Blog

24 Mar
0

Ky Parlament është shndërruar në bastion të krimit dhe kusarëve në pushtet, duhet shkrirë menjëherë!

Prej mëse tre javësh vazhdon grushti i shtetit brenda shtetit, vazhdon grushti i shtetit konsumuar nga përvetësimi i fuqisë kushtetuese nga pushteti, anashkalojnë pushtetin që Kushtetuta i jep Gjykatë Kushtetuese dhe marrjes së këtij pushteti nga Parlamenti. Prej tre javësh, vazhdon bllokimi i vendimit të Gj. Kushtetuese, që, ata deputetë të cilët kanë përdorur mandatin për fitime vetjake për pasuritë publike, duhet të dorëzojnë menjëherë mandatin.

Kjo është një nga situata më të rënda në vend, një situatë të cilën në vende të tjera, por jo në Shqipëri, përmbarues i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është Presidenti i vendit, në Kushtetutë. Ndërsa këtu është e shkruajtur se është Gjykata Kushtetuese garante e Kushtetutës dhe përmbarues bëhet cilido nga pushtetarët.

Situata është dramatike. Në këto kushte, Parlamenti meriton vetëm një qëndrim; shkrirjen e menjëhershme të tij. Në kushtet kur Parlamenti ka konsumuar aktin më të rëndë kushtetues, grushtin e shtetit, ky Parlament nuk meriton të ekzistojë më qoftë dhe një ditë të vetme.

PYETJE: Do ja kërkojë PD presidentit këtë?

BERISHA: E ftoj opozitën të marrë të gjitha vendimet sepse një situatë e tillë është kazëm në themelet e shtetit. Imagjinoni ju se çfarë janë në gjëndje të bëjnë këta pushtetarë kur shkelmojnë vendimet e asaj Gjykate, të cilat në të drejtën kushtetuese janë të barabarta me normat kushtetuese. Një vendim i Gj. Kushtetuese është i barabartë me një normë kushtetuese, dhe këta qeveritarë, për të mbrojtur kusarët brenda Parlamentit, shkelmojnë harbutërisht mbi vendimet e Gjykatës dhe i marrin asaj pushtetin.

Por unë ftoj Gjykatën Kushtetuese gjithashtu, të mendojë dhe të mos pranojë në këtë mënyrë, të shndërrohet në një mekanizëm, në një institucion boshi, në një institucion ku me vendimet e saj shkelmohen dhe përthyhen në një Parlament për interesa kryekëput të kusarëve. Ju e dëgjuat vetë, se edhe mandati i Koço Kokëdhimës shkoi në Gjykatë Kushtetuese, jo për të zbatuar vendimin e Gjykatës por na rezulton se u bë nga Gramoz Ruçi për t’i dhënë një ndëshkim si rival i ardhshëm për sekretar të përgjithshëm të PS-së. Të paktën këtë thotë vetë Koçoja nëpër media, sepse vet ai, që është një kryekusar, thotë që nuk i kishin thënë se do votohej prandaj doli dhe foli përçart aty. Pra, Parlamenti është shndërruar në bastion të krimit dhe kusarëve në pushtet.

PYETJE: Zoti Berisha me kërkesën për shkrirjen e Parlamentit keni hequr dorë nga thirrja për qytetarët për të dalë në protesta?

BERISHA: Këtë parlament mund ta shkrijnë vetëm qytetarët shqiptarë, e shkrin vetëm sovrani dhe ai është qytetari shqiptar.

PYETJE: Po presidenti…?

BERISHA: Presidenti i Republikës nuk ka prerogativa kushtetuese. Në kushtetuta të tjera Presidenti është përmbaruesi i vendimit të Gj. Kushtetuese por kjo nuk ekziston në Kushtetutën tonë. Ndaj dhe unë nuk mund të them se Prësidenti i Republikës e ka këtë kompetencë. Por, Presidenti i Republikës duhet të konsultohet gjerësisht me të gjithë juristët konstitucionalistë më të mirë të vendit, për të marrë këshillën dhe për të shprehur qëndrimin ndaj këtij akti antikushtetueses, ndaj këtij grushti shteti që ka konsumuar Parlamenti. Kur një institucion i merr pushtetin në mënyrë antikushtetuese institucionit tjetër, ky quhet grusht shteti brenda shtetit.

PYETJE: PD bllokoi seancën….

BERISHA: Unë solidarizohem me opozitën dhe e vërteta është se kam besim se hap pas hapi opozita do të marrë të gjitha vendimet e merituara ndaj këtij Parlamenti që nuk meriton më të ekzistojë.

PYETJE: Keni diskutuar me kreun e PD për shkrirjen e parlamentit ….

BERISHA: Jo asnjë diskutim nuk kam bërë me njëri, por duke qëndruar në një Parlament që ka konsumuar grushtin kushtetues dhe që justifikon qytetarët të përdorin të gjitha mjetet kundër tij për të rivendosur Kushtetutën, atëherë unë mendoj se shkrirja e tij  është e vetmja rrugëzgjidhje paqësore e vendit.

PYETJE: Si i komentoni deklaratat e ambasadorit Lu të bëra një ditë më parë…

BERISHA: E para shpreh kënaqësinë që BKH nga sqetulla e Edvin Shullazit dhe Saje qorrit kaloi aty ku ne kemi kërkuar dhe kemi mbështetur. Mendoj se u humbën disa muaj, sepse pikpamjen se ku duhet të jetë BKH e kam shprehur edhe para se të vijnë rekomandimet e para të Venezias për këtë Byro. Ajo u konfirmua dy herë që të ngrihet në prokurorinë speciale, vendi saj aty është, të bëhen të gjitha ndryshimet dhe grupi negociator i yni ka shprehur të gjitha qëndrimet e tij. Mendoj përsëri ta votojmë menjëherë sepse Edi Rama e ka betejë për jetë dhe vdekje këtë Byro. Jo vetëm që ka marrë një amanet nga Viktor Ponta, dhe ju të gjithë si media e keni marrë vesh por nuk ja u thoni shqiptarëve, dini detaje më shumë se unë për takimin e tyre të fshehtë dhe e mbani edhe ju të fshehtë, çka nuk ju nderon, por Edi Rama nuk ka nevojë të marrë amanete nga Ponta sepse kur i del vila e Surrelit, kur i del pallati në pajë, apo afera me 600 milionë euro me CEZ, i dalin koncensionet me ndrikull Nushin si dhe aferat me vëllain famoz Olsi, etj, ai nuk e voton atë. Prova, është jo miratimi aty në letër, prova është që ta votojmë që nesër. Do e konsideronim këtë si dëshmi të vullnetit nëse e bën por nuk e bën dot ai këtë.

PYETJE: Zoti Berisha ju thoni që nesër por ambasadori amerikan tha shumë qartë që BKH duhet të kalojë me reformën në drejtësi. 

BERISHA: Jo, s’ka ndonjë dallim. Ata që bëjnë dallime nuk kanë kuptuar se çfarë kam thënë. Unë nuk them që të votohet Byroja dhe të mos votohet Reforma. Skema ime është që të votohet Byroja si kapitull i parë, sepse janë një seri ligjesh dhe amendamentesh për t’u pregatitur, dhe në një marrëveshje e cila të detyrojë palët që të votojnë çdo kapitull të reformës, por nuk ka nevojë të presim fundin sa të miratohet amendamenti fundit dhe të fillojë votimi.

PYETJE: Por nëse ka vullnet….

BERISHA: Të besosh se Rama ka vullnet politik, njëriu që e shtyu me makinacione teknike një vit rrjesht metodologjinë e punës.. Ku e ka të grupin për të cilin  thoshte se bënte çfarë ti thonë ekspertët? I patë eksertët, i hoqën maskat tani, ekspertë “të pavarur” dolën kunati me Sokol Sadushin. Kështuqë, këto janë hipokrizira të cilat i shërbyen Edi Ramës për ta shtyrë një vit kohë një reformë që do ishte përfunduar dhe arkuvuar dhe vendi do kish marrë kredite të mëdha në BE në rrugën e integrimit.

PYETJE: Po pse duhet të miratohet një herë BKH pastaj të vijohet me reformën…?

BERISHA: Sa të hyjë në fuqi ajo, besoj e dëgjuat ambasadorin, që vetëm policët gjyqësorë duhet të kenë një trajnim serioz pranë zyrave të FBI. Pra nuk është se e miratove ti sot dhe ajo do hyjë në fuqi nesër. Por sa më shpejt që ta miratosh, aq më shpejt do hyjë ajo në fuqi. Natyrisht, çfarëdo që të bëjmë ne, ajo do kërkojë një kohë të duhur për tu strukturuar tërësisht. Por unë jam dakort që të vijohet me përparësi me kapitujt që lidhen me funksionimin e kësaj Byroje sepse për mua, në bindjen më të thellë, thelbi dhe themeli i reformës është njësia antikorrupsion dhe lufta kundër korrupsionit. Natyrisht prokuroria speciale dhe BKH janë një institucion, që duhet të jenë në një kontekst me institucionet e tjera, por ky është  institucioni më i rëndësishëm.


Prononcimi për media e ish-kryeministrit Sali Berisha, pas seancës në Kuvend, 24 mars 2016

 

Read More
24 Mar
0

Moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, fundi i parlamentarizmit

Z.Kryetar i Kuvendit,

Në seancën e kaluar ku maxhoranca në abuzim të plotë të pushtetit, rrëzoi kërkesën e PD për të çuar para drejtësisë dy deputetë të cilët dyshohen se kanë përfituar fonde publike, është akti më i rëndë, pas mbajtjes dhe futjes në parlament të deputetëve me rekorde të tmerrshme kriminale. Injorimi me arrogancë i vendimit të Gjykatës Kushtetuese që nuk i lë asnjë hapësirë Parlamentit, por kërkon që të gjithë deputetët që dyshohen se kanë përfituar fonde publike të shkojnë para drejtësisë, është padyshim grusht shteti ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe është një fund i parlamentarizmit dhe funksionimit të një demokracie parlamentare.

Abuzimi me pushtetin duke mbrojtur një vit më parë deputetin Kokëdhima na detyroi që ti drejtohemi Gjykatës Kushtetuese duke e pyetur, në interpretim të Kushtetutës. Se çfarë ndodh kur Kryeministri mbron deputetët kur akuzohen për marrje fondesh me leje të tij? Çfarë ndodh me deputetët që marrin para me leje të kryeministrit? A bëhen të paprekshëm për drejtësinë se kryeministri nuk i lëshon, nuk ia dërgon drejtësisë? Pa asnjë më të voglin dyshim mburoja kryeministrore për deputetët për t’i bërë të paprekshëm është abuzive, është vrastare për Kushtetutën, është vrastare për shtetin ligjor, është vrastare për demokracinë, për parlamentin, dhe pa dyshim për Gjykatën Kushtetuese.

Qeveria që qeveris jashtë normave dhe kornizave ligjore dhe kushtetuese, është tirani. Shkruhet kështu në kështu në muret e Kongresit Amerikan. Një qeveri që e bën zero Gjykatën Kushtetuese e injoron me arrogancë atë, nuk ka asnjë sjellje tjetër përveçse një sjellje prej grushti shteti. Prania e opozitës brenda parlamentit, është elementi më i rëndësishëm për një demokraci funksionale. Detyra e opozitës është të sigurojë transparencën në vendimmarrjen politike. Ndaj pyetëm Gjykatën Kushtetuese. Çfarë ndodh kur kryeministri me arrogancë kërkon ti mbrojë e ti bëjë të paprekshëm deputetët e tij kur ata dyshohen se kanë abuzuar me fonde publike. Gjykata Kushtetuese, një vit më vonë, pak muaj më parë, foli dhe nxori këtë vendim. Vendimi nr. 7, dt. 24.02.2006, që flet për z.Kokëdhima por bën edhe interpretimin e Kushtetutës, gjë që sipas Kushtetutës është e njëjtë me normën Kushtetuese. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është kthyer në normë kushtetuese. Dhe ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, thotë se Kryeministri, maxhoranca nuk mund të bëhet mburojë. Nuk mund ti kthejë deputetët në të paprekshëm ndaj sistemit të drejtësisë. Detyra e opozitës, thotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në paragrafin 13 të tij është të bëjë transparencë për procesin e qeverisë. Detyra e opozitës është të kërkojë llogari. Detyra e opozitës është të bëjë denoncime. Për denoncimet e opozitës nuk është maxhoranca që vendos, është drejtësia. Këtë thotë Gjykata Kushtetuese.

Në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ishte një nga tre pikat për të cilat u bë marrëveshja e 24 dhjetorit. Dhe ja ku është vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili u injorua dhe u shkel me arrogancë vetëm e vetëm për të mbrojtur nga drejtësia të paprekshmit, ata që kanë përfituar fonde publike me leje personale të kryeministrit dhe duke ushtruar pushtetin e shumicës.

Nëse kryeministri në përgjigje të pyetjes që bënte opozita se çfarë ndodh në rast se kryeministri kërkon ti mbrojë deputetët edhe kur ata kanë marrë fonde publike dhe nuk ia dorëzon drejtësisë?

Nëse do të pranohej kjo që ka bërë ky parlament një vit më parë, Gjykata Kushtetuese thotë se ky do të ishte një pushtet i tillë, i pakufizuar i Kuvendit. Atëherë vetë Kushtetuta, vetë Gjykata Kushtetuese do të zhvishej nga qëllimi për të cilin është krijuar dhe do të përbënte abuzim të rëndë me pushtetin e shumicës. Do të ishte, thotë, në kundërshtim të fortë me parimin e ndarjes dhe barazisë së vetë pushteteve. Këtë e thotë Gjykata Kushtetuese në Tetor. Ajo që ndodhi në seancën e kaluar në fakt është pikërisht thikë në zemër, vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetutës së vendit.

Pikërisht dhunohet Kushtetuta të cilën për ironi dhe cinizëm, ne jemi mbledhur prej dy ditësh dhe diskutojmë sesi ta përmirësojmë Kushtetutën, të bëjmë një Kushtetutë më të mirë, si të bëjmë një Kushtetutë që të paprekshmit të mos jenë të paprekshëm, që të gjithë zyrtarët e lartë të shkojnë përpara drejtësisë.

Nga ana tjetër këtë Kushtetutë që kemi këtu, këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese i cili kërkon që të paprekshmit ata që marrin fonde publike me lejen e kryeministrit, duhet të shkojnë përpara drejtësisë, ne i shkelim me këmbë. A ka cinizëm më të madh se ky?

Kur luftojmë korrupsionin në nivelin e zyrtarëve të lartë, ndërkohë shkelim me arrogancë Kushtetutën, shkelim me arrogancë Gjykatën Kushtetuese dhe i mbajmë në strehë dhe nuk ia dorëzojmë drejtësisë deputetët të cilët abuzojnë dhe me leje të kryeministrit kanë përfituar fonde publike. Për  qytetarët opozita dhe faktori ndërkombëtar, kjo mburojë, ky abuzim me pushtetin është tërësisht i papranueshëm. Ky parlament që refuzon ti dorëzojë deputetët drejtësisë, nuk  është një parlament funksional dhe që respekton Kushtetutën. Parlament që shkel me të dyja këmbët Kushtetutën nuk mund të jetë një parlament i  një demokracie funksionale, një parlament që mbron të paprekshmit dhe nuk ja dorëzon drejtësisë, një parlament që abuzon me pushtetin, thotë pikë më pikë dhe gërmë për gërmë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Është njën parlament që mbron të paprekshmit mbron ata të cilët me armët e pushtetit gjakosin qytetarët shqiptarë dhe nuk mund të kenë vend në këtë parlament. Ky parlament nuk mund të jetë kurrë i banditëve, ai i abuzuesve të cilët fitojnë fonde publike me leje të kryeministrit.

Një parlament që refuzon të miratojë një ligj që ti lejojë opozitës që komisionet hetimore të zbulojnë dhe të bëjnë transparencën e të gjitha horlliqeve të qeverisë nuk mund të jetë një Parlament funskional. Dhe ja ku jemi sot, kemi një Parlament ku kanë hyrë persona me rekorde të tmerrshme kriminale  me leje personale të kryeministrit dhe rrinë krah për krah me ne. Kemi një parlament ku deputetët marrin fonde publike me leje personale të kryeministrit dhe ku kryeministri dhe parlamenti refuzon t’i çojë para drejtësisë duke i mbajtur ata të paprekshëm. Kemi një parlament që Gjykata Kushtetuese dhe ju si Parlament nuk keni asnjë të drejtë të trajtoni nëse deputeti ose jo e ka shkelur apo jo Kushtetutën, por këtë atribut e kam vetëm unë.

Kemi një parlament që kërkon të marrë atributet Gjykatës Kushtetuese. Kemi një parlament që shkel Kushtetutën dhe mbron të paprekshmit  që kanë përfituar fonde publike. Ky parlament nuk mund të jetë një parlament funksional. Ky parlament nuk mund të jetë një parlament funksional sepse shkel Kushtetutën mbron deputetët që kanë abuzuar me fondet publike dhe refuzon të ekzekutojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Me qëllim me dashje realizon një grusht shteti kundër  Gjykatës Kushtetuese, kundër demokracisë.

Ndaj dhe në këto kushte opozita dhe gjithë qytetarët janë të vendosur që ky parlament nuk mund të vazhdojë funksionet e veta pa larguar deputetët dhe pa dorëzuar para drejtësisë deputetët, të cilët dyshohen se kanë abuzuar me fondet publike dhe pa ekzekutuar gërmë më gërmë çdo pikë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

 


 

Fjala e deputetit të Partisë Demokratike në Kuvend, Eduard Halimi, 24 mars 2016

Read More
23 Mar
0

KQZ refuzon zërin e qytetarëve të Tiranës, betonieret e Veliajt shkatërrojnë parkun

Përfaqësuesit e PD, Malltezi dhe Olli deklarojnë se rezistenca për mbrojtjen e mushkërive të Tiranës do të vazhdojë deri në fund.

Kreu i Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi dhe kreu i Këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës dënuan sot vendimin e KQZ për të mos dëgjuar zërin e qytetarëve në një referendum lokal, si dhe në të njëjtën kohë denoncuan punimet brutale me beton dhe makineri të rënda që vazhdojnë sipas projektit klientelist të Veliajt brenda Parkut të Liqenit.

“Vendimi i sotshëm i KQZ i ka rrënjët tek betonierët e klientëve të dyshes Rama-Meta që vijnë në këtë park për të hedhur beton përditë. Për përfaqësuesit e qeverisë në KQZ, mushkrit tona nuk janë çështje e rëndësishme qe ia vlejnë të bëhet referendum. Për ata të qeverisë në KQZ më e rëndësishme është tesera e partisë sesa Tirana dhe mushkrit e fëmijëve tanë”, tha Malltezi.

Pak ditë më parë, Partia Demokratike dorëzoi në KQZ kërkesën për mbajtjen e një referendum lokal, ku qytetarët e Tiranës të shpreheshin për punimet e Bashkisë në Parkun e Liqenit dhe në Parkun Rinia.

“Sovraniteti i qytetarëve është dhënë për fat të keq me konçension, i është dhënë me koncesion klientëve të Edi Ramës dhe të Ilir Metës. Për fat të keq vendimi i sotëm i KQZ-së ishte në përputhje të plotë me betonierët e klientëve të Edi Ramës dhe të Ilir Metës. Për fat të keq, u quajt, “Nuk është çështje e rëndësisë së veçantë”. Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton që 500 qytetarë të Tiranës vdesin çdo vit nga sëmundje të lidhura me cilësinë e ajrit në Tiranë. Këtyre 500 qytetarëve, ata atje që kanë më të shtrenjtë teserën e Partisë se sa Shqipërinë, u thonë se “Nuk është një çështje e rëndësisë të veçantë”. Kjo është një çështje e rëndësisë së veçantë për shumë e shumë qytetarë, dhe ka të bëjë me betonierët të cilat janë këtu. Vendimmarrja e sotme e KQZ-së ishte turp dhe ishte në kundërshtim të plotë qoftë me Kushtetutën, qoftë me parashikimet e dispozitave kryesore Kushtetuese. Ne do t’i qëndrojmë të gjitha rrugëve ligjore pavarësisht se në këtë vend nuk ka pushtet që nuk e kanë uzurpuar pushtët e shtetit. Kjo është një gjë shumë e rëndë sepse ne po kërkonim që qytetarët të shpreheshin. Le t’i pyesin qytetarët e jo ti shumëzojnë me zero. Ndërkohë këtu dhunohen të paktën 5 ligje dhe bëhet sikur s’është asgjë. Kjo është shumë e turpshme, kjo është në kufijtë e të paimagjinueshmes që këtu sovraniteti në vend që të kalojë nga qytetarët kalon nga pushtat e shtetit, nga klientët e Edi Ramës dhe Ilir Metës”, tha Malltezi.

Duke komentuar vazhdimin e punimeve edhe sot, me makineri të rënda dhe me betoniere, kreu i Këshilltarëve të PD, Olli tha:

“Jemi përpara asaj që kemi deklaruar shumë herë më parë, paligjshmëria absolute. Të futësh me dhjetëra betoniere në sipërfaqen e Liqenit të Tiranës, të ndotësh ambientin, të betonizosh të vetmen mushkëri të gjelbër, e cila ka dhe përcaktime shumë të qarta për specifikat e saj dhe të pretendosh se nuk ka nevojë për leje mjedisore  apo për studim mjedisor, është paradoksi më i madh. Vandalët e pushtetit që kanë uzurpuar sot pushtetin qendror dhe atë vendor, që po e përdorin  Erion Velinë si një qen sulmues për të kafshuar mushkëritë e gjelbërta, të jenë të bindur për diçka; nuk do të kalojnë betejën me drejtësinë sado që të vonojë ajo dhe të jenë të bindur që do të përballen dhe do të ndëshkohen nga ligji. Kanë shkelur në mënyrë absolute të paktën pesë ligje të firmosur dhe nga ata vetë. Drejtësia mund të vonojë  por nuk do të harrojë. Nuk do të kemi park por do të kemi një masiv  betoni që dhe nga pikëpamja formale do të jetë shumë i dëmshëm për fëmijët që do të luajnë aty dhe ju jeni të ndërgjegjshëm se nuk mund të luajnë fëmijët mbi beton sepse vetëm vriten dhe do të dërmohen. Ne kemi ndërmarrë aksionin tonë politik. Kemi patur në një linjë do të thoja me gëzim të jashtëzakonshëm, të gjitha lëvizjet e vërteta civile  dhe qytetare. Qytetarët kanë qenë përkrah nesh në këtë betejë të kësaj natyre dhe besoj nuk ka fitore më të madhe për një parti politike të ketë në krah opinionin mbarë qytetar përtej bindjeve politike. Kemi bërë rezistencë dhe do të vijojmë të bëjmë rezistencë si me format demokratike të protestës dhe të qëndresës ashtu dhe me format që lejon dhe parashikon ligji”.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 23 mars 2016

 

Read More
23 Mar
0

Avioni i drogës, jo rast i izoluar, pjesë e trafikut të vazhdueshëm të ndihmuar nga shteti

Kryetari i PD-së së Vlorës, Meminaj denoncon ngjarjen nga vendi ku dyshohet se është ulur avioni me lëndë narkotike 

Kryetari i Partisë Demokratike në Vlorë, Moisi Meminaj, ishte në zonën ku dyshohet se është ulur një avion me lëndë narkotike, dhe u shpreh se ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një trafiku të vazhdueshëm droge të ndihmuar nga strukturat e shtetit.

Vendi ku dyshohet se është ulur avioni është mes fshatit Akerni dhe Poro në një rrugë e cila përshkohet vetëm nga makina të mëdha.

Në një prej parcelave të kësaj zone janë qarta gjurmë gomash të cilat nuk duken as si automjeti dhe as si motorri, ndërkohë që banorët e zonës tregojnë se pikërisht në këtë vend është ulur dhe avioni.

Gjurmët janë në një vijë të drejtë dhe në një pikë duket se ka pasur një frenim të fortë. Ajo që bie në sy është se disa gjurmë janë të freskëta dhe disa më të vjetra, çka shton dyshimin se kjo lëvizje mund të mos ketë qenë e vetmja lëvizje e mjetit fluturues.

Kryetari i PD-së së Vlorës, Moisi Meminaj, tha në vendin e ngjarjes se kjo nuk është e vetmja herë kur është ulur një avion.

Që nga viti  i kaluar dëshmitë flasin për dhjetra sinjalizime të uljes së mjeteve të tilla.

“Ka pasur shumë raste të tilla madje një herë kur e kapën një avion të tillë vitin e kaluar e lanë përsëri të lirë sepse e nxorën sikur avioni ishte pjesë e një filmi”, tha Meminaj, duke shtuar se, krimi ka gjetur mbështetjen e shtetit dhe ndaj lulëzon në këto forma trafiku i drogës.


 

 

 

Read More
23 Mar
0

Drejtori ekzekutiv i BB Pagano: Inkurajues fakti që opozita që tani ka një platformë konkrete për zhvillimit ekononomik të vendit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë vizitës në SHBA u takua me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë Patrizio Pagano.

Në bashkëbisedimin me zotin Pagano, zoti Basha shprehu shqetësimin për rritjen e borxhit, rënien në minimumin e mundshëm të konsumit, falimentimin e mijëra bizneseve të vogla si pasojë e politikave të ndjekura nga qeveria dhe arbitraritetit të saj, koncesioneve korruptive etj.

Koncesionet korruptive, theksoi zoti Basha  po vendosin një kosto shumë të rëndë në buxhetin e shtetit dhe që po anagazhojnë burime financiare si në fushën e shëndetësisë një fond prej  338 mln eurosh, ndërsa janë përgatitur për të dhënë me koncesion mbledhjen e TVSH-së, ku koncesionari parashikohet të marrë 140 mln euro në 10 vitet në vijim.

Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë dhe të INSTAT-it janë shqetësuese përsa i përket borxhit, i cili ka arritur afro 74% . 1,2 miliardë euro  janë marrë borxh në 2 vjet e gjysëm dhe nuk është realizuar asnjë investim i ri , investimet e nisura kane ndaluar së zbatuari, papunësia në shifra alarmante dhe konsumi në nivelin më të ulët. Shqipëria, tha zoti Basha është vendi me taksat më të larta në rajon, çka ka bërë që investitorët e huaj të mos e shohin me interes Shqipërinë, madje shumë prej tyre janë larguar nga Shqipëria. Zoti Basha e ka njohur zotin Pagano dhe me ofertën e Partisë Demokratike për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe për t’i hapur rrugën zhvillimit dhe punësimit. Taksë e sheshtë 9%, TVSH 15%, vëmendje të veçantë ndaj sektorit të bujqësisë. Drejtori ekzekutiv i Bankës Botërore ka vlerësuar faktin që opozita ka një platformë konkrete për të adresuar çështje të zhvillimit ekononomik të vendit​.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 23 Mars 2016

Read More
22 Mar
0

Deklaratë e Partisë Demokratike

Partia Demokratike dënon fuqishëm aktet terroriste që ndodhen sot në Bruksel, dhe shpreh solidaritetin e plotë me familjarët e viktimave, qytetarët belg dhe autoritetet belge dhe europiane. Partia Demokratike qëndron përkrah Belgjikës dhe partnerëve të tjerë europiane për të luftuar pa kompromis çdo akt terrorist.


Deklaratë e Partisë Demokratike, 22 Mars 2016

 

Read More
21 Mar
0

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëria numër një që Shqipëria të ecë përpara. Kam marrë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu bashkua besimtarëve në Meshën e së Dielës së Larit në Kishën Katolike shqiptare Zoja e Shkodrës, e cila shënon  dhe nisjen e Javës së Madhe të Pashkëve Katolike.

Kremtimi i Dielës së Larit (Palm Sunday) në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në Hartsdale – New York, nisi me një përshëndetje nga famullitari i kësaj Kishe Dom Pjetër Popaj, i cili i shprehu mirënjohjen zotit Basha, që iu bashkua në këtë ditë besimtarëve katolike shqiptarë që jetojnë në New York.

Pas meshës, famulltari i kësaj kishe Dom Pjetër Popaj dha një pritje në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” duke uruar të gjithë besimtarëve javën e Madhe të Pashkëve. Zoti Basha theksoi se me besim tek Zoti e tek Shqipëria, nëse jemi të bashkuar e me zemër të bardhë do ta bëjmë edhe Shqipërinë tonë europiane.
Kryetarit të Partisë Demokratike iu rezervua dhe një pritje në Shtëpinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës, VATRA, ku u prit nga Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj drejtues të bordit dhe anëtarë të VATRA-s. Zoti Basha zhvilloi një bashkëbisedim me drejtues dhe anëtarë të VATRA-s për situatën në Shqipëri, vizitën në SHBA dhe ndau me ta alternativën e Partisë Demokratike për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe për të kthyer shpresën shqiptarëve. Tre  janë çështjet kryesore në të cilat u ndal zoti Basha e për të cilat  ka marrë mbështetjen e SHBA-ve që janë; dekriminalizimi, reforma në drejtësi, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Kjo qeveri e di që gjykimi popullor po të bëhet sot apo të dielën e ardhshme do ta nxjerrë menjëherë në opozitë. Ndaj po merr të gjitha masat që t’i rrethojë zgjedhjet e ardhshme me kriminele dhe me paratë e korrupsionit. Ato 1 miliardë e 200 milionë dollarë që i mungojnë buxhetit të shtetit, që nuk u bënë kurrë shkolla, spitale, rroga, pensione, i bien 400 dollarë për frymë, nga ato 400 dollarë për frymë, këta mendojnë se ditën e zgjedhjeve duke iu ndarë nga 20 apo 15 dollarë për frymë do t’i blejnë edhe katër vitet e ardhshme. Po ta shikojmë vetëm matematikisht është biznes i mirë, apo jo?! Merr 400 për vit e kthe 20 për katër vjet. Por sigurisht është rrënim, shkatërrim i parikthyeshëm i Shqipërisë dhe shanseve të saj për të ecur përpara. Prandaj zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëria numër një që Shqipëria të ecë përpara dhe këtu kam kërkuar dhe kam marrë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Çfarë do të kërkojmë ne konkretisht?

Së pari,  votim dhe numërim elektronik për të kufizuar mundësitë e krimit dhe njerëzve të pushtetit që vijnë me trastat e korrupsionit që të blejnë apo intimidojnë votuesit, që të blejnë apo intimidojnë numëruesit e votës.

Së dyti, kufizimin e përdorimit të parasë në fushatë. Duke parë modele edhe të financimit 100% të partive politike nga financat publike dhe kriminalizimin e financimit privat.

Dhe së treti, auditimin strikt të partive politike, jo sa marrin por sa shpenzojnë. Po të shohësh se çfarë shpenzojnë e kupton se interesat e tyre të lidhura me interesat e oligarkëve mundësojnë që në fushatat elektorale të hidhen miliona e miliona euro në çdo qytet, me një qëllim, kapjen dhe blerjen e vullnetit të qytetarëve.

Por parakusht për këtë është zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, nxjerrja e kriminelëve jashtë Parlamentit, jashtë bashkive dhe zyrave të tjera të pushtetit ku kanë ardhur e ku tashmë janë të paligjshëm në raport me legjislacionin e vendit, në raport me ligjin për dekriminalizimin.

Reforma në drejtësi po jo ashtu siç e do kryeministri, që t’i presë këmbët, duart, gjuhën drejtësisë në mënyrë që të mos veprojë aty ku duhet të veprojë sa më parë, ku është lufta kundër korrupsionit. Por një drejtësi të pavarur, profesionale, të trajnuar nga SHBA-të. Një Byro Kombëtare të Hetimit që detyrë të parë të kenë vënien para drejtësisë të zyrtarëve të nivelit  të lartë që vjedhin shumat e parave në nivele të tilla marramendëse. E  duke bërë këtë deprivojnë fëmijët dhe familjet shqiptare nga buka e gojës, nga vendet e punës dhe nga zhvillimi. Këto janë tre çështjet për të cilat në Uashington kam marrë jo vetëm mirëkuptim por edhe mbështetje të madhe”.

Drejtuesit dhe anëtarët e VATRA-s kanë mbështetur dhe inkurajuar vazhdimin e aksionit politik të opozitës duke ofruar dhe ndihmën e tyre në këtë drejtim.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 21 Mars 2016​

Read More
21 Mar
0

2500 banorë në Gramsh të Lushnjës, pa rrugë, dhe pa siguri

PD në mbështetje të kërkesave të 700 familjeve që gjenden nën kërcënimin e ujërave të zeza dhe pasigurisë prej rrjetit elektrik

Qindra qytetarë të fshatit Gramsh në Bashkinë e Lushnjës protestuan për gjendjen e vështirë të infrastrukturës. Mbi 700 shtëpi me 2 500 banorë vuajnë mungesën e një rrugë normale prej 2 kilometrash, mungesën e ujit dhe të kanalizimeve. “Jemi 700 shtëpi këtu dhe shikojeni rrugën si është. Ne duam rrugën të na bëhet dhe të kemi edhe ujë. Problem janë edhe ujërat e zeza sepse kur bie shi këtu nuk rrihet. Na kanë braktisur”, u shprehën banorët.

Kryetarit i Partisë Demokratike të Lushnjës, Myslym Murrizi ishte pranë banorëve duke mbështetur protestën e tyre të drejtë. “Jemi këtu në mbështetje të protestës së banorëve të fshatit Gramsh, që sot është pjesë e njësisë administrative të bashkisë së Lushnjës, ish komuna e Dushkut. Banorët kanë të drejtë legjitime sepse kërkojnë vetëm 2 kilometra rrugë dhe janë 700 familje me 2 500 banorë të cilëve herë pas here u është premtuar rruga për çdo zgjedhje elektorale. Sot në 2016 rruga është në këtë gjendje dhe banorët kërkojnë që taksat që paguajnë t’u kthehen në shërbim si për rrugën, si për përroin, edhe për ujin. Pra banorët kërkojnë të drejtën legjitime tek ata që kanë besuar votën. Unë si kryetar i Partisë Demokratike jam sot në mbështetje të plotë të kërkesave të tyre, por edhe nesër kur PD të jetë në pushtet”, tha Murrizi.

Një tjetër shqetësim për banorët është kthyer kabina elektrike në qendër të fshatit e cila është e hapur dhe në kushte të plota pasigurie, duke u kthyer në një rrezik për qindra fëmijët e këtij fshati që luajnë afër saj. Ata u shprehën se paguajnë rregullisht faturat e energjisë elektrike dhe kërkuan ndërhyrjen e OSHEE. Kryetari i PD, Murrizi tha se ky është një standard i dyfishtë i OSHEE. “Kemi një gjendje skandaloze të kabinës, në mëshirë të fatit që është kthyer në rrezik për fëmijët dhe çdo banor të fshatit ndërkohë që OSHEE mburret me faturime e tejkalime. Në shumë raste i fusin në burg qytetarët për 5 mijë apo 10 mijë lekë të vjetra siç ishte rasti i Qamil Zelës. Tani shikoni këtu se si është gabina në këtë fshat me 700 familje. I bëj thirrje OSHEE që të lejë reklamën e të vijë të bëjë punët dhe me ato që paguajnë qytetarët edhe kur janë në mbifaturim, të investojnë për sigurinë e qytetarëve”, deklaroi Murrizi.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 21 mars 2016

 

Read More
20 Mar
0

Është koha që të rinjtë të angazhohen për t’i dhënë Shqipërisë modelin e duhur dhe për të përmbushur misionin e anëtarësimit në BE

Instituti Republikan Amerikan ka mirëpritur dhe inkurajuar nismën e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha që 35% e listës së kandidatëve për deputet në Kuvendin e Shqipërisë të jenë të rinj. Presidenti i Institutit Republikan Ameriakan, Mark Green theksoi në takimin me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha se: “Në Shqipëri ka ardhur koha për një demokraci të re. Kemi besim tek lidershipi juaj dhe nen lidershipin tuaj, zoti Basha gjërat do të ndryshojnë në Shqipëri.”

Zoti Basha ka kërkuar ndihmën e IRI për të implementuar në standardet më të larta të mundshme modelin amerikan për përzgjedhjen e kandidatëve të rinj për deputet në Kuvendin e Shqipërisë, gjë që u mirëprit me kënaqësi nga zoti Green. Në bashkëpunim dhe me Fondacionin për Liri dhe Demokraci, Instituti Republikan Amerikan do të ndihmojë në trajnimin e të rinjve dhe grave në politikë.

Rrjeti i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptaro-Amerikan, APEN, organizoi një pritje me rastin e 25-vjetorit, të ri-vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikën e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I ftuar nderi ishte kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Zoti Basha ka vlerësuar rolin e pazëvëndësueshëm të SHBA-ve në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në Pavaresinë e Kosovës, vendosjen dhe ruajtjen  e normave dhe standardeve demokratike. Për të arritur destinacionin final integrimin europian dhe standardet më të larta të demokracive perëndimore. Për Lulzim Bashën duhet një bashkëpunim dhe kompromis i madh. Për këtë, tha zoti Basha koha kërkon të rinjtë të jenë aktiv dhe të kintribuojnë me modelin e tyre për të arritur atje ku shqiptarët duan.

“E di që ka shumë njerëz që thonë se nganjëherë gjuha politike është shumë e ashpër dhe aksionet politike shumë të forta, por unë gjithashtu mendoj se ne mund të shohim më thellë për të ndërtuar ura besimi mes njëri-tjetrit. Para së gjithave, ne jemi shqiptarë pavarësisht demokratë apo socialistë, dhe duhet të kërkojmë për mundësitë e kompromisit për të mirën e interesave të shqiptarëve. Mund t’u them sonte se asnjë kompromis nuk mund dhe nuk do të bëhet nëse nuk arrihet dhe ndërtohet në princimet e demokracisë dhe funksionet e shtetit ligjor. Asnjë kompromis nuk mund dhe nuk do të bëhet nëse nuk vjen për mundësi të barabarta për të gjithë, për të ndërtuar modelin e duhur dhe jo atë të gabuar. Modele që të promovojnë të aftin, të atyre që duhet të fitojnë nga rezultati dhe jo nga nënshtrimi i kundërshtarit. Modele që vlerësojnë të rinjtë që studiojnë shumë, familjet që mbështesin shkollimin profesional të fëmijëve të tyre e që shumë herë sakrifikojnë edhe bukën e gojës, dhe jo modelin që promovon krimin dhe që e vesh me pushtet politik. Anija jonë drejtohet nga perëndimi. Standardet tona janë si standardet e këtyre vendeve të mëdha demokratike dhe për këtë u premtoj një betejë te fortë deri në fitoren e saj. Duhet të jetë një betejë e përbashkët dhe kjo kërkon sjelljen e gjakun të ri për të investuar për  të ardhme. Një javë para se të udhëtoja në SHBA, unë shpalla vendimin për t’i propozuar Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike diçka që është e pazakontë jo vetëm për Shqipërinë dhe Ballkanin, por për Europën por që është diçka që ju jeni mësuar këtu në SHBA;  35 për qind që do të thotë 39 kandidatë për anëtarë parlamenti nga Partia Demokratike e Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme do t’i përkasin një brezi vajzash e djemsh më të rinj se 35 vjeç të zgjedhur sipas stilit demokratik amerikan të primareve”, tha Basha.


Njoftim per shtyp i Partisë Demokratike, 20 Mars 2015

Read More
20 Mar
0

Përmeti në varfëri të skajshme, qytetarët rrisin besimin tek PD  

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e qytetit të Përmetit mbi situatën ekonomike dhe sociale të tyre. Pronarët e bizneseve të vogla dhe qytetarët shprehën dhimbjen e madhe për varfërinë e skajshme që ka mbërthyer qytetin turistik, kur xhirot e biznese kanë shkuar përtokë ndërsa banorët vuajnë mungesën e një pune të çfarëdoshme.

“Problemet janë të mëdha dhe presioni është i jashtëzakonshëm. Nga të gjitha anëtvarfëria është e skajshme dhe tatimet vijnë gjithë kohës. Po nëse tatimori të vjen e të sillet si xhandar, atëhere ka mbaruar çdo gjë. Vjen e të bëhet zot në vendin tënd. Të shqyen derën dhe të vë gjobë. Taksat po ashtu nuk vejnë aty ku duhet. Xhiroja gjysëm për gjysëm në mos ka rënë më shumë. Çtë them tjetër. Njerëzit kërkojnë gjysëm kilogrami oriz, apo gjysëm litri vaj. Është e dhimbshme. Sheh fëmijë që i tërheqin zvarrë, qan sepse nuk kanë ti blejnë një çokollatë”, u shpreh pronari i një ushqimore në Përmet.

“Kemi qënë burrë e grua në punë. Unë në polici e burri në Bordin e Kullimit. Na kanë hequr të dy nga puna pa asnjë motivacion edhe me shkollë të lartë e të trajtuar pa asnjë thyerje të disiplinës në punë. Kam hapur këtë dyqan tani por as 10 mijë lekë xhiro nuk bëj. Jemi në vështirësi të paparë”, u shpreh një grua tjetër nga qyteti.

Situata e vështirë ekonomike ndjehet së pari tek të rinjtë dhe tek të moshuarit. Frika dhe mungesa e shpresës mbizotëron sot tek të rinjtë.

“Kisha një aktivitet dhe e mbylla. Falimentova. Para një muaji më pushuan edhe nga puna. Punoja në spital. Ne këtu po vdesim dita ditës. Nuk po vuajmë, por po vdesim. Gjerat kanë shkuar shumë keq. Madje po të akohesh e të flasësh  ne do kemi pasoja nga sot e tutje. Nuk e di për vende të tjera për këtu është kthyer në një diktaturë. Po fole të kërcënojnë. Po e them me bindje që gjerat po shkojnë keq në Përmet. Njerëzit kanë frikë të flasin. Madje deri aty sa njerëzit mendojnë marrëzira”, tha një i ri.

“Unë marr 8 mijë lekë ilaçe. Nuk më rimbursohet asgjë. Këto janë ilaçe që i blej nga xhepi vetë. Ato që na rimbursohet janë kashtë, nuk bëjnë as për kafshët. Jam pensionist me gruan bashkë. Nuk na i rritën pensionet, vetëm 1 mijë lekë. Çfarë mund të bësh me 1 mijë lëkë të vjetra?!”, u shpreh një pensionist.

Sekretarja Duma u shpreh se kjo situatë e vështirë është në katër anët e vendit ku njerëzit ngrysin ditët në vështirësi të madhe ekonomike, në mungesë të plotë përkrahje dhe shprese tek kjo qeveri. Duma tha se opozita dhe Partia Demokratike do bëjë më shumë të fitojë besimin e njerëzve si e vetmja alternativë për të rikthyer shpresën për punë dhe një jetë dinjitoze për shqiptarët.

“Këtu në Përmet Partia Demokratike ka mundur të fitojë besimin e qytetarëve  dhe duhet ta justifikojë atë deri në fund. Por lufta me varfërinë është shumë më e madhe se sa kaq. Dhe sot jemi me të drejtë në situatë ku të thonë se çfarë mund të bëjë opozita. Opozita nuk është në pushtet por opozita do të mbrojë qytetarët me të gjitha mjetet e veta, nga fatura e energjisë, nga kempet që u hiqen qytetarëve, nga pensionet që shkojnë sot në Gjirokastër apo në Tiranë se këtu nuk marrin shërbim pasi zyrat e punës i largojnë si armiq. Në fakt varfëria i ka bërë shqiptarët armiq sepse nuk po japin dot përgjigjen kur ai të thotë se marr borxh kur kam krah pune, që thotë që dikur mbaheshim me një punë private por tani në duhet një punë në shtet që të mbajmë biznesin privat se shkojmë në minus. Kjo është situata. Skemi për të bërë ndonjëherë opozitë vetëm për opozitë por në fat duhet bërë shumë më tepër që njerëzit të ndjejnë që zëri i tyre po ushtron presionin e duhur, ashtu siç duhet të ndodhë në një vend normal demokratik”, tha Duma.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 20 Mars 2016

Read More