Zonja deputete!
Zotërinj deputetë!
Zoti kryetar!
Të nderuar qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë!
Do të filloj këtë fjalë me një letër, që deputeti i këtij parlamenti i drejtonte kryetarit të parlamentit për zhvillimin e punimeve. I jap 100% të drejtë por me një ndryshim të vogël. Atë letër duhet t’ja drejtonte kryetarit të partisë së tij, ku t’i thoshte e t’i rendiste breshërinë e skandaleve, jo të përjavshme por pothuajse të përditshme, skandale llumi, në të cilat ky njeri, me normat, kriteret dhe standardet e tij ka zhytur Shqipërinë. E ka zhytur Shqipërinë dhe shndërruar atë në vendin më të neveritshëm, më të pabesueshëm, më qesharak, në vendin më të rrezikshëm se çdo vend tjetër sot.
Këtu kalohet nga skandali në skandal dhe këtu heroizohet skandali. Javën e kaluar ne folëm për Ediscobarin e Ballkanit, Balili u shpall “Escobar i Ballkanit”, çfarë ndodhi me Balilin? Jua them unë. Meqenëse policia greke dhe DEA njoftuan që kishin bërë hetim dhe kishin gjetur se ai është miliarderi i Ballkanit, me drogë, vetë kreu i Balilit në parlament doli dhe iu tha qytetarëve shqiptarë, dhe po ja u lexoj: “Një punë të mirë të policisë së shtetit shqiptar, e cila në bashkëpunim me DEA-n amerikane ka marrë pjesë ktive prej muajsh në hetime lidhur me çështjen e linjës së trafikut të drogës, ju e përdorni në mënyrë të paskrupullt për të sulmuar policinë e shtetit, për të sulmuar ministrin e brendshëm, për të sulmuar qeverinë”. Këto ishin fjalët që iu tha Ediscobari shqiptarëve, ky ishte gjoksi që rrahu Ediskobari para shqiptarëve. Kurse zëdhënësi i tij i rendit, Saje qorri shkroi po atë ditë në FB se “sipas PD, vetë ne, pra Policia e Shtetit dhe DEA dhe policia greke po heton me sukses një grup kriminal të lidhur me ne, me mua dhe me drejtuesit e Policisë. Në SHQUP nuk ka kufi as mediokriteti e as makutëria politike për të sulmuar çdo rezultat të policisë. Vërtet kaq naivë i konsiderojnë shqiptarët”.
Kjo ishte deklarata e Saje qorrit për Eskobarin. Haki Çako, drejtori i Ediscobarit tha sigurisht që kam dijeni. Dëgjoni o zotërinj se ju dhe dëgjoni dhe harroni, ky është problemi juaj. Se po ti dëgjoni këto, ju nuk mund të dilni kurrë këtu dhe të bëni avokatinë e tyre. Si kam thënë unë, po këta këtu mbrapa.
Pra, në deklaratën e policisë thuhej “ është një operacion i përbashkët në bashkëpunim me agjensinë kundër drogës, me DEA-n e SHBA, me partnerët tanë si policinë greke dhe partnerë të tjetrë të Bashkimit Evropian. Eshtë një nga operacionet më të suksesshme të organizuar në bashkëpunim midis strukturave policore në luftë kundër krimit të organizuar”. Mirëpo, Ediskobari ynë, që ka për krenari të mashtrojë qytetarët e vet, ti përgjigjet me gënjeshtra e trillime për të mbuluar krimet dhe trafiqet e tij, e bën këtë, por Europoli nuk e bën këtë. Europoli përfaqëson Europën, përfaqëson standartin europian të policisë, dhe ai, në përgjigje të këtyre mashtrimeve, informon shqiptarët dhe europianët në deklaratën e tij të datës 16 maj se 17 përsona janë arrestuar, 11 grekë dhe 6 shqiptarë, që të gjithë ekskluzivisht nga bashkëpunimi midis policisë greke dhe belge, DEA-s ameriakne dhe policisë italiane, e përjashtuar tërësisht policia shqiptare pasi kjo polici i kishte thënë policisë greke se Balili është vet Ediskobari kryeministër, është i lidhur i paprekshëm dhe se ai nuk mund të prekej. Dhe kur ambasadori ynë bëri marrëzinë e tij, demantoi CNN me notë zyrtare, CNN nxori letrën e policisë shqiptare ku thuhej se ky (Balili) është i bardhë si bora.
Cështja e Balilit është një çështje tronditëse për Shqipërinë, rajonin dhe Europën, sepse janë po këta që thanë se po e hetonin prej muajsh, këta që deklaruan se ai është i bardhë qelibar, ata që i thanë ik, mbathja nga Shqipëria dhe e përcollën. Pasi me urdhër të Ramës na kërcënoi me gjyq për shpifje, ja mbathi në drejtimin që ja mbathi Arben Frroku tre muaj më parë. Ai ja mbathi por Ediskobari mbeti këtu, është ky këtu, per ccdo shqiptar, për ccdo ballkanas, për ccdo europian. Pasi ja mbathi bëhet i gjallë i pari Kocco dhe ngre akuza ndaj Berishës se po mbron LSI-në. Unë në mënyrën më absolute nuk mbroj asnjëri, por unë nuk mund të them se hekurat që i ka nxjerrë me qindra herë në televizion Ediskobari për ata që s’paguajnë një faturë drite, për ata që lëvizin dy tjegulla në ccatitë e tyre, për të mjerët që shesin pesë speca e tre domate, por hekurat i ka Ediskobari, hekurat i ka Saje qorri, nuk i ka as Edmond Panariti e as Ylli Manjani. Hekurat janë ekskluzivitet i Ediskobarit. Atëherë pse të mos i them unë se ti je Ediskobari? Më thoni ju o qytetarë a e kam gabim apo kam të drejtë? Po pse do ti them se është i LSI-së në një kohë kur mbrojtjen totale atij ja jep Edi Rama.
Po ku ta di un se sa para i ka dhënë Ramës ai, ku ta di unë se sa ia ka çuar valixhen me euro në zyrën e tij tek Gysi dhe sekretari i përgjithshëm i mafies shqiptare, Agacci? Të dhënat më thonë mua se atje e ka takuar në Rodos, e ka takuar atje me bosin më të madh të drogës në Rodos. Të dhënat më thonë mua se ka darkuar me të dhe Balilin në restorant Livia në Butrin, të dhënat më thonë si i ka dhënë koncensionin e Butrintit dhe peshkimit Tore Balilit. Të dhënat më thonë dhe shumë gjëra të tjera, por nuk po merrem me to. Po merrem me këto që janë substanciale. E përcolli në vend tjetër dhe tani si Ponc Pilati njëherë nxjerr Koccon e njëherë shkuan artikuj anonimë ku thotë s’ka turp PD-ja që nuk sulmon LSI-në për Balilin, një herë tjetër del vet, e kështu me radhë. Balilin e përcolle ti (i drejtohet Ramës) nga Shqipëria së bashku me Saje qorrin dhe ti je ‘Ediscobari i Ballkanit’, i ke bërë një njollë të tmerrshme vendit, je bërë shefi i klanit më të tmerrshëm të drogës në Shqipëri dhe ky është një ndëshkim madhor për vendi. E ka shumë të drejtë deputeti që solli letrën, por problemi është se duhej ti adresohej ccimkës, kryeccimkës së vendit. Shiheni të gjithë këtë burrë, ky është ccimkë, ky është kryeçimkë.
E harruat ju të dashur qytetarë kur më dërgoi kryeccakallin Ngjela me orë për të më regjstruar mua kur isha kryeministër. E shndërroi njëriun në ccimkë, e shndërroi hiccin në hicc. 5 mijë euro i futi në gojë njëriut që sa herë e kapin borxhli i fillon diarreja nga goja. 5 mijë euro i dha atij për të mbajtur orën e Çakullit në dorë dhe të më regjistronte, por më nderoi me regjistrimin e tij. Ja ku është ccimka, ky është çimkë. Ky është Koleka në miniaturë, ky është shpirtziu në miniaturë.
Po burri që merret me regjistrimin e kundërshtarëve ça burri është? Eshtë një kalec ordiner. Ja pra pse ky është kryeccimka. Pa u bërë kryeministër përdori të keqpërdorurin e të gjitha kohërave, me një shumë ordinere, për të regjistruar kryeministrin e asaj kohe.
Skandali është i përmasave të jashtëzakonshme dhe ju keni bërë veprime shumë të rënda, si me regjistrimet që i ke bërë presidentit të Republikës, kreut të opozitës, pastaj të tjerëve majtas e djathtas si ta ka thënë mëndja jote e sëmurë. Por veprimet më të ulta, më antiligjore e më antikushtetuese që ke kryer ti gjatë tre ditëve të fundit duke bërë gjithccka për të zhdukur gjurmët. Të këshilloj, dorëzo pajisjet dhe mos krijo sherre të panevojshme, sepse ke kryer një vepër shumë të rëndë, të stilit mafioz të një neo-bllokmeni që ndan psikologjinë e etërve të tij. Dorëzo pajisjet.
Pajisje të tilla kanë hyrë në Shqipëri gjatë qeverisjes së Nanos, gjatë qeverisjes së Berishës, dhe do hyjnë në Shqipëri, por ka rregull e kod të caktuar se si hyjnë. I ka përdorur qeveria Nanos, i ka përdorur dhe qeveria ime, do i përdor qeveria juaj, do i përdori qeveria që vjen mbrapa por përdoren vetëm e vetëm me autorizim e me leje të prokurorit të Përgjithshëm, dhe vetëm e me destinacion Shullazin, por jo presidentin e Republikës, kurrën e kurrës, jo kundërshtarët politikë, se as në atë kohë si ka përdorur Fatos Nano, si ka përdorur kurrë Sali Berisha. Po kjo polici i ka përdorur, sipas rregullit, tek një ose disa banditë për ti gjetur ku janë, për ti identifikuar ku janë fshehur, e për ti kapur në strofullën ku ndodheshin. Kjo është një gjë shumë e rëndë dhe mos mendoni se do kalohet kshu.
E përgezoj komisionin e sigurisë, dënoj aktin arrogant e të pacipë të ministrit që me diskonsideratë u ngrit dhe iku por vlerësoj faktin që deputetët me pyetjet, me qëndrimet e tyre bënë atë që kishin në dorë për ti bërë transparencë shqiptarëve për këtë skandal. Ju garantoj se kjo nuk mbyllet kollaj.
Ne jemi këtu prej 23 vjetësh, dhe ka ndodhur këtu që kryetari opozitësh është burgosur, ka ndodhur në këtë vend që kryetari opozitës është akuzuar për krime kundër njerëzimit 8 muaj para se të akuzohet Milloshevicci, ka ndodhur në këtë vend që kryetari opozitës të thirret për gjëra të ndryshme në prokurori, dhe në të gjitha rastet, pavarësisht nga qëndrimet politike kurrë dhe asnjëherë, asnjëra nga forcat politike nuk ka rrethuar gjykatat dhe prokuororinë. Ky Ediskobar rrethon gjykatën. A ka akt më të turpshëm, a ka akt më antikushtetues se ky? A ka akt më banditesk se ky? Një kryeministër që pretendon se është kryeministër dhe shkelmon ditën për diell Kushtetutën dhe ccdo gjë tjëtër. Ai mund të thotë se kur është thirrur në prokurori ka shkuar. Ka shkuar, është e vërtetë. Por problemi është se s’ka qënë kryeministër, tani që është bërë kryeministër rrethon gjykatat. Po pse them unë se rrethon gjykatat ky dhe jo ai rrugacci me gjuhë ordineri? Sepse absolutisht me një akt të tillë, nëse Xhelili shkarkohej për një orë, ai (Veliaj) shkarkohej për 24 minuta. Akti i tij, po të mos ishte akti i Ramës, po të mos ishte i instruktuari i këtij, po të mos ishte i nxitur prej këtij, është atentati më i rëndë ndaj shtetit që ka ndodhur në 24 vite.
Për ccfarë mund të flisni ju këtu. Sigurisht ju jeni të doktrinës së krimit të dobishëm. Po pse e do ai aty (Veliajn)? E do aty se i shërben, meqë me ligj nuk fiton dot atë që kërkon atëherë fut rrethimin e gjykatës, duke fyer këtu të gjallë e të vdekur. NUk po marr absolutisht në mbrojtje gjykatësit por po them një gjë, që ka një përqindje të madhe, një përqindje të njohur vendimesh në kundërshtim me ligjin që gjykatat më të njohura të botës kanë dhënë, po se ka rrethuar njëri kush gjykatën. E ka rrethuar Edi Rama, i vetmi njëri në botë që ka rrethuar gjykatën.
Eshtë Edi Rama i vetmi në botë që dërgon sekretarin e përgjithshëm të mafies, si polic me kërcënime monstruoze, si sekser nga gjykata në gjykatë, Ëngjëll Agaçin. I bëj thirrje prokurorit të hetojë të gjithë tabulatet e tij. Por ftoj gjykatës dhe prokurorë të dalë një burrë dhe t’ja përplasë në fytyrë këtij palaccoje që shfrytëzon të qënurit sekretar i përgjithshëm për të shkuar dhe për t’ju bërë gjëmën. Qërojeni, se duhet t’i ndjeni vetes një karakter dhe integritet! Nuk mund t’ju marrë nëpër këmbë ai që ka futur makinën e numërimit të parave në kryeministri. Mbylljani dyert, përplasjani në fytyrë, se ai është ky (Rama) dhe kur ja kein bërë atij ja kein bërë dhe këtij këtu. Njeri që kalon nga gjykata në gjykatë si qen i tërbuar me të gjitha format duke i kërcënuar.
Që shkon tek presidenti i republikës me dokumenta për ta korruptuar. Ai është ky (Rama), ai është një viktimë e këtij. Ai ka fatkeqësinë që zbaton urdhërat e këtij.
Zotërinj, ccfarë nuk qëndron në këto që po themi.
Ja ku i keni pallatet pa leje të Sadri Abazit (tregon fotot) që protestonte para gjykatësve. Ja ku i keni pallatet pa leje të Abazit. Prandaj shkon dhe kërcënon gjykatësit një mafioz si ai, i cili tek bulevardi i ri po merr lejet për të ndërtuar pallatin 31 kate e ndaj shkon e kërcënon gjykatësit ky mafioz, në emër të Edscobarit. Këtë e bën vetëm mafia që s’ka asnjë tipar, asnjë karakter e asnjë gjë.
Vijmë tek Xhelili. Zoti Manja më duhet të them se e kuptova që je ndjerë keq, po mos u ndje keq se absolutisht pesë herë më keq se Xhelili janë këta që janë mbrapa. Prit Bashkim (Fino) se do dali. Po pse ndodhin këto? Sepse ju vutë llumin në piedestal. Ju vutë një mashtruese të paftyrë që vetëm pse bëri spotin tuaj dhe e vutë drejtoreshë të arsimit në Tiranë, sepse ju prutë në krye të shkollës Gjimnazit Ismail Qemali një rrobaqepëse që nuk kishte dhënë kurrë mësim dhe rrokullisët shkollën më të mirë në institucionin më problematik në Tiranë. Vutë Agronin pedofil, i cili jo vetëm që kërkonte seks për vend pune, por me minorene. E keni vënë re ëmbëlsinë e sivllaut të Koços, ka një ëmbëlsi djallëzore. Se nga i doli Koccos pedofili edhe në redaksi të gazetës. Pse Kocco është pika e mjaltit të pedofilëve? Juve ju gjetën pedofilët. Kush ua solli këta, opozita? I sollët vetë. Ju garantoj unë, s’po komentoj fare rastin por prisni skandalin tjetër shumë herë më madhor, jo në periferi, por në zyrat më qendrore në Tiranë.
REPLIKA PAS FJALES SE RAMES:
Rama ia mbath si burrec, është në rrokullisje të pashpresë!
Si burrec që është ia mbath por burrecët të tillë janë, burra si bën dot ata kurrë. E vërteta është që unë këtu flas për qytetarët, flas deputetët, nuk flas ndonjëherë për burrecë si Rama, që flasin edhe ia mbathin, që vijnë këtu me një llogore dhe koprolali, fjlaë kjo që vjen nga greqishtja dhe do të thotë “me fjalë të menderosura”. Pra me fjalë që kundërmojnë kërkon të mbulojë skandalet e tij. Me fakte faktuam këtu dhe provuam se ai është përgjegjës për ngritjen e llumit në piedestal. Se skandali Xhelili është vetëm njëri i dhjetëra skandaleve të kësaj administrate në të katër anët e vendit dhe skandale të të tjera që i mbyll ai dhe që po të dojë unë jua nxjerr me video. U ngrit këtu dhe na lëxoi një komunikatë. Por ja ku është komunikata e ditës së parë e Europolit, e botuar fatmirësisht në të gjitha mediat shqiptare. Deklaratë e marrë nga unë pasi u botua në mediat shqiptare, e cila thotë se “me datën 9 maj 2016, 17 individë, mes të cilëve 11 grekë dhe 6 shqiptarë, nga një rrjet i krimit të organizuar të përfshirë në shkallë të gjërë në trafik droge, u arrestuan nga agjensitë e zbatimit të ligjit të koordinuar, të udhëhequr nga Greqia e të mbështetur nga Belgjika dhe Europol. Rrjeti ishte kryesisht i bazuar në Greqi dhe kishte dyshime se kishte bërë qindra milionë euro duke transportuar narkotikë në një numër vendesh të Europës. Një sasi e madhe kanabisi dhe kokaine ishte ngarkuar nga kompanitë e transportit rrugor të bazuara në Bullgari dhe Austri, të cilat shërbyen si kompanitë më të avancuara. Ditën e veprimit një operacion i gjërë policor u krye në Greqi dhe Shqipëri, ku u kapën 698 kg kanabis në Greqi dhe 96.5 kg hashash në Belgjikë. !5 targete u arrestuan në Greqi dhe dy në Belgjikë.
Investigimet po vijojnë dhe mund të shihen arrestime të ardhshme në një të ardhme të afër”. Balili ja mbathi nuk u arrestua.
E pyes zotërinë, po pse e lirove, pse e përcolle jashtë Balilin, ti akuzove veten tënde. Kur njëriu nuk di se çfarë flet, i lejon vetes të thotë çdo gjë. Qeveria shqiptare është qeveri, i thotë Europolit ose ma përmënd emrin ose nuk bashkëpunoj. Dhe Europoli sigurisht që detyrohet t’ja përmëndi emrin, se ajo ka një bashkëpunim me Shqipërinë por në këtë netuork bashkëpunimi vetëm është përcjellja jashtë e Eskobarit ng Ediskobari.
Këtu u përmend edhe përgjimi. Një akt i shëmtuar. U përpoq të shpëtojë skllavin e tij Ngjela që e poshtëroi në mënyrë ekstreme. Po Ngjelën çimkë nuk e bëra unë. Unë përkundrazi kam respekt për dinjitetin njerëzor, as keni dëgjuar dhe as do dëgjoni kurrë ju që unë të çimkoj një njëri.
Ndërsa ai e bëri me një 5 mijë euro. Vrapo ai, paraqiti produktin e çimkës, Edi Ramën. Unë nuk po rrëfej disa gjera të tjera midis tyre, se po t’ua them ato ju do lemeriseni. Një analizë thonte diku se ata kanë një raport të veçantë, atë raport të veçantë e di mirë shumë unë, daton në vitin 1991 por në punët e tyre intime unë nuk futem në ato gjëra. Zotërisë
Tani unë, meqë Interforca italiane ka pranuar ekzistencën e pajisjes, i bëj thirrje parlamentit italian, i bëj thirrje ministrisë së brendshme italiane, i kërkoj zyrtarisht autoriteteve italiane të hetojë në mënyrë të ghithanëshme këtë aferë strik korruptive, aferë që ka shkelur ligjet, Kushtetutën e këtij vendi, dhe të mbajë qëndrimin që i takon të mbajë në respekt të marrëveshjes ndërkombëtare, të mbajë qëndrimin që i takon të mbajë, në respekt të neutralitetit të detyruar të tyre ndaj palëve politike në Shqipëri.Nuk mundet kurrë të regjistrohet opozita as dhe presidenti republikës me një pajisje që vjen zyrtarisht nga shteti italian.
Ne kemi të dhëna për mënyrën e ardhjes së pajisjes, dhe për implikim të personave të tjerë në pajisje. Ne do i bëjmë të ditura ato në kohën dhe momentin e duhur autoriteteve të interesuar. Çështja duhet të zbardhet. Si një njëri që kam promovuar dhe kam bërë përpjekjet maksimale për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në luftën kundër krimit thirrja ime është miqësore, por është e domosdoshme që të bëhet një transparencë e plotë. Ne do japim kontributin tonë. Akt banditeskt të regjistrosh Presidentin e Republikës, të regjistrosh kundërshtarët politikë. Manjak për të mos thënë edhe manjak i disa veseve të tjera.
Këtu Rama tha se gjykatat paskan qenë në dispozicionin tim.
Dua të informoj qytetarët sa vijon: gjatë 23 viteve, Sali Berisha dhe asnjë pjesëtar i familjes së tij nuk ka përfituar as edhe gjënë më të vogël nga një proces gjyqësor në territorin e vendit dhe as kudo në botë. Por fëmijët e mi, të cilët e kanë patur të ndaluar nga unë të padisin në gjykatë gazetarët, kanë padituar politikanë që janë këtu, të cilët janë shpallur nga gjykatat si shpifës, pasi i kanë akuzuar ata pa asnjë fakt.
Dhe çdo akuze dhe manipulim politik që iu është bërë në media, ata kanë qënë fatlum se kanë patur rastin t’ja u kthejnë bosëve të tyre në politikë dhe të faktojnë se janë shpifës të paftyrë, përndryshe nuk është i regjistruar kurrë asnjë proces gjyqësor në interes të asnjërit prej familjarëve të mi nga dita e parë në karrierë politike gjeri sot. Po ky është një mashtrues kongenital, ky ka lindur mashtrues. Ndërkohë i them zotërisë se bosi i korrupsionit sot është ky (Rama) me vëllain e tij, Olsin. Nuk jam unë që kam akuzuar Olsin për muaj të tërë se kërkonte të merrte TVSh-në. Nuk jam unë që kam akuzuar Olsin, por mediat që kanë sjellë dokumente autentike se donte të merrte Spitallën me kompani inekzistente. Nuk jam unë ai që ka akuzuar Olsin për Skavicën, por mediat kanë dëshmuar se ky është i tërbuar pas Skavicës. Nuk jam unë që kam akuzuar Olsin se me makinën e Hakmarrjes për Drejtësi që u arrestuan bashkë me një ndrikull, ka kaluar jo një por disa herë kufirin. Po ç’do të thotë kjo? Makina ishte e përshtatur për trafik dorge. Nuk them unë që kishte bërë trafik, po pse Olsi nuk kishte patur makinë tjetër por vetëm këtë makinë? I kam targat këtu, i ka dhe prokuroria të gjitha. A e dini ju që u bënë komente të shumta për rolin e tyre në dy ndeshjet. A doni t’ja u lexoj këtu. Ka sy populli. Edi Rama me koncensionet e tij tejkalon vjedhjet sa të gjithë kryeministrat e Europës të marrë së bashku. Edi Rama, vetëm me aferën e CEZ-it u zhduku shqiptarëve 620 milionë dollarë. Do dalin dhe ato, do e shihni ju komisionin por prisni. Indiciet janë dhe ne do bëjmë gjithçka që indiciet të faktohen. Afera e fundit është ARMO, do që ta marrë dhe çfarë bën. Deri tani tre biznesmenë të mëdhenj njëri pas tjetrit i thërret në zyrë. Të kam thirrur se duhet të më zgjidhësh një problem të madh u thotë. Do më blesh ARMO-n por do e blesh bashkë me çorapen e partisë, me Besnik Sulën. Po a ka burrë që përzihet me një mafioz si Besnik Sula. Si përfundim të tre njëri pas tjetrit kanë refuzuar në mënyrë kategorike ortakërinë pasi ata e kuptuan se aty është Rama pas Besnikut. A mundet një kryeministër të thërrasë e t’u thotë biznesmenëve që të bëhen ortakë me supermafiozin, të cilit iu arrestua i vëllai si bosi i trafiqeve në Durrës dhe shkon zotëria bashkë me Perlat Serjanin e i thotë se nuk e ke nga policia. Je i regjistruar. Shkoni merrni emrat te Panama Papper. E dini ku kanë shkuar paratë e naftëtarëve të shkretë? Në Panama. Vazhdoni ju skllevër të Besnikut. Hiqni dorë e mos mendoni se mund të lozni me pasuritë e shqiptarëve. Merrni çorapen të shkojë të paguajë qeranë.
Së fundi, Edi Rama faktoi këtu se nuk ishte Erjon Veliaj para gjykatës por ishte Rama vetë që protestoi e rrethoi gjykatën dhe ka paftyrësinë të dalë e të flasë këtu për reformën në drejtësi. Reformën në drejtësi e pengon Surreli, e pengon afera e CEZ, e pengon pallati i zonjës Rama pa asnjë faturë. Reformën në drejtësi e bllokon pallati i familjes së zonjës Rama për të cilën nuk ekziston asnjë faturë ndërtimore, tatimore e bankare. Reformën e pengon CEZ dhe shumat e mëdha të vjedhura. Nuk e pengojmë ne reformën, natyrisht do them dy fjalë. Pasi e mbajti dhe e bllokoi për 1 vit, pasi mendoi se do bëhej kryegjykatës, kryeprokuror dhe kryehetues i vendit, pasi dështoi me turp dhe ja ktheu e ja përmbysi Venezia, tani nëse do reformë do dëgjojë opozitën, e cila në të gjitha vërejtjet që çoi në Venezia mori të drejtën e saj. Tani reformën do e udhëheqë opozita. E udhëhoqët një vit, dështuat në mënyrën më të turpshme. U rrëzua drafti i parë, e bëtë pa ne. U rrëzua drafti dytë, e bëtë pa ne. A doni reformë? Ne do e udhëheqim me ndershmëri, me sinqeritet, me parime, asgjë tjetër vetëm ato që tha Venezia. Por as mos mendoni se mund të shifni kund ndryshe. Dështuat herën e parë, dështuat herën e dytë tani është radha jonë. Po deshët mirë, po nuk deshët shkoni dështoni dhe herën e tretë, të katërt e të pestë. Tani le të vazhdojmë. Komisioni ka një frymë pozitive gjykoj unë, më pozitive se asnjëherë tjetër. Pse i paragjykoni.
Vijmë tek kërcënimet. Hedh gurin e fsheh dorën. Lexoni pak statusin e atij që nuk lidh dot dy fjalë, të shkruar me dorën e këtij (Ramës). Lexo pak statusin e Elvis Roshit. Eshtë tale quale fjalë për fjalë e shkruajtur prej tij. Nuk kalohen në këtë mënyrë. Sepse nëse ndodhin në vend të gjitha këto, ndodhin se mishërim i të gjithë atyre është Edi Rama. Përdori një fjalë në fund. Përdori fjalën lehje. Unë i them Ramës që sot ke folur si këlysh i rrahur, sot ke lehur si këlysh i rrahur por herën tjetër do lehësh si këlysh i sëmurë, je në rrokullisje të pashpresë!
Fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend, 29 maj 2016
Read More