja akute për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme që janë po kështu dy nga levat kryesore të nxjerrjes të Shqipërisë nga kriza.

Nga kriza ekonomike në radhë të parë që është produkt i drejtpërdrejtë i inkriminimit të vendimmarrjes, të korrupsionit, i vjedhjes së taksave dhe parave të shqiptarëve. Pra, i mungesës së këtyre parave për rritjen e rrogave, të pensioneve, investimeve, punësimit, ndihmës ekonomike dhe mirëqenies së tyre në tërësi.

Koalicioni ynë po vjen duke u zgjeruar. Të tjera parti politike kanë shprehur interesin t’i bashkohen Partisë Demokratike në opozitë. Ky është një koalicion i madh vlerash, ky është vendi ku bashkohen shqiptarët dhe jo vetëm forcat politike, rreth vlerave të lirisë, demokracisë dhe  të integritetit. Rreth vlerave të Europës me shpresën dhe besimin se kështu do të mund me të vërtetë t’i japim Shqipërisë një të ardhme të sigurt, me një ekonomi të fortë që janë edhe tiparet kryesore të standardit europian.

Dua të përsëris sot ftesën për këdo që ndihet në opozitë me të keqen, të bashkojmë forcat pavarësisht nëse janë forca politike apo jo, shoqërore, individë, grupe shoqërore. Sepse së bashku mund dhe do  t’ia dalim ta ndalim të keqen dhe të hapim një erë të re të së mirës, të punës dhe të drejtës për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Arian Galdini

Unë e kuptoj që ju sot prisnit takimin Basha-Rama por z.Basha dhe Partia Demokratike vendosën ta lejnë Ramën dhe një javë pushim se ai pati një tërheqje muskuli në Kavajë dhe t’i japim mundësi një trajektoreje të re opozitare nëpërmjet një partie e cila sapo ka hyrë në dimensionet dhe spektrin politik shqiptar me djem dhe vajza të reja të cilët duan të jenë partia e qytetarëve të rregullt dhe të thjeshtë , partia e aspiratave e cila kërkon të jetë ofertë nëpërmjet modelit dhe mënyrës sesi  vepron si parti elektorale dhe jo si parti e strukturave.

Në patëm shansin dhe mundësinë sot që të bashkëbisedojmë me zotin Basha dhe me krerët e PD për këtë rrugë të re,  të cilën e kemi nisur bashkë tashmë sot dhe deri në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme që na presin. Si një rrugë e cila do të jetë përballje, si një rrugë e cila do të jetë alternativë, si një rrugë e cila do të jetë mundësi dhe komunikim i vazhdueshëm me të gjithë qytetarët shqiptarë, rolin që ka luajtur PD deri sot si opozitë ta ndiejnë dhe ta përputhin me atë që quhet opozitarizëm si gjendje qytetare.

Ne i bashkohemi këtij koalicioni për të bashkuar opozitarizmin me gjendjen opozitare që kanë qytetarët shqiptarë që janë masivisht, thellësisht dhe thellësisht të pakënaqur me këtë qeveri e cila të vetmen ofertë që ka keqqeverisjen, varfërimin, taksimet e larta, korrupsionin e lartë, krimin në parlament, krimin në institucione.

Dhe ne mendojmë që kësaj filozofie qeverisjeje këtij mekanizimi qeverisës duhet i thënë ndal, i duhet  thënë ndal me betejën opozitare, por i  duhet thënë ndal edhe me votën e zgjedhjeve të ardhshme ku opozita e përputhur me mendimin opozitar do të jetë fituesja e këtyre zgjedhjeve.

Pyetje: Zoti Basha ju duhet një parti që nuk ka vota?

Lulzim Basha: Keni filluar të nxirrni konkluzione të shpejta për median që jeni ju. Partia Demokratike nuk paragjykon askënd që dëshiron të bashkohet me opozitën në përballje me të keqen . Ne jemi në opozitë dhe lufta opozitare, përballja me të keqen do të vijë duke u ashpërsuar.  Askush nuk vjen për privilegje, vijnë për sakrificë dhe këtu nuk ka asnjë paragjykim, dhe aq më shumë për forca të reja politike që dëshirojnë të jenë një zë I ri në mozaikun politik të vendit.

I vetmi kusht është, të bashkohen vlerat  dhe  vlera kryesore është besimi në një Shqipëri të pastruar nga krimi, në një Shqipëri të lirë për të votuar dhe për të zgjedhur në bazë të programeve, në bazë të ofertave reale për të nxjerrë vendin nga kriza dhe jo në bazë të makinacioneve dhe pazareve.

Natyrisht ka parti që mbledhin vota me anë të shitblerjes së tyre, me anë të emërimeve korruptive në administratë, me anë të kriminelëve të hurit dhe të litarit, po ato parti e kanë derën të mbyllur që atje në hyrje në oborr dhe do ta kenë derën e mbyllur.

Shqiptarët meritojnë parti të pastra nga krimi, shqiptarët meritojnë parti të cilat përfaqësojnë shqetësimet dhe zërin e tyre. Reforma e vazhdueshme në Partinë Demokratike ka për qëllim që pikërisht Partia Demokratike të jetë në ballë të këtij realiteti të ri politik, që unë e quaj “Demokracia e re”,  duke e u vetëpastruar dhe duke ofruar vetë  ne më të mirët.

Kjo është e rëndësishme, vlera është e rëndësishme dhe padyshim vlera do t’i diktojë edhe numrat sepse demokracia është numra. Por demokracia e vërtetë nuk është ajo e numrave të korrupsionit e të krimit por është demokracia e numrave që bashkohet rreth vlerave.

Pyetje: Elvis Rroshi dha dorëheqjen dje por u duk sikur nisi edhe fushatën elektorale për t’u rikandiduar nga Kavaja. Si e komentoni lëvizjen e tij? 

Lulzim Basha: Tutori i Elvis Roshit është Edi Rama. Edi Rama ka poshtëruar dje, qindra e mijëra, pse jo, miliona shqiptarë emigrantë, vëllezër dhe motra tona, duke u thënë të gjithëve se jeni të gjithë ju si Elvisi dhe Elvisi është si ju. Unë nuk e besoj këtë. Unë nuk besoj se qindra, mijëra djem të rinj shqiptarë që janë sot në emigracion, apo që kanë nisur emigracionin në vitet 90 apo sot janë burra me familje, janë si Elvis Roshi. Unë nuk besoj se qindra dhe mijëra shqiptarë kanë marrë pjesë në përdhunime në grup, apo trafik droge. Prandaj  ky është një poshtërim i dytë që Edi Rama i bën shqiptarëve, në veçanti vëllezërve dhe motrave tona në emigracion,. Ky prononcim i tij i djeshëm tregon mentalitetin e inkriminuar të kreut të ekzekutivit, e  nxjerr edhe një herë zbuluar si arkitektin e sistemit të inkriminimit në politikën shqiptare. Tregon qartë se largimi i Elvis Roshit, përtej të qenit një frut i hidhur për ta por i ëmbël për shqiptarët, i ligjit të dekriminalizimit, është tërësisht i pamjaftueshëm sa kohë që arkitekti i kriminalizimit të politikës, jo vetëm nuk shfaq pendesë por do që të mbrojë e promovojë krimin deri aty sa të barazojë një njeri të akuzuar dhe të dënuar për përdhunim në grup, të akuzuar e të dënuar për trafik droge e të thotë: Ky është modeli i shqiptarëve në emigracion. Nuk është ky modeli i shqiptarëve në emigracion. Nuk është ky modeli i shqiptarëve kudo ku janë. Modeli i shqiptarëve është ai, i shqiptarëve të ndershëm, punëtorë të cilët me të vërtetë janë hasur në shumë vështirësi në këto 25 vite por ja kanë dalë ti kapërcejnë si shumicë, përmes punës së ndershme. E djeshmja ishte një ditë e turpshme edhe në një rrafsh tjetër. Krimineli tjetër, Gentian Daja, i dënuar për trafik droge mobilizoi me forcë një grup qytetarësh të Kavajës, me gjasë punonjës të Bashkisë së drejtuar deri dje nga Elvis Roshi, për një miting apo një kuazimiting dhe kjo nuk ishte gjë tjetër veçse presion, terror psikologjik ndaj qytetarëve të Kavajës. Elvis Roshi i dënuar për drogë dhe përdhunim, kryetari i PS-së i dënuar për drogë, dy njerëz që përpiqen të mobilizojnë me forcë, për të mbrojtur çfarë? Krimin në Kavajë. E dinë të gjithë shqiptarët. E dinë padyshim të gjithë kavajasit të cilët kanë qenë  nën thundrën e një klike kriminale e cila edhe dje tregoi dhëmbët sepse ka mbështetjen e Edi Ramës, që i trajton këta kriminelë si standardin e shqiptarëve. Por ju them sot qytetarëve të Kavajës që dita e çlirimit të Kavajës nga krimi po afron!

Faleminderit !


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 1 qershor 2016

 

Read More
01 Qer
0

Bizneset mbyllen, konsumi bie, papunësia rritet, pagat e pensionet nuk rriten, Ahmetaj dhe Rama e quajnë pranverë

Përballë gjendjes së rënduar ekonomike qeveria ka zgjedhur rrugën më të lehtë, propagandën ministrore për t’i mbushur mendjen shqiptarëve që po jetojnë në pranverën ekonomike. Megjithëse shifrat dhe të dhënat, të zhveshura nga propaganda bajate, flasin krejt të kundërtën.

Qendra Kombëtare e Biznesit tregon për rritje të bizneseve të çrregjistruara për këtë 5 mujor me 25 përqind, krahasimisht me një vit më parë. Ndërkohë që, papunësia është rritur në nivelin e 17.7%, të rinjtë e vendit preferojnë të largohen nga Shqipëria që po plaket përditë e më shumë, falë politikave të suksesshme të qeverisë rilindase.

Përballë fodullëkut rilindas të dhënat nga Instituti i Statistikave raportojnë për një rënie të konsumit gjatë gjithë vitit 2015 (paraqitur në grafik) për herë të parë kjo që nga viti 1998. Ndërsa të dhënat e përpunuara nga Komisioni Europian, tregojnë se jemi të parafundit në rajon me rënie prej -0.2% në 2015 në krahasim me vitin 2014. Shqiptarët kanë konsumuar 0.17% më pak se sa viti 2014 gjatë vitit të shkuar dhe aktualisht vendi është në buzë të greminës të deflacionit, kurse qeveria propagandon se kemi dalë nga kriza.

Ministri e quan pozitive rënien me 6% të eksporteve për të katër muajt e 2016 që në vlerë monetare përkthehen në 6.2 mld lekë më pak të ardhura. Ndonëse e pranon me gjysmë zëri, se efekti i vërtetë i rritjes së importeve ka ardhur si pasojë e investimit të fundit serioz në vend që është TAP.

Një investim që është përgjigja më e mirë për dështimin e plotë që kjo qeveri ka në raport me investimet e huaja të cilat vjet ishin 5.7% më pak se sa viti 2013.

Banka e Shqipërisë raporton që ndonëse bankat e nivelit të dytë kanë çuar normën e interesit në 6%, më e ulëta në histori, kredia vazhdon rrugën e saj të tatëpjetës. Banka e Shqipërisë në raportin e saj tregon se huaja ka rënë me -1.6% në krahasim me një vit më parë.

Megjithëse qeveria pretendon se Shqipëria ka dalë nga kriza, për herë të parë në 15 vite paga reale shënoi zbritjen më poshtë se sa norma e inflacionit duke rënë me -0.1%. Për të mos folur më pas për skemën abuzive dhe çalamane të pensioneve, që e ka kthyer moshën e tretë në shtresën më në nevojë të shoqërisë.

Punëtorë të keqpaguar, pensionistë më të varfëruar dhe një skemë sociale që përfundon në xhepat e ministrave apo kryetarëve të bashkisë. Kjo është Pranvera e Rilindjes që qeveria aq shumë propagandon. Ndërkohë që ashtu siç pritej, Ahmetaj heshti dhe nuk tha asgjë kur u pyet nëse do të ketë rritje pagash e pensionesh!

Rilindja që u rriti taksat e shqiptarëve me 45.5 mld leke, e mbasi ka tre vite që thotë nuk ka krizë e nuk jemi në krizë, dje na tha që pranvera e la pas krizën. Duke dëshmuar edhe një herë se kush është qëllimi i vërtetë i një bande që ka zaptuar dhe po shteron të gjitha mundësitë ekonomike dhe financiare të këtij vendi për të ecur përpara.

Duke fshehur të vërtetën megjithëse edhe vetë drejtuesit e FMN për të disatën herë brenda tre viteve u shprehën dhe dje në krah të ministrit se; Citoj; “Nje nga pengesat kryesore për më shumë optimizëm dhe zgjerim në sektorin privat janë Tatimet. Mënyra se si Tatimet komunikojnë me sektorin privat ndjehet nga biznesi si  ndëshkuese dhe jo koherente. Biznesi thotë se administrata tatimore bën represion. Kjo pengon biznesin vendas të zgjerohet dhe investimet e huaja që të vijnë”.

Tashmë është e qartë se për cilën pranverë flet ministri dhe qeveria rilindjes, përballë acarit në të cilin jeton ekonomia shqiptare gjendet luksi që i mundëson këtyre qeveritarëve që nga zyrat luksoze të propagandojnë arritjet imagjinare në kurriz të një ekonomie që e kanë rrënuar.

Partia Demokratike, përballë kësaj fature e bilanci të hidhur është zotuar se do të rikthejë në shina një ekonomi të shkatërruar. Përmes lehtësimit fiskal, shpenzimeve në shërbim të biznesit dhe rritjes së konsumit ne do t’i sigurojmë shqiptarëve punësim, paga më të larta, një ekonomi më të shëndoshë dhe një të ardhme më të mirë.

Ne jemi të bindur që taksa 9% më e ulëta në Ballkan si dhe një qeveri që ndërhyn gjithnjë e më pak në jetën e bizneseve do t’i rikthejnë vendit konkurueshmërinë ndërkombëtare, do të nxisin investimet e huaja dhe do të rrisin punësimin e mirëqënien!


Deklaratë e deputetetes Jorida Tabaku, 1 QERSHOR 2016

Konsumi ne renie per here te pare nga 1998 gjate gjithe 2015

Read More
31 Maj
0

Dënimi i Roshit në Itali për përdhunim, Rama u kërkon socialistëve të mblidhen në shesh e të mbrojnë përdhunesin

Edhe më tronditëse bëhet e vërteta rreth të shkuarës kriminale të Roshit të Ramës, modelit të Edi Ramës për bashkitë.

Dëshmia e penalitetit që është publikuar sot, e ardhur nga Ministria e Drejtësisë Italiane, thotë se Elvis Roshi është dënuar për “violenza carnale”, që do të thotë është dënuar për përdhunim.

Pra Roshi që e fsheh, dhe shefi i rilindjes që i del në mbrojtje, mbulojnë një krim të tmerrshëm të kryer nga i zgjedhuri i Ramës.

Dhe Edi Rama e njeh italishten. E megjithëse e di, që ka vënë pos të tjerash edhe një përdhunues si kryetar bashkie në Kavajë, u kërkon sot socialistëve të dalin në një demostratë në qytet për ta mbrojtur atë.

Rama u thotë socialistëve të dalin të mbrojnë përdhunuesin.

Demonstratën do ta udhëheqë Gentjan Daja, i dënuar për trafik droge, ushtar i Roshit, të cilin Rama e ka caktuar në krye të PS-së së Kavajës.

I poshtëroi duke ua vënë Roshin kryetar bashkie, i poshtëroi duke u vënë kryetar partie të dënuarin për drogë, po i poshtëron edhe më shumë sot duke i kërkuar të mblidhen në shesh në mbrojtje të përdhunuesit.

Ky është Edi Rama. Ky është modeli i tij. Këto janë standardet e tij.


Deklarata për mediat e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka, 31 maj 2016

 

Read More
31 Maj
0

Basha: Rama fsheh të vërtetën, Elvis Roshi i dënuar edhe në Zvicër për trafik droge. Largimi i Edi Ramës është zgjidhja, me të mbrojtja e kriminelëve do të vazhdojë

Është një ditë e rëndësishme për një nga reformat më të rëndësishme në Republikën e Shqipërisë në këto 25 vite, më të rëndësishmen të këtyre 3 viteve, që ka vulën dhe firmën e Partisë Demokratike por mbështetjen e çdo shqiptari të ndershëm: ligjin për dekriminalizimin.

Efektet e këtij ligji kanë filluar të ndjehen dhe sot Elvis Roshi, si subjekt i deklaruar dhe i njohur botërisht i këtij ligji ka marrë atë që ligji i rezervon atij dhe personave të tjerë të veshur me pushtet, për shkak të rekordeve të tyre kriminale.

Kjo është koha të kujtojmë se para se të vinim tek ky hap i rëndësishëm Elvis Rroshi kishte mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme të Edi Ramës në kandidimin e parë dhe në kandidimin e dytë. Edhe kur BIRN-i i kujtoi se ka dënim në Zvicër për trafik droge, edhe kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan të mos e poshtërojë popullin shqiptar,  Edi Rama vendosi të rrinte pas dhe me Elvis Rroshin, të sfidonte komunitetin ndërkombëtar,  popullin shqiptar, popullin e Kavajës, t’i poshtëronte ata.

Poshtëruesi i popullit shqiptar ka një emër dhe mbiemër dhe ky quhet Edi Rama dhe sot siç i poshtëroi dhe i gënjeu për Elvis Rroshin përsëri i gënjeu për hesap të Elvis Rroshit por edhe për hesapin e vet.

Elvis Rroshi ka një dënim në Zvicër për trafik droge. Elvis Rroshit që nuk i kujtohej dënimi në Gjermani, deklaroi më pas se nuk kishte asnjë dënim dhe po kështu tha edhe shefi i tij, dhe tani papritur i është kujtuar dënimi në Itali. Por ka edhe një dënim në Zvicër. Ai mbetet subjekt i ligjit të dekriminalizimit sepse i ka fshehur këto dënime

Edi Rama e ka ditur si sot një vit më parë, që Elvis Rroshi ka dënim në Zvicër për drogë. I është kërkuar të mos e kandidojë se do të poshtëronte popullin e tij duke kandiduar një të dënuar për drogë dhe zgjodhi ta kandidonte.

Nuk është një ditë për të fërkuar duart.  Është një ditë për të parë se ku e ka katandisur Shqipërinë Edi Rama me të inkriminuarit e tij që janë cep më cep, në çdo cep të administratës, nga jugu në veri, nga nivelet më të ulëta tek nivelet më të larta të administratës që Edi Rama e ka mbushur me persona me rekorde kriminale.

Por ndryshe nga ç’thonin dhe parashikonin dajrexhinjtë e tij në studiot televizive dhe në media, ligji funksionon. Elvis Rroshi është prova e parë që ligji funksionon. Dhe me shprehjen më të dashur të tij:  “S’ka parë asgjë akoma!” Ligji do të vazhdojë të nxjerrë në pah krimin më të madh që ka firmën dhe vulën e Edi Ramës: kërkimin me zor dhe gradimin me zor të kriminelëve në administratën publike, në parlament dhe në bashkitë e vendit.

Por ky  problem nuk zgjidhet me largimin e Rroshit. Ky duhet të largohet. Ky që i poshtëroi shqiptarët, ky që i gënjen shqiptarët ditë e natë. Ky që i ka zhytur shqiptarët në një krizë ekonomike të thellë dhe me cinizëm iu thotë sot që kriza është thelluar, siç e konstatojnë edhe institucionet ndërkombëtare financiare, se krizën po e lëmë pas me pranverën.

Largimi i Edi Ramës është zgjidhja. Ai duhet të mbajë përgjegjësi para shqiptarëve  për inkriminimin e vendimmarrjes në këtë vend si kurrë më parë, për gradimin e kriminelëve me pushtet, për gënjeshtrat dhe mashtrimet që iu ka thënë shqiptarëve ditë për ditë në emër të kriminelëve që i gradoi me pushtet Zgjidhja është largimi i Edi Ramës, pasi  shqiptarët  e dinë se e keqja me të do të vazhdojë, se mbrojtja e kriminelëve do të vazhdojë, siç vazhdoi mbrojtja e Elvis Rroshit deri në minutën e fundit, sa kohë që kanë garant Edi Ramën.

Shqipëria është  më mirë pa Edi Ramën! Shqipëria pa Edi Ramën, me zgjedhje të lira dhe të ndershme, me kandidat të ndershëm është ajo që kërkoj sot unë, por jam i sigurt që jo vetëm anëtarët, simpatizantët, votuesit e Partisë Demokratike, por edhe socialistët e ndershëm. Ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo e keqe, që i ka zënë frymën, nga gënjeshtrat, nga mashtrimi, nga korrupsioni dhe nga e zeza e të zezave nga inkriminimi i pushtetit me persona me rekorde të tmerrshme kriminale.

Sot nuk është një ditë për të fërkuar duart është një fitore e një beteje, por lufta vazhdon. Dhe lufta mund dhe do të përfundojë për të gjithë shqiptarët kur personi që ngriti arkitekturën e pushtetit të inkriminuar të jetë larguar nga pushteti një herë e mirë me votën e shqiptarëve. Me votën e lirë dhe të ndershme të shqiptarëve, përmes një procesi të lirë zgjedhor, përmes zgjedhjeve të vërteta demokratike të cilat janë sot e gjithë ditën prioriteti numër një i Partisë Demokratike, i imi personalisht, përkushtimi dhe angazhimi im maksimal para shqiptarëve.


 

Njoftim për media i Partisë Demokratike, 31 maj 2016

Read More
31 Maj
0

Rama pranon megaaferën me stadiumin, fsheh dokumentat e korrupsionit

Edi Rama ka pranuar zyrtarisht një prej aferave të tij më të mëdha korruptive që është qendra e biznesit dhe kulla në stadiumin Qemal Stafa, duke mbajtur të fshehtë dokumentacionin që ne i kërkuam zyrtarisht.

Pas kërkesës  së dytë për informacion, Edi Rama solli ca letra, por nuk solli kopjen e kontratës partneritet publik privat, ku do të kuptohej pjesa që mban federata, dhe pjesa që mban privati, pra do të shihej sa është marrë parasysh interesi publik, interesi i qytetarëve.

Edi Rama mban të fshehtë kopjen e procesverbalit të mbledhjes së shoqërisë anonime, ku del qëndrimi që kanë mbajtur përfaqësuesit e shtetit.

Dhe mbi të gjitha, Rama mban të fshetë procedurën që është ndjekur për përzgjedhjen e firmës fituese.

Pikërisht në këto pika fshihet afera e Edi Ramës.

Ndërkohë, një investigim mediatik ka nxjerrë se e gjithë ndërtesa do të jetë 90 mijë metër katrorë sipërfaqe ndërtimi, ku vetëm 12 mijë metra katrorë i shkojnë federatës, pra publikut, e gjithë pjesa tjetër prej 78 mijë metrash në zonën më të shtrenjtë të Tiranës ndahet mes Ramës dhe klientelës së tij.

Po ashtu, ky investigim nxjerr të tjera të palara, që firma fituese, është paracaktuar, përpara se të mbahej mbledhja ku është shpallur si e tillë, dhe ka qënë e vetme në garë.

Dhe nuk mungon në këtë aferë, një emër që lidhet me pazarat e përhershme të Edi Ramës me ndërtimet, që është Alban Eftimi i Atelie 4, pjesë e projektit në fjalë, siç zbulon investigimi mediatik.

Pra është kjo arsyeja, pse Edi Rama nuk bën publike, fsheh pikërisht pjesën më të rëndësishme të dokumentacionit që unë kam kërkuar zyrtarisht.

Partia Demokratike nuk do ta përligjë kurrë këtë projekt korruptiv dhe çdo hap që hidhet në drejtim të realizimit të tij do të trajtohet në kuadrin e ligjit anti-mafia sa i përket personave përgjegjës dhe pasurive të krijuara apo investuara.

Ne jemi për një stadium modern, sipas të gjitha standardeve olimpike, ku prioritet kanë hapësirat për qytetarët e për sportin, dhe jo qendrat tregtare, kullat dhe oligarkia që pastron paratë e pista të regjimit të korruptuar të Edi Ramës.


Deklaratë e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka, 31 maj 2016

Read More
31 Maj
0

PPE mbështetje Partisë Demokratike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme

Partia Popullore Europiane dhe partitë simotra mbështesin Partinë Demokratike për platformën e saj elektorale dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në Luksemburg për 40-vjetorin e PPE, me drejtuesit më të lartë të Bashkimit Europian, kryetarë shtetesh dhe qeverish të vendeve anëtare, rikthyem në vëmendje angazhimin e Partisë Popullore Europiane, për një Europë të fortë, transparente dhe efikase në shërbim të qytetarëve të saj.

Punësimi, stabiliteti ekonomik, konkurrenca, siguria dhe zhvillimi janë ato çka e djathta i ka ofruar Europës. Kjo është dhe arsyeja që PPE vazhdon të qëndrojë për 16 vjet me radhë si forca kryesore politike në Europë.

Partia Demokratike e Shqipërisë ndan të njëjtat vlera me partitë simotra anëtare të PPE-së dhe lufton çdo ditë që t’u ofrojë të njëjtat standarde edhe qytetarëve shqiptarë.

Mbështetje dhe ndihmë konkrete nga krerët e qeverive dhe partive simotra për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si kushti kryesore i avancimit të Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Mbështetje po kështu për programin e Partisë Demokratike dhe realizimin e tij nesër në qeverisjen e vendit. Duke vlerësuar propozimet tona si alternativën e duhur për të nxjerrë vendin nga kriza, krerët e politikës europiane u impenjuan për mbështetje konkrete në zbatimin e tij duke nisur nga mbështetja për programin e bujqësisë dhe arsimit e deri tek nxitja e investitorëve të huaj për të investuar në Shqipëri, që do të përkthehet në punësim dhe përmirësim të standardit të jetesës për çdo shqiptar.​


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 31 maj 2016

 

Read More
30 Maj
0

Reagim i Partisë Demokratike

Shumë qytetarë dhe socialistë, tjetër gjë presin nga Musa Ulqini. Presin që Musai të mos pajtohet me krimin që ka zënë çdo pore të partisë. Ndoshta ai nuk e ka kurajon të kërkojë llogari pse partia ku është themelues, është nga pionierët e parë, u mbush nga shefi i rilindjes me banditë, trafikantë, tutorë e vrasës, por të paktën Musai duhet ta ketë kurajon të mos rreshtohet në radhët e atyre që bëjnë gargare me jargët e Edi Ramës.

Nëse del të mbrosh Bushin, Roshin, Frrokun, Bardhin, Prengën, Ndokën, dhe krimet e tyre, e vihesh në një listë me Fred Koburen, me Elisën e traut të ngritur e me nusen e partisë, duhet të ndërrosh patjetër emrin, se s’mund të quhesh më Musa Ulqini. Të sugjerojmë ta bësh Edvin fillimisht, më pas Elvis, ose Ervin. Ndryshe, do të shkaktosh zemërim jo vetëm tek banorët e Dumresë të cilëve nuk u del dot më përpara se u premtove 6 mijë lekë për një kilë duhan, e ata nuk po shesin asnjë gram, po do gjesh belanë me çdo qytetar e socialist në mbarë vendin, që nuk do krimin e nuk do të sundohet nga trafikante, tutorë e vrasës.


Reagim i Partise Demokratike, 30 Maj 2016

Read More
30 Maj
0

Rama urdhëron terror policor ndaj protestuesve që kërkojnë largimin e kriminelëve nga pushteti

Edi Rama jo vetëm po i mban banditët e trafikantët që ka katapultuar në zyrat e shtetit, por ka urdhëruar dhe terror ndaj qytetarëve që protestojnë dhe kërkojnë pastrimin e zyrave nga krimi, çlirimin e pushtetit nga kriminelët.

Një farë Ermal Lila, cub me uniformë në Policinë e Kurbinit është vënë në ndjekje të qytetarëve dhe demokratëve që protestuan dje para zyrave të bashkisë, duke kërkuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, ligj që nxjerr prej Bashkisë Bardhin e Ramës, jo vetëm sepse ka precedentë, por edhe e con për ndjekje penale se përveç 5 emrave që ka deklaruar, ka fshehur dy të tjerë, identitete me të cilat ka probleme me drejtësinë.

Shefi i komisariatit të Kurbinit, Ermal Lila, duke zbatuar urdhërat politikë, ka dërguar policë sot në shkollë, gjatë mësimit, për të marrë me forcë mësuesin Vladimir Korriku, që ishte dje në protestë.

Kjo dhunë, ky presion i Edi Ramës është drejtpërdrejt në mbrojtje të krimit, është një përpjekje e turpshme për të mbyllur gojën e qytetarëve, e demokratëve.

Jam sot këtu për ti bërë të ditur këtij shefi komisariati dhe çdo kujt tjetër që shërben urdhërat politikë të Edi Ramës, të mos guxojnë të prekin një qytetar, një demokrat sepse do të përgjigjen deri më një para ligjit.

Artur Bardhi i Ramës, Bushi e Roshi, banditët e trafikantët që ka futur nëpër zyra e deri në parlament, do të marrin përgjigjen e duhur, dhe nuk i mbron dot as Edi Rama, as policia e urdhëruar politikisht.

Shqiptarët të jenë të bindur se dekriminalizimi do të bëhet, politika dhe zyrat e administratës shteterore, do të pastrohen nga krimi. Pushteti do tu kthehet qytetarëve.


Deklarata për mediat e Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, 30 Maj 2016

 

Read More
30 Maj
0

Europa në alarm për drogën dhe armët nga Shqipëria, Rama jep leksion sigurie në asamblenë e NATO

Trafikut të drogës që bëjnë bandat e Tahirit dhe Edi Ramës, i janë shtuar tashmë dhe armët.

Eshtë kjo arsyeja pse Edi Rama nervozohet kur e pyet gazetarja e euroneës për trafikun e armëve.

Krekoset dhe shet mend Edi Rama në asamblenë e NATO-s që mbahet në Tiranë, po droga dhe armët qarkullojnë sheshit.

Sot në Bari, janë kapur sasi të mëdha me drogë e me armë, dhe me eksplozivë që kishin kaluar nga Shqipëria, që kishin kaluar pikat e kontrollit kufitar pa asnjë problem.

Pak muaj më parë, prokurori i antimafias italiane, kataldo mota dha alarmin se tashmë përveç kanabisit dhe drogave të forta, nga Shqipëria po vijnë dhe armë.

Një fakt për të cilin Europa është e shqetësuar.

Bandat dhe trafikantët e Tahirit dhe Ramës, derisa kanë mbuluar vendin me drogë, derisa kanë këtë licensë për veprimtari kriminale, pse mos ti shtojnë edhe trafikun e armëve?

Ata rrisin fitimet.

Rritet dhe pjesa e Tahirit dhe e Ramës, rritet 30 përqindëshi i tyre.

Ndërsa vendi po zhytet çdo ditë në pasiguri, në një republikë të dështuar të sunduar nga krimi, Rama dërdëllet e jep leksione për sigurinë në asamblenë e NATO-s.

Shihni çfarë imazhi kemi sot.

Shqipëria në vendin e parë në raportin e Bashkimit Europian për prodhimin dhe trafikimin e drogës.

40 ditë më pare, në cilësinë e nënkryetarit të komisionit të sigurisë kombëtare, i kam kërkuar zyrtarisht Edi Ramës të nisë monitorimin nga ajri të territorit, pasi të dhënat flasin për pesëfishim të parcelave të mbjella me kanabis. Dhe i kam kërkuar të bëjë publike të dhënat e monitorimit.

Ai nuk përgjigjet.

Situata është përkeqësuar edhe më shumë, pasi tashmë pjesë e trafikut të paligjshëm, të biznesit kriminal të drogës janë bërë dhe armët.

Gjendja është e rëndë. Zgjidhja është në dorën e shqiptarëve, dhe zgjidhja është është pastrimi i vendit nga droga, nga armët, nga trafikantët dhe nga rrënjët e tyre në qeveri, në zyrën e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës.


Deklarata për mediat e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, 30 Maj 2016

 

Read More
29 Maj
0

Protestë në Kurbin: Të ikë kryetari i inkriminuar i Bashkisë

Sekretari i Aksionit Qytetar, Salianji: Rama e zgjodhi Bardhin sepse mbi të rëndojnë krime të panumërta 

Qytetarë dhe demokratë janë bashkuar sot në një protestë në dyert e Bashkisë së Kurbinit, duke kërkuar largimin e kryetarit, si person i inkriminuar. Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, duke përmendur krimet për të cilat akuzohet dhe fshehjen e të dhënave që ka bërë Bardhi, u shpreh se është koha që banditët të lënë menjëherë zyrat dhe pushtetin.

“Pesë emra ka deklaruar kryetari i këtij institucioni që kemi pas, që është Bashkia e Kurbinit. Nuk i mjafton Edi Ramës që Artur Bardhi, apo Artur Ndoj, apo Gentian Lila, apo Altin Tanushi, apo Gent Bushi, njëri prej këtyre personave, i cili fizikisht është ky individ që drejton Bashkinë e Kurbinit të jetë person me precedent penal. Në vend që ta zhdukë, në vend që ta shporrë, në vend që ta çojë në burg dhe t’i tregojë vendin, Edi Rama e mban në krye të bashkisë të Kurbinit duke i dhënë mbrojtje politike”, tha Salianji.

Sekretari për Aksionin Qytetar e vuri theksin tek kriteret që ka përdorur Edi Rama për të përzgjedhur të inkriminuarit e për tu dhënë atyre pushtet.

“A dini të ketë ky zotëri dhe personat e inkriminuar ndonjë profesion? A e ka kandiduar për shkak se ka qenë mjek i spikatur, apo se ka qenë një mësues i spikatur, se ka qenë njeri me kontribut dhe me reputacion në qytet? Jo! E ka kandiduar vetëm si person me precedent të rrezikshëm kriminal, duke ngritur një strukturë dhe bandë kriminale brenda shtetit. Zotëria që është kryetar bashkie me njërin nga 5 emrat apo 2 të tjerët që ka fshehur, apo edhe drejtorët e bashkisë, apo edhe deputeti, kanë qënë të akuzuar në vitin 1997 për grabitje të armatosur të Bankës së Kurbinit. Po ashtu këta persona janë nën akuza të rënda për trafik prostitucioni, për trafik droge, për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike dhe vazhdojnë e qëndrojnë sot në krye të bashkisë dhe të bashkive të këtij vendi”, u shpreh Salianji.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 29 maj 2016

 

Read More