Blog

13 Pri
0

Efekti i uljes së taksave që parashikon platforma e Partisë Demokratike është 1 miliardë euro në ekonomi, minimalisht 25 mijë vende të reja pune vetëm vitin e parë

Varfëria, papunësia, rënia e fuqisë blerëse, ilaçet e skaduara kanë qenë  disa nga shqetësimet që banorët e Cërrikut i kanë shprehur kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Të zhgënjyer nga vota që i dhanë Edi Ramës, pasi jo vetëm që nuk mbajti asnjë prej premtimeve por e përkeqësoi dhe më keq situatën ekonomike, qytetarët kanë shprehur besim dhe mbështetje tek platforma e Lulzim Bashës.

Zonjë : E votuam për të mirë atë Ramën. Ai na doli… Përkrahjen gocës ia hoqi, 5 veta. Djali ishte invalid, ia hoqi. Prandaj e futëm Ramën ne? Ne do ta heqim!

Tregtare: Veresie sa të mund. Ta fillosh që në mëngjes me një byrek 300 lekë të vjetra e deri në darkë, çfarë do të hajë një fëmijë… Xhiroja ka rënë. Tatimet duhen paguar. Tani unë po nuk shita mese do t’i paguaj?!

I papunë: Jam pa punë, kam aplikuar.

Basha: Kur ke aplikuar, sa kohë ke?

I papunë: Ka gati një vit.

Basha: Një vit, s’ke marrë akoma asnjë njoftim?

Grua: I kanë thënë kur të marrim ne vetë në telefon.

Qytetare : Ja edhe këto vezët veresi i kam marrë.

Basha: Ku i more?

Qytetare: Te dyqani atje poshtë kam gjithë ato borxhe.

Pensioniste: S’ka vetëm me pension. Djali papunë është vetë i tretë papunë, as përkrahje, as asgjë. Në kurriz tonë, të pensionit.

Është rikthyer sërish në Cërrik pas afro 8 muajsh, për të bashkëbiseduar me banorë dhe tregtarë. Ata thonë se situata është më keq se 8 muaj më parë. Listat në dyqane janë rritur e po kështu taksat, gjobat e papunësia.

Basha: Çfarë marrin veresie, çfarë mallrash kryesisht?

Tregtare: Ushqimore, vajin, sheqerin që është e domosdoshme që është e domosdoshme për shpinë.

Basha: Brenda çfarë afati i shlyejnë?

Tregtare: Unë pres mujoren. Ka raste që nuk mi sjellin e nuk marr dot furnizim.

Basha: 126.940 lekë

Tregtar: Janë tre mandate, janë tre për tu pagu. Shiko xhiron ditore.

Basha: Sigurimet sa janë rrit?

Tregtar:  Nga 140 mijë lekë që ka qenë kur keni qenë ju, ka vajtur rreth 200 mijë lekë sigurime për person.

Basha: Pra, vetëm me sigurime dhe taksë bashkiake keni paguar 140 mijë lekë më shumë.

Tregtar: Gjoba na vë jo nuk ke kasë. Kasën e kam, kam 8 vjet që e kam marrë. Më kanë vënë 200 mijë lekë gjobë, jo nuk ke vënë “Ju lutem tërhiqni kuponin tatimor”.

Basha: D.m.th me një gjobë ta kanë marrë dyfish taksën që ka bërë sikur ua ka heq.

Do të ulim taksat. do të shkojë 9% taksë e sheshtë, 15% do e çojmë TVSH-në.

E dyta, do të vëmë pullën fiskale dhe në momentin që ke pullën fiskale ardhja e tatimorit kur ti ke demonstruar pullën do të thotë e paligjshme, e jashtëligjshme.

Më investimet publike dhe me një klimë me investimesh private do të hapim vende pune. Se gjithë taksat po t’i ulim ne ty po s’pate xhiro, s’ke xhiro. Në qoftë se ai vjen të merr veresie ty, ti nuk arrin dot të mbijetosh apo jo?!

Banore: Ilir Beqja që thoshte do të bëjë këtë, do të bëjë atë. Asgjë s’bëri, për vete.

Basha: E bëri, e bëri për vete se 1 milionë dollarë i merr në muaj për vete.

Banore: Të hipë në avion e të zhduket ai. Të zhduket se po vdesim me ato ilaçet që na jep ai. I çova ilaçet në Greqi, mi hodhi ai. Më tha, ça pini ju? Epo i thash ne këto na japin. Pensionistat i futi në dhe.

Invalid: Unë jam invalid dhe këtë ilaçin që duhet ta marrë pa lekë e marr me lekë.

Basha: Sa të kushton ky ilaç?

Invalid: 8200-8300 lekë.  Po nuk më del tani se jo drita, jo ujë, jo bukë. Thanë për përkrahjen që do ti rrisin, nuk i rritën. 30 mijë lekë merr babai im në muaj.

Zoti Basha u ndal edhe në familjet e disa personave në varfëri ekstreme. Njëri prej tyre, i tha zotit Basha se është detyruar që gruan dhe vajzën t’i çojë në emigrim pasi nuk kishte me çfarë t’i mbante, se vetë është i sëmurë.

Basha: Kush është vajza, në çfarë vendi?

Banor: Në Gjermani bashkë me nusen time, i largova se s’kisha me çfarë ti mbaja. Kam një vit e 4 muaj që jam vetëm se nuk i mbaja dot me të ngrënë. Kam një vit e ca pa paguar as drita, as ujë se nuk kam, mi kanë prerë. S’ka ujë.

Banore: Ne vujmë për bukë, ku të vemi të mbytemi.

Kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi një bashkëbisedim dhe me të rinjtë e Cërrikut. Zoti Basha ka theksuar se platforma për arsimin parashikon mundësi për të rinjtë për të studiuar dhe orientuar në ato universitete ku tregu i punës është më i madh. Duke iu përgjigjur shqetësimit të tyre për nivelin e lartë të papunësisë, zoti Basha theksoi se shkak për këtë është korrupsioni dhe taksat e larta. Zoti Basha solli në vëmendje raportin e Dhomës Gjermane të Tregtisë e cila dëshmon se investitorët po largohen nga Shqipëria. Punësimi është prioritet kryesor, tha Basha ndërsa theksoi se ulja e taksave do të ketë një efekt prej 1 miliardë eurosh në ekonomi që përkthehet në minimalisht 25 mijë vende të reja pune.

Basha: Investitorët gjermanë që janë këtu po fillojnë të mbyllin bizneset, po fillojnë të nxjerrin nga puna më shumë shqiptarë. Ata që planifikonin të vinin, nuk vijnë. Shqipëria është e 19-ta në listën e rajonit.

Shteti nesër nen drejtimin tim, me votën dhe besimin tuaj do të të mendojë dhe do të përpiqet për një dhe vetëm një objektiv madhor, punësimin në tërësi dhe punësimin e të rinjve në veçanti.

Hapi i parë, ulja e taksave. Efekti, 1 miliardë euro në ekonomi. 1 miliardë euro në ekonomi janë minimalisht 25 mijë vende pune vetëm vitin e parë.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 13 Prill 2016

Read More
13 Pri
0

Mazhoranca, nga një krim kushtetues, në tjetrin

Grupi u ndal gjërësisht në diskutimin e bërë sot në Këshillin e mandateve . Ju jeni në dijeni të faktit që mazhoranca u detyrua më në fund të ecë në anën kushtetuese pasi deri dje ka qenë haptaz në kryerjen e një krimi kushtetues, duke mos pranuar të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çuarjen e cështjes së dy deputetëve të mazhorancës në gjykatë. Nga ky akt, pra më në fund janë tërhequr por sigurisht jo me dëshirë, por nën presionin e opozitës dhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë. Pra hapi i parë është arritur mund të konsiderohet ose jo, një fitore e jona. Them jo, sepse mazhoranca është e detyruar të zbatojë Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të bësh beteja për këtë çështje, është allogjike megjithatë në këto kushte jemi dhe për pasojë jemi të detyruar të luftojmë për zbatimin e Kushtetutës në Parlament, megjithatë ky hap tashmë duket i realizuar. Më në fund, mazhoranca është terhequr nga krimi kushtetues dhe ka marrë vendimin që ti dorëzojë në Gjykatën kushtetuese deputetët e saj.
Por ka një ngërç jurdik aty që është sqaruar dhe nga kolegët e mi sepse kuptohet që mazhoranca nuk është në pozita shumë të mira, pasi dihet këmbëngulja e Ramës për të mos i dërguar në Gjykatë Kushtetuese të dyja çështjet. Pas kësaj tërheqjeje, duket që ata përpiqen të bëjnë një shpëlarje, po është cështje e tyre. Duket pra, se ajo letra personale e dy deputetëve përdoret për të fshirë fytyrën e ndotur të mazhorancës në këtë rast. Për ne, rëndësi ka që, me justifikim ose pa justifikim, mazhoranca u detyrua të tërhiqet nga ky krim kushtetues. Por ndërkohë me zhvillimet e reja duket se ikja nga një krim kushtetues nuk po  e frenon të shkojë drejt një tjetër krimi kushtetuesm, që është ai i mospranimit të komisionit hetimor për CEZ. Siç e dini, çështja e CEZ është afera më e madhe korruptive e këtyre viteve në Shqipëri nën qeverisjen e Edi Ramës , ku Edi Rama  është direkt përgjegjës, është direkt i lidhur, pra një çështje korruptive që nxjerr direkt para publikut kryeministrin Rama.
Pyetje: Do marrë pjesë opozita të premten tek komsioni i reformës për drejtësi?
Unë po ju them që jemi prapë përballë prapë një krimi. Vendimin e merr mazhoranca nesër në parlament pasi nuk ka pranuar me justifikime aspak të qënësishme ngritjen e komisionit hetimor, një nga çështjet që e ka bërë të qartë Gjykata kushtetuese në Maj të vitit 2014, dhe që e kemi realizuar pas një marëveshje në Dhjetor të 2014, edhe me mazhorancën aktuale. Po i rikthehemi prapë një historie të vjetër ku mazhoranca përpiqet të pengojë ngritjen e komisioneve hetimore me justifikime që nuk kanë asnjë bazë ligjore, për më tepër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në Maj të 2014. Ky kthim pas, na çon prapë në pozitat e shkeljes së Kushtetuës nga mazhoranca, të një krimi kushtetues dhe sigurisht që grupi parlamentar i PD  do të marrë vendimet e tij.
Pyetje: Pra keni kushte të tjera?
Kush foli për kushte. Mua më pëlqen kur gazetarët përsërisin qëndrimet e politikanëve. Kushte të opoztës nuk ka. Kushtetuta është i vetmi kusht që ne kemi. Këtu ligjet janë të vetmet kushte që ne kemi. Po ju ripërsëris që ikën nga një krim kushtetues dhe po kalojnë në një krim tjetër kushtetues. Vendimin mazhoranca e merr nesër pasi nesër, parlamenti në senacë duhet të votojë dërgimin në Gjykatë Kushtetuesë të mandateve të dy deputetëve, pra papajtueshmërinë e mandateve të dy deputetëve të mazhorancës, dhe njëkohësisht duhet të votohet për ngritjen e komisionit hetimor të CEZ që është afera më e madhe korruptive e kësaj qeverie dhe që lidh direKt Edi Ramën me këtë akt korruptiv. Kjo është e vetmja arsye pse mazhoranca nuk pranon ta miratojë këtë komision dhe të kalojë në  një krim tjetër kushtetues.
Pyetje: Do të thotë do të prisni deri nesër?
Do të thotë që pas vendimit nesër në parlament ne do të marrim një vendim si grup, për të gjitha hapat e tjerë të opozitës.


Prononcimi për mediat i kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka, 13 prill 2016

Read More
13 Pri
0

Mazhoranca kërkon mekanizma për t’ia fshehur deputetët drejtësisë

Mazhoranca e kapur ngushtë prej arrogancës së saj për shkak të moszbatimit  të Kushtetutës dhe vendimeve te Gjykatës Kushtetuese kërkon të gjejë mjet shpëtimi nëpërmjet formulimeve evazive për dërgimin e cështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Në fakt nuk është e rregullt ligjërisht dicka e tillë, duhet të shkojë po e njëjta në Gjykatën  kushtetuese, shqyrtimi i kërkesës së deputetëve të PD të cilët kërkojnë që këtyre  dy deputetëve për shkak të abuzimit me mandatin në përfitimin e fondeve publike, tu mbarojë mandati. Megjithatë është një diskutim që nuk u mbyll me një dakortësi sepse vendimi i mazhorancës është goxha evaziv. Përsa i përket PD, ne do ta vendosim në forumet tona për të marrë një qëndrim për seancën plenare.

Në Gjykatën Kushtetuese  nuk mund të shkojnë kërkesa e zonjës Leskaj dhe e zotit Suli. Në Gjykatën Kushtetuese duhet të shkojë vendimi i Parlamentit, së bashku me kërkesën e deputetëve të PD, të cilët kërkojnë mbarimin e mandatit. Për të vendosur në raport me sjelljen e PD, në sencën parlamentare do të vendosin forumet. Do  të ishte shumë e thjeshtë që kur u paraqit kërkesa në parlament, parlamentit të kishte vendosur ashtu sic është shprehur Gjykata Kushtetuese, që cështja ti shkojë Gjykatës Kushtetuese. Pra të mos përpiqen të gjejnë makinacione të fshehin deputetët nga shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese, aq më tepër që sot kemi një vendim të qartë të kësaj Gjykate sesi duhet të sillet Parlamenti në raste të tilla. Ndaj ne kemi vendosur sic e dini dhe ju një marëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin që ka të bëjë jo vetëm me zbatimin e vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por ka të bëjë dhe me amendamentin e ligjit për dekriminalizimin dhe me amendamentin e ligjit për komisionet hetimore parlamentare. Pra situara është pak më e komplikuar nga c’duket.


Prononcimi per mediat i Sekretarit të Përgjithshëm, Ristani, pas mbledhjes së Komisionit të Mandateve, 13 Prill 2016

 

Read More
13 Pri
0

Mungojnë ilaçet, mungojnë paisjet, s’ka shëndetësi, ka biznes Rama-Beqaj

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Albana Vokshi së bashku me deputetët e PD-së Albina Deda dhe Bedri Mihaj, vizituan sot Spitalin e Onkologjisë në QSUT për të parë nga afër kushtet dhe trajtimin e pacientëve. Deputetët bashkëbiseduan me pacientë të shumtë që prisnin në radhë të gjata me orë të tëra për shkak të mungesës së shtretërve dhe kapaciteteve. Pacientë të shumtë u ankuan se mungojnë ilaçet për trajtimin e tyre duke u rrezikuar jetën.

“Jam kryefamiljare me dy vajza të vogla. Njërën 6 vjeç dhe tjetrën 10 vjeç që i kam mbyllur në shtëpi. Jam me ndihmë ekonomike prej 35 mijë lekësh dhe po pres ende këtu. Kurën e ndërpreva prej 4 muajsh sepse nuk kisha mundësi. Tani e kam nisur prap”, tha një paciente.

“Ilaçi im nuk është këtu. Më thanë ta blej dhe ai bën nga 200 deri në 300 mijë lekë”, u shpreh një grua.

Një prej mjekëve deklaroi se mesatarisht bëjnë nga 6 deri në 12 kimioterapi në ditë, krejt ndryshe nga sa ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, sikur bëhen deri në 80 në ditë.

Deputetët konstakuan se aparatura e kurimit të qafës së mitrës nuk funksionon prej disa vitesh vetëm për shkak se duhet vetëm një VKM e Ramës që të bëhet kontrata e të vihet në funksionim. Po ashtu, njera paisje e kobaltoterapisë nuk funksionon si duhet, sepse burimi i energjisë e ka kaluar afatin duke shkaktuar dëm në jetën e pacientëve.

“Ju i patë vetë radhët e gjata të paciantëve që presin, e që kanë ardhur nga skajet e Shqipërisë, që mbërrijne që në orët e para të mengjesit dhe ende nuk kishin pasur mundësi të vizitoheshin. Takuam pacientë që jo vetëm nuk kishin marrë kurën apo kimion falas, por ishin detyruar që barnat ti blinin që janë shumë të shtrenja deri në 300 mijë lekë. Folëm edhe për paisjet si ai i kobaltit dhe na konfirmuan se për periudha të caktuara, njëra prej pajisjeve nuk ka funksionuar fare, dhe vetëm para pak ditësh është vendosur në funksionim. Dua të theksoj se ndërsa Rama dhe Beqaj japin 338 milionë euro për klientë, sponsor dhe miq të tyre, pacientët dergjen dyerve të spitaleve pa marrë, jo shëndetësi falas, por asnjë kurë qe atyre u takon. Po ashtu, paisjet që janë tenderuar që në kohën e qeverisjes Berisha ende nuk janë vënë në punë, jo vetëm për neglizhencë por edhe për mungesë vemëndje nga kjo qeveri. Kësaj qeverie nuk i intereson as kujdesi dhe as jeta e pacientëve shqiptarë por u intereson të përvetësojnë sa më shumë pasuri për veten e tyre”, tha Vokshi.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë u ndal dhe në presionin e qeverisë ndaj mjekëve dhe profesionistëve.

“Personeli i cili na shoqëroi tek Onkologjiku u kërcënua me urdhër nga lart duke u thënë që të mos na shoqërojnë ne deputetëve të PD-së sepse ato vijnë si kriminelë. Dua ti them Ramës që nuk jemi ne kriminelë që vijmë të interesohemi për shëndetein dhe jetën e pacientëve, por kriminel është Edi Rama dhe Ilir Beqaj të cilët, paratë që duhet të shkonin për përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë po i çojnë në llogaritë e tyre bankare. Ne nuk do të heshtim por do të vazhdojmë presionin tonë, të flasim dhe të denoncojmë. Profesor Sallaku na konfirmoi se aparatura për kancerin e qafës së mitrës ka 3 vite që nuk funksionon për shkak se mungon një VKM nga ana e Ramës. Këto janë iniciativat që ne si deputetë do ti ngremë dhe në parlament. Të shpresojmë që ankesat e pacientëve të dëshpëruar që dergjen shkallëve të spitalit të mos bie në vesh në shurdhër dhe qeveria të reagojë”, deklaroi Vokshi.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 13 Prill 2016

Read More
13 Pri
0

Raportet ndërkombëtare: Korrupsioni i qeverisë ka kthyer Shqipërinë mbrapa

Dy raporte të rëndësishme ndërkombëtare kanë konfirmuar realitetin tronditës në Shqipëri për gjendjen e ekonomisë dhe të demokracisë.

Freedom House dhe Dhoma Gjermane e Industrisë bashkohen tek një tregues në lidhje me përkeqësimin e situatës në vendin tonë, që është korrupsioni galopant.

56 përqind e bizneseve gjermane e vlerësojnë si negative klimën në vend. Në 1 vit bie me 9 përqind vlerësimi gjerman për Shqipërinë.

Të fundit e konsideron biznesi gjerman Shqipërinë, si mundësi investimi në rajon.

Faktorë të vlerësuar si pengesë në zgjedhjen e Shqipërisë si destinacion investimesh janë mungesa e; luftës kundër informalitetit dhe korrupsionit, transparencës në tendera publikë, sigurisë ligjore, parashikueshmërisë së politikave ekonomike dhe administratës publike.

Nga ana tjetër, Freedom House thotë se Shqipëria është kthyer 12 vite mbrapa në gjendjen e demokracisë, pikërisht në realitetin e vitit 2004.

Korrupsioni, është treguesi më negative edhe sipas Freedom House.

Dhe në fakt, korrupsioni i Edi Ramës dhe oligarkëve të tij është i pranishëm në çdo vendim, në çdo fond, në çdo zyrë publike.

Tendera me fitues të përcaktuar ofertuesin me vlerën më të madhe, sa 99 e fondit limit.

Sekserë të gërbulur në vjedhje si Kokëdhima që është kthyer në adresën zyrtare të investitorëve.

340 milionë euro të shëndetësisë që u ndanë mes miqsh, ndërkohë që shëndetësia është në ditën më të keqe, pa ilaçe e pa paisjet bazë.

400 milionë dollarë u vodhën në dogana e tatime vetëm vitin që shkoi.

970 milionë euro dëme në një vit të konstatuara nga Kontrolli I Lartë i Shtetit.

Dhe ndërsa hajdutëria rritet, Banka Botërore tregon se 46.2 përqind e familjeve shqiptare janë zhytur në varfëri e jetojnë me jo më shumë se 5 dollarë në ditë.

Ky është realiteti dramatik që po konfirmohet çdo ditë edhe nga institucionet ndërkombëtare.

Kjo është oligarkia e korrupsionit e Edi Ramës, që qytetarët e shohin çdo ditë, por tashmë e konfirmuar edhe nga raportet e institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare.


Deklarata për mediat e deputetes, Jorida Tabaku, 13 Prill 2016

 

Read More
12 Pri
0

Forcohen lidhjet e të rinjve të djathtë në rajon

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi mori pjesë në punimet e DEMYC (Democrat Youth Community of Europe), e cila është organizata politike më e vjetër në Europë e të rinjve të qendrës së djathtë, në Shkup të Maqedonisë.

Në fjalën e tij z.Kelliçi ndau me delegatët nga e gjithë Europa shqetësimin e tij dhe të rinjve demokratë shqiptarë për situatën e rëndë ekonomike, papunësinë e të rinjve e cila kap shifrat zyrtare 33%, procesin e dekriminalizimit i cili do të ndalë promovimin e njerëzve me të shkuar kriminale si dhe eksodin masiv të shqiptarëve. Nga ana tjeter, z. Këlliçi informoi të rinjtë Europiane mbi modelin tjetër të cilin ofron Partia Demokratike dhe Kryetari Basha i cili që prej fillimit, i ka kushtuar një rëndësi të veçantë promovimit të të rinjve në parti. Së fundmi, mbështetja e z Basha ndaj të rinjve u demonstrua muajin e kaluar ku deklaroi publikisht se do t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PD që në zgjedhjet e ardhshme, 35% e kandidatëve për deputete të PD, të vijnë nga rradhët e FRPD.

Kryetari Këlliçi u takua edhe me mjaft të rinj shqiptarë në Maqedoni si me Ministrin e sapo emeruar të Arsimit dhe Shkencës, z. Pishtar Lutfiu, z. Faton Pollozhani, zv. Ministër i Transportit dhe ministrin e Ekonomisë Driton Kuçi.

Kryetari i FRPD zhvilloi edhe një vizitë në Preshëvë ku u prit nga Kryetari i Komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa dhe përfaqësues të Forumit Rinor të Partisë Demokratike Shqiptare atje. Në takim u diskutua mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe dhe diskriminimi nga ana e qeverisë qendrore serbe në ndarjen e fondeve për Komunën dhe mungesën e ndihmës në përballimin e krizës së refugjatëve.

Me përfaqësues të Forumit Rinor të PD në Preshevë u nda shqetësimi i papunësisë të të rinjve dhe reduktimi i kuotave nga ana e MInistrisë Shqiptare të Arsimit për studentë të Preshevës.

Vizita ne Trevat Shqiptare u mbyll në Prishtinë me Kryetarin e Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, z.Armend Ibrahimi. Thellimi i bashkëpunimit midis FRPD dhe FRLDK ishte tema kryesore për të cilën u bisedua.

Në përfundim të vizitave në Trevat Shqiptare me përfaqësues të Forumeve Rinore nga Maqedonia,Kosova dhe Presheva u ra dakord për fillimin e bashkëpunimit midis Forumeve Rinore,shkëmbimin  e eksperiencave,trajnimin e përbashkët dhe për mundësinë e organizimit në muajt që vijnë të një takimi në Tiranë me të gjithë përfaqësuesit e Forumeve Rinore të Trevave Shqiptare.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 12 Prill 2016

Read More
12 Pri
0

Mazhoranca nxjerr pengesat e para për hetimin e aferës 500 milionë euro Rama-CEZ

Sapo përfundoi Konferenca e Kryetarëve ku u mor në shqyrtim kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për marrëveshjen me mirëkuptim mes qeverisë shqiptare me CEZ. Për fat të keq, nga diskutimet që u bënë në Konferencën e Kryetarëve, maxhoranca vazhdon me praktikat e vjetra të kundërshtimit të iniciativave të opozitës për të ngritur komisione hetimore parlamentare, me argumenta që tashmë janë adresuar mirë nga Gjykata Kushtetuese, si argumenti që paralelisht po heton edhe prokuroria për këtë çështje.

Gjykata Kushtetuese është shprehur në vitin 2014, me rastin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për serverin e tatimeve, se fakti që heton Prokuroria nuk e përjashton Kuvendin të ngrejë komisione hetimore parlamentare dhe të hetojë të njëjtën çështje nga pikëpamja administrative. Madje është shprehur fare qartë që të dy organet nuk zëvendësojnë dot njëri tjetrin dhe kanë fusha të përcaktuara dhe për rrjedhojë mund të hetojnë në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri.

Po kështu mazhoranca përdor truke, duke propozuar që komisionit hetimor parlamentar i propozuar nga ne, ti zgjerohet fusha e objektit, duke hetuar dhe marrëveshjen për privatizimin e CEZ dhe zbatimin e kësaj marrëveshjeje, gjatë viteve që funksionoi privatizimi. Dua të them që ne nuk jemi kundër asnjë lloj iniciative për të hetuar çdo periudhë të privatizimit dhe funksionimit  të CEZ në  sektorin energjitik shqiptar, gjë që e kemi shprehur dhe në debatin që është zhvilluar para disa muajsh rreth kësaj çështjeje. Është e drejta e mazhorancës ta kërkojë këtë komision. Ne do ti japim edhe votat e opozitës, në mënyrë që të ngrihet dhe mazhoranca të hetojë çdo gjë që mendon se ka vend për të hetuar. Ka pasur kohë në periudhën kur ka qenë opozitë që të mund ta ngrinte këtë komision, por nuk e ka ngritur. Ka rastin ta ngrejë edhe tani që është në mazhorancë madje ka edhe më shumë mjete e mundësi të hetojë të gjithë periudhën që nga privatizimi dhe funksionimi i CEZ në Shqipëri. Por me këto truke, me këto marifete nuk mund të pengojë punën dhe objektivin e opozitës për të hetuar zgjidhjen me mirëkuptim të marrëveshjes ndërmjet qeverisë shqiptare dhe CEZ, një aferë ku te paktën 500 milionë euro iu morën shqiptareve. Sigurisht nuk pati mirëkuptim nga mazhoranca për të respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe u la që të arrihet ndoshta deri të enjten, që të mund të konsultohet më mirë, me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të vihet ndoshta me ndonjë vendim të ri, ditën e enjte. Por në thelb ajo që desha të theksoj është se po vazhdohet me taktikat e mosrespektimit të vendimeve  të Gjykatës Kushtetuese, për të cilët kemi pasur një dakortësim, një marrëveshje në Dhjetor të 2014, ku pati dhe ndërmjetësim të ndërkombëtarëve.
Qëndrimi që u mbajt në Konferencën e Kryetarëve ka të bëjë pra me shkeljen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët janë e zezë mbi të bardhë të qartë që është e drejta e pakicës të kërkojë ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për një cështje dhe është detyrim i mazhorancës, i Kuvendit ta ngrejë këtë komision dhe ta miratojë pa ekuivoke. Kjo gjë nuk po ndodh deri tani dhe shpresoj  të korigjohet ditën e enjte.


Prononcim i nënkryetarit të Kuvendit, Edmond Spaho pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, 12 Prill 2016

Read More
12 Pri
0

Mirëmbajtja e rrjetit, Rama, 8.8 milionë euro mikut të tij pa tender e pa garë

8.8 milionë euro me një dorë, pa tender e pa garë.

Kjo është goditja e radhës e Edi Ramës që ka vendosur të ndajë këtë shumë marramendëse me oligarkët e tij, për mirëmbajtjen e rrjetit dixhital të Radio Televizionit Shqiptar.

Maxhoranca në Këshillin Drejtues të RTSH, nën urdhërat e Edi Ramës ka miratuar javën që kaloi këtë kontratë të dyshimtë, me vlerë 8.8 milionë euro.

Kontrata, e cila i është paraqitur Këshillit Drejtues që në muajin gusht të vitit 2015, paracakton si përfituese kompaninë IDEA-Tel, një firmë e afërt me ministra e deputetë të maxhorancës aktuale.

Megjithë debatet dhe kundërshtimet në Këshill, dhe kërkesën e shumë anëtarëve për organizimin e nje tenderi të hapur dhe konkurues, apo për kualifikimin e stafit të RTSH, për ta realizuar ata, mirëmbajtjen e rrjetit dixhital, duke kursyer kështu miliona euro të taksapaguesve shqiptarë, gjithçka ka qënë e kotë pasi Edi Rama e kishte vendosur tia jepte, më saktë të ndante me klientin e tij 8.8 milionë euro.

8.8 milionë euro, paratë e shqiptarëve, do të jepen për këtë kompani, edhe pse rrjeti dixhital ende nuk është ndërtuar.

Pra përpara se të ndërtohet rrjeti, Edi Rama ka menduar të ndajë plaçkën me atë që do ta mirëmbaje.

Ja çfarë bën Edi Rama me paratë e shqiptarëve, ndërkohë që gjysma e popullit, 46.2 përqind e familjeve jetojnë me 5 dollarë në ditë, pra kanë përfunduar në varfëri të plotë, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore.

8.8 milionë euro me një dorë për mikun e tij, teksa ka ulur ndihmën sociale e ka rritur papunësinë.

Ky është sundimi i oligarkisë, ku populli varfërohet çdo ditë, ndërsa Edi Rama me klientët e tij shtojnë milionat, shtojnë llogaritë në parajsat fiskale.


Deklarata për mediat e Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, 12 Prill 2016

 

Read More
11 Pri
0

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, prioriteti i parë dhe më i rëndësishmi i Shqipërisë

Kemi rënë dakord të konsolidojmë qëndrimet tona për tre çështje kryesore: zgjedhje të lira dhe të ndershme, sistemi që të garantojë përfaqësimin e shqiptarëve dhe platforma opozitare me taksa të ulëta, garantimin e pronës private, garantimin e lirisësi rrugët për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike drejt një ekonomike të fortë me një të ardhme të sigurtë.
Procesin zgjedhor, zgjedhjet e lira dhe të ndershme që janë prioriteti i parë dhe më i rëndësishmi i Shqipërisë.
Mundësia e qytetarëve për t’u shprehur me votën e tyre për keqqeverisjen, regjimin oligarkik dhe kriminal që është përgjegjës për shpunësimin masiv të tyre, për varfërinë, për eksodin masiv janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë po kështu mundësia për të zgjedhur midis programeve dhe për të nxjerrë vendin nga kriza. Ndaj e gjithë vëmendja e opozitës e gjithë vëmendja e koalicionit opozitar përqendrohet tek ky prioritet i prioriteteve : Garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Platforma opozitare, strategjia jonë e cila po rakordohet me të gjithë partitë politike pjesëmarrëse në këtë tryezë e do të rakordohet edhe me parti të tjera politike që kanë shprehur interesin ti bashkëngjiten tryezës, parashikon: 1. garantimin e votës së lirë, 2. garantimin e numërimit të votës. Për këto të dyja ka një sërë opsionesh ku nuk përjashtohet mundësia për votimin elektronik, numërimi elektronik i cili është tashmë një realitet ligjor që duhet respektuar që në zgjedhjet e ardhshme dhe kjo kërkon përgatitje. 3. Çështja e financimit të partive, që do të thotë kriminalizim i donacioneve private, financim i drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit. Por jemi të hapur të diskutojmë çdo alternativë tjetër që pamundëson miliardat e korrupsionit qeveritar të derdhen me lugë kafeje për të blerë votën e për të ushtruar presion mbi votuesit. E padyshim 4. zbatimi deri në një i ligjit të dekriminalizimit dhe 5. garantimi i lirisë së medias.
Këto janë 5 shtyllat kryesore mbi të cilat mbështetet propozimi ynë, propozim i cili do të marrë formë finale pas diskutimit të kësaj platforme nga të gjithë partitë e koalicionit opozitar.
Çështja e dytë ka të bëjë me sistemin, ku partitë dhe kryetarët e partive opozitare kanë diskutuar në një frymë të hapur për të gjitha opsionet që garantojnë përfaqësimin sa më të mirë të qytetarit shqiptarë në vendimmarrjen e nesërme parlamentare. Për t’i dhënë fund këtij hendeku të tmerrshëm midis realitetit të dhimbshëm të çdo shqiptari – 47% e të cilëve jetojne në nivel varfërie sipas Bankës Botërore – dhe një parlamenti të mbushur me të korruptuar, kriminelë, banditë që nuk përfaqësojnë asgjë përveç trilleve të kryetarit që i ka sjellë aty. Kjo mbetet pjesë e dialogut – sepse jo gjithçka mund ta vendosë në mënyrë të njëanshme koalicioni ynë – por për të cilin do të mbështetemi në përvojat më të mira duke përfshirë edhe zgjerimin e kontrollit parlamentar mbi qeverisjen, edhe sistemin ”bikameral”.
Pra janë një sërë opsionesh të cilat jemi të përgatitur t’i diskutojmë me mirëbesim. Por mirëbesimi mund të ekzistojë vetëm nëse garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, kjo do t’i paraprijë diskutimeve për sistemin. Të gjitha opsionet që mundësojnë një përfaqësim qytetarit shqiptar në parlament. Që qytetari ta dijë se kush është deputeti apo deputetja që e përfaqëson dhe deputeti apo deputetja në Parlament ta dijë se kë qytetar përfaqëson. Pra mbushjen e këtij hendeku të tmerrshëm antidemokratik të krijuar si rezultat, kryesisht të inkriminimit të elitës së deputetëve dhe i kusarizimit të profesionit të deputetit, që ka qenë edhe beteja jonë e fundit dhe në vazhdim për çështjen e mandatit të atyre që abuzojnë me pushtetin për të përfituar materialisht.

Së treti, kemi diskutuar për çështjen e platformës opozitare, propozimin tonë për t’i dhënë shqiptarëve një ekonomi që prodhon, punëson dhe pasuron shqiptarët. Dhe jo një ekonomi të dobët, një të sotme dhe të nesërme të pasigurt për hir të një grushti oligarkësh që rrëmbejnë miliardat e buxhetit të shtetit. Që kanë shndërruar shëndetësinë përmes kryehajdutit dhe kriminelit të luftës Ilir Beqaj në sektorin ku torturohen shqiptarët.
Të një klime biznesi që nxit investimet e brendshme dhe të huaja dhe nuk i fik ato pavarësisht përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë e cila në gjashtë muaj vazhdon t’ë ulë interesin por pa asnjë reagim pozitiv nga ekonomia.
Dhe të një sensi realiteti nga qeverisja për ndihmuar biznesin dhe jo një sensi donkishotesk prej Borati si ai që shprehu sot Edi Rama, ku në vend të ulte kokën dhe të reflektonte për atë që i thotë Banka Botërore, thërret “urra, urra!” për mosushqyerjen e fëmijëve shqiptarë, për rënien e punësimit, për eksodin, për korrupsionin.
Për koncesionet e tmerrshme të bashkëhajdutit të tij Ilir Beqja dhe hajdutëve të tjerë të cilët kanë bërë të mundur që Shqipëria në dy vite e gjysëm të trefishojë numrin e personave në mjerim e varfëri, që Shqipëria të bjerë në gjithë indekset e eksportit, importit, investimeve, besimit të konsumatorit dhe të vetmit që hedhin vallen e “Napolonit” janë këta pushtetarë të korruptuar të cilët grabisin nga mëngjesi deri në darkë, plaçkisin nga mëngjesi deri në darkë pa frikë se mund të ndëshkohen nga ligji dhe Kushtetuta sepse e shohin veten e tyre mbi ligjin dhe Kushtetutën.


Prononcimi per mediat i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit me aleatët, 11 Prill 2016

 

Read More
11 Pri
0

Rama-Beqaj ndajnë milionat e shëndetësisë, të sëmurët me kancer në mëshirë të fatit

Situata e shëndetësisë, e spitaleve është tejet dramatike. Në çdo pavion ka mungesa bazike, por më e rëndë është gjendja tek Onkologjiku ku trajtohen të sëmurët me kancer.

Sot, po denoncojme mashtrimin e rradhës me buxhetin e investimeve për aparaturat e kimioterapisë. Në pavionin e onkologjikut, radha për mjekimin e jetës është shkak i korrupsionit.

Ndiqni më poshtë, vetëm disa nga faktet e denoncuara nga pacientë të prekur nga sëmundjet tumorale dhe familjarë të tyre:

Teksa Ilir Beqaj me Edi Ramën, kanë tenderuar mbi 300 milionë euro, duke i ndarë me miq e klientë, tek onkologjiku;

-Prej muajsh nuk funksionon siç duhet asnjëra nga aparaturat e kobaltit, ndërkohë akseleratori lineat, financim i Qeverisë Demokratike, ende nuk është vënë në funksionim pavarësisht se u inagurua nga Kreministri në ditën ndërkombëtare të luftës ndaj Kancerit.

-Kobalti i vetëm që punon ka punuar për muaj të tërë është kthyer në rrezik rrezatimi të dëmshëm pasi ka 8 vite pa u ndërruar. Nga 3-4 minuta që duhet të jetë, vizita zgjat mbi 8 minuta, efektet kuruese ne thellesi i ka minimale dhe djegja në siperfaqe është e madhe‎ dhe rrezikon organet afër rrezatimit. Por ajo çka e bën edhe më skandaloze është fakti që pacientët nuk njoftohen e nuk paralajmërohen për efektet negative të përdorimit tek ta të pajisjeve të kobaltit…

-Kyriterapia për femrat, që trajton tumoret vaginale, ka 2 vjet që nuk punon‎.

-Janë rreth 300 pacientë në ditë që shkojnë aty për të gjetur shpëtim, por të cilëve ju ofrohet falas vetëm vuajtje e dëshpërim . . . e asnjë shërbim jetik.

-Mungojnë ilaçet bazë si; 5 FLU, Taxoter, Doxyrubicine, etj. Ndërkohë që siç edhe e kemi denoncuar, në treg qarkullojnë barna kontrabandë që kanë hyrë nga vendet fqinje e që në shumë raste janë vetëm për përdorim spitalor.

-Pacientët presin me orë e ka raste edhe ditë të tëra në mungesë kapacitetesh e shtretërish. Shumë kthehen andej nga kanë ardhur pa marrë as kurë e as mjekim. Shume pacientë referohen te privatet.

Kjo pra është gjendja katastrofale me shëndetësinë me spitalet.

Ndërkohë që Edi Rama e Ilir Beqa vazhdojnë të krekosen, të mburren, e të mendojnë se si të ndajnë milionë euro të tjera me miqtë e tyre.

Ndërkohë që Rama pretendon që 120 milionë EURO të dhëna mikeshës dhe sponsores së tij mund të shpëtojnë 450 pacientë në 10 vjet…vetëm nga moskurimi i pacientëve më sëmundje të rënda mund të humbin jetën qindra qytetarë në vit…

Ne nuk do të ndalemi në denoncimet e korrupsionit me fondet për shëndetin e popullatës, duke i bërë thirrje Prokurorisë të përparojë në hetime, pasi bilanci i krimeve në shëndetësi po kthehet në bilanc lufte.

Ftoj publikun, median dhe trupën mjekësore të na bashkohet, për të ndalur këtë sjellje anti humane që po merr jetë çdo sekond  në Shqipëri.


Deklarate deputetes Albana Vokshi

 

Read More