Blog

30 Pri
0

 OSHEE e Ramës, dhjetëra tendera për miqtë, dhjetëra vjedhje me qindra milionë çdo vit

OSHEE thesari i madh i parave që Edi Rama ndan me miqtë e tij nuk ndalet në tenderimin pa shpallje, me negocim, me një operator të vetëm në garë, duke dhënë në çdo rast pothuasje fondin limit.

Dje ne denoncuam skandalin e vendosjes së 50 mijë matësve me 7 miliardë lekë, ndërkohë që kostoja sipas tregut është vetëm 1 miliardë.

OSHEE nuk u përgjigj se ku kanë shkuar 6 miliardë, por zgjodhi të sulmojë opozitën.

Po paraqesim sot disa raste të tjera, se çfarë bën kjo bandë e Edi Ramën, me paratë që u merren shqiptarëve me dhunë, me burg, me mbifaturim, e me ndëshkim me errësirë.

60 mijë euro OSHEE ia ka dhënë një koncesionari makinash, Tirana Auto, për këtë vit. I duhen bandës makina luksi për të marrë dhe qindarkën e fundit të shqiptarëve.

Ndërkohë që po tek ky operator kanë marrë dhe vitin që shkoi makina me qira, 68 milionë lekë.

Vazhdon trainimi i punonjësve, ku 670 milionë lekë i jepen të vetmit operator në garë, për 6 muaj punë. Mbi 100 milionë lekë në muaj, për trainim, për letra.

Ja ku keni dokumentin.

Ka evente OSHEE, meqë çmimi i energjisë është rritur për qytetarët, meqë familjet mbifaturohen, meqë përfundojnë në errësirë kur një pjesë e mirë skanë mundësi të paguajnë. 66 milionë lekë në vit për këto ahengje të OSHEE merr Prosaundi i famshëm i fushatës së Partisë dhe i festave të Veliajt.

Këto pra janë disa nga bëmat e OSHEE-së, e bandës hajdute që Edi Rama ka vërsulur kundër popullit, për të marrë miliardat që i duhen oligarkisë.

Shpejt do vijë koha që populli tu kthejë reston, e banda e OSHEE me kryehajdutin e saj në krye të japin llogari para ligjit.


Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, 30 prill 2016

Dokument 4 Dokument 3 Dokument 2 Dokument 1

Read More
30 Pri
0

 Vala e re Rama-Beqa, dhjetra gra pushohen nga puna në kundërshtim me ligjin

Shëndetësia nuk është më humane, Rama e ktheu në armiqësi me qytetarët. 

Si arriti Edi Rama, që shëndetësinë sektorin që duhej të ishte më humani, ta kthejë në armiqësi të plotë me qytetarët e vendit?

Edi Rama, kësaj ia arriti, me korrupsionin skandaloz të koncesioneve dhe tenderave që i morën miqtë e tij, me krizën e madhe të mungesës së medikamenteve e pajisjeve bazë, me largimet masive, arbitrare dhe të paligjshme nga puna.

Spastrimet me motiv politik në të gjitha spitalet rajonale dhe bashkiake të vendit koordinohen nga Ilir Beqaj, i mirënjohur si kampioni i korrupsionit në qeverinë Rama. Vala e re e shkarkimeve në disa raste vjen për herë të dytë, siç po ndodh në spitalin e Fierit.

Një jetë në shërbim, statusi social, eksperienca dhe performanca nuk kanë asnjë vlerë. Njerëzit hidhen në rrugë, hapen vende për militantët e partisë.

Historia shokuese në spitalin rajonal të Gjirokastrës, ku infermierë dhe sanitarë pushoheshin me me letër me vrimë, po përsëritet në të gjithë vendin edhe pas denoncimeve në media.

Ndërkohë që hidhen në rrugë nëna dhe kyefamiljare që mbajnë fëmijët me pagën e tyre, Beqaj mban militantet e punësuar rishtazi, pa arsim përkatës e pa eksperiencë, e që paguhen edhe me të ardhurat dytësore të spitaleve.

Në Kukës, Beqa ka pushuar 32 zonja dhe ka punësuar rishtazi 20 militante.

Urdhrat politike të pushimeve nga puna kanë prekur edhe personat në nevojë dhe atyre me aftësi te kufizuar, siç ishte rasti i infermieres së Spitalit të Fierit.

Në Shkodër u hodhën në rrugë 89 sanitare dhe personeli mbështetës në spitale me status kritik social. Në listën e të pushuarave nga puna në spitalin e Shkodrës ka: kryefamiljare, gra me burrin të papunë, gra që vijnë nga familje në gjak. (tabela bashkangjitur)

Ne Fier, Vala e dytë e shkarkimeve po prek 20 punonjës, në Kukës 32, në Tropojë 30, në Vlorë 20, e kështu, lista e pushimeve vazhdon e gjatë.

Në Elbasan u pushuan 80 nga personeli mjekësor me 15 deri në 30 vite pune dhe një pjesë e madhe e tyre u zëvendësuan me anëtare partie.

Këto nuk janë shifra por janë drama e dhjetëra grave e nënave që kanë një jetë në shërbim, që mbajnë familjet e tyre me këtë punë.

Si rasti i Vlorës është tronditës, ku një nënë e pushuar nga Beqaj tha në dëshpërim se po mendon të vetëflijohet.

Në Tropojë, punonjësja me 37 vite pune e me arsim përkatës, hiqet nga puna, dhe pagën e saj e merr një e njohur e Beqës që punon, jeton dhe qëndron në Tiranë.

Në informacionin dërguar Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë e Çështjet Sociale, Beqaj mashtron që reforma spitalore bëhet për shkak të mosshfrytëzimit të shtretërve e që kjo nuk arrin shifrat e shfrytëzimit të shtretërve në Evrope.

Po si mundet të shfrytëzohen shtretërit maksimalisht në spitale që qëllimshëm janë katandisur e ngjajnë me spitalet në gjendje lufte? Si mund të shfrytëzohen spitalet në kohën që ka mungesë totale barnash, pajisjesh e mjetesh mjekësore, kur infrastruktura është e mjeruar dhe ka mungesa të theksuara në personel mjekësor të specializuar??

Partia Demokratike dënon këtë arbitraritet e armiqësi të qeverisë ndaj këtyre punonjësve.

Partia Demokratike i bën thirrje KLSH, prokurorisë, Avokatit të Popullit, institucioneve ndërkombëtare të hetojnë largimet dhe punësimet e paligjshme në spitalet rajonale dhe ato bashkiake.


Deklaratë e deputetes së Partisë Demokratike Albana Vokshi, 30 prill 2016

 

20160430_113009 IMG-20160430-WA0002 IMG-20160430-WA0003 IMG-20160430-WA0004

 

Read More
30 Pri
0

Basha: Familjeve në ndihmë ekonomike shteti do t’u paguajë energjinë elektrike deri në 200 KW dhe faturën e ujit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi në takimet me banorët dhe tregtarët e Vorës se vetëm përmes uljes së taksave, ekonomia shqiptare do të xhirojë 1 miliard euro më shumë në vit. Këto para do të ndikojnë në shtimin e vendeve të punës dhe rritjes së konsumit. Pronarët e biznesit të vogël e njohën Bashën me vështirësitë e tyre. Edhe ato pak para që mund të fitojnë shkojnë për të paguar faturat e rritura të energjisë elektrike, thanë tregtarët e Vorës.

Tregtar: Nuk ble njeri, të gjithë me listë. Energjia shumë e lartë.

Basha: Sa të shkon fatura e energjisë në muaj?

Tregtar: Më shkon 200.

Basha: 200?

Tregtar: Po, 180, 200.

Basha: Po më përpara?

Tregtar: Po shumë më pak 60,70 kena pagu.

Tregtar: Qysh ke kolpo e dritave (u rrit çmimi) filloi masandej disheza. Me thënë realen. Mbyllja e ndërtimit, mbyllja e punës, bie xhiroja, ku do të shkojë. Më shumë frikë ka.

Basha: Do ta heqim frikën. Do të ulim taksat, do të ulim çmimin e energjisë. 1 miliard euro do t’i kthehen ekonomisë vetëm duke ulur taksat, duke ulur çmimin e energjisë. Vetëm me këto fillon konsumi, biznesi merr frymë dhe rritet punësimi.

Në Marikaj kryetari Basha vizitoi dy familje të cilat pavarësisht situatës së vështirë shëndetësore dhe asaj ekonomike që kalojnë kryefamiljarët, janë braktisur nga shteti. Varfëria dhe gjendja shendetësore (këmbë të prerë) e Zaim Gegës u përdor në zgjedhjet e 2015-ës për t’i blerë votën, por varferia nuk e mposhti dhe votën nuk e shiti.

Banor: Merri këto para thanë e hajde voto për mu. I thanë e kena makinën këtu, të çojmë me makinë. Ça thu more, unë nuk e ndërroj kurrë bindjen politike që kam. Bythaz kam me shku, s’du makinë. Me ma vu në ballë mitrolozin e topin s’bëj mrapsht unë….. Është bë një shtet shumë i korruptum, nuk mi kanë dhënë ilaçet. Shtatë vula nuk i merr parasysh. Të mos marrësh rekomandimet e shtatë mjekëve, shtatë vula e ke parasysh.
Marr 40 mijë lekë. Më vraftë Perëndia, më vraftë Zoti sikur i marr i çoj ke dritat.

Situatë e vështirë ishte dhe në familjen e Gëzim Xhixhës. Zoti Xhixha vuante nga diabeti dhe kishte tw dy këmbët e prera. Ndonëse shpenzon rreth 100 mijë lekë në javë për ilaçe dhe janë katër vetë që duhet të ushqehen, nuk ka asnjë ndihmë nga shteti përveç 50 mijë lekë (të vjetra) pension.

Banore: Ka shku milionshi për një muj, se ka qenë në spital.

Basha: Po ilaçet?

Banore: Ja ilaçet, shih ku i ka ilaçet.

Basha: Ua rimbursojnë apo jo?

Banore: Jo s’ka rimbursim. Shko shiko listën atje. 60 mijë e ka marrë vetëm dje, 63 mijë. Të premten ka marrë 42 mijë. 100 mijë lekë llogariti për një javë.

Basha: Si qeveri do të bëjmë të mundur që për njerëzit që janë në halle të tilla ilaçet të jenë 100% të rimbursueshme nga shteti. Edhe me ndihma të tjera kur jeni në kushte të tilla kur s’keni njeri në punë t’ju paguhet fatura e energjisë, t’ju paguhet fatura e ujit. Jo ndonjë ndihmë që të jetoni ashtu siç e meritoni por të paktën t’ju heqim një pjesë të hallit.

Banore: Kur kam qenë në spital mu dhimshin fëmijët se më merrnin në telefon dhe më thonin: “Oj mamë nuk kena ça të hajmë.” Unë a të mbaj burrin në spital, se do të rrija pas këtij. S’kishte mundësi t’i shërbente atje. U thoja merrni borxh ke dyqani, ata më thonin se s’na japin më mami se kemi hyrë borxh deri në fyt.

Në takimin me fermerët e Marqinetit, Prezë, Domje, kryetari i Partisë Demokratike i njohu me disa nga pikat e programit për bujqesinë. Investimet në infrastrukturë dhe mbeshtetja e drejtëpërdrejtë me subvencione, janë dy shtyllat e mbështetjes buxhetore të bujqësisë.

Basha: Ne kemi vendosur ta subvencionojmë bujqësinë tek çdo fermer. Siç shpërndahen pensionet, siç shpërndahet ndihma ekonomike kështu do të shpërndahet edhe subvencioni për fermerët, për çdo fermer. Me anë të një subvencionimi të tillë që do të kapë shifrën 120 milionë dollarësh në vit ne do të arrijmë të shuajmë koston e punës për dynym.

Personat në nevojë ekonomike do kenë vëmendje të veçantë nga qeveria e Partisë Demokratike, tha zoti Basha duke prezantuar disa nga pikat e programit për të mbështetur familjet në nevojë.

Basha: Familjet në ndihmë ekonomike deri në 200 kw do t’i paguajë shteti, edhe faturën e ujit. Këto kontratat që shkoni i paguani nga 2500 lekë të reja do të marrin fund sepse bëhet fjalë në tërësi për detyrime të pajustifikuara.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 30 prill 2016

 

Read More
29 Pri
0

Do të rrisim pagën minimale dhe ulim çmimin e energjisë për familjet që konsumojnë më pak se 300 kw

Rritje e pagës minimale, ulje e çmimit të energjisë për familjet që konsumojnë më pak se 300 kw, pagesë nga buxheti i shteti të faturës së ujit  dhe  energjisë elektrike deri në 200 kw për familjet në nevojë ekonomike, ulje e çmimit të energjisë për biznesin, rishikim të reformës së pensioneve në funksion të interesit të qytetarëve, janë disa nga pikat e platformës qeverisëse të Partisë Demokratike të shpalosura nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin me punëdhënës dhe punëmarrës të  Vorës.

Zoti Basha vizitoi dy biznese fason të cilat kanë të punësuar rreth 700 punonjëse. Këto biznese sot përballen me vështirësi të shumta që nga energjia elektrike e cila u ikën vazhdimisht tek taksat e larta, çmimi i lartë i energjisë, mungesa e sigurisë etj.

Duke bashkëbiseduar me punonjëset, zoti Basha ka bërë të ditur se Partia Demokratike krahas uljes së taksave dhe tatim fitimit për biznesin do të rrisë pagën minimale. Në këtë mënyre me uljen e taksave dhe lehtësirat për biznesin, do të ketë paga më të mira dhe më shumë vende pune.

Basha: Që t’ua bëjmë jetën pak më të lehtë gjithsecilës prej jush e para është që t’ju rrisim rrogën apo jo?! Çmime më të ulura, për shembull për energjinë elektrike. 56 për qind e shqiptarëve harxhojnë më pak se 300 kë. Po për këta 56 për qind që është pjesa më e varfër e shqiptarëve, çmimi është rritur. Do të ulim çmimin e energjisë për 30 kë e parë. Fatura e energjisë që do të paguani për familjet tuaja do të jetë më e ulur. Po kështu fatura e energjisë për biznesin do të duhet të ulet sepse është rritur nga 9 lekë/kë orë në 14 lekë/kë orë.

Një nga shqetësimet e punonjësve ishte dhe pensioni. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se pseudoreforma nuk ishte gjë tjetër veçse heqje e përgjegjësisë së qeverisë ndaj qytetarëve. Zoti Basha tha se kjo pseudo reformë do zhbëhet dhe reforma e pensioneve do të ketë në qendër mosrritja e moshës së pensionit. Po kështu zoti Basha garantoi rritje pensionesh përtej indeksimit për inflacionin.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ndal dhe në biznesin e Nikollaq Neranxit, biznesmeni që kundërshtoi fort arbitraritetin e shtetit ndaj biznesit. Zoti Basha tha se Partia Demokratike sot dhe qeveria e tij nesër do të jetë në krah të biznesit, në krah të punëdhënësve dhe do t’u krijojë të gjitha lehtësitë që ata të krijojnë më shumë mundësi për punësim e punësim me paga më të larta.

Basha: Partia Demokratike do t’i mbrojë punëdhënësit e Shqipërisë me çdo çmim e me çdo kosto. Jemi dhe do të jemi në krahun e çdo biznesmeni që hap vende pune, ku shqiptarët jetojnë me djersën e ballit dhe ku shteti që sot është përballë jush me një makineri kriminale shpeshherë duke abuzuar me uniformën e shtetit, nesër do të jetë në krahun tuaj, në mbështetjen tuaj. Duke patur shtetin aleat të biznesit dhe punëdhënësve, ne do të garantojmë që punëmarrësit, të punësuarit këtu dhe anembanë vendit nesër të kenë paga më të larta, siguri më të madhe pune dhe më shumë vende pune për të punësuar mijëra e mijëra të rinj të papunë. Platforma jonë për rritjen ekonomike, për hapjen e vendeve të punës dhe për vende pune me paga më të larta është platforma e taksës së sheshtë 9 për qind, 9 për qind tatim mbi fitimin, 9 për qind kontributet shoqërore, 0 për qind taksë mbi dividentin, 15 për qind tatim mbi vlerën e shtuar. Këto janë disa nga stimujt fiskalë që ne do t’i japim sipërmarrjes shqiptare.

Neranxi: Ju falënderoj për ndihmën që i bëni gjithë biznesit në Shqipëri. Ne do të ecim sëbashku se po shikoj që kemi të njëjtin program bashkë. Dhe programi jonë i përbashkët është që të mbrojmë biznesmenët shqiptar, të mbrojmë tregun shqiptar.

Kryetari i Partisë Demokratike ka nisur një tur të prezantimit të alternativës së demokratëve në mënyrë që çdo qytetarë të ketë mundësi të gjykojë drejt, lidhur me platformën që e nxjerr vendin nga kriza dhe mashtrimeve qeveritare.


​Njoftim per shtyp i Partisë Demokratike, 29 Prill 2016

Read More
29 Pri
0

Skandali i OSHEE, 6 miliardë lekë vidhen në një tender për vendosjen e matësave

Kostoja është 1 miliardë lekë, OSHEE ka dhënë 7 miliardë. Ku shkojnë 6 miliardë?  

Zbulohet një prej tenderave më skandalozë të OSHEE-së së Edi Ramës, të bandës që po rrjep shqiptarët çdo muaj, me dhunë me arbitraritet, me mbifaturim.

Shihni pak se çfarë bën banda e Edi Ramës me paratë e gjakut të shqiptarëve.

7 miliardë lekë ka dhënë kreu i kësaj bande, që foli dhe sot për suksese imagjinare, për vendosjen e 50 mijë matësave.

Sipas tregut, vendosja e një matësi një fazor kushton 10 mijë lekë. Ndërsa vendosja e një matësi trefazor kushton 20 mijë lekë. Pra në rastin e shpenzimit maksimal, instalimi i matësave do të shkonte 1 miliardë lekë, per 50 mijë matësa, sipas kostos së tregut.

Por Çela i Ramës, ka dhënë 7 miliardë lekë.

Ku shkojnë 6 miliardë lekë?

Ku shkojnë 6 miliardë që u merren shqiptarëve, të pamundurve çdo muaj, ku askush nuk dëgjon për ankesat dhe askush nuk i pret abonentët për sqarime.

Sigurisht, këto miliarda shkojnë në xhepat e Ramës e oligarkëve të tij.

Ky skandal thellohet edhe më shumë, kur vendosjen e këtyre matësave po e bëjnë punonjësit e OSHEE.

Punonjës që paguhen me taksat tona, ndërkohë që paratë i merr klienti i Edi Ramës që ka fituar tenderin. Pra fitimi i tij rritet edhe më shumë. Hisja që ndajnë oligarkët zmadhohet edhe më tepër.

Kjo është OSHEE e Ramës, kjo është banda që i është vërsulur popullit duke i marrë dhe kacidhen e fundit, për ti ndarë paratë me miqtë dhe klientët.

Shpejt, populli i dhunuar e plaçkitur deri në qindarkën e fundit do ta thotë fjalën, dhe koha që këta hajdutë të japin llogari dhe para ligjit nuk është e largët.


Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, 29 prill 2016

Read More
29 Pri
0

Rama e ndihmoi Frrokun të arratisej, e ndihmoi edhe t’i fshihej burgimit të përjetshëm

Lajmi i ndalimit të Arben Frrokut, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Lamaj, nxjerr zbuluar bashkëpunimin e dyfishtë të pikave kyçe të policisë, me bekimin e Tahirit dhe Edi Ramës, në arratisjen e të dënuarit dhe me tej në favorizimin e tij për të shmangur drejtësinë.

Ndalimi i Frrokut në Holandë është bërë që me 6 mars. Por autoritetet shqiptare, kanë vonuar dërgimin e të dhënave në shtetin e BE.

Të njëjtët persona, i njëjti mekanizëm, që la në sirtar për muaj me radhë kërkesën e Interpol Bruksel për deputetin e Edi Ramës, vëllain e të dënuarit me burgim përjetë, Mark Frroku.

Të njëjtët persona që shërbyen krimin dhe shkelën ligjin duke fshehur kërkesën e Policisë së Brukselit, sigurisht me urdhërin e Tahirit e me lejen e Edi Ramës, edhe këtë radhë, shërbyen krimin duke vonuar dërgimin e të dhënave.

Ishte denoncimi publik i bërë nga z. Berisha që i detyroi Tahirin e Ramën të dërgojnë të dhënat, ku u konfirmua se ishte pikërisht Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm, shtetasi i ndaluar në Holandë me identitet tjetër të falsifikuar.

Edi Rama fillimisht e mbështeti aleatin e tij politik, duke i mundësuar arratisjen. Pak para se të dënohej me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit, Frroku iku nga Shqipëria pa lënë asnjë gjurmë në sistemin Tims. Pra me urdhër, policia ka hapur kufijtë për të, dhe i dënuari për vrasjen e komisarit të policisë, avulloi pa lënë asnjë shenjë.

Ky bashkëpunim me krimin, me të dënuarin me burgim të përjetshëm për vrasjen e një oficeri të lartë, është në të vërtetë fytyra e Tahirit, e Ramës dhe e kësaj oligarkie që sundon me krimin e për krimin.


Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, 29 prill 2016

Read More
28 Pri
0

Mbifaturimet abuzive, Cërriku në protestë

Qytetarët të revoltuar nga faturat e kripura për energji të pakonsumuar. Deputetja Halimi: Prokuroria të nisë hetimin për këtë abuzim 

Qytetarët e Cërrikut protestojnë në lidhje me mbifaturimet abuzive të energjisë elektrike. Ata denoncojnë faktin se faturat e tyre të muajit mars janë më të shtrenjta se faturat e muajve të dimrit, kur shpenzimi ka qenë më i madh.

Madje, qytetarët thonë se në zyrat e pagesave u kërkojnë të paguajnë faturën, pasi muajin pasardhës fatura do u vijë me çmim më të ulët.

“Nuk e kam kaluar asnjëherë 15 mijë lekëshin. Nuk kam asgjë në shtëpi. Nuk kam as dush. Kam një televizor dhe një dritë. Si të paguaj unë tani 45 mijë lek?”, thotë një qytetare. Ndërsa një tjetër shton: “Na ka vajtur thika në palcë të kurrizit. Pa punë unë, pa punë çuni. Nusja pa punë. Asistencë nuk marr. Me çfarë t’i paguaj unë?”

“Gati 68 mijë lek faturimi. Çfarë do bëj unë tani? Muaj më parë kam paguar nga 30, 35 mijë lek. Jemi 13 veta në shtëpi me një pension. Çfarë do të bëj me një pension unë? Do të përballemi ndryshe, sepse nuk kemi fuqi më. Kemi shkuar në fund”, denoncon një tjetër qytetar.

Një qytetare thotë se në muajt dhjetor – janar është ngrohur me energji elektrike. “Me kursim jam ngrohur, ka vajtur deri në 32 mijë lek. Këtë muaj më ka ardhur 42 mijë lek”.

Ndërsa një tjetër zonjë dëshmon se në faturë i janë shtuar në mënyrë fiktive 101 KW. “Paguaj 25 mijë lek akt-marrëveshjen, plus energjinë elektrike, nuk e përballoj dot me asistencë. Çfarë do hamë, vetë i katërt?”, thotë ajo.

Deputetja e Partisë Demokratike Arbiola Halimi, e cila dëgjoi nga afër shqetësimet e banorëve të Cërrikut, tha: “Nuk janë militantë partie. Janë qytetarë që kanë një hall, që është mbifaturimi dhe është mbifaturim abuziv. Të marrin masa sepse problemi është shumë sensitiv dhe siç e thanë edhe vetë këta qytetarë masat e tjera që do të merren nuk do të jetë një protestë e thjeshtë, por do të ketë edhe bllokim rrugësh. I bëj thirrje prokurorisë të nisë hetimet se përse është bërë ky abuzim”.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 28 prill 2016

 

Read More
28 Pri
0

Partia Demokratike nis organizimin për zgjedhjet

Basha:  Do t’i japim mundësi çdo qytetari të njihet me programin e PD dhe të dallojë rrugëdaljet e vërteta nga rrenat qeveritare

 

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur sot organizimin e partisë për zgjedhjet, si dhe prezantimin qytet më qytet, dhe fshat më fshat të platformës së demokratëve. Do t’i japim mundësinë çdo qytetari, theksoi zoti Basha të vendosë me gjykim të ftohtë mes alternativës për të nxjerrë vendin nga kriza dhe rrenës për të qëndruar në pushtet.

“Partia Demokratike ka përfunduar alternativën, programin një vit para zgjedhjeve duke shënuar kështu një tjetër standard demokratik, europian karshi qytetarëve shqiptarë.  Zgjidhjet nuk lihen për çastin e fundit apo ditën e fundit të vendimmarrjes sepse pastaj shanset janë shumë të mëdha që të dalin rrena, siç dolën rrena premtimet e “Rilindjes” për 300 mijë vende pune, për shëndetësi falas e për legalizim falas, për ulje taksash e energji më të lirë për gjithë shqiptarët. Pse?! Sepse nuk iu dha shansi shqiptarëve të diskutojnë vërtetësinë, përmbajtjen, zbatueshmërinë e këtyre premtimeve.

Çdo qytetar, jo vetëm demokrat, jo vetëm opozitar por çdo qytetar do të ketë rastin dhe mundësinë  të diskutojë me përfaqësuesit tanë të lartë politikw platformën, programin, alternativën e Partisë Demokratike për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike. Dhe me gjykim të ftohtë ashtu siç i ka hije një populli europian të vendosë për të zgjedhur midis ofertës dhe rrenës. Kjo është rruga për ta europianizuar Shqipërinë, të tjerat janë broçkulla.”

Kryesia e partisë vendosi organizimin e strukturës së partisë në funksion të zgjedhjeve dhe fuqizimit të saj. Për këtë arsye do të ketë një shtim prej 14 degësh, duke e çuar në 67 numrin e tyre.

“Në mbledhjen e kryesisë u vendos fuqizimi i strukturave, riorganizimi i strukturave të Partisë Demokratike në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Përfundimi i analizës në terren do të shoqërohet edhe me krijimin e disa degëve të reja, të cilat në thelb kanë fuqizimin e çdo seksioni, grupseksioni dhe degëve të Partisë Demokratike. Do të  kemi një shtim prej 14 degësh,  pra janë 67 degë në territor nga të cilat 35 degë, në pjesën më të madhe për shkak të ndarjes do t’i nënshtrohen edhe një procesi zgjedhor. Kjo është një parti e cila nderon respekton dhe përdor votën për çdo vendim. Kryesia e Partisë Demokratike mori vendim të miratojë sipas statutit të Partisë Demokratike ngritjen e degës së Partisë Demokratike në Londër, pas shumë kërkesave të anëtarëve  dhe demokratëve që jetojnë në këtë metropol. U diskutua mbi propozimin tim për kuotën 35% të të rinjve në listën e ardhshme zgjedhore të Partisë Demokratike, pas një procesi, gare primare mes kandidatëve të mundshëm. Diskutim që i paraprin sigurisht një vendimmarrje mbi këtë propozim të kryetarit të Partisë Demokratike nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike,” -u shpreh zoti Basha.

Kryesia miratoi emërimin e kryetarit  të Departamentit të Sigurisë dhe Rendit Publik z.Enkelejd Alibeaj, z.Ardian Turku, kryetar i Departamentit të Pushtetit Vendor, z.Genti Malko kryetar të Departamentit të Pronave, z. Tomorr Alizotaj kryetar të Departamentit të të Përndjekurve Politikë, z Enri Çeno kryetar i Departamentit të të Drejtave të Njeriut dhe z. Ervin Salianji sekretar i  Aksionit Qytetar.


Deklaratë për media e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, 28 prill 2016

pdf Vendim nr 3 

pdfUdhëzim nr 14

Read More
28 Pri
0

ERE konfirmon abuzimet e qeverisë me energjinë; zhvat qytetarët, pasuro oligarkët

Sot do të vijojmë me denoncimin e aferave të qeverisjes së këtyre 3 viteve me një nga flamujt e kësaj qeverie, të ashtuquajturën Reformë në sektorin Energjetik.

Në fillim të vitit 2015, opozita kritikoi ashpër qeverinë sepse rriti çmimin e energjisë elektrike për familjarët dhe gjithashtu për bizneset. Na akuzuan se opozita po mashtronte, sepse çmimi real i energjisë elektrike po ulej.

Realiteti është plotësisht i kundërt, dhe raporti i ERE është rikujtesa për çdo shqiptar që sot paguan një faturë më të hidhur për energjinë.

Sipas ERE, çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët u rrit me rreth 13 për qind gjatë 2015. Ky raport thekson se të gjithë tarifat e energjisë u rritën për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Akoma më tej, më shumë se gjysma e konsumatorëve të energjisë elektrike që harxhojnë më pak se sa 300 kv pra 56% e familjeve shqiptare kanë paguar mesatarisht 6% më shumë se sa në vitin 2014. Një familje e varfër, që jeton me më pak se 5 USD në muaj ka paguar falë të ashtuquajturës reformë mesatarisht 9.52 lek për kilovat në 2015 ndërsa në 2014 ajo paguante mesatarisht 8.89 lek për kilovat.

Kështu raporti ERE, nxjerr edhe njëherë në pah genjeshtrën qeveritare se çmimi mesatar do të ulej për të gjithë konsumatorët. Duke faktuar edhe një herë se sot të gjithë konsumatorët, biznese apo familje, paguajnë 11.22 lekë/kilovat nga 9.22 që paguanin më parë.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, shqiptarët janë sot peng i një aksioni që mbahet si flamuri i qeverisë, ku punonjësit e OSHEE u shndërruan në policët që burgosnin qytetarët për mospagimin e energjisë. Ndërkohë që qeveria raporton se ka ulur deficitin e OSHEE përmes kërbaçit ndaj qytetarëve më të varfër dhe të pambrojtur të vendit, raporti ERE edhe një herë nxjerr zbuluar propagandën.

Eshtë e vërtetë që OSHEE ka arritur të mbledhë 12.25 mld lekë detyrime të prapambetura nga ana e qytetarëve nga viti 2007-2014, por nuk duhet harruar që borxhi që kjo kompani ka krijuar nga administrimi rilindas është pak më i lartë,  13.29 mld lekë vetëm në një vit.

Shifrat janë kokëforta, shqiptarët sot paguajnë një çmim më të lartë energjie ndërsa OSHEE ka rritur detyrimet që konsumatorët kanë ndaj saj. Reforma energjetike ka fatin e çdo reforme tjetër të nisur nga kjo qeveri, gënjeshtër, propagandë dhe asnjë rezultat.

OSHEE nga ana tjetër mbetet institucioni që promovon dhe krijon tendera nga më korruptivët duke rënduar shqiptarët me fatura që vetëm për vitin e shkuar kanë qenë mbi 91 mijë të tilla.

Janë këto mbi-faturime që i shtohen barrës së madhe që çdo qytetar paguan në sportelet e OSHEE, para që dalin nga xhepat e varfëruar të shqiptarëve për të shkuar në llogaritë e fryra të oligarkëve të qeverisë, përmes tenderave korruptivë duke filluar ne trajtimin e stresit, trajnimin e stafit, parashikimin e motit e çdo shërbim tjetër të paimagjinueshëm.

Vetëm në 3 muajt e parë të vitit kjo kompani ka tenderuar 23 mld lekë pa asnjë eficensë, e vetëm për dy vite në shpenzime luksi janë harxhuar 21 mln usd. Ndërkohë që, qytetarët në të gjithë shqipërinë sot janë duke protestuar për rritjen e cmimit të energjisë për mbifaturimet, OSHE vazhdon abuzimet, ndarjen e parave të gjakut të shqiptarëve.

Kjo është oligarkia e korrupsionit që sundon sot, me abuzime e plaçkitje në çdo degë të qeverisë, ku nga më të dalluarat në këtë drejtim mbetet OSHEE dhe sektori i energjisë.


Deklaratë e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, 28 prill 2016

Read More
28 Pri
0

Mbifaturimet bëjnë kërdinë në Lezhë, qytetarët s’ka kush i pret

Qytetarët ankohen për faturimet mbi konsumin. Nuk gjejnë zgjidhje edhe pas ankesave zyrtare. Kreu i PD Lezhë, thirrje OSHEE të ndalë abuzimin.

Banorët e Lezhës ankohen prej muajsh për fatura të larta nga OSSHE. Mbifaturimet sipas tyre janë abuzime që nuk gjejnë zgjidhje në asnjë zyrë. Banorët ankohen se marrin borxh për të shlyer faturat me vlera më të larta se harxhimi ditor i energjisë në banesat e tyre.

Kryetari i Partisë Demokratike dega në Lezhë, Paulin Marku, pa nga afër situatën e rënduar në sportelet e OSSHE-së, ku qytetarët shprehnin revoltë në lidhje me abuzimet që u bëhen prej kohësh faturave të tyre të energjisë.

Qytetarët ankohen se nuk gjejnë zgjidhje edhe pas ankesave të cilat i dorëzojnë zyrtarisht, madje ata denoncojnë edhe faktin se sahatet e tyre nuk vëzhgohen nga asnjë faturist, duke drejtuar vëmendjen nga shteti i cili sipas tyre po u vjedh hapur.

“Faturën nuk e kam paguar sepse kam 200 kw më tepër”, tha një qytetar.

“60, 70, 80 më vjen fatura çdo muaj. Çdo herë marr borxh dhe vij i paguaj”, tha një zonjë e cila priste prej orësh në radhë.

“Kam ardhur të sqarohem dhe të bëj ankesë. Këto thonë nuk e bëjmë. Duhet të shkosh në Tiranë më thanë”, ankohet një qytetar.

Ndërsa një tjetër thotë: “Përsëri kanë bërë të njëjtin kalim kur unë u ankova për mbifaturimin. E njëjta gjë më ka ardhur në muajin mars. Asgjë nuk po gjen zgjidhje. Më thanë se do të më sillnin mesazh për problemin e mbifaturimit. Nuk erdhi asnjë mesazh, as kontroll, asgjë. Ne nuk dimë më ku të shkojmë, ku të mbytemi. Na thonë shko tek drejtori, ai nuk është. Kthehemi prapë këtu, këto nuk na zgjidhin gjë”.

“870 kw mbifaturim më ka ardhur këtë muaj, ja fatura, e kam parë numrin e sahatit e kam sjellë kopje, kam depozituar ankesën, prej dy javësh. Nuk ka ardhur askush as me pa sahatin. Ka ardhur një elektricist në fillim të muajit, por ata e heqin atë që ka parë sahatin. Këtu i kam të gjitha të dhënat që i kam sqaruar dhe në kërkesë. Këto punonjëset më thonë ankohu, por ku? Ka dy tri javë që është bërë ankesa, por nuk vjen kërkosh”.

Një qytetar denoncon: “692 kilovat më ka ardhur, nga 400 që shënon sahati. Këta punonjës nuk japin asnjë përgjigje asnjë sqarim”.

“Mbifaturimin ma kanë bërë dhe në dhjetor. Unë jam klient i rregullt. Shteti nuk duhet të na vjedhë. Nqse shteti ka nevojë për lëmoshë ia japim, por jo të na vjedhë. Drejtori më thotë pas 60 ditësh do të vijmë ta verifikojmë. Pas 60 ditësh unë nuk e di ku do të jem. Ta verifikojnë sot nesër, jo kaq vonë”, shprehet i revoltuar një banor.

Nisur nga shqetësimet e shumë qytetarëve të Lezhës, kryetari i PD-së së Lezhës Paulin Marku, ishte tek operatori i Shërbimit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, shërbimi ndaj klientit.

Situata është dramatike, tha ai, këtu është një korrupsion i paparë, një hajdutllëk, vjedhje masive e gjithë qytetarëve të Lezhës.

“Unë vetë me sytë e mi e pashë që qytetarët ankohen për mbifaturime deri në 897 kw një familje. Familjet e tjera kishin mbifaturime të përsëritura nga janari shkurti dhe përsëri  marsi. Desha të marr kontakt dhe me drejtuesin e degës së OSHEE, pavarësisht se është një njeri i emëruar politikisht nga Fieri dhe vjen tu shërbejë qytetarëve në Lezhë. Besoj se këto emërime politike janë shkatërruese jo vetëm për Operatorin e Shpërndarjes por për të gjithë qytetarët e Lezhës, të cilët nuk kishte asnjeri ti priste as tek Operatori i shpërndarjes as tek Kujdesi ndaj Klientit dhe as tek zyra e drejtorit. Qytetarët janë të irrituar sepse çdo ditë paguajnë mbifaturim të energjisë elektrike. Një shqetësim tjetër i ngritur nga qytetarët, është fakti që ka mbi 15 lëvizje të specialistëve të OSSHE të zonës që jan larguar nga puna dhe faturat bëhen afrofe. Asnjeri nuk shkon të shohë sahatin, vetëm thjesht regjistrohen për të paguar para. Kjo është një situatë që duhet të merret në konsideratë sa më parë nga Ministria e Energjitikës, OSHEE sepse është një vjedhje e hapur e gjithë qytetarëve të Lezhës”, tha Marku.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 28 prill 2016

 

Read More