Blog

18 Pri
0

TAP nis punimet, Rama krenohet me punën e qeverisë së mëparshme

Partia Demokratike, përshëndet nisjen e punimeve për ndërtimin e gazsjellësit TAP.

I fundmi i investimeve serioze në vendin tonë i firmosur në fillim të vitit 2013 është një kujtesë për seriozitetin dhe angazhimin e qeverisë së Partisë Demokratike në shërbim të ekonomisë dhe punësimit.

Por sot edhe një herë, u pa se sa qesharak bëhet Kryeministri, i cili jo vetëm nuk përmend asgjë për punën e mëparshme, por i kapur rëndë nga sindroma e vitit zero flet sikur projekti lindi ditën që ai erdhi në pushtet.

Ekonomia shqiptare ende vazhdon të mbahet në patericat e investimeve të qeverisë së shkuar sepse vetë Edi Rama ka të tjera prioritete: pasurimin e tij dhe oligarkëve të tij përmes tenderave dhe koncesioneve korruptive me paratë e taksave të rritura të shqiptarëve.

Ekonomia sot reflekton plotësisht dështimin e zotimeve që ky kryeministër bëri 3 vjet më parë.

Edi Rama ka mbi supe damkën e rënies së investimeve të huaja me 57 mln euro më pak (5.7%) në raport me vitin zgjedhor 2013.

Sot fatkeqësisht Shqipëria nuk është më një vend atraktiv për investimet e huaja ashtu siç e kanë konfirmuar edhe investitorët gjermanë apo amerikanë. Asnjë investitor strategjik nuk ka ardhur e nuk do të vijë në qeverisjen e Edi Ramës. Shumë prej tyre janë larguar dhe të tjerë janë bërë gati të ikin.

Sepse Shqipëria vuan nga korrupsioni i përhapur gërryes siç thotë Departamenti Amerikan i Shtetit,  dhe është vendi me taksat më të larta në rajon siç thotë raporti i Freedom House.

Sot në Shqipëri për herë të parë në 6 vitet e fundit konsumi ka rënë në vlera negative. Shqipëria ka nivelin më të ulët të besimit ndër biznese e konsumatorë në 15 vitet e fundit, siç thotë Banka e Shqipërisë.

Shqipëria e fundit në rajon sa i takon transformimit, siç edhe Indeksi Gjerman i Transformimit (Bertelsmann Stiftung) raporton, është produkt i tre vjetëve keq-qeverisje të Edi Ramës.

Thellimi i varfërisë, papunësia që shtohet çdo ditë, taksat e larta, faturat e kripura, gjobat me dorë të rëndë, rënia e fuqisë blerëse, rënia e investimeve, konsumit dhe mirëqenies, ky është realiteti që prodhuan tre vjet mashtrime, dështime, kërbaç dhe korrupsion.

Kjo nuk është Shqipëria që ne duam.

Prandaj ne jemi zotuar se do ta nxjerrim vendin nga kriza Rama. Përmes uljes së taksave, tarifave dhe faturave do ti kthejmë shqiptareve dhe 1 miliard euro çdo vit. Bashke do të ndërtojmë një ekonomi të fortë dhe një të nesërme të sigurte për të gjithe e do ta bëjmë Shqipërinë vendin më atraktiv në rajon për investitorët. Duke i rikthyer besimin bizneseve të huaj dhe atyre vendas për të investuar, për të krijuar vende pune e siguruar mirëqënie.


Deklarata për mediat e deputetes Jorida Tabaku, 18 Prill 2016

 

Read More
17 Pri
0

100 milionë euro nga buxheti do shkojnë si subvencione drejtpërdrejt tek fermerët

Në programin qeverisës Partia Demokratike ka përcaktuar bujqësinë si prioritet dhe një ndër levat kryesore për të nxjerrë vendin nga kriza. Për këtë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u tha fermerëve të Xarrës dhe Konispolit se 150 milione euro nga buxheti do të shkojnë për bujqësinë. 100 milionë prej të cilave do të shkojnë për subvencione të drejtpërdrejta për fermerët.

Fermer: E gjithë kjo fushë vaditet me pikatore. Dhe unë naftën e blej 1800- 1700 lekë litri. Të paktën nafta të subvencionohet, të marrë pesë lekë bujku.

Basha: Leva për ta nxjerrë ekonominë shqiptare nga kriza për ne është bujqësia. Kjo është arsyeja pse kemi vendosur dhe pse nesër në qeverisje 150 milionë euro në vit do t’i shpenzojmë për bujqësinë, në dy kolona. Kolona e parë infrastrukturë bujqësore. Kolona e dytë subvencione të drejtpërdrejta për fermerin. 50 milion euro në vit do të dedikohen për të përfunduar infrastrukturën ndihmëse bujqësore dhe 100 milionë euro të tjera do të rezervohen vetëm për subvencionim të drejtpërdrejtë fermerit. Siç jepet pensioni, siç jepet ndihma ekonomike, kështu do të jepet edhe subvencioni për fermerin.

Papunësia është një nga shqetësimet më të mëdha të banorëve të Ksamilit, një nga zonat turistike më të bukura të vendit. Banorët theksuan në takimin me zotin Basha se janë te detyruar të marrin para borxh dhe për tu ushqyer.

Banorë: Kanë mbetë të rinjtë papunë, vijnë vërdallë, venë burgjeve.

Banorë: Kam hy borxh 2 milionë lekë për copën e bukës.

Banore: Kisha për të marrë ilaçet, nuk i mora. Ishte 30 mijë lekë një kuti ilaçe, e lash pa marrë.

Basha: Hapi i parë do të jetë ulja e taksave. Çfarë është ulja e taksave? Ulja e taksave është 1 miliard euro në ekonomi, mesatarisht 2 milionë lekë të vjetra për çdo familje, çdo vit. Me paratë e tjera të taksave do të hapim punë publike, po punë publike tamam dhe jo gënjeshtra, jo mashtrime. Ujësjellës, kanalizime, rrugë, shkolla, spitale, vaditje, subvencione për fermerët, subvencione për peshkimin, subvencione për industri që hapin vende pune për të rinjtë.

Situata është po kaq e keqe në Delvinë.Heqja e kempit dhe ndihmës ekonomike në mënyrë abuzive ka lënë në mëshirë të fatit shumë familje. Ndonëse prej 13 vitesh merrte pagesën e invaliditetit, një kryefamiljar i tha liderit të opozitës se prej disa muajsh ia kishin ndërprerë pa të drejtë. Megjithë ankesat e shumta askush nuk i kishte dëgjuar dhe as nuk kishin marrë përgjigje. Fëmijët e tij të mitur – rrëfeu kryefamiljari – flinin shpeshherë pa ngrenë pasi e vetmja e ardhur ishte ajo pagesë.

Banor: 13 vjet invalid, na erdhi një vlonjate vjet këtu në komision na i hoqi fare. Ja, më kërkojnë të hajnë fëmija, unë shpirtin nuk ia jap dot fëmijëve se s’kam ç’të bëj. Herë flejmë pa bukë në darkë, herë me bukë.

Banore: Këtu ka papunësi shumë të madhe. Ujë këtu s’ke, bukë këtu s’ke, ushqime s’ke, asnjë gje s’ke. Ja shiko si i ke tërë delvinjotët, ja si janë!

Basha: Kjo sprovë trevjeçare le të shërbejë që të mblidhemi e të bashkohemi të gjithë njësoj si para 25-vitesh. Kjo është një ftesë e hapur edhe për ata të tjerët që ndoshta nuk kanë votuar më parë për Partinë Demokratike por që duhet të shohin sot jo thjesht flamurin e Partisë Demokratike por propozimin e Partisë Demokratike, vizionin e Partisë Demokratike, vendosmërinë dhe pastërtinë e Partisë Demokratike për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike dhe për tu dhënë shqiptarëve punë dhe punësim.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 18 Prill 2016

Read More
17 Pri
0

Rama çon krimin dhe në Universitet, bie dhe standardi i fundit i Republikës

Eshtë zyrtare që kandidati për rektor i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, është kërcënuar nga Emiliano Shullazi, që të tërhiqet nga gara.
Eshtë po ashtu zyrtare se ky është fundi i çdo standardi të Republikës, një rrënim që mban emrin dhe firmën e Edi Ramës.
Profesor Koni, u kërcënua nga kreu i bandës më të rrezikshme në vend, sepse nuk është kandidati i Edi Ramës.
U kërcënua me jetën e djalit të tij, për ti hapur rrugën njeriut të Edi Ramës, për ti hapur rrugën kapjes së Universitetit të Tiranës.
Nga shumë këmbana alarmi që kanë rënë prej tre vitesh për arsimin në vend, kjo është padyshim më e rënda, është klithma e rënies së botës akademike në duart e krimit.
Universiteti ndoshta ishte i vetmi institucion ende i painkriminuar nga Edi Rama.
Dhe kjo ishte një sfidë për kryeministrin, që ka vënë në shërbim të banditëve e trafikantëve çdo zyrë publike, deri dhe parlamentin.
Pasi rriti tarifat, duke favorizuar klientelën e tij e duke privuar të rinjtë që s’kanë mundësi ekonomike, nga e drejta kushtetuese për arsim të lartë, Edi Rama tentoi ta pushojë së ekzistuari Universitetin, duke caktuar rektor Shullazin.
Por ky model i Edi Ramës për universitetin, ka për t’u refuzuar me përbuzje e neveri nga bota akademike, nga profesorët, pedagogët e studentët e Tiranës.


Deklarata për mediat e kreut të Departamentit të Arsimit, Luçiano Boçi, 18 Prill 2016

 

Read More
16 Pri
0

Me taksat më të ulëta në histori, 9% Taksë e Sheshtë, 15% TVSH do të nxjerrim vendin nga kriza

Taksat e larta, papunësia, rënia e fuqisë blerëse, mungesa e investimeve kanë qenë shqetësimet që tregtarët e Sarandës i kanë shprehur kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë bashkëbisedimit me ta në tregjet e qytetit. Një nga tregtarët i tha zotit Basha se në katër muaj kishte bërë vetëm 50 mijë lekë xhiro, ndërsa të tjerë ankohen për dhunë që policia ushtron ndaj tyre kur shesin prodhimet e shtëpisë, për të mbajtur frymën gjallë. Për më të varfrit nuk ka asnjë vëmendje nga qeveria apo bashkia, të cilët detyrohen që dhe ilaçet t’i marrin me listë.

Banore: Pensioni më shkon i gjithi për ilaçe dhe drita. I marr ilaçet borxh tek Gëzimi (farmacisti), 70 andej, 70 korenti. Gjithë pensioni mua më ik.

Basha: Korent dhe ilaçe gjithë pensioni ?

Banore: Korenti dhe ilaçet gjithë pensioni edhe shiringat i blej me lekë. Shiko se çdo hajë burri tashi?! Dy domate kam t’i bëj një sallatë, bën tre herë në ditë antibiotikë.

Basha: Për të gjitha familjet në asistencë ekonomike, familjet me pension invaliditeti, familjet në ndihmë ekonomike, energjinë (deri 200 kw), ilaçet dhe ujin do t’i paguajë shteti.

Banorë: Kam marrë tre herë në telefon bashkinë dhe nuk më është përgjigjur asnjëherë. Çfarë po bëhet? Kanë vënë një kukull në bashki?! Ka mbi një vit që është zgjedhur dhe nuk e njohim se kush është. Rrugë, ujë, drita asgjë më tepër nuk kërkojmë.

Tregtar: Qytet turistik, shiko ku punojmë ne, shiko ku punojmë ne, shiko. Këtu është si stallë kuajsh.

Basha: Rrugë tjetër përveç taksave të ulëta për ekonominë shqiptare nuk ka. Rruga tjetër është kjo që po shikoni, po futet në gropë sepse taksat e larta ia marrin paranë nga xhepi konsumatorit, mbyllin biznesin, mbyllin vendet e punës.

Tregtare: Ne vijmë këtu shesim vetëm aty te dera. Sa dalim një çikë te dera na vjen policia, i themi ne “si ujqërit, si bishë”. Na i merr nga dora, na i hedh poshtë, na ofendon.

Tregtare: Kam që në janar e deri më sot unë s’kam bërë 50 mijë lekë.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte dhe në familjen e Tahire Izetit, 77- vjeç. Ajo ka muaj që përplaset në dyert e OSHEE-së, për shkak se i kanë dërguar një faturë, detyrim të prapambetur të 2011-ës prej 380 mijë lekësh. Zonja Izeti tregon librezën, ku të gjitha detyrimet rezultojnë të paguara.

Banore: Më kanë bërë debitore 380 mijë lekë. E kam fotokopju, ja 380 mijë lekë. Iu hapa gjyq. Se çfarë shkruajnë ata? Se unë çfarë kam të shkruajtur në librezë i ka të paguara të gjitha. Ata kanë shkruar në sistem më shumë se ç’ka paguar kjo. Kjo përderisa i ka të paguara. Tani faji i kujt është?

Basha: Tetor –nëntor 2011?

Banore: Po!

Basha: Po këto janë amnistuar. Janë amnistuar sepse i gjetëm të parregullta ne dhe CEZ-i i pranoi që ishin të parregullta. Kush ua kërkon ju këto?!

Në bashkëbisedim me banorët e Sarandës lideri i opozitës ka theksuar se korrupsioni është plaga më e madhe e shoqërisë e cila i merr 2 milionë lekë cdo familje

Duke shpalosur platformën, zoti Basha shprehu bindjen se me ofertën e Partisë Demokratike vendi do të dalë nga kriza: “Do ta bëjmë këtë me taksat më të ulëta në histori, me 9% taksë të sheshtë, 15% TVSH. Dhe taksat që mblidhen nuk do të shkojnë për palma. Taksat që mblidhen nuk do të shkojnë për Vilma Nushin, për Koço Kokëdhimën, për Ilir Beqën. Taksat do të kthehen në investime publike dhe investime publike që hapin vende pune, që hapin fronte pune.”

Çelësi i daljes nga kjo situate janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, për të cilat mesazhi i komunitetit ndërkombëtarë nga SHBA dhe BE është i qartë dhe për të cilat mbështetja do të jetë e gjithanshme, tha zoti Basha.

Mesazhi që do të dëgjojë deri ditën e fundit është: Të mos guxojë të prekë më votën e shqiptarëve e t’i lërë shqiptarët të votojnë të lirë e të ndershëm për qeverisjen e tyre. Për një drejtësi që dënon korrupsionin dhe krimin e nuk e mbron atë. Kjo është reforma në drejtësi dhe dihet mirë që kush i ka lidhjet me krimin. Dihet mirë që kush ka bërë korrupsion këto vite me shuma që i mungojnë sot qytetarëve shqiptarë. Dhe prandaj nuk paguajnë dot pensione më të larta, nuk ka paga më të larta, nuk ka shëndetësi të standardit të mirë por shëndetësi që bie çdo ditë e më shumë në batak, nuk ka vende pune sepse paratë janë nisur të gjithë në Panama. Në parajsat fiskale ku fshehin paratë qeveritarët e korruptuar shqiptarë dhe këtë e tha dje Departamenti i Shtetit, e tha pardje Freedom House, e thonë ditë për ditë e javë për javë investitorët e huaj dhe e ndjejnë shqiptarët në lëkurën e tyre. Ne do ta nxjerrim Shqipërinë nga recensioni. Ne do t’i japim shqiptarëve një ekonomi të fortë që prodhon, që punon dhe që punon për mirëqenien e shqiptarëve dhe jo një grushti qeveritarësh.”


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 16 Prill 2016

Read More
16 Pri
0

Hajdutëria Beqaj, semundje ngjitëse, spitali i Vlorës i zhytur në tendera korruptivë

Metodat Beqaj të korrupsionit në shëndetësi, janë transplantuar edhe në rrethe.

Spitali rajonal i Vlorës ka arritur rekorde hajdutërie, në tendera e ndarje fondesh.

Ka dhjetra procedura me prokurim të drejtpërdrejtë, pa garë, me fitues të paracaktuar.

Titullarja e këtij institucioni, pas të cilës qëndron Kokëdhima, i ka dhënë në një rast 226 milionë lekë firmës kliente të saj, me prokurim të drejtpërdrjetë  për blerje ilaçesh, në kushtet kur nuk kishte asnjë lloj emergjence pasi në magazinë gjendeshin medikamente të majftueshme.

Në një rast tjetër, drejtoresha e Kocos, ka dhënë 348 milionë lekë sërish me prokurim të drejtpërdrejtë, një kompanie për blerje ilaçesh, në shkelje të ligjit duke mos vendosur kriterin e detyrueshëm që është vërtetimi nga Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave.

Por kulmi i drejtoreshës së komisarit të Jugut, është tenderi i pastrimit të spitalit psikiatrik, ku janë përjashtuar të gjitha firmat që kanë ofruar më pak, dhe paratë i janë dhënë kompanisë SORI-AL, që ka bërë dhe ofertën më të lartë.

Keni këtu dokumentat që vërtetojnë këtë aferë.

Kjo pra është shëndetësia e Edi Ramës, ku ai vetë i pari, me Beqën e Koçon e gjithë zinxhirin e tyre, janë sulur në këtë grykësi, kush të kapë më shumë miliona.

Milionat e ndarja e tyre me miqtë janë prioriteti i Ramës, dhe jo shëndetësia e shërbimi ndaj qytetarëve.


Deklarata për mediat e deputetes Arbjola Halimi, 16 Prill 2016

 

Read More
16 Pri
0

Deklaratë e Partisë Demokratike

Ndalimi me dhunë, me policë me maska, në mes të ditës i kryetarit të PD për degën 5, Ndriçim Babasi, me 28 mars, është shpallur i paligjshëm nga Gjykata e Apelit.

Ndriçim Babasi u grabit me forca speciale e të armatosura mesditën e 28 marsit në një bar të Tiranës, bashkë me një grup të rinjsh aktivistë të Partisë Demokratike, studentë, mjekë e dentistë, të cilët u tërhoqën zvarrë me dhunë, me një akt të paligjshëm, të urdhëruar politikisht.

Babasi dhe 12 anëtarët e tjerë të PD u mbajtën 3 ditë në qelitë e drejtorisë së policise së Tiranës, duke thelluar paligjshmërinë e arbitraritetin e policisë, nën urdhëra politikë.

Ndalimi i 28 marsit, ishte një ushtrim terrori ndaj opozitës, dhe një kërcënim që qeveria i bënte qytetarëve përmes skuadroneve me maska që të mos ngrejnë krye ndaj projektit të saj të paligjshëm,  korruptiv e klientelist tek Parku i Liqenit.

Llogari të bëra gabim, pasi PD, opozita dhe qytetarët nuk tremben dhe nuk tërhiqen asnjë milimetër nga qëndrimi në mbrojtje të ligjit, në mbrojtje të pasurisë së përbashkët që është Parku i Liqenit.

Partia Demokratike bën përgjegjës Saimir Tahirin dhe Drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj për urdhërimin dhe organizimin e këtij terrori të paligjshëm, dhe i siguron ata se do të japin llogari para ligjit.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 16 Prill 2016

Read More
15 Pri
0

Dakortësi për hetimin e luftën ndaj korrupsionit, të kalojë sa më shpejt në Parlament

Përfundoi faza e parë e diskutimeve mbi të dhjetë cështjet e dialogut politik dhe në këto dhjetë cështje përfshihen dy komponentët kryesorë të paketës së ndryshimeve kushtetuese. Një komponent është ai i luftës antikorrupsion në sistemin  e drejtësisë, largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar dhe luftën ndaj korrupsionit të zyrtarëve të nivelit të lartë dhe komponenti tjetër që ka të bëjë me arkitekturën e sistemit, që lidhet me ngritjen e  institucioneve të  përhershme që do ti shërbejnë Shqipërisë dhe Kushtetutës në vitet e mëvonshme, por ky komponent ka disa ndasi, pra mosdakortësi. Lidhur me komponentin e parë që ka të bëjë me luftën ndaj korrupsionit dhe për të cilën besoj se, edhe qytetarët kanë interes imediat dhe duhet të ketë efekte të menjëhershme, tri elementët e këtij komponenti ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit sipas modelit të propozuar nga komisioni i Vencias, pra, ngritja e prokurorisë speciale në luftën ndaj korrupsionit në nivelet e larta dhe luftë ndaj korupsionit në sistemin, gjyqësor dhe komponenti tjetër që është shumë i rëndësishëm që është Vetingu, kontrolli i gjyqtarëve, i pasurive dhe i njohurive të gjyqtarëve, performancës së tyre, sipas Venecias, ka një dakortësi pothuajse të plotë mes palëve. Iu ngarkua si detyrë ekspertëve të huaj që në bashkëpunim dhe me ekspertët e palëve politike përkatësisht të mazhorancës dhe opozitës, të hartojnë dhe të implementojnë sa më shpejt të gjithë rekomandimet e opinionit final në mënyrë që, këto tri elemente, komponenti antikorrupsion, ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ngritja e prokurorisë speciale dhe Vetingu, të ecin dhe të procedohet sa më shpejt madje të veprohet sa më shpejt që ta miratojmë si një paketë në mënyrë vertikale. Ka një dakortësi pothuajse dhe për këtë cështje pra që ligje të posacme të merren dhe të hartohen bashkë në javët në vijim, duke  marrë dhe mendimet e ekspertëve.

Ky komponent pra, ai i antikorrupsiontit është shumë i rëndësishëm dhe për këtë ka dakortësi. Lidhur me komponentin e dytë ka jodakortësi mes palëve dhe sigurisht që diskutimet do të vazhdojnë edhe në vijim. Kjo ka të bëjë me pjesën e institucioneve të reja që do të ngrihen, pra me institucionet e përhershme që kanë të bëjnë jo me cështjet kundër korrupsionit në sistemin gjyqësor dhe në prokurori, por kanë të bëjnë me pjesën e emërimit, promovimit dhe disiplinimit të gjyqtarëve. Këtij  komponenti i mungojnë kriteret e check and balance ndërmjet pushtetit gjyqësor dhe pushteteve të tjera, pasi mungojnë edhe pjesët e llogaridhënies së pushtetit gjyqësor, ka problem dhe me kapjen politike, të cilat ne i kemi diskutuar dhe më parë dhe Komisioni i Venecias ka dhënë rekomandime që duhet të implementohen. Ka problem dhe me korporatizimin. Të trija  këto cështje të këtij komponenti u diskutuan gjerë e gjatë edhe sot. Ka mosdakortësi mes palëve, ka dhe cështje që secila palë iu adresua ekspertëve, të cilët do të përpunojnë, dhe besoj se kjo cështje do të jetë pjese e një zhvillimi të mëvonshëm, pra cështja e miratimit të këtij komponenti.

Ka dakortësi për të gjithë komponentin që ka të bëjë me pjesën e antikorrupsionit. Nuk janë dy por janë rreth 4-ose 5 cështje. Ndërsa cështjet që kanë të bëjnë me ndërtimin, ngritjen e institucioneve ka padokortësi mënyra si është menduar deri tani. Por ka dakortësi sesi do të zgjidhet në të ardhmen. Pra mendoj të zgjidhen duke i kërkuar vetë ekspertëve modele, modele sesi mundet ne, të eliminojmë probleme që ka sot sistemi i drejtësisë sot me korporatizmin. Të ndërtojmë një sistem të qëndrueshëm për të ardhmen, që të ketë komponentët e luftës ndaj korporatizmit, të ketë një sistem llogaridhënës, por që do të japë efekt në kohë të mëvonshme. Pjesa e komponentit antikorrupsion është shumë e rëndësishme sepse ka efekte të menjëhershme. Vetingu i gjyqtarëve duke përfshirë të gjithë komponentët që jep Komisioni i Venecias ka efekte të menjëhershme, sepse që nesër sapo të fillojë komisioni, procesi i Vetingut, qytetarët do të kenë mundësi të shohin kush janë gjyqtarët e korruptuar, e paaftë, gjyqtarët e kapur, të cilët duhet të largohen nga sistemi. Ashtu sikurse elementi tjetër, ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit në mënyrë të shpejtë dhe efikase, do të bëjë që hetimi penal të ketë një revolucion të menjëhershëm në dënimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar dhe të zyrtarëve të lartë. Ndërsa komponenti tjetër nuk i ka efektet e menjëhershme sot, ngritja e këtyre institucioneve do ta japë efektin në vijim. Pra në këto cështje ka një ndasi sepse nuk janë komponentë të përkohshëm, por janë të përhershëm dhe për këtë dakortësia duhet të jetë më e plotë dhe më e qëndrueshme, dhe të shërbejë për një kohë të gjatë, pasi këto institucione do të shërbejnë për një kohë të gjatë. Komisioni i vetingut përshembull do të shërbejë vetëm për një periudhë trivjecare ndërsa institucionet e tjera do të jenë të përhershme.

Ajo që ka interes më shumë për qytetarët mendoj se është komponenti i hetimit penal i gjyqtarëve,  prokurorëve, zyrtarëve të lartë, pra ngritja e Byrosë Kombëtarë të Hetimit, dhe procesi i Vetingut që ka efekt të menjëhershëm.


Prononcimi per mediat i deputetit Eduard Halimi, 15 Prill 2016

 

Read More
15 Pri
0

Vilma merr 410 milionë lekë në 3 muaj për ilaçet në spitale, po ilaçe nuk ka

Për 3 muaj, nga janari e deri në fund të marsit, Vilma e Edi Ramës ka marrë 410 milionë lekë nga qeveria për të siguruar ilaçet në spitale.

Vilma, mikja dhe donatorja e Edi Ramës, paratë i merr menjëherë, me negociim pa shpallje, pa garë. Në 59 raste, me 59 kontrata. Nga QSUT e në çdo spital të Shqipërisë.

Ja ku janë dokumentat që tregojnë se si TRIMED  e Vilma Nushit e ka emrin në çdo rast, në çdo blerje.

Problemi është se ilace nuk ka.

Shëndetësia është rrënuar në çdo drejtim, ka mungesa të çdo lloji, por shqetësimi më i madh i qytetarëve, i pacientëve dhe familjarëve të tyre është se në spitale nuk ka ilaçe. Dhe ilaçet ata i blejnë vetë.

Ku shkojnë paratë që mikja, që donatorja e Edi Ramës i merr për të siguruar medikamentet, por medikamente nuk ka?

Ky sigurisht nuk është shqetësimi i qeverisë, i Edi Ramës dhe Ilir Beqës.

Ata kanë tjetër prioritet.

Prioriteti i tyre është për të siguruar paratë për Vilmën. Në çdo drejtim. I dhanë 120 milionë euro me check-up-in, dhe ushtrojnë presion ndaj mjekëve që kontrolli të bëhet, letrat të mbushen, që Vilma të marrë paratë. Cilësia e analizave është skandaloze e provuar tashmë publikisht. Përfituesit janë Rama-Beqa-Vilma me qindra milionë eurot që kanë ndarë, qytetarët nuk përfitojnë asgjë.

410 milionë lekë merr sërish vilma për ilaçet në vetëm tre muaj. Përfitues sërish Rama-Beqa-Vilma, se ilaçe nuk ka, qytetarët nuk përfitojnë asgjë.

Kjo është shëndetësia falas e Edi Ramës. Qytetarët pa ilaçe e pa shërbim, Rama-Beqa-Vilma, ndajnë miliona euro.

Ky është korrupsioni që po e provojnë në lëkurë çdo ditë shqiptarët, që përmendet tashmë në çdo raport ndërkombëtar, nga Berlini në Uashington.


Deklarata per mediat e zedheneses Ina Zhupa, 15 Prill 2016

Read More
15 Pri
0

Qeveria u merr shtëpitë në pronën e tyre, qindra banorë të Vlorës në protestë

Qindra qytetarë në Vlorë protestuan dje duke bllokuar rrugën për të kërkuar të drejtën e tyre të shpronësimit sipas ligjit, për ndërtimin e rrugës transballkanike. Protestuesit kërkuan një proces të drejtë të shpronësimit, pasi me vlerat e dhëna nga qeveria, ata nuk mund të sigurojnë dot strehim. Sekretarja e Marrdhënieve me Publikun dhe Sekretari për Aksionin qytetar në PD, e quajtën të drejtë rezistencën e banorëve dhe i siguruan për mbështetjen e opozitës.

“Kam dy kate nga 76 metra katrorë dhe ma kanë vlerësuar vetëm 29 milionë lekë. Kam marrë edhe kredi dhe e paguaj çdo muaj nga 430 mijë. Po tani kush e paguan kredinë?!”, tha një protestues.

“Ne mbetemi të gjithë në rrugë me ato çmime qesharake shpronësimi, me 320 mijë lekë të vjetra për metër katrorë dhe 68 mijë lekë të vjetra për tokën, dhe nuk arrijmë dot të blejmë as një hyrje me dhomë e guzhinë. Jemi të gjithë vlonjatë dhe asnjë nuk është i ardhur”, tha një protestuese.

“Zotëria këtu që është i paralizuar, është vetë i gjashtë në shtëpi me një të punësuar dhe merr vetëm 30 mijë lekë asistencë. Nuk i kanë dhënë ende shpronësimin sepse i thonë ke tapitë e vjetra dhe na duhen të reja. Ku të mundet ai me këtë gjendje?!”, tha një banor.

“Edi Rama të erdhi, të kërkoi votën me premtimin e një qeverie solidare që do të thotë që njerëzit e pamundur ti ndihmojmë ne që kemi mundësi. Por ata që kanë mundësitë më të mëdha janë këta në qeverisje dhe ata smund tu nxjerrin nga shtëpia dhe për të qendruar ata kryeministra, apo ministra, për të marrë pronat tuaja me 0 lekë. Të gjithë banorët këtu do të jenë në mbështetjen tënde për ta kthyer në një simbol rezistence dhe proteste këtë dhe në rast se nuk ndalin tek ty, të gjithë ne sot me këta qindra banorë dhe së bashku me PD, herën tjetër do të jemi më shumë dhe ju nuk duhet ti lironi banesat për t’u nxjerrë në rrugë sepse duan të bëjnë pallate. Policët nuk mund t’u nxjerrin sepse smund të shkelin ligjin. PD është me ligjin, është për bërjen e investimeve dhe rruga këtu ka përfunduar por duan tu nxjerrin sepse anash rrugës duan të bëjnë pallate. Të përballemi dhe këtë zotëri ta kthejmë në simbol”, u shpreh Ervin Salianji.

 “Kjo është një situatë alarmante dhe emergjente. Banorët thonë që nuk kemi dalë ne në rrugë por ka ardhur rruga tek ne. Situata këtu është me disa standarde dhe bëhen bashkë disa padrejtësi. Bëhet bashkë fakti që këta janë banorë të cilët janë në trojet e tyre me dhjetëra vite, janë njerëz që kanë ndërtuar në tokat e tyre dhe ata që kanë një certifikatë shikojnë që për dikë është një çmim tjetërme 320 dhe për dikë tjetër me 395. Me këtë çmim smund të kenë më një shtëpi. Ata kanë ndërtuar shtëpi mbi pronën e tyre dhe kjo qeveri e legalizimit falas, është e njëjta qeveri që nuk jep mundësinë edhe pse ata kanë paguar këstet e legalizimit, e jo më falas, por që tia njohë për dëmshpërblim atë pjesë që e kanë ndërtuar mbi pronën e tyre. Situata nuk mbaron këtu, pasi më poshtë është një gjendje edhe me kriminale përsa i përket pronës pasi janë prishur me dhjetëra shtëpi për një rrugë që nuk është bërë akoma, i kanë nxjerrë jashtë dhe nuk u kanë dhënë dëmshpërblimin dhe jetojnë me qera pa e ditur si do i presë e nesërmja. Situata është e tillë që qytetarët bashkë me opozitën, me PD-në e Vlorës dhe ne të gjithë bashkë me shoqërinë civile, duhet të luftojnë për shtëpitë e tyre sepse çdokush e di që punohet një jetë e tërë për një shtëpi. Do bllokohet rruga, do merren masa dhe ne si PD do të vijojmë ti mbështesim qytetarët sepse kjo që po ndodh këtu është dhunë pushteti dhe mund t’i ndodhë kujdo. Jemi në absurd të madh sepse janë shpronësuar dhe rruga nuk është bërë dhe dikush të thotë se ka mundësi ta japin edhe për pallate. Kryetari i bashkisë i thotë dikujt që nuk kam çfarë tu jap sepse e dini që kryeministri gënjen. Pra qytetarët janë në ankth për gjënë më të rëndësishme të jetës së tyre, edhe njerëz me karrige me rroga që nuk dinë se ku të përplasin kokën me 30 mijë lekë të vjetra asistentë. Nuk do ta lëmë me kaq”, tha Duma.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 15 Prill 2015

Read More
15 Pri
0

Buxheti i shtetit do financojë ndërtimin e një infrastrukture moderne për peshkimin dhe do të subvencionojë këtë sektor

Ndonëse 300 familje jetojnë vetëm me peshkimin në Sarandë, ky sektor është drejt falimentimit. Mungesa e kushteve, taksat e larta, mungesa e kantierit për riparimin e varkave kanë qenë disa nga shqetësimet e shprehura nga peshkatarët në takimin me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Peshkatar: Sot jo nuk kemi port peshkimi por të rrimë që të na zeje errësira andej ndriçon dhe është ditë duket edhe maja e gjilpërës, këtej i hoqën për inat të Zotit. Edhe çezmën e shkatërruan. Këtu mbi çdo lloj ligji tjetër ka dalë Policia Kufitare. Del një polic atje dhe të thotë që kam urdhër nga shefi s’do dalësh në punë.

Peshkatar: Varkat rregullohen të gjitha në Greqi këtu është primitive.

Peshkatar: Një pasaportë lundrimi që rinovohet një herë në vit, ne nuk e rinovojmë dot siç e ka ligji por shkojmë në Durrës. Regjistri detar është trefishuar çmimi, nga 500 mijë lekë të vjetra ka shkruar 2 milionë e 170 mijë lekë për anije.

Basha: Për vit?

Peshkatar: Pa vënë këtu, jashtë…

Basha: Çdo vit apo një herë vetëm?

Peshkatar: Çdo vit, po kështu taksat vendore nga biznesi i vogël nga 26 mijë lek, 260 mijë lekë të vjetra kanë shkuar diku tek 500 mijë lekëshi dhe biznesi i madh jo më pak se 1 milionë lekë. Plus kësaj për çdo leje transporti që do të marrim të mjeteve duam 52 mijë lekë të vjetra taksë parkimi, të cilën ne i paguajmë kur bëjmë kolaudimin e mjeteve.

Peshkatar: Unë në muaj paguaj 600 mijë lekë se mjet i vogël, pak karburant marrë.

Basha: 20% për karburantin e ke?

Peshkatari: Po, po për karburantin. Ku shkon gjithë ky lek? Të paktën të rregullohet, të pastrohet, të hiqet ai vinçi që u rrëzua, të bëhet një diçka e mirë. Shkojmë në kantier një herë në vit dhe ato lekë që kemi grumbulluar i ha kantieri, shkojmë në Korfuz.

Basha: Në Korfuz i bëni. Sa të merr riparimi?

Peshkatari: Sipas mjetit, sipas punës që do të hapësh.

Basha: Sa të shkoj herën e fundit?

Peshkatari: Herën e fundit shkoi 4 mijë euro.

Basha: 4 mijë euro ?

Peshkatari: E kam mbyllur në QKR para tre vjetësh biznesin. Këtu sektori i peshkimit është i dështuar. Sa e kanë marrë këta pushtetin është i dështuar, po vemi poshtë e më poshtë. Anija është gati të mbytet dhe këta më sjellin çdo ditë, ditë për ditë në shpi fletë për të paguar tatimet. Unë kam tre vjet që ajo anije është e mbaruar, nuk del më.

Basha: Nuk del më?

Peshkatar: Si mund të dalë? Vemi për të kërkuar kredi, kreditë janë më interes të lartë. Jemi të mbaruar.

Zoti Basha ka shpalosur platformën e Partisë Demokratike. Buxheti i shtetit, tha zoti Basha do të financoje industrinë  e peshkimit, që nga infrastruktura, kalatat, kantieret e riparimit dhe do të  subvencionojë peshkatarët.

Basha: “Shteti duhet të garantojë mënyra më të mira të financimit për flotën. Së dyti, të ndërtojë kapacitetet e kantiereve, se u shuajtën kantieret. Pse do të shkosh ta bësh me 4 mijë euro, 5 mijë euro në Korfuz? Kur duhet ta bësh këtu dhe shteti për këtë të të financojë. Siç financojnë për digën, siç financojnë për vaditjen apo duhet të financojnë. Po kështu duhet të financojnë për infrastrukturën e peshkut, për kalatat, për kantieret e riparimit.

Shikoje zotërinë është zgjuar në 4 të mëngjesit, ditë për ditë bashkë me djalin e vetë. Po nuk subvencionuam këta njerëz të punës, kë do të subvencionojmë?

Për regjistrin detar e para e punës nuk do të paguhet më, e nuk do të shkohet më në Durrës, këtë ta marrë përsipër shteti me vetëdeklarim nga ana e peshkatarit”.

Kryetari i Partisë Demokratike u takua më pas me të rinj të Sarandës. Tarifat e larta të arsimit, papunësia, mungesa e investimeve për turizmin si industria që mban sarandjotët, ishin disa nga shqetësimet e shprehura në këtë takim. Një nga të rinjtë i shprehu shqetësimin për sektorin e shëndetësisë, mungesën e ilaçeve, ilaçet e skaduara që nuk kanë asnjë efekt tek të sëmurët dhe për rezultatet e check –up-it. Sipas tyre, analizat janë falso dhe rezultatet shpeshherë qesharakë, nuk tregojnë gjendjen reale të atyre që e bëjnë. Zoti Basha ka theksuar se Edi Rama dhe Ilir Beqaj nuk e kanë mendjen te dhënia e shërbimit shëndetësor për qytetarët, por si të vjedhin me shëndetësinë.

Basha: 1.8 euro shitet bashkë me fitimin e tregtarët dhe me TVSH-në. E blenë Vilma 1.8 dhe e shet 20, me 18.2 euro për set, fitimi. Sesa blen dhe sesa konsumon këtë nuk e dimë. Po e dimë që mjek dhe infermier detyrohet të mbushin formularë falso dhe prandaj dalin edhe ato probleme që përmendi zonja, bëhen qesharakë por në fakt janë tragjike. Në një vit bëhen gjithsej jo më shumë se 800 mijë analiza të kësaj natyre. Pra, kosto totale e tyre duhej të ishte jo më shumë se 1.8 milionë euro. Merr 1 milionë euro në muaj.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 15 Prill 2016

Read More