Blog

22 Maj
0

Banorët e Pogradecit: Shqiptarët do votojnë Partinë Demokratike, Rama i mashtroi dhe varfëroi

Koncesionet e dhëna për toka bujqësore në zona të ndryshme të vendit do të anulohen dhe toka do tu jepet me prioritet fermerëve të zonave ku ndodhen këto toka. Kjo është deklaruar nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në bashkëbisedim me fermer të fshatrave Zagorçan dhe Baçallëk.

Fermer: Ne kemi shqetësim sepse qeveria aktuale na ka grabitur tokën.

Basha: Javën e parë ky koncesion dhe dhjetëra koncesione të tilla nga e para tek e fundit, të gjitha këto kontrata do të anulohen. Kjo punë ka marrë fund. Në qoftë se kjo tokë është e lirë prioritet do të kenë fermerët e zonës.

Fermer: S’ka turp ai? Nafta është 800 lekë /litri në Maqedoni, 1500 lekë /litri në Shqipëri. Turp, ai të mbytet. Ç’të rrojë Rama, kot që rron! S’e sheh ai, s’e dëgjon çfarë bëhet.

Fermerët u ankuan se qeveria nuk ka dhënë asnjë subvencion dhe asnjë ndihmë për ta. Madje u ankuan se dhe për të shitur dy arka me qershi u kërkojne NIPT-in.

Fermer: Ne nuk kemi marrë ndonjë ndihmesë nga qeveria.

Basha: Ndihmesë?! Jo lekë që nuk të jep Edi Rama, po ti kokën andej ai të fut dorën të merr edhe atë që ke në xhep.

Basha: Vitin tonë të parë në qeverinë e ardhshme do të ketë 100 milionë dollarë subvencione për 200 mijë familje fermerë në të gjithë Shqipërinë. Që do të thotë se do të shkojë paraja siç bëhet ujitja me pikim ashtu do të vijë subvencioni edhe në çdo familje fermere. Nuk do t’iu kërkojnë as NIPT, as sigurime. Mbajeni mend këto që ua them, se sot ua them si kryetar opozite nesër do të vij të ballafaqohem me ju si Kryeministër me këto që iu them. Paratë ekzistojnë por në vend që të vijnë tek ju shpërdorohen nga një grusht qeveritarësh në Tiranë.

Fermer: Ato qershitë që i bëra, ai më thotë nxjerr NIPT që ti shesësh. Ore tre arka qershi kam unë, çtë nxjerr NIPT unë?!

Basha: NIPT për fermerët s’ka për të patur. Fermeri ka kartën e identitetit si çdo qytetar, ka numrin e identitetit, ai shënohet në arkë, shënohet në faturë, ai shënohet për të marrë subvencionin, ai shënohet për të marrë rimbursimin. E keni ju numrin e identifikimit s’ka nevojë për NIPT.

Subvencionet janë parashikuar edhe për peshkatarët. Sipas përllogaritjeve 2.8 milionë euro është kostoja e buxhetit të shtetit për të subvencionuar bazën materiale, para që sot përfundojnë në një muaj në xhepat e oligarkëve. Shkatërrimi që u bë infrastrukturës së peshkatarëve ishte një tjetër shqetësim i peshkatarëve.

Banor: As gjermani nuk vinte ashtu me snajper, prishën e bënë. Unë kisha një ndërtesë por nuk morëm as lekë, as asgjë.

Peshkatar: Ju me të ardhur në pushtet duhet të na premtoni, të na e bëni jo vetëm për ne sepse ky nuk është vetëm liqeni jonë është edhe i juaji, i gjithë Shqipërisë.

Basha: Do të ketë një skemë investimi dhe një skemë mbështetje. Rrjetat, kombinoshet, grepat do të jenë 100 për qind të rimbursuara nga shteti. Sa i kushton shtetit kjo, se e kemi bërë llogarinë ne? 2.8 milionë euro. 2.8 milionë euro i merr për një javë Koço Kokëdhima me një dorë.

Fermer: Do ta japin votën ty e kanë 100%, se varfëria ka shkuar ku smban më.  Ishin diku 250 të punësuar në liqenin e Pogradecit. Tani ikën ata, s’janë më.

Zoti Basha u takua dhe me banorët të fshatit Beragozhdë ku pak muaj më parë 30 persona u plagosën nga shpërthimi i një bombule gazi. Ndonëse të paaftë për punë ata sot janë lënë në mëshirë të fatit nga qeveria dhe nuk u është dhe asnjë ndihmë as financiare dhe as në medikamente. Zoti Basha ka premtuar se qeveria e drejtuar prej tij përmes një vendimi të posaçëm qeverie do tu japë KEMP të lënduarve.

Basha: Çfarë kemi në dorë si opozitë do ta bëjmë. Por po ju them nguliteni në mendjen nuk do t’ju lëmë vetëm. Edhe po s’e dhanë këta, ne do ta bëjmë me vendim të posaçëm qeverie KEMP-in për të gjithë të lënduarit e aksidentit të Beragozhdës.

Një takim të veçantë zoti Basha zhvilloi edhe me të rinjtë e Pogradecit. Garantimi i votës së lirë është deklaruar nga Lulzim Basha si beteja më e rëndësishme e Partisë Demokratike dhe Shqipërisë. E ka nisur me partinë që drejton duke zgjedhur drejtuesit e Forumit Rinor me votë e do ta vazhdojë edhe në përzgjedhjen e 49 kandidatëve të rinj për deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Basha: Përgjegjësia që ju jepet nuk është e lehtë është e vështirë. Veçanërisht me një shoqëri që nuk është e mësuar me votën e lirë. Por ju jeni mësuar me votën e lirë. Me votë të lirë zgjodhët kryetarin e forumit pas një debati primar. Me votë të lirë zgjodhët kryetarin e degës së forumit dhe me votë të lirë jam i sigurt që Partisë Demokratike dhe mbi të gjitha Shqipërisë do ti ofroni të rinjtë dhe të rejat më dinjitozë që do të jenë deputetë të ardhshëm në Kuvendin e Shqipërisë.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 22 Maj 2016

Read More
21 Maj
0

Dekriminalizimi, konfirmohet inkriminimi i thellë i shtetit nën Edi Ramën

Dje dhe sot qytetarët shqiptarë kanë nisur të njihen me të vërtetat e  para që rezultojnë nga fillimi i zbatimit të ligjit për dekriminalizmin.

Këto të dhëna të para konfirmojnë katërcipërisht alarmin tonë të madh për ekzistencën dhe përmasat kritike që ka marrë në qeverisjen e Edi Ramës promovimi në poste drejtuese i personave me rekorde kriminale.

Kandidimi dhe emërimi  i narkotrafikantëve, tutorëve të prostitucionit e deri vrasësve  si deputetë, kryetarë bashkish, këshilltarë bashkiakë, drejtorë  dhe drejtues në poste kyçe të institucioneve publike përfshirë policinë e shtetit, tregon arsyen se pse Edi Rama bëri gjithcka për të mos miratuar ligjin e dekriminalizimit për një vit me rradhë.

Rezultatet e para të ligjit për dekriminalizimin nisën në fakt kur Edi Rama e pa se nuk do mund ta bllokonte miratimin dhe zbatimin e këtij ligji. Kështu u largua Arben Ndoka, i dënuari për trafikim të qënieve njerëzore,  për futjen e të cilit në parlament Edi Rama largoi dy  gra socialiste nga lista e deputetëve sepse i duhej ta përdorte si topuz kundër opozitës. Kështu u largua Mark Frroku kur Edi Rama i rezistoi sa mundi ligjit madje duke fshehur urdhër-arrestin e Interpolit per të.

Ndërkohë, që në fazën e vetdeklarimit, pa qenë nevoja e ndonjë verifikimi të posaçëm,  ka dalë qartë se kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi,  alias Ervin Roshi, kryetari i  Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, bashkë me alias të tij, kryetari i Bashkisë së Kurbinit, Artur Bardhi që ka deklaruar vetëm 4  nga  6 emrat e përdorur në “karrierën” e tij  të  mëparshme,  do të dorëzojnë detyrën.

Kryebashkiakë të  tjerë mund të largohen e do të largohen gjithashtu  pas verifikimit të formularëve. Informacionet e ardhura nga partneret tanë dhe nga qytetarët, denoncimet e shumta që kanë mbërritur dhe po mbërrijnë tregojnë se shumë funksionarë të tjerë, deputetë, kryetarë bashkish e drejtues të administratës shteterore kanë fshehur të dhënat e tyre në formularët e vetdeklarimit.

Por Treshja Roshi-Bushi-Bardhi  u kujton sot,  në këtë ditë të së vërtetës gjithë shqiptarëve,  kumbarin, promovuesin dhe mbrojtësin e tyre të vendosur Edi Ramën.  Ky nuk u mjaftua të sfidonte opozitën e vendit, nuk u mjaftua të më sfidonte mua kur i kërkova moskandidimin e tyre, por sfidoi edhe ambasadorin  e SHBA në Tiranë, i cili paralajmëroi si sot një vit  më parë, në prag  të zgjedhjeve vendore, se kandidimi i tyre, kandididimi i individëve me rekorde të tmerrshme  kriminale është një poshtërim për popullin shqiptar.

Sot kushdo ka mundësi ta tregojë me gisht  e ta thotë me emër dhe mbiemër poshteruesin, atë që nuk dëgjoi deri në fund, dhe ky quhet  Edi Rama.

Ky është në fakt autori numër një i promovimit të vetëdijshëm e të programuar të individëve me rekorde  kriminale në politikë. Kriminalizimi  është njolla e tij, vepra e tij e zezë. Që ka filluar të zhbëhet  pa u miratuar ligji, ka vazhduar dje, e që do të  çmontohet deri në burmën e fundit, siç kam premtuar kur e filluam këtë  betejë, përmes zbatimit pa kompromis të ligjit të dekriminalizimit.

Në vend që të kërkonte ndjesë, në vend që të bënte mea culpa-n që ia kam kërkuar gjithmonë, ose të  heshte  duke parë të dilte dje nga sita e ligjit produktin e  parë të  veprës së tij të zezë, Edi Rama u mundua  ta fuste këtë debat të madh e pse jo të dhimbshëm në logjikën e  një llotarie numrash. A thua se loja e kungulleshkës ka rëndësi dhe jo fenomeni.

Sigurisht, numrat që kanë dalë e ata që priten  të dalin  janë më shumë se të mjaftueshëm për të kuptuar  ku  po e çonte Shqipërinë ky njeri.

Unë, bashkë me gjithë  shqiptarët,  bëj sot pyetjen:  Si do të kishte qenë e si do të ishte Shqipëria po të mos ishim bërë barrikadë kundër  vërshimit të ushtrisë së individëve me rekorde kriminale në Kuvend, në pushtetin vendor, në zyrat e shtetit, në polici, me  firmën e Edi Ramës dhe ministrave të tij? Ku do të ishim sot?

Me siguri në zyrat e kësaj qeverie dhe këtij pushteti do të kishte  me shumë kriminelë se sa në gjithë burgjet e Shqipërisë marrë së bashku.

Pa ligjin e  dekriminalizimit, parlamenti i ri i zgjedhjeve të ardhshme do të kishte me siguri me shumë se gjysmën deputetë të ardhur nga bota e krimit.

Ne e ndaluam këtë gjëmë  kombëtare.

Fillimi i zbatimit të ligjit për dekriminalizimin është një interes i madh publik, është një ngjarje e madhe për  politikën, për vendin, për shoqërinë.

Mos kujtoni se jam i lumtur e fërkoj duart kur zbulohen kriminelët e Edi Ramës në bashki, parlament e institucione të tjera. Nuk ka asgjë për të festuar se nuk kemi të bëjmë thjesht me disa emra e disa persona, por me një trend, një model që Edi Rama futi në politikë dhe në jetën publike.

Dhe ky është dëmi më i madh që i ka bërë bërë vendit. Sepse Edi Rama ju tha të rinjve e të rejave, burrave e grave, socialistëve e njerëzve pa parti, i tha kujtdo, mos mësoni, mos u aftësoni, mos ruani vlerat dhe integritetin, por nëse doni të ecni para bëhuni si Roshi, si Bushi, si Bardhi, si Balili, si Shullazi, si Ndoka, si Prenga.

Dekriminalizimi nuk bëhet për një palë, nuk bëhet për të përfituar kredite publike e politike. Dekriminalizimi bëhet për vendin, për popullin, për interesin publik dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Ndaj, unë e përshendes këtë ngjarje në emër të opozitës dhe ju premtoj shqiptarëve: jemi të vendosur ta çojmë deri në fund zbatimin  e ligjit,  ta çojmë deri në fund dekriminalizimin de fakto të  shtetit dhe shoqërisë si një parakusht për të hapur epokën e së mirës në vend.

Pyetje: Zoti Basha, a do ta marrë Partia Demokratike të drejtën e vet ligjore për t’i kërkuar Prokurorisë verifikimin e disa emrave që mund t’iu interesojnë juve? Nëse po, cilët emra do të verifikoni nga Parlamenti dhe kryetarët e bashkive?

Basha: Pas kërkesës tonë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dorëzuar materialin e kërkuar, për deputetët, kryetarët e bashkive, drejtuesit e institucioneve kryesore, ministrat. Dhe me këtë nivel të lartë politik do të nisë edhe puna e opozitës, e Partisë Demokratike këtu, për të ecur përpara me kërkesën për verifikimin e tyre në bazë të të dhënave që disponojmë tashmë apo të dhënave që vazhdojnë të vijnë në Partinë Demokratike pas thirrjes që kam bërë. Gjej rastin t’i përsëris sot çdo qytetari shqiptar për të denoncuar gjithçka që dijnë për personat me rekorde kriminale në Parlament, në bashki dhe institucionet e vendit. Kështu që po, përgjigjja është po. Partia Demokratike do ta materializojë këtë veprim, këtë aktivitet me kërkesa konkrete në Prokurori për emra konkretë.

Pyetje: A u zhgënjyet kur patë formularët e vetëdeklarimit sepse p.sh në Parlament dalin vetëm dhjetë njerëz me të shkuar penale sepse nuk mund të quhen kriminale sepse asnjëri nuk dukej i dënuar për krime që mund të të heqin mandatin. Pesë prej tyre ishin nga Partia Demokratike, njeri ishte dhe për shfrytëzim prostitucioni. Do t’i kandidoni më këta njerëz e kam edhe për kryetarët e bashkive?

Basha: Së pari, kjo nuk është çështje Partie Socialiste  apo Partie Demokratike. Siç e thashë edhe në deklaratën time është një çështje kombëtare. Kështu e kam konceptuar që prej fillimit unë dhe nuk e kam propozuar ligjin për kundërshtarin. Nuk e kam propozuar ligjin për të dëmtuar Edi Ramën por sepse kam parë një fenomen të madh dhe të zi që dëmtonte vendin, interesin publik dhe politikën.

Kur jam informuar se ka patur raste të tilla apo kur ka patur raste që kanë refuzuar kriteret e mia të transparencës, edhe para se të miratohej ligji, siç  ishin  rasti i Këlcyrës, kam vepruar edhe pse në mes të fushatës elektorale dhe kam tërhequr kandidatin.  Ky është një standard që unë e kam vendosur para miratimit të ligjit dhe që me siguri absolute do ta zbatoj tashmë që është një kriter i detyrueshëm ligjor.

Sa i përket formularëve, vetëdeklarimi është vetëm faza e parë. Verifikimi i vetëdeklarimit sipas indikacioneve që tashmë kemi nga denoncimet e qytetarëve do të nxjerrë dhe ka nxjerrë dhjetëra raste deklarimesh të paplota për të cilat pa dyshim do të mbahet përgjegjësi ligjore dhe natyrisht duhet bërë një dallim mes deklarimeve rutinë, që kanë të bëjnë me gjëra që nuk kanë lidhje me konceptin e rekordeve kriminale por që bëhen për shkak të transparencës, dhe rekordet kriminale të krimit të organizuar sipas përcaktimeve të ligjit.


Konferenca për shtyp e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, 21 Maj 2016

Read More
21 Maj
0

Reagim i nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka

Kur gazetarja e euronews e pyeti për trafikun e armëve, Edi Rama iu hakërrye keq, sikur ajo po sajonte e po shpifte. Por sot është kapur një grup që trafikonte jo vetëm armë të lehta, por dhe mitralozë e granata. Rama me siguri nuk di më pak se gazetarja e euronews, por mundohet ti fshehë këto trafiqe e trafikantët, dhe madje ti mbrojë ata. Siç bëri me Balilin, siç bën me Habilajt e shumë banda të tjera. Po krimet janë të rënda shumë e nuk mbulohen dot prej tij. Të habiturin e të paditurin bëri dhe për avionët e drogës, po ato mbushën qiellin. Është e qartë se Rama s’ka padije për këto punë, se këto punë bëhen me licesën e tij. Ai thjesht mundohet ti fshehë. ​


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 21 Maj 2016

Read More
21 Maj
0

Tregtarët e Pogradecit: Edi Rama ka ndërtuar shtet gjobëvënës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar turin e bashkëbisedimit me banorë të Pogradecit. Ndonëse një nga qytetet më të bukura turistike, Pogradeci ashtu si i gjithë vendi vuan pasojat e keqqeverisjes e së fundmi edhe të diskriminimit. Papunësi e madhe, rënie e fuqisë blerëse, varfëri, mashtrimi që mazhoranca u bëri për t’iu marrë votat tre vite më parë dhe shkatërrimi i pronave me leje, pa dhënë asnjë dëmshpërblim ishin disa nga shqetësimet që banoret e Pogradecit i shprehën zotit Basha.

Tregtar: Unë jam një biznes i shkatërruar. Që më datën 6 janar të vitit 2015 akoma nuk më është dhënë vendimi i prishjes së objektit, vazhdoj me gjyqet. Nga një biznes që kisha 10 punëtorë unë sot jam i mbaruar, dal e lypi bukë.

Basha: Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë që duhet ti merrje ti. Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë që duhet të shkojnë për ilaçet nëpër spitale, pajisjet nëpër spitale. Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë e pensioneve e të ndihmës ekonomike. Ka një shtet brenda shtetit dhe ky është Koço Kokëdhima, është Klement Balilaj, është Emiliano Shullazi, është Saimir Tahiri, është Edi Rama, është Arben Ahmetaj. Ka një shtet brenda shtetit, po nuk shkatërruam këtë shtet brenda shtetit kjo mynxyrë do të vazhdoj.

Ish-minator: Na ka premtuar se do të na japë statusin e minatorit. Jo status nuk po na jep por edhe po na mashtron me një pension qesharak.

Basha: Po si mund të rritet ekonomia kur gjithë paratë që mblidhen nga taksat shkojnë për luks qeveritar?! 90 milionë euro i kanë bërë orendi për zyra, për zyrat e Shukriut e të shukrive. Paratë do të kthehen në investime dhe jo investime luksi, investime që do të hapin vende pune.

Tregtarët ankohen për gjobat e mëdha që u vihen nga tatimorët. Vijnë deri në 6 herë në ditë për kontroll, kur s’marrin ryshfet vënë gjoba, tha një tregtar.

Për biznesin e vogël heqja e taksës është zëvendësuar me gjoba sa 3-fishi i taksave që paguanin.

Prodhues buke : Të puthin duart gratë e shkreta se duan bukë të ftohta, të ndenjura pa lekë. Kam pesë punëtorë, vetë jam gjashtë, i siguruar me taksa me tatime. Po erdh Hetimi Tatimor do qëndroj këtu, ose do të bëhesh gati të paguash, ose ka gjobë 500 mijë. Ky është shteti i gjobave, gjobëvënës.

Në dyqanin e mishit, Basha: Sa kile mish shet në ditë?

Kasap: Po 5, 6 kile.

Basha: Sa ke shitur vjet?

Kasap: Po gati 30, 40 kile.

Basha: 5 herë më pak se vjet.

Kasap: Po s’kanë lekë njerëzit.

Basha: Nxori njerëzit papunë, riktheu bandat jo vetëm në Shqipëri por edhe në qeveri. Morën 180 milionë euro oligarkët dhe bandat. 2.2 miliardë në dy vjet janë zhdukur nga financat e shtetit. Këto janë paratë që iu mungojnë kasapëve.

Tregtar: Vetëm në një ditë gjashtë herë vijnë të tatimeve.

Basha: Po çfarë duan që vijnë gjashtë herë këtu?

Tregtar: Thjesht ka hequr taksën e biznesit të vogël dhe atë do ta zëvendësojnë me gjobë.

Tregtar: Pse erdhi nusja e më solli një çikë bukë mua këtu, 500 mijë lekë direkt gjobë, pa një vendim.

Basha: Taksat do t’i ulim, gjobat abuzive do t’i anulojmë.

Tregtar: Taksat i paguajmë por gjobat na mbytën.

Basha: Absolutisht, taksat i merr banda dhe banda ble 60 mijë euro syze, bën saraje 5 milionë euro.

Tregtare: S’kemi bërë sefte akoma, s’ka leka.

Pronar mobilierie: Nga janari deri tani muaji i parë që ja po themi që ingranohemi si duhet.

Basha: Sa punonjës ke?

Pronar mobilierie: Unë kam shtatë. Kam pasur shumë po mundësia s’është më.

Basha: Sa ke pasur?

Pronar mobilierie: Deri në 15.

Tregtar: S’ka punë nuk ecën asgjë, as xhiro. Prandaj shikoni tani të hapni punë.

Rritja e çmimit të energjisë, ulja e pagesës së ndihmës ekonomike dhe lënia pa asnjë kujdes social e më të pamundurve ndihet në shumë familje në Pogradec. Dy prej tyre u vizituan nga zoti Basha. Shtatë anëtarë të një familje detyroheshin të jetonin në një dhome, nuk kishin të ardhura dhe s’paguanin dot faturën e energjisë elektrike. Kishin investuar në bimët medicinale të cilat për shkak të rënies ekonomikë nuk gjenin dot treg. Në këto kushte shtatë pjesëtarët e familjes ishin në kufijtë e mbijetesës.

Familjar: Tani unë nuk kam çfarë them.  Në këtë dhomë jetojnë shtatë veta zotëri, pesë fëmijë, burrë e grua.

Basha: Të gjithë këtu jetoni?

Familjar: Po, po.

Basha: Fëmijët këtu flenë?

Familjar: Këtu përdhe po, po.

Familjar: Do ta hap frigoriferin të shohësh çfarë hanë fëmijët. E kam menduar të mbytem në gjol po këta ku ti lë. Skam asnjë mundësi më…….

Kryetari i Partisë Demokratike premtoi dhe ndërtimin e unazës se qytetit. Projekti është gati dhe kostoja përllogaritet 9 milion euro e barabartë me paratë që merr me konçesionin korruptiv Vilma Nushi në 9 muaj tha Basha.

Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 21 Maj 2016


Read More
20 Maj
0

Pas kërkesës së PD, KQZ publikon formularët e dekriminalizimit. Qytetarët të verifikojnë të zgjedhurit dhe zyrtarët

Qytetarët që kanë të dhëna ti dërgojnë në portalin e Partisë Demokratike

“KQZ në një nga vendimmarrjet e sotme trajtoi kërkesën e PD për vënien në dispozicion të listës së të gjithë atyre zyrtarëve të lartë që kanë detyrim deklarimin dhe që kishin deklaruar në kohë dhe po ashtu të zyrtarëve të lartë të cilët brenda afatit të përcaktuar në ligj dhe në aktin nënligjor, nuk kishin deklaruar në kohë formularin e Dekriminalizimit. Kërkesa jonë  kishte të bënte dhe me vënien në dispozicion, sipas detyrimit ligjor, që ligji dhe vendimi i Kuvendit përcakton të gjitha organet, të informacioneve, publikut, qytetarëve, kujtdo subjekti të interesuar dhe njëkohësisht detyrimin për publikim në faqe zyrtare të të gjithë vetëdeklarimeve, pra jo vetëm listën por edhe të dhënat, të cilat përmbajnë vetëdeklarimet e të gjithë subjekteve që preken nga ky ligj dhe dokumentacionin që administron KQZ

Siç jeni në dijeni, PD si iniciatore për ligjin e dekriminalizimit, i ka kërkuar KQZ-së, po ashtu për interesin e qytetarëve, gjithë informacionin i cili po sipas ligjit, duhet ishte bërë tashmë publik nga KQZ.

Ne përshëndesim vendimmarrjen e sotme të KQZ e cila në këndveshtrimin tonë shënon një fitore tjetër të PD dhe qytetarëve në betejën për dekriminalizimin, por gjithashtu shprehim keqardhjen që kjo në këndvështrimin tonë është një vendimarje e vonuar. Dje, duhej të ishin bërë publike në faqen e KQZ gjithë këto të dhëna që ne kërkuam , çka demonstron në këndvështrimin tonë përpjekjet e mazhorancës qeverisëse për ta vonuar sa të jetë e mundur hyrjen në fuqi dhe bërjen efektive në mënyrë të plotë të ligjit për dekriminalizimin.

Ne i bëjmë thirrje qytetarëve që të verifikojnë të zgjedhurit e tyre, ata që i përfaqësojnë. Gjithashtu të përcjellin dhe të denoncojnë çfarëdo lloj informacioni që kanë ata për zyrtarë të lartë qofshin këta të zgjedhurit, qofshin zyrtarë të lartë të administratës lidhur me implikimet e tyre në krime, dhe të gjitha këto ti bëjnë publike dhe ti denoncojnë në portalin e posaçëm që është i disponueshëm në faqen e  PD për këtë qëllim”.


Prononcim për mediat i Sekretarit për Zgjedhjet, Ivi Kaso, 20 maj 2016

Read More
20 Maj
0

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit, Shqipëria në udhëkryq

Dekriminalizimi, zgjedhjet e lira e të ndershme, reforma në drejtësi që lufton korrupsionin, rruga e daljes nga kriza. 

Në takimin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit së bashku me Eurodeputetët u konstatua që Shqipëria është në një udhëkryq të rrezikshëm për shkak të korrupsionit galopant, krimit të organizuar, dhe mungesës së shtetit të së drejtës dhe zbatimit të ligjit.

Dalja nga ky udhëkryq dhe përparimi në procesin e integrimit europian ka vetëm një rruge dhe ajo është:

  1. Zbatimin pa asnjë vonesë të Ligjit për Dekriminalizimin dhe nxjerrjen nga politika dhe funksionet publike të personave me të shkuar kriminale.
  2. Garantimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
  3. Miratimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi që nuk mbron korrupsionin dhe krimin e organizuar, por lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Eurodeputetët ringritën shqetësimin për azilkërkuesit nga Shqipëria duke theksuar dhe kërkuar që qeveria të zgjidhë arsyet e brendshme që shtyjnë shqiptarët të kërkojne azil në vendet Europiane.  Shqiptarët e dinë se keqqeverisja, varfëria, papunësia, dhunimi i të drejtave të qytetareve, vrasja e shpresës janë arsyet e këtij eksodi masiv.


Deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike Aldo Bumçi, 20 maj 2016

Read More
20 Maj
0

Përgjimi i paligjshëm, letra nga Italia rrëzon mashtrimet dhe alibitë e Tahirit

Debati për përgjimin e paligjshëm jo vetëm nuk është mbyllur, por përkundrazi skandali është thelluar akoma më shumë.

Letra e ish drejtuesit të policisë italiane konfirmon, pohon drejtpërdrejt, se paisja ka hyrë në Shqipëri ilegalisht.

Sepse një paisje e tillë, gjurmimi e përgjimi, është ilegale kur futet pa u regjistruar në doganë, dhe është ilegale kur përdoret pa u vënë në dijeni dhe pa dhënë miratimin e tij Prokurori i Përgjithshëm.

Fakti se paisja është futur në mënyrë të paligjshme tregon se ajo do të përdorej, sic është përdorur nga Saimir Tahiri në mënyrë të paligjshme.

Tahiri ka zgjedhur të tradhtojë të gjithë vartësit e tij që janë përlyer në këtë krim, duke thënë se nuk është përgjegjësi e tij.

Pyesni policinë, thotë Tahiri.

Pyesni doganat, thotë Tahiri.

Kërkon të lajë duart ministri i brendshëm, kur gjithkush e di se paisja ka hyrë, është përdorur, me porosinë e tij dhe me dijeninë e Edi Ramës.

Shihni kushtet e flagrancës ku janë kapur Tahiri e shefi i tij i policisë. Të dy thanë në fillim se një paisje e tillë nuk ekziston. Më vonë Tahiri e pranoi se pajisja ekziston.

Më pas Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit, Çako deklaroi në komisionin e sigurisë se pajisja nuk ekziston. Ndërkohë, ish drejtori i policisë italiane e hedh poshtë deklaratën e Cakos dhe thotë se pajisja ekziston, ka hyrë në Shqipëri dhe është përdorur.

Këto qëndrime kontradiktore, të mbushura me alibi e mashtrime, janë provë e krimit që kanë kryer Tahiri me vartësit e tij.

Prokuroria duhet të zbardhë sa më shpejt këtë cështje, kemi të bëjmë me sigurinë kombëtare, me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, me interesin më të lartë publik.

Por ky hetim që e pret mbarë vendi, pengohet çdo ditë nga qënia në detyrë e Tahirit dhe e Cakos dhe e rrjetit të tyre drejtues.

Ata duhet të largohen menjëherë nga detyra, që të kemi shpejt një drejtësi të plotë e objektive.


Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, 20 maj 2016

Read More
20 Maj
0

Basha: Ne jemi të vendosur për një reformë në drejtësi që nuk mbron Koçon, Shullazin, Balilajn por lufton krimin dhe korrupsionin në nivele të larta

Basha: Roshi kërcënon edhe deputetin e mazhorancës, Kryeministri hesht sepse është autori i vërtetë i kërcënimit.​
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim  Basha priti sot eurodeputetët anëtarë të Komisionit Parlamentare të Stabilizim Asocimit BE –Shqipëri. Zoti Basha ka kërkuar që ky sesion i komitetit të përbashkët të vlejë për të bërë një thirrje për zbatimin e ligjit, për zbatimin e ligjit për dekriminalizimin, për reformën zgjedhore që garanton kushtet për zgjedhjet demokratike, për një reformë në drejtësi që nuk mbron por  lufton krimin dhe korrupsionin në nivele të larta.

Pyetje: Zoti Fleckenstein tha nga Shkodra dy ditë më parë se kishte marrë garanci nga ju?

Basha: Partia Demokratike ka një qëndrim koherent, të parashikueshëm dhe transparent karshi qytetarëve shqiptarë dhe faktorit ndërkombëtar.

Ky qëndrim është për një reformë që nuk mbron por lufton korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar. Dhe për këtë Partia Demokratike që prej fillimit ka bërë propozimet e saj, kritikat e saj që janë pranuar dy herë nga Komisioni i Venecias dhe që tashmë janë materializuar në formën e propozimeve mbi draftin përfundimtar të propozuar nga ekspertët ndërkombëtar.

Pra, kemi një propozim i cili po diskutohet në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, njëkohësisht i është dhënë edhe ekspertëve ndërkombëtarë se si do të zgjidhim ato çështje, ato detyra që ka lënë “Venecia”, vendimmarrjen dhe arkitekturën e sistemit.

Partia Demokratike ka bërë propozimet e saj, presim që mazhoranca të cilës i takonte  të kishte bërë propozimet për dialogun politik të vendosë për këto. Megjithatë nuk e ka bërë, duket se sa shumë e do reformën, duket se sa e interesuar është për kalendarin e reformës.

Ne i kemi marrë këto përgjegjësi, i kemi bërë këto propozime dhe presim që përmes dialogut politik, të ndihmuar nga faktori ndërkombëtar, ti japim formë në mënyrë që reforma në drejtësi të përparojë dhe paketa kushtetuese ti hapë rrugën miratimit të ligjeve.

Sigurisht ky është një proces formal, legjislativ. Shqetësimi më i madh që ngrita sot me europarlamentarët është zbatimi i ligjit.

Shqipëria ka një ligj antimafie i cili kërkon konfiskimin e pasurive të krimit të organizuar. Këtu kemi një ministër të Brendshëm që jo vetëm nuk i konfiskon pasuritë, nuk bën hapat e duhur për të konfiskuar pasuritë e mafies por merr mafien në telefon dhe i thotë se nuk e keni nga mua.

Kemi një ligj për dekriminalizimin që kërkon që Roshi me kompani të largohen nga mandati i fituar në kundërshtim me këtë ligj. Roshi kërcënon tashmë jo deputetin e opozitës, por deputetin e mazhorancës dhe Kryeministri qëndron si kukudh pa thënë asnjë fjalë. Që do të thotë se aprovon në heshtje, merr autorësinë me heshtje të përdorimit të Roshit dhe roshëve për të vetmit rol që i ka sjellë në politikë, për të kërcënuar, për të shantazhuar në këtë rast deputetët e vet partisë së tij.

Kemi rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e prishura në Shqipëri dhe nuk kemi akoma asnjë sinjal të qartë të vullnetit të kësaj mazhorance për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kemi ligje kundër kultivimit të kanabisit dhe Shqipëria po lulëzon me kanabis nga jugu në veri. Problem nuk janë ligjet, problem është zbatimi i ligjit dhe zbatimi i ligjit është detyra parësore dhe kryesore e qeverisjes.

Kjo qeveri ka dëshmuar se nuk është e aftë dhe se nuk ka vullnet të zbatojë ligjet e Republikës së Shqipërisë. Kjo qeveri ka dëshmuar e në veçanti ky Kryeministër ka dëshmuar se është në shtrat me krimin e organizuar dhe së bashku i kanë dhënë Shqipërisë rekordet më të zeza të prodhimit të drogës, të  trafikimit të drogës, të mbrojtës së narkotrafikantëve dhe kokave të krimit të organizuar përmes Policisë së Shtetit dhe të korrupsionit në nivelet më të larta 25 vite demokraci.

Zbatimi i ligjit është pra problemi, shteti ligjor i nëpërkëmbur e bashkë me to dhe të drejtat e liritë e qytetarëve për interesat e mafies, narkotrafikantëve dhe oligarkisë. Ndaj bashkë me europarlamentarët duke ndarë këtë shqetësim, kam kërkuar që ky sesion i komitetit të përbashkët të vlejë për të bërë një thirrje për zbatimin e ligjit, shtetit ligjor, për zbatimin e ligjit për dekriminalizimin. Për reformën zgjedhore që garanton kushtet për zgjedhjet demokratike. Dhe për një reformë në drejtësi që nuk mbron Koçon, Shullazin, Balilajn por një reformë në drejtësi që lufton krimin dhe korrupsionin në nivele të larta.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 20 maj 2016

 

Read More
19 Maj
0

Kush përgjon? Policia private e inkriminuar e Saimir Tahirit

Pasi flet për Reformën për Drejtësi dhe teori, nuk guxon të përmendë asnjë sekondë as Balilin, as Shullazin as Frrokët, as Habilajt, as makinën AA 003 GB. A ka gjë më të turpshme sot në këtë ditë pasi është bërë publik një skandal madhor më shumë se kombëtare për ekzistencën e një pajisjeje përgjimi të futur në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme, të përdorur në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme dhe të fshehur, po në mënyrë të paligjshme, na  del këtu, në vend që të japë dorëheqje e të dalë para drejtësisë, del këtu dhe mundohet të na tregojë se këtu gjithçka na u zhvilloka në bazë të ligjit, se këtu fajin nuk e paska ky së bashku me kupolën e policisë që e ka kthyer në një kupolë kriminale por na e paska kreu i Shërbimit që i sinjalizuar nga partnerë, për ekzistencën e kësaj pajisjeje dhe për futjen e kësaj pajisjeje në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe futja e saj në këtë mënyrë të paligjshme dhe e paregjistruar gjëkundi, është rrezik serioz për sigurinë kombëtare.

Ekzistenca sot e kësaj pajisjeje në territorin e Republikës e Shqipërisë e pa-certifikuar, e paregjistruar e padokumentuar, pra ekzistenca ilegale vazhdon kësaj dite të jetë kërcënim i madh për lirinë dhe të drejtat e njeriut në Republikën e Shqipërisë. Ky është skandal madhor, ky është skandali më i madh në historinë e demokracisë së këtij vendi. Nuk ka bërë vaki, nuk ka ekzistuar në këtë vend ndonjë zyrtar shteti që të mendojë nga mëngjesi deri në darkë të tejkalojë ligji, të tejkalojë Kushtetutën dhe të sillet duke marrë rrogën si zyrtar të sillet si bandit. Është hera e parë që po ndodh. Pasi mori ky policinë nga Policia e Shtetit e shndërroi në një kupolë policie, në pronare parcelash të drogës të gjithë territorit të Republikës së Shqipërisë. Pasi e shndërroi  në policinë e Durim Bamit, pasi e shndërroi kupolën e  policisë në kupolë policie që menaxhohet nga Frrokaj, pasi e shndërroi kupolën e  policisë në një kupolë policie që menaxhohet dhe u shërbente Balilajve, pasi e shndërroi policinë nga një polici e shtetit në një kupolë  policie në shërbim të Shullazëve, pasi e mori kupolën e policisë së shtetit dhe e shndërroi në një kupolë   policie në shërbimin dhe mbrojtjen e Balilajve, erdhi dhe në skandalin e përmasave më shumë se kombëtare, në skandalin e përgjimeve të paligjshme

Çfarë rezultoi nga  kjo? Rezultoi se drejtori i policisë  ishte memec në seancën dëgjimore me deputetët e komisonit, ishte memec dhe mohonte ekzistencën e pajisjes, ishte live para të gjithë shqiptarëve . Erdhi ky që kërceu si karkalec dhe iku pastaj se nuk mund të përballej me të vërtetën dhe me pyetjet e deputetëve që kishin detyrë edhe përballë ligjit,  por edhe përballë qytetarëve për transparencën e kësaj çështjeje.

Një gjë rezultoi e vërtetë që, drejtori tha se kjo pajisje nuk ka punë me policinë, ka hyrë në Shqipëri për policinë dhe nuk ka pas lidhje me policinë. Ministri tha se ka qenë dhe  është kjo pajisje , por nuk përgjon megjithëse është përdorur për trajnime. Atëherë kur kjo pajisje more zotëri nuk qenka përdorur, Policia e Shtetit mos vallë është përdorur nga një polici private apo polici bandash siç e ka bërë ministri kupolën? Po, po e tha live ministri, e tha live dhe drejtori. Pra unë nuk kriminalizoj asgjë zoti Peza, por po të bëj me dije që këtu ke një kupolë policie të inkriminuar. A e inkriminoj unë Çipën apo është Çipa ushtar i Shullazit , a e inkriminoj unë drejtorin e policisë së Tiranës,  apo është ai ushtar i Shullazit , a e inkriminoj unë drejtorin e ndërhyrjes operacionale, apo është shërbëtor i denjë i Shullazit , a e inkriminoj unë Qebinin apo është ushtar i bindur i Shullazit ? Unë e kam inkriminuar apo Tirana dhe e gjithë Shqipëria e di që ky, Sajmir Tahiri, është ushtari më i bindur, ai që keni ju ministër të Brendshëm është ushtari më i bindur  Shullazit. A ka pra, inkriminim më të madh?

Tani bandat livadhisin, krimi livadhis, droga gjithandej. Atëherë për cfarë na erdhi kjo pajisje?

Vjen dhe sulmon Presidentin dhe kreun e shërbimit dhe ku duan të mbahen këta, përdorin si alibi një marrëveshje të firmosur nga ish-Ministri i Brendshëm i asaj kohe Bujar Nishani, sot President i Republikës.

Po a e keni lexuar marrëveshjen ju ? Ajo marrëveshje si të gjitha marëveshjet e tjera policore flet për trajnimet policore, për shkëmbim eksperiencash dhe përvojash. Asnjë gërmë nuk flet për shkëmbim apo futje pajisjesh përgjimi. Unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm se sot Drejtori i Policisë  duhet të arrestohet sepse ka mashtruar dhe ka gënjyer sepse ka thënë se nuk ka pajisje dhe pajisja është, ai ka thënë se nuk bëjmë as përgjime, as gjurmim  dhe sot Interforca në atë deklaratë pranoi se ajo është pajisje që përdoret për  gjurmim IMEI. Duhet të shkojë në burg për këtë. Edhe  Sajmiri ka shkelur ligjet dhe duhet të shkojnë në burg. Duhet t’i  hapet rrugë hetimit por këta të dy e pengojnë hetimin. Vetëm hetimi mund të zbardhë që  gjithçka të bëhet transparente edhe për ne edhe për ligjijn edhe për qytetarët e këtij vendi.

Tha zotëria e tij që kjo pajisje na qenka për gjurmim IMEI. Po kolegë të mazhorancës, a e kemi kundërshtuar ne një ligj këtu dhe e kemi rrëzuar në këtë parlament i cili kërkonte që të merrte nga burimet e policisë IMEI të celularëve, ta rrëzoi dhe Gjykata Kushtetuese. A qenka pra marrja e IMEI-t të celularëve nga kjo pajisje antikushtetuese, antiligjore. Vetëm për këtë Drejtori i Policisë dhe ky ministër duhet të shkojë në burg sepse Gjykata e ka shpallur antikushtetuese dhe ky parlament e ka shpallur të paligjshëm këtë projektligj që donte të merrte këto të dhëna.


Fjala në Parlament e deputetit të PD, Flamur Noka, 19 maj 2016

 

Read More
19 Maj
0

Përgjimi i paligjshëm, deputetët e PS të ngrihen mbi interesat Rama-Tahiri

Të nderuar kolegë

Marrëveshja që kemi sot për informacionin e klasifikuar mes shqipërisë dhe BE-së është e rëndësishme, por skandalet tuaja dhe krimet seriale na detyrojmë të përqendrohemi në zhvillimet e fundit në vend.

U bënë tre vjet që paligjshmëria është forma kryesore e qeverisjes, madje e vetmja formë që dini e aplikoni, do të thoja.

Qytetarët dhe ne jemi dëshmitarë të shkeljes së përditshme të ligjit nga qeveria nga kryeministri.

Kryeministri kalon pikturat e veta pa i deklaruar në doganë, njësoj si Shullazi makinën.

Nuk zbatoni vendimet e gjykatës kushtetuese. Ministri i brendshëm shet makinën në të zezë, i fshihet ligjit se nuk ia ka qejfi të zbatojë vendimin e gjykatës.

Tjetri këtu kur ishte ministër i ekonomisë ka kryer negociata të paligjshme me kompani të ndryshme, thotë skam bërë asnjë fluturim çarter pastaj i del emri dhe pasaporta në këto ecejake luksi, dhe nuk thotë më asgjë.

Keni deputetë të kapur në paligjshmëri nga Gjykata Kushtetuese. Deputetë të tjerë që kanë futuar duart në dhjetra tendera e fitojnë gjithnjë duke shkelur kriteret ligjore.

Jeni kapur më shumë se një herë në afera kriminale, haptazi kundër ligjit, duke fshehur urdhërin e interpolit për deputetin tuaj, apo duke ndihmuar e lehtësuar banditë e trafikantë.

Dëmtoni gjurmët e gishtave për të dënuarin përjetë për vrasjen e komisarit, se është aleati juaj politik.

Pakti kriminal në fuqi kudo.

Pra ju i keni kthyer rregullat, normat, dhe ligjet të zbatueshme  për të tjerët, por jo për ju.

Prej 3 vitesh qendroni sa herë tiu teket mbi ligjin e kushtetutën.

Kjo ju ka rritur oreksin dhe ju ka bërë të mendoni se jeni të paprekshëm se keni licensë për të bërë gjithçka.

Dhe ja ku erdhët me këtë mendje, në shkeljen më brutale të ligjit, tek përgjimet ilegale.

Ministri i Brendshëm e ka pranuar publikisht, edhe dje në komisionin e sigurisë kombëtare, se paisja e përgjimit ekziston, është në territorin tone, është në duart e tij dhe ai vetë e ka pranuar se ajo paisje përdoret.

Ministri i Brendshëm e ka pranuar publikisht se paisja nuk është regjistruar. Pra ka hyrë në vendin tonë ilegalisht. Si mall illegal. Si të ishte drogë, si të ishte armë pa leje. Njësoj i është shmangur ligjit. Dhe paturpësisht teksa pranon se kjo paisje ka kaluar si mall kontrabandë, tregon me gisht doganierët. Thotë përgjegjësinë e kanë ata, sikur ne nuk e dimë se polic, doganier, ministër, këtu në këtë vend nuk është akush tjetër, përvecse grushti i njerëzve me tahirë e me në krye Edi Ramën.

Paisja dihet botërisht se ka kapacitet të përgjojë këdo, cdo bisedë e komunikim, madje edhe kur telefoni është i fikur.

E pavarësisht këtyre faktete, që janë të mjaftueshme për të vënë pas hekurave ministrin këtu e një zinxhir të madh drejtuesish të Policisë që janë pjesë e këtij skandali, ju thoni se përgjimi nuk ka ndodhur.

Pra paisjen ilegale e keni, paisjen e paligjshme e përdorni, paisja është aq e fuqishme sa përgjon gjihkënd, por qenkeni ju që nuk përgjoni.

Pra keni shkelur brutalisht ligjin, dhe doni të na bindni me fjalë, se argumenta nuk keni, se ju nuk përgjoni, dhe pse, se jeni cuna të mirë.

Kur ky skandal që qëndron mbi gjithë zullumin që krni kryer deri tani doli në shesh, filloi strategjia juaj. Sulm mbi opozitën, sulm mbi institucionet.

Fillimisht nuk keni lejuar prokurorin të hetojë. Nuk i keni vënë në dispozicion paisjen. Dhe me siguri edhe sot që flasim, po bëni ato marifetet tuaja kriminale për ta manipuluar atë. Se për prishje provash ia keni marrë dorën, në skena krimi, ne laboratorin shtetëror që i vutë flakën.

Prokurori I Përgjithshëm u pyet dje për pengimin e hetimit.

Cila ishte përgjigja.

Ai u kujtoi urdhëruesve dhe atyre që përdoren për të penguar hetimin, se kjo është vepër penale dhe do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Pra ai nuk tha se nuk është penguar.

Ai tha se penguesit e hetimit ligji I ngarkon me përgjegjësi, sepse pengimi I hetimit është vepër penale.

Ne sigurisht e inkurajojmë, e nxisim prokurorinë të bëjë një hetim të plotë e serioz dhe presim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, pasi kemi të bëjmë me një çështje të mprehtë të interesit publik, të sigurisë kombëtare, të lirisë dhe të drejtave themelore të njeriut.

Por nuk mund të reshtim dhe nuk do të reshtim së kërkuari transparencë nga qeveria, nga ju, nga ministri i brendshëm për këtë skandal, mbi faktet tashmë të pranuara publikisht edhe nga vetë ju.

Kush e futi paisjen e paligjshme?

Kur u fut?

Ku kaloi ajo?

Pse nuk u regjistrua?

Kush e përdor atë?

Ku gjendet ajo sot?

Për shkak se jeni të kapur jeni të përfshirë kokë e këmbë në këtë histori, keni nxituar të prodhoni dhe alibi.

Së fundmi poi a lini gjithcka partnerëve italianë. Vetë ministri dje, tentoi ta orientojë gjithë përgjegjësinë tek interforca.

Kjo është një pabesi skandaloze po ashtu.

Alibia tjetër që nxjerrin është sikur lejen për futjen e kësaj paisje e paska dhënë bujar nishani në vitin 2007 kur ishte ministër i brendshëm.

Gënjeshtër, mashtrim. Ajo marrëveshje, është marrëveshje kuadër bashkëpunimi dhe në asnjë prej atyre pikave nuk parashikon shkeljen e ligjit, futjen e mjeteve të paligjshme, mosdeklarimin e mosregjistrimin e tyre.

Të nderuar kolegë!

Gjurmimi dhe përgjimi në Republikën e Shqipërisë bëhet vetëm me dijeninë dhe me autorizimin e Prokurorisë.

Çdo formë tjetër është e paligjshme.

Sidomos kur përgjimi është në duart e Saimir Tahirit, i cili këtë instrument illegal nuk do ta përdorte kurrë kundër krimit, porn ë shërbim të tij.

Ky që rreh gjoksin sot, që është krenar, që dekorohet nga shefi i tij, a mund të na thotë nëse e ka përdorur paisjen për të përgjuar Balilin që e kërkon gjysma e europës.

Sigurisht nuk e ka përdorur për atë punë, sepse Balili, që CNN e quan eskobarin e Ballkanit, iku u arratis. Iku Balili se është njëri nga ju, e kishit vënë në krye të transportit rajonal të sarandës kur ai ishte transportuesi më I madh I drogës në vend, dhe ne ju patëm paralajmëruar për këtë fakt.

Mos e ke përdorur paisjen për të luftuar Shullazin. Jo se jo, se atë e ke mik dhe ta bëri pabesisht prokuroria që gjendet sot në burg.

Po për çfarë e ke përdorur?

Të gjitha të dhënat janë se e ke përdorur për kundërshtarët politikë, për mediat, për kundërshtarët e bandave tuaja.

Të nderuar kolegë;

Ky është një moment kritik për vendin.

Deputetët janë të thirrur në një detyrë, në një detyrim më saktë, të dalin mbi partitë, mbi interesat e ngushta të Tahirit dhe Ramës.

Eshtë në lojë siguria kombëtare, është në lojë interesi më i lartë publik, dhe kjo u pranua dje dhe nga kreu shërbimit informative shtetëror dhe nga Prokurori i Përgjithshëm.

Duke u mbledhur grusht bashkuar rreth partisë, ju nuk po i shërbeni vendit.

Këtë treguat edhe dje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Si mund të mos shqetësoheni për përgjimet e paligjshme. Me siguri dhe ju jeni në listën e zezë, dhe bisedat tuaja, komunikimet tuaja janë në sirtarin e Tahirit dhe Ramës.

Si mund të dilni pro përgjimit të paligjshëm.

Ky mos reagim, ky pajtim me këtë paligjshmëri është njësoj shqetësues.

Ju ftoj sot të bëheni pjesë e kërkesës së qytetarëve dhe të opinionit publik për transparencë, për llogaridhënie, për zbardhje të kësaj afere deri në fund.

Eshtë në interes të vendit, në interest ë qytetarëve, të familjeve dhe fëmijëve tanë.

Nëse qeveria kalon edhe këtë prag kushtetushmërie, atëherë përfundimisht ne pranojmë se në këtë vend është instaluar një sundim mafioz. Dhe ju që jeni pro përgjimit, pranoni të sundoheni nga ky regjim mafioz.

Ngrihuni sot në lartësinë e në përgjegjësinë e të qënit përfaqësues të popullit.

Partia Demokratike e ka bërë hapin e madh.

Dje në komisionin e sigurisë u pa qartë se mes ngërcit, kontraditave dhe djersëve të ftohta, drejtori i policisë dhe ministri i brendshëm e pranuan se ka përgjim dhe përgjimi ka ndodhur.

Ndërkohë një deputet i mazhorancës është shprehur në një television se paisja është përdorur me 3 dhe 4 mars. Ndryshe nga kjo, Tahiri tha se paisja ka hyrë me 12 mars. Atëherë cfarë kemi këtu. Kemi më shumë se një paisje përgjimi, apo jeni kapur aq keq në këtë skandal, sa nuk rakordoni dot as alibitë mes njëri tjetrit.

Cfarë duhet të ndodhë më?

Çfarë duhet të ndodhë tjetër në këtë vend?

Kërkesa jonë politike sot është me legjitime se kurrë.

Ky krim shtetëror duhet zbardhur sa më shpejt, duhet të hetohet plotësisht e të dalin të gjitha përgjegjësitë e përgjegjësit para ligjit.

Por kjo nuk mund të ndodhë me Tahirin në detyrë që pengon hetimin, që manipulon provat.

Largimi i tij është parakusht për të pasur drejtësi.

Vetëm largimi i tij, i hap rrugën një hetimi të plotë e të pandikuar.

Pikërisht ky hap, i hap rrugën një drejtësie që ky vend e meriton, qytetarët e meritojnë.

Ju faleminderit!


 

Fjala në Kuvend e deputetit Alban Zeneli, 19 maj 2016

 

 

 

Read More