Blog

30 Pri
0

Njoftim për median i Partisë Demokratike

NJOFTIM PËR MEDIAN I PARTISË DEMOKRATIKE

Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur që të mos pranojë kërkesën e 6 deputetëve për ta çregjistruar Lulzim Bashën si kryetar i PD-së.

Gjyqtari Gentjan Marku vendosi mos të legjitimojë Këshillin e thirrur nga Gazment Bardhi.

Read More
30 Pri
0

Anëtarja e kryesisë, Marinela Ziu: Ministria e Financave nuk publikon transaksionet e thesarit. Transaparenca është në ditët e saj më të errëta edhe për faktin e mungesës së financimit të projekteve antikorrupsion si Open Data Albania

 

REAGIMI I ANËTARES SË KRYESISË SË PD, MARINELA ZIU

MUNGESË TRANSPARENCE, TRANSAKSIONE E RIMBURSIME QË DUHET TË MBAHEN JASHTË VËMENDJES SË PUBLIKUT APO MUNGESË PARASH NË BUXHETIN E SHTETIT?!

Prej datës 19 mars, qyetarët më të varfër dhe më të vjedhur të Europës, e kanë të pamundur të monitorojnë shpenzimet e qeverisë, pasi Ministria e Financave për të disatën herë dhe pa asnjë lajmërim, nuk publikon transaksionet e thesarit.

Nga dita e saj e parë, ko qeveri ka thyer çdo rekord të mungesës së transparencës, e cila në çdo rast është shoqëruar me një megaaferë korruptive.

Listës së kontratave koncesionare e prokurimeve publike që nuk publikohen, Ligjeve e Vendime të Këshillit të Ministrave që publikohen me vonesë në Fletore Zyrtare, mjegullnajës e territ të informacionit me lejet e ndërtimit, investimet strategjike, ankandet, subvencionet, qiratë e pronave shtetërore e çdo kontrate tjetër publike… Tashmë prej javësh i shtohen edhe transaksionet e thesarit.

Fatkeqsisht, transaparenca është në ditët e saj më të errëta edhe për faktin e mungesës së financimit të projekteve antikorrupsion si Open Data Albania, si një dritare informacioni e aksesueshme lehtësisht, duke kontribuar në monitorimin e shpenzimeve të qeverisë jo vetëm nga media e gazetarë por mbi të gjitha nga qytetarët shqiptarë.

 

Read More
30 Pri
0

Kryebashkiaku i Tiranës në SPAK, Jupi: Një regjim më pak nëse bie Erion Veliaj!

REAGIMI I ANËTARES SË KRYESISË SË PD, TAULANDA JUPI:

 

Një regjim më pak nëse bie Erion Veliaj!

Mbështetje SPAK për hetimin dhe zbardhjen e aferave korruptive në Bashkinë e Tiranës , mbeshtetje SPAK për hetimin ndaj kujtdo që ka abuzuar me fondet publike, që abuzon me pushtetin që i jep besimi dhe vota e qytetarëve.

 

Fundi i pandëshkueshmërisë dhe barazia përpara organeve të drejtësisë për të ndërtuar shtetin e së drejtës ku gjithkush është i barabartë para ligjit.

 

Read More
29 Pri
0

Tritoli në shtëpinë e gjyqtarit, Alibeaj dënon aktin: Të zbardhet ngjarja sa më shpejt të jetë e mundur

 

REAGIMI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ

Dënimi i aktit terrorist ndaj gjyqtarit, Marinaj, meriton vëmendjen jo vetëm të strukturave shtetërore të zbatimit të ligjit dhe atyre gjyqësore. Këto të fundit, duhet ti garantojnë paraprakisht, atij dhe cdo magjistrati e familjarëve të tyre, paprekshmërinë e jetës e të shëndetit. Zbardhja e ngjarjes, sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe para se hipokrizia politike dhe pluhuri i harresës ta mbulojë është prova, për të vërtetuar se shteti nuk ka rënë dhe se sundimi i ligjit mbetet thjesht angazhim hipokrit i përfaqësuesve shtetërorë. E në fakt detyrimi parësor mbetet i secilit prej atyre që nga lartësia e politikës, me aktet e qendrimet e tyre krijojnë atmosferën publike dhe frymëzimin, që krimi i cdo natyre të gjejë guxim e të ngrejë dorën ndaj ligjit. Kundërvënia ndaj përpjekjeve të drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë është “terrorizmi shtetëror” i vërtetë. Mbështetja në vazhdimësi e drejtësisë, jashtë tutelës politike, është është kërkesa dhe rruga e një shoqërie që aspiron për BE. Nënshtrimi dhe gjetja e drejtësisë tek institucionet dhe procedurat e saj është detyrimi kushtetues dhe moral me i mire qoftë si mbështetje për komunitetin e magjistratëve e qoftë si shërbim ndaj publikut shqiptar. Që raste të tilla të mos përsëriten!

Read More
29 Pri
0

PD, Karabina: PD është e vendosur në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj SPAK-ut, nëpërmjet amendamenteve të saj

 

REAGIMI I ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE, MIRELA KARABINA

Ne nuk mund të presim të vijnë të tjerët dhe të na mbushin mendjen se Edi Rama është i korruptuar, bashkëpunëtorët e tij janë të lidhur me botën e nëndheshme të krimit dhe qeveria e tij është një ndër më të korruptuarat në Evropë.

Ne i dimë të gjitha këto. Ne e dime që SPAK-u është krijuar pikërisht për shkakun e korrupsionit të madh në vend, sepse në një vend pa korrupsion nuk do të ishte i nevojshëm.
Kjo klasë politike 34-vjeçare jo vetëm që është thellësisht e korruptuar dhe punon në të kundërtën e interesit të njerëzve, por shihini se si kacavirren me thonj poshtë ballkonit të njëri-tjetrit apo i hedhin kamerdare shpëtimi të ngjashmëve të tyre sa herë që ndiejnë rrezikun nga drejtësia që i troket te porta.

Ndaj Partia Demokratike është e vendosur në mbështetjen e saj të pakushtëzuar ndaj SPAK-ut, nëpërmjet amendamenteve të saj për t’u votuar si një sinjal i parë që politika e ka seriozisht mbështetjen ndaj drejtësisë dhe si një amanet që në këtë betejë mes të korruptuarëve dhe njerëzve të vjedhur përditë nga korrupsioni i tyre, PD qëndron në anën e njerëzve.

Read More
29 Pri
0

Kulluri: Gazetarët që përgënjeshtrojnë etiketimet e RAI-t, nuk duhet të harrojnë disa gjëra

 

REAGIM I SEKRETARIT PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN, EDVIN KULLURI

Gazetaret shqiptare qe jane investuar ne pergenjeshtrimin e etiketimeve te RAI per qeverine mbase kane te drejte! Shqiperia qeveriset me ligj dhe ndikimi i krimit te organizuar dhe korrupsioni i perhapur ne te gjitha nivelet e qeverisjes jane imagjinare!!!

 

Vetem se harrojne disa gjera:

-Ne vitet 2015-2016 Shqiperia u mboll me hashash nge Vermoshi ne Konispol;

-Ne Shqiperi u vendoset tritol gjyqtareve dhe oficereve te police u behen atentate;

-Ne pergjimet e policise grupe kriminale komunikojne me oficere policie dhe politikane te majte sic porosisin pizza;

-Ne lejet e ndertimit per pallate, kulla dhe resorte pastrohen miliarda euro qe vijne nga narko-trafiku;

-Gjysma e qeverise dhe kryetareve te bashkive jane shkarkuar per rekorde kriminale, ose jane denuar dhe vene ne hetim nga SPAK per korrupsion;

-Te tre raportet e fundit te Departamentit Amerikan te Shtetit flasin per korrupsion masiv dhe vletesojne vetem punen e SPAK dhe GJKKO e jo te qeverise!

 

Dhe ne kete situate, vullneti i qeverise eshte shprehur qarte permes Kryeministrit qe ka sulmuar te pakten 3 here publikisht SPAK dhe BKH!

Read More
28 Pri
0

Basha me shqiptarët në Lombardi: Nuk ka asgjë të pamundur për të realizuar votën e shqiptarëve, por kasta e vjetër politike nuk do ta mundësojë

Kryetari i Partisë Demkratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me shqiptarët në zonën e Lombardisë në Itali, ku ka vënë theksin tek vota e diasporës që sipas tij po mbahet peng nga kasta e vjetër politike në vend.

 

“Nuk ka asgjë të pamundur për të realizuar votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, për të realizuar votën tuaj këtu ku jetoni, në kushte të plota të integritetit dhe të lehtësisë për ta hedhur këtë votë. Por ka një komplot të kastës së vjetër politike, ka një komplot të atyre që sot e gjithë ditën, e gjithë natën e shohin diasporën shqiptare, emigrantët shqiptarë me vlerat që ju përfaqësoni, me parimet tek të cilat besoni, sepse përmes këtyre parimeve të jeni të qartë përpara, në Itali, Greqi, në Amerikë, në Angli e kudo si një rrezik esencial për lojën e tyre të vjetër. Për ta mbajtur Shqipërinë kështu siç është, madje duke e plakur e duke e pakësuar ditë për ditë, për sa kohë mbahet nën kontrollin e duarve dhe mendjeve të vjetëra politike. Kjo ëshët arsyeja pse më pak se një vit para të katërtave palë zgjedhje që kur premtoi votën e emigrantëve nga kjo sallë, ky kryeministër por jo vetëm ai i druhen zërit tuaj, i druhen vendimit tuaj, i druhen gjykimit tuaj, i druhen votës tuaj. Qëllimi është i qartë, t’ju bëjnë të hiqni dorë nga Shqipëria” – tha Basha.

 

Zoti Basha gjithashtu ka përsëritur 4 prioritetet e PD për lista të hapura, barazia e votës, votimi dhe numërimi elektronik si dhe vota e diasporës. Për këtë ai kërkoi mbështetjen e shqiptarëve në emigrim për të sjell një qeveri demokratike dhe europiane.

 

“Përkushtimi ynë është i plotë dhe i qartë. Së pari për listat e hapura, apo votën proferenciale. Do t’i mundësojmë edhe një herë qytetarëve tanë që të jenë ata, të jeni ju që vendosni kush ju përfaqëson në Kuvendin e Shqipërisë dhe jo një grusht kryetarësh partish. Barazia e votës që vota e çdo shqiptari të peshojë njësoj. Votimi dhe numërimi elektronik si një parakusht edhe për një votë efektive të diasporës. Dhe së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, rikthimi i gjysmës së Shqipërisë, i gjysmës së shqiptarëve që janë jashtë Shqipërisë në një korpus vendimmarrës politik, duke u dhënë pa asnjë hezitim të drejtën Kushtetuese duke e bërë atë efektive përmes votës së diasporës. Këto janë qëndrimet tona miq, por unë dua të jem i sinqert me ju. Më pak se një vit që na ndajnë nga zgjedhjet, faktorët kryesor që e mbajnë peng Shqipërinë, nuk i kemi në krahun tonë në asnjë prej këtyre synimeve, e në veçanti nuk i kemi në krahun tonë sa i takon votës së diasporës. Ndaj thirrja ime është që të bashkohemi në këtë betejë, ka akoma kohë. Dhe ekuacioni është i qartë: nga njëra anë janë shumica dërrmuese e shqiptarëve, e vëllezërve dhe motrave tuaja, e familjarëve tuaj të cilët duan t’ju kenë ju zërin tuaj, votën tuaj në ngritjen e parlamentit të ardhshëm dhe qeverisë së ardhshme të Shqipërisë pranë. Edhe nga këtu në Milano dua të përsëris të njëjtën thirrje, gjithësecili duhet të hedh të paktën një hap pas nga interesi personal, për interesat e Shqipërisë, për interesat e shqiptarëve, për interesat në këtë rast të demokratëve, po do të thoja të të gjithë shqiptarëve. Dhe në qoftë se bashkohemi përmes vlerave dhe jo egove personale, duke u bashkuar për të nesërmen dhe për të lënë pas të shkuarën me të mirat dhe të këqijat e veta, jam i bindur që një vit mjafton për të ndërtuar alternativën dhe për t’i dhënë çdo shqiptari arsyen për të shkuar për të ndëshkuar Edi Ramën me votë, e për të sjell një qeveri demokrate, europiane, pro perëndimore, për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve” u shpreh Basha.

 

Read More
27 Pri
0

Skandali me bashkëshortin e ministres Delina Ibrahimaj, PD: Rasti është kallëzuar në Policinë e Tiranës, por institucionet shtetërore kanë heshtur

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA, MIRELA KARABINA

 

Një ngjarje në përmasat e skandalit ka ndodhur mëngjesin e datës 20 Nëntor 2023 në mes të Tiranës, por që është mbyllur nga përfshirja e drejtuesve të disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive (ATK) është kërcënuar dhe qëlluar me thikë nga A.I., bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj. Rasti është kallëzuar në Policinë e Tiranës nga shtetasit E.K., por institucionet shtetërore kanë heshtur.

Ngjarja është denoncuar nga një media e cila jo vetëm e ka bërë të njohur për publikun ngjarjen e rëndë të një vepre penale që ka për objekt jetën dhe shëndetin e njeriut, por njëkohësisht ka dëshmuar skandalin e fshehjes së ngjarjes nga Policia e Shtetit.

Pas denoncimit në media, ka reaguar Ministrja Ibrahimaj dhe e ka pranuar faktin por pa dhënë shpjegime për shkakun e vërtetë  se pse dhe si ndodhi ngjarja.

Pse Ministrja priti 5 muaj që të reagojë për këtë ngjarje të rëndë?

Pse Policia e Shtetit e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen?

Pas reagimit të ministres dhe pranimit të përfshirjen së bashkëshortit të saj në këtë skandal, Policia e Shtetit duhet të japë shpjegime dhe të hedhe dritë mbi motivet e ngjarjes.

Ngjarje të tilla dëshmojnë edhe njëherë se si funskionon shteti i korruptuar i Edi Ramës:

qytetari është i pambrojtur dhe i pafuqishëm ndërsa pushtetarët me imunitet mbrojnë jo vetëm veten por dhe familjarë të tyre edhe kur bëhet fjalë dhe për akte dhune me pasoja për jetën apo shendetin e njeriut.

Denoncimi nga media i këtij skandali dëshmon qartë rolin e madh që ka ajo si aleate e publikut për të denoncuar dhe kontribuar në të mirë të tij.

Kryeministri Rama, të cilit është bërë zakon t’i hanë dardha e kumbulla pas shpine, nuk mund të fshihet më pas përgjegjësisë individuale. Ose duhet të shkarkojë ministren Ibrahimaj, për ushtrimin e pushtetit në fshehjen e ngjarjes, ose duhet të japë vetë dorëheqjen si kryeministër i paaftë i një qeverie të korruptuar!

Faleminderit!

Read More
27 Pri
0

“E kam dhënë njëherë dorëheqjen për Shkëlzenin”, PD i përgjigjet sulmeve të Metës duke risjellë përmes një video akuzat e tij për Sali Berishën

 

Zëdhënësja e PD i përgjigjet Ilir Metës:

 

Ky është Ilir Meta ose Ilir Metaj.

Koha kur ai ushqehej me “gjakun” e demokratëve ka marrë fund. Hallet e tij nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë hallet e Shqiptarëve.

 

 

Read More
26 Pri
0

Kreu i PD, Lulzim Basha, nis takimet me diasporën  

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka lajmëruar një takim me bashkatdhetarët e zonës së Desia në Itali, ku do të ketë mundësi të bashkëbisedojë me shqiptarët që jetojnë në këtë rajon mbi problematikat e tyre dhe sidomos për propozimin e PD për votën e diasporës. Basha e ka bërë të ditur këtë takim nëpërmjet një video ku fton qytetarët ti bashkohen në këtë takim.

 

Postimi i kryetarit të PD:

 

Ftesë bashkatdhetarëve tanë të takohemi dhe bashkëbisedojmë nesër në orën 18:00 në Euro Taverno Desio – Via Lavoratori Autobianchi Nr 1, Desio

 

 

Read More