Blog

13 Maj
0

“Klasa të mbetura bosh, e shkolla të mbyllura”, Alfrida Marku: Rreth 4600 nxënës më pak është bilanci i qeverisë së Edi Ramës në Lezhë

Sekretarja për pushtetin vendor dhe decentralizimin në PD, Alfrida Marku, në një postim në Facebook, shprehet se rreth 4600 nxënës më pak ulen në bankat e shkollave të Lezhës. Marku thotë se për shkak të rënies së numrit të nxënësve, 14 shkolla fillore janë mbyllur gjatë 5 viteve të fundit, në zonat rurale të këtij qarku.
Kryetarja e degës së PD, Lezhë më tej shprehet se sipas të dhënave ende jo zyrtare të Censusit të fundit, në Lezhë banojnë jo më shumë se 35-40 % e popullsisë dhe këto sipas saj janë bilencet e qeverisjes së Edi Ramës.

Postimi i plotë i Sekretares për pushtetin vendor dhe kryetarja e degës së PD, Lezhë, Alfrida Marku:

 

Propagandës së Kryeministrit me emigrantët, duke shpërdoruar taksat tona e keqpërdorur emigrantët, i jep përgjigje realiteti në Lezhë e kudo në vendin tonë: klasa të mbetura bosh, pa nxënës, e shkolla të mbyllura, për shkak të emigrimit masiv të shqiptarëve.
Afërsisht 4600 nxënës më pak që ulen në bankat e shkollave të Lezhës, është bilanci nga dita e parë e qeverisjes e deri më sot. 2000 nxënës më pak vetëm në 5 vitet e fundit.
Për shkak të rënies së numrit të nxënësve, 14 shkolla fillore janë mbyllur gjatë 5 viteve të fundit, në zonat rurale të Lezhës, përfshirë këtu edhe shkollën fillore ku ndodhemi në fshatin Balldren. Në 15 shkolla të tjera, po në zonat rurale, mësimi zhvillohet në klasa të përziera.
E ndërkohë, sipas të dhënave ende jo zyrtare të Censusit të fundit, në Lezhë banojnë jo më shumë se 35-40 % e popullsisë.
Nëse duam të dimë se si një qeverisje është për qytetarët e saj, mjafton të shohim sa prej tyre largohen apo kthehen nga apo në vendin e tyre. Mjafton të shohim politikat për fëmijët, mbrojtjen, zhvillimin, arsimimin e fëmijëve dhe të të rinjve !
Pasi ka drejtuar për më shumë se një dekadë qeverisjen më të korruptuar në 34 vite, duke detyruar shqiptarët të largohen, Kryeministri, në vitin e fundit të qeverisjes, nuk ka më kohë të flasë për punë apo projekte, por duhet të japë llogari e mbajë përgjegjësi para shqiptarëve.

 

Read More
12 Maj
0

Denoncimi i kryetarit të PD, Roskovec: Kanali vaditës i tokave bujqësore në fshatin Vidhisht përdoret për ujërat e zeza! Bashkia nuk merr asnjë masë

Kryetari i Degës së PD, Roskovec, Syrja Misiraj, ka denoncuar rastin e kanalit që lidh tokat bujqësore të fshatit Vidhishtë me rezervuarin e Kurjanit, i cili përzihet me ujërat e zeza duke u kthyer kështu në një rrezik për prodhimet bujqësore. Në postimin e tij në Facebook, Misiraj shprehet se pavarësisht shqetësimeve të herëpasherëshme të banorëve, bashkia nuk merr asnjë masë për ta pastruar.

 

Reagimi i plotë i kreut të PD, Roskovec, Syrja Misiraj:

 

Për fermerët kanalet vaditëse janë të një rëndësie të veçantë, për shkak të prodhimeve të tyre.
Kur këto kanale nuk pastrohen dhe kur përziehen me ujëra të zeza, kjo është dyfish e rrezikshme për prodhimin bujqësor.
Ky është rasti i kanalit kryesor që lidh tokat bujqësore të fshatit Vidhishtë me rezervuarin e Kurjanit në bashkinë e Roskovecit.
Pavarësisht shqetësimeve të banorëve, kërkesave të tyre të herëpashershme dhe paralajmërimit për kontaminim të produkteve bujqësore, askush nuk e ka vënë ujin në zjarr.
Bashkia Roskovec dhe kryetarja e saj e kanë mendjen te shpenzimet e luksit dhe jo te orientimi i buxhetit për t’u ardhur në ndihmë fermerëve të fshatrave të Roskovecit.
Kryetarja e bashkisë nuk mund ta heqë përgjegjësinë nga vetja e saj dhe t’ia hedhë bordit të kullimit, sepse me ligjin e ri të Vetëqeverisjes Vendore bordet e kullimit varen pikërisht nga Bashkitë.
T’ia hedhësh fajin institucionit që ke në varësi, është të fshihesh pas gishtit dhe t’i ikësh përgjegjësisë.
Në emër të Partise Demokratike dega Roskovec, i kërkojmë institucionit të Bashkisë ta shohë me përparësi problematikën e pastrimit të kanaleve vaditëse, sepse kjo është një detyrë e saj funksionale dhe fermerët e Roskovecit kërkojnë zgjidhje të halleve të tyre.
Partia Demokratike e Shqipërisë siguron banorët dhe fermerët që në programin e saj qeverisës ky sektor do të zërë një vend të rëndësishëm, sepse për ne bujqësia është një shtyllë jetike e ekonomisë vendase.

 

Read More
12 Maj
0

“Tallava politike dhe propagandë të shfrenuar nga Athina”, Karabina: Tallja e Edi Ramës me shqiptarët nuk njeh kufij

Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina, në një postim në Facebook, shprehet se tallja e Edi Ramës me shqiptarët nuk njeh kufij. Karabina thotë se sot Edi Rama me shpurën e tij të korruptuar dhe me administratën shtetërore të urdhëruar që ta ndjekin në Athinë, mashtroi shqiptarët kudo janë nëpër botë, për të njëmbëdhjetin vit. Ajo më tej shprehet se “vetëm gjatë qeverisjes së tij janë larguar 600 mijë shqiptarë, më shumë se në tri dekada bashkë, për shkak të mungesës së shpresësh, vjedhjes nga pushteti e korrupsionit të instaluar në çdo ind të shtetit”.

 

Reagimi i plotë i Zëdhënëses së PD, Mirela Karabina:

 

Tallja e madhe e Edi Ramës me shqiptarët nuk njeh kufij.
Me tallava politike tam-tamesh dhe propagandë të shfrenuar nga Athina, sot Edi Rama me shpurën e tij të korruptuar dhe me administratën shtetërore të urdhëruar me vete mashtroi shqiptarët kudo janë nëpër botë, për të njëmbëdhjetin vit.
Asnjëherë nuk i vlerësoi shqiptarët në disaporë ndaj dhe votën nuk ia mundësoi kurrë!
Vetëm gjatë qeverisjes së tij janë larguar 600 mijë shqiptarë, më shumë se në tri dekada bashkë, për shkak të mungesës së shpresësh, vjedhjes nga pushteti e korrupsionit të instaluar në çdo ind të shtetit.
Por kë diasporë takon sot Rama dhe shpura e tij e korruptuar?!
Atë që degdisën dhunshëm nëpër botë për të mbatur familjet e tyre në Shqipëri pasi pagat e ulta dhe pensionet e prindërve nuk mjaftojnë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre?
Apo të rinjtë që ikin çdo ditë sepse kjo qeveri nuk i mundësoi arsimim cilësor, punë e perespektivë dhe pagë e mirëqënie si bashkëmoshatarët e tyre në Rajon dhe Europë?
Frika e madhe ndaj drejtësisë SPAK e ka kthyer në qesharak politik kryeministrin dhe ministrat e tij, dhe kjo me kosto të madhe për qytetarët.
Pasi hallet dhe problemet e tyre janë lënë në mëshirë të fatit!
Propaganda e sotme njëjtë në formë e përmbajtje si ajo e paraadhësve të tij të diktaturës komuniste, nuk është gjë tjetër veçse disa nga rreshtat e epilogut politik të kryeministrit.
Dielli nuk mbulohet me shoshë!
Kohës së talljeve me shqiptarët po i vjen fundi.

Read More
12 Maj
0

Basha ironizon Ramën: Kthim të mbarë administratës nga ekskursioni i shtrenjtë. Nacionalizmi shterp, gjethe fiku për korrupsionin dhe premtimet e pambajtura

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar atë që ai e quajti ekskursion të shtrenjtë në Greqi të administratës shtetërore. Basha thotë se kryeministri po mundohet të fshehë me gjethe fiku korrupsionin dhe premtimet e pambajtura, duke luajtur kartën e nacionalizmit shterp.

Më poshtë postimi i kreut të PD:

Kthim të mbarë administratës shtetërore të shpërngulur në Athinë për këtë ekskursion të shtrenjtë të kryeministrit që shpopulloi vendin dhe pengon votën e atyre që degdisi rrugëve të botës për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit.
Nacionalizmi shterpë është gjethja e fikut pas të cilës fsheh premtimet e pambajtura ndaj bashkëqytetarëve tanë në emigrim, të cilëve u kemi borxh të drejtën e votës një orë e më parë.

Read More
12 Maj
0

“Rama dhe korrupsioni i qeverisë së tij, shkaktari kryesor që shqiptarët largohen”/ Endri Hasa: PD i qëndron propozimeve për votën e diasporës

Anëtari i kryesisë së PD, Endri Hasa, në një reagim në Facebook, shkruan se “Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar janë shkaktari numër një se pse shqiptarët kanë braktisur vendin e tyre dhe kanë marrë udhët e botës”.

Hasa më tej thotë në vend që kryeministri të organizojë takime me diasporën, mbush autobuzë nga Shqipëria. Sipas tij, Edi Rama e ka të thjeshtë, të pranojë propozimet e Partisë Demokratike për votën e diasporës dhe t’i bëjë ato pjesë sa më parë të debatit parlamenta.

Më poshtë reagimi i plotë:

Gjatë njëmbëdhjetë viteve të Edi Ramës në pushtet janë larguar më shumë shqiptarë se sa kurrë më parë në 3 dekada demokraci në vend.

Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar janë shkaktari numër një se pse shqiptarët kanë braktisur vendin e tyre dhe kanë marrë udhët e botës.

Është paradoksale dhe hipokrite të organizosh takime me emigrantët shqiptarë në Greqi dhe ti mbushësh me autobuzë nga Shqipëria.

Por Edi Rama nuk është vetëm nona e korrupsionit, ai është edhe nona e hipokrizisë dhe e tallavasë.

Në vend që të organizojë takime me diasporën, të mbushur me autobuzë nga Shqipëria, Edi Rama e ka të thjeshtë, të pranojë propozimet e Partisë Demokratike për votën e diasporës dhe t’i bëjë ato pjesë sa më parë të debatit parlamentar.

Mirëpo, Edi Rama nuk e do një gjë të tillë, sepse ai është shkaku kryesor i largimit të njerëzve nga Shqipëria.

Partia Demokratike është e vendosur në propozimet e saj për votën e diasporës që do ti mundësonin bashkatdhetarëve tanë kudo që ndodhen ushtrimin e një të drejtë kushtetuese, si të gjithë qytetarët e Evropës.

Partia Demokratike e Shqipërisë i qëndron propozimeve të saj për votën e diasporës si e vetmja mënyrë për të treguar vullnetin e duhur politik për t’u ofruar të gjithë shqiptarëve kudo jetojnë një të drejtë elementare.

Read More
11 Maj
0

7×7 = inceneratoret. Ironia e Bashes: 7 hajdutët e parë shkuan te 7 penxheret e burgut

Në podcastin “Klo’s Friends”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për inceneratorët, aferën më të madhe të shekullit.

Bashkëngjitur zbardhja e videos:

Kalojmë pak tek matematika? Meqë letërsinë, muzikën i kaluam. S’po të pyes sa bëjnë 7×7. Po të bëj një pyetje paska më filozofike. Sa bën 1+1, në kuptimin filozofik të koncepit?

Po ndalem tek 7×7 në fillim. Me këtë rast arritëm ta mësonim sa bëjnë 7×7, po nga SPAK-u. SPAK-u na e bëri tabelën e shumëzimit. Sepse, debate që askush nuk e kujton, ka qenë për inceneratorët. Dhe këta qeshin me 7×7 kur në fakt te 7 penxheret po shkojnë më shumë se 7, hap pas hapi.
Sa bëjnë 1+1? Bëjnë 2 apo 3? Mund të bëjnë 10. Mund të bëjnë 1, mund të bëjnë 0, mund të bëjnë minus. Varet kush janë. Cilët janë 1-shat.

Dhe në Shqipëri të gjithë vdesin të jenë 1-sha. Pushteti është një drogë e fortë. Ndaj kësaj droge merren masa. Po çfarë lloj droge, meqënëse keni jetuar dhe në Hollandë? Është drogë e nivelit të lartë.

 

Read More
11 Maj
0

PD, Karabina: Shqipëria është i vetmi vend në Europë, ku administrata anëtarësohet me detyrim në partinë në pushtet

Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina, shprehet se Shqipëria është i vetmi vend në Europë, ku administrata shtetërore anëtarësohet e gjitha me detyrim në partinë në pushtet. Në një postim në Facebook, Karabina thotë se anëtarësimet e fundit të PS-së treguan gjendjen e vërtetë të pushtetit të Edi Ramës, i cili, ndërkohë që premton Evropën dhe Perëndimin, sillet si diktaturat e Lindjes dhe modelet e vendeve autokrate.

 

Reagimi i plotë i zëdhënëses së PD, Mirela Karabina:

 

Shqipëria është i vetmi vend në Europë, ku administrata shtetërore anëtarësohet e gjitha me detyrim në partinë në pushtet.

Përveç një reminishencë e shëmtuar nga e shkuara komuniste, anëtarësimet e fundit të PS-së treguan gjendjen e vërtetë të pushtetit të Edi Ramës, i cili, ndërkohë që premton Evropën dhe Perëndimin, sillet si diktaturat e Lindjes dhe modelet e vendeve autokrate.

Jo vetëm anëtarësime me detyrim dhe me presion në këmbim të mbajtjes së vendit të punës, por ajo që u vu re në zgjedhjet e fundit për Asamblenë Socialiste, ishte keqpërdorimi i drejtuesve të shkollave dhe i rrjeteve sociale të shkollave, të cilat në shumë raste shpërndajnë aktivitetet partiake të ministres së Arsimit.

Keqpërdorimi i shkollës për arsye partiake, është arsyeja numër një e shkatërrimit të arsimit në Shqipëri.

Nuk mund të interpretohen ndryshe rezultatet e ulëta dhe problemet e mëdha që dalin përditë në këtë drejtim.

Pavarsisht propagandës, rezultatet flasin më shumë se gjithçka.

Kjo është një situatë që duhet të marrë fund!

Partia Demokratike e Shqipërisë do ta çlirojë administratën nga partitizmi i tejskajshëm dhe shkollën nga politizimi ekstrem, duke i kthyer të dyja në shinat e normalitetit të një vendi që jo vetëm synon Evropën, por edhe punon në këtë drejtim.

Partia Demokratike e Shqipërisë u bën thirrje të gjithë punonjësve të ndershëm të administratës shqiptare, mësuesve dhe profesionistëve të tjerë jo vetëm të arsimit, që të denoncojnë të gjithë rastet e ushtrimit të presionit dhe të dhunës nga partia në pushtet.

Partia Demokratike e Shqipërisë zotohet që të bëhet zëri i halleve dhe shqetësimeve të tyre, duke synuar një administratë profesioniste dhe ku të mbizotërojë vetëm gara dhe merita.

Read More
11 Maj
0

Fermerët e Samaticës drejt falimentimit/ Kreu i PD Dimal, Eugert Cjapi: Rreth 95% e tyre janë me kredi. Shteti i ka lënë në mëshirë të fatit!

Kryetari i degës së PD, Dimal, Eugert Cjapi, pas takimeve që ka zhvilluar me fermerët e Dimalit, ka përcjell shqetësimin e tyre se prodhimet po shiten nën kosto dhe që nuk mbulojnë shpenzimet. Ai gjithashtu thotë se 95% e fermerëve janë me kredi dhe se nuk kanë para që të paguajnë as këstet.
Ndërsa shteti i ka lënë në mëshirë të fatit, Cjapi i bën thirrje ministrisë së Buqësisë që të gjejë zgjidhje.

 

Reagimi i plotë i kryetarit të degës së PD, Dimal, Eugert Cjapi:

 

Ndodhemi në fshatin Samaticë, bashkia Dimal. Gati 85% e territorit të bashkisë është zonë rurale dhe aktualisht janë rreth 800 hektar sera.
Problemet me të cilat hasen fermerët janë të shumta por përtej këtyre problemeve shqetësimi i vetëm në këtë moment është çmimi me të cilin i shesin prodhimet e tyre, që është nen kosto. Rreth 95% e fermerëve janë me kredi dhe këtë sezon nuk kanë para që të paguajnë as këstin e kredisë.
Fermeret shprehen që sezonin tjeter do i lënë serat dhe do ikin në emigrim që të mund të paguajnë kredinë. Shteti nuk ka vënë dorë fare te fermeret, por i ka lënë në mëshirë të fatit.
I bëjmë thirrje Ministrisë së Bujqësisë që ti hedhi sytë nga fermerët dhe të jetë një rregullator i cmimit që fermerët të mos marrin rrugët e emigrimit, por të punojnë në vendin e vet.

Read More
11 Maj
0

“Ai i largoi, tashmë shkon t’i takojë”, Basha në degën e PD, Elbasan: Rama u ka kërkuar kryebashkiakëve të PS, t’ia mbushin stadiumet jashtë vendit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë pjesë ditën e sotme në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, Elbasan. Në fjalën e tij, Basha komentoi turin e takimeve të kryeministrit jashtë vendit, duke thënë se ishte ai që i largoi nga shtëpitë e tyre dhe sot po shkon të zhvillojë takime me ta.

Kreu i PD gjithashtu tha se Rama në takimin me 55 kryetarët e bashkive të partisë socialiste, u ka dhënë urdhër që të çojnë njerëz jashtë vendit për t’ia mbushur stadiumet ku do të bëjë takimet.

“Tani që ka zbrazur Shqipërinë, po shkon tek eksporti i tij, po shkon te diaspora. A po shkon vallë te diaspora? Se lajmet e fundit tregojnë se i ka mbledhur 55 kryetarët e bashkive dhe u ka dhënë kuota, bashkitë e vogla nga 50, bashkitë e mëdha nga 100 për të mbushur stadiumin. Pse? Që të ndihet mirë Edi Rama. Dhe të eksportojë edhe më shumë shqiptarë. Dhe kryetarët e bashkive, duke nisur nga ky i Elbasanit, që kanë harruar se çfarë është shërbimi ndaj qytetarëve, i janë kthyer në vegla të shfaqjes së “one man shoë” të Edi Ramës, shfaqje me një njeri, që nuk bën më të qesh për asnjë njeri. Bën të qaj shumë nëna dhe baballarë, prindër fëmijësh. Po shkon atje ku i ka përzënë shqiptarët, atje ku vazhdon t’i përzë shqiptarët, për t’ju thënë çfarë? Që pas 4 palë zgjedhjesh premtuime për votën e diasporës, se bën votën e diasporës. Aq më pak votën preferenciale apo siç njihet në popull listat e hapura, apo votimin elektronik, apo barazinë e votës. Pse? Sepse qëllimi nuk është të përmirësojë jetën e shqiptarëve. Kjo është më kriminalja nga të gjitha. Edi Rama e di se çfarë po bën. Skalionet e larta të partisë socialiste nuk kanë asnjë dyshim se çfarë po bëjnë. Siç e tregojnë vjedhjet e me WhatsApp në skandalin e inceneratorëve, apo në skandalin e bashkisë së Tiranës. As frikë nuk kanë pasur nga ligji, dërisa erdhi SPAK” – tha Basha.

 

Kreu i PD gjithashtu përsëriti mbështetjen e pakushtëzuar të PD, ndaj SPAK dhe BKH. Baha më tej u shpreh se demokratët janë e vetmja forcë politike, e qartë, e prerë, transparente, e vendosur në luftën kundër korrupsionit si domosdoshmëri për të ringjallur shpresën dhe besimin e shqiptarëve.

 

“Ndaj për demokratët shqiptarë është e qartë që dilema ka marrë fund, dilema duhej të merrte fund, Partia Demokratike është në mbështetje të pakushtëzuar ndaj SPAK-ut dhe BKH-së, për t’i dhënë fund pabarazisë së ligjit, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të çuar të korruptuarit shqiptarë, të korruptuarit e kësaj qeverie atje ku e kanë vendin, para ligjit dhe prapa hekurave. Që ky qëndrim është i qartë, e tregon edhe ankthi që ndodhen tashmë në hetime penale, në procedime penale, të arrestuar apo në pritje të gjykimit apo edhe vet në burg duke vuajtur dënimin për dëmet e jashtëzakonshme që i kanë shkaktuar këtij populli dhe qytetarëve me vjedhjet e tyre të përbindshme. Prandaj menduan dhe zbatuan planin e tyre diabolik për amnistinë e të korruptuarve të dënuar nga SPAK-u. Ju e patë edhe vet, në fillim Partia Demokratike, më pas media, më pas vet institucionet e drejtësisë treguan qartë këtë lojë të ndyrë, këtë lojë të ulët, natyrisht të ideuar dhe të udhëhequr nga Edi Rama dhe kjo qeveri, por të përqafuar nga ata që me mandat të marrë nga votat tuaja, flijuan interesat e demokratëve, flijuan interesat e shqiptarëve dhe bashkuan votat për të liruar zyrtarët e korruptuar dhe të dënuar nga SPAK dhe GJKKO, duke mbajtur në procedim penal protestuesit demokratë dhe protestuesit në tërrësi kundër korrupsionit. Kjo i nxjerr ata të zbuluar, si ai llumi që nuk e ka mendjen të bëjë diçka për vendin por e kanë mendjen vetëm tek vetja e vet dhe karrigia e vet. Kjo është ajo që na diferencon me ta dhe nga të gjithë faktorët e tjerë politik në vend. E vetmja forcë politike, e qartë, e prerë, transparente, e vendosur në luftën kundër korrupsionit si domosdoshmëri për të ringjallur shpresën dhe besimin e shqiptarëve, për një Shqipëri që u ofron mundësi dhe mirëqenie atyre dhe familjeve të tyre, është dhe mbetet, Partia Demokratike e Shqipërisë” – tha Basha.

 

 

Read More
10 Maj
0

Gazment Koduzi dhe kreu i PD, Divjakë, denoncojnë mungesën e mjekëve në qendrën shëndetësore të fshatit Çermë Sektor: 6 mijë banorë nuk ka kush t’i vizitojë

Anëtari i Kryesisë së PD, Gazment Koduzi dhe kryetari i degës së PD, Divjakë, Julian Gjini, kanë denoncuar mungesën e mjekëve në qendrën shëndetësore në fshatin Çermë Sektor, në bashkinë Divjakë. Në postimin e tij në Facebook, Koduzi shprehet se aty jetojnë rreth 6 mijë banorë që prej 10 muajsh nuk ka kush t’i vizitojë. Sipas tij, ky nuk është i vetmi rast dhe është rezultat i një politike të gabuar shëndetësore dhe një propagande qeveritare që i ka dalë boja.

 

Denoncimi i Anëtarit të Kryesisë së PD, Gazment Koduzi dhe kryetarit të degës së PD, Divjak, Julian Gjini:

Mjekësia falas e premtuar nga Edi Rama dhe socialistët ishte një ndër mashtrimet më të mëdha elektorale të kësaj mazhorance.

Jo vetëm që shëndetësia nuk u bë falas, por njerëzit ngelën pa mjek që të mund t’i vizitojë dhe të ndjekë gjendjen e tyre shëndetësore.

Ky është rasti i fshtatit Çermë Sektor (Tërbuf) në bashkinë e Divjakës në të cilin rreth 6 mijë banorë prej 10 muajsh janë pa mjek.

Sigurisht që nuk është një rast i izoluar dhe i vetëm, por është rezultat i një politike të gabuar shëndetësore dhe një propagande që i ka dalë boja.

E gjithë politika e PS-së, duke filluar nga rekrutimi i mjekëve të rinj nëpërmjet portalit “Mjek për Shqipërinë” dhe politikat e tjera shëndetësore, dështuan, ndaj kjo qeveri duhet të mbajë përgjegjësi.

Mjekët ashtu si mësuesit janë një kategori e lënë në harresë nga kjo qeveri, ndaj ata zgjedhin të largohen nga vendi i tyre.

Edhe politika e mbajtjes me detyrim e mjekëve të rinj është një politikë e gabuar dhe një dështim i paralajmëruar.

Vetëm stimuli ekonomik me rroga më të larta, përmirësimi i kushteve të punës, nëpërmjet politikave të duhura të rregullimit të sistemit shëndetësor parësor, dytësor dhe tercial, dhe trajtimi me dinjitet dhe mbështetje të mjekëve dhe personelit mjekësor, do të përmirësoj situatën, duke e nxjerr nga ngërçi ku e futi politika e gabuar e ngritur vetëm mbi propagandën.

Partia Demokratike e Shqipërisë zotohet për politika shëndetësore që do ta përmirësojnë gjendjen e shëndetësisë në vend, duke i trajtuar pacientët dhe mjekët me respektin dhe dinjitetin e merituar.

Vetëm një politikë mbështetëse që ngrihet mbi ekonominë e fortë dhe rrogat e ngjashme me vendet e tjera të Rajonit, do të rikthejë besimin dhe do të përmirësojë situatën alarmante në të cilën ndodhet sot shëndetësia.

 

 

Read More