Kjo mazhorancë është kthyer në hall të madh për shqiptarët.
Ndër të gjithë gënjeshtrat, me dhe pa bisht, Rama për një gjë nuk gënjeu.
Ai paralajmeroi që në fillim që rilindja e tij do të vinte me shumë dhimbje.
E vërteta është që shumë dhimbje ka shkaktuar mbi këtë popull që s’i ndahet legjenda e Rozafës.
Sa u duk se po ecte përpara dhe po rimëkëmbej, sa kaloi një mëngjes të bukur me hapje dhe integrim europian, me kantjere pune, me rrugë dhe tunele dhe pa banda kriminale, vjen nata dhe kalaja shëmbet se të del përpara Edi Rama dhe fillon papunësia, skamja dhe varfëria, zhvatja dhe tallja qeveritare, bandat dhe tritoli.
Ne si opozitë jemi të detyruar, ta ngulim fort në mendjen e gjithkuj se Shqipëria sot qeveriset nga nje bandë kriminale oligarkike e cila po s’u hoq qafe sa më shpejt të jete e mundur, keq e më keq do shkojë gjendja në këtë vend.
Pardje, isha në Delvinë, për të disatën herë më doli përpara një familje, burrë, grua dhe dy fëmijë, familja Banushi. Në fakt për të disatën herë unë u detyrova të dëgjoj hallet e familjes që jeton në skamje dhe mjerim me ata dy fëmijë të vegjël që të këpusin shpirtin.
Të dy prindërit ishin invalidë të grupit të dytë, me diagnozën, siç më thanë, prapambetje mendore e mesme, dhe për 13 vite kishin marrë pagesë invaliditeti nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore, prej 9700 lekësh në muaj për të dy.
Kjo pagesë invaliditeti u ishte ndërprerë të dy prindërve në datë 31 mars 2015, pasi edhe për këta fakirë kishin ardhur dhimbjet e rilindjes.
Spitali Psikiatrik i Vlorës, tashmë i rilindur, u ndryshoi diagnozën nga prapambetje mendore e mesme në prapambetje mendore të lehtë dhe u hoqi pagesën e invaliditetit.
Dy prindërit e sëmurë, me prapambetje mendore, pa punë, pa përkrahje, me dy fëmijë të vegjël, të rrezikuar nga burgu për mospagimin e energjisë elektrike, të rrezikuar nga sëmundje dhe larg qoftë të rrezikuar për jetën për shkak të të ftohtit dhe urisë, kjo është tabloja e rilindjes.
Unë u premtova që do ta bej publik këtë rast, se mbase dikush dëgjon në këtë mavri shtet, dhe sigurisht nuk i thash që “mos u anko se femijët i ke bërë me qefin tënd” as nuk i thashë mos e ngrini zërin se j’ua fus portofolin në gojë” si do ishte pergjigja standarde rilindase.
Rastet me vdekje të foshnjeve nga të ftohtit, rastet e vetëvrasjeve për shkak të pushimeve të padrejta nga puna apo të vetëvrasjeve në burgje për shkak të burgimit të padrejtë, për pak lekë energji të papaguar janë sot fytyra e vërtetë e këtij shteti antipopullor.
Shqipëria sot është e fundit në rajon përsa i përket zhvillimit ekonomik dhe të demokracisë, sipas indeksit gjerman të transformimit, të publikuar ditët e fundit.
Sipas njoftimit të Bankës së Shqipërisë, besimi i biznesit dhe konsumatorit, ka pësuar një rënie drastike gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Kjo rënie besimi ka përfshirë të gjithë sektorët e ekonomisë.
Banka Botërore deklaroi se ekonomia shqiptare po frenohet nga klima e vështirë e biznesit, korrupsioni masiv në sektorin publik dhe zbatimi selektiv i ligjit.
Investimet e huaja i mungojnë ekonomisë shqiptare dhe investitorët po largohen dita-ditës nga Shqipëria sepse mavria rilindje po e trash zullumin çdo ditë e më shumë. Ju kujtoj këtu deklarimet e shoqatës së investitorëve gjermanë.
Por e gjitha kjo është njëra anë e fytyrës së mavrise rilindje, sepse ana tjetër është lluksi i shfrenuar i bandës në pushtet që pasurohet çdo ditë me paratë që zhvat nga pasuria e këtij vendi dhe këtij populli.
Bileta avioni prej 6 milion e 700 mijë lekësh për një vajtje ardhje në Vjenë, udhëtime me avionë charter 15 herë brenda vitit, syze 60 mijë euro, janë pjesa më e vogël e abuzimeve të bandës, sepse pjesa e madhe, abuzimi i tmerrshëm, ndodh me tenderat e drejtpërdrejt që zënë më shumë se gjysmën e tenderimeve të këtij pushteti.
Tendera dhe vlera me 100-ndra milion euro, si ato të shëndetësisë, evazion në tatime dhe dogana, kontrabande me 100-ndra milion euro janë paratë që banda grabit nga ky popull.
Për më tepër rilindja ka kthyer Shqipërinë në vend të grumbullimit dhe tranzitimit të drogave të forta si kokainë dhe heroinë si dhe në vend të prodhimit dhe eksportimit të hashashit.
Kjo situatë e agravuar në ekstrem është reflektuar edhe në raportet e organizmave ndërkombëtare. Në raportin më të fundit të Departamentit të Shtetit të bërë publik pak javë më parë, nënvizohet fakti se pavarësisht luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe trafikut të drogës, Shqipëria vijon të jetë një burim shumë i madh në prodhimin e cannabis-sativa dhe një vend tranzit për trafikimin e kokainës dhe heroinës drejt vendeve të BE-së. Në mënyrë të përsëritur në këto dy vitet e fundit, kemi nënvizuar me forcë këtë regres të thellë në këtë aspekt, pasi lufta e vijueshme e Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese, në vitin 2012, mundësoi shmangien, thuajse të plotë, të Shqipërisë nga harta e vendeve tranzit të drogave të forta. Fakt ky i njohur dhe i pranuar si nga organizmat ndërkombëtare ashtu dhe agjencitë partnere euro-atlantike.
Ndërhyrja energjike e partnerëve ndërkombëtar bëri të mundur asgjesimin e një laboratori të prodhimit të kokainës që ishte ngritur në zemër të Shqipërisë, në Elbasan, vetëm pak metra larg aksit kombëtar. Kjo ndërhyrje bëri të mundur që Shqipëria të mos klasifikohej edhe si një vend i prodhimit të kokainës.
Lidhur me Shqipërinë raportet citojnë: “Që prej viti 2013, vitit 2014 e në vijim rrugët e heroinës drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian janë vendosur nëpërmjet Shqipërisë dhe kjo konfirmohet nga sasitë e mëdha të heroinës dhe kokainës të sekuestruara nga agjencitë ligjzbatuese italiane.”
Të gjitha këto fakte provojnë se ky rigjallërim i frikshëm i grupeve kriminale të strukturave shqiptare brenda dhe jashtë vendit nuk mund të bëhet pa përfshirjen e strukturave të shtetit dhe politikës në këto aktivitete.
Një gazetare investigative në një intervistë lidhur me këtë fenomen do shprehej: “Ju më pyesni se cilat grupe kriminale kontrollojnë trafikun e drogës? Por në fakt grupet mafioze kontrollojnë politikën e më pas trafikun”. Po në këtë linjë vjen edhe një artikull në gazetën e mirënjohur franceze “Le Figaro”, botuar më 15 janar 2015, kur ndër të tjera thuhej: “Në qoftë se Shqipëria njihej si një vend i depozitimit dhe shpërndarjes së drogave, zbulimi i një laboratori i përpunimit të kokainës të detyron të ridimensionosh rolin e saj”.
Këto fakte shqetësuese janë thënë qartazi edhe nga zyrtarë dhe funksionarë të lartë të antimafias italiane, ku veçon deklarata e Prokurorit të Antimafias së Leçes, Mota ku pohon se Shqipëria është shndërruar në një autostradë e trafikut të drogës me destinacion Italinë dhe vende të tjera të BE-së, si edhe faktin se ky përkeqësim i situatës pas shtatorit të vitit 2013, ka të bëjë me mungesën e bashkëpunimit me Policinë shqiptare dhe mungesën e vullnetit të saj për të luftuar këtë fenomen.
Të njëjtën shqetësim lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike e ka ngritur edhe Prokurori i Gjenevës Yves Bertossa, që e ka cilësuar Shqipërinë si “Kolumbinë evropiane”.
Dhe ja gjendja e mbjelljes se hashashit ne shqiperi sot
Qarku Fier:
Në tre vitet e fundit në qarkun e fierit kultivimi i bimës narkotike ka marr prioritet në të pesë bashkitë që përfshin ky qark: Bashkia Fier, Bashkia Patos, Bashkia Rroskovec, Bashkia Lushnje dhe Bashkia Mallakastër.
Nëse i referohemi territorit të kultivimit vitin e kaluar pothuajse i gjithë territori ka qenë i kultivuar me këtë lloj bime, tendecë e cila gjatë këtij viti do të jetë në rritje. Konkretisht në Bashkinë e Fierit zonat më të prekura kanë qenë fshatrat: Libofsh, Gryk, Pishporo, Cave, Adë, Darëzezë, Kreshpan, Krapes, Plygë, Vjosë, Gjorgos, Frakull dhe në qytetin e Fierit është kultivuar në sera.
Në Bashkinë Patos, zonat më të prekura janë fshatrat: Dukas, Kuqan dhe Patos-Fshat.
Në Bashkinë Rroskovec, zonat më të prekura janë fshatrat: Kurjan, Vloshtë, Ngjegjan, Mbers, Arapaj, Suk, Strum, Velmisht dhe ka pasur raste të kultivimit në sera.
Në Bashkinë Lushnje, dy vitet e fundit ka marrë prioritet kultivimi i bimës narkotike cannabis – sativa ku bie në sy kultivimi në sera sikurse edhe në fshatrat: Dushk i Madhë, Hysgjokaj, Karbunar, Grabjan, Krutje e Sipërme, Thanasaj, Zhamë, Thanaj, Toshkez, Mazhaj.
Në Bashkinë Divjak, është kultivuar në pyllin e Divjakës, anës lumit Shkumbin dhe në fshatin Rremas.
Në Bashkinë Mallakastër, është kultivuar në fshatrat: Kutë, Ninesh, Cerrile dhe Gjerbes.
Qarku Vlorë
Në Bashkinë Vlorë, fshatrave të Lumit të Vlorës, Llakatundit dhe Poros.
Në Bashkinë Sarandë, fshtatrat me kultivim rezultojnë Borsh – Mali Borshit, Fterrë, Çorraj, Sasaj, Lukovë (pjesa malore), Grazhdan, Leshnicë, Navaricë, Theollogo, Dhivër,
Njësia Administrative Konispol, fshatrat Vorv, Ninat, Markat, Kodrat e Konispolit dhe Shalës.
Në Bashkinë Delvinë, fshati Kakodhiq, lugina e bistricës, syri kaltër, fshati dhrovjan, Krongji dhe qafa e Muzinës. Pllaja e Mesovunit, Qafa e Skërvficës-zona e Luvadhit.
Njësia Administrative Vergo –fshatrat Tatzat, Kalas (lugina e lumit kalas përfshi dhe fshatin Bajkaj), pjesa malore e fshatit Vergo, Kopaçez, Varfaj, mali Sopot.
Qarku Dibër
Në Bashkinë Peshkopi zonat me më tepër tendencë për kultivim e bimëve narkotike, në bazë të informacioneve janë: Zona e Lurës, Territori i grykëderdhjes së “drinit të zi”, që fillon nga fshati Zalldardhë deri në Maqellare, në malin e Popinares (ish komuna Maqellare) dhe fshati Luzni.
Në Bashkinë Bulqizë zonat e kultivuara janë:Grykëderdhja e lumit te Okshtunit, Fshati Smollik, Fshati Ternove, Krahina e Gollobordes, Fshati Çerenec, Kodra e Danit ne Fushe Bulqize, Krahina e Martaneshit.
Në Bashkinë Burrel – Klos, Fshatrat e zonës mbi Klosin, Krahina e Macukullit, Fshati Gurrë, Mali i Balgjait, Zonat kufitare me Malësinë e Krujës.
Qarku Lezhë
Në Bashkinë Mirditës pjesa më potenciale per kultivimin e kesaje bime narkotike është ish komuna e Kaçinarit e cila kufizohet dhe me Rethet Lezhë dhe Pukë është një zonë që kryesisht kultivon rrushin dhe si e tille ka burime ujore te mjaftushme por dhe me kryesorja se aty ka ndikim ish kryetari i komunës së asaj zone që u lirua nga Burgu me pretendimin që Gerrhitet naten (Petrit Barrdhi). Po ne kete rreth ka informacion se po kultivohet Hashash dhe ne Zonat e Selites qe kufizohet me rrethet e Dibrës (Lurë) dhe Burrelit. Gjithashtu mendohet që ka kultivim dhe në zonën e Fanit, pjesa qe kufizohet me rrethin e Kuksit në të djathtë dhe të Pukës në të majtë në afërsi të ish burgut të Spaçit.
Në Bashkinë Kurbin, sipas informacioneve, zonat që janë mbjellë dhe po përgatiten për kultivimin e cannabis-sativa janë fshtrat Mafsheq, Selit, Skuraj (kufizohet me rrethin e Burrelit) Gallat lefter (sipër Kishës së Laçit), ndërsa zona më problematike është zona që kufizohet me rrethin e Krujës. Ka informacione se po kultivohet edhe në zonën e Fushë-Kuqes dhe Adriatikut, në krahun e majtë të autostradës.
Në Bashkinë Lezhës për shkaqe të konfigurimit gjeografik mendohet se është më pak problematike përsa i përket kultivimit të cannabis-it, por është mbjellë dhe po pergatitet për mbjellje në zonën Ungrejt, fshatra këto që kufizohen me rrethin e Mirditës, duke qënë se kushtet janë të favorshme për shkak të konfigurimit të terrenit dhe të burimeve ujore që ka kjo zonë.
Qarku Durrës
Në Bashkinë Krujë, zonat më të prekura për kultivimin e bimëve narkotike gjatë vitit 2015 kanë qenë: Njësia administrative Nikel (fshatrat – Zezë, Vrion, Greps, Mukje dhe Kurcaj)
Njësia administrative Bashkia Krujë (Fshati – Brret, Krast dhe Zahari)
Njësia administrative Bashkia Fushë- Krujë (Fshati – Halil, Kameras, Kullaj dhe Larushkë)
Njësia administrative Thumanë (Fshati – Gramzë, Kodër Thumanë, Dukagjin dhe Miliskaj)
Njësia administrative Noj-Cudhi ( Fshati – Rrazë, Bruzallë, Bruzmal, Kroji Madh, Noj, Shkret, Mafsheq dhe Shqezë ).
E njëjta tendencë është dhe për vitin 2016 nëe të gjithë këto zona.
Ka filluar puna për rekrutimin e punonjësve për të përgatitur tokën dhe infrastrukturën për kultivimin e bimëve narkotike. Personat qe e kultivojne jane me banim në zonën e Malsisës së Krujës. Po kërkojnë toka në thellësi të pyjeve për të mos qenë prona të regjistruara.
Farat e cannabis-it i kanë hedhur në gota plastike dhe i kanë vendosur në sera në mënyrë që pas rreth dy – tre javësh ti mbjellin në gropat tashmë thuajse të hapura.
Kryesisht kultivohen në sera në zonën e Tapizës-Krujë, Valijas, Vrejon, Nikel dhe Thuman, nga përsona me precedent penal e kriminal të mëparshëm të lidhur kryesisht me Kryetarin e Bashkisë Krujë dhe vëllajin e tij të quajtur Ilir Bushi, të cilët për çdo fidan e shesin vetë nga 8 deri në 15 euro. Në zonat fushore, gropat hapen me skavator me pajisje të vecantë për hapje gropash në mënyre që të veprohet shpejt dhe pa rënë shumë në sy të komunitetit.
Për shumicën e rasteve kryhen me dijeni dhe nën mbrojtjen e punonjësve të policisë në terren dhe drejtuesve lokal të policisë vendore, kundrejt shumave të parave në varësi të numrit të rrënjeve të mbjella .
Në Bashkinë Shijak zonat më të prekura për kultivim të bimëve narkotike gjatë vitit kanë qënë:
Njësia administrative Ishëm ( fshatrat – Gjoric, Darraq, Lalëz dhe Shetaj)
Njësia administrative Bashkia Manëz ( Fshati – Koder-Manëz, Kameras dhe Radë)
Njësia administrative Shijak, Komuna Xhaf Zotaj ( kryesisht në Shetel dhe nëpër sera brenda avllive)
Qarku Shkodër
Në Bashkinë Vau Dejës zonat ku është kultivuar bima narkotike cannabis – sativa janë: fshati Dush, vendin e quajtur Mashën dhe në afërsi të fshatit Ferth në afërsi të përrenjve. Në fshatin Gomsiqe 100 m sipër rrugës kryesore në një pyll me pisha. Në fshatin Karmë e sipërme në zonë të pyllëzuar jo shumë larg zonës së banuar. Në fshatin Koman sipër hidrocentralit në pyllin sipër tij. Në fshatin Lisen, në pyll në afërsi të liqenit të Vau Dejës. Në fshatin Vjerdhë në pyll në afërsi të liqenit të Vau Dejës. Në ishullin e Shurdhahit në liqenin e Vau Dejës. Në fshatrat Melgushe, Mnele e vogël dhe pothuajse në të gjitha lagjet Mnele e Madhe në zona të pyllëzuara dhe në disa lagje të fshatit Vig në zona të pyllëzuara.
Në fshatin Shpor dhe Mazrrek, në pyjet e këtyre fshatrave, zona të nxehta për kultivim te bimëve narkotike. Në zonën Shllak, në vendet e quajtura pylli i Benës, sipër rrugës kryesore dhe poshtë rrugës kryesore në hyrje të fshatit Shllak Qendër, dhe pylli Ukbibaj. Në zonën e Temalit në pyjet e fshatrave Kllogjen, Malagji, Telume, Kishe Arrë, Vile dhe Toplanë, zona të nxehta për kultivim të bimeve narkotike.
Në Bashkinë Shkodër, zona e Dukagjinit, në pyjet e fshatrave Prekal, Sume, Kir, Pult, Shosh, Ndreaj, pothuajse gjithë fshatrat e bregut të lumit, zona të nxehta për kultivim të bimëve narkotike. Në pyjet e fshatrave Kullaj, Ura e shtrenjtë, Dragoq, Postrribë.
Në fshatin Rragam, fshati Sheldi i Gurit të zi, fshati Dajq i Bregut të Bunës, fshati Shirq, Velipojë, Qas, Bregu i Bunës, Melgushe, Stajkë.
Në Bashkinë Koplik (Malësia e Madhe) zonat ku është kultivuar bimë narkotike. Bjeshkët e Bogës, Qafë Thore, bjeshkët e Ducajve, bjeshkët e Kurrilajve Dedaj, bjeshkët e Repishtit, bjeshkët e Rrjellit, në lagjen Culaj fshati Bajze, Kozhnje, pylli i Kosanit, fshati Zagore, bjeshkët e fshatit Broje, bjeshkët e fshatit Vukël, bjeshkët e fshatit Nikq, bjeshkët e fshatit Selcë, bjeshkët e fshatit Vermosh, fshati Hot në afërsi me kufirin me Malin e Zi, bjeshkët e fshatit Kastrat, vendi i quajtur bjeshkët e Fushë – Zezë sipër zonës turistike të Razmës, në disa fshatra në bregun e liqenit të Shkodrës në zonën e Malësisë së madhe.
Në Bashkinë Pukë zonat më të prekura për kultivim të bimëve narkotike gjatë vitit 2015 kanë qenë:Zona Korthpules, Vrrithit e Kaftallës, Zona Kacinarit, Rras Kushnen, Mesul, Mushte, Tuq, Kodër e Keqe, Zona Karmes e Komanit, Zona Sapaqit, Brebulla, Merture, Berishe e Eper, Zona e Qafes Tmugut,Fletit, Kurore Dardhes dhe Stanet e Mziut, Tendencë e njëjtë është dhe për vitin 2016 në të gjithë këto zona.
Ka filluar puna për rekrutimin e punonjësve për të përgatitur tokën dhe infrastrukturën për kultivimin e bimeve narkotike. Personat janë me banim në Shkodër, Durrës e Tiranë dhe po kërkojnë toka në thellësi të pyjeve për të mos qenëe prona të regjistruara.
Ka info se po bashkëpunohet me policinë për të krijuar zona të mbrojtura kundrejt pagesës paraprake 10 Euro për rrënjë dhe 30 % të prodhimit, në përmbyllje të fushatës korrje – shirje.
Nga Komani deri në Fierze ne anen e Drinit Zone e Pukes ka bashkepunim me kultivuesit ne anen tjeter te Drinit Zone e Shkodres. Ky informacion ka më shumë se dy burime.
Qarku Berat
Në Bashkinë Berat, kemi informacion se zonat qe kane tendence per kultivimin e bimeve narkotike cannabis-sativa , jane zona te thella , kodrinore dhe jo shumë të banuara. Konkretisht:
Njësia Administrative Terpan: zona e Ballovit, pjesa kodrinore e tij dhe luginat e përrenjve
Njësia Administrative Thinjë: fshati Velcan , zona Osmenzez
Njësia Administrative Cukalat: fshati Sinjë, zona e Allambzezit dhe në serat e fshatit Cukalat
Njësia Administrative Roshnik: fshatrat Dardh, Qaf-Dardhe, Roshnik gjithashtu dhe në territorin e fshatit Kapinove në pllajat e malit të Tomorrit.
Në Bashkinë Kuçovë, njësia administrative Lumas në pjesën kodrinore dhe luginat e përrenjve të fshatrave Luzaj dhe Sarafel.
Në Bashkinë Skrapar, zona të kultivuara rezultojnë fshatrat Turbohovë, Potom, Konak, Kakruk, Vendresh, Dobrush, Therepel, Bogovë, Novaj.
Qarku Gjirokastër
Në Bashkinë Tepelenë vitin e kaluar ka patur një kultivim masiv të bimës narkotike cannabis- sativa në të gjithë territorin e këtij rrethi. Por dhe ky vit nuk bën përjashtim madje është dyfishuar tendenca e kultivimit .
Zonat më të theksuar në kultivim janë: Fshatrat Progonat (në malin e Këndervicës, konkretisht vendi i quajtur Hon dhe në fshatin Lekdush), Gusmar, Nivicë (në zonën e quajtur Llufa), Rexhin. E gjithë lugina e lumit Bënç.
Njesia Administrative Lops (Dhemblan): në fshatin Dhemblan dhe në kodrate e fshatit Dorz, në fshatin Turan
Njësia Administrative Buzë: Në kodrat e Selcës dhe fshatit Buz si dhe në luginen e përroit Selc
Njësia Administrative Luftinj: Në fshatin Zhapokik, Arrëz, Curril, Luftinj.
Njësia Administrative Qesarat: Në kodrat e Qesaratit, fshatit Shalës
Njësia Administrative Krahes: Në fshatin Kalivac, në kodrat e Krahësit një (1) dhe Krahësit dy (2).
Në fshatin Toc dhe luginën e Vjosës
Njësia Administrative Qendër: Në zonën e Peshtanit, Mezhgoranit , në fshatin Hormovë , Becisht dhe Dams.
Qarku Korçë
Në Bashkinë Korçë, fshatrat Dardhë, Vithkuq, Lekas, Mesmal, Moglicë, Dushar, Foq.
Në Bashkinë Pogradec zonat kultivuara rezultojnë: Njësitë Administrative Dardhas, Velçan, Trebinjes, Hudenisht, Mokër, Guri i Kamjes.
Në Bashkinë Bilisht, fshatrat Bickë, Hoçisht, Koshnicë, Areze, Vidohovë.
Në Bashkinë Ersekë, fshatrat Gjonç, Shemtir, zona e Shelegurit.
Qarku Elbasan
Në Bashkinë Elbasan, zonat e kultivuara rezultojnëGracen, Tregan, Fushë-mbreti, Shmiol.
Në Bashkinë Librazhdë, fshatratÇarrisht, malet e Stërbles, Mokes, Dëshiran.
Në Bashkinë Prrenjas, fshatrat Rrajc, Hotolisht, Drogostunja, Stërblev.
Në Bashkinë Cërrik, fshatrat Gjylav, Sulov, Grekan, Shales, Mollas.
Në Bashkinë Peqin, zonat e kultivuara rezultojnë Gjocaj, Pajolla, Përparimi.
Në Bashkinë Belsh, Kosovë, Gradisht, Kajan
Qarku Kukës
Në Bashkinë Kukës, fshatrat e kultivuar rezultojnë Borje, Ninç, Kalaja e Dodës, Surraj, Shikaj, Shëmëri.
Në Bashkinë Has zonat e kultivuara janë: Vranish, Zahrisht, Metaliaj, Vlahen, Kosturr, Bergu-Liqenit, Bregu-Krumes, Bjeshka e krumes, Bjeshka Gjinaj.
Në Bashkinë Tropojë zonat më të prekura me kultivim të bimëve narkotike janë: zona Lekbibaj, fshati Brotozhnicë, Lugina e lumit të Gashit, fshati Padesh, fshati Tpla/Degë. Tendencë e njëjtë është edhe për vitin 2016 në të gjithë këto zona.
Ka filluar puna për rekrutimin e punonjësve për të përgatitur tokën dhe infrastrukturën për kultivim e bimëve narkotike. Personat që e kultivojnë janë me banim në Tropojë, Tiranë e Durrës dhe po kërkojnë toka në thellësi të pyjeve për të mos qenë prona të regjistruara.
Tani për tani farat e cannabis-it i kanë hedhur në gota plastike dhe i kanë vendosur në sera në mënyrë që pas rreth dy-tre javësh ti mbjellin në gropat tashmë thuajse të hapura.
Nga Komani deri në Fierze në anën e Drinit zonë e Tropojës, ka bashkëpunim me kultivuesit në anën tjetër të Drinit zonë e Shkodrës dhe e Pukës.
Qarku Tiranë
Në Bashkinë Tiranë zonat e kultivuar rezultojnë:Petrelë (fshati Hekalit), Krrabë (fshatrat Farkë dhe Lundër), Mnere, Bovillë, Tapizë e Vogël,Shën-Gjergj, Zallbastar, Qaf Moll, Herraj, Tujan. Zona Dajt ka filluar mbjellja në sipërfaqe të vogla, në zonën e Pezës me tendencë të madhe kultivimi. Në zonën Zall Dajt në fshatin Fag ku kultivimi rezulton të jetë masiv.
Në Bashkinë Kamëz, Qinam, Çerkez, Zall Herr, si dhe pjesa e malit që kufizohet me rrethin e Krujës.
Në Bashkinë Vorë, zona Kuç.
Në Bashkinëe Kavajës zonat e kultivuara janë Helmës, Golem fshat, Maskuri, Sineballaj, Rrogozhinë, Vilboshtovë dhe Lekaj.
Është kjo arsyeja që zv/kryetari i Komisionit të Sigurisë, në një letër drejtuar kryeministrit, i shpreh shqetësimin për të njëjtën gjendje që po përsëritet këtë vit, madje edhe me një varjetet të ri të kësaj bime e cila e mbaron ciklin për 45 ditë.
Kryeministrit i është kërkuar që të fillojë menjëherë monitorimin e territorit për të evidentuar sipërfaqjet e mbjella me hashash.
Fjala në Kuvend e deputetit të Partisë Demokratike, Arben Ristani, 21 prill 2016
Read More