Blog

06 Maj
0

Oligarkët e Ramës kapin tenderat dhe zyrën e ankesave për tenderat

Një prej oligarkëve të Edi Ramës, që kap tendera në cdo institucion është deputeti i tij Sadri Abazi, me kompaninë alko-impex. Dy ditë më parë, ne denoncuam një rast flagrant se si ai mori 780 milionë lekë nga Bashkia Librazhd me ndërmjetësin e tij Taulant Balla, që është komisari i kësaj zone, ndërkohë që të njëjtën pune ofertuesi i dytë do ta bënte me 250 milionë lekë më pak.

Korrupsioni i oligarkëve të Ramës ka prishur garën dhe konkurencën, dhe është i pranishëm në çdo zyrë e në çdo formë.

Dhe sikur të mos mjaftonte lidhja e ngushtë me kryeministrin, me shefin e përgjithshëm të tenderave, dhe lidhja me komisarët si Taulanti, këta oligarkë janë kujdesur të kapin dhe institucionet e prokurimit.

Faktet janë tronditëse dhe tregojnë tentakulat e kësaj hajdutërie, të vjedhjes së parave të shqiptarëve, që janë shtrirë kudo.

Kemi sot disa pyetje që kërkojnë përgjigje.

-A është sot një prej drejtuesve të kompanisë së Sadriut, funksionar i lartë i KPP, komisionit të prokurimeve publike?

-A ka lidhje përfaqësuesi ligjor i kompanisë së Sadriut, me një funksionare të lartë të KPP?

Komisioni i Prokurimeve Publike, është zyra kryesore ku shqyrtohen ankesat që kanë subjektet kur shohin shkelje apo padrejtësi.

Nga njëra anë, Sadriu kap çdo tender kudo ku futet, nga ana tjetër i mbyll gojën kujtdo që mund të ankohet pasi ka kapur edhe KPP-në.

Ky pra është korrupsioni i Edi Ramës.

Korrupsion që po shton luksin e oligarkëve dhe klientelës së tij e që po varfëron çdo ditë qytetarët e vendit.

Kjo është arseja pse qeveritarët dhe oligarkët majmen çdo ditë, shtojnë pasurinë e tyre, ndërsa çdo ditë e më shumë populli zhytet në papunësi, mjerim e varfëri.


Deklaratë e Sekretares së Marrdhënieve me Publikun, Grida Duma, 6 maj 2016

Read More
05 Maj
0

Të përzemë nga pushteti me të gjitha mjetet demokratike të mosbindjes civile, njeriun që po vret të ardhmen e tyre

Disa kohë më parë në këtë parlament i dhashë një këshillë të sinqertë dhe miqësore Edi Ramës. I dhashë një këshillë të cilën ma kishte dhënë në fëmijërinë time më të hershme një mësues ndaj të cilit i jam shumë mirënjohës: mos lexo para të tjetërve asgjë që nuk kupton, se del byk. Dhe e vërteta është se këtë këshillë, njëriu i vetëm në këtë sallë që s’mund të ma pranojë është Edi Rama, për fatin e vetëm se po ti përmbahet kësaj do flasë vetëm për zhgarravinat e tij dhe për asgjë tjetër. S’do mund të flasë për gjë tjetër përveçse për zhgarravinat që s’ua hedh kush sytë kurrë, për foto, për llogje, për retorikë boshe. Por ky le të vazhdojë, edhe unë tani jam këtu për ti kthyer përgjigje.

Fole për zhvillimin por je i pafajshëm se në mënyrë absolute nuk di se ç’do të thotë zhvillim, nuk di se ç’do të thotë se ku bazohet zhvillimi, nuk di ç’do të thotë zhvillim i qëndrueshëm, nuk di ç’do të thotë zhvillim tërësor. Natyrisht, kur je tabula rasa në këto koncepte, atëherë flet ashtu siç fole ti qëparë. Ti nuk di se ç’do të thotë investime, klimë biznesi, rritje ekonomike, borxh publik, ndaj dhe flet këtu si analfabet.

Zotërinj,

Në vitin 2005 ky vend renditej në grupin e vendeve, nga ato institucione që ti pëlen ti përmëndësh por s’di ti lexosh,  me të ardhura të ulëta. Në një hark kohor 8-vjeçar, ky vend kaloi në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta për çka Banka Botërore hoqi kredinë e butë, për çka miqtë tanë amerikanë, të cilët na kishin vënë në provë për të fituar qindra milionë dollarë në kuadrin e Milenium Challenge Açount. Ne, në përpjekjen tonë për të fituar ato qindra milionë ja dolëm të plotësojmë një për një kushtet e qeverisë amerikane. Ato nuk i fituam vetëm për një shkak, dhe kjo është e shkruajtur, sepse kaluam nga grupi i vendeve me të ardhura të ulta në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta dhe ligji amerikan nuk e lejonte një ndihmë të tillë falas ndaj një vendi me këto të ardhura.

Por këto janë shifra, ndërsa tani do u referohem fakteve. Në tre vjet nuk u tregon dot shqiptarëve se ke bërë një kilometër rrugë të vetme. Në tre vjet u tregon turpin më të madh, se po ndërton 930 metra rrugë me 9.9 milionë dollarë. Ti po vjedh së paku, minimumi 7 mln dollarë sepse po ndërton 930 metra rrugë në Lin me 9.9 mln dollarë në një kohë që çmimi i një kilometri të tunelit të Krrabës kushton rreth 10 mln dollarë. Megjithatë akoma s’ke qënë i zoti, s’ke patur fuqi, s’ke patur zotësi tu tregosh qytetarëve të tu qoftë dhe një kilometër rrugë të përfunduar, ndërkohë në 8 vite nga Konispoli, Kakavija, Qaf Korça deri në Han të Hotit, në Morinë, në Qaf Morinë, në Morinë të Kukësit, në Tropojë janë ndërtuar dhe rindërtuar, në çdo fshat e qytet në skaj të këtij vendi, 11.300 km rrugë. Janë ndërtuar vetëm tunele, 16 km tunele të standarteve më të larta europiane. Vetëm në njërën rrugë të ndërtuar, janë lëvizur materiale 3 herë më shumë se në kaskadën e Drinit. Janë ndërtuar mbi 720 ujësjellësa e kanalizime, nuk ke ndërtuar në ujësjellës të vetëm apo një sistem kanalizimi.  U ndërtuan 140 km kanale në fushë, nuk ke ndërtuar një metër kanale.

(të qeshura në sallë nga deputetët e PS) O tendermenë, unë e di se tenderat ju shkaktojnë gazrat më të mëdha, prandaj dhe reagoni në këtë mënyrë.

Pra, janë ndërtuar 140 km kanale. U fillua nga Peqini, u vazhdua në Gose, më pas në Lushnje, u bënë përpjekje të mëdha për të mbrojtur tokën nga kalbëzimi, nga bletëzimi.

U bënë investime të mëdha. Vetëm në fshatrat shqiptare dhe në zonat rurale të këtij vendi janë investuar 3.6 miliardë dollarë, por ato nuk ekzistojnë për ty.  Se nuk të pëlqejnë. Ju e keni gjetur, po nuk ju pëlqeu një gjë, atëherë ajo nuk ekziston, por ja që ekzistojnë në fakt.

Në rrugën e Gjirokastrës 7 km rrugë mbetën pa u asfaltuar. Shkoi rruga deri në majë të Çajupit, po ecën drejt Golemit. U bënë me infrastrukturë fshatrat e Lunxherisë. Shko pak në Asim Zenel, shko në Antigone e fshatra të tjerë. Nuk është Gjirokastra në apartamentin tënd. Shkoni dhe shikoni se ku shkon rruga.

Këta janë sekti i tenderave, këta vetëm aty e kanë mendjen.  Kjo që po thoni është shumë jo serioze, se vetëm në qytetin tënd, në meremetimin e atyre shtëpive dhe sokaqeve, janë investuar 11 milion euro.  Po të doni jua marr me radhë, nga Hani i Zagorisë tek Angonatajt etj etj. Unë jua them, por ti jeton në kullën tënde të fildishtë dhe e ke mendjen se ku pikojnë tenderat.

Duhet të dish ç’është zhvillimi. Zhvillim pa infrastrukturë nuk ka dhe infrastruktura është kushti themelor i zhvillimit. Mësoje mirë o zhgarravitës, se rruga është element thelbësor i zhvillimit, se zhvillimi fillon me rrugën. Banka Botërore ka një seri studimesh në të cilat fakton se investimi në rrugë është investimi që 4 ose 5-fishon veten me shpejtësinë më të madhe. Se investimi në rrugë është kusht për zhvillimin e tregut, është kusht për zhvillimin e arsimit.  Rruga është treg, rruga është zhvillim, rruga është arsim, rruga është shëndet, sepse afrohet ndihma mjekësore. Po për ty kjo nuk ka rëndësi.

Zhvillimi ka edhe një kusht tjetër. Po të investosh për zhvillim të qëndrueshëm duhet të investosh që veprat t’i trashëgojnë brezat. Nëse ti investon në vepra të cilat prodhojnë të ardhura të mira edhe për gjeneratën tjetër, kjo është rruga më e sigurt e zhvillimit të qëndrueshëm. Problemi është se duhet kuptuar koncepti për këtë qëllim.  Nga qeveria që ti me nihilizmin tënd, me të cilin dëshmon para së gjithash se nuk di asgjë, nihilistët janë fondamentalist që nuk kanë asnjë ide, u firmosën dhe filluan punimet në 423 vepra energjetike, kanë përfunduar sot 105 prej tyre dhe këto japin 27% të energjisë që konsumon vendi.

Ishe në Banjë ( idrejtohet Gjiknurit). Ky inauguronte fillimin e mbushjes së liqenit, dhe kjo është shumë mirë, por mos harroni se me 13 qershor 2013 në fushatë elektorale kur ne inauguronim me Statkraft punimet, Edi u thoshte gramshiotëve se ky është mashtrimi i radhës.  U tenderuan 423 hidrocentrale në të katër anët e vendit, disa prej të cilave janë kryevepra inxhinierike, siç është Ashta, siç është Fani, siç është Devolli etj. Ke firmosur deri tani vetëm një hidrocentral, atë me të cilin shkelmove zotimin tënd, unë nuk e qortoj.  Më thonë se ke firmosur Poçemin, mirë ke bërë nëse e ke firmosur.  Kanionet e Vjosës mos i prek, sepse ka projekte që ndërtohei hidrocentrale dhe kanionet ruhen. Ti e fillove me diga të mëdha dhe Poçemi është nga digat të mëdha fare.  Në tre vjet ke dhënë një hidrocentral dhe atë e ke gjetur të gatshëm Poçemin, por ne nuk e kishim firmosur ne, e firmose ti, shumë mirë ke bërë.

Nuk ke bërë asnjë kilometër rrugë. Ti nuk e ke idenë se çfarë është zhvillimi. Infrastruktura rrugore, infrastruktura në tërësi kërkon edhe një infrastrukturë tjetër dhe pa një infrastrukturë tjetër nuk ka zhvillim, dhe kjo është infrastruktura e telekomunikacionit, infrastruktura dixhitale. E gjetëm Shqipërinë me 4.8 % penetrimin e internetit, akti i parë që bëre, nga fobitë dhe obsesionet e tmerrshme qe ke, urdhërove kushërirën të presë kabllat e “e- government”, dhe hoqe kompjuterat se dyshove se unë apo agjenturat e huaja do të regjistronin barcoletat bajate që tregon në mbledhjen e kabinetit dhe u ktheve tek Adil Çarçani, pa asnjë gjë teknologjike. Në një kohë kur, sot në mbarë Europën, e-kabinetet janë domosdoshmëri me të cilat u  kursen taksapaguesve shqiptarë qindra ton letër e bojë, kursen daktilografiste e shkresa. I zhduke këto se u ktheve me kohën e dajë Kolekës. T’u zgjua geni i tij dhe u ktheve mbrapsht dhe i hoqe këto se i ka vënë armiku Berisha. Deklarove para ca kohësh se po vendosim internetin në shkolla. Internetin e vendosëm ne, mbi 2 mijë shkolla, internet të certifikuar. Ulëm çmimin e tij të paktën me dhjetë herë, hapëm në mbarë vendin qindra pika falas interneti.

Ti nuk di ç’është zhvillimi. Zhvillim është të zhvillosh me intensitet të madh komunikacionin. 3 deri ne 5 herë u ulen të gjitha çmimet e telefonisë celulare. 3 deri ne 5 herë shqiptarët i gjetën tek cërr-cërr-i, se më  parë thoshin më bëj një cërr, dhe u kthyen në qytetarë që flisnin me kilometra të tëra.

Shqiptarët, nga afër zeros, lanë prapa vende të tëra në përdorimin e facebook-ut. Sigurisht, bixhozxhinjtë, karagjozëve dhe te tjerë ju duken çudira. Ka statistika Europa dhe bota. Nuk funksionojnë me statistikat tuaja. Funksionojnë me statistika të sakta.  U ndërtua me shpejtësi një infrastrukturë dixhitale, e cila u shtri 3G në të katër anët e vendit, u firmos marrëveshja dhe filloi të funksionojë autostrada dixhitale me Kosovën, e cila kishte një fluks të madh interneti dhe u bë një rënie e madhe e çmimeve. Interneti, nga një mollë e ndaluar u bë një mjet i përdorur nga të gjithë.

Zhvillimi është pa diskutim, investime, investime. Pa investime nuk ka zhvillim. Mesatarja 8 vjeçare e para 2005 sipas Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim ishte 74 milionë dollarë në vit. Arriti në 300 milionë kur ju shitët Bankën e Kursimeve dhe Bankën Bujqësore. Sa arritën investimet nga viti 2008 në vitin 2013, lexo pak po nuk di të lexosh se ti nuk mban një këshilltar për financat, mban psikoanalist e gjithçka, por nuk ka kush të të lexojë shifrat.

Banka Botërore, Organizata Botërore e Tregtisë, shpallën Shqipërinë si vendin që mori investime të huaja më shumë sesa kapacitetet. Çoja këtij anglisht-folësit të të bëjë një përmbledhje.  Shqipëria mori çdo vit mbi 1 miliard dollarë investime. Ti nuk ju tregon dot shqiptarëve një investim serioz të huaj në tre vjet. Nuk vjen kush. Ku lënë larot e tu që të vijnë të huajt këtu. Përkundrazi, sipas Bankës së Shqipërisë,  në dy vitet e para u larguan 2.8 miliard euro nga Shqipëria. Sipas Bankës së Shqipërisë investimet janë në pikiatë dhe këto investime që janë të TAP, Devollit dhe Fan. Të gjitha të kontraktuara, të inauguruara gjatë periudhës që unë kam qenë kryeministër.

Ti nuk mund të jetosh akoma me të miat. Me ato do të mbulosh dështimin tënd! Nuk e mbulon me sukseset e mia dështimin tënd. A është energjetika një kusht tjetër madhor i zhvillimit. Unë fola për energjinë ujore, por Shqipëria u shndërrua në nyje kyçe të projektit më të madh të Europës së sotme, korridorit të Jugut, gazsjellësit Trans-Adriatik. Të pashë që firmose tuba. Ato të kanë mbetur. Por problemi është se shqiptarët  kanë nevojë për investime të tjera. Ato u siguruan nga ne. TAP është një nga veprat me rëndësinë më të jashtëzakonshme, jo vetëm për zhvillimin, por edhe për forcën gjeopolitike të Shqipërisë në një nga sektorët më nevralgjik për Europën dhe Rajonin. Çfarë ke bërë? Po ikin investitorët. Kush po i zëvendëson? Po i zëvendësojnë bandat. A e dini ju që gjithçka e ka Besniku i partisë. Në Mallakastër është një mjerim i madh shumë. Sot Ballshi është një nga qytetet më të mjera të Shqipërisë.  Aty janë gati 1200 punëtorë, familjarë që prej 10 muajsh nuk marrin një qindarkë nga Besniku, të cilëve nuk ju japin më as me listë, as kredi, që i shpërndajnë fëmijët nëpër fshatra ku të munden dhe ku kanë njerëz të njohur.  Pse kjo? Sepse Besniku i partisë, ky mafioz që ju thotë po e sulmoj, fabrikën tjetër të ARMO-s që ka në Fier, me të cilën duhet të paguajë çdo muaj rreth 1 milion euro qera, nuk jep një qindarkë, dhe ai 1 milion euro përdorej vetëm për një qëllim; përdorej për rrogat e punonjësve të Uzinës.

Të dashur punonjës të Uzinës, shkaku i vuajtjeve tuaja është ky zotëria këtu, që ju lëshoi mafien në shpinë. Është ky zotëria këtu, një mafioz. Duhet ta dini se  kompanitë më serioze londineze erdhën për të blerë ARMO-n, por Besniku i partisë, çorapja e partisë, i thotë një diplomati që u interesua për këtë kompani se, le kokën po u more me këtë punë. Ky diplomat mik i Shqipërisë informon autoritet me të larta. Këtij çorapes, i kapet i vëllai, Ajeti bashkë me Përparimin, me laboratorin dhe sasinë më të madhe të drogës në Durrës, grupi që u kap te lokomotiva në Durrës ku ishte dhe Gysi.

Pra, ky nuk është zhvillimi? Ky është rrënimi!

Ti nuk e di çfarë është zhvillimi, dhe meqë nuk di, unë them se je i pafajshëm, megjithëse “padija nuk është argument” thotë latini, po për ty edhe mund ta  pranojmë.

Ti zotëri dole këtu dhe the disa gjëra të cilat nuk mund ti pranoj.  Kësaj zonjës  (ministrja Kumbaro) që doli këtu dhe foli për investimet, po i kujtoj, se vetëm në fshatrat e Bregut në objektet  kulturore janë investuar 37 milion euro nga Banka Botërore. Kanë mbetur vetëm një ose dy rrugë të vogla të pa asfaltuara, të gjitha rrugët atje janë asfaltuar.

Në vend që të më falënderosh mua që të kam krijuar gjithë ato kushte që të pleqërosh me Koçon, se nuk kisha dëgjuar ndonjë burrë të thotë se do të pleqëroj me një burrë, por sërish, në respekt të plotë të ligjeve të këtij vendi unë absolutisht qëndroj besnik i tyre dhe e respektoj.

The se ne qarkun e Vlorës nuk është bërë asnjë investim.  Më dëgjo pak se do të të quaj Edvin gënjeshtra.  Pse do të quaj kështu? Sepse këtu do të ballafaqohemi me të dhëna.

Në qarkun e Vlorës në 8 vite janë investuar 850 milion dollarë.

  • Janë ndërtuar,  mbi 730 km rruge kombëtare dhe rurale me 310 milion dollarë.
  • Janë ndërtuar   300 km rrugë kombëtare me 250 milion dollarë.
  • Janë ndërtuar 330 km rrugë në komuna dhe bashki me 50 milion dollarë. Janë ndërtuar 100 km rrugë nga fondi Rural i Zhvillimit 27 milion dollarë.

– U ndërtuan 89 qendra shëndetsore e ambulance.

– U ndërtuan 73 shkolla, të rindërtuara dhe të rikonstruktuara.

– U ndërtua rruga Orikum – Sarandë, 80 km, 84 mln dollarë

– U ndërtua autostrada Vlorë – Fier, 21 km, 42 mln dollarë, me dy ura nga më të mirat në vend,

– U ndërtua superstrada Qaf Bote – Krane, 43 mln dollarë, 40 km

– U ndërtuan rrugë lidhëse të të gjitha fshatrave të bregut me detin, 21 mln dollarë

– U ndërtua rruga Butrint – kanali Cukës, 20 km, 12. 5 mln dollarë.

– U ndërtua  hyrja Sarandës, 2.5 km, 5 mln dollarë. Pra hyrja e Sarandës, një nga hyrjet më të gjera, 2.5 km me 5 mln dollarë, ndërsa hyrja e fshatit Lind, që po bëni ju, 900 metra po i ndërtoni me 9.9 mln dollarë. Hajde vjedhje hajde!

  • U ndërtua rruga Transballkanike, një rrugë 60 m e gjerë, 3 km, kushtoi 8.4 mln dollarë.
  • U ndërtua rruga Delvinë – Skërficë, 9 km, 14 mln dollarë
  • U rindërtua rruga Vlorë – Drashovicë – Urë e Peshkpisë – Selenicë, 15 km, 5.5 mln dollarë

– U ndërtua rrga e Xarës, te ai Dhimo Koti që e ke si simbolin e suksesit, 11 km, 2. 3 mln dollarë

– U ndërtua rruga Kotë -Sevraster, që ti nuk e di as ku bie Sevrasteri, 15 km, 5.2 mln dollarë.

  • U la në ndërtim e sipër rruga Novoselë – Bisht Porro, 12 km, 5.5 mln dollarë
  • U siguruan fondet dhe u bë projekti për By Passin e Vlorës që kalon nga Panaja dhe del në Tragjas, 40 mln dollarë. S’kanë ecur asnjë kilometër këta sepse qëndrojnë dhe vjedhin.

– U restauruan 30 objekte dhe u bë plani rregullues i Jugut, i cili nuk lejonte kurrë përdorimin klientelist. Ai kryetari bashkisë që ishte, ai ç’është e vërteta përveç gabimit që bëri se nuk i futi rruspat ndërtimit të Koços që bllokoi Himarën, se leja ishte e mëparshme, ai e ruajti Bregun dhe ti s’mund të japësh një shëmbull që ai të ketë dëmtuar bregun përveç kullës tëndë me Koçon në Qiparo, të cilët ju e ndërtuat në kundërshtim me 6 ligje të shtetit.

  • Në qarkun e Vlorës numri i bizneseve u dyfishua. Merr regjistrat e tatimeve, do shofësh që nga 6500 që ishte, nr tyre kaloi në 12.540 biznese.
  • Në bujqësi u subvencionuan 21 mln euro. Por ti gënjen, dhe bën gënjeshtra vulgare. Vetëm në ullishte janë subvencionuar 1300 hektarë.

Zoti Anastas (i drejtohet dep Angjeli), mos e shif orën, ai e mbushi me gënjeshtra por ti je financier, dhe unë po të them të vërteta. Ti kur dëgjove nihilizmin e tij do dëgjosh dhe të vërtetat e mia

  • U liçensuan 30 HEC-e dhe filloi ndërtimi i tyre.

– U investuan në fushën e hidrokarbureve 62 mln euro. Vetëm Petrolifera investoi 57 mln euro duke i zgjidhur punë gjithë Jugut të Shqipërisë sepse u bë qendra kryesore e furnizimit me karburant.

  • Në sistem energjitik u investuan nga buxheti shtetit 370 mln euro. U ndërtua TEC i VLorës me 120 mln euro.
  • U rindërtuan HEC-et e Bistricës dhe Smokthinës, me një shumë prej rreth 40 mln euro.
  • U investuan në Unazën e Jugut, 25 mln euro kredi e Koresë së Jugut. Po injoranca nuk është argument. I ke të gjitha të dhënat aty por sdi ç’është energjitika dhe kur vihesh si elif matrak aty ku s’duhesh, kështu do përfundosh.
  • Ke inauguruar tre herë Babicën. Në Babicë janë investuar 13 mln euro.
  • Në centralin e Vlorës janë investuar 4 mln euro.
  • U shtri rrjeti 20 kv
  • Vetëm në Orikum jan ëinvestuar në energjitikë, ujësjellës, kanalizime rreth 30 mln euro.

Natyrisht që do qeshni ju se nuk keni pse mos qeshni, ju jetoni me ato sa u japin.

  • Në Delvinë u ndërtuan 35 km rrugë, dhe konkretisht: rruga Delvinë – Mesopotam – Finiq.

Pra këto ishin një për një investimet e bëra në qarkun e Vlorës dhe këto më detyrojnë mua të të them ty “Edvin gënjeshtra”. Tani kam disa gjëra të tjera të rëndësishme për të thënë. Këtu në parlament, në mëdia dhe kudo je zotuar se në grupin tënd parlamentar nuk ka asnjë kriminel. To ose nuk i dëgjon se ç’ndodh, ose nuk ke konceprin se ç’është krimi, ose ti i quan krime të dobishme këto, në traditën atërore. Kur deputetë të opozitës kanë nxjerrë këtu gazetën e Brukselit dhe kanë faktuar se Mark Frroku ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata e apelit për 11 vite, ai jo vetëm kërcënoi këtu si kriminel por dhe u mbrojt nga ana jote. Cfarë u thua ti shqiptarëve kur ai dje pranoi gjykim të shkurtuar për vrasjen që ka bërë në Bruksel?  Dhe del këtu prap. A nuk ishte në listë pas Mark Frrokut për tu futur i vëllai, Arben Frroku?

Me datën 6 mars të erdhi njoftimi në Interpol, ai është arrestuar me 6 mars dhe këtu erdhu kërkesa. Iku marsi, iku prilli ju të gjallë nuk bëheni dot, përkundrazi, informacionet janë se ju dërguat gjurmë të prishura. Për këtë, unë i kërkoj komisionit të sigurisë ta verifikojë sepse ky është një informacion që vjen direkt nga Interpoli. A është kjo një lidhje me ty apo nuk është, me njëri tjetër mbi tokë përveçse me ty nuk është. Dhe i thua pastaj “e nderuar zonjë Tabaku mos mu drejto me “ti””. Po edhe me t duhet më të thënë ty, edhe i-në duhet me e heq me gjithë këtë molepsje që ke me krimin. Duhet ti thuash faleminderit madje që s’po të thotë ndryshe.. A nuk të ka dërguar mesazh rektori Kule dhe të tha që e ka kërcënuar banda e Shullazit? Unë po them atë që kanë thënë mediat. Dhe hetimet dhe mediat kanë faktuar se ata ka njoftuar dy orë para Saje qorrin dhe Edvin Shullazin. Asgjë s’ndohi me të.

(ndërhyn dep Ylli) Me atë që iu bërë gazetarëve ti Fidel, të paktën për dy muaj duhet të zhdukesh nga parlamenti e mos të dalësh para kamerave sepse u ke bërë një besprerje të turpshme atyre që s’ua ka bërë kush kurrë në histori.  Përse nuk iu ktheve përgjigje atyre? E ke bërë ftesën në emision te “të pa ekspozuarit”. Do ta sjell në parlament emisionin. Ndaj bërtet. Ty të akuzoi e gjithë media pse nuk dole të thoshe jo? Kur të them unë, të kap tmerri i këtij (Ramës) dhe do të mohosh ndërsa kur të thonë mediat s’pyet fare. U ktheve prapë në badiguard. E ke lënë atë detyrë me kohë ti, ke qenë i Leka Meksit, nuk je më, je deputet.

(ndërhyrje dhe nga dep Balla) Po, po, i ke marrë gjithë ato dënime në gjykatë si shpifës ordiner, jo një por disa. Ti që citon vrasës këtu more i mjerë je i sojit të tyre, vrasës nuk je por je një trafikant ordiner, je i akuzuar me dokument zyrtar për përdhunues, ke përdhunuar një të sëmurë. Po s’ke fytyrë se po të kesh fytyrë e mbyll gojën…dhe qesh. Je i akuzuar se i ke çuar para me shoferin tënd. Shoferin tënd e arrestuan me një supertrafikant në Qafë Botë. Je i akuzuar se me Qosen kaloje kufirin. Je i akuzuar se me klanin Hoxha je i lidhur me klanin e trafiqeve. Me Hoxhajt e Librazhdit, je i akuzuar me fakte e dokumente.

Tani të kthehemi pak te Mili i Partisë. Mili i Partisë me një bandë rreth 40 vetësh, të armatosur me të gjitha llojet e armëve, me policë duke ruajtur bandën, me 12 kamera në zonën ku banon. Që të gjitha këto sepse i duhesh Edvin Shullazit për ti dërguar selame kryetarit të PD, që të gjitha sepse ai me klanin e tij derdh shuma të mëdha parash në arkat e tyre. Ndodhi një vrasje para dy netësh. Më dëgjoni t’ju lexoj një info të fundit.

Domar Konjari, ai supertrafikanti që u bë problem me Francën, pasaportën e tij me identitet tjetër të Arben Laze, në tetor të 2015 ja ka bërë shefi i komisariatit nr 3 Elton Allushi, me porosi të lidhjes së ngushte të Saje qorrit, Besmir Qebinit, që është njëkohësisht lidhje e denoncuar e Shullazit. Ky zotëri e mori praktikën dorazi për Domarin, me insistimin e Milit të Partisë. Të dy këta janë nga Tepelena, edhe Qebini dhe Eltoni, dhe janë shokë të ngushtë. Alban Trimi, ai që u gjet aty në vend të vrasjes, është oficer policie, mik i ngushtë i Besmir Qebinit dhe ky i fundit ka prezantuar Alban Trimin dhe Ciçon. Eltoni ka bërë trafik droge me kushurinjtë e Besmirit, që janë pjestarë të grupit të Eltonit. Besmiri ka prezantuar Eltonin me Emiljanon nëpërmjet Alban Trimit dhe i mande kontaktet. Saje qorri çdo kontakt me bandat e mbante nëpërmjet Besmirit.

Këtë e lexova për të treguar shkallën e tmerrshme të inkriminimit të zyrtarëve të lartë të policisë. A e dini ju kush i prishi provat e Collakut që u vra në Durrës? Provat i prishi prokurori që po hetonte me një zyrtar të lartë të policisë, Ardian Cipën. Cipa është një nga miqtë më të ngushtë të Genc Xhixhës. Ardian Cipa e ka marrë Xhixhën, ditën e operacionit, tek rrethrotullimi te “shqiponja” në makinën e tij dhe e ka përcjellë jashtë. Ardian Cipa, që mbahet për disa arsye të veçanta aty, është takuar gjerësisht në Hollandë dhe në Kubë nga Genc Xhixha.

Pra i solla këto për të shprehur dhe një herë denoncimin tim më të madh, indinjatën e thellë ndaj kësaj situate katastrofale, ku ju personalisht si kryetar i tyre, pra si një kryekriminel, ke katandisur vendin në një situatë të atillë që s’ka qënë kurrë. Unë ftoj shqiptarët që të mendojnë për një moment për të ardhmen e tyre, dhe rruga e vetme për të patur një copë të ardhme në këtë vend është të përzenë nga pushteti me të gjitha mjetet demokratike të mosbindjes civile, njëriun që po vret çdo sekondë, çdo minutë, çdo orë të ardhmen e tyre.

REPLIKA PAS FJALES SE RAMES:

Rruga, tha mr. 30%-shi, s’është gjë, është një projekt, paratë, firma e ndërtimit dhe kaq. Këto janë për të, për atë që ka zero vizion. Nuk ke dal ndonjëherë më bukur, duke patur këtë platformë si gjethe fiku, më cullak se sot.Rruga para së gjithash është vizion dhe më mirë nga të gjithë këtë e dinë sot të gjithë ata që vijnë nga Gjirokastra në Tiranë për 2 orë e gjysëm në një kohë kur përpara vianin për 6 orë, e dinë vlonjatët që vijnë sot për një orë e gjysëm në një kohë kur përpara u shkonte mbi tre orë. E dinë sarandiotët që vijnë sot në Tiranë për tre orë në një kohë kur përpara u duheshin tetë orë. E dinë shëngjergjasit kur për të ardhur në Tiranë, për të sjellë ato pak prodhime ngriheshin në 4 të mëngjesit për të kapur tregun e Tiranës kurse sot vijnë për gjysëm ore, bënin katër orë rrugë më parë. E dinë edhe fshatarët e Divjakës me rrugën Divjakë-Pushimi Shoferit, mbi 30 e ca km rrugë, rrugë të standarteve shumë të mira, që partia kanabiste i ktheu në pista avioni për drogën. E dinë të gjithë ata të cilët njohin fjalën zhvillim, si fshatarët e Cakranit që u duhet një orë për të ardhur në Fier kurse sot u duhet çerek ore, për 20 min. E dinë qytetarët e Korçës që nuk shkonin në Pogradec sepse rruga ishte si ishte kurse tani shkojnë për çerek ore. Rruga ra, o elif matrak, nuk është vetëm para, projekt dhe buldozier. Rruga është koncept themelor zhvillimi. Pikërisht ajo që të mungon ty, pikërisht ajo që s’ke idenë se çfarë është. Fole për borxhin. Je rregjistruar në Guniess si njëriu që i remtove shqiptarëve që kur do vije në pushtet do ti imponoje Bankës të llogariste borxhin si përqindje të GDP-së. është njëlloj si të thotë një mësues se do i mësojë nxënësit e klasës së parë se gërma A është gërma e parë e alfabetit.

Tani na mbush mëndjen se ka rënë borxhi. Gënjen veten por jo ne. Dje kryebankieri vendit tha se rritja do ulet pak, se nuk është ajo që kishim parashikuar. Mirëpo problemi është se ti nuk di ça lidhje ka borxhi me rritjen ekonomike. Ti nuk di se një rritje ekonomike dy herë mbi parashikimin ndjek një ulje të madhe të borxhit. Je i shkretë dhe i ngratë në koncepte. Një ditë në Vlorë, ngaqë i ka ngel Lungomare përgjysëm, u thotë vlonjatëve se do ndërtonte korridorin Vlorë-Himarë. Mendova se ndoshta kishte parashikuar ndonjë tunel në Llogara. Kur marr vesh se ishte korridori i rrugës së Kuçit me 10 mln dollarë, rrugë të cilën për hir të vërtetës e kemi projektuar ne dhe do e ndërtonim. Kishim ecur me financimin dhe do e ndërtonim. E para, për të lehtësuar pak rrugën e Bregut dhe e dyta, do merrnim ujin e Kuçit për Himarën dhe banorëve të Kuçit do i ofronim diçka. Këto ishin arsyet pse ne do e ndërtonim rrugën që ky e quan korridor. E dëgjuat që tha se ka ndërtuar 24 rrugë. 1 km të vetëm s’është në gjëndje të tregojë. A nuk u zotua para shqiptarëve për rrugën e Arbërit? Janë ndërtuar 34 km dhe kanë ngelur 27 km, e pranoj këtu që njëri segment është më i vështiri, ai i Qaf Murrizit. Për ëtë që nuk e konsideron rrugën vetëm projekt, kompani e rryshfet, kjo është rruga e dytë e kombit. Kjo rrugë afron Tiranën me Shkupin 104 km. Edhe zonat e veri-lindjes, Bulqizën me Peshkopinë i afron dhe i bën të barazlarguara nga Tirana. Po ja ky është vizioni i tij. Vizioni rryshfetit, xhepit. Por rruga është interes kombëtar. Kur ndërtonim rrugën e kombit, nxorri deputetët të bënin grevën në tunelin e Kalimashit. I nxorrën mirditorët me hunj. Pastaj nxorri teorinë e rrugës së asgjëkundit. Ky nuk kupton se rrugët nuk fillojnë dhe mbarojnë menjëherë. Sigurisht që kam lënë 100 rrugë, por të kisha fituar zgjedhjet do vazhdoja ti ndërtoja, erdhe ti vazhdo ndërtoji. Ose ki burrërinë dhe thuaj që si ndërtoj se nuk janë ekonomike. Po që të gjitha janë ekonomike.   Përndryshe do mbledhësh gjithë vendin në Tiranë por ky është antizhvillim nuk është zhvillim. Pra, foli për reformën. Po një pyetje po ja shtroj: pse e anulloi atë mbledhjen e grupit të tij parlamentar që kishte me ambasadorët? Se si kanë qënë të skeduluara mbledhjet atë e kam nga burimi zyrtar: e para do bëhej me PS, e dyta me PD, e treta me LSI. Cfarë ju gjeti ju që e shtytë? Ju kapi barku gjë? Të besosh ti se e lë Surreli atë të bëj reformën, do të besosh se rrethi është katror, do të besosh se në Shqipëri kanë zbritur eskimezë. Pra, përpiqet me një ftesë fallco. Dhe së fundmi për qytetarin dixhital dua ti them: Zoti Rama qytetari dixhital është institucioni dixhital i informacionit të qytetarëve. Unë e kuptoj që të ka futur ymerrin dhe lepurin në bark. Po pse? Seopse qyt dixhital njoftoi shqiptarët për Riformaton tënd, dhe kur doli Riformato ti e quajte një pak a shumë një komplot të Berrishës me Berlusconin. Qytetari dixhital të është futur thellë në bark dhe po të tmerron sepse, siç e di ti, ai informoi shqiptarët se si ti shkatërrove zgjedhjet me instruksionet që jepje në Shkodër, informoi me zë ndërsa figurën nuk ta dhashë për të të ruajtur privatësinë. Qytetari dixhital të ka futur tmerrin dhe ferrin, sepse Shullazin tënd, MIlin e partisë, për shkak të opinionit u detyrove ta çojë atje ku është sot. Qytetari dixhital  të ka kallur datën, sepse Arben Frrokut, të cilit i dërgove, pas arreëstimit, në Hollandë, zyratrin e qeverisë tënde për t’ja lehtësuar dhe vajisur situatën.

Qytetarin dixhital nuk e çensuron dot, ai do të jetë çdo ditë dhe më i pranishëm dhe më i fuqishëm. Ke futur kushurirën të bëj ligjin për qytetarin dixhital. Harroje se njeh ligj dhe kufi qytetari dixhital, ti vetëm sa e ndez dhe më shumë dhe bëhesh qesharak sa më nuk ke ku të shkosh më tutje. Ndaj dhe më ëerdhi mirë që patën rastin shqiptarët për të dëgjuar se çfarë mufkash, gënjeshtrash e banalitetesh, se sa i leshtë je, sa jeshil jenë njohuri. Merru më mirë me zhgarravinat e tua se në mënyrë absolute nuk ti blen njëri.


Fjalimi ne Kuvend e ish kryeministrit Sali Berisha, 5 Maj 2016

Read More
05 Maj
0

Frika e Rilindjes!

Indro Montanelli shprehej dikur se problemi i socializmit është vetë socializmi, pra ai shteti autoritar që do të fusë hundët në punët e gjithkujt. Për ta aktualizuar pak më tej këtë citim mund të them që problemi rilindjes është vetë rilindja, apo më saktëështë dëshira e saj për të varfëruar tëvarfrit duke rilindur bizneset e oborrit.

Dhe kjo nuk është më një opinion por është një fakt, 90 milionë dollarë para të nxjerra nga arka e qeverisë për të shkuar në luksin e qeverisë në rregullime zyrash ndërsa gjysma e gjithë shqiptarëve marrin frymë me nën 5$ në ditë. Ku shqiptarëve borxhi publik u është rritur dhe shpenzimet për shërbime dhe infrastrukturë bien përditë e më shumë.

Investimet bien e ndërkohë taksat rriten në mënyrë progresive sa më i varfër aq më shumë taksa, në tre vjet taksat janë rritur me 450 milionë usd dhe çdo ngritje është trumbetuar si arritje e madhe, si lehtësi ndaj biznesit të huaj dhe në fund sigurisht si diçka që ndodh për herë të parë në këto 25 vite.

Rezultati është i qartë, çmime më të shtrenjta, shqiptarë më të varfër, biznese që mbyllen dhe në fund investime të huaja 5.7% më të ulëta se sa vitin 2013.

Po ndërkohë jo të gjithë shqiptarët janë varfëruar, çdo të hënë që del buletini i prokurimeve publike lexon të bardhë mbi të zezë 11 kompani që fitojnë përherë tenderat.

11 persona që janë vula, flamuri dhe stema e një ekipi të korruptuar qeveritar që po zhyt përditë e më shumë shqiptarët jo vetëm në varfëri por dhe në terror.

Por sikur të ishin veç kaq mëkatet tuaja.

Shqiptarët kanë 25 vjet që largohen nga Shqipëria, në përpjekje për të krijuar një jetë më të mirë por edhe si reagim i asaj çfarë qeveritë e ndryshme nuk kanë mundur të plotësojnë.

Nuk ka ndodhur, aq më tepër në këtë 10 vjeçar, që qytetarët e këtij vendi të largohen në këto përmasa si këto tre vjet.

Nuk ka ndodhur që ato të jenë kaq të bindur në korruptimin që kjo qeveri dhe kjo mazhorancë i ka bërë jo vetëm institucioneve shtetërore por edhe vetë shoqërisë.

Rilindja është qeveria që në këto tre vjet ka shpenzuar energjitë e saj për të korruptuar shoqërinë e këtij vendi, duke blerë mediat, duke blerë zërat opozitarë dhe mbi të gjitha duke sulmuar me ushtarët e bandave ato që i dalin jashtë rreshtit.

Prandaj sot jemi ne të parët e Ballkanit sa i takon emigrimit në dyert e Europës, të zhgënjyer nga një gënjeshtër e ndërtuar bukur. Të demoralizuar nga një qeveri që ka korruptuar jo vetëm institucionet por që dëshiron të shkatërrojë edhe vetë shoqërinë.

E me gjithë këto , duket se nuk kemi parë asgjë akoma.

Gjatë gjithë këtij tre vjeçari në qeverisje hija e juaj ka qenë krimi dhe kriminaliteti, të cilin e keni shtrirë nëçdo degë të shoqërisë.

Nuk ka pasur ndonjëherë në kujtesën time kaq shumë vrasje kriminale, nuk ka pasur ndonjëherë kaq shumë panik, shqiptarët  i kanë harruar kohët kur ndodhnin grabitje rrugëve siç ndodh sot.

Nuk ka ndodhur kurrë që deputeti të qëllojë me armë në komisariat e të vijë të votojë në kuvend, e nuk ka ndodhur kurrë si me këtë qeveri në dy raste, t’i fshihet edhe Interpolit të dhënat për sponsorizuesit e kësaj qeverie.

Dhe e gjitha kjo ndodh sepse tashmë Shqipëria është peng i karteleve të mafias, që kanë uzurpuar edhe karrige të këtij kuvendi.

Të cilët nuk kanë frikë, se me shumë gjasë janë edhe ministrat hije të kësaj qeverie, që kanë autoritet dhe pushtet jo vetëm mbi shpirtrat dhe trupat e kësaj mazhorance por edhe mbi jetët e shqiptarëve.

Ky është krimi më i madh! Pikërisht ky krim, qëështë instaluar brenda katër mureve të këtij parlamenti, për të cilin kjo opozitë ka luftuar dhe për shkak të kësaj beteje ajo është sulmuar, luftuar si e si që kjo qeveri të vrasë brenda shqiptarëve KURAJON, GUXIMIN dhe SHPRESËN.

Vetëm kështu kjo qeveri mund të jetë e lumtur!

Prandaj nuk është habi që jemi të fundit në listën e gjermanëve, amerikanëve madje edhe kinezëve të EXIM Bank për të investuar.

Në një vend ku krimineli të vjedh pronën, ku mafia kërcënon akademikun apo akoma më keq kur jeta e një biznesmeni është në rrezik. Nuk ka më vend jo për biznese por as për qytetarë.

Dhe më e keqja nuk ka ardhur ende!

Prandaj nuk i bëjnë më përshtypje qeverisë as 68 mijë shqiptarët që largohen brenda vitit, as 2530 biznese që ulin qepenat e tyre sepse nuk e përballojnë dot çmendurinë fiskale të rilindjes dhe as 200 mijë shqiptarë që aplikojnë për të ikur nga ky vend.

Kanë dështuar nëçdo reformë të ndërmarrë dhe kanë përkeqësuar raportet ndërkombëtare duke filluar nga Doing Bussiness, Freedom House, Raporti i DASH e kështu me radhë.

Dhe fatkeqësia është se justifikimi i tyre për të gjitha dështimet mbetet gjithmonë qytetari, opozita, tjetri.

A është faji i opozitës që eksportet kanë kurbë rënëse për vitin 2015? Apo është faji i opozitësqë Shqipëria ka renditjen më negative në rajon sa i takon investimeve të huaja?

A është faji i qytetarëve që papunësia ndër të rinjtëështë rritur? Që BSH vazhdon të ulë normën e interesit (ditën e djeshme e uli në 1.25%) ndërkohë që ekonomia nuk prodhon dhe nuk konsumon ndërsa qeveria flet për rritje punësimi?

Të gjitha këto nuk janë prej gabimeve tona…jo!Përkundrazi, ata që këndojnë si gjeli mbi pleh për reformën fiskale rilindase duhet të kuptojnë që janë fajtorë për atë që sot shohim.

Madje, ato të cilët të mbytur në këtë pisllëk që kanë ndërtuar këto 3 vjet përpiqen të kapen pas fijeve të barit duke sulmuar opozitën dhe atë alternativëçfarë ajo ofron, duhet më parë të përgjigjen për këtë shkatërrim që kanë sjellë.

Duhet të përgjigjen për shkretimin, varfërimin progresiv dhe mbi të gjitha tentativës për të zhdukur çdo institucion në këto 3 vjet.

Ne nuk besojmë se shqiptarët janë qorra apo dembela prandaj edhe do t’i japim atyre pushtetin i cili nuk do të jetë një e drejtë e një pakice që hiqet si shumicë.

Do të jemi garantues jo vetëm të lirisë së tregut, duke garantuar konkurrencën e ndershme në treg, por mbi të gjitha garantues të lirisë së qytetarëve nga banditët që sot kanë bekimin e qeverisë.

Dhe këtë do t’ua ofrojmë përmes forcimit të institucioneve kushtetuese, duke i rikthyer edhe këtij parlamenti integritetin që një qeveri e etur për pushtet ia poshtëroi.

Ndryshe nga pushtet mbajtësit e sotëm ne besojmë se liria edhe mundësia reale e individit për të zgjedhur është më e rëndësishme se sa dëshira për pushtet e një personi apo një klike.

Sepse ne besojmë se institucionet jetojnë më gjatë se sa njeriu apo se një parti politike dhe kjo është frika e kësaj qeverie, që një ditë këto institucione do të funksionojnë dhe do të ndëshkojnë këdo që ka gabuar.

Por, frika e kësaj qeverie është shqetësimi më i pakët i joni dhe i 2.8 milion shqiptarëve!

***

Replika ndaj Ramës

Unë e kam përsëritur disa herë që ne si opozitë nuk kemi asnjë kënaqësi që shqiptarët janë më të varfër, nuk ndiejmë absolutisht asnjë kënaqësi që sot kemi një rritje ekonomike pothuajse zero dhe ajo 2,6 % vjen si rezultat i një vepre Devollit. Edhe që në 2016 do vazhdojë të ketë rritje ekonomike sepse fatmirësisht do të vazhdojë dhe të  investohet për TAP. Sigurisht që vec krenari ndiejmë për këtë fakt.

Ju diskutuat në lidhje me disa shifra për varfërinë. Sigurisht që raportin e Bankës Botërore ku 46% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, nuk e kemi shkruar ne,  por Banka Botërore.

Kur investitorët gjermanë thonë se niveli i korrupsionit është i lartë, taksat janë të larta, legjislacioni është i paparashikueshëm e thonë ata nuk e kemi thënë ne.

Ashtu sikurse deklarata e djeshme e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë ku thuhet se  rritja ekonomike nuk do të jetë aq sa planifikon  qeveria, por do të jetë afër 2,6% , nuk e themi ne por e ka thënë përsëri Guvernatori.

Ashtu sikurse dhe Agjencia e Sigurimit të Depozitave tha që nëqoftëse në vitin 2013 ju deklaronit me të madhe se 50% e depozitave zotërohen nga 5 % e individëve, në 2015 kjo shifër është 58 % e depozitave zotërohen  nga 4 % e individëve

Këto shifra janë të gjitha mbi raportet tuaja dhe ka një diferencë të madhe dje me sot

Ne nuk po sajojmë shifra një milion të papunëve në zyrat tona të INSTAT. Çdo gjë që po e themi e themi mbi shifrat që prodhon qeveria juaj

Në qoftë se themi se Shqipëria është e fundit për eksportet në rajon dhe është e vetmja në rajon sipas raporti të fundit të publikuar nga Komisioni evropian me 17 % rënie eksportesh në krahasim me gjithë vendet e tjera të rajonit, prapë e thonë ata, nuk e themi ne. dhe për këtë nuk ndiejmë absolutisht fare kënaqësi.

Ashtu sikurse nuk ndiejmë kënaqësi që shqiptarët largohen, ashtu sikurse nuk ndiejmë kënaqësi që bizneset mbyllen.

Për këtë arsye ju kemi ofruar dhe alternative, ju kemi ofruar dhe zgjidhje.

Mua më vjen keq që çdo gjë duhet të baltoset, që çdo gjë duhet sharë, që çdo gjë duhet anatemuar.

Unë nuk e kam bërë këtë ashtu, sikurse kam përshëndetur dhe  sikurse përshëndeta dhe këtë marrëveshje, apo  edhe nisma që mund të kenë qenë pozitive. Por treguesit e ekonomisë në rënie, rënie e konsumit, rënie e investimeve të huaja, rënie të eksporteve, nuk i them unë, por i thonë të gjitha këto raporte që unë i përsërita dhe i citova.


Fjala në Kuvend e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, 5 maj 2016

 

Read More
05 Maj
0

Qeveria burgos fshatarin që pret një pemë dhe lë të lirë sharrat e klientëve

I nderuar z. Kryetar!

Zotërinj Kolegë!

Ky  projektligj, si shumë të tjerë në këtë sektor,  që na ofrohet si reformë, në fakt është vetëm  një demagogji e pakuptimtë dhe  e pazbatueshme, pasi babëzia e qeverisë së Betonit, i ka shpallur luftë natyrës, gjelberimit, pyjeve dhe mjedisit.

Kriza e shkatërimit me rruspa dhe tritol të shtëpive dhe bizneseve të shqiptarëve në një drejtim   dhe betonierët në mal e në bregdet për të ngritur  sarajet e deputetëve dhe ministrave, në drejtimin tjetër ,  janë dy anët e medaljes së qeverisë së Krizës.

“Moratorium” apo legalizim i katastrofës mbi pyjet dhe pylltarinë shqiptare? Kjo është një nga dilemat e ekspertëve por dhe një nga hallet e shumë banorëve në fshatra që jetojnë me burimet e pyjeve.

Falë paaftësisë dhe abuzimit të qeverisjes suaj, në më pak se tre vjet ia dolët që ta ktheni inekzistent shërbimin  pyjor shqiptar.

Dëshmi e programit të Rilindjes së pyjeve është dhe bilanci dëshpërues I burimeve njerëzore në këtë sector.

Në  fund te vitit 2015 u pezulluan nga puna i gjithë personeli pyjor në drejtoritë e sherbimit pyjor te qarqeve me pretekstin qe pritet të miratohet ligji i ri dhe pyjet do kalojnë në pronësi të bashkive, ndërkohë që në të gjithë vendin vazhduan ankandet për shitjen e lëndës drusore.

 

Masakra me pyjet dhe abuzimi diten per diell, ka nxjerre edhe me ne pah dy tiparet kryesore të kësaj qeverie:

KORRUPSIONI masiv dhe TERRORI ndaj individit apo komuniteteve të pambrojtura.

Kemi tani per shqyrtim dhe miratim, kete arnë ligjore pas Moratoriumit të Pyjeve i cili po rezulton një demagogji dhe manipulim i shkruar vetëm në letër, sepse  realiteti është gri, i djegur dhe aspak me ngjyrë shprese.

Flasim për mbrojtje mjedisi dhe shtim të gjelbërimit e pyllëzim, kur në fakt mendësia e qeverisjes suaj është shkaterimi dhe betoni.

Po shohim këto ditë me një trishtim makinerite shkatërruese të  INUK  të cilat qellimisht me shpërfillje të imazhit apo marketingut,  në nisje të sezonit turistik kanë rifilluar aksionin e shembjes së pronave të shqiptarëve në zonat turistike të Bregut  për të spastruar territorin dhe konkurrencën në favor të hotelerive dhe bizneseve të deputetëve socialistë në Jug.

”aty ku shikon të ngrihen kulla kështjella pallate shumëkatëshe , eshte e oligarkeve, ndersa aty ku shkaterrohet dhe prishet eshte e hallexhinjeve,  po thoshte nje dite nje kalimtar tek shikonte rruspat e Rilindjes.

Rilindja e mjerimit dhe dëshpërimit që është ulur këmbëkryq në mendjet dhe shprirtrat e pashpresë të shqiptarëve, e skamjes se 400 mijë shqiptarëve pa ushqim e vakte normale, e dhjetra mijëra biznesve të mbyllura që kanë shkaktuar papunësinë në nivelin zyrtar të të rinjve afro 30 %, apo të grave dhe vajzave mbi nivelin 40 %.

Dhe dalim te lidhja mes rruspave dhe pyjeve, qe ka te beje me mendësine që keni ju, për këtë territor të vendit me natyrë të mrekullueshme e resurse të mëdha por që politika antikombëtare antisociale e juaja po e gllabëron nga dita në ditë me koncesione qindra miliona euro dhe në kurriz të shqiptarëve që thellohen në borxhe dhe pamundësi për një jetë normale.

Për tu kthyer tek demagogjia që sillni ju për mbrojtjen dhe shtimin e pyllëzimit, me të drejtë mud të ngrihet pyetja:

A mund ti besohet kësaj mazhorance dhe qeverie mbrojtja e pyjeve me ligje farse dhe praktika antiligjore kur shteti I së drejtës nuk funskionon në asnjë sector public e privat dhe u dashka ta besojmë në mjedis?

Ndërtimi I cilësuar “Park për fëmijët”, po  ndodh pa lejet mjedisore përkatëse , në një frymë konfliktualiteti  brenda vetë qeverisë dhe në një rezistencë  të ashpër nga qytetarët e Tiranës e aktivistët civilë.

Pra situata ndodh në një realitet absurd dhe dëshpërues njëkohësisht, pasi në njërën anë Parlamenti gjoja miraton ligje në mbrojtje të mjedisit, dhe qeveria I zhbën ato me leje betonimi, apo edhe më keq nuk e pyet fare per ligjin duke anashkaluar firmat dhe procedurat e përcaktuar në këtë rast.

E gjithë kjo maskaradë mbështillet me heshtje, errësirë  transparence, shkëmbime batutash konfliktuale, mpirje e opinionit, ndërkohë që nga ana tjetër betonierët hedhin zhavorin, kompanite kopsitin letrat e korrupsionit në zyrat qeveritare, ndërsa qytetarëve,  u thuhet se në 1 Qershor do të kenë gati Parkun e lodrave për fëmijët.

Kur po mbushen tri vite qeverisje, mjedisi, gjelbërimi rezulton cdo ditë e më shumë një shaka e madhe, një tallje, një supermashtrim I qeverisë Rama dhe I kësaj mazhorance.

Kur në fillim të fjalës thashë së ky project dëshmon dy tiparet kryesore, korrupsionin dhe terrorin e kisha fjalën se me pyjet njerezit afer qeverise, nepermjet abuzimit me to po pasurohen dita dites, nderkohe nga ana tjeter, ne emer te te berit shtet mbillet frika deri në palcë, kur gjobit dhe arreston fshatarin që pret ndonje copë dru për tu ngrohur në mungesë të energjisë elektrike për shkak të ndërprerjeve, në pamundësi të të paguarit të saj.

E meqënëse jemi në fushën tuaj të parapëlqyer që është dhuna shtetërore, më lejoni tju sjell në vëmendje se OSSHE është kthyer në një përbindësh si në kohët e legjendave që grabit e djeg njerëzit dhe fatet e tyre .

Po, po, sepse shtëpia e katandia është I gjithë fati I njerëzve në zonat e varfëra e të braktisura verilindore. 29 anëtarë dhe në këto moment që flasim janë në qiell të hapur në Bujan të Tropojës, sepse OSSHE u merr frymën e fundit me faturat që I paguajnë me borxhe por nuk u jep asnjë lek kur u digjen shtëpitë më cdo gjë brenda, në 4 të mëngjesit nga luhatjet e tensionit., sepse mentalitetit I shefit të OSSHE sikurse dhe I kryeshefit të tij në qeveri është grabit sa të mundesh dhe mbrapa lër shkretë e djeg cdo gjë.

Unë besoj fort tek drejtësia e Zotit.

Lidhur me korrupsionin I referohem dëmtimit masiv që po pësojnë pyjet dhe mjedisi në tërë shtrirjen gjeografike të vendit për të pasuruar njerëz të qeverisë, klaneve pranë tyre dhe deputetë të mazhorancës.

Gërryhen pa fund lumenjtë malet e vargmalet për mermer, gurë, zhavorr, masive pyjore për tu pasururar e shtuar oreksin pa fre qeveritar.

Flitet për moratorium por sharra e kompanive prane qeverise, që eksportojnë stiva pa fund, nuk ndalon ditë e natë dhe trau i kalimit të lëndëve drusore nuk njeh refuzim, nuk njeh JO, kur bëhet fjalë për telefonat apo urdhërat nga Tirana dhe oborri qeveritar.

Denoncimi më I fundit që ne si opozitë I kemi bërë dëmtimit masiv të mjedisit, është prerja e ullishteve në rivierën e Jugut për ti hapur terren zgjerimit të sarajeve ne Qiparo.

Sepse ky është morali I Rilindjes, ligji me disa standarte , I ashpër dhe goditës për të varfërit dhe për  shqiptarët e pambrojtur,  I verbër e I shurdhët  për qeveritarët  dhe klanet e mazhorancës së ngritur me vota të trafikuara.

Projektligji I pyjeve I hap rrugë korrupsionit pasi  strategjia  e mbrojtjes së tyre është evasive, është e centralizuar nga ministria dhe pazaret në Tiranë, dhe zbatimi I moratoriumit apo legjislacionit përkatës është i deleguar tek militantët e punësuar nga Rilindja, pasi reforma e të bërit shtet nxorri në rrugë mbi 900 inxhinierë dhe ekspertë të pyjeve dhe Mjedisit.

Ligji i ri i pyjeve u vonua, per shkak pikërisht të mangesive. Grupet e interesit, ekspertët e terrenit dhe profesorët e universiteteve  e kane kundershtuar gjatë këtë project.

Aktualisht ne pyjet e vendit ka mbi 700 mije m3 material drusor te prere e te shperndare neper pyje apo pikat e grumbullimit, sepse nuk lejohet te transportohen. Ligjerisht nuk ka specialiste qe te monitorojne moratoriumin.

Moskordinimi I qartë I kompetencave dhe influencave të pushtetit local mbi pyjet në reformën e re teritoriale dhe ligjeve që sjell kjo qeveri, ka sjell kostot e veta të amullise dhe tek pyjet.

Në veri e jug, fshatarët që presin ndonjë cope dru për ngrohje apo nevoja të vogla, dënohet me gjoba marramendëse, futen në burg ndërkohë që nga Devolli e pyjet e zonave juglindore vijnë dëshmi me foto e figura të kamionëve që transportojnë dru, mes tyre dhe lloje të rralla të florës kombëtare.

Kamionët I përkasin kompanive me imunitet  qeveritar dhe sigurisht që ata nuk duhen prekur.

Gjithashtu pyjet ne zonat e Veriut të Kukësit, Hasit, Tropojës, janë lënë në mëshirë të fatit. Tymit dhe flakeve te zjarreve te qellimshme apo jo, askush nuk u del per zot, askush nuk I mbron.

Zotërinj,

“Bjeshkëve të namuna”, dashamirësit e huaj të shumtë të Shqipërisë por dhe vetë ne, me krenari i quajmë, Bekimi ynë!

Por ne dhe shqiptarët  nuk do te lejojme qe prej varferise, korrupsionit, kriminalitetit dhe babezise tuaj, te na e ktheni Shqiperine tonë te bekuar ne nje vend te namun.


 

Fjala në Kuvend e deputetes së Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmata, 5 maj 2016

 

Read More
05 Maj
0

Rama hedh në rrugë specialistët dhe bën pazare me pyjet

E nderuara drejtuese e seancës,

Të nderuar kolegë,

Të nderuar qytetarë,

Projektligji i paraqitur sot për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për pyjet dhe shërbimin pyjor” na vjen në një kohë kur që nga janari i këtij viti, me vendim të këshillit të ministrave, pyjet i kanë kaluar në administrimin e pushtetit vendor. Dua të theksoj se kemi një projektligj shumë të vonuar, i cili duhej të ishte bërë të paktën katër muaj më përpara, për të mos krijuar problemet që shkaktoi reforma gjysmake territoriale.

Si rezultat i kësaj reforme që po ecën kuturu, nga shkrirja juridike dhe fizike e strukturave rajonale të Ministrisë së Mjedisit që në muajin janar, jo vetëm që u krijua një amulli në kontrollin dhe administrimin e zonave pyjore, por u paralizua tërësisht çdo lloj veprimtarie në pyje, duke krijuar një bllokim të plotë edhe të veprimtarisë së Ministrisë së Mjedisit, edhe atë të bashkive në pyje.

Imagjinoni, që prej më shumë se katër muajsh, në këtë vend, askush nuk di apo mban përgjegjësi se çfarë ka ndodhur dhe ndodh në zonat pyjore, pasi si asnjëherë më parë, shërbimi pyjor ka qenë dhe është inekzistent. Nga ana tjetër po gjatë kësaj kohe nxorët të papunë punonjësit e këtyre drejtorive, për shkak të vakuumit ligjor  që ka legjislacioni për qeverisjen vendore, duke i shtuar kështu problemit të pyjeve edhe një problem ekonomiko-social. Dhe bëhet fjalë për jo më pak se 950 inxhinierë pyjesh, të cilët prej katër muajsh janë pa punë dhe pa rrogë.

Dhe zgjidhja që na vjen sot nuk është një draft i ri, i mirëstudiuar,zgjidhja e gjetur është një arnim i ligjit të vitit 2005, i cili jo vetëm që ka çaluar në zbatimin e tij prej njëmbëdhjetë vitesh, por me ndryshimet që kanë ndodhur në kuadrin ligjor mbi kompetencat e pushtetit lokal, e kanë nxjerrë atë tërësisht jashtë loje. Disa prerje dhe zëvendësime mekanike nenesh, ndryshime termash nuk ia ndryshojnë frymën këtij ligji që lë mjaft paqartësi dhe nuk ndan qartësisht kopetencat mes ministrisë dhe bashkive të reja.

Duke pasur parasysh, sidomos, nenin 7 të projektligjit, që korespondon me nenin 10 të ligjit të 2005, pikën 2.2, gërmat a, ç, dh, shihet qartë se Ministria e Mjedisit nuk ka vetëm funksionin politikbërës, por edhe vendimmarrës nëpërmjet hartimit të strategjisë në fushën e pyjeve dhe kullotave, planit të veprimit, akteve ligjore dhe nënligjore, miratimit të planeve 10 vjeçarë, madje cilësohet qartë tek pika 2.1 atributi menaxhues dhe kontollues i saj, ndërkohë që projektligji i ngarkon njësive të qeverisjes vendore, vetëm funksionin menaxhues të fondit pyjor.

Qartësisht projektligji është tërësisht në kundërshtim me ecurinë e tanishme të kalimit të kompetencave të pushtetit vendor. Gjithashtu, kjo është edhe në dhunim me ligjin e autonomisë vendore, si edhe me ligjin e planifikimit të territorit.

Ky projektligj, që vjen si një adoptim nga halli i ligjit të 2005-ës, nuk zgjidh problemet kryesore me të cilat ndeshet ky sektor kaq i rëndësishëm. Ai nuk përcakton dhe as merr përsipër të  sqarojë ndarjen e drejtë të përfitimeve dhe dobive që vijnë nga mbrojtja dhe përdorimi i burimeve natyrore pyjore, nuk orienton rimëkëmbjen e integritetit ekologjik të pyjeve e kullotave në vend.

Po ashtu nuk bën dhe nuk siguron nxitjen e mbështetjen e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve pyjore. Nuk është marrë përsipër të përcaktohet sesi do të bëhet krijimi i lidhjeve me sektorët e tjerë të ekonomisë kombëtare, apo dhe përfshirjen e aktorëve dhe përdoruesve në nivel kombëtar dhe lokal në ruajtjen dhe zhvillimin e pylltarisë.

Ky projektligj paraqet reformën më të mangët institucionale dhe ligjore të shërbimit pyjor në nivel kombëtar dhe lokal, pasi nuk përmbushen lidhjet me rëndësi themelore të sektorit të pyjeve dhe kullotave për plotësimin e objektivave të zhvillimit të sektorëve të tjerë si atij të bujqësisë, blegtorisë, energjetikës, ujërave, turizmit, zhvillimit rural në ​përgjithësi.

Nga mënyra sesi është shartuar nga ligji i vjetër, ky projektligj që na vjen sot, nuk do të mundësojë rritjen dhe përmirësimin e shërbimit pyjor, sepse nuk përcakton pika dhe modalitete për ta mbështetur atë me politikat dhe burimet financiare të nevojshme. Po ashtu  e bën më të pa realizueshme mbështetjen e organizmave ndërkombëtare partnere të interesuara për zhvillimin e sektorit e pyjeve dhe kullotave, duke parë shfrytëzimin jo efikas të kontributeve të tyre, jo vetëm në planin kombëtar por dhe në atë rajonal.

​Me këto ndryshime të bëra në ligjin e 2005, nuk i mundësohet personelit pyjor angazhimi në një veprimtari më të përgjegjshme dhe më profesionale, për ta konsideruar veten si aktor dhe si faktor të përpjekjeve dhe nismave për zhvillimin e sektorit pyjor. Po ashtu nuk përfillet aspak dhe nuk jepet një përcaktim i qartë marrëdhënia me privatin, në ndërmarrjen e investimeve dhe nuk sigurohet nxitja e  nismave që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe qeverisjen e qëndrueshme të burimeve natyrore pyjore.

Po ashtu, me këtë projektligj nuk kemi siguruar një kuadër legjislativ, për vlerësimin e monitorimin të politikave a moratoriumeve për ruajtjen dhe zhvillimin e pyjeve, çka dëshmon se edhe në këtë pikë nuk keni vizionin minimal për vetë reformat që kërkoni t’i bëni. Këtë e dëshmon qartë edhe moratoriumi i famshëm, i cili figuron vetëm në letër, pasi në terren vijojnë bandat e pushtetit.

Padyshim që ky projektligj, që siç e thashë që në fillim, na vjen tepër i vonuar, edhe pse ka muaj të tërë që problemet kanë dalë sheshit, na vjen edhe si një projektligj i përciptë, gjysmak që nuk jep zgjidhje, sepse dhe kalimi i pronësisë tek bashkitë është bërë me kohë. Por  ky arnim nenesh duket se në të vërtetë ka për qëllim të lejojë vazhdimin e praktikave të deritanishme për prerjet e pyjeve me bekimin e shtetit.

Të lejojë shkatërrimin e shërbimit pyjor shqiptar. Të lejojë firmat që iu dhanë tenderat e shfrytëzimit të pyjeve, duke iu lënë dorë e lirë qe kinse te ruanin pyllin dhe ata shumëfishuan sipërfaqet e shfrytëzueshme deri edhe brenda parqeve kombëtare; të vijojnë tenderat për pyllëzimet monopol prej vetëm dy firmave, ku njëra është për çmim, pasi i biri shpall të atin fitues tenderi; ky projektligj sillet i tillë edhe për të vazhduar djegiet e gjithë zonave të mbjellura gjoja me fidanë të rinj, pasi ata që morën tenderat ndanë paratë me pushtetarët pa mbjellë asgjë dhe i futën zjarrin për të zhdukur gjurmët. Ndoshta ky projektligj do të gjejë zbatim në Ersekë ku PS dhe LSI janë në garë se kush do të presë pyllin.

Duke përfunduar, mendoj se shqetësimet që paraqita më sipër, projektligji i plotë për pyjet duhet t’i pasqyrojë me ndryshime konkrete, në mënyrë që t’i japë zgjidhje problemeve themelore që ka sektori i pyjeve dhe shërbimi pyjor që i kalon në këtë mënyrë pushtetit lokal ( pa fonde shtesë) dhe te mos bëhet një barrë që rëndon mbi vendorët dhe shpie në përkeqësimin e këtij shërbimi.

Përveç problemit të pyjeve desha të ngre edhe një problem tjetër që vjen nga qyteti im.  Banorët e zonës së nën Shkodrës kërkojnë dëmshpërblimin e miratuar që në vitin 2011. Qeveria Shqiptare me Vendim te Këshillit të Ministrave  842 ka akorduar fondin pasi ka evidentuar dëmin material që i është shkaktuar pronarëve te ligjshëm, duke  marrë përsipër të paguajë këtë fond.  Edhe pse ju Zoti Kryeministër vuani  nga sidroma e vitit zero, Qeveria  Shqiptare e ka marrë këtë vendim dhe ju jeni i detyruar ta zbatoni, sepse këtë qeveri jeni votuar të drejtoni.

Mospagimi i dëmit të shkaktuar përbën shkelje te Kushtetutës dhe të Ligjit. I lutem qeverisë shqiptare ti japë zgjidhje problemit të atyre banorëve, të dëmbshpërblejë pronarët e ligjshëm. Po aq e ligjshme është edhe kërkesa e tyre për zbatimin e këtij vendimi, apo marrjes së një vendimi tjetër që i jep zgjidhje. Por ju preferoni rrugën e tretë,  të rrini me dy këmbë mbi kushtetutë , dhe kjo po ju kthehet në zakon. Ky problem ishte dhe në datën 7 Mars e këtij viti, ku banorët që kanë protestuar deshën t’ju qanin hallet ndërsa kalonit ne Shkodër as nuk denjuat t’i takonit, t’i degjonit, aq më pak ti jepnit zgjidhje për problemin e tyre.

Çuditem që ju nuk njihni Qeverinë e më përparshme, duke mos zbatuar  vendimet e këshillit të saj te ministrave. Unë mendoj që ju duhet të ndiheni përkundrazi krenar për atë qeveri, madje të frymëzoheni prej saj, sepse kur ju ndërtoni stadiume-supermarkete, apo trotuaredekorative, ajo qeveri ndërtonte autostrada dhe hidrocentrale, kur ju bëni si babai i kombit dhe prisni kombëtaren në aeroport për të thënë që: “unë ju futa ne Kampionatin Europian”,  ajo qeveri na çonte në Nato, na hapte gjithë kufijtë e Europës pa viza, kur ju renditeni i fundit, si lideri më i pa rëndsishëm i Europes, apo i fundit vend në Rajon per investitorët gjermanë, ajo Qeveri ishte e para në rajon për terheqjen e investitorëve, apo projekteve madhështore si TAP. Prandaj një kërkesë ju bëj, më mirë frymëzohuni dhe bëni dicka, se u bene 3 vjet që qeverisni dhe Shqiptarët nuk po shohin asgjë, vetëm shohin nga cila rrugë të marr arratinë. Frymzohuni dhe lejeni propogandën boshe.

Ajo për të cilën ju duhet të keni turp dhe të mos krenoheni, është ajo që do i tregoni fëmijëve tuaj kur të rriten. Kur ti thoni qe ja kjo është ajo që ndërtuam. Shpresoj që shqipetarët te zgjohen dhe te mos ju lejojnë qe ju të keni një histori për të treguar, do ishte një histori e trishtë për pasardhësit.


Fjala në Parlament e deputetes së Partisë Demokratike, Irma Kopliku, 5 maj 2016

 

Read More
05 Maj
0

Basha: Sot më të vendosur se kurrë në betejën tonë për një Shqipëri demokratike, të çliruar nga krimi dhe korrupsioni

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, deputetë, drejtues të FRPD, drejtues të pushtetit vendor e  personalitete të tjera të kësaj partie janë përkulur sot në nderim të dëshmorëve të kombit.

Kurora me lule u vendosën në monumentin “Nënë Shqipëri” për të përkujtuar sakrificën që bijtë dhe bijat e kombit shqiptar dhanë për lirinë për demokracinë, për rendin dhe sigurinë.

Sot, kujtojmë dhe nderojmë sakrificën më të lartë për atdheun, për lirinë, për kombin, flijimin në altarin e lirisë të dëshmorëve të kombit në luftërat çlirimtare, luftërat për pavarësi dhe liri që shqiptarët kanë zhvilluar në shekuj e dekada për lirinë e Shqipërisë, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për të drejtat e tyre në Maqedoni, Luginën e Preshevës.

Nderojmë heronjtë pra, bijtë dhe bijat e këtij kombi që dhanë jetën për liri. Përkulemi me nderim të thellë para atyre që u flijuan edhe për vlera të tjera pa të cilat jeta e njeriut nuk ka kuptim siç është demokracia, siç është liria nga tirania e krimit, liria nga terrorizmi. Pra, përkulemi dhe para bijve dhe bijave të kombit shqiptar që kanë dhënë jetën nën uniformën e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe atyre që bënë të mundur përmes sakrificës së tyre sublime ardhjen dhe konsolidimin e demokracisë shqiptare.

E sotmja është edhe një ditë reflektimi. Reflektimi i Partisë Demokratike para gjakut të Dëshmorëve të Kombit është vendosmëria për të vazhduar deri në fitore betejën tonë për një Shqipëri të lirë, të njerëzve të lirë, për një Shqipëri demokratike, për një Shqipëri të çliruar nga krimi dhe korrupsioni.

Lavdi përjetë Dëshmorëve të Kombit!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe drejtues të PD kanë përkujtuar sot dhe heronjtë e demokracisë Azem Hajdarin dhe Besim Çerën.

Në ditën e 5 Majit, përkujtimit të sakrificës të dëshmorëve të kombit nuk kishte si të mungonte nderimi për tribunin e lirisë dhe demokracisë, frymëzimin e përditshëm dhe të përnatshëm të çdo demokrati dhe të çdo shqiptari të lirë, Azem Hajdarit dhe mikun e tij Besim Çerës.

Ne vijmë sot këtu në këtë monument të ri të Azem Hajdarit dhe Besim Çerës, për heroin tonë, për simbolin tonë por edhe me përkushtimin dhe bekimin tonë se përsëri do ta mundim krimin e veshur me uniformën e shtetit dhe shtetin e veshur me veshjet e krimit.  Për t’i dhënë shqiptarëve një Shqipëri demokratike, të lirë dhe europiane siç e ëndërruan studentët e dhjetorit dhe  kryedëshmori i demokracisë Azem Hajdari.

Nderim përjetë dëshmorëve të demokracisë!

Lavdi përjetë Azem Hajdarit! 

Zoti Basha kreu vizita edhe në familjet e dëshmorëve Mehmed Deda, Altin Dizdarit dhe Azem Hajdarit.  ​


Njoftim për media e Partisë Demokratike, 5 maj 2016

 

Read More
05 Maj
0

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, kusht për avancimin e Shqipërisë drejt BE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në Samitin e Partisë Popullore Europiane për Ballkanin Perëndimor në Bruksel. Në këtë takim drejtues të PPE dhe grupit të saj parlamentar në Parlamentin Europian kanë vënë theksin në garantimin e shtetit ligjor, luftës kundër korrupsionit, zbatimin e dekriminalizimit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme , si kusht për avancimin e vendit drejt Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij, zoti Basha ka vlerësuar si historike për demokracinë shqiptare 4 majin, ditë në të cilën nis zbatimi I ligjit të Dekriminalizimit për pastrimin e politikës shqiptare dhe administratës nga të inkriminuarit. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit është shumë i rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e një vendi që beson në vlerat demokratike e që i ndan këto vlera me vendet e BE dhe promovon njerëz me integritet dhe jo trafikantë, kriminelë e të korruptuar.

Zoti Basha u ndal në korrupsionin galopant të përhapur kudo në Shqipëri. 2.2 miliard euro të vjedhura në dy vjet, tendera që jepen vetëm për miqtë e kryeministrit, 90 milionë euro që shpenzohen për luks qeveritar ndërsa qytetarët shqiptarë shohin eksodin si të vetmen shpresë.

“Ne jemi në familjen tonë politike dhe nga kjo familje kemi kërkuar gjithmonë mbështetje maksimale për qytetarët shqiptarë. Kam marrë dhe një mbështetje shumë të madhe për monitorimin e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit që hyn sot në fuqi, për largimin e parlamentarëve dhe kryebashkiakëve me rekorde kriminale dhe çdo zyrtari publik me rekorde kriminale siç  e parashikon ligji. Për një reformë në drejtësi që nuk mbron por lufton krimin dhe korrupsionin. Por jo një reformë në letër për të cilën ka kaluar koha, ka dy vjet e gjysëm kjo qeveri që është angazhuar dhe nuk prodhon, madje nuk jep asnjë mundësi të prodhojë një dokument, sigurisht konsensual bazuar mbi parimet europiane, mbi normat e aprovuara nga Venecia.

Më e rëndësishmja është implementimi i reformës në drejtësi. Sepse vetëm një reformë që implementohet, vetëm një BKH dhe një SPAK që krijohen do të jenë në gjendje të hetojnë ministrat e korruptuar, zyrtarët e korruptuar shqiptar, t’i çojnë para drejtësisë. Dhe natyrisht për reformën zgjedhore dhe për të cilën koha tashmë ka ardhur. Shqipëria nuk do të mund të hapë negociatat pa treguar se është në gjendje të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme e në veçanti me një qeveri që u kap dy herë në flagrancë duke shkatërruar zgjedhjet, në zgjedhjet lokale të vitit 2015 dhe zgjedhjet parciale në Korçë në vitin 2013.”

Një vend të veçantë kanë zënë dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Zoti Basha ka kërkuar dhe marrë mbështetjen e Partisë Popullore Europiane, drejtuesve të grupit të saj parlamentarë në Parlamentin Europian për të garantuar një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor, pa shitblerje votash, intimidim votuesish dhe garantim të leximit të drejtë të vullnetit të zgjedhësve.

“Ne duam që shqiptarët me votë të vendosin lirisht fatin e tyre dhe vota është ajo që do të përcaktojë ndarjen me këtë oligarki. Por beteja me oligarkinë nuk është kaq e thjeshtë sepse oligarkia tenton ta asgjësojë votën e lirë, median e lirë, mendimin e lirë, shoqërinë civile, opozitën politike. Prandaj ndihma e institucioneve të Bashkimit Europian e Parlamentit Europian ka qenë shumë e rëndësishme, jetike, si në rastin e dekriminalizimit dhe do të jetë jetike edhe për hapat e tjerë që do të hedhim, e në veçanti tani për reformën zgjedhore për të cilën koha ka ardhur, si dhe për një reformë në drejtësi që nuk e mbron por e lufton korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e lidhur me qeveritarët.” ​


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 5 maj 2016

 

Read More
05 Maj
0

Vepra e Azem Hajdarit burim i pashtershëm frymëzimi për rininë shqiptare për t’i rezervuar neo-bllokmenëve fatin e etërve të tyre mizor!

Sot, në ditën e të rënëve të kombit, jemi këtu për të nderuar njëriun, që pas gjysëm shekulli shtypje të egër dhe errësire, tjetërsimi, poshtërimi dhe mjerimi, solli tek shqiptarët ditën e gjenezës të lirive të tyre të dënuara me kushtetutë. Nderojmë Azem Hajdarin, që në dhjetor të vitit 90, do të ngrihej si anteu për t’i bërë shqiptarët të lirë, e së bashku me shoqet dhe shokët e tij studentë do zhvillonin ato ditë dhjetori betejën më të fuqishme, më legjendare, më paqësore të shqiptarëve për liri.

Azemi dhe Besim Cerja ranë si dy vëllezër këtu para selisë së PD, të ekzekutuar nga pushteti që Azemi përmbysi me revolucionin e tij demokratik, por vepra e Azem Hajdarit bëhet gjithnjë e më madheshtore. Vepra e tij dhe e bashkëpunëtorëve e studentëve të tjerë, nga të gjitha ngjarjet që shqiptarët përjetuan në 25 vitet e fundit, ajo është dita ku e kanë origjinën arritjet e kombit shqiptar këto 25 vite. Edvin Kristaq Rama, pikërisht në këtë moment historik, në këtë 25 vjetor ka filluar flirtin me vrasësit që dergjen në burgje, apo që ai nxorri me dokumenta fallco jashtë tyre. Dhe unë dua t’i them këtu se kjo tregon se ti edhe në gjumë dhe në ëndërr ke frikë dhe tmerr nga Azem Hajdari dhe e vërteta është që kë njëmijë arsye për të patur frikë, pasi Azemi është burim i pashtershëm frymëzimi për të të rezervuar ty neo-bllokmen, nga rinia shqiptare, fatin që ai iu rezervoi me rininë shqiptare etërve tuaj barbar e mizor.

I përjetshëm kujtimi i Azem Hajdarit, i përjetshëm kujtimi i  të rënëve të kombit tonë, i përjetshëm kujtimi i Besim Ceres që ra si vëlla me Azem Hajdarin këtu në këtë vend.


Prononcimi i ish-kryeministrit Berisha pas homazheve për heronjtë e demokracisë, Azem Hajdari dhe Besim Çera 

Read More
04 Maj
0

A u manipuluan shenjat e gishtave të Frrokut për të bllokuar ekstradimin?

Të dhëna të reja tronditëse po dalin në lidhje me lehtësitë që Edi Rama i ka ofruar deri në fund aleatit politik, Arben Frroku, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Lamaj.
Sot, ngrihen disa pyetje legjitime që kanë nevojë për përgjigje;
A janë manipuluar nga autoritetet shqiptare shenjat e gishtave të Arben Frrokut në kartelën që shoqërojnë kërkesën për shpallken në kërkim ndërkombëtar?
A është dëmtimi ose manipulimi i shenjave të gishtave një nga arsyet se përse u vonua procedura e ekstradimit nga Holanda, të Arben Frrokut?
A është urdhëruar policia të dërgojë në Holandë kartelë të re për Frrokun me shenjat reale të gishtave, pas denoncimit të z.Berisha?
Kur kartela me shenjat e gishtave që krerët e policisë dërgojnë në qendren e Interpolit është e pavlefshme, atëherë policia e një vendi tjetër nuk mund të nisë procedurat e ekstradimit pasi konfirmimi i identitetit bëhet i pamundur.
Edhe 1 javë kohë i duhej aleatit të Edi Ramës, ti shpëtonte policisë holandeze e të fitonte sërish lirinë.
Këto nuk janë thjesht dyshime për një rast të lidhjes së krimit me pushtetin, por janë pikëpyetje që vënë në dyshim Edi Ramën dhe qeverinë e tij.
Çfarë drejtësie mund të presim nga një kryeministër që i shërben deri në fund krimit dhe krijon lehtësi për vrasësin e dënuar përjetë të një oficeri të lartë policie, që nga arratisja e tij e deri në rastin kur ndalohet nga një shtet europian.
Eshtë e qartë për çdo shqiptar se një kryeministër që mbron krimin është garancia më e mire se vendi nuk mund te njohë e të ketë drejtësi.
Prokuroria duhet të reagojë menjëherë e të hetojë me imtësi këtë rast. Nëse vërtetohet manipulimi i gjurmëve të gishtave, Prokuroria duhet të nxjerrë para ligjit autorët dhe urdhëruesit.


Deklarata për mediat e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, 4 Maj 2016

Read More
04 Maj
0

Vjedhjet në shëndetësi mbahen sekret, Beqaj nuk i përgjigjet kërkesave zyrtare për informacion

Sekretet e vjedhjeve në shëndetësi ruhen në kasafortën e korrupsionit!

Kryeministri Rama dhe Ministri Beqaj, pasi ndanë 340 milionë euro me klientët e tyre në shëndetësi, kanë urdhëruar vartësit të bllokojnë çdo lloj informacioni.

Këtu kam disa kërkesa për informacion të dërguara javët e fundit në Ministrinë e Shëndetësisë, QSUT, Fondin e Detyrueshëm të Sigurimeve Shëndetësore. Edhe pse afati prej 2 javësh, sipas ligjit “Për Statusin e Deputetit” ka kaluar, asnjë përgjigje nuk ka ardhur.

Me anë të kësaj shkrese, i jam drejtuar Ministrit dhe QSUT, në cilësinë e deputetes dhe Kryetares së Komisionit Parlamentar, ku kam kërkuar informacionin për aparaturat e trajtimit të sëmundjeve tumorale. Por Beqaj dhe Drejtoria e QSUT mban në sirtar kërkesën bashkë me informacionin.

– Pse Ministria nuk shpjegon për arsyet e mosvënies në punë të akseleratorit linear, inauguruar pak muaj më parë?

-Pse edhe pas vënies ne funksionim para pak ditësh, vetëm 2 pacientë kanë kryer terapinë, ndërkohë që numri i pacientëve duhet të ishte mbi 50 në ditë??

– Pse ministria refuzon të dërgojë dokumentacionin e plotë të pajisjeve të kobaltit? Pse nuk shpjegon, se përse njëra prej pajisjeve sot është prishur dhe tjetra nuk funksionon ashtu siç duhet??

Kjo shkresë është dërguar me datë 19 prill, ku kam kërkuar informacion në lidhje me mungesat e të gjitha barnave dhe kurave për të sëmurët më HIV/AIDS, si dhe pasojat që mund të kenë të prekurit nga kjo sëmundje.

Në të dyja rastet, Drejtuesit e QSUT-së bllokojnë informacionin. Nga frika, apo bashkëfajësia, administratorja e QSUT shkel çdo afat kushtetues për të dhënë informacionin e kërkuar nga Parlamenti.

Por bllokada e informacionit vazhdon për të gjitha praktikat korruptive të firmosura nga ministri i tenderave dhe koncensioneve. Në disa shkresa radhazi , i kam kërkuar Ministrit Beqaj  praktikat e koncesionimit të 3 shërbimeve: sterilizimi, hemodializa dhe kontrolli periodik i shëndetit. Ministri ka refuzuar, në shkelje të Ligjit, të dërgojë të dhënat e kërkuara.

Beqaj fshihet, se skandali është i madh, vjedhja është e madhe.

Me anë të kësaj shkrese me datë 13 prill, i kam kërkuar informacion të detajuar drejtueses së Fondit të Detyrueshëm të Sigurimeve Shëndetësore. Kam kërkuar të gjitha praktikat që janë kryer dhe pagesat për koncesionarin e Check-up. Por edhe ky institucion, ka refuzuar të japë informacionin, duke shkelur ligjin.

Urdhri politik dhe korruptiv për të mbrojtur korrupsionin dhe Vilmën, sjell shkelje e paligjshmëri të reja.

Ndërkohë që aferat qindra milionëshe në shëndetësi vazhdojnë, spitalet janë në krizë totale, mungojnë ilacet dhe paisjet bazike.

Partia Demokratike i bën thirrje edhe një herë drejtuesve të këtyre institucioneve të sjellin informacionin e kërkuar, siç parashikon ligji.

Dita do të vijë kur Beqaj e njerëzit e tij me të cilët ka kapur shëndetësinë do të përgjigjen para ligjit për të gjitha këto krime që kanë bërë e po bëjnë ndaj qytetarëve.

Partia Demokratike është e vendosur dhe do të përdorë të gjitha mjetet institucionale dhe ligjore për të zbardhur vjedhjet dhe abuzimet ne shëndetësi!


Deklaratë e deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, 4 maj 2016

?????????????

?????????????

?????????????

?????????????

?????????????

Read More