Zonja drejtuese e seancës!
Zonja deputete!
Zotërinj deputetë!
Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë!
Kreu i meduzës u largua, nuk pati burrërinë të qëndronte dhe të dëgjonte përgjigjet e problemeve që ai shtroi, akuzave që ai bëri, por kësaj here unë e justifikoj largimin e tij. Ai e dinte që unë sot kisha një përshëndetje për të. Kisha një përshëndetje të sinqertë; Urime EdEskobar! Të mungonte ky titull o EdEskobar por e fitove, tani për tani je EdEskobar për Ballkanin, por ju garantoj se shumë shpejt do ta ketë për mbarë Europën, për mbarë kontinentin, madje do të shohë dhe hapësira të tjera. Ky është shefi i kanabisit shqiptar apo i Shqipërisë kanabiste, shefi i qeverisë organizatë kriminale më të rrezikshme që ekziston në Europë dhe në botë. Unë e di se këtu ka prej jush të cilët nuk e përtypin kaq lehtë këtë fjalë, por çdo ditë që kalon, nga dita që unë kam marrë hua nga Sarah Chayce e deri sot, numri shqiptarëve që ju shohin ju si organizatë kriminale rritet me qindra dhe me mijëra.
Unë sot jam këtu për t’ju lexuar një dokument tuajin, që fakton se çfarë organizate kriminale, e turpshme, e paimagjinueshme jeni.
Unë kam këtu dokumentin zyrtar, i cili lëxon “Akt ekspertimi – Ministria e Brendshme, Drejtora e Policisë së Shtetit”, por unë po lexoj përmbledhjen.
“Në datën 21 /12 /2015, shtetasi me iniciale X.X. nga Librazhdi po qëndronte tek Rruga e Kavajës, në afërsi të një lokali duke pritur një të afërmin e vet.
Në këtë kohë, i janë afruar dy shtetas dhe e kanë pyetur se përse po qëndron afër atyre ambienteve. Shtetasi nga Librazhdi ka deklaruar se po priste një të afërmin e vet. Të dy shtetasit i kanë kërkuar dokumentin e identifikimit dhe i kanë bërë foto dokumentit dhe ja kanë nisur për verifikim “gjeneral” Emiljano Shullazit, për të konfirmuar nëse ky person është i rrezikshëm apo jo. Gjithashka nga këto janë në aktin e OPGJ. Pas konfirmimit nga shtetasi Shullazi, se ky person nuk ka rrezikshmëri, ata e kanë goditur disa herë shtetasin, qytetar të Librazhdit, dhe më pas e kanë lënë të lirë. Qytetari, pasi është shkëputur dhe ka përshkruar një distancë rruge prej afro 10 min, ka takuar një patrullë policie dhe i thotë se dy qytetarë, të cilët nuk i njihte, e kishin kërcënuar me jetë dhe u tregoi atyre vendin se ku kishte ndodhur ky kërcënim. Kjo konfirmohet dhe nga salla operative e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, që “me datën 21/12/2015 ka mbërritur telefonata në këtë sallë se dy persona po kanosin me armë zjarri një person tek rruga e Kavajës në afërsi të një lokali. Policia ka mbërritur menjëherë në adresën e dhënë dhe ka bërë shoqërimin e shtetasve Valmend Pelivani, 24 vjeç, të cilit iu gjet një pistoletë TT e mbushur dhe gati për qitje, si dhe Bekim Zelollari, 32 vjeç, të cilit iu gjet një armë, pistoletë TT me fishekë në gojë, por që pretendonte se ishte polic burgjesh dhe kishte dy dokumente policie.” Në fakt e vërteta është se ai ishte polic burgjesh.
Këto të dhëna janë të shkruajtura bë procesverbalin e kapjes në flagrancë. “Në akt thuhet se këta shtetas, Valmend Pelivani dhe Bekim Zelollari dyshohet se kanë kanosur një tjetër shtetas, i cili ka depozituar një kallëzim në komisariatin nr 2. Pra, kjo thuhet në komunikatën e komisariatit nr 2 në Tiranë. Të dy shtetasit, Pelivani dhe Zelollari, janë të evidentuar në kartotekën e policisë kriminale si lidhje të Emiljano Shullazit, dhe në momentin kur kanë kontaktuar kanosur shtetasin nga Librazhdi kanë qenë pranë territorit të shtëpisë së Shullazit, për të kryer shërbim për ruajtjen e ambienteve të shtëpisë së Gjeneralit socialist Mili i Partisë.
Pas shoqërimit në polici, oficeri i policisë gjyqsore të komisariatit nr 2, emrin e të cilit nuk po ja lexoj, ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, ka bërë detyrën, ka kryer aktin e ekspertimit, ka bllokuar armën konform procedurave të Kodit të Procedurës Penale, dhe ka kërkuar akt ekspertimi dhe armën ja ka nisur për ekspertim laboratorit të policisë shkencore dhe më pas është larguar, pra kur ka mbaruar shërbimin.
Burime të sigurta brenda policisë dëshmojnë se pas një ore që Shullazi është vënë në dijeni se janë shoqëruar dy rojet e tij të shërbimit në lagje, i është kërkuar punonjësit të policisë që ka kryer veprimet, të paraqitet në Drejtorinë e Policisë Tiranë, ku u prit nga shefi i komisariatit nr 2, një Arsen Sinemati, të cilin e ka zhdepur Shullazi një herë se e ka dhe mik atë. Ky oficer policie është pritur dhe nga zv/drejtori Ermal Muço dhe dhe drejtori i forcës së posaçme operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, famozi, Shullazi tjetër Artjon Duka. Me këta ishte dhe Arsen Sinemati, dhe këta i kërkojnë oficerit të policisë gjyqësore, ku është arma i thonë. Ai u thotë se e ka dërguar në laboratorin shkencor të policisë. I kanë thënë shko tërhiqe menjëherë armën. Oficeri ka zbatuar urdhrin ka marrë armën nga laboratori. Këta zotërinj, pra Arsen Sinamati, Ermal Muça, Artjon Duka, anëtarë të bandës së “gjeneralit” e kanë nxjerrë jashtë oficerin dhe e kanë mbajtur 30 minuta pistoletën. Çfarë kanë bërë si kriminelë të pafytyrë? I kanë prishur gjilpërën pistoletës, në një kohë kur në këtë akt është përshkruar intakte arma dhe me fishekë në grykë.
(ndërhyrje nga salla) O avoketër të krimit, o EdEskobarë pushoni të flas unë pastaj hajde flisni ju. Janë të gjitha të shkruajtura këtu. Ti që flet nga vendi (Pirro Lutaj) po i lë ata 1200 punëtorët e Ballshit pa rroga, se duket të paguan “çorapja e partisë” ty për të mbyllur gojën.
Pra, pasi e prishin armën i thonë ta dërgojë në laborator. Akti ekspertimit natyrisht doli revolveri me gjilpërë tjetër.
(sërish ndërhyrje nga salla) Ju bërtisni dhe në këtë mënyrë tregoni se jeni valmendër, ju tregoni se jeni shullezër, tregoni se cenollarë, ju tregoni se jeni ushtarë të turpshëm. Cfarë deputetësh jeni ju? Ju jeni mjerim. Po ky që po lexoj është akt shtetëror, akt i policisë që drejtoni ju. Ja ku e keni. Urdhri për të bërë këtë fallsifikim erdhi direkt nga Saje Qorri, me dijeninë e plotë të Edvin Shullazit.
A janë pra këta, të dashur qytetarë një organizatë e rrezikshme kriminale? A janë këta, që në paftyrësi absolute dolën para gjithë botës se fshihnin krimin monstruoz të Arben Frrokut, që fshinin krimin monstruoz të Mark Frrokut. A janë këta që mbajnë vrasës? Do t’ju nxjerr vrasësit që mbani pas vetes një nga një, të cilët sado që janë vrasës por janë burra dhjetë herë më të mirë se ju se nuk janë frikacakë si ju. U kanë gjetur ju njerëz pa karakter, njerëz pa fytyrë, që përdorni imunitete për të mbrojtur vrasës. Ju kanë gjetur ju, se ata vrimë miu nuk do të gjenin nëse si mbronit ju. Do ja u nxjerr këtu siç ja u kam nxjerrë. Durim të keni. Kjo është betejë për jetë a vdekje. O do çlirohen shqiptarët nga kjo organizatë kriminale ose e ardhmja e tyre është zero. Unë kam besim se do çlirohen. Sado që është një situatë tmerrsisht e paprecedentë, unë kam besim të madh se do çlirohen dhe se droga nuk do ti mbysë këta qytetarë. Kanë jetuar nëpër diktatura dhe situata të vështira por do e kapërcejnë dhe këtë intoksikacion nga kanabisi.
Tani doli Eskobari Ballkanit, Balili. Kush është Balili? Eshtë Koço Kokëdhima. E gjithë Saranda flet. Balili është sivlla Kokëdhima, por po qe Kokëdhima është sivvla Rama pas, është pleqëruesi tjetër, është ai që i ka falur pleqërimin Kokëdhimës. Nuk kanë të ndarë, janë siamezë ata.
Tani vijmë tek reforma. Hipokrizia juaj më e madhe është reforma për drejtësi. Ajo do bëhet por 8 muaj rresht jeni ju që nuk pranuat në asnjë mënyrë opozitën, në kushtet normale që duhet të punonte opozita. Bëtë një draft në të cilin shpallët EdEskobarin kryehetues, kryegjykatës, kryeprokuror të vendit. Ky ishte një turp kombëtar, një turp ndërkombëtar, një turp i paimagjinueshëm, nxorrët fytyrën se cila ishte për ju reforma në drejtësi.
Të dashur qytetarë çfarë bëri opozita.
Opozita nuk u largua, e mori draftin, bëri rreth 40 vërejte nga të cilat mbi 34 u morën parasysh nga Venecia dhe drafti u përmbys.
Përsëri vazhduat me qëllim për të sabotuar reformën. Ne absolutisht do ta votojmë reformën por jo reformën që ju bën ju kryehetuesë, kryegjykatës, kryeprokurorë të vendit. Ta harroj kush se mund të imponojë një reformë të tillë. Ne jemi garant të një reforme të vërtetë në drejtësi. Ky është qëndrimi ynë. Cilido që lexon Venezian dhe lexon vërejtjet tona gjen se procesi i vërtetë është në duar e opozitës, gjen faktikisht se ju keni bërë gjithçka për të krijuar drejtësinë oruelliane, keni bërë gjithçka për të krijuar një sistem drejtësie që s’ka ekzistuar edhe në diktaturë. Edhe diktatori që vendoste për çdo gjë mbi tokë kishte hetuesi, kishte prokurori dhe gjykata, kurse ju me ligj doni t’ja jepni ato që të gjitha në dorën e një njëriu dhe mbetët të zbuluar.
Tani reforma është në komisionin ad hoc që ju më në fund, e vonuat një vit dhe e pranuat, por unë kam besim se reforma do eci. Cili ishte koncepri juaj për reformën? Koncepti juaj për reformën është “drejtësia në duart tona”. Cfarë bëtë ju gjatë këtyre kohëve? Ju keni ushtruar terrorin më të madh ndaj drejtësisë. Edi Rama ka fix 170 min biseda telefonike me gjykatës të Gj. Kusnhtetuese për të shpëtuar sivlla Kokëdhimën. Përveç bisedave telefonike dhe kërcënimeve nga më të ultat ndaj gjykatësve, ka dërguar jo një por disa herë, sekretarin e përgjithshëm të mafies qeveritare, njëriun që i përshtat atij fjalimet e Bennito Mussolinit, mafiozin Engjëll Agaçi.
I bëj thirrje prokurorisë së shtetit, kryeprokurorit të marrë të gjitha tabulatet e bisedave të EdEskobarit, të marrë të gjitha kamerat e ndërtesave të Gjykatës Kushtetuese, për të parë se cilat janë vizitat që ka bërë aty sekretari i përgjithshëm i mafies shtetërore, përshtatësi Engjëll Agaçi. I bëj thirrje prokurorit të përgjithsëm të marrë kamerat e Gjykatës së Lartë e të shohë se sa herë viziton ky mafioz i paskrupullt. A e dini ju që ky me Gysin që i jep vizat e kokainës Ramës, kanë instaluar në kryeministri makinerinë e numërimit të parave, në zyrën e antikorrupsiuonit është e vendosur makineria e numërimit të parave, se këta janë të besuarit e Ramës kur shkojnë qeset me para ndaj duhet të numërohen, janë të pamëshirshëm.
Pra, kjo është drejtësia. Ajo kulmoi dje me fytyrën tuaj të vërtetë. Një rrugaç që s’njeh normë e s’njeh ligj organizon për herë të parë në historinë e këtij shteti, një protestë shtetërore para Gjykatës Administrative. Asnjë parti politike nuk e ka bërë këtë pavarësisht se partitë politike gjatë këture 20 viteve janë përballur me vendime nga më të rëndat të gjykatave, por s’kanë marrë kurrë institucionin e tyre, s’kanë rrethuar kurrë gjykatës siç bëri dje një rrugaç kushtetues, që s’ka fytyrëm një njëri që martohet me paratë e qytetarëve shqiptarë, një njëri i cili i jep tenderat vëllait të vet, dhe rrethon në mënyrë të neveritshme tre burra dhe gra që do merrnin vendimin. Kjo është reforma juaj, ju jeni për këtë reformë.
I bëj thirrje grupit parlamentar të PD të nisë menjëherë procedurën për shkarkimin e këtij rrugaçi që rrethon gjykatat, e këtij eksonenti të shpërfytyruar nga çdo lloj norme dhe standarti. I bëj thirrje të kërkojnë me urgjencë shkarkimin e tij, ndërprerjen, duke iu referuar neneve përkatëse të Kushtetutës, ligjeve të këtij vendi të cilat ndalojnë në mënyrë kategorike dhe e kanë shpallur si vepër penale presionin daj gjykatësit dhe ndaj gjykatave.
I bëj thirrje prokurorit të përgjithshëm të ngrihet fuqishëm në mbrojtje të ligjeve dhe Kushtetutës dhe të vendosë këtë rrugaç kushtetues para ligjit, para Kushtetutës dhe ti japë vendin e merituar. Kjo është drejtësia që duhet të bëjnë këta trafikantë, këta EdEskobarë. Kurrë nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë 24 vjeçare të pluralizmit shqiptar ai akt i shëmtuar që ndodhi dje. Ndodhi me një njëri që ka për standart vjedhjen e parave të të varfërve shqiptarë për dasmën luksoze, me dy raunde, rregullimin m etender publik të të gjithë mjedisit të dasmës, kalasë së Gjirokastrës dhe dasmës tjetër në Pezë. Po ky me këtë gjë ju turpëron juve në radhë të parë. Jam i bindur se, ndofta dhe shumica nga ju, nuk ndan të njëjtin mendim për rrethimin e gjykatave. Gjykatat në gjithë botën japin vendime dikur të drejta e diku jo, por gjykata nuk rrethohet. Nëse ti përdor pushtetin e një qeverie, e një mazhorance, pushtetin e një bashkie kundër tre vetëve, ti agjeson gjykatën, ti krryen një krim të shëmtuar në themel të shtetit.
Po janë ligjvendësit, ata të cilët kanë pranuar me ligj dhe Kushtetutë të ndajnë pushtetin, ti japin gjyqësinë një sektori që nuk votohet dhe kushtetutshmëria është shtyllë kryesore për atë që ka abc-në e demokracisë të paktën prej disa shekujsh. Ju vini këtu si mazhorancë që rrethoni gjykatat. Njëri që ka pesë pallate pa leje dhe ja u tregoj të gjitha këtu po të doni (Sadri Abazi) shkon në rrethimin e gjykatës për të shpëtuar pallatet e veta. A e dëgjuat mekanizmin e ri të vjedhjes dhe rrjepjes së rrugaçit kushtetues? Një javë para bëri njoftimin se “kompanitë të cilat kanë shkelur rregullat nuk do mund të aplikojnë për leje ndërtimi”. Në pamje të parë njëriu mund të thotë se mirë po ja u bën se shkelës ligji janë. Po çfarë fshihet? Prapa kësaj absolutisht fshihet vetëm gjoba. Sot kompanitë që kanë thyer më shumë ligjin janë kompanitë tuaja. Ja u tregoj pallatet e atij aty (Sadri Abazit). Qytetarët kanë nevojë të dinë të vërtetën.
Tani përa i përket asaj që shpifni e trilloni nga vendi, ta dini mirë se ato leje i ka dhënë Edvin Kristaq Rama. Unë kam qenë kryeministër dhe Edvin Rama ka sjellë në KKRRT studimin e pjesshëm për ndërtimet në atë zonë. Unë, për shkak të kundërshtive të mëdha, përpiqesha të shmang kthimin mbrapsht të kërkesave të tij si kryetar bashkie, dhe si kryetar i opozitës, dhe unë në një farë mënyre vetëpërmbahesha. I kam miratuar propozimin e Ramës, cilido të shojë të marrë vendimin dhe do shohë se kam miratuar pallate 5-katëshe ndërkohë që Rama i çoi në 17katëshe, jo Berisha por Rama i çoi në 17-katëshe. Por po e lëmë kët. Aty është një proces gjyqësor dhe as Edi Rama, as Sali Berisha dhe askush nuk ka ka të drejtë të rrethojë gjykatën me një institucion shtetëror. Ju keni asgjesuar shtetin dje, por keni asgjesuar veten tuaj jo shtetin sepse shteti ju jeni, ju jeni shumica, ne jemi opozitë. Po a ka akt më të shëmtuar? Unë dhe nëpër filma nuk kam parë. Ky është turpi juaj. Parti që rrethon gjykatën për të marrë vendimet me forcë.
Po turpi juaj, turp dhe një mijë herë turp!
Zonja dhe zotërinj!
Edi Rama ka patur një sukses të jashtëzakoshëm këto kohë, suksesi i tij është introduktimi, infiltrimi i dramës ë tij shpirtërore në ekonominë shqiptare.
Ju e shihni se po shkohet poshtë e më poshtë, zi e më zi. Po ju jap vetëm disa të dhëna. Kur erdhët në pushtet, veçanërisht krahu LSI-së por pastaj e ndoqi dhe Rama, proklamuat si flamur kryesor të platformës ekonomike fasonet. U morët me propagandimin e tyre, me shpërndarjen e tyre në Skrapar e me radhë, dhe absolutisht të drejtë kishit. Sepse ai është punësim kafshate dhe unë kisha vendosur para fushatës elektorale për të favorizuar fasonët, dhe ju e e vazhduat. Ju nuk mbajtët mbi 40 premtime që bëtë në fushatë por të paktën bëtë promovim. A doni t’ju them se ku janë fasonët sot? Jo sipas meje por sipas institutit të statistikave të EdEskobarit. Ka rënie të eksporteve nga fasonët në 40%. Ku është ekonomia sot? Në këto 3 muaj, 5 mijë kompani, përfshi dhe gjigandë, kanë aplikuar për falimentim. Kjo është katastrofë për ekonominë.
U instalua përfundimisht deflacioni, që do të thotë ekonomi në ngordhje, ekonomi në vdekje. Një ekonomi po e zhyte në deflacion, e ke në agoni. Kjo sepse ju me politikat tuaja i kontriboni fuqishëm kësaj situate. Së pari me ngushtimin drastik të shpenzimeve. Ju jeni naivë, xhahilë, ju s’e dini se shpenzimet publike, në çdo vend të botës kanë peshën e tyre në punësim dhe rritje ekonomike. Po e ngordhin ekonominë shqiptare. E gjitha kjo sepse u duhet, ngaqë kanë bërë marrëzira në dy vitet e para, dhe Fondi ua ka futur dy këmbët në një këpucë dhe i thotë që ose shkurto shpenzimet dhe rregullo defiçitin ose të ndëshkuam. Ku janë investimet e huaja? Ato janë në pikiatë. Një statistikë e fundit fare, 200 kompani të pyetura nga një dhomë e huaj tregtie, të gjitha një për një shprehen zi e më zi për klimën e investimeve në vend. Do botohet nesër kjo statistikë. Njëra prej tyre thotë se për të shkuar në pronën që ka në Ksamil i duhet të marrë leje rojeve të sivlla Kokëdhimës. Po nëse thoni që unë po them një të pavërtetë atëherë më thoni një kompani serioze që ka ardhur për të investuar këtu.
Mos harroni se mburrja me gjërat e mia ka dy anë, dhe ju shndërrit por dhe ju nxin. Po nuk ju vjen kush juve, po ç’mund ti vijë Ed Dramës.
Si po shkon kredia? 14.6% më e ulët sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Kush do marrë kredi në këtë nd ku krimi, mafia e ryshfeti bëjnë kërdinë. Bankat kanë para plot por njerëzit refuzojnë ti marrin.
Pra, të gjitha këto kanë vetëm, një zgjidhje, kanë revolucionin demokratik të qytetarëve shqipatarë, i cili sa më shpejt të nisë aq më shpejt do ti japë fund këtij degradimi total të rendit, të ekonomisë, të sigurisë, të gjendjes së vendit në tërësi!
Fjalimi ne Kuvend e ish kryeministrit Sali Berisha, 12 Maj 2016
Read More