Blog

01 Maj
0

“Mbi 100 të dënuar për korrupsion u amnistuan”, Alibeaj: Ligj i gatuar në errësirën e natës, pjellë e pazari të pamoralshëm politik. PD kërkesë për interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësisë, përgjegjësit para përgjegjësisë

 

Postimi i plotë i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Enkelejd Alibeaj:

 

25 ditë më parë, rreth 110 deputetë të Kuvendit bashkuan votat për të amnistuar edhe të dënuarit nga SPAK-GJKKO. 25 ditë më parë, përfaqësuesit më të zëshëm të atij bashkimi të turpshëm votash u përbetuan se “asnjë i dënuar për korrupsion nga GJKKO nuk do përfitonte”, apo se “ishin marrë statistika mbi përfituesit potencialë, e thjesht 2-3 policë do përfitonin”.

Sot, mediat BIRN dhe INA, kanë raportuar sipas informacionit të marrë nga SPAK, mbi 100 të dënuar për korrupsion u amnistuan. Një ligj i gatuar në errësirën e natës, në shkelje të procedurës parlamentare, me shpejtësi, pjellë e një pazari transversal të pamoralshëm politik, nxori nga burgu apo uli dënimin e mbi 100 të denuarve për korrupsion (e me gjasë të tjerë do vijojnë të përfitojnë ditët në vazhdim).

Besimi publik për ndëshkimin e korrupsionit dhe fund të pandëshkueshmërisë Reforma në Drejtesi mori goditje të fortë! Në thelb, pazari i amnistisë ishte prova gjenerale e një bashkëpunimi i rreth 110 deputetëve në mbrojtje të së shkuares korruptive. Ata u bënë bashkë kundër drejtësisë, e me këtë akt i dhanë goditje të qartë BKH-SPAK-GJKKO.

Partia Demokratike që në fillim depozitoi amendamentet kundër amnistimit të të korruptuarve, në mbështetje të SPAK-GJKKO, duke denoncuar pazarin e aleancës antiSPAK në kurriz të qytetarëve shqiptarë, që kërkojnë fundin e pandëshkueshmërisë. Me raportimin tashmë të fakteve nga media për amnistimin e të korruptuarve, PD do të ndërmarrë cdo hap për vënien para përgjegjësisë të kujtdo duike filluar me kërkesën për interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësisë.

 

 

 

Read More
01 Maj
0

PD: Përfshirja e Veliajt në afera korruptive tashmë po hetohet. Inkurajojmë SPAK-un në punën e tij

 

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

 

Edhe pse u mundua të fshihej pas propagandës, përfshirja e Veliajt në afera korruptive tashmë po hetohet.

Ne inkurajojmë SPAK-un të vijojë në vendosjen përpara drejtësisë të të gjithë zyrtarëve të shtetit të përfshirë jo vetëm në aferën e inceneratorëve, por dhe në të gjithë çështjet e tjera që janë në hetim.

 

Read More
01 Maj
0

PD, Marinela Ziu: Ministria e Financave nuk publikon transaksionet e thesarit. Qytetarët e kanë të pamundur të monitorojnë shpenzimet e qeverisë

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ANËTARJA E KRYESISË, MARINELA ZIU

 

Prej datës 19 mars, qytetarët më të varfër dhe më të vjedhur të Europës, faktuar kjo nga çdo raport nderkombetar, e kanë të pamundur të monitorojnë shpenzimet e qeverisë, pasi Ministria e Financave për të disatën herë dhe pa asnjë lajmërim, nuk publikon transaksionet e thesarit.

Listës së kontratave koncesionare e prokurimeve publike që nuk publikohen e Ligjeve e Vendime të Këshillit të Ministrave që publikohen me vonesë në Fletore Zyrtare, mjegullnajës e territ të informacionit me lejet e ndërtimit, investimet strategjike, ankandet, subvencionet, qiratë e pronave shtetërore e çdo kontrate tjetër publike, tashmë prej javësh i shtohen edhe transaksionet e thesarit.

Fatkeqësisht, transaparenca është në ditët e saj më të errëta edhe për faktin e mungesës së financimit të projekteve antikorrupsion si dritare informacioni e aksesueshme lehtësisht, duke kontribuar në monitorimin e shpenzimeve të qeverisë jo vetëm nga media e gazetarë por mbi të gjitha nga qytetarët shqiptarë.

Ҫfarë po kërkon të fshehë qeveria nëpërmjet mungesës së transparencës me transaksionet e thesarit.

Transaksione dhe rimbursime që duhet të mbahen jashtë vëmendjes së publikut apo mungesë parash në buxhetin e shtetit?!

Nga dita e saj e parë, ko qeveri ka thyer çdo rekord të mungesës së transparencës, e cila në çdo rast është shoqëruar me një megaaferë korruptive që do t’i kushtojë miliardat e radhës xhepave të qytetarëve shqiptarë.

Read More
01 Maj
0

Amnistia, Agalliu: SPAK konfirmoi se u liruan rreth 100 të dënuar për korrupsion. Po tani a do thotë Pitkini që nuk do të amnistohet asnjë i dënuar nga GJKKO dhe i hetuar nga SPAK?

REAGIMI I SEKRETARIT TË GRUPIT PARLAMENTR TË PD, ARBI AGALLIU

 

Po tani a do thot Pitkini që nuk do të amnistohet asnjë i dënuar nga GJKKO dhe i hetuar nga SPAK?
Fol Pitkin fol! Behu burrë! Fol e prano që PO, votova që të amnistoj të korruptuarit.

SPAK ka bërë me dije se rreth 100 persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit përfituan nga amnistia votuar në 4 prill në Kuvend.

Mes tyre, 40 të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm përfituan falje, ndërsa 60 të tjerë të dënuar për vepra penale të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tendera apo shpërdorimit të detyrës përfituan ulje dënimi.

16 funksionarë publikë të dënuar për korrupsion, 11 të tjerë për shkelje të barazisë në tenderë si dhe 7 gjyqtarë dhe prokurorë të dënuar gjithashtu për vepra penale të korrupsionit.

Këtu duket mjaft qart se kush e mbështet luftën kundër korrupsionit dhe kush e mbështet korrupsionin.
Këtu duket mjaft qart se kush kërkon një Shqipëri pa korrupsion dhe kush i mban shpresat tek korrupsioni për interesa personal.

E pra, ky është rezultati i bashkimit të votave me mazhorancën i Pitkinit me shok.

Read More
01 Maj
0

Skandali me bashkëshortin e ministres Ibrahimaj, Pampuri: Kambanë alarmi për njerëzit e pambrojtur nga pushtetarët. Ministrja të jap dorëheqjen!

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARJA, ORIOLA PAMPURI

Rasti i bashkëshortit të ministres Delina Ibrahimaj, i cili u mbajt i fshehur nga autoritetet përgjegjëse dhe u bë publik vetëm kur media e pasqyroi, nuk është vetëm për të kuptuar se si funksionon pushteti në Shqipëri, por është edhe një kambanë alarmi për njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur nga sulmet dhe dhuna e njerëzve të pushtetit.

Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga bërja publike e ngjarjes, përveç një reagimi të vakët dhe aspak bindës nga ministrja Ibrahimaj, nuk kemi asnjë reagim zyrtar të qeverisë shqiptare apo të vetë Edi Ramës si shefi i drejtpërdrejtë i ministres në fjalë.

Ngjarja nuk është vetëm e shëmtuar si akt përmbajtësor, ku burri i ministres bëhet protagonist i zgjidhjes së “halleve” shtetërore të bashkëshortes së tij, por ajo është një ogur i keq për zgjidhjen e konflikteve apo të mosmarrëveshjeve që kanë të bëjnë me ushtrimin e detyrës në të ardhmen.

Partia Demokratike e Shqipërisë kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministres Ibrahimaj si akti i parë i të treguarit të vullnetit dhe i fillimit të hetimeve të paanshme dhe të patrysnuara nga prokuroria.

Partia Demokratike e Shqipërisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të denoncojnë të gjitha aktet e dhunës dhe të presionit shtetëror të kësaj qeverie si e vetmja rrugë dhe mënyrë për të dalë nga presioni dhe zgjedha e saj.

Ne jemi të vendosur për të qenë zëri i njerëzve të pa zë dhe mbrojtës të interesit të tyre.

Read More
30 Pri
0

“Peshku qelbet nga koka”, Basha në Frontline: Inkurajoj drejtësinë të gjej përgjegjësit e lartë të korrupsionit, Erion Veliaj dhe Edi Rama

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në një intervistë në emisionin “Frontline” në televizionin Report Tv, ku ndër të tjera tha:

 

-Nuk ka shanse që drejtues kaq të lartë të bashkisë të kapen në një skemë të pastër korrupsioni. Domethënë kanë rritur taksat dhe këto taksa i kanë marrë për vete dhe kryetari i bashkisë mos të di gjë. Populli a një shprehje që “peshku qelbet nga koka” dhe kur qelbet kudërmon. Nuk mendoj se zoti Veliaj apo zoti Rama kanë probleme me nuhatjen. Por mendoj se janë pjesë e kësaj në kuptimin që kanë përfituar, kanë nxitur, kanë inkurajuar dhe jo vetëm që kanë mbyllur sytë përpara këtij korrupsioni. Jam i bindur që kjo i lidh bashkë si eprorët, kryeministrin dhe ministat e tij të korruptuar, kryetarin e bashkisë dhe drejtorët e tij të korruptuar. Natyrisht inkuajoj dhe e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat drejtësinë të bëjë punën e saj. Pra mos të mjaftohet vetëm me ata që i ka kapur në flagrancë, por të gjejë dhe përgjegjësinë e lartë ligjore, penale në këtë rast e cila duhet kërkuar tek Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranës dhe tek Edi Rama në qeverinë shqiptare.

 

-Telenovela e vulës është stisur nga aktorët që u intereson të largojnë vëmendjen nga çështjet e vërteta të vendit, problemet e vërteta. Vula gjithmonë në Partinë Demokratike ka qenë. Dhe në PD do të mbetet. Nuk mund të mbulohet pikëpyetja mbi legjitimitetin e individëve të caktuar duke i shkuar pas një telenovele që në fakt ka eklipsuar jo pak aksionin opozitar që duhej rejtuar ndaj Edi Ramës. Padiskutim e ka shtyrë, e ka stimuluar, e ka motivuar edhe ai këtë çështje, për ta mbajtur si një çështje të pranishme në çdo debat politik dhe mediatik. Për ne ky është një debat i stisur.

 

-Shpresoj që një shumicë parlamentare ta shoh veten krah shqiptarëve që duan që SPAK-u të ketë sukses. Që shqiptarët duan që Shqipëria dhe kryeministrat e ardhshëm ta kenë frikë ligjin. Dhe rruga për të arritur këtë, është rruga europiane. Një drejtësi e pavarur nga politika, e cila ndëshkon dhe nuk mbron korrupsionin dhe i jep fund diçkaje që është itur nga një gjemb në një pemë në 34 vite, që është kultura e pandëshkueshmërisë. Kur një shqiptar gjobitet me të drejtë dhe të padrejtë, arrestohet, privohet dhe nuk gjen dot drejtësi. Ndërsa një grusht njerëzish vjedhin miliona, vjedhin pasuritë dhe paratë e shqiptarëve dhe me arrogancë ttale i shpëtojnë ligjit. Kjo duhet të marë fund së pari për hir të shqiptarëve dhe të fëmijëve të tyre, së dyti për hir të ekonoisë dhe së treti por jo e parëndësishme për hir të të ardhmes europiane të vendit.

Read More
30 Pri
0

Veliaj 8 orë në SPAK, Alibeaj: Inkurajojmë SPAK të vijojë punën e tij në vendosjen përpara drejtësisë të të gjithë zyrtarëve të shtetit të përfshirë jo vetëm në aferën e incineratorëve

REAGIMI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Përditë shqiptarët po shohin njerëzit kryesorë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Edi Ramës të kalojnë orë të tëra brenda dyerve të SPAK-ut.

Sot ishte radha e kryebashkiakut të aferës korruptive të inceneratorëve dhe të 5D, Erjon Veliaj.

Edhe pse u mundua të fshihej pas propagandës bajate, përfshirja e tij në aferën e inceneratorëve është tashmë një çështje që po hetohet.

Inkurajojmë SPAK të vijojë punën e tij në vendosjen përpara drejtësisë të të gjithë zyrtarëve të shtetit të përfshirë jo vetëm në aferën e incineratorëve por dhe në të gjithë çështjet që janë në hetim.

Drejtësia do të vendosë, herët a vonë!

Read More
30 Pri
0

Nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku: Familja Cakoni në Fshatin-Fshat të Klosit, viktima e rradhës e abuzimeve me Rrugën e Arbrit

 

REAGIMI I NËNKRYETARIT TË PD, KRESHNIK ÇOLLAKU

 

Abuzim kriminal ne Rrugen e Arberit.

Familja Cakoni ne Fshatin-Fshat te Klosit,viktima e rradhes e abuzimeve te ndertimit te Rruges se Arbrit.

Nje banese e kthyer e paperdorshme,e bllokuar ne te gjitha daljet nga betonet e rrugeve te sajuara. Nga 11 banore te kesaj familje 4 jane femije te mitur dhe ne rrezik te perditshem te jetes nga trafiku i makinave ne deren e shtepise.

Keto dhe te tjera ,shume shpejt do te perbejne nje dosje te plote padie ne SPAK per Koncesionin e Rruges se Arbrit dhe abuzimet e pafundme me te dhe fondet publike.

Ky eshte angazhimi im si deputet i Qarkut te Dibres.

Read More
30 Pri
0

Basha dënon sulmin ndaj gjyqtarit Tonin Sterkaj: Akte të tilla duhet të dënohen pa ekuivok nga të gjithë faktorët politik

 

PRONONCIMI PËR MEDIAT I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË OBORRIN E KUVENDIT

Edhe një herë në emër të Partisë Demokratike dua të dënoj sulmin ndaj gjyqtarit Tonin Sterkaj, e t’i kërkoj autoriteteve shtetërore që përtej retorikës politike të veprojnë menjëherë për të vënë para përgjegjësisë autorët. Kjo nuk është thjesht çështje e një gjyqtari individual, ky është një sulm kundër drejtësisë. Çdo justifikim apo relativizim tregon gjendjen e prishur mendore të atyre që e kanë humbur fillin që kur kanë humbur kontrollin mbi drejtësinë. Çdo gjyqtar, çdo prokuror, çdo punonjës i gjyqësorit duhet të mbahet përgjegjës në standartet më të larta të mundshme sipas ligjit dhe Kushtetutës nga institucionet përkatëse.

Por aktet e tilla duhet të dënohen pa ekuivok nga të gjithë faktorët politik dhe me përgjegjësi shoqërore. Dhe jo vetëm kaq, por duhet të vendosen para drejtësisë si çështje prioritare të gjithë ata që mendojnë se mund të kërcënojnë apo godasin punonjësit e sistemit gjyqësor. Shpreh po kështu jo vetëm keqardhjen por edhe indinjatën e thellë që këto sulme vijnë edhe në një atmosferë politike të karikuar me gjuhën e urrejtjes ndaj gjyqësorit, ndaj institucioneve të drejtësisë dhe t’i bëj thirrje të gjithë atyre që edhe sot e kësaj dite e vazhdojnë këtë gjuhë urrejtje të ndalin menjëherë sulmet kundër drejtësisë dhe çdo çështje që ka lidhje me ligjin, ta trajtojnë brenda forumeve të organeve të drejtësisë.

Kjo nxjerr dhe njëherë në pah nevojën e ngutshme për një mbështetje totale ndaj organeve të drejtësisë dhe në veçanti ndaj atyre që luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ndaj sot dua të bëj një thirrje për të gjithë pa dallim politik, pavarësisht prej rekordeve që kanë në raport me SPAK-un dhe mbështetjen ndaj SPAK-ut, të mbështesin amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike e Shqipërisë, të depozituara tashmë në parlamentin e Shqipërisë të cilat bëjnë të mundur që SPAK-u, BKH-ja dhe të gjithë institucionet e drejtësisë të cilat janë të ngarkuara me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të kenë resurse të mjaftueshme dhe të kenë të gjithë kuadrin ligjor për të plotësuar detyrën e rëndësishme që u është ngarkuar nga Republika.

Në veçanti kjo merr një rëndësi të veçantë, në kohën kur bota mbarë po tregon me gisht korrupsionin e qeveritarëve aktual si plagën më të madhe të shoqërisë dhe të ekonomisë shqiptare dhe pengesën kryesore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

29/04/2024

Read More
30 Pri
0

Përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa: Vendimi i marrë sot nga Gjykata e Rrthit Tiranë, ështe vendim në frymën e vendimit të Gjyktës së Lartë

 

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE NË PD, INDRIT SEFA, PARA GJYKATËS SË TIRANËS

 

Lidhur me vendimmarrjen që ka marrë organet legjitime të Partisë Demokratike. Përcaktimet ligjore janë të qarta, vendimmarrja e Gjykatës së Lartë është e qartë. Dhe vendimi i marrë sot nga Gjykata e Rrthit Tiranë, ështe vendim në frymën e vendimit të Gjyktës së Lartë. Pra, ky vendim ma përcaktuar që asnjë organ tjetër përveç kryetarit të partisë nuk është legjitim për t’iu drejtuar gjykatës me kërkesa për ndryshime statutore. Vendimi i Gjykatës së Lartë është i qartë dhe gjykata sot vendosi në lidhje me këto përcaktime ligjore. Siç u kam thënë edhe herë të tjera, ne nuk bëjmë deklarata dhe nuk mbajmë qëndrime në lidhje me vendimet e gjykatave. I respektojmë vendimet e gjykatave dhe jemi të qetë në lidhje me çdo vendimmarrje të marrë nga gjykata. Siç e kemi shprehur herë për herë ne do të respektojmë çdo vendimmarrje të gjykatës dhe ftojmë të gjitha palët e tjera që të respektojnë vendimmarrjet e gjykatës. Siç ua kemi thënë edhe herë të tejara, ne jemi të bindur që edhe gjykata e apelit do të marri vendimin të bayuar në ligj dhe në dispozitat ligjore.

Read More